Letersia e Rilindjes.

Letersia e Rilindjes.

<< < (3/6) > >>

neril:
Serafina Topia dhe Skėnderbeu i Pafat

Veprat kryesore poetike tė De Radės janė "Kėngėt e Milosaos", "Serafina Topia„ dhe "Skėnderbeu i pafat". "Kėngėt e Milosaos„ ishte njė poemė lirko-epike, ku frymėzimi i poetit ka qenė tepėr i kulluar dhe ėshtė arritur harmonia midis brendėsisė dhe formės. "Serafina Topia„ dhe "Skėnderbeu i pafat„ janė poema me vėllim tė gjerė, tė cilave poeti u kushtoi pothuajse tėrė jetėn. Nė kėto vepra ėshtė forcuar epizmi dhe ėshtė rritur thellėsia e problematikės nė krahasim me krijimet e rinisė. Ideja patriotike qė ishte si njė rrymė e nėndheshme tek Milosaoja kėtu ka dalė nė plan tė parė. Poeti ka synuar tė japė tabllo tė gjera tė kohės sė Skėnderbeut. Skenat e betejave alternohen me skena intime, qė tė jepet kėshtu sa mė i plotė shekulli XV nė Shqipėri. Kėtu ėshtė forcuar edhe pėrpjekja pėr ngjyrim historik… Poeti shpreh frymėn heroike tė kohės nė mėnyrė madhėshtore te "Skėnderbeu i pafat", nėpėrmjet skenave tė heroizmit masiv dhe atij tė veēantė, siē janė skena e betejės sė Shkodrės, skena e vrasjes sė pashait turk nga Astriti, njė trim shqiptar, dhe skena e ndeshjes sė Skėnderbeut me dy tartarėt. Epoka e Skėnderbeut kėtu pasqyrohet nė pėrpjestime tė mėdha vigane. Nė veprimin e poemės marrin pjesė jo vetėm individė tė veēantė me veti tė jashtėzakonshme, po gjithė kombi, si masat popullore, ashtu edhe aristokracia. Kėto poema dallohen pėr shkrirjen e epizmit, lirizmit, dhe dramatizmit, kėtu poeti i jep jetė njė galerie tė pasur personazhesh, midis tė cilėve spikatin Skėnderbeu, qė ėshtė i pranishėm nė tė dyja poemat, dhe Serafina Topia, protagonistja e poemės, "Njė pasqyrė e jetės njerėzore„ qė shfaqet edhe te "Skėnderbeu i pafat„. Skėnderbeu mishėron idealin e udhėheqėsit -si ushtarak dhe burrė shteti,- por De Rada ndalet edhe nė anėn e tij thjeshtė njerėore tė tij. Serafia Topia mishėron idealin e gruas shqiptare dhe njėkohėsisht idealin e njeriut tė zhvilluar nė mėnyrė tė gjithanshme. Romatizmi i De Radės merr nė kėto poema ngjyra tė forta, heroikja ndėrthurret me tragjiken. Problematika patriotike (ēėshtja e ēlirimit me luftė tė armatosur, problemi i bashkimit tė shqiptarėve, ēėshtja e udhėheqjes) nė kėto poema ėshtė nė qendėr tė vėmendjes, por shoqėrohet edhe nga njė larmi problemesh shoqėrore, morale dhe filozofike, siē janė: shfrytėzimi feudal, e drejta e njeriut pėr tė vendosur pėr fatin e vet, ēėshtja e sė mirės dhe sė keqes, e drejta e njeriut pėr lumturi. Kėto probleme mishėrohen te personazhe nga mė tė ndryshmet. Poeti shfaq njė thellėsi tė veēantė zhbirimi nė botėn e brendėshme tė krijesave tė veta. Veēanėrisht tė gjalla janė figurat e grave, si: Imotea, Agata, Frosina, Vantisana, te "Skėnderbeu i pafat"; Serafina, Evoda, Parayllja, Olimpia te "Njė pasqyrė e jetės njerėzore".
"Skėnderbeu i pafat" shkrin elementė tė eposit me elementė tė poemės kombėtare-historike dhe tė poemės filozofike. "Njė pasqyrė e jetės njerėzore"ėshtė edhe ajo origjinale pėr nga lloji, shkrin llojin e poemės shoqėrore-psikologjike me llojin e poemės epiko-heroike.
Tė dyja poemat kanė marrė nga poezia popullore hiperbolizmin e figurave tė kreshnikėve dhe pasurinė e figuracionit. Vargu afrohet me vargun e lirė.


De Rada mbetet poeti qė hodhi themelet e letėrsisė me tė vėrtetė artistike arbėreshe, dhe dha njė ndihmesė tė madhe pėr tėrė letėrsinė kombėtare. Ai qe i pari qė ngriti nė art epokėn e lavdishme tė Skėnderbeut. Duke pasqyruar "Motin e madh", kohėn e "Skėnderbeut". De Rada hodhi kushtrimin pėr luftė tė armatosur kundėr zgjedhės osmane. Ai ėshtė njėkohėsisht i pari qė ēeli traditėn e mbėshtėtjes sė letėrsisė arbėreshe nė poezinė popullore. De Rada qe edhe lėvruesi i parė i poemės epiko-lirike, i novelės nė vargje dhe i poemės epike. Gjithashtu ai ka meritėn qė lėvroi deri diku poemėn shoqėrore, ndonėse nuk i kuptonte deri nė fund kontradikatat klasore. Poeti ka simpati pėr njerėzit e thjeshtė, pasqyron me dhembje mjerimin dhe shfrytėzimin, ka besim tė madh te njeriu dhe te mundėsitė e tij, megjithatė deri diku ndikohet nga fatalizmi dhe misticizmi, qė vende-vende ia dėmtojnė krijimtarinė nga ana ideore, madje edhe estetike. Nė thelb vepra e De Radės i pėrket romantizmit pėrparimtar, njė romantizmi veēanėrisht origjinal, qė nuk i kėndon vetėm tė jashtėzakonshmes, por zbulon edhe poezinė e sė zakonshmes. De Rada ėshtė mjeshtėr i stilit tė pėrmbledhur dhe tepėr shprehės, i pėrdorimit tė figuracionit, qė dallohet pėr freski dhe ndikim tė fortė emocional. Gjuha me tė cilėn shprehet De Rada, ėshtė e pasur, por disi e errėt, Poeti pati njė ndikim tė madh nė veprat e shkrimtarėve arbėreshė dhe njė ndikim mė tė vogėl te shkrimtarėt e tjerė tė Rilindjes.

neril:
                                                Pashko Vasa



Pashko Vasa, i njohur sidomos me emrin Vaso Pasha, ėshtė njė ndėr udhėheqėsit mė tė hershėm e mė tė njohur tė lėvizjes sonė kombėtare. Ai ka hyrė nė historinė e Rilindjes si ideolog dhe si poet i saj. Lindi nė Shkodėr mė 1825. Mėsoi disa gjuhė tė huaja si autodidakt dhe fitoi njė kulturė shumė tė gjerė pėr kohėn. Rreth vitit 1847 shkoi nė Itali dhe mori pjesė me armė nė dorė nė revolucionin e Venedikut kundėr pushtimit austriak. U tregua trim dhe me aftėsi ushtarake. Pas dėshtimit tė kėsaj lėvizjeje, P.Vasa u vendos nė Stamboll. Nė Turqi P.Vasa u ngrit nė shkallėn e lartė tė hiearkisė shtetėrore. Nga viti 1883 e deri sa vdiq, mė 1892 nė Bejrut, ishte guvernatori i pėrgjithshėm i Libanit. Gjatė gjithė jetės sė tij P.Vasa s'ka rreshtur sė menduari pėr Shqipėrinė dhe ka dėshiruar ta shohė tė lirė, tė pavarur, e tė kulturuar. Veprimtaria e tij politike fillon nė vitet `60 nė Stamboll, ku bashkpunoi me K.Kristoforidhin, Ismail Qemalin, Hoxha Tasinin. Mori pjesė nė pėrpjekjet pėr oragnizimin e shoqėrive patriotike e kulturore, pėr krijimin e njė alfabeti tė shqipes dhe bashkė me Samiun ishte ndėr themeluesit e Shoqėrisė sė tė Shtypurit Shkronja Shqip. P.Vasa qe njė nga frymėzuesit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizerenit dhe mbrojti me forcė ēėshtjen kombėtare nė Stamboll dhe nė qarqet diplomatike jashtė perandorisė.
Veprimtarinė letrare P.Vasa e zhvilloi kryesisht nė vitet `50-`60 tė shekullit XIX. Gjithė krijimtaria e tij lidhet ngushtė me atdheun, me historinė dhe lashtėsinė e popullit shqiptar, me mbrojtjen e tė drejtave tė tij si komb. "A mos ėshtė krim ta duash vendin tėnd? - shkruante ai. - Ajo qė ėshtė njė cilėsi, njė virtyt pėr tė tjerėt, nuk mund tė jetė tjetėr gjė pėr ne„. Shkroi poezi, prozė artistike, publiēistikė dhe libra gjuhe.
Veprat mė tė rėndėsishme tė P.Vasės janė: pėrmbledhja me vjersha "Trėndafila dhe gjemba„(1873), ku flet me zjarr e mall pėr vendlindjen dhe dėshiron lirinė e Shqipėrisė. Mė 1879 botoi frėngjisht trajtesėn: "E vėrteta pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt„, nė tė cilėn argumenton lashtėsinė e popullit shqiptar, tregon vetitė e tij dhe mbron tė drejtat kombėtare. Botoi mė 1890 romanin "Bardha e Temalit„ tė shkruar frėngjisht, ku pėrshkruan zakone e doke tė jetės shqiptare nė sfondin e luftės pėr ēlirim kombėtar. Shkroi edhe njė "Gramatikė tė shqipes pėr tė huajt„(1887). Por kryet e vendit nė krijimtarinė e tij e zė vjersha "O moj Shqypni„
Kjo vjershė lindi nė ditėt e stuhishme tė Lidhjes Shqiptare tė Prizerenit dhe qarkulloi gojė mė gojė, ngandonjėherė edhe si kėngė. Nė tė ndihet jehona e ngjarjeve dramatike qė kalonte vendi ynė, kur shqiptarėt mbronin me gjak trojet e tyre nga lakmitė e shovinistėve fqinjė dhe nga vendimet e padrejta tė Kongresit tė Berlinit. Vjersha sintetizon nė mėnyrė poetike gjithė idetė e mėdha tė lėvizjes kombėtare dhe me patosin kushtues, shėrben si njė manifest poetik i saj.
Vjersha ėshtė ndėrtuar mbi bazėn e antitezės. Pėr nga brendia ajo pėrmban dy pjesė, dy tablo tė Shqipėrisė. Nė tė parėn, si gjithė rilindėsit, me nota romantike e idealizuese autori prezanton tė kaluarėn, kurse nė pjesėn e dytė pėrshkruhet me ngjyra rrėngjethėse gjendja e mjerė e atdheut tė robėruar.
Vjersha fillon me ton elegjiak, me njė pyetje plot dhembje sdrejtuar Shqipėrisė, qė e kanė "qit me krye n'hi„, qė s'e ka mė forcėn dhe lavdinė e mėparshme.
Me njė ndjenjė krenarie, poeti na jep pėrfytyrimin e dikurshėm, tė Shqipėrisė si njė zonjė e rėndė, plot begati, trimėri e dinjitet e, mbi tė gjitha, plot vlera njerėzore:

me armė tė bardha, me pushkė ltina,
me burra trima, me gra tė dlira,
ti ndėr gjithė shoqet ke kenė ma e mira.

Poeti evokon me pak vargje edhe traditat luftarake e lavdinė e sė kaluarės, ato vite kur besa dhe lufta e trimave shqiptarė bėnin tė dridhej qiell e dhč, tė dridhej armiku otoman gjer thellė nė strofkullėn e tij. Kėto vlera frymėzonin respekt tė pakufijshėm tė tė gjithė burrave ndaj Shqipėrisė, duke pasur pėr nder ta quanin "nėnė„. Poeti, si mjaft rilindės tė tjerė, krijon raportin nėnė-bir dhe e pėrdor si mjet themelor simbolin e figurės sė nėnės. Edhe mė pas, thirrjet qė u drejton bashkatdhetarėve, ua drejton nė emėr tė kėsaj lidhjeje, nė emėr tė detyrės qė ka ēdo bir ndaj nėnės, ndaj atdheut.
Toni elegjiak rishfaqet nė fillim tė pjesės sė dytė, pėrzier me mllef tė papėrmbajtur, kur i drejtohet zemėrcoptuar Shqipėrisė:

Po sot, Shqypni, po m'thuej si je?
Po sikur lisi i rrzuem pėrdhe!

Poeti zbulon edhe shkaqet e kėsaj gjendjeje: shqiptarėt kanė harruar "besėn e tė parėve„ dhe janė pėrēarė nė Fč tė ndryshme. Dhe si ideolog dhe militant i lėvizjes kombėtare, autori u drejtohet bashkatdhetarėve:

Po jeni vllazėn t'gjithė, more t'mjerė

Megjithėse toni elegjiak ndihet edhe nė vargje tė tjera tė pjesės sė dytė, poeti nuk bie nė dėshpėrim, madje me kėtė mėnyrė ai kėrkon tė prekė nė sedėr gjithė shqipėtarėt. Kujt i bėn zemra tė shohė tė poshtėruar, tė coptuar e tė dobėt nėnėn e dashur. Me besim tė patundur nė forcėn dhe shpirtin patriotik dhe luftarak tė tyre, poeti i jep tone burrėrore vargut dhe ngre zėrin pėr luftė tė armatosur, si e vetmja rrugė pėr ta shpėtuar atdheun nga shtypja e mjerimi. Ėshtė nder qė jetėn t'ia falėsh Shqipėrisė.
Vjersha qė nis me njė pasthirrme tronditėse, elegjiake, mbyllet me njė apostrofė kushtruese:

Coniu, shqiptarė, prej gjumit, ēoniu,
tė gjithė si vllazėn n'njė besė shtrėngoniu,
e mos shikjoni kisha e xhamia,
feja e shqiptarit asht shqiptaria!

Vetėm njė atdhetarizėm i flaktė mund te krijonte vargje me njė forcė tė tillė, vargje qė shpallėn parrullėn e madhe rilindase se kombi ėshtė mbi ēdo fč, se shqiptaria, atdheu, e ardhmja e tij janė gjithēka. P.Vasa ėshtė njė nga tė parėt qė lėshoi kushtrimin pėr t'u bashkuar pa dallim feje.
Vėrtet nė pikpamje tė kompozicionit vjersha pėrbėhet prej dy pjesėsh dhe theksi vihet mė tepėr tek e dyta, por patosi i saj i drejtohet edhe sė ardhmes. Ajo u shkrua e frymėzuar nga aspiratat pėr ta parė Shqipėrinė tė lirė, tė pėrparuar e plot dinjitet. Vjersha "O moj Shqypni„ ėshtė njė nga krijimet mė tė frymėzuara tė poezisė shqiptare. Figuracioni i pasur e shprehės, epitetet, krahasimet, pyetjet retorike plot ngarkesė emocionale, shkodranishtja e kuptueshme dhe e ėmbėl e bėnė atė aq ndikues tek masat. Vargu dhjetėrrokėsh (pesėrrokėsh i dyzuar) i jep poezisė njė ritėm marshi, nė pėrputhje me pėrmbajtjen, duke sintetizuar thuajse gjithė idetė e lėvizjes kombėtare: krenarinė pėr tė kaluarėn, dashurinė pėr vendin, urrejtjen pėr robėrinė, thirrjen pėr bashkim, vjersha "O moj Shqypni„ u bė njė nga kryeveprat poetike tė Rilindjes.

neril:
Poezia e Pashko Vasės Mori Shqypni
 

Poezia e Pashko Vasės Mori Shqypni, e mjera Shqypni, e  ka fokusuar gjendjen faktike dhe dėshpėrimin autorial pėr shkak tė asaj gjendjeje, dhe ka dhėnė njė alternativė tė shpejtė, revolucionare. Por, ajo qė i ka munguar sensit tė Pashko Vasės, ka qenė mungesa e vetėdijes pėr rolin e madh, tė jashtėzakonshėm qė do tė mund tė luante feja ose fetė nė projektin e ēlirimit kombėtar. Natyrisht, me kusht qė ato tė viheshin edhe nė njė funksion tė gjithanshėm mobilizues, emancipues  dhe ndėrgjegjėsues kombėtar.

Poezia qė mbart tė ndėrthurur nė vete pėr mė shumė se njė shekull njė figurė poetike nbresėlėnėse dhe njė kocept ideologjik pėr identitetin kombėtar, tė emėrtuar si Shqyptaria, nuk ka si tė mos jetė vazhdimisht objekt analize dhe rivlerėsimi. E tillė ėshtė poezia Mori Shqypni, e mjera Shqypni (1880) e Pashko Vasės, e cila edhe pas njėqind e njezet vjetėve, me vlerėn e saj qendrore ka ruajtur njė fuqi komunikimi dhe identifikimi me lexuesit e vet. Mė ka rėnė tė shoh jo pak njerėz, qė nuk dinė shumė ose madje nuk dinė asgjė pėr autorin e poezisė Mori Shqypni, e mjera Shqypni, por sapo tė pėrmenden vargjet e saj, janė nė gjendje qė sė paku tė shprehin njė emocion, qė shkaktohet nga pėrjetimi i idesė sė saj. Pėrveē se ėshtė nė njė farė dore si njė vazhdim i traditės sė receptimit oral tė vlerave poetike, kjo mėnyrė reagimi mė duket se ka tė bėjė mė shumė me vlerėn qendrore tė poezisė sė Vasės, pėr shqyptarinė si legjitimim i identitetit kombėtar.

Njė sakrificė autoriale...

Figura poetike dhe koncepti ideologjik shqyptaria, krijohen nė poezinė Mori Shqypni, e mjera Shqypni, nė finalizimin e njė angazhimi poetik, pėr ringritje kombėtare, pėr rimarrje tė vetes, pėr zgjim nga gjendja e mjerė:

ēonju, o shqyptarė, prej gjumit ēoniu,,

tė gjithė si vllazen nė nji besė shtrėngoniu       

edhe mos shikoni kisha e xhamia,

fe e shqyptarit asht Shqyptaria.

Urdhėri autorial nė dy vargjet e para ėshtė se zgjimi nga gjumi dhe  lidhja nė njė besė vėllazėrore, janė kėrkesat paraprake, pa tė cilat nuk ėshtė i mundshėm asnjė veprim i mėtejshėm. Ndėrsa, si finalizim tė rikthimit tė identitet, tė rimarrjes sė vetes, Pashko Vasa e sheh lėnien mėnjanė tė feve dhe krijimin e njė feje tė re, tė emėrtuar po prej tij si shqyptaria. Ky ėshtė njė apel poetik dhe atdhetar, i cili buron nga njė vetėdije pėr gjendjen katastrofike tė kombit, dhe si njė alternativė pėr tė dalė nga humnera. Ndjenjat e  fuqishme atdhetare nė kėto vargje kanė fituar pėrparėsi tė plotė ndaj ndjenjave tė thella morale, edhe tė vetė Pashko Vasės, tė mishėruara me besimin nė Zot. Ėshtė njė sakrificė autoriale dhe morale  e njeriut qė ėshtė i angazhuar me tėrė qenien pėr ringjalljen e kombit tė vet.

Nga shėnimet e shumta tė Pashko Vasės dhe nga vepra e plotė e tij, nuk mund tė nxirret ndonjė hipotezė pėr tė qenit e tij si ateist. Pashko Vasa ėshtė njė njeri me bindje tė thella humaniste po edhe fetare. Mirėpo, angazhimi nė frymėn e zgjimit kombėtar, e bėn qė sė paku nė njė ēast tė krijojė njė rend tė ri tė vlerave shpirtėrore, duke e nxjerrė kauzėn e kombit, me shqyptarinė si emėrtim tė saj, si njė ndjenjė me  pėrparėsi mbi tė gjitha tė tjerat. Figura e krijuar prej tij nė vargjet e sipėrcituara, e ka gjithė fuqinė emocionale dhe gjuhėsore, pėr tė qenė vepruese nė ndėrgjegjen e recepientit. Por, nė nivelin  e tyre si krijuese tė njė koncepti, vargjet bartin nė vete njė kundėrthėnie me moralin dhe me njė arsenal potencial tė ndjenave tė njeriut shqiptar. Duke u nisur nga njė gjendje aktuale politike shqiptare, Pashko Vasa nxjerrė pėrfundimin se kombit i duhet njė ideologji revolucionare e rrėnimit tė lidhjeve tė njeriut shqiptar me fe. Kemi tė bėjmė me njė bartje tė fajit pėr gjendjen dėshpėruese, nga fusha objektive nė atė subjektive. Ngushtimi i kuadrit tė shkaqeve pėr gjendjen e mjerė tė shqiptarėve nė nivelin e besimeve fetare, ėshtė njė ideologemė agresive poetike dhe politike.

E drejta, poeti nė tėrė poezinė e vet bėn eksplikimin e gjendjes sė tė kaluarės sė madhėrishme nė nivelin e moralit dhe tė frymės luftarake, qė ėshtė nė kuadrin e njė frymėzimi romantik:

Kur kriste pushka, si shkrepet moti,

Zogu i Shqyptarit gjithmon i zoti

Nga ana tjetėr, shpalosja e gjendjes aktuale tė kombit e tė atdheut bėhet me njė pėrshkrim emotiv, por shumė racional, sa mund tė shikohet si njė lloj ligjėrimi me shkallė tė lartė tė frymėzimit.  Pėrkundėr kėtyre alternimeve harmonike, vjen konkluzioni pothuajse revolucionar, sipas tė cilit zgjidhja ėshtė te heqja dorė nga "kisha e xhamia" dhe te pėrqafimi i njė feje tė re, qė nė kėtė rast ėshtė e pagėzuar shqyptaria. E thamė mė herėt se nė rastin e Pashko Vasės, nuk mund tė bėhet fjalė pėr njė shfryrje ateiste, sepse ai nuk ishte i atillė. Por, ky koncept nuk ėshtė as romantik, sepse dihet se poetėt romantikė ishin mjaft tė frymėzuar edhe nga vlerat fetare.

Zgjidhja do tė ishte te integrimi dhe jo te pėrjashtimi

"Gjetja" e Pashko Vasės ka tė bėjė me dilemat shqiptare tė identifikimit, qė nga koha e formimit tė kombit e deri nė ditėt tona. Nė rastin e shqiptarėve, pėr faktin se nė njė proces tepėr tė vėshtirė tė mbijetesės dhe tė formimit kombėtar, janė pėrqafuar tri fe tė ndryshme, nuk ka qenė e mundshme qė feja tė luajė rolin integrues nė nivel kombėtar, sikundėr ka ndodhur te kombe tė tjera, tė cilat nė procesin e formimit kombėtar,  kanė arritur njė unifikim edhe nė planin fetar. Pra, mė shumė se te roli pėrēarės i klerit dhe te dobėsimi i kombit pėr shkak tė konvertimeve nė kombe tė tjerė,  nė rastin shqiptar duhet tė shikohet pasoja e mungesės  sė rolit integrues tė fesė nė formimin kombėtar dhe nė luftėn  e tij tė vėshtirė pėr pavarėsi dhe jetė tė lirė. Duke mos e inkuadruar kėtė forcė shpirtėrore mobilizuese nė projektin e ēlirimit kombėtar dhe tė krijimit tė shtetit kombėtar, shqiptarėt kanė luftuar pa mundur ta shfrytėzojnė njėrėn nga armėt mė tė fuqishme. Rastet mė markante nė historinė shqiptare flasin edhe pėr shembuju jo tė pakėt tė mobilizimit tė personaliteteve fetare nė projektin nacional shqiptar, nga tė tri fetė ekszistuese. Por, ėshtė fjala pėr angazhimin e njerėzve konkretė,  tė bartėse tė funksioneve fetare, e jo tė fesė ose tė feve eksizuese si tėrėsi.

Poezia e Pashko Vasės Mori Shqypni, e mjera Shqypni, e  ka fokusuar gjendjen faktike dhe dėshpėrimin autorial pėr shkak tė asaj gjendjeje, dhe ka dhėnė njė alternativė tė shpejtė, revolucionare. Por, ajo qė i ka munguar sensit tė Pashko Vasės, ka qenė mungesa e vetėdijes pėr rolin e madh, tė jashtėzakonshėm qė do tė mund tė luante feja dhe fetė nė projektin e ēlirimit kombėtar. Natyrisht, me kusht qė ato tė viheshin edhe nė njė funksion tė gjithanshėm mobilizues, emancipues  dhe ndėrgjegjėsues kombėtar. Konkretizimi i kėsaj teze do tė thoshte se do tė duhej tė  promovohej ideja dhe koncepti se kishat dhe xhamiat e shqiptarėve ishin dhe duhej tė ishin objekte tė frymės sė shqyptarisė. Pra, integrimi i tyre nė projektin kombėtar dhe jo pėrjashtimi ose zėvendėsimi i tyre.

Poezia e vetme e Pashko Vasės, vėrtet edhe pas njėqind e njėzet vjetėve na shkakton pėrjetime emocionale dhe estetike, sepse ka njė tėrėsi vlerash. Njė poezi e shkruar me qėllimin e qartė qė tė ndikojė fort nė ndėrgjegjen e bashkėkombasve, ( poezia ėshtė pėrhapur nė formė letrash dhe ėshtė transmetuar edhe gojė mė gojė dhe ėshtė tejshkruar nga miqtė dhe adhuruesit e Vasės), ka mjaft elemente poetike qė e bėjnė mė tė depėrtueshėm mesazhin e saj. Poezia ėshtė e shkruar nė dhjetėrrokėsh, njė varg i njohur shqiptar qė nė fushėn e poezisė gojore ka prodhuar kryevepra tė vėrteta. Poashtu rima e puthur, karakteristike pėr poezinė gojore historike shqiptare, ėshtė njė element i vargut qė e bėn mė tė komunikueshėm vargun poetik. Leksiku i aktivizuar ėshtė i arealit social dhe kulturor shqiptar, qė e bėn poashtu mė tė lehtė ngulitjen e figurave poetike tė kėsj poezie.

Por, poezia Mori Shqypini, e mjera Shqypni, mė duket se mbetet e paharrueshme dhe aktuale e aktualizuese, para sė gjithash pėr shkak se dilemat shpirtėrore tė shqiptarėve nuk janė zgjidhur as sot e kėsaj dite.

 

neril:
O Moj Shqypni

O moj Shqypni, e mjera Shqypni,
Kush te ka qitė me krye n'hi?
Ti ke pas kenė njė zojė e randė,
Burrat e dheut tė thirrshin nanė.
Ke pasė shumė t'mira e begati,
Me varza t'bukura e me djelm t'ri,
Gja e vend shumė, ara e bashtina,
Me armė tė bardha, me pushkė ltina,
Me burra trima, me gra tė dlira;
Ti ndėr gjith shoqet ke kenė ma e mira.
Kur kriste pushka si me shkrep moti,
Zogu i shqyptarit gjithmonė i zoti
Ka kenė pėr luftė e n'luftė ka dekun
E dhunė mbrapa kurr s'i mbetun.
Kur ka lidhė besėn burri i Shqypnisė,
I ka shti dridhėn gjithė Rumelisė;
Ndėr lufta t'rrebta gjithėkund ka ra,
Me faqe t'bardhė gjithmonė asht da.



Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?
Po sikur lisi i rrxuem pėrdhe,
Shkon bota sipri, me kambė, tė shklet
E nji fjalė t'ambėl askush s'ta flet.
Si mal me borė, si fushė me lule
Ke pas qenė veshun, sot je me crule,
E s'tė ka mbetun as em'n as besė;
Vet e ke prishun pėr faqe t'zezė.
Shqyptar', me vllazėn jeni tuj u vra,
Ndėr nji qind ceta jeni shpėrnda;
Ca thone kam fč ca thonė kam din;
Njeni:"jam turk", tjetri:"latin"
Do thonė: "Jam grek", "shkje"-disa tjerė,
Por jemi vllazėn t'gjith more t'mjerė!
Priftnit e hoxhėt ju kanė hutue,
Pėr me ju damun me ju vorfnue!
Vjen njeri i huej e ju rri n'votėr,
Me ju turpnue me grue e motėr,
E pėr sa pare qi do t'fitoni,
Besėn e t'parėve t'gjith e harroni,
Baheni robt e njerit t'huej,
Qi nuk ka gjuhėn dhe gjakun tuej.
Qani ju shpata e ju dyfeqe,
Shqiptari u zu si zog ndėr leqe!
Qani ju trima bashkė me ne,
Se ra Shqypnia me faqe n'dhe!
E s'i ka mbetun as bukė as mish,
As zjarm nė votėr, as dritė, as pishė;
As gjak nė faqe, as nder ndėr shokė,
Por asht rrėxue e bamun trokė!
Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra,
M'ata sy t'bukur q'dini me qa,
Eni t'vajtojmė Shqypninė e mjerė,
Qi mbet' e shkretė pa em'n, pa nder;
Ka mbet e vejė si grue pa burrė,
Ka mbet si nanė, qi s'pat djalė kurrė!
Kujt i ban zemra m'e e lan' me dekė
Kėt farė trimneshe, qi sot asht mekė?
Kėtė nanė tė dashtun a do ta lamė,
Qi njeri i huej ta shklasė me kambė?
Nuk, nuk! Kėtė marrč askush s'e do
Kėtė faqe t'zezė gjithkush e dro!
Para se t'hupet kėshtu Shqypnia,
Me pushkė n'dorė le t'desė trimnia!
Coniu, shqyptarė, prej gjumit ēoniu,
Tė gjithė si vllazėn n'nji besė shtėrngoniu,
E mos shikoni kisha e xhamia:
Feja e shqyptarit asht shqyptaria!
Qysh prej Tivarit deri n'Prevezė,
Gjithkund lshon dielli vap'edhe rrezė,
Asht tok' e jona, prind na e kanė lanė
Kush mos na e preki, se desim t'tanė
Tė desim si burrat qė vdiqnė motit
Edhe mos marrohna pėrpara zotit.

neril:
                                     Gavril Dara (i Riu)


1827 - 1885

Zanafillėn e vet lėvizja letrare arbėreshe e pati nė ngulimet e Siēilisė, me studjues e letrarė tė ndryshėm, si: Matrėnga nė shekullin e XVI, Brankati, Filja, Keta, Gavril Dara(plaku) dhe Andrea Plaku nė shekullin e XVIII. Nė kohėn kur kjo lėvizje fitoi karakter tė ri kombėtar u pėrfaqėsua nga Gavril Dara(i riu), qė vijoi traditėn e nisur nga i ati dhe i gjyshi. Lindi nė Palac Adriano mė 6 janar 1827. Mėsimet e para i mori nė seminarin arbėresh tė Palermos. Po nė kėtė qytet ai kreu studimet e larta pėr drejtėsi. Udhėn e krijimtarisė e nisi herėt, nė moshėn 13-15 vjeēare. Nė fillim shkroi vjersha qė mė tepėr ishin intime. Shkėndia qė i dha zjarr talentit tė tij, ishin idetė liridashėse, ideali i bashkimit tė Italisė dhe dėshira pėr ndryshime demokratike. Kėto ide janė derdhur nė vėllimin "Disa poezi", shkruar nė italisht, qė doli nė dritė nė vitin mė tė zjarrtė tė revolucionit mė 1848. Vėllimi ėshtė si njė ditar i lėvizjes revolucionare tė asaj kohe. Nė tė spikat njė brendi ideore e pasur dhe disa tipare tė individualitetit krijues tė Darės, si fryma luftarake optimizmi dhe begatia e figuracionit. Vlerėn artistike tė vėllimite dėmtojnė karakteri abstrakt dhe retorizmi.
Nė shkurt 1858 Dara u bė themelues dhe drejtues i njė gazete qė ishte si njė manifest kryengritės, "Palingenesi" (Pėrtėritja e jetės). Nė artikujt qė botoi aty ai tregoi aftėsi prej prozatori, kritiku, esteti dhe historiani. Nė ēastet mė tė rėndėsishme tė luftės pėr ēlirimin e Italisė ai, si edhe arbėreshėt e tjerė, mori pjesė aktive nė lėvizjen revolucionare italiane kundėr zgjedhės austriake dhe sundimit tė Burbonėve. Madje ishte njė nga udhėheqėsit krahinor tė asaj lėvizjeje, si anėtar i komunitetit revolucionar tė Xhirxhentit dhe sekretar i pėrgjithshėm i qeverisė revolucionare tė Garibaldit, mė 1860.
Nė tė njėjtėn kohė ai s'i ndahet krijimtarisė letrare. Mė 1864 shkruan njė poemė tė gjatė italisht, po me subjekt shqiptar "Ana Maria". Poema ėshtė shkruar nė vargje njėmbėdhjetėrrokėsh, ėshtė e gjatė (1.300 vargje) dhe e ndarė nė dy pjesė. Ka dy protagonistė: Bozdar Stresin, nipin e Skėnderbeut, tė cilit i kushtohet pjesa e parėdhe Ana Maria Kominiatėn, mbesėn e Donikės, gruas sė Skėnderbeut, sė cilės i kushtohet pjesa e dytė, mė e gjatė. Dara mishėron nė kėto dy personazhe idealin e burrit dhe tė gruas shqiptare. Poema tingėllon si njė himn pėr atdheun e tė parėve. Kėto personazhe i patėm gjetur edhe te De Rada, po ai i paraqet si heronj romantikė qė kryejnė njė faj tragjik dhe shkojnė pėr kėtė drejt fundit tragjik, kuse Dara i ri thekson aspektin heroik tė karakterit tė tyre.
Nė poemė spikatin pėr vlerėn e tyre estetike pjesėt lirike. Nė vitet 1871-74 Darėn e gjejmė nė Romė ku drejton gazetėn politike "La Reforma"(Reforma), qė shpreh ide pėrparimtare tė sė majtės .
Mė vonė, ndoshta i shtyrė nga pakėnaqėsia e pėrgjithshme e arbėreshėve pėr rezultatet e arritura pėr bashkimin e Italisė, Gavrili la gazetarinė dhe politikėn.
Pikėrisht nė kėto vite Dara shkruan italisht vjershėn epistul "Tė zezat tona", ku jepet njė tabllo rrėngjethese e gjendjes sė vendit, e shtypjes dhe e mjerimit tė dyfishuar qė rėndonte mbi popullin. Ai e pikturon kėtė tablo me epitete epitete dhe metafora nga mė tė vrazhdat, nga mė tė ashprat, qė tė kujtojnė penėn e Dantes nė pėrshkrimin e skenave tė Ferrit. Vjersha demaskon me realizėm tė mprehtė shtetin e ri borgjez, me mjerimin, taksat, gėnjeshtrėn dhe korrupsionin. Patosi mohues ėshtė tepėr i fuqishėm, ndihet revolta e poetit demokrat. Tema politike trajtohet sėrish nė poemėn "Djalli dhe Muza". Vitet e fundit tė jetės sė Dara i Ri i kaloi nė Xhirxhenti, ku punoi si avokat dhe u mor me arkeologji e me studime filozofike. Aty vdiq nė nėntor tė vitit 1885 nė mjerim duke lėnė gjashtė fėmijė ende tė mitur.
Ai e kishte ndjekur hap pas hapi lėvizjen tonė kombėtare, duke marrė anėn e Lidhjes Shqiptare tė Prizerenit dhe duke kuptuar me mprehtėsi rrezikun e synimeve tė shovinistėve fqinjė si dhe tė imperialistėve austriakė dhe italianė ndaj Shqipėrisė. Ai ishte pėr njė bashkėpunim tė ballkanasve, kundėr zgjedhės osmane.

Pas Jeronim De Radės, Gavril Dara i Riu mbetet poeti mė i shquar arbėresh. Vepra e vetme nė shqip qė na ka arritur prej tij, "Kėnga e sprasme e Balės" ėshtė njė ndėr kryeveprat e letėrsisė sonė.
Duke ndjekur hap pas hapi lėvizjen tonė kombėtare, Dara e mbėshteti atė fuqmisht. Ashtu si De Rada, edhe Dara temėn e poemės sė vet e mori nga e kaluara e lavdishme e popullit tonė , e ngriti nė art kėtė epokė, duke e bėrė shprehėse tė ideve patriotike, pėr t'i shėrbyer sa mė mirė tokės mėmė dhe vėllezėrve tė tij tė pėrtejdetit.
Dara ėshtė mjeshtėr i madh i artit tė fjalės. Vepra e tij shquhet pėr pasuri mjetesh artistike, pėr gjuhė tė gjallė e tė bukur e mbi, tė gjitha, pėr mbėshtetjen e gjerė e tė gjithanshme nė folklorin arbėresh.

Navigation

[0] Message Index

[#] Next page

[*] Previous page