50 data kyce ne historinë botërore
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Tema: 50 data kyce ne historinë botërore  (Lexuar 2809 here)
dj diamant
Vizitor
« : 26/10/07, 16:04 »
0

50 datakyce ne historinë botërore

Historiani i njohur, Riçard Overi, redaktor
i faqeve të historisë në revistën amerikane
“Time”, ka përzgjedhur 50 datat me impaktin
më të madh në jetën e njerëzimit


Zgjedhja e 50 datave kyçe në historinë
e njerëzimit nuk është
diçka e thjeshtë. Ka shumë pak
gjasa që dy njerëz në këtë botë
t’i vlerësojnë të njëjtat 50 data. Çdo
listë do të shoqërohej në mënyrë të pashmangshme
nga pyetja: “Përse është
lënë jashtë kjo datë dhe përse është
përfshirë një tjetër”?
Konceptet data të njohura dhe data
të rëndësishme janë të ndryshme. Çdo
nxënës shkolle i kujton mirë vitet 1066,
1588 dhe 1815, por vetëm e kjo e fundit
shfaqet në listën time dhe jo vetëm për
hir të Betejës së Vaterlosë. Çdo listë me
vetëm 50 data duhet të marrë parasysh
një seri kufizimesh. Asnjë datë nuk
ngjitet përtej historisë së njerëzimit,
rreth 5500 vjet të shkuara dhe jo pa u
bazuar në ndonjë të dhënë të shkruar
apo të vizatuar. Disa data janë shumë
të mjegullta, pjesërisht për shkak të
pamundësisë për të thënë me siguri se
“rrota u shpik në këtë vit të caktuar”,
megjithëse të gjithë e dimë rolin e pallogaritshëm
të kësaj shpikjeje në historinë
tonë; pjesërisht edhe të të dhënave
që kemi sot në duar, të cilat mund
të jenë të pasakta edhe për ngjarje të
kohëve relativisht të vona; pjesërisht,
pasi kulturat gojore të mëparshme nuk
prodhuan kronologji të përcaktuara me
saktësi, gjë që nuk na e jep mundësinë
të kuptojmë kur bëhet fjalë për spekulime
e kur për të dhëna të sakta.
Gjeografia, nga ana e saj, na detyron
të lëmë jashtë shumë data kyçe nga historia
e Evropës, për t’u krijuar hapësirë
datave historike që na vijnë nga Kina e
lashtë, Lindja e Mesme apo Amerika.
Historia botërore është globale, edhe
pse në pjesën dërrmuese është dominuar
nga Evropa.
Atëherë, përse këto 50 data dhe jo
të tjera? Historia e njerëzimit është një
rrëfenjë tejet e shtrirë dhe komplekse,
por shoqëria njerëzore ka funksionuar
gjatë 5 mijë viteve të fundit vetëm falë
disa shpikjeve dhe zbulimeve kyçe.
Është kjo arsyeja për të cilën objekte
si rrota, vela, apo ora mekanika kanë
zënë vend në listë.
Shoqëritë njerëzore janë bashkuar
nga besimi fetar, arsye për të cilën
themeluesit e besimeve më të rëndësishme
në botë kanë zënë vend në
listë. Njëherësh besimi fetar lidh botën
moderne me botën antike të 2-3 mijë
viteve më parë. Çdo ditë miliona njerëz
në botë lexojnë Biblën, dokument që i
përket një bote krejtësisht të humbur,
apo Kuranin, libër që arrin të ushtrojë
në ditët tona ndikim të jashtëzakonshëm.
Ngjarjet politike janë të rëndësisë
sporadike, por në çaste të caktuara
i kanë dhënë trajta themelore historisë.
Për këtë arsye, unifikimi i Kinës
së lashtë gjendet në listën e 50 datave
më të rëndësishme. Kina mbetet po
ai shtet gjigant i unifikuar, i vendosur
pak a shumë në të njëjtën hapësirë ku
gjendej 2 mijë vjet më parë. Në rast se
persët do t’i kishin shporrur tej grekët
e lashtë, apo kartagjenasit, do të kishin
mundur të shkatërronin Romën e bota
klasike do të kishte qenë krejt tjetër.
Ngritja dhe rënia e komunizmit gjatë
shekullit XX ndikoi në jetët e shumë
shteteve e të miliona njerëzve.
Së fundmi, kreativiteti dhe inteligjenca
njerëzore kanë modifikuar
mënyrën si e shohim botën. Fizika e
Njutonit, teoria e relativitetit e Ainshtainit,
biologjia e Darvinit dhe veprat
e Shekspirit i kanë dhënë botës
një tjetër fytyrë. Nëse lista do të ishte
më e gjatë, pa dyshim në të do të kishte
hapësirë për Kopernikun, Gëten apo
Niçen. Këto data kanë ndikuar në
mënyrën se si shoqëria njerëzore është
zhvilluar për mirë apo për të keq gjatë
pesë mijëvjeçarëve të fundit.
3500 PK
Shpikja e rrotës dhe e plugut në
Mesopotami (në Irakun e sotëm);
shpikja e varkës me vela në Egjipt: tri
shpikje të rëndësisë së jashtëzakonshme,
duke qenë se i dhanë shtysë të
paparë tregtisë, agrikulturës dhe eksplorimeve.
3200 PK
Shpikja e shkrimit në Mesopotami:
për herë të parë u ofrua mjeti për të
regjistruar dhe kuptuar historinë e
njerëzimit.
3000 PK
Themelimi i qyteteve të para
shumere (në Irakun e sotëm): origjina
e strukturave moderne shoqërore dhe
administrative.
1600 PK
Shpikja e alfabetit modern: një mjet
i rëndësisë së jashtëzakonshme të komunikimit
të koncepteve komplekse
dhe të kulturave.
1600 PK
Fillimet e para të qytetërimit grek:
shumë i rëndësishëm për qytetërimin
perëndimor, duke qenë se ishte pikërisht
ai që hodhi rrënjët e matematikës,
filozofisë, mendimit politik dhe mjekësisë.
753 PK
Themelimi i Romës: Perandoria Romake
është një ndër shtyllat e epokës
moderne, falë prodhimit të ideve mbi
të drejtën njerëzore, ligjin, inxhinierinë
dhe luftën.
670 PK
Shpikja e përpunimit të hekurit:
metalurgjia është çelësi i zhvillimeve të
mëtejshme në fushat teknike, ekonomike
dhe ushtarake.
551 PK
Lindja e filozofit kinez, Konfuci,
themeluesi i një prej sistemeve filozofike
më të rëndësishëm në botë.
490 PK
Beteja e Maratonës: Grekët ia dolën
të largonin rrezikun e pushtimit persian,
duke siguruar mbijetesën e
shkencës dhe të kulturës greke.
486 PK
Lindja e Budës, themeluesi i një prej
besimeve fetare më të mëdha dhe më
të rëndësishme në botë.
327 PK
Perandoria e Aleksandrit të Madh
shtrihet në Indi: i pari shembull i marrëdhënieve
të gjata (shpesh të dhunshme)
mes Evropës dhe Azisë.
202 PK
Hanibali u mund nga Roma: fitorja
është tepër e rëndësishme, duke qenë
se siguroi mbijetesën dhe zgjerimin e
mëtejshëm të civilizimit romak.
27 PK
Themelimi i Perandorisë Romake:
është fillimi i periudhës klasike të dominimit
romak në Evropë dhe në Mesdhe.
5 PK
Lindja e Jezu Krishtit, themelues i
shumë degëve të krishterimit. Data e
saktë e lindjes ka qenë objekt diskutimi
për shekuj me radhë.
105
Përdorimi i parë i letrës moderne:
zëvendësoi pllakat e gurta, pllakat e
argjilta, lëkurën, duke u kthyer në një
mjet që gjeti përdorim të gjerë.
280
Unifikimi i Kinës së dinastinë Çin të
Perëndimit, e cila i dha trajtat Kinës së
sotme.
312
Perandori romak, Kontstantini,
konvertohet në të krishterë: kjo i dha
mundësinë krishterimit të përhapej në
mbarë Evropën.
476
Rënia e Perandorisë Romake të
Perëndimit shënon fundin e 800 viteve
hegjemoni romake. Është pika ku fillon
krijimi i Evropës moderne.
570
Lindja e Muhamedit, themeluesit
të myslimanizmit, një ndër fetë me shtrirje
më të gjerë në botë.
730
Në Kinë shpiket shtypshkronja: hap
shumë i rëndësishëm në komunikimin
masiv, gjë që rriti ndjeshëm shpejtësinë
e përhapjes së kulturës e të ligjeve.
800
Karli i Madh kurorëzohet Perandor
i Perandorisë së re të Perëndimit. Kjo
shënon çastin kur Evropa nisi të riintegrohet.
Perandoria e Shenjtë Romake
zgjati për njëmijë vjet.
1054
Skizma e kishave të krishtere greke
e latine e ndan krishterimin përfundimisht
në dy gjysma gjeografike.
1088
Në Bolonjë të Italisë themelohet
universiteti i parë: këtu nis edhe koncepti
modern i shkallës më të lartë të
mësimit dhe të dijes universale.
1206
Xhenxhis Khani nis pushtimet në
Azi. Dallga mongole ushtron një impakt
shumë të rëndësishëm në zhvillimin
e Azisë dhe në lëvizjet e popujve.
1215
Mbreti Xhon i Anglisë detyrohet nga
baronët të firmosë dokumentin Magna
Carta, me të cilën u jepte të drejta
qytetarëve të mbretërisë: pikërisht këtu
merr jetë koncepti modern i konstitucionalizmit.
1453
Rënia e Kostandinopojës në duart e
turqve otomanë: nis dominimi thuajse
500-vjeçar turk.
1455
Shfaqet shtypshkronja e parë: shpikja
revolucionare e Gutenbergut bëri të
mundur që librat të mos mbeteshin më
luks i shtresave aristokratike.
1492
Kristofor Kolombi zbulon Botën e Re,
duke e futur kontinentin amerikan në
sistemin global të kulturës e të tregtisë.
1509
Shpikja e orës: thelbësore në
ekonominë dhe administrimin modern,
falë futjes së konceptit të rregullimit
të kohës me saktësi.
1517
Martin Luteri i jep jetë reformimit
të kishës. Shënon pikënisjen e protestantizmit
dhe nxjerr në skenë idenë e
besimit fetar individual.
1519
Kortezi nis pushtimet në Amerikën e
Jugut, e cila bëhet pjesë e sistemit politik
dhe ekonomik botëror.
1564
Dita e lindjes së Uilliam Shekspirit:
veprat e tij shërbejnë për të shpjeguar
gjendjen njerëzore.
1651
Publikohet vepra “Leviatan” e autorit
Tomas Obs: bëhet fjalë për gurin
themeltar të idesë moderne mbi barazinë
në shoqërinë civile.
1687
Isak Njutoni publikon Principia
Mathematica, bazën e fizikës moderne.
1776
Deklarata Amerikane e Pavarësisë i
jep jetë një evolucioni të jashtëzakonshëm
politik dhe nxjerr në skenë Amerikën
si fuqi globale.
1789
Revolucioni francez shënon
shkëputjen thelbësore nga tradita
monarkike; u lihet liri të “drejtave të
njeriut”.
1815
Beteja e Vaterlosë: vjen fundi i Perandorisë
së Napoleonit dhe bashkë
me të edhe ambiciet e Perandorit për
të ristrukturuar dhe dominuar gjithë
Evropën.
1825
Shpiket lokomotiva e parë me avull,
duke shënuar daljen në skenë të transportit
të lirë e të shpejtë tokësor.
1859
Publikohet nga Darvini vepra
“Origjina e Specieve”. Teoria e tij e evolucionit
transformon këndvështrimet
mbi njeriun dhe ambientin ku jeton,
njëherësh edhe besimin në Zot.
1885
Benzi ndërton veturën e parë që
shfrytëzon energjinë e prodhuar nga
nafta, duke i dhënë kështu jetë revolucionit
më rrënjësor teknik dhe social në
epokën moderne.
1893
Zelanda e Re për herë të parë u jep
grave të drejtën për të votuar. Në këtë
pikë gratë e panë veten krejt të barabarta
politikisht në raport me burrat.
1905
Publikohet teoria e relativitetit special
të Ainshtainit. Transformon tërësisht
natyrën e dijeve në fizikë.
1917
Revolucioni Rus krijon shtetin e
parë revolucionar.
1918
Fundi i Luftës së Parë Botërore. Zhduken
nga skena Perandoritë Otomane
dhe ajo e Habsburgëve; modifikohen
hartat evropiane dhe ato të Lindjes së
Mesme.
1939
Shpërthen Lufta e Dytë Botërore:
gjatë viteve 1939-‘45 në gjithë botën
vdesin më shumë se 50 milionë
njerëz në atë që ka hyrë në histori si
konflikti me numrin më të madh të
viktimave në historinë e njerëzimit.
Shënon edhe fundin e epokës së imperializmit.
1945
Fundi i Luftës së Dytë Botërore. Në
çastin e shpërthimit të bombës së parë
atomike, njeriu ka mësuar të zhvillojë
mjetet që mund ta zhdukin nga faqja e
dheut.
1949
Themelohet Kina komuniste: Kina
krijohet si një njësi e vetme territoriale
me administratë të përbashkët dhe
ekonomi moderne.
1959
Shpikja e çipit elektronik prej silikoni
është shpikja më e madhe teknike
e shekullit të shkuar, gjë që mundësoi
edhe epokën e kompjuterit.
1960
Prodhohet pilula e parë kontraceptive
për femra, duke u dhënë mundësinë
të kenë në dorë të zgjedhin çastin
kur duan të mbeten shtatzënë.
1989-‘90
Rënia e sistemit komunist në Evropë:
shënon fundin e eksperimentit të
gjatë komunist; edhe komunizmi aziatik
u nënshtrohet ndryshimeve.


Historia e njerëzimit
është një rrëfenjë
tejet e shtrirë dhe
komplekse, por
shoqëria njerëzore
ka funksionuar gjatë
5 mijë viteve të
fundit vetëm falë
disa shpikjeve dhe
zbulimeve kyçe

Historia botërore
është globale,
edhe pse në pjesën
dërrmuese
është dominuar
nga Evropa


PERJASHTIMET
Gjeografia, nga ana e saj, na detyron të lëmë jashtë
shumë data kyçe nga historia e Evropës, për t’u
krijuar hapësirë datave historike që na vijnë nga Kina
e lashtë, Lindja e Mesme apo Amerika


KOSTANDINOPOJA

Rënia e Kostandinopojës në duart e
turqve otomanë: nis dominimi thuajse
500-vjeçar turk
Identifikuar
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te: