Poezi per Gjuhen-Shqipe!
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Tema: Poezi per Gjuhen-Shqipe!  (Lexuar 41172 here)
Madam Butterfly
SuperGirl!...
Moderator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 15053


Lost inside your love!

Respekt: +7

Profili
« : 28/12/07, 19:07 »
0

Naim FRASHĖRI - GJUHA SHQIPE

Vėllezėr shqipėtarė!
Qasuni mė dėgjoni,
Sa tė mundeni mė parė
Gjuhėn tuaj mėsoni.
Pa shihni sa ėsht’e mirė
S’u vjen mall’ e dėshirė?
Gra,burra, djem e vasha!
E ju plaka zė-trasha!
Mos rrini pa mėsuar,
Kjo do tė na nderojė,
E do tė na bashkojė,
Kėtė gjuhė, qė flasim,
Kėtė zė tė kėndojmė,
Gjėnė tonė tė qasim
Tė huajn t’a dėbojmė,
Se gjuh’ e Shqipėrisė
Ėshtė e Perėndisė,
Njeriu tė shperndėronjė!
Gjuhėn e Mėmėdheut!
Q’ėshtė e bukur’ e zonjė!

Gjuhėn e Skėnder - beut!
Oh! e madhe mėkatė!
Kjo punė s’ka uratė.
Ju shkėmbenjė e ju male,
Ju brinja e bregore,
Dhe ju lumėnj ngadale,
Ju fusha gjelbėrore.
Shqip tė flisni pėr herė!
Fjesht’ e tė papėrzier!
Dielli, hėna, pylli,
Dallėndyshija, larashi,
Edhe bilbili vetė
Shqip tė flasė ndė jetė!
Dhe vetė Perėndija,
Edhe Zot’ i vėrtetė,
Dh’ e tėrė gjithėsija
Kėtė gjuhė tė ketė
Kėtė dhe shqipėtari,
Shpirt-madhi, punė-mbari.



GJUHA JONĖ - Naim FRASHĖRI (1846 - 1900)

Vėllezėr Shqipėtarė,
tė prekim urtėsinė,
tė zėm udhėn e mbarė,
tė ngjallim Shqipėrinė.

Shqipėria ka qenė
dhe do tė jetė,
po sot nė ditėt tona
tė metė tė mos ketė.

E ka nderuar Zoti
gjithėnjė Shqipėrinė
ish fort mirė qėmoti,
do bėhet dhe taninė.

Ajo ish koh’ e zjarrtė
dhe kish mundime tepėr,
po sot pėndė dhe kartė
na duher, nuk tjetėr.

O burra Shqipėtarė
tė marim dituritė,
se s’ ėshtė koh’ e parė,
tani lipsetė dritė.

Tė shkruajm gjuhėn tonė
kombin tė ndritojmė,
gjithė ē’ ėshtė e ka qenė
ngadalėzė ta mėsojmė.

Pa shihni ē’gjuhė e mirė!
Sa shijė ka e hije,
ē’e bukur edh’ e lirė,
si gjuhė Perėdije.



KUNDĖR MALLKIMIT TĖ GJUHĖS SHQIPE - Petro Nini LUARASI (1865 - 1911)

Si shqiptarė qė jemi
Shqip ne duhet tė mėsojmė
Dhe Zotin, tė drejtė kemi,
Ne gjuhėn shqipe ta lėvdojmė.

Epo ju gjuhėn tonė
Doni ta humbisni fare
Dhe me mallkim e me nėmė
Shprehni ta shpini nė varre.

S’mė vjen rėndė nga priftėrinjtė
Qė s’ dinė ē’ bėjnė e ē’punojnė,
I urdhėrojnė tė zinjtė
Qė gjuhėn shqipe ta mallkojnė.

Po krye-priftėrinjtė e tyre
Nėkėmbės t’ orthodoksisė
Shumė punė prej mynxyre
Bėjnė kundėr Shqipėrisė!

Tė mallkojnė njerėzinė
Tė nėmosin gjuhėn tonė,
Tė pėrēajnė Shqipėrinė,
Zoti mos e pastė thėnė!

Thonė s’ ditka Krishti shqip
Dhe shqip-fjalė s’ pret prej nesh,
Vetėm nė gjuhėn greqisht
Tė dėgjon e tė mban vesh!

Kėto e shumė tė tjera,
Qė dėgjon nė kishė brenda
Dhe na mallkojnė pėr hera
Gjuhėn tonė qė s’ ua k’ ėnda.

S’ kanė frikė as turpėrohen
Qė pėrēmojnė Perendinė,
Po mburren edhe lėvdohen
Sepse shėrbejnė Grejqinė!

Gjuhėn e kemi tonė
Tė vjetėr dhe tė vyer,
Nga Perendia ish thėnė
Qė ta ruajmė tė ēkėlqyer.
Identifikuar

·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠· ...Cosa faresti al posto mio, se ogni pensiero fossi io??!!...·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠·
       
http://www.youtube.com/watch?v=y5DzX6foKbQ

http://www.youtube.com/watch?v=SzEKYu4sF4Q&feature=related
Madam Butterfly
SuperGirl!...
Moderator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 15053


Lost inside your love!

Respekt: +7

Profili
« Pergjigju #1 : 28/12/07, 19:07 »
0

GJUHA SHQIPE - Ndre MJEDA (1866 - 1937)[i/]

Pėrmbi za qė lshon bylbili,
gjuha shipe m’ shum gullon,
pėrmbi erė qė jep zymbyli,
pa da zemrėn ma ngushllon.

Ndėr komb’tjera, ndėr dhena tjera,
ku e shkoj jetėn tash sa mot,
veē pėr ty m’rreh zemra e mjera,
e prej mallit derdhi lot.

Nji kto gjuhė qė jam tue ndie,
janė tė bukura me themel,
por prap kjo, si diell pa hije,
pėr mue t’ tanave iu del.

Geg’ e Toskė, Malsi jallia,
janė nji komb m’ u s’ duron,
fund e maje nji a Shqipnija,
e njė gjuhė t’gjith na bashkon.

Qoft mallkue kush qet ngatrrime,
ndėr kta vllazėn shoq me shoq!
kush e ndan me flak’ e shkrime
ē’ ka natyra vetė pėrpoq!

GJUHA SHQIPE - ISMAIL KADARE (1936)

Kur nė sulm hodhėn turqit
Hordhitė e pambaruara,
Kėshtjellat e sintaksės
S’ i muar, qė s’ i muar.

Nė bedena poemash
Popullore mbetėn
Kufoma divanesh e
Kufoma bejtesh.

Kur panė se gjuhės
S’ i hodhėn dot prangat,
Lėshuan drejt saj
Gjithfarė merimangash.

Parashtesa e pjesėza
E lidhėza sė prapthi
Tė bukurėn gjuhė
Ta bėnin lesh arapi.

Nė pėrēartje ta kthenin,
Nė delir nė jerm.
Shin vite tė rėnda,
Ishin shekuj plot helm.

Tė tė bėnin ty, donin,
Shqipėri memece,
Por ja, erdhi Naimi,
Si yll mbi ty ecte.

Dorėn e zbehtė
Mbi ballė tė vuri,
Tė tė hiqėte zjarrllėkun
Prej tė sėmuri.

Dhe vdisnin pjesėzat,
Thaheshin merimangat,
Ndriste si perlat
Poezia e madhe.

Kjo gjuhė, qė provoi
Akrepėt e shkretėtirės,
Ē’ do tė thotė pėrēartje
E di, oh,e di mirė.

E di ē’ do tė thotė
Kllapi, hermetizėm
Qoftė e ardhur nga Roma,
Qoftė e ardhur nga Parisi.

Kjo gjuhė martire,
Lehonė e pėrjetėshme,
Qė lindi mes dhembjesh
Art tė pavdekshėm[b/]


Identifikuar

·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠· ...Cosa faresti al posto mio, se ogni pensiero fossi io??!!...·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠·
       
http://www.youtube.com/watch?v=y5DzX6foKbQ

http://www.youtube.com/watch?v=SzEKYu4sF4Q&feature=related
Madam Butterfly
SuperGirl!...
Moderator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 15053


Lost inside your love!

Respekt: +7

Profili
« Pergjigju #2 : 29/12/07, 11:11 »
0

GJERGJ FISHTA - Gjuha shqype

Porsi kanga e zogut t'verės,
qi vallzon n'blerim tė prillit;
porsi i ambli fllad i erės,
qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t'detit,
porsi gjįma e rrfés zhgjetare,
porsi ushtima e nji tėrmetit,
ngjashtu į' gjuha e jonė shqyptare.

Ah! po; į' e ambėl fjala e saj,
porsi gjumi m'nji kėrthi,
porsi drita plot uzdajė,
porsi gazi i pamashtri;
edhe ndihet tue kumbue;
porsi fleta e Kerubimit,
ka'i bien qiellvet tue flutrue
n't'zjarrtat valle t'ameshimit.

Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi kėtė gjuhė tė Perėndis',
trashigim, qė na la i pari,
trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftė, po, goja,
qė pėrbuzė kėtė gjuhė hyjnore;
qi n'gjuhė t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lén mbas dore.

Nė gjuhė shqype nanat tona
shi prej djepit na kanė thįnun,
se asht njė Zot, qi do ta dona;
njatė, qi jetėn na ka dhįnun;
edhe shqyp na thanė se Zoti
pėr shqyptarė Shqypninė e fali,
se sa t'enden stina e moti,
do ta gzojn k'ta djalė mbas djali.

Shqyp na vete, po pik' mį para,
n'agim t'jetės kur kemi shkue,
tue ndjekė flutra nėpėr ara,
shqyp mį s'pari kemi kndue:
kemi kndue, po armėt besnike,
qi flakue kanė n'dorė t'shqyptarėvet,
kah kanė dekė k'ta pėr dhé t'Parvet.

Nė kėtė gjuhė edhe njai Leka,
qi'i rruzllim mbretnin s'i a, xśni,
nė kėtė gjuhė edhe Kastriota
u pat folė njatyne ushtrive,
qi sa t'drisė e diellit rrota,
kanė me kenė ndera e trimnive.

Pra, shqyptarė ēdo fés qi t'jini,
gegė e toskė, malci e qyteta,
gjuhėn t'uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t'jetė jeta,
por pėr té gjithmonė punoni;
pse, sa t'mbani gjuhėn t'uej,
fisi juej, vendi e zakoni
kanė me u mbajtė larg kambės s'huej,
N'per gjuhė shqype bota mbarė
ka me ju njohtė se ē'fis ju kini,
ka me ju njohtė pėr shqyptarė;
trimi n'za, sikurse jini.

Prandaj, pra, n'e doni fisin,
mali, bregu edhe Malcija
prej njaj goje sod t'brohrisim:
Me gjuhė t'veten rroftė Shqypnia!
Identifikuar

·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠· ...Cosa faresti al posto mio, se ogni pensiero fossi io??!!...·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠·
       
http://www.youtube.com/watch?v=y5DzX6foKbQ

http://www.youtube.com/watch?v=SzEKYu4sF4Q&feature=related
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te: