Pyetje dhe pergjigje!
Faqe: [1] 2 3 4 5
  Printo  
Autor Tema: Pyetje dhe pergjigje!  (Lexuar 81286 here)
D.S.
KUMBAR
Administrator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 16718


Jemi tre: Une, TI dhe NE!!!

Respekt: +15

Profili
« : 21/06/07, 17:05 »
0

Kete teme po e hap per te gjithe ju qe keni pyetje ne fushen e mjekesise apo keni ndonje problem shendetesor! Mos ngurroni te pyesni, qofte edhe ne mesazhe private!
Identifikuar

Cfare do te behem ne te ardhmen? Ish i dashuri yt!!!
dj diamant
Vizitor
« Pergjigju #1 : 21/06/07, 18:06 »
0

skuthi pershendetje .. FLM qe na jep mundesin jo vetem mu por te gjithve qe te bejme pyetje rreth shendetit ..
Cmund te me thuash dicka rreth diabetit .. a ka dal ndonje mjekim i ri vec inculines kuptohet ?

Pershendetje nga DJ
Identifikuar
D.S.
KUMBAR
Administrator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 16718


Jemi tre: Une, TI dhe NE!!!

Respekt: +15

Profili
« Pergjigju #2 : 22/06/07, 08:08 »
0

Kemi dy lloj diabetesh: Diabetus Insipidus dhe Diabetus mellitus.
Diabetus mellitus apo e ashtuquajtura "semundje e sheqerit" Karakterizohet nga mos funksionimi i mire metabolik per prodhimin e insulines ne trupin e njeriut! per shkak te ketij mosfunksionimi kemi perqendrime jo normale te glukozes ne gjak!
Diabetus mellitus! Ky kategorizohet ne dy format me kryesore:
1. Insulin vares apo edhe diabeti "juvenil"
2. Jo insulin vares apo edhe diabeti "matur"

Nese i pari ka te beje direkt me mossekretimin e insulines qofte ne vlerat zero apo edhe jo ne vlera te mjaftueshme, i dyti ka gjithashtu crregullim te sekretimit, por ai mund te jete i shtuar apo i paket apo nezero, pra kaotik!
Diabeti i tipit te pare shfaqet ne pergjithesi qe ne mosha te reja, kurse i dyti shfaqet ne moshat e medha!
Menaxhimi kryesor i ketyre dy tipeve behet ne rradhe te pare me ane te nje diete rigoroze ku karbohidratet duhet te kontrollohen me rreptesi!!! Gjithashtu duhet te kontrollohen edhe parametra te tjere si yndyrnat pasi duhet te pakesojme prirjen per degjenerimin dhe riskun e semundjeve makrovaskulare te cilat vijne shpesh si komplikacione te diabetit.
Obeziteti eshte i pranishem ne te dy tipet e diabetus mellitus! Qe te shmangim sa te jete e mundur obezitetin dhe qe te funksionoje me mire metabolizmi i trupit te njeriut pacientet duhet te kryejne sa me shume aktivitet fizik!
Ne rast kur keto dy metoda nuk funksionojne atehere hyjne ne pune ne Diabetin "matur" antidiabetiket orale te cilet jane te grupit te sulfonilureikeve dhe te biguanidinave!
Ne tipin e pare te diabetus mellitus, pra ne ate "juvenil" ne rast te mosfunksionimit te dietes duhet te kalojme ne insulino terapi!
Per fat te keq, deri tani nuk eshte zbuluar akoma ndonje medikament apo strategji e cila mund te coje ne sherimin perfundimtar te semundjes! Per kete aresye keta te semure duhen monitoruar me shume kujdes me ane te matjes se glukozes ne kampionet e gjakut te tyre!
 Ne rastin e insulin varesise nuk mund te zbatojme dot as nje lloj kure tjeter pervec asaj te futjes se insulines se duhur ne trup!
Identifikuar

Cfare do te behem ne te ardhmen? Ish i dashuri yt!!!
dj diamant
Vizitor
« Pergjigju #3 : 23/06/07, 22:10 »
0

skuthi shum FLM per pergjigjen . Me nje fjale per momentalisht mbetet insulina ?!
Para 2 - 3 muajsh nje miku im qe rrin ne Greqi me tha se nje komshiu i tij ishte operuar, me tha qe ne gjermani .. por nuk kam shum holleri rreth ktij operacioni ishte shuuuuuuuuuuum i kushtueshem dhe pankreai kurohej me zorren qe bebi ushqehet ne barkun e nenes.
Sa e vertet eshte kjo  ???

Shum  FLM dhe shum rrespekte Nga DJ DIAMANT
Identifikuar
D.S.
KUMBAR
Administrator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 16718


Jemi tre: Une, TI dhe NE!!!

Respekt: +15

Profili
« Pergjigju #4 : 24/06/07, 16:04 »
0

Eshte e vertete qe kordoni ombelikal, pra zorra qe ushqen bebin po perdoret ne disa raste per shkak te aftesise qe kane qelizat e saj per tu pershtatur dhe riprodhuar shpejt, por kjo gje mund te zgjidhe vetem faktore fizike, psh ne rast te ndonje tumori dhe heqjen e tij nga organi, ne kete rast pjese te kordonit mund te perdoren per mbushje! S'eshte puna te shtrenjtesia DJ, por me verte qe problemi i diabetit nuk eshte fizik, por kimik apo hormonal, pra ne kete rast nuk mund te zgjidhim dot gje me operacion!
Identifikuar

Cfare do te behem ne te ardhmen? Ish i dashuri yt!!!
dj diamant
Vizitor
« Pergjigju #5 : 26/06/07, 21:09 »
0

Shum FLM per pergjigjen skuthi
Identifikuar
aleksandra
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 476

ahh dashuria

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #6 : 30/06/07, 03:03 »
0

  TEME E NEVOJSHME
  skuthi te lutem me thuaj ndonje ilac apo kure per migren???
Identifikuar

NJERIU LIND I TILLE NUK BEHET
D.S.
KUMBAR
Administrator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 16718


Jemi tre: Une, TI dhe NE!!!

Respekt: +15

Profili
« Pergjigju #7 : 30/06/07, 11:11 »
0

Migrena eshte percaktuar si nje dhimbje koke neurovaskulare! jane disa shkaqet qe bejne kete dhimbje koke te precipitoje ne te dhimbje te padurueshme! Ato jane: Ankthi, stresi fizik dhe emocional, ndryshim ne regjimin e gjumit, drita te theksuara, disa lloj ushqimesh qe nuk pajtohen me metabolizmin e trupit, menstruacionet etj! Sipas percaktimit te shkakut te migrenes mun te luftojme origjinen me ane te qetesuesve te ndyshem si amitriptilina, kalcibllokues apo betabllokues si atenololi, por me  mira eshte te veprojme me qetesuesit e dhimbjes me te thjeshte sic jane paracetamoli apo aspirina te cilet mund te jene efektive nese mund te merren ne fillim te dhimbjes! migrena ka nje karakteristike tipike qe nuk fillon pernjeheresh, por jep disa shenja diku rreth nje apo dy ore para qe vetem pacientet mund ti dallojne! ne rast se merrren analgjezike si paracetamoli( gjithnje cilesor) , aspirina, migretili( tartrat egotamine 1mg, Caffeine 100mg, alkaloide balladone 0.1mg, paracetamol 400mg), apo exedrine i cili eshte nje qetesues amerikan i perdorur me sukses kohet e fundit, ne kohen e duhur , pra ne fillimin e simptomes se dhimbjes , atehere mund te kemi nje qetesim te suksesshem te migrenes!
Identifikuar

Cfare do te behem ne te ardhmen? Ish i dashuri yt!!!
aleksandra
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 476

ahh dashuria

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #8 : 30/06/07, 15:03 »
0

  SHUME FLM PER PERGJIGJEN:
Identifikuar

NJERIU LIND I TILLE NUK BEHET
apolonia
Moderator Forumi
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 17509


sillu me tjetrin sic do deshiroje qe ai te sillej

Respekt: +16

Profili
« Pergjigju #9 : 10/07/07, 07:07 »
0

do desha te pyesja dicka ne lidhje me shendetin tim.para 3 vjetesh,4 muaj pas lindjes se femijes se pare u bllokova nga mesi dhe as nuk exja dot,mezi sa rrija shtrit.vura re qe trupi mu shtremberua,kishte levizur nga e djathta ne te mojte beli. me bene shume radiografi por nuk me doli gje.nje mjek ne internet me keshilloi nje barishte HORS TAIL ta valoja dhe te rrija ne vaske me uje te ngroht,kete barishten e perzjeja me ujin e vaskes,dhe nderkohe pija edhe coj nga e njejta barishte.pasi e bera kuren u ngrita ne kembe.ai me tha qe te kan levizur veshkat.kurr nuk kam vuajtur nga veshkat e as nga ndonje semundje tjeter.kur lodhem shume ose rri shume ore ne kembe ndjej dhimbje mesi.si mendon,cmund te jete?
eshte e cuditshme pasi doktori ketu me pa me mes te shtremberuar dhe nuk dinte diagnozen?me tha te beje fisiotherapi,por si mund te beje kur nuk leviz dot?  pera e fundit qe me zuri ishte para 1 muaji,me mbajti rreth 5 dite nderkoh qe bera edhe ate kuren me cajin.ke ndonje pergjigje?
Identifikuar
D.S.
KUMBAR
Administrator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 16718


Jemi tre: Une, TI dhe NE!!!

Respekt: +15

Profili
« Pergjigju #10 : 12/07/07, 17:05 »
0

Me e mira do te ishte te te beja edhe disa pyetje te tjera qe te ndertoja nje panorame te qarte te fenomenit, megjithate besoj se kemi te bejme me dy zhvillime kryesore te cilat jane favorizuar sidomos nga shtatzania! Se pari, te kalojme te spostimi apo deformimi i rruazave te kolones; gjate shtatzanise nenes i duhet nje sasi extra calciumi e cila mund te merret fare mire nga qumeshti apo nenproduktet e tij ashtu si edhe nga multivitamina te ndryshme qe perdoren gjate pregnancise! Disa nga keto jane Gravid, Multicentrum, Materna apo Prrenatal i cili perdoret shume edhe ne Kanada! Besoj se ti gjate shtatezanise ke patur nje deficience te theksuar kalciumi qe te ka shkaktuar dhe anomaline ne kolonen vertebrale! Kjo mund te kurohet fare mire me ane te fizioterapise qe te ka keshilluar mjeku atje apo edhe me ane te kurave te ndryshme me multivitamina dhe antiinflamatore sic jane Diclofenacu, Ketoprofeni etj, te cilat eshte me mire te shoqerohen edhe me doza te larta te vitamines Bkomplex. Per kete keshillohu edhe me nje mjek specialist ortoped. Fizioterapia s'eshte e thene qe duhet bere kur je ne gjendje te levizesh, perkundrazi, ne momente te veshtira te levizjeve, me shume vullnet dhe durim duhet te ushtrohesh vazhdimisht!
Duke kaluar te fenomeni i dyte i cili mund te quhet edhe "rreshqitje e veshkes" , eshte nje fenomen qe ndodh me shpesh te femrat e dobeta! eshte dicka qe nuk kurohet por qe edhe nuk duhet te shqetesohesh perderisa nuk te ka dhene shqetesime ne kanalet urinare! Ne te tilla raste shpesh keshillohet perdorimi i korseve te ndryshme!
Identifikuar

Cfare do te behem ne te ardhmen? Ish i dashuri yt!!!
apolonia
Moderator Forumi
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 17509


sillu me tjetrin sic do deshiroje qe ai te sillej

Respekt: +16

Profili
« Pergjigju #11 : 14/07/07, 20:08 »
0

une kam marr materna per 3-mujorshin e pare te shtatzanis dhe kam qene e kontrolluar me analiza prej mjekeve,pse ata nuk konstatuan mungesen e kalciumit?
une faktikisht dua te marr multivitamina psh centrum forte por ato te shendoshin?
nkur isha shtatzane shtova shume kg,nga 52 arrita 81, mezi sa mundja qe ta mbaja trupi,ndoshta mun te jete edhe rreshqitje veshke.
me fal qe po te bazdis pak si teper por kam edhe dicka te fundit. burri i nje shoqes time cdo mengjes villet,ne analiza nuk i del asgje,nuk ka dhimbje apo ndonje simptom tjeter shqetesuase,vetem se ai eshte shume i dobet,pi cigaren,mosha rreth, 38.  nese ke ndonje pergjigje te lutem me shkruaj.

shume faleminderit per per kohen qe me kushtoni
me respekt apolonia
Identifikuar
D.S.
KUMBAR
Administrator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 16718


Jemi tre: Une, TI dhe NE!!!

Respekt: +15

Profili
« Pergjigju #12 : 15/07/07, 18:06 »
0

Burri shoqestende besoj se ka nje acarim te mukozes se stomakut gje e cila sjell dhe te vjella ne mengjes te cilat provokohen sidomos gjate larjes se dhembeve ose pas nje kolle te forte! Ne te tilla raste keshillohet perdorimi i metoclopramide dhe i ranitidine me doza te percaktuara nga mjeku ( ne pergjithesi metoclopramide 30mg ne dite e ndare ne tre doza gjate dites, para ushqimit dhe ranitidine 300mg e ndare ne dy doza gjate dites, para ushqimit! Mjekimi zakonisht zgjat rreth dhjete dite! Eshte shume e rendesishme qe zoteria te pakten ta rralloje duhanin!
Identifikuar

Cfare do te behem ne te ardhmen? Ish i dashuri yt!!!
apolonia
Moderator Forumi
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 17509


sillu me tjetrin sic do deshiroje qe ai te sillej

Respekt: +16

Profili
« Pergjigju #13 : 15/07/07, 20:08 »
0

shume te faleminderit per pergjigjen
Identifikuar
neril
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 4870


Proud to be me!!!!!

Respekt: +4

Profili
« Pergjigju #14 : 26/07/07, 09:09 »
0

Tani per tani skam pyetje por do te thoja shume faleminderit per raceten se u zhduk gripi. Je yll bote plako.
Te puth shum fort. :-* :-* :-*
Identifikuar

...........xXx............
kadrifusha
Vizitor
« Pergjigju #15 : 26/07/07, 10:10 »
0

o shejton.  ca shurupi te perdor per kollen se me mbyti (me ka ngel qe nga e ftohura qe kalova para ca kohesh)
Identifikuar
D.S.
KUMBAR
Administrator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 16718


Jemi tre: Une, TI dhe NE!!!

Respekt: +15

Profili
« Pergjigju #16 : 26/07/07, 16:04 »
0

Nqs e ke pa gelbaze dhe te nget me shume ne darke duhet te pish Tussavit i cili eshte shurup me extrakt bimor( 3 here nga nje luge gjelle ne dite, pas ushqimit)dhe Zaditen (1 tab ne dreke pas buke)! Ne rast se e ke me gelbaze dhe te mbytur, duhet te pish Fluifort bustine(1 ne dite te tretet ne uje pasbuke) apo fluifort shurup (3 here nga 1 luge gjelle pas buke)!
Identifikuar

Cfare do te behem ne te ardhmen? Ish i dashuri yt!!!
apolonia
Moderator Forumi
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 17509


sillu me tjetrin sic do deshiroje qe ai te sillej

Respekt: +16

Profili
« Pergjigju #17 : 26/07/07, 17:05 »
0

ore skuth po pse tallesh ore me kadriun e gjor?
 po ku i bene efekt atij me extrakt bimor? jepja me alkol me mire qe ti vije zgurdha ne vend Zgerdhihem Zgerdhihem Zgerdhihem
Identifikuar
apolonia
Moderator Forumi
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 17509


sillu me tjetrin sic do deshiroje qe ai te sillej

Respekt: +16

Profili
« Pergjigju #18 : 26/07/07, 17:05 »
0

do desha te pyesja nese mund ti jam goces 5 muajshe e gjysem vez surbull,gjysem te zjerr pra.
 ajo pi vetem formula,ti filloj ndonje kos frutash apo te pres edhe pak?
Identifikuar
D.S.
KUMBAR
Administrator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 16718


Jemi tre: Une, TI dhe NE!!!

Respekt: +15

Profili
« Pergjigju #19 : 26/07/07, 18:06 »
0

Me e keshillueshme ne moshen e goces tende eshte qe ti fillosh ushqime me drithra si orizi, gruri, apo kater drithrat te perziera me fruta! keto bejne shume mire pasi kane fibra dhe rregullojne peristaltiken e zorreve!(levizjen normale te tyre) . Une per vete nuk ta keshilloj vezen pasi ne bashkepunim me qumeshtin ajo mund te japi nje rritje te proteinave dhe mund te shkaktoje ndonje gjendje alergjike!
Identifikuar

Cfare do te behem ne te ardhmen? Ish i dashuri yt!!!
apolonia
Moderator Forumi
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 17509


sillu me tjetrin sic do deshiroje qe ai te sillej

Respekt: +16

Profili
« Pergjigju #20 : 26/07/07, 18:06 »
0

faleminderit per pergjigjen por mund tja filloj tani apo muajin tjeter?
 po qumeshti i rralllohet detyrimisht kur  fillon ushqim apo jo?
ka problem qe i jap nga pak kamomil nuk grindet nga barku? i jap edhe grap water
po per dhembet ka ndonje gje me efikase seBABY ORAJEL? ma kan dhene mjeku tja lyej dhembet por ajo prap grindet shume,
( e di qe te cmenda por mire qe te gjeta) Zgerdhihem
Identifikuar
kadrifusha
Vizitor
« Pergjigju #21 : 27/07/07, 04:04 »
0

o skuth nuk me the gje. une prisja te me thoshe raki nga ajo e jotja.
Identifikuar
D.S.
KUMBAR
Administrator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 16718


Jemi tre: Une, TI dhe NE!!!

Respekt: +15

Profili
« Pergjigju #22 : 27/07/07, 09:09 »
0

faleminderit per pergjigjen por mund tja filloj tani apo muajin tjeter?
 po qumeshti i rralllohet detyrimisht kur  fillon ushqim apo jo?
ka problem qe i jap nga pak kamomil nuk grindet nga barku? i jap edhe grap water
po per dhembet ka ndonje gje me efikase seBABY ORAJEL? ma kan dhene mjeku tja lyej dhembet por ajo prap grindet shume,
( e di qe te cmenda por mire qe te gjeta) Zgerdhihem
Qumeshti mund te rrallohet relativisht dhe duhet qe ta shohesh vete sasine e nevojshme qe mund ti japesh, leqe ta kerkon vete goca! Kamomili s'ka asnje te keqe, por ne kanada mund te gjesh lehte Ovol drops i cili eshte nje ilac shume i mire per dhimbjet e barkut te femijet! Baby orajel per momentin eshte pomada me efikase! Gjithsesi detyra jote eshte qe ti monitorosh me kujdes temperaturen gjate kesaj kohe dhe eshte normale qe femijen ta heqei bark! Bleji dhe ndonje kruajtese qe te englendiset! Ushqimet qe te permenda me lart mund tia fillosh nga pak qe tani! Eshte kenaqesi te te pergjigjesh ty!
Identifikuar

Cfare do te behem ne te ardhmen? Ish i dashuri yt!!!
apolonia
Moderator Forumi
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 17509


sillu me tjetrin sic do deshiroje qe ai te sillej

Respekt: +16

Profili
« Pergjigju #23 : 27/07/07, 15:03 »
0

shuuuuummm faleminderit. je si shpirt, nje big kiss( te keqe fare :-* :-*)
Identifikuar
spring
Vizitor
« Pergjigju #24 : 23/09/07, 11:11 »
0

sukthi, i lexova pergjigjet qe kishe dhene, jam kurioze (me falni s epo dal nga tema)
studjoni gje per mjekesi?
ok pyetje ime eshte: kur me behen gryket (bajamet) infeksinon, une gjithnje ha akullore dhe mbaj shall, por lind gjithnje sherri me mamin qe me thote pij caj, jo te ftohta.
atehere une me te degjuar di qe me te ngrohta infeksioni zhvillohet ndersa me te ftohta (jo te ekzagjerojme)
ai izolohet, a mund ta di sa te verteta jane keto thenie?
(mua deri tani me ka bere efect)
Identifikuar
Faqe: [1] 2 3 4 5
  Printo  
 
Shko te: