Ekonomia Shqiptare!!
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Tema: Ekonomia Shqiptare!!  (Lexuar 7334 here)
Madam Butterfly
SuperGirl!...
Moderator/e Global/e
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 15053


Lost inside your love!

Respekt: +7

Profili
« : 15/05/07, 08:08 »
0

Partnerėt strategjikė


Banka Botėrore
Banka Boterore eshte burim ndihmash financiare dhe teknike per vendet ne ndertim, neper Bote. Banka perbehet nga dy institucione te vecanta zhvilluese te cilat jane prone e 184 shteteve pjesmarese - Banka Internacionale per Rindertim dhe Zhvillim (IBRD: International Bank for Reconstruction and Development) dhe Shoqata per Zhvillimin Internacional (IDA: International Development Association). IBRD e perqendron ndihmen ne vendet mesatare ne zhvillim e siper, ndersa IDA perqendrohet ne vendet me te varfra ne Bote. Keto institucione mundesojne borxhe dhe dhurime lekesh kryesisht ne fushat e edukimit, shendetit dhe infrastruktures, komunikimit.



Bashkimi Europian
BE eshte bashkim interqeveritar i 25 shteteve demokratike pjestare. Ky Bashkim eshte konfederata me e madhe ne Bote e formuar nga shtete te pavarura ne vitin 1992 ne baze te Traktatit mbi Bashkimin Europian (Traktati i Maastrichtit). Shume aspekte dhe mardhenie te BE egzistonin dhe para ketij traktati dhe mund te dokumentohen qe nga viti 1951.
Bashkimi ka: nje treg te perbashket i cili dallohet nga faktoret e tregetise se lire midis shteteve pjesmarrese; monedhen e perbashket e cila mbikqyret nga Banka Qendrore Europiane; Politiken mbi Agrikulturen e Perbashket; Politiken mbi Tregetine e Perbashket; si dhe Politiken mbi Sigurimin e perbashket.



Banka Europiane e Investimeve
Kjo eshte banka e Bashkimit Europian dhe ka per qellim te ndihmoje ne integrimin dhe zhvillimin e balancuar ekonomik dhe social te shteteve pjestare ne BE. Banka drejton fonde te medha te cilat i perdor kundrejt projekteve kapitale te mbikqyrura nga BE. Gjithashtu jep fonde per perberesit financiare te marreveshjeve te ndermara ndaj Politikes mbi zhvillimin dhe kooperimin Europian.



Banka Europiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim
BERZH (The European Bank for Reconstruction and Development - EBRD) u themelua ne 1991, pas renies se komunizmit ne Europen lindore dhe ne momentin kur vendet ish-sovietike kishin nevoje per ndihme ne sektorin privat dhe mjedsin demokratik. Sot BERZH perdor mjete investimi per te ndihmuar ne tregun ekonomik dhe demokratik ne 28 shtete te Europes dhe Azise qendrore.



FMND



GTZ



IDB



KFW



OBT



Organizata pėr Kooperimin dhe Zhvillimin Ekonomik



Pakti i Stabilitetit



PNUD



USAID
Identifikuar

·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠· ...Cosa faresti al posto mio, se ogni pensiero fossi io??!!...·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠·
       
http://www.youtube.com/watch?v=y5DzX6foKbQ

http://www.youtube.com/watch?v=SzEKYu4sF4Q&feature=related
jelena
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 182

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #1 : 09/06/07, 23:11 »
0

Pershendetje!!!
Nuk kam ndonje eksperience po kam patur mundesi te punoj me disa projekte ne disa Institucione dhe vertete Banka Boterore ka dhene goxha finaancime. Me kujtohet ne projektin e Fundit me financimet e WB kishte "pare me these" per te permbushur cdo aktivitete te prezantuar, por ne fund u katandisem qe dhe ujin e blinim me leke shqiptare. Paradoks eshte qe kur keto projekte prezantohen para ketyre komisioneve si psh ne kete rast ne Kroaci, habitesh kur degjon sesa mire bashkepuntoret tane e kane planifikuar cdo gje , por ne fund pastaj eshte ajo shprehja"ky projekt na doli me humbje". Une nuk po them qe ne asnje vend te botes nuk ka VJEDHJE , por ketu te ne duan ta bejneprojektin me gjysmen e fondeve. Fondacioni Soros ka ndihmua shume gjithashtu Shqiperine, po tani jo me, sigurisht te japin nje dore si fillim , pastaj i zoti(dmth ne) duhet ta nxjerrim vete gomarin nga balta. Po keshtu dhe shume organizma te tjera po lajne duart, nje gje e shte e sigurt fondet po kufizohentani eshte rradha jone! Duhet ti pedorim me me ficence dhe produktivitet perndryshe......
Identifikuar
Madam Butterfly
SuperGirl!...
Moderator/e Global/e
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 15053


Lost inside your love!

Respekt: +7

Profili
« Pergjigju #2 : 27/10/07, 13:01 »
0

Statistikat ekonomike janė duke pėrdorur metoda tė reja shkencore tė grumbullimit dhe pėrpunimit tė informacionit qė lejojnė interpretimin e fenomeneve shoqėrore-ekonomike. Vrojtimet me zgjedhje tė pėrqasura mė kėrkesat e Komunitetit Europian, kanė bėrė tė mundur dhėnien e informacionit pėr sektorin real nė tėrėsi. Qė nga viti 1998 Anketa Strukturore e Ndėrmarrjeve, bėn pjesė nė Programin Kombėtar Statistikor. Kjo anketė ėshtė mė e rėndėsishme pėr grumbullimin, pėrpuminin dhe publikimin e tė dhėnave ekonomike bazuar nė aktivitetin dhe madhėsinė e ndėrmarrjeve. INSTAT iu ofron pėrdoruesve ēdo vit karakteristikat dhe rezultatet kryesore tė ekonomisė shqiptare nėpėrmjet treguesve, tė cilėt pėr mėnyrėn e llogaritjes sė tyre, bėhen tė krahasueshme nė nivel ndėrkombėtar. INSTAT ka bėrė kujdes pėr zhvillimin dhe pėrsosjen e statistikave afatshkurtėra, duke llogaritur e publikuar njė seri indeksesh si Indeksi i ēmimeve tė konsumit, Indeksi i kushtimit nė ndėrtim, Indeksi i ēmimeve tė prodhimit, Indeksi i Vlerės sė njėsisė pėr tregtinė e jashtme , Indeksi i shitjeve, Indeksi i tregtisė me pakicė.

Statistikat Financiare dhe Bankare
 
HYRJE

Tė dhėnat pėr Statistikat Bankare janė marrė nga Buletini Tremujor dhe Vjetor i Bankės Qendrore tė Shqipėrisė. Statistikat  Financiare  janė marrė nga Buletini Tremujor dhe Vjetor “Statistikat Fiskale tė Qeverisė” qė botohen nga Ministria e Financave.
 
Pėrkufizime


Kėtu mė poshtė jepen disa pėrkufizime tė bazuara nė botimin e Ministrisė sė Financave
“Statistikat fiskale tė qeverisė”, nga ku edhe merren treguesit pėrkatės.
Metodologjia e pėrdorur ėshtė Cash Base.

Buxheti i Konsoliduar pasqyron tė ardhurat, shpenzimet dhe defiēitin nga aktiviteti i institucioneve publike dhe rajonale pa transferimet reciproke midis tyre.

Tė ardhurat gjithsej pėrfshijnė tė gjitha tė ardhurat nga burime tė ndryshme  tatimore, jotatimore dhe ndihmat, duke pėrjashtuar tė ardhurat nga privatizimi, tė cilat janė konsideruar si financim pėr defiēitin.

Ndihmat janė tė ardhurat qė vijnė nga ndihmat qė jepen nga qeveritė e shteteve tė tjerė dhe donatorė tė ndryshėm.

Tė ardhura Tatimore janė tė ardhura qė merren nga vjelja e tė gjitha llojeve tė taksave dhe tatimeve qė zbatohen.

Tė ardhura nga Buxhetet e Pavarura, duke i qėndruar besnike skemės aktuale, pėrfshijnė kontributet nga sigurimet shoqėrore dhe shėndetsore.

Tė ardhura Jotatimore janė tė ardhura tė tjera qė merren nga burime tė ndryshme si aktiviteti ekonomik i sektorit buxhetor, transferim fitimi nga Banka e Shqipėrisė, etj.

Shpenzimet gjithsej janė pagesat e pakthyeshme tė qeverisė pėr blerjen e mallrave, shėrbimeve, pėr transfertat dhe pagesat e interesave, pėr realizimin e funksioneve tė shtetit.

Shpenzimet Korrente pėrfshijnė shpenzimet pėr shėrbimet dhe sendet e konsumueshme (tė konsumueshme nė mė pak se njė vit) qė janė tė domosdoshme pėr kryerjen e operacioneve tė qeverisė. Subvencionet, pagesat e interesit, etj. pėrfshihen nė kėtė kategori.

Shpenzimet Kapitale pėrfshijnė vetėm shpenzimet pėr sendet dhe shėrbimet me afat pėrdorimi mbi njė vit. Kėtu futen pagesat pėr pėrftimin e sendeve me afat tė gjatė pėrdorimi, mjetet e kapitalit fiks si dhe pagesat pėr zėvendėsimin e mjeteve themelore tė shkatėrruara.

Defiēiti Buxhetor ėshtė tejkalimi i shpenzimeve mbi tė ardhurat e buxhetit tė shtetit.

Financimi i Defiēitit ėshtė pėrdorimi i fondeve hua  pėr tė mbuluar shpenzimet qeveritare qė nuk financohen nga tė ardhurat.

Financimi i Jashtėm i Defiēitit ėshtė pėrdorimi i burimeve nė formėn e detyrimeve neto tė krijuara gjatė njė viti fiskal tė qeverisė ndaj personave jorezidentė, institucioneve, qeverive tė huaja, etj.

Financimi i Brendshėm i Defiēitit ėshtė pėrdorimi i burimeve nė formėn e detyrimeve neto tė krijuara gjatė njė viti fiskal tė qeverisė ndaj personave rezidente, institucioneve brenda vendit, etj.

 Pėrkufizime

Mė poshtė jepen disa pėrkufizime tė bazuara nė botimin e Bankės sė Shqipėrisė “Buletini ekonomik”

Paraja Jashtė Bankave ėshtė diferenca ndėrmjet parasė nė qarkullim me paranė cash nė arkat e bankave qė mbajnė depozita.

Rezervat e Tepėrta dhe Rezerva e Detyrueshme pasqyrojnė gjendjet e llogarive nė fund tė periudhės tė bankave qė mbajnė depozita tė hapura nė Bankėn e Shqipėrisė.

Depozitat pa Afat janė ato depozita tė cilat klienti mund ti tėrheqė nė ēdo kohė ose qė mund ti pėrdorė pėr tė bėrė pagesa tė ndryshme. 

Depozitat me Afat janė ato qė mund tė tėrhiqen pas njė periudhė tė caktuar, tė shpallur, nė se kėrkohet tė merret interes i plotė nga ato.

Depozitat nė Valutė pėrfshijnė si ato me afat dhe ato pa afat, vetėm se arkėtimi i tyre dhe pagesa bėhet nė valutė.

Agregati M1 ėshtė shumė e zėrit “paraja jashtė bankave” me zėrin “depozita pa afat”.

 Agregati M2 ėshtė shumė e agregatit M1 me zėrin “depozita me afat”.

Agragati M3 ėshtė shumė e agregatit M2 me zėrin “depozita nė valutė”.

Shpejtėsia e Parasė ėshtė raporti midis prodhimit tė pėrgjithshėm tė brendshėm (nominal) tė realizuar nė katėr tremujoret e fundit me gjendjen e agregatit M1, M2, M3 nė fund tė periudhės.

 Norma e Rifinancimit ėshtė norma e interesit me tė cilėn Banka e Shqipėrisė krediton bankat e nivelit tė dytė.

Norma e Depozitave (12 mujore) deri nė vitin 1995 tregonte nivelin dysheme tė vendosur nga Banka e Shqipėrisė pėr normėn e interesit pėr depozitat me afat maturimi dymbėdhjetėmujor nė lekė. Pas asaj kohe tregon pėrqindjen mesatare tė ponderuar pėr depozitat e reja me maturim dymbėdhjetemujor.

Norma e Kredisė (12 mujore) para vitit 1995 ka qenė orientuese nga Banka e Shqipėrisė, pas asaj kohe tregon mesataren e ponderuar pėr kreditė e reja me afat maturimi dymbėdhjetemujor.

Sigurimet

 Parathėnie


Tregu i sigurimeve ėshtė i lidhur me shkallėn e zhvillimit tė pėrgjithshėm tė ekonomisė. Ky treg pėr njė periudhė disa-vjeēare deri nė vitet 1999 prezantohej vetėm me kompaninė shtetėrore tė sigurimeve INSIG, ndėrsa pėr dy vitet e fundit 2000-2001 kemi njė dimension tė ri, futjen e kompanive private tė reja tė sigurimit ku pėrmendim SIGAL, SIGMA dhe ATLANTIK.
Duke analizuar kėtė sektor pėr grupin e sigurimeve tė jo-jetės edhe pėr grupin e sigurimeve tė jetės dhe tė shėndetit vėrehet se edhe nė kėto dy vite kanė dominuar sigurimet e jo-jetės.
Nė sigurimet e jo-jetės peshėn mė tė rėndėsishme e zėnė sigurimet motorrike sepse janė sigurime tė detyrueshme. Sigurimet e jetės dhe tė shėndetit qėndrojnė nė njė nivel mė tė ulėt, si rezultat i mungesės sė traditės pėr kėto lloj sigurimesh dhe shkallės sė ulėt tė ardhurave tė popullsisė.


Burimet e tė dhėnave 

Autoriteti i mbikqyrjes se sigurimeve
 
Pėrkufizime

 Sigurimi ėshtė njė sistem sipas tė cilit individėt, bizneset, oraganizatat e ndryshme tė cilėt nė kėmbim tė pagesės sė shumės sė parave (primeve), kanė tė garantuar kompensimin nga humbjet e ndodhura nga rreziqet duke u bazuar nė disa kushte specifike.

Primet e arkėtuara quhet shuma e tė gjitha primeve pėr tė gjitha policat e lėshuara nga njė
kompani sigurimesh gjatė vitit.

Policė sigurimi ėshtė dokumenti legal qė komapania e sigurimeve i ka lėshuar mbajtėsit tė policės, i cili pėrshkruan kushtet dhe termat e sigurimit, ajo gjithashtu quhet kontratė police ose thjesht kontratė.

Mbajtėsi i policės sė sigurimit ėshtė personi i cili i paguan primin kompanisė sė sigurimit nė kėmbim tė mbrojtjes sė sigurimit, siguruar mė parė sipas njė policė siguruese.

Sigurimi i detyrueshėm ėshtė ēdo lloj forme sigurimi qė kėrkohet detyrimisht me ligj.

Dėmi i paguar quhet kėrkesa pėr pagesė e humbjes qė mund tė vijė nė bazė tė termave tė kontratės sė sigurimit

Sigurimet motorrike pėrfshijnė sigurimin e pėrgjegjėsive ndaj palėve tė treta TPL, kartonin jeshil, sigurimin e vetė mjetit motorrik ose Kasko, policat provizore dhe policat kufitare. Ndėr to vetėm polica Kasko ėshtė sigurim vullnetar, tė tjerat janė sigurim i detyrueshėm.

Sigurimi i pasurisė ėshtė sigurimi qė pėrcakton mbrojtjen financiare nė rastin e humbjes ose dėmit real si dhe sigurimi i pasurisė personale shkaktuar nga rreziqet si zjarri, vjedhja, breshėri, eksplozioni, trazirat dhe rrėmujat civile, mjetet motorike, vandalizmat dhe duhani.

Sigurimi i jetės dhe shėndetit jane sigurimet e pėrcaktuara si pagesė ndihmė nė rast sėmundjeje ose paaftėsie tė pėrhershme. Nė kėtė grup-sigurimi pėrfshihen tipe tė ndryshme tė sigurimit si sigurimi nga aksidentet personale, sigurimi i jetes sė depozituesit, sigurimi i shėndetit nė udhėtim, sigurimi i jetės sė debitorit, sigurimi i detyrueshėm i udhėtarėve.
Kėto janė sigurime vullnetare me pėrjashtim tė sigurimit tė detyrueshėm tė udhėtarėve.

Sigurimi nga aksidentet personale mbulon tė siguruarin nga paaftėsia e pėrkohshme, paaftėsia e pėrhershme dhe vdekja si pasojė e aksidentit.

Sigurimi i detyrueshėm i udhėtarėve mbulon tė siguruarin nga paaftėsia e pėrkohshme, paaftėsia e pėrhershme dhe vdekja si pasojė e aksidentit gjate udhėtimit me mjete transporti hekurudhor ose detar.

Sigurimi i shėndetit nė udhėtim mbulon tė siguruarin pėr aksidentet personale, shpenzimet mjekėsore tė ndihmės sė shpejtė dhe shpenzimet e riatdhesimit, kur i siguruari udhėton jashtė territorit tė Shqipėrisė.

Sigurimi i jetės sė debitorit mbulon tė siguruarin nga rreziku i vdekjes qofte ajo aksidentale ose natyrore, pėr shumėn e huasė sė pashlyer ndaj bankės e cila ka lėvruar kredinė.

Sigurimi i jetės sė nxėnėsve dhe studentėve mbulon jetėn e nxėnėsit apo studentit nga rreziku i vdekjes, qoftė kjo aksidentale apo natyrore, vdekjen e prindit ose ngeljen jetim tė fėmijės, paaftėsinė e pėrhershme, shpenzimet spitalore farmaceutike si dhe disa sėmundje kritike.

Sigurimi i jetės sė depozitorit mbulon jetėn e debitorit nga rreziku i vdekjes, qoftė kjo aksidentale apo natyrore.
 
Identifikuar

·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠· ...Cosa faresti al posto mio, se ogni pensiero fossi io??!!...·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠·
       
http://www.youtube.com/watch?v=y5DzX6foKbQ

http://www.youtube.com/watch?v=SzEKYu4sF4Q&feature=related
Madam Butterfly
SuperGirl!...
Moderator/e Global/e
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 15053


Lost inside your love!

Respekt: +7

Profili
« Pergjigju #3 : 27/10/07, 13:01 »
0

Tregtia e Jashtme
 
Parathėnie


Nė vitin 2005 nė krahasim me njė vit mė parė, kemi njė rritje si tė eksportit ashtu edhe tė importit. Rritja e importit (10.9%) gjatė kėtij viti ka qėnė mė e madhe se rritja e eksportit (5.9%), kjo ėshtė arsyeja qė kemi njė pėrkeqėsim tė bilancit tregtar rreth 12.6%.
Pjesa mė e madhe e tregtisė vazhdon tė kryhet me vendet e BE (68.9%). Edhe gjatė kėtij viti partnerėt kryesorė tregtarė tė Shqipėrisė mbeten Italia dhe Greqia. Karakteristikė e eksporteve shqiptare ėshtė ri-eksporti pas pėrpunimit tė lėndės sė parė. Kjo pasqyrohet nė grupin “Tekstile dhe Kėpucė” eksporti i tė cilit zė 57.9% tė totalit tė eksportit.


Burimet e tė dhėnave

Drejtoria e Pergjithshme e Doganave

Metodologji


Burimi kryesor i sigurimit tė tė dhėnave statistikore tė tregtisė sė jashtme tė mallrave ėshtė Drejtoria e Pėrgjithshme e Doganave. Informacioni qe mblidhet ēdo muaj, nėpėrmjet Deklaratės Doganore, e cila ėshtė vendosur pėr herė tė parė nė vendin tonė, nė vitin 1992. Kjo deklaratė siguron tė dhėna tė nevojshme, si pėr qėllime doganore, ashtu dhe pėr qėllime statistikore dhe mbledh tė dhėna statistikore pėr periudhėn e kryerjes sė transaksionit pėr llojin e mallit, peshėn neto, peshėn bruto, vlerėn statistikore tė mallit, vendin destinacion, vendin eksportues, vendin origjinė, tipin e transaksionit, llojin e koncensionit etj. Natyra komplekse e doganave dhe e nevojave statistikore bėn tė domosdoshėm pėrdorimin e klasifikimeve tė mallrave.
Nomenklaturat e perdoruara jane Sistemi i Harmonizuar (HS) si dhe Klasifikimi Standard Ndėrkombėtar i Tregtisė (SITC).
Statistikat e tregtisė sė jashtme regjistrojnė tė gjitha mallrat, tė cilat shtojnė ose pakėsojnė burimet materiale tė njė vendi nėpėrmjet hyrjeve (importeve) ose daljeve (eksporteve) nga territori ekonomik i tij.
Mallrat qė thjesht janė transportuar pėrmes njė vendi (mallrat nė tranzit) ose ato me qėndrim tė pėrkohshėm (pėrveē mallrave pėr pėrpunim pasiv ose aktiv), nuk pėrfshihen nė statistikat e tregtisė sė jashtme. Mallra qė nuk duhet tė pėrfshihen nė statistikat e tregtisė sė jashtme janė tė tilla si: ari monetar, kartmonedhat dhe letrat me vlerė tė emetuara dhe monedhat nė qarkullim, mallrat me qėndrim tė pėrkohshėm, mallrat nė tranzit, etj.
Mallrat e rekomanduara pėr t’u pėrjashtuar nga statistikat e detajuara tė tregtisė sė jashtme, regjistrohen veēan, me qėllim qė  kėto tė dhėna tė detajuara tė pėrpunohen pėr t’ju shtuar totalit tė tregtisė sė jashtme pėr qėllime tė llogarive kombėtare dhe tė bilancit tė pagesave.
Sistemet e tregtise.
Sistemet tregtare qe perdoren nga statistikat e tregtise se jashtme jane: sistemi tregtar i pergjithshem dhe sistemi tregtar i vecante.
-Sistemi tregtar i pėrgjithshėm regjistron tė gjitha mallrat qė hyjnė ose dalin nga territorri ekonomik i njė vendi, duke pėrjashtuar vetėm mallrat nė tranzit. Pra nė kėtė rast regjistrohen si import tė gjitha mallrat qė hyjnė nė magazinat doganore tė njė vendi, edhe nė rast se nuk dalin ne qarkullim tė lire nė kėtė vend. Nė tė njejtėn kohė tė gjitha mallrat qė dalin nga magazina doganore e njė vendi regjistrohen si eksport i kėtij vendi.
-Sistemi tregtar i veēantė ėshtė koncept mė i ngushtė. Nė kėtė rast te gjitha mallrat qė hyjnė nė magazinat doganore tė njė vendi nuk regjistrohen si import i kėtij vendi. Kėto mallra regjistrohen si import vetėm nė rast se kalojnė nė qarkullim tė lire nė kėtė vend ose vendosen nėn procedure doganore pėr pėrpunim aktiv. Nė mėnyrė tė ngjashme nuk regjistrohen si eksport tė gjitha mallrat qė dalin nga magazinat doganore.
Nė statistikat e tregtisė sė jashtme tė mallrave, ne pėrdorim sistemin tregtar tė veēantė.
Vlera e tipit FOB, qė pėrdoret pėr vlerėsimin e eksporteve, pėrfshin vlerėn e transaksionit tė mallrave dhe vlerėn e shėrbimit tė kryer pėr shpėrndarjen e mallrave deri nė kufi tė vendit eksportues.

Vlera e tipit CIF, qė pėrdoret pėr vlerėsimin e importeve, pėrfshin vlerėn e transaksionit tė mallrave, vlerėn e shėrbimeve tė kryera pėr shpėrndarjen e mallrave, deri nė kufi tė vendit eksportues dhe vlerėn e shėrbimit tė kryer pėr shpėrndarjen e mallrave, nga kufiri i vendit eksportues deri nė kufi tė vendit importues. 


Indekset nė tregtinė e jashtme

Indekset e vlerės tregojnė numrat indeksorė tė vlerave totale tė importeve dhe eksporteve. Shpesh ata shprehen si: Vm pėr importin dhe Ve pėr eksportin. Indekset e vlerės janė tė nevojshėm pėr llogaritjen e indekseve tė volumit, indekseve tė vlerės njėsi dhe indeksit tė kushteve tė tregtisė.
Indekset e vlerės njėsi nė tregtinė e jashtme tregojnė ndryshimet nė ēmimet mesatare tė importeve dhe eksporteve tė agreguar, duke supozuar qė sasitė e importuara ose tė eksportuara tė mbeten tė pandryshuara. Me fjalė tė tjera ato masin ēmimet mesatare tė importit dhe eksportit, pa marrė parasysh ndryshimet nė sasi.
Kėto indekse llogariten, duke u mbėshtetur nė tė dhėnat statistikore qė sigurohen nėpėrmjet deklaratės doganore. Ky informacion merret ēdo muaj nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Doganave. Vlera e siguruar nga informacioni doganor ėshtė njė vlerė CIF pėr importin dhe FOB pėr eksportin. Indekset e vlerės njėsi llogariten nė nivele tė agreguara sipas 21 seksioneve tė Sistemit tė Harmonizuar dhe nė afate tremujore. Ato llogariten si indekse bazė (ku si vit bazė ėshtė marrė 1996) dhe si indekse zinxhir, duke pėrdorur formulėn Paasche.
Indekset e volumit ose tė sasisė pėr importet dhe eksportet, presupozojnė qė ēmimet janė tė fiksuara, kėshtu qė maten sasitė fizike tė importeve dhe eksporteve pa marrė parasysh ndryshimet e ēmimeve. Kėto indekse llogariten duke pėrdorur formulėn e Laspeyres.


Pėrkufizime

Eksportet  janė nė pėrgjithėsi mallra tė destinuara tek njė vend i tretė, tė vendosura nėn regjimin doganor, tė pėrpunimit pasiv, tė rieksportuara pėr t’ju nėnshtruar pėrpunimit aktiv.

Importet janė nė pėrgjithėsi mallra qė vijnė nga njė vend i tretė dhe tė vendosura direkt nė magazinat e ruajtjes, nėn procedurat doganore tė lejimit pėr qarkullim tė lirė, pėr pėrpunim aktiv ose pėr pėrpunim nėn kontrollin doganor.
Treguesi i hapjes se ekonomisė  ėshtė raporti (import + eksport)/Produkti i brendshėm bruto.

Pėrqindja e mbulimit,  ėshtė raporti midis vlerės sė eksportit dhe vlerės sė importit.
Bilanci tregtar,  ėshtė diferenca midis eksportit dhe importit.
Volumi tregtar ėshtė shuma e eksportit dhe importit.
Vlera FOB( i lirė nė bord) e mallit, pėrfaqėson njė kusht tė shpėrndarjes sė mallrave, qė tregon se ēmimi i mallrave pėrfshin edhe shpenzimet e transportit dhe tė dorėzimit, tek njė port i caktuar i ngarkimit.
Vlera CIF (kosto, sigurim, transport) e mallit, pėrfaqėson njė kusht tė shpėrndarjes sė mallrave, qė tregon se ēmimi i mallrave pėrfshin sigurimin dhe transportin, deri tek njė port i caktuar destinacion

Territori ekonomik  (nė shumicėn e rasteve, territori ekonomik i njė vendi pėrputhet me territorin doganor tė tij), ėshtė territori ku ligji doganor i njė vendi zbatohet tėrėsisht.
Territori doganor i vendit tonė korrespondon me territorin statistikor tė tij.

Vendet anėtare tė Bashkimit Europian :
Belgjikė, Gjermani, Francė, Itali, Luksemburg, Hollandė, Angli, Danimarkė, Irlandė, Greqi, Spanjė, Portugali, Austri, Finlandė, Suedi, Estoni, Hungari, Letoni, Lituani, Poloni, Ēeki, Sllovaki, Slloveni, Malta, Qipro

Vendet e Ballkanit Perėndimor:
Shqipėri, Bosnjė e Hercegovinė, Serbi dhe Mai i Zi (pėrfshi Kosovėn), Maqedoni, Kroaci
 
Identifikuar

·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠· ...Cosa faresti al posto mio, se ogni pensiero fossi io??!!...·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠·
       
http://www.youtube.com/watch?v=y5DzX6foKbQ

http://www.youtube.com/watch?v=SzEKYu4sF4Q&feature=related
Madam Butterfly
SuperGirl!...
Moderator/e Global/e
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 15053


Lost inside your love!

Respekt: +7

Profili
« Pergjigju #4 : 27/10/07, 13:01 »
0

Transporti
 
Parathėnie   


Transporti ajror civil ndėrkombėtar kryhet nėpėrmjet  aeroportit “Nėnė Teresa” nė Rinas, i vetmi aeroport qė kryen transport tė kėtij lloji. Gjatė vitit 2001 nė kėtė aktivitet  kanė operuar 11 shoqėri ajrore, nga tė cilat 9 tė huaja dhe 2 tė pėrbashkėta. Aktiviteti nė rritje i transportit ajror , ka  bėrė qė numri i fluturimeve dhe ai  i pasagjerve tė transportuar nė vitin 2001 tė jetė respektivisht  2 dhe 3.5 herė mė i madh  nė krahasim me vitin 1993

Transporti detar nė Shqipėri kryhet nėpėrmjet 4 porteve : Durrėsi, Vlora, Saranda dhe Shėngjini. Volumi i ngarkim- shkarkimit tė porteve nė vitin 2001ėshtė 3.6 herė mė i madh  se ai i vitit 1993. Porti mė i madh dhe mė i rėndėsishėm ėshtė ai i Durrėsit , i cili pėr vitin 2001 realizoi 66 % tė volumit tė ngarkim- shkarkimit tė porteve. Transporti  detar ndėrkombėtar i pasagjerėve ka shėnuar  njė  rritje prej 89 % nė 2001 nė krahasim me vitin 1994.

Gjatesia e linjės hekurudhore nė shfrytėzim , nė vitin 2001ėshtė 409 kilometra. Transporti hekurudhor nė vitin 2001 krahasuar me vitin 1993 ka shėnuar njė rėnie tė volumit tė punės sė tij  si nė atė tė mallrave ashtu dhe nė atė tė pasagjerėve , respektivisht 2  dhe 1.2 herė, rėnie kjo e shkaktuar kryesisht nga   konkurrenca e kėtij lloj transporti nga  transporti automobilistik por dhe si rezultat i gjėndjes sė keqėsuar tė infrastrukturės sė kėtij lloj transporti.

Gjatėsia e naftėsjellsave nė vitin 2001 ėshtė 8 % mė e madhe se ajo e vitit 1993. Volumi i transportit tė naftės me tubacion , i shprehur nė tonė-kilometra nė vitin 2001 ka pėsuar njė rėnie prej 35 % nė krahasim me vitin 1993.

Pėrdorimi gjithnjė e mė shumė i transportit rrugor privat ėshtė shoqėruar me njė numėr tė madh mjetesh rrugore tė cilat kanė shėnuar njė rritje prej 67 %  nė vitin 2001 nė krahasim me vitin 1993. Nė veēanti numri i veturave tė pasagjerėve si dhe ai i autobuzave dhe mikrobuzave ėshtė 2.5 herė mė i madh nė vitin 2001 nė krahasim me vitin 1993.  Numri i aksidenteve nė trafikun rrugor ka shėnuar njė rėnie tė tyre nė krahasim me vitin 1994 prej 29 %, duke u shoqėruar me njė ulje tė numrit tė tė vrarėve prej 30 % dhe atyre tė tė plagosurve prej 54 %


Burimet e tė dhėnave

Ministria e Transportit - Drejtoria e Programit
Ministria e Transportit - Drejtoria e Programit
Ministria e Transportit - Drejtoria e Programit
Ministria e Ekonomise Publike dhe Privatizimit - Drejtoria e Programim Zhvillimit
Ministria e Rendit Publik –Drejtoria e Administratės
Ministria e Transporteve – Drejtoria e Programimit

Metodologji
Tė dhėnat mbi transportin ajror i korespondojnė si shoqėrive tė pėrbashkėta ashtu dhe tė huaja qė operojnė nė vėndin tonė.
Ato pėrfshijnė si fluturimet e planifikuara ashtu dhe ato ēarter.
Nje ulje-ngritje e avionit numerohet si nje fluturim.
Tė dhėnat mbi fluturimet dhe mbikalimet i raporton Ndėrmarrja e Agjensisė Nacionale tė Trafikut Ajror .
Tė dhėnat mbi pasagjerėt, mallrat dhe postėn e transportuar i raporton Ndėrmarrja e Albtransportit. 
Trafiku detar i pasagjerėve  pasqyron trafikun ndėrkombėtar. Seria e tė dhėnave tė publikuara pėrfshin numrin e pasagjerėve tė hipur ose tė zbritur nė portet e Shqipėrisė, si me tragetet tona ashtu dhe ato te huaja. Viti bazė i grumbullimit tė tė dhėnave ėshtė viti 1994.
Gjatėsia e linjės hekurudhore pėrfshin  vetėm gjatėsinė e linjės nė shrytėzim. Numri i udhėtarėve dhe udhetarė-kilometrave llogariten mbi bazėn e biletave tė shitura sipas kategorive tarifore.
Volumi i punės sė transportit tė naftės me tubacion, i shprehur nė ton-km, ėshtė llogaritur duke marrė pėr bazė gjatėsinė e tubacionit ku kalon nafta qė transportohet.
Transporti i naftės me tubacion ėshtė vetėm transport nacional.

Parku i mjeteve
Tė dhėnat mbi numrin e mjeteve tė transportit rrugor i referohen si atyre private ashtu dhe atyre shtetėrore.
Numri tyre jep gjendjen nė fund tė periudhės.
Aksidentet nė trafikun rrugor pėrfshijnė vetėm aksidentet qė shkaktojne vdekje apo plagosje.

 

Pėrkufizime

Pasagjerė tė transportuar
Pasagjerė tė transportuar  do tė quhen tė gjithė pasagjerėt udhėtimi i tė cilėve fillon ose mbaron nė aeroportin raportues.
Mallrat e transportuar
Nė mallrat e transportuar pėrfshihet ēdo ngarkesė e ngarkuar nė avion ose e shkarkuar prej tij , duke pėrjashtuar bagazhet e pasagjerve dhe postėn.
Porti i ngarkimit
Porti i ngarkimit quhet porti ku mallrat ngarkohen nė anije dhe transportohen prej saj.
Porti i shkarkimit
Porti i shkarkimit quhet porti ku mallrat janė shkarkuar nga anija pasi janė transportuar prej saj.
Transport ndėrkombėtar detar
Transport ndėrkombėtar detar quhet transporti detar mes dy porteve i lokalizuar nė dy vėnde tė ndryshme.
Pasagjer detar
Pasagjer detar konsiderohet ēdo person , i cili bėn udhėtim  nė njė anije. Personeli i shėrbimit tė anijes nuk regjistrohet si pasagjerė.
Pasagjerė tė embarkuar (tė dalė)
Pasagjerė tė embarkuar janė pasagjerė , tė cilėt kanė hipur nė anije dhe transportohen prej saj.
Pasagjerė tė disembarkuar
Pasagjerė tė disembarkuar janė pasagjerė tė zbritur nga anija pasi janė transportuar prej saj.
Pasagjerė tė transportuar
Pasagjerė tė transportuar me hekurudhė do tė quhet ēdo pasagjer qė udhėton me mjetin hekurudhor, duke pėrjashtuar personat e destinuar pėr shėrbime nė tren.
Pasagjerė –kilometri
Pasagjere – kilometri  ėshtė njėsia matėse qė pėrfaqėson transportin e njė pasagjeri nė njė distancė prej njė kilometėr.
Mallra tė transportuara
Mallra tė transportuara me hekurudhė do tė quhet ēdo lėvizje malli qė kryhet me mjet hekurudhor, duke pėrfshirė kėtu dhe ambalazhin dhe paisjet  siē janė konteinerėt, paletet si dhe mjetet rrugore tė mallrave tė transportuara me hekurudhė.
Ton–kilometri
Ton–kilometri ėshtė njėsia matėse qė pėrfaqėson transportin e njė ton malli nė njė distancė prej njė kilometėr
Tubacion nafte
Tubacion nafte quhen tubacionet qė shėrbejnė pėr lėvizjen e naftės bruto dhe tė rafinuar, ose produkteve tė lėngshme tė saj nėpėrmjet shtytjes
Veturė pasagjerėsh
Veturė pasagjerėsh quhet mjeti motorik i transportit rrugor i destinuar pėr transport pasagjerėsh , nė tė cilin numri i vėndeve tė uljes (duke pėrfshirė dhe shoferin ) nuk e kalon numrin 9.
Autobus
Autobus quhet mjeti motorik i transportit rrugor i destinuar pėr transport pasagjerėsh , me numrin e vėndeve tė uljes (duke pėrfshirė dhe vendin e shoferit) me mė shumė se 9
Aksidente nė qarkullimin rrugor
I vdekur nga aksidenti nė rrugė quhet ēdo person i cili ka vdekur menjėherė ose brėnda 30 ditėve si rezultat i aksidentit.
I plagosur konsiderohet ēdo person , i cili nuk ka vdekur por ka marrė plagė tė lehta apo tė rėnda si rezultat i aksidentit
 
Identifikuar

·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠· ...Cosa faresti al posto mio, se ogni pensiero fossi io??!!...·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠·
       
http://www.youtube.com/watch?v=y5DzX6foKbQ

http://www.youtube.com/watch?v=SzEKYu4sF4Q&feature=related
Madam Butterfly
SuperGirl!...
Moderator/e Global/e
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 15053


Lost inside your love!

Respekt: +7

Profili
« Pergjigju #5 : 27/10/07, 13:01 »
0

Turizmi
 
Parathėnie


Ne shume vende te botes aktivitetit turistik konsiderohet mė i rėndėsishėm edhe se aktiviteti prodhues si nė aspektin ekonomik, ashtu edhe nė atė social.

Njė turizėm i zhvilluar ndeshet atje ku ka njė “kėrkesė” tė fortė pėr tė dhe ku ekzistojnė “tė mirat” natyrore (klima, bukuritė natyrore dhe mjedisi) si edhe strukturat pėrkatėse qė e favorizojnė atė, ku mė e rėndėsishme ėshtė infrastruktura e transportit.

Zhvillimi i turizmit ėshtė i lidhur ngushtė me investimet dhe punėsimin. Nė kėtė kuadėr gjate viteve 2000-2001 kanė pėsuar rritje aktivitete tė tilla: si hoteleri, bar- restorante, qėndrat tregtare, transporti dhe ndėrtime tė ndryshme tė infrastrukturės, shoqėruar kėto me punėsimin nė rritje nė zonat turistike. Tė ardhurat qė vijnė nga turizmi pasqyrohen nė bilancin e pagesave, dhe japin mundėsinė e pėrdorimit tė tyre nė zhvillimin e zonave tė rėndėsishme turistike. Ne Bilancin e Pagesave te ardhurat nga rezidentet e huaj ne vendin tone  per vitin 2000 jane 55703.4 mln lek ndersa per vitin 2001 jane 64044.05 mln lek Shpenzimet e shtetasve shqiptare jashte shtetit per vitin 2000 jane 39355.3 mln lek dhe per vitin 2001 jane 36951.25 me nje diference pozitive prej respektivisht 16348.1 mln lek dhe 27092.8 mln lek per te dy vitet.

Tregues mjaft i rendesishem i turizmit eshte neteqendrimi mesatar ne hotele, tregues i cili ne vitet e fundit rezulton me rritje. Per vitin 2001 neteqendrimi mesatar eshte 2.3 krahasuar me 1.98 te vitit 2000 duke theksuar rendesine e ketij sektori ne rritje..


Burimet e tė dhėnave 

Hotelet dhe frekuentimi i tyre, Drejtoritė e statistikave nė rrethe.
Tė dhėna mbi Hyrje – Daljet e shtetasve tė huaj dhe shqiptarė nė pikat kufitare, Ministria e Rendit Publik

Metodologji


Informacioni statistikor pėr aktivitetin turistik merret ēdo tremujor nga zyrat e statistikave nė rrethe drejtpėrdrejt nė strukturat e akomodimit.  Bazuar ne programin statistikor.merren te dhena mbi numrin e hoteleve, dhe kapacitetin e tyre (dhoma, shtretėr) si dhe nė frekuentimin e tyre nga tė huaj e shqiptarė. Po ashtu nėpėrmjet programit statistikor ēdo tremujor, nga Ministria e Rendit Publik merren tė dhėna mbi numrin e hyrjeve dhe daljeve nė kufi sipas mėnyrės sė udhėtimit, tė shtetasve tė huaj dhe shqiptarė. Pėr shtetasit e huaj merren tė dhėna edhe mbi qėllimin e udhėtimit dhe shtetėsinė e tyre


Pėrkufizime

Turizem

Turizmi perfshin aktivitetet e personave qe udhetojne dhe qendrojne ne vende te ndryshme nga vendi i qendrimit te tyre te zakonshem per nje periudhe jo me te gjate se  nje vit kalendarik dhe qellimi i ketij udhetimi eshte kohe e lire , biznes e te tjera.

Vizitor
Pėr qėllime tė statistikės sė turizmit, termi “vizitor” perfaqeson njė “person qė udhėton nė njė vend tė ndryshėm nga vendi ku ai banon, pėr njė periudhė mė pak se 12 muaj dhe qėllimi kryesor i kėtij udhėtimi nė vėndin e vizituar nuk ėshtė ai i njė veprimtarie fitimprurėse”

Tė gjithė udhėtarėt qė pėrfshihen nė turizėm janė vizitorė. Termi “vizitor” pėrfaqėson konceptin bazė pėr gjithė sistemin e statistikave tė turizmit. Termi “vizitor” per qellime te statistikave dhe dhe ne perputhje me format e turizmit klasifikohet mė pas nė dy kategori: “turistė (vizitorė me neteqendrim )” dhe “vizitorė ditorė” 

–Turist quhet njė vizitor i cili kalon tė paktėn njė natė nė njė strukturė hoteliere nė vendin qė ai viziton.

–Vizitor ditor  quhet  njė vizitor i cili nuk kalon natėn nė njė strukturė hoteliere nė vendin qė ai viziton.

Sipas formave tė turizmit vizitorėt mund tė klasifikohen nė:

a)      vizitorė ndėrkombėtarė

-         turistė (vizitorė me neteqendrim)

-         vizitorė ditorė

b)      vizitorė tė brendshėm

-         turistė (vizitorė me neteqendrim)

-         vizitorė ditorė

- Hotel, ne kete grup perfshihen hotelet, motelet, hotelet anes rruges, hotelet e plazhit etj qe ofrojne me shume sherbime hoteliere se rregullim e pastrim dhome dhe lehtesira sanitare.

 
Identifikuar

·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠· ...Cosa faresti al posto mio, se ogni pensiero fossi io??!!...·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠·
       
http://www.youtube.com/watch?v=y5DzX6foKbQ

http://www.youtube.com/watch?v=SzEKYu4sF4Q&feature=related
Madam Butterfly
SuperGirl!...
Moderator/e Global/e
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 15053


Lost inside your love!

Respekt: +7

Profili
« Pergjigju #6 : 27/10/07, 13:01 »
0

Regjistri i ndėrmarjeve
 
Parathėnie


Ecuria e sektorit tė ndėrmarrjeve ekonomike jo-bujqėsore nė vite.
Deri nė vitin 2004 nė rregjistrin e ndėrmarrjeve ekonomike janė regjistruar rreth 147 mijė ndėrmarrje, nga tė cilat aktive janė rreth 55 mijė. Ritmi i krijimit tė ndėrmarrjeve tė reja nė vite ėshtė i ndryshėm, dhe karakterizohet  nė vitin 1996 nga nje shkallė rritje prej 24 pėrqind.
Pas  vitit 1996 e nė vazhdim kemi njė gjendje mė tė qėndrueshme, ku shkalla mesatare e krijimit tė ndėrmarrjeve tė reja vlerėsohet nė nivelin rreth 19 pėrqind.Numri gjithsej i ndėrmarrjeve tė rregjistruara, i krahasuar me numrin e ndėrmarrjeve aktive aktualisht, tregon njė nivel mbylljesh tė ndėrmarrjeve me rreth 63 pėrqind. Nga analiza dukurisė sė mbylljes sė aktivitetit tė ndėrmarrjeve nė vite shohim se  nė periudhėn deri mė 1996 janė mbyllur rreth 71 pėrqind e ndėrmarrjeve tė rregjistruara gjithsej . Ndėrsa pas vitit 1996 e nė vazhdim ky tregues lėviz nė nivelet nga  61-33 pėrqind tė ndėrmarrjeve tė rregjistruara gjithsej. Prefekturat tė cilat rregjistrojnė numrin mė tė madh tė ndėrmarrjeve tė mbyllura janė:Tirana, Vlora dhe Fier.E rėndėsishme pėr t’u theksuar ėshtė se pas viteve 1995 ecuria e krijimit, mbijetesės dhe mbylljes sė ndėrmarrjeve, e cila jepet nėpėrmjet treguesve tė shkallės sė krijimit dhe shkallės sė mbylljes sė aktivitetit, paraqitet mė e qėndrueshme. Pėrjashtim nga kjo bėn viti 1997 i cili u karakterizua nga njė paqėndrueshmėri ekonomike qė nė muajt e parė tė tij.Nė strukturėn e ndėrmarjeve sipas aktivitetit ekonomik  vazhdon tė jenė mbizotėrues sektori i tregtisė dhe shėrbimeve tė cilėt mbulojnė 73 pėrqind tė ndėrmarrjeve aktive. Kjo strukturė ruhet pothuajse e njėjte nė tė gjitha vitet.Njė tjetėr karakteristikė e ndėrmarrjeve ėshtė pėrqėndrimi i tyre sipas zonave gjeografike. Duke patur parasysh lėvizjen migruese tė popullsisė (sipas rezultateve tė regjistrimit tė popullsisė nė vitin 2001), konstatojmė se nė 9 rrethe tė Shqipėrisė ku ėshtė pėrqėndruar rreth 44% e popullsisė ėshtė pėrqėndruar rreth 60% e ndėrmarrjeve.

                     NDĖRMARRJE TĖ REGJISTRUARA DHE AKTIVE                           



Burimet e tė dhėnave

Aktualisht INSTAT zotėron dhe mirėmban:


Regjistrin administrativ
 -Regjistrin statistikor

Metodologji Regjistri  i ndėrmarrjeve ekonomike jobujqėsore ėshtė listimi i tė gjithė operatorėve ekonomikė qė ushtrojnė veprimtarinė e tyre nė territorin e vendit.
Fusha e mbulimit
Regjistri aktual i ndėrmarrjeve ekonomike jobujqėsore pėrfshin njėsitė legale dhe ndėrmarrjet ekonomike. Objekti pėrfundimtar i tij ėshtė qė nė kėtė regjistėr tė pėrfshihen edhe njėsitė lokale (si pjesė e ndėrmarrjeve) dhe institucionet buxhetore.
Regjistri administrativ i ndėrmarrjeve ekonomike jobujqėsore i krijuar nė vitin 1994  mbėshtetet nė regjistrin kombėtar tė subjekteve ekonomike i krijuar nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Tatimeve.
Regjistri statistikor ėshtė rezultati i pėrditėsimit tė njė kopje tė rregjistrit administrativ me  rezultatet e anketave pranė ndėrmarrjeve ekonomike si:

Anketa  pranė ndėrmarrjeve tė mėdha (tremujore)
Anketa strukturore pranė ndėrmarrjeve (vjetore)
Anketa e tregtisė me pakicė (tremujori)
Anketa pranė ndėrmarrjeve prodhuese (tremujore)
Anketa pranė ndėrmarrjeve tė ndėrtimit (tremujore)
Anketa pranė ndėrmarrjeve me kapital tė huaj dhe tė pėrbashkėt (FDI)  etj...
Variablat qė pėrditėsohen nė nivel ndėrmarrje janė:
Statusi i aktivitetit(aktive ose jo-aktive)
Aktiviteti ekonomik kryesor
Numri i tė punėsuarve
Adresa e ndėrmarrjes
Pėrditėsimi i aktivitetit ekonomik dhe numrit tė tė punėsuarve bėhet njė herė nė vit nė bazė tė rekomandimeve tė Eurostat-it (nr.2186/93) pėr mirėmbajtjen e regjistrit tė ndėrmarrjeve ekonomike jo-bujqėsore.
Variablat e tjerė si adresa  dhe numrat e telefonit pėrditėsohen mė shumė se njė herė nė vit.       
Aktiviteti ekonomik i ndėrmarrjes bazohet nė Nomenklaturėn e veprimtarive ekonomike (NVE Rev 1.1).

Pėrkufizime

Njėsia legale ėshtė mbulesa juridike e ndėrmarrjes. Sipas legjislacionit shqiptar nė njėsinė legale pėrfshihen:
Personi fizik
Personi juridik ( shoqėritė tregtare)

Ndėrmarrja ėshtė: “ kombinimi mė i vogėl i njėsive ligjore, pra njė njėsi organizative qė prodhon tė mira apo shėrbime qė ka njė fare autonomie nė marrjen e vendimeve, veēanėrisht pėr shpėrndarjen e burimeve aktuale tė saj. Njė ndėrmarrje kryen njė ose mė shumė aktivitete nė njė apo mė shumė vendodhje”. Marėdhėnia mes njė ndėrmarrje dhe njė njėsie ligjore pėrkufizohet si: ndėrmarrja i korrespondon ose njė njėsie ligjore ose njė kombinimi njėsish ligjore.

Njėsia lokale ėshtė njė ndėrmarrje apo pjesė e saj( psh. manifakturė, fabrikė, magazine, zyrė, depo apo minierė) tė ndodhura nė zona tė identifikuara gjeografikisht. Tek ky  apo nga ky vend ushtrohet aktiviteti ekonomik pėr tė cilin me pėrjashtim tė disa rasteve- punojne njė ose mė shumė persona(edhe pse me kohė  tė reduktuar) pėr njė ndėrmarrje tė vetme.

Madhėsia e ndėrmarrjes ekonomike ( nė bazė tė  ligjit  nr.8957 datė 17.10.2002 “Pėr ndėrmarrjet e vogla dhe tė mesme”) pėrcaktohet nga numri i tė punėsuarve dhe i xhiros ekonomike vjetore. Nė mungesė tė informacionit pėr xhiron ekonomike vjetore pėr ēdo ndėrmarrje nė regjistrin statistikor tė ndėrmarrjeve ekonomike, madhėsia pėrcaktohet vetėm nė bazė tė numrit tė tė punėsuarve sipas tė cilit:
Mikrondėrmarje - janė ndėrmarrjet ekonomike tė cilat punėsojnė  1 deri nė 5 tė  punėsuar
Ndėrmarrjet e vogla  - janė ndėrmarrjet ekonomike tė cilat punėsojnė  6 deri nė 20 tė  punėsuar
Ndėrmarrjet e mesme - janė ndėrmarrjet ekonomike tė cilat punėsojnė  21 deri nė 80 tė  punėsuar
Ndėrmarrjet e mėdha - janė ndėrmarrjet ekonomike tė cilat punėsojnė mbi 80 tė  punėsuar.
Regjistri i ndėrmarrjeve ekonomike jobujqėsore, i “ndėrtuar” nė INSTAT, bazohet nė barazimin:
njėsia legale = ndėrmarrjen = njėsinė lokale
 
Identifikuar

·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠· ...Cosa faresti al posto mio, se ogni pensiero fossi io??!!...·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠·
       
http://www.youtube.com/watch?v=y5DzX6foKbQ

http://www.youtube.com/watch?v=SzEKYu4sF4Q&feature=related
Madam Butterfly
SuperGirl!...
Moderator/e Global/e
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 15053


Lost inside your love!

Respekt: +7

Profili
« Pergjigju #7 : 27/10/07, 13:01 »
0

Post-Telekomunikacion
 
Parathėnie   


Sektori i Postės dhe Telekomunikacionit ėshtė karakterizuar nga prania e operatorėve tė rinj tė shėrbimeve, pėrmirėsimi dhe zgjerimi i shėrbimeve ekzistuese si dhe futja e shėrbimeve tė reja.
Nė tregun postar ofrojnė shėrbimet e tyre operatori publik postar Posta Shqiptare sh.a. si dhe kompanitė me kapital privat DHL,TNT,FedEx ,UPS, YAPS. Aktiviteti i kėtyre kompanive private ėshtė pėrqėndruar kryesisht nė shėrbimin postar ekspres.Posta Shqiptare ėshtė kompania me gamėn mė tė madhe tė sherbimeve qė ofron . Ajo e kryen aktivitetin e saj nė 520 zyra tė shtrira nė tė gjithė territorrin e Republikės.Njė nga aktivitetet e Postės Shqiptare ėshtė dhe filatelia.Emetimi i pullės ėshtė eksluzivitet i Postės Shqiptare. Aktualisht katologu i pullave postare numėron 2850 pamje tė ndryshme pullash.
Telefonia fikse si dhe ajo e lėvizshme celulare,si pjesė e tregut tė telekomunikacioneve e kanė rritur nė mėnyrė tė vazhdueshme aktivitetin e tyre.
Nė telefoninė fikse operojnė Albtelecom sh.a. dhe operatorė tė telekomunikacioneve tė zonave rurale.Ofrimi i telefonisė fikse lokale nė zonat urbane, i telefonisė fikse kombėtare dhe ndėrkombetare ėshtė ekskluzivitet i Albtelecom sh.a.
Si rezultat i rritjes sė numrit te instalimeve telefonike, numri pajtimtarėve tė telefonise fikse te Albtelecomit nė vitin 2001 ėshtė rritur 4.7 here nė krahasim me vitin 1993.
Nė telefoninė e lėvizshme celulare ushtrojnė aktivitetin  dy operatorė AMC dhe Vodafone.
Zgjerimi i mbulimit tė territorit me shėrbim dhe futja e shėrbimit me kartė tė parapaguar kanė ēuar numrin e pėrdoruesve celularė nė 370000

Burimet e tė dhėnave

Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit
Drejtoria e Pėrgjithshme e Postė-Telekomunikacioneve

Metodologji

Nė numrin e pajtimtarėve telefonikė pėrfshihen si pajtimtarėt e sistemit automatik (dixhitale dhe analoge)  dhe ato nė sistemin manual dhe ½ automatikė. Shėrbimi telefonik automatik ka tė bėjė me sherbimin qė i ofrohet abonentėve automatikė nė ēentralet lokale tė Albtelecomit.
Shėrbimi telefonik manual ėshtė shėrbimi qė ofrohet  nėpėrmjet Post-operatorėve ,qė kryhet zakonisht nė ato zona ku nuk egzistojnė ēentrale automatike si dhe pėr rastet e lidhjeve tė dėshiruara tė pajtimtarėve tė cilėt nuk kanė mundėsi lidhje direkte kombėtare dhe ndėrkombėtare.


Pėrkufizime

Pajtimtare te telefonise celulare:
Janė pėrdoruesit e shėrbimit telefonik automatik lėvizės , pavarėsisht nga fakti nėse janė me kartė  apo parapagim.
 
Identifikuar

·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠· ...Cosa faresti al posto mio, se ogni pensiero fossi io??!!...·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠·
       
http://www.youtube.com/watch?v=y5DzX6foKbQ

http://www.youtube.com/watch?v=SzEKYu4sF4Q&feature=related
kaposhi
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 603


Mo i besoni atyre.....

Respekt: -10

Profili
« Pergjigju #8 : 27/10/07, 14:02 »
0

Me fal por dua te them se te gjitha keto qe thua ti jane vetem proogande per te genjyer teinjorantet.Treguesit ketu ne North Amer. maten me % e njerzeve qe per dorin internetin.Na jep nje justifikim po pate?     thank's
Identifikuar

If you have  a problem with America you have a problem with us...
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te: