Kuzhina Shqiptare!
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Tema: Kuzhina Shqiptare!  (Lexuar 83132 here)
Madam Butterfly
SuperGirl!...
Moderator/e Global/e
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 15053


Lost inside your love!

Respekt: +7

Profili
« : 01/09/07, 15:03 »
0


 
Byrek me domate dhe salmon
 
 
Pėrbėrėsit pėr katėr persona:


200 gr brum
500 gr domate tė prera
120 gr salmon me vaj
njė tufė majdanozi
pak kripė
Koha 30 min

Pėrgatitja: Lajini domatet dhe pritni nė feta pėr sė gjati, duke hequr pjesėt e panevojshme. Kriposini lehtė dhe vendosini nė njė kullesė pėr tė humbur ujin. Hapeni brumin nė njė tavė furre tė mbuluar me letėr zjarrduruese. Shponi pjesėn e poshtme me pirun dhe vendoseni nė frigorifer pėr 30 minuta. Mbulojeni pastaj me domate duke lėnė anėve njė bordurė prej 1,5 cm. Transferojeni nė furrė tė nxehur mė parė me temperaturė 220 gradė dhe lėreni vetėm pėr 10minuta. Ulni temperaturėn nė 200 gradė dhe vazhdoni ta piqni pėr 20 minuta tė tjera, derisa brumi tė vijė mirė dhe domatet tė jenė pjekur. Nxirreni nga furra dhe vendosni nė qendėr filetot e salmonit. Mbuloni sipėrfaqen me fletėt e borzilokut dhe majdanozit dhe lėreni tė ftohet para se ta shėrbeni.
 
Fli Kosove  
Pėr 4-5 persona nevojiten:



Per brumin duhet: 1 kg miell,
3-4 gota ujė, kripė,
Per masėn duhet: 200 gr gjalpė,
2 filxhana caji ajkė, 3 lugė vaj.

Nė njė enė hidhet miell, kripė, ujė i ftohtė dhe pėrzihen nė njė brumė tė hollė si pėr petulla. Nė njė enė tjetėr shkrihet gjalpė, ajkė, vaj dhe qumėsht, pėrzihet masa e krijuar derisa tė gjithė pėrmbajtėsit tė jenė skrirė nė njė masė tė vetme, Lyhet tepsia me yndyrė dhe me njė lugė merret brumi i hollė dhe hidhet nga cepi i tepsisė deri afėr mesit dhe krijohen rradhė tė cilat mbulojnė gjithė tepsinė. Mesi i cili ėshtė bosh mbushet me rradhė paralele .(shih skicėn) Gjithė sipėrfaqja lyhet me masėn e pėrgatitur dhe futet nė furrėn e ngrohur. Kjo piqet pėr 3-5 minuta. Nxirret nga furra pėr tė vazhduar me
rendin tjetėr. Brumi i hollė tashmė hidhet nė tė njėjtėn mėnyrė por midis dy rradhėve derisa tė jetė mbuluar e gjithė
tepsia. Pėrsėri lyhet me masėn dhe piqet pėr 3-5 minuta. Kjo procedurė vazhdon derisa tė mbushet tepsia. Flia lihet tė
ftohet pėr 10 minuta dhe serviret me kos, djathė ose mjaltė.
 
Pastiēo pikante me patate tė furrės
 
Pėrbėrėsit pėr katėr persona:



1 kile patate tė zjera
lėng i filtruar i dy kokrrave limon
2 lugė majdanoz i grirė
kripė dhe vaj ulliri
spec i kuq djegės
njė kokėr qepė
200 gr ton
njė lugė majonez
Koha 1 orė.


Pėrgatitja: Patatet e zjera ende tė ngrohta, prijini nė feta dhe i pėrzieni shpejt me lėngun e limonit, 2 lugė majdanoz tė grirė, kripė dhe specin djegės tė grirė hollė. Pėrzijeni mirė dhe lėreni pak ashtu. Vendoseni mbi njė letėr zjarrduruese tė lyer me vaj ulliri, brenda njė bordure pėr t'i dhėnė formė. Bėni njė shtresė tė parė me patatet duke ushtruar njė presion tė lehtė mbi to. Shtoni 200 gr ton dhe qepėn e grirė dhe pastaj vendosni pjesėn tjetėr tė patateve. Futeni nė frigorifer dhe lėreni pėr tė paktėn 1 orė. Nxirreni me kujdes nga letra duke hequr dhe bordurėn dhe vendoseni pastiēon nė pjatė.
 
Patėllxhanė tė mbushur 

Pėr 4-5 persona duhen:

Patėllxhanė 1 kg,
qepė 6-7 kokrra ose salcė njė lugė gjelle,
hudhra 2 kokrra, kripė, piper, majdanoz.
Patėllxhanėve u qėrohet bishti, u hiqet lėkura nė tre rripa sipėr dhe nga tė dyja anėt. Priten pėr sė gjati te pjesa e sipėrme deri nė mes tė tulit. Patėllxhanėt vendosen nė ujė me kripė pėr gjysėm ore. Ndėrkohė nė tigan me yndyrė skuqet
qepa e grirė nė formė gjysėmrrethi,shtohen domate tė qėruara dhe tė prere nė copa tė vogla; vazhdon kaurdisja nė zjarr tė
avashėm nė mėnyrė qė qepa tė zbutet. Nė fund shtohen hudhra tė grira, majdanoz, kripė, piper dhe pak uthull. Patėllxhanet
kullohen, shpėlahen dhe skuqen nė tigan me pak yndyrė pastaj rreshtohen nė tavė, hapen nė vendin e prerė dhe
mbushen me masėn e pėrgatitur. Sipėr u vihet nga njė fetė domate.
Shtohet fare pak ujė dhe piqen pėr njė orė nė furrė jo shumė te nxehtė.
 
Mish role
Ingredientet : Per kater persona

- 4 eskallope vici
- 4 feta te holla proshute
- 150 gr djath zviceran
- 50 gr gjalp
- 1 filxhan te vogel me krem te fresket
- 2 luge gjelle vaj
- 2 limone
- piper dhe kripe

Pergatitja: Prejeni djathin ne feta sipas gjatesise se eskallopeve. Vini midis cdo eskallopi dy ose tre feta djath dhe nje fete proshute.
Rrotullojini fetet e eskallopeve dhe u ngulni nga nje shkop kokteili (ose shkop dhembesh). Mund ti lidhni dhe me pe kuzhine per mish, por mos e shtrengoni shume.

Ngrohni vajin dhe gjalpin ne nje tigan. Sapo te behet yndyra me ngjyre kafe, vini copat e rrotulluara te mishit ne tigan.
Skuqini derisa te gjitha anet te marrin ngjyre flori ose kafe nga e skuqura.

Uleni zjarrin dhe lereni mishin te skuqet ngadale per 10 minuta. Hidhini persiper lengun e limoneve dhe disa luge gjelle
krem, Provoni salcen dhe shtojini kripe e piper sipas deshires suaj. Vendosni ne pjate te ngrohura me pare pak garni
ture me feta limoni dhe disa gjethe majdanoz.
 
 
Byrek me spinaq  
Pėr 4-5 persona duhen:


Miell 3 gota uji, uje 300 gram, spinaq 1 kg, vezė 1 kokėrr, djathė 100 gram, vaj 1/2 filxhan caji, kripė, piper
Nė tavolinė ose tepsi hidhet miell, nė mes hapet gropė ku hidhet ujė me pak kripė. Pėr 1 kg miell merret 550-600 gram ujė, megjthėse kjo varet nga lagėshtia e miellit. Duke e pėrzier nga mesi, zihet njė brumė i fortė i cili punohet pėr 10 minuta, ndahet nė kuleēė, mbulohet me picetė tė lagur dhe lihen pėr 20-30 minuta qė tė fitojė elasticitet. Nga ēdo kulaē bėhen petė tė vogla, secila prej tyre spėrkatet me niseshte dhe vendosen 3-4 copė mbi njėra tjetrėn, pastaj hapen petėt e zakonshme. Spinaqi pėr mbushje pastrohet, lahet dhe pėrvėlohet pėr 2-3 minuta nė ujė tė vluar e kripė, kullohet duke e shtrydhur, pritet dhe pėrzihet me djathė tė thėrmuar e vezė, shtohet kripė, piper dhe shtrohet nė petė. Nė tepsi tė lyer me yndyrė shtrohet gjysma tjetėr e petėve, duke i spėrkatur secilėn me yndyrė, mbi to shtohet mbushja e pėrgatitur dhe mbulohet me pjesėn tjetėr tė petėve tė spėrkatura me yndyrė. Anėt mbėshtillen nga brenda. Byreku spėrkatet me yndyrė dhe piqet.
 
Fėrgesė Tirane 
Pėr 4-5 persona duhen:


Speca 8-10 copė mesatare, domate 4-5 kokrra mesatare, yndyrė pėr skuqje, 2 filxhanė kafeje, miell 1 lugė gjelle, vezė 2 kokrra, hudhra 4-5 thelpinj, gjizė 4-5 lugė gjelle, spec djegės sipas dėshirės
Specat pastrohen nga bishti dhe farat, lahen dhe skuqen. Nė yndyrėn e mbetur hidhet domatet e qėruara nga cipa dhe tė grira hollė, kaurdisen derisa masa tė trashet, hiqet nga zjarri i hidhen vezė, spec djegės, majdanoz i grirė hollė, gjizė ose djathė.
Masa vendoset nė pjatė dhe sipėr vendosen specat e fėrguar.
 
Lakror me miell misri 
Pėr 4-5 persona duhen:


Miell misri 2 gota uji, ujė 2 gota, pak kripė, spinaq 1 kg, vaj 2-3 lugė gjelle
Mielli i misrit hidhet nė njė tenxhere me ujė tė vluar me pak kripė dhe pėrzihet derisa tė bėhet njė llapė e trashė. Hiqet nga zjarri dhe shtrohet nė tavė tė lyer me yndyrė. Mbi kėtė shtrohet mbushja e pėrgatitur si pėr byrek me spinaq, sipėr hidhet
nje shtresė e hollė miell misri.
Spėrkatet me ujė e yndyrė dhe piqet.
 
Oshmare Korēe 
Pėr 4-5 persona duhen:


Miell misri 3 filxhanė ēaji, qumėsht 4-5 filxhanė caji, djathė 2 filxhanė kafeje, gjalpė 2-3 lugė gjelle, kripė.
Nė njė enė me gjalpė, djathi skuqet pak, hidhet qumėsht dhe pasi merr valė i hidhet miell misri, pėrzihet me shpejtėsi
qė tė mos krijohen kokėrriza dhe piqet derisa tė shkėputet nga anėt e enės dhe tė dalė yndyra.
Vendoset nė pjatė lugė-lugė dhe shėrbehet e ngrohtė.
 
Paēe Koke  
Pėr 4-5 persona duhen:


Lėng koke 1 litėr, gjalpė ose vaj 1 filxhan kafeje, miell 1 luge kafeje, spec djegės 1/2 luge kafeje, kripė, piper, uthull 2-3 lugė, hudhra 4-5 thelpinj, 1 qepė, karrota 2-3 copė, selino, majdanoz
Koka pastrohet, copėtohet, vihet nė ujė tė ftohtė qė tė lahet e ti ikė gjaku, pastaj vendoset nė tenxhere, mbulohet me ujė tė ftohtė dhe vihet ne zjarr. Kur tė ketė marrė i hiqet shkuma dhe lihet tė ziejė nė zjarr tė ngadaltė, duke i hedhur qepė karrota, selino, kripė, piper, dafinė majdanoz. Lihen derisa tė jenė zier mirė d.m.th. kur mishi tė ndahet lehtė nga kocka. Kullohet, qėrohet mishi nga kockat dhe pritet nė copa tė vogla kubike. Nė njė tenxhere hidhet yndyrė, pak salcė dhe lėngu i marrė nga zierja e kokės. Kur lėngu tė ketė marrė valė, shtohet mishi i zier, pak spec i kuq dhe lihen tė ziejnė nė zjarr te avashėm edhe per disa minuta duke i hedhur kripė e piper tė zi.
Nė fund paēes i hidhen hudhra tė shtypura me uthull.
 
Petulla me kos  
Pėr 4-5 persona duhen:


Miell 2 gota uji, kos 1 gote uji, vezė 1 kokėrr, kripė,sodė 1/2lugė kafeje, vaj 2 filxhane kafeje
Nė njė tas porcelani vendosen vezė, kos, kripė dhe yndyrė, rrihen mirė dhe shtohet miell i pėrzier me pak sodė. Brumi nė kėtė rast ėshtė gjysmė i trashė. Nė tigan hidhet pak yndyrė (1/2 lugė gjelle). Kur yndyra tė jetė nxehur, hidhet brumi(njė lugė gjelle pėr ēdo petull). Largėsia nga njėra tjetra duhet tė jetė 3-4 cm sepse gjatė skuqjes brumi hapet. Petullat skuqen nga njėra anė dhe pastaj kthehen nga ana tjetėr.
Pasi tė jenė skuqur mirė vendosen nė pjatė, spėrkaten pak me gjalpė dhe pėrdoren me sheqer ose serviren me mjaltė.
 
Manti Kosove
Pėr 4-5 persona duhen:


1 kg miell, 2 gota ujė te vakėt, 2 lugė vaj pak kripė pėr brumin dhe 600 gr mish I grirė, 3 qepė, kripė, vaj, piper i zi
Nė tavolinė ose nė tepsi hidhet miell, ujė i vakėt, vaj, kripė dhe pėrzihen dhe nga brumi i formuar bėhen 30 kulecė tė vegjėl. Secili kulac zmadhohet me okllai sa shuplaka e dorės. Lyhen kulecėt me gjalpė dhe bashkohen nė dhjetėshe. Secila dhjetėshe tėhollohet nė njė petė tė madhe dhe tė tre petėt bashkohen nė njė petė tė vetme. Peta ndahet nė katrorė shahu. Pėr mbushjet e katrorėve nevojiten mish i grirė, qepė tė grira hollė, kripė piper i zi . Masa e pėrgatitur skuqet nė vaj dhe nė fund tė skuqjes i hidhet pak piper i kuq pėr ngjyrė. Masa duhet tė lihet tė ftohet dhe mė pas mbushen me tė katrorėt e pėrgatitur mė parė. Cdo katrore mbėshtillet diagonalisht nga tė katėr anėt (si zarf) dhe vihen nė tepsi pėr tu pjekur. Mantia piqet njė gjysėm ore. Pasi ėshtė pjekur mbulohet me njė picetė pėr 10 minuta dhe serviret me kos.
 
Trahana
Pėr 1 kg miell duhen:


2 gota qumėsht, gjalpė 2 lugė gjelle, 1 lugė gjelle kripė.
Sitet mielli, hapet njė gropė nė mes dhe hidhet gjalpė i shkrirė pak por jo i djegur, qumėsht dhe kripė. Duke filluar nga mesi e perziejmė brumin duke mos e gatuar shumė por tė pėrzihet aq sa tė mos pijė krejt miellin, brumė i fortė dhe i shkriftė. Sipėr e spėrkatim me miell, e mbulojmė dhe e lemė tė vijė pėr 2-3 ditė. Pastaj e kapim copa dhe e lemė tė thahet pak dhe e shkoqim me dorė, e kalojmė nė sitė tė rrallė e thajmė pėrsėri. Ruhet nė vende tė thata pa lagėshti e te freskėta. Nė tenxhere shkrijmė gjalpin, hedhim trahanane dhe e skuqim lehtė, hedhim ujin e nxehtė, e perziejmė qė tė mos bėhet kokrra, shtojmė djathė tė thėrmuar ose shėllirė dhe e lėmė tė ziej per 10 minuta. Serviret e ngrohtė.
 
Pastiēo me djathė
Pėr 4-5 persona duhen:


Makarona 300 gram, vezė 2 kokrra, djathė 100 gram, qumėsht 1 e 1/2 filxhan ēaji, kripė, piper, gjalpė e djathė kackavall tė grirė 1 lugė gjelle.
Makaronat spageti ziejnė nė ujė tė vluar me kripė pėr 10-15 minuta. Kullohen, shpėlahen,kullohen pėrsėri mirė dhe hidhen ne tavė, shtohen djathė i bardhė i thėrmuar, njė pjesė e gjalpit, vezė, pak qumėsht, piper i zi dhe tė gjitha kėto pėrzihen mirė, shtrohen nė tepsi tė lyer me yndyrė, pėrsipėr hidhet salcė bardhė, spėrkatet me gjalpė e djathė kackavall dhe piqet nė furrė pėr 25-30 minuta.
 
Musaka me patate
Pėr 4-5 persona duhen:


Patate 1 kg, qepė 5-6 kokrra mesatare, yndyrė 3-4 filxhane kafeje, domate 4-5 kokrra ose 1 lugė gjelle salce, kripė, piper, dafinė
Pėr salcėn e bardhė duhen:
Gjalpė 1 lugė gjelle, miell 1 lugė gjelle, qumėsht 1 gote caji, vezė 1 kokėrr, kackavall ose djathė tė thėrmuar njė lugė gjelle

Patatet me madhėsi mesatare qėrohen, lahen dhe priten nė feta tė rrumbullakta, me trashėsi 5-7 mm. Patatet skuqen derisa tė krijohet njė kore e lehtė. Qepa e prerė nė formė gjysmėrrethi skuqet me yndyrė nė zjarr tė javashėm nė menyrė qė tė mos digjet, por tė zbutet. Kėtu hidhen domate tė qėruara nė copa kubike, pak salcė, vazhdon kaurdisja edhe pak, shtohet kripė, piper flete dafine. Nė tavėn e lyer me yndyrė shtrohet njė shtresė patatesh tė skuqura, mbi to gjysma e qepės, pėrsėri nje shtresė tjetėr patatesh dhe pastaj pjesa tjeter e qepės. Mbi kėto prapė shtrohet njė pjesė patatesh. Nė njė enė kaurdiset miell me pak gjalpė, shuhet me gjumėsht, pėrzihet mirė derisa tė marrė valė, hidhet kripė dhe lihet masa tė trashet. Hiqet nga zjarri ftohet pak dhe perzihet me vezė. Salca e pėrgatitur hidhet mbi musakanė, spėrkatet me gjalpė dhe djathė kackavall. Tava vihet nė furrė pėr tu pjekur pėr 30 minuta.
 
Burani
Pėr 4-5 persona duhen:


Spinaq 1kg, oriz 1 filxhan kafeje, vaj 4-5 lugė gjelle, qepė 1 kokėrr, salce 1 lugė gjelle, kripė, piper, kopėr
Spinaqi pastrohet, lahet dhe pėrvėlohet nė ujė tė vluar me kripė pėr 1-2 minuta. Orizi pastrohet, lahet dhe zihet derisa tė jetė gjysėm i gatshėm, pastaj i hidhet spinaqi i pėrvėluar. Veē skuqet qepa derisa tė marrė ngjyrė ari, shtohet salce domatesh, piper skuqet dhe pak dhe hidhet nė spinaqin me oriz. Tė gjitha sė bashku ziejnė dhe 10 minuta derisa orizi tė jetė gati. Nė fund mund ti hidhet kopėr ose nenexhik.
 
Tavė Elbasani
Pėr 4-5 persona duhen:


Mish 500 g. gjalpė 2 lugė gjelle, vezė 2 kokrra, kos 3 gota uji, miell 2 lugė gjelle, oriz 1 lugė gjelle,kripė.
Tava e Elbasanit pėrgatitet me mish qengji ose dashi. Po tė jete me mish qengji ai piqet drejtėpėrdrejtė ndėrsa me mish dashi zihet mė parė. Mishi pritet nė thela, vendoset nė tepsi, i hidhet pėrsipėr gjalpė dhe futet nė furrė ose nė tavė me korent. Herė pas herė i hidhet nga pak ujė qė tė mos thahet. Pasi tė piqet hiqet nga furra.
Nė tenxhere me gjalpė kaurdiset pak miell derisa tė zverdhet, por jo tė skuqet; shtohet lėngu i mishit tė pjekur i holluar me ujė, pėrzihen dhe vlojnė derisa tė krijohet njė salcė e trashė. Hiqet nga zjarri, ftohet dhe pastaj i shtohen kos, vezė, kripė dhe pėrzihen mirė. Nė tavė hidhet oris gjysmė i zier, radhiten thelat e mishit, sipėr hidhet masa e pėrgatitur, pak gjalpė dhe piqet nė furrė.
Nė qoftė se ėshtė mish dashi, ai mė parė duhet tė ziejė. 10-15 minuta para pėrfundimit tė zierjes sė mishit, hidhet pak oriz. Nė tenxhere rrihen vezėt, shtohet miell, kos, lėng mishi, gjalpė dhe kripė.
Copat e mishit vendosen nė tavė sė bashku me orizin, mbi to hidhet masa e pėrgatitur dhe gjalpė i freskėt. Piqet nė furrė derisa nė sipėrfaqe tė krijohet njė cipė e kuqe.
 
Dollma me lakėr
Pėr 4-5 persona duhen:


Lakėr 1kg, mish i grirė 200 gram ose njė filxhan ēaji, qepė 2 kokrra, oriz 2 filxhanė kafeje, kripė, piper.
Lakra e bardhė pastrohet nga gjethet e dėmtuara dhe kocani, vendoset nė tenxhere me ujė tė vluar dhe kripė dhe zihet pėr 7-10 minuta derisa tė zbutet pak. Pastaj i kullohet uji, i hapen gjethet dhe kėrcinjtė e fortė. Nė fillim tė gjethes vendoset mbushja e cila mund tė pėrdoret me perime tė ndryshme si karrota, qepė, selino tė pėrziera me oriz gjysėm tė zier ose me kimė tė pėrzier me oriz. Dollmat palosen nė formė rruli duke i futur anėt nga brenda. Nė njė tenxhere tė cekėt ato vendosen nė 2 shtresa u shtohet pak ujė dhe lihen nė zjarr tė avashtė pėr 30 minuta.
Mbushja pėrgatitet me mish tė grirė tė pakaurdisur, duke e pėrzier me qepė tė grira hollė, oriz gjysėm tė zier, kripė dhe piper.
 
Ēomlek me qepė
Pėr 4-5 persona duhen:


Qepė 1 kg, vaj 2 filxhanė kafeje, salcė 1 luge gjelle, verė njė filxhan kafeje, hudhėr njė kokėrr, kripė, piper, 2 fletė dafine
Qepujkat (qepėt sa njė kokėrr arre) qėrohen dhe tė paprera skuqen nė tigan me yndyrė e hidhen nė tenxhere. Nė tigan hidhet njė kokėrr qepė e grirė hollė, kaurdiset pak, shtohet salcė dhe pasi kaurdisen sė bashku shuhen me verė tė kuqe ose tė bardhė, shtohet kripė, piper, ujė dhe hudhra.
Tenxherja mbulohet mirė dhe lihet nė zjarr te javashėm pėr 20-30 minuta.
 
Gjyveē me patate
Pėr 4-5 persona duhen:


Mish 500 g. patate 1.5 kg. Vaj 4-5 lugė gjelle, qepė 1 kokėrr, salcė domate 1 lugė gjelle jo e plotė, kripė, piper i zi, spec i kuq, majdanoz.
Mishi pritet nė thela, skuqet me qepė, shtohet pak salcė domate ose domate tė grira hollė, kripė, piper, dafinė, ujė sa tė mbulohet mishi dhe lihet tė ziejė nė zjarr tė ngadaltė.
Ndėrkaq pėrgatiten patatet tė cilat pastrohen, lahen, priten nė feta tė rrumbullakėta me trashėsi 1 cm dhe skuqen lehtė me yndyrė.
Nė tavė vendosen thelat e mishit, mbi to patatet, kripė, piper, pak spec i kuq dhe nė fund lėngu i mishit. Tava lihet nė furrė pėr gjysmė ore. Pasi hiqet gjyveēi, vihet nė pjatė dhe spėrkatet me lėngun e vet e majdanoz tė grirė hollė.
 
Qofte tė fėrguara
Pėr 4-5 persona duhen:


Mish 1 filxhan ēaji, qepė 2 kokrra, bukė 75 g. (2 feta), vezė 1 kokėrr, kripė, piper, majdanoz, miell 2 lugė gjelle, vaj 4-5 lugė, perime sipas dėshirės.
Qoftet pėrgatiten zakonisht me mish lope; nė kėtė rast ato dalin mė tė buta dhe mė tė shijshme.
Mishi pritet nė copa tė vogla dhe grihet nė makinė sė bashku me qepėn dhe hudhrat. Nė masėn e mishit hidhet vezė, kripė, piper i zi, majdanoz dhe bukė bajate e zbutur me qumėsht ose ujė (bukė merret te 25% nga pesha e mishit). Masa pėrzihet mirė dhe ndahet nė qofte; ēdo qofteje i jepet forma e rrumbullakėt ose ovale, pastaj kalohen nė miell dhe skuqen nė tigan me yndyrė nga tė dyja anėt. Duhet pasur parasysh se qofteve gjatė fėrgimit nuk u duhet hedhur shumė yndyrė.
Shoqėrohen me patate tė skuqura, pure patate, perime tė tjera tė ziera ose tė skuqura, pilaf, makarona etj.
 
Kukureci
Pėr 4-5 persona duhen:


Zorrė 1 palė, tė brendshme 300 g. kripė, piper, spec i kuq, rigon, yndyrė 2-3 lugė gjelle.
Zorrėt e qengjit pastrohen mirė dhe lahen duke i kthyer nga tė dyja anėt. Merren mėlēitė, gjėndrat, dhjamėrat, gabzerret, mushkėritė dhe priten nė copa kubike mesatare. U hidhet kripė, piper i zi, rigon tė cilat pėrzihen, pastaj shkohen me radhė nė hell njė copė mushkri, njė copė gjendėr, njė copė mushkri e kėshtu me radhė. Si tė jenė shkuar tė gjitha tė brendshmet nė hell pleksen me zorrėt sipėr duke i mbuluar kėto. Kukureci bėhet mė i shijshėm kur piqet nė hell, mbi prush ose nė furrė me zjarr tė ngadaltė nė mėnyrė qė tė mos pėrvėlohet. Si tė jetė skuqur nga tė gjitha anėt, hiqet nga helli, vendoset nė pjatė dhe i hidhet piper i zi i bluar.
Gjatė pjekjes nė furrė spėrkaten me lėngun e vet duke i hedhur edhe pak yndyrė.
 
Pulė me arra
Pėr 4-5 persona duhen:

Pulė 500-600 g. gjalpė 50g. arra 2 filxhane kafeje, hudhra 1 kokėrr, uthull 2 lugė gjelle, miell 1 lugė gjelle, kripė, piper.
Pula e pastruar dhe e larė pritet nė thela, vendoset nė tenxhere, hidhet ujė i vluar aq sa tė mbulohen thelat, shtohet pak kripė,piper i zi dhe zihet nė zjarr tė ngadalshėm derisa tė bėhet gati.
Nė njė tenxhere me gjalpė kaurdiset mielli, shtohet lėngu i pulės duke e pėrzier mirė qė tė mos krijohen kokrra dhe lihet tė ziejė pėr 2-3 minuta derisa lėngu tė trashet. Pastaj hiqet nga zjarri dhe pėrzihet me arra tė shtypura. Salca rregullohet me hudhra tė shtypura, uthull, kripė, piper tė zi e thelpinj arre dhe mbahet nė vend tė ngrohtė, por pa marrė valė.
Gjatė servirjes nė pjatė vendoset pula e cila mbulohet me salcėn e pėrgatitur. Kjo lloj pule zakonisht jepet pa garniturė.
 
Identifikuar

·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠· ...Cosa faresti al posto mio, se ogni pensiero fossi io??!!...·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠·
       
http://www.youtube.com/watch?v=y5DzX6foKbQ

http://www.youtube.com/watch?v=SzEKYu4sF4Q&feature=related
Madam Butterfly
SuperGirl!...
Moderator/e Global/e
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 15053


Lost inside your love!

Respekt: +7

Profili
« Pergjigju #1 : 02/09/07, 09:09 »
0

Musaka me patate
Pėr 4-5 persona duhen:


Patate 1 kg, qepė 5-6 kokrra mesatare, yndyrė 3-4 filxhane kafeje, domate 4-5 kokrra ose 1 lugė gjelle salce, kripė, piper, dafinė.
Pėr salcėn e bardhė duhen:
Gjalpė 1 lugė gjelle, miell 1 lugė gjelle, qumėsht 1 gote caji, vezė 1 kokėrr, kackavall ose djathė tė thėrmuar njė lugė gjelle.

Patatet me madhėsi mesatare qėrohen, lahen dhe priten nė feta tė rrumbullakta, me trashėsi 5-7 mm. Patatet skuqen derisa tė krijohet njė kore e lehtė. Qepa e prerė nė formė gjysmėrrethi skuqet me yndyrė nė zjarr tė javashėm nė menyrė qė tė mos digjet, por tė zbutet. Kėtu hidhen domate tė qėruara nė copa kubike, pak salcė, vazhdon kaurdisja edhe pak, shtohet kripė, piper flete dafine. Nė tavėn e lyer me yndyrė shtrohet njė shtresė patatesh tė skuqura, mbi to gjysma e qepės, pėrsėri nje shtresė tjetėr patatesh dhe pastaj pjesa tjeter e qepės. Mbi kėto prapė shtrohet njė pjesė patatesh. Nė njė enė kaurdiset miell me pak gjalpė, shuhet me gjumėsht, pėrzihet mirė derisa tė marrė valė, hidhet kripė dhe lihet masa tė trashet. Hiqet nga zjarri ftohet pak dhe perzihet me vezė. Salca e pėrgatitur hidhet mbi musakanė, spėrkatet me gjalpė dhe djathė kackavall. Tava vihet nė furrė pėr tu pjekur pėr 30 minuta.


Musaka me perime te ndryshme
per 5-6 persona


patate 3-4 kokrra mesatare, 2 patellxhana, 2-3 kunguj te njome.

mish i grire350gr., qepe 1-2 kokrra, 2-3 htelpinj hudher, 2-3 domate ose salce, kripe, piper, dafine, majdanoz i grire holle.

per salcen beshamel: 1 l qumesht, 5 luge gjelle miell, 4 kokrra veze, 2-3 luge gjalpe, kripe,
Ne nje tenxhere kaurdisim qepet me mishin dhe erzat, shtojme domaten ose salcen, dhe e leme te zieje, sipas deshires mund ti shtohet dhe nje gjysme gote vere dhe uje gjate zierjes. Duhet qe ne fund te zierjes masa te mos ngelet shume e lengshme.
Nderkohe qerojme dhe grijme patatet ne feta te holla, 3-4 mm, i sperkasim me pak vaj dhe kripe dhe i gjysme-pjekim ne furre per rreth 15-20 min. Njelloj veprojme edhe per patellxhanet, te cilet pasi i presim ne feta te holla gjatesore i vendosim per 15 min. ne uje me kripe, pastaj i shpelajme dhe shtrydhim dhe i pjekim per pak minuta ne furre duke i sperkatur me pak vaj, edhe kungujt po ashtu. Ne nje tave shtrojme ne fillim nje shtrese me patatet qe kemi pergatitur, hedhim gjysmen e mishit te grire te pergatitur dhe e sperkasim me majdanoz dhe me djathe te bardhe nese kemi deshire, pastaj shtrojme ne nje shtrese patellxhanat e pergatitur, perseri mishin e ngelur dhe majdanoz dhe ne fund kungujt. kesaj tave i hedhim siper salcen beshamel te pergatitur si me poshte:
Veme te zieje trecerekun e qumeshtit ndrkohe qe ne nje tas perziejme miellin me qumeshtin e ngelur. Kur qumeshti tjeter te kete zier e hedhim ne te miellin e tretur dhe e trazojme shpejt me nje rrahese(tel) ose spatul derisa te krijohet nje krem i trashe, shtojme kripe sipas deshires dhe gjalpin, dhe pasi ta kemi hequr tenxheren menjane shtojme nje nga nje edhe vezet. Mund te shtojme arre moskat per arome(nutmeg).
Salcen e mesiperme e hedhim mbi perimet e pergatitura, i grijme persiper pak djathe kackavall dhe e pjekim per 30-40 minuta ne furre te nxehur paraprakisht ne 220 grade.
(receta tradicionale kerkon qe perimet te skuqen ne tigan me yndyre, por une e kam transformuar pakez per hir te yndyres se tepert).


Rolo Me Mish Te Grire

Per te bere kete lloj gatimi duhet te kemi
mish te grire 500-1000gr
sallam te grire ne feta 3-4 cope
djathe kackavall ne feta 3-4 cope
veze te ziera 4 cope
ereza te ndryshme piper rigon dhe kripe
buke bajate
marrim mishin egrire dhe e pergatisim si per qofte ku e perziejme me buken bajate,erezat dhe kripen.Perzierja duhet te behet mire derisa te marre trajte te njejte dhe pastaj e shtrijme ne nje leter alumini dhe aty shtrojme sallamin djathin dhe vezet pasi ti kemi vene mbeshtjedhim me kujdes letren e aluminit dhe e leme 5 min keshtu dhe pastaj heqim letren e aluminit dhe e vendosim ne nje tepsi te lyer me vaj dhe e sperkasim dhe siper me pak vaj dhe e fusim ne furre ku e pjekim ne 200 grade per 30-45 min nqs deshironi mund te shtoni dhe patate te prera te medha(ne fillim roloja duhet te jete e mbuluar me leter alumini)
Identifikuar

·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠· ...Cosa faresti al posto mio, se ogni pensiero fossi io??!!...·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠·
       
http://www.youtube.com/watch?v=y5DzX6foKbQ

http://www.youtube.com/watch?v=SzEKYu4sF4Q&feature=related
Madam Butterfly
SuperGirl!...
Moderator/e Global/e
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 15053


Lost inside your love!

Respekt: +7

Profili
« Pergjigju #2 : 02/09/07, 09:09 »
0

Pulė me arra
Pėr 4 vetė


Duhen:

- pulė 500-600 g
- gjalpė 50g
- arra 2 filxhane kafeje
- hudhra 1 kokėrr
- uthull 2 lugė gjelle
- miell 1 lugė gjelle
- kripė, piper

Gatimi:

Pula e pastruar dhe e larė pritet nė thela, vendoset nė tenxhere, hidhet ujė i vluar aq sa tė mbulohen thelat, shtohet pak kripė, piper i zi dhe zihet nė zjarr tė ngadalshėm derisa tė bėhet gati. Nė njė tenxhere me gjalpė kaverdiset mielli, shtohet lėngu i pulės duke e pėrzier mirė qė tė mos krijohen kokrra dhe lihet tė ziejė pėr 2-3 minuta derisa lėngu tė trashet. Pastaj hiqet nga zjarri dhe pėrzihet me arra tė shtypura. Salca rregullohet me hudhra tė shtypura, uthull, kripė, piper tė zi e thelpinj arre dhe mbahet nė vend tė ngrohtė, por pa marrė valė. Gjatė servirjes nė pjatė vendoset pula e cila mbulohet me salcėn e pėrgatitur. Kjo lloj pule zakonisht sherbehet pa garniturė.
Identifikuar

·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠· ...Cosa faresti al posto mio, se ogni pensiero fossi io??!!...·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠·
       
http://www.youtube.com/watch?v=y5DzX6foKbQ

http://www.youtube.com/watch?v=SzEKYu4sF4Q&feature=related
!dea
Gjysem BalkanWebs
***
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 2423

Respekt: +1

Profili
« Pergjigju #3 : 05/09/07, 15:03 »
0

o kadri ate mishin e qengjit zevendesoje me pasterma po kur te hash kujdes thonjte Zgerdhihem
Identifikuar

one word frees us of all the weight and pain in life,that ward is LOVE
!dea
Gjysem BalkanWebs
***
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 2423

Respekt: +1

Profili
« Pergjigju #4 : 06/09/07, 20:08 »
0

tave peshku(masat vendosini vet asnjeher sperdor masa)
kur jam ne shqiperi perdor koran po e shijshme behet dhe me krap
pasi ta keni pastru e lare mir(mua ma pastronte burri ne shqiperi kurse ktu jan te pastru)fshijini me leter duarsh per tu hequr ujin e tepert lyejini ne limon dhe kriposini
ne nje tenxhere hidhni vaj ose gjalpe qepet e grira (sasine zgjitheni sipas personave qe do gatuani)hudhra( sipas deshires mund te shtosh dhe masen e hudhrave)dafine kripe piper te zi dhe skuqini ne zjarr te ngadalte derisa qepa te zverdhet kur te keni arrit ne kete pik shtoni nje gote vere te bardhedhe mbulojini me kapak per 2-3 min shtoni ujin ,salce domate dhe lejini te mare mare nje vale te leht me kapak te mbyllur pas kesaj shtoni cik oriz(per 4 veta nje filxhan kafeje)dhe lereni te mare nje valete lehte pas kesaj mereni peshkun  vendoseni ne nje tave hidhini siper gjellen e pergatitur vendoseni ne fure dhe lejeni te piqet sipas deshires (me leng apo pa leng)
Identifikuar

one word frees us of all the weight and pain in life,that ward is LOVE
!dea
Gjysem BalkanWebs
***
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 2423

Respekt: +1

Profili
« Pergjigju #5 : 07/09/07, 16:04 »
0

me pare dhe une se perdorja orizin po me vone nga guzhiniere eksperte per mish e peshk mesovaqe orizi ka veti te thithe lageshtiren e peshkut dhe mishraveduke u dhene atyre nje shije origjinale keshtu kur gatuajme peshk shtojme pak oriz  kur pjekim ne furre apo hell qengj apo derkuc apo pule fusim ne bark te tyre nje luge apo nje filxhan oriz qe do thithe lageshtine e mishit apo peshkutduke u dhene me shum shije une kam ngel sh e kenaqur provoje dhe me thuaj mendimin tend mbase te pelqen qithcka varet tek shija
Identifikuar

one word frees us of all the weight and pain in life,that ward is LOVE
kaltra'
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 1921

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #6 : 20/09/07, 10:10 »
0


Supe me perime

Patatet ,karrotat,kungulleshkat,selinoja dhe mashurkat e njoma pastrohen e priten ne copa kubike mesatare.veq pastrohen bizelet e njoma kokerr.
Ne tenxhere me yndyre kaurdiset qepa,shtohen karrotat,kungulleshkat,selinoja.Pas kaurdisjes shtohen domatet e fresketa te grira grira holle ose pak salce.Ne perimet e kaurdisura hidhet leng mishi ose uje i valuar dhe marrin valen,shtohen zarzavatet e tjera simpas kohes se zierjes, ne fillim mashurkat e bizelet pastaj patatet .Supa lihet te zihet 15-20 min dhe rregullohet me kripe,piper, flete dafine , majdanoz te grire holle.Ne rast se bizelet e mashurkat nuk jane shume te njoma ato me pare duhet te zihen ne uje te valuar per dia minuta e pastaj ti hidhen supes.

per 4-5 persona duhen:
leng mishi ose uje 1.5 litra
patate 2-3 kokrra mesatare
karrota 3-4 cope
kungulleshka 1 cope
bizele kokerr 1/2 gote
mashurka 8 cope
selino 1 kokerr
yndyre 1 filxhan kafeje
qepe 1 kokerr
domate2-3 kokrra ose salce gjysme luge,
krip,piper, majdanoz,dafine.
   
Identifikuar
Mystica
üBeR aLLeS :D
Administrator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 7887


cogito, ergo sum

Respekt: 0

Profili WWW
« Pergjigju #7 : 24/09/07, 23:11 »
0

Hahahhaahahhahhhhhhhhhhhahhahha o SAT. sa i pakenaqur qe je  >Merzitur

Ne vend ti thuash flm Ariel qe s'pertoi dhe ta shkruajti receten, paske dhe pretendime ti  >Merzitur Gjuha Gjuha


Ja ta tham un me thjesht. Zgerdhihem

Merri te gjitha frutat e detit dhe qeroji vet (se kete sdo ta mesoj un si behet ??? :Buzeqesh ) , futi 1 te zier te mire  deri sa te behen sa  gjysma e atyre qe ishin ne fillim Gjuha . Hidhi pak krip. Pasi ti kesh zier kulloji mire.
Hidhi ne 1 piatance, shtoji pak vaj ulliri (jo shum se duhet te rush linjat >Merzitur   Gjuha  ), krip prap, dhe limon sipas deshiresssssssssssssssssss. Un i hedh shum per vete.

Kjo esht e vetmja menyre gatimi qe me pelqen, pasi ato qe pergatiten te skuqura ose me salca te ndyshme si duroj dot >Merzitur .
Ah , dhe ne zgare nuk behen keq 8)


Po kjo te pelqeu apo ke akoma replika ??? Gjuha Gjuha Gjuha
Identifikuar

~Po u zgjove ne mengjes dhe nuk e pe diellin ,ose dielli je ti, ose ti ke vdekur~
spring
Vizitor
« Pergjigju #8 : 07/10/07, 16:04 »
0

ariel 2 shume flm per te gjitha recetat, ja te shohim cdo nxjerim ne shesh.
Identifikuar
apolonia
Moderator Forumi
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 17509


sillu me tjetrin sic do deshiroje qe ai te sillej

Respekt: +16

Profili
« Pergjigju #9 : 08/10/07, 06:06 »
0

ARIEL NEVE NESER KEMI THANSGIVING DHE DO PJEKIM KAPOSHIN, GJELIN E DETIT SE BASHKU ME ELBASANLLLIJEN, ME CA E SHOQERONI JUVE,ME PERSHESH TE BERE ME LENGUN E KAPOSHIT DHE ME ERZA? SI E BENI JUVE?
 NA JEP NDONJE RECET TJETER NESE KE.
NA DUHET SOT ME TE TUAJEN DMTH 8 E HENE
Identifikuar
Madam Butterfly
SuperGirl!...
Moderator/e Global/e
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 15053


Lost inside your love!

Respekt: +7

Profili
« Pergjigju #10 : 08/10/07, 14:02 »
0

Mish dashi nė tavė Korēe
 


Pėr kėtė tavė (tepsi), nė stinė tė ndryshme, pėrdoren zarzavate tė ndryshme.
Pritet mishi nė copa tė mėdha, thahet me letėr guzhine, hidhet tė skuqet nė njė tenxhere ku ėshtė hedhur gjalpi, pastajhidhet ujė dhe kripė, ku lihet tė ziejė pėr gjysėm ore.

Qepėt dhe tė gjitha zarzavatet, priten nė copa (kubik), dhe hidhen nė njė tavė (tepsi). Sipėr hidhet mishi me lėngun e mbetur nga zierja.
Nė fund hidhet vaji, majdanozi i grirė, dafina, piperi i zi, dhe pasi pėrzihen mirė, futen nė furrė pėr tu pjekur. Gjatė pjekjes, tava nxirret nga furra dhe zarzavatet pėrzihen nė mėnyrė qė tė piqen mirė.
Shėrbehet e ngrohtė.

Pėr stinėn e verės:
500gr. mish dashi, 6 ls vaj, 1 ls gjalpė, 4 speca, 2 qepė mesatare, 3 patėllxhana tė zi, 1 grusht bamje, 3 domate, 1 tufė majdanoz, 1 gjethe dafinė, kripė, piper i zi.
 

Tave Peshku


 
Merr 2 fileto peshku te fresketa 200-300 gram secili. Merr 3 qepe te kuqe ose te bardha te medha dhe pret ne feta. Fillo dhe skuq qepet ne zjarr te ngadalte duke i trazuar shpesh per 15 minuta derisa te shkrihen (jo te digjen). Pataj merr 5 ose 6 thelba udhre dhe 3 ose 4 domate te medha te prera kubike dhe dhe i hedh ne te njetin tigan qe gatuan qepen se bashku me 3 ose 4 gjethe dafine. I kaverdis qepet, domatet dhe hudhrat derisa hudhrat te zbuten. I hedh kripe dhe piper duke e provuar per shije. Pastaj ndez furren ne 350 degrees dhe e le te ngrohet. Ne kete kohe i hedh "gjellen" e krijuar me qepet, hudhrat, domatet dhe dafinat ne nje tave mesatarisht te madhe. Vendos filetot e peshkut siper "gjelles" duke e sperkatur me pak vaj ulliri dhe kripe. E vendos taven te mbuluar me leter alumini ne furre dhe e pjek per 20-30 minuta (varet nga trashesia e filetove te peshkut). Pas 20-30 minutash kontrollon peshkun nese eshte bere ose jo. E heq letren e aluminit nga tava dhe vendos taven ne furre perseri per 5-10 minuta per t'i dhene peshkut ngjyre. Pas kesaj e heq taven nga furra dhe e le te ftohet per te ngrene.
 

Frikadella me djath
 


1.Pėrziejmė mishin, tė kuqtė e vesė, Panėn dhe melmesat. Formojmė 4 frikadella tė mėdha dhe tė ngjeshura.

2. Spinaqin e lajmė mirė, e futim nė njė tenxhere me 2 l ujė valė tė zihet, nė njė sitė (kulluese) e shpėrlajmė me ujė tė ftohtė, e ndrydhim. E shkyejmė nė copa tė vogla dhe e ngrohim nė 1 Lugė gjalpė.

3. 2 Lugė gjalpė nė zjarr tė fortė e skuqim, dhe duke rrotulluar disa herė fėrgojmė frikadellat. Nė njė enė (dheu) tė ngrohtė vendosim frikadellat dhe i mbulojmė me spinaq.

4. Lėngun e fėrgimit (gjalpėn) e tretim me ujė, e shijojmė me melmesa dhe ia hedhim (me lugė) frikadellave pėmbi. Fetat e djathit ia vendosim frikadellave pėrmbi dhe nė zjarr tė dobėt i lėmė tė shkrihen. Pėr katėr persona nevojitet: 400 gr. Mish viqi i bluar, 2 tė kuq tė vesė, 1/8 l Pana, 2 Lugė majdanoz i grimcuar, 1 Lugė ēaji Krypė, 1/2 Lugė ēaji Biber, 300 gr. Spinaq, 3 Lugė Gjalpė, 4 feta Djath kaqkavall.
 

Qengj i pjekur nė hell
 


Pėrgatitja e qengjit pėr nė hell bėhet nė kėtė mėnyrė: Heqim pikėsėpari tė gjitha tė brendshmet e tij, me pėrjashtim tė veshkave, tė cilat, duke bėrė dy vrima nė kurriz tė qengjit ndėrmjet brinjėve (djathtas e majtas peshkut tė kurrizit), i shtyjmė me gisht qė tė dalin mbi kurriz. Pastaj i heqim qengjit gėrmazin dhe zorrėn e trashė, duke e nxjerrė kėtė me anėn e njė thike tė mprehtė. Si t'i kemi bėrė kėto, e shkojmė qengjin nė hell, duke u kujdesur qė ai tė shkojė drejt, pa u formuar kėrrusje nė shpinėn e qengjit, dhe tė dalė pikėrisht nė mes tė kokės.

Me njė gjilpėrė dhe me spango tė trashė e lidhim shtrėnguar qendrėn e kurrizit nė hell. Lidhja duhet tė bėhet e fortė e me kujdes, sepse kjo e mban pothuaj gjithė qengjin nė hell. Pastaj mishi kripet pėrbrenda, i hidhet piperi i nevojshėm dhe qepėt nė pjesėn e barkut, nė mėnyrė qė tė mbyllet krejtėsisht. Kthejmė atėherė majat e kėmbėve tė prasme, d.m.th. i shtyjmė ato nė drejtim tė hellit, nė mėnyrė qė ta kapėrcejnė atė dhe tė kalojnė kryqas njėra anė (koci) nė vrimėn e tjetrės; i lidhim mirė me spango nė hell dhe pastaj i lyejmė mirė me limon, i hidhim kripė dhe piper, i bėjmė njė tė ēarė e vogėl me thikė nė tulet e tė dyja kofshėve, hidhet nė to kripė e piper dhe vihet nė zjarr pėr t'u pjekur.
 

Lulelakėr nė furrė



Pasi e lajme mire lulelakren, e ziejme ne nje tenxhere per 5-8 min. Pas zierjes e ndajme dhe e copetojme ne lulka te vogla, te cilat i rendisim ne forme uniforme (rreth e perqark taves). Me pas ne nje tigan pergatisim beshamelen, te cilen do ia hedhim siper lulelakres.

Per pergatitjen e beshamelit na duhen mjetet e zakonshme qe jane: pak gjalpe, miell, 1 veze dhe qumesht. Konkretisht: Hedhim se pari ne tigan gjalpin, sa te kete filluar shkrirjen i hedhim nje luge miell. I trazojme pak, e kriposim (duhet pasur kujdes mos na formohen kokrra) dhe ne momentin qe fillon te trashet i hedhim pak qumesht (1 filxhan). I lene 2-3 min ne zierje dhe me pas e leme ne qetesi, per t'u ftohur pak. Pas 5 min ftohjeje hedhim ne tigan nje te verdhe veze, dhe i trazojme pak. Kur te kene marre nje ngjyre kompakte, e hedhim shtresen bukur siper lulelakres. Ne fund e mbulojme shtresen edhe me pak djath kackavall te grire qe e bem teper krokante.
 

Identifikuar

·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠· ...Cosa faresti al posto mio, se ogni pensiero fossi io??!!...·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠·
       
http://www.youtube.com/watch?v=y5DzX6foKbQ

http://www.youtube.com/watch?v=SzEKYu4sF4Q&feature=related
!dea
Gjysem BalkanWebs
***
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 2423

Respekt: +1

Profili
« Pergjigju #11 : 27/01/08, 16:04 »
0

ok po ta shkruaj si ebej un
te duhet mish qegji( une preferoj brinjet e qengjit se behet me i shijshem)
gjalpe kos veze
oriz
piper i zi
kripe
mishin e qengjit pasi e ke lare dhe ja ke pi ujin me nji leter lyeje me gjalp kripe dhe piper dhe veje ne tave nderkohe qe ke bere keto ndiz furen me temp mesatare qe kur te fusesh taven te jete gati
lere mishin ne fure derisa te jete skuq mire nga te gjitha faqet(mund ta pjekesh si cope ose te prere ne fela)
pasi e shef qe eshte pjekur hidhi uje, leje ujin te ngrohet dhe hidh nji filxhan kafeje oriz(ose me shume si te deshirosh po me pak behet me e shijshme)leje qe te mari nji valeose me sakt sa te shohesh qe orizi eshte gati dhe ne tave ska mbetur me uje
gjate kohes qe ke taven ne fure dhe pret qe orizi te zieje mer nji tas 1 kg kos hidhi kosit krip sipas deshires duke e provuar,shto 3ose 4 kokrra veze te rrahura nji luge miell dhe perzieji
kur tava me mish dhe oriz te jete gati shtoji kosin  perzieje mire me orizin shif qe dhe copa e mishit te lyhet me kos dhe vere ne fure perseri te piqet kur siperfaqja te jete skuqur pak(ose shume kjo varet sipas deshires)taven e ke gati
te befte mire
Identifikuar

one word frees us of all the weight and pain in life,that ward is LOVE
Sat.
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 923


Don"t believe the truth

Respekt: 0

Profili WWW
« Pergjigju #12 : 30/01/08, 22:10 »
0

Pėr 4-5 persona duhen:
Mish 500 g. gjalpė 2 lugė gjelle, vezė 2 kokrra, kos 3 gota uji, miell 2 lugė gjelle, oriz 1 lugė gjelle,kripė.

Tavakosi pėrgatitet me mish qengji ose dashi. Po tė jete me mish qengji ai piqet drejtėpėrdrejtė ndėrsa me mish dashi zihet mė parė. Mishi pritet nė thela, vendoset nė tepsi, i hidhet pėrsipėr gjalpė dhe futet nė furrė ose nė tavė me korent. Herė pas herė i hidhet nga pak ujė qė tė mos thahet. Pasi tė piqet hiqet nga furra.
Nė tenxhere me gjalpė kaurdiset pak miell derisa tė zverdhet, por jo tė skuqet; shtohet lėngu i mishit tė pjekur i holluar me ujė, pėrzihen dhe vlojnė derisa tė krijohet njė salcė e trashė. Hiqet nga zjarri, ftohet dhe pastaj i shtohen kos, vezė, kripė dhe pėrzihen mirė. Nė tavė hidhet oris gjysmė i zier, radhiten thelat e mishit, sipėr hidhet masa e pėrgatitur, pak gjalpė dhe piqet nė furrė.
Nė qoftė se ėshtė mish dashi, ai mė parė duhet tė ziejė. 10-15 minuta para pėrfundimit tė zierjes sė mishit, hidhet pak oriz. Nė tenxhere rrihen vezėt, shtohet miell, kos, lėng mishi, gjalpė dhe kripė.
Copat e mishit vendosen nė tavė sė bashku me orizin, mbi to hidhet masa e pėrgatitur dhe gjalpė i freskėt. Piqet nė furrė derisa nė sipėrfaqe tė krijohet njė cipė e kuqe.
Identifikuar
red angel
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 1704


nje jet nje dashuri

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #13 : 31/01/08, 16:04 »
0

PER  KERKESEN  E  RED  ANGEL Zgerdhihem

MISH  ME  LAKRA

LAKRA  ZAKONISHT  BEHET  ME  MISH  DERRI. THELAT  E  MISHIT  KAURDISEN  PAK NE  VAJ  ULLIRI  SA  TI  AVULLOJE  LAGESHTIRA.  HIDHET  QEPA  E  GRIRE  HOLLE,  GJETHE  DAFINE DHE  VAZHDOHET  KAURDISJA.  ME  PAS  I  HIDHET  LAKRA  E  PRERE  NE  RRIPA  TE  HOLLE.  VAZHDOHET  KAURDISJA  DERISA  TE  ULET  VELLIMI  I  LAKRES. PASTAJ  HIDHET  KRIPE,  SPEC  I  KUQ I BLUAR,UTHULL,  PAK  SALCE  DOMATESH,  PIPER  I  ZI  I  BLUAR, DHE  VAZHDOHET  KAURDISJA  EDHE  PER  DISA  MINUTA.ME  PAS  I  HIDHET  UJE  DERISA  TE  MBULOHET,  VIHET KAPAKU  DHE  ZIHET  NE  ZJARR  TE  NGADALTE  DERISA  TE  JETE  GATI.

JU  BEFTE  MIRE.



:-* :-* :-* :-* :-* :-* :-* :-* :-* :-* :-* :-* :-* :-* :-* :-*

shumeeeeeeeeeee flm
Identifikuar

L\\\\\\\'amore non dą nulla fuorché sé stesso, e non coglie nulla se non da sé stesso. L\\\\\\\'amore non possiede, né vorrebbe essere posseduto poiché l\\\\\\\'amore basta all\\\\\\\'amore.
!dea
Gjysem BalkanWebs
***
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 2423

Respekt: +1

Profili
« Pergjigju #14 : 02/02/08, 01:01 »
0

Pėr 4-5 persona duhen:
Mish 500 g. gjalpė 2 lugė gjelle, vezė 2 kokrra, kos 3 gota uji, miell 2 lugė gjelle, oriz 1 lugė gjelle,kripė.

Tavakosi pėrgatitet me mish qengji ose dashi. Po tė jete me mish qengji ai piqet drejtėpėrdrejtė ndėrsa me mish dashi zihet mė parė. Mishi pritet nė thela, vendoset nė tepsi, i hidhet pėrsipėr gjalpė dhe futet nė furrė ose nė tavė me korent. Herė pas herė i hidhet nga pak ujė qė tė mos thahet. Pasi tė piqet hiqet nga furra.
Nė tenxhere me gjalpė kaurdiset pak miell derisa tė zverdhet, por jo tė skuqet; shtohet lėngu i mishit tė pjekur i holluar me ujė, pėrzihen dhe vlojnė derisa tė krijohet njė salcė e trashė. Hiqet nga zjarri, ftohet dhe pastaj i shtohen kos, vezė, kripė dhe pėrzihen mirė. Nė tavė hidhet oris gjysmė i zier, radhiten thelat e mishit, sipėr hidhet masa e pėrgatitur, pak gjalpė dhe piqet nė furrė.
Nė qoftė se ėshtė mish dashi, ai mė parė duhet tė ziejė. 10-15 minuta para pėrfundimit tė zierjes sė mishit, hidhet pak oriz. Nė tenxhere rrihen vezėt, shtohet miell, kos, lėng mishi, gjalpė dhe kripė.
Copat e mishit vendosen nė tavė sė bashku me orizin, mbi to hidhet masa e pėrgatitur dhe gjalpė i freskėt. Piqet nė furrė derisa nė sipėrfaqe tė krijohet njė cipė e kuqe.

po te gatuash nji here ne vit sigurisht qe do hapesh librin e gatimit e te ndjekesh hap pas hapi gramaturat kurse po te gatuash cdo dite ske nevoje per liber apo gramaturepo thjesht per fantazi deshire dhe prakticitet perte gatuar dicka sa me te shijshme(besoj se te ktij mendimi jane dhe shtepiaket e tjera)
Identifikuar

one word frees us of all the weight and pain in life,that ward is LOVE
elbasanllija - ANTARE E SEKTIT TE DALLAVEREVE
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 5563


Shqiptare perjete!!!!!!!!!!

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #15 : 18/05/08, 19:07 »
0

beje si e bej une se ste del keq

merr speca dhe preji copa copa dhe skuqi menjane ne nje tigan

keto te jene sipas deshires me sasi zakonisht per dy vete nja 5 speca

pastaj ne nje tigan tjeter skuq melcite te prera copa copa sa te leshojne lengun dhe te marin nje faqe te holle skuqjeje, hudhi po aty piper, kripe ,dhe pak spec te kuq  pluhur dmth , direkt shtohen specat e skuqur , nja dy kokrra hudhra te cilat te jene shtypur me pare  dhe gjiza ose djath i bardhe

shtohen direkt ne menyre qe speci u kuq pluhur te mos digjet dhe te marre ngjyre te murrme

leri te vlojne nja 20 minuta me zjarr mesatar ne menyre qe te mos digjet gjiza dhe kur ta heqesh hidhe neper pjata te vecanta dhe shijojeni gjithe qejf

ju boft mire  Buzeqesh
Identifikuar

ALBANIAN AND PROUD OF IT !
arupushe
BalkanWebs
****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 3056

My self

Respekt: +20

Profili
« Pergjigju #16 : 18/05/08, 19:07 »
0

beje si e bej une se ste del keq

merr speca dhe preji copa copa dhe skuqi menjane ne nje tigan

keto te jene sipas deshires me sasi zakonisht per dy vete nja 5 speca

pastaj ne nje tigan tjeter skuq melcite te prera copa copa sa te leshojne lengun dhe te marin nje faqe te holle skuqjeje, hudhi po aty piper, kripe ,dhe pak spec te kuq  pluhur dmth , direkt shtohen specat e skuqur , nja dy kokrra hudhra te cilat te jene shtypur me pare  dhe gjiza ose djath i bardhe

shtohen direkt ne menyre qe speci u kuq pluhur te mos digjet dhe te marre ngjyre te murrme

leri te vlojne nja 20 minuta me zjarr mesatar ne menyre qe te mos digjet gjiza dhe kur ta heqesh hidhe neper pjata te vecanta dhe shijojeni gjithe qejf

ju boft mire  Buzeqesh

U ti rrofsh.... Zgerdhihem Zgerdhihem Zgerdhihem , qe neser do e provoj , se per sot skam blere as speca as melcia...
 Shkel Syrin Shkel Syrin
Identifikuar

Lux mentis , Lux orbis
red angel
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 1704


nje jet nje dashuri

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #17 : 18/05/08, 20:08 »
0

Po nuk shkruajta per nja dy dite filloni e behuni merak , se rrezik do jem helmuar ,,,,ahhahhhahahahhaha Zgerdhihem Zgerdhihem Zgerdhihem

Kidding ,,mah them se do dali e mire edhe pse ketej ska gjize si ajo e jona , por eshte ajo si kremoze...sec do katandis se di  Zgerdhihem Zgerdhihem


ylli ta them una mi...guzhinierje e fameshme gjasme  Gjuha Gjuha

ne vend te gjizes perdor "quartirolo lombardo" ose "fetta greca" sepse kur shkrin eshte nejsoj si gjiza jone...me gjizen cremosa ste del gje beht sh e shpifur...ne e kemi gjizen te embel ketej behen embelsirat me te.



teb befte mire nuk helemohesh jo pa frike  Gjuha Gjuha Gjuha Gjuha

ps: e shumta do te te zere diarea  Zgerdhihem Zgerdhihem hihihihhiihhi shaka kjo  Shkel Syrin
Identifikuar

L\\\\\\\'amore non dą nulla fuorché sé stesso, e non coglie nulla se non da sé stesso. L\\\\\\\'amore non possiede, né vorrebbe essere posseduto poiché l\\\\\\\'amore basta all\\\\\\\'amore.
elbasanllija - ANTARE E SEKTIT TE DALLAVEREVE
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 5563


Shqiptare perjete!!!!!!!!!!

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #18 : 18/05/08, 20:08 »
0

ajo kremoze mos eshte si kos i trashe?

beje me mire me djath te bardhe po te duhet nje cope e mire ama  Zgerdhihem e madhe gati gati 500 grameshe

ose me sy shife kur ta shkerrmoqesh ne copa te imeta, se po ta besh me ate  qe thua ti sia kam idene si do dali

ketu te neve ne dyqane ruse apo bullgare gjen gjize si ne shqiperi shif mos gjesh andej ne dyqone emigrantesh
Identifikuar

ALBANIAN AND PROUD OF IT !
arupushe
BalkanWebs
****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 3056

My self

Respekt: +20

Profili
« Pergjigju #19 : 19/05/08, 01:01 »
0

Per Princess Butterfly Zgerdhihem Zgerdhihem Zgerdhihem
Identifikuar

Lux mentis , Lux orbis
sendid
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 214

Respekt: +9

Profili
« Pergjigju #20 : 14/08/08, 19:07 »
0


Dear ARIEL-2. Premtova ne nje mesazh tjeter te dergoja fotografi kekesh, por nuk munda te postoja fotografite. Ju lutem NDIHME !!!!! Ndonje ide si t'i postoj fotografite ne forum??? Nuk dua qe anetaret e forumit te mendojne ajo c'ka thashe s'qendron!!! C'ka ne bejme si familje, une mendoj mund te paraqes interes tek anetaret e forumit. Ne mendojme se do te jemi gati ta s'jellim kete kulture te re gatimi ne Shqiperi dhe Kosove respectivisht brenda 6 dhe 12 muajve te ardhshem. Jane thjesht gjera teknike qe po na pengojne.
Identifikuar

If you want to live twice, you need to negotiate with God before you die, because Paradise has become an overcrowded place, and its Freedom is no longer Free!
vagabonda
* Panetone *
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 9513


syte e tu..

Respekt: +3

Profili
« Pergjigju #21 : 24/04/09, 01:01 »
0

mu me pelqen byreku...
Identifikuar

Ne fund te fundit eshte me mire te te urrejne per ate qe ti je,
sesa te te duajne per ate qe mendojne se ti je!!!
thjeshtesia
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 421


Respekt: +34

Profili
« Pergjigju #22 : 31/01/10, 18:06 »
0

Me duket interesante ku linku.
http://www.unegatuaj.com/
Identifikuar

L’homme a besoin de ce qu’il y a de pire en lui s’il veut parvenir ą ce qu’il a de meilleur.
LĩZĩ
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 13212


Respekt: +84

Profili
« Pergjigju #23 : 11/03/10, 09:09 »
0

Ballokumet!

Receta marr prej meje per kenaqesin tuaj nga nje plake (shtrige) elbasanllije puro...

ingredientet:1 kg miell misri i situr sa me imet,1 kg sheqer i imet do ishte i keshillueshem,400 gr gjalp (fshataresh mundesisht) dhe 7 kokrra veze dhe keto te jene te blera ne tregun e fshatareve ...
i gjithe sekreti per te bere Ballokume dhe jo gurabie qendron ne perzierjen e ingredienteve...
ne fillim shkrijme gjalpin aq sa te mos ngelet ajo shkuma e bardhe siper ,sa te marri pak ngjyren e lehte te florinjte (e leme te ftohet pak),ne nje ene bakri ose kallcuku hedhim gjalpin e shkrire siper sheqerit dhe perzihen me luge druri derisa te shkrihet sheqeri.hidhen vezet nje e nga nje dhe vazhdon perzierja,,,,me pas dhe perfundimisht hidhet mielli grushta grushta dhe vazhdon perzierja ose rrafja sa me shume te rrifet brumi aq me te mira behen ballokumet ...lyejme fundin e tepsis me pak gjalp dhe e pudrosim pak me miell qe mbas pjekjes te jete me e lehte heqja e tyre nga tepsia,dmth mos ngjisin ne fund,,i rrumbullakosim me dore porcionet e brumit madhesia te jete sa nje grusht dhe i pjekim ne furre me 180 grade...lihen te piqen aq sa te zen pak kore siper perreth 40 min...

Gezuar diten e veres dhe mos harroni veroret  Shkel Syrin dhe te lani syckat me ujin e vezeve te ziera !  Zgerdhihem Zgerdhihem Zgerdhihem
Identifikuar
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te: