Botërori i ardhshëm i vitit 2022 do të ketë një risi të madhe, ai do të zhvillohet nga data 21 nëntor deri në 18 dhjetor. Lajmin e ka dhënë presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i cili ka deklaruar se për këtë vendim janë lajmëruar edhe ligat.

“Datat janë vendosur, Kupa e Botës do të luhet nga 21 nëntori në 28 dhjetor 2022. TË gjitha ligat janë informuar dhe duhet ta programojnë kalendarit sipas këtij kalendari. Në muajt në vazhdim, do të mblidhemi sërish për të konfirmuar se sa skuadra do të marrin pjesë. Konfederata e Amerikës së Jugut ka kërkuar të jenë 48 ekipe, si në Botërorin që do zhvillohet në 2026, por mbetet ende për t’u vendosur nëse kaq ekipe do jenë edh në Katar” – deklaroi Infantino.

Kujtojmë që deri më tani, në Botërorin që po mbahet në Rusi, ky kompeticion është organizuar gjithmonë në muajt qershor-korrik.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: