Arabia Saudite ka mundur Egjiptin me shifrat 2-1 në ndeshjen e fundit të këtyre dy skuadrave në Botëror, e vlefshme për Grupin A.

Të parët në avantazh kaluan ‘faraonët’ me Salah në minutën e 22-t që realizoi një gol mjaft të bukur. Në minutën e 41-t reagon Arabia Saudite e cila fiton një 11-metërsh, por nuk godet saktë.

Kur pritej fundi i pjesës së parë, ekzaktësisht në minutën e 6-t shtesë, Arabia këtë herë nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë, duke barazuar me Al Faraj.

Në fraksionin e dytë të lojës u krijua ideja se ndeshja do mbyllej në barazim, por sërish në ‘ekstrem’, në minutën e 5-t të kohës shtesë, Arabia Saudite shënoi golin e fitores me protagonist Al Dawsari.

Gjithsesi në fund një 3 pikësh që nuk vlen pasi të dy skuadrat e mbyllin këtu Botërorin, me Uruguain dhe Rusinë që kalojnë më tej.

[team_standings 796671]

Arabia Saudite 2-1 Egjipt

Komenti i ndeshjes

90+5′ Përfundon takimi

90+5′ Arabia Saudite me autor Al Dawsuri permbys shifrat dhe merr fitoren

46′ Nis pjesa e dyta

45+3′ Mbyllet pjesa e parë

45+2′ Arabia Saudite barazon rezultatin. Al-Farai shënon me penallti

39′ Arabia Saudite humbet një 11-metërsh

22′ Mohamed Salah kalon në avantazh Egjiptin

1′ Ka nisur takimi

Në të njëjtën orë me Uruguai-Rusi do të luhet edhe sfida tjetër e Grupit A, Arabia Saudite-Egjipt.

Të dy skuadrat nuk kanë mundur të grumbullojnë asnjë pikë në dy ndeshjet e para, ndaj sot synimi i vetëm është për të mbyllur pozitivisht Botërorin.

Edhe pse një ndeshje pa shumë rëndësi Egjipti ka vendosur të luajë nga minuta e parë me Mohamed Salah.

Formacionet zyrtare

Capture

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb