Poezi franceze
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Tema: Poezi franceze  (Lexuar 5954 here)
neril
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 4870


Proud to be me!!!!!

Respekt: +4

Profili
« : 07/07/07, 00:12 »
0

Nuk dua te fle
(Jean Cocteau)

Nuk dua te fle kur fytyra jote rri
Te qafa ime pernate
Se mendoj per vdekjen qe vjen me shpejtesi
E sjell gjumin e gjate.

Une do vdes, ti do rrosh, kjo gje gjumin ma nxjerr
Ē’gje tjeter me tremb sonte?
Te mos degjoj nje dite se si ti fryme merr
Si rreh kjo zemra jote.

Si, ky zog i druajtur qe nga endrra tulatet
Do ta linte ne gjeme
Ēerdhen ku trupi yne me dy koke zgjatet
E sos me kater kembe?

Nje gezim kaq i madh me rreh ne agullim
Kurre mos mbarofte
Dhe engjelli mbrojtes qe ne rruge me prin
Fatin ma lehtesofte!

Pupel i lehte jam nen kete koke qe ngjan
Si pjese e trupit tim
Qe ndonese kendoi gjeli, mbyllur syte i mban
S’degjon e s’pipetin.

Nen kete koke qe ne bote te tjera bredherin
Ku ka tjeter ligj jete
Qe ne gjumin e saj rrenje te thella shtrin
Larg meje, afer meje...

Ah do doja me gushen perbri fytyres sate
Permes gojes plot vesk
Te degjoj nga gjiri yt kete faske delikate
Te fryje gjer te vdes.
Identifikuar

...........xXx............
neril
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 4870


Proud to be me!!!!!

Respekt: +4

Profili
« Pergjigju #1 : 07/07/07, 00:12 »
0

Claude Roy (1915-1997)

Kam kohė

Kam pak frymė dhe pak forcė dhe mė pak vrull
Por nuk ngutem mė Kam kohė
tė pres
Qėkur ėshtė vonė kam kohė pėrpara meje
Jam si ai qė e ka mbaruar ditėn e vet
dhe reflekton i ulur duart rrafsh mbi gjunjė
pėr gjėra qė ai do tė bėjė dhe do t'i bėjė nė kohėn e tyre

nėse burimi i kohės i ka lėnė ende ca ditė
Identifikuar

...........xXx............
neril
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 4870


Proud to be me!!!!!

Respekt: +4

Profili
« Pergjigju #2 : 07/07/07, 00:12 »
0

Mos e kthe koken
(Philippe Soupault)

Shtriji krahet
dhe perpara teje veshtro
dhe vetem perpara teje
Eshte nje vend, vendi yne
qe ngadale afrohet
Hapat tane, sekondat tona
ngadhenjyen kete truall e kete fat
Ne mund te kapim ajrin
si nje zog
ne mund te prekim ate lume
ate drite qe kendon
per ne,
mund te murmuritim
me kete turme e kete det, me keto shtepi,
te murmuritim gezimin tone,
gezimin e te gjitheve, gezimin tend dhe timin.
Therrasim, degjojme
kete kenge te madhe
nga agimi deri ne muzg
kah fytyra e yllit tone
ja atje para nesh
vendi yne dhe jeta jone.
Mos prit me
hiq dore nga keqardhjet!
Ne qofte se nje here, vetem nje here
do ta ktheje koken
duke hapur duart do ta humbje
kete thesar qe eshte nje ēast
nje ēast i vetem
i kesaj kohe, i kohes sone.
Identifikuar

...........xXx............
neril
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 4870


Proud to be me!!!!!

Respekt: +4

Profili
« Pergjigju #3 : 07/07/07, 00:12 »
0

PUTHJA

Mijera e mijera vjet
Nuk do kishin mjaftuar,
Per te treguar
Te voglen sekonde pafundesie
Kur ti me perqafove,
Ku une te perqafova.
Ish nje cast ne driten e dimrit
Ne Parkun Montsouris ne Paris.
Ne Paris.
Mbi toke.
Mbi kete toke qe eshte nje yll .
Identifikuar

...........xXx............
neril
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 4870


Proud to be me!!!!!

Respekt: +4

Profili
« Pergjigju #4 : 07/07/07, 00:12 »
0

Barbara
(Jacques Prevert)

Kujtoje, Barbara
Atė ditė mbi Brest shiu binte litar
dhe ti ecje buzagaz, e lumtur
trėndafil me vesė, e qullur
nga shiu
Kujtoje, Barbara
Atė ditė mbi Brest shiu binte litar
dhe unė tė takova nė rrugėn e Siamit
ti buzėqeshje
dhe unė buzėqeshja si ti
Kujtoje, Barbara
unė nuk tė njihja
ti nuk mė njihje
Kujtoje
sidoqoftė kujtoje atė ditė
mos harro
nė strehėn e njė hajati rrinte njė njeri
dhe nė emer tė thiri
Barbara
dhe ti rende drejt tij nėpėrt shi
e qullur, trėndafil me vesė
dhe ti iu hodhe nė qafė
Kujtoje kėtė, Barbara
dhe mos mė ki zėt qė me ti po tė flas
unė u flas me ti atyre qė i dua
edhe kur veē njėherė i kam parė
u flas me ti gjithė atyre qė duhen
edhe kur nuk i njoh fare
Kujtoje, Barbara
mos e harro, pra
atė shi tė shtruar e tė lumtur
mbi fytyrėn tėnde tė lumtur
mbi atė qytet tė lumtur
Mos e harro atė shi mbi det
mbi kantier
mbi anijen Uesan
Ah, Barbara
kjo luftė qe njė marrėzi
ē'ndodhi me ty pra
nė kėtė shi
hekurri e zjarri, ēeliku e gjaku
dhe ai qė tė shtrėngonte nė krahė
me dashuri
a ka vdekur apo ende ėshtė gjallė?
Ah, Barbara
mbi Brest shiu bie litar
ashtu siē binte mė parė
por s'ėshtė mė ai shi e gjithēka u gremis
ėshtė njė shi i pikėlluar, i pėrzishėm
nuk ėshtė mė as stuhia
e hekurit e ēelikut e gjakut
Ka vetėm re tė hirta
si qen qė bien shakull
si qen qė zhduken
nė ujin qė rrjedh mbi Brest
dhe venė tė treten larg
Larg, shumė larg Brestit
qė ėshtė bėrė gėrmadhė.
Identifikuar

...........xXx............
neril
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 4870


Proud to be me!!!!!

Respekt: +4

Profili
« Pergjigju #5 : 07/07/07, 00:12 »
0

URA MIRABO
(Guillaume Apollinaire)


Poshtė urės Mirabo lumi Senė shkon
pse m'u kujtua vallė
dashuria jonė
pas hidhėrimit gaz kishim gjithmonė

Le tė bjerė nata ora tė kumbojė
ditėt seē po ikin, unė kėtu qėndroj

Kapur dorė pėr dore le tė rrimė pėrballė
ndėrsa poshtė
urės sė krahėve tanė
e lodhur vėshtrimesh, vala para ēan

Le tė bjerė nata ora tė kumbojė
ditėt seē po ikin, unė kėtu qėndroj


Ikėn dashuria si ky ujė qė rrjedh
ikėn dashuria si kjo jetė e qetė
dhe si shpresa qė ėshtė kaq e sertė

Le tė bjerė nata ora tė kumbojė
ditėt seē po ikin, unė kėtu qėndroj

Treten ditėt, edhe javėt treten
as kohė e kaluar
as dashuritė s'kthehen
poshtė urės Mirabo shkon lumi i Senės

Le tė bjerė nata ora tė kumbojė
ditėt seē po ikin, unė kėtu qėndroj.
Identifikuar

...........xXx............
neril
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 4870


Proud to be me!!!!!

Respekt: +4

Profili
« Pergjigju #6 : 07/07/07, 00:12 »
0

[color=navy]DASHURI PĖR ELSĖN
Louis Aragon

Jam xheloz pėr ēdo pikė shi
qė me puthje mė shėmbėllen
mė bėjnė tė ndjej xhelozi
sytė e gjithēkaje qė shkėlqen

Kur e zė jam xheloz pėr bletėn
pėr pasqyrėn ku ajo shihet
pėr harrimin pėr kujtesėn
dhe pėr gjumin ku kridhet

Pėr trotuarin qė ajo zgjedh
pėr erėn qė e fshik me duar
nė ėndėrr gjumin ma vjedh
xhelozia ime qė rri zgjuar

Jam xheloz pėr njė kėngė njė ofsh
pėr njė hukamė e njė rėnkim
pėr zymbylat jam xheloz
pėr njė parfum pėr njė kujtim

Jam xheloz pėr statujat nė shesh
tunduese me ata sy zgavra
jam xheloz kur ajo hesht
pėr fletėn e bardhė qė ka pėrpara

Pėr njė qeshje a njė lėvdatė
dimrit pėr njė drithmė tė lehtė
pėr njė fustan qė vesh nė shtat
pranverės pėr drurėt e blertė

Jam xheloz kur i pėlqen zjarri
pėr njė degė qė e ndjek prapa
pėr krehėrin nė flokėt ngjyrė ari
nė ag mė bėn xheloz mesnata

pėr gjithēka qė ka pėr zemėr
pėr zumrudėt qė stolisin
ah, nata e ligė nata shemėr
mė hijet e saj ma mer shpirtin

Ēdo stinė ndjej xhelozi
mė ngulen njėmijė gozhdė
jam xheloz gjer nė marrėzi
jam xheloz si njė qen xheloz

Kur vonohet njė grimė herė
jam xheloz pėr botėn mbarė
gjestet e saj janė mister
jam xheloz pėr ēdo kitarė.[/color]
Identifikuar

...........xXx............
neril
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 4870


Proud to be me!!!!!

Respekt: +4

Profili
« Pergjigju #7 : 07/07/07, 00:12 »
0

Jacques Prevert(1900-1980)

Per ty,dashuria ime

Ne tregun e zogjve une shkova
dhe zogj une kerkova
e gjeta,
per ty,
dashuri

Ne tregun e luleve shkova
dhe lule kerkova
e gjeta per ty,
dashuri.

Ne treg t'hekurishteve shkova
dhe pranga kerkova
e gjeta
veriga te renda
per ty
dashuri

Ne tregun e sklleverve shkova me kot
se ty te kerkova
po s'te gjeta dot
dashuri.

perkth. Aurel Plasari


Paris at night

Tri shkrepse te ndezura nje nga nje ne erresire:
E para per te pare tere fytyren tende,
e dyta per te pare syte e ty,
e fundit per te pare gojen tende.
Dhe tere nata per te m'i kujtuar keto perseri,
duke te shtrenguar ne krahet e mi.

perkth.Ndoc Papleka
Identifikuar

...........xXx............
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te: