Largimi i Leonardo Bonucci-t nga Milan solli që drejtuesit t’i besojnë shiritin e kapitenit qendërmbrojtësit tjetër të skuadrës, Alessio Romagnoli-t.

23-vjeçari foli sot për herë të parë si kapiten i ‘djallit’ në një intervistë për kanalin e klubit. Fillimisht Romagnoli tregoi për emocionet që i jep shiriti.

“Thjesht fakti që jam te Milan është shumë bukur, të jem kapiten është motiv për një krenari të madhe. Shpresoj të nderoj shiritin e kapitenit, sikurse uroj të bëj. Asnjë futbollist nuk duhet të ketë limite. Uroj që të përmirësohem dhe të rritem në çdo këndvështrim dhe të jap maksimumin për Milan”, deklaroi Romagnoli në lidhje me rolin e tij të kapitenit kuqezi.

Më pas qendërmbrojtësi nisi të flasë për kolegun e ri në skuadër, Caldara-n, i ardhur nga Juventusi falë shkëmbimit me Bonucci-n: “Përveçse është një futbollist i madh, Caldara është edhe një djalosh shumë i mirë. Jemi shumë në atë rol dhe ndihem mire me atë. Shpresoj që kushdo të luaj të bëjë Milan-in të fitojë.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb