Gjuha Shqipe
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Tema: Gjuha Shqipe  (Lexuar 20865 here)
Llokumi_NY
i/e regjistruar!
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 5

Respekt: 0

Profili
« : 01/07/07, 21:09 »
0

Pershendetje

Ketu mund te bisedojme per gjuhen shqipe.


« Ndryshimi I Fundit: 05/07/07, 08:08 nga Tironce Babe » Identifikuar
Madam Butterfly
SuperGirl!...
Moderator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 15053


Lost inside your love!

Respekt: +7

Profili
« Pergjigju #1 : 02/07/07, 11:11 »
0

Gjuha Shqipe!


Gjuha shqipe sot flitet nė Shqipėri dhe jashtė kufijve tė saj nė Kosovė, nė territorin
ndėrmjet Shkupit, Gostivarit, Tetovės dhe Di-brės, nė Preshevė, nė Bujanovc dhe nė
Medvegjė, nė Krajė, nė Ulqin me rrethina deri nė Tivar dhe nė Ēamėri. Shqipja, pra,
flitet nė viset perėndimore tė Ballkanit, aty ku kryqėzohen rrugėt qė lidhin lindjen me
perėndimin, pikėrisht nė atė rajon qė ka qenė djepi i qytetėrimit antik evropian.

Gjithashtu, shqipja flitet edhe nė diasporė (nė Itali, nė Greqi, nė Bullgari, nė Ukrainė),
edhe nė shumė vende tė tjera tė kontinentit tonė dhe mė gjerė, nė Amerikė, nė Azi dhe
nė Australi nga shqiptarė tė vendosur atje nė kohė mė tė hershme ose mė tė vonshme.

Gjuha shqipe i pėrket familjes sė gjuhėve indoevropiane. Rreth dy mijė fjalė tė shqipes
janė me origjinė indoevropiane: kokė, ditė, natė, dimėr, ujė, ha, pi, jam, kam, zog, dem,
 elb etj. Shqipja formon njė de-gė mė vete nė familjen e gjuhėve indoevropiane. Gjuha
shqipe pra nuk ka lidhje birėrie me asnjėrėn nga gjuhėt e sotme indoevropiane.
Territori shqiptar ka qenė i banuar qė nga paleolitiku i mesėm (100000 - 40000 vjet para
erės sonė). Gjurmėt e para tė rėndėsishme tė qytetėrimit i pėrkasin neolitit (6000-2000 vjet
para erės sonė).
Nė fillimet e kohės sė bronzit fiset ilire shfaqen nė njė territor tė gjerė qė shtrihej nga gadishulli
 i Istrias nė veri deri nė gjirin e Artės nė jug. Nė lindje, kufiri i tyre shtrihej afėrsisht deri te lumenjtė
Vardari e Morava. Popullsia ilire eshtė formuar nga popullsi autokto-ne tė epokės sė neolitit,
pas ardhjes sė popullsive indoevropiane aty nga fundi i mijėvjeēarit tė tretė para erės sonė.
Pra, Ilirėt pėrbėnin njė popullsi shumė tė vjetėr tė vendosur nė perėndim tė Ballkanit.
Emrat e dy fiseve ilire, Pajonėve dhe Thesprotėve, i gjejmė tek "Iliada" dhe "Odiseja" e Homerit.

Kjo popullsi del me ketė emėr nė shekullin e pestė para erės sonė. Nė rrethinat e Durrachium-it
(Durrėsi i sotėm) u formua nyja e Shtetit tė parė Ilir. Gjuha e kėsaj popullsie ishte ilirishtja.
Shqiptarėt janė pasardhės tė ilirėve dhe gjuha shqipe pasardhėse e ilirishtes.

Nga kjo gjuhė nuk kanė mbetur veēse pak fjalė tė cilat mund tė shpjegohen me gjuhėn shqipe
dhe konkretisht sika = thika, peli = pleq, aspetos = i shpejtė. Edhe disa emra gjeografikė dhe
emra perso-nash ilirė mund tė shpjegohen me fjalė tė shqipes. Kėshtu p.sh. Dardania ėshtė
shpjeguar me shqipen dardhė, Dalmatia me shqipen del me, dele, Ulkin me shqipen ulk, ujk,
Dimalum me shqipen di mal dy male, Bardhul me shqipen i bardhė, Daz me shqipen dash..
Nė vitin 168 para erės sonė, Iliria u pushtua nga romakėt. Filloi kėshtu njė periudhė pushtimi qė
 zgjati pėr mė shumė se pesė shekuj.
Nė shekullin e VII Shqipėria u pushtua nga sllavėt, kurse nė shekullin XV nga turqit otomanė.
Pushtimi otoman vazhdoi pesė shekuj deri mė 28 nėntor 1912.
Nė Mesjetė, popullsia e territoreve tė populluara nga fiset ilire, quhej Albanoi dhe vendi Albanon,
prej nga ka dalė forma popullore Arbėnesh ose Arbėresh.
Emrat e sotėm Shqipėri, shqiptar, shqip janė shfaqur nė shekullin XVII.
Gjatė kėsaj periudhe tė gjatė pushtimi, gjuha dhe kultura shqiptare kanė qenė nėn ndikimin e
gjuhės e tė kulturės latine, greko-bizantine, sllave e turke. Gjenden nė shqipe fjalė me origjinė
nga greqishtja e vjetėr, latinishtja, greqishtja bizantine, sllavishtja, turqishtja etj.
Nga greqishtja e vjetėr kanė hyrė fjalė tė tilla si: drapėr, lakėr, qer-shi, shpellė; nga latinishtja:
arė, kalė, mbret, furkė, ungj,- nga greqi-shtja bizantine: fis, ikonė, kollogjer, manastir; nga sllavishtja:
gjobė, lopatė, pushkė, opingė, rob, si edhe toponime: Berat (bel+grad), Dropull (Drino+polje),
Konispol (kon+polje), Velipojė (veliko+polje), Zadrimė (za+Drin), Zagori (za+gor); nga turqishtja:
tepsi, pazar, cohė, bahēe, oxhak, sobė, jastėk, ilaē etj.Ėshtė e vėrtetė qė shqipja ka pėsuar ndikime
nga gjuhėt e huaja, sidomos nė leksik, po ėshtė po kaq e vėrtetė qė ajo ka shfaqur aftėsi pėr
 t'i asimiluar dhe ndryshuar sipas modelit tė vet huazimet, duke treguar forcėn dhe gjallėrinė e saj.
Kėshtu fjalėt e greqishtes sė vjetėr drapanon, kerasia, spileon nė shqip dalin drapėr, qershi,
shpellė,- nė latinisht arvum, vicinium, impertorem
nė shqip arė, fqinj, mbret,- nė sllavisht glob, opanak, ravnica nė shqip gjobė, opingė, rrafshė.
Gjithsesi gjatė periudhės qė vendi ynė, kultura jonė, gjuha jonė ishin nėn influencėn e kulturės e
 tė gjuhės latine, greko-bizantine, sllave e turke, gjuha shqipe ka ruajtur origjinalitetin e saj si
gjuhė indoevropiane me strukturė fonetike, gramatikore e leksikore tė veēantė.

Nė historinė e Shqipėrisė dhe tė shqiptarėve Rilindaj shqiptare (XIX-XX) zė njė vend tė veēantė.
Gjatė kėsaj periudhe, problemet e gjuhės u bėnė pjesė pėrbėrėse e programit tė Rilindjes shqiptare,
e cila, me alfabetin e Shoqėrisė sė Stambollit (1878) hodhi bazat pėr zgjidhjen e problemit tė alfabetit
tė gjuhės shqipe, i cili pėrfundimisht u zgjidh nė Kongresin e Manastirit mė 1908. Nė bazė tė alfabetit
tė gjuhės shqipe ėshtė alfabeti latin.

Dokumentet e para tė shkruara tė shqipes i pėrkasin shekullit XIV. Libri i parė i shkruar ėshtė "Meshari"
i Gjon Buzukut qė i pėrket gjysmės sė dytė tė shek. XVI (1555). Ka mundėsi qė tradita e shkrimit tė
shqipes tė ketė qenė mė e vjetėr. Shqipja ėshtė shkruar nė dy dialekte kryesore, nė gegėrisht dhe
nė toskėrisht. Vepra e parė toskėrisht ėshtė "E mbėsuame e krishterė", shkuar nga Lukė Matrėnga
dhe botuar nė Romė mė 1592. Shqipja ka vazhduar tė shkruhet nė dy dialekte deri mė 1972, kur
toskėrishtja letrare u shpall gjuhė letrare kombėtare ose gjuhė letrare e njėsuar.

« Ndryshimi I Fundit: 05/07/07, 08:08 nga Tironce Babe » Identifikuar

·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠· ...Cosa faresti al posto mio, se ogni pensiero fossi io??!!...·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠·
       
http://www.youtube.com/watch?v=y5DzX6foKbQ

http://www.youtube.com/watch?v=SzEKYu4sF4Q&feature=related
Madam Butterfly
SuperGirl!...
Moderator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 15053


Lost inside your love!

Respekt: +7

Profili
« Pergjigju #2 : 02/07/07, 11:11 »
0

Emri
Emra quhen fjalėt qė tregojnė qenie tė gjalla: djalė, vajzė, dele, dash, Agron, Mira;
Objekte materiale: gur, dru, libėr, fletore; por shpesh edhe cilėsi: dashuri, liri ose
veprime: pastrim, rregullim.

Mjaft formime me prapashtesa funksionojnė nė tė njėtėn kohė si emra dhe si mbiemra:
shqiptar, punėtor, fshatar, malėsor etj.

Disa ema dalin me nyje tė pėrparme: i biri, e bija, i ati, e ėma, i vėllai, e motra etj. Po
kėshtu, edhe disa emra me origjinė nga mbiemri ose pjesorja e foljeve: i riu, tė rinjtė,
e reja, tė rejat, e dashura, i pasuri, i varfėri, i pandehuri, tė ftohtėt, tė kėnduarit, tė folurit,
 tė ngrėnit.

Emrat e pėrveēėm dhe tė pėrgjithshėm
Emrat ndahen nė emra tė pėrgjithshėm dhe nė emra tė pėrveēėm.
Emra tė pėrgjithshėm quhen emrat qė tregojnė qenie ose sende tė tė njėjtit lloj: djalė, vajzė,
dhi, cjap, dhomė, derė, si dhe abstrakte: miqėsi, lumturi, larje, fshirje.

Emra tė pėrveēėm quhen emrat qė tregojnė njė qenie ose njė send tė vetėm, tė dalluar nga
tė gjithė tė tjerėt: Tiranė, Prishtnė, Krujė, Naim, etj.

Janė tė pėrveēėm:
-Emrat dhe mbiemrat e njerėzve, pseudonimet: Naim Frashėri, Gjergj Kastrioti, Kostandin
Kristoforidhi, Asdreni (pseudonimi i Aleks Stavre Drenova), Migjeni (pseudonimi i Millosh
Gjergj Nikolla)

-Emrat e kafshėve: Laro, Balo, Murro;
-Emrat gjeografikė tė shteteve, tė krahinave, tė maleve, tė lumejve, tė qyteteve, tė rrugėve,
 tė shesheve, tė kontinenteve, tė oqeaneve, tė deteve etj.: Franca, Shqipėria, Kosova, Drini,
Korēa, (rruga) Fan Noli, (sheshi) Skėnderbej, Jupiteri, Azia, Paqėsori, Mesdheu;

-Emrat e periudhave dhe tė ngjarjeve historike: Mesjeta, Rilindja, Kongresi i Lushnjės;
-Emrat e institucioneve, tė organizatave e shoqatave: Presidenca, Kuvendi Popullor, Ministria
e Financave, Instituti i Gjuhėsisė dhe i Letėrsisė, Shoqata e tė Pėrndjekurve Politikė.

-Titujt e veprave, tė revistave e tė gazetave: "Lahuta e malėsisė", "Albania", "Rilindja demokratike",
"Gazeta shqiptare", "Studime filologjike".

Emrat e pėrveēėm zakonisht pėrdoren nė trajtėn e shquar:
Tirana ėshtė kryeqyteti i Shqipėrisė. Nė qendėr tė Tiranės ėshtė sheshi. Aty ndodhen Muzeu
Historik Kombėtar, Pallati i kulturės, banka Kombėtare.

Tė gjithė emrat e pėrveēėm dhe emėrtimet e pėrveēme shkruhen me shkronjė tė madhe:
-emrat dhe mbiemrat e njerėzve: Gjergj Kastrioti, Leka i Madh;
-emrat e pėrveēėm tė kafshėve: Baloja, Laroja, Baloshi;
-emrat e planeteve dhe tė yjeve: Marsi, Jupiteri, Ylli Polar, Arusha e Madhe etj.;

-emėrtimet gjeografike tė njė vendi : Gadishulli Ballkanik, Qafa e Thanės, Poli i Veriut, Drini
 i Zi, Malėsia e Madhe;
-emėrtimet e institucioneve dhe partive: Ministria e Arsimit, Partia Socialiste, Balli Kombėtar;
-emėrtimet e periudhave dhe ngjarjeve historike: Rilindja, Mesjeta, Kongresi i Manastirit;
-emėrtimet e monumenteve tė kulturės: Dea e Butrintit, Xhamia e Et'hem Beut etj.;

-titujt e librave, tė gazetave, tė emrave tė rrugėve dhe firmave vihen nė thonjėza dhe vetem
fjala e parė shkruhet me shkronjė tė madhe: "Gazeta shqiptare", "Dėshmorėt e lirisė", por rruga
"Naim Frashėri", sheshi "Fan Noli".

Emri i pėrveēėm mund tė pėrdoret si emėr i pėrgjithshėm pėr tė treguar jo mė njė individ, por
njė tip njerėzish qė i ngjajnė atij; jo njė krahinė, por send qė lidhet me emrin e kėsaj krahine etj.:
Ky njeri ėshtė tartuf i vėrtetė (hipokrit)
Ai porositi njė shishe kallmet (verė Kallmeti)
Nė kėto raste emrat e pėrveēėm shkruhen me shkronjė tė vogėl: ciceron, donkishot etj.

Emrat e pėrveēėm tė njerėzve dhe tė vendeve tė huaja shkruhen sipas shqiptimit qė kanė nė
gjuhėn prej nga janė marrė: Shekspir, Bethoven, Klinton, Sharl dė Gol, Shiler, Nju-Jork, Kajro,
Algjeri, Palestinė, Versajė etj.
« Ndryshimi I Fundit: 05/07/07, 08:08 nga Tironce Babe » Identifikuar

·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠· ...Cosa faresti al posto mio, se ogni pensiero fossi io??!!...·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠·
       
http://www.youtube.com/watch?v=y5DzX6foKbQ

http://www.youtube.com/watch?v=SzEKYu4sF4Q&feature=related
KanGaro_Toure
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 67

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #3 : 04/07/07, 19:07 »
0

Gjuha Shqipe!


Gjuha shqipe sot flitet nė Shqipėri dhe jashtė kufijve tė saj nė Kosovė, nė territorin
ndėrmjet Shkupit, Gostivarit, Tetovės NE KUMANOVE dhe Di-brės, nė Preshevė, nė Bujanovc dhe nė
Medvegjė, nė Krajė, nė Ulqin me rrethina deri nė Tivar dhe nė Ēamėri. Shqipja, pra,
flitet nė viset perėndimore tė Ballkanit, aty ku kryqėzohen rrugėt qė lidhin lindjen me
perėndimin, pikėrisht nė atė rajon qė ka qenė djepi i qytetėrimit antik evropian.

Gjithashtu, shqipja flitet edhe nė diasporė (nė Itali, nė Greqi, nė Bullgari, nė Ukrainė),
edhe nė shumė vende tė tjera tė kontinentit tonė dhe mė gjerė, nė Amerikė, nė Azi dhe
nė Australi nga shqiptarė tė vendosur atje nė kohė mė tė hershme ose mė tė vonshme.

Gjuha shqipe i pėrket familjes sė gjuhėve indoevropiane. Rreth dy mijė fjalė tė shqipes
janė me origjinė indoevropiane: kokė, ditė, natė, dimėr, ujė, ha, pi, jam, kam, zog, dem,
 elb etj. Shqipja formon njė de-gė mė vete nė familjen e gjuhėve indoevropiane. Gjuha
shqipe pra nuk ka lidhje birėrie me asnjėrėn nga gjuhėt e sotme indoevropiane.
Territori shqiptar ka qenė i banuar qė nga paleolitiku i mesėm (100000 - 40000 vjet para
erės sonė). Gjurmėt e para tė rėndėsishme tė qytetėrimit i pėrkasin neolitit (6000-2000 vjet
para erės sonė).
Nė fillimet e kohės sė bronzit fiset ilire shfaqen nė njė territor tė gjerė qė shtrihej nga gadishulli
 i Istrias nė veri deri nė gjirin e Artės nė jug. Nė lindje, kufiri i tyre shtrihej afėrsisht deri te lumenjtė
Vardari e Morava. Popullsia ilire eshtė formuar nga popullsi autokto-ne tė epokės sė neolitit,
pas ardhjes sė popullsive indoevropiane aty nga fundi i mijėvjeēarit tė tretė para erės sonė.
Pra, Ilirėt pėrbėnin njė popullsi shumė tė vjetėr tė vendosur nė perėndim tė Ballkanit.
Emrat e dy fiseve ilire, Pajonėve dhe Thesprotėve, i gjejmė tek "Iliada" dhe "Odiseja" e Homerit.

Kjo popullsi del me ketė emėr nė shekullin e pestė para erės sonė. Nė rrethinat e Durrachium-it
(Durrėsi i sotėm) u formua nyja e Shtetit tė parė Ilir. Gjuha e kėsaj popullsie ishte ilirishtja.
Shqiptarėt janė pasardhės tė ilirėve dhe gjuha shqipe pasardhėse e ilirishtes.

Nga kjo gjuhė nuk kanė mbetur veēse pak fjalė tė cilat mund tė shpjegohen me gjuhėn shqipe
dhe konkretisht sika = thika, peli = pleq, aspetos = i shpejtė. Edhe disa emra gjeografikė dhe
emra perso-nash ilirė mund tė shpjegohen me fjalė tė shqipes. Kėshtu p.sh. Dardania ėshtė
shpjeguar me shqipen dardhė, Dalmatia me shqipen del me, dele, Ulkin me shqipen ulk, ujk,
Dimalum me shqipen di mal dy male, Bardhul me shqipen i bardhė, Daz me shqipen dash..
Nė vitin 168 para erės sonė, Iliria u pushtua nga romakėt. Filloi kėshtu njė periudhė pushtimi qė
 zgjati pėr mė shumė se pesė shekuj.
Nė shekullin e VII Shqipėria u pushtua nga sllavėt, kurse nė shekullin XV nga turqit otomanė.
Pushtimi otoman vazhdoi pesė shekuj deri mė 28 nėntor 1912.
Nė Mesjetė, popullsia e territoreve tė populluara nga fiset ilire, quhej Albanoi dhe vendi Albanon,
prej nga ka dalė forma popullore Arbėnesh ose Arbėresh.
Emrat e sotėm Shqipėri, shqiptar, shqip janė shfaqur nė shekullin XVII.
Gjatė kėsaj periudhe tė gjatė pushtimi, gjuha dhe kultura shqiptare kanė qenė nėn ndikimin e
gjuhės e tė kulturės latine, greko-bizantine, sllave e turke. Gjenden nė shqipe fjalė me origjinė
nga greqishtja e vjetėr, latinishtja, greqishtja bizantine, sllavishtja, turqishtja etj.
Nga greqishtja e vjetėr kanė hyrė fjalė tė tilla si: drapėr, lakėr, qer-shi, shpellė; nga latinishtja:
arė, kalė, mbret, furkė, ungj,- nga greqi-shtja bizantine: fis, ikonė, kollogjer, manastir; nga sllavishtja:
gjobė, lopatė, pushkė, opingė, rob, si edhe toponime: Berat (bel+grad), Dropull (Drino+polje),
Konispol (kon+polje), Velipojė (veliko+polje), Zadrimė (za+Drin), Zagori (za+gor); nga turqishtja:
tepsi, pazar, cohė, bahēe, oxhak, sobė, jastėk, ilaē etj.Ėshtė e vėrtetė qė shqipja ka pėsuar ndikime
nga gjuhėt e huaja, sidomos nė leksik, po ėshtė po kaq e vėrtetė qė ajo ka shfaqur aftėsi pėr
 t'i asimiluar dhe ndryshuar sipas modelit tė vet huazimet, duke treguar forcėn dhe gjallėrinė e saj.
Kėshtu fjalėt e greqishtes sė vjetėr drapanon, kerasia, spileon nė shqip dalin drapėr, qershi,
shpellė,- nė latinisht arvum, vicinium, impertorem
nė shqip arė, fqinj, mbret,- nė sllavisht glob, opanak, ravnica nė shqip gjobė, opingė, rrafshė.
Gjithsesi gjatė periudhės qė vendi ynė, kultura jonė, gjuha jonė ishin nėn influencėn e kulturės e
 tė gjuhės latine, greko-bizantine, sllave e turke, gjuha shqipe ka ruajtur origjinalitetin e saj si
gjuhė indoevropiane me strukturė fonetike, gramatikore e leksikore tė veēantė.

Nė historinė e Shqipėrisė dhe tė shqiptarėve Rilindaj shqiptare (XIX-XX) zė njė vend tė veēantė.
Gjatė kėsaj periudhe, problemet e gjuhės u bėnė pjesė pėrbėrėse e programit tė Rilindjes shqiptare,
e cila, me alfabetin e Shoqėrisė sė Stambollit (1878) hodhi bazat pėr zgjidhjen e problemit tė alfabetit
tė gjuhės shqipe, i cili pėrfundimisht u zgjidh nė Kongresin e Manastirit mė 1908. Nė bazė tė alfabetit
tė gjuhės shqipe ėshtė alfabeti latin.

Dokumentet e para tė shkruara tė shqipes i pėrkasin shekullit XIV. Libri i parė i shkruar ėshtė "Meshari"
i Gjon Buzukut qė i pėrket gjysmės sė dytė tė shek. XVI (1555). Ka mundėsi qė tradita e shkrimit tė
shqipes tė ketė qenė mė e vjetėr. Shqipja ėshtė shkruar nė dy dialekte kryesore, nė gegėrisht dhe
nė toskėrisht. Vepra e parė toskėrisht ėshtė "E mbėsuame e krishterė", shkuar nga Lukė Matrėnga
dhe botuar nė Romė mė 1592. Shqipja ka vazhduar tė shkruhet nė dy dialekte deri mė 1972, kur
toskėrishtja letrare u shpall gjuhė letrare kombėtare ose gjuhė letrare e njėsuar.


« Ndryshimi I Fundit: 05/07/07, 08:08 nga Tironce Babe » Identifikuar

zone4design.blogspot.com
Madam Butterfly
SuperGirl!...
Moderator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 15053


Lost inside your love!

Respekt: +7

Profili
« Pergjigju #4 : 05/07/07, 08:08 »
0

Gjuha Shqipe

Gjuha  shqipe bėn pjesė nė familjen e gjuhėve indoevropiane, ku futen gjuhėt indoiranike, greqishtja, gjuhėt romane, gjuhėt sllave, gjuhėt gjermane, etj. Ajo formon njė degė tė veēantė nė kėtė familje gjuhėsore dhe nuk ka ndonjė lidhje prejardhjeje me asnjerėn prej gjuhėve tė sotme indoevropiane. Karakteri indoevropian i shqipes, pėrkatėsia e saj nė familjen gjehėsore indoevropiane, u arrit tė pėrcaktohej e tė vėrtetohej qė nga mesi i shekullit XIX, nė sajė tė studimeve tė gjuhėsisė historike krahasuese.
Ishte sidomos merita e njerit prej themeluesve kryesorė tė kėtij drejtimi gjuhėsor, dijetarit tė njohur gjerman Franz Bopp, qė vėrtetoi me metoda shkencore pėrkatėsinė e gjuhės shqipe nė familjen gjuhėsore indoevropiane. F Bopp i kushtoi kėtij problemi njė vepėr tė veēantė me titull “Ueber das Albanesische in scinen verwandtschaftlichen Bezichungen”, botuar nė vitin 1854.
Nė ndarjen e gjuhėve indoevropiane nė dy grupe: nė gjuhė lindore ose satem dhe nė gjujė perėndimore ose kontum, shqipja shkon me gjuhėt lindore (satem), bashkė me gjuhėt indoiranike, gjuhėt balto-sllave dhe armenishten.

Origjina

Problemi i origjnės sė gjuhės shqipe ėshtė njė nga problemet shumė tė debatuara tė shkencės gjuhėsore. Ajo e ka burimin, pa dyshim, prej njerės nga gjuhėt e lashta tė Gadishullit tė Ballkanit, ilirishtes ose trakishtes. Nė literaturėn gjuhėsore qarkullojnė dy teza themelore pėr origjinėn e shqipes: teza e origjinės ilire dhe teza e origjinės traka. Teza ilire ka gjetur mbėshtetje mė tė gjerė historike dhe ghuhėsore. Ajo ėshtė formuar qė nė shekullin XVIII nė rrethet e historianėve.
Pėrpjekjen e parė shkencore pėr tė shpjeguar origjinėn e shqiptarėve dhe tė gjuhės sė tyre, e bėri historiani suedez Hans Erich Thunmann nė veprėn e tij “Undersuchunger liber di Geschichte der Östlichen europäischen Völker” Leipzig 1774. Ai, duke u mbėshtetur nė burime historike latine e bizantine dhe nė tė dhėna gjuhėsore e onomastike, arriti nė pėrfundimin se shqiptarėt janė vazhduesit autoktonė tė popullsisė sė lashtė ilire, e cila nuk u romanizua siē ndodhi me popullsinė trako-dake, paraardhėse tė rumunėve.
Tezea e origjinės ilire te shqipertarėve ėshtė mbėshtetur nga albanolugu i mirėnjohur austriak Johannas Georges von Hahn nė veprėn e tij Albanesische Stidien,publikuar mė 1854
Qė nga ajo kohė deri nė ditėt tona, njė varg dijetarėsh tė shquar historianė, arkeologė e gjuhėtarė, kanė sjellė duke plotėsuar njeri tjetrin, njė sėrė argumentesh historike dhe gjuhėsore, qė mbėshtesin tezėn e origjinės dhe tė shqiptarėve dhe tė gjuhės sė tyre. Disa nga keto argumente themelore, jane:
1. Shqiptarėt banojnė sot nė njė pjesė tė trojeve, ku nė periudhėn antike kanė banuar fise ilire; nga ana tjetėr nė burimet historike nuk njihet ndonjė emigrim i shqiptarėve nga vise tė tjera pėr t’u vendosur nė trojet e sotme.
2. Njė pjesė e elementeve gjuhėsore: emra sendesh, fisesh, emra njerėzish, glosa, etj., qė janė njohur si ilire, gjejnė shpjegim me anė tė gjuhės shqipe.
3. Format e toponimeve tė lashta tė trojeve ilire shqiptare, tė krahasuara me format pėrgjegjėse tė sotme, provojnė se ato jane zhvilluar sipas rregullave tė fonetikės historike tė shqipes, dmth kanė kaluar pa ndėrprerje nėpėr gojėn e njė popullsie shqipfolėse.
4. Marrėdhėniet e shqipes me greqishtjen e vjetėr dhe me latinishten, tregojnė se shqipja ėshtė formuar dhe ėshte zhvilluar nė fqinjėsi me kėto dy gjuhė kėtu nė brigjet e Adriatikut dhe tė Jonit.
5. Tė dhėnat arkeologjike dhe ato tė kulturės materiale e shpirtėrore, dėshmojnė se ka vijimėsi kulturore nga ilirėt antikė te shqiptarėt e sotėm.
Nga tė gjithė kėto argumente, tė paraqitur nė mėnyrė tė pėrmbledhur, rezulton se teza e origjinės ilire e gjuhės shqipe, ėshtė teza mė e mbėshtetur nga ana historike dhe gjuhėsore.


 
Fillimet e shkrimit tė gjuhės shqipe

Shqipja ėshtė njė nga gjuhėt e lashta tė Ballkanit, por e dokumentuar me shkrim mjaft vonė, nė shekullin XV, ashtu si rumanishtja.
Dokumenti i parė i shkruar nė gjuhėn shqipe, ėshtė ajo qė quhet “Formula e pagėzimit”, e vitit 1462. Eshtė njė fjali e shkurtėr nė gjuhėn shqipe “Unte paghesont premenit Atit et birit et spertit senit”, qė gjendet nė njė qarkore tė shkruar nė latinisht nga Kryepeshkopi i Durrėsit Pal Engjėlli, bashkėpunėtor i ngushtė i Skėnderbeut.
Pal Engjėlli, gjatė njė vizite nė Mat, vuri re shrregullime nė punė tė ushtrimit tė fesė dhe me kėtė rast, ai la me shkrim disa porosi dhe udhėzime pėr klerin katolik, ndėr tė cilat edhe formulėn e mėsipėrme, tė cilėn mund ta pėrdornin prindėrit pėr tė pagėzuar fėmijtė e tyre, nė rastet kur nuk kishin mundėsi t’i dėrgonin nė kishė, ose kur nuk kishte prift. Formula ėshtė shkruar me alfabetin latin dhe nė dialektin e veriut (gegėrisht).
“Formula e pagėzimit” ėshtė gjetur nė Bibliotekėn Laurentiana tė Milanos nga historiani i njohur rumun Nikolla Jorga dhe ėshtė botuar prej tij nė vitin 1915 nė “Notes et extraits pour servir l’histoire des croisades au XV siecle IV, 1915”.
Mė pas, njė botim filologjik tė kėtij dokumenti, bashkė me riprodhimin fotografik tė tij, e bėri filologu francez Mario Rognes nė “Recherches sur les anciens textes albanais”, Paris 1932.
Dokumenti i dytė, i shkruar nė gjuhėn shqipe ėshtė Fjalorthi i Arnold von Harfit, i vitit 1496. Udhėtari gjerman Arnold von harf, nga fshati i Kėlnit, nė vjeshtė tė vitit 1496, ndėrmori njė udhėtim pelegrinazhi pėr nė “vendet e shenjta”. Gjatė udhėtimit kaloi edhe nėpėr vendin tonė, gjatė bregdetit, duke u ndalur nė Ulqin, Durrės e Sazan dhe pėr nevoja praktike tė rrugės shėnoi 26 fjalė, 8 shprehje dhe numėrorėt 1 deri mė 10 dhe 100 e 1000, duke i shoqėruar me pėrkthimin gjermanisht. Ky Fjalorth u botua pėr herė tė parė mė 1860 nė Kėln, nga E.von Grote.
I fundit tė shekullit XV ose i fillimit tė shekullit XV ėshtė edhe njė tekst tjetėr i shkruar nė gjuhėn shqipe dhe i gjendur brenda njė dorėshkrimi grek tė shekullit XIV nė Bibliotekėn Ambrosiana tė Milanos. Teksti pėrmban pjesė tė pėrkthyera nga Ungjilli i Shėn Mateut, etj. Ai ėshtė shkruar nė dialektin e jugut dhe me alfabet grek. Ky tekst i shqipes i shkruar , njihet nė literaturėn shqiptare me emrin “Ungjilli i Pashkėve”.
Kėto dokumente nuk kanė ndonjė vlerė letrare, por paraqesin interes pėr historinė e gjuhės sė shkruar shqipe. Shqipja, qė nė fillimet e shkrimit tė saj, dėshmohet e shkruar nė tė dy dialektet, nė dialektin e veriut (gegėrisht) dhe nė alfabetin e jugut (toskėrisht), si dhe me dy alfabete, me alfabetin latin dhe me alfabetin grek, gjė qė tregon se kultura shqiptare ishte njėkohėsisht nėn ndikimin e kulturės latine dhe tė kulturės greko-bizantine.
Libri i parė i shkruar nė gjuhėn shqipe, qė njohim deri mė sot, ėshtė “Meshari” i Gjon Buzukut, i vitit 1555, i cili shėnon edhe fillimin e letėrsisė sė vjetėr shqiptare. Nga ky libėr, na ka arritur vetėm njė kopje, qė ruhet nė Bibliotekėn e Vatikanit. Libri pėrmban 220 faqe, tė shkruara nė dy shtylla. “Meshari” i Gjon Buzukut ėshtė pėrkthimi nė shqip i pjesėve kryesore tė liturgjisė katolike, ai pėrmban meshet e tė kremteve kryesore tė vitit, komente tė librit tė lutjeve, copa nga Ungjilli dhe pjesė tė ritualit dhe tė katekizmit. Pra, ai pėrmban pjesėt qė i duheshin meshtarit nė praktikėn e pėrditėshme tė shėrbimeve fetare. Duket qartė, se kemi tė bėjmė me njė nismė tė autorit, me njė pėrpjekje tė tij, pėr tė futur gjuhėn shqipe nė shėrbimet fetare katolike. Pra, edhe pėr gjuhėn shqipe, ashtu si pėr shumė gjuhė tė tjera, periudha letrare e saj nis me pėrkthime tekstesh fetare.
Libri i parė nė gjuhėn shqipe, “Meshari” i Gjon Buzukut, u zbulua pėr herė tė parė nė Romė nga njeri prej shkrimtarėve tė veriut, Gjon Nikollė Kazazi. Por libri humbi pėrsėri dhe u rizbulua mė 1909 nga peshkopi Pal Skeroi, gjurmues dhe studiues i teksteve tė vjetra. Nė vitin 1930, studiuesi nga Shkodra Jystin rrota vajti nė Romė, bėri tri fotokopje tė librit dhe i solli nė Shqipėri. Nė vitin 1968 libri u botua i transliteruar dhe i transkriptuar, i pajisur me shėnime kritike dhe me njė studim tė gjerė hyrės nga gjuhėtari i shquar, prof.E.Ēabej. Nė mėnyrė tė pavarur, tekstin e Buzukut, e pati transkriptuar edhe studiuesi N.Resuli.
“Meshari” i Gjon Buzukut ėshtė shkruar nė gegėrishten veriore (veriperėndimore), me alfabet latin, tė plotėsuar me disa shkronja tė veēanta. Libri ka njė fjalor relativisht tė pasur dhe ortografi e forma gramatikore pėrgjithėsisht tė stabilizuara, ēka dėshmon pėr ekzistencėn e njė tradite tė mėparshme tė tė shkruarit tė shqipes.
Prof.Eqerem Ēabej, qė ishte marrė gjerėsisht me veprėn e Gjon Buzukut, ka arritur nė pėrfundimin, se gjuha e saj “nuk ėshtė njė arė fare e papunuar”. “Duke e shkruar me njė vėshtrim mė objektiv kėtė tekst – pohon ai – nga gjuha e rrjedhėshme qė e pėrshkon fund e majė atė dhe nga mėnyra, me gjithė lėkundjet e shpeshta, mjaft konseguente e shkrimit, arrin tė bindet njeriu, se nė Shqipėri ka qenė formuar qė mė parė, sė paku qė nė mesjetėn e vonė, njė traditė letrare me shkrime liturgjike”. Kjo tezė, sipas autorit, gjen mbėshtetje edhe nga gjendja kulturore e Shqipėrisė mesjetare; “shkalla e kulturės sė popullit shqiptar nė atė kohė nuk ka qenė ndryshe nga ajo e vendeve perreth, sidomos e atyre tė brigjeve tė Adriatikut”.
Pėr nje traditė tė shkrimit tė shqipes para shekullit XV, flasin edhe disa dėshmi tė tjera tė tėrthorta.
Kleriku francez Gurllaume Adae (1270-1341), i cili shėrbeu pėr shumė kohė (1324-1341), si Kryepeshkopi i Tivarit dhe pati mundėsi t’i njihte mirė shqiptarėt, nė njė relacion me titull “Directorium ad passagium faciendum ad terrom sanctam”, dėrguar mbretit tė Francės Filipit VI, Valua, studiuan ndėr tė tjera: “Sado qė shqiptarėt kanė njė gjuhė tė ndryshme nga latinishtja, prapėsėprapė, ata kanė nė perdorim dhe nė tė gjithė librat e tyre shkronjėn latine”. Pra, ky autor flet pėr libra nė gjuhėn e shqiptarėve, duke dhėnė kėshtu njė dėshmi se shqipja ka qenė shkruar para shekullit XV.
Edhe humanisti i shquar Marin Barleti, nė veprėn e tij “De obsi dione scodrensi” (Mbi rrethimin shkodran), botuar nė Venedik, mė 1504, duke folur pėr qytetin e Shkodrės, bėn fjalė pėr fragmente tė shkruara in vernacula lingua, dmth nė gjuhėn e vendit, tė cilat flasin pėr rindėrtimin e qytetit tė Shkodrės.
Kėto dėshmi tė G.Adae dhe tė M.Barletit, dy njohės tė mirė tė shqiptarėve dhe tė vendit tė tyre, janė nė pajtim edhe me tė dhėnat historike pėr kėtė periudhė, tė cilat flasin pėr njė nivel ekonomik e kulturor tė zhvilluar tė viseve shqiptare nė shekullin XIV dhe nė fillim tė shekullit XV. Nė atė periudhė, nė veri dhe nė jug tė Shqipėrisė, lulėzuan ekonomikisht Durrėsi, Kruja, Berati, Vlora, tė cilat u bėnė qendra tė rėndėsishme tregtare, zejtare dhe kulturore.
Kėto janė dėshmi qė e bėjnė tė besueshme ekzistencėn e njė tradite mė tė herėshme shkrimi tė shqipes, megjithatė, deri sa kėrkimet tė mos kenė nxjerre nė dritė ndonjė libėr tjetėr, “Meshari” i Gjon Buzukut do tė vijojė tė mbetet libri i parė i shkruar nė gjuhėn shqipe dhe vepra e parė e letėrsisė shqiptare.
Nė shekullin XVI i ka fillimet edhe letėrsia nė gjuhėn shqipe te arbėreshėt e Italisė. Vepra e parė e letėrsisė arbėreshe nė gjuhėn shqipe dhe vepra e dytė pėr nga vjetėrsia, pas asaj tė Buzukut, ėshtė ajo e priftit arbėresh Lekė Matrenga “E mbesuame e krishterė….”, e botuar nė vitin 1592. Eshtė njė libėr i vogėl me 28 faqe, pėrkthim i njė katekizmi. Libri ėshtė shkruar nė dialektin e jugut, me alfabet latin, plotėsuar me disa shkronja tė veēanta pėr tė paraqitur ato tinguj tė shqipes, qė nuk i ka latinishtja.
Njė zhvillim mė tė madh njohu lėvrimi i gjuhės shqipe nė shekullin XVII, nėn penėn e njė vargu autorėsh, si Pjetėr Budi, Frang Bardhi dhe Pjetėr Bogdani, tė cilėt nuk bėnė vetėm pėrkthime, por shkruan edhe vepra origjinale,
Frang Bardhi, nė vitin 1635, hartoi tė parin fjalor, “Fjalorin latinisht-shqip”, me tė cilin mund tė thuhet, se zė fill shkenca gjuhėsore shqiptare. Gjatė Rilindjes Kombėtare, nė shekullin XIX, nė kushte tė reja historike, lėvrimi dhe pėrparimi i gjuhės shqipe hyri nė njė etapė tė re. Nė kėtė periudhė u bėnė pėrpjekje tė vetėdishme pėr tė ndėrtuar nje gjuhė letrare kombėtare, standartizimi i sė cilės u arrit nė shekullin XX.

Dialektet e gjuhės shqipe

Gjuha shqipe ka dy dialekte kryesore, dialektin e veriut ose gegėrishten dhe dialektin e jugut ose toskėrishten. Kufiri natyror qė i ndan nė vija tė pėrgjithėshme kėto dialekte, ėshtė lumi i Shkumbinit, qė kalon nėpėr Elbasan, nė Shqipėrinė e mesme. Nė anėn e djathtė tė Shkumbinit shtrihet dialekti verior (gegėrishtja), nė anėn e majtė tė tij, dialekti jugor (toskėrishtja).
Dallimet midis dialekteve tė shqipes nuk janė tė mėdha, folėsit e tyre kuptohen pa vėshtirėsi njeri me tjetrin. Megjithatė, ekzistojnė disa dallime nė sistemin fonetik dhe nė strukturėn gramatikore e nė leksik, nga tė cilėt mė kryesorėt jane: dialekti i veriut ka zanore gojore dhe hundore, kurse dialekti i i jugut, vetėm zanore gojore; togut ua tė toskėrishtes, gegėrishtja i pėrgjigjet me togun ue (grua ~ grue); togut nistor va tė toskėrishtes, gegėrishtja i pėrgjigjet me vo (vatėr ~ votėr); ā-sė hundore tė theksuar tė gegėrishtes, toskėrishtja i pėrgjigjet me ė tė theksuar (nānė ~ nėnė).
Dialekti i jugut ka dukurinė e retacizmit (kthimin e n-sė ndėrzanore nė r (ranė ~ rėrė), qė nė gegėrisht mungon; nė toskėrisht, grupet e bashkėtingėlloreve mb, nd, etj. Ruhen tė plota, kurse nė gegėrisht, janė asimiluar ne m, n, (mbush ~ mush, vend ~ ven). Nė sistemin morfologjik, dialekti i veriut ka formėn e paskajores sė tipit me punue, kurse toskėrishtja nė vend tė saj, pėrdor lidhoren tė punoj. Forma e pjesores nė toskėrisht, del me mbaresė, kurse nė gegėrisht, pa mbaresė (kapur ~ kapė), etj. Dialekti I jugut ka format e sė ardhmes: do tė punoj dhe kam pėr tė punuar , ndėrsa dialekti I veriut pėrveē formave tė mėsipėrme ka formėn kam me punue.
Tė gjitha dialektet e folura shqipe nė enklavat italiane dhe greke janė variantet e toskėrishtes dhe duket se janė tė lidhura mė sė afėrmi me dialektin e Ēamėrisė nė jugun e largėt tė Shqipėrisė. Enklavat Italiane- rreth 50 fshatra tė shpėrndarė - me siguri janė gjetur nga emigrantėt nga sundimi i Turqisė nė Greqi. Disa dialekte tė largėta dhe tė izoluara tė origjinės jugore tė Toskėrishtes fliten nė Bulgari dhe Trakinė Turke por nuk kanė datė tė saktė. Gjuha ende pėrdoret nė Madritsa, Bulgari, nė kufirin afėr Edirnesė, dhe nė pėrfundim tė kėtij fshati qė po mbijeton nė Mandres, afėr Kilkis nė Greqi, qė daton nga Lufta Ballkanike. Njė enklavė Toskėrisht afėr Melitopolit nė Ukrainė shfaqet vendosja e fundme nga Bullgaria. Dialektet Shqiptare nga Istria, pėr tė cilin ekziston njė tekst, dhe nga Sreim, pėr tė cilin nuk ekziston asnjė tekst janė zhdukur.

 

 
Identifikuar

·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠· ...Cosa faresti al posto mio, se ogni pensiero fossi io??!!...·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠·
       
http://www.youtube.com/watch?v=y5DzX6foKbQ

http://www.youtube.com/watch?v=SzEKYu4sF4Q&feature=related
Madam Butterfly
SuperGirl!...
Moderator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 15053


Lost inside your love!

Respekt: +7

Profili
« Pergjigju #5 : 05/07/07, 08:08 »
0

Shqipja standarte

Formimi i gjuhės letrare kombėtare tė njėsuar (gjuha standarte), si varianti mė i pėrpunuar i gjuhės sė popullit shqiptar, ka qenė njė proņes i gjatė, qė ka filluar qė nė shekujt XVI-XVIII, por pėrpunimi i saj hyri nė njė periudhė tė re, nė shekullin XIX, gjatė Rilindjes Kombėtare.
Ne vitin 1824 Naum Veqilharxhi filloi punen per te krijuar alfabetin shqip dhe ne vitin 1844 dhe 1845 u botua “Evetar”-i. Vaqilharxhi ishte i pari qe shprehu qellimet e Rilindjes Kombetare Shqipėtare nėpėrmjet traktatit tė tij, parathėnies sė “Evetr”-it tė pare dhe shume shkrimeve tė tjera.
Nė programin e Rilindjes, mėsimi dhe lėvrimi i gjuhės amtare, pėrpjekjet pėr pasurimin e saj dhe pastrimin nga fjalėt e huaja dhe tė panevojėshme, zinin njė vend qėndror. Gjatė kėsaj periudhe, u zhvillua njė veprimtari e gjerė letrare, kulturore dhe gjuhėsore.
Nė vitin 1879, u krijua “Shoqata e tė shtypurit shkronja shqip”, qė i dha njė shtysė tė re kėsaj veprimtarie. U hartuan gramatikat e para me synime normative dhe u bė hapi i parė pėr hartimin e njė fjalori kombėtar i gjuhės shqipe, qė ėshtė “Fjalori i Gjuhės Shqipe” i Kostandin Kristoforidhit, i botuar pas vdekjes sė autorit, mė 1904.
Gjatė periudhės sė Rilindjes Kombėtare, u arrit tė pėrvijoheshin dy variante letrare tė kombit shqiptar, varianti letrar jugor dhe varianti letrar verior. U bėnė gjithashtu, pėrpjekje pėr afrimin e kėtyre varianteve dhe pėr njėsimin e gjuhės letrare. Detyra e parė qė duhej zgjedhur, ishte njėsimi i alfabetit. Deri atėhere, shqipja ishte shkruar nė disa alfabete: alfabeti latin, alfabeti grek, alfabeti turko-arab dhe alfabete tė veēanta. Kėtė detyrė e zgjidhi Kongresi i Manastirit, i mbledhur mė 14 deri mė 22 Nentor tė vitit 1908, nė qytetin e Manastirit, qė sot ndodhet nė Maqedoni. Ne kėtė Kongres, pas shumė diskutimesh, u vendos qė tė pėrdorej njė alfabet i ri, i mbėshtetur tėrėsisht nė alfabetin latin, i plotesuar me nėntė digrame (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh), dhe me dy shkronja me shenja diakritike (ē, ė), ėshtė alfabeti qė ka edhe sot nė perdorim gjuha shqipe. Kongresi e la tė lire edhe pėrdorimin e alfabetit tė Stambollit, qė kishte mjaft pėrhapje, por koha ja leshoi vendin alfabetit tė ri, qė u paraqit nė Kongres, pra alfabetit tė sotėm.
Njė hap tjetėr pėr njėsimin e gjuhės letrare shqipe, bėri “Komisioni letrar shqip”, qė u mblodh nė Shkodėr nė vitin 1916. Komisioni nėnvizoi si detyrė themelore lėvrimin e gjuhės letrare shqipe dhe zhvillimin e letėrsisė shqiptare. Ky komision gjuhėtarėsh e shkrimtarėsh, krijuar pėr tė ndihmuar nė formimin e njė gjuhe letrare tė pėrbashkėt pėrmes afrimit tė dy varianteve letrare nė pėrdorim, vlerėsoi variantin letrar tė mesėm, si njė urė nė mes toskėrishtes dhe gegėrishtes dhe pėrcaktoi disa rregulla pėr drejtshkrimin e tij, tė cilat ndikuan nė njėsimin e shqipes sė shkruar.
Vendimet e Komisionit letrar shqip pėr gjuhėn letrare e pėr drejtshkrimin e saj, u miratuan mė vonė edhe nga Kongresi Arsimor i Lushnjės (1920) dhe vijuan te zbatoheshin deri nė Luftėn e Dytė Botėrore.
Pas Luftės sė dytė Botėrore, puna pėr njesimin e gjuhės letrare kombėtare (gjuhės standarte) dhe tė drejtshkrimit tė saj, nisi te organizohet nga Instituti i Shkencave. U krijuan komisione tė posaēme pėr hartimin e projekteve tė drejtshkrimit. Kėshtu, u hartuan disa projekte nė vitet 1948, 1951, 1953 e 1956. U organizuan gjithashtu, dy konferenca shkencore nė vitin 1952, pėr tė diskutuar pėr problemin e gjuhės letrare.
Me 1967, u botua nga Instituti i Historisė dhe i Gjuhėsisė, projekti i ri “Rregullat e drejtshkrimit tė shqipes”. Ky projekt filloi tė zbatohet nė tė gjithė hapsiren shqiptare, nė Republikėn e Shqipėrisė, nė Kosovė dhe nė Mal tė Zi. Ndėrkohė, perpjekje pėr njesimin e gjuhes letrare dhe tė drejtshkrimit tė saj, bėheshin edhe nė Kosove.
Nė vitin 1968, u mblodh Konsulta Gjuhėsore e Prishtinės, e cila, e udhėhequr nga parimi “njė komb-njė gjuhė letrare”, vendosi qė projekti i ortografisė i vitit 1968, posa tė miratohej e tė merrte formėn zyrtare nė Republikėn e Shqipėrisė, do tė zbatohej edhe nė Kosovė. Vendimet e kėsaj Konsulte kanė qenė me rėndėsi tė jashtėzakonshme pėr njesimin e gjuhes letrare kombėtare shqipe.
Projekti “Rregullat e drejtshkrimit tė shqipes “ i vitit 1967, pas njė diskutimi publik, ai u paraqit pėr diskutim nė Kongresin e Drejtshkrimit tė Shqipes, qe u mblodh nė Tiranė, nė vitin 1972, i cili ka hyrė nė historinė e gjuhes shqipe dhe tė kulturės shqiptare, si Kongresi i njėsimit tė gjuhės letrare kombėtare.
Kongresi i Drejtshkrimit tė Shqipes, nė tė cilin morėn pjesė delegatė nga tė gjitha rrethet e Shqipėrisė, nga Kosova, nga Maqedonia dhe nga Mali i Zi dhe nga arbėreshet e Italisė, pasi analizoi tė gjithė punėn e berė deri atėhere pėr njesimin e gjuhės letrare, miratoi njė rezolutė, nė tė cilėn pėrveē tė tjerash, pohohet se “populli shqiptar ka tashmė njė gjuhė letrare tė njėsuar”.
Gjuha letrare kombėtare e njėsuar (gjuha standarte), mbėshtetej kryesisht nė variantin letrar tė jugut, sidomos nė sistemin fonetik por nė tė janė integruar edhe elemente tė variantit letrar tė veriut.
Pas Kongresit tė Drejtshkrimit, janė botuar njė varg vepra tė rėndėsishme, qė kodifikojnė normat e gjuhės standarte, sic janė “Drejtshkrimi i gjuhes shqipe” (1973), “Fjalori i gjuhės sė sotme letrare (1980), Fjalori i shqipes sė sotme (1984), Fjalori Drejtshkrimor i gjuhės shqipe (1976), Gramatika e gjuhės sė sotme shqipe I Morfologjia (1995), II Sintaksa (1997).

Veēori tipologjike tė shqipes sė sotme standarte.

Nga ana strukturore, paraqitet sot si njė gjuhė sintetiko-analitike, me njė mbizotėrim tė tipareve sintetike dhe me njė prirje drejt analitizmit. Njė pjesė e mirė e tipareve tė saj fonetike dhe gramatikore, janė tė trashėguara nga njė periudhė e lashtė indoevropiane, njė pjesė tjeter janė zhvillime te mėvonshme.
Shqipja ka sot njė sistem fonologjik tė vetin, qė pėrbėhet nga shtatė fonema zanore dhe 29 fonema bashkėtingėllore. Shkruhet me alfabet latin tė caktuar nė vitin 1908 nė Kongresin e Manastirit.
Alfabeti i shqipes ka 36 shkronja, nga tė cilat 25 janė tė thjeshta (a, b, c, d, e, f, g, h, i, j, k, l, m, n, o, p, q, r, s, t, u, v, x, y, z), 9 janė bigrame (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh) dhe 2 me shkronja diakritike (ė, ē).
Shqipja ka theks intensiteti dhe pėrgjithėsisht tė palėvizshėm gjate fleksionit. Nė shumicen e rasteve, sidomos nė sistemin emėror, theksi bie nė rrokjen e parafundit.
Shqipja ka njė sistem tė zhvilluar (tė pasur) formash gramatikore, ka njė sistem lakimi binar: lakimin e shquar dhe tė pashquar, ruan ende mirė format rasore (ka pesė rasa), sistemin prej tri gjinish (mashkullore, femėrore dhe asnjanėse), kjo e fundit po shkon drejt zhdukjes, mbahet vetėm nė njė kategori tė veēantė emrash foljorė, tė tipit: tė shkruarit, tė menduarit, etj.
Sistemi emėror ka trajtė tė shquar dhe tė pashquar dhe pėr pasojė, edhe lakim tė shquar e tė pashquar; nyja shquese ėshtė e prapavendosur si nė rumanisht dhe nė bullgarisht; ka nyje tė pėrparme te emrat nė rasen gjinore (i, e malit) dhe te mbiemrat e nyjshėm (i mirė, i vogėl, etj)., te emrat asnjanės tė tipit tė folurit, etj. Pėrvec fleksionit me mbaresa tė veēanta, shqipja njeh edhe fleksionin e brendshėm (dash ~ desh, marr ~ merr); ka dy tipe strukturorė mbiemrash tė ngjashėm (i madh, i ndershėm) dhe tė panyjshem (trim, besnik). Te numėrorėt pėrdor kryesisht sistemin decimal (dhjetė, tridhjetė, pesėdhjetė), por ruan edhe sistemin vigezimal (njėzet, dyzet); numėrorėt e pėrberė nga 11-19, formohen duke vėnė numrin e njėsheve pėrpara, parafjalėn mbė dhe pastaj dhjetshet (njėmbėdhjetė, dymbėdhjetė, etj) si nė rumanisht dhe nė gjuhėt sllave.
Sistemi foljor paraqitet mjaft i larmishem. Shqipja ka njė sistem tė pasur formash menyrore dhe kohore, njė pjesė tė e cilave janė tė trashėguara nga njė periudhė e hershme, njė pjesė janė kryer gjatė evolucionit tė saj historik. Folja ka gjashtė menyra; (dėftore, lidhore, kushtore, habitore, dėshirore, urdhėrore) dhe tri forma tė pashtjelluara (pjesore, paskajore dhe pėrcjellore). Koha e ardhėshme ndėrtohet nė menyre analitike, me dy forma: me do (forma e foljes dua) + lidhore (do tė punoj) dhe me foljen ndihmėse kam + paskajore (kam pėr tė punuar).
Rendi i fjalėve nė fjali ėshtė pėrgjithėsisht i lirė, por mė i zakonshem ėshtė rendi subjekt+verb+objekt.
Leksiku i gjuhės shqipe pėrbėhet prej disa shtresash. Njė shtresė tė veēantė pėrbėjnė fjalėt me burim vendas, tė trashėguar nga njė periudhė e lashtė indoevropiane (ditė, natė, dimėr, motėr, jani, etj.), ose tė formuara mė vonė, me mjete tė shqipes (ditor, dimėror, i pėrnatshėm).
Njė shtresė tjetėr, pėrbėjnė fjalėt e huazuara nga gjuhė tė tjera, si pasojė e kontakteve tė popullit shqiptar me popuj tė tjerė gjatė shekujve. Fjalėt e huazuara kanė hyrė nga greqishtja, greqishtja e vjetėr dh e re, nga latinishtja dhe gjuhėt romane, nga sllavishtja dhe nga turqishtja.
Shqipja, me gjithė huazimet e shumta, ka ruajtur origjinalitetin e saj, si gjuhė e veēantė indoevropiane.

Pėrhapja e gjuhės shqipe

Shqipja flitet sot nga mė se gjashtė milionė vetė nė Republikėn e Shqipėrisė, nė Kosovė, nė viset shqiptare tė Maqedonisė, tė Malit tė Zi, tė Serbisė jugore, si dhe nė viset e Ēamerisė nė Greqi. Shqipja flitet gjithashtu, nė ngulimet shqiptare nė Itali, nė Greqi, nė Bullgari, nė Ukrainė, si dhe nė shqiptarė tė mėrguar nė viset e ndryshme tė botės para Luftės se Dytė Botėrore dhe nė kėtė dhjetėvjeēarin e fundit.
Gjuha shqipe mėsohet dhe sudjohet nė disa universitete dhe qėndra albanologjike nė bote, si nė Paris, Romė, Napoli, Kozencė, Plermo, Leningrad, Pekin, München, Bukuresht, Selanik, Sofie etj.


Studimet pėr gjuhėn shqipe

Gjuha dhe kultura e shqiptarėve, lashtėsia dhe karakteri origjinal i tyre, kanė tėrhequr prej kohėsh vėmendjen e studjuesve tė huaj dhe shqiptarė qė nė shekullin XVIII dhe mė parė. Nė mėnyrė tė veēantė, gjuha, historia dhe kultura e shqiptarėve, tėrhoqi vėmendjen e botės gjermane. Me tė u mor edhe njė filozof i madh, sic ishte Gotfrid Vilhelm Lerbnitz, qė punoi njė shekull para lindjes sė gjuhėsisė krahasimtare. Ai mendonte, se studimi krahasues i gjuhėve ishte themelor pėr tė ndėrtuar njė histori universale tė botės, pėr ta kuptuar dhe pėr ta shpjeguar atė. Nė disa letra, qe ai i shkruante njė bibliotekari tė Bibliotekės Mbretėrore tė Berlinit, nė fillim tė shekullit XVIII, shprehet edhe pėr natyrėn dhe prejardhjen e gjuhės shqipe dhe pas disa luhatjeve, arriti nė pėrfundimin, se shqipja ėshtė gjuha e ilirėve tė lashtė.
Megjithatė, studimet shkencore pėr gjuhėn shqipe, si dhe pėr shumė gjuhė tė tjera, nisėn pas lindjes sė gjuhėsisė historike-krahasuese nga mesi i shekullit XIX. Njė nga themeluesit e kėsaj gjuhėsie, dijetari gjerman Franz Bopp, arriti tė provonte qė nė vitin 1854, se shqipja bėnte pjesė nė familjen e gjuhėve indoevropiane dhe se zinte njė vend tė veēantė nė kėtė familje gjuhėsore. Pas tij, studjues tė tjerė, si G.Meyer, H.Pedersen, N.Jokli, studjuan aspekte tė ndryshme tė leksikut dhe tė strukturės gramatikore tė gjuhės shqipe. G.Meyer do tė hartonte qė nė vitin 1891 njė Fjalor etimologjik tė Gjuhės shqipe (Etymologisches Wörterbuch der albanesischen Sprache, Strasburg 1891), i pari fjalor i kėtij lloji pėr shqipen. Pėrveē kėtyre, njė varg i madh gjuhėtarėsh tė huaj, si F.Miclosich, G.Weigand, C.Tagliavini, St.Man, E.Hamp, A.Desnickaja, H.Ölberg, H.Mihaescu, W.Fredler, O.Bucholtz, M.Huld, G.B.Pellegrini, etj. kanė dhėnė kontribute tė shėnuara pėr studimin e historisė sė gjuhės shqipe, tė problemeve qė lidhen me prejardhjen e saj, me etimologjinė, fonetikėn dhe gramatikėn historike, si edhe nė studimin e gjendjes sė sotme tė shqipes.
Ndėrkohė, krahas studimeve pėr gjuhėn shqipe tė albanologėve tė huaj, lindi dhe u zhvillua edhe gjuhėsia shqiptare. Ajo i ka fillimet e saj qė nė shekullin XVII, kur Frang Bardhi botoi tė parin fjalor tė gjuhės shqipe “Dictionarium Latino-Epiroticum” (1635). Gjatė Rilindjes Kombėtare u botuan disa gramatika tė gjuhės shqipe. Kėshtu, nė vitin 1864, Dhimitėr Kamarda, njė nga arbėreshėt e Italisė, botoi veprėn “Laggio della grammatica comparata sulla lingua albanese”, Livorno 1864, vėll.II “L’Apendice al saggio dalla gramatica comparata sulla lingua albanese”, Prato 1866. Mė 1882, Kostandin Kristoforidhi botoi “Gramatikėn e gjuhės shqipe” dhe mė 1806, Sami Frashėri botoi “Shkronjėtoren e gjuhės shqipe”, dy vepra gjuhėsore tė rėndėsishme tė shekullit XIX pėr gramatologjinė e gjuhės shqipe. Nga fundi i shekullit XIX, Kostandin Kristoforidhi pėrgatiti edhe njė “Fjalor tė gjuhės shqipe”, i cili u botua nė vitin 1904 dhe pėrbėn veprėn mė tė rėndėsishme tė leksikografisė shqiptare, qė u botua para Luftės se Dytė Botėrore. Nė vitin 1909, botohet Fjalori i shoqėrisė “Bashkimi”.
Pas shpalljes sė Pavarėsisė, u botuan njė varg gramatikash dhe fjalorė dygjuhėsh, pėr tė plotėsuar nevojat e shkollės dhe tė kulturės kombėtare. Nė fushėn e gramatikės u shqua sidomos Proff. Dr.Aleksandėr Xhuvani.
Aleksandėr Xhuvani (1880-1961)
Kreu studimet e larta nė Universitetin e Athinės. Veprimtaria e tij pėr studimin e gjuhės shqipe dhe arsimin kombėtar, e nisi qė gjatė periudhės sė Rilindjes Kombėtare. Bėri njė punė tė madhe pėr pajisjen e shkollės sonė me tekste tė gjuhės shqipe, tė letėrsisė, tė pedagogjisė dhe tė psikologjisė. Drejtoi e punoi pėr hartimin e udhėzuesve drejtshkrimorė nė vitet 1949, 1951, 1954, 1956.
Pati njė veprimtari tė gjerė nė fushėn e pastėrtisė sė gjuhės shqipe e tė pasurimit tė saj dhe botoi veprėn “Pėr pastėrtinė e gjuhės shqipe” (1956). Bashkėpunoi me profesorin Eqerem Ēabej, pėr hartimin e veprave “Parashtesat” (1956) dhe “Prapashtesat e gjuhės shqipe” (1962), trajtesa themelore nė fushėn e fjalformimit tė gjuhės shqipe. Botoi dhe njė varg punimesh monografike pėr pjesoren, paskajoren dhe parafjalėt e gjuhės shqipe.
Ai ishte njohės i mirė dhe mbledhės i pasionuar i visarit leksikor tė gjuhės sė popullit. Fjalėt dhe shprehjet e mbledhura , u botuan pjesėrisht pas vdekjes, nė formėn e njė fjalori. Pėrgatiti njė botim tė dytė tė “Fjalorit tė gjuhės shqipe” tė Kristoforidhit (1961).
Vepra e plotė e tij, e projektuar nė disa vėllime, ende nuk ėshtė botuar. Nė vitin 1980 ėshtė botuar vėllimi i parė.
Njė zhvillim mė tė madh njohu gjuhėsia shqiptare nė gjysmėn e dytė tė shekullit XX, kur u krijuan edhe institucione shkencore tė specializuara, si Universiteti i Tiranės, Universiteti i Prishtinės dhe Akademia e Shkencave, Universiteti i Shkodrės, mė vonė, Universiteti i Elbasanit, Universiteti i Gjirokastrės, Universiteti i Vlorės, Universiteti i Tetovės, etj. Gjatė kėsaj periudhe, u hartuan njė varg veprash pėrgjithėsuese nga fusha tė ndryshme tė gjuhėsisė. Nė fushėn e leksikologjisė dhe tė leksikografisė, pėrveē studime leksikologjike, u hartuan edhe njė varg fjalorėsh tė gjuhės shqipe dhe fjalori dygjuhėsh, nga tė cilėt, mė kryesorėt janė: “Fjalori i gjuhės shqipe” (1954), “Fjalori i gjuhės sė sotme shqipe” (1980), “Fjalori i shqipes sė sotme” (1984), “Fjalori drejtshkrimor i gjuhės shqipe” (1976), “Drejtshkrimi i gjuhės shqipe” (1973), etj. Kohėt e fundit kanė dalė edhe “Fjalor frazeologjik i gjuhės shqipe” (2000) dhe “Fjalor frazeologjik ballkanik” (1999).
Nė fushėn e dialektologjisė ėshtė bėrė pėrshkrimi e studimi i tė gjithė tė folurave tė shqipes dhe ėshtė hartuar “Atlasi dialektologjik i gjuhės shqipe”, njė vepėr madhore qė pritet tė dalė sė shpejti nga shtypi.
Eshtė bėrė gjithashtu, studimi i fonetikės dhe i strukturave gramatikore tė gjuhės shqipe pėrmes studimeve tė veēanta dhe pėrmes gramatikave tė ndryshme, niveleve tė ndryshme, nga tė cilat, mė e plota ėshtė “Gramatika e gjuhės shqipe” I Morfologjia (1995), II Sintaksa (1997), hartuar nga Akademia e Shkencave, nė bashkėpunim me Universitetin e Tiranės, me kryeredaktor Mahir Domin.
Njė vend tė gjerė nė studimet gjuhėsore tė kėtij gjysėmshekulli, kanė zėnė problemet e historisė sė gjuhės shqipe, problemet e etnogjenezės sė popullit shqiptar e tė gjuhės shqipe, tė etimologjisė, tė fonetikės dhe tė gramatikės historike, etj. Disa nga veprat themelore nė kėto fusha janė: "Studime etimologjike nė fushė tė shqipes” nė 7 vėllime, nga E.Ēabej; “Meshari” i Gjon Buzukut (E.Ēabej); “Gramatika historike e gjuhės shqipe” (Sh.Demiraj); “Fonologjia historike e gjuhės shqipe” (Sh.Demiraj); “Gjuhėsia ballkanike” (Sh.Demiraj), etj.
Eqerem Cabej (1908-1980). Studjuesi mė i shquar i historisė sė gjuhės shqipe dhe njė nga personalitetet mė nė zė tė kulturės shqiptare.
Pasi bėri studimet e para nė vendlindje (Gjirokastėr), studimet e larta i kreu nė Austri, nė fushėn e gjuhėsisė sė krahasuar indoevropiane. Pas mbarimit tė studimeve, kthehet nė atdhe dhe fillon veprimtarinė shkencore e arsimore nė vitet ’30 tė kėtij shekulli dhe punoi nė kėto fusha pėr njė gjysėm shekulli, duke lėnė njė trashėgimni tė pasur shkencore.
Eqerem Ēabej solli dhe zbatoi nė gjuhėsinė shqiptare metodat dhe arritjet shkencore tė gjuhėsisė evropiane, duke kontribuar shumė nė ngritjen e nivelit shkencor tė studimeve gjuhėsore shqiptare. Eqerem Cabej punoi shumė nė disa fusha tė dijes, por u shqua sidomos nė fushėn e historisė sė gjuhės, nė trajtimin e problemeve tė origjinės sė gjuhės shqipe, tė autoktonisė sė shqiptarėve e tė etimologjisė dhe tė filologjisė sė teksteve tė vjetra.
Veprat themelore tė tij janė: “Studime etimologjike nė fushė tė shqipes”, nė shtatė vėllime, I “Hyrje nė historinė e gjuhės shqipe”, II “Fonetikė historike” (1958), “Meshari i Gjon Buzukut” (1968), “Shqiptarėt midis perėndimit dhe lindjes” (1944).
Ai ėshtė bashkėautor edhe nė njė varg veprash nė fushėn e gjuhės sė sotme, siē janė: “Fjalor i gjuhės shqipe” (1954), “Rregullat e drejtshkrimit tė gjuhės shqipe” (1972), “Fjalori drejtshkrimor”.
Pėrveē veprave, ai ka botuar njė varg studimesh nė revista shkencore brenda e jashtė vendit dhe ka mbajtur dhjetra referate e kumtesa nė kongrese e konferenca kombėtare e ndėrkombėtare, tė cilat kanė bėrė tė njohura arritjet e gjuhėsisė shqiptare nė botė, duke rritur kėshtu prestigjin e saj.
Veprat e prof. Eqerem Cabej janė botuar nė tetė vėllime, nė Prishtinė, me titullin “Studime gjuhėsore”.
Me veprimtarinė e shumanėshme shkencore e me nivel tė lartė, Eqerem Cabej ndriēoi shumė probleme tė gjuhės shqipe dhe tė kulturės shqiptare, duke argumentuar lashtėsinė dhe origjinėn ilire tė saj, vitalitetin e saj ndėr shekuj dhe marrėdhėniet me gjuhėt dhe kulturat e popujve tė tjerė.

Gjatė kėsaj periudhe, gjuhėsia shqiptare zgjidhi edhe problemin e gjuhės shqipe letrare kombėtare, tė njėsuar me ēėshtjet teorike tė sė cilės ėshtė marrė veēanėrisht prof.Androkli Kostallari.
Nė kuadrin e punės qė ėshtė bėrė nė fushėn e gjuhėsisė normative dhe tė kulturės sė gjuhės, janė hartuar dhe njė numėr i madh fjalorėsh terminologjikė pėr degė tė ndryshme tė shkencės e tė teknikės.
Pėrveē veprave tė shumta qė janė botuar nė fushėn e gjuhėsisė, veprimtaria e gjuhėsisė studimore e studjuesve shqiptarė pasqyrohet nė botimin e disa revistave shkencore, nga tė cilat mė kryesoret sot, janė: “Studime filologjike” (Tiranė); “Gjuha shqipe” (Prishtinė); “Studia albanica” (Tiranė); “Jehona” (Shkup); etj.
Studime te rėndėsishme mbi gjuhėn shqipe janė bėrė nga gjuhėtarė nė Kosovė, Maqedoni, Mal i Zi, ku janė botuar njė numėr i konsidrueshėm veprash mbi historinė e gjuhės shqipe, fonetikėn, gramatikėn, leksikun etj. Prof. Idriz Ajeti shquhet pėr kontributin e veēantė qė ka dhėnė nė kėtė fushė
Kontribut tė veēantė pėr gjuhen shqipe kanė dhenė edhe shqiptaret e vendosur nė Itali, tė njohur si “Arbėresh”
Disa nga figurat mė tė shquara tė gjuhėsisė shqiptare tė kėtyre dy shekujve tė fundit, janė: Dhimitėr Kamarda (arbėresh i Italisė), Kostandin Kristoforidhi, Sami Frashėri, Aleksandėr Xhuvani, Eqerem Ēabej, Selman Riza, Kostaq Cipo, Mahir Domi, Shaban Demiraj, Androkli Kostallari, Idriz Ajeti, etj.
Identifikuar

·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠· ...Cosa faresti al posto mio, se ogni pensiero fossi io??!!...·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠·
       
http://www.youtube.com/watch?v=y5DzX6foKbQ

http://www.youtube.com/watch?v=SzEKYu4sF4Q&feature=related
Madam Butterfly
SuperGirl!...
Moderator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 15053


Lost inside your love!

Respekt: +7

Profili
« Pergjigju #6 : 26/09/07, 12:12 »
0

Shqipja standarde, kur ka filluar dhe evoluimi
 
C'eshte shqipja standarde?Tani shqipja standarde eshte nje teme e gjere, me kete jam marre per shume vite, duke filluar para kongresit te drejtshkrimit, pra para 1972, me artikuj te ndryshem dhe e kam ndjekur kete problematike ne rrjedhe te kohes. Shqipja standarde eshte nje variant letrar mbidialektor.
Ajo eshte bazuar duke u formuar ne toskerishten letrare. Por, ne te jane perfshire edhe elemente te nevojshem te gegerishtes letrare, sigurisht pak element nga gegerishtja. Shqipja standarde eshte nje variant i shqipes qe nuk mund te perputhet as me toskerishten letrare, as me gegerishten letrare. Megjithese, sic thashe ajo ka ardhur nga toskerishtja letrare, por ajo qendron mbi keto variante letrare, ka strukturen dhe sistemin e saj. Shqipja standarde qe ne perdorim sot ne administrata, ne shkolle, ne letersine artistike, qe e perdorim ne perkthime, ne teater, ne media. Eshte nje variant qe ka arritur ne kete gjendje jo menjehere. Nuk ka arritur nje ligjesim i thjeshte i vitit 1972 ne kongres. Por shqipja standarde eshte kristalizuar ne kohe rreth 150 vjet me pare, aty i ka fillimet e saj, deri sa ka arritur ne kete shkalle, ne kete persosmeri qe eshte edhe sot ne funksionim. Qe ne rilindje jane vene disa objektiva ne fushen e gjuhesise. Nder objektivat kryesore qe mund te permend jane, njehsimi i alfabetit, njehsimi i drejtshkrimit, njehsimi i gjuhes letrare, njehsimi i terminologjise, hartimi i abetareve dhe nje fjalori qe i duhet shkolles. Si abetarja si gramatika i duheshin shkolles per ta ngritur dhe per ta bere nje gjuhe kulture. Sic, ishin gjuhe te tjera te Ballkanit dhe te Evropes. Pra ishin disa objektiva qe jane shtruar vazhdimisht, here-here nga individ dhe here-here midis institucionesh.

Dikur kemi thene gjuha letrare tani themi gjuha standarde. A kane ndryshime keto te dyja?

Midis tyre ka ndryshim. Sic dihet ne Shqiperi, shqiptaret kane perdorur dy lloj dialektesh, variantin jugor te toskerisht dhe variantin verior gegerisht. Keto dy variante kane qene shume afer, por jane afer edhe tani, me afer se c'jane dy variante ne italisht, per shembull ose gjermanisht, jane shume afer midis tyre. Dhe nga keto dy variante dialektore linden variantet letrare. Pra, lindi gjuha e perpunuar e toskerishtes nga varianti jugor, qe u perdor nga Naim Frasheri, Faik Konica e te tjere levrues. Gjithashtu, nga gegerishtja lindi varianti verior letrar, kjo u perdor nga njerez me shume me emer nga veriu, ne te cilet eshte Fishta, por edhe shume autor me emer te veriut. Pra, kemi dy dialekte, kemi dy variante letrare te ngritura nga keto dialekte. Tani, duke u mbeshtetur ne toskerishten letrare, lindi standardi.

Ka nje periudhe te caktuar, per te kerkuar se kur eshte formuar?

Puna per krijimin e standardit, duhet kerkuar rreth 150 vjet me pare. Levrimi i toskerishtes letrare ka filluar pikerisht ne kete periudhe nga Kristoforidhi. Ai eshte levruesi i pare i toskerishtes letrare dhe ai i gegerishtes letrare. Gramatika qe botoi Kristoforidhi eshte nje nga veprat e vitit 1882, ku kemi levrim komplet te toskerishtes letrare dhe shume pika dhe shume arritje te Kristoforidhit, standardi i gezon edhe sot. Prandaj une them qe pikenisja e standardit duhet te filloj nga periudha e Kristoforidhit dhe pastaj kater vjet me vone, me "mesonjetoren" e gjuhes shqipe te Sami Frashrit ne 1886. Pastaj vazhdojme me autore te tjere, levrues shkencore. Sepse une fjalen levrim e kuptoj ne dy aspekte, ne dy rrafshe, levrim letrar dhe levrim shkencor. Jam duke folur tani per levrimin shkencor te shqipes letrare, te toskerishtes, permenda Kristoforidhin ne fillim me gramatiken dhe abetaren, pastaj me Sami Frasherin. Dhe do te radhis ketu edhe gramatiken e Idila Sheprit e 1927 edhe gramatiken e Cipos pas luftes. Keta jane levruesit e gramatikes, por edhe te toskerishtes letrare, qe kane dhene nje kontribut te madh deri sa u arrit ne standardin qe kemi sot. Nuk mund te harrojme kontributin e madh qe kane dhene disa gjuhetare ne levrimin e drejtshkrimit, te ortografise sic quhej me pare. Nder te cilet do te permend, Aleksander Xhuvanin, Eqerem Cabej pastaj Kostaq Cipo. Por kontribut kane dhene edhe profesoret Riza, Mahir Domi, qe iu bashkengjiten grupit te Xhuvanit me vone. Por nje kontribut kane dhene edhe profesor Demiraj, Idriz Ajeti, Besim Vokshi ne Prishtine e te tjere.

Jemi duke folur rreth shqipes standarde, domethene rruges per te mberritur deri te shqipja standarde. Kemi folur per levruesit shkencor dhe ndoshta eshte me me interes per te mesuar rreth levruesve letrar...?

Ka autor me emer qe kane dhene kontribut me veprat e tyre per levrimin letrar, ne krye eshte Naim Frasheri. Madje, Xhuvani thoshte qe e ardhmja e shqipes se perbashket, sepse atehere nuk ekzistonte shqipja standarde, termi standard eshte nje term i ri, ne ate kohe perdorej gjuha e perbashket e njehsuar e te tjere, do te kete per baze gjuhen e Naim Frasherit. Pra, gjuha e Naimit eshte gjuha e perbashket e saj, keshtu thoshte Aleksander Xhuvani. Pra, eshte Naim Frasheri, Sami Frasheri, Faik Konica, Mitrush Kuteli, kaq perpara luftes. Une radhis me kontributet e tyre dhe gjuhen e tyre me te mire Jakov Xoxen, Ismail Kadarene, Dritero Agollin dhe Rexhep Qosja. Permend keto dhe jo te tjere sipas disa kritereve kryesore, gjuha e mire e vepres se tyre, numri i madh i veprave qe kane shkruar ata, njohja e shqipfolesve me keto vepra brenda vendit dhe jashte vendit. Fan Noli eshte shume i njohur ose veprat e Konices jane shume te njohura edhe jashte Shqiperise. Kuptohet qe kontributi i Ismail Kaderese eshte i njohur ne te gjitha trevat shqiptare edhe perfshire dhe trevat jashte vendit, po keshtu edhe Rexhep Qosja. Une do t'i vecoj keta ne kuadrin e shume te tjereve, te cilat edhe keto kane kontributin e vet. Une po permend levrues letrar te toskerishtes qe arriti ne standard. Por levrues shkencore qofte letrare, jane te trevave te veriut, sidomos te Shkodres. Keto nuk jam duke i permendur plotesisht, sepse jam duke folur per levrimin e toskerishtes letrare qe u be edhe baze e standardit.

Meqenese ju nuk jeni toske, a ju vjen keq qe toskerishtja eshte baze e standardit?

Une e kam thene mendimin tim. Une jam verior vete dhe e vleresoj gegerishten si nje variant letrar shume te pasur, por mendoj se zgjidhja qe i eshte dhene, per te dhene toskerishten ne baze te standardit eshte zgjidhja me e mire nga ana shkencore. Sepse toskerishtja letrare eshte me unike, nuk ka nenndarje sic ka gegerishtja e veriut, sic ka edhe gegerishtja ne dege edhe nenndarje si gegerishtja e Elbasanit. Toskerishtja eshte me unike dhe si variant letrar eshte me e kapshme, perdoret me mire, studiohet dhe mesohet me lehte. Por ajo kapet me lehte, sepse nuk ka gjatesi te zanoreve gjithashtu qe e ka gegerishtja dhe do te kishte edhe standardi nje baze te kesaj gegerishteje. Une si elbasanas nuk jam bere pishman per mendimet e mia te shprehura per kete dhe qe e kam mbrojtur standardin. Pikerisht une e shoh edhe me entuziast per kete arritje, nuk jam une i pari qe e mbeshtes, por edhe Kristoforidhi qe ne 1882 vleresoi gegerishten, por tha qe toskerishtja ka te dhena per t'u levruar. Por edhe te tjere autore edhe Cipo me vone ne '59-'62 ai beri nje gramatike me baze toskerishten. Kjo tregon qe edhe une jam ne vazhden objektive qe ka mbajtur Kristoforidhi dhe Cipoja e te tjere. Megjithese Xhuvani e kishte si koncept standardin me baze, e kishte shume te thene qarte, por ne praktike veprat e tij i shkroi ne gegerisht. Teorikisht mbeshteste toskerishten, por ne praktike mbeshteste gegerishten. Une e shpjegoj kete per arsye se Xhuvani ishte mis i komisionit letrar te Shkodres. I ftuar si specialist atje, dhe u vendos per nje gjuhe te perbashket me baze elbasanishten dhe ky i mbeti si te thuash besnik, me besnik sesa i mbeten vete shkodranet.

Perse u zgjodh elbasanishtja ne ato vite?

Argumenti ishte kjo, sepse kishte levrim te gjere dhe me tradita. Po te kemi parasysh qe traditat shkrimore, veprat kryesore me te hershme jane ne gegerisht. Pra, ruhej vleresohej kjo tradite. Ne kohen kur u mbajt Komisia letrare e Shkodres, u synua qe te behet nje shqipe e perbashket, nje shqipe e perbashket kryesisht per administraten. Fakti qe konsulta e Prishtines pati arritje te medha ne njehsimin e ortografise, arritje keto qe u moren per baze edhe pas luftes, por nuk arriten njehsimin e gjuhes. Toskerishtja qe ishte si baze nuk u mor, nuk u perkrah sa duhet. Edhe shkrimtare te jugut nuk e mbeshteten kete edhe anetare qe ishin te Komisise se Shkodres, qe ishin edhe ministra te Arsimit ne ate kohe, edhe keta nuk e mbeshteten sa duhet. Une do te them qe mbeshtetja nuk eshte nje gje e lehte, te mbeshtetesh nje gje te tille, sic eshte shqipja standarde, kerkon nje angazhim te jashtezakonshem. Ky angazhim i jashtezakonshem per nje gje te tille u realizua vetem pas luftes, ne periudhen e diktatures se Enver Hoxhes. Me gjithe keto minuse qe ka ai regjim ai sistem, ceshtja e shqipes standarde u vendos ne ate kohe dhe une e quaj si dicka pozitive e atij regjimi.

Politizimi i kesaj ceshtje...?

Politizimi nuk diskutohet qe ekziston. Ne ate kohe ishte kufizimi i gegerishtes, nuk lejohej as shkrimtari, as mesuesi, as letrari te perdorte gegerishten. U vendos pra me projektin e pare ne 1967 te perdoret nje shqipe letrare e perbashket me baze toskerishten. Kjo eshte shkelja e te drejtave te njeriut, njeriu duhet te shkruaje ne ate gjuhe qe mendon, nuk lejohet nje shkrimtar te botonte nje liber ne gegerisht, ose neper shkolla abetaret ishin vetem toskerishte. Kuptohet qe ka nje fare shkeljeje te te drejtave te njeriut, te shqipfolesit. Prandaj, une e quaj nje nderhyrje nga larg per kete qellim, kufizimi i gegerishtes.

Po kongresi i 1972 cfare vendosi per baze?

Per mua, kongresi i '72-it eshte nje ngjarje qe do te mbetet ne histori. Eshte kritikuar kongresi shume, eshte kritikuar here-here si kongres politik dhe jo shkencor, ku njeriu s'ka pasur mundesi te flase e te tjera. Por, une kam qene anetar delegat ne kete kongres edhe aty kishte nje pjesemarrje shume te gjere, njerezit nuk vajten ne kongres te imponuar, por moren pjese me deshire. Nuk moren pjese vetem shqiptare nga Shqiperia, por moren pjese edhe intelektual, personalitete letrare e te tjere, por moren pjese edhe arsimtare. Intelektuale te tjere nga Shqiperia, nga Kosova, Mali i Zi dhe treva te tjera qe deshironin sa me shpejt qe te ligjesohej vendimi per nje shqipe te perbashket me baze toskerishten letrare. Une e quaj si nje kongres demokratik, ne ate kohe ne menyre te persosur nuk mund te thuash demokratik, edhe per gjera te tjera sepse fryma, vija e partise ishte mbi te gjitha hallkat e jetes. Kuptohet edhe ne kongresin e '72-it mungonin figura te shquara, te cilet ishin persona jashte vendit, qe nuk pranoheshin fizikisht ne Shqiperi dhe jo te pranoheshin ne kongres. Prandaj ka shkelje, por ne vija te pergjithshme eshte nje institucion shkencor, ka nje miratim dhe ky miratim eshte pozitiv dhe nje arritje nderkombetare. Ne 1972, kemi nje shqipe te perbashket. Ne 1972, kemi nje konsolidim zyrtar. Kjo eshte nje arritje, sepse gjuha eshte tipar kryesor i nje kombi, ne qofte se kemi nje gjuhe letrare te njehsuar, atehere dhe ne jemi te njehsuar si komb. Kemi arritur tiparin themelor te unitetit njerezor, tani presim gjera te tjera, qe mund te permiresohen edhe keto qe mund te arrihen ne te ardhmen. Eshte nje arritje qe ne ta shpiem me tej ne menyre qe ta perdorim kur te hyjme ne Evropen e bashkuar eshte thesari me i madh qe ne shqiptaret kemi, nje popull rreth 8 deri 9 milione qe jemi ne, te kemi nje gjuhe te perbashket dhe kjo do te jete tipari themelor i perbashket ne Evropen e bashkuar.

Duket sikur gjuhetaret ose studiuesit qe shkruajne here pas here ne shtypin periodik, duket sikur kundershtojne dhe debatojne me njeri-tjetrin, sikur nuk jane te te njejtit mendim gjithmone...?

Per cdo ngjarje te tilla te medha, debatet te tilla jane te pranueshme. Sepse jo te gjitha shihen me te njejtin sy. Por kryesorja eshte kjo, qe ky vendim i kongresit te drejtshkrimit eshte ne interes te kombit, eshte nje arritje pozitive. Nga '72 deri 2007, qe jemi tani, kane kaluar shume 10-vjecare. Kjo shqipe po funksionon shume mire, po funksionon mire ne administrate, po funksionon shume mire ne shkolle, ne stilin e letersise artistike, ne teater, ne media po funksionon. Nuk ka nje shkrimtar me emer qe te thote qe une nuk po shprehem dot, nuk po jap mendimet e mia qarte ne kete standard, nuk ka lexuar gjekundi per kete gje. Kuptohet qe, perderisa funksionon mire, nuk ka pse te arrijme ne zevendesimin e nje standardi tjeter. Por une jam i mendimi, kam qene edhe jam dhe ne botimin e fundit qe sapo ka dale ne shtyp, une e kam thene disa here qe ky standard duhet te persoset. Drejtshkrimi i vitit '72 ka kaluar disa dekada dhe duhet qe ky te rishikohet, jo te rishikohet per t'u permbysur, por per t'u persosur. Pra, gjera qe i ka nxjerre jeta dhe qe nuk i kane rezistuar kohes, keto duhen te ndryshohen. Ne shtyp, shpeshhere kritiket kane nxjerre qe duhet te ndryshohet dhe te hapet standardi, e kane fjalen te baza e standardit. Nuk e perdorin sic duhet dhe nuk e di se ku e kane problemin kur thone te hapet, te futet gegerishtja ne te apo te zevendesohet standardi 30-vjecar me nje standard te ri, me baze gegerishten. Por kete gje, une, si shkencetar, e shoh si nje gje te panevojshme, te pamundshme. Nje profesor me emer Rexhep Ismaili, thote se do te ishte jo serioze per ne shqiptaret qe me ndryshimin e ererave politike te ndryshohet edhe standardi. Shqipja standarde eshte e te gjitheve. Eshte e panevojshme te diskutohen zevendesime te ketij standardi me nje standard tjeter. Une e quaj levrimin e gegerishtes qe e kerkojne ta levrojne disa kritike, une e shoh te paarsyeshme. Gegerishtja letrare ka vepra, ka ortografi ka fjalore te tjera, te perpiqesh te besh nje levrim te gegerishtes ne ditet tona, mua me duket se kerkon te konkurroje standardin. Nese nje njeri deshiron ta perdore gegerishten ne vepren e vet, le ta perdore, une kete nuk ja keshilloj se do te humbte lexues. Nuk e shoh me sy te mire edhe kur nje organ qendror boton nje material me variant letrar gege. Eshte e thene dhe e sterthene qe dialektet do te ruhen, ne kuptimin qe do te jete burimi i pasurimit te standardit.

Dialektet do te ruhen?

Dialektet do te shuhen dhe do te fillojne te perdoren aq rralle sa do te fillojne te shuhen. Duke pasur parasysh jo vetem dialektet letrare ne te folura, por duke pasur parasysh dhe dialektet te perdorura me pare qe jane shume afer me standardin. Keto mund te sherbejne ne pasurimin e standardit, mund ta pasuroje ne shprehjet dhe frazeologjise. Une e thashe nje gje qe i ka ndryshuar kohes nuk mundet te ndryshoje. Pra, standardi do te rishikohet vazhdimisht, ai do te vazhdoje perpara dhe nuk mund te jete si nje kod i fiksuar nje here e pergjithmone. Por ne bazen e tij ai do te mbetet i tille, do te pasurohet me gjera te tjera.

Ju thate qe gegerishtja nuk eshte unike, ka elbasanllishte, shkodranishte, te gjuha standarde cila pjese e gegerishtes eshte me e pranishme?

Nuk duhet kerkuar nje baze e percaktuar, nje baze dialektore qe i ka sherbyer standardit, per shembull, anglishtja eshte formuar me baze te gjuhes se Londres e te tjera, kjo eshte nje parim qe bazohet ne praktike. Edhe per shqipen nuk mund te percaktohet per shembull eshte e folmja e Beratit. Ne baze te shqipes standarde eshte shkrimi me i pergjithshem i toskerishtes letrare. Ky shkrim eshte mbeshtetur ne nje te folur me te kufizuar, duke filluar me shkrim e perdorur nga Kristoforidhi, apo shkrimi i perdorur nga Naim Frasheri e te tjere, kjo eshte baze ku mbeshtetet struktura dhe sistemet e standardit. Pra, jo nje e folur e ngushte dialektore, por vete shkrimi i saj ku ka ardhur duke u njehsuar qe nga autoret e vjeter te veriut deri tek autoret elbasanas. E them me fakte te verteta qe elbasanishtja eshte me afer letrarishtes jugore sesa variantit gege te veriut dhe kuptohet qe ne te gjitha hallkat ka kontribuar dhe vazhdon te japi kontributet e saj. Por, Elbasani nuk ka shkrimtare te shquar sic ka jugu, apo sic i kane verioret, nuk ka levrues letrar me emer.

Nuk jane ne nje shkalle njohjeje qe veprat e tyre te perhapen.

Ne vitin 1972 u hodhen bazat zyrtare, por vazhdimisht gjate ketyre viteve ajo ka ardhur duke u pasuruar, fjale te reja qe degjojme te futen shpeshhere dhe te levrohen dhe nga ana shkencore dhe nga ana letrare. Si behet futja e ketyre, pasurimi i shqipes sepse degjojme shpeshhere qe lindin fjale te reja dhe nuk dime se si zyrtarisht hyjne...?

Eshte e vertete qe shqipja standarde vjen duke u persosur, sidomos sistemi leksikor. Sistemi leksikor i eshte dhene mundesia qe te pasuroje standardin qe ne fillim. Tre jane veprat kodifikuese te standardit, drejtshkrimi i gjuhes shqipe ne vitin 1973, fjalori i vitit 1980 dhe morfologjia dhe sintaksa. Por, ne fushen e leksikut fjalori i vitit 1980 eshte fjalori i pare i madh, per te cilin edhe per kete kane pasur mendime dhe kritika te ndryshme. Megjithate, une kete e vleresoj si nje nga tre veprat madhore edhe fjalorin e 1980-es, sepse ka shume fjale, ka shume shprehje eshte pasqyruar me gjuhen e letersise se shkruar, por edhe me gjuhe nga gurra e popullit. Frytet e dhjetera ekspeditave jane derdhur ne kete fjalor. Pervec kesaj, ka edhe fjale qe vete redaksia, autoret, hartuesit, me ne krye Kostallarin, kane bere perpjeken e pare te rendesishme per te zevendesuar shume fjale te huaja te huazuara atehere nga frengjishtja dhe e italishtja me fjale te gjuhes shqipe, qe jane rreth 800 fjale qe ata i kane futur.
Identifikuar

·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠· ...Cosa faresti al posto mio, se ogni pensiero fossi io??!!...·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠·
       
http://www.youtube.com/watch?v=y5DzX6foKbQ

http://www.youtube.com/watch?v=SzEKYu4sF4Q&feature=related
Madam Butterfly
SuperGirl!...
Moderator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 15053


Lost inside your love!

Respekt: +7

Profili
« Pergjigju #7 : 26/09/07, 12:12 »
0

Dhe sot, mbas kaq vitesh, nga '80-a deri ne vitin 2007, ne keto vite keto fjale jane bere te aferta per veshin. Ne jemi mesuar me keto fjale te reja te shqipes qe kane zevendesuar fjalet e huaja te huazuara nga frengjishtja dhe italishtja. Por, aktualisht, nje numer i madh fjalesh presin te pasurojne standardin. Une kam pasur rastin ta shoh me imtesi dhe fjalorin e vitit 2002. Kur them kam pasur rastin, domethene qe per dy muaj jam marre me kete dhe kam vene re qe ky fjalor nga fjalori i vitit 1984 kishte shtuar shume pak fjale, rreth 800 fjale te reja. Pra, njerez kompetent shume te afte, kane futur nje numer shume te kufizuar fjalesh. Kjo tregon qe ajo tradita e hershme e mire e akademise ka rene keto kohet e fundit edhe keta autore kane rene vitet e fundit ne kete fushe. Keta autore kane punuar pak dhe shpresoj qe keta ta korrigjojne objektivin e punes se tyre pak me shume per te hulumtuar fjalet e reja qe jane ne qarkullim. Brenda nje periudhe tre ose katervjecare keto mijera fjale mund ta pasurojne standardin, fjalori nga 30 mije fjale ne 40 mije fjale. Une mbeshtetem qe jane kaq shume fjale ne qarkullim ne gjuhen e gazetave, te radiove, te shtypit dhe kam gjetur pra rreth 1500 fjale brenda dy muajve, pa qene specialist i kesaj fushe. Po nese keta autore te punojne rreth kater ose pese vjet me ndihmen jo vetem te Akademise se Shkencave te Tiranes, por edhe me mbeshtetjen e universitetit te Prishtines dhe te vendeve te tjera. Une them qe keto fjale do te dalin shume mire, shume shpejt do te listohen.

Si krijohen keto fjale?

Keto fjale krijohen sipas modeleve te vete gjuhes. Krijohen nga intelektuale, nga njerez letrare dhe gazetare. Nga nevoja lind fjala e re per te zevendesuar. Nese mund te permendim disa fjale, qe nuk jane ne fjalor. Per shembull, fjala aktori, aktrim. Po te shkosh tek artet eshte zyra e aktrimit aty jashte. Kurse fjalori fjalen aktrim nuk e ka. Ose fjala analist, ne televizor ka dale shume kohet e fundit, por ky emer nuk eshte ne fjalor. Ose anetaresohem, jane krijuar rreth 60 parti ne Shqiperi dhe flasin anetaresohen, por ne fakt fjala anetaresohem nuk ekziston. Perpos eshte fjale qe e permendin kryesisht kosovaret. Por kane fjale te tjera qe jane elementare qe presin te futen ne fjalor. Tani sapo ka dale nje fjalor i ri, qe une nuk e kam pare, pasi eshte botim i ketyre diteve. Uroj qe te kete shtuar numrin e fjales dhe ky qe te shihet mire do dy ose tre muaj per te pare me nge se cfare fjalesh te reja ka, eshte fjalor i ri apo ribotim i te meparshem. Mendimi im eshte ky qe ne veprat letrare, kur them vepra letrare kam parasysh shqiptare kudo qe shkruajne, kam parasysh qe keto kane fjale me interes. Sidomos autoret e meparshem kane qene te ndaluar, keto jane fjale me shume interes qe mund te futen, fjale qe i sherbejne standardit. Por ka edhe fjale qe duhen hequr nga standardi, sepse nuk i sherbejne standardit. Sepse standardi ka fjale qe i sherbejne te gjitheve, por edhe inxhinierit, kam parasysh edhe studentit. Fjalet ne shqipen standarde duhet te jene te qarta dhe jo te kene nga tre ose kater emra per nje lloj fjale. Po te kishte fjalen kompjuter nuk e ka, fjalen celular qe nuk e ka. Fjala ne fjalor duhet te futet, futja e fjales ne fjalor i sherben pasurimit te gjuhes.


 Si behet futja e fjaleve te huaja?

Une mendoj qe te gjithe fjalet shqipe qe tashme e kane zevendesuar fjalen e huaj, te futet ne fjalor dhe te shpjegohet. Ndersa fjala e huaj qe i pergjigjet kesaj te futet ne fjalor dhe te shpjegohet edhe thote shiko fjale shqipe. Ai perdoruesi, gazetari, fjalorin do te duhet ta kete ne tryeze dhe ta hapi dhe te thote qe e shpjegon kete fjale, qe fjala e huaj te mos perdoret. Apo ka fjale te huaj si per shembull celular, fjala celular perdoret ne Shqiperi, por perdoret edhe te medhenjte edhe te vegjlit, atehere fjalori nuk e ka. Pra, nuk kemi nje fjale pergjegjese ne vend te kesaj, por kur te dali nje fjale shqipe ne vend te kesaj, atehere do ta perdorim. Do te vejme fjalen shqipe ne radhe te pare do ta shpjegojme, do te vejme dhe fjalen e huaj, por nuk do ta shpjegojme dhe keshtu do te pastrojme gjuhen shqipe. Per te mbyllur kete problem, per fat te keq ne shqipen standard kane hyre shume fjale te huaja qe tashme jane jo vetem nga italishtja dhe frengjishtja, nga keto ka pak, por kryesisht nga anglishtja. Qe te them qindra fjale me duken pak, mund te them me shume se qindra fjale.

Jane shume fjale nga anglishtja qe kane hyre dhe njerezit vete tani nese me pare fjalet turke na impononte i huaji nepermjet shkolles turke, nepermjet administrates turke. Fjale nga frengjishtja ose italishtja e merrte intelektuali nepermjet shkollimit, nepermjet librave e te tjere. Tani po ndodh qe fjalet nga anglishtja e marrin njerezit nepermjet shkolles, nepermjet anglishtes qe po perhapet si gjuhe nderkombetare. Dhe e perdorin pa e peshuar mire kete, pa e vrare mendjen, pa e pare ne nje fjalor, pa pyetur qe me cfare fjale mund te zevendesohet. Nuk eshte mire qe per nje punonjes ne media, nje gazetar te perdori fjalen e huaj. Kjo jo vetem qe nuk i jep pike atij, por e vendos ne pikepyetje pergatitjen e tij si intelektual, nivelin e tij e vendos ne pikepyetje. Prandaj, une dua me kete rast t'i bej nje thirrje te gjithe punonjesve te mediave qe te bejne nje pune parapergatitore. Kur them pune parapergatitore eshte kjo redaksi ne Shqiperi kudo qofte ne dhjetera stacione televizive dhe radio ne dhjetera shtepi botuese te kene nga 10 libra te pakten nga shqipja standarde, t'i kete ne tavoline dhe t'ia imponoje te gjithe punonjesve qe t'i njohin keto vepra. Jo vetem kaq, por shqipja standarde te jepet neper universitete si lende dhe te jepet me titull "Njohes i Standardit". Te japin provim te gjithe punonjesit qe t'i njohin keto vepra. Jo vetem kaq, por shqipja standarde te jepet neper universitete si lende dhe te jepet me titull "Njohes i Standardit". Te japi provim cdo njeri qe punon ne media dhe pastaj pervec kushteve dhe kritereve te tjera, qe te njohe nje gjuhe te huaj, qe te kete mbaruar nje shkolle te larte, te kete dokumentin si njohes i standardit. Kjo pune duhet te behet sa me shpejt dhe eshte urgjente, perndryshe ne nuk do t'i korrigjojme gabimet tona, nuk do ta luftojme fjalen e huaj, nuk do t'i largojme fjalet e huaja nga norma, ne qofte se do te sherbejne ne media njerez qe jane indiferente ndaj gjuhes, ose qe kane mbaruar dhe fakultete te tjera. Une mund te them qe ka raste qe kane mbaruar per matematike dhe punojne ne media. Une nuk them qe te mos punojne, sepse njerezit kane te dhena edhe rrethanat e dergojne atje, por te jete njohes i standardit. Dhe te jete njohes i standardit, ai duhet te japi kete provim dhe universitetet duhet sa me shpejte te hartojne nje plan, nje program per te ndihmuar ne njohjen e standardit kudo ne Shqiperi.

Ne fakt ne te perditshmen ka nisur faktikisht te perdoret shume anglishtja, por ndoshta kjo nuk eshte vete faji i njerezve, por edhe i kushteve qe Shqiperia ndodhet. Te mos harrojme qe kemi nje numer te madh emigrantesh, ose nje tendence te fuqishme per t'ju dhene anglishtes, se vetem keshtu mund te percahet...?

Ne fakt, une jam dakord qe anglishtja po merr permasa te nje gjuhe, ndoshta vendoset ne krye te gjuheve nderkombetare, qe po perhapet me permasa te jashtezakonshme. Kjo eshte pozitive, sepse duhet nje gjuhe e perbashket e huaj qe njerezit te merren vesh me njeri-tjetrin. Them qe anglishtja eshte perhapur shume dhe eshte perhapur edhe ne France, Gjermani, Itali. Dhe kete problem qe kemi ne e kane edhe vendet e tjera. Them ne France, sepse Franca eshte nje nga shtetet qe tregon nje kujdes te jashtezakonshem per gjuhen dhe atje ka komisione te caktuara qe merren me kete. Per perdorimin e fjaleve te reja, per futjen e fjaleve te reja ne perdorim, per mos futjen e fjaleve te tjera. Shembulli i tyre duhet te na mbledhe ne. Pra, shqetesimi nuk eshte vetem i joni, por shqetesim ka edhe Greqia me anglishten edhe ne vende te tjera. Pra, ta njohim mire gjuhen e huaj, por ta perdorim ne rrethana ne mjedise atje ku duhet. Por jo te perdorim anglishten ne vend te shqipes. Shqipja eshte nje gjuhe e pasur, jashtezakonisht e pasur, une flas me shume admirim per gjuhen, sepse eshte gjuhe e paster.

Flas me admirim jo si shqiptar, por them sepse eshte me te vertete gjuhe e paster. Dhe si gjuhe e paster qe eshte duhet perdorur dhe respektuar ashtu sic e meriton. Nuk ke pse te perdoresh nje fjale te huaj. Une pak perpara e thashe qe i vetmi thesar qe ne kemi si komb, qe do te na perfaqesoje dhe do te na ruaje kombesine tone ne te ardhmen do te jete gjuha jone e perbashket. Prandaj ta kemi, ta ruajme, ta pasurojme sa me shume. Me kete sy ta perdorim. Kurse per sa i perket atyre qe mendojne qe ta zevendesojme kete me nje tjeter standard, apo me baze gegerishten, une them qe gegerishten ta perdore ai qe e do, ai qe mendon ta perdori, por zevendesimi me nje standard tjeter me baze gegerishten i ketij standardi, me duket jo shkencor, por edhe antikombetar. Kam pasur rast te citoj ne vepren time edhe Rexhep Qosen dhe Arber Xhaferrin qe e shohin si me cudi qendrimin qe mbahet nga disa njerez edhe ndaj standardit. Vene ne shqyrtim dhe diskutojne debate te kota, debate per identitetin, debate per flamurin, debate per shqipen standarde, qe jane debate te kota. I ka kaluar koha per diskutimin e shqipes standarde me kete fryme, per ta zevendesuar.

Per mua, te mendohet dhe te konceptohet qe te largohet nga pikepamja gjuhesore Kosova nga shqipja standarde, mua me duket se eshte antikombetare. Se e thashe qe eshte antikombetare, sepse jemi nje komb, kemi nje gjuhe. Kjo eshte edhe ajo formula qe kane ndjekur edhe vete kosovaret. Kosovaret jane shqipfolesit qe e kane mbrojtur shqipen standarde dhe qe kane mbajtur, kane zbatuar qendrimin konvergjent me shqipen standarde. Dhe po te mos kishim kete qendrim konvergjent te tyre per shqipen standarde, nje komb nje gjuhe, atehere edhe sot nuk do te kishim persiper standardin qe ne kemi. Une mendoj qe kontributi i Kosoves per shqipen standarde eshte jashtezakonisht i madh. Ata edhe ne kongresin e drejtshkrimi paten perfaqesuesit e tyre edhe u shprehen dhe votuan per shqipen qe kemi sot. Kosovaret kane mbajtur qendrim qe ne konsulten e Prishtines ne vitin 1968 dhe e kane perqafuar shqipen standarde me deshiren e tyre, me vullnetin e tyre, pa e imponuar nga Tirana dhe e kane zbatuar disa vjet me perpara ne Kosove shqipen standarde. Perpara se te mbahej kongresi i drejtshkrimi ne Tirane, pra ne '68-ten . Edhe sot ne Kosove ka ndonje autor qe e sheh pak me pesimizem kete si problem, por sic eshte Migen Kelmendi, i cili eshte thirrur neper emisione edhe ne Shqiperi, por nuk eshte gjuhetar, por vetem per shprehje te lire si te themi. Dhe mendoj qe nuk kane te drejte qe edhe ata elemente qe nuk perbejne ndonje rezistence shkencore, sepse nuk kane baza ndaj standardit, nuk e kane mire. Nuk e kane mire qe te mbeshtesin gegerishten ndaj standardit. Kosova aktualisht i duhet qe te perfaqesoje standardin. Standardi duhet qe te perfaqesoje standardin. Standardi duhet qe te mesohet ne shkolle, keshtu e kane mesuar italianet, keshtu e kane mesuar francezet. Per fat te mire, ne shqiptaret nuk e kemi shume te veshtire per ta perfaqesuar standardin, sepse dy variante letrare, kosovarishtja letrare dhe standardi jane shume afer dhe dallimet jane shume te vogla. Me nje perpjekje per disa vjet ne shkolla, standardi mund te perfaqesohet.

Ne fakt do te kisha deshire te ndalemi pak me gjate, meqenese perkon me temen e emisionit tone. Megjithate shume gjera ne i prekem, por isha kurioz per dicka. Mos ndoshta ka ardhur momenti per nje kongres tjeter drejtshkrimi?

Une nuk pajtohem me kete, qe te bejme nje kongres per drejtshkrimin. Pyetja e pare qe do te bej une eshte se c'do te beje ky kongres. Do te diskutoje edhe njehere per kongresin e 1972-it per bazen qe ka vendosur ai, per shqipen standarde. Prandaj kongrese drejtshkrimore duhet te kete ne te ardhmen, por jo me kete objektiv. Une mendoj qe te kete takime, tryeze, tryeza sic thone qytetaret, tryeza te rrumbullaketa, tryeza shkencore me nje pjesemarrje sa me te gjere. Por keto do te jene vetem ne kete objektiv, te persosin standardin te nxjerrin problemet qe ka, shqetesimet qe ka, ta pasqyrojne ate dhe te menjanojne fjalen e huaj dhe ta zoterojme standardin. Sepse problemet jane shume te shumta qe kane pasur edhe debate, sic eshte problemi i paskajores se gjuhes shqipe. Shqipja standarde ne fakt nuk ka nje paskajore te gjuhes shqipe. Une vete jam gege, jam elbasanas, e vleresoj shume paskajoren si gege, megjithese Elbasani nuk e perdor shume kete paskajore. Nuk e perdor aq shume kete paskajore sic e perdor dhe Tirana ose Shkodra. Une gjithashtu jam gjuhetar dhe ja di vlerat e paskajores ne gjuhet e tjera. Por une e mendoj qe per paskajoren e gegerishtes, qe disa gjuhetar duan ta integrojne ne standard, mendoj qe nuk ka vend, eshte e zene. Une them qe nuk ka hapesire per kete. Atehere une them qe te presim qe mjetet ekzistuese qe ekzistojne te behen me te perdorshem dhe te futen ne perdorimit themelore te paskajores dhe te behet paskajore e natyrshme e shqipes standarde. Sa te fusim ne menyre artificiale ne nje forme qe do te stononte nga nje mase e Shqiperise shqipfolese.
Identifikuar

·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠· ...Cosa faresti al posto mio, se ogni pensiero fossi io??!!...·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠·
       
http://www.youtube.com/watch?v=y5DzX6foKbQ

http://www.youtube.com/watch?v=SzEKYu4sF4Q&feature=related
neril
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 4870


Proud to be me!!!!!

Respekt: +4

Profili
« Pergjigju #8 : 03/10/07, 10:10 »
0

Brenda shekullit, 3000 gjuhė mė pak !  

Disa prej tyre "mbahen gjallė" vetėm nga grupe tė vogėla njerėzish

Nė planet "jetojnė" 7 mijė gjuhė, disa prej tė cilave fliten vetėm nga komunitete prej dhjetė vetash


Rreziku i zhdukjes tė bimėve dhe kafshėve tashmė ėshtė evident. Por, pėrveē kėsaj edhe shumė gjuhė nė botė po zhduken me njė shpejtėsi marramendėse edhe pse pėr njė problem tė tillė ka tė ngjarė qė shumė pak njerėz tė jenė nė dijeni. Sipas linguistėve, nė fakt, mesatarisht ēdo dy javė zhduket njė gjuhė nė njė cep tė planetit dhe brenda kėtij shekulli gjysma e gjuhėve tė folura nė botė mund tė pėrfundojnė nė harresė duke marrė me vete edhe njė bagazh tė madh kulturor.

Projekti

Projekti "Enduring Voices", i zhvilluar nga "National Geographic Society" nė bashkėpunim me "Living Tongues Institute for Endangered Languages" ėshtė marrė pikėrisht me kėtė problem. Pasi krijoi hartėn e zonave tė globit ku gjuhėt po zhduken mė shpejt, studiuesit kanė menduar tė regjistrojnė dhe tė dokumentojnė gjuhėt qė nuk kanė njė traditė tė shkruar dhe qė u pėrkasin komuniteteve tė ngushta, nėse jo individėve tė veēantė, ruajtėsit e fundit tė fjalėve qė herėt apo vonė do tė zhduken pėrgjithmonė, sė bashku me ta. Kėshtu, nėse dikush nuk do tė ndėrhyjė pėr tė shpėtuar dhe rivitalizuar kėtė pasuri tė ēmuar kulturore, ekzaktėsisht s‘i propozon "endurin voces" qė tė bėhet.

Zonat mė tė rrezikuara

Harta nxjerr nė dritė se janė 5 rajone tė tokės ku gjuhėt janė nė rrezik serioz, pėrveēse - sipas emergjencės - zonat e Australisė veriore, zonat qendrore tė Amerikės sė Jugut

(Ekuador, Kolumbia, Peru, Brazili dhe Bolivia), zona bregdetare e paqėsorit nė Amerikėn e Veriut (Uashington dhe Oregon, British Columbia nė Canada), Siberia Lindore, Oklahoma dhe shtetet amerikane tė zonės jugperėndimore (Teksas dhe Nuovo Meksiko). Disa gjuhė humbasin gradualisht nė kulturat dygjuhėsore, pėr shkak tė ngadalėsisė sė vendosjes sė kodit mė tė fortė, nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve bėhet fjalė pėr gjuhė qė fliten vetėm nga vendas dhe popullsi indigjenėsh ku kultura ėshtė fshirė nga kolonizuesit. Nė fakt, nė Siberi ka qenė qeveria qė ka imponuar pėrdorimin e gjuhės sė folur kombėtare apo rajonale popullsive qė flasin gjuhė tė vogla. Nė fund, nėse mendohet se 83 gjuhėt mė tė pėrhapura jashtė kufijve kombėtarė fliten nga 80 pėr qind e popullsisė botėrore, tė krijohet akoma mė shumė njė ide fikse se sa tė dobėta janė tė gjitha gjuhėt e paglobalizuara.

Zhdukja

Nga Alaska nė Australi, qindra gjuhė nė tė gjithė botėn janė nė prag tė zhdukjes, ndėrsa disa tė tjera do tė fliten vetėm nga njė person tregojnė studimet e fundit. Ēdo 14 ditė nė botė vdes njė gjuhė. Mė shumė se gjysma e 7000 gjuhėve qė fliten sot nė botė rrezikojnė tė zhduken duke humbur njėkohėsit edhe historinė, kulturėn nė zona tė caktuara tė botės. "Gjuhėt po zhduken me njė shpejtėsi marramendėse, madje mė shpejt se speciet e gjalla", thotė David Harrison, profesor nė kolegjin "Swarthmore" nė Pensilvani. Harrison dhe Gregory Anderson, tė dy tė impenjuar pėr "Living Tongues Institute for Endangered Languages" nė Oregon, kanė udhėtuar nė tė gjithė botėn pėr tė intervistuar folėsit e fundit tė gjuhėve nė rrezik zhdukjeje. Mė shumė se gjysma e gjuhėve qė fliten sot nė botė do tė vdesin brenda kėtij shekulli, duke marrė me vete njohuri tė pazėvendėsueshme rreth botės natyrore", tha Harrison. "Pjesa mė madhe e atyre qė ne dimė pėr gjallesat dhe ekosistemet nuk ėshtė e shkruar asgjėkund, ndodhet vetėm nė kokėn e njerėzve", tha ai. "Ne jemi duke parė me sy tani erozionin e njohurive bazė tė njerėzimit".

Vdekje e ngadaltė

Nė 500 vitet e fundit, gjysma e gjuhėve qė fliten nė botė nga etruskėt te tasmanianėt, janė zhdukur. Por kėrkuesit thonė se gjuhėt e botės tashmė po zhduken shumė mė shpejt se sa ka ndodhur mė parė nė historinė e njerėzimit, gjithashtu ata thonė se mė shumė se 500 gjuhė do tė fliten nga mė pak se 10 njerėz. Megjithatė, nė shumicėn e rasteve, gjuhėt vdesin ngadalė meqenėse njerėzit e braktisin gjuhėn e tyre amtare kur rrethohen nga njerėz qė flasin njė gjuhė mė tė pėrhapur.

Kėshtu, nga 50 gjuhėt qė fliteshin nė Kaliforni vetėm nėntė prej tyre pėrdoren sot nėpėr shkolla. "Gjuhėt qė nuk mėsohen nėpėr shkolla nuk rrezikojnė tė zhduken ato janė zhdukur", thotė

Lyle Campbell, njė profesoreshė gjuhe nė Universitetin e Utah nė Salt Lake City. Kėtė verė, kėrkuesit vendosėn qė tė udhėtonin nėpėr Australi, pasi gjuhėt qė fliten aty janė ndėr gjuhėt qė po zhduken mė shpejt nė botė.

Nė Australinė Pėrėndimore, ata gjetėn tre folės tė njė gjuhe qė njihet shumė pak, yawuru. Po ashtu nė zonat e thella rurale, ata gjetėn njė njeri me njohuri elementare tė gjuhės amurdag, njė gjuhė qė ėshtė konsideruar e zhdukur shumė kohė mė parė.

"Australia ėshtė vendi mė i pėrshtatshėm, sepse jetojnė aty qė prej 50000 vjetėsh, duke na dhėnė njė lidhje me tė ngushtė me tė kaluarėn nė atė mėnyrė qė asnjė vend tjetėr nė botė nuk mundet tė na e japė", vazhdon mė tej Harrison. "Kur njė gjuhė vdes, mendimet e njerėzve ndėr shekuj pėr kafshėt, bimėt, matematikėn dhe kohėn, mund tė zhduken bashkė me tė", tha ai.

"80 pėr qind e specieve nuk janė zbuluar nga shkenca, por kjo nuk do tė thotė se ato nuk janė tė njohura pėr njerėzimin, sepse popullsia qė jeton nė kėto ekosisteme i njohin kėto specie mė me imtėsi dhe ata shpesh kanė mė shumė rrugė tė sofistikuara pėr t‘i klasifikuar ato ndryshe nga sa mund tė bėjė shkenca", tregon sėrish ai. Nė Bolivi, studiuesit u takuan me banorė tė fisit Kallawaya qė tradicionalisht kanė qenė njohėsit mė tė mirė tė bimėve mjekėsore qė nga koha e Perandorisė Inke.

Nė jetėn e pėrditshme Kallawaya pėrdornin gjuhėn quechua. Por ata, gjithashtu, kishin njė gjuhė sekrete pėr tė koduar informacionin rreth mijėra bimėve mjekėsore, disa prej tė cilave tė panjohura nga shkenca qė kallawayas pėrdornin si mėnyrė pėr tė komunikuar.

Gazeta Shqip
Identifikuar

...........xXx............
DIABOLIQUE
Edhe ARMIKU i te gjithve.. Mund te jet MIK i dikujt!!!!
Moderator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 12792

GOTIKA

Respekt: +3

Profili WWW
« Pergjigju #9 : 27/03/09, 21:09 »
0

GJUHA SHQIPE

Gjuha shqipe ėshtė gjuhė indoevropiane qė flitet nė Shqipėri, Kosovė, Republikėn e Maqedonisė dhe nga shqiptarėt etnikė nė pjesė tė tjera tė Ballkanit jugor. Gjuha shqipe flitet gjithashtu edhe pėrgjatė bregdetit lindor tė Italisė dhe nė Sicili, nė jug tė Greqisė si dhe nė Gjermani, Suedi, Shtetet e Bashkuara, Kanada, Ukrainė dhe Belgjikė. Shqipja ėshtė njė ndėr gjuhėt moderne qė pėrfaqėson njė degė mė vete nė familjen e gjuhėve indoevropiane.
Dy dialektet kryesore tė gjuhės shqipe janė Gegė nė veri dhe Toskė nė jug, tė ndara afėrsisht nga Lumi Shkumbin. Gegnishtja dhe Toskėrishtja janė degėzuar pėr sė paku njė mijėvjeēar[citim i duhur], dhe format e tyre mė pak ekstreme janė ndėrsjellash tė kuptueshme. Gegnishtja ka nėn-variantet mė tė dallueshme, prerjet tė cilat janė lloje mė veriore dhe lindore, qė pėrfshinė ato tė qyteteve tė Shkodrės, rajonin e Ish Republikės Jugosllave tė Maqedonisė verilindore, Kosovėn, Malin e Zi, Serbinė, dhe fshatin e izoluar Arbanasi (jashtė Zarės) tė bregut tė Kroacisė, Dalmacisė. “Arbanasi” i themeluar nė fillimin e shekullin XVIII nga refugjatėt nga rajoni rreth qytetit bregdetar tė Malit tė Zi, Tivarit, ka rreth 2,000 folės tė gjuhės shqipe.

Dialektet
Gege Toske
Tė gjitha dialektet e folura shqipe nė enklavat italiane dhe greke janė variantet e toskėrishtes dhe duket se janė tė lidhura mė sė afėrmi me dialektin e Ēamėrisė dhe te Bregdetit nė jugun e Shqipėrisė. Enklavat Italiane - rreth 50 fshatra tė shpėrndarė - me siguri janė gjetur nga emigrantėt nga sundimi i Turqisė nė Greqi. Disa dialekte tė largėta dhe tė izoluara tė origjinės jugore tė Toskėrishtes fliten nė Bulgari dhe Trakinė Turke por nuk ka te dhena tė sakta. Gjuha ende pėrdoret nė Madritsa, Bulgari, nė kufirin afėr Edirnesė, dhe nė pėrfundim tė kėtij fshati qė po mbijeton nė Mandres, afėr Kilkis nė Greqi, qė daton nga Lufta Ballkanike. Njė enklavė Toskėrisht afėr Melitopolit nė Ukrainė shfaqet vendosja e fundme nga Bullgaria. Dialektet Shqiptare nga Istria, pėr tė cilin ekziston njė tekst, dhe nga Sreim, pėr tė cilin nuk ekziston asnjė tekst janė zhdukur.

Historia
Kongresi i Manastirit

Identifikuar

<3<3<3
Llokumi_NY
i/e regjistruar!
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 5

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #10 : 25/10/09, 14:02 »
0

Kam gjetur nje website patriotik teper te nevojshem per te gjithe shqiptaret ne diaspore qe deshirojne te ruajne gjuhen shqipe dhe t'ja mesojne ate femijeve te tyre te linduar jashte atdheut.

Perhapeni kete website ne internet, keshtu do te kontribojme sado pak per te ruajtur gjuhen dhe kulturen tone shqiptare: www.learn-albanian.com  learn albanian
_____________________________

Learn Albanian Language Online classes with LIVE Albanian teachers.
Visit: learn albanian
« Ndryshimi I Fundit: 04/02/14, 23:11 nga Llokumi_NY » Identifikuar
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te: