C'FARE DINI PER FRANZ KAFKEN...

C'FARE DINI PER FRANZ KAFKEN...

<< < (2/3) > >>

pepsi-kola:
“LETER BABAIT”
 
 
TEMA :    “BOTA E FRANC KAFKES”
 
 
 Cfare e ben kete veper te Franc Kafkes te jete nje veper e vleresuar dhe e lexuar  nga shume kritike dhe lexues; te jete pjese e programeve mesimore ne gjimnazet tona dhe ku shume prej nesh te gjejne nje pjese te vetes ne kete veper.Kjo ne fund te fundit ishte thjesht nje leter personale, te cilen nje Franci ja dergon babait te tij .     Ky krijim i Franz Kafkes ,  shpesh eshte kadegorizuar si veper letrare dhe jo si nje leter, nje krespondence .Vepra eshte njohur e njohur me titulllin “ Leter Babait” .   Ne dukje eshte shkruar qe te jete vetem kaq: Nje leter per Herman Kafken, ne te cilen djali i tij shpresonte t’i  shpjegonte, te pakten deri ne nje fare shkallle se perse ai kishte frike prej tij ,dhe ta pyeste ne lidhje  me  marredhenien e tyre e cila ishte nje torture per te ,per nje pranim te faktit, qe nje nje fare menyre te dy ata ishin per tu qortuar per deshtimin e tyre ne te qenit at e bir.Te dy kishishin deshtuar ne mardheniet at e bir dhe ky faj nuk duhet te binte e gjithi  mbi Francin, i cili e vuante me shume se kushdo kete mungese marredhenie. Letra, e cila u shkrua per Herman Kafken  nuk ju dergua kurre te atit. Arsyeja perse kjo leter  nuk ju dergua ishte ndoshta e njejte me arsyen per te cilen kjo leter u shkrua : frika paralizuese e Franc Kafkes ndaj te atit. Temat qe shfaqen ne kete liber burojne nga faji , nga mungesa e besimit per veprim , nga te qenit jo i plote dhe duke u ndiere i pavlere. Perplasja e shijeve, e  mendimeve ndermjet brezave  e ben kete lufte mendimesh te jete nje lufte per te gjitha kohet dhe ne te gjitha koherat. Kur e lexon kete veper shikojme nje Franc tjeter nga ajo qe e kemi njohur ne veprat e tjera. Nje Franc i ndieshem, shume njerezor dhe ndoshta i plakur ne mendime para kohe.
 
2 …..ndjesia e hicit ,qe shpesh me kapton te terin , e ka zanafillen sidomos ne ndikimin tend. Ajo qe une kisha nevoje  prej teje ishte te me jepje pak zemer, pak miresjellje, kjo do te ma lehtesonte  udhen, ndersa ti , qellimisht me fusje shkopinj ne rrota, dhe pse e beje pa te keq , qe te merrja nje tjeter udhe. (fq.15)
 
Herman Kafka e demtoi ate ne nje shkalle mjaft te madhe .Ketu ne shohim Francin qe kerkon aprovimin nga i ati, qe ai kishte  aq shume nevoje. Kjo teme nuk eshte e pazakonte ne veprat e Franz Kafkes . Lexueuesi lihet  me pershtypjen qe gjithcka ai donte ne jete per nje sukses  ishte aprovimi i te atit per vendimet e tij, dhe ndoshta pak miqesi dhe inkurajim nga ana e tij.
Ne kete leter Franci i referohet gjithashtu se i ati kerkonte qe Franci te ndiqte nje rruge tjeter . Ne nje perpjekje per ta berte te birin dicka tjeter dhe jo shkrimtar.
 
 
 
 
3 Une isha  i deshperuar  dhe ndihesha i pavlere per gjithcka. Edhe nga prezenca jote fizike. Me kujtohet , pre shembull. , kur zhvisheshim  bashke ne banjone nxehte . Ja ku isha une , i thate , i pafuqishem i paket dhe ti,i forte ,i gjate ,i ashper .
 
Ana fizike ishte nje ane tjeter ne te cilen Franci ndihej inferior ndaj te  atit. Franci ndihej inferjor ndaj te atit dhe ndaj pjeses tjeter te familjes ne pergjithesi. Burrat e familjes Kafka ishin zakonisht te forte, te larte , burra te  fuqishem . Por Franci ishte disi ndryshe , i thate  sa i dukeshin kockat. Ky nuk ishte llojii djalit qe Herman Kafka donte te kishte.
 
4Keshtu pra ,bota ishte ndare per mua ne tre pjese: Ne njeren ku une skllavi, jetoja ne ligjete qe ishin bere vetem per mua dhe qe te cilat une kurre nuk mund t’i zbatoja plotesisht dhe nuk e di perse. Pastaj ishte nje bote e dyte , qe ishte pafundesisht e ndare prej times , net e cilen jetoje ti,iI shqetesuar bisnesin tendt , me ceshtjen e rregullave dhe duke u nxehur me ata qe nuk te bindeshin. Dhe ne fundnje bote te trete ku te gjihte jetonin te lumtur dhe te lire nga urdherat dhe nga detyrimi per tu bindur.(fq20)
 
Ne kete pasazh ne mund te shohim pak nga mendja e Franc Kafkes dhe se sa shume kjo marredhenie disfunksjonale, e crregullt, zinte mendimet e tij.
Ai ndihej i izoluar brenda botes se tij, vec nga te gjithe te tjeret, dhe kjo marredhenie e crregullt ishte burimi kryesor per rremujen e Francit.: ai ishte ne ankth rreth kesaj sa ishte nje gjendje te ndryshonte menyren se si e shikonte boten e perditshme.
 
5…. Keshtu , jo vetem humba ndjesine familjare sic thua ti; per kundrazi vazhdoj ta ruaj, por nje ndjesi, ne thelb,negative, per shkak te shkeputjes se madhe (qe , padyshim ,kurre nuk u plotesua,) prej teje.
 
 Ndoshte arsye tjeter e deshtimit te marredhnies se Francit me te atin ishte dhe deshtimi i fejeses se francit me Felice Bauer. Me siguri  pjesa me e madhe e fajita mund te bjere mbi faktin qe Franci nuk e fitoi aprovimin e te atit, madje mori zemerimin e tij ne lidhje me fejesen qe pati me Felice Bauer.
Por gjithashtu une mendoj se duhet te kene qene disa efekte negative ne aftesine e Francit per tu lidhur me njerezit e tjere ne nje menyre normale. Nese ai nuk mund te paraqitej dhe sillej sic duhet ne kete marredhenie aterore qe ai e vleresonte kaq shume , ndoshta ai mendonete se ishte inferjor, pasiv ne marredheniet e tjera te aferta te tij. Kjo ndjenje nuk mund te beje asgje  pervecse t’i demtoje keto marredhenie.
 
6 Pamundesia per te qendruar  qetesisht bashke  pati edhe nje rezultat tjeter, dhe fatkeqsisht nje rezultat shume natyral: une humba aftesine te flisja.
Mund te them se une kurre nuk do te kisha qene i gojes, por gjithesesi, te pakten do ta kisha rrjedhshmerine natyrale te gjuhes njerezore nen kontroll
 
Mospelqimi tend ndaj shkimeve te mija vinte nga moskuptimi i tyre dhe te lidhura me ty….shkrimi im ishte i gjithe per ty: gjithcka qe bera atje , para se gjithash ishte per te vajtuar cfare un nuk mund te vajtoja ne kraharorin tend.
 
Ne shkrimet e mija flisja per ty, shpprehja ato cka nuk arrija te shfreja ballazi per zemren tende, ishte nje clirim prej teje…..
 
Keto shkrime te perzgjedhura nga letra na tregojne se Herman Kafka e urrente kaq shume faktin qe te  kishte ne qender vetes vete Herman Kafken.
Per shkak se Franci nuk ishte ne gjendje t’ia shprehte veten te atit madje edhe njerezve te tjere , ai nuk kishte ku ta clironte dhembjen dhe mundimin qe ndiente,vecese nepermjet shkrimeve te tij, aty ai clirohej..shprehte ate qe nuk mund tja thoshte drejt per drejt te atit dhe njerzve te tjere me te cilet ai kishte kontakt.
Gjithecka qe i mbetej Francit ishte t’ja shkruante keto gjera nje audjence anonime.
Une besoj se Franc Kafka ndjente brenda vetes  se ai nuk mundej te komunikonte me askend, nuk mund te fliste lirshem dhe hapur me asnje;  njekohesisht bashke me pamundesine e tij per te folur me njerezit , ai gjithashtu ndjente se edhe shkrimet e tij
(me perjashtim te “Gjykatesit” te cilen ai e konsideronte si te vetmen pune te mire te tijen) ishin te pavlera, dhe me vone gjate jetes se tij Kafka eshte shprehur se ato duhet te shkateroheshin, duheshin djegur.  Nese i ati nuk provoi shkrimet e tij atehere perse duhet ta bente ai?
Franci e akuzon te atin ne kete leter jo vetem per marredhenien e tij personale qe ai kishte me te e cila ishte e acaruar , por kjo sjelleje ishte edhe ndatj femijeve te tjere te familjes. Po sjell disa citime.
 
Aresye qe i ka rrenjet ne marredheniet e tua me bijte dhe qe perbren edhe ceshtejen qe trajton kjo leter.(fq.65)
 
Per Olten nuk guxoj te shkruaj : me duket se do te ve ne rrezik gjithcka kam dashur te shpreh ne kete leter…..ndien per te vetem urrejtje.
 
 
Kjo veper e  Frac Kafkes eshte nje akuze ,por edhe nje justifikim per sjelljen e tij .Ai i thote te atit :.. nuk arrite te dalesh  nga qerthulli i tradites se shtreses se mesme hebraike, qe per ty kishte kaq vlera. (fq50)…nuk eshte dukuri rastesore, keshtu ka ndodhur me pjesen dermuese te brezit hebre, qe emigroi nga zona te pazhvilluara ,ne qytet. (fq.47)
 Po kush ishte ky brezi i mesem hebre per te cilin Franci i thote te atit se nuk ariti te dilte , cila ishte kultura e ketij brezi i cili emigroi nga zona te pa zhvilluara dhe u vendos ne qytet ?
Nuk e di , por nese me lejohet po e krahasojme kete brez te mesem hebre me brezin e burrave malesore tane, te cilen shquhen edhe ata si Herman Kafka per ashpersine dhe hijen te rende te tyre ndaj femijeve.
 
Do te   isha i lumtur  te te kisha shok, shef ,xhaxha apo gjysh madje (megjthese dyshoj per kete) edhe vjerr.Ndersa pikerisht si baba ke qene teper  ashper per mua.
Ne pasazhin me  poshte Franci i pohon te atit se kete marredhenie qe ai kishte krijuar me te ishte teper e rende per te qene nje mardhenie aterore.Nuk ishte ky niveli i marredhenies qe ai kerkonte te kishte me te atin. Kete marredhenie Franci mund ta duronte ,ose ta pranonte vetem nese Herman Kafka nuk do ishte i ati, por thjesh nje shok, shef, xhaxha, etj.
Pra kjo marredhenie mund te quhej nje marredhnie pune maredhenie bashkemoshataresh ne cilet grinden vazhdimisht per shijet e tyre , nje marredhenie fisi ,por jo marredhenie familjare. Kjo marredhenie ishte teper e ashper dhe e larget per te qene nje marredhenie at e bir.
Ndermjet Francit dhe te atit ekzistonte nje marredhenie dashuri-urejtje-admirimi njeheresh
 Po te eksiztonim vetem ne te dy mbi kete toke,ide ne te cilen perkundesha shpesh,dliresia e kesaj bote do te mabaronte tek ti, dhe fale keshilles tende, te une do te fillonte pislleku.(fq59)


detyre kursi

neril:
Procesi Kafka
 
Vepra e Franc Kafkės,e paktė nė tituj,ėshtė njė kompleks ankthi ku shprehet trishtimi njerėzor me njė sinqeritet mahnitės.Shkrimtar origjinal,poet e filozof,ai tronditi deri nė trullosje letrat e shekullit XX.Plot enigma,ai do te kuptohej gradualisht pas vdekjes(1926) e disa prej mesazheve tė tij mbajnė vulėn e parashikimevė profetike.Gjahtar i ideve tė fuqishme,plot dyshime e kontradikta,Kafka e ndiente pėrgjegjėsinė e veprės si shkrimtar deri ne mosbesim,deri nė dhimbje,aq sa,ditėn qė do vdiste urdhėroi sekretarin e tij,Maks Brodin,qė t’i digjte krejt shkrimet e tij.Fatmirėsisht nuk ndodhi kėshtu,pėrkundrazi ,vepra e tij u botua nė dhjetra gjuhė,u inskenua nga autorė tė mėdhej,pushtoi majat e letėrisė e mbeti majave si referencė.Me ndriēimin e veprės sė tij janė marrė firma tė mėdha.Ai ėshtė shoshitur e hulumtuar si rrallė kush e,megjithatė, pėr tė diēka mbetet e pasqaruar,enigmatike si njė brilant me bukuri tė rrallė qė tė pėrndriturat i ka thellėsive.

   Vepra e Kafkės pėrshkohet nga ideja e pafundėsisė dhe e psikologjisė sė nėnshtrimit njerėzor.Ai bėn thirrje pėr domosdoshmėrinė e njohjes sė tė vėrtetės,pėr rrezikun e tjetėrsimit deri nė pėrēudnim tė njeriut ,ose deri nė tė zakonshmin,vegėl qorre nė duart e mė tė fuqishmit. Sot informacioni dhe ndjeshmėria e njeriut pėr vetveten ėshtė e pakrahasueshme me fillimet e shek XX,por,megjithatė,ēeta e paktė e tipit “Kafka”I thėrret njeriut tė ēdo kohe tė hapi sytė,tė shtrojė pyetjen”ē’jemi ne”.Njeriu modern u esullua I traumatizuar nga dy lufta botėrore dhe pa me shqetėsim se edhe pas tyre shoqėria njerėzore tentoi tė ngrihet si qytetėrim,por pa shmangur dot konflikte tė shumta me individin.Tė thjeshta nė dukje copat e artit kafkian, mbyllen nė kubikė simbolikė me tejpamje thellėsive me polisemantikė tė gjerė.Arti I Kafkės pėrbėn njė ekuacion me disa tė panjohura e ēdo zgjidhje ,paēka se subjektive,hedh prozhektorė tė fuqishėm drite, nė tė ashtuquajturėn prej tij,”humnerėn e natės kozmike”.Mė tepėr se kryevepra e tij,romani “Proēesi”,mė tundon krejt” proēesi Kafka” pėr tė cilin po bėj njė copė udhė, aq sa hanė kėmbet e mia.

                                                        “PROĒESI”

   Siē dihet,punonjėsi I bankės Jozef K,njė mėngjes arrestohet befas nga dy policė,pa bėrė asnjė faj.Nis proēesi kundėr qytetarit,por njė proēes “ala Kafkė”.

I arrestuari mund tė vazhdojė punėn edhe nė bankė si njė punonjės I rėndėsishėm,veēse diku,dikur duhet tė paraqitet para organėve tė rendit si I arrestuar! Diagrama e personazhit ėshtė shumė e thjeshtė nė dukje.Pas disa muajsh ankthi e pritjeje,Jozefin e marrin po ata policė, qė e kishim marrė qė nė fillim ,e shoqėrojnė deri nė fundin e nje rruge dhe atje e vrasin si qen,madje jo me plumb,por me njė thikė, duke ia pėrdredhur disa herė nė gjoks.Me tė drejtė ,ndoshta tė gjithė lexuesit nė botė pyesin,pse,pse ?Si ėshtė e mundur tė vritet kėshtu njeriu i pafajshėm ?!Ai s’kishte kryer asnje krim,asnjė shkelje, madje qe nėpunės i nderuar;ai nuk u ballafaqua asnjėherė me ligjin,nuk dėgjoi asnjė akuzė,nuk e thirrėn nė asnjė gjyq,nuk i ofruan as dėshmitarė,as hetues…

Ndaj tij ,vetėm se kish filluar njė proēes…Ky qe dhe fundi i tij.Mos kemi tė bėjmė me faktin hipotetik se ēdo qytetar,nėpunės ,ėshtė i rrezikuar e vazhdimisht duhet tė jetojė nė ankth e nė frikėn e njė goditjeje sidomos nga shteti ?

                                         NJERIU   I    KĖRCĖNUAR

   Me kėtė subjekt romani ,kaq tė thjeshtė nė dukje,janė marrė kritikė e shkrimtarė tė mėdhenj si Borghes,Andre Zhidi,Roland Brand,Vintila Haria,etj,etj,janė shkruar libra,parathėnie e pasthėnie librash dhe tė githė, nga kėndvėshtrime tė ndryshme,kanė parė jo vetėm njeriun simbol,bashkėqytetarin e ēdo kohe, qė mund tė pėrballet me egėrsinė e ligjit edhe pa faj…Po si i bėhet ,kur dhe diktaturat mė barbare e kanė ligjin dhe detyrohen tė proēedojnė nėpėr fazat e tij?Jemi pas mbarimit tė Luftės se Parė, nė trevat e Habsburgėve,tė shquara pėr ligj, degjenerimi I  tė cilit, tregon pragun e krizave shoqėrore.Nė horizont tė historisė se njerėzimit, po shfaqej me galop fantazma e revolucionit vampir tė 1917,promotorri i dhunės qė do tė bėnte kerdinė mbi popuullin e vet e qė do tė shpėrndahej si lubi planetare.Faqja e shek.XX do nxihej nga dy modelet mė tė shėmtuara  tė racės njrerėzore,fashizmit hitlerian dhe komunizmit stalinist.Heroi kafkian ,intuitivisht bėhet profet dhe pararendes i miliona qytetarėve tė vrarė “si qen”Nga faqet e letėrsisė Jozef K. paralajmėroi burgje, tortura ēnjerzore e zhdukje masive, jo vetėm pa gjyq, por edhe pa nam e pa nishan.Kafka thotė se tė gjithė ne, mund tė jemi qytetarė tė holokaustit, Gulakut, Lubjankės, Burrelit apo Spaēit…Nėpėrkėmbja e ligjit edhe nga pikpamja formale,indokrinimi qelizor i njeriut,duke sfiduar natyrėn ekzistenciale tė tij, e ktheu masėn njerėzore nė njė trajtė tė pėrhime, pseudomorale. Filozofėt e dhunės,me emrat Marks, Engfels, pasi kishin dėshtuar nė Gjermaninnė e 1948,pasi u shtrėmbėruan mizorisht nga Leninstalinėt,i hapėn udhė krimit e dhunės shtetėrore e nė dhjetėvjeēarin e tretė tė shekullit,rrethanat historike tė mbarsura me dhunė,  pollen pėrbindėshin me emrin Adolf Hitler, tė mbėshtetur edhe nė njė bazė filozofike,siē pėrshkruhet te libri” Main kampf” .Fashizmi ishte infeksioni mė akut e mė gjakatar e qė u largua me pėrpjekje botėrore;komunizmi ishte infeksion permanent qė zgjati rreth njė shekull,me dėme akoma mė tė mėdha se fashizmi…Personazhi kafkian,pararendės dhe shprehės i viuktimave,ėshtė njeriu i kėrcėnuar nga ligji sidomos nė kohė paqeje.Tė jesh i kėrcėnuar ore e ēast,ėshtė mė keq se tė jesh i burgosur.Dyert e burgut hapen vetėm pėr tė hyrė…Kjo ėshtė vetėm ana e dukshme e mesazheve tė Kafkės.Vrasja si qen e Jozefit, gjithsesi, ėshtė njė vrasje simbolike .Duke folur kundėr proēesit,me memecllėkun e tij, ai flet mė teper se miliona viktima qė nuk duan t’i nėnshtrohen drejtėsisė.Njė gjyq i pazhvilluar dhe njė vendim i ekzekutuar ,demaskon tė gjitrha shoqėritė mashtruese e diktatoriale. Si simbol ,ai,heroi kafkian,duhet kuptuar nė tė gjitha trajtat e shfaqjes.

                                         TRAJTA

F.Kafka ėshtė shkrimtar filozof  qė pasqyron fytyrėn e krizave shoqėrore.Vepra e tij e dėshmon kėte,gati gati me saktėsinė qė pėrdor shkenca pėr t’i dhėnė fytrėn ligjėsisė,tė modeluar nė saktėsinė e fjalėve,formulave,ekuacioneve,perkufizimeve.Ai jep trajtėn e ligjit,nė njė shoqėri tė mbėrthyer nga ligje formale,ku ,mė e lehta gjė ėshtė shkelja e ligjit e poshtėrimi, deri nė zhdukje i njeriut nė mėnyrė tė organizuar nga shteti.   

Siē dilet ,tema e ligjit ėshtė trajtuar nga shumė shkrimtarė e ka qenė njė ankth i vėrtetė edhe te mė tė mėdhenjtė e letrave si Tolstoi,Dstojevski,Borghesi,Xhojsi,Frojdi etj,por Kafka edhe kėtu ėshtė mė origjinali.Ligji nė aspektin juridik,sipas tij,pamvarėsisht se ėshtė instrument dhune me tė drejtėn deri nė marrje tė jetės,duhet tė jetė njė imponim pėr tė mirėn e shoqėrisė,se ėshtė faji pa ėshtė ligji. Pa tė, shoqėria mund tė bėhet mė vrastare nė vorbullėn e ekzistencės sė individit.Kėtė realitet shkrimtari e thotė nė tė gjithė hapėsirėn e tij krijuese,nė gjinine qė zgjedh duke i dhėnė trajtėn e pėrshtatėshme.Arti fillon te trajta.Permbajtja,tema,mesazhet janė sheshit,ato presin syrin e artistit qė tė marrin formėn e duhur.Me trajtėn e duhur,shkrimtari krijon realitete tė tjera polifonike ,ku evidenton artistikisht tė veēantat,ose ata qė dinė tė kėndojnė solo.Kur e pyetėn Kafkėn ser iks personazh,u kujtonte iks person tė vėrtetė,” nuk e di –u pergjigj-jam mbėshtetur tek tė gjithė dhe tek asnjė”…Tė trajtojnė si qen,atėhere pse tė mos jesh qen (nė letėrsi),pse tė mos tė tė vrasin si qen e pse tė mos sillesh qenėrisht ?! Thuhet se i ati i Kafkės nuk e kuptoi kurrė tė birin si njė shkrimtar gjenial,madje,e urrente ate dhe e trajtonte si parazit nė familje pėr gati njėzet vjet.Atėhere ,ky parazit,shkroi novelėn e famshme”Metamorfoza”,ku njeriu trajtėzohet nė njė pėrbindėsh deri nė absurd,  qėnie neveritėse, ku familja e trajton si njė pleh, qė pret ta hedhė ku hidhet plehu.Vepra e Kafkės tė ofron njė pasiguri tė vazhdueshme dhe misterioze. Ai ka aftėsinė e zbulimit tė situatave tė padurueshme.(Edhe heroi kryesor te romani Kėshtjella”ėshtė njė gjeometėr i caktuar tė ndėrtojė  njė kėshtjellė,qė nuk e realizoi tėrė jetėn dhe vdes nė ankth se kurrė nuk u takua mė asnjė nga autoritetet drejtuese..)

  Problemi i madh i veprės kafkiane ėshtė njeriu si produkt natyro-shoqėror, qė realizohet kėshtu apo ashtu , qė mund tė marrė ēdo trajtė e tė tjetėrsohet duke devijuar nga esencat njerėzore,e , me lėndėn pėrbėrėse,mund tė bėhet i manovrueshėm pėr tu pėrdorur nga duar tė pista e gjakatare.Vetėdija e tij krijuese ėshtė dalje nga trajta e njohur,nga tė pėrshtaturit me tė gjithėn,nga  rreziku i tjetėrsimit,nga mediokriteti.Poeti pėr Kafkėn ėshe ēlirim,librim dhe, sa mė origjinal tė jetė, aq mė dimesionale, ėshtė liria dhe vepra e tij .                                             

                                                         THELBI

   Krahas analizės psikologjike tė personazhit,Kafka pėlqen thelbin,ose mesazhet e fuqishme bukur tė fshehura e tė qėndisura atje ku nuk tė shkon mendja..Ai merr tė rėndomtėn e i jep vlera universale,prandaj gjejmė te personazhet e tij diēka nga uni.Mjeshtėrisht ndėrton vetveten,tė veēantėn e tė tjerėve,atė ajėr origjinal qė e thithim tė gjithe.Dhe tani,a ėshtė fajtor Jozef K.?

Ai ėshtė fajtor hipotetik se nga tė gjithė njerėzit ekziston mundėsia e shkeljes sė ligjit.Nga ana tjeter ai demaskon tė gjitha hallkat e drejtėsisė sė korruptuar,por i arrestuari yne ,i lirė, nuk e pranon ēeljėn e proēesit pėr tė provuar pafajėsinė.Kjo ėshtė e mjaftueshme pėr tė qenė fajtor.Por nuk jemi,megjithatė tė sigurtė se ky ėshtė thelbi sepse nė vėprėn e kėtij autori ka disa thelbe,madje tė kamufluar, shpesh tė paqartė e misteriozė.Me tej:Mos vallė njeriu ėshtė fajtor se fajėsia i buron  qė nga gjeneza;mos vallė se stėrgjyshi i tij  u dėbua nga Parajsa, se shkeli ligjin e parė e pėr pasojė ,e gjithė fara njerėzore vuan pasojat e mėkatit fillestar ? Ky thelb,nėse ėshtė i tillė tė ēon nė njė fatalitet gjithpėrfshirės demobilizues,drejt njė kotėsie sepse i pari im qė s’ka tė bėjė me mua ,atje nė Eden ….Po tė jetė kėshtu,atėhere pse ai qė tė vret si qen ,nuk ėshtė qen dhe ē’raporte ka ai me mua dhe stėrgjyshin tonė tė pėrbashkėt ?

  Fajėsia rriten nėpėr shkallėt e hierarkisė shtetėrore,por lėnia pezull e nje mesazhi tė tille thelbėsor, mė duket se na ēon te kompleksi i fajit,te shoqėria njerėzore nė krizė tė vazhdueshme.Pikėrisht kėtu,ky autor filozof,duke e ditur se krizat kanė trajtėn e ndryshimeve, u mundua tė japė formulimin e lėvizjes,le t”i themi njė formulė.Formula e kėsaj trajte ėshtė patrajtėsia qė kėrkon tė tjetėrsohet nė nje cilėsi tė re.Kaq .Deri kėtu vjen shkrimtari.Zgjidhjet e krizave i kanė nė dorė tė tjerėt,poeti ,veēse ,parandjen nevojėn e ndryshimit dhe nė sy , hedh njėqint pyrtje pėr botėn.

  Franc Kafka ėshtė kuptuar pakngapak,sidomos,pas vdekjes.Me tė vėrtetohet plotėsisht teza e Artur Shopenhauerit se “lavdia qė duhet tė vijė pas vdekjes, ėshtė mė e vėrtetė ,si lisi qe lulėzon ngadalė,por i sigurt,ndėrsa lavdia e rreme( sa je gjallė  P.l.) ėshtė si egjra,rritet shpejt e shkulet shpejt”

   Sidoqoftė,deshifrimi i thelbeve nė njė vepėr letrare,krilon emocione tė veēanta dhe pas, mbetet nje dije e llojit krejt tė veēantė,drithėrimi i shpirtit e dėshira e njeriut pėr tu bėrė mė i mirė.

                                      DOGMA  DHE   LIGJI

  F.Kafka jetoi nė shekullin e zbulimeve tė mėdha shkencore,prandaj,nuk mund ta pranonte ligjin si dogmė.Nė ēdo dije ai ishte “pėr lėnie hapur”tė problemeve,tė ekuacioneve dhe pėrgjithėsisht ,nuk i pranonte pėrkufizimet dhe definicionet.Parimet e fizikės kuantike, psh,kishin hedhur poshtė metodat e vjetra, jo vetėm nė shkenca ,por edhe nė filozofi.Ligji,rregulli,tradita,pėrjashtimi,edhe nė shkenca nuk mund tė jrtė i pėrhershėm.Kur kėta shnderrohet  nė dogmė,behen pengesė zhvillimi, ndėrkohė filizat e nje ligji tė ri, sapo shfaqen si mohim. Nė shkencė, psh,u bė pengesė teoria gjeocentrike e Ptolemeut;frojdizmi materialist,pengoi pėr njė kohė ēdo pėrparim nė psihiatri;nė stereometri, edhe nė mė tė saktatat formula matematike,nė rrafshe tė ndryshme,kalkulimet ndryshojnė etj, pėr tė mos pėrmendur teorinė  gjeniale tė relativitetit tė Ajshtajnit ,qė,gjithashtu ėshtė relative..

   Nė filozofi dogmatizmi ėshtė mė i dukshėm. Marksizėm-Leninizmi,psh,qė dominoi shek.XX,duke qėnė i mbyllur e dogmatik,jo vetėm qė vuri nė dyshim tė vėrtetat brenda vetes pa njohur alternativėn,por asfikėsoi edhe ligjėsitė e pranuara nė mendimin njerėzor e sidomos nė letėrsi,ku pėrvoja ruse,nga mė tė lartat nė botė ,u katandis nė njė fantazmė dogmatike qė vriste e mohonte frutat e veta.Kjo filozofi,pėrhapur me aq bujė,duke spekuluar dhe me parimet humaniste tė Biblės,pa patur guximin e ballafaqimit e tė ndryshimit,u kthye nė njė kronikė dėshtimesh, tashmė muzeale.

  Ne letėrsi dogmat dhe slloganet janė vdekjeprurėse.Duke qenė opozicion ndaj sė keqes,ajo shvleftėson kode,rryma e shkolla dhe ėshtė kundėr ēdo mbikqyrje e modeli imponues.Veprat qė kanė mbetur klasike,nėpėr stacionet e vjetra tė botės,kanė mbijetuar si kryevepra,sepse janė shkruar nė opozicion me kohėn e rrymat kodifikuese.Ligji i krijimit nuk mund tė formulėzohet,dhe ēdo spekullim nė lidhje me traditėn dhe modernen flet pėr praninė e dogmave.Krijimi i figurės artistike ėshtė thellesisht subjektiv,i pacak,e ēdo krijues mbart individualitetin e “ligjit” tė vet.

  Ėshtė e ditur,tashmė se vepra e Kafkės pėrshkohet nga mesazhe misterioze dhe tė pafundme.Kėte e shpreh autori nė tregimin e pėrsosur “Ndėrtimi i murit kinez”,pėr tė cilin Borghesi shprehet figurativisht”Pėr tė ndaluar mėsymjen e ushtėrive tė pafundme qė ndodheshin pafundėsisht larg dhe pėr t’i hequr kohės dhe hapėsirės pafundėsinė,perandori urdhėroi qė breza tė pafund tė ndėrtonin njė mur tė pafund,qė duhej tė rrethonte perandorinė e pafundme”…Pėr tė gjorin Jozef K.nga I cili morėm shkas pėr te pėrqasur sadopak “proēesin Kafka’,lexuesi i vėmendshėm, vėren se marrdhėnijet e tij me punonjėsit e bankės,sidomos me shefin dhe vartėsit, janė si marrdhenijet e tij me administratėn e drejtėsisė qė e ka arrestuar.Diku thuhet,madje,se ai ėshtė njė perbindėsh qė kėrcėnon mundėsinė e shoqėrisė pėr  shpėtim.Ketė burokrat tė rrezikshėm nė emėr tė pseudopafajėsisė ,shoqėria e mbarsur me rrezik, e zhduk si qen.Shoqėria kėshtu ėshtė nė prag tė njė vetvrasjeje.Diktaturat,pa dallim,jetojnė me dogma ,rriten nė proēesin e goditjes sė qytetarit dhe pėrgatitin vetvrasjen .Kėshtu ka ndodhur edhe me mė tė fuqishmit diktatorė si Ēezari,Neroni,Hitleri apo Josiv Stalini.

Tė gjithė, pa pėrjashtim, e ngritėn domėn nė lartėsinė e ligjit.

   Franc Kafka,duke pyetur pėr botėn,ndėrton njė botė iluzionesh dhe luan me simbolet,Vetem simbolet kanė te drejtė tė gabojnė e tė mashtrojnė si nje e drejte e letėrsive tė mėdha.Ai tė ēon te thelbi nėpėrmjet shtrėmbėrimit kuptimor.Disa personalite te kritikės qė kanė studjuar Kafkėn si Marat Robert e Roland Band,te arrestimi I Jozef K,,shohin arrestimin e vet autorit, qė vazhdon tė jetė nė PROĒES gjykimi edhe pas vdekjes, sepse pasqyroi turbull turbullirat e kėsaj bote me njė ankth pėr tė deshifruar shėnjat e kėsaj bote.Kafka hapi nje autostradė nė letėrsi, por nė tė , as nėpėr kthesa, nuk ka kurrlloj fenerėsh pėr orientim.Shenjat e tij janė  “po” dhe “por “e midis tyre ndeshesh edhe me pasiguri tė tjera,sepse hulumtimet mbi tė vėrtetat e botės janė tė pafundme e enigmatike, siē ėshtė dhe letėrsia e madhe,dezertim nga trajtat dhe dogmat e  njohura.

 

                                             FILLIM   APO  FUND  ?

  Njerėzit e shquar ,si Sizifi ngjiten me pesha tė mėdha mbi supe,e arrijnė kodrėn ,dhe,atje nė majė, ndezin njė prozhektor nė fushat e pafundme tė dijes.Posi ?Ē”ėshtė Kafka, ose fjala vjen,Ainshtajni ?Fillim ,apo fund ?Gjenialiteti u jep krizave fytyrėn e vet pėr njė kohė tė gjatė.Ndėrsa Ajshtajni dha formulat e zgjidhjeve tė problemeve tė relativitetit,Kafka,ndriēoi problemet e relativitetit shoqėror.Nė letėrsi,natyrisht,nuk ka formula,veēse lėvizje nga njė qerthull nė tjetrin mė tė ri.Prandaj Kafka ėshtė dhe fillim dhe fund. Formula”matematike “e tij ,nė letėrsi pėrshkroi portretin e kohės,tė kohrave nė agoni, luftė, ankth, nėnshtrim, trishtim…e pėrsėri nga e para…e pėrseri ciklike e tė pafundme. Por vullnetet e mėdha gjithnjė kanė dėshirėn e pėrurimeve tė reja. Ai sedėrtoi shqetėsimet njerėzore me veprimin e kundėrt tė pafajėsisė, themeloi njė kulturė tė re dhe kurrė nuk vuri pikė pėr tė pėruruar fundin, por lėvizjen pėr nje hop tė ri si fillim. Dhe vuante, deri nė mosbesim nga ato qė shkruante pena e tij.Tė mėdhenjtė janė tė destinuar tė vuajnė sepse krijimi ėshtė sėmundje ,ankth,pasion i pashuar,ethe valė e nxehtė jo zanat.Ai vėrejti dinjitetin njerėzor tė shkelej e tė pėrtbaltej,sepse gėnjeshra dhe hipokrizia u ngrit nė moral,sepse njeriu ka pushuar sė respektuar veten qėkur humbi respektin pėr tjetrin,sepse natyra njerėzore ėshtė e ndryshueshme,e paqėndrueshme si balta e pluhuri, qė dhe kur lidhen, fillon tė zhduki lidhjet deri te coptimi i “vetes njerėzore”. Kafka e shtrin personalitetin e tij midis skajeve te besimit dhe tė dyshimit. Ai foli mė tepėr pas vdekjes dhe vjen e kristalizohet si dhimbje edhe per faktin se krijimet e mėdha ,fillimisht,nuk priten mirė. Ėshtė dashur gjithmone nė raste tė tilla ,tė vijnė njerėz tė tjerė mė dinjitozė e mė tė ditur.”Kjo ndodh- thoshte Shopenhaueri sepse ēdo njeri,mund tė kuptojė atė qė ėshtė e ngjajshme mė tė .”

Mediokriteti kėnaqet me vetveten.Lavdia e tij mediokre,shpallet me bujė jeton disa ditė duke u pėrpjekur tė pėrhapet nga njė turmė miqėsore me borie nė gojė e zhduket si jehonė e ditės kalimtare.” Qė tė nisėsh diēka-thoshte Niēja,qė tė jesh fillim ,tė duhet pafajėsia,ndryshe je i pabesueshėm.”Pafajėsia ėshtė mburoja e njeriut qė kėrkon.Pikėrisht ,kėtyre vullneteve tė mėdha,u pėrket Kafka,atyre qė vulat i vėnė tek E nesėrmja. Dhe jo vetėm kaq. Duke u marrė me dashurinė dhe vdekjen ai dėshiron qė imazhet e tij tė mos mbeteb vetėm imazhe. Ai ėshtė sinonimi mė modest I shpirtit krijues,sepse kritik I rreptė ndaj vetvetes. Por jo si fillim. As si fund. Vetėm si njė send nė lėvizje.

  Kjo farė u pėrket vetėm POETĖVE tė vėrtetė.
 
nga Pirro Loli

Madam Butterfly:
Jeta e Franc Kafkes
 
 
 Franc Kafka u lind ne Pragė, me 3 korrik 1883 dhe vdiq me 3 qershor 1924 ne Vienė te Austrisė .

Ishte njė nga shkrimtaret e historive te shkurtra dhe romancieret me te medhenj te gjuhės gjermane te shekullit te XX-te, trupi i shkrimit i te cilit ishte i vetėm ne llojin e tij. Shumica e shkrimeve te tij mbeten te pambaruara dhe u botuan pas vdekjes se tij, megjithse dėshira e tij ishte qe ato te asgjesoheshin - janė bėrė ikona ne letersine e Perendimit.

Jeta
E ema vinte nga njė familje e ditur hebrenjsh, ndėrsa i ati nga njė familje zanatcinj fshati, por qe me vonė i buzeqeshi fati i u be fabrikant i vogėl.
Ai shpresonte se djali i tij i vetėm Franci do tė bėhej njė trashegimtar i denjė i fabrikes..Ndėrsa me te shqon e tre vajzat sillej ashper e shpesh i terrorizonte. Kėtė marredhenie djoloshi do ta paraqiste me vonė ne shkrimin "Leter babait".Ne kėtė shkrim ai i ankohet te jatit qe i thyente vullnetin, ia vriste besimin ne forcat e tij, kurse ai vetė i ndjeshem dhe seder nuk gjente force ta kundershtonte. Zgjodhi rrugėn e moskundershtimit, te pajtimit, te peruljes, rrugė nga e cila nuk hoqi dorė deri nė fund te jetės.
Pasi mbaroi ne Prage  gjimnazin gjerman. Po kėtu mbaroi studimet pėr drejtėsi e paralelisht me te ndoqi njė kurs leksionesh pėr artin dhe gjermanistiken.

Nuk janė te pakte shkrimtaret qe kanė mbajtur ditare, ku kanė shkruar pėr veten e pėr te tjerėt. Ditari i Kafkes pothuajse i tėri i perkushtohet takimeve dhe kuvendimeve me vetveten. Faqe te tėrė janė te mbushura me ankesa pėr shendetin e lig. ankesa kundėr turtures se pamundesise.. Asnje shqetėsim nuk gjen ne faqet e ditarit te tij pėr problemet e punės apo ato shoqėrore.

Kafka ka qenė deshmimtar i kaosit dhe i perendimit te pashmangshem te perandorise Astro-Hungareze.  Ai gjithēka shihte, kuptonte e ndjente, por asgjė nuk bėnte, sepse ishte teresisht nėn kthetrat e vuajtjes vetjake. Bota jashtė tij u shkri tek ai ne njė te pandare me botėn brenda vetes.
 
 
Krijimtaria letrare
 
 
Trashegimia letrare e kafkes ėshtė mbledhur ne dhjetė vellime.
Ka shkruar tregime e novela  si:

Denimi.
Ne kolonine e punės se detyruar.
Pasagjeret e hekurudhes.
Prometeu.
Posedoni.
Sanco Panca ....etj

U be i njohur me romanet "Amerika",   "Procesi", "Keshtjella" dhe me novelen "Metamorfoza"
 
Kam njė kafshe te ēuditshme; gjysėm mace, gjysėm qingj. E kam trashėguar nga im atė, po ajo ėshtė zhvilluar qe kur e mora unė; me pare ishte me shumė qingj se sa mace. Tani ėshtė gjysėm ashtu gjysėm kėshtu. Nga macia , ka koken dhe kthetrat; nga qingji-ka trupin dhe formėn, nga te dyja ka sytė, qe janė te perqndruar dhe te eger, qimen te bute e te shkurter, levizjet qe janė edhe kercime edhe zvarritje. Kur ka diell ajo rri ne parvaz te dritares, gerrhet dhe mbidhet kutulaē; ne livadh rend si e cmendur sa mezi mund ta zesh. Kur ndodhet para maces ia mbath, kur ėshtė pėrpara njė qingji sulmon. Kur ndrit hena bredh nėpėr ulluke se ajo ėshtė rruga qe i pėlqen me shumė. Nuk di te mjaullije dhe ndjen neveri pėr minjte. Mund te qenroi me ore e shtrire para pularise, po kurrė s'ka pėrfituar nga rasti qe te mbyse ndonjė shpend.
E ushqej me qumėsht e sheqer, se ai i bėn mirė. Ajo e thith me hurpa te mėdha, duke e kaluar ne mes te dhembeve si te njė shtaze te eger. Kjo gjė i tėrheq shumė fėmijėt. Tė dielen ne mėngjes kam vizita. Unė mbaj ne mes te gjunjeve kafshen e vogėl, kurse perqark zėnė vend fėmijėt.
Ata bėjnė pyetjet me te ēuditshme, te cilave askush nuk mund tu pėrgjigjet. Pse ka vetėm njė kafshe te tillė? Pse ajo ėshtė pikėrisht ne doren time? A ka pasur para saj ndonjė kafshe te kėtij lloji? A ndjehet ajo e vetmuar? Si e ka emrin?
Unė nuk e vras mendjen ti pėrgjigjem, po vetėm u tregoji atė qe kam. Nganjėherė fėmijėt sjellin mace, njė herė sollen dy qingja.Ndryshe nga c'prisnin ata, takimet nuk treguan ndonjė shenjė njohjeje.Kafshet veshtruan njera tjetrėn me qetesine me te madhe; ata e quajtėn ezksitencen e tyre si njė dhurate e Krijuesit.
Kur ėshtė ne prehrin tim kafsha e vogėl nuk njeh as frikė, nuk ėshtė agresive. E ndjen veten shumė mirė kur ndodhet pranė meje, e ngjeshur tek unė. Ėshtė e lidhur me familjen qe e ka rritur.S'ėshtė ndonjė besnikeri e jashtezakonshme, po me shumė instikti i njė kafshe qe, megjitheate ka shumė farefis, nuk ka asnjė shok ne tėrė botėn dhe e quan te shenjtė mbrojtjen qe ka gjetur tek ne.
Me ze gazi kur e shikoj qe nuhat, me rreshqet ne mes te kembeve, po nuk mundet ta kryeje atė veprim. Mbase ėshtė e pakenaqur qe ėshtė mace edhe qingj dhe kėrkon te jetė edhe qen! Njė ditė kur unė, s'po iu jepja dot rrugė halleve te mija tregtare dhe pasojave qe vijnė prej tyre- dhe pasi desha ti heq qafe, u mbylla ne shtepi dhe u shtriva ne kolltuk, me kafshen e vogėl nder gjunje; kur ula koken vura re se lotet rridhin mbi mustaqet e saj te bardha.Ishin lotet e mija apo te sajat? Ajo mace me shpirt qingji kishte dėshira njerėzore? Unė nuk kam trashėguar shumė , por duhet te them se kjo kam diēka vlen.
E them serizosht.
Kafsha ka shqetėsimet e te dyve, te maces dhe te qigjit, sado tė ndryshme qofshin, prandaj e ndjente veten ngushtė brenda lekures ku ndodhej. Nganjėherė krecen nga njė karrike qe me ven kembet ne sup dhe perplas turirin ne veshin tim. Duket sikur me thotė diēka dhe vėrtetė pastaj largohet dhe, me sheh ne fytyre pėr tė parė pėrshtypjen qe mė ka bėrė ajo qe mė tha. Qe t'ia bėj qejfin tund koken dhe bėj sikur e kam kuptuar. Atėherė ajo hidhet ne dysheme dhe vallezon rreth meje.
Mbase thika e kasapit mund te jetė shpėtimi pėr te, po pasi e kam trashegim, nuk jam i atij mendimi. Ajo duhet te prese ditėn, kur ti mungoje fryma, megjithėse nganjėherė me veshtron me sy aq njerezor, sikur me fton te kryej njė veprim te arsyeshem.
 
Tregime te shkurtera nga Franz Kafka

HISTORIA E NJE MIU

Miut bota po i dukej bota ēdo ditė e me e vogėl. Para syve te tij parakalonin vetėm mure qe lartoheshin e rrugė qe bėheshin gjithmonė e me te ngushta. Njė ditė, ai u gjend pėrballė njė rrugė pa dalje. Beri te kthehej prapa kur para syve flakeruan kthetrat e mprehta te maces.


VENDMBERRITJA

Dhashe urdher qe te me sillnin kalin nga stalla. Sherbetori nuk me kuptoi. Shkova vete, shalova kalin dhe ia hipa. Ne largesi dėgjova njė thirje kumbuese. E pyeta se ēfarė ishte. Ai s'dinte gjė madje nuk kishte dėgjuar asgjė. Tek dera me ndaloi dhe me pyeti : "Pėr ku po nxitoni kėshtu imzot ?" "Nuk e di", i thashė, "Larg prej kendej, tutje. Gjithmonė=20 larg prej kendej, vetėm ashtu do tė mun d te arrij ne vendmberritjen time". "Pra ju e dini vendmberritjen, a s'ėshtė kėshtu imzot ?", pyeti. "Po", ju pėrgjigjja, "a nuk ta thashė sakaq? Larg-Prej-Kendej. Atje ėshtė vendi im". "Por nuk keni marrė asnjė furnizim me vete", me kujtoi ai. "Nuk mė duhet asgjė", i thashė, "Udhetimi ėshtė aq i gjatė sa do tė vdes urie n.q.s. nuk marrė ndonjne gjė rrugės. Asnje furnizim nuk do tė me shpetoje dot. Fatmiresisht, ėshtė njė rrugetim tepėr i gjatė".



ROJTARI

Duke vrapuar i shpetova rojes se pare. Pastaj, pėr njė ēast u tmerrova, u ktheva dhe i thashė: "Unė kalova kur ju nuk e kishit mendjen". Ai pa pėr njė ēast dhe nuk tha asgjė. "Me duket se nuk duhet ta kisha bėrė kėtė gjest", i thashė. Ai sėrish ndenji pa folur. "Heshtja juaj a do tė thotė gjė miratim pėr te kaluar ?".
 
Kėshtjella
Pėrktheu: Amik Kasoruho
Korektore letrare: Nini Ihsani

I

Ishte mbrėmje vonė, kur mberriti K-ja. Fshati ishte mbytur me bore. Bregorja nuk dukej, e fshehur siē ishte nga mjegulla dhe nga terri, dhe as njė rreze e dobėt drite nuk jepte te kuptohej ku mund te ishte Keshtjella e madhe. K-ja ndali mjaft kohe permbi uren me derrasa qe conte ne fshat nga rruga kryesore dhe shikoi lart, aty ku dukej se s'kishte veēse zbrazeti.
Pastaj shkoi se mos gjente njė strehe; ne pijetore njerėzitė ishin ende zgjuar, bujtinari nuk kishte dhoma pėr te dhėnė me qira, por i habitur sa s'ka nga ai bujtes ne atė ore te vonte, i propozoi te flinte ne sallen e madhe, mbi njė dyshek kashte. K-ja pranoi. Disa fshatare vazhdonin te rrinin ulur pėrpara krikllave tė tyre me birre, por ai s'deshi tė fliste me njeri, shkoi ta merrte vete dyshekun me kashte ne hatulla dhe u shtri pranė stufes. Bente vape, fshataret nuk bėnin zhurme, K-ja i shikoi edhe disa minuta me sy te lodhur, pasta e zuri gjumi.
Por mbas pak e zgjuan. Tė koka e shtratit, bashke me bujtinarin, po rrinte njė djalosh i veshur qytetarce, qe kishte njė fytyre aktori, sy te mbrehte , vetulla te dendura. Fshataret s'kishin luajtur vendit, disa i kishin kthyer karriget qe te shihnin dhe te degjonin me mirė. Djaloshi, me shumė miresjellje, i kerkoi ndjesė qe e kishte zgjuar, i tha se ishte djali i deretarit te Keshtjelles, pastaj shtoi:
- Ky fshat i pėrket Keshtjelles, kush banon apo kalon naten ne te, ne njėfarė mėnyrė banon apo kalon naten ne Keshtjelle. Kėtė te drejtė s'e ka askush pa lejen e kontit. Dhe ju s'e keni kėtė leje, apo te paktėn s'ja keni treguar kujt.
K-ja u ngrit ndenjur, shtroi flket, pa dy burrat nga poshtė lart dhe tha:
- Ne c'fshat qenkam ngaterruar? Paska njė Keshtjelle kėtu?
- S'do mend, tha ngadalė djaloshi, ndėrsa dikush prej fshatareve shkundete kryet, - Keshtjella e zotit kont Vestvest.
- Dhe u dashka leje pėr te kaluar naten? - pyeti K-ja sikur te donte te bindej se s'i kishte dėgjuar ne ėndėrr fjalėt qe i qenė drejtuar.
- Duhet leje, posi, - iu pergjigj djaloshi dhe sikur te donte te tallej me K-ne, pyeti bujtinarin dhe fshataret, duke zgjatur krahun drejt tyre: - A ka si bėhet pa leje?

Mystica:
Pervec ketyre kam lexuar dhe Letrat per Milenen, dhe ajo qe me ka len shum mbresa esht "Artisti i urise".
Nuk e di, por kur e lexoj kete shkrimtar me duket sikur me merr me vete vorbulla  e absurdit, sikur futem ne nje gjendje te pashprese :(
Arrin te ma ndryshoj me verte gjendjen shpirterore .

Mystica:
Citimi im i meposhtem esht 1 aforizem i Franz Kafkes :P

Navigation

[0] Message Index

[#] Next page

[*] Previous page