Folklori Shqiptar Muzikor!
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Tema: Folklori Shqiptar Muzikor!  (Lexuar 5952 here)
Madam Butterfly
SuperGirl!...
Moderator/e Global/e
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 15053


Lost inside your love!

Respekt: +7

Profili
« : 26/08/07, 11:11 »
0

Folklori Muzikor – Teknologjia e Zhvillimit!

Konsiderata tė pėrgjithshme


Foklori muzikor shqiptar ėshtė njė nga shfaqjet e identiteti tonė kombėtar.
Nė mesin e kulturės popullore, qė shquhet pėr larminė e pabesueshme pėr njė vėnd me shtrirje gjeografike kaq tė kufizuar dhe pėr numrin e popullsisė qė ka jetuar nė kėto treva, kjo pasuri dėshmon njė shpirt krijues polidimensional dhe njė potencial tė madh shprehės nė mjete, forma, gjini, mėnyra zhvillimi dhe gjithashtu njė ekuilibėr tė pėrsosur mes tendencės konservative dhe asaj tė ndryshimit, krijimit tė risive krijuese apo ekzekutive.

Po t’i hedhim njė sy tė shpejtė gjithė atij korpusi tė madh qė quhet folklor muzikor do tė shikojmė menjėherė disa karakteristika thelbėsore qė do tė na ndihmojnė mė vonė pėr tė kuptuar mė mirė mekanizmin qė e vė nė lėvizje gjithė kėtė strukturė krijimi dhe ekzekutimi.

Ato do tė ishin:

• Larmi e madhe intonative mbėshtetur mbi karakteristika modale
• Larmia e madhe e formave tė zhvillimit
• Larmi e madhe e mjeteve tė tjera shprehėse, ritmit, harmonisė, polifonisė
• Njė pafundėsi ndryshimesh nga njė krahinė nė tjetrėn, madje nga njė fshat nė tjetrin
• Ekzsistenca e dy blloqeve tė mėdha intonative – folklori fshatar dhe foklori qytetar
• Ndarja e madhe mes mėnyrės sė zhvillimit dhe interpretimit nė veri dhe atij nė jug,
• Formacione tė shumta orkestrale
• Ndarjen e mdhe, pavarėsisht nga krahina, tė folklorit tė burrave nga ai i grave
• Ndarjen e madhe tė muzikės sė shoqėruar me instrumenta dhe asaj a capella
• Dhe njė pafundėsi elementėsh tė tjerė qė do tė donin shumė vėnd dhe kohė nė krahsim me njė detyrė si kjo e jona.


Duke u nisur nga kėto premisa, ajo qė mund tė themi qysh nė fillim nė lidhje me dy tendencat qė prekėm pak nė fillim, pra mes tendencės konservative tė zhvillimit dhe asaj tė sjelljes sė elementėve tė rinj nė krijimtarinė folklorike ėshtė se kemi njė rezultat tė kėnaqshėm, njė ekuilibėr qė shpesh konsiderohet edhe si mekanizmi mė i mirė ruajtės i atij laboratori krijues qė pėrbėn sofra e madhe e foklorit shqiptar.
Dihet dhe ėshtė bėrė zakon tė thuhet se folklori nuk ka autor apo se ėshtė njė krijimtari kolektive; kjo deri nė njė farė mase qėndron, dhe pikėrisht deri nė atė masė qė njė individ arrin tė ndryshojė dicka nė njė krijim tė cilin ai fillimisht ka pėr detyrė vetėm ta transmetojė tek dėgjuesit ashtu siē e ka marrė prej tė tjerėve.
Por pikėrisht kėtu fillon njė fazė tjetėr: ky individ ndryshon nga paraardhėsi i tij dhe po ashtu, ai mund tė mos ketė kujtesė tė mirė muzikore (d.m.th. melodike, apo ritmike, apo harmonike) dhe si pasojė mund tė ndryshojė diēka nė njėrin prej kėtyre elementėve bazė muzikor.
Pse e veēuam kujtesėn e kėtij individi dhe nėse ajo ėshtė kaq e rėndėsishme atėhere mungesa nė kėtė fushė mund tė konsiderohet njė faktor pozitiv dhe jo frenues pėr procesin e evoluimit muzikor nė kohė?

Kėrkojmė t’i pėrgjigjemi kėsaj pyetjeje: dihet mirė se nė rastin e njė kulture muzikore tė pa kultivuar, pra qė nuk shkruhet, por qė transmetohet nga brezi nė brez vetėm nė sajė tė kujtesės kolektive (ja edhe premisa pse folklori quhet edhe art kolektiv) transmetimi i njė mendimi tė ri, ruajtja e qoftė edhe e njė elementi tė vetėm tė ri bėhet nė dy mėnyra:

1. pėrsėritja e vazhduar identike e njė bulėze tematike nė mėnyrė qė tė mbahet mėnd
2. pėrsėritja me njė element tė ri tė ndryshuar, jo thelbėsor


Nė fakt, mėnyra e parė krjon teknikėn konservative dhe e dyta, variacioni, krijon bazėn e njė krijimi tė ri.
Ku do ta kishte mė tė lehtė i pari dhe ku i dyti pėr tė gjetur njė terren tė pėrshtatshėm zhvillimi nė njė shkallė tė tillė sa tė rrinte tė krijonte edhe tendencė dhe madje shkolla tė vėrteta krjiuese?

Teknika dhe krijimi i tipologjive

Pėr tė hyrė nė kėtė fushė, duhet tė kujtojmė disa nga premisat e parashtruara nė fillim:

• faktin qė mes morisė sė pafundme tė ndryshimeve tė gjetura nė korpusin e madh folklorik dallojmė megjithatė dy ndarje tė mėdha, qė respektojnė gjeografinė e dy ndarjeve tė mėdha krahinore, Gegėria dhe Toskėria dhe shoqėrimi i kėsaj ndarjeje edhe nė dy stile po aq tė mėdha: monodia dhe polifonia dhe respektivisht instrumentale nė veri dhe a capella nė jug. (natyrisht, kėtu pėr efekt studimi do tė jemi pak sektarė dhe lėmė mėnjanė me qėllim edhe format e tjera tė ekzistencės sė folklorit alternativ nė tė dyja krahinat).
• faktin qė tė dyja ato reflektojnė dy mėnyra jetese tė detyruara nga shkaqe ekonomike dhe tė mbijetesės, por edhe tė historisė dhe marrėdhėnieve me fqinjėt, pra jetė mė vetmitare nė veri dhe jetė mė kolektive apo sociale nė jug.


Po t’i rikthehemi pyetjes sė fundit, pra se ku do ta kishte mė tė lehtė teknika e parė, ajo e pėrsėritjes sė pandryshueshme tė njė mendimi muzikor dhe ku e dyta, pra ndryshimi, variacioni, do tė na ēonte nė njė pėrgjigje sempliciste: nė jug do tė ishte mė e lehtė pėrsėritja, nė veri variacioni.
Por kjo nuk e shpjegon tė gjithė larminė e formave dhe intonacioneve qė ndeshim si nė jug ashtu edhe nė veri. Pėr kėtė do tė na ndihmonte fakti qė ekzistenca e muzikės qytetare nė tė dyja ndarjet e mėdha tregon jo vetėm konservatorizėm, por edhe ndryshim dhe risi.
Megjithatė, pėr kėtė argument tė ri do tė thonim se muzika burimore nė jug ėshtė polifonia, kurse muzika burimore dhe pa influenca nė veri ėshtė stili monodik recitativ i shoqėruar me instrument. Pjesa tjetėr e folklorit ėshtė rezultante e marrėdhėnieve tė tij me fqinjėt apo e importimit tė imponuar tė strukturave intonative, formave dhe instrumentave qė ndodhi p.sh. me shfaqjen e muzikės sė ahengut, rezultat i marrėdhėnieve tregtare me Turqinė gjatė 5 shekujve tė sundimit otoman tė vėndit.
Pra, duke iu rikthyer argumentit tonė, strukturat qė e dėshmojnė mė mirė karakterin konservativ tė muzikės burimore, autoktone foklorike tė vėndit tonė janė ndarjet e mėdha, polifonia dhe monodia.
Por ē’ndodh me polifoninė? Si shpjegohet qė ajo ka ardhur deri nė ditėt tona e paprekur nga tendencat moderne qė janė shfaqur me shumicė nė pjesėn tjetėr tė folklorit shqiptar? (Kėtu kemi parsysh formimin e formacioneve orkestrale popullore nė veri ku nuk ka qėnė traditė si orkestrat e Pukės apo Rrėshenit, muzikėn qytetare nė Shqipėrinė e Mesme, serenatėn korēare apo jaret e Shkodrės).

Kėtu hyjmė nė thelbin e asaj qė donim tė shpjegonim: duke vendosur edhe njėherė pėrballė muzikėn polifonike tė jugut me monodinė e veriut vemė re:

• e para ėshtė rreptėsisht vetėm vokale, e dyta rreptėsisht e shoqėruar nga njė instrument, ēiftelia apo lahuta
• e para ėshtė polifoni, pra shumė zėra, e dyta ėshtė monodi, pra vetėm njė zė


Pyetjes se ku do ta kishte mė tė lehtė ruajtja e traditės kreative, do t’i pėrgjigjeshim pėrsėri njėlloj: nė jug, muzika polifonike ka njė strukturė mė tė ngarkuar formale: ngrehina formale ku kemi njė marrės, njė pritės njė kthyes dhe shoqėrimin e grupit, pra ISO e famshme labe, janė tė prira tė lėvizin me vėshtirėsi ndaj ndryshimit. Kjo ngrehinė madhėshtore bazohet nė lėvizjen e kombinuar tė zėrave dhe nė kontrapuntin e tyre. Do tė ishte shumė mė e vėshtirė pėr njėrin prej kėtyre elementėve ekzekutiv tė merrte pėrsipėr tė sillte njė novitet nė fushėn e krijimit pasi ngrehina reziston dhe ai do tė duhej tė kishte konsensusin e tė gjithė pėrbėrėsve. Por ne dijmė qė ky proēes, marrėveshja, ndodh nė artin e kultivuar ku pranohet individualizmi i njė krijuesi dhe bindja e tė tjerėve se duhet tė ekzekutojnė partiturėn e paraqitur prej tij.
Por ne pranuam se arti folklorik ėshtė kolektiv dhe proēesi i krijimit tė tij ėshtė jo i pregatitur, pra jo i paramendur. Proēesi i krijimit, sidomos nė muzikė ėshtė improvizativ, ai ndodh nė kohė reale dhe pikėrisht pėr kėtė shėrbehet nga pėrsėritja e mendimit muzikor pėr tė pėrforcuar tė renė qė sjell pėr momentin e caktuar. Krijimi i tipologjisė sė kėngėve labe ka ndodhur natyrisht nė njė kohė shumė tė gjatė, por fakti qė ajo edhe sot reziston ndaj ēdo presioni qė bėn koha moderne me tė gjitha format e saj tė komunikimit tregon se struktura tashmė ėshtė gati fosilizuar dhe nuk pranon ndryshime, pėrveē atyre qė shfaqen nė pėrmbajtjen e tekstit.
Nė tė kundėrt, njė kėngėtar i veriut, duke qėnė vetė objekt dhe subjekt i krijimit tė tij, e ka mė tė pranueshme qė tė sjellė elementė tė rinj nė refleksionin e tij ndaj ngjarjeve dhe pėrthyerjen e tyre nė laboratorin e tij krijues. Shumė shumė ai do tė bėjė njė kompromis por gjithmonė me veten e vet, askush nė proēesin e krijimit real nuk ka mundėsi t’i ndėrhyjė dhe t’i pranojė ose jo elementėt e rinj qė ai sjell nė mėnyrė instinktive. Kjo hapje e lejon madje tė bashkohet mė vonė edhe me tė tjerė, nė krijimin e njė modeli tė ri me dy instrumenta apo mė vonė, nėn modelin e orekstrave ruse tė balalajkės, tė krijimit tė simotrės sė saj me bazė familjen e instrumetnave kordofonė tė veriut.
Megjithatė edhe nė kėtė trung tė madh tė muzikės monodike kemi modelin e tipologjisė qė po ashtu si edhe nė polifoninė e jugut ndihmon ligjėrimin muzikor tė ruajė tė njėjtin strukturė formale apo intonative duke sjellė deri nė ditėt tona dėshminė e njė arti tė qėndrueshėm nė kohė dhe hapsirė.
Nga ana tjetėr, fakti qė tashmė qysh prej mbi njė shekulli studjuesit e muzikės e kanė shkruar kėtė strukturė me nota, ka sjellė edhe rrezikun qė ta ndryshonin, qoftė nga pamundėsia e transkiptimit besnik, qoftė nga ngasja pėr tė ndryshuar qė ėshtė kaq e fortė tek njė muzikant. Kjo e bėn kėtė muzikė folklorike pronė edhe tė kompozitorėve, tė cilėt kanė pėrdorur elementė tė veēantė tė saj nė krijimet e tyre me frymėzim etnik.


« Ndryshimi I Fundit: 26/08/07, 12:12 nga Tironce Babe » Identifikuar

·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠· ...Cosa faresti al posto mio, se ogni pensiero fossi io??!!...·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠·
       
http://www.youtube.com/watch?v=y5DzX6foKbQ

http://www.youtube.com/watch?v=SzEKYu4sF4Q&feature=related
neril
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 4870


Proud to be me!!!!!

Respekt: +4

Profili
« Pergjigju #1 : 31/08/07, 08:08 »
0

Folklori Muzikor - Strukture dhe Analize

"Harta etnomuzikore" - makrostrukturė e folklorit muzikor shqiptar

Nė analizat qė do tė bėjmė mė poshtė mbi lėndėn muzikore folklorike shqiptare do tė vėrejmė se brenda pėr brenda kėtij folklori ekzistojnė parapėlqime tė ndryshme si pėr mėnyrat e tė kėnduarit, shkallėt muzikore, veglat apo muzikėn vokale etj. Kėto parapėlqime padyshim janė tė lidhura me njė makrsotrukturė, qė mund ta quajmė “harta etnomuzikore” shqiptare, brenda sė cilės do tė gjejmė tiparet dhe vetitė e pėrbashkėta, por dhe diferencat qė ekzistojnė brenda folklorit muzilor shqiptar.

        Si hap tė parė, do tė vėrejmė se lumi Shkumbin, pėrveēse ėshtė njė kufi midis dialekteve geg dhe atij tosk, nė vėshtrimin tonė shėrben edhe si njė orientues natyral pėr ndarjen e hartės sonė etnomuzikore nė dy pjesė. Nga lumi Shkumbin dhe mė nė jug do tė kemi zonėn iso-polifonike tė tė shprehurit muzikor (dy, tre dhe katėr zėrėshe) apo atė shumėzėrėshe, siē jemi mėsuar rėndom ta quajmė, dhe nga lumi Shkumbin e mė nė veri do tė kemi zonėn monodike tė tė shprehurit muzikor (monodi, monodi me shoqėrim apo edhe homofoni). Sipas Sokolit “…atje ku flitet gegėnishtja kemi muzikė homofonike, kurse pėrposhtė kėtij lumi, atje ku ndihet rotacizmi i bashkėtingėllores n nė r ose diftongu ua e tjera veēori fonetike tė toskėnishtes, atje ndihet dhe isoja sė bashku me veēoritė e tjera polifonike”.[1] Nė zonėn e jugut tė Shkumbinit do tė pėrfshihen Toskėria, Labėria, Ēamėria, Myzeqeja, ndėrsa nė atė tė veriut tė Shkumbinit gjithė veriu i Shqipėrisė me ndarjet pėrkatėse tė zonave etnografike. [2]

(Hartat)
 
Po kėshtu, si nė njė ekuacion, zona iso-polifonike jugore ndėrlidhet ngushtė vetėm me shkallėt muzikore pentatonike, ndėrkohė qė zona monodike ndėrlidhet ngushtė vetėm me shkallėt modale, diatonike por dhe ato kromatike. Pėr rrjedhojė, kėto veēori pasqyrohen edhe nė preferencat pėr veglat muzikore popullore, pėr veshjet, arkitekturėn popullore etj. Siē do tė shohim, nė folklorin muzikor shqiptar do tė kemi vegla mbarėshqiptare, por dhe vegla muzikore popullore, tė cilat janė tė lidhura ngushtė me kėtė skemė tė ndarjes sė folk-muzikės sonė. Ndėr to, do tė pėrmendja si mbarėshqiptar fyellin, dhe si tė veēantė pėr zonėn monodike lahutėn dhe ēiftelinė dhe pėr zonėn iso-polifonike biculėn, gajden apo llautėn.
   Ėshtė e kuptueshme se lumi Shkumbin nuk mund t’i ndajė si me thikė kėto zona, pasi nė tė dy brigjet e tij, si nė atė verior ashtu edhe nė atė jugor, shtrihen disa mikrozona, tė cilat le t’i quajmė kufitare, nė foklorin e tė cilave shkrihen tiparet qė reflektohen nga tė dy anėt. Si rezultat, do tė gjejmė polifoni dhe pentatonikė edhe nė disa fshatra tė rrethit tė Tiranės, disa ngjyrime modale nė Librazhd, si dhe bashkėjetesė tė polifonisė dhe monodisė nė muzikėn popullore brenda njė fshati, siē ėshtė rasti i fshatit Ladorisht qė gjendet nė “Maqedoninė toske” etj. Por, gjithėsesi  ky ėshtė njė fenomen qė nuk e prish kėtė klasifikim tė hartės sonė etnomuzikore.

   Sesi ėshtė mbėrritur nė kėtė klasifikim, ėshtė njė ēėshtje qė hap shumė diskutime, por kjo makrastrukturė e folklorit tonė muzikor, me gjithė ndarjet qė ekzistojnė, ėshtė njė shprehje e drejtpėrdrejtė e faktit, se folklori ynė muzikor ėshtė origjinal, se ėshtė i ndryshėm nė variante dhe, si i tillė, nuk krijon ndarje artificiale. Kėto ndarje artificiale nuk ekzistojnė, sepse mbi tė gjithė kėtė makrsotrukturė vepron njė metodė e pėrgjithshme kompozicionale popullore, e cila siguron unitetin e kėtyre dy njėsive, por dhe diversitetin e shprehjes sė tyre. Se ē’ėshtė dhe nga buron kjo, mund tė themi se ajo ėshtė vetėm nje element i etnosit tonė, i cili ende ka ngelur i pazbėrthyer deri nė fund.


--------------------------------------------------------------------------------

[1] Ramadan Sokoli, “Folklori muzikor shqiptar-morfologjia”, Tiranė 1965, fq.127.


Identifikuar

...........xXx............
neril
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 4870


Proud to be me!!!!!

Respekt: +4

Profili
« Pergjigju #2 : 31/08/07, 08:08 »
0

Folklori Muzikor - Polifonia Shqiptare

Kreu I

Polifonia popullore, shikim nė tė kaluarėn


Rėndom pohohet se degėt e tjera tė artit, si muzika arqitektura, skulptura e piktura, nuk kanė qėnė tė panjohura nė Shqipėri, dhe nė disa kohė patėn arritur shkallėn mė tė lartė sikurse na e vėrtetojnė sot gėrmimet arkeologjike . Megjithė ngjyrimet romantike qė mbart citimi i mėposhtėm, thuhet se nė kohėt e vjetra “… shqiptarėt i kushtuan perėndisė sė muzikės qytetin e Apolonisė” dhe se akoma “…banorėt e atyre viseve mbajnė emrin Myzeqarė” . Sipas Konicės: njė herė ėshtė shprehur njė mendim se muzika polifonike mund tė ketė buruar nė Shqipėri , ku vizituesit italianė nuk kanė mundur tė mos vėrejnė kėtė veēori etj. Edhe mė tej gojėdhėna tė ndyshme pėr mitizimin e muzikės nga ilirėt na janė bėrė tė njohura prej autorėve tė antikitetit.

Duke vazhduar me dokumentat qė na vijnė prej arkeologjisė sonė muzikore, do tė pėrmendja edhe njė unazė tė shek. XV para erės sė re, nė gurin e sė cilės ėshtė gdhendur figura e Panit brinoē me kėmbė dhie, duke i rėnė njė vegle frymore me dy tyta tė bigėzuara. Nga kėto dėshmi provohet gjithashtu edhe ekzistenca e instrumentave polifonikė qysh nė ndėrtim si p.sh tipi i fyellit tė dyfishtė qė dokumentohet nė Shqipėrinė Jugperėndimore, nė Apolloni, qė nė shek. VI-V p.e.re dhe nė luginėn e sipėrme tė Vjosės nė shek. IV-III p.e.re. etj. Gjithashtu theksohet fakti se ekzistenca e polifonisė sot tek arbėreshėt nė Itali, provon se nė shek. XIV-XV, kohė kur ata emigruan, polifonia ishte njė relitet muzikor i pranuar nga tė gjithė nė Shqipėrinė e Jugut.

Ende, nė pamundėsi tė dokumentimit tė fenomenit sonor tė polifonisė sonė nė kohėt e vjetra, mund tė themi se ekzistenca nė folklorin muzikor polifonik e disa gjinive si. p.sh nė kėngėn polifonike me origjinė mitologjike apo nė “vallet rituale”, mund tė provojė se polifonia ka qėnė bashkėudhėtarja muzikore e pėrhershme e gjinisė. Nė kėtė tip kėnge tė bien nė sy, si njė shtresim i lashtė me prejardhje mitologjike, njė varg thirrjesh qė sjellin jehonėn e praktikave ritualo-magjike, tė lashta. Si shembull mund tė pėrmendim tė tilla formula stereotipe tė fillimit tė kėngėve: “Oj lia oj”, / Vaj lia vaj/ Vaj duduk vaj!; etj. Kėtu njė vend tė posaēėm do t’i kushtonim edhe baladave por dhe kėngėve historike tė cilat kėndohen dhe vallėzohen nė polifoni. Ndėr mė tipiket kemi kėngėn e Dhoqinės e cila gjendet nė njė zonė tė gjerė qė pėrfshin Durrėsin, Gramshin, Pogradecin (gjurmė tė saj i gjejmė nė Korēė), Pėrmetin, Libohovėn, Gjirokastrėn, Beratin, Fierin, Vlorėn, Sarandėn, Ēamėrine ; si dhe kėngėt polifonike “Skėnderbeu trim me fletė”[10] dhe ajo e “Gjorg Golemit” etj.

Nė kulturėn popullore jugore janė ruajtur edhe njė varg elementėsh tė tjerė, jo muzikorė, qė vijnė nga e kaluara e largėt dhe shumė e largėt e kėtyre trevave. Kėshtu nga fusha e veshjeve mund tė pėrmendim fustanellėn e burrave, e cila ka pasur pėrdorim tė gjerė nė tė gjithė pjesėn perėndimore tė Ballkanit, e sidomos nė Iliri e nė Epir. Ajo ėshtė e dėshmuar arkeologjikisht, qė nė shek. V-tė p.e.s nga njė figurinė e gjetur nė Maribor tė Sllovenisė, e pasuar nga figura e njė burri tė paraqitur nė njė gur varri tė shek. III-tė, tė gjetur nė Smokthinė-Mesaplik tė Vlorės, nga njė terrakotė e shek. IV, e gjetur nė Durrės etj. Nga kėto zona, pėrveē fustanellės mund tė pėrmendim se ėshtė ruajtur deri nė fillim tė shek. XX, njė nga tipet mė tė vjetra tė veshjeve pėr gra qė ėshtė kostumi mė kėmishė tė gjatė e dy futa, njėra pėrpara e tjetra prapa. Nė kėto troje ėshtė dėshmuar arkeologjikisht edhe pėrdorimi i “dalmatikės” ilire, qė kishte formėn e njė kėmishe tė gjatė e me mėngė, si ajo qė mban mjeshtri i paraqitur nė njė gur varri tė gjetur nė Drashovicė tė Vlorės dhe qė i pėrket shek. II-tė. Edhe nė njė tjetėr gurr varri tė shek II-III, tė gjetur nė rrethin e Korēės, janė paraqitur dy farkėtarė tė veshur me “dalmatika”. Tjetėr element i lashtė ilir nė kėtė lėmė janė edhe opingat e thjeshta me retra . Gjithashtu, uniteti i tipareve tė pėrbashkėta antropologjike prej ilirėve tek shqiptarėt e sotėm jugorė, janė tregues i vazhdimėsisė biokomunikative dhe sprovė e pėrdorimit tė materialit antropologjik si burim historik etj.

Ajo ē’ka duhet theksuar pėrsa i pėrket studimit tė polifonisė, lidhet me faktin se muzika popullore polifonike shqiptare ishte fare e pastudiuar deri para viteve ’40 tė shek.XX, sepse “… para ēlirimit tė atdheut askush nuk merrej nė vendin tonė me studime muzikologjike, prandaj nuk trashėguam nga e kaluara asnjė farė literature shkencore”. Arsyet rreth kėsaj mund tė jenė nga mė tė ndryshmet, por deri mė atėhere vetė folklori shqiptar si fenomen mė i gjerė nuk ishte bėrė ende objekt i plotė studimi, e pėr mė tepėr polifonia e cila ende sot ngelet nga dukuritė me elitare tė folklorit tonė muzikor. Kuptohet se pėr tė studiuar polifoninė nuk ėshtė njėsoj, fjala vjen si tė studiosh poezinė popullore e cila ka vite qė ėshtė dokumentuar (pa ja ulur vlerat kėsaj tė fundit), sepse vetė polifonia, proēesi i shqyrtimit tė saj mpleks probleme dhe vėshtirėsi nga mė tė shumtat. Ky konstatim gjithsesi nuk mohon se nuk ka patur prekje dhe lokalizim tė saj nė rrafshin teorik si njė dukuri specifike e traditės popullore shqiptare.

Megjithėse pa ekzistencėn e punimeve tė mirėfillta mbi polifoninė popullore, ka ekzistuar njė interes i pėrgjithshėm rreth kėndimit muzikor shqiptar me shumė zėra, i shfaqur nė punime tė ndryshme, qofshin kėto letrare, tė arteve pamore apo dhe tė fushave tė tjera tė dijes, i cili me sa kemi mundur ne tė hulumtojmė deri mė sot, datohet qysh nė dhjetvjeēarėt e parė tė shek. XVIII. Mė poshtė, nė rend kronologjik do tė paraqesim punėn e autorėve shqiptarė dhe tė huaj tė cilėt kanė pėrmendur nė veprat e tyre (tė botuara brenda apo jashtė Shqipėrisė), fenomenin e polifonisė popullore, si dhe tė gjitha ato kujtime, vizita dhe pėrshtypje pėr Shqipėrinė, sė bashku me krijimtarinė poetike folklorike gojore, njė pjesė e madhe e sė cilės lidhet me kėndimin polifonik edhe sot e kėsaj dite. Ky interesim buronte dhe ishte i lidhur me faktin se “… Shqipėria mesjetare kish njė pamje tė njė vendi tė ashpėr malor, tė njė zone tipike “strehimi e reliktesh”, ku ruheshin tipare arkaike tė kulturės lėndore e shpirtėrore e tė organizimit shoqėror” .

Kryekreje, njė tė dhėnė tė rėndėsishme pėr konstatimin e tė kėnduarit polifonik nė jug tė Shqipėrisė na i jep Evlija Ēelebi Sejjahatnamesi, nė udhėpėrshkrimet e tij tė viteve 1660-1664. Ai shkruan se “… gjirokastritėt kanė edhe njė zakon tjetėr tė ēuditshėm: vajtojnė njerėzit qi kanė vdekė deri shtatė a tetėdhjetė vjet pėrpara. Ēdo tė Diellė gjith far’ e fisi i tė vdekunit mblidhen nė njė shtėpi dhe bajnė pėrshpirtje pėr tė ndjerin tue mbledhė vajtuese me pagesė tė cilat qajnė e vajtojnė me dhimje tė madhe, me za tė naltė e tė mallėngjyeshėm tue derdhė lot si rrėke. Nė kėtė ditė nė qytet nuk mund tė qėndrojė njeriu nga poterja e zhurma e vaktueseve. Unė e pagėzova Gjirokastrėn “qyteti i vajtimit”.

Nga autorėt shqiptarė pėrmendim afreskun e pikturuar nga piktori David Selenicasi rreth vitit 1715, i cili gjendet nė manastirin “Laura e Madhe, kapelja e virgjėreshės Kukuzelisa”, nė Malin Athos. Afresku paraqet katėr gra duke kėrcyer tė shoqėruara nga njė formacion me vegla i pėrbėrė nga dy vegla aerofone dhe dy kordofone. Sipas F.Hudhrit, nė kėtė punim vihet re trajtimi jetėsor i figurave, duke “shkelur” dogmat e diktuara nga kanonet bizantine.

Paskėtaj kemi njė fjali tė vetme tė shkėputur nga vepra e Marie WORTLEY-MONTAGU, “Letters and Works”, nė tė cilėn ajo pas vizitės nė Shqipėri mė 1817, shkruan pėr shqiptarėt se: “Ata tė gjithė janė tė veshur dhe tė armatosur me paratė e veta, ca burra zakonisht lakmitarė, tė veshur nė pėlhurė tė pastėr tė bardhė, duke mbajtur pushkė tepėr tė gjata, tė cilat i mbajnė mbi supe sikur tė mos ndjenin peshėn e tyre, me prijėsin qė ia jep njė kėndimi tė ashpėr, jo tė pakėndshėm, dhe me tė tjerėt, qė pėrbėjnė korin”. Gjurmė tė polifonisė nė artet pamore gjejmė gjithashtu edhe nė dy afreske tė pikturuar po nga piktorė shqiptarė nė vitin 1744. I pari afresk paraqet njė bari tė vogėl duke i rėnė fyellit i pikturuar nga Konstandin Shpataraku nė kishėn e Shėn Thanasit nė Voskopojė, ndėrsa i dyti punė e Zografėve paraqet dy barinj, ku i dyti nė sfond, i shoqėruar nga tufa e bagėtive i bie gjithashtu fyellit nė njė sfond tipik.

Nga veprat e F.C. POUQEVILLE “Voyage en Moree, a Constantinople, en Albanie (pedant les annees 1789-1801), kemi kėtė konstatim pėr vallen e kėnduar polifonike kur thotė se “… kėta banorė tė maleve Akroqerame e bashkojnė kėtė valle me kėngė, qė vijnė qė nga shekujt famėmadhė tė Skėnderbeut dhe e pėrdorin pėr tė qortuar qullosjen e osmanllinjve”. Nė veprėn tjetėr “Voyage de la Grece”, tė botuar mė 1826, veē tė tjerash, ai shpjegon efektin qė i la kėndimi i njė kėnge tė dėgjuar pranė Lukovės me fjalėt: “… shqiptarėt kėndonin me njė zė aq tė fortė sa tė ē’ponte veshėt”, qė ne mendojmė se nuk ėshtė gjė tjetėr veēse kėndimi sė bashku nė grup i njė kėnge polifonike.

Personalisht mendoj se pėrshkrimi mė i saktė letrar i fenomenit tė polifonisė popullore shqiptare, gjendet nė veprėn e J.C. Hobhouse “A journey through Albania and other provinces of Turkey during the year 1809-1810”. Duke pėrshkruar mbrėmjen e njė dite bashkė me ushtarėt qė ei shoqėronin, nė Salora pranė Janinės, ai shkruante “… one man sung or rather repeated in loud recitative, and was joined in the burthen (burdon-shėnimi ynė) of the song by the whole party. The music was extremly monotonous and nasal; and the shrill scream of their voices was increased by each puttinghis hand behind his ear and cheek as a whipper in does when rating hunds, to give more force to the sound. They also dwelt a considerable time on the last note (as long as their breath would last), like the musicians of a country church. One of the songs was on the taking of Prevesa, an eploit of which the Albanians are vastly proud, and there was scarcely one of them in which the name of Ali Pasha was not roared out and dwelt upon, with peculiar energy”.


 

Identifikuar

...........xXx............
neril
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 4870


Proud to be me!!!!!

Respekt: +4

Profili
« Pergjigju #3 : 31/08/07, 09:09 »
0

Konstatim tė polifonisė gjejmė edhe nė veprat letrare me karakter autobiografik. Xhorxh Gordon Bajron (1788-1824), nė veprėn e tij “Ēajld Haroldi”, mes tė tjerash jep edhe kėtė poezi mbresėlėnėse tė ndėrtuar mbas dėgjimit dhe efektit sugjestionues tė valles sė kėnduar polifonike:

71 Nė zall tė shtruar ndritėn zjarret natėn,
darka mbaroi, vjen rrotull verė e kuqe;
Dhe kush u ndodh atje pa pritur gjė,
Ju muar mentė fare nga ajo pamje;
Se sa pa shkuar orėz e mesnatės,
Pėrcjellėsit ia nisėn kėngės tyre;
Ēdo Palikar e flaku tutje shpatėn
Kėrcyen dorėpėrdorė njėri pas tjetrit,
Me kėngė apo vajtim u drodhėn fustanellat.


Vlerėsime mė tė pėrgjithshme pėr kėndimin polifonik tė jugut dhe atė tė arvanitasve kemi edhe nga Henry HOLLAND, nė veprėn e tij “Travels in the Ionian isles, Albania, Thessaly during the years 1812-1813” . Njė e dhėnė mjaft interesante pėr konstatimin e iso-polifonisė nė gjysmėn e parė tė shek. XIX, na vjen edhe nga udhėtimi nė Shqipėri, e konkretisht nė Janinė, nė periudhėn shtator tetor tė vitit 1830 i anglezit Benzhamin Dizrael (1804-1881), mė pas kryeministėr i Anglisė pėr rreth 12 vjet. Nė nė nga letrat qė i dėrgon nga Janina tė atit ndėr tė tjera ai shkruan: “… njė natė Mehmet Aga, solli njė grup kėngėtarėsh tė cilėt kėnduan me iso njė balladė pėr vrasjen e Veli Beut dhe rebelėve tė tjerė” .

Mė tej, nė artet pamore, do tė gjejmė shembuj tė tjerė tė dukurisė sė polifonisė popullore shqiptare. Nė kėto vite (1820-1840) kemi tre piktorė tė huaj dhe pikturat e tyre nė vaj me kėtė temė. A.Deka (1803-1860) me veprėn “Valltarėt shqiptarė”, vallen tė cilėn ata kėrcejnė e ka shpjeguar edhe T. S. Huges duke e quajtur “Albanitico” ose vallja kombėtare e palikarėve shqiptarė, L.Zherom (1824-1904) dhe K.Udvil (1856-1927), tė dy me pikturat e titulluara njėsoj: “Shqiptarėt qė kėndojnė”.

Nė veprėn e Ami BOUE “ La Turquie d’Europe” tė botuar nė Paris mė 1840, gjejmė edhe shpjegimet mbi mėnyrat e tė kėnduarit tė popujve tė ndryshėm. Ndėr tė tjera ai thotė se “… grekėt bile dhe zinzarėt (vllehėt-shėnimi ynė) kėndojnė mė mirė se sllavėt, dhe banorėt e Shqipėrisė sė Jugut janė nė mes tė tyre”. Nga kolana e mbledhėsve dhe botuesve tė huaj tė folklorit letrar polifonik do tė evidentoja ndėr ta J.G.Hahn me botimin e “Albanesischen Studien” mė 1854, ku zė vendin e saj edhe kėnga shumė e njohur e “Urės sė Qabesė”.

Zef Jubani, (1818-1880) nė artikullin e tij publiēistik “Mbi poezinė dhe muzikėn shqiptare”, jep ndėr tė parėt njė konstatim pėr muzikėn polifonike tė Myzeqesė. Ai thotė se banorėt e kėtyre viseve mbajnė akoma emrin Myzeqarė, qė do tė thotė njerėz me prirje pėr muzikėn dhe tė cilėt edhe sot vėrtetojnė me fakte kėtė cilėsim tradicional. Kur shpirti i tyre ndihet i tronditur nga frymėzimi i muzės, shihen si tė dehur dhe tė mallėngjyer deri nė pėrēartje dhe ėshtė atėhere ēasti nė tė cilin improvizojnė kėngė mbi shijen martesore, me koncepte shumė tė larta dhe tė ēuditshme, dhe e pėrshtasin melodinė e ėmbėl dhe patetike nė mėnyrė origjinale. Nga kjo pikpamje kėngėt e Shqipėrisė sė Mesme, d.m.th. tė Myzeqesė, janė mė tė mirat dhe mė tė kėrkuarat tė kėtij kombi.

Nga mbledhėsit shqiptarė tė folklorit do tė pėrmendim Thimi Mitkon dhe veprėn e tij “Bleta shqiptare”, tė pėrgatitur pėr botim mė 1874. Njė vend tė rėndėsishėm nė tė krahas folklorit popullor nė tėrėsi, zėnė poezitė popullore tė kėngėve popullore polifonike, tė cilat ai i mblodhi “… i pėshtetur ndė dorėgjerėsinė dhe ndė atdhetarinė e bashkėmėmėdhetarėve tė mij, shpėrenj qė, ndė mbledhje tė dytė, tė jap ndė dritė lėndė mė tė shumėtė e mė tė plotė, prej sė cilės gumėzhin Shqipėria”. Po kėshtu edhe Faik Konica, i cili nė vitin 1887 thoshte se ajo qė do tė ofrojė ndoshta njė interes tė ri, para sė gjithash janė vajtimet, trenet, ato gjėmė, kuisje (lamentations) tė ritmuara qė gratė i improvizojnė mbi varrin e tė vdekurve, karakteri antik i tė cilave shpesh i ka mahnitur udhėtarėt qė kaluan andej. Mė 1879, kemi A. Dozonin me “Manuel de la langue Chkipe”, ku ndėr tė tjera do tė veēojmė edhe “Zakonet e martesės nė Pėrmet”, ku gjejmė pėr tė parėn herė shpjegimin rreth kėngėve polifonike qytetare tė formacionit muzikor polifonik tė shairėve-sazet, sė bashku me poezitė e kėngėve pėrkatėse etj.

Nė parathėnien e veprės sė tij “Valėt e Detit”, tė botuar nė Sofje-Bullgari mė 1908, folkloristi Spiro Dine shpjegon mėnyrėn sesi mblidhte folklorin nga shqiptarėt: “… kudo qė gjenja shqiptar do t’i ngarkohesha dhe do t’i lutesha tė mė thosh sa qė dinte. Por eshe pėr fat tė mirė atė kohė, ndodheshin dhe shqiptarė shumė n’Egjypt, nga do tė shkonje do tė piqnje shqiptarė. Karakollėt e Kairos qenė plotė gegė e toskė. Kėngėt e vallet nukė rreshtnin”. E njėta situatė sa mė sipėr gjendet edhe tek copa letrare “Kėnga”, e shkruar nga Lumo Skėndo nė Stamboll mė 20.10.1910: “… Meēi, me gjithė tė dyzetat e shkuara dhe tė pesėdhjetat e afėruara, po mirrte kėngėn: tė tjerėt me radhė sicilido pas zėrit qė kish, po e priste , dhe kėshtu kėng’ e Labėrisė po gumėzhinte nė kėtė dyqan tė vogėl nė mes tė tė madhit Stamboll”.

Nė vitet ’30 kemi interesimet e disa kompozitorėve shqiptarė mbi folklorin muzikor polifonik. Thoma Nasi (1892-1964) kompozoi disa vepra me kėtė orientim si “E qarė”, “Fyelli i bariut” apo “Katėr valle”, ndėrkohė qė kompozitori Kristo Kono (1907-1991) pretendonte qė tė krijonte muzikė “… me frymėzim nga folklori i rrethit tonė (Korēės-shėnimi ynė V.S.T), veēanėrisht tė atij tė bazuar nė shkallėn pentatonike, pesėtingujshe. Kisha filluar ta mblidhja kėngėn popullore e ta studioja strukturėn e saj qė kur isha nė Gjirokastėr, si nga ana e melodisė, ashtu edhe nga ajo e polifonisė”. Nė vitin 1935, nė njė artikull qė s’ka tė bėjė me muzikėn, Mehdi Frashėri ka qėnė shprehur se “… kur dėgjojmė njė kėngė lapēe ose toskarēe na bėn njė farė pėrshtypje, sepse na sjell ndėrmend jetėn e kaluar kur ato lloj kėngėsh ishin nė rendin e ditės dhe pėr ne janė tė bashkuara me jetėn e shkuar tė djalėrisė, kujtimi i sė cilės na sjell njė ngashėrim nė zemėr”etj.

Edhe nė Arkivin Qėndror tė Shtetit (A.Q.SH), gjenden njė seri dokumentash tė viteve ’30 tė shek. XX qė provojnė rritjen e interesimit edhe tė shtypit tė huaj e tė studiuesve tė huaj pėr muzikėn popullore shqiptare, e veēanėrisht pėr polifoninė. Nė njė letėr qė mban dt. 7 Janar 1930, e dėrguar nga Dr. Heinrich Schatz, Innsbruck-Hotting, Riedg. 8, kėrkoheshin pllaka gramafoni me muzikė popullore shqiptare pėr t’i prezantuar ato nė njė konferencė mbi Shqipėrinė qė do tė mbahej nė fund tė vitit nė Universitetin e Insbrukut. Tė njėjtėn gjė kėrkonte edhe njė studiues gjerman i folklorit dhe ēeku Artus Ēernik[40] , mė 1931. Nė vitin 1934 mėsojmė “…mbi vizitėn zyrtare tė njė muzikanteje amerikane pėr tė studiuar muzikėn shqiptare” dhe mė 1935 kemi njė korespodencė tė tėrė tė M.P.Jashtme me legatat shqiptare nė Athinė dhe Paris lidhur me interesimin e studiuesve francezė pėr muzikėn dhe kėngėtarėt popullorė shqiptarė.Nė kėtė vit, “Institut International de Cooperation Intellectuelle” - Paris, kėrkoi bashkėpunim nga shteti shqiptar qė kėtij instituti t’i dorėzohej njė dokumentim i plotė mbi muzikėn dhe kėngėt popullore tė Shqipėrisė, i cili do tė zinte vend nė enciklopedinė botėrore “Musique et Chanson Populaires” , gjė e cila nuk u realizua. Mė 1939 botohet nė shtypin shqiptar artikulli i J. Arbatskit “Muzika nė Shqipėri” etj.

Mbi traditat dhe folklorin muzikor shqiptar nė pėrgjithėsi, nė dhjetvjeēarėt e parė tė shek. XX, interesim kanė shfaqur edhe shoqėritė e huaja kinematografike tė cilat kanė realizuar shumė filma dokumentarė nė tė cilėt zbulojnė pasurinė etnografike dhe etnomuzikore tė shqiptarėve. Tė parėt vėllezėrit Manaki mė 1906 kanė regjistruar filmin “Lojna e kostumeve popullore” si dhe kanė bėrė xhirime tė kėsaj natyre edhe nė Korēė, Pėrmet, Kėlcyrė e Janinė. Mė 1913 amerikani William Hovard xhiroi nė Shqipėri zakone, tradita e kostume popullore. Shoqėria gjermane “Kabinetfilm” xhiroi mė 1932 njė film dokumentar me zė qė shoqėrohej me muzikė origjinale popullore. Mė 1936, regjizori gjerman Karl Gelberman xhiroi filmin “Nje udhėtim ėndėronjės nėpėr Shqipėri”, me pamje nga Korēa, Ohri etj. ku jepeshin edhe pamje tė kostumeve e zakoneve dhe valle e kėngė popullore. Kėtu pėrmendim edhe filmin e gjatė dokumentar “Vėllamėt”, tė xhiruar pėrsėri nga gjermanėt, tė mbushur me legjenda e folklor. Mė tej kemi njė film tė “Luce”-1940, ku jepen edhe njė grup vajzash hoēishtare tė veshura me kostume popullore etj.

Pėrmendje dhe analizim mė tė plotė tė fenomenit muzikė popullore polifonike do tė hasim nė vitin 1939, tek punimi i Prof. Ēabejt “Pėr gjenezėn e literaturės shqipe” botuar tek revista “Hylli i Dritės”, shkrim i cili e prek dhe lokalizon gjerazi dukurinė polifonike, pa pretenduar analizimin ngushtėsisht teknik-muzikor tė saj. Njė konsideratė tė pėrgjithshme pėr polifoninė, pėr mendimin tonė shumė tė saktė, na jep pėrsėri Faik Konica kur shkruan mė 1939 se “… vetė kėngėt janė tė trishtueshme dhe monotone, por janė shembull i vetėm i muzikės sė vjetėr folklorike me pjesė tė ndryshme kėndimi, derisa nė vende tė tjera kėngėt popullore kėndohen me harmoni. … Kėngėt rėndom ndahen nė tri pjesė: derisa dy burra kėndojnė me zėre krejtėsisht tė ndryshėm, ndonėse gjithsesi tė ndėrthurur, grupi ia mban njė sostenuto-je tė ngjashme me point d’orgue” . Vazhdojmė me Mitrush Kutelin, i cili mė 1944 pasqyroi poezitė e kėngėve polifonike tek “Kėngė e britma nga qyteti i djegur”, shoqėruar kjo me ndonjė transkiptim tė thjeshtė tek botimi muzikor “Lyra shqiptare” i Pjetėr Dungut mė 1940 etj.

Pra, deri nė vitet ’40 tė shek. XX, megjithėse pa patur studime tė mirėfillta si dhe transkiptime muzikore me objekt muzikėn popullore polifonike, vetė polifonia ishte njė univers muzikor i cili shtrihej nga lindja deri nė vdekje tė shqiptarit jugor, e si e tillė ajo e ishte prezente nė tė gjitha gėzimet dhe hidhėrimet e tij.
Identifikuar

...........xXx............
neril
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 4870


Proud to be me!!!!!

Respekt: +4

Profili
« Pergjigju #4 : 31/08/07, 09:09 »
0

Studimi i parė mbi polifoninė tonė popullore ėshtė shkruar nga studiuesi Ramadan Sokoli nė vitin 1959, me titullin “Polifonia jonė popullore”, fillimisht botuar mė vete , e mė pas si njė pjesė e librit tė tij “Folklori Muzikor Shqiptar” , Tiranė 1965. Megjithėse gjithshka pėrfshihet atje ėshtė veēse disa faqe, piketat e para tė studimit tė polifonisė sonė popullore u ngulėn me kėtė vepėr. Me pak fjalė aty jepet shtrirja gjeografike e tė kėnduarit polifonik, veēoritė e ndėrtimit tė shumėzėrėshit, shkallėt pentatonike tė polifonisė jugore dhe tė dhėna tė tjera me interes rreth saj, sė bashku me disa transkiptime tė muzikės popullore polifonike. Nė kėtė botim mbi foklorin muzikor shqiptar, nė pikėpamje tė klasifikimit, polifonia zė vendin qėndror, dhe trajtohet krahas dukurive tė tjera tė folkut tonė.

Gjithė koha pas veprės sė parė nė studimin e polifonisė vlejti pėr lėvrimin e djerrinės nė kėtė lėndė, pra si me thėnė nė rrokjen e gjithė hapėsirės nė fjalė. Nisur nga ky terren bosh, studimet u thelluan sa nė konstatimin e saj e po aq nė specifikimet e dukurisė. Nė kėtė mėnyrė u bė e mundur qė harta e piketave tė shtohej dikė pėrfshirė nė tė gjithė hapėsirėn etnomuzikore jugore, e cila sot konturohet si sipėrfaqja gjeografike natyrale e ekzistencės sė polifonisė sonė. Pas kėsaj vepre pionere jo vetėm pėrsa i pėrket studimit tė polifonisė, por mė gjerė edhe tė folklorit muziko-letrar shqiptar, pati njė rritje graduale tė interesit tė studiuesve rreth dukurisė sė polifonisė popullore shqiptare. Kėtu do tė pėrmendja shumė artikuj shkencorė tė shkruar mbi polifoninė vokale e atė me vegla, monografinė e Beniamin Krutės “Polifonia dy zėrėshe e Shqipėrisė sė Jugut” dhe atė tė Spiro Shitunit “Polifonia labe” tė botuara mė 1989, si dhe shumė botime me transkiptime muzikore polifonike etj. Si tendencė kryesore e punimeve tė etnomuzikologjisė sonė, nė studimin e polifonisė nė kėto vite, ka qėnė kalimi “nga totali nė detaj”, ē’ka do tė thotė me fjalė tė tjera analizim i polifonisė popullore edhe nė rrugė ngushtėsisht teknike.

Nė kėto vite reflektime tė veēorive tė polifonisė sonė popullore, si zakonisht, nuk kanė kaluar pa u pasqyruar edhe nė muzikėn profesioniste shqiptare tė viteve 1950-1990 ashtu dhe nė veprat e letėrsisė sonė. Kompozitorėt shqiptarė si Ēesk Zadeja (1927-1997), Feim Ibrahimi (1935-1997), Nikolla Zoraqi (1929-1991), Tonin Harapi (1928-1992), Kujtim Laro, Shpėtim Kushta, Limoz Dizdari, Aleksandėr Peēi, Thoma Gaqi, etj. gjetėn tek muzika popullore polifonike njė nga burimet ku u pėrqėndrua interesi i tyre krijues. Kur flasim pėr interes krijues tė kompozitorėve shqiptarė mbi lėndėn muzikore popullore, kuptojmė atė brez krijuesish tė specializuar qė nuk komunikojnė me lėndėn folklorike vetėm si profesionistė, por edhe tė lidhur ngushtė gjenetikisht me tė, nė njė farė mase si produkte artistike tė saj . Vetė krijimtaria muzikore ka provuar se integrimi i polifonisė popullore si fenomen ashtu edhe i strukturės sė saj nė veprat e muzikės kulte, ka sjellė njė risi pėr vetė kėtė muzikė pasi “… tradita muzikore shqiptare ėshtė vazhdė e njė harmonizimi tė natyrshėm midis pėrpjekjeve tė shumė muzikantėve me pėrgatitje tė ndryshme dhe burimeve tė kulturės muzikore popullore…” . Kjo marrėdhėnie vazhdon ende edhe nė proēesin krijues dhe veprat mė tė reja tė krijuara nga kompozitorėt bashkėkohorė shqiptarė tė pas viteve ’90 si Vasil S.Tole, Ermir Dergjini, Fatos Qerimi, Endri Sina etj.


Nga pasqyrimi nė letėrsinė shqiptare i dukurisė sė iso-polifonisė, do tė pėrmendja romanin "Kush e solli Doruntinėn" tė Ismail Kadaresė ku “… gjejmė tė pasqyruar jo vetėm riprodhimin e njė prej dukurive mė domethėnėse tė etnomuzikės shqiptare, tė polifonisė nė vajin e grave, por dhe shpjegimin e gjendjes muzikore me njė tjetėr "partiturė". Mė poshtė kemi njė skemė tė pėrafėrt grafike tė linjave muzikore tė 4 vajtojcave:

Vajtimi i vajtojcave                                   Karakteristikat vokale

Zėri I       (kėndon)                                    zė i dridhshėm

Zėri II       (kėndon)                                   zė akoma mė i dridhshėm

Zėri III     (kėndon)                                    ligjėrim

Zėri IV      (kėndon)                                    vajtim










Pas polifonisė sė plotė nė tė katėr zėrat (skema mė lart e formuluar nga ne sipas specifikave tė dhėna nė tekstin letrar), vijohet me njė ndėrlikim tė formulės, e cila qėndron nė marrėdhėnie mė specifike fillimisht mes zėrit tė I e atij tė III e tipit marrje-prerje; pastaj njė diafoni e ndėrprerė nė mes tė zėrave IV dhe tė I ("... duke ndėrprerė njėra tjetrėn"), tė cilave u shtohet edhe zeri i III, e mė tej pėrfundojnė sė bashku pėr tė filluar pėrsėri. Prirja pėr tė "notizuar" dukurinė e polifonisė popullore, nuk mbetet me kaq. Trajtimi konceptual i lėndės polifonike ka sjellė nė veprat e Kadaresė edhe risitė pėrsa i pėrket polifonisė si formė. Kėtu do tė vinim nė pah strukturėn e romanit "Dimri i madh" i cilėsuar si "roman me iso", "roman polifonik", ku ēdo gjė nė tė ndėrtohet ashtu si nė praktikėn e gjallė tė tė kėnduarit popullor ku: "…njėri ia merr kėngės, tė tjerėt rrijnė rreth e rrotull dhe ashtu si njerėzit qė i fryjnė zjarrit pėr ta mbajtur gjallė, ata i mbajnė ison kėngės" .

Kuptohet se kjo periudhė (1950-1990) ėshtė periudha mė intensive nė studimin e polifonisė sonė popullore dhe nė interesimin rreth saj, e pasqyruar jo vetėm nė sasinė e verpave dhe artikujve tė shkruar mbi tė, por edhe tek madhėsia e lėndės muzikore polifonike e cila ka qėnė dashur tė mblidhej, tė studiohej dhe tė transkiptohej. Nė kėtė pikė do tė shprehnim objeksionet tona pėr nivelin e transkiptimeve muzikore polifonike tė cilat nė masėn mė tė madhe tė tyre lėnė shumė pėr tė dėshiruar, siē do tė pėrshėndesnim punėn voluminoze dhe profesionale qė ėshtė bėrė me mbledhjen, regjistrimin dhe ruajtjen e materialit muzikor polifonik nė arkivin muzikor tė I.K.P dhe nė atė tė R.T.V-sė, dhe aprovimin tonė pėr tė gjitha ato aktivitete muzikore-folklorike tė cilat mbėshtetėn gjatė kėtyre 50 viteve tė fundit gjallimin e polifonisė dhe tė grupeve polifonike.

Situata nė fushėn e studimeve tė polifonisė popullore shqiptare u pasurua nė momentin kur edhe etnomuzikologėt e huaj u ballafaquan me faktin qė, studimi i fenomenit tė polifonisė popullore nė vėshtrimin mė tė gjerė tė tij nuk mund tė kryhej pa faktorin etnomuzikor shqiptar. Ky fakt i cili mund tė mos ketė qėnė ditur, apo qė mund tė ketė qėnė i nėnvlerėsuar deri diku nė dhjetvjeēarėt e parė tė shek. XX, mė pas orientoi shumė studiues tė kombėsive nga mė tė ndryshme pėr t’u thelluar nė domethėnien e polifonisė popullore shqiptare si njė ēelės pėr shumė nga tezat e tyre.

Kuptohet qė nė rradhė tė parė interesimi tė vinte nga etnomuzikologė tė vendeve tė Ballkanit por dhe mė gjerė , nisur nga fakti se “…nė muzikėn popullore shqiptare janė ruajtur deri nė kohėn e sotme forma dhe praktika tė vjetra tė cilat lejojnė tė bėsh konkluzione mbi shkallė tė hershme zhvillimi” . Ėshtė njė fakt i pamohueshėm qė interesimet e drejtpėrdrejta tė studiuesve tė huaj mbi polifoninė muzikore popullore shqiptare nisėn me kryerjen e ekspeditės sė parė shqiptaro-gjermane nė vitin 1957 . Si rezultat i publikimit tė kėtyre regjistrimeve sė bashku me pėrcjelljet studimore pėrkatėse, publikime nė shumė prej organeve tė rėndėsishme tė etnomuzikologjisė evropiane e mė gjerė, startoi njė “erė e re” nė fushėn e studimit tė polifonisė muzikore popullore shqiptare. Nė kėto vite edhe vetėm p.sh pėr muzikėn popullore ēame, ka qėnė pohuar se “…analiza e saj (muzikės ēame-shėnimi ynė), mund tė japi impuls tė gjurmohen-pėrtej skjarimit tė marrėdhėnieve tė brendshme shqiptare-bashkėlidhjet midis praktikave vokale tė grupeve popullore tė ndryshme jugballkanikė mė tepėr se ėshtė bėrė deri mė tani” , si dhe pėr faktin qė t’u jepej studimeve krahasuese material i ri “… pėr sa i perket kompleksit problemor tė polifonisė popullore nė Evropė” . Megjithatė, megjithė studimet qė janė kryer deri mė sot, mė duket ende i drejtė konstatimi i A.L.Lloyd i bėrė nė vitet ’60 se folklori muzikor shqiptar ende ėshtė mė pak i studiuar sesa kėngėt e eskimezėve apo ato tė malėsorėve tė Guinesė sė Re .

Pėrsa i pėrket regjistrimeve muzikore tė polifonisė shqiptare mund tė thuhet se ato nuk janė mė tė hershme. Deri nė momentin e regjistrimeve muzikore “… oraliteti ka qėnė mėnyra e ekzistencės sė folklorit dhe mekanizmi themelor i kumtimit tė informacionit artitik si nė drejtim vertikal, nga njėri brez te tjetri, ashtu edhe nė drejtimin horizontal, nė pėrhapjen te bashkohėsit” . Nga sa dimė deri mė tani, regjistrimet e folklorit muzikor polifonik (vokal dhe atij me vegla) datojnė qysh nė dhjetvjeēarėt e parė tė shek. XX, regjistrime tė kryera pranė shoqėrive diskografike shqiptare dhe europiane pėr tė vazhduar mė pas mė intesitet tė plotė. Ky ėshtė njė tregues i faktit se polifonia muzikore popullore mė pėrpara ishte shfaqur si e tillė se sa ishte studiuar. Nė kėto vite, si rezultat i presionit dhe kėrkesave tė shtresave tė gjera popullore, mjaft shoqėri diskografike perėndimore realizuan nė Shqipėri me dhjetra disqe me muzikė popullore polifonike tė jugut, ku ndėr to u shqua kėngėtari Q.A.Ruka si dhe grupi polifonik i bilbilit tė bregdetit Neēo Muko , praktikė e cila nė vitet nė vazhdim u intesifikua si nė shtimin e grupeve polifonike e po aq nė afirmimin e liderve tė tyre, siē ėshtė nė vitet ’60, rasti i grupit polifonik tosk tė Skraparit me mjeshtrin Demir Zyko , apo atij lab tė Xhevat Avdallit me grupin e pleqve tė Gjirokastrės , Dhimitėr Varfi me grupin e bregut, Hysen Ruka me grupin polifonik tė Smokthinės; nė vitet ’70 grupi polifonik i Bėnēės ; nė vitet ’80 ai i Lapardhasė-Vlorė dhe i tė “rinjve” nė Gjirokastėr; nė vitet ’90 me grupin lab tė Vėzhdanishtit etj.

Njė CD me muzikė shqiptare e regjistruar nė vitet ’30 nė Shqipėri, nga shoqėri tė huaja diskografike ėshtė duke u pėrgatitur pėr tė dalė nė tregun botėror nė mbyllje tė kėtij 2000 vjeēari .


Vasil S. Tole '' Folklori Muzikor - Polifonia shqiptare
Identifikuar

...........xXx............
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te: