Trajneri i Paris SG, Tuchel, ka dhënë sot në një intervistë për mediat në lidhje për ndeshjen e ardhshme në kampionat, por më shumë ai është ndalur te Kylian Mbappe, lojtari që u shpall kampion bote me Francën.

“Ai është 19 vjeç dhe një talent i pabesueshëm,”- tha fillimisht trajneri gjerman. Më pas ai vijoi: “Nga ai nuk pres vetëm gola, por shoh se si do e ndihmoi skuadrën.

“Pas suksesit të tij të madh dhe rolit që ai ka luajtur në Kupën e Botës, duke qenë këtu në vitin e dytë është shumë e rëndësishme që ne ta udhëheqim atë në rrugën e tij, ta mbajmë me këmbë në tokë, ta qetësojmë kur është e nevojshme dhe ta shtyjmë atë kur është momenti i duhur.”

Tuchel u ndal gjatë këtu, duke treguar frikën e tij se Mbappe ndoshta nuk do të jetë më aq i përqendruar: “Kjo është më shumë se çfarë dua nga ai në aspektin e zhvillimit profesional: Të qëndrojë me këmbë në tokë dhe të luajë për skuadrën.

Është shumë e rëndësishme t’ia bëjmë të qartë se pas një suksesi kaq të madh (Kupa e Botës), pritshmëritë janë shumë të mëdha, edhe për një lojtar të ri … nuk është vetëm një çështje moshe.

Unë kam parë shumë lojtarë që kanë luftuar për të qenë të fokusuar, të uritur dhe të qetë pas një suksesi kaq të madh”,- përfundoi Tuhel.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb