Teuta ka marrë 3 pikë jetike në transfertë kundër Skënderbeut. Korçarët e shpallur matematikisht kampion janë mundur 1-3 në shtëpi pas një paraqitje ku dukshëm vihej re se ishin të pamotivuar.

Ekipi durrsak i drejtuar nga Begeja zhbllokoi shifrat pak para fundit të pjesës së parë, ndërsa deri në minutën e 68-t kishte realizuar edhe dy gola të tjetër, duke i çuar shifrat në 0-3.

Korçarët golin e flamurit do ta realizonin pak para fundit me autor Sowe-n.

Pas 34 javësh në Superligë Skënderbeu renditet i pari me 72 pikë, ndërsa Teuta e 8-a me 43 pikë, 5 më shumë se Vllaznia kur duhen edhe 2 javë nga përfundimi i kampionatit.

Kujtojmë që ndeshjen e ardhshme Teuta do ta luajë kundër Lushnjës, skuadrës më të lehtë në letër.

Skënderbeu 1-3 Teuta

/ 41′ Shkalla, 57′ Çyrbja, 68′ Latif

Minutë pas minute

89’ GOOOL Soue shënon golin e nderit për Skënderbeun.

82′ Ndërrimi i fundit i Dajës. Hedh në fushë Gavazaj për Gripshin.

76′ Largohet Shkalla, futet Lorenco Vila. Ndërrime edhe tek ekipi i Dajës. Dalin Abazi e Vila, futen Mici e Soue.

76′ Largohet Shkalla, futet Lorenco Vila. Ndërrime edhe tek ekipi i Dajës. Dalin Abazi e Vila, futen Mici e Soue.

68’ GOOOL Latif shënon edhe golin e tretë, pas një aksioni ku bëri vetë gjithçka mirë.

62′ Largohet Dediç, në fushën e lojës Lajthia.

58’ GOOOL Çyrbja dyfishon rezultatin në Korçë.

52′ Skënderbeu më kërkues. Kroson Bende, por largon Bilali.

46′ Begeja e nis me një zëvendësim. Beqja për Gjeorgjevskin.

46′ Nis pjesa e dytë

Mbyllet pjesa e parë. Skënderbeu-Teuta 0-1

45′ 1 minutë shtesë.

41′ GOOOL TEUTA! Ka shënuar Silvestër Shkalla

34’ Dominon Skënderbeu duke rrezikuar disa herë portën, por pa rezultat. Teuta e ka të vështirë të dalë para

27’ Pranë golit Teuta. Portieri Teqja shpëton portën e Skënderbeut nga goli i parë

25’ Korçarët rrezikojnë më shumë para portës, Teuta luan e tërhequr.

21’ Sambou provon nga një distancë e largët, por Moçka grushton në pozicion.

8′ Karton i verdhë për Emiljano Vilën.

1′ Nis takimi në Korçë

Formacionet zyrtare

Skënderbeu: Teqja, Dita, Sambou, Osmani, Abazi, Nimaga, Demte, Sahiti, Gripshi, Vila, Krasniqi.

Trajner: Ilir Daja

Teuta: Moçka, Gjiorgievski, Shkalla, A. Bilali, Hakaj, Çyrbja, Hrkac, Hila, Dedic, Kruja, Latif.

Trajner: Gentian Begeja

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb