Globalizmi!
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Tema: Globalizmi!  (Lexuar 12582 here)
Madam Butterfly
SuperGirl!...
Moderator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 15053


Lost inside your love!

Respekt: +7

Profili
« : 29/06/07, 18:06 »
0

Globalizmi eshte fenomeni i patjetersueshem qe po ndodh ne gjithe boten e qyteteruar.
Fenomeni ne fjale ka te beje me shkrirjen e kulturave ne nje te vetme. Nje gjuhe, nje
monedhe, nje kulture pa kufij....

Ju jeni me shume pro apo kundra ketyre rrymave globaliste apo antiglobaliste dhe perse ?

Globalizmi zhduk shume tradita apo kultura, por le ne krye ate me efikasen duke u dhene
njerezve nje mundesi bashkepunimi me te madh drejte mireqenies.
Identifikuar

·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠· ...Cosa faresti al posto mio, se ogni pensiero fossi io??!!...·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠·
       
http://www.youtube.com/watch?v=y5DzX6foKbQ

http://www.youtube.com/watch?v=SzEKYu4sF4Q&feature=related
neril
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 4870


Proud to be me!!!!!

Respekt: +4

Profili
« Pergjigju #1 : 29/06/07, 18:06 »
0

Ne fakt e pare ne plan te pare eshte dicka shume pozitive sepse nuk do kishim me dallime por do na jepej e drejta per te ecur perpara edhe aty ku me pare nuk do kishim mundesi.
Por, gjithsesi eshte negativ pasi duke i bere nje gjithsecili nga ne, flasim ketu per nje komb, ka kulturen, traditen, gjuhen etj e vet dhe mendoj kjo na ka bere t`u rezistojme shekujve. Pastaj per hire te faktit qe kemi luftuar per t`a pasur kte kulture dhe tradite e mbi te gjitha emrin, ne rastin tone, shqiptar atehere globalizimi nuk ndikon mire pasi humbet gjithcka por gjithsesi edhe kundra fare nuk jam ama. Mund te them se jam ne mes pasi ka dhe negative dhe pozitive ne teresi te ketij koncepti kaq te gjere.
Identifikuar

...........xXx............
Madam Butterfly
SuperGirl!...
Moderator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 15053


Lost inside your love!

Respekt: +7

Profili
« Pergjigju #2 : 29/06/07, 19:07 »
0

Nga Enri Hide*


Egzistojne shume arsye per tju kundervene ideve aktuale neoliberale ne te cilat bazohet
zhvillimi ekonomik, politik dhe social i shoqerive te sotme ne stadin e globalizimit.
Arsyeja kryesore eshte qe te gjitha format me te cilat shfaqet globalizimi shoqerohen nga
nje tendence, ne dukje e papermbajtshme, per te transformuar gjithcka – cdo veprimtari
njerezore dhe cdo marrdhenie midis individeve – ne mall me nje vlere te caktuar ekonomike.
Por te gjitha keto arsye s’jane aspak homogjene dhe koesive midis tyre. Nese pluraliteti i
tyre perben pasuri, heterogjeniteti midis tyre perben nje pengese ne krijimin dhe gjetjen e
zgjidhjeve te pranueshme, me baze dhe me jetegjatesi.
Pra nevojitet qe gjithsecili prej nesh te pyese veten: Cila eshte ajo gje, brenda ne kontestimin
qe i behet procesit te globalizmit, qe nxjerr njekohesisht ne pah dhe nje utopizem relativ per
nje bote sic do te donim te ishte, sic do te ishte e drejte te ishte… Dhe, nga ana tjeter, cilat do
te ishin kushtet paraprake ne baze te te cilave mund te perqendrohej dhe te fitohej mbeshtetja
e pjeses me te madhe te njerezimit, te cilat mund te arkitektonin – esencialisht dhe jo vetem
duke dale neper protesta masive rruge – konfiguracionin e nje bote tjeter, e nje bote ndryshe.
Ajo qe e ben teper te veshtire pershkrimin e nje “Globalizmi ndryshe” eshte fakti qe ai proces
presupozon nje sere masash specifike, si ne nivel lokal ashtu dhe ne nivel global, masa te cilat
jane teper te komplikuara si nga ana e perpunimit teorik te tyre, ashtu dhe nga ana e realizimit
praktik. Paralelisht globalizmi, i cili sic e dime lindi nga nje nevoje e neoliberalizmit fiktiv per nje
shtrirje globale te tregjeve, karakterizohet nga thjeshtesia e mesazhit qe percon: “shnderroni te
gjithe marrdheniet njerezore ne marrdhenie ekonomiko-tregtare dhe cdo gje do te shkoje me se
miri nepermjet funksionimit te lirshem te ekonomise se tregut”. Nje teori kjo, te cilen duket se e
kane perqafuar fuqishem disa prej demokracive me te perparuara perendimore, me qeverite e
tyre neoliberale.
Procedurat e Globalizmit, sic verejne dhe disa prej studiuesve me ne ze, kryesisht te shkolles
franceze dhe gjermane te marrdhenieve nderkombetare, kane arritur ne piken e moskthimit
mbrapa (The point of no return – Alen Kafe, Toni Negri, Zaki Laidi, etj). Sistemi politik, i cili u
lind dhe u rrit ne gjirin e kesaj idelogjie te globalizimit ekonomik pa vlera te shtuara sociale dhe
pa ndjesira per shumellojshmerine e qyteterimeve, traditave, etj, ka pervetesuar nje fuqi gjithnje
ne rritje. Ne te njejten kohe do te perbente nje gabim esencial ti jepnim Globalizimit ngjyrat e nje
Globalizimi Politik dhe kjo per arsyen e thjeshte qe, pas renies se Bllokut Lindor dhe kristalizimit
ne arenen ndekombetare te nje Superfuqi te vetme, perballemi me nje supremaci llogjike te
menyres perendimore te organizmit shoqeror, ekonomik dhe politik. Ne kete kuptim, dhe duke
patur parasysh qe humnera e zhvilllimit dhe prosperitetit midis vendeve te zhvilluara dhe atyre
qe jane ne zhvillim eshte rritur disa here me teper se c’ishte ne dhjetevjecaret 1970 – ’80, duhet
te pranojme qe ne vend te Globalizimit te vlerave, te qyteterimit humanist paqedashes, jemi duke
u perballur me Globalizimin e ekonomise se tregut mentaliteti i te cilit eshte ai qe krijon de facto
mbizoterimin e neokolonializmit ne formen e kontrollit te plote ekonomik te te zhvilluarve ndaj
vendeve te Botes se Trete.
Kryesorja eshte gjetja e menyrave efektive te reagimit te organizuar te shteteve qe ndodhen ne
nje pozicion teper delikat persa i perket zhvillimit te tyre ekonomik, proceseve demokratike e
sociale te institucioneve tyre nga njera ane dhe te shoqerise se tyre nga ana tjeter, ne menyre qe
tu pergjigjen sfides se zhvillimit ne agim te shekullit te 21te, duke pasur parasysh sferitetin e
procesit te zhvillimit te nje shoqerie, i cili s’mund dhe s’duhet te bazohet vetem ne persiatjen e
rritjes ekonomike, qe perben vete njerin prej parametrave te zhvillimit.
Instucionalizimi i veprimtarise se vendeve ne zhvillim e siper ne kuadrin e nje Globalizimi
vertet global (ne kuptimin e perfshirjes se gjithe parametrave sociale ne kete proces) nepermjet
organizmave nderkombetare globale (sic eshte Organizata Boterore e Tregtise, OKB-ja dhe
organizmat qe rrjedhin prej saj), nepermjet modernizmit te procedurave te prodhimit dhe
te industrializmit, nepermjet persuatjes te perfitimit te masave ligjore ne kuader te se
Drejtes Nderkombetare me lehtesime te tregtise se vendeve te pazhvilluara, jane vetem disa
prej rrugeve nepermjet te cilave duhet te kaloje procesi i Globalizmit, qe te mund te quhet i
drejte dhe i barabarte ne kuptimin e mundesive qe duhet ti jepen te gjitha shteteve per
nje zhvillim real dhe te gjithanshem te tyre.


* Autori ka mbaruar studimet universitare ne degen e Marrdhenieve Nderkombetare
dhe te Organizmave Nderkombetare dhe vazhdon studimet mbasuniversitare per MASTER ne
Universitetin Pandeio te Athines ne fushen e “Marrdhenieve te BE-se me Vendet neZhvillim”.
Identifikuar

·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠· ...Cosa faresti al posto mio, se ogni pensiero fossi io??!!...·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠·
       
http://www.youtube.com/watch?v=y5DzX6foKbQ

http://www.youtube.com/watch?v=SzEKYu4sF4Q&feature=related
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te: