Vllaznia ia ka arritur të marrë rezultatin e kërkuar në përballejn e mbijetesës kundër Teutës. Ekipi i Ernest Gjokës ka mundur pastër 2-0 durrsakët duke i zhytur në një krizë të thellë rezultatesh.

Të dy golat u shënuan në pjesën e parë. Cinari zhbllokoi shifrat duke realizuar një supergol për vendasit, ndërsa Malota i dyfishoi shifrat dhe njjëkohësisht stampoi rezultatin e përgjithshëm.

Pas 20 javësh në kampionat Vllaznia renditet në vendin e 8-t me 21 pikë, ndërsa Teuta pozicionohet e 9-a me 17-t pikë.

Vllaznia 2-0 Teuta

27′ Cinari, 35′ Malota

Minutë pas minute

Mbyllet takimi. Vllaznia-Teuta 2-0

90’ 4 minuta shtesë.

89’ Karton i verdhë për Orelesin, për një ndalim të parregullt të Çyrbjes.

82’ Zëvendësimi i tretë dhe i fundit. Largohet Sukaj i duartrokitur, në fushë Ribaj.

76’ Krimi i lë vendin Tafilit.

70’ Largohet edhe Çinari. Në fushë Kalaja.

66’ Kruja ka rastin e artë për të ngushtuar shifrat, por goditja e tij pritet nga Sherri.

64’ Alhasan i lë vendit Krujës.

62’ Disa goditje të njëpasnjëshme nga këndi për durrsakët, që gjenden totalisht në sulm.

56’ Bilali ndëshkohet me karton të verdhë, për një ndërhyrje të parregullt nga mbrapa për Sukajn, që ishte në një kundërsulm të shpejtë. Ndërkohë, ka edhe një dëmtim për sulmuesin.

53’ Lë fushën e lojës Lajthia, në vendin e tij Dediç

52’ Çyrbja depërton në krahun e djathtë të sulmit, dhe Mersini e ndal me faull. Goditje e lirë për durrsakët. Karton i verdhë për Mersinin.

48’ Lika merr një top nga Vucaj në krahun e djathtë. Shkodrani shmang Hakajn, por topi i krosuar kontrollohet nga portieri Kastrati.

46′ Nis pjesa e dytë

45+2′ Përfundon pjesa e parë

45’ 2 minuta shtesë në pjesën e parë.

39’ Me të verdhë ndëshkohet edhe Krymi për shkodranët.

35′ Atë që Hakaj nuk e bëri te Teuta, e realizon Çinari te Vllaznia. Një gjuajte e fuqishme nga distanca përfundon në rrjetë.

27’ GOOOL Çinari. Një gol mjaft i bukur, nga shumë metra larg portës. Kastrati nuk mund ta ndalë të majtën nga vendi të Çinarit.

25’ Hakaj lëshon një të djathtë të bukur nga jashtë zonës, por topi përplaset në shtyllë dhe del jashtë.

19’ Zëvendësim i detyruar për Teutën. Ante Hrkaç dëmton këmbën, pas një dyluftimi në mesfushë. Begeja hedh në fushë Mustafov.

16’ Vucaj provon nga goditja e dënimit, por topi shkon vetëm pak jashtë portës.

15’ Sukaj vepron bukur, teksa kalon topin sipër Bilalit, dhe ky i fundit rrëshket, ndërsa sulmuesin e ndal me një ndërhyrje nga mbrapa. Goditje dënimi për Vllazninë.

11’ Lika harkon bukur në zonë, por Shkalla bllokon me kokë, e më pas Kastrati kontrollon topin.

4’ Teuta kroson me Çyrbjen, por topi ndalet nga Mersini.

1′ Nis ndeshja në “Loro Boriçi”/

Formacionet zyrtare

Vllaznia: Sherri, Gocaj, Malota, Berisha, Mersini, Krymi, Vucaj, Orelesi, Lika, Çinari, Sukaj.

Trajner: Ernest Gjoka

Teuta: Kastrati, Gjeorgjievski, Shkalla, A.Bilali, Hakaj, Hrkaç, Çyrbja, Beqja, Lajthia, Alhasan, Latif.

Trajner: Gentian Begeja

Gjyqtar: Juxhin Xhaja

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb