Ekonomia Shqiptare!!

Ekonomia Shqiptare!!

<< < (2/2)

Madam Butterfly:
Turizmi
 
Parathėnie

Ne shume vende te botes aktivitetit turistik konsiderohet mė i rėndėsishėm edhe se aktiviteti prodhues si nė aspektin ekonomik, ashtu edhe nė atė social.

Njė turizėm i zhvilluar ndeshet atje ku ka njė “kėrkesė” tė fortė pėr tė dhe ku ekzistojnė “tė mirat” natyrore (klima, bukuritė natyrore dhe mjedisi) si edhe strukturat pėrkatėse qė e favorizojnė atė, ku mė e rėndėsishme ėshtė infrastruktura e transportit.

Zhvillimi i turizmit ėshtė i lidhur ngushtė me investimet dhe punėsimin. Nė kėtė kuadėr gjate viteve 2000-2001 kanė pėsuar rritje aktivitete tė tilla: si hoteleri, bar- restorante, qėndrat tregtare, transporti dhe ndėrtime tė ndryshme tė infrastrukturės, shoqėruar kėto me punėsimin nė rritje nė zonat turistike. Tė ardhurat qė vijnė nga turizmi pasqyrohen nė bilancin e pagesave, dhe japin mundėsinė e pėrdorimit tė tyre nė zhvillimin e zonave tė rėndėsishme turistike. Ne Bilancin e Pagesave te ardhurat nga rezidentet e huaj ne vendin tone  per vitin 2000 jane 55703.4 mln lek ndersa per vitin 2001 jane 64044.05 mln lek Shpenzimet e shtetasve shqiptare jashte shtetit per vitin 2000 jane 39355.3 mln lek dhe per vitin 2001 jane 36951.25 me nje diference pozitive prej respektivisht 16348.1 mln lek dhe 27092.8 mln lek per te dy vitet.

Tregues mjaft i rendesishem i turizmit eshte neteqendrimi mesatar ne hotele, tregues i cili ne vitet e fundit rezulton me rritje. Per vitin 2001 neteqendrimi mesatar eshte 2.3 krahasuar me 1.98 te vitit 2000 duke theksuar rendesine e ketij sektori ne rritje..


Burimet e tė dhėnave 

Hotelet dhe frekuentimi i tyre, Drejtoritė e statistikave nė rrethe.
Tė dhėna mbi Hyrje – Daljet e shtetasve tė huaj dhe shqiptarė nė pikat kufitare, Ministria e Rendit Publik

Metodologji


Informacioni statistikor pėr aktivitetin turistik merret ēdo tremujor nga zyrat e statistikave nė rrethe drejtpėrdrejt nė strukturat e akomodimit.  Bazuar ne programin statistikor.merren te dhena mbi numrin e hoteleve, dhe kapacitetin e tyre (dhoma, shtretėr) si dhe nė frekuentimin e tyre nga tė huaj e shqiptarė. Po ashtu nėpėrmjet programit statistikor ēdo tremujor, nga Ministria e Rendit Publik merren tė dhėna mbi numrin e hyrjeve dhe daljeve nė kufi sipas mėnyrės sė udhėtimit, tė shtetasve tė huaj dhe shqiptarė. Pėr shtetasit e huaj merren tė dhėna edhe mbi qėllimin e udhėtimit dhe shtetėsinė e tyre


Pėrkufizime

Turizem
Turizmi perfshin aktivitetet e personave qe udhetojne dhe qendrojne ne vende te ndryshme nga vendi i qendrimit te tyre te zakonshem per nje periudhe jo me te gjate se  nje vit kalendarik dhe qellimi i ketij udhetimi eshte kohe e lire , biznes e te tjera.

Vizitor
Pėr qėllime tė statistikės sė turizmit, termi “vizitor” perfaqeson njė “person qė udhėton nė njė vend tė ndryshėm nga vendi ku ai banon, pėr njė periudhė mė pak se 12 muaj dhe qėllimi kryesor i kėtij udhėtimi nė vėndin e vizituar nuk ėshtė ai i njė veprimtarie fitimprurėse”

Tė gjithė udhėtarėt qė pėrfshihen nė turizėm janė vizitorė. Termi “vizitor” pėrfaqėson konceptin bazė pėr gjithė sistemin e statistikave tė turizmit. Termi “vizitor” per qellime te statistikave dhe dhe ne perputhje me format e turizmit klasifikohet mė pas nė dy kategori: “turistė (vizitorė me neteqendrim )” dhe “vizitorė ditorė” 

–Turist quhet njė vizitor i cili kalon tė paktėn njė natė nė njė strukturė hoteliere nė vendin qė ai viziton.

–Vizitor ditor  quhet  njė vizitor i cili nuk kalon natėn nė njė strukturė hoteliere nė vendin qė ai viziton.

Sipas formave tė turizmit vizitorėt mund tė klasifikohen nė:

a)      vizitorė ndėrkombėtarė

-         turistė (vizitorė me neteqendrim)

-         vizitorė ditorė

b)      vizitorė tė brendshėm

-         turistė (vizitorė me neteqendrim)

-         vizitorė ditorė

- Hotel, ne kete grup perfshihen hotelet, motelet, hotelet anes rruges, hotelet e plazhit etj qe ofrojne me shume sherbime hoteliere se rregullim e pastrim dhome dhe lehtesira sanitare.

 

Madam Butterfly:
Regjistri i ndėrmarjeve
 
Parathėnie

Ecuria e sektorit tė ndėrmarrjeve ekonomike jo-bujqėsore nė vite.
Deri nė vitin 2004 nė rregjistrin e ndėrmarrjeve ekonomike janė regjistruar rreth 147 mijė ndėrmarrje, nga tė cilat aktive janė rreth 55 mijė. Ritmi i krijimit tė ndėrmarrjeve tė reja nė vite ėshtė i ndryshėm, dhe karakterizohet  nė vitin 1996 nga nje shkallė rritje prej 24 pėrqind.
Pas  vitit 1996 e nė vazhdim kemi njė gjendje mė tė qėndrueshme, ku shkalla mesatare e krijimit tė ndėrmarrjeve tė reja vlerėsohet nė nivelin rreth 19 pėrqind.Numri gjithsej i ndėrmarrjeve tė rregjistruara, i krahasuar me numrin e ndėrmarrjeve aktive aktualisht, tregon njė nivel mbylljesh tė ndėrmarrjeve me rreth 63 pėrqind. Nga analiza dukurisė sė mbylljes sė aktivitetit tė ndėrmarrjeve nė vite shohim se  nė periudhėn deri mė 1996 janė mbyllur rreth 71 pėrqind e ndėrmarrjeve tė rregjistruara gjithsej . Ndėrsa pas vitit 1996 e nė vazhdim ky tregues lėviz nė nivelet nga  61-33 pėrqind tė ndėrmarrjeve tė rregjistruara gjithsej. Prefekturat tė cilat rregjistrojnė numrin mė tė madh tė ndėrmarrjeve tė mbyllura janė:Tirana, Vlora dhe Fier.E rėndėsishme pėr t’u theksuar ėshtė se pas viteve 1995 ecuria e krijimit, mbijetesės dhe mbylljes sė ndėrmarrjeve, e cila jepet nėpėrmjet treguesve tė shkallės sė krijimit dhe shkallės sė mbylljes sė aktivitetit, paraqitet mė e qėndrueshme. Pėrjashtim nga kjo bėn viti 1997 i cili u karakterizua nga njė paqėndrueshmėri ekonomike qė nė muajt e parė tė tij.Nė strukturėn e ndėrmarjeve sipas aktivitetit ekonomik  vazhdon tė jenė mbizotėrues sektori i tregtisė dhe shėrbimeve tė cilėt mbulojnė 73 pėrqind tė ndėrmarrjeve aktive. Kjo strukturė ruhet pothuajse e njėjte nė tė gjitha vitet.Njė tjetėr karakteristikė e ndėrmarrjeve ėshtė pėrqėndrimi i tyre sipas zonave gjeografike. Duke patur parasysh lėvizjen migruese tė popullsisė (sipas rezultateve tė regjistrimit tė popullsisė nė vitin 2001), konstatojmė se nė 9 rrethe tė Shqipėrisė ku ėshtė pėrqėndruar rreth 44% e popullsisė ėshtė pėrqėndruar rreth 60% e ndėrmarrjeve.

                     NDĖRMARRJE TĖ REGJISTRUARA DHE AKTIVE                           



Burimet e tė dhėnave

Aktualisht INSTAT zotėron dhe mirėmban:

Regjistrin administrativ
 -Regjistrin statistikor

Metodologji Regjistri  i ndėrmarrjeve ekonomike jobujqėsore ėshtė listimi i tė gjithė operatorėve ekonomikė qė ushtrojnė veprimtarinė e tyre nė territorin e vendit.
Fusha e mbulimit
Regjistri aktual i ndėrmarrjeve ekonomike jobujqėsore pėrfshin njėsitė legale dhe ndėrmarrjet ekonomike. Objekti pėrfundimtar i tij ėshtė qė nė kėtė regjistėr tė pėrfshihen edhe njėsitė lokale (si pjesė e ndėrmarrjeve) dhe institucionet buxhetore.
Regjistri administrativ i ndėrmarrjeve ekonomike jobujqėsore i krijuar nė vitin 1994  mbėshtetet nė regjistrin kombėtar tė subjekteve ekonomike i krijuar nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Tatimeve.
Regjistri statistikor ėshtė rezultati i pėrditėsimit tė njė kopje tė rregjistrit administrativ me  rezultatet e anketave pranė ndėrmarrjeve ekonomike si:

Anketa  pranė ndėrmarrjeve tė mėdha (tremujore)
Anketa strukturore pranė ndėrmarrjeve (vjetore)
Anketa e tregtisė me pakicė (tremujori)
Anketa pranė ndėrmarrjeve prodhuese (tremujore)
Anketa pranė ndėrmarrjeve tė ndėrtimit (tremujore)
Anketa pranė ndėrmarrjeve me kapital tė huaj dhe tė pėrbashkėt (FDI)  etj...
Variablat qė pėrditėsohen nė nivel ndėrmarrje janė:
Statusi i aktivitetit(aktive ose jo-aktive)
Aktiviteti ekonomik kryesor
Numri i tė punėsuarve
Adresa e ndėrmarrjes
Pėrditėsimi i aktivitetit ekonomik dhe numrit tė tė punėsuarve bėhet njė herė nė vit nė bazė tė rekomandimeve tė Eurostat-it (nr.2186/93) pėr mirėmbajtjen e regjistrit tė ndėrmarrjeve ekonomike jo-bujqėsore.
Variablat e tjerė si adresa  dhe numrat e telefonit pėrditėsohen mė shumė se njė herė nė vit.       
Aktiviteti ekonomik i ndėrmarrjes bazohet nė Nomenklaturėn e veprimtarive ekonomike (NVE Rev 1.1).

Pėrkufizime

Njėsia legale ėshtė mbulesa juridike e ndėrmarrjes. Sipas legjislacionit shqiptar nė njėsinė legale pėrfshihen:
Personi fizik
Personi juridik ( shoqėritė tregtare)

Ndėrmarrja ėshtė: “ kombinimi mė i vogėl i njėsive ligjore, pra njė njėsi organizative qė prodhon tė mira apo shėrbime qė ka njė fare autonomie nė marrjen e vendimeve, veēanėrisht pėr shpėrndarjen e burimeve aktuale tė saj. Njė ndėrmarrje kryen njė ose mė shumė aktivitete nė njė apo mė shumė vendodhje”. Marėdhėnia mes njė ndėrmarrje dhe njė njėsie ligjore pėrkufizohet si: ndėrmarrja i korrespondon ose njė njėsie ligjore ose njė kombinimi njėsish ligjore.

Njėsia lokale ėshtė njė ndėrmarrje apo pjesė e saj( psh. manifakturė, fabrikė, magazine, zyrė, depo apo minierė) tė ndodhura nė zona tė identifikuara gjeografikisht. Tek ky  apo nga ky vend ushtrohet aktiviteti ekonomik pėr tė cilin me pėrjashtim tė disa rasteve- punojne njė ose mė shumė persona(edhe pse me kohė  tė reduktuar) pėr njė ndėrmarrje tė vetme.

Madhėsia e ndėrmarrjes ekonomike ( nė bazė tė  ligjit  nr.8957 datė 17.10.2002 “Pėr ndėrmarrjet e vogla dhe tė mesme”) pėrcaktohet nga numri i tė punėsuarve dhe i xhiros ekonomike vjetore. Nė mungesė tė informacionit pėr xhiron ekonomike vjetore pėr ēdo ndėrmarrje nė regjistrin statistikor tė ndėrmarrjeve ekonomike, madhėsia pėrcaktohet vetėm nė bazė tė numrit tė tė punėsuarve sipas tė cilit:
Mikrondėrmarje - janė ndėrmarrjet ekonomike tė cilat punėsojnė  1 deri nė 5 tė  punėsuar
Ndėrmarrjet e vogla  - janė ndėrmarrjet ekonomike tė cilat punėsojnė  6 deri nė 20 tė  punėsuar
Ndėrmarrjet e mesme - janė ndėrmarrjet ekonomike tė cilat punėsojnė  21 deri nė 80 tė  punėsuar
Ndėrmarrjet e mėdha - janė ndėrmarrjet ekonomike tė cilat punėsojnė mbi 80 tė  punėsuar.
Regjistri i ndėrmarrjeve ekonomike jobujqėsore, i “ndėrtuar” nė INSTAT, bazohet nė barazimin:
njėsia legale = ndėrmarrjen = njėsinė lokale
 

Madam Butterfly:
Post-Telekomunikacion
 
Parathėnie   

Sektori i Postės dhe Telekomunikacionit ėshtė karakterizuar nga prania e operatorėve tė rinj tė shėrbimeve, pėrmirėsimi dhe zgjerimi i shėrbimeve ekzistuese si dhe futja e shėrbimeve tė reja.
Nė tregun postar ofrojnė shėrbimet e tyre operatori publik postar Posta Shqiptare sh.a. si dhe kompanitė me kapital privat DHL,TNT,FedEx ,UPS, YAPS. Aktiviteti i kėtyre kompanive private ėshtė pėrqėndruar kryesisht nė shėrbimin postar ekspres.Posta Shqiptare ėshtė kompania me gamėn mė tė madhe tė sherbimeve qė ofron . Ajo e kryen aktivitetin e saj nė 520 zyra tė shtrira nė tė gjithė territorrin e Republikės.Njė nga aktivitetet e Postės Shqiptare ėshtė dhe filatelia.Emetimi i pullės ėshtė eksluzivitet i Postės Shqiptare. Aktualisht katologu i pullave postare numėron 2850 pamje tė ndryshme pullash.
Telefonia fikse si dhe ajo e lėvizshme celulare,si pjesė e tregut tė telekomunikacioneve e kanė rritur nė mėnyrė tė vazhdueshme aktivitetin e tyre.
Nė telefoninė fikse operojnė Albtelecom sh.a. dhe operatorė tė telekomunikacioneve tė zonave rurale.Ofrimi i telefonisė fikse lokale nė zonat urbane, i telefonisė fikse kombėtare dhe ndėrkombetare ėshtė ekskluzivitet i Albtelecom sh.a.
Si rezultat i rritjes sė numrit te instalimeve telefonike, numri pajtimtarėve tė telefonise fikse te Albtelecomit nė vitin 2001 ėshtė rritur 4.7 here nė krahasim me vitin 1993.
Nė telefoninė e lėvizshme celulare ushtrojnė aktivitetin  dy operatorė AMC dhe Vodafone.
Zgjerimi i mbulimit tė territorit me shėrbim dhe futja e shėrbimit me kartė tė parapaguar kanė ēuar numrin e pėrdoruesve celularė nė 370000

Burimet e tė dhėnave

Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit
Drejtoria e Pėrgjithshme e Postė-Telekomunikacioneve

Metodologji

Nė numrin e pajtimtarėve telefonikė pėrfshihen si pajtimtarėt e sistemit automatik (dixhitale dhe analoge)  dhe ato nė sistemin manual dhe ½ automatikė. Shėrbimi telefonik automatik ka tė bėjė me sherbimin qė i ofrohet abonentėve automatikė nė ēentralet lokale tė Albtelecomit.
Shėrbimi telefonik manual ėshtė shėrbimi qė ofrohet  nėpėrmjet Post-operatorėve ,qė kryhet zakonisht nė ato zona ku nuk egzistojnė ēentrale automatike si dhe pėr rastet e lidhjeve tė dėshiruara tė pajtimtarėve tė cilėt nuk kanė mundėsi lidhje direkte kombėtare dhe ndėrkombėtare.


Pėrkufizime

Pajtimtare te telefonise celulare:
Janė pėrdoruesit e shėrbimit telefonik automatik lėvizės , pavarėsisht nga fakti nėse janė me kartė  apo parapagim.
 

kaposhi:
Me fal por dua te them se te gjitha keto qe thua ti jane vetem proogande per te genjyer teinjorantet.Treguesit ketu ne North Amer. maten me % e njerzeve qe per dorin internetin.Na jep nje justifikim po pate?     thank's

Navigation

[0] Message Index

[*] Previous page