Ka përfunduar pa gola 0-0 sfida mes Flamurtarit dhe Laçit e luajtur në “Elbasan Arena” për javën e 33 të Superligës.

Skuadra vlonjate e drejtuar nga Begeja që sot ishte i dënuar, u tregua më kërkuese, por pavarësisht edhe pretendimeve për penallti në fund nuk arritën të gjenin golin.

Një rezultat ky që i shkon më për shtat Laçit, i cili pas javës së 33 ruan diferencën duke u renditur të 4-t me 47-t pikë, 2 më shumë se Flamurtari i vendit të 5-t.

Flamurtari 0-0 Laçi

Minutë pas minute

90+4’ Përfundon takimi

93′ Zogaj humb një rast të pastër vetëm me portierin Nurkoviç.

90′ 4 minuta shtesë.

89′ Mezani kryen edhe ndërrimin e tretë. Bushi largohet për Zogajn.

84’ Karton i verdhë për Qaqin.

80’ Flamurtari pretendon për një penallti, pas prekjes së topit me dorë të Gjonit në zonë. Karton i verdhë për protesta për sulmuesin Bushiç.

78’ Ndërhyrje e gabuar nga ana e Sidibe ndaj Bushit, karton i verdhë për lojtarin e Flamurtarit.

77’ Top i lartë nga goditja e këndit, por Selmani fitimtar dhe largon rrezikun.

76’ Top në hyrje të zonës për Veliun, godet, por topi devijohet në goditje këndi.

70’ Rexhinaldo nuk ia del të vazhdojë më, Mezani e zëvendëson me Xhixhën.

63’ Zëvendësim edhe tek Laçi. Del Nika, futet Lulaj.

62’ Përplasje e fortë kokë më kokë mes Rexhinaldos dhe Kamara, ndërpritet për pak çaste ndeshja.

60’ Largohet Zhufo nga fusha e lojës. Futet Nedeljkoviç.

56’ Karton i verdhë për Useinin.

52’ Është Bushiç që pretendon për një prekje të topit me dorë nga Sefgjini, pasi futet në zonën e kurbinasve.

47’ Shtubina nis një top të bukur për Bushin, por është Siljanovski që devijon në ccastet vendimtare.

45+1’ Përfundon pjesa e parë

40’ Laçi provon nga goditja e dënimit me një skemë, por është Kamara ai që bllokon topin në hyrje të zonës.

36’ Probleme edhe për Veliun, i cili pas një topi të gjatë, përplaset pa dashje me shokun e tij të skuadrës, Bicajn.

30’ Bushiç dhe Muarem merren vesh mirë në zonë, por në momentin vendimtar është Qaqi që ndërhyn saktë.

22’ Ndërpritet përkohësisht loja, nga dëmtimi i Lushkjes tek ekipi i Laçit.

15’ Kamara gjuan fort drejt portës, por Selmani reagon bukur ndaj kësaj goditje.

10’ Gjuajtje e fortë e Sefgjinit, por Nurkoviç çon topin në goditje këndi.

1′ Nis takimi në “Elbasan Arena”/ panorama sport

Në “Elbasan Arena” do të luhet sot ndeshja e vlefshme për javën e 33 të Superligës mes Flamurtarit dhe Laçit.

Vlonjatët të cilët janë të transferuar në Elbasan për shkak të dënimit të Disiplinës do të kërkojnë me patjetër 3 pikët, për të mbajtur gjallë shpresat e një kualifikimi në Kupat e Europës.

Nga ana tjetër edhe Laçi luan për të njëjtin objektiv, por kurbinasit kanë edhe mundësinë e kualifikimit nga Kupa. Dy skuadrat kanë një diferencë vetëm 2 pikë nga njëra-tjetra, me Laçin që renditet i 5-i me 46-t pikë dhe Flamurtari i 6-i me 44-r pikë.

Formacionet zyrtare

Flamurtari: Nurkovic, Siljanovski, Bicaj, Veliu, Musta, Sidibe, Useini, Zhufo, Muarem, Kamara, Bushiç. Trajner: Petraq Bifsha

Laçi: Selmani, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Sefgjinaj, Jonuzi, Lushkja, Bushi, Kallaku, Shtubina, Rexhinaldo. Trajner: Gentian Mezani

Gjyqtar: Andi Koçi

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: