TIRANE– Java që lamë pas ishte e mbushur me aktivitete politike dhe sekuenca gazmore të cilat janë përmbledhur në rubrikën humoristike në emisionin “Kjo javë” me Nisida Tufën në “News24”.

Në pamjet e përmbledhura shihet përqafimi i ngrohtë i ambasadores se BE Romana Vlahutin me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj gjatë një aktiviteti.
u76jyhn
Po ashtu momente pikante ka pasur edhe në Kuvend, teksa një deputet sheh ndeshjet e Botërorit, ndërsa një tjetër filmon me celular gjatë kohës që në sallën e Kuvendit kishte debate.

Një tjetër episod interesant është edhe ai me ministren e Shëndetësisë e cila i jep fjalën një mjeku të cilit i drejtohet me fjalët “Fol, ti fol”. Për më tepër ndiqni videon.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: