Letėrsia e Bejtexhinjve!
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Tema: Letėrsia e Bejtexhinjve!  (Lexuar 7423 here)
Madam Butterfly
SuperGirl!...
Moderator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 15053


Lost inside your love!

Respekt: +7

Profili
« : 08/10/07, 15:03 »
0

Hyrje

Nė shekullin XVIII nė Shqipėri lindi dhe u zhvillua njė rrymė letrare me tipare tepėr origjinale pėr vendin tonė, rryma e bejtexhinjve (nga fjala turke <<bejte>> - vjershė). Ajo u bė dukuri e rėndėsishme dhe pati pėrhapje shumė tė gjerė nė qytete tė ndryshme tė Shqipėrisė, nė Kosovė, por edhe ne qendra mė tė vogla fetare e mė pak nė fshat.
Rryma letrare e bejtexhinjve ishte produkt i disa kushteve tė veēanta historike, i dy palė faktorėve tė kundėrt.

Nga njėra anė ishte kėrkesa pėr tė shkruar shqipen si gjuhėn e vendit, pėr ta pėrdorur edhe nė praktikėn fetare e pėr t'u ēliruar nga ndikimet e kulturave tė huaja. Kjo ishte mė tepėr prirje e shtresave qė lidheshin me format e reja ekonomike, (tregtare e monetare). Nga ana tjetėr, ėshtė shtimi i trysnisė ideologjike tė pushtuesit. Nėpėrmjet fesė dhe kulturės islame synohej tė arrihej nėnshtrimi i shqiptarėve. Pushtuesi hapi kėtu edhe shkollat e veta. Shumė poetė bejtexhinj kishin mėsuar nė to.

Natyrisht, Krijimtaria poetike e bejtexhinjve ruan ndikimin e poezisė e tė kulturės orientale, por ajo ėshtė pjesė e pandarė e kulturės sė popullit tonė. Ajo ėshtė shprehje e talentit, e shpirtit krijues tė tij, qė, nė kushte tė caktuara, fitoi edhe tipare nė pėrpothje me to.
Bejtexhinjtė e shkruan shqipen me alfabet arab dhe pėrdorėn njė gjuhė tė mbytur nga fjalėt persiane, turke e arabe.

Letėrsia e bejtexhinjve pati dy faza nė zhvillimin e saj. Faza e parė shkon gjer nga fundi i shekullit XVIII. Nė veprat e kėsaj faze mė tepėr gjeti shprehje fryma laike, kurse nė veprat e fazės sė dytė, qė nis nga ēereku i fundit i shekullit XVIII dhe kapėrcen nė shekullin e XIX, mbizotėroi tema me karakter fetar.

Nė krijimet me tema laike mjaft poetė bejtexhinj, nė frymėn e poezive orientale, i kėnduan dashurisė, bukurisė sė natyrės e tė gruas, lartėsuan virtytin, punėn, diturinė ose fshikulluan mburrjen e kotė pėr pasurinė e fisin, goditėn ambicjen, hipokrizinė etj. Tė tillė ishin Nezim Frakulla, Sulejman Naibi, Muhamet Kyēyku etj.

Njė hap i mėtejshėm u shėnua me mjaft krijime tė disa bejtexhinjve tė tjerė, si: Hasan Zyko Kamberi, Zenel Bastari e ndonjė tjetėr. Ata pasqyruan elemente e ngjarje tė jetės bashkohore dhe shtruan njė problematikė tė mprehtė shoqėrore. Me nota realiste, ata vunė nė dukje jetėn e vėshtirė plot vuajtje tė masave tė varfra tė popullit, pasigurinė pėr tė ardhmen dhe pakėnaqėsinė e tyre nė kushtet e sundimit feudal, nė shthurrje e sipėr. Nė vjershėn "Tirana jonė si mėsoi„ Zenel Bastari, fshatar nga Bastari i Tiranės, jep njė tablo tė tillė tė gjendjes sė popullit.


Ymrin(jetėn) na e kanė shkurtue
Po na shtrydhin porsi rrush,
bytym kalbi(krejt zemra) na u coptue,
me vner shpirti u mbush.
Bukė pa bukė po rrojnė fakirat,(tė varfėrit, tė shkretėt)
Pa opinga, zbathė e zhveshė;
vetė janė mbulue me gjithė tė mirat,
si katilėt rrinė tue qeshė.


Letėrsia e bejtexhinjve nuk arriti tė ngrihet nė shkallėn e letėrsisė kombėtare. Megjithatė, bejtexhinjtė me krijimet e tyre dhanė njė ndihmesė qė duhet ēmuar. Ata shkruan shqip nė njė kohė kur shqipen e kėrcėnonte rreziku nga pėrhapja e gjuhės sė pushtuesit dhe e gjuhėve tė tjera. Ata krahas temės fetare, ishin tė parėt qė trajtuan gjerėsisht temėn laike.

Gjithashtu dia prej tyre duke qenė mė afėr jetės sė popullit, futėn nė poezi elemntė tė jetės sė kohės. Kėta trajtuan tematikėn shoqėrore me nota realiste dhe me njė sens kritik tė fortė.

Sė fundi, me krijimet e bejtexhinjve poezia shqiptare bėnte njė hap pėrpara nga ana artistike. Nė to shpesh gjejmė mjete shprehėse e figurative shumė tė goditura, vlera tė vėrteta artistike. Poetėt bejtexhinj morėn edhe nga mjetet e traditės poetike tė vendit; p.sh. vargun tetėrrokėsh; qė e bėnė vargun bazė dhe qė e pėrdorėn tė gjithė. Veprat e bejtexhinjve mbetėn nė dorėshkrim. Ato u pėrhapėn pėrmes kopjimit me dorė ose me anė tė traditės gojore.

Numri i autorėve tė letėrsisė shqiptare me alfabet arab ėshtė shumė i madh. Ata krijuan nė qytete mjaft tė zhvilluara pėr kohėn, si nė Berat, Elbasan, Shkodėr, Gjakovė, Prishtinė por edhe nė vende mė tė vogla; si nė Kolonjė, Frashėr, Konispol e gjetkė.

Ndėr bejtexhinjtė, mė kryesorė po pėrmendim Nezim Frakullėn, Sulejman Naibin, Dalip e Shahin Frashėrin, autorė tė dy historive fetare tė vjershėruara, Hasan Zyko Kamberin, Zenel Bastarin, Tahir Gjakovėn etj. Shumė i njohur u bė edhe Murat Kyēyku (Cami), pėrkthyes i ndonjė vepre fetare nga arabishtja dhe autor i disa tregimeve tė gjata nė vargje. Nga kėto pėrmendim poemėn "Erveheja„ , me temė nga letėrsitė orientale e me natyrė moralizuese. Me kėto vepra Kyēyku i ēeli rrugėn poezisė me subjekt.

Rryma letrare e bejtexhinjve e humbi peshėn e saj nė jetėn kulturore qysh nga fillimi i shekullit tė XIX, por nė disa mjedise, si nė Kosovė, kjo traditė vijoi edhe mė tej nga autorė tė tillė si Maliq Rakoveci, Rexhep Voka etj.
Identifikuar

·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠· ...Cosa faresti al posto mio, se ogni pensiero fossi io??!!...·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠·
       
http://www.youtube.com/watch?v=y5DzX6foKbQ

http://www.youtube.com/watch?v=SzEKYu4sF4Q&feature=related
Madam Butterfly
SuperGirl!...
Moderator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 15053


Lost inside your love!

Respekt: +7

Profili
« Pergjigju #1 : 08/10/07, 15:03 »
0

Frang Bardhi!



Autori i tretė i rėndėsishėm i letėrsisė sė vjetėr shqiptare ėshtė Frang Bardhi. Midis autorėve tė tjerė tė kėsaj periudhe, Bardhi zė njė vend tė vecantė. Duke ndjekur vazhdėn e paraardhėsve nė veprimtarinė atdhetare, nė fushėn e krijimtarisė letrare i kalon caqet e pėrkthimeve fetare. Ai kishte interesa mė tė gjera. Bardhi bėri edhe pėrkthime fetare, por ato mbeten tė pabotuara dhe
humbėn, prandaj ai ka hyrė nė historinė e kulturės sonė kombėtare si leksikografi i parė shqiptar, si historian, folklorist e etnograf. Bardhi studiohet nė historine e letėrsisė sonė me dy vepra oigjinale: "Fjalori latinisht-shqip„ dhe "Apologjia e Skėnderbeut„. Kėto vepra e lidhin atė mė tepėr me humanizmin shqiptar sesa me traditėn e letėrsisė fetare tė shekujve XVI-XVII.

Edhe pėr jetėn e Bardhit dhe pėr veprimtarinė e tij kemi pak tė dhėna. Lindi nė Kallmet tė Zadrimės mė 1606. Ai sikurse edhe Budi, krenohej qė i perkiste njė familjeje pjestarėt e sė cilės nuk u rreshtuan me pushtuesit.
Studimet i kreu nė Itali, nė kolegjin e Loretos dhe pastaj nė atė tė Propaganda Fides. Me 1635 u emėrua peshkop i Sapes ( Zadrimė ). Nė veprimtarinė e tij politike Bardhi do te jetė nė rradhėt e para tė atdhetarėve qė i pėrkushtohen luftės pėr t'u cliruar nga zgjedha e huaj, zhvillimit dhe pėrparimit tė vendit dhe tė gjuhės shqipe.
Gjendja e mjeruar e popullit nėn sundimin e egėr osman, dėshira dhe pėrpjekjet pėr t'a ndihmuar atė qė tė shpėtonte nga kjo robėri, ishin shqetėsime qė e mundonin vazhdimisht Bardhin. Kjo duket edhe nė relacionet qė i dėrgonte herė pas here Papės. Ja si shprehet nė relacionin e vitit 1641 pėr rėndimet dhe poshtėrimet qė u bėheshin fshatarėve shqiptarė, sidomos tė krishterėve, nga arbitrariteti i feudalėve turq: "Dhjetė ose pesėmbėdhjetė turq bashkohen dhe kalojnė nėpėr shtėpitė e krishterėve dhe hanė e pinė sa tė kenė oreks, gjithė ditėn gjithė natėn pa paguar asgjė. Ai i shkreti nuk mund tė thotė se nuk ka bukė, verė, mish e tagji pėr kuajt e tyre, sepse ia pėrmbysin shtėpinė dhe e rrahin egėrsisht. Po nuk pati, duhėt tė lerė peng rrobat e trupit pėr tė ngopur lakmitė e tyre tė mbrapshta …"

Relacionet e tij kanė edhe mė shumė tė dhėna tė tjera pėr gjendjen shpirtėrore tė popullit, pėr zakonet, traditėn e tij etj. Ashtu si edhe Budi, madje qė nė hapat e parė tė jetės sė vet, si misionar i fesė, Bardhi hyri nė konflikt tė hapur me klerin e huaj, madje edhe me ungjin e vet, Gjergj Bardhin, tė cilin edhe do ta padise si njė nga shkaktarėt e vullnetshėm tė mbytjes sė Budit. Konflikti do tė ishte aq i ashpėr sa me njė letėr drejtuar Vatikanit vetėm 4-5 vjet pasi kishte ardhur nė Zadrimė, do tė shkruante: "Nė qoftė se do tė shpėtoj i gjallė nga telashet qė mė shkakton kryepeshkopi, qoftė ai vetė, qoftė me anėn e zotėrinjve turq, do tė vij nė Romė, pėr t'i treguar tė gjitha dhe pėr tė kėrkuar ndihmė.
Bardhi e shikonte detyrėn e peshkopit jo thjesht si tė njė misionari kishėtar, por edhe tė pregatiste tė rinj shqiptarė tė shkolluar e t'i vinte fre dėrgimit tė misionarėve tė huaj nė viset shqiptare. Ai kėrkonte klerikė tė arsimuar  shqiptarė, qė t'u hiqeshin nga duart misionarėve tė huaj shkollat qė ishin hapur nė vendin tonė pėr qėllimet e tyre tė mbrapshta. Ai vetė, kishte nxitur dhe dėrguar pėr studime nė Itali, klerikė tė vendit, tė cilėt do tė merrnin dorė drejtimin e kėtyre shkollave.


Vitet e fundit tė jetės sė Bardhit nė vend qė tė ishin vite pune nė lėmin e gjuhėsisė e tė letėrsisė shqipe dhe tė lėvizjes shqiptare pėr t'u ēliruar, siē pritej prej hartuesit tė fjalorit tė parė tė shqipes, pėrmbledhėsit tė parė tė folklorit tė parė tė shqipes, prej mbledhėsit tė parė tė folklorit tonė dhe prej mbrojtėsit erudit tė shqiptarisė sė Skėnderbeut, ishin vite lufte kundėr pushtimit tė huaj, ashtu edhe kundėr synimeve tė kishės katolike tė Romės, vite qė e lodhėn shumė. Duke u gjendur nė pellgun e kundėrshtimeve dhe tė intrigave qė u thurren kundėr tij mė nė fund u dorėzua, nė mos drejpėrdrejt, tėrthorazi. Vdiq fare i ri, nė moshėn 37-vjeēare, nė njė kohė kur mund tė ndihmonte shumė pėr zhvillimin dhe pėrparimin e vendit e tė kulturės shqiptare.


Megjithatė Bardhi mbetet njė nga figurat mė tė shquara tė kulturės shqiptare pėr kohėn kur jetoi. Ai na la trashėgim dy vepra madhore "Fjalorin latinisht-shqip„ dhe "Apologjja e Skėnderbeut„. "Fjalorin latisht-shqip„ Bardhi e shkroi qė kur ishte student dhe e botoi mė 1635 nė Romė. Autori thotė se e shkroi kėtė vepėr qė t'i ndihmonte "…gjuhės sonė qė po bdaret e po bastardhohet sa me parė tė ve …„ Bardhin e brente kėshtu shqetėsimi si ta ruante gjuhėn shqipe qė tė mos prishej e tė mos humbiste me tė kaluar tė kohės nė kushtet e pushtimit osman, dhe nga ana tjetėr t'u shėrbente edhe klerikėve katolike shqiptarė qė nuk dinin gjuhėn latine. Fjalori pėrmban rreth 2.500 fjalė shqipe. Krahas fjalėve, jepen edhe togfjalėsha qė tregojnė pėrdorimin e tyre. Nė kėtė fjalor pėr herė tė parė gjuha shqipe ballafaqohet me njė gjuhė tė pėrpunuar, siē ishte gjuha latine nė atė kohė.

Pėrkthimi nė shqip mbėshtetet kryesisht nė gjuhėn popullore, nė fondin kryesor tė gjuhės sonė, por shpeshherė Bardhi sjell nė pėrdorim edhe shume fjalė tė lashta. Me kėtė vepėr zė fill leksikologjja shqiptare, ndaj me tė drejtė Bardhi quhet edhe leksikologu i parė nė historinė e gjuhės shqipe.

Nė fund tė fjalorit, nė njė shtojcė, autori ka perfshirė edhe material gjuhėsor, si; emra mashkullore e femėrorė, emra farefisnie, emrat e qyteteve dhe tė kėshtjellave kryesore tė Shqiperisė, parafjalė, pasthirrma, disa mėnyra tė pėrshėndeturi si dhe njė dialog tė shkurtėr.
Por kjo vepėr i hapi rrugė dhe njė dege tjetėr tė dijes shqiptare, folkloristikės sonė, sepse nė tė jane pėrfshirė edhe 113 proverba, shumica origjinale dhe vetėm pak tė pėrkthyera. Edhe nė zgjedhjen e tyre autori niset nga qėllime tė qarta patriotike. Ndėr kėto proverba, interes tė veēantė kanė ato qė dėshmojnė pėr vetitė e bukura morale tė popullit tonė, veēanėrisht ato qė shprehin urrejtjen pėr pushtuesin, si : "Tek shkel turku, nuk mbin bar„ etj.

Nė fjalorin e tij ka pėrdorur alfabetin latin, pothuajse njėlloj si Buzuku e Budi, me ndonjė ndryshim tė vogėl, ēka tė bėn tė mendosh se duhet tė ketė njohur veprat e tyre.

Vepra tjetėr e njohur e Bardhit ėshtė "Apologjia e Skėnderbeut", botuar latinisht nė Venedik mė 1636. Titulli i saj i plotė ėshtė: "Gjergj Kastrioti epirotas, i quajtur zakonisht Skėnderbe, princ trim mbi trima dhe i pathyeshem i shqiptareve, u kthehet bashkėatdhetarėve dhe atdheut tė tij prej Frang Bardhit". Vepra nė tė vėrtetė ėshtė njė apologji (mbrojtje) qė i bėn autori Skėnderbeut, si bir dhe hero i popullit shqiptar, prandaj edhe ėshtė quajtur Apologjia e Skėnderbeut. Kėtė vepėr autori e ka shkruar pėr 15 ditė, nė kulmin e zemėrimit, nė rrugė e sipėr, kur po kthehej nė Shqipėri pėr tė hedhur poshtė mendimet e pathemelta tė njė peshkopi boshnjak, qė i mohonte

Skėnderbeut prejardhjen shqiptare. Mė 1631 boshnjaku Tomko Marnavici kishte botuar njė libėrth ku pretendonte se Skėnderbeu nuk ishte me origjinė shqiptare, por boshnjake, madje nga familja e Marnaviēėve. kjo rrethanė i jep veprės njė frymė tė mprehtė polemike dhe njė stil energjik.

Kėtė falsifikim Bardhi e quan tė "kobshėm„ dhe ai iu vu punės pėr kėtė vepėr, se, po tė heshtte, i dukej sikur do tė tradhėtonte veten dhe atdheun. Pra , ėshtė ndjenja atdhetare ajo qė e bren pėrbrenda autorin. Por fuqia e mendjes dhe e punės sė tij bėhet mė e madhe kur kjo ndjenjė pėrkon me drejtėsinė e ēėshtjes qė mbron. Bardhi do t'i japė popullit tė vet atė qė i pėrket, duke pasur parasysh mė tepėr tė vėrtetėn se sa atdheun, ashtu sic nuk do t'i lejonte vetes tė rrėmbente njė populli tjetėr atė ēka i pėrket atij. Dashuria e tij pėr atdheun fisnikėrohet aq sa ėshtė e lartė edhe madhėshtore ideja dhe ndjenja e sė vėrtetės "Unė e mora pėrsipėr kėtė barrė, - thotė Bardhi, - jo pėr ndonjė arsye tjetėr, veē qė tė qes para syve tė tu  (lexues) tė vėrtetėn lakuriqe, tė panjollosur, sepse kjo s'ka nevojė tė lyhet e tė stoliset me fjalė tė bukura edhe tė rrema".

Dashuria pėr atdheun, pėr tė vėrtetėn, pėr popullin, pėr historinė dhe heroin e tij, pėr gjuhėn dhe traditat e larta janė idetė themelore qė pėrshkojnė fund e krye veprėn. Mendjemprehtėsia, kultura, horizonti i gjerė dhe aftėsia pėr t'i pėrdorur me mjeshtėri argumentet janė karakteristika dalluese tė veprės dhe tė vetė autorit.
Pėr tė mbrojtur shqiptarėsinė e Skėnderbeut autori niset nga argumente tė sigurta dhe tė shumta historike, pa nėnēmuar gojėdhėnat. Ai zotėron plotėsisht metodėn e shkencės historike tė kohės dhe vlerėson e krahason nė mėnyrė kritike burimet historike. Pėrveē kaq e kaq historianėve nė zė qė sjell si argumente nė mbrojte tė tezės sė vet tė drejtė, Bardhi si njė njohės dhe mbledhės i i traditės gojore popullore, pėr tė vėrtetuar shqiptarėsinė e Skėnderbeut, shfrytėzon me mjeshtėri tė rrallė gojėdhėnat dhe faktin qė emri i Skėnderbeut dhe kujtimi i tij rrojnė tė gjalla nė ndėrgjegjen e popullit.
"Vazhdimisht gjer nė ditėt e sotme, - shkruan autori, - bashkėkohėsit tanė flasin pėr tė dhe kėndojnė me zė tė lartė trimėrinė e tij nėpėr gostitė… dhe e quajnė Skėnderbeun tonė me emrin "Kuēedra e Arbrit", d.m.th. dragoi i Epirit. Dhe sa herė qė shqiptohen kėto fjalė, kuptohet vetėm Skėnderbeu".
Ndjenja patriotike, dashuria pėr popullin dhe vendin e vet, krenaria pėr tė kaluarėn e tij tė lavdishme dhe admirimi pėr heroin qė ēuditi botėn me trimėrinė e tij pėrshkojnė gjithė veprėn. Kėto pėrcaktojnė edhe disa cilėsi tė stilit tė autori , si: patosin e ngritur, frazėn e gjatė dhe tė ngjeshur, gjuhėn e mprehte plot thumba, pėr tė hedhur poshtė fallsifikimet e kundėrshtarit etj. Kėto tipare e bėjnė veprėn jo thjesht njė polemikė historike, por njė libėr me vlera letrare. Njeri me kulturė tė gjerė dhe mendje tė mprehtė, Frang Bardhi, duke vazhduar traditėn e Barletit nė historiografinė shqiptare dhe duke hapur rrugė nė fushėn e leksikograisė e tė gjurmimeve etnografike, me veprėn e tij u bė njė figurė e shquar e kulturės shqiptare tė shekullit XVII.
Identifikuar

·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠· ...Cosa faresti al posto mio, se ogni pensiero fossi io??!!...·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠·
       
http://www.youtube.com/watch?v=y5DzX6foKbQ

http://www.youtube.com/watch?v=SzEKYu4sF4Q&feature=related
Madam Butterfly
SuperGirl!...
Moderator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 15053


Lost inside your love!

Respekt: +7

Profili
« Pergjigju #2 : 08/10/07, 15:03 »
0

Apologjia e Skenderbeut
 
Vepra e dyte e njohur e Bardhit ėshtė "Apologjia e Skėnderbeut", botuar latinisht nė Venedik mė 1636. Titulli i saj i plotė ėshtė: "Gjergj Kastrioti epirotas, i quajtur zakonisht Skėnderbe, princ trim mbi trima dhe i pathyeshem i shqiptareve, u kthehet bashkėatdhetarėve dhe atdheut tė tij prej Frang Bardhit". Vepra nė tė vėrtetė ėshtė njė apologji (mbrojtje) qė i bėn autori Skėnderbeut, si bir dhe hero i popullit shqiptar, prandaj edhe ėshtė quajtur Apologjia e Skėnderbeut. Kėtė vepėr autori e ka shkruar pėr 15 ditė, nė kulmin e zemėrimit, nė rrugė e sipėr, kur po kthehej nė Shqipėri pėr tė hedhur poshtė mendimet e pathemelta tė njė peshkopi boshnjak, qė i mohonte Skėnderbeut prejardhjen shqiptare.

Mė 1631 boshnjaku Tomko Marnavici kishte botuar njė libėrth ku pretendonte se Skėnderbeu nuk ishte me origjinė shqiptare, por boshnjake, madje nga familja e Marnaviēėve. kjo rrethanė i jep veprės njė frymė tė mprehtė polemike dhe njė stil energjik. Kėtė falsifikim Bardhi e quan tė "kobshėm„ dhe ai iu vu punės pėr kėtė vepėr, se, po tė heshtte, i dukej sikur do tė tradhėtonte veten dhe atdheun. Pra , ėshtė ndjenja atdhetare ajo qė e bren pėrbrenda autorin. Por fuqia e mendjes dhe e punės sė tij bėhet mė e madhe kur kjo ndjenjė pėrkon me drejtėsinė e ēėshtjes qė mbron. Bardhi do t'i japė popullit tė vet atė qė i pėrket, duke pasur parasysh mė tepėr tė vėrtetėn se sa atdheun, ashtu sic nuk do t'i lejonte vetes tė rrėmbente njė populli tjetėr atė ēka i pėrket atij. Dashuria e tij pėr atdheun fisnikėrohet aq sa ėshtė e lartė edhe madhėshtore ideja dhe ndjenja e sė vėrtetės "Unė e mora pėrsipėr kėtė barrė, - thotė Bardhi, - jo pėr ndonjė arsye tjetėr, veē qė tė qes para syve tė tu (lexues) tė vėrtetėn lakuriqe, tė panjollosur, sepse kjo s'ka nevojė tė lyhet e tė stoliset me fjalė tė bukura edhe tė rrema".

Dashuria pėr atdheun, pėr tė vėrtetėn, pėr popullin, pėr historinė dhe heroin e tij, pėr gjuhėn dhe traditat e larta janė idetė themelore qė pėrshkojnė fund e krye veprėn. Mendjemprehtėsia, kultura, horizonti i gjerė dhe aftėsia pėr t'i pėrdorur me mjeshtėri argumentet janė karakteristika dalluese tė veprės dhe tė vetė autorit. Pėr tė mbrojtur shqiptarėsinė e Skėnderbeut autori niset nga argumente tė sigurta dhe tė shumta historike, pa nėnēmuar gojėdhėnat. Ai zotėron plotėsisht metodėn e shkencės historike tė kohės dhe vlerėson e krahason nė mėnyrė kritike burimet historike. Pėrveē kaq e kaq historianėve nė zė qė sjell si argumente nė mbrojte tė tezės sė vet tė drejtė, Bardhi si njė njohės dhe mbledhės i i traditės gojore popullore, pėr tė vėrtetuar shqiptarėsinė e Skėnderbeut, shfrytėzon me mjeshtėri tė rrallė gojėdhėnat dhe faktin qė emri i Skėnderbeut dhe kujtimi i tij rrojnė tė gjalla nė ndėrgjegjen e popullit.


"Vazhdimisht gjer nė ditėt e sotme, - shkruan autori, - bashkėkohėsit tanė flasin pėr tė dhe kėndojnė me zė tė lartė trimėrinė e tij nėpėr gostitė… dhe e quajnė Skėnderbeun tonė me emrin "Kuēedra e Arbrit", d.m.th. dragoi i Epirit. Dhe sa herė qė shqiptohen kėto fjalė, kuptohet vetėm Skėnderbeu".

Ndjenja patriotike, dashuria pėr popullin dhe vendin e vet, krenaria pėr tė kaluarėn e tij tė lavdishme dhe admirimi pėr heroin qė ēuditi botėn me trimėrinė e tij pėrshkojnė gjithė veprėn. Kėto pėrcaktojnė edhe disa cilėsi tė stilit tė autori , si: patosin e ngritur, frazėn e gjatė dhe tė ngjeshur, gjuhėn e mprehte plot thumba, pėr tė hedhur poshtė fallsifikimet e kundėrshtarit etj. Kėto tipare e bėjnė veprėn jo thjesht njė polemikė historike, por njė libėr me vlera letrare. Njeri me kulturė tė gjerė dhe mendje tė mprehtė, Frang Bardhi, duke vazhduar traditėn e Barletit nė historiografinė shqiptare dhe duke hapur rrugė nė fushėn e leksikograisė e tė gjurmimeve etnografike, me veprėn e tij u bė njė figurė e shquar e kulturės shqiptare tė shekullit XVII.
 

Parathėnia e Fjalorit tė Frangut tė Bardhė ( 1606 - 1643 )
 
(Fragment)


Tue pasunė ditė e pėrditė, tė dashunitė e mij, mbassi hina ndė Kolexhė, kujtuem(1) me qish(2)
copė librė keshė me ndihmuem mbėnjaanė gjuhėnė tanė, qi po bdaretė e po bastardhohetė saa
maa parė tė ve(3); e maa fort me ndimuem gjithė atyne qi janė nd'urdhėnitė Tinėzot e tė shintesė
kishė katolike, e s'dijnė gjuhėnė latine, paa tė sijėt askush s'munė shėrbenjė si duhetė paa tė madh
error(4) e faj hesaapetė(5), zakonetė ė ēeremoniatė e shintesė kishėsė Romėsė; mė ndy(6) jo pak
mirė me marrė e me nkėthyesė n'gjuhėt cė lėtine mbė gjuhėt t'arbėneshė njė dicionar, qi tjetėr s'ashtė
veēėse nja librė, qi kaa ndė vetėhe saa fjalė e saa emėna janė e gjindenė ndė kėte pjesė shekulli(7)
posikuur me thanė tė nierėzet e tė shtazėvet e ujėnavet e tė malevet e tė fushavet e tė saa tjera
kafshėve(8), qi gjindenė ndėnė qiellt, ende mbė qiellt, posikuur tė Tinėzot, tė engjiet e tė shintėnet...
I silli librė mė pėlqei e m'u duk se kishte me u qenė pėr ndoonja ndimė, ndoonėse tė pakė e tė moritunė(9).

Prashtu, mbassi u daashė Kolexhiet cė Zonjėsė ndė Lurijt e ershė mb'Romė pr'urdhėnit tė Kuvendit Shint(10)
e tė ndriēmit nderueshimit zot upeshkėpit Sadrimėsė, tim ungjė, pr'emėnė Gjeēi i Bardhė(11), fisit sinė e ndoret
sonė, shumė i urtė e i vėjyeshim, i cilli, prej sė dashunit tė Tinėzot e sė shintit Atė Papė Urbanit VIII, ashtė tash
krijuem e baam argjupeshkėpi i Tivarit; e hina nė Kolexhė te janė shkollarėtė, oo ata qi xanė, me vonė
mbasandaj ndėr tė paafeet me ētuem shintenė e tė vėrtetėnė feenė tanė,zunafijll tue kėthyem kėtė dicionaar
mbė gjuhėt tanė, e kėtheva nsi(12) gjithė qish mujta; e mbassi e solla(13), m'u duk i pakė e i vogėlė, prashtu
hina tue kujtuem(14) e shkrova mbe gjuhėt tanė maa parė do tė falunazė(15), qi kanė zakon e banjėnė
t'Arbėneshėtė kuur, sė largu oo s'tė kėtje(16), mb'udhė mpiqenė, tue vumė pėrngjat(17) tyne ende mbė gjuhėt
tė Latinjet; ashtu ende do proverbia oo tė thana, ncė sijashit disa kanė zakon e i thonė Latinjtė e disa Taliantė;
do adverbia ende, e gjithė saa kafshė janė nė kėtė copėzė librė, i vuna fjalė pėr fjalė, e maa parė mbė disa
vuna latinisht, ani(18) pėrngjat oo pėrfundit vuna arbėnisht, e mbė tė tjera vuuna maa parė fjalėnė e rieshtnė
arbėnisht, ani pėrfundit latinisht, ashtu qi ata qi tė fėdigenė(19) e tė duenė mė xanė gjuhėnė latine maa mirė e maa
udob(20) t'u vinjė ...

... Prej Rome, dit ndė maaj 30, ndė vietėtė Krishti 1635. Shėrbėtori i zotėnijsė saaj, unė D.Frangu i Bardhė,
shkollaar ndė Kolexhė tė Shintesė Fee.



Shėnim :

"Parathėnia ..." ėshtė nxjerrė nga origjinali, qė ruhet nė Bibliotekėn Kombėtare. Nė kėtė parathėnie gjejmė disa
te dhėna kryesore mbi jetėn e Bardhit.



Sqarime :

( 1) Kujtuem, sjellur ndėr mend,menduar.
( 2) Qish, ēfarė.
( 3) Saa maa parė tė ve, sa mė shumė shkon koha.
( 4) Error, it. gabim,
( 5) Hesaapetė, tq. konceptet.
( 6) Mėndy, m'u duk.
( 7) Nė kėte pjesė shekulli, nė kėtė pjesė tė botės, nė kėtė vend.
( 8) Kafshėve, sendeve.
( 9) Tė moritunė, tė pakė,tė dobėt.Lurij,(Loreto),qytet nė Itali, ku ishte njė kolegj, me emėr "Kolegji Ilirian", qė
pergadiste priftėrinj e misionarė edhe pėr Shqipėrinė. Punėn pėr fjalorin,B. e filloi duke qenė akoma nxėnės.
(10) Kuvendit Shint, Kuvendi i Propagandės sė Shenjtė, njė si organizatė e Vatikanit pėr propagandėn fetare nė vendet e
ndryshme. Mbasi kreu studimet nė Loreto, B. i vazhdoi ato nė njė seminar tė Propagandės sė Shenjtė ("Propaganda Fide").
(11) Gjeēi i Bardhė, vdiq mė 1647. Familja e Bardhajve duket se ishte njė familje priftėrinjėsh, qė lojtėn rol me rėndėsi nė
kishėn katolike tė vendit tonė, veēanėrisht qė nga pjesa e dytė e shekullit XVI e gjer nė pjesėn e parė tė shekullit XVII.
Daja i Gjeēit, Nikolla, dhe Gjeēi vetė, patėn marrė pjesė nė lėvizjet kryengritėse tė vendit kundėr Turqisė.
(12) Nsi, prej tij.
(13) E solla, s pėrktheva.
(14) Hina tue kujtuem, u vura tė mendoj.
(15) Tė falunazė, pėrdhėndetje.
(16) S'tė kėtje, sė afėrmi.
(17) Pėrgjat, pranė,pėrkrah.
(18) Ani, pastaj.
(19) Fėdigenė, lodhen,pėrpiqen.
(20) Udob, lehtė.


Identifikuar

·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠· ...Cosa faresti al posto mio, se ogni pensiero fossi io??!!...·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠·
       
http://www.youtube.com/watch?v=y5DzX6foKbQ

http://www.youtube.com/watch?v=SzEKYu4sF4Q&feature=related
Madam Butterfly
SuperGirl!...
Moderator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 15053


Lost inside your love!

Respekt: +7

Profili
« Pergjigju #3 : 08/10/07, 15:03 »
0

Marin Barleti - Gjergj Kastrioti
 
Nė bibliografinė I, "Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu" gjejmė materiale tė ndryshme qė lidhen me Skėnderbeun, dhe sidomos me librat e Marin Barletit, i cili ėshtė edhe historiani dhe kronisti mė i saktė i figurės sė heroit kombėtar tė shqiptarėve. Vepra 'Historia de vita et gestis Skanderbegi, epirotarvm principis (1508-10)' (Historia pėr jetėn dhe bėmat e Skėnderbeut, princit tė epirotėve) ėshtė pėrveē 'Rrethimi i Shkodrės' (De Obsidione Scodrensi, 1504) njė prej veprave mbi tė cilėn janė referuar shpeshherė historianėt. Lidhur me autorin, jetėn dhe veprėn e tij, nuk kemi mundur akoma tė grumbullojmė materiale sinjifikative, por nė pritje tė njė kompletimi tė tė dhėnave pėr tė, dhe citimit tė veprave tė tij, qoftė lidhur me veprėn "Rrethimi i Shkodrės" apo vepra tė tjera, po publikojmė kėtu shkrimin "Skėnderbeu" nga vėllimi "Historia e heronjve" tė baronit danez Ludvig Holberg (1684-1754). Ludvig Holberg kujtohet pėr veprat e tij komike e teatrale, por edhe si historian e filozof iluminist. Ėshtė njė personalitet i letrave daneze, shkrimtar danez i lindur nė Norvegji, nė kohėn kur Norvegjia i pėrkiste mbretėrisė sė Danimarkės. Ai e mbyll shkrimin e tij me fjalėt: "Me njė fjalė mund tė thuhet: Skėnderbeu ishte luftėtari, prijėsi dhe njėkohėsisht heroi mė i madh nė histori."

Skėnderbeu - nga Ludvig Holberg
(Pėrshtatur nė shqip prej njė danishteje tė vjetėr nga Arben Ēokaj)

Dikur para pushtimit tė Konstandinopolit dhe rėnies sė principatave lindore, qeveriste nė Epir njė prijės me emrin Gjon Kastrioti, i cili kishte katėr djem, ku mė i riu quhej Gjergj, heroi, jetėn e tė cilit do pėrshkruaj...
Kur Sulltan Murati turk pushtoi thuajse tė gjitha vendet rreth Greqisė, iu desh edhe Gjon Kastriotit tė nėnshtrohej dhe tė japė peng birin e tij Gjergjin sė bashku me vėllezėrit e tij. Murati i bėri ata synet sipas mėnyrės turke dhe Gjergjit i dha menjėherė njė emėr tjetėr, pikėrisht Skėnderbeg, qė do tė thotė Aleksandri i madh, ku tregohet, se ēfarė pėrshtypjeje kishte krijuar ai pėr kėtė epiriot tė ri, dhe ai nuk gaboi. Pasi Gjergji mėsoi nė fėmijėrinė e tij me njė shpejtėsi tė admirueshme shkenca dhe gjuhė tė ndryshme, ēuditėrisht turqisht, arabisht, greqisht, italisht dhe ilirisht; dhe kur erdhi pak mė tepėr nė moshė la tė kuptojė se s'kishte dėshirė mė tė vogėl pėr tė nxėnė ushtrimet ushtarake, kėshtu qė i dha Sulltanit sinjale tė tilla dhe ai e bėri atė menjėherė Sanxhak, qė ka vlerė thuajse tė barabartė me njė Pasha. Nė moshėn 19-vjeēare ai ndoqi luftėn nė Azi, dhe pas njė kohe tė shkurtėr atij iu dha komanda e njė ushtrie; nga ku ai provoi tė tregonte njė guxim e kurajo tė tillė, saqė emri i tij u bė i njohur gjithkund.


Kur ai pas shumė fitoreve u kthye pėrsėri nė Adrianopol, ku ishtė selia e Sulltanit turk, u bė njė dyluftim krenarie nga njė shqiptar, i cili pėr t'i lėnė njerėzit tė shihnin fuqinė dhe burrėrinė e tij, sfidoi njė nga njerėzit e Sulltanit. Por askush s'kishte dėshirė tė kishte tė bėnte me kėtė shqiptar tė egėr, pėrjashto Skėnderbeun, i cili guxoi tė shkonte, dhe me lehtėsi fitoi nė kėtė beteje tė madhe.

...(pas dezertimit tė Skėnderbeut dhe dėshtimit tė osmanėve herė pas here)...

E gjithė bota po ēuditej pėr fuqinė e Turqisė, qė kaq shpesh e kishte tronditur Evropėn dhe Azinė, tė thyhej nga njė provincė e vogėl; njė shembull i ēuditshėm se si cilėsitė dhe zotėsitė e njė njeriu, tė njė vendi tė vetėm mund tė bėnin. Murati e vuri re tani se ēfarė rėndėsie kishte fakti qė Skėnderbeu ishte armiku i tij, ndaj dhe vendosi ta drejtonte luftėn nė njė mėnyrė tjetėr, qė s'e kishte bėrė mė parė, dhe krijoi idenė se nė personin e Skėnderbeut ai kishte tė bėnte me tė gjithė krishtėrimin dhe njėkohėsisht Persinė, nė mėnyrė qė tė mos ishte vetėm e nevojshme tė krijonte njė ushtri tė madhe, por edhe ta drejtonte atė vetė.

... Kur Skėnderbeu ishte pranė vdekjes, shtrirė dhe me temperaturė tė lartė, ndodhi njė sulm i ri turk. U hodh pėrpjetė nga krevati dhe deshi tė armatosej pėrsėri sipas zakonit, por pafuqia s'e la ta bėnte diēka tė tillė, prandaj dhe u shtri nė krevat dhe vdiq pak kohė mė pas. Mund tė thuhet pėr kėtė burrė, se ai ishte heroi mė i madh, dhe askush, as nė historinė e vjetėr dhe as nė atė tė re nuk mund tė krahasohet me tė. Pasi asgjė nuk ėshtė mė e ēuditshme se sa tė shohėsh njė princ tė vogėl me njė grusht njerėzisht tė drejtojė luftėn kundėr dy monarkėve, nga tė cilėt Persia, Egjipti dhe e gjithė Evropa u dridhėn dhe u tmerruan. Ai i shkatėrroi plotėsisht 20 ushtri tė fuqishme, vetė shumicėn e komandantėve dhe luftėtarėve, qė e sfiduan atė, me dorėn e vet. Dhe shkruesit e kohės dėshmojnė, se nė kėto konflikte ai ka vrarė rreth 3000 vetė me shpatėn e tij, gjė qė ėshtė mė shumė se ē'mund tė thuhet pėr ēdo njeri tjetėr mbi tokė.

Zotėsia dhe burrėria e tij u shoqėrua nga mėshira dhe butėsia. Ai kishte njė zell tė veēantė pėr besimin kristian dhe kjo duket nga tė gjithe letrat e tij, se ai i dha vetes titullin: Gjergj Kastrioti, Luftėtari i Krishtit. Historia e tij ėshtė pėrshkruar nga shumė, por e pėrkryer ėshtė historia e njė epirioti, Marin Barletit, nė 13 vėllime, tė cilėt unė i kam ndjekur nga afėr. I njėjti Barlet dėshmon se qėkur turqit e pushtuan atė qytet, ku ai ishte i varrosur, nxorrėn eshtrat e tij nga varri e i ndanė copa-copa dhe i pėrdorėn ato si relike tė shenjta duke i varur rreth qafės e duke kujtuar se fati dhe bekimi do i ndiqte mė pas.
Me njė fjalė mund tė thuhet: Skėnderbeu ishte luftėtari, prijėsi dhe njėkohėsisht heroi mė i madh nė histori.
 
Identifikuar

·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠· ...Cosa faresti al posto mio, se ogni pensiero fossi io??!!...·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠·
       
http://www.youtube.com/watch?v=y5DzX6foKbQ

http://www.youtube.com/watch?v=SzEKYu4sF4Q&feature=related
Madam Butterfly
SuperGirl!...
Moderator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 15053


Lost inside your love!

Respekt: +7

Profili
« Pergjigju #4 : 08/10/07, 15:03 »
0

Pjetėr Bogdani



Pjetėr Bogdani pene e arte nė letersine Shqiptare Lindi me  1625 dhe vdiq me 1689 )
Me rastin e 300-vjetorit tė vdekjes sė Pjetėr Bogdanit, mė 1989, Redaksia e Botimeve e "Rilindjes" nė Prishtinė botoi veprėn e tij "Ēeta e profetėve".

Qė nė hyrje tė analizės sė vepres ceket se duke filluar prej Pal Engjėllit, autorit tė Formulės sė pagėzimit (1462), e deri tek De Rada, Pjetėr Bogdani zė njė vend qendror nė gjithė letėrsinė shqiptare, sidomos si prozator i madh, e njėherėsh si poet, filozof, shkencėtar, teolog, etj. Eqrem Ēabej e vlerėson si njė stilist tė rrallė, i cili arriti nivelin e lartė tė pėrsosshmėrisė gjuhėsore dhe artistike

.
Aty ceket edhe se vepra nė fjalė e P. Bogdanit ėshtė vlerėsuar si njė nga "kryeveprat e letėrsisė shqiptare" dhe se vlerat e larta filozofike (teologjike) dhe artistikoletrare tė saj imponuan qė vepra tė botohet nė qendrėn mė tė njohur tė Rilindjes evropiane, nė Padovė. Vepra gjeti interesim edhe tek lexuesit jashtė gjuhės shqipe, sidomos nė Itali. Nė Palermo tė Italisė, tek arbėreshėt, shėrbente si libėr shkollor, e po ashtu ceket se edhe gramatika e parė e botuar nė gjuhėn shqipe qe mbėshtetur nė alfabetin e Bogdanit, ngase ai ishte mė i pėrsosur se i Budit dhe i Bardhit. Pra, pėrmes fjalorit dhe Gramatikės, qė nė njė mėnyrė u hartua mbi bazė tė veprės sė P. Bogdanit, u vu.nė themelet pėr mėsimin e gjuhės shqipe.


Kėtė vepėr tė madhe, tė njeriut tė madh, sipas A. Stratikoit, duhet marrė si objekt tė denjė pėr studime tė mėdha jo vetėm shqiptarėt, por edhe dijetarėt e kombeve tė tjera. Mijatoviqi, p.sh., mahnitet me pasurinė e detajeve dhe qartėsinė e veprės dhe i duket gati e pabesueshme qė njė vepėr e tillė tė ketė mundur tė shkruhet nė shek. xvn, gjė qė, siē e thotė ai, tregon pasurinė e gjuhės shqipe, pasi ka mundur te thuhen shqip gjithė ato tema abstrakte qė thuhen edhe italisht.


Mijatoviqit dhe mund t'i duket e pabesueshme, kurse ne pėr njė ēast edhe mund tė krenohemi me kėtė thėnie tė tij, por kur tė kujtohemi se ne kemi prejardhje shumė tė hershme dhe traditė mijėravjeēare, si pasardhės tė popullit tė lashtė ilir, atėherė thėnia e Mijatoviqit mė tepėr na tingėllon si njė ironi e idhėt sesa njė befasi jona e kėndshme me tė cilėn e kėnaqim mikun. Fundi i fundit kultura 2000-vjeēare, e cila pretendohet se na takon, nuk do tė duhej tė linte hapėsirė pėr t'u befasuar miku Mijatoviq. Por, ne dimė qė tė gėzohemi si fėmija kur mendojmė se dikush ėshtė duke na lavduar.


Sa u pėrket tė dhėnave jetėsore pėr Bogdanin, aty thuhet se pas kryerjes sė shkollimit fillor dhe tė mesėm, si dhe pas pėrfundimit tė studimeve nė Loreto apo Padovė, ai u shugurua prift, e pastaj sėrish shkoi nė Itali pėr studime tė Farta nė teologji dhe filozofi, por talii nė Romė, ku edhe doktoroi. Me t'u kthyer punoi si ipeshkėv i Shkodrės 21 vjet dhe kishte nėn mbikėqyrje edhe argjipeshkvinė e Tivarit.
Gjatė udhėheqjes sė tij me selinė e Shkupit shkroi dhe botoi "Ēetėn e profetėve". Po ashtu thuhet se ishte kundėrshtar i rreptė i turqve dhe i metodave tė tyre qė pėrdornin kundėr popujve tė shtypur, sidomos kundėr klerikėve, dhe se nė bazė tė marrėdhėnieve qė kishte me Romėn dhe Vjenėn, angazhohej pėr njė kryengritje gjithėpopullore. Ai personalisht e kishte pritur komandantin e ushtrisė austriake dhe e kishte pėrcjellė gjer nė Prizren, ku gjenerali sėmuret nga murtaja, vdes dhe varrosetnė nė njė kishė nė Prizren. Pas njė viti, mė 6 dhjetor 1689 nga e njėjta sėmundje vdes nė Prishtinė edhe P. Bogdani.
I nipi i P. Bogdanit, Gjergj Bogdani, mė 20 dhjetor 1689 pėrmes njė letre dėrguar nė Romė bėn me dije se trupin e P. Bogdanit, arqipeshkėvl, turqit e kishin nxjerrė nga varri dhe ua kishin hedhur qenve nė tregun e Prishtinės. Kjo ėshtė pak a shumė historia jetėsore e cila na jepet pėr Bogdanin.


Sa i pėrket historisė sė krijimit tė veprės, aty ceket se ajo fillon prej 25.6.1675, kur ai me njė leter dėrguar Kuvendit tė Propagandės kėrkon pėr t'ia shtypur veprėn. Megjithatė, thuhet aty, vepra iu shtyp nė Padovė, tek mė 1685, pasi qė e kishte pėrkthyer edhe nė italishte dhe pranuar qė tė shkruhet posi njė fjalor nė dy shtylla italisht e shqip, ēka u prit mirė edhe tek lexuesit italianė, e qė bėri qė ajo tė botohet edhe nė dy botime tė njėpasnjėshme (1691, 1702).
Botimit tė parė tė veprės i paraprijnė 23 parathėnie dhe pėrkushtime tė autorėve tė ndryshėm nė gjuhėn shqipe, italiane dhe serbokroate, cka thuhet se ishte njė dukuri e rrallė e kohės dhe paraqet pėrkrahjen nga personalitete tė ndryshme tė vlerės sė madhe tė veprės dhe respektin ndaj autorit.


Edhe Bogdani, thuhet aty, i shkroi tri parathėnie, nė tė cilat paraqet motivet kryesore qė e frymėzuan qė tė shkruante veprėn, idealet e larta njerėzore dhe patriotike, ngase "po dergjet atdheu nė robėri tė errėt, i verbuar me dy palė mjegulla tė zeza mbi faqe, qėjanė mėkati dhe mosdija".
Nė letrėn "lexuesit tė nderuar" thotė: "Nuk shkrova pėr lavdin tim, por pėr dobi tė shenjtės fe".
Shtatėmbėdhjetė pėrkushtimet dhe tekstet e tjera ngrisin lart fytyrėn e Bogdanit dhe veprėn e tij, ngase patriotizmi dhe humanizmi i Bogdanit dhe i veprės, si dhe pėrcaktimi i tij nė luftė konsekuente kundėr turqve dhe angazhimi i tij organizativ pėr rezistencė, siē thuhet, i paska frymėzuar kėta poetė qė ta krahasojnė me Skėnderbeun dhe epopenė e tij tė lavdishme.


Pėr t'u vėrejtur mė mirė madhėshtia e Bogdanit, fillohet tė numėrohen gjuhėt tė cilat i ka njohur ai e qė ishin: italishtja, latinishtja, greqishtja (e vjetėr), serbokroatishtja, turqishtja, si dhe (pėr nevojat e biblikumit) hebraishtja, arabishtja, armenishtja dhe sanskritishtja dhe jepet pėr t'u kuptuar se ndoshta e njihte edhe frėngjishten dhe gjermanishten.
Nė fund, si pėrfundim i qėndrimit kritik pėr veprėn "Ēeta e profetėve" qėndron:


"Vetėm vetėdija dhe besimi i thellė nė forcėn e gjuhės shqipe, kėtė intelektual dhe patriot tė madh e shtyri tė shkruajė njė vepėr kaq tė madhe. Nė personalitetin e tij duhet parė gjeniun nė punėn e tij: shkriu dijen e kohės sė pėrparuar, artin e vet e vuri nė mbrojtjen e idealeve tė veta, duke ia kushtuar nė radhė tė parė kombit.
Prej vlerave tė shumta shencore dhe artstiko-letrare tė veprės sė P. Bogdanit dallohet trajtimi dhe vendosja e drejtė e ēėshtjeve etnopsikologjike dhe historike, pasuria e madhe gjuhėsore nė shtjellimin e lėndės nė prozėn shkencore, humanizmi i lartė nė paraqitjen e realitetit tė kohės, filozofia, intelekti i rrallė letrar, etj.
Ai hapi shtigje dinjitoze kah vlerat evropiane, ēka shihet nė idenė pėr lėvizjen ballkanike, pėr liri kombėtare dhe shpirtėrore.


I. Rugova shkruan: "Kjo vepėr, thėnė metaforisht, ashtu si e thotė Bogdani pėr parimin e tij filozofik, Zotin, ėshtė njė krua i gjallė, ku mendja dhe shpirti ynė do tė gjejė kėnaqėsi dhe shqetėsim intelektual, ku shumėkush mund tė marrė ujė, e s'do tė shteret lehtė".
Arti i tė shkruarit dhe ligjėrimit qė mishėrohet nė vepėr si tregues i nivelit tė kulturės dhe zhvillimit intelektual tė tij dhe angazhimi dinjitoz si prijės dhe tribun popullor e ngrisin lart veprėn e tij madhore, tė lindur nė gurrat e njė humanizmi tė thellė, duke i treguar popullit rrugėn e zhvillimit tė lirė e tė pavarur, andej kah bota e pėrparuar."


KREU I PARĖ

 Ishte kjo pra, shkurtimisht, reklama ne ngjyra qė i bėhet veprės "Ēeta e profetėve" tė shkruar para mė se 300 vjetėsh nga Pjetėr Bogdani.
Me reklamėn e kritikės bashkėkohore cilido lexues do tė pajtohej nė tėrėsi, me njė tė vetmin kusht: qė vetė veprėn tė mos e lexojė fare.
Mirėpo lexuesi ynė, i shtyrė nga njė patriotizėm qė ia pėrvėlon shpirtin, e pse jo ndoshta edhe i nxitur nga krimbi i kėrshėrisė, atij mbreti tė dijes, ka mundėsi, e sigurisht se edhe do tė pajtohet nė tėrėsi me analizėn e bėrė nga aspekti letrar-historik dhe gjuhėsor nė pėrgjithėsi, kurse nga aspekti filozofiko-historik, e pse jo edhe humanist dhe njerėzor, po ta lexojė veprėn, do tė hasė nė njė konfuzion tė thellė dhe nė njė mospajtim total nė mes tė reklamės sė ylbertė, e cila i bėhet veprės, dhe poshtėrsive tė cilat i has nė vetė veprėn.
Pluhuri i filozofisė sė hirit tek Boodani, doktor filozofie dhe teologjie, nuk shkėlqen fare si na servohet me dhunė nga bashkėmendimtarėt e tij dhe interesxhinjtė e tjerė.
Qė nė fillim dėshirojmė tė cekim se Bogdanit ia pranojmė tė drejtėn qė ta mbrojė besimin e tij, fenė e krishterė, me argumente dhe fakte. Mirėpo, nuk do t'ia pranojmė tė drejtėn as Bogdanit e as tė tjerėve qė atėherė kur tezat e tij janė tė tejdukshme, kundėrthėnėse dhe jobindėse, qė tė drejtėn e tij rnbi tė vėrtetėn tė provojė ta realizojė pėrmes fyerjeve tė pashembullta tė kundėrshtarit ideologjik, besimit islam, pa le tė jenė ato edhe fyerje prej "humanisti".
Qėndrimi i I. Rugovės se vepra ėshtė njė krua ku mendja dhe shpirti ynė do tė gjejė kėnaqėsi dhe shqetėsim intelektual, po tė mos kishte nė vete atė vrerin e hipokrizisė, do tė tė bėnte pėr t'u qeshur. Mbase Rugova kur e ka thėnė kėtė ka menduar nė ateistė, tė cilėt veprėn e kanė marrė pėr njė pėrrallė tė bukur tė gjuhės shqipe tė cilės, kuptohet, nuki besojnė, pore lexojnėnga arsyeja se ėshtė njė vepėr e vjetėr e shkruar nė gjuhėn shqipe. Me kėtė rast, si duket, Rugova e kishte harruar popullin e vet shumicė tė konfesionit islam. Ai sikur ėshtė i tascinuar me germat dhe shprehjet qė i pėrdor Bogdani, ngase janė tė shkruara shqip, dhe nuk i ėshtė me rėndėsi se ēka krejt pėrmban fjalia nė vete. E fjalia, qoftė edhe shqip e shkruar, mund tė shprehė njė tė pavėrtetė, por edhe mundet qė tė lėndojė nė shpirt.
Konstatimi i tij pėr shqetėsim intelektuai ėshtė i vėrtetė dhe real, por pėr kėnaqėsi do tė duhej pyetur 90 pėrqindėshin e popullit shqiptar! Kemi bindjen se askush nuk do tė ndiente kėnaqėsi po qe se fyhet, qoftė edhe nė gjuhėn e tij amtare, pra nė gjuhėn shqipe, siē kemi tė bėjmė me kėtė rast.
Letra e P. Bogdanit dėrguar patronit tė tij Barbadik, nga aspekti letrar vėrtet ėshtė e shkruar bukur dhe e vetmja gjė qė i pengon krenarlsė sė njohur shqiptare ėshtė lajkatimi i tepėrt i Bogdanit qė i bėn atij. Mbase koha do tė ketė kėrkuar ashtu.
Nė "Tė primit pėrpara letrarit " Bogdani thotė:
"Ku lulėzojnė shkencėtarėt, letrarėt dhe dija, lulėzon e mira". "E duke qenė dheu i Arbėrit nė mesin e tė parėve, nuk mund tė qėndroj nė hiri tė Tinėzot, e as nuk mund tė shelbohet pa pasur kush ta ndriēoi nė dije e nė fe, ngase fej a fitohet nga tė dėgjuarit". Pra, tė dėgjuarit i nevojitet qė tė ndriēojė besimin e krishterė, i cili ėshtė nė vend tė parė, kurse patriotizrni nuk duket, porse kuptohet, ngase feja pa njerėz nuk ėshtė fe. Pra, patriotizmi tek Bogdani paraqitet tek pas fesė.
Qėllimit kryesor tė Bogdanit, propagandimit tė fesė sė krishterė, si besirn i vetėrn idea dhe i drejtė sikur i shmangen me qėllim analitikėt e kohės sone, me ēka autorit tė "ēetės sė profetėve" i bėhet e padrejtė. Ai parathėnien - "lexuesit tė nderuar" - e pėrfundon kėto fjalė : "Ta kesh me dije se unė shkrova per njerėz tė padijshėm, pra pėr dobi tė shenjtės fe, e jo pėr lavdin tim", e as pėr patriotizėm, do tė thoshin gojėkėqinjėt, kurse, ne qetė konstatojmė: - feja i ishte nė vend tė parė, pastaj kombi. Themi kėshtu dhe plotėsisht pajtohemi me kėtė rradhutje tė gjėrave primare siē bėn edhe Bogdani.
Kur therni kėshtu, mendjen e kemi tek fakti se fej a si mishėrim i sė vėrtetės, mirėsisė dhe drejtėsisė pėr tė gjithė njerėzimin, e cila e mėson njeriun pėr vetveten e tij, prejardhjen dhe qėllimin e ekzistencės, duke i caktuar njėherit rrugėt mė tė mira tė zhvillimit tė tij individual dhe shoqėror, e fisnikėror dhe pėrparon moralisht njeriun si personalitet dhe njerėzimin nė tėrėsi pa kufizime kombėtare. Feja, si mėsim mbi tė vėrtetėn dhe vetė e vėrteta janė sinonim i sė mirės dhe tė drejtės, kurse pėr kombin kjo nuk mund tė thuhet, ngase kombi nė vete pėrmban ēdo gjė.
Tė jesh i pastėr dhe i vėrtetė nė besim fetar tė drejtė, do tė thotė qė tė integrosh nė vete tė gjitha virtytet njerezore nga tė cilat kanė dobi tė gjithė, edhe kombi. Kjo nuk do tė mund tė thuhet pėr kombin, ngase pjesėtarė i njė kombi ėshtė edhe i ndershmi e edhe i pandershmi, hajni dhe mirėbėrėsi, vrasėsi dhe... cilijo? Kombit i takojnė edhe tė mirėt e edhe tė kėqijtė, patrioti i vėrtetė sė bashku me tradhtarėt dhe faqezinjtė. Kombi nuk ėshtė dhe nuk mund tė jetė dėshmi e sė mirės, e as e sė keqes. Aty edhe pjesėtari mė i ndershėm i tij mund tė jetė i pandershėm ndaj pjesėtarit mė tė ndershėm tė kombit tjetėr, ngase vetėdija kombėtare i dikton qė tė anojė ne dobi tė bashkėkombasit vrasės, e nė dėm tė njeriut tė ndershėm tė kombit tė huaj. Bindja dhe besimi i vėrtetė fetar kėtė nuk do ta bėnte dhe besimtari gjithherė do ta pėrkrahte tė vėrtetėn dhe drejtėsinė, njeriun si qenie e jo si komb, cka besojmė se paraqet njė shkallė mė tė lartė tė moralit nj'erėzor, sesa mund tė jetė morali kombėtar.
Dhe kėshtu, derisa Bogdani shkruan, siē thotė vetė "pėr dobi tė shenjtės fe", meritorėt tanė ia dėgjojnė me vėmendje vetėm tė rrahurit Mieshtėror tė ēekanit me germat e pėrdorura, shprehjet dhe presjet, pa e shikuar fare godinėn tė cilėn e ndėrton ai, thuajse Bogdani shkruan pėr hir tė muzikės qė lėshon tingėllima e ēekanit! Kjo ėshtė njė padrejtėsi e madhe ndaj tribunit tė popullit, i cili tenton te renovojė godinėn e vjetruar tė krishtėrimit, e cila po i shembej ēdo herė e mė tepėr para syve tė tij tė mjegulluar.
I bindur se populli kishte nevojė pėr atė godinėl, ai i pėrvishet punės pėr renovimin e sai. Ky ishte qėllimi parėsor i tij, kurse mjetet e punės, germat dhe fjalėt, presjet dhe pikat etj. i paraqiten vetėm si domosdoshmėri pėr kryerjen e punės, madje me moton: sa mė tė mira mjetet dhe veglat e punės, puna mė e lehtė dhe mė e efektshme.
Kaq sa i pėrket Bogdanit patriot, qėllimi i tė cilit, pra, ishte ngritja e vetėdijes sė popullit tė tij tė paarsimuar dhe tė prapambetur prej kohėsh pėr nevojėn dhe arsyen e besimit nė Tinėzot, pikėfillimin dhe pėrfundimin e ēdo gjėje. Ai kėtė popull, i cili sipas bindjes sė tij kishte mė sė tepėrmi nevojė, dėshiron qė ta edukojė sipas besimit fetar tė krishterė, nė mėnyrė qė edhe ai tė fitojė dije dhe tė fisnikėrohet moralisāt Pėr t'i bėrė kėtė tė mirė kombit, ai shkroi shqip, nė tė vetmen gjuhė tė kuptueshme pėr shumcėn dėrrmuese tė popullatės dhe ē'ėshtė e vėrteta, shkroi nė kėtė gjuhė mė bukur se paraardhėsit e tij, pėr ēka gjithėsesi edhe duhet t'i shprehim mirėnjohjen tonė.
Por, meqenėse ai nuk shkroi shqip vetėm sa pėr tė shkruar, por shkroi me qėllim tė caktuar: - propagandimi i besimit tė caktuar fetar, ne duhet bėrė analizėn e mėnyrės sė shtjellimit filozofik tė qėllimit, gjegjėsisht idesė sė tij, dhe vetėm pastaj do tė na ishte mė e qartė madhėsia apo vogėlsia bogdaniane si filozof dhe teolog.
Ėshtė pėr keqardhje dhe mashtruese deviza sipas sė cilės veprojnė shumica e intelektualėve tanė, e cila gjithherė kėrkon, pa pėrjashtim, qė tė gjendet njė veti e mirė nė popull, sado e vogėl tė jetė ajo, dhe pastaj tė zmadhohet me mijėra herė, tė zbukurohet gjerė ne fascinim, aq sa fillojnė tė tė mirren mendtė nga madhėshtia kombėtare. Kėshtu, studiuesi i vogėl mund tė fitojė epitetin doktor i madh, kurse guximtari i rrallė i vėrejtjeve dhe pikėtimeve tė vetive negative nė popull shpallet hiē mė pak se tradhtar. Kėto janė ato shkėlqimet momentale qė sillen rrotull mbi mjerimin e popuilit tonė, pa dijetarė dhe me pėrplot doktorė shkencash, shkėlqime mashtruese tė drejtimit tė gabuar nė edukim, tėrė bardhėsi tė qelqtė falso, e cila thyhet pėr tė parėn mundėsi tė pėrvetėsimit tė pandershėm material.




Identifikuar

·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠· ...Cosa faresti al posto mio, se ogni pensiero fossi io??!!...·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠·
       
http://www.youtube.com/watch?v=y5DzX6foKbQ

http://www.youtube.com/watch?v=SzEKYu4sF4Q&feature=related
Madam Butterfly
SuperGirl!...
Moderator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 15053


Lost inside your love!

Respekt: +7

Profili
« Pergjigju #5 : 08/10/07, 15:03 »
0

KREU I DYTĖ

Kur Bogdani shkroi nė "Ēetėn e profetėve" (shk 1, ligj. 1, par. 2) se - nuk giendet njeti nė botė aq shtazarak qė do tė thoshte se nuk ekziston Hyji, - ai nuk pandehte se mu nė gjirin e popullit tė tij do tė gjenden njerėz tė tillė, tė cilėt si tė ditur qė shtihen, me shembullin e tyre personal i bien moh kėtij konstatimi dhe njėherit vėrtetojnė pikėn apo paragrafin e shtatė tė kėsaj ligjėrate, gjegjėsisht profecinė aktuale tė profetit David:
"Detisa njetiu qe me nder, nuk u muar vesh, mi're"po kur u barazua me shtazėl e padittira, atyre u pėrngiait". (Psalmi 40)
A s'ėshtė e vėrtetė se edhe shkenca jonė, e cila prejardhjen e njeriut e nxjerr mga teoria darviniane, nuk kėrkon asgjė tjetėr pėrveē njė barazimi tė tillė!
Nė tėrė ligjėratėn e parė tė shkallės sė parė teologjia dhe filozofia e Bogdanit qėndrojnė nė lidhje tė fortė kohezioni, duke e mbėshtetur njėra-tjetrėn pėr mrekulli. Mirėpo, me kalimin nė ligjėratėn e dytė, ku Bogdani dėshiron qė nė mėnyrė filozofike tė dokumentojė "si ėshtė njė Hyj nė tri veta", gjėrat komplikohen dhe ngatėrrohen aq tepėr sa ajo qė thuhet me njė rast si konkludim i prerė, nė rreshtin pasues shkatėrrohet me tėrė vullgaritetin e njė sharlatani, ēka filozofisė sė "hollė" tė Bogdanit ijep ngjyrėn e nj'ė filozofie mjeruese.
Bogdani filozof shumė shpejt e harron thėnien e tij, tė cilėn e kishte cekur nė shkallėn 1 dhe ligjėratėn 1, paragrafi 21, ku kishte pėrfunduar:
"Hyji i pakufishėm dhe i pėrsosur ėshtė larg ktijesave, qė kanė zėnė fļll dire janė tė sosura, nuk mund tė jepet ndonjė pėrjetėsim nė mes tė Hyjit dhe njetiut."
dhe e cek shėn Augustinin:
Marrim vesh aq sa mundemi, kur nuk mundemi besojmė, dhe vetminė, si ligj njerėzor qė tė bėn pėrtac, tė sillesh posi kafshė e pa tė mirė, sic thotė Bogdani, e aplikon edhe nė spjegimin e Hyjit tė tij, me ēka faktikisht vendos njėfarė pėrjetėsimi. Ata tė pafetė, siē i quan ai besimtarėt e tesė islame, patėn aq besim dhe fe sa qė kurrė nuk u kujtuan qė ta bėjnė njė krahasim tė tillė tė marrė dhe njėherit ofendues.
A ndej nga lind ideja, vazhdon Bogdani, i thonė i Ati, e ideja qė lindel i thonė i Biri. I ati, duke u sodittir giithherė nė qenien e vet prodhon idenė e vet, te birin, posi njetiut tė cilit, duke u sodittit pa ndėrpretė nė pasqyrė, pandėrprerė edh e i prodhohet pamja e tij, gjegjėsisht vetvetja.
Sė pari, njė soditje e tillė e pandėrprerė do tė ishte monotone edhe pėr vetė Hyj in dhe, sė dyti, me atė soditje apo prodhim tė vetvetes si nė pasqyrė, do tė prodhohej pamja e jo edhe vetvetja, do tė reprodukohet njė emitim jo i gjallė i asaj vehtjeje hyjnore, njė si hije e vdekur e qenies se gjallė ekzistuese. Megjithatė, slē do tė shihet mė vaine, Bogdani me cdo kusht tenton qė kėtė tezė mbi trininė ta mbrojė me tė gjitha mjetet e mundshme, duke pėrdorur edhe shprehje tė cilat nuk i takojnė fare kulturės sė njė shkencėtari tė mirėfilltė, siē tenton ndokush ta quajė Bogdanin. Aq mė tepėr na bėn pėr t'u qeshur mendimi qė dikush, duke reprodukuar pamjen e vet nė pasqyrė asaj pamjeje t'i thoshte: biri ose bija ime!
"Birėria nuk qėndron ashtu se njė send lind prej tjetrit, por duke lindur nė shėmbėlltyrėn e atit prej tė cilit lind",
thotė Bo dani, dhe sqaron:
"Lisaave nuk u thonė bijtė e dheut, porfryt i dheut, sepse nukjanė nė ngjashmėri me dheun".
Konfuzion i qėllimtė apo gabim i doktorit tė filozofisė? Me ē'arsye, meqenėse njė send lindka nė shėmbėlltyrėn e tė atit, ai e merr dheun pėr atė tė lisit, e jo lisin atė dhe farėn e tij? Ėshtė e vėrtetė dhe cdo kush pajtohet se lisi nuk ėshtė nė ngjashmėri me dheun, por problemi as qė mund tė shtrohet nė kėtė mėnyrė, pėrveē nėse nuk dėshirohet qė tė qitet fall. Edhe po tė merrej si shembull i atėrisė lisi, prapėseprapė nuk do tė thuhej: lisi i biri i lisit, ngase atėria dhe bijėria janė shprehje tė cilat sidomos kanė kuptim nėse pėrdoren si shprehje cilėsimi tek njerėzimi si qenie e botės sė gjallė organikel, e mė pak nė botėn shtazore dhe aspak nė atė bimore.
Mendja, sipas mėsimit tė krishterė dhe shpjegimit filozofik tė Bogdanit, ėshtė Hyji, kurse ideja e mendjes, qė ėshtė e ngjashme me mendjen, ėshtė i Biri. Shpirti i shenjtė nuk ėshtė nė gjasim me ta, por sipas vullnetit njedh prej tė dyve, andaj edhe quhet jo i biti, por shpirti i shenjtė.
Pra, vazhdon Bogdani, detyrohemi tė rrėfejmė se Hyji ėshtė nė tri veta e njė nė natyrė, sikur rrota e diellit, rrezja qė lind prej saj dhe tė nxehtėt qė njedh prej tė dyjave. Rrota e diellit ėshtė diell, rrezja qė lind prej tij ėshtė diell, e tė nxehtėt qė rrjedh prej tė dyjave ėshtė diell, ashtupra s'janė tre shpirtra, as tre diej, por njė shpit i vetėm dhe njė diell i vetėm.
Nė kėto tri veta asnjėra nuk ėshtė e para apo e fundit, mė i madh apo me i vogėl, por tė tre nė vte janė tė njėmendtė dhe tė amshueshėm.
Duke u mbėshtetur nė kėtė rezonim tė Bogdanit, lehtė del tė kuptohet se qenia e cila e reprodukon painjen e vet duke e soditur si nė pasqyrė ėshtė e njėjtė me pamjen e reprodukuar dhe dashurinė qė e lidh qenien me vetė pamjen e saj, dhe se asnjėra s'ėshtė as e para as e fundit, ēka rrjedhimisht le tė kuptohet se nga pamja mund tė reprodukohet qenia, qė s'ka fare logjikė, si dhe qė nga dashuria mes qenies dhe pamjes tė lindin qė tė dyja - qenia dhe reprodukimi i pamjes sė saj, gjė qė po ashtu nuk mund tė qėndrojė. S'ka qenie - s'ka as reprodukim. Nga pasqyra e zbrazėt nuk mund tė prodhohet qenia, kurse pėr t'u reprodukuar reprodukimi i pamjes sė qenies nė pasqyrė, duhet sė pari tė ekzistojė qenia, ndryshe nuk mund tė ketė reprodukim. Kjo madje i ėshtė e njohur ēdo laiku. Po ashtu edhe dashuri nė vete, pa qenie, nuk mund tė ketė. Prandaj edhe qėndrimi filozolik se kėtu nuk kemi tė parė as tė mbramė nuk qėndron. I pari gjithmonė duhet tė ekzistojė, nė mėnyrė qė tė tjerėt tė mund tė rriedhin prej tij.
Nevoja mbi ekzistimin e tė parit shihet shumė mirė edhe tek Bogdani gjatė shtjellimit tė ligjeratės sė parė nė shkallėn e parė, atėherė kur Hyji ishte nė vete, por me kalimin nė ligjėratėn e dytė, kur tentohet tė shpjegohet ajo qė edhe nuk mund tė shhjegohet, si ėshtė njė Hyj nė tri veta, atėherė i humbet filli logjikės, e me kėtė edhe mundėsia pėr ta gjetur tė vėrtetėn.
Thėnia e Platonit, tė cilėn Bogdani e apostrofon nė fund tė kėsaj ligjėrate. pėr tė sforcuar qėndrimin e vet teologjiko-filozofik mbi treshin hyjnor, po ashtu nuk qėndron.
Platoni tha, cek Bogdani:
"Njoha njėrin qė bėti tė gjitha gjėrat dhe tjetrin, nga i cili u bėnė tė gjitha gjėrat", me ē'rast mendon nė tė Atin dhe nė tė Birin, kurse shprehja - njė qė bėri - ka tė bėjė me idenė si qenie, kurse - nga i cili u bėnė - shpreh materien e nėnshtruar vullnetit tė idesė dhe ndėrrimit tė formes se saj.
Se ideja nė filozofinė platonike ėshtė primare, kurse materia shprehet si domosdoshmėri e dorės sė dytė, Bogdani e ka ditur. Mirėpo, duke dashur diē krejt tjetėr, ai thėnien e Platonit e pėrdor dhelpėrisht nė atė mėnyrė sa lė mundėsinė pėr t'u kuptuar se qysh Platoni paska vertetuar pėr Atin dhe tė Birin. Kėtė e kanė ditur edhe papėt, kardinalėt dhe tėrė ajo botė e pėrparuar sipas teneqerrahjes sė inteligjencisė sonė, por heshtėn, siē thotė Ahmed Deedati, si minjtė e kishave. Dhe si tė mos heshtin kur ai pėrparim i tyre nuk u mundėsonte qė nė mėnyrė bindėse ta dėshmojė tezėn e marrė teologjike mbi trininė.
Megjithatė, siē do tė na njoftojė mė vonė I. Rugova, libri nuk mori vizėn pėr botim, por u botua pas njė vargu dredhish tė ndėrmarra nga tribuni ynė. Gėnjeshtrat, mashtrimet, poshtėrsitė, si dhe falsifikimet e Bogdanit humanist, tani e tutje nuk do tė kenė tė ndalur.


KREU I TRETĖ

Falsifikimi i shkrimit shenjtė - T r i n i a
Gjeneza (kreu 1): "Ta bėjmė njetiun sipas gjasimit dhe shėmbėlltyrės sonė", - Hyji, pėr tė kallėzuat- shoqėrinė e tre vetave, thotė bėjmė e jo bėj, shėmbėlltyrėn tonė e jo timen. - Kėshtu e komenton fjalinė Bogdani, dhe pėr ata qė mund tė dyshojnė, me nguti vazhdon: Ky interpretim pėr fenė deklarohet nga Kuvendi i Sirmiensit nė kreun 14; "Nėse thotė dikush, meqė ėshtė shkruat-, tė bėjmė njeriun etj., se nuk i flet i ati tė birit, por se ai i flet vetvetes, qoftė mallkuar, lidhui, e mbajtur."
Ē't'i thuhet kėsaj klithjeje dėshpėruese tė tė paaftit, i cili duke mos pasur aftėsi pėr tė rezistuar me fakte, kėrkon bindje tė pakushtimtė, symbyllazi dhe me duar tė lidhura pėrtndryshe tė bjer mallkimi… !
Ēfarė besimi mund tė jetė ky dhe ēfarė filozofie ėshtė kjo, kur tė gjitha degėt dhe pipat e arsyes sė shėndoshė tė trungut fetar i shkurton njėanshėm dhe me mallkim tenton qė tė mbrojė "bukurinė" e cungut tė ngurtė fetar? Nė qoftė se pranohet ky besim dhe kjo filozofi, e cila e pėrjashton arsyen e logjikės sė shėndoshė, atėherė feja e krishterė do t'i pėrngjante njė kėshillimoreje pėr memecė, tė cilėt nuk guxojnė tė flasin as tė mendojnė, por tė cilėt kanė vetėm njė detyrė: qė tė binden dhe tė mos nxėnė kurrė nė gojė fjalėn logjikė, e cila ėshtė mėkatare sa edhe vetė djalli dhe e cila ėshtė e pėrjashtuar nga fjalori kristian!
Kreun 18 tė Gjenezės: - "Iu paraqit Zoti ynė Abrahamil dhe iu dukėn afėr tij tre veta, tė cilat ai i adhuroi deli nė tokė ditke thėnė, 0 Zot, nėse gieta hir nė sytė e tu" etj, Bogdani e komenton nė atė mėnyrė qė Zotynė, thotė, ėshtė nė tre veta njaj Hyj i vetėm, prandaj abrahami atyre tre vetvie u thotė "O Zot", dhe i adhuron pėr njė tė vetmin Hyj. Vetėmse Bogdani i mirė, kėtu, nuk na e sqaron se cilit nga ata tre veta Abrahami iu drejtua me "O Zot ... ", pasi qė ata tre veta do tė duhej qenė njė i vetmi Hyj, por me pamje tė njėjtė tė tre vetave. Iu drejtua Atit, Birit apo Shpirtit tė shenjtė? Natyrisht se pėrgjigjja e saktė do tė ishte: Asnjėrit! Asnjėrit nga ata tė tre, por vetėm Zotit tė vėrtetė, i cili edhe pse me pamje nuk ishte prezent, Abrahami Atij iu falėnderua pėr mysafirėt e ardhur dhe atij i drejtohet me "O Zot", po sikur ne nė raste tė ndryshme falėnderimi gjatė bisedės me bashkėbisedues themi - "O Zot shyqyr", etj., por me atė rast nuk e titullojmė bashkėbiseduesin. Ose, nė raste tė dėshpėrimit kur bashkėbiseduesit apo grumbullit tė njerėzve i thuhet: "O Zot, po ē'po bėhet kėshtu?!"
Me kėtė nuk do tė thotė se ne i jemi drejtuar cilitdo nga ata, duke e titulluar dhe njohur pėr Zot. Prandaj Abrahami nuk iu drejtua asnjėrit nga ata tre vetat me thirrjen "O Zot, nėse gjeta hir nė sytė e tu" etj., por si mikpritės qė ishte dhe i pėrmalluar pėr mysafirė, ai falėnderoi Zotin pėr mirėsinė qė pati duke i sjellė atij vizitues, ngase bindja e besimtarit ėshtė se asgjė nuk ndodh pa dijen dhe lejen e Perėndisė.
Megjithatė, duke dashur qė me ēdo kusht ta dokumentojė trininė, nė paragrafin 7 tė ligj. iii, shk. I, duke komentuar fjalėt e kreut 3 tė Eksodit, nė tė cilat thuhet:
"'Unė jam ai qė jam, kėshtu thuaju tė bijve tė Izraelit, ai qė ėshtė mė dėrgoi mua tek ju. Pastaj u ndal e tha: Ke pėr tu thėnė tė bijve tė Izraelit, Zotynė, Hyji i Abrahamit e Hyji i Izakut e Hyji i Jakobit mė dėrgoi te ju, ky emėrpėr mua ėshtė i pėrjetshėm",
Bogdani thotė: -
Ato fjalė tri herė nė Tinėzot do tė thotė se ai ėshtė nė tir veta, ndonėse njė nė natyrė apo qenie, dhe se tė tre vetat janė tė pėrjetshme.
Ėshtė e vėrtetė se tė pėrsėriturit e emrit Hyj tri herė, si Hyj i Abrahamit, i Izakut dhe i Jakobit nuk ėshtė i rastėsishėm, po jo pėr tė treguar farė trinie, por pėr tė dokumentuar mė bindshėm tė vetmin Zot, gjithnjė dhe nė periudha tė ndryshme kohore, i cili nuk ndėrrohet dhe ėshtė i pėrjetshėm. Prandaj ai edhe ėshtė Hyj i Abrahamit, siē ėshtė edhe me vone po i njėjti Hyj i pandryshuar i Izakut, dhe po ashtu i nj'ėjti Hyj i Jakobit. Me kėtė pėrsėritje vetėm dėshirohet tė tregohet pandryshueshmėria e Hyjit nė krahasim me ndryshimin kohor tė kėsaj bote. Kėtu, nė kėtė botė, ēdo gjė ndryshon dhe rrjedh sipas ligjeve tė caktuara. Njerėzit lindin dhe vdesin, kurse Hyji qėndron, pėr tė gjithė i njėjtė, vetėm njė, prej fillimit e gjer nė tė sosur tė ēdo gjėje. Ai ėshtė ligjdhėnės dhe tė gjitha ligjet i nėnshtrohen atij, kurse vetė nuk u nėnshtro het asnjėrit nga ato. Kjo dokumentohet me pėrsėritjet e cekura.
Si do ta komentonte Bogdani fjalinė nė tė cilėn Hyji do tė pėrmendej pesė herė: si Hyj i Adamit, Hyj i Noeut, ngase i njėjti Hyj ishte edhe i tyre, e pastaj tė cekeshin edhe tre tė pėrmendurit? Qėndrimin qė do ta kishte Bogdani dhe bota e krishterė nė lidhje me kėtė mundėsi nuk e dimė, por arsyen pėrse u pėrmend Hyji tri herė e jo pesė, e marrim me mend: bota ishte pėrmbytur nė moshėn 600-vjecare tė Noeut. Jeta kishte filluar prej sė pari dhe gjuhėt ishin ndarė nė 72 sosh. Abrahami, nga i cili kishte prejardhjen populli izraelit, tė cilit pėrmes profetit Mojse po i drejtohej Zoti, lindi 161 vjet pas kėsaj ndarjeje. Nga ai lindi Izaku, e nga Izaku - Jakobi. Oė tė tre ishin besimtarė dhe adhurues tė njė tė vetmit Zot, dhe ishin paraardhės tė popullit, tė cilit pėrmes profetit Moise i drejtoheshin fjalėt e Perėndisė. Prandaj ai edhe ishte Hyj i Abrahamit, paraardhėsit tė izraelitėve, por edhe i njėjti Hyj i Izakut, po ashtu njėri nga paraardhėsit izraelit, si dhe ishte Hyj i Jakobit, i cili s'ishte askush tjetėr pėrveē vetė paraardhėsi i drejtpėrdrejtė i izraelitėve, d.m.th. i njėjti, vetėm njė, i cili ėshtė Po ashtu i njėjtė edhe pėr kohėn e Mojsiut kur edhe po i drejtonte fjalėt, po sikur kishte qenė gjithmonė i njėjtė edhe mė herėt dhe sikur do tė jetė gjithmonė i njėjtė edhe mė vone,porjo nė tresh, por njėsh, unikat i papėrsėritur. Meqė populli izraelit ishte i vetmi popull besimtar, kurse tė tjerėt ishin paganė, ėshtė e arsyeshme qė pėrmenden profetėt e atij populli: Abrahami, Izaku dhe jakobi. E Hyji ishte i vetmi Zot nė tė cilin ata kishin besuar, i njėjti Hyj.
Nė paragrafin pasues 8 tė shk. dhe ligj. sė njėjtė, Bogdani cek se si Davidi profet (psalmi 66) thotė:
"Na bekoftė neve Hyji, Hyji ynė na bekoftė neve" dhe pėrfundon:
Hyji do tė thotė Hyji Ati, na bekoftė neve i Biri, Hyji ynė - dhe duke dashur qė tė krijojė trininė, fjalisė sė Davidit i shton nga vetja - "sepse e bėri njeri, na bekoftė neve Shpirti i shenjtė.
Dhe, natyrisht, kėtė trillim tė vetėdijshėm dikush e quan filozofi.
Pra, "Na bekoftė neve Hyji, Hyji ynė na bekoftė neve", ėshtė thėnie e profetit David Shtesa "na bekoftė neve Shpirti i shenjtė" nxirret kinse si konkludim nga njė shtesė e mėhershme, "sepse e bėri njeri''


Identifikuar

·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠· ...Cosa faresti al posto mio, se ogni pensiero fossi io??!!...·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠·
       
http://www.youtube.com/watch?v=y5DzX6foKbQ

http://www.youtube.com/watch?v=SzEKYu4sF4Q&feature=related
Madam Butterfly
SuperGirl!...
Moderator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 15053


Lost inside your love!

Respekt: +7

Profili
« Pergjigju #6 : 08/10/07, 15:03 »
0

Sibila samia
 
Sion se Peshtriku Mal Prisrend mai nalti
Falemi s nteje Ligja ka me dalė,
Kur Apostuitė Krisht' ambl'i pėrmjalti,
Me tė dashunė Kungim,e Shenjtė fjalė.
Ende Vajza ngiat ty derguem se nalti,
Leu Djalinė Kėrthi,qi neve na mpsoj:
Jevrejt' e marrė Hyjnė tand derguem,
Kryetė ja deperton Ferrash rethuem.


(1685)


Sibila persika
 
Kumbon zani malesh e kėlthet ndė shkretėti,
zihariq me dhanė e udhė tė drejtė
shekullit me ēelė,e fajevet pėr mengji
pagėzimnė predikon,mbė kėtė jetė
kuj do me shelbuem pa rrenė e sherregji,
ndė Parrisit vend tė gjanje si do vetė,
tue trusun kryet e asaj bishė,
mirė t'u bamė e shpesh tu votė n'Kishė.


Sibila delfika
 
Vajtonj unė e mjera nji tė madhe gjamė,
se Krishnė mbė Kryqt rrafun e keq shėmtuem,
shuplaka,grushta,helm'e uthull dhanė:
pėrgjegjun shtatnė plagėsh e irėnuem
Izraeli mbė dhe keq nuk la pa i banė;
patėrshanė ende mbė Kryqt depėruem:
vdekun s"amėsė mbė prehėnė ia dhanė,
zemėrėn tu' i shituem anė a pr'anė.
 

Kendonj birrė madh
 
Kendonj Birrė madh mbė Diellt' tė lumit Atė,
Qi dergoj gjiut se vet pėr tė shelbuem;
Veshunė ndė Mish,e gjak bam i begatė,
Ndė dy natyrė ngjeshun e fort shterguem,
Me pushtet tė madhė,sa pėr mot tė gjatė
Rreth shekullit tė shelbon tui besuem,
Se ky i verteti Krisht Hyj,e Nieri
Ashtė,e si leu ndėr ne Virgjinet Mri,
Xihariq me dhanė nji Pėllumb derguem,
Qiellsit kur vo bashkė ndė Iordant' tė bardhė
Me tė Shė Gjonė lum meu pagėzuem
Ashtu Sibila thotė,se ka pėr t'ardhė
Fajtėrorėt me grisem,e me shelbuem.
Posi vjollėxa ndė dimėnė pa mardhė
Ndėrshen: e si Njegullatė palė,palė,
Reza n'Dielli pėrzė,tue dhanė Malė,
Tė Dėrejtė jete,e udhė tė pamashtri
Shekullit,qi shpie mbė Qiellt ka me mspuem
Gjyq t'amėshuem pa me kallėzuem.
Shelbues yt Rėshit kur plot memeni,
Ka me dalė ende Kryqa ndrykė nalxuem,
Lum,o Dru,e bukura,pa ndonji leqe,
Ku mplaki u ērish,e s'mbet as nonji e keqe.
 

Identifikuar

·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠· ...Cosa faresti al posto mio, se ogni pensiero fossi io??!!...·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠·
       
http://www.youtube.com/watch?v=y5DzX6foKbQ

http://www.youtube.com/watch?v=SzEKYu4sF4Q&feature=related
Madam Butterfly
SuperGirl!...
Moderator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 15053


Lost inside your love!

Respekt: +7

Profili
« Pergjigju #7 : 08/10/07, 15:03 »
0

Pjetėr Budi




Pjetėr Budi ėshtė njė nga figurat mė tė shquara tė botės shqiptare pėr kohėn kur jetoi. Ai u pėrket atyre klerikėve, qė u dalluan pėr njė veprimtari tė dendur atdhetare. Ishte organizator dhe udhėheqės i masave popullore nė luftėn pėr ēlirim nga zgjedha osmane, pėrkthyes dhe krijues origjinal nė fushėn e letrave shqiptare pėr tė mbrojtur identitetin etnik e kulturor tė pupullit tonė.

Pėr jetėn veprimtarinė dhe formimin e tij intelektual nuk kemi shumė tė dhėna tė drejtpėrdrejta. Edhe ato qė dimė, i nxjerrim kryesisht nga thėniet e veta nė librat qė botoi, veēanėrisht nga letra latinisht qė i dėrgoi mė 1621 njė kardinali tė quajtur Gocadin. Kjo letėr ėshtė njė dokument me rėndėsi tė veēantė jo vetėm pėr jetėn dhe personalitetin e autorit, por edhe pėr gjendjen e vendit nė atė kohė, dhe mbi tė gjitha ajo ėshtė njė program i plotė pėr organizimin dhe zhvillimin e luftės sė armatosur kundėr pushtuesit. Nė kėtė letėr Budi pas hyrjes bėn edhe njė autobiografi tė shkurtėr , nėpėrmjet sė cilės mėsojmė dicka tė sigurt pėr jetėn e tij.
Lindi nė Gurė tė Bardhė tė Matit me 1566 nga njė familje e dėgjuar dhe e vjetėr.

Mėsimet e para dhe formimin e tij intelektual e mori nė vend, pranė disa ipeshkevet tė ndryshėm, deri nė moshėn 21-vjeēare. Mė 1587 u caktua meshtar dhe shėrbeu si famulltar i thjeshtė pėr 12 vjet nė Kosovė dhe me vonė 17 vjet tė tjerė si zėvendės i pėrgjithshėm i dioqezave tė Serbisė. Gjatė viteve 1516-1522 bėri disa udhėtime nė Itali, kryesisht pėr qėllime atdhetare si dhe pėr tė botuar veprat e tij. U mbyt nė dhjetor tė vitit 1622 duke kaluar Drinin, por vdekja e tij nuk ndodhi aksidentalisht; atė e shkaktuan qarqet anti shqiptare, qė shikonin tek Budi njė atdhetar tė flaktė dhe njė nga organizatorėt e luftės sė popullit pėr ēlirim nga zgjedha e huaj. Kėtė e vėrteton mė sė miri aktakuza me tė cilėn hidhet nė gjyq personi qė thuhet se e shkaktoi kėtė vdekje dhe aktet e gjyqit pėrkatės. Nė kėtė mėnyrė Budi ėshtė njė nga martirėt e parė tė kulturės shqiptare.


Gjatė 29 vjetėve qė shėrbeu nė vise tė ndryshme, i veshur me petkun e klerikut, Pjetėr Budi u shqua edhe pėr njė veprimtari tė dendur atdhetare. Ai gjithė jetėn dhe energjitė e tij ia kuhstoi ēlirimit tė vendit. Hartoi plane pėr dėbimin e pushtuesit dhe u pėrpoq tė siguronte edhe ndihma nga Vatikani e nga vende tė tjera. Ai bėnte pjesė nė atė shtresė tė klerikėve, qė u lidhėn me krerėt e fiseve shqiptare dhe iu kundėrvunė jo vetėm sundimit tė egėr osman, por edhe Vatikanit, kur ishte fjala pėr ēlirimin e vendit nga zgjedha e huaj dhe ruajtjen e vetėdijes kombėtare tė popullit shqiptar. Clirimin dhe shpėtimin e vendit Budi, e shikonte te fshatarėsia e lirė, sidomos te malėsorėt, tė cilėt nuk u pajtuan asnjėherė me pushtimin dhe e vazhduan me ngulm qėndresėn e tyre.

 
Siē del nga letra qė i dėrgoi Gocadinit, misioni kryesor pėr tė cilin ai shkoi mė 1621nė Romė, ishte qė tė bėhej zėdhėnės i kėrkesave tė shqiptarėve dhe tė kėrkonte ndihma. Letra e tij ėshtė njė projekt i njė kryengritjeje tė armatosur qė njė klerik ia drejton njė kardianli dhe organeve tė administratės kishtare pėr tė kėrkuar ndihmė pėr popullin e tij, qė tė ēlirohej nga zgjedha e huaj. Ndėr tė tjera shkruan: "Kur u nisa prej kėtyre vendeve, fort m'u lutėn ata kryetarė fisesh, si dhe disa kryetarė myslymanė, qė t'ia shfaqja Papės ose ndonjė princi tjetėr kėtė dėshirė tė tyre e t'u lutesha qė tė na sigurojnė mbrojtje e ndihmė … pėr t'u ēliruar.

Dhe jo vetėm tė krishterėt, por edhe tė parėt e myslimanėve… Tė gjithė duan tė dalin njė herė e mirė prej kėsaj gjendjeje tė mjeruar ose tė vdesin me armė nė dorė. Grushti qė do tė marrė Turqia kėtu, do tė jetė ndihmė edhe pėr polakėt„ .
Por shpresat e tij, si gjithmonė, mbetėn tė zhgėnjyera. Megjithatė, ai asnjėherė nuk u ligėshtua. I dėshpėruar nga mosrealizimi i planeve tė tij, iu vu punės pėr tė pėrkthyer e botuar veprat e veta nė gjuhėn shqipe. Budi ėshtė i pari nga klerikėt qė do tė thotė se perėndia nuk e degjon atė qė i lutet nė gjuhė tė huaj, atė qė pėrsėrit vetėm fjalė boshe pa i kuptuar ato qė thotė.

Me kėmbėngulje dhe pėrpjekje tė mėdha arriti qė mė 1618 tė botonte nė Romė veprėn e parė "Doktrina e krishtenė„ dhe mė 1621 dy veprat e tjera "Rituali roman" dhe "Pasqyra e tė rrėfyemit". Veprat e Budit janė kryesisht pėrkthime ose pėrshtatje tė lira tekstesh fetare, por qėllimi i botimit tė tyre ėshtė, nė radhė tė parė, qėllim komėtar. Ato do t'u shėrbenin klerikėve nė Shqipėri pėr ngritjen e tyre profesionale nė shėrbesat fetare, por mė tepėr do t'i shėrbenin ruajtjes sė gjuhės shqipe, qė shprehte nė atė kohė shtyllėn kryesore tė kombėsisė, do t'u shėrbenin pėrpjekjeve pėr ēlirimin e vendit, zhvillimit e pėrparimit tė arsimit dhe kulturės sė popullit shqiptar, qė ky tė mos mbetej mė prapa se popujt e tjerė.

Pėr qėllimin dhe rėndėsinė e tyre autori ėshtė i vetėdijshėm kur thotė se librat shqip do t'i shėrbenin kur tė kthehej nė viset e Shqipėrisė pėr tė pregatitur kryengritjen e pėrgjithshme dhe pėr tė fhsehur nė sy tė pushtuesėve kėtė veprimtari tė lartė kombėtare. Po tė studjohen me kujdes veprat e Budit, duket qartė se shpesh herė ai del jashtė tekstit origjinal nga pėrkthen dhe pėrshkruan doke e zakone shqiptare, tė cilat janė krijime origjinale nė prozė. Kjo gjė bie mė tepėr nė sy nė veprėn "Pasqyra e tė rrėfyemit", qė ka njė rėndėsi tė veēantė edhe pėr historinė e etnografinė. Nė faqet e fundit tė veprės autori ka vendosur njė letėr tė gjatė, afro 70 faqe ku shkruan plot dashuri pėr atdheun e popullin dhe ankohet pėr mungesėn e shkollave dhe pėr klerin qė nuk pėrpiqej t'u hapte sytė bashkatdhetarėve.

Deri mė sot letra ėshtė konsideruar si proza e parė origjinale nė letėrsinė shqiptare, qė buron drejtpėrdrejtė nga zemra e njė atdhetari. Kjo e bėn Budin shkrimtarin e parė tė letėrsisė shqiptare qė lėvroi prozėn origjinale. Nė kėtė letėr pasqyrohen elemente tė jetės shqiptare tė kohės dhe ndihet shqetėsimi i klerikut patriot pėr fatet e popullit e tė gjuhės sė tij amtare. Budi pėrshkruan traditat e zakone shqiptare, por, mbi tė gjitha, ndalet nė gjendjen e mjeruar ku e ka hedhur pushtimi i huaj dhe padija e popullit tė vet. Pėr kėtė gjendje ai akuzon edhe bashkėatdhetarėt e vet "djesitė„ e "leterotetė„ (dijetarėt e letrarėt), qė u vjen dore ta ndihmojnė popullin pėr tė dalė nga kjo gjendje, por qė nuk po bėjnė asgjė…
Proza e Budit dėshmon jo vetėm pėr idetė pėrparimtare, por edhe pėr aftėsitė e tij letrare. Edhe pse nė tė ndihet ndikimi i leteraturės kishtare latine, ai ėshtė munduar t'i japė gjuhės shqipe njė shprehje e formė tė bukur, duke shfrytėzuar pasurinė e gjuhės popullore dhe frazeologjinė e saj tė pasur.
Faqe me rėndėsi nė krijimtarinė e Budit pėrbėjnė vjershat e tij. Para tij njohim vetėm njė vjershė tė shkurtėr me 8 vargje, tė shkruajtur nga arbėreshi Matrėnga, kurse Budi na ka lėnė 23 vjersha me mbi 2.300 vargje, prandaj me tė drejtė ai mund tė quhet nismėtari i parė i vjershėrimit shqip.
Vjershat e Budit kryesisht janė tė pėrshtatura nga latinishtja e italishtja, vetėm pak janė origjinale. Ėshtė e vėrtetė se nė hartimin e tyre nuk kemi njė frymėzim e teknikė tė lartė, por vihet re njė pėrpjekje serioze pėr ta pasuruar gjuhėn shqipe edhe me krijime qė synojnė tė shprehin nė vargje tė bukurėn nė artin e fjalės shqipe.
Nė njėrėn prej tyre, nė formėn e njė pyetje retorike, poeti shpreh ndjenjėn e trishtimit dhe tė kotėsisė qė e pushton kur mendon se tė gjithė njerėzit i rrėmben vdekja:

"Ku janė ata pleq bujarė,
qė qenė pėrpara ne,
e ata trima sqimatarė,
tė shpejtė si rrufe?„


Pengesė serioze pėr zhvillimin dhe pėrparimin e vendit dhe tė kulturės kombėtare, pėrveē pushtuesit osman, Budi, shikonte edhe klerikėt e huaj, qė shėrbenin nė famullitė shqiptare. Kėta, duke shpifur e duke pėrēmuar vlerat kombėtare tė popullit tonė, cėnonin sedrėn e shqiptarėve, mundoheshin t'i pėrēanin ata dhe tė dėmtonin pėrpjekjet e tyre pėr ēlirim. Nė kėto rrethana, Budit iu desh tė luftonte nė disa fronte: edhe kundėr pushtimit tė huaj, edhe kundėr Vatikanit e tė dėrguarve tė tij nė Shqipėri. Prandaj mė 1622 organizoi njė mbledhje tė tė gjithė klerikėve shqiptarė tė zonės sė Shkodrės, Zadrimės, e Lezhės dhe i bėri tė betoheshin e tė nėnshkruanin njė vendim se nuk do tė pranonin kurrė klerikė tė huaj. Rrjedhimet e kėtij vendimi tė guximshėm u dukėn shpejt. Forcat kundėrshtare u bashkuan nė njė front tė pėrbashkėt, duke pėrdorur si mjet valėt e rrėmbyeshme tė Drinit, pėr ta eleminuar Budin nė njė ditė tė dhjetorit tė vitit 1622.
Jeta e Budit ėshtė njė jetė kushtuar fund e krye ēėshtjes shqiptare. Programi fisnik i gjithė kėsaj veprimtarie atdhetare mund tė pėrmblidhen nė kėto fjalė qė shkroi me dorėn e tij: "…aqė sa munda luftova me gjithė zemėr jo pėr qishdo lakmi e lavdi tė mrazėt, po me njė tė madh dėshirė pėr ndihmė tė patries e tė gjuhės sonė„ .
Figura e Pjetėr Budit ngrihet si shembull heroizmi e vetėmohimi pėr vendin dhe popullin e vet, duke u bėrė nė disa drejtime pararendės i rilindėsve.
 
Identifikuar

·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠· ...Cosa faresti al posto mio, se ogni pensiero fossi io??!!...·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠·
       
http://www.youtube.com/watch?v=y5DzX6foKbQ

http://www.youtube.com/watch?v=SzEKYu4sF4Q&feature=related
Madam Butterfly
SuperGirl!...
Moderator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 15053


Lost inside your love!

Respekt: +7

Profili
« Pergjigju #8 : 08/10/07, 15:03 »
0

Madhėshti e njerėzve
 
Ku janė ata pleq bujarė,
qė qenė pėrpara ne,
e ata trima sqimatarė,
tė shpejtėtė si rrufe?

Ku janė ata djelm tė ri,
tė bukur e tė lulzuom,
qė pate pamė me sy,
me ta folė e ligjėruom?

Ku janė ata zotėninj,
qė dojin me zotėnuom
ndė sqimė e ndė madhėshti,
kėte jatė tue shkuom?

Ku janė ata perandorė
gjithė shekulli nalcuom,
nė krye me njė kunorė
gurėshi cė paēėmuom?

Ku janė ata letėrorė
t'urtė e dijes tė ndėgjuom,
tė bardhatė posi borė
letėra tue kėnduom?

Ku janė ato gra e vasha
ndė sqimė e ndė madhėshti,
me petėkat tė mėndafshta
nalcuom mbė zotėni?

Gjithė mortja i rrėzoi,
sikur i pret me shpatė,
pėr tė ri s'i shikoi,
as tė vobegė,as tė begatė.


                        (1618)


I madhi zot,qofsh lėvduom
 
I madhi Zot,qofsh lėvduom
pėr gjithė kaqė tė mirė
qė sė kam u' merituom
me ndoonjė shėrbetyrė;

qi mė dhee kaqė hijr
kėtė kafshė me mbaruom,
si q paēė zanė fijll,
gjithėherė tue shkruom.

Posi mendja mė pėrcijll
nd'Arbėnė me ua dėrguom,
pėr kishė e pėr munėshtjir
pak ndė mend me i trazuom.

Ata merrė mbė dėshijr
mkatit me u peenduom,
posi pemėtė ndė prijll
ndė shpijrt me lulėzuom;

e si zogzitė ndė pyyllt,
Zoti im me tė lėvduom,
ndjerė vetė nata mbyyllt,
me njė zaa t'amblėtuom.


                        (1618)

 
Identifikuar

·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠· ...Cosa faresti al posto mio, se ogni pensiero fossi io??!!...·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠·
       
http://www.youtube.com/watch?v=y5DzX6foKbQ

http://www.youtube.com/watch?v=SzEKYu4sF4Q&feature=related
Madam Butterfly
SuperGirl!...
Moderator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 15053


Lost inside your love!

Respekt: +7

Profili
« Pergjigju #9 : 08/10/07, 15:03 »
0

Pasthėnia e Mesharit tė Gjon Buzukut (1555)
 
U Donih Gjoni,biri hi Bdek(1) Buzukut, tue u kujtuom(2) shumė herė se gluha jonėh
 nukė kish gjaa tė endigluom(3) ensėh shkruomit shenjtė(4), ensėh dashunit(5) sėh
botėsė sanėh(6), desha me u fėdigunėh(7) pėr saa mujtah meh ditunėh, meh zdritunė
pak mendetė e atyneh qi t'eh endiglonjinėh, pėr seh ata tėh mundėh mernėh(8) saa hi
 naltė e hi mujtunė(9) e hi pėrmishėriershim(10) anshtė Zotynė atyneh qi tah duonė em
gjithėh zemėrė. U lus enbas sodi maa shpesh tė vinih em kishėh, pėrseh ju kini meh
gjegjunė(11) ordhėninė e Tinėzot. E atėh nėh enbaroshi(12), Zotynėh tėh ketėh mishėrier
enbii juu, e atah qi u munduonėh dierie tash maa mos u mondonjėnėh.E ju t'ini tėh
zgjiedhunitė e Tinėh Zot, e pėrherė Zotynė kaa meh klenėh me juu: ju tueh endiekunė tėh
dėrejtėnė e tueh lanė tėh shtrenbėnė; e kėta(13) ju tueh baam,Zotynė ka me shtuom endėr
 juu,se tėh korėtė tajh(14) tėh englatetėh(15) dierie ensėh vjelash, e tė vjelėtė dierie ensė
enbiellash.

E u' maa due tėh enbaronj vepėrėnė teme, Tinė Zot tueh pėrqyem. Endėh vjetėt MDLIV
njėhzet dit endėh mars zuna enfiill e enbarova endėh vjetėt MDLV, endėh kallėnduor V dit.
E seh pėr fat nėh keshė kun enbėh endonjė vend fėjyem(16), u duoh tuk tė jetėh fajtėh, aih
qi tėh jetė maa hi ditėshim seh u', atah fajh e lus tah trajtonjėh(17) endė e mirė. Pėrseh nukė
ēuditėm seh nė paēa fėjyem,kėjo tueh klenėh maa e para vepėrė e fort e fėshtirėh pėr tėh
vepėruom enbėh gluhėt tanėh. Pėrseh mund mund e qėllonjinė(18), se fajh tė mos banjinė;
pėrseh pėrherė ėndajh tah nukė mundėh jeshėh u' tueh enbajtunėh njėh klishėh enbėh tė dyy
anėt mėh duhė meh shėrbyem. E tash u jam enfalėh gjithėveh, e lutėni Tinėh Zonėh endeh pėr
muoh.


Shėnim :

"Pasthėnia ..." ėshtė nxjerrė nga fotokopja e origjinalit,qė ruhet nė Bibliotekėn Kombėtare, Tiranė.
Origjinali gjindet nė bibliotekėn e Vatikanit,Romė,me kėtė shėnim katalogu : R.G. Liturgia III,194.
Kjo pasthėnie ėshtė i vetmi dokument (deri me tani) qė na mėson se kush qe autori i librit dhe kur
u pėrkthye e u botue ky libėr.

 

Sqarime :

( 1) Bdek, Benedekt.
( 2) Tue u kujtuom, tue kujtue, tue sjellė nė mend.
( 3) Tė endigloum, qė kupton.
( 4) Ensėh shkruomit shenjtė, prej shkrimit tė shenjtė, prej librave fetarė,
( 5) Ensė dashunit, prej dashurisė.
( 6) Botėsė sanėh, gjindjes, popullit tonė.
( 7) Me u fėdigunėh, me u mundue, lodhė.
( 8) Tėh mundėh mernėh, tė mund tė marrin me mend,tė marrin vesh.
( 9) Hi mujtunė, i fuqishėm.
(10) Hi pėrmishėriershim, fort i mėshirueshėm.
(11) Meh gjegjunė, me gėgjue.
(12) E atėh nėh enbaroshi, e taė punė nė e bėfshi,e nė veprofshi kėshtu.
(13) Kėta, kėtė,kėtė gjė.
(14) Tajh, tuaj.
(15) Tėh englatetėh, tė zgjatet.
(16) Fėjyem, gabuar.
(17) Tah trajtonjėh, ta ndreqė.Tueh klenėh etj.:kuptohet qė kjo ėshtė e para vepėr qė pėrkthen Buzuku;
        mund tė nėnkuptohet edhe se ai nuk njeh tjetėr vepėr tė pėrkthyer para tij.
(18) Nukė mund e qėllonjinė etj., nuk mund t'ia qėllonin aq mirė punės sa tė mos bėnin gabim.
 
Identifikuar

·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠· ...Cosa faresti al posto mio, se ogni pensiero fossi io??!!...·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠·
       
http://www.youtube.com/watch?v=y5DzX6foKbQ

http://www.youtube.com/watch?v=SzEKYu4sF4Q&feature=related
Madam Butterfly
SuperGirl!...
Moderator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 15053


Lost inside your love!

Respekt: +7

Profili
« Pergjigju #10 : 08/10/07, 15:03 »
0

Nezim Frakulla

Nezim Frakulla (ose Nezim Berati) ėshtė nga autorėt e parė tė rėndėsishėm tė letėrsisė shqiptare me alfabet arab; nė mjediset ku jetoi e krijoi, luajti rol nė zhvillimin e kėsaj rryme.
Nezimi lindi nga fundi i shekullit XVII nė fashtin Frakull tė Fierit nė njė familje tė vogėl feudale. Qė i ri mėsoi nė medresenė e Beratit, pastaj shkoi nė Stamboll, pėr tė studiuar mė tej, ku ndenji njė kohė tė gjatė dhe filloi tė vjershėronte turqisht, persisht e arabisht. Bėri shumė udhėtime nė vendet e Lindjes, por mbeti i pezmatuar. Nė njė bejte turqisht shkruante: I rashė botės anembanė, por zemra m'u mbush me gjak. Nė vitin 1730 u kthye nė Berat, i varfėr, kėshtu qė u detyrua tė shėrbente si qehaja te njė bej. Gjatė kėsaj kohe filloi tė vjershėronte nė shqip, sipas frymės sė poezisė orientale. Berati, qė ishte njė nga qendrat kulturore mė nė zė tė kohės, kishte edhe shumė bejtexhinj, tė tjerė. Rivaliteti me myftiun e qytetit pati pasoja politike pėr Nezimin, prandaj u detyrua tė shkonte nė Elbasan. Mbas njė internimi nė Besarabi, Nezimi kthehet pėrsėri nė Berat. Vdiq nė burgun e Stambollit.
Nė gjuhėn shqipe Nezimi la njė divan(1) dhe shumė vjersha tė shpėrndara. Njė pjesė e krijimeve tė tij kanė kaluar gojė mė gojė e u bėnė anonime. Duke ndjerė qė qėndronte mbi bejtexhinjtė e tjerė, Nezimi e afirmon veten si mjeshtėr qė i pari krijoi divanin shqip.

Divan kush pat folur nė shqip?
Ajan(2) e bėri Nezimi.
Bejan(3) kush e pat folurė shqip?
Insan(4) e bėri Nezimi.


Divani i Nezimit duhet tė ketė pasur rreth 110 vjersha. Tematika ėshtė disi e gjerė. Nė krahasim me poezinė e atėhershme dhe me modelet orientale, autori solli elemete tė reja, qė pasqyrojnė anė tė jetės nė Shqipėri.
Njė pjesė e mirė e vjershave tė Nezimit janė gazela(4), ku i kėndohet bukurisė dhe dashurisė. Gjithashtu ato trajtojnė njė problematikė morale, flasin pėr miqėsinė, diturinė etj. Nė vjershat e Nezimit pasqyrohet botėkuptimi oriental, por hasen edhe ide pozitive. Me nota kritike goditen vese, sulmohen me pėrbuzje miqtė e rremė, ambiciozėt e smirėzinjtė.
Nė kushtet e shthurjes sė sė sistemit feudal, poeti hutohet dhe mbetet i tronditur midis sė vjetrės qė shembej, dhe sė resė qė po lindte. Nė vjershėn "Ankimi mbi gjendjen e kohės„ , Nezimi na krijon pėrshtypjen e njė bote tė shqetėsuar, tė njė atmosfere tė pasigurt, ku ėshtė e vėshtirė tė lidhėsh miqėsi, ku bėhet njė ndeshje ė egėr pėr tė dalė nė krye e ku njeriu nuk ka vendin qė i takon sipas virtyteve tė zotėsisė. Autori thotė: "… sorra sot gaha bilbil nukė dahetė dot„. Edhe sikur keto motive tė jenė tė marra nga letėrsia orientale, ato, sidoqoftė, s'janė pa lidhje me realitetin e kohės.

Jeta boshe dhe parazite e bejlerėve dhe e tė pasurve pasqyrohet nė vjershėn "Teferiēi nė Belēė„. Nėpėrmjet pėrshkrimit tė njė pikniku nė fshatin Belēė, poeti tregon pėr qejfet dhe tekat e feudalėve dhe pasanikėve, pėr shpenzimet pa kufi, pėr tė mirat e pasuritė qė i kanė grumbulluar nė kurriz tė popullit. Me interes ėshtė edhe njė vjershė qė Nezimi e shkroi kur po niseshin pėr nė Stamboll disa shokė tė tij. Nė tė gjejmė dashurinė pėr atdheun dhe brengėn e dhembjen e njė mėrgimtari pėr vendin e lindjes:

O shokė, mos na harroni,
se vemi nė dhč tė huaj,
njė selam tė na dėrgoni,
bari nė tre-katėr muaj.

Do t'ju jap njė amanet,
kur tė shihni fush`e male,
tė faleni me shėndet
prej meje mė shumė halle.
Nė mjaft vjersha Nezimi i kėndon natyrės, e cila jepet plot jetė e lėvizje. Poeti magjepset nga bukuria e saj. Nė mėnyrė tė veēantė ai i kėndon pranverės, duke na dhėnė skena tė gjalla e plot hijeshi. Dy kėngė pėr "Beharin„ janė nga poezitė e tij mė tė bukura tė tij.

A s'e shihni ju nė dynja
Manushaqenė,
nėpėr male, nėpėr sahara(6)
ēeli faqenė?

Ose

Behari u lulėzua
U zbukurua dynjaja.
Jeta nė shenllėk(7) u mbulua,
gėzojnė fukaraja.


Nezimi ka shkruar edhe vjersha mistiko-fetare ose vjersha kushtuar ndonjė fushate ushtarake e ndonjė sundimtari. Pra, jo vetėm tematika e krijimeve tė tij ėshtė e larmishme, por edhe bota e ndjenjave. Gjejmė nė to nota lirike, por edhe tone zemėrimi e ironie; krahas ndjenjės sė ngazėllimit, gjer edhe ndjenja dėshpėrimi, qė e kanė burimin edhe te realiteti i kohės, por edhe te brengat e shqetėsimet qė e shoqėruan tėrė jetėn.
Krijimtaria e Nezimit e zgjeroi rrethin tematik tė poezisė sė kohės. Edhe pse nuk u shkėput nga modelet orientale e nga motive tė njohura tė tyre, si bilbili, trėndafili etj., nė vjershat e tij ka edhe elemente dhe figura qė burojnė nga realiteti shqiptar. Gjuha e rėnduar nga fjalėt e huaja e dėmton vlerėn e poezisė, edhe kur nė tė ka figura e mjete shprehėse mjaft tė goditura.
Nezim Frakulla ishte poet me frymėzim e talent. Vepra e tij la gjurmė tė thella nė krijimtarinė e poetėve tė tjerė qė shkruan me alfabet arab.

SHPJEGUES
(1) Divani nė letėrsinė orientale ishte njė pėrmbledhje vjershash, tė renditura sipas njė rregulle tė caktuar
(2) E nxorri nė shesh
(3) Retorikė
(4) Njėri, d.m.th. diēka pėr tė qenė
(5) Krijim i shkurtėr nė poezinė e lindjes, qė i kėndon kryesisht dashurisė
(6) Fusha
(7) Festė
Identifikuar

·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠· ...Cosa faresti al posto mio, se ogni pensiero fossi io??!!...·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠·
       
http://www.youtube.com/watch?v=y5DzX6foKbQ

http://www.youtube.com/watch?v=SzEKYu4sF4Q&feature=related
Madam Butterfly
SuperGirl!...
Moderator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 15053


Lost inside your love!

Respekt: +7

Profili
« Pergjigju #11 : 08/10/07, 15:03 »
0

Hasan Zyko Kamberi

Nga pėrfaqsuesit mė tė shquar tė letėrsisė shqipe me alfabet arab ėshtė Hasan Zyko Kamberi. Tematika qė trajtoi ai nė vjershat laike, paraqet interes tė veēantė, sepse i bėri jehonė gjendjes shpirtėrore dhe pakėnaqėsisė sė masave fshatare mbi tė cilat rėndonte pesha e vuajtjeve dhe shfrytėzimi i egėr feudal. Pėr jetėn e H.Z.Kamberit dihet pak. Ishte nga fshati Starje i Kolonjės. Siē del nga ndonjė vjershė e tij, ka kaluar njė jetė tė varfėr e tė vėshtirė. Ka tė ngjarė tė ketė mėsuar nė ndonjė medrese. Mė 1789 mori pjesė si mercenar nė luftėn turko-austriake mbi Danub.

Nė kėtė fushatė jo vetėm qė s'e rregulli dot gjendjen ekonomike, por edhe vuajti shumė, siē do e tregojė nė vjershėn "Seferi humajun„ (Lufta mbretėrore). Vdiq nė fillim tė shekullit XIX. Nga krijimtaria e Hasan Zyko Kamberit njihen 50-60 vjersha lirike. Shkroi edhe poezi fetare.
Rėndėsi tė veēantė kanė poezitė e tij me temė laike.
Ndryshe nga bejtexhinj tė tjerė, tė cilėt shpesh poetizuan zakone e mendėsi tė jetės orientale tė qyteteve e tė mjediseve feudale, H.Z.Kamberi nė kėto poezi pasqyroi jetėn e fshatit shqiptar tė shekullit tė XVIII, vuajtjet, pasigurinė dhe pakėnaqėsinė e fshatarėve. Me nota realiste gjejmė nė tė edhe njė frymė tė theksuar kritike e mospajtimi me realitetin, gjejmė dhembjen e poetit pėr gjendjen e njerėzve, qė s'u ecėn fati.
Njė nga vjershat me tipike ėshtė "Bahti im„ , ku autori shpreh pakėnaqėsinė ndaj jetės dhe ankohet pėr fatin(bahtin), qė s'e ndihmoi pėr tė marrė prona e pozita, siē ndodhi me disa tė tjerė.

Zu Hasani e zihetė,
me baht e tij po prihetė,
vallė, ku rri e fshihetė,
qė s'punon, more bahti im.


Edhe vjersha "Seferi humajun„ (Lufta mbretėrore) shpreh po atė gjendje pakėnaqėsie e zhgėnjimi. Vėrtet kjo merr shkas nga pėrvoja e hidhur e vetė poetit nė fushatėn e vitit 1789, por, nė tė vėrtetė, nė tė zė vend njė shqetėsim mė i gjerė. Aty i bėhet jehonė pakėnaqėsisė sė pėrgjithshme tė vegjėlisė nga fushatat ushtarake tė osmanėve, qė njerėzve tė thjeshtė u sillnin vetėm fatkeqėsi dhe mjerim, kurse fitimet i pėrvetėsonin feudalėt e mėdhenj dhe komandantėt ushtarakė.
Pėr jetėn e varfėr e tė rėndė tė vegjėlisė fshatare flet edhe vjersha "Trahani„. Duke e shkruar me ironi tė hollė e humor therės pėr kėtė gjellė tė tė varfėrve, autori s'e fsheh dhembjen pėr mjerimin e tyre, pėr faktin brengosės se ishte lumturi kur arrinin tė shuanin urinė me trahana.

Tetė muaj gjithė ē'janė
Qė e zjejnė dhe e hanė
Fukarasė i mbanė hajanė(1)
Dritė kush gjeti trahanė


Notat e humorit, pėrzier me ankimin e poetit pėr fatin e tė rinjve, pėrshkojnė edhe vjershėn "Gjerdeku„. Nė tė cilėn pasqyrohen ēaste nga jeta dhe brengat e vajzave qė janė gati pėr martesė e qė s'e dinė ē'fat i pret, meqė i martojnė pa i pyetur. Por, veē kėsaj, ato i mundon edhe varfėria, ashtu siē i detyron edhe djemtė tė marrin rrugėn e kurbetit pėr tė siguruar tė hollat e nevojshme pėr martesė. Gjejmė nė tė edhe pėrshkrime zakonesh tė martesės, por mė tepėr shqetėsimin e tė rinjve dhe tė autorit pėr fatin e tyre.

Cupatė po bėjnė fiqiri(2)
"Vallė, ku e kemi takdir(3)?„
I martojnė me pahir
Se umur(4) ndė dorė s'kanė
. Edhe nė vjersha tė tjera, si "Gratė e va„ , "Hasani bėn shiqojet„(ankohet), "Vasijetnameja„(Testamenti) H.Z.Kamberi vė gishtin nė plagė tė ndryshme tė shoqėrisė sė atėhershme.
Por poezia e tij mė e fuqishme, ku prirja realiste e fryma kritike kanė gjetur shprehjen mė tė plotė ėshtė "Paraja„ ,
ajo ėshtė njė satirė e fuqishme e gjithė sistemit politik feudal, e korruptimit tė tij tė gjithanshėm, madje edhe vlera e njeriut matet jo me cilėsinė e virtytet e tij, por me paratė qė ka.
Kėto ide poeti is hfaq nėpėrmjet ironisė e sarkazmės therėse, qė godasin pa mėshirė gjithė piramidėn shtetėrore e shoqėrore, qė nga mbreti e veziri e gjer tek nėnpunėsi mė i thjeshtė.

Mbreti q'urdhėron dynjanė,
qė ka vėnė taraphanė(5)
e i presėnė paranė,
ia di kimenė parasė.


Poeti nuk kursen as autoritetet mė tė larta tė fesė. Me sarkazėm tė guximshėm ai zbulon se prapa shenjtėrisė sė tyre tė shtirur fshihet njė shpirt i pangopur fitimi, qė i shtyn tė bėjnė padrejtėsi mė tė mėdha; e kanė ujdisur me djallin, siē shprehet poeti.
Patosi satirizues e demaskues zgjerohet edhe mė tej, kur poeti zbulon se nė atė shoqėri tė shthurrur nuk ekzistonte as drejtėsia mė e vogėl, se njerėzit e ligjit, kadilerėt, e shtrembėronin kėtė nė mėnyrėn mė tė paturpshme, vetėm pėr tė shtėnė nė dorė sa mė shumė para.

Kadiu, t'i rrėfesh paranė,
ters e vėrtit sherihanė(6),
pėr para ē'e shet t'anė,
ia di kimenė parasė.


Funksion tė dukshėm ideoartistik ka vargu "ia di kimenė parasė„. Qė pėrsėritet si refren nė fund tė ēdo strofe. Ai pėrforcon idenė se nė atė shoqėri ku merret nėpėr kėmbė ēdo virtyt, ku njerėzit robotizohen e vuajnė, paraja ėshtė epiqendra e jetės. Vjersha tingėllon si njė satirė e fortė qė shpreh zemėrimin e fshatarėsisė shqiptare kundėr shfrytėzimit tė saj nė kushtet e sistemit feudal nė shuarje e sipėr. Kuptohet qė protesta e poetit ėshtė spontane, nuk shkon larg dhe ai shpesh bie nė fatalizėm.
Vjershat laike tė H.Z.Kamberit patėn pėrhapje tė gjerė nė popull, se ato prekėn plagė shoqėrore tė kohės. Veē kėsaj gjuha e tyre ėshtė mė e pastėr se e poetėve tė tjerė bejtexhinj. Vargu qė pėrdor, ėshtė tetėrrokshi i poezisė popullore.
H.Z.Kamberi qe poet i talentuar. Krijimet e tij i njihnin dhe i ēmonin edhe rilindėsit: Naimi, Samiu, Vretoja. Naimi shkruante: "Nė mes tė vjershėtorėve tė Shqipėrisė ka zėnė kryen Hasani i Zyko Kamberit„.
Me poezinė e H.Z.Kamberit, Z.Bastarit e ndonje tjetri duken shenjat e para tė realizmit nė poezinė shqiptare…


SHPJEGUES
1- Jetėn (shpirtin)
2- Mendohen, vrasin mendjen
3- Ku ėshtė thėnė pėr ne
4- Jetė
5- Institucioni qė pret monedhėn
6- Ligjin, gjyqin


 
Identifikuar

·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠· ...Cosa faresti al posto mio, se ogni pensiero fossi io??!!...·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠·
       
http://www.youtube.com/watch?v=y5DzX6foKbQ

http://www.youtube.com/watch?v=SzEKYu4sF4Q&feature=related
Madam Butterfly
SuperGirl!...
Moderator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 15053


Lost inside your love!

Respekt: +7

Profili
« Pergjigju #12 : 08/10/07, 15:03 »
0

Nicola Chetta (Nikollė Keta)

Shkrimtari dhe poeti italo-shqiptar Nikollė Keta, lindi diku rreth vitit 1740 nė Contessa Entellina (Kundisa), njė nga vendbanimet mė tė hershme shqiptare nė Sicili, themeluar nė vitin 1450 dhe 1467.

Keta mėsoi nė seminarin grek nė Palermo. Ai u vendos si drejtor i kėtij seminari nė vitin 1777. Si poet, ai shkroi krijime fetare si dhe vargje poetike nė shqip dhe greqisht. Keta, njihet si shkrimtari shqiptar i cili ka shkruar sonetin e parė nė shqip nė vitin 1777.

Ai vdiq nė vitin 1803!


Lekė Matrėnga- Kėngė e pėrshpirtėshme
 
Gjithėve thėres,kush do ndėlesė,
tė mirė tė krėshtė,burra gra,
mbė fjalėt e Tinėzot tė shihi meshė,
se s'ishtė njerii nesh ēė mkatė s'kaa;
e lum kush e kujton se ka tė vdesė,
e mentė bashkė mbė Tėnėzonė i kaa,
se Krishti ndė parrajsit i bėn pjesė,
e bėn pėr bijr tė tij e pėr vėlla.


                                    (1592)
 
Identifikuar

·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠· ...Cosa faresti al posto mio, se ogni pensiero fossi io??!!...·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠·
       
http://www.youtube.com/watch?v=y5DzX6foKbQ

http://www.youtube.com/watch?v=SzEKYu4sF4Q&feature=related
Madam Butterfly
SuperGirl!...
Moderator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 15053


Lost inside your love!

Respekt: +7

Profili
« Pergjigju #13 : 08/10/07, 15:03 »
0

Sulejman Naibi

Midis poetėve bejtexhinj, qė u shqua nė shekullin XVIII, ėshtė edhe Sulejman Naibi. Ai ishte nga Berati dhe jetoi e vdiq aty duke qenė bashkėkohės me Nezim Frakullėn.
Sulejman Naibi ka shkruar njė divan nė shqip por kopja e plotė e tij nuk ėshtė gjetur. Krijimtarinė e tij e njohim vetėm pėrmes 4-5 vjershave nė dorėshkrim. Megjithatė, ato e paraqesin si njė nga bejtexhinjtė mė tė talentuar, me frymėzim e kulturė poetike. Karakteristikė pėr vjershat e Naibit ėshtė lirizmi i kėndshėm, qė u jep atyre ngrohtėsi.

Ai i kėndon vashės sė bukur, natyrės, dhe ėmbėlsisė sė jetės. Pėrmes njė figuracioni tė pasur e plot ngjyra tė gjalla, Naibi e jep me shumė natyrshmėri bukurinė e femrės, ndjenjėn e dashurisė. Vjershat e tij janė shumė afėr natyrės sė kėngėve popullore edhe ndonjėra prej tyre si: "Mahmudeja e stolisurė„ kėndohet edhe sot nė Elbasan e nė Berat. Ja disa vargje tė saj;

Kėjo sevdaja e insanit(1)
Gjallė njerinė ē'e pėrvėlon,
Mahmudeja e Sulejmanit
Me gazep sokakut shkon.
Jelek kadife veshurė
Si mosnjeri nė kėtė dhč,
me buzė duke qeshurė,
ē'tė ka hije moj Mahmude!


Veēanėrisht e bukur dhe e frymėzuar ėshtė vjersha "Si kandil i djegurė„ , me njė figuracion tė pasur e plot ngjyra.

Cullufet e tua-lulet e zymbylit,
je vet'bukuriae kopshtit ku ke hyrė,

Pra, ka hak bilbili tė shikonj' me sy,
ta lėr trėndafilin, tė kėndonj' pėr ty.

Tė kėndoj pėr buzėt tė kuqe shafran,
tė kėndonj' pėr ballin, qė nuk zihet kurrė…


Nė krijimet e Naibit bie nė sy se gjuha ėshtė mė e pastėr, pa shumė fjalė orientale, si te bejtexhinjtė e tjerė. Ky kujdes i Naibit duhet tė ketė qenė i vetėdijshėm. Naibi ka pėrdorur tetėrrokshin dhe dymbėdhjetė rrokėshin.
Nė rrymėn e bejtexhinjve Sulejman Naibi mbetet nė shkallėn e njė liriku me talent tė vetėdijshėm.


Identifikuar

·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠· ...Cosa faresti al posto mio, se ogni pensiero fossi io??!!...·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠·
       
http://www.youtube.com/watch?v=y5DzX6foKbQ

http://www.youtube.com/watch?v=SzEKYu4sF4Q&feature=related
Madam Butterfly
SuperGirl!...
Moderator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 15053


Lost inside your love!

Respekt: +7

Profili
« Pergjigju #14 : 08/10/07, 15:03 »
0

Hafiz Ali-Riza Ulqinaku

Hafiz Ali-Riza Ulqinaku lindi nė Ulqin nė vitin 1855, nė familjen e njė barkatari, qė banonte nė lagjen Rana pranė bregut tė detit. Babai i tij quhej Jakub Behluli, prej fisit Usta Ali. Nė Ulqin e thėrrisnin Hafiz Ali Gjoku, sipas familjes qė njihej edhe me kėtė emėr. Mėsimet i filloi nė Ulqin te myderrizi Sali ef Hylja. Nė Medresenė e Ulqinit mėsimet i ka ndjekur deri nė librin Fenari. Me rėnien e Ulqinit nėn Mal tė Zi, mė 1880 familja e tij emigroi nė Shkodėr bashkė me 413 familje tė tjera qė u shpėrngulėn nga Ulqini. Nė kohėn kur iu lehtėsua pikėllimi dhe mjerimi i madh, qė e dėrrmoi moralisht e materialisht familjen e tij, Hafiz Aliu vendosi tė vazhdonte mėsimet nė Medresenė e Shkodrės dhe aty e mori ixhazetin (diplomėn e medresesė). Pas kryerjes sė Medresesė nė Shkodėr, Hafiz Aliu nė vitin 1882 emėrohet mėsues i shkollės fillore nė lagjen Dudas tė Shkodrės. Ishte djalosh nė moshė 27- vjeēare. Diskutabil duhet tė jetė edhe transferimi i Hafiz Aliut nga Shkodra pėr nė Lezhė. Nė disa burime thuhet se, me kėrkesėn e popullit tė qytetit tė Lezhės, nė vitin 1889 emėrohet imam dhe mėsues nė shkollėn fillore e kėtij qyteti, si dhe myfti pranė Babu-Meshihatit. Mirėpo gjuhėtari dhe orientalisti i njohur Tahit N. Dizdari (tani i ndjerė), autor i veprės madhore ''Oriental-izmat nė gjuhėn shqipe'' pohon se prej disa ulemave regresistė u pėrgatit njė ''mazbatė'' kundėr tij, ēka i kushtoi edhe transferimin pėr nė Lezhė. Sidoqoftė, nė Lezhė Ali Ulqinaku do tė vendoset familjarisht edo tė qėndrojė 24 vjet radhazi, deri nė fund tė jetės sė vet. Ky qytet do ti bėhet si njė vendlindje e dytė. Kėtu do tė njohė kulmin e karrierės sė tij, do tė realizojė prodhimtarinė mė tė rėndėsishme kulturore dhe dotė lėrė pasardhėsit qė tė jetojnė edhe sot e kėsaj dite Hafiz Aliu vdiq nė Shkodėr mė 23 prill1913. Ėshtė varrosur nė xhaminė e Shaban-efendisė nė Mahallė tė Re. Varri i tij sot nuk gjendet.


Veprimtaria letrare

Hafiz Ali-Riza Ulqinaku u muar me krijimtari letrare e me veprimtari filo-logjike dhe pedagogjike jo i shtyrė vetėm nga feja, por i shtyer fuqimisht nga nevojat e popullit pėr dije dhe arsim, pėr kulturė dhe shkencė, i motivuar nga dashuria pėr gjuhėn shqipe, pėr ruajtjen e kėsaj gjuhe si kushtim mė parėsorė, pėr ruajtjen e kombėsisė shqiptare tė popullsisė shqiptare islame. Opusi krijues i Hafiz Aliut ėshtė mjaft i gjėrė. Ai ka lėnė disa vepra, qofshin ato tė botuara, qofshin dorėshkrime. Ka botuar njė pėrmbledhje me tri vepra tė veēanta:

1) pėrkthimin shqip tė veprės turke Huda Rabbim tė dijetarit dhe filozofit turk Ibrahim Hakki Erzurum,
2) Mevludin me titull: ''Terxheme-i-mevlud ala lisani arnaud'', dhe
3) Njė fe-rrėfenjės me titull: "'Mexhmuat-ul- avah". Nė dorėshkrim kė lėnė njė ''Abetare'' shqipe dhe tre fjalorė qė i quajti ''Ulqin''. Fjalori i parė Bedi-ul-Mukattar ėshtė njė fjalor nė vargje turqisht-shqip, sipas modelit tė shkollės orientale, qė pėrvetėsohej nga nxėnėsi duke e mėsuar pėrmendėsh. Fjalori i dytė Axhib-ul-menzar ėshtė fjalor alfabetik turqisht-shqip, ndėrsa fjalori i tretė Garib-ul-me. Ōsar ėshtė fjalor shqip-turqisht. Ky fjalor paraqet mė tepėr interes dhe pėrbėhet prej 4000 fjalėve. Si kryevepėr e Hafiz Ali-Riza Ulqinakut merret Mevludi Sherif. (Trajta burimore e kėsaj fjale arabe ėshtė mevlid dhe ka domethėnien: vendlindje, ditė-lindje ose vjershė pėr lindjen e profetit Muhamed). Nė realitet fjala ėshtė pėr Mevludin e poetit tė shquar turk Sylejman Ēelebiut, tė cilin Hafiz Aliu e ka pėrkthyer nė gjuhėn shqipe. Pėrveē pėrkthimit origjinal kjo vepėr ka edhe adaptime, pėrshtatje dhe poezi origjinale. Mevludin Hafiz Aliu e ka shkruar me metrin remel tri herė failatun. Nga vetė pėrkthimi mėsojmė qė Hafiz Aliu mirė e ka njohur mjeshtrinė e vargėzimit, duke patur parasysh meloditė e Mevludit. Ėshtė me ineteres tė theksojmė se pėrkthimin e Mevludit Hafiz Aliu e bėri nė Ulqin nė moshė tė djalėrisė, nė vitin 1873. Duke u shpėrngulur nga Ulqini veprėn e mori me vete nė dorėshkrim. Mjaftė i diskutueshėm ėshtė viti i botimit tė Mevludit. Por sipas tė dhėnave qė jep vetė Hafiz Aliu nė autobiografinė e tij, del se ky Mevlud ėshtė botuar nė vitin 1884-85. Vepra letrare e Hafiz Aliut, ajo e botuar dhe pjesa nė dorėshkrim, ka bėrė ndikim tė madh nė krijuesit letrarė me alfabet arab pas tij. Vargjet e ngritura shqip tė Hafiz Aliut dhe gjuha e tij, ndonėse plot me orientalizma, paraqesin interes tė posaēėm pėr studime letrare dhe gjuhėsore, kurse pėrmbajtja moralizuese e tyre shėrben dhe mund tė shėrbejė si udhėzim, si doracak pėr sjellje praktike tė besimtarit nė islam nėjetėn individuale dhe nė kolektivitetin kombėtar. Hafiz Ali Ulqinaku nė veprat e tija ėshtė nėnshkruar me pseudonimin poetik Ali-Riza, ndėrsa mbiemrin Ulqinaku me siguri do ta ketė marrė pas emigrimit nė shenjė kujtimi pėr vendlindjen e tij.

Hafiz Aliu i takon frymės fetare nė krijimtarinė e bejtexhinjve ulqinakė. Pėr kėtė na flet bejtja nė vazhdim:

U ndriēue jeta, kur leu Ai Resul,
Qiell e tok' m 'at sahat u mbush me Nur.
Kushdo tė don prej xhehenemit nexhatė,
Le tė bin tuj qa me lot ai sallavatė.

ose:

llahi mi gjunaqar banqerem hem kti Ali-Riza, me na fal neve pėr hatėr t'ati Ahmed resulull-llah.


Duke i bėrė Mevludit njė parathėnie tė vjershėruar, duke i shtuar poezi origjinale, vepra mori karakter didaktik dhe patriotik, sepse siē thotė autori: Zoti i di tė gjithė gjuhėt. pra edhe shqipen. Kjo parathėnie ka gjithsej 20 vargje dhe autori atė e fillon me njė lutje:

Bismil-lahi thaē me izėn t'Perenis hem me nim t 'Zotit qi na ka jaratis.
Xuna me shkrumun ni mevlud un si ka, ardhun n 'dynja aj Muhamed Mustafa.

Ėshtė shumė me rėndėsi tė theksohet njė varg e kėtij Mevludi pėr tė vėrtetuar vetėdijen kombėtare tė Hafiz Ali Ulqinakut, tė cilin e shpreh nė parathėnien e tij:

Arnaudēe me qerem t 'Zotit u lenis isht nji gjuh qi kalem s'isht kollanis
Kushda qi ta ven hesab danji hata mej gadit aj qi ta shofi banj rixha

Nga ky varg mund tė vėrehet edhe ajo qė Hafiz Aliu ishte i mendimit qė i pari filloi ta shkruante shqipen me alfabetin arab. Frika e gabimit, qartė mund tė vėrehet nė kėto vargje. Mirėpo, duhet theksuar se, shqipen me alfabetin arab nė Shkodėr, sipas Zef Jubanit, tė parėt e kanė shkruar bejtexhinjtė shkodranė mulla Hysen Dobraēi dhe mulla Salih Pata, i cili njėkohėsisht ishte poet satirik i oborrit tė Bushatlinjve. Flitet, pra, pėr gjysmėn e dytė tė shekullit XVIII.
Hafiz Aliu ishte modest nė vlerėsimin e aftėsive tė veta. Pėr kėtė bėn fjalė vargu nė vazhdim:

Nji vesile pėr me ba Aj Dhylxhealė,
Me qerem t 'Vet mue gjynahet me m'ifalė.

Dhe shefaat Aj Muhamed Mustafa,
Ktij gjynahqari Hafiz Ali Riza.


Nga ky detaj mėsojmė se para se tė shpėrngulej nė Shkodėr e tė merrte mbiemrin Ulqinaku sipas vendlindjes, ai quhej Ali-Riza. Ai ishte atdhetar i kulluar, poet i talentuar, pėrkthyes i shkėlqyeshėm, leksikograf i dalluar dhe alim i nderuar nė rrethin ku jetoi dhe veproi e mė gjerė.

N'qoft, qi prej qyfrit me kast, ose gabim, Fjalė, qi nuk duhen, e kamfol'pa mendim.
Jo se shejatit muhalifndonji punė, Prej gjith atyne u largova un.

Njerėzit qė e njihnin thonė se ka qenė bejtexhi shumė i talentuar, kurse njėri prej tyre, I hafiz Hasan Mavriqi ka thėnė: ''Ka qenė i zoti, sidomos si shair. Letrėn ka pas mujt me e ba nė bejte''.

Me interes tė posaēėm pėr mendimin letrar e fetar ėshtė vjersha ''Farzet e Nemazit''. Poezia ka 20 vargje, pėrkatėsisht pesė strofa katėrvargėshe. Ėshtė bejte moralizuese dhe ėshtė e dedikuar masave tė gjera, gjegjėsisht besimtarėve nė islam. Poezia fillon me:

Ashtu dhe namazi dymdhet farze ka,
Njenin mangut t'a lan, namaz nuk ka.
Pėrpara nemazit, gjasht jan pa.fillue,
Farzi i par 'P: gjith vuxhudin me mbulue.


Pasi besimtarėt nė islam i njofton qė nemazi ka gjithsej 12 farze, ai jep njėkohėsisht edhe kėshilla qė kanė tė bėjnė mė tė, siē janė: besimtari duhet plotėsuar tė gjitha 12 farze dhe, kėshtu, me qėllim nė strofėn e parė e thekson se: ''vuxhudin me mbulue''.
Pasi bėri njoftime themelore qė kanė tė bėjnė me nemaz, nė strofat qė vijojnė bėn fjalė pėr abdesin, Kiblen, mėnyrėn e tė falunit etj. Autori vjershėn e pėrfundon me kėshillė:

Gjith e cilin ryqėn n 'vend tė vet e ban,
Kush s'i ruen, nemazin s'e ka tamam.
Me mendue qije n 'huzur tė Perendis,
Mir 'e ke dal, shejtanit mos i ujdis.


Bejtexhiu kijametin e sheh si realitet, gjė qė do tė vijė. Nė poezinė ''Shenjat e kijametit'' thotė:

Kijameti dit' pėr dit 'vjen tuj afrue
Dhe nishanet pėr kijamet tuj zbulue.
Padishahi gjith dynjas Aj Pejgamer,
Pėr disa nishane ka dhanun haber.
Zor, me rujt imanin pėr at qi mendon,
Edhe dielli ka me lemun kah prendon.
Kah prendon, Dielli kur t'lejn, Zot na ruj,
Tobja ma kabull s'i bahet hiē ndokuj.


Siē vėrehet, bejtexhiu pėrpiqet qė nė hollėsi tė na informojė se nishanet e kijametit janė evidente dhe vėrehen. Besimtarėt sipas tij, imanin zor do ta rujanė kur tė vijė kijameti, tė cilin e sheh me shumė ērregullime nė natyrė. Jeta e njeriut nuk ėshtė e pėrhershme. Njeriut i vjen mbarimi, mbarim ky qė pėrfundon me vdekje. Ky autor njeriut nė pėrgjithėsi ia shtron njė pyetje, tė formuluar nė vjershė, si vijon:

A ti Dynjanė, a Dynjaja t 'mujti ty?
A e mblodhe mallin ti a malli ty?
A e le Dynjanė, a Dynjaja t 'la ty?
A ti Dynjanė a Dynjaja t 'rrejti ty?


Varrin e sheh si njė vend tė pėrhershėm pėr njeriun. Kėtė e pėrshkruan me njė realizėm, kur thotė:

Natėn e vetme Zotyn n'a e baft kollaj,
Veē qeverimit t 'Z;otit, s'asht tjetėr uzdaj.
Vorri nuk njefkend tė madh as padish,
Kushdo qi t'i vijn s'asht aty veē nji All-llah.


Identifikuar

·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠· ...Cosa faresti al posto mio, se ogni pensiero fossi io??!!...·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠·
       
http://www.youtube.com/watch?v=y5DzX6foKbQ

http://www.youtube.com/watch?v=SzEKYu4sF4Q&feature=related
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te: