Gjatë intervistës në programin Tell-all nga Daljana Sejdia, këngëtarja Fifi, ka zbuluar disa detaje për projektet e ardhshme të kolegeve të saj. Përpara fillimit të intervistës, Fifi, në një bisedë telefonike me kolegen e saj, Denisa Gjezo, zbuloi disa detaje, të cilat më pas i konfirmoi.

Behët fjalë për një këngë të re të këngëtares Gjezo, e cila do të punohet nga Three Dots dhe Max Production, kënga nga Kledi Bahiti dhe teksti nga Fifi.

Sipas Fifit, kjo këngë do të jetë ritmike dhe do të lancohet së shpejti. Një tjetër projekt i një kolegeje tjetër, doli në dritë, pasi Fifit iu kërkua të zbulonte një nga tekstet që po punonte për momentin.

Pas leximit të një strofe, Fifi zbuloi që bëhej fjalë për një tekst kënge të këngëtares Ingrid Gjoni.

Përveç se një këngëtare, Fifi njihet gjithashtu si një tekst-shkruese shumë e zonja dhe kjo gjë sigurisht e ka afirmuar dhe më tepër talentin e saj si një artiste e kompletuar.

Fifi gjithashtu u shpreh se në çdo tekst përpiqet të përfshijë një copëz të vetes së saj, për t’i dhënë këngës më shumë ‘shpirt’.

Ndërkohë për veten e saj, Fifi, zbuloi që po punon aktualisht për tre projekte, një prej të cilave do të publikohet në fillim të muajit Qershorit.
Burimi: http://www.gsh.al/2018/05/29/fifi-spiunon-koleget-zbulon-planet-e-tyre/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: