Trajtimi i PERSONALITETIT.

Trajtimi i PERSONALITETIT.

(1/2) > >>

Mystica:
Qellimi i kesaj teme eshte te shpjegohet personaliteti i njeriut duke u bazuar ne mendimet e psikologeve te ndryshem sidomos te atyre qe kane dhene kontribut ne kete fushe kaq te gjere,por jo vetem.

Per personalitetin ka shume teori dhe po aq sa ka teori, ka dhe perkufizime dhe percaktime teorike per te. Shumica e psikologeve e percaktojne personalitetin si: si model i sjelljeve konstante, duke perfshire atje mendimet dhe emocionet, qe ndryshojne nga nje person ne tjetrin.

Mystica:
                        ~     Trajtimi i personalitetit sipas Froid.       ~

Teorite me te perhapura mbi personalitetin jane ato psikodinamike dhe ajo me e njohura, eshte ajo e Sigmund Freud.
Frojdi e percaktonte personalitetin duke u bazuar ne teorite e tij psikoanalitike.
Sipas tij personaliteti i njeriut eshte i perbere nga tre komponente: Idi (essi) ,uni (ego), dhe mbiuni (superego): 
Personaliteti sipas Frojdit, me shume nga cdo gje tjeter varet nga nivelet e vetedijes, apo thene me mire nga nennivelet e vetedijes; nga ato nivele qe jane nen te ndergjegjshem.

Me  Froid personaliteti nuk eshte konstant.Nje mase e akumuluar sjelljesh, besimesh, virtytesh etj. Por eshte “EVERCHANGING “qe ndryshe, nga Froid do te thote qe i avitet natyres njerezore me pesimizem (i kontrolluar nga impulset shtazore) do te thote se personaliteti i nje njeriu influencohet nga ambienti perreth gjithashtu (pervec influences gjenetike si psh impulset te trasheguara nga bota shtazore). Nga marredheniet qe njeriu formon me boten e jashtme, si psh kultura, njerezit e tjere. Dhe te gjithat keto, sebashku ose vec e vec, modifikojn negativisht ose positivisht personalitetin e vet njeriut.
 Mos harrojme qe Frojdi u perqendrua se tepermi ne psikoanalize, dhe psh deshirat e fshehta seksuale i shpjegonte si shkak i dukurive te ndryshme ne sjellje.
Me vone kjo eshte hedhur poshte nga te tjere.

Mystica:
      ~Tipet e personalitetit sipas Hipokratit dhe Eyseck ~


Qe ne lashtesi mjeku i madh grek Hipokrati percaktoi kater  tipe njerezish.

Kolerik
Sanguin
Flegmatik
dhe Melankolik

Per shekuj me radhe njerezit jane percaktuar ne secilin ne keto kater tipe, te emertuara nga Hipokrati.

Ka qene psikologu britanik Hans Eyseck, i cili ka bere nje klasifikim tjeter, por gjithmone duke u bazuar ne ate te Hipokratit. Klasifikimi i tij eshte me i gjere dhe perfshin dhe tipet qe Hipokrati nuk kish mundur, pra ata qe jane perzjerje te kater tipeve te Hipokratit!

Me sa dihet, Teoria me e hershme e Personalitetit ka qene ajo e Hipokratit, babait te mjeksise.Ai pershkroi Personalitetin si i percaktur nepermjet raportit te 4 lengjeve ne trupin e njeriut:plogeshtia (gelbaza), zemerimi (vreri i zi), vreri i verdhe, dhe gjaku. Personaliteti supozohej te varej ne sa sasi nga te mesipermet posedon gjithesekush. Edhe pse ne nuk besojme ne Teorine e Hipokratit me, shume prej ketyre termave perdoren edhe sot per te percaktuar personalitetin e dikujt si epitete.
P.sh.sanguine(gjaku), kolerik( i vrerosur), flegmatik (arrogant dhe i veshtire) dhe melankolik (i trishte).

Sanguin:percaktohet cdo individ me karakteristikat; lozonjar, i shkujdesur, i bute ,konfuz , i shoqerueshem, optimist, i kenaqur.

Kolerik:percaktohet cdo individ qe mbart keto karakteristika; nxehet shpejt, egocentrik (shume egoist), ekzibicionist (qe i pelqen te duket dhe perdor te gjitha format per te rene ne sy), gjaknxehte, lehtesisht i ndikueshem.

Flegmatik:percaktohet cdo individ qe mbart keto karakteristika;i

arsyeshem, parimor, i kontrilluar ( i matur), konseguent, i qete.

Melankolik:percaktohet cdo individ qe mbart keto karakteristika;i ankthshem, i shqetsuar, i palumtur, skeptik, serioz, i mendushem.

Mystica:
  Formimi i personalitetit sipas Bourdel. (temperamenti psikobiologjik)

Ne vitet 30-te psikologia Leone Bourdel beri studime te cilat dhane konkluzione interesante. Studioi personalitetin e shume individeve dhe zhvilloi disa teste me ta. Ne menyre te veçante studioi grupin e gjakut.Rezultati: Trashegimia, e lidhur me grupin e gjakut ndikon ne formimin e temperamentit psikobiologjik.

Grupi i gjakut  A -njerez harmonike.
Grupi i gjakut 0 - melodike
Grupi i gjakut  B -ritmike.
Grupi i gjakut AB- kompleks.

Mystica:
                          Trajtimi i personalitetit i lidhur me temperamentin sipas Fromit


 Studimet i vazhduan edhe mjeke e psikologe te tjere qe arriten ne konkluzione pak a shume te njejta, duke bere lidhjen grup gjaku- karakter -semundje patologjike.

 Gjithsesi, para se te njohim personalitetin tone, duhet te dallojme temperamentin nga karakteri. Tek tipat e Hipokratit jane faktikisht tipat e temperamenteve, sipas Erik Fromit. Gjithnje sipas Fromit, temperamenti eshte i lindur dhe ai nuk ndryshon deri ne vdekje

 

Kurse karakteri eshte dicka qe e formojme me kalimin e viteve, ne moshat e para femijerore, adoleshence, pasadoleshence e me tutje. Karakteri, sipas Fromit, eshte i ndryshueshem. Njeriu mund te jete sot nje kumarxhi, neser nje librar, pasneser nje dashnor e me vone nje mesues, por gjithcka e ben ne varesi te temperamentit te tij.
Te dyja formojne personalitetin tone.

 
 ~~~Gjate mesjetes, Philippus Paracelsus i pershkroi sjelljet specifike te ketyre kater natyrave ( Kolerik Sanguin Flegmatik Melankolik) si te ndikuara nga kater lloje shprirtrash: nimfat, shtojzovallet, xhuxhat dhe salamandrat. Shumica e psikologeve te shekullit te njezete e lane menjane vrojtimin holistik te natyres njerezore per nje studim me ne detajeve te pjeseve, fragmenteve, tipareve e keshtu me rradhe. Per ta, te gjithe njerezit ishin ne thelb te ngjashem dhe ndryshimet individuale shkaktoheshin nga rrethanat dhe kushtet apo rastesia.

Navigation

[0] Message Index

[#] Next page