Forcat turke të sigurisë kanë neutralizuar të paktën nëntë pjesëtarë të armatosur të organizatës terroriste PKK në juglindje të vendit.

Ministria e Punëve të Brendshme e Turqisë njoftoi se njësitet e saj kanë kryer operacione anti-terroriste në periferi të provincës kufitare Hakkari.

PKK cilësohet si organizatë terroriste si nga Turqia, ashtu edhe nga SHBA-të dhe BE-ja. Në fushatën e saj terroriste kundër Turqisë, e cila ka zgjatur më shumë se tre dekada, janë vrarë mbi 40 mijë njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë.

Përveç Turqisë dhe veriut të Irakut, forcat turke zhvillojnë luftë gjithëpërfshirëse kundër terroristëve të PKK-së edhe në veri të Sirisë.

Aksionet antiterroriste në rajonet kufitare të Irakut dhe Sirisë bazohen në të drejtën e Turqisë që është në përputhje më të drejtën ndërkombëtare për vetëmbrojtje, përfshirë edhe rezolutat e Kombeve të Bashkuara për luftë kundër terrorizmit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb