Genocidi ndaj popullsise shqiptare came qe nuk duhet harruar!
Faqe: 1 [2]
  Printo  
Autor Tema: Genocidi ndaj popullsise shqiptare came qe nuk duhet harruar!  (Lexuar 43989 here)
VISION
i/e regjistruar!
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 41

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #25 : 27/08/07, 00:12 »
0

NJE MODERATOR QE SHPREHET ME FJALOR BANAL NDAJ CESHTJE CAME DHE ASAJ SHQIPETARE NE TERESI DUHET TE LARGOHET VETE NGA MODERIMI ,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,NE GJUHEN SHQIP DHE TE SHKOJE MODERAT NE GRQISHT
Identifikuar
VISION
i/e regjistruar!
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 41

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #26 : 27/08/07, 01:01 »
0

ky kivinjon paska te drejte ligjore te ofendoje camet duke ju thene se ceshtja e tyre eshte ceshtje,,,,,,,,,,b
Identifikuar
Kevinjon
Vizitor
« Pergjigju #27 : 27/08/07, 10:10 »
0

faleminderit nelush! ...eshte e vertete se nuk kam nevoje per avokat por gjthesesi cdo fjale e mire me ben mire dhe me jep shprese se ka edhe te tjere qe mendojne si une.



....e sa per "vizionin" shiko tek tema =====> "kujdes"


edhe njehere faleminderit dhe shpresoj qe edhe ti te japesh metej kontributin tend per ceshtjet qe ke per zemer......
Identifikuar
Bes Molosi
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 80

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #28 : 28/08/07, 17:05 »
0

Ceshtja Came eshte nje CESHTJE vetem per Shqipetaret sepse Greket as qe nuk e njohin .
Perderisa Shqipetaret do te vazhdojne t'a njohin Epėrinė si Greke NUK ka per te patur kurre nje CESHTJE CAME !
CAMERI eshte nje emer edhe me i vjeter se vete emri Epėri !
Ky FAKT INKUITANT shpjegon shume per Historine e Epėrisė .
Prandaj do ju lutesha te mos t'i trajtoni njerezit si mua si Shqipetare te "DYNDYR" ne "IPEIROS-in" GREK gjate Periudhes Otomane ! >Merzitur
STUDIONI HISTORINE E EPERISE PARA SE TE THONI CAMERI dhe do e kuptoni se Cameri eshte Toponimizmi Modern i Epėrisė se lashte ! :-X
Identifikuar

HOMERI THOSHTE SE PELLASGET I QUANIN GREKET "GRIKOS"<lexohet:GRIQOS> . NE TOSKERISHT GRIQOS DO TE THOTE I HIRTE NE LEKURE ! VENDI I PARE KU U SHFAQEN NE HISTORI AKEANET ISHTE KAUKAZI , QE ME PAS U ZEVENDESUA NGA NJE TJETER FIS PERSIAN , ALANET QE KRIJUAN NJE VEND TE QUAJTUR ALVANK !
Kevinjon
Vizitor
« Pergjigju #29 : 29/08/07, 22:10 »
0

cpo derdellis BES MALOSI  cne ti vete je e origjine serbe dhe kerkon ti japesh leksione ne kete forum per ceshtjen came , je mire ti mo, e din se cili je


perpiqu qe ti permbahesh temes dhe mos kritiko te tjeret qe kane mendime te ndryshme ! mundohu te gjesh dallimin midis mendimit kunder dhe mendimit pro !

Moderatori kevinjon
Identifikuar
Bes Molosi
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 80

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #30 : 05/09/07, 16:04 »
0

cpo derdellis BES MALOSI  cne ti vete je e origjine serbe dhe kerkon ti japesh leksione ne kete forum per ceshtjen came , je mire ti mo, e din se cili je
TI MER SHOK A E KUPTON SE CFARE THUA ?
A DI TE LEXOSH !
PO MUNDOHEM TE THEM ME " FAKTE HISTORIKE " QE CAMERI = EPERI , PRANDAJ CAMERIA NUK ESHTE VETEM IGUMENICE POR E GJITHE EPERIA !
EPERIA KA QENE GJITHMONE PELASGO-SHQIPETARE DERI ME 1914 KUR U GJENOCIDUA  DHE U SOLLEN KOLONET "PONTIK" NGA TURQIA .
GJEJA ME QESHARAKE ESHTE SE SIPAS STUDIUESVE NDERKOMBETARE PONTIKISHTJA NUK MUND TE KONSIDEROHET NJE GJUHE "AS" E NGJASHME ME GREQISHTEN , E VETMJA GJE QE I LIDH ESHTE ORTODOKSIZMI  ???
Identifikuar

HOMERI THOSHTE SE PELLASGET I QUANIN GREKET "GRIKOS"<lexohet:GRIQOS> . NE TOSKERISHT GRIQOS DO TE THOTE I HIRTE NE LEKURE ! VENDI I PARE KU U SHFAQEN NE HISTORI AKEANET ISHTE KAUKAZI , QE ME PAS U ZEVENDESUA NGA NJE TJETER FIS PERSIAN , ALANET QE KRIJUAN NJE VEND TE QUAJTUR ALVANK !
!dea
Gjysem BalkanWebs
***
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 2423

Respekt: +1

Profili
« Pergjigju #31 : 09/09/07, 16:04 »
0

sja vlen te flasesh per kete teme sepse nga njera ane camet cahen e ndahen greku na beri kte e na beri ate nga ana tjeter shpejt ndihma per te ndihmuar greqine se u demtua nga zjarret pse si perdorin kto fonde per te ndihmuar veten e tyre dhe vendin ku kane kaq dekada qe po jetojne dhe do jetojne akoma ata femijt e tyre niper e sterniper apo kto jan udhezimet ?
Identifikuar

one word frees us of all the weight and pain in life,that ward is LOVE
PetritKola
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 971

Respekt: -22

Profili
« Pergjigju #32 : 15/09/07, 05:05 »
0

Do t'ju varrosim te gjalle...

Perkthimi i lajmit te dates 4/5/2006, takimi Berisha-Karamanlis;

Kryeministri grek zoti Karamanlis thirrri ne raport varrtesin e tij, guvernatorin grek ne Shqiperi, zotin Berisha.

Ne pozicion ushtarak, “gati tu”, guvernatori i raportoi eprorit te tij se rezultatet jane te medha dhe te kenaqshme. He per he, rreth 80 % e ekonomise shqiptare ndodhet ne duart e grekerve, por duhet dhe nje kolpo e forte qe kolonizimi te kapi shifren 100 %. Per kete, zoti Berisha i kerkoi me guxim eprorit angazhimin e tij personal ne arritjen e ketij qellimi te shenjte…
Pika tjeter e cekur ne kete raportim ishte feja.
E ndersa me sukses e instaluam Janon ne krye te ortodoksve shqiptare- tha Berisha- probleme kemi me myslimanet. Do te ishte e udhes-sygjeroi Berisha- qe me ndonje greko-marifet te gjendej dhe instalohej ndonje grek ne krye te Komitetit Mysliman Shqiptar, keshtu qe harmonia do te arrinte perfeksionin…
Hic mos e caje strufen per ceshtjen Came, bosi im –vijoi Berisha- Shqiptareve sipas porosise tuaj ja kemi ulur pantallonat ne gjunje, i kemi c’veshur nga dinjiteti dhe ndjenja kombetare, por e udhes do te ishte te benim pakez propagande duke pretenduar se na u hap barku per pensionet e emigranteve shqiptare…
…
Shqiperise asnjehere nuk i kane munguar legenat-ja nisi kryeministri grek Karamanlis, pas raportimit te zotit Berisha. Eshte fat i madhe qe fale talentit te Ramiz Alise legenat jane ne krye te Shqiperise te pakten keto 15 vitet e fundit. Keto cilesi juve i vertetuat edhe se fundi me koncertin muzikor serb ne qender te Tiranes. Pasi serbet ju vrane, ju pren, ju perdhunuan i nderuat me tituj dhe dekorata…
Nuk kam pase as me te voglin dyshim –tha Karamanlis-qe e ardhmja e Greqise ne Shqiperi do te jete e ndritur, neve, ose do t’ju cperfytyrojme ose do t’ju varrosim te gjalle te gjitheve…
Dhe ti hic mos e caje strufen vartsi im-iu drejtua Karamanlisi Berishes. Per aq kohe sa ti te jesh i zhytur ne felliqesira, me shume se rivalet e tu, Nano, Rama, Meta, Majko….karriken e guvernatorit grek ne Shqiperi e ke te garantuar.

Urime! Te pergozoje per sukseset dhe te inkurajoje te vazhdosh ne drejtim qe ke kaq per zemer.

Perktheu nga shtypi shqiptar.
Petrit Kola
http://vertet.blogspot.com/search?q=came
Identifikuar

PPSH - PS = PD. Porosit e serbit dhe grekut pėr te gjunjezuar dhe poshteruar shqiptarėt janė realizuar me fanatizėm nga veglat e tyre shqiptare.



http://vertet.blogspot.com/
PetritKola
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 971

Respekt: -22

Profili
« Pergjigju #33 : 15/09/07, 06:06 »
0

Amaneti i babes...?   ???


Para shume vitesh kur perpiqesha te tregoja fytyren dhe misionin e vertete te "heroit" te demokracise, "nacionalistit" dhe "clirimtarit" tone nga zgjedha komuniste, zotit Sali Berisha shpesh here konsiderohesha si i padrejte dhe qe nuk pasqyroja sakte realitetin.
Me ndihmen e kohes qe punon ne favor te se vertetes duke i cjerre masken veprimeve antidemokratike dhe antikombetare puna me eshte lehtesuar se tepermi.
Nje ndihme e madhe me eshte dhene edhe nga ana e bosave te zotit Sali Berisha te cilet po e urdherojne te kryeje veprime te sforcuara c'fare bene qe shqiptaret te shohin fytyren e vertete te ish presidentit dhe kryeministrit tone te "ndruar".
C'fare u be me amanetin e babes?
Ne vitet e para te 1990-tes kur zoti Berisha ishte president i Shqiperise deklaroi se ceshtjen came ja kishte lene amanet baba, per ta shitur....apo per ta mbrojtur?
Ka te ngjare qe amaneti i babes te jete shitja sepse kete vit zoti Berisha e mohoi egzistencen e ceshtjes came duke marre fare hapur qendrimin zyrtar te qeverise greke.
Zoti Berisha nuk na ka thene por ka te ngjare qe babai i tij ti kete lene edhe nje amanet tjeter, ate te ceshtjes greke ne Shqiperi.
Para nje muaji, Presidenti grek i kerkoi zotit Berisha qe ky i fundit te mbante fjalen e dhene dhe te shpallte Himaren greke.
Veshtire eshte qe te pranohet Himara greke kur Saranda ne kufije nuk eshte e tille,ndaj kryetar te Bashkise atje ai ka instaluar nje sherbetor te grekut dhe bashkia Sarande eshte kthyer ne dege te sherbimit sekret grek.
A ka me amanete te tjera qe babi i ka lene zotit Sali Berisha...? A eshte amanet babe lufta e bere nga qeveria shqiptare qe Kosova te mos marri pavarsine...?



Petrit Kola
pojofree@yahoo.com
Identifikuar

PPSH - PS = PD. Porosit e serbit dhe grekut pėr te gjunjezuar dhe poshteruar shqiptarėt janė realizuar me fanatizėm nga veglat e tyre shqiptare.



http://vertet.blogspot.com/
Bes Molosi
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 80

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #34 : 21/09/07, 17:05 »
0

cpo derdellis BES MALOSI  cne ti vete je e origjine serbe dhe kerkon ti japesh leksione ne kete forum per ceshtjen came , je mire ti mo, e din se cili je
TI MER SHOK A E KUPTON SE CFARE THUA ?
A DI TE LEXOSH !
PO MUNDOHEM TE THEM ME " FAKTE HISTORIKE " QE CAMERI = EPERI , PRANDAJ CAMERIA NUK ESHTE VETEM IGUMENICE POR E GJITHE EPERIA !
EPERIA KA QENE GJITHMONE PELASGO-SHQIPETARE DERI ME 1914 KUR U GJENOCIDUA  DHE U SOLLEN KOLONET "PONTIK" NGA TURQIA .
GJEJA ME QESHARAKE ESHTE SE SIPAS STUDIUESVE NDERKOMBETARE PONTIKISHTJA NUK MUND TE KONSIDEROHET NJE GJUHE "AS" E NGJASHME ME GREQISHTEN , E VETMJA GJE QE I LIDH ESHTE ORTODOKSIZMI  ???

8) 8) 8) 8) 8) 8) 8) 8) 8) 8) 8)
Identifikuar

HOMERI THOSHTE SE PELLASGET I QUANIN GREKET "GRIKOS"<lexohet:GRIQOS> . NE TOSKERISHT GRIQOS DO TE THOTE I HIRTE NE LEKURE ! VENDI I PARE KU U SHFAQEN NE HISTORI AKEANET ISHTE KAUKAZI , QE ME PAS U ZEVENDESUA NGA NJE TJETER FIS PERSIAN , ALANET QE KRIJUAN NJE VEND TE QUAJTUR ALVANK !
Sat.
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 923


Don"t believe the truth

Respekt: 0

Profili WWW
« Pergjigju #35 : 05/02/08, 00:12 »
0

Cameria, si na perzune nga shtepite tona


Dossier E moshuara Meno Dine rrefen kalvarin e gjate te vuajtjeve. Te ndjekur nga greket dhe gjermanet, mijera came vdiqen nga i ftohti, uria, semundjet, lodhja apo fatkeqesi te tjera. Deshira e fundit e 73-vjecares, qe u largua femije nga oborri i shtepise.



E moshuara me shami te bardhe ne koke eshte 73 vjece. Meno Dine eshte e mbajtur mire per moshen qe ka. Ndersa flet per kalvarin e gjate te vuajtjeve ne Cameri dhe Shqiperi, ajo mallengjehet. Dritherohet ndersa i therret kujteses per te na sjelle te gjalle ngjarjet e vitit te larget 1944 kur, te ndjekur nga greket dhe gjermanet, mijera njerez moren rrugen drejt Shqiperise.

Meno Dine ka lindur ne Paramithi, qe dikur ishte pjese e distriktit te Janines. Ajo ishte vetem 8 vjece, kur paraushtaraket greke te gjeneralit Zerva masakruan rreth 600 pjesetare te komunitetit mysliman te njerit prej fshatrave me te rendesishem te Camerise. Burra, gra e femije u shkuan ne plumb pa meshire, ndersa shume prej tyre u torturuan barbarisht perpara ekzekutimit. “I vetmi mashkull qe mbeti gjalle ne Paramithi nga masakra e 27 qershorit ishte babai i Tahir Muhedinit, kryetarit te Partise per Drejtesi dhe Integrim, tregon e moshuara. Kjo pasi nje nate me pare, ai kishte shkuar si mysafir ne nje fshat tjeter, te daja e tij. Shume prej familjareve dhe te afermve te mi u vrane, ndersa ne morem rrugen e kurbetit.

Deshmitarja e gjenocidit grek tregon se ne vitin 1944 ne Paramithi ishin afro 600 familje. “Nje nate perpara se te niseshim, babai im, Aliu, po kuvendonte ne oborr me nje kusheririn e vet. “Neser do te nisemi per ne Shqiperi. Fshati u dogj i teri nga gjermanet dhe greket. Nuk mund te rrime me ketu. Na dhimbset toka, Cameria, por po na vrasin e po na presin. Duhet te shpetojme koken”. Degjoja fjalet e tim eti qe, ndersa bisedonte, me mbante ne preher dhe me shkuan lot nga syte. Isha e vogel, por e kuptova se po iknim diku larg, teper larg nga shtepia ku kisha lindur dhe me te cilen me lidhnin aq shume kujtime”.

“Ne zbardhjen e dites, pasi kishim pergatitur rroba e ushqime, se do te iknim ne kembe, burrat e fisit ngarkuan mushkat dhe morem rrugen”, tregon Meno Dine. Ishte shtator i vitit 1944 dhe ishte ende kohe lufte. Karvani i gjate marshoi per jave e muaj te tere. Shtepia babait te Menos dhe e xhaxhait te saj kishte vetem tre kuaj e mushka te ngarkuara. Ecnin e pushonin rruges, gatuanin ato qe kishin me vete. Ditet kalonin dhe njerezit lodheshin nga marshimi i pafund. Grate mbanin edhe rroba ne krahe, por edhe femijet qe kishin kopanec.

Pas javesh te tera udhetim, karvani i cameve mberriti ne fshatin Pul Fushe, ku ndenjen dy net. Me pas, ata shkuan prane kufirit greko-shqiptar ne Sajadhe, ku ndenjen per tre muaj. “Dimri hyri dhe kishim shume ftohte, rrefen e moshuara. Pas tre muajsh kaluam me varka per te shkuar ne nje fshat te Sarandes. Ndersa niseshim, na dolen para greket, te cilet me cengela terhiqnin varkat tona. Na moren ushqimet, bizhuterite e c’kishim e na lane te iknim. Isha femije. Gjate kohes qe iknim naten me varka, une mbaja duart ne ujin e detit”.

Meno Dine thote se varkaxhinjte i kaluan falas, pasi ishin nga fshati Vole, ku Dinenjte kishin bere krushqi. Pas disa ditesh, ata mberrijne ne Ksamil. “Ne token shqiptare vdiq e para nga te ftohtit kusherira ime, Havaja. Ishte vetem 18-muajshe. Pas kesaj dolem ne Delvine, ku ndenjem rreth nje jave. Qendruam ne nje shtepi te djegur e te braktisur. Shtroje e mbuloje kishim jorganet e pajave, qe grate kishin marre me vete. Me kujtohet se ishin rroba te shtrenjta prej kadifeje e te qendisura me serm. Por, gjermani nuk na u nda edhe ne Shqiperi. Nje dite erdhen dhe i vune zjarrin shtepise ku qendronim. Rrobat tona u dogjen te gjitha dhe morem serish rrugen, kete here drejt Myzeqese”. Familjaret e Meno Dines u vendosen perfundimisht ne Fier, ku, pasi jetuan disa vjet me qira, u sistemuan perfundimisht.

Ndersa kujton trishtimin e vogelushes qe braktiste oborrin e femijerise, duart e saj ne ujin e kripur te brigjeve came, Meno Dine sikur e parandiente se ate shtepi dhe ate toke nuk do ta shihte me kurre. “Po me djeg malli. Ta shoh edhe nje here ate vend, pa le te vdes. Por, ne nuk na duan ne Greqi. Im bir ka kerkuar te marre nje vize per te vizituar token e te pareve, por nuk e kane lejuar”. Brenga came pervijohet ne syte e perlotur te 73-vjecares, qe per me shume se 6 dekada nuk shikon dot vendlindjen e mohuar.

Kalvari

Mijera refugjate qe vdiqen ne rrugetim

Gjate rrugetimit te gjate per ne Shqiperi, mijera came vdiqen rruges nga te ftohtit, uria, semundjet apo fatkeqesi te tjera. “Karvani yne qe u nis nga Paramithia kishte rreth 500 familje, tregon 73-vjecarja Dino. Shume prej tyre vdiqen rruges. Mund te kene qene 1500 apo 2000 fryme. Viktimat ishin burra, gra, por pjesa me e madhe femije. Shume vdisnin nga i ftohti. Shpeshhere humbitnin femijet, te cilet ngeleshin prapa, pasi nuk ndiqnin dot ritmin e karvanit. Askush nuk mund te kthehej prapa, ku ishte vdekja. Nje tjeter fatkeqesi na goditi ndersa kalonim Qafen e Llogorase. Na zuri nje stuhi debore. Te pakten 30 vete humben apo vdiqen nga i ftohti”.

Fatkeqesia

Nena qe hodhi foshnjen ne lume

Mes lotesh, Menua tregon edhe fatkeqesine qe i ndodhi nuses se kusheririt te saj. “Grate mbanin rrobat ne kurriz, por edhe femijet e vegjel qe pinin gjoks. Lodheshin shume. Ne kapeshim pas fustanit te grave me te medha, pasi duart ato i kishin te zena. Nusja e kusheririt tim kishte ne njerin krah rroba dhe ne tjetrin vajzen 3-muajshe. Ishim duke kaluar prane lumit Versele. E kishim humbur nga lodhja. Per te mundur te kaloje lumin, ajo hodhi rrobat ne lume dhe vazhdoi rrugetimin”. E moshuara tregon se pas afro dy kilometrash, ndersa mendonte t’i jepte per te pire vajzes, nusja pa e tmerruar se gabimisht kishte hedhur foshnjen ne lume. I ra te fiket nga tronditja.

Masakrat greke, ja cfare ndodhi ne Cameri

Masakra me e eger ndaj shqiptareve myslimane u be nga ushtaret greke, qe nuk benin me pjese ne formacionet ushtarake, me 27 qershor 1944, ne zonen e Paramithise, ku forcat e Liges Republikane Greke (EDES) te gjeneralit Zervas hyne ne qytet dhe vrane rreth 600 shqiptare myslimane, burra, gra dhe femije - shume prej te cileve u perdhunuan dhe u torturuan para vdekjes. Sipas deshmitareve okulare, te nesermen, nje batalion tjeter i EDES hyri ne Parge, ku u vrane 52 shqiptare te tjere. Me 23 shtator 1944, u plackit qyteti Spatar dhe u vrane 157 vete. Gra te reja dhe vajza u perdhunuan dhe ata burra qe mbeten gjalle u grumbulluan dhe u derguan ne ishujt e Egjeut. Ne baze te statistikave qe jep Shoqata “Cameria” ne Tirane, gjate goditjeve qe jane bere ne vitet 1944-1945, ne fshatrat came jane vrare gjithsej 2771 civile shqiptare dhe konkretisht si me poshte: Ne Filat dhe rrethinat 1286, ne Igumenice dhe rrethinat 192, ne Paramithi dhe rrethinat 673 dhe ne Parge 620. Jane plackitur dhe djegur 5800 shtepi ne 68 fshatra. Ne nje liste te hollesishme te humbjeve materiale perfshihen 110000 dele, 24000 bageti te trasha, 25000 tone grure dhe 8000 tone vaj ushqimor.

Si rezultat i ketyre goditjeve, llogaritet qe 28000 came te jene larguar per ne Shqiperi, ku u vendosen ne periferi te Vlores, Durresit dhe Tiranes. Disa qindra came u vendosen gjate bregut te Himares, ne prona te lena nga familjet qe u larguan gjate luftimeve te egra, fillimisht kunder pushtuesve te Boshtit dhe me pas, me 1944, midis Frontit nacionalist grek te Clirimit te Epirit te Veriut dhe luftetareve te Ballit Kombetar te Shqiperise. Disa nga camet u vendosen ne fshatrat ekzistuese gjate bregdetit, si Borshi, qe tradicionalisht ishin myslimane, duke forcuar karakterin johelenik te zones. Came te tjere krijuan fshatra krejtesisht te reja, si Vrina afer kufirit grek.

Miranda Vickers, “Reprezalja greke dhe nderkombetarizimi i ceshtjes came”

Amerikanet

Ja si i perzune shqiptaret nga Cameria

Vezhgues nderkombetare kane konstatuar brutalitetin e perdorur gjate debimeve te cameve. Joseph Jakobs, shef i Misionit Amerikan ne Shqiperi (1945-1946) shkruan: "Ne mars 1945 njesi te forcave te shperndara te Zervas kryen nje masaker ndaj cameve ne zonen e Filatit dhe praktikisht e spastruan ate nga pakica shqiptare. Sipas te gjitha te dhenave, qe kam mundur te mbledh mbi ceshtjen came, ne vjeshten e 1944-es dhe gjate muajve te pare te 1945-es, autoritetet e Greqise veriperendimore kryen goditje te egra, duke debuar rreth 25000 came - banore te Camerise nga shtepite e tyre. Ata u ndoqen deri ne kufi, mbasi iu grabit toka dhe prona. Qindra meshkuj came te moshave 15 deri 70 vjec u internuan ne ishujt e Detit Egje. U dogjen ne total 102 xhami”. Autoritetet greke miratuan me pas nje ligj qe sanksiononte shpronesimin e pronave te cameve, duke iu referuar bashkepunimit te bashkesise se tyre me forcat pushtuese te Boshtit, si nje arsye kryesore per marrjen e ketij vendimi.

Documents of the US Department of State, No.84/3, Tirana Mission, 1945-1946, 6-646



Popullsia

Perberja etniko-fetare e Camerise

Krahina e Camerise perfshinte 189 qytete dhe fshatra ne rreth 10 mije kilometra katrore, me nje popullsi qe, sipas regjistrimit turk te vitit 1908, numeronte mbi 72000 banore. Popullsia u rrit ne vite, por rreth 85 mije persona, jane perzene ne drejtim te Turqise, ne periudhen mes viteve 1913-44. Mijera te tjere jane perzene me force ne vitin 1944 dhe tashme jetojne bashke me pasardhesit e tyre ne Shqiperi. Popullsia e Camerise ishte rreth 93% shqiptare, ndersa pjesa tjeter perbehej nga grupe te tilla si greke, vllahe dhe rome. Ne shekullin e 19-te, 80% e popullsise shqiptare i perkiste besimit mysliman dhe procesi i konvertimit te tyre ka filluar ne shekullin e 18-te. Sipas te dhenave historike, pjesa tjeter prej 20% e popullsise came i perkisnin besimit kristian. Ne prag te Luftes se Pare Boterore, pas disa fushatash spastrimesh me karakter etnik e fetar, rreth 50% e popullsise perbehej nga myslimanet dhe gjysma tjeter nga ortodokset


http://newbakklan.ucoz.net/forum/29-104-1#1783
Identifikuar
Sat.
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 923


Don"t believe the truth

Respekt: 0

Profili WWW
« Pergjigju #36 : 09/02/08, 00:12 »
0


Kur krimi ishte kryer dhe Ēamėria e pėrgjakur dukej e zhbėrė, njė Komision Ndėrkombėtar Hetimor, sapo shkeli tokėn ēame, pa dhe ndjeu gjėmėn e madhe. Sipas dėshmive tė botuara tė njė prej anėtarėve tė Komisionit Hetimor, pranė Filatit, (me siguri nė Vanėr), grekėt i ēuan pėr tė parė “varret e tė masakruarve nga ēamėt”.

E ndėrsa shihnin varret dhe pak mė tutje qytetin thuajse pa jetė tė Filatit, njėri prej anėtarėve tė Komisionit, befas u kėrkoi shoqėruesve grekė atė qė ata nuk e prisnin: tė hapeshin varret pėr tė parė “tė masakruarit e pafajshėm nga ēamėt”. Siē duket ai e kuptoi se Komisioni ndodhej para njė dėshmie tė rremė, grackė alla greke, sepse plisat mbi varre ishin tė freskėt e tė ashtuquajturit varre, ishin sajuar njė ditė mė parė ose ndoshta disa orė para se Komisioni tė vinte atje. Kaq u desh, shkruan dėshmitari i kėsaj ngjarjeje, qė Komisioni tė ndodhej pėrballė egėrsisė, sharjeve, kėrcėnimeve edhe tė njė grupi tė vogėl njerėzish, qė ndiqnin nė distancė ngjarjen e qė prisnin tė dėshmonin “pėr krimet e ēamėve” ndaj popullsisė greke. Kjo ėshtė ndodhia e rreth 63 viteve mė parė, por e lashtė sa vetė njerėzimi: ata qė kanė kryer krimin, gjithmonė janė pėrpjekur ta fshehin atė. E megjithatė tė vėrtetat e krimeve tė mėdha, tragjedive njerėzore, nė forma e mėnyra nga mė tė ndryshmet, shpejt a vonė, janė marrė vesh. Episodi i lartpėrmendur, me domethėnien e tij, flet shumė. Unė mendoj se ai pazgjithshmėrisht lidhet edhe me librin mė tė ri tė Prof. Dr. Beqir Metės “Tragjedia ēame”, i cili nė 200 faqet e tij, me njė densitet marramendės ngjarjesh, hap siparin e njė teatri tragjik, nga mė tragjikėt nė Gadishullin Ballkanik tė dramave dhe kobeve: Tragjedinė e Ēamėrisė.

Autori me kėtė vepėr zbulon mekanizmin e krimit, ndjek kronologjinė e ngjarjeve, qė ēuan nė realizimin e ėndrrės sė “Megali Idesė” pėr zhbėrjen e Ēamėrisė. Profesor Meta nuk hap “varre tė rremė” alibikė, siē kanė bėrė e bėjnė historianėt grekė, tė paktėn qė nga viti 1844, kur nga kryeministri grek Jorgos Koleti, u paraqit programi politik me emrin “Megali Idea”, por zbulon para lexuesit, opinionit shqiptar e atij tė huaj, tė vėrtetat e hidhura, dėshmitė e shumta tė tragjedisė ēame. Ėshtė e vėrtetė qė nė kėto 20 vitet e fundit, studiues me origjinė nga Ēamėria, shumė prej tė cilėve kanė qenė protagonistė tė ngjarjeve si Ibrahim Hoxha, Hasan Minga, Petrit Demi, Hajredin Isufi, Prof.Selman Sheme, etj., apo tė tjerė si Prof.Dr. Pėllumb Xhufi, Prof.Dr.Kaliopi Naska,Sherif Delvina, Laurant Bica e ndonjė tjetėr, pėr mos lėnė mėnjanė 80 vite mė parė punėn kolosale tė Mit’hat Frashėrit, me veprat e tyre kanė kontribuar pėr tė vėrtetat e historisė dhe tragjedisė ēame. Mendoj se njė nga meritat e Prof.Dr.Metės, ėshtė depėrtimi mė nė thellėsi tė tragjedisė e nė ca skuta tė fshehura nėpėr arkiva, ku ruhet njė dokumentacion i madh e qė ndriēon ēėshtjen ēame, veēanėrisht gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Historia e shkruar mbėshtetet nė faktin dhe dokumentin konkret e bindės.Pa burime bindėse arkivore, ose mė saktė pa ballafaqimin e disa prej tyre, vepra historike, mund tė jetė ēdo gjė, por e besueshme jo. Duket qė puna voluminoze dhe nga mė seriozet nė historiografinė moderne shqiptare, nė librat “Tensioni Greko-Shqiptar (1939-1949) dhe “Shqipėria dhe Greqia (1949-1990), janė prologu i kėtij libri.

Librit “Tragjedia Ēame”, ia rrisin vlerėn dhe besueshmėrinė, mbėshtetja nė dokumentacionin e pasur tė Arkivave Kombėtare tė SHBA, Arkivit tė Ministrisė sė Jashtme tė Britanisė sė Madhe, Arkivit tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Italisė, Arkivit tė Zyrės Historike tė Shtabit Madhor tė Ushtrisė Italiane. Gjithashtu autori i referohet edhe shumė dokumentave tė botuara apo botimeve historiografike, veēmas atyre grekė, si Evangjelos Kofos, Krapsitis, Kondis, Muselimi, Jani Sharra, Nikos Zhangos etj. Jo vetėm kaq. Autori, skrupuloz i dokumentave, ndjek nė pėrgjithėsi njė linjė lineare nė librin e tij. Historia e Ēamėrisė jepet nė mėnyrė kronologjike, qė nga thellėsitė e shekujve deri nė ditėt tona, me disa nga momentet kulmore tė saj.Ky trajtim linear, gėrshetohet edhe me njė parim tjetėr: atė vertikal, thėnė ndryshe, depėrtim nė thellėsi tė ngjarjeve dhe fakteve historike dhe deduksione tė rėndėsishme pėr to. Kjo ja shton vlerat kėtij libri dhe dimensionin shkencor dhe logjik tė tij. E dukshme ėshtė kjo nė kapitullin “Ēamėria gjatė Luftės II Botėrore” e nė tė tjera qė e pasojnė. Pėr Luftėn e Dytė Botėrore ka shumė botime.Edhe pėr Ballkanin gjatė saj ka shumė.Nė historiografinė shiptare tė periudhės komuniste pėr fat tė keq, ngjarje, personalitete apo fakte tė ndryshme janė politizuar ose deformuar, ndėrsa pėr Ēamėrinė ėshtė heshtur. Mendoj se ngjarjet, lėvizjet dhe kontributi i forcave politike, marrėdhėniet mes tyre, kontributet e formacioneve partizane e nacionaliste, qėndrimi i aleatėve e Fuqive tė Boshtit, nė pėrgjithėsi antifashizmi nė Kosovė e veēmas nė Ēamėri, kėrkojnė vėmendje mė tė madhe nga historiografia shqiptare.Nga ana tjetėr, historiografia greke i ka shtrembėruar dhe vazhdon t’i shtrembėrojė nė mėnyrė flagrante tė vėrtetat, duke hedhur baltė mbi popullsinė ēame, duke e kriminalizuar atė dhe duke mohuar kontributin e njohur e tė padiskutueshėm tė saj nė Luftėn Antifashiste.

Prof.Dr.Beqir Meta, besnik i parimeve tė sė vėrtetės historike dhe mbėshtetur nė njė dokumentacion tė pasur, me logjikėn e fortė prej historiani modern, jep nė kėtė vepėr deduksione tė rėndėsishme, bindėse dhe tė argumentuara. Kapitulli “Ēamėria gjatė Luftės II Botėrore”, ėshtė pėr mendimin tim ēelėsi pėr tė kuptuar epilogun e tragjedisė ēame, prapaskenat, qė u luajtėn mbi njė popullsi tė pafajshme dhe faktorėt, qė ēuan nė genocidin e spastrimit etnik tė Ēamėrisė. Ky ėshtė kontribut i padiskutueshėm i kėtij libri dhe i Prof.Dr. Beqir Metės nė historiografinė shqiptare e me gjerė. Mendoj, se rrallė mė ka ndodhur tė lexoj njė vepėr historike, ku densiteti i ngjarjeve tė jetė aq marramendės, sa nė librin “Tragjedia Ēame”, veēanėrisht nė kapitullin “Ēamėria gjatė Luftės II Botėrore”. Nė tė, lexuesi i vemendshėm do tė jetojė ditėt dhe netėt e ankthshme tė Ēamėrisė. Aty lėvizin shtabet e Luftės dhe ushtritė e tyre si ato tė EAM-it, Zervės, ēetat e batalionet tė partizanėve e tė nacionalistėve ēamė, shtabet e ushtrive italiane e gjermane, shtabet e aleatėve, pėrplasen ideologjitė, fryjnė erėrat e acarta tė nacionalistėve grekė, organizohen takime tė fshehta, thuren plane ogurzeza, ka vrasje nė pusira, jepen deklarata, qė nga mbreti Zog e deri tek Mit’hat Frashėri, formohen kėshillat dhe mobilizohen mbi 2000 ēamė, apo befas jepet urdhėri i shtabit gjerman pėr ēarmatosjen e popullsisė dhe nėn bekimin e miratimin e shtabit anglez, nis masakra e 26 qershorit 1944, nė Paramithi.

Tashmė krimi ėshtė kryer. Ēamėria e pėrgjakur lėngon nė agoni, me njė bilanc tragjik ulėritės, qė autori i jep me shifra tė sakta. Ndihet mes rreshtave tė librit dhimbja e autorit, por edhe kumti qė ai jep : “Spastrimi etnik i Ēamėrisė nė pėrfundim tė Luftės II Botėrore ishte rrjedhim logjik i politikės antishqiptare tė shtetit grek dhe i presionit tė vazhdueshėm tė tij ndaj etnisė shqiptare nė Greqi, qysh nga koha e vendimit arbitrar tė Konferencės sė Ambasadorėve tė Londrės, tė vitit 1913. Ai u realizua nė rrethanat e favorshme, qė u krijuan nė pėrfundim tė Luftės dhe u ndihmuan nga disa faktorė. Mes faktorėve, qė Prof.Meta radhit janė: 1)Vazhdimėsia e politikės nacionaliste dhe shoviniste greke. 2)Politika britanike, e cila e preokupuar seriozisht pėr ruajtjen e pozitave tė saj nė Greqi, u mbėshtet nė forcat ultranacionaliste greke. 3)Qėndrimi i forcave gjermane, tė cilat duke ndjekur interesat e tyre, nė ēastet e fundit, bėnė ēarmatimin e popullsisė shqiptare tė Ēamėrisė dhe u krijuan mundėsi forcave rezerviste tė kryenin pa pengesė spastrimin etnik tė saj. 4)Rrethanat e turbullta tė pėrfundimit tė luftės dhe dobėsitė e forcave politike shqiptare, tė cilat nuk arritėn tė bashkoheshin midis tyre dhe tė pėrpunonin njė platformė tė pėrbashkėt pėr mbrojtjen e interesave kombėtare. Prof. Dr. Beqir Meta, me tė njėjtėn logjikė historike, shpalos nė kėtė libėr gjendjen e refugjatėve ēamė nė Shqipėri, qėndrimin e shtetit grek ndaj ēėshtjes ēame dhe Fuqive tė Mėdha ndaj saj. Kėto e bėjnė edhe mė tė plotė dhe mė tė prekshme tragjedinė ēame, po t’ķ shtosh kėsaj edhe faktet e dokumentet pėr heshtjen vrastare tė shtetit komunist shqiptar pėr 45 vite me radhė. Grekėt e lashtė, me kolosėt e tyre si Homeri e mė pas tragjedianėt Eskili, Euripidi, Sofokliu, me veprat e tyre do t’ķ jepnin botės disa mesazhe universale, ku mbi tė gjitha, ėshtė ai i vrasjes sė ndėrgjegjes pėr krimet e kryera nė Trojė. Libri i Prof.Dr. Beqir Metės “Tragjedia ēame” jo me gjuhėn e letėrsisė, por me atė tė historisė sė vėrtetė, troket fort nė ndėrgjegjen e grekėve tė sotėm, tė historianėve, intelektualėve, klasės politike tė kėtij vendi fqinj. Janė ata, qė ose e kanė shtrembėruar ose vazhdojnė edhe sot tė fyejnė mijėra viktima tė pafajshme, duke i pėrbaltur ata dhe popullsinė krenare tė Ēamėrisė. Populli grek ka nevojė tė mėsojė kėto tė vėrteta tė hidhura.

Libri i Prof.Dr.Beqir Metės duhet pėrkthyer nė gjuhėn greke, qė populli grek dhe rinia e kėtij vendi tė mos vazhdojė tė shohė e t’ś besojė “varreve bosh” apo alibive tė propagandės sė historianėve nacionalistė.Sepse, siē shkruan shkrimtari ynė i madh, Ismail Kadare : “ĒAMĖRIA NUK ĖSHTĖ NJĖ FANTAZMĖ QĖ NGRIHET PĖR TĖ ERRĖSUAR MIQĖSINĖ MIDIS GREKĖVE DHE SHQIPTARĖVE, PĖRKUNDRAZI, KUR POPUJT LEHTĖSOJNĖ NDĖRGJEGJEN E TYRE NGA PESHAT E VJETRA, ATA AFROHEN MĖ SHUMĖ DHE E DUAN MĖ SHUMĖ NJERI- TJETRIN”. Libri “Tragjedia ēame” flet shumė e tė ve nė mendime. Kur Evropa e bota 10 vite mė parė, pa nė ekranet e TV masakrėn e Raēakut nė Kosovė, mbajti e mekur frymėn nga pėrmasat e tragjedisė kosovare. Plaga ēame ėshtė ende e hapur dhe tragjedia e saj ulėritėse. Prof.Dr.Beqir Meta me kėtė libėr e sjell Ēamėrinė me plagė dhe tragjike, por edhe me shpresėn pėr tė zgjidhur sa mė shpejt tė ardhmen e saj evropiane. Botimi edhe nė gjuhėn angleze i kėtij libri, do ta bėjė mė tė njohur tragjedinė e Ēamėrisė pėr studjuesit e huaj dhe opinionin jashtė Shqipėrisė.
Identifikuar
elbasanllija - ANTARE E SEKTIT TE DALLAVEREVE
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 5563


Shqiptare perjete!!!!!!!!!!

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #37 : 12/03/08, 16:04 »
0

rrofte cameria!
Identifikuar

ALBANIAN AND PROUD OF IT !
dream
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 81

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #38 : 03/06/08, 14:02 »
0

Parada Shqipetare 2008 ne perkujtim te Genocidit ēam‏

Te nderuar Bashkeatdhetare !

Tradita e Parades Shqipetare 2008 te New Yorkut qe organizohet prej 2 vjtesh, tashme do te behet nje tradite Nderkombetare me Iniciativen e Lidhjes came.
Ne ēdo pike te Globit Ftojme bashke-atdhetaret e Interesuar qe me 21 Qershor 2008 te organizojme Paraden Shqipetare 2008, gjate te ciles Te Festojme Pavaresine e Kosoves dhe te Kerkojme Lirine e Mitrovices, Presheves e Kumanoves dhe ate te Camerise Martire duke Kujtuar keshtu edhe Genocidin Cam.
Te interesuarit per me shume informacion mund te kontaktojne direkt ne Adresen e Lidhjes came ne France per t'ju dhene adresat e e-mail-ve te kontaktit ne bote.
Parada Shqipetare do te Ndeze Zemrat jo Vetem te Shqipetareve por edhe te te Gjithe Popujve te Botes.


Lidhja Came
Lidhja ēame France
lidhja.came_fr@yahoo.com
lidhja_came@yahoogroups.com
Identifikuar
elbasanllija - ANTARE E SEKTIT TE DALLAVEREVE
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 5563


Shqiptare perjete!!!!!!!!!!

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #39 : 03/06/08, 14:02 »
0

 Buzeqesh
Identifikuar

ALBANIAN AND PROUD OF IT !
人ネパ-ルと
Administrator
Anetar/e
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 1881


Respekt: +6

Profili WWW
« Pergjigju #40 : 10/06/08, 19:07 »
0

Deklaratė pėr shtyp e Partisė pėr Drejtėsi dhe Integrim

Data: 10 Qershor 2008

 

Partia pėr Drejtėsi dhe Integrim, (PDI) dėshiron tė shpreh indinjatėn e saj tė thellė pėr intervistėn e fundit tė Ambasadorit Grek nė Shqipėri z. Konstantinos Kokossis ku ai shprehet se ēėshjta Ēame helmon marrėdhėniet Shqipėri - Greqi!

PDI dėshiron tė theksojė se z. Kokossis sapo u emėrua nė Shqipėri u shaq me deklaratėn e Tij absurde sipas, tė cilės Ēamėt paskan ardhur me dėshirėn e tyre nė Shqipėri nė vitet 1944 – 1945, ndaj besojmė se ky zotėri do tė mbahet mend nė Shqipėri si Ambasadori Grek me arkaik dhe ngatėrrimtar nė pozicionet e marra publikisht ndaj ēėshtjes Ēame.

Partia pėr Drejtėsi dhe Integrim dėshiron tė nėnvijėzojė se ky zotėri nuk dėnjon tė pėrmendi masakrat e kryera ndaj popullsisė Ēame gjatė atyre viteve, tė cilat sė bashku me dhunėn ēnjerėzore tė ushtruar nga forcat rezerviste tė famėkeqit Zerva detyruan me forcė popullsinė Ēame tė lėrė trojet dhe shtėpitė e tyre te pasura, fakte kėto tė njohura ndėrkombėtarisht.

PDI gjykon se pėr ironi tė fatit tė Tij z. Konstantinos Kokossis na qenka emėruar nė Ēeki dhe nė urojmė qė tė mos deklarojė edhe atje se Sudetėt, tė cilėt kanė histori paralele me Ēamėt por kurrėsesi jo tė njėjtė, kanė lėnė trojet dhe shtėpitė  me vullnetin e tyre tė lirė! Atje kjo do tė prezantonte njė skandal tė cilin Qeveria e Tij nuk do tė mund ta superonte si nė Shqipėrinė e varfėr.

Partia pėr Drejtėsi dhe Integrim deklaron qė sė bashku me popullsinė Ēame ndaj sė cilės ėshtė ushtruar njė gjenocid i vėrtetė duke i persekutuar, vrarė, masakruar dhe shpėrngulur me dhunė ēnjerėzore nga trojet dhe shtėpitė e tyre nė Greqi,  nuk po kėrkojnė ndėshkim e hakmarrje, por mirėkuptim midis dy vendeve tona dhe respektimin dhe zbatimin e Standarteve Ndėrkombėtare pėr tė Drejtat Themelore tė Njeriut.

Pėr Partinė pėr Drejtėsi dhe Integrim

Alketa IPEKU
Zėdhėnėse Politike e PDI-sė


Partia pėr Drejtėsi dhe Integrim, PDI
Adresa: Rr. "Kostandin Kristoforidhi" Pallati 17 katesh prane
Prokurorise se Pergjithshme, Kati Dyte, Apartamenti 6, Tiranė, Shqipėri
(Albania)Tel & Fax ++ 355 4231750, www.pdi-al.com
Identifikuar

Buzeqesh Buzeqesh Buzeqesh
ilvjo
i/e regjistruar!
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 1

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #41 : 08/10/08, 11:11 »
0

Ēėshtja ēame ėshtė njė nga problemet mė tė vjetėra qė duhet tė ishte zgjidhur qė para shumė vitesh.Por qeveria e tanishme qė mbahet pėr patriotizėm nuk bėn dot asgjė,dhe na kanė lėnė peng nė duart e disa njerėzve qė nuk janė Shqipėtar dhe qė nuk duan tė dėgjojnė fare emrin Shqipėtar,ēameria dhe ēamėt janė ata qė na identifikojnė ne shqipėtarėve nė njė vend qė ne nuk na duan as nė mendjet e tyre ku ''vorioepirin'' na e duan nė buzėt e detit Jonė dhe se janė mė tė pastėrit si racė ,kur e dimė shumė mirė qė kanė qėnė endacakė  si romėt ,atje ku shkelnin e bėnin tė tyren.U mbaruan priftėrinjtė tanė,dhe na sollėn tė tyret, e si mund tė presėsh qė janullatos tė mbajė meshė per ATA qė grekėt i therėn vetė dhe sot thonė se nuk ekziston ēamėri.Roftė ēamėria,roftė populli Shipėtar.
Identifikuar
Mazar Dino (i verteti)
i/e regjistruar!
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 11

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #42 : 11/12/09, 21:09 »
0

 KIVINJON nuk eshte vetem nji ish sigurms por edhe nji Grekofil qe kerkon te vellazeroj Vrasesit e Cameve me Camet. ai eshte nji neperke me 500 koke nji Besnik /Petrit i Partise....Ai me kete menyre kerkon denigrimin e Ceshtjes Came.Ky eshte qellimi final i Spiunazhit Grek.
Identifikuar
Faqe: 1 [2]
  Printo  
 
Shko te: