Trajtimi i PERSONALITETIT.
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Tema: Trajtimi i PERSONALITETIT.  (Lexuar 10723 here)
Mystica
üBeR aLLeS :D
Administrator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 7887


cogito, ergo sum

Respekt: 0

Profili WWW
« : 13/12/07, 11:11 »
0

Qellimi i kesaj teme eshte te shpjegohet personaliteti i njeriut duke u bazuar ne mendimet e psikologeve te ndryshem sidomos te atyre qe kane dhene kontribut ne kete fushe kaq te gjere,por jo vetem.

Per personalitetin ka shume teori dhe po aq sa ka teori, ka dhe perkufizime dhe percaktime teorike per te. Shumica e psikologeve e percaktojne personalitetin si: si model i sjelljeve konstante, duke perfshire atje mendimet dhe emocionet, qe ndryshojne nga nje person ne tjetrin.
Identifikuar

~Po u zgjove ne mengjes dhe nuk e pe diellin ,ose dielli je ti, ose ti ke vdekur~
Mystica
üBeR aLLeS :D
Administrator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 7887


cogito, ergo sum

Respekt: 0

Profili WWW
« Pergjigju #1 : 13/12/07, 11:11 »
0

                        ~     Trajtimi i personalitetit sipas Froid.       ~

Teorite me te perhapura mbi personalitetin jane ato psikodinamike dhe ajo me e njohura, eshte ajo e Sigmund Freud.
Frojdi e percaktonte personalitetin duke u bazuar ne teorite e tij psikoanalitike.
Sipas tij personaliteti i njeriut eshte i perbere nga tre komponente: Idi (essi) ,uni (ego), dhe mbiuni (superego): 
Personaliteti sipas Frojdit, me shume nga cdo gje tjeter varet nga nivelet e vetedijes, apo thene me mire nga nennivelet e vetedijes; nga ato nivele qe jane nen te ndergjegjshem.

Me  Froid personaliteti nuk eshte konstant.Nje mase e akumuluar sjelljesh, besimesh, virtytesh etj. Por eshte “EVERCHANGING “qe ndryshe, nga Froid do te thote qe i avitet natyres njerezore me pesimizem (i kontrolluar nga impulset shtazore) do te thote se personaliteti i nje njeriu influencohet nga ambienti perreth gjithashtu (pervec influences gjenetike si psh impulset te trasheguara nga bota shtazore). Nga marredheniet qe njeriu formon me boten e jashtme, si psh kultura, njerezit e tjere. Dhe te gjithat keto, sebashku ose vec e vec, modifikojn negativisht ose positivisht personalitetin e vet njeriut.
 Mos harrojme qe Frojdi u perqendrua se tepermi ne psikoanalize, dhe psh deshirat e fshehta seksuale i shpjegonte si shkak i dukurive te ndryshme ne sjellje.
Me vone kjo eshte hedhur poshte nga te tjere.
Identifikuar

~Po u zgjove ne mengjes dhe nuk e pe diellin ,ose dielli je ti, ose ti ke vdekur~
Mystica
üBeR aLLeS :D
Administrator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 7887


cogito, ergo sum

Respekt: 0

Profili WWW
« Pergjigju #2 : 13/12/07, 11:11 »
0

      ~Tipet e personalitetit sipas Hipokratit dhe Eyseck ~


Qe ne lashtesi mjeku i madh grek Hipokrati percaktoi kater  tipe njerezish.

Kolerik
Sanguin
Flegmatik
dhe Melankolik


Per shekuj me radhe njerezit jane percaktuar ne secilin ne keto kater tipe, te emertuara nga Hipokrati.

Ka qene psikologu britanik Hans Eyseck, i cili ka bere nje klasifikim tjeter, por gjithmone duke u bazuar ne ate te Hipokratit. Klasifikimi i tij eshte me i gjere dhe perfshin dhe tipet qe Hipokrati nuk kish mundur, pra ata qe jane perzjerje te kater tipeve te Hipokratit!

Me sa dihet, Teoria me e hershme e Personalitetit ka qene ajo e Hipokratit, babait te mjeksise.Ai pershkroi Personalitetin si i percaktur nepermjet raportit te 4 lengjeve ne trupin e njeriut:plogeshtia (gelbaza), zemerimi (vreri i zi), vreri i verdhe, dhe gjaku. Personaliteti supozohej te varej ne sa sasi nga te mesipermet posedon gjithesekush. Edhe pse ne nuk besojme ne Teorine e Hipokratit me, shume prej ketyre termave perdoren edhe sot per te percaktuar personalitetin e dikujt si epitete.
P.sh.sanguine(gjaku), kolerik( i vrerosur), flegmatik (arrogant dhe i veshtire) dhe melankolik (i trishte).

Sanguin:percaktohet cdo individ me karakteristikat; lozonjar, i shkujdesur, i bute ,konfuz , i shoqerueshem, optimist, i kenaqur.

Kolerik:percaktohet cdo individ qe mbart keto karakteristika; nxehet shpejt, egocentrik (shume egoist), ekzibicionist (qe i pelqen te duket dhe perdor te gjitha format per te rene ne sy), gjaknxehte, lehtesisht i ndikueshem.

Flegmatik:percaktohet cdo individ qe mbart keto karakteristika;i

arsyeshem, parimor, i kontrilluar ( i matur), konseguent, i qete.

Melankolik
:percaktohet cdo individ qe mbart keto karakteristika;i ankthshem, i shqetsuar, i palumtur, skeptik, serioz, i mendushem.
Identifikuar

~Po u zgjove ne mengjes dhe nuk e pe diellin ,ose dielli je ti, ose ti ke vdekur~
Mystica
üBeR aLLeS :D
Administrator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 7887


cogito, ergo sum

Respekt: 0

Profili WWW
« Pergjigju #3 : 13/12/07, 11:11 »
0

  Formimi i personalitetit sipas Bourdel. (temperamenti psikobiologjik)

Ne vitet 30-te psikologia Leone Bourdel beri studime te cilat dhane konkluzione interesante. Studioi personalitetin e shume individeve dhe zhvilloi disa teste me ta. Ne menyre te veēante studioi grupin e gjakut.Rezultati: Trashegimia, e lidhur me grupin e gjakut ndikon ne formimin e temperamentit psikobiologjik.

Grupi i gjakut  A -njerez harmonike.
Grupi i gjakut 0 - melodike
Grupi i gjakut  B -ritmike.
Grupi i gjakut AB- kompleks.
Identifikuar

~Po u zgjove ne mengjes dhe nuk e pe diellin ,ose dielli je ti, ose ti ke vdekur~
Mystica
üBeR aLLeS :D
Administrator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 7887


cogito, ergo sum

Respekt: 0

Profili WWW
« Pergjigju #4 : 15/12/07, 17:05 »
0

                          Trajtimi i personalitetit i lidhur me temperamentin sipas Fromit


 Studimet i vazhduan edhe mjeke e psikologe te tjere qe arriten ne konkluzione pak a shume te njejta, duke bere lidhjen grup gjaku- karakter -semundje patologjike.

 Gjithsesi, para se te njohim personalitetin tone, duhet te dallojme temperamentin nga karakteri. Tek tipat e Hipokratit jane faktikisht tipat e temperamenteve, sipas Erik Fromit. Gjithnje sipas Fromit, temperamenti eshte i lindur dhe ai nuk ndryshon deri ne vdekje

 

Kurse karakteri eshte dicka qe e formojme me kalimin e viteve, ne moshat e para femijerore, adoleshence, pasadoleshence e me tutje. Karakteri, sipas Fromit, eshte i ndryshueshem. Njeriu mund te jete sot nje kumarxhi, neser nje librar, pasneser nje dashnor e me vone nje mesues, por gjithcka e ben ne varesi te temperamentit te tij.
Te dyja formojne personalitetin tone.

 
 ~~~Gjate mesjetes, Philippus Paracelsus i pershkroi sjelljet specifike te ketyre kater natyrave ( Kolerik Sanguin Flegmatik Melankolik) si te ndikuara nga kater lloje shprirtrash: nimfat, shtojzovallet, xhuxhat dhe salamandrat. Shumica e psikologeve te shekullit te njezete e lane menjane vrojtimin holistik te natyres njerezore per nje studim me ne detajeve te pjeseve, fragmenteve, tipareve e keshtu me rradhe. Per ta, te gjithe njerezit ishin ne thelb te ngjashem dhe ndryshimet individuale shkaktoheshin nga rrethanat dhe kushtet apo rastesia.
Identifikuar

~Po u zgjove ne mengjes dhe nuk e pe diellin ,ose dielli je ti, ose ti ke vdekur~
Mystica
üBeR aLLeS :D
Administrator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 7887


cogito, ergo sum

Respekt: 0

Profili WWW
« Pergjigju #5 : 18/12/07, 11:11 »
0

Temperamenti mund te perfytyrohet si trungu i nje peme. Ne pjesen qendrore lind temperamenti dhe nis te zhvillohet drejt pjeses se jashtme. Kjo qender ka rendesi jetike. Nese demtohet apo semuret, pema vyshket. Kur nevojat thelbesore plotesohen, individi eshte i mbushur me energji dhe funksionon gjeresisht. Mosplotesimi i ketyre nevojave eshte i barasvlefshem me ‘vdekjen psiqike’. Kjo shkakton stres, deri edhe sjellje mosfunksionale te. Ashtu si nevojat, edhe vlerat thelbesore jane te rendesie te vecante. Gjurmimi i ketyre vlerave i fal individit edukimin me te madh.
Pjesa e jashtme e trungut te pemeve realizon transportimin e ushqimit ne pjesen pergjegjese per rritjen dhe zhvillimin. Ky ushqim tek njeriu merr trajten e talentit, aftesive ose roleve. Ne i sjellim vetes energji te reja duke ushtruar talentin dhe duke luajtur role te pershtatshme per temperamentin e gjithsecilit. Talentet dhe rolet duhet te plotesojne nevojat e temperamentit. Per cdo temperament ekzistojne shkaktare te ndryshem stresi ne vartesi te nevojave te ndryshme themelore, menyrave te ndryshme te shprehjes se stresit, si edhe ‘kunderhelme’ te ndryshme ndaj stresit.

Kjo teresi tiparesh mbetet e pandryshueshme ne kohe dhe eshte po e njejte pavaresisht nga rrethanat. Nderkohe qe karakteri formohet me shtimin e pervojave gjate rritjes. Ndikimi i pervojave te femijerise eshte me i rendesishem sesa ai i pervojave te mevonshme. Megjithate karakteri dhe temperamenti jane dy karakteristika te lidhura ngushte me njera tjetren. Ato ndokojne dhe ndikohen nga njera tjetra. Keshtu, menyra e reagimit te kolerikut eshte e shpejte dhe e fuqishme por intensiteti i shpejtesise dhe fuqise varen nga karakteri.
Karakteri mund te jete produktiv ose destruktiv. Kur personi karakterizohet nga karakter produktiv atehere menyra e reagimit te tij do te jete me e fuqishme kur dashuron, kur veren padrejtesi dhe me pasionale kur perballet me nje ide te re. Kurse kur personi ka karakter destruktiv atehere reagimi i tij do te jete i fuqishem kur behet fjale per te qene mohues apo mizor
Identifikuar

~Po u zgjove ne mengjes dhe nuk e pe diellin ,ose dielli je ti, ose ti ke vdekur~
۩۞۩
Moderator/e Global/e
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 8164


Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #6 : 18/12/07, 11:11 »
0

po un cer personaliteti futem  ???
Identifikuar

ik bo cicin
Mystica
üBeR aLLeS :D
Administrator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 7887


cogito, ergo sum

Respekt: 0

Profili WWW
« Pergjigju #7 : 18/12/07, 11:11 »
0

po un cer personaliteti futem  ???

Mendoj se ke karakter produktiv Zgerdhihem Gjuha
Persa i perkte personalitetit pastaj, duhet te besh pjese te grupi i kolerikeve por dhe pak sanguin.
Kjo te pakten esht ndarja qe i ka ber Hipokrati.
Identifikuar

~Po u zgjove ne mengjes dhe nuk e pe diellin ,ose dielli je ti, ose ti ke vdekur~
neril
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 4870


Proud to be me!!!!!

Respekt: +4

Profili
« Pergjigju #8 : 20/12/07, 22:10 »
0

Ērregullimet somatoforme dhe tė shkėputjes

Ērregullimet somatoforme dhe tė shkėputjes pėrbėjnė mėnyra me anė tė tė cilave individėt reagojnė ndaj stresit dhe ankthit tė skajshėm. Ērregullimet somatoforme pėrqendrohen te dhimbja,ndėrsa ērregullimet e shkėputjes pėrqendrohen te kujtesa.

Ērregullimet Somatoforme. Ērregullimet somatoforme karakterizohen nė pėrgjithėsi nga simptoma fizike, pėr tė cilat nuk ka shkaqe fizike tė dukshme. DSM-III-R identifikon pesė tipa kryesorė tė ērregullimeve somatoforme: ērregullimin dismorfik tė trupit, ērregullimin e shndėrrimit, hipokondriazėn,ērregullimin e somatizimit dhe ērregullimin e dhimbjes somatoforme.

Simptoma kryesore e ērregullimit dismorfik tė trupit ėshtė shqetėsimi pėr njė defekt imagjinar nė pamjen e jashtme fizike tė njė personi tė shėndetshėm fizikisht. Ankesat e zakonshme lidhen me qime tė tepėrta nė fytyrė, njolla nė lėkurė, trajtėn e tipareve tė ndryshme tė fytyrės, dhe rrallė tė pjesėve tė tjera tė trupit (duarve, kėmbėve, gjinjve). Ērregullimi fillon shpesh gjatė adoleshencės ose pjekurisė sė hershme dhe rėndom zgjat pėr disa vjet. Ndonėse marrėdhėniet shoqėrore prishen, individi zakonisht nuk bėhet i paaftė pėr shkak tė kėtij ērregullimi.


Personi me ērregullimin e shndėrrimit shfaq shqetėsime tė dukshme gjatė funksionimit fizik, gjė qė tė krijon pėrshtypjen e njė ērregullimi fizik, pavarėsisht se ekzaminimi mjekėsor nuk zbulon ndonjė bazė fizike pėr kėtė problem. Simptomat mund tė jenė ato tė paralizės, humbjes sė ndjeshmėrisė, verbimit, ose tė mosndjerjes sė dhimbjes. Njerėzit me kėto simptoma janė ēuditėrisht tė pashqetėsuar prej tyre dhe nuk pranojnė qė t’i kurojnė ato. Ata nuk shtiren dhe simptomat nuk janė imagjinare; por kėta njerėz ndodhen nėn kontrollin e proceseve psikologjike, pėr tė cilat ata mund tė jenė tė pavetėdijshėm. Ērregullimi relativisht i rrallė i shndėrrimit zakonisht shfaqet gjatė adoleshencės ose pjekurisė sė hershme dhe nė pėrgjithėsi nuk zgjat pėr shumė kohė.


Personi me hipokondriazė ėshtė i shqetėsuar nga frika se mos ka ndonjė sėmundje serioze ose vdekjeprurėse. Ekzaminimet mjekėsore nuk zbulojnė ndonjė problem fizik qė do tė mund t’i shpjegonte ankesat. Personi mund tė jetė i preokupuar pėr procese trupore normale si ritmi i zemrės ose frymėmarrja, ose mund tė pėrqendrohet te plagė tė parėndėsishme ose tė ndonjė kollė e rastėsishme. Shpesh personi beson se ka njė sėmundje fatale si p.sh., kancer ose SIDA.


Hipokondriaza ndeshet mė shpesh gjatė pjekurisė sė hershme dhe ėshtė njėlloj e pėrhapur si te burrat, ashtu edhe te gratė. Ērregullimi i somatizmit ndeshet kur njė person (mė shpesh njė grua) ka ankesa tė shumta shėndetėsore, pėr tė cilat nuk ka asnjė shkak fizik tė dukshėm. Ajo mund tė ketė dhimbje koke, dhimbje tė shpinės, alergji, zakone menstruale tė dhimbshme ose tė parregullta, spazma gastrointestinale, tė vjella, diarre ose marrje mėndėsh. Ēdo vit qė kalon, te pacienti zhvillohen simptoma tė reja, qė duhen trajtuar. Ērregullimi i somatizmit ėshtė i lidhur ngushtė me atė tė hipokondriazės. Dallimi kryesor midis tyre ėshtė se personi me hipokondriazė ėshtė shumė mė i shqetėsuar nga frika pėr sėmundjen sesa nga simptomat e vetė sėmundjes dhe se mosha e fillimit tė ērregullimit tė somatizmit shpesh ėshtė mė tepėr ajo e adoleshencės sesa e pjekurisė sė hershme.


Simptoma kryesore e ērregullimit tė dhimbjes somatoforme dikur e quajtur ērregullimi i dhimbjes psikogjene) ėshtė ankesa pėr njė dhimbje tė madhe, pėr tė cilėn nuk ka asnjė shkak tė njohur organik. Nė disa raste, ekziston njė lidhje midis njė ngjarjeje stresuese dhe shfaqjes sė dhimbjes, por nė raste tė tjera nuk ekziston asnjė provė pėr ndonjė stres mjedisor. Ndonėse ērregullimi i dhimbjes somatoforme mund tė shfaqet nė ēdo kohė, ai ndeshet mė shpesh nė moshėn e pjekurisė sė hershme, dhe haset dy herė mė shumė te gratė sesa te burrat. Nė shumė raste, personi bėhet i paaftė dhe nuk mund tė punojė mė, ose tė funksionojė normalisht.


Duket se ērregullimet somatoforme e ndihmojnė njė person qė tė shmangė ankthin sepse dhimbjet dhe simptomat e tjera i shėrbejnė atij pėr t’u shfajėsuar kur dėshton nė kryerjen e detyrave. Duhet shėnuar se kėto janė tė ndryshme nga faktorėt psikologjikė qė ndikojnė te njė gjendje fizike. Ato janė probleme tė vėrteta mjekėsore (si ulcerat, dhimbjet e kokės nga migrena, tensioni i lartė i gjakut), qė shkaktohen ose rėndohen nga stresi psikologjik.

Ērregullimet e shkėputjes. Ērregullimet e shkėputjes kanė tė bėjnė me njė shqetėsim qė lidhet me kujtesėn, ndėrgjegjen ose identitetin e njė individi. Nė mėnyrė tipike, ato janė mėnyra pėr t’u shkėputur nga ankthi i tepėrt nėpėrmjet humbjes sė kujtesės ose identitetit. DSM-III-R identifikon katėr tipa tė ērregullimeve tė shkėputjes. Nė rastin kur  problemi ėshtė kryesisht ai i njė humbjeje tė identitetit, duhet qė te individi ose tė zhvillohet njė identitet i ri (ērregullimi i personalitetit tė shumėfishtė), ose tė ndryshojė realiteti (ērregullimi i tjetėrsimit). Nė rast se kemi tė bėjmė kryesisht me njė humbje tė kujtesės, individi nuk mund tė kujtojė ngjarje tė rėndėsishme personale (amnezia psikogjenike ose largimi psikogjenik).
Ērregullimi i personalitetit tė shumėfishtė ėshtė njė ērregullim i rrallė nė tė cilin, tek njė individ, janė tė pranishėm disa personalitete. Njė mėnyrė pėr t’iu larguar ankthit shkatėrrues ėshtė nėpėrmjet ndarjes sė personalitetit nė dy ose mė shumė alternativa, tė cilat mund tė pėrballojnė me mė tepėr sukses situatėn. P.sh., njė personalitet mund tė ishte agresiv, ndėrsa njė tjetėr mund tė ishte i ndrojtur dhe qė tė dy janė tė pavetėdijshėm pėr ekzistencėn e njėri-tjetrit. Nga trajtimi i njė gruaje tė quajtur Sibel (Sybil) doli se ajo kishte 16 personalitete tė ndryshme. Rasti i famshėm mė i fundit ėshtė ai i Uilliem Milligenit (William Milligan), i akuzuar pėr pėrdhunim bashkėstudentėsh nė kompleksin universitar tė Universitetit tė Shtetit tė Ohajos nga fundi i viteve ’70 ,i cili shfaqte tė paktėn 24 personalitete tė ndryshme.


Ērregullimi i tjetėrsimit ndodh kur njė person shkėputet prej personalitetit tė tij duke besuar se ai nuk ekziston ose se mjedisi nuk ėshtė ai. Perceptimi i vetvetes ndryshon dhe pėr rrjedhojė individi mund tė gjendet i shkėputur prej saj. Personi me ērregullim tė tjetėrsimit shpesh ndjehet sikur ėshtė nė ėndėrr. Ērregullimi shpesh fillon nė adoleshencė ose nė pjekurinė e hershme, edhe mund tė zgjasė pėr njė kohė tė pacaktuar gjatė jetės sė personit.
Individėt me amnezi psikogjenike e humbasin ndjenjėn e identitetit, duke harruar nė fakt se kush janė, ku jetojnė, ose ēfarė pune bėjnė. Kemi tė bėjmė me njė lloj amnezie pėrzgjedhėse, sepse ata nuk e harrojnė kurrė gjuhėn ose si t’i kryejnė detyrat e jetės sė pėrditshme.


Shkėputja e vetvetes nga angazhimet personale ėshtė ndoshta njė mjet pėr t’iu larguar ankthit dėrrmues. Shpesh, para zhvillimit tė ērregullimit ka ndodhur njė ngjarje traumatike. Personi e humb kujtesėn dhe kėshtu nuk ėshtė pėrgjegjės pėr detyrimet e tij. Ky ērregullim ndeshet mė shpesh nė adoleshentėt dhe tė rriturit mė tė rinj. Shfaqja e tij ėshtė e menjėhershme, dhe ērregullimi ėshtė zakonisht i pėrkohshėm, me njė pėrfundim gjithashtu tė menjėhershėm dhe shėrim tė plotė.


Nganjėherė, tek individi me ērregullimin e shkėputjes zhvillohet largimi (fugue) psikogjenik, dhe, krahas humbjes sė kujtesės, ai largohet nga skena e jetės sė tij duke shkuar nė njė vend tė ri gjeografik dhe duke filluar njė jetė tė re, si tė ishte dikush tjetėr, duke harruar tė gjitha emocionet e pakėndshme tė lidhura me jetėn e kaluar. Shpesh largimi ėshtė mė pak serioz se ky, dhe nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė periudhė e shkurtėr udhėtimi, pas sė cilės individi shėrohet dhe kthehet nė shtėpi. Ky ērregullim i rrallė ndodh shpesh gjatė ndonjė katastrofe natyrore ose njė lufte. Ērregullimet e shkėputjes duket se janė mėnyra pėr tė pėrballuar ankthin ose stresin e tepėrt.


Teksti ėshtė marrė nga libri "Psikologjia njė hyrje koncize" i autorit Terry F.Pettijohn.
Identifikuar

...........xXx............
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te: