Gabriel Garcķa Mįrquez!
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Tema: Gabriel Garcķa Mįrquez!  (Lexuar 9128 here)
Madam Butterfly
SuperGirl!...
Moderator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 15053


Lost inside your love!

Respekt: +7

Profili
« : 30/08/07, 10:10 »
0

Gabriel Garcia Markez jep autograme nė KubėGabriel Garcķa Mįrquez (Gabriel Garsia Markez i njohur edhe si Gabo), shkrimtari i njohur kolumbian lindi mė 6 mars tė vitit 1927 nė Aracataca, njė fshat i vogėl pranė maleve tė Karaibeve kolumbiane. Ai ishte djali i Gabriel Eligio Garcķa dhe Luisa Santiaga Mįrquez Iguarįn.Nė atė periudhė dėshtoi shoqėria United Fruit, qė deri nė atė kohė kishte mbajtur ekonominė nė rajon nė njė nivel mjaft tė mirė nėpėrmjet kultivimit tė bananes. Si nė ēdo familje tė asaj krahine edhe nė atė Mįrquez gjendja financiare ishte nė pėrkeqėsim tė vazhdueshėm, kėshtu qė Gabrile sė bashku me prindėrit u transferua nė shtėpinė e gjyshėrve tė tij nė Riohacha.
Tetė vjetėt e para tė jetės sė Markezit kaluan qetėsisht, tė mbushura me historitė magjike tė gjyshes Tranquilina Iguarįn dhe tregimet epike tė gjyshit Nicolįs Ricardo Mįrquez Mehija, nė shtėpinė e tė cilit dėgjoi historinė e masakrės sė plantacioneve tė bananes, ku u vranė mbi 100 njerėz, qė mė pas u varrosėn nė njė varr masiv. Nga goja e gjyshit dėgjoi bėmat e jashtėzakonshme tė gjeneralit Rafael Uribe Uribe, protagonist absolut i Luftės Njėmijė Ditore (1899-1902), njė nga ngjarjet mė tė rėnda dhe mė tė pėrgjakshme nė historinė e Kolumbisė.Ne 1935 humbi gjyshin dhe kjo ngjarje ndikoi shumė nė gjendjen shpirtėrore tė 12 vjeēarit Mįrquez, i cili njė vit me pas shkon nė Barrankija pėr tė studiuar nė shkollėn San Hosé. Mė 1942 u transferua nė Zipaquirį pėr tė pėrfunduar gjimnazin. Ne moshėn 20 vjeēare fitoi tė drejtėn e studimit nė Universitétin e Bogotį, dega drejtėsi. I mėrzitur nga jeta e pėrshpejtuar e kryeqytetit kolumbian dhe nga i ftohti i krahinės se Andeve, Gabriel mbyllej nė dhomėn e tij ku lexonte kryeveprat e autorėve me tė mėdhenj latinė dhe spanjisht-folės. I mahnitur nga letėrsia, filloi tė shkruante duke braktisur studimet.Megjithė pasionin e madh pėr librat Mįrquez ishte njė nga ata qė vuanin situatėn e Kolumbisė qė po kalonte njė periudhė ku dhuna ishte gjithnjė e pranishme. Me 9 prill 1948, filloi e famshmja El Bogotazo, e njohur si treditėshi i dhunės nė kryeqytet, qė pėrfundoi me vdekjen e drejtuesit libéral Jorge Eliecer Gaitįn. Gjatė atyre ditėve tė pėrgjakshme disa njerėz hynė nė apartamentin e tij dhe dogjėn gjithēka. Mįrquez vendosi tė shkonte nė Kartagjenė ku gjeti punė si redaktor e mė pas si reporter pėr gazetėn "El Universal".
Ne 1949 vendosi tė rikthehej nė Barrankija, ku filloi tė punonte si gazetar dhe u bashkua me “El Gruppo de Barranquilla”, qė pėrbehej nga tė rinj qė kishin pasion letėrsinė. Njė vit mė pas publikoi nė faqet e gazetės "El Espectador" tė Santa Fésė njė tregim me titull "La tercera resignación". Nė vitin 1952, mbaroi sė shkruari romanin e tij tė parė, “La hojarasca” (pėrkthyer shqip si Gjethurinat) dorėshkrimin e tė cilit e dėrgoi nė Argjentinė. Pas tre javėsh nė pėrgjigjen qė i erdhi shkruhej qė mund tė merrej me ēdo gjė pėrveē se me letėrsi.Mė 1955 fitoi ēmimin e parė nė njė konkurs, ku konkurroi me tregimin "Un dķa después del sįbado" (Dita pas sė shtunės). Falė dhuntive tė tij narrative, Garcķa Mįrquez nė njė hark kohor mjaft tė shkurtėr u bė njė nga emrat mė tė rėndėsishėm tė gazetarisė kolumbiane. Intervistat, artikujt dhe opinionet e tij ishin tė mirėpritura nė ēdo redaksi. Te gjitha punimet e tij deri nė 1956, u publikuan si njė libėr i vetėm me titull "Relato de un nįufrago", qė trazoi skenėn politike nė vend pasi aty trajtoheshin trafiqet e drogės nėpėrmjet detit. Qėndrimi i Markezit ndaj kėtij fenomeni gjeti aprovimin e popullit, por provokoi keqas politikanėt.
Nė nėntor 1956 drejtori i gazetės "El Espectador", pėr tė cilėn punonte Markez, mori urdhėr nga disa qeveritarė qė tė pushonte nga puna shkrimtarin. Nga miqėsia e ngushtė dhe respekti i madh, drejtori vendosi ta dėrgonte nė Zvicėr, ku do tė punonte si reporter pėr gazetėn e tij. Edhe pas falimentimit qė ndodhi njė vit me pas, Markez vendosi tė qėndronte nė Zvicėr. Gjatė jetės nė Evrope, ai vizitoi shumė qytete tė famshme tė kontinentit tė vjetėr sė bashku me mikun Plinio Apuleyo Mendoza. Udhėtimi nė fjalė shėrbeu si frymėzim pėr tė shkruar "90 dķas en la cortina de hierro". Mė 1958, pas njė qėndrimi nė Londėr, Garcķa Mįrquez u kthye nė Amerikė, pėr t’u vendosur mė pas nė Venezuelė.
Nė Barrankija, u martua me Mercedes Barca, me tė cilėn pati dy fėmijė, Rodrigo (lindur nė Bogotį nė 1959) dhe Gonzalo (lindi nė Meksiko nė 1962). Mė 1961 u transferua nė New York ku filloi punėn si korrespondent i Prensa Latina. Kėrcėnimet e vazhdueshme nga ana e CIA-s dhe kubanezėve e shtynė tė transferohej nė Meksikė. Mė 1967 realizoi kryeveprėn e krijimtarisė se tij “Cien ańos de soledad“ (pėrkthyer shqip si Njėqind vjet vetmi), njė libėr qė shėnon kulmin e tė ashtuquajturit realizėm magjik. Mė 1974 dolėn nė treg “Ojos de perro azul” dhe "El otono del patriarca" (Vjeshta e patriarkut), dy veprat mė komplekse tė krijimtarisė sė tij, njė metaforė e gjerė mbi vetminė, mjerimin si pasojė e pasurimit.Nga viti 1975, Mįrquez jetoi midis Meksikės dhe Kartagjenės, Havanės e Parisit. Mė 1982, u vlerėsua me ēmimin Nobel pėr Letėrsinė. Mė 2002 publikoi vėllimin e parė tė Vivir para contarla (Tė jetosh pėr tė treguar), ndėrsa dy vjet mė pas veprėn e tij tė fundit, tė paktėn deri tani Memorias de mis putas tristes (pėrkthyer nė shqip nga Mira Meksi me titull Kujtim kurvash tė trishta). Aktualisht Gabriel Garcķa Mįrquez jeton nė Mexico Disctricto Federal nė Meksikė, ku shkruan autobiografinė e vet dhe lufton kancerin limfatik. Ndėr veprat e tij me tė mėdha pėrmenden Dashuri nė kohėrat e kolerės, Kronikė e njė vdekjeje tė paralajmėruar dhe “Njėqind vjet vetmi” e cila ėshtė pėrkthyer nė shqip nga i madhi Robert Shvarc, Gjenerali nė labirintin e tij, Erendira etj. Veprat e Markezit nė shqip i kanė pėrkthyer Ramiz Kelmendi, Veton Surroi, Aurel Plasari, Mira Meksi e Robert Shvarc.


Tituj tė veprave

  • Njėqind vjet vetmi, (Cien ańos de soledad)
    Vjeshta e patriarkut, (El otońo del patriarca)
    Histori e Miguel Litinit, ilegal nė Kili , (La aventura de Miguel Littķn clandestino en Chile )
    Kolonelit s’ka kush t’i shkruajė, (El coronel no tiene quien le escriba)
    Kronikė e njė vdekjeje tė paralajmėruar, (Crónica de una muerte anunciada)
    Gjethurinat, (La Hojarasca)
    Njė histori me paskuinė (La mala hora)
    Dashuri nė kohėrat e kolerės, (El amor en los tiempos del cólera)
    Gjenerali nė labirintin e tij, (El general en su laberinto)
    Erendira
    Mbi dashurinė dhe demonė tė tjerė, (Del amor y otros demonios)
    Historia e njė kidnapimi, (Noticia de un secuestro)
    Kujtim kurvash tė trishta, (Memorias de mis putas tristes)
    Njėmbėdhjetė tregime piligrime, (Doce cuentos peregrinos)

Identifikuar

·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠· ...Cosa faresti al posto mio, se ogni pensiero fossi io??!!...·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠·
       
http://www.youtube.com/watch?v=y5DzX6foKbQ

http://www.youtube.com/watch?v=SzEKYu4sF4Q&feature=related
Madam Butterfly
SuperGirl!...
Moderator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 15053


Lost inside your love!

Respekt: +7

Profili
« Pergjigju #1 : 30/08/07, 10:10 »
0

Kujtime pėr prostitutat e mia tė pikėlluara”, ėshtė vepra e parė nė prozė e Gabriel Garcia Marquez pas njė pauze 10- vjeēare

Nė dhjetė vitet e fundit, Gabriel Garcia Marquez nuk ka bėrė jetėn e njė pėrtaci pėrkundėr lėngimit nga kanceri. Nobelisti i famshėm kolumbian ka shkruar njė reportazh tė gjatė, tė botuar si libėr me titullin “Lajmi mbi njė rrėmbim”. Vepra e dytė e Garcia Marquez-it gjatė dekadės sė fundit ėshtė vėllimi me kujtime, mė qartė: pjesa e parė e kujtimeve, botuar nė pranverė 2002 me njė tirazh fillestar njė milion ekzemplarė. Nobelisti e quante vėllimin e parė tė kujtimeve “fiksioni im i madh”. “Jeta nuk ėshtė ajo qė ke jetuar, por ajo qė tė kujtohet dhe si e kujton atė pėr tė rrėfyer pėr tė”,- thotė Garcia Marquez. Vėllimi i parė, nė tė cilin shkrimtari shkruan pėr fėmijėrinė dhe vitet e rinisė, pėrfundon nė vitin 1955, kur gazeta “El Espectador” e dėrgon Gabriel Garcia Marquezin nė Europė. Ndėrkohė, derisa lexuesit presin vėllimin e dytė tė kujtimeve, Garcia Marquez ka botuar njė vepėr nė prozė, e para pas romanit “Mbi dashurinė dhe demon tė tjerė”. Romani mė i ri i tij titullohet “Memoria de mis putas tristes” (nė shqip: “Kujtime pėr prostitutat e mia tė pikėlluara”) dhe momentalisht mund tė lexohet vetėm nė spanjisht. Sė shpejti priten pėrkthimet nė anglisht, gjermanisht, frėngjisht dhe nė gjuhėt tė tjera tė mėdha tė botės. Pėrmbajtja e romanit, siē shpjegojnė gazetat spanjolle dhe gjermane, ka tė bėjė me ėndrrat e njė plaku pėr dashurinė dhe dhembjen, pėr bilancin jetėsor dhe pėr hidhėsinė e pėrditshmėrisė. Njė ditė plaku paralajmėron: “Nė vitin kur tė mbush 90 vjet, do tė dėshiroja t’i dhuroja vetes njė natė me dashuri tė ēmendur, me njė vajzė, e cila do tė ishte ende e virgjėr”. Malli i zjarrtė i plakut bėhet realitet, njė mikeshė ia gjen atij njė virgjėreshė, me tė cilėn ai dashurohet ēmendurisht. Por, nga ėndrra erotike s’del gjė, as nga nata e dėshiruar. Plaku kalon disa net me vajzėn e virgjėr. Asgjė nuk ndodh. Pėrveē dashurisė platonike. Ai e shikon Delgadinėn (kėshtu quhet vajza) duke fjetur. Nuk e prek. Plakut i pėlqen ta shikojė vajzėn ashtu, nė gjumė. Kėto ēaste tė qeta i shėrbejnė plakut tė mendojė pėr jetėn e tij dhe pėrvojat erotike, tė cilat nuk kanė qenė tė varfėra. Pėr 90 vjet ai ka pėrfunduar nė shtrat me gjithsejt 514 prostituta, tė cilat i ka paguar gjithmonė. Romani ėshtė njė lloj ditari, ku plaku, i cili para se tė tė dilte nė pension ka qenė mėsues i gramatikės spanjolle dhe i latinishtes, ka mbajtur shėnime pėr pėrjetimet e tij erotike me emrat e partnereve, kohėn, vendin dhe rrethanat e veēanta. Ndėrsa shikon vajzėn duke fjetur, plaku arrin nė pėrfundim se “seksi ėshtė vetėm ngushėllim kur nuk tė pėrqafon dashuria”. Netėt e mendimeve ai i kalon duke i lexuar vajzės pjesė nga “Princi i vogėl” i Saint-Exupéry-sė dhe nga “Njėmijė e njė net“, si dhe duke i kėnduar bolero, kėngė romantike pėr dashurinė. Mė kot. Njė ditė plaku merr vesh se Delgadina ka filluar tė ushtrojė profesionin e prostitutės. Gabriel Garcia Marquez ka pranuar se pėr veprėn e tij mė tė re “Kujtime pėr prostitutat e mia tė pikėlluara” ėshtė frymėzuar nga romani “Bukuroshet e fjetura” tė nobelisit japonez Jasunari Kavabata. Si gjithnjė pas botimit tė librave tė Marquez-it botuesi ka marrė tė gjitha masat pėr tė penguar piraterinė. Prapėseprapė nė Kolumbi, njė javė para botimit legal, nė rrugė shiteshin kopje tė romanit pėr njė tė tretėn e ēmimit (4 dollarė). I zemėruar nga piratėt, Marquez “mori hak”: pak para se libri tė shtypet ai ndryshoi kapitullin e fundit, kėshtu qė versioni ilegal nuk ėshtė i ngjashėm me romanin e autorizuar.

Identifikuar

·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠· ...Cosa faresti al posto mio, se ogni pensiero fossi io??!!...·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠·
       
http://www.youtube.com/watch?v=y5DzX6foKbQ

http://www.youtube.com/watch?v=SzEKYu4sF4Q&feature=related
Madam Butterfly
SuperGirl!...
Moderator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 15053


Lost inside your love!

Respekt: +7

Profili
« Pergjigju #2 : 30/08/07, 10:10 »
0

Gabriel Garcia Marquez


Njeriu qė ekzistencėn e vėrtetė e kishte enigmėn mė tė thjeshtė tė jetės

Familja

Tė afėrmit qė ndikuan mė shumė te Gabriel Garcia Marquez ishin padyshim gjyshi dhe gjyshja nga e ėma. Gjyshi i tij ishte koloneli Nicolas Ricardo Marquez Mejia, njė liberal, veteran i Luftės sė 100 Ditėve. Jetonte nė Aracataca, njė qytet i famshėm pėr tregtinė e bananeve nė Karaibe. Koloneli ishte si njė hero pėr njerėzit e thjeshtė, mes tė tjerave. Ai nuk pranonte t'i mbante tė fshehta masakrat qė kishte parė gjatė luftės sė bananeve, duke paralajmėruar gjithandej denoncimin ndaj vrasėsve nė Kongres nė vitin 1929. Njė njeri kompleks dhe shumė interesant, koloneli ishte njė tregimtar i shkėlqyer, qė kishte patur njė jetė intriguese. Kur kishte qenė i ri kishte vrarė kundėrshtarin e tij nė duel dhe thuhej se ishte baba i 16 fėmijėve tė tjerė. Ai fliste pėr aventurat e kohės sė luftės si tė ishin pėrvojat mė tė kėndshme, diēka e ngjashme me aventurat e njė fėmije me armėt. Koloneli i mėsonte Gabrielit tė ri fjalorin, e ēonte ēdo vit nė shfaqjet e cirkut. Ai i kishte thėnė nipit tė tij tė madh se nuk kishte “gjėmė mė tė madhe se tė vriste njė njeri”, njė mėsim qė Garcia Marquez mė pas do ta vendoste nė dialogjet e personazheve tė tij. Gjyshja e tij ishte Tranquilina Iguaran Cotes dhe nuk kishte patur mė pak ndikim se i shoqi nė jetėn e Garcia Marquez. Ishte shumė e tėrhequr nga supersticioni dhe bestytnitė popullore, ashtu si dhe motrat e saj, ndaj e mbushte shtėpinė me histori fantazmash, shpirtrash, parandjenjash e fatsjellėsish, qė injoroheshin vazhdimisht nga i shoqi, i cili njė herė i kishte thėnė Gabrielit tė ri: "Mos e dėgjo atė. Janė tė gjitha bestytni grash". E megjithatė ai e dėgjonte, sepse ajo kishte njė mėnyrė shumė tėrheqėse tė tė rrėfyerit. Nuk kishte rėndėsi sa tė ēuditshme apo tė pamundura ishin rrėfimet e saj, ajo gjithmonė i tregonte ato si tė ishin e vėrteta e kulluar. Kishte njė stil aq tė qetė e tė sigurt, saqė 30 vjet mė pas, nipi do ta bėnte tė vetin pėr tė shkruar novelėn e tij mė tė mirė. Prindėrit ishin pak a shumė tė huaj pėr tė, gjatė viteve tė para tė jetės dhe arsyeja ėshtė vėrtet interesante. Nėna e tij, Luisa Santiaga Mįrquez Iguaran, ishte njė nga dy fėmijėt qė koloneli kishte me tė shoqen. Njė vajzė shumė e gjallė, qė fatkeqėsisht ra nė dashuri me njė njeri tė quajtur Gabriel Eligio Garcķa. "Fatkeqėsisht" sepse Garcia ishte si njė mallkim pėr prindėrit e saj. Ai ishte konservator ashtu si tė tė ashtuquajturit “la hojarasca” ose “gjethja e vdekur”, ndryshe banorėt e rinj tė qytetit tė tregtisė sė bananes. Garcia njihej gjithashtu si njė feminist , baba i katėr fėmijėve tė tjerė tė paligjshėm. Ai nuk ishte tamam njeriu qė duhej tė fitonte zemrėn e vajzės sė kolonelit e megjithatė e arriti kėtė me anė tė serenatave me violinė, poezive tė dashurise e letrave pa fund, madje edhe mesazh telegrafike. Ata tė gjithė u pėrpoqėn ta hiqnin qafe kėtė njeri, por ai nuk hiqte dorė dhe ishte e qartė se edhe bija e kolonelit kishte rėnė nė dashuri me tė. Pėrfundimisht ata iu dorėzuan tentativave tė tij romatike dhe koloneli pranoi t'i jepte dorėn e sė bijės ish-studentit tė mjekėsisė. Pėr tė zbutur disi tensionet, tė sapomartuarit u vendosėn nė qytetin e lindjes sė kolonelit, Riohacha. Historia e tyre tragjikomike e dashurisė do tė pėrshkruhej mė pas nė “Dashuria nė kohėrat e kolerės”.

Fėmijėria

Gabriel Jose Garcia Marquez lindi mė 6 mars 1928 nė Aracataca. Prindėrit e tij ishin tė varfėr dhe ndaj gjyshėrit morėn pėrsipėr rritjen e tij. Viti 1928 kishte sjellė njė kohė tė vėshtirė pėr qytetin. Ishte koha e sulmeve dhe tragjedisė pas konfliktit tė bananeve. Ky ishte njė fillim i trishtė pėr jetėn e tij, qė do tė binte nė sy edhe nė shkrimet e mėvonshme. I quajtur “Gabito” ose Gabrieli i vogėl, ai u bė njė djalė i qetė dhe i turpshėm, i dashuruar pas historive tė gjyshit dhe bestytnive tė gjyshes. Pėrvec kolonelit dhe atij vetė, nė shtėpinė e tij kishte vetėm femra dhe mė pas Garcia Marquez do tė pranonte se bestytnitė e tyre e kishin frikėsuar deri aty sa tė hiqte dorė nga kreu i familjes, gjysmė i tmerruar nga fantazmat. E megjithatė, bazat e romaneve tė tij tė ardhshme kishin lidhje pikėrisht me atė shtėpi, historitė e luftės civile, masakrėn e bananeve, historinė e dashurisė sė prindėrve tė tij, prakticitetin e matriarkatit supersticioz dhe fėmijėt e jashtėligjshėm tė gjyshit tė tij. Mė pas ai do tė shkruante: "Ndjej se kam shkruar pėr tė gjitha ato qė kam ndjerė kur ndodhesha te gjyshėrit”. Pas vdekjes sė gjyshit, ai shkoi tė jetonte me prindėrit e tij nė Sucre dhe mė pas u dėrgua nė njė shkollė nė Barranquilla , njė qytet-port pranė lumit Magdalena . Atje tė gjithėsve u dukej si njė djalė i turpshėm qė vecse shkrunte poema humoristike dhe vizatonte. Aq serioz dukej saqė shkokėt e klasės i ngjitėn nofkėn “Plaku”. Nė vitin 1940, kur ishte 12 vjeē fitoi njė bursė pėr nė Liceun Kombėtar nė Zipaquira, qytet rreth 30 milje larg Bogotės. Aty ndjeu ftohtėsinė dhe presionin e njė qyteti tė madh.
E ndjente se po rritej i nxitur nga studimet, shpesh lexonte shumė, por ende nuk kishte shkruar ndonjė gjė tė rėndėsishme e mėgjithatė dashuria pėr letėrsinė e ndihmoi tė fitonte reputacionin e shkrimtarit. Pas pėrfundimit tė maturės nė vitin 1946, djaloshi u regjistrua nė Universitetin e Bogotės nė degėn e sė drejtės dhe jo nė gazetari. Gjatė kėsaj kohe takoi edhe gruan e tij tė ardhshme. U takua me njė vajzė 13-vjeēare, Mercedes Barcha Pardo. E heshtur dhe shumė ezmere, vajza me origjinė egjiptiane ishte njeriu mė interesant ai qė kishte takuar deri atėherė. Mercedes i premtoi se do tė bėhej e tij edhe pse u martuan 14 vjet mė vonė.
Vitet e urisė
Ashtu si shumė shkrimtarė tė tjerė tė mėdhenj qė kishin studiuar pėr gjėra qė nuk u pėlqenin fare, Garcia Marquez zbuloi se nuk kishte aspak interes pėr studimet e tij dhe nisi tė bėhej dembel. U bėnte bisht orėve tė mėsimit dhe nuk mėsonte mė. Vėrdallisej nė rrugėt e Bogotės dhe lexonte mė shumė poezi se leksione tė sė drejtės. Shkonte nė kafenetė e lira, pinte shumė cigare dhe shoqėrohej me njerėz tė cuditshėm; socialistė tė shkolluar, artistė tė varfėr dhe gazetarė tė rinj. Megjithatė, njė ditė jeta e tij ndryshoi, vetėm nga njė libėr qė kishte lexuar. Njėsoj sikur vijat e fatit tė ngatėrroheshin papritur nė duart e tij, dikush i dha pėr tė lexuar “Metamorfozėn” e Kafkės. Pati njė efekt tė jashtėzakonshėm te Garcia Markez dhe e bėri atė tė kuptonte se letėrsia nuk duhej patjetėr tė ndiqte njė vijė tė drejtė tregimi dhe se ky ishte njė komplot tradicional. Efekti ishte ēlirues. “Mendova se nuk e dija qė njė njeri mund tė lejohej tė shkruante njė gjė tė tillė. Nėse do ta kisha ditur, do tė nisja tė shkruaja shumė mė parė", tha ai. Pranoi gjithashtu se “tingujt e zėrit” tė Kafkės kishin tė njėjtėn jehonė te ai si zėri i gjyshes, qė tregonte gjėra aq tė pazakonta me njė zė aq tė qetė e tė zakonshėm.
Mendoi tė lexonte gjithēka qė nuk e kishte lexuar deri tani. Lexoi shumė, duke pėrpirė gjithēka qė i binte nė duar dhe madje nisi tė shkruante. Pėr ēudi tregimi i parė “Dorėzimi i tretė” u botua nga gazeta e Bogotės “El Espectador”. Madje, redaktori, shumė entuziast, e cilėsoi atė si “gjeniun e ri tė letrave nė Kolumbi” . Garcia Marquez hyri paskėtaj nė njė periudhė aktive krijimi, duke shkruar edhe 10 tregime tė tjera pėr gazetėn.
Nė vitet qė pasuan nisi tė shoqėrohej me njė rreth letrar qė quhej Grupi i Barranquilles dhe nėn ndikimin e tij nisi tė lexonte veprat e Hemingway, Joyce, Woolf dhe mė tė rėndėsishmin, Faulkner. Nisi tė studionte klasikėt, duke gjetur shumė frymėzim te cikli i Edipit nga Sofokliu.
Faulkner dhe Sofokliu u bėnė frymėzuesit mė tė mėdhenje tė tij. Faulkner e cudiste me aftėsinė e tij pėr tė paraqitur fėmijėrinė nė njė tė kaluar mistike, duke shpikur njė qytet dhe njė vend kur tė niste trgimi i tij. Nė veprėn “Yoknapatawpha” e Faulknerit Garcķa Mįrquez gjeti frymėzimin pėr Macondo-n dhe nga Edipi dhe Antigona e Sofokliut mori idenė e njė komploti kundėr shoqėrisė dhe abuzimeve me pushtetin .
Garcia Marquez ishte tashmė i pakėnaqur me tregimet e mėparshme, pasi mendonte se ato ishin shumė tė veēuara nga pėrvojat e tij tė vėrteta. Ato ishin vetėm punime tė thjeshta intelektuale, nuk kanė tė bėjnė me realitetin. Faulkner i mėsoi se njė shkrimtar duhet tė shkruajė pėr atė qė ka afėr dhe pėr vite tė tėra Garcķa Mįrquez u pėrball me muzėn e tij pėr tė kuptuar se ēfarė donte tė thoshte vėrtet me anė tė asaj qė shkruante.
Kėto mendime do tė merrnin formė vetėm kur tė kthehej me tė ėmėn nė shtėpinė e gyshit nė Aracataca. Duke e pėrgatitur pėr shitje, ata panė se shtėpia ishte nė gjendje shumė tė keqe e pikėrisht kjo e bėri t'i riktheheshin kaq shumė kujtime ndėr mend.
Nė tė vėrtetė i gjithė qyteti dukej i vdekur, i ngrirė nė kohė. Gjithnjė kishte menduar tė shkruante njė histori bazuar nė jetėn e tij nė kėtė shtėpi, tė guxonte me njė novelė tė titulluar “ La casa” (Shtėpia) e megjithėse e ndjente se ende s'ishte gati pėr ta bėrė kėtė, e kuptoi se kishte gjetur dicka qė e kėrkonte prej kohėsh; sensin e vendit.
I frymėzuar nga kjo vizitė, kur u kthye nė Barranquilla shkroi novelėn e parė “Stuhia e Gjetheve”. Me njė sens komploti si te Antigona dhe e vendosur nė njė qytet tė vjetėr, novela u shkruajt shumė shpejt e gjithė frymėzim. Ai i vuri mė pas emrin "Macondo", emri i njė plantacioni bananesh nė afėrsi tė Aracatacas, ku shkonte shpesh kur ishte fėmijė. Pėr fat tė keq nė vitin 1952 novela nuk u pranua nga botuesi i parė, tė cilit iu dėrgua dhe ai u pėrfshi nga njė sens i brendshėm dyshimi dhe kritike. Nė vitin 1955, kur Garcia Marquez ishte nė Europėn Lindore, novela u gjet nga miqtė e tij nė Bogota dhe iu dėrgua botuesit. Kėsaj here u botua. Pavarėsisht refuzimit dhe viteve tė tij shumė pranė varfėrisė, ai ishte esencialisht i lumtur. Jetonte nė njė shtėpi publike, kishte shumė miq dhe shkruante editoriale pėr “ El Heraldo”. Nė mbrėmje ai punonte me historitė e tij dhe fliste me miqtė, duke pirė cigare dhe kafe. Nė vitin 1953 pati njė fazė tė papritur nervozizmi. U largua, e la punėn dhe nisi tė shiste enciklopedi nė La Guajira bashkė me njė shok. Udhėtoi pak, punoi mbi disa ide pėr historitė e tij dhe pėrfundimisht u fejua me Mercedes Barcha. Nė vitin 1954, ai u kthye nė Bogota dhe pranoi njė punė nė gazetėn “ El Espectador” si shkrimtar tregimesh dhe dhe kritikash pėr filma. Aty flirtoi me socializmin, nuk mori parasysh politikėn e diktatorit Gustavo Rojas Pinilla dhe e la punėn si shkrimtar nė kohėn e dhunės .

Suksesi

Ma pas erdhi ai: Pagėzimi. Nė janar tė vitit 1965, ai dhe familja e tij po udhėtonin drejt Acapulco-s pėr pushime, kur pati njė frymėzim tė pazakontė. Kishte gjetur stilin e tij. Pėr herė tė parė nė njėzet vjet njė rreze drite i zbuloi zėrin e Macondos.
Mė vonė do tė shkruante:
“Papritur, nuk e di se si, pata njė frymėzim tė jashtėzakonshėm pėr tė shkruar njė libėr. Ishte formėsuar plotėsisht, aq sa do t'ia kisha diktuar njė kapitullin e parė njė radhitėsi fjalė pas fjalė".
Mė pas duke iu referuar kėtė frumėzim tha: “Stili qė kam pėrdorur nė ‘Njėqind vjet vetmi' ishte bazuar nė mėnyrėn sesi gjyshja ime i rrėfente historitė. Tregonte gjėra qė dukeshin tė mbinatyrshme dhe fantastike, por nė mėnyrė aq tė natyrshme…Ajo ēfarė mė bėnte mė shumė pėrshtypje ishte shprehja e fytyrės sė saj. Nuk e ndryshonte aspak gjatė tregimit tė historive dhe kjo e bėnte aq interesante. Gjatė tentativave tė para tė tė shkruarit, unė pėrpiqesha tė tregoja histori pa u besuar vėrtet atyre. Zbulova se gjithēka qė duhej tė bėja ishte tė besoja tek ato dhe t'i shkruaja ftohtė, ashtu si gjyshja m'i tregonte mua”
Ai e ktheu makinėn dhe u nis pėr nė shtėpi. Atje Mercedes u mor me familjen, ndėrsa ai vetėm shkruante. Shkroi ēdo ditė pėr rreth 16 muaj, duke pirė deri edhe 6 paketa cigare nė ditė. Pėr tė mbajtur familjen shiti makinėn dhe tė gjitha pajisjet e tjera shtėpiake. Mercedes mbante familjen dhe i sillte cdo ditė nė shtėpi shumė gazeta dhe cigare. Miqtė e quanin dhomėn e tij tė mbushur me tym “guva e mafias” dhe pas njėfarė kohe tė gjithė nisėn ta ndihmonin, si ta kishin kuptuar se ai po shkruante diēka tė jashtėzakonshme.
Kreditė u shtynė, shtėpia u mbush sėrish me pajisje dhe borxhet u falėn. Pas mė shumė se njė vit punė, Garcia Marquez ia dėrgoi tre kapitujt e parė Carlos Fuentes, i cili deklaroi publikisht: "Sapo kam lexuar 80 faqe nga njė kryevepėr". Kur novella, qė ende s'kishte njė emėr po I afrohej fundit, suksesi ishte shumė pranė. Nė fund ai vendosi atu edhe vetėn, gruan dhe miqtė dhe e gjeti emrin nė faqen e fundit “Njėqind vjet vetmi”. Mė nė fund doli nga “guva” e tij, me 313 faqe nė duar, i lodhur e thuajse i helmuar nga nikotina, me mbi 10 mijė dollarė borxh e ndoshta edhe shumė pranė njė lodhjeje tė madhe mendore e fizike. E megjithatė ishte i lumtur, me tė vėrtetė euforik. Shiti disa placka tė tjera pėr tė paguar dėrgesėn postare te botuesi i tij nė Buenos Aires.
”Njėqind vjet vetmi”, u botua nė qershor tė vitit 1967 dhe Brenda njė jave 8 mijė kopjet u shitėn menjėherė. Pas kėsaj suksesi ishte i sigurtė dhe ēdo javė nė shitje dilte njė botim i ri i novelės. U pėrkthye nė 20 gjuhė dhe fitoi katėr ēmime ndėrkombėtare. Gabriel Garcia Marquez ishte 39 vjeē kur bota mėsoi emrin e tij. Fama mė pas erdhi vetė. Ēmime, mesazhe nga adhuruesit, intervista pafund; dukej qartė se jeta e tij kishte ndryshuar. Nė vitin 1969, novela fitoi njė ēmim tė mirėnjohur nė Itali dhe u cilėsua si libri mė i mirė i huaj nė Francė. Nė vitin 1970, u botua edhe nė anglisht dhe u cilėsua si njė ndėr 12 librat mė tė mirė edhe nė SHBA. Dy vjet mė pas ai fitoi ēmimet “Romulo Gallegos” dhe “Neustadt” dhe nė vitin 1971 njė shkrimtar peruan, Mario Vargas Ljosa, shkroi njė libėr pėr jetėn dhe punėn e tij. Pėrkundėr gjithė kėtij suksesi, Garcia Marquez thjesht iu kthye punės. Vendosi tė shkruante pėr njė diktator dhe e transferoi familjen nė Barcelonė tė Spanjės, qė po kalonte vitet e fundit nėn regjimin e diktatorit Francisco Franco. Nė novelėn e re ai krijoi njė mostėr tė pėrzier; njė diktator nga Karaibet me duart e ashpra tė Stalinit dhe vullnetin e njė tirani tipik amerikano-latin. Ndėrkohė libri tjetėr u botua nė vitin 1972, ndėrsa nė vitin 1973 ai botoi edhe njė pėrmbledhje tė shkrimeve gazetareske me titullin "Kur isha i lumtur dhe i paditur".
Pėr fat tė keq nė vitin 1999 Garcia Marquez u diagnostikua me kancer limfatik dhe ende sot ndodhet nėn mjekim, gjė qė e bėn tė shkojė shpesh nga Kartagjena apo Meksiko nė klinikat e Los Angelosit, kur heton djali i tij, producenti Rodrigo Garcķa, lives. Duke lėnė mėnjanė letėrsinė fiction, Gabo po shkruan tani kujtimet e tij, vėllimi i parė i tė cilave u publikua nė vitin 2001 me titullin “Tė jetosh pėr tė treguar”. Vėllimi parė i serisė sė kujtimeve rrėfen nė detaje jetėn e Gabo-s deri nė vitin 1955. Ai po punon pėr vėllimin e dytė, nė tė cilin do tė pėrqėndrohet nė shkrimin dhe botimin e veprave tė tij kryesore, mes tė cilave edhe e famshmja “Njėqind vjet vetmi”.
Identifikuar

·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠· ...Cosa faresti al posto mio, se ogni pensiero fossi io??!!...·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠·
       
http://www.youtube.com/watch?v=y5DzX6foKbQ

http://www.youtube.com/watch?v=SzEKYu4sF4Q&feature=related
Madam Butterfly
SuperGirl!...
Moderator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 15053


Lost inside your love!

Respekt: +7

Profili
« Pergjigju #3 : 30/08/07, 10:10 »
0

Markes dhe letra e lamtumires

E Diele, 13 Shkurt 2005



Gabriel Garcia Markes, shkrimtari kolumbian i cili fitoi cmimin Nobel ne letersi ne 1982. Ka disa vjet qe eshte larguar nga jeta publike per shkak te problemeve shendetesore, shkrimi i meposhtem perben nje leter lamtumire drejtuar shokeve te tij. Shkrimtari prej kohesh vuan nga kanceri ne gjendjet limfatike dhe gjendja e tij shendetesore duket se eshte perkeqesuar se shumti

Kush eshte Nobeli

Gabriel Garcia Markes ka lindur ne Aracataca me 6 mars te vitit 1928, nje fshat i vogel i Kolumbise, rreth 80 km, larg qytetit karaibik te Santa Martes, ku u rrit nga gjysherit.

Ne vitin 1947 fillon studimet ne Universitetin e Bogotas, ne fakultetin juridik dhe ne te njejten vit publikon tregimin e tij te pare "La tercera resignacion" ne gazeten El Espectator.

Ne vitin 1948 trasferohet ne Kartagjene, pas mbylljes se Universitetit Kombetar, dhe fillon punen e tij si gazetar i El Universal.

Nderkohe bashkepunon me gazeta te ndryshme dhe revista amerikane, por edhe europiane.

Lidhet me nje grup shkrimtaresh te rinj dhe se bashku lexojne romanet e Kafkes, Faulkner, Virginia Woolf. Ne vitin 1954 rikthehet serish ne Bogota si gazetar i "El Espectador" dhe ne te njejtin vit publikon tregimin "Gjethe te vdekura". Nje vit me pas kalon disa muaj ne Rome, ku ndjek disa kurse regjie, dhe me pas trasferohet ne Paris. Ne vitin 1958 martohet me Mercedes Barcha dhe pas fitores se Fidel Kastros, viziton Kuben dhe punon (fillimisht ne Bogota dhe pastaj ne Nju Jork) per agjensine "Prensa latina", i ngritur nga vete Castro. Ne Qytetin e Meksikes, ne vitin 1962, shkruan librin e tij te pare "Funeralet e Nenes se Madhe" e cila permban dhe "Kolonelit nuk ka kush ti shkruaje", pune ne te cilat fillon te percaktohet bota fantastike e Makondes. Ne 1967, publikon "Njeqind vjet vetmi", e cila qe ne fillim pati nje mbeshtetje te madhe nga kritika e cila e pagezoi Markes si nje nga shkrimtaret me te medhenj te shekullit tone. Markes shkroi keshtu edhe "Vjeshta e patriarkut", "Kronike e nje vdekje te paralajmeruar", "Dashuria ne koherat e koleres", deri tek cmimi Nobel ne vitin 1982. Libri i tij i fundit i botuar dhe ne shqip eshte "Kujtim kurvash te trishta", me te cilen Markes paraqitet tek lexuesi pas gati dhjete vitesh mungese ne letersine artistike.

Miqte e mi Lamtumire!

Sikur Zoti te harronte per nje moment qe une jam nje

dordolec i ndrequr me rrecka dhe te me dhuronte nje

cope jete mbase nuk do thosha te gjitha ato qe po

mendoja, por sigurisht do mendoja te gjitha ato qe po

them.

Do i jepja rendesi gjerave jo per vleren e tyre por

per domethenien e tyre.

Do flija pak, do enderroja me shume, sepse cdo minute

qe mbyllim syte humbim gjashtedhjete sekonda drite.

Do vazhdoja kur te tjeret do ndalonin, do zgjohesha

kur te tjeret do flinin.

Do degjoja kur te tjeret do flisnin dhe sa do e

shijoja nje akullore me cokollate!!!

Nese Zoti do me jepte nje cope jete, do vishesha

thjesht do shtihesha perballe diellit duke e lene te

pambuluar jo vetem trupin tim por edhe shpirtin tim.

Zoti im, nese do mundesha do shkruaja urrejtjen time

mbi akull dhe do prisja te dilte dielli.

Do pikturoja nje enderr te Van Gogut mbi yje, do

recitoja nje poezi te Benedetit dhe nje kenge te

Sheratit...Do ishte serenata qe do i dhuroja henes.

Do ujisja me lotet e mi trendafilat, qe te ndjeja

dhimbjen nga gjembat e tyre dhe puthjen ngjyre kuqe

nga fletet e tyre.

Ah Zoti im, sikur te kisha nje cope jete ...nuk do

lejoja te kalonte as edhe nje dite pa i thene njerezve

qe dashuroja se i dashuroja.

Do beja cdo burre dhe grua te besojne se jane njerezit

qe dua dhe do dashurohesha me dashurine. Te njerezit

do tregoja se sa gabim bejne kur besojne se ndalojne

se dashuruari kur plaken, pa kuptuar se plaken kur

ndalojne te dashurojne.

Femijes se vogel do i jepja pende, por do e lija te

mesonte vete sesi te fluturoje.

Pleqve do i tregoja se vdekjen nuk e sjell pleqeria

por "harresa".

Mesova kaq gjera nga ju njerezit...

Mesova se te gjithe duan te jetojne ne "majen e

malit", pa kuptuar se lumturia qendron ne menyren se

si zbret "faqen e pjerret".

Mesova se kur femija e porsalindur shtrengohet mbi

pellemben e tij te vogel, per here te pare gishti qe

zgjatet i babait te tij e roberon pergjithmone .

Mesova se njeriu ka te drejte ta shohi tjetrin nga

lart, vetem kur duhet ta ndihmoje te cohet.

Jane kaq shume gjera qe mesova prej jush, por me te

vertete nuk do hyjne ne pune, sepse kur te me mbajne

te mbyllur brenda ne kete valixhe fatkeqesisht do jem

i vdekur.

Te thuash gjithmone ate qe ndjen dhe te besh gjithmone

ate qe mendon.

Nese do e dija qe sot do ishte hera e fundit qe do te

te shihja duke fjetur, do te te perqafoja fort fort

dhe do i lutesha Zotit qe te behesha roja i shpirtit

tend.

Nese do e dija se kjo do ishte hera e fundit qe do te

te shihja te dilje nga dera, do te te perqafoja dhe

do te te jepja nje puthje dhe do te te therrisja

perseri qe te te jepja edhe te tjera.

Nese do e dija se kjo do ishte hera e fundit qe do

degjoja zerin tend, do magnetofonoja cdo fjale tenden

qe te mund te te degjoja perseri, perseri.

Nese do e dija qe keto do ishin momentet e fundit qe

do te te shihja do te te thoja "te dashuroj" dhe do

supozoja jo llogjikisht se e dije me pare.

Ekziston gjithmone nje e neserme dhe jeta na jep edhe

mundesi te tjera qe ti bejme gjerat sic duhet, por

n.q.s. bejme gabime na mbetet vetem e sotmja, do doja

te te thoja se sa shume te dua dhe se kurre s`do te te

harroj.

E nesermja nuk eshte e sigurt per askend si i ri si i

vjeter. Sonte mund te jete hera e fundit qe i shikon

njerezit qe do. Prandaj mos prit me, beje sot sepse e

nesermja nuk vjen kurre , sigurisht do pendohesh per

diten kur nuk gjete kohe per nje buzeqeshje, nje

perqafim, nje puthje dhe sepse ishe shume i zene per

te realizuar nje deshire te tyre.

Mbaj ata qe dashuron prane vetes, thuaji duke

mermeritur se sa shume ke nevoje per ta,

dashuroi, sillu mire gjeje kohen per ta, thuaji "me

vjen keq", "me fal", "te lutem", "faleminderit" dhe te

gjitha fjalet e dashurise qe di. Asnjeri nuk do te te

mbaj mend per mendimet e tua te fshehta.

Kerko nga Zoti fuqine dhe zgjuarsine t`i

shprehesh.Tregoju te tjereve domethenien e tyre.

Fillo te besh realitet endrrat e tua.

Tani eshte momenti!!!!!
Identifikuar

·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠· ...Cosa faresti al posto mio, se ogni pensiero fossi io??!!...·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠·
       
http://www.youtube.com/watch?v=y5DzX6foKbQ

http://www.youtube.com/watch?v=SzEKYu4sF4Q&feature=related
Madam Butterfly
SuperGirl!...
Moderator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 15053


Lost inside your love!

Respekt: +7

Profili
« Pergjigju #4 : 30/08/07, 10:10 »
0

Kritike

Plaku dhe virgjėresha


Franēois Busnel


Nė perėndim tė jetės sė tij, njė plak i shthurur zbulon vuajtjet dhe sfilitjet e dashurisė. Me kėtė fabul erotiko-tragjike, Garcia Marquez arrin edhe njė herė tė na ēudisė.
Me njė koincidencė tė ēuditshme, dy nga romancierėt mė tė mėdhenj bashkėkohorė, kanė shkruar nė tė njėjtėn kohė, nga njė tregim tė shkurtėr e tė mrekullueshėm me shijen e vuajtjes, ku pleqėria dhe dėshira janė heronjtė e vėrtetė. Romanit “Kafsha qė vdes”, tė shkrimtarit Philip Roth, botuar nė shtator nga” Gallimard”, i pėrgjigjet vepra “ Kujtime kurvash tė trishta”, i Gabriel Garcia Marquez-it.
“ S’do t’i shpėtosh vetėdijes sė asaj qė tė pret brenda njė kohe tė shkurtėr; qetėsisė, qė do tė tė shoqėrojė pėrgjithnjė. Veē kėsaj, tė gjitha tė tjerat janė tė gjitha njėlloj. Je i pavdekshėm, pėr sa kohė je i gjallė “.
Plaku i Marquez-it, i pushtuar nga epshi, mund ta interpretonte sipas qejfit kėtė paralajmėrim plot shpresė, qė i pėrcillte presė sė tij tė re, tregimtari i Roth-it. Sepse ditėn kur mbushi nėntėdhjetė vjeē, heroi ynė zbuloi se ē’do tė thotė tė jetosh duke vėshtruar trupin e njomė tė njė virgjėreshe katėrmbėdhjetė vjeēare. Mbi jetėn e kėtij njeriu,lexuesi s’do tė mėsojė ndonjė gjė tė madhe, pėrveēse qė ka qenė-dhe ka mbetur-amator i madh i bordelleve. Nė jetė, gjithnjė iu desh tė paguante. Jo vetėm pėr shkak tė “shėmtisė sė tij tė rrallė”, por edhe sepse gjatė frekuentimit tė lavireve, ai zbuloi njė kėnaqėsi, tė cilėn gjatė gjithė kėtij “Kujtimi”, do tė ketė menēurinė tė mos kėrkojė ta shpjegojė. Ai s’ra kurrė nė dashuri - njė shprehje qė e pohon se nuk di ta shpjegojė. Ai, “gazetari mediokėr”, i cili s’di tė bėjė tjetėr veē tė shkruajė- duke i zgjedhur vajzat nga ēmimi i tyre, dhe jo nga bukuria, dhe qė gjithė jetėn, qysh nė moshėn trembėdhjetė vjeēare, jetonte nėn peshėn e kėsaj zgjedhe. Pėr nėntėdhjetė vjetorin e tij, ai mendon tė festojė hyrjen nė njė epokė tė re, duke i ofruar vetes edhe njė natė tjetėr tė shthurur. Nė njė shtėpi publike, ku shpeshherė kishte marrė kėnaqėsi, i kėrkon padrones, njė vajzė tė virgjėr, tė cilėn Roza Cabarcas e gjeti nė atelietė e ndotura ku prostituojnė vajza me horizonte tė mbyllura. Ndodh njė mrekulli, tė cilėn nuk e priste : ndėrkohė qė pėrgatitet tė hyjė nė botėn e natės, pasioni i pashterrshėm pėr seks, shndėrrohet nė atė qė quhet dashuri. “Gjithnjė kisha kujtuar se shprehja “tė vdesėsh nga dashuria” ishte veē njė gjetje poetike, -shkruan ai nė “Kujtimin” qė dėshiron tė lerė pas.
Kisha humbur pesėmbėdhjetė vjet duke u pėrpjekur tė pėrkthej vargje tė Leopardit dhe vetėm atė natė i ndjeva thelle brenda meje. “ Sa keq, nėse kjo ėshtė dashuria ! Sa tronditėse qenka!
Tė gjitha temat qė pėrshkojnė veprėn imponuese tė Garcia Marquez-it, gjenden nė rrėfimin e kėtij pasioni pa rrugėdalje. Qyteti, qė ky i moshuar pėrshkon nė kėmbė apo me biēikletė, nuk ėshtė Macondo, i “Njėqind vjet vetmi”, por ecet pėrmes tė njėjtave rrugėza kobzeza. Erėrat e lagėshta tė rrebesheve tropikalė, ku toka pėrzihet me djersėn, parfumosin gjithnjė korrupsionin e kėshilltarėve tė bashkive lokale, dhe tregtarėve, tė cilėt shpesh pėrfundojnė tė vrarė me thikė nė dhoma shtėpish publike. Garcia Marquez thėrret kėtu dy personazhe nga mė ērregulluesit e shoqėrive tona: plakun dhe vajzėn e virgjėr. Dy qenie, mbi tė cilat ne jemi mėsuar tė projektojmė njė diskutim politikisht korrekt, trashėguar nga njė vizion i caktuar i historisė, pa dyshim, pėr t’i pėrfshirė mė mirė nė tabutė qė s’guxohen tė thyhen. Thonė se i moshuari zotėron urtėsinė, ndėrsa virgjėresha pastėrtinė. Kėshtu, pėrballja e njė nėntėdhjetė vjeēari me epsh tė papėrmbajtur dhe njė vajze, nė moshė fare tė re, tė ve nė siklet. Garcia Marquez kujdeset shumė pėr pėrshkrimin e skenave tė para, qė zhvillohen nė zemėr tė bordellit tė Roza Cabarcas-it. Pėrpara se tė botohej nė Amerikėn Latine, , ky roman erotiko-tragjik, qė sot gjendet nė majė tė listave tė shitjeve, u bė objekt i njė serie botimesh pirate tė shitura nėn dorė. Garcia Marques iu kundėrvu duke modifikuar plotėsisht kapitullin e fundit tė librit,atė qė le lexuesit pa frymė. Mes ėndrrės dhe realitetit, ai e pagėzoi vajzėn me emrin Delgadina. E sheh dhe nuk e prek, i merret fryma pėr ta gjetur edhe njėherė, dhe dėshpėrohet siē nuk ėshtė dėshpėruar kurrė njė dashnor. Nė moshėn e tij, njė orė ėshtė baraz me njė vit. Pėr ta lexuar kėtė tregim, duhet njė orė, pra, njė vit pėr heroin, qė ka mbėrritur nė nėntėdhjetė vjetorin e tij, derisa tė kuptojė se ē’ėshtė dashuria. Pėr Marquez-in, pleqėria ėshtė kundėr-ilaēi i bukurisė.
Duke lexuar kėtė tregim mahnitės, duhet besuar se mungesa e turpit dhe ndrojtjes, prodhon vepra tė mėdha. Pikėrisht, ky ėshtė qėllimi i letėrsisė: tė prishė rregullin e botės dhe ta shndėrrojė baltėn nė pluhur tė artė.
Garcia Marquez ia arrin edhe kėtė herė. Kjo pėrrallė e vogėl ėshtė njė manifest pėr njė fėmijėri tė zjarrtė. Njė lavdithurrje pėr dashurinė e ēmendur. Ja dhe morali i kėndshėm qė Marquez e pėrmbledh me dy fjalė: “Teveqelėt ecin pėrpara kohės”.
Identifikuar

·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠· ...Cosa faresti al posto mio, se ogni pensiero fossi io??!!...·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠·
       
http://www.youtube.com/watch?v=y5DzX6foKbQ

http://www.youtube.com/watch?v=SzEKYu4sF4Q&feature=related
Madam Butterfly
SuperGirl!...
Moderator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 15053


Lost inside your love!

Respekt: +7

Profili
« Pergjigju #5 : 30/08/07, 10:10 »
0

LETER NGA GABRIEL GARSIA MARKES
E shkruar ne ditet e fundit te jetes.


“Miqte e mi lamtumire!Sikur zoti te harronte per nje moment qe une jam nje dordolec I ndrequr me rrecka;dhe te me dhuronte nje cope jete,mbase nuk do te thoja te gjitha ato qe po mendoja,por,sigurisht ,do te mendoja te gjitha ato qe po them.Do ti jepja rendesi gjerave ,por jo vetem nga vlera e tyre,por per domethenien qe kane.
Do te flija pak,e do te enderroja me shume ,sepse cdo minute qe mbyllim syte,humbasim 60 sekonda drite.Do te vazhdoja kur te tjeret te ndalonin,do te zgjohesha kur te tjeret te flinin...dhe do te shijoja nje akullore me cokollate!!!
Nese zoti do te me jepte nje cope jete,do te vishesha thjesht,do te shtrihesha perballe diellit duke e lene te pambuluar jo vetem trupin tim por edhe shpirtin .Zoti im,nese do te mundja do te shkruaja urrejtjen time mbi akull,dhe do te prisja sa te dilte dielli.
Do te pikturoja nje ender te Van Gogut mbi yje,do te recitoja nje poezi te Bernardit,dhe nje kenge e Shtradus do te ishte serenata qe do ti dhuroja henes.Do te ujisja me lotet e mi trendafilat,qe te ndjeja dhimbjen nga gjembat e tyre ,dhe puthjen ngjyre-kuqe nga fletet e tyre.
Ah,zoti im,sikur te kisha nje cope jete ,nuk do te lija te kalonte as edhe nje dite pa u thene njerezve qe I dashuroj.Do te beja cdo burre e cdo grua te besonte se I dashuroj,dhe do te dashurohesha me dashurine.
Njerzve do t”u tregoja se sa gabim bejne kur mendojne se ndalojne se dashuruari kur plaken,pa e kuptuar se plakemi kur pushojme se dashuruari.
Femijes do t’I jepja pende,por do e lija te mesonte vete se si te fluturonte.Pleqve do t’u tregoja se vdekjen nuk e sjell pleqeria por “harresa”.Mesova kaq gjera nga ju njerezit…
Mesova se te gjithe duan te jetojne ne “majen e malit”pa e kuptuar se lumturia qendron ne menyren sesi e zbret “faqen e pjeret”.
Mesova se kur femija I porsalindur shtrengohet mbi pellemben e tij te vogel per here te pare gishti qe I zgjatet nga babai I tij,e roberon ate perjete.
Mesova se njeriu ka te drejte ta shohe tjetrin nga lart ,vetem kur duhet te ndihmoje ate te ngrihet.
Jane kaq shume gjera qe mesova prej jush ,por ne te vertete nuk do te me hyjne ne pune,sepse kur te me mbajne te mbylur Brenda ne kete valixhe,fatkeqsisht do te kem vdekur.
Te thuash ate qe ndjen dhe te besh gjithnje ate qe mendon,sepse askush nuk do te te mbaj mend per mendimet e tua te fshehta.Nese do te dija qe sot do te ishte hera e fundit qe do te te shihja duke fjetur,do te te perqafoja fort…fort..,dhe do t’I lutesha zotit te behesha roje e shpirtit tend.Nese do te dija se sot do te ishte hera e fundit qe do te te shihja te dilje nga dera,do te te perqafoja dhe do te te jepja nje puthje,dhe do te te therisja perseri te te jepja te tjera…”
Identifikuar

·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠· ...Cosa faresti al posto mio, se ogni pensiero fossi io??!!...·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠·
       
http://www.youtube.com/watch?v=y5DzX6foKbQ

http://www.youtube.com/watch?v=SzEKYu4sF4Q&feature=related
Madam Butterfly
SuperGirl!...
Moderator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 15053


Lost inside your love!

Respekt: +7

Profili
« Pergjigju #6 : 30/08/07, 10:10 »
0

Gabriel Garcia Marquez: Shkruhet pėr t’u bėrė i pėrjetshėm

Koncepti i magjisė, koncepti i fantastikes dhe e mrekullishmes, nė njė kontest latino amerikan sigurisht qė ėshtė i ndryshėm nga konteksti europian. Ėshtė folur gjithnjė pėr realizmin magjik, njė formulė qė mė duket e urryer, qė nė vetvete do qė ta mbyllė gjithė letėrsinė latino-amerikane. A ėshtė e vėrtetė qė magjia ėshtė diēka mė ireale nė Amerikėn Latine se sa tek ne nė Europė?
Mendoj se ėshtė njė problem vėmendjeje: njerėzit nuk i kushtojnė shumė rėndėsi jetės pėr kuptuar pėr sasinė e magjisė qė gjendet tek jeta e pėrditshme. Besoj se kjo varet edhe nga racionalizmi, nga kartesianizmi. Shumė vetė qėndrojė pėrballo magjisė por nuk e shikojnė, sepse nuk e besojnė. Nė Amerikėn Latina (nė veēanti nė Karaibe) besojmė se gjithēka ėshtė e mundur, edhe nėse ndodhin gjėra qė gjithėsesi, duhet t’i pranojmė, janė tė jashtėzakonshme.
Do tė tregoj njė histori, qė ndoshta do tė jetė pak e gjatė, por qė mund tė jetė njė mbyllje e mirė pėr kėtė intervistė: njė ditė, ndėrsa isha nė Meksikė pėr tė punuar nė njė laborator me njė grup studentėsh tė skenografisė kinematografike, sollėn biskota. Po haja njėrėn kur mė ra nė tokė, e atėherė kujtova nėnėn qė mė thoshte: “kur tė bie ushqimi nga goja kujtoju qė nėna jote ka uri”.
Kjo mė bėri shumė pėrshtypje dhe qesha, meqenėse nėna ime ishte nė Kolumbi, Kartagjenė. Nuk kujtoja se ēfarė dite ishte, kapa telefonin dhe e mora nėnėn. M’u pėrgjigj vėllai: “jo nuk ėshtė kėtu sepse sot ėshtė ditėlindja e saj, erdhėn tė gjithė vėllezėrit pėr tė festuar e duke qenė se darka nuk ishte gati e ajo kishte uri, e ēuan tė hante nė restorant”.
U ktheva tek studentėt e u thashė: “Do t’ju tregoj njė histori: ju nuk do ta besoni, do tė mendoni se e shpika”.
Besoj se ajo qė ndodh ėshtė se kėto gjėra u ndodhin tė gjithėve, por mė sė shumti nuk i vėnė re vlerėn e magjisė qė ėshtė tek ngjarjet. Aftėsia pėr t’i njohur ėshtė njė gjė qė nė Karaibe ėshtė shumė mė e theksuar, ėshtė zakoni qė ta shohin kėtė aspekt tjetėr tė realitetit dhe unė pėrfitova.

Kjo ėshtė e lidhur edhe me idenė e vdekjes qė ėshtė nė librat tuaj. Ka shumė tė vdekur: por janė tė vdekur qė kthehen, nuk kanė vdekur krejtėsisht. Rrjedh edhe nga kjo?
Kjo ėshtė shumė tipike nė Karaibe, nė Siēili, nė Andaluzi. Besoj se ėshtė njė mėnyrė pėr tė mos vdekur, qė njerėzit e dashur tė tu tė mos vdesin. Pėr kėtė arsye shihen tek kthehen, mendohet gjithnjė pėr tė vdekurit sikur vazhdojnė tė jenė gjallė, ruhen objektet nė vendet nė tė cilėt i mbanin pėr tė krijuar pėrshtypjen qė nuk kanė vdekur. nė rastin tim, nė librat e mi, mund tė jetė mbi sė gjithash paraqitje e atij realiteti, por mund tė jetė dėshirė pėr tė mos vdekur, dėshirė pėr tė qenė i pėrjetshėm, si nė njė farė kuptimi tė shkruarit. Pėrpjekja pėr tė shkruar gjithnjė mirė ėshtė njė mėnyrė pėr tė krijuar mosvdekjen.

Ēfarė pėrshtypje ju bėn siguria se nuk do tė vdisni kurrė si shkrimtar? Pse kjo ėshtė njė siguri dhe jo shpresė?
Kjo siguri nuk ėshtė kurrė. Ka shkrimtarė tė mėdhenj qė nuk u njohėn nė kohėn e vet. Kafka, mendoj, nuk pati veēse njė lexues, Max Brod, mikun e tij, qė ishte edhe ekzekutuesi i testametit tė Kafkės. Megjithatė, jo vetėm sot ėshtė konsideruar njė nga shkrimtarėt mė tė mėdhenj tė botės, por ėshtė i vetmi shkrimtar i padiskutueshėm gjatė kėtij shekulli. Besoj se autori me njė prestigj mė tė madh ishte Proust, por i vetmi dhe vėrtetė i padiskutueshėm ėshtė Kafka.
Ka raste tė tjera, pėr shembull ai i shkrimtarit spanjoll Blasco Ibanez. Nuk ishte askush i famshėm si ai nė kohėn e vet: kur mbėrriti nė New York e pritėn si hero e sot askush nuk e kujton mė. Shkruhet nė pėrpjekje pėr t’u bėrė tė pėrjetshėm, por kurrė nuk do ta dimė se kush ia arriti kėtij qėllimi: njė i panjohur apo njė shkrimtar tashmė i famshėm.

Romanet tuaja janė plot personazhe e histori me njė bollėk akumulues qė nuk ėshtė e lehtė t’i dallosh nė autorėt e tjerė dhe nė tradita tė tjera letrare. Nga rrjedh kjo?
Nuk e di: lodhem shumė tek shkruaj histori tė vetvetes, do tė thotė histori qė vijnė nga vetėdija apo nga pavetėdija, nė mendjen e personazheve. Mua mė interesojnė shumė gjėrat qė bėjnė, qė u ndodhin. Kur shkruaj, kam frikėn qė lexuesi mėrzitet; pėr kėtė kam nevojė qė tė vijnė shumė gjėra dhe sapo mendoj se lexuesi po lodhet kėrkoj diēka tjetėr. Tė tjera histori. Madje kam njė metodė: kur shkruaj e kur filloj tė mėrzitem, mendoj se edhe lexuesi do tė mėrzitet tek lexon. Atėherė gjej njė tjetėr gjė dhe kjo mė detyron tė grumbulloj atė sasi personazhesh, faktesh, ngjarjes, nga ajo qė marr me mend, pak lexues mėrziten me tė vėrtetė me librat e mi. Kjo varet nga karakteri im si lexues. Mua nuk mė intereson i kujt ėshtė njė libėr, e rėndėsishme ėshtė qė tė mos mė mėrzisė. Blej dhe mė dhurojnė shumė libra. I vendos gjithnjė pranė shtratit e lexoj deri aty ky libri mbrohet vetė. Kur libri nuk mbrohet mė, kur libri mė lodh, e vė mėnjanė.
Kur shkruaj, mė kujtohet kjo e them me vete: “kėtu ata do ta mbyllin librin”. Atėherė kėrkoj diēka tjetėr. Besoj se kjo ėshtė shpjegimi se pse janė shumė gjėra, ndodhin shumė ngjarje dhe ka aq shumė personazhe nė librat e mi.

Personazhet tuaj flasin pak, dialogojnė pak: pse? Fjalėt shėrbejnė mė pak se gjėrat? Gjėrat janė tė thėna tashmė nė realitet? Nuk beson shumė nė mundėsinė e komunikimit pėrmes dialogut?
Keni mentalitet prej kritiku, sepse nė realitet ajo qė ndodh nuk varet nga gjėra shumė tė vėshtira dhe tė rėndėsishme siē thoni. Fakti ėshtė se dialogjet mė dalin shumė keq. Kur shkruaj dialogje, nuk mė duken tė besueshėm e kėshtu ndodh, imagjinoni, pėr diėka qė ndodh nė gjuhėn spanjolle.
Ėshtė njė gjė tė cilėn e kam diskutuar me shumė shkrimtarė, filologė dhe gramaticienė, sepse nė gjuhėn spanjolle ėshtė njė largėsi tė madhe mes dialogut tė folur dhe atij tė shkruar. Nėse unė e shkruaj njė dialog tė folur nė spanjisht ėshtė i gjatė, i mėrzitshėm, pak shprehės. Atėherė, sepse ka intensitetin dhe efektin qė ka nė roman, ai bėhet njė dialog aritificial nė krahasim me dialogun real.
Ndėrsa, ajo qė ka tėrhequr mė shumė vėmendjen time ėshtė se, mbi tė gjitha nė kinemanė italiane, njerėzit flasin si nė jetėn e pėrditshme. Nė tė njėjtėn mėnyrė, edhe nė librat italianė kuptohet qė dialogu ėshtė i njėjtė me atė qė dėgjohet nė rrugė. Nė spanjisht kjo nuk ėshtė.
Nuk e di nėse ky ėshtė justifikim qė kam gjetur pėr tė shpjeguar arsyen se pse kam pak dialogje: por e vėrteta ėshtė se nuk mė dalin dot.

Pėr shumė vite keni qenė gazetar. Ky profesion ka kontribut nė tė qenit tuaj shkrimtar apo ishte njė aktivitet gjithnjė paralel, qė nuk pasuroi ndopak njė botė fantastike tė pranishėm nė vendet e situatat fėminore?
Bėhet fjalė vetėm pėr njė aktivitet. Besoj se gazetaria ėshtė njė rrymė letrare. Fakti ėshtė se ka rregullat e veta tė veēanta, ashtu siē i ka romani: pra, kur shkruaj njė roman, kur shkruaj njė artikull, burimi i informacionit ėshtė gjithnjė i njėjti: realiteti. Edhe mėnyra e organizimit tė materialit ėshtė e njėtjė, ndjek tė njėjtin mekanizėm.
Ajo qė ėshtė e ndryshme ėshtė se nė roman lejohet ta tejkalosh realitetin, tė kėmbesh pozicionet: ndėrsa nė gazetari nuk ėshtė e mundur, sepse lexuesit e gazetės janė njerėz tejet seriozė dhe nuk i jepen imagjinatės.

Kur flitet shumė herė pėr librat tuaj, flitet pėr pėrdorimin e kohės: koha rrethore e “Njė qind vjet vetmi”, ajo e pėrshpejtuar e “Kronikė e njė vdekjeje tė paralajmėruar”, ajo nė njė farė mėnyre lineare, me njė fillim e njė fund e “Dashuri nė kohėrat e kolerės”. Ēfarė ėshtė pėr ju koha, si mund t’ia lejoni vetes kėtė liri? Koha pėr tė gjithė njerėzit ėshtė njė dėnim: ju duket se rastėsisht hyni e dilni nga koha.
Duhet tė jetė pėr shkak se kam frikė nga koha. Kur kritikėt mė flasin pėr pėrdorimin e kohės rrethore dhe pėr kohėn lineare, unė kėnaqem shumė, sepse ėshtė sikur tė lexosh njė roman tjetėr.
Kritikėt kanė njė imagjinatė tė madhe krijuese, pėr fat: kėshtu, i pari qė mbetet i habitur se ka krijuar njė kohė rrethore dhe njė kohė lineare, jam unė. Mė thjeshtė, gjėja e parė qė mė vjen ndėr mend ėshtė tema, dhe tema pėrcakton metodėn.
Pėrdor njė metodė qė mė duket mė e pėrshtatshme qė historia tė jetė e vėrtetė, se besoj qė problemi mė i madh i njė romancieri ėshtė besueshmėria. Kam thėnė se njė shkrimtar mund t’i lejohet gjithēka, gjithnjė nėse ėshtė i aftė ta bėjė qė ta besojnė.
Kėshtu kur shkrojta “Njė qind vjet vetmi” historia ishte mjaft e gjatė. Zgjodha njė qind vjet pothuajse pėr rehati, sepse mendoj se janė mė tepėr. Bėra kujdes qė tė mos i vendos data, nė mėnyrė qė tė ishte e pamundur njė pėrcaktim kohor. Mosha e personazheve asnjėherė nuk ėshtė e pėrcaktuar, sepse ēdo njeri mund tė imagjinojė moshėn qė preferon.
Mendoj se i gjithė kjo punė pėr ta bėrė tė besueshme historinė, ka pėrfunduar duke mė detyruar tė pėrpunoj kohėn qė nuk ishte e vendosur, qė nuk ishte paracaktuar: qė nuk ėshtė, tė themi, intelektuale, qė ėshtė krejtėsisht sentimentale.
Shembulli i “Dashurisė nė kohrat e kolerės” ėshtė i mirė sepse, nė atė rast, nuk ishte e nevojshme koha, por koha ishte njė personazh, ishte shumė e rėndėsishme qė koha e cila kalon pėr kėto personazhe qė po plakeshin pak nga pak.
Ndoshta tek kjo qėndron ndryshimi.
Ėshtė edhe njė shembull i dytė qė besoj se ia vlen ta citoj: “Kronikė e njė vdekje tė paralajmėruar” nė tė cilėn, nė hapėsirė e njė ore mė sė shumti, tregohet pothuajse gjithēka, mėparshmėria e historisė dhe e kaluara e vendit. Nė atė rast, pėrdorimi i kohės ėshtė mjaft rigoroz, sepse bėhet fjalė pėr njė reportazh. Dhe kėtu i kthemi diskutimit pėr gazetarinė dhe letėrsisė.

Cila ishte pėrshtypja juaj e menjėhershme kur e keni takuar pėr herė tė parė Europėn?
Isha nė Romė mė 1955 si i dėrguar, sepse Papa, qė atėherė ishte Piu XII, kishte njė krizė lemze. Kisha lexuar njė tregim tė Somerset Maugham pėr njė njeri qė vdes nga lemza nė mes tė detit, gjatė udhėtimit tė tij mes Lindjes dhe Anglisė. Atėherė mendova se edhe Papa duhet tė kishte vdekur nga e njėjta lemzė. Mbėrrita nė Itali dhe Papa nuk vdiq; madje, i kaloi edhe lemza. Duke qenė aty, u shkrova nė Qendrėn Eksperimentale tė Kinematografisė, qė mė interesonte mjaft. Por pyetja ishte se cili ishte pėrshtypja e parė   imja. Jam njeri me fat, rastėsisht erdha nė Romė nė verė dhe nxehtėsia, karakteri i njerėzve, mėnyra e tė jetuar ishte kaq i ngjashėm me timen (atė tė Karaibeve, jo tė pjesės tjetėr tė Amerikės Latine) saqė u ndjeva nė Romė si nė shtėpinė time. Dy nga tregimet e mi janė vendosur nė Romėn e atyre viteve dhe mė habit se si zgjidhjet dhe metoda qė m’u desh tė adoptoja pėr ta bėrė tė besueshėm janė saktėsisht tė njėjtė me ato qė do tė ndiqja nėse do t’i kisha vendosur nė vendin tim.

Angazhimi juaj politik ėshtė i njohur nga tė gjithė (nga disa i kritikuar), pse ėshtė i pashndėrrueshėm, apo mė sė pakti ka qenė. Por nė librat e tu nuk ėshtė deklaruar ky angazhim. Pse? Librat tuaj janė njė tjetėr gjė, apo tė qėnit shkrimtar, dhe shkrimtar bindės, pėr ju ėshtė njė mėnyrė e mjaftueshme pėr tė reaguar ndaj realitetit social e politik tė kėsaj kohe?
Ka dy mėnyra pėr tė bėrė politikė. Mendoj qė romanet e mi janė tepėr tė politizuar, nė kuptimin se kėrkoj tė bėj tė njohur dhe ta zbuloj nė thellėsi realitetin kulturor nė tė cilin jetojmė. E kėrkoj jo vetėm ta deklaroj, por nė njė farė mėnyre ta imponoj. Kjo ėshtė njė punė politike.
Fakti ėshtė se unė besoj qė ēdo punė politike ka mjetin e vet. Romani nuk besoj se ėshtė mjet pėr tė bėrė, sa pėr tė thėnė, militantizėm politik, por pėr tė bėrė politikė: njė politikė mjaft serioze dhe me njė mprehtėsi tė madhe.
Nėse unė do tė isha thjesht njė politikan, nė kėtė moment ndoshta do tė zija njė vend politik mjaft tė rėndėsishėm nė vendin tim, por ti nuk do tė ishe duke mė bėrė intervistė.
Identifikuar

·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠· ...Cosa faresti al posto mio, se ogni pensiero fossi io??!!...·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠·
       
http://www.youtube.com/watch?v=y5DzX6foKbQ

http://www.youtube.com/watch?v=SzEKYu4sF4Q&feature=related
Madam Butterfly
SuperGirl!...
Moderator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 15053


Lost inside your love!

Respekt: +7

Profili
« Pergjigju #7 : 30/08/07, 10:10 »
0

"Kujtime kurvash te trishta" eshte libri i pare pas 10 vitesh i gjigandit kolumbian te letersise, Garcia Marquez.

Ky liber ka ne qender nje gazetar 90 vjecar, i pamartuar dhe i padashuruar ne jeten e tij te gjate. Cdo here epshet e tij seksuale i ka shfryre ne prostituta dhe kurva rrugesh, cdohere me para.
Ai vendos qe ne ditelindjen e tij te 90, naten ta kalonte me nje adoloshente 14 vjecare te virgjere. Pronarja e bordellos, ku ai shkon vazhdimisht, arrin t'ia gjeje nje vajze te tille. Naten e ditelindjes, shkon ne dhomen e caktuar per te ne bordello, futet brenda, dhe sheh vajzen lakuriq ne gjume. Afrohet, e prek, nuk i ben gje. Ai fillon te kujtoje jeten e tij boshe, pyet veten se pse nuk ka rene kurre ne dashuri, kujton kurvat e tij (mban nje ditar me emrat e tyre). Ate nate ai vetem sa e vezhgon vajzen, nuk i ben gje. Me pas ai cakton edhe here te tjera, takim seksual me vajzen (me ane te pronares), por cdohere ndodh e njejta gje, nuk eshte i afte te bej gje. Kupton se per here te pare ne jeten e tij, ai ra ne dashuri me kete vajze, me te cilen nuk kishte folur asnjehere, e cila nuk e kishte pare asnjeher ne fytyre, e cila gjithmone ishte ne gjume...



Morali:
-Dashuria nuk njeh moshe.
-Jeta eshte e ndare ne faze dhe cdo faze ka kenaqesine dhe detyrat e veta.
-Diferenca ne moshe ne dashuri eshte nje problem, qe cdokush duhet ta shmang.
-Jetoje jeten, ajo nuk vjen per se dyti.




***
Titulli i origjinalit:
"La memoria de mis putas tristes"
***


Identifikuar

·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠· ...Cosa faresti al posto mio, se ogni pensiero fossi io??!!...·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠·
       
http://www.youtube.com/watch?v=y5DzX6foKbQ

http://www.youtube.com/watch?v=SzEKYu4sF4Q&feature=related
Mystica
üBeR aLLeS :D
Administrator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 7887


cogito, ergo sum

Respekt: 0

Profili WWW
« Pergjigju #8 : 03/11/07, 12:12 »
0

Ne fakt "Kujtime kurvash te trishta" esht libri i fundit qe kam lexuar nga ky autor qe per mendimin tim ka arritur majat e letersise boterore . Per mua ngelet me i miri te pakten nga ata qe perfaqesojn rrymen  e realizmit magjik.....
 Shum shpesh si problem kryesor ne qender te vemendjes shfaqet  vetmia e personazheve, mjafton te permendim '' 100 vjet vetmi apo "dashuri ne kohet e koleres".


Gjithsesi  "Kujtime kurvash te trishta"  nuk me ka len ndo1 mbrese te vecante.... Gjate leximit kam ngelur pak e zhgenjyer duke pare dhe reklamimin qe iu be.
Identifikuar

~Po u zgjove ne mengjes dhe nuk e pe diellin ,ose dielli je ti, ose ti ke vdekur~
alketa119
i/e regjistruar!
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 18

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #9 : 11/03/08, 14:02 »
0

Markes-i me eshte bere simpatik kur mora vesh qe ishte mik i ngushte i Fidel Kastro-s Buzeqesh
"100 vjet vetmi" me ka pelqyer edhe pse donte shume perqendrim ne lexim sepse koha rridhte shume shpejt dhe brezat nderthureshin me njeri-tjetrin.
Identifikuar

As the stars and the earth go around, death is as great as life
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te: