Njohuri Të Përgjithshme Të Gjuhës Shqipe!
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Tema: Njohuri Të Përgjithshme Të Gjuhës Shqipe!  (Lexuar 15858 here)
Madam Butterfly
SuperGirl!...
Moderator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 15053


Lost inside your love!

Respekt: +7

Profili
« : 29/12/07, 11:11 »
0

Njohuri te pergjithshme

Njohja dhe studimi i imet i dialekteve janë themelore per te gjitha studimet gjuhesore: per fonetiken, per morfologjine, per sintaksen dhe frazeologjine e gjuhes. Ne menyre te vecante te dhenat dhe studimi I dialekteve jane me rendesi per historine e gjuhes. Sic thoshte dhe gjuhetari i shquar freng Antuan Meje (Antoine Meillet) ‘‘nuk ka histori gjuhe pa dialektologji dhe sidomos pa gjeografine gjuhesore complete dhe te zbatuara mire’’. Dialektet dhe te folmet e gjalla perbene desumi dhe faktime me shume rendesi, qe kane peshe apo vlere te krahasueshme me ate vlere qe kane bimet per botanistin apo objektet dhe veshjet (kostumet) popullore per etnografin, si kenget e vallet per folkloristin, si dokumentet arkivore e kronikat e drejtperdrejta per historianin. Kushdo qe merret me gjuhesi, ne cileno dege te saj, ne qofte se deshiron te themelohet ne historine apo ne te sotmen e nje gjuhe te dhene, nuk mund te mos admiroi punen e palodhur te dialektologeve qe perdite, jave, e muaj te tere, lene zyrat apo kabinetet e tyre te punes ne qytete dhe shtrohen kembekryq ne trevat e largita, ne krahina e katunde te te gjithe vendit,  rrine ne shoqeri te folesve natyrore e te pandikuar nga gjuha e librave, duke qemtuar e gjetur te dolmen e ligjerime sa me burimore e te panjohura, po edhe te pashkruara. Anketimi ne terren dhe fiksimi i ketyre te folmeve popullore te rralla ne monografi a skica, ne atlase dialektologjike apo ne tekste dialektore perben nje dokumentim shume te cuditshem, qe jep mundesi, nder te tjera, edhe per te rindertuar historin e gjuhes perkatese. Ne netor te 1972 u mblodh Kongresi i Drejtshkrimit te Gjuhes Shqipe ne ate tubim me permasa kombetare ku moren pjese edhe studiues e perfaqesues te shkences dhe te kultures nga trevat shqiptare te Kosoves, te Maqedonise, te Malit te Zi dhe nga arbereshet e Italise, u mbeshtet dhe u miratua vija perbashkuese e ndjekur per drejtshkrimin dhe, pas ketij akti formal te ndermarre ne nje kongres shkencor, gjuha letrare shqipe e njesuar mbi bazen e variantit te toskeriteshes letrare mori perhapjen e plote kudo ku flitet e shkruhet shqip. Shtrohet pyetja: a eshte gjuha letrare shqipe e njesuar (standarte) = toskerishtja dialektore?Jo, pa dyshim qe jo.Pse? toskeroshtja (a me sakte varianti me baze toskerishten) perben bazen fonetike te njesimit te gjuhes letrare shqipe, por toskerishtja, si dialekt, nuk eshte kudo as, e njejta, as e perpunuar ne ate shkalle qe eshte sot gjuha letrare shqipe e ngritur mbi bazen e saj. Si dialekt toskerishta ka edhe ajo nendarjet e veta, ka dy nendialekte (toskerishten veriore dhe ate jugore) qe jane, gjithashtu te perthyera e te perbera nga te folme e grupe te folmesh me dukuri qe nuk perputhen me gjuhen letrare, si laberishtja, camerishtja etj. Sidoqofte eshte nje fakt i pamohueshem (dhe nuk ka pse te mohoet) qe gjuha letrare shqipe eshte ngritur mbi nje baze te fonologjise e te fonetikes se variantit letrar tosk, sepse ai perben dhe mundesi te plota per nje sinkretizem pa probleme ne perrodrimin e shqipes se njesuar si nga tosket, ashtu dhe nga geget. Natyrisht ne kete gjuhe letrare kombetare te njesuar kane hyre dhe do te hyjne vijimisht edhe jo pak elemente te gegerishtes dhe ky eshte nje proces real i bashkeveprimit dhe i shnderrimeve te bashkesise shoqerore shqiptare ne pasoje te levizjeve dhe shnderrimeve te shumta demografie dhe shoqerore kulturore, te cilat meritojne te studiohen vecan ne kerkimet e reja te dialektologjise shqiptare dhe te sociolinguistikes.

Dialektet

Te folmet e gjuhes shqipe grupohen ne dy dialekte te cilat gjeografikisht ndahen nga lumi Shkumbin. Ne te djathte te lumit Shkumbin shtrihet dialekti verior ose gegerishtja, kurse ne te majte te tij shtrihet dialekti jugor ose taskerishtja.Vecorite qe i dallojne keto dy dialekte jane fonetica, gramatikore dhe leksikore. Per nga shtrirja gjeografike nuk jane te njejta te gjitha tiparet dalluese: disa prej tyre e mbulojne plotesisht teritorin e njerit ose te tjetrit dialekt, kurse disa te tjere gjenden ne shumicen e te folmeve, por jo ne te gjithe territorin e dialektit,ndonje tipar, qe eshte decori e nje dialekti, shtrihet kudo ne territorin e tij, por gjendet dhe ne nje numer te vogel te folmesh te dialektit tjeter. Disa tipare dalluese te dy dialekteve lidhen me strukturen fonetike e gramatikore te te folmeve, kurse disa te tjera, nje numer i madh, nuk e perekin strukturen dhe funksionin e fonemave, por lidhen me variante thjesht ndajshtesash ne sistemin gramatikor ose me dendurine e perdorimit te fonemave e te varianteve te strukturave e te ndajshtesave gramatikore. Dy dialektet dallohen nga keto decori ne sistemin fonetik: per gegerishten eshte karakteristike seria e zanoreve hundore, pra aty ekziston kundervenia e zanoreve hundore me canore gjegjese gojore, kurse ne toskerishte ka vetem canore gojore (hi-ni, re-ja, vena, dry-ni, sy-ni, za-ni,hu-ni gegerishtja dhe hi-ri, re-ja, vera, zeri, syri, hu-ri toskerishtja); toskerishtja ka ( e ) ne serine e zanoreve te theksuara, kurse gegerishtja nuk e ka kete foneme, ne kete rast ajo i pergjigjet toskerishtes me ( a ) (bej, lem, hene ne toskerisht dhe baj, lam, ha:n ne gegerishte),  gegerishtja ka grupin nistor ( vo ), kurse toskerishtja ka grupin ( va )  ( vaj,varr, vater etj. toskerishtja dhe voj, vorr, voter, gegerishtja), toskerishtja ka si karakteristike rotacizmin (rera, bera, zeri, dimri, lakra, zuri, hyri etj.), kurse gegerishtja e ka ruajtur bashketingelloren ( n ) ndermjet zanoreve (rana, bana,zani dimni, lakna, zuni, hyna etj. ) ; te folmet e gegerishtes kane serine e fonemave zanore gojore te gjata, qe formojne kundervenie me te shkurtrat, kurse toskerishtja nuk e ka nje kundervenie te ketille ne sistemin e fonemave zanore etj., me perjashtim te laberishtes e ne nje fare mase edhe te camerishtes, ne toskerishte ekziston vetem seria e fonemave zanore gojore te shkurtra ( de:t, be:, tu:,f, ‘‘tufe’’, shpi, ‘‘shtepi’’, fry:m ‘‘fryme’’, fja:l, ‘‘fjalet’’, mo:ll, ‘‘molle’’
, etj. ne gegerishte); toskerishtja ka togzanor ose diftong ( ue ) (grua, duar, shkruajta etj. ne toskerishte dhe grue/gru, duer/dur, shkruejsha/shkrujsha etj. ne gegerishte) gegerishtja ka rregullimin mekanik te theksit, i ka kthyer nga oksitone te paroksitone edhe nje grup fjalesh te hauzuara nga turqishtja, kurse toskerishtja i ka ruajtur ato si oksitone (teneqè, bakerr, shishè, babå, parå etj. ne toskerishte dhe tenèqe, shishe, ba:b, påre etj ne gegerishte). Ky eshte nje tipar i pergjithshem, sepse ne cdo dialekt nuk mungojn edhe shembuj te kundert.
Edhe ne sistemin gramatikor, sidomos ne sistemin morfologjik dy dialektet dallohen midis tyre nga nje sere tiparesh, qe nuk kane prekur strukturen e gjuhes ne te njejten shkalle. Dallime me te rendesishme per strukturen gramatikore te dialekteve jane ato qe lidhen me praline dhe mungesen e nje numri kategorish gramatikore. Keshtu gegerishtja ka peremra pronore vetvetore, qe mungojne ne toskerishte (i vet, e vet, te vet), ka forma folgore te mbiperbera per kohen e shkuar, qe tregojne se veprimi eshte kryer ne nje kohe me te larget se ajo qe tregon forma e se kryeres (kam pas vojt, kisha pas vojt etj.) ajo ka gjithashtu mbiemra prejfoljore me prapashtesen –shem, qe tregojne aftesi, mundesi (i punueshem, i thyeshem, i vyeshem,  i zieshem, etj. ) , ne toskerishte keto kategori mun
gojne.
Midis toskerishtes dhe gegerishtes ka nje numer dallimesh qe lidhen me variantet e strukturave gramatikore. Keshtu, gegerishtja per te pakryeren e foljeve veprore ka nje forme sigmatike (myllsha, ‘‘mbyllja’’, lajsha ‘‘laja’’ etj. ) , kurse toskerishtja ka nje forme asigmatike (mbyllnja, mbylljam, mbyllja ‘‘mbyllja’’ etj., lanja, lanjam etj. ‘‘laja’’etj. ) ; toskerishtja ka nje forme te vecante per te pakryeren e foljeve pesore, te cilen e formon me mbaresen (h)esha, - (h)eshe, (h)esh, ose (h)ej,-(h)eshim, - (h)eshit), - (h)shin, (lahesha, vritesha, etj.), kurse gegerishtja ne pjesen me te madhe te te folmeve e formon kete me te pakryeren e veprores duke I paravene pjesezen peremerore ( u ) (u lajsha ‘‘lahesha’’, u vritsha ‘‘vritesha’’ etj.); gegerishtja e formon paskajoren me pjesoren e foljes dhe me pjesezen (me) (me pune etj.), kurse toskerishtja e formon me emrin foljor asnjanes dhe pjesezen (per) (per te punuar etj.), ndermjet ketyre dy varianteve dialektore ekzistojne edhe dallime ne funksione.Dy-tri tipare te tjera qe dallojne dialektet e shqipes lidhen me variantet e ndajshtesave te formave gramatikore; p.sh., ne gegerishte mbiemrat e ardhur nga pjesorja e foljes dallohen ne gjini jo vetem nga nyja e perparme, por edhe nga mbaresa (I la:m ~ e lame, I pre:m~e preme etj.), kurse toskerishtja I dallon vetem nga nyja e perparme (i lar(e)~e lar ( e ), i prer( e )~e prer ( e ) etj. ) ; ne toskerishte pjesorja e foljeve del me mbaresa perkatese sipas grupit te foljeve (lidhur, hapur, lar(e), punuar, pir(e), len(e), ren(e) etj. ) , kurse ne gegerishte pergjithesisht keto forma foljesh dalin pa mbaresa (li:dh, ha:p, la:, punue, lå:n, rå:n etj.).
Dy dialektet dallohen edhe nga ndonje tipar qe lidhet me dendurine e perdorimit te varianteve te ndajshtesave, p.sh., gegerishtja e formon me mbaresen (a) formen e shumesit te nje grupi emrash mashkullore (demela, doktora, traktorista, brina, pusa, drapna), toskerishtja e formon shumesin e tyre me mbaresa te ndryshme, sipas emrave (dembele, doktore, traktoriste, brire, puse, draprinj, derprenj etj.); toskerishtja e shquan me mbaresen (u) emrat mashkullor qe mbarojne me (k, g dhe h)-(miku, zogu, krahu), kurse gegerishtja me (u) shquan ata qe mbarojne me (k ose g dhe i) ata qe mbarojne me (h) (krahi, ahi etj.). Ne sferen e leksikut jane shume te pakta ne numer fjalet qe dallojne plotesisht njerin dialect nga tjetri: cel, cekes, cerdhe, dryn, fik(zjarrin), fty:r ose fytyr, heret, katun ‘‘katund’’ etj.

TE  FOLMET  KALIMTARE

Ne nje zone te ndermjetme midis dy dialekteve te shqipes gjenden te folmet kalimtare. Ato shtrihen ne nje brez toke pergjate krahut te majte te Shkumbinit, qe nga Qafa e Thanes ne lindje e deri ne bregdet, te derdhja e Shkumbinit ne perendim. Ne kete zone perfshihen Rajca, Berzeshta, krahina e Verces, e Shpatit, e Polisit, e Suloves, e Dumrese, e Darsise se Peqinit, Bregdeti I Poshtem I Kavajes dhe pjesa veriore e fushes se Lushnjes. Te folmet e kesaj treve formojne vetem grup te folmesh e jo dialekt me vete, sepse nuk kane tipare te vetat te ndryshme nga ato te toskerishtes e te gegerishtes, por kane te perziera tipare  te njerit dhe te tjetrit dialekt.
Po japim disa nga vecorite kryesore te te folmeve kalimtare dhe shtrirjen e perafert gjeografike te tyre.
1-)Zanore hundore gjenden ne Verce, Berzeshte, Shpat, Polis, Dumre, Darsi dhe ne Bregdetin e Poshtem te Kavajes (zåri ‘‘zeri’’, pêri, ulliri), kurse ne zonat e tjera ato pothuajse mungojne fare.
2-)Zanojra e theksuar hundore (a) gjendet ne Polis e Shpat (zåri ‘‘zeri’’, gjå ‘‘gje’’,),(a) ne fushen e Lushnjes (zari, gja); åo  ne Dumre, Darsi dhe ne B.P. te Kavajes (z åo ri, gj åo ,) dhe (o) ne Su love (zori, gjo), gjegjesja e saj toske , e-ja me variantin kryesor del ne Suloven Jugore, here-here edhe ne Verce e ne Rajce, kurse si (ëa ), e prapme e ngritjes se ulet, qe i afrohet a-se ndeshet me teper ne Verce dhe ne Rajce.
3-)Togzanori (ua) i toskerishtes gjendet ne te gjitha rastet ne Verce e ne Rajce (ftuar, duar), kurse ne te folmet e tjera ai verehet vetem ne rrokje fundore te hapet(ftua, grua), ne pozitat e tjera ka (u), qe vjen nga monoftongimi i (ue-se) (dur ‘‘duar’’, shulli ‘‘shualli’’, i martur ‘‘i martuar’’, e harur ‘‘i harruar’’).
4-)Grupi (va) gjendet ne qender dhe ne linde (Verce, Rajce, berzeshte, Shpat, Polis, Sulove), ndersa (vo) ne perendim (Dumre, Darsi, Fusha e Lushnjes, B.P. i Kavajes).
5-)Rotacizmi shihet dendur ne te gjitha te folmet kalimtare, ai ka hyre thelle deri ne krahinat e Shpatit dhe te Polisti, nuk mungojne dhe rastet me (n) intervokalike, por keto jane me te rralla ne krahasim me te parat: rår ‘‘rere’’, shullori ‘‘shulleri’’, lakrur ‘‘laknuer’’, rreshtra ‘‘eshtra’’, kam bår ‘‘kam bere’’, kam lerur ‘‘kam leruar’’ dhe dimen ‘‘dimer’’, pleqni ‘‘pleqeri’’, e shkurten ‘‘e shkurter’’ etj.
6-)Infinitivi gege (me punue) ekziston ne shumicen e te folmeve, por ka nje perdorim shume te vogel, madje edhe ne ato te folme qe kane me teper tipare gege perdoret me shume si folje kallzuer i nje fjalie qellimore dhe objektore: do te shkoj me punuar, desha me dal etj.


  
  
  

Identifikuar

·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠· ...Cosa faresti al posto mio, se ogni pensiero fossi io??!!...·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠·
       
http://www.youtube.com/watch?v=y5DzX6foKbQ

http://www.youtube.com/watch?v=SzEKYu4sF4Q&feature=related
Madam Butterfly
SuperGirl!...
Moderator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 15053


Lost inside your love!

Respekt: +7

Profili
« Pergjigju #1 : 29/12/07, 12:12 »
0

NENDIALEKTET

Brenda cdo dialekti dallohen grupe te folmesh qe, sipas shkalles se afersise qe kane midis tyre, formojne njesi dialektore te madhesive te ndryshme.
Te dhenat e sotme te dialektologjise shqiptare te cojne doemos te ndarja e secilit dialekt ne dy nendialekte: gegerishtja veriore dhe gegerishtja jugore ne dialektin gege dhe toskerishtja veriore dhe toskerishtja jugore ne dialektin toske. Dy nendialektet e gegerishtes gjeografikisht ndahen te lumi i Matit. Gegerishtja veriore shtrihet ne te djathte te Matit: ne Mirdite, ne Puke, ne Lume, ne Has, ne Malesine e Gjakoves, ne Kosove, ne Maqedonin Veriperendimore, ne Dukagjin, ne Malesi te Madhe (ne te dy anet e kufirit), ne Shkoder e ne rrethinat e saj, ne krahinen e Krajes dhe te Ulqinit; ndersa gegerishtja jugore shtrihet ne te majte te Matit: ne zonat e Elbasanit, te Durresit, te Tiranes, te Krujes, te Matit, te Lures, te Peshkopise e te Maqedonise Perendimore, prej Dibre deri ne Shkup e Kumanove.
Toskerishtja veriore shtrihet ne rrethet e Beratit, te Fierit, te Skraparit, te Pogradecit, te Korces, te Kolonjes, ne ato zona te rretheve te Permetti e te Tepelenes qe ndodhen ne krahun e djathte te Vjoses dhe ne Vlore e ne fshatrat veriore e verilindore te saj, kufiri ne kete ane arrin pak me ne jug te qytetit te Vlores; toskerishtja jugore shtrihet ne Laberi, ne anet e Gjirokastres e te Delvines dhe ne Cameri. Nendialektet dallohen mire ndermjet tyre prej nje sere vecorish por nuk duhet kuptuar sikur kufijte e te gjitha tipareve karakteristike te nje nendialekti perputhen plotesisht me njeri-tjetrin, ndonje prej tyre ben edhe perjashtim ne zonat kufitare, sepse, sic dihet, nuk ka kufij dialektore te prere.
a-)Ne te folmet e nendialektit verior te gegerishtes ê-ja shqiptohet e hapet /ê/ (vêna/ fêmen),ë-ja e patheksuar nuk shqiptohet edhe ne rrokje fundore qe mbyllet nga nje bashketingellore josonante: babs ‘‘babes’’, thast ‘‘thaset’’, ndersa, kur ne kete polite ndodhet prane nje bashketingellore sonante, shqiptohet e e hapet /e/: i åmel, båben, shumica e te folmeve te ketij nendialekti nuk e kane ciftin e fonemave bashketingellor qiellzor q,gj; ndersa ne gegerishten veriore salimi i (h-se) ne (f) eshte nje ndertim fonemash, qe ndodh rregullisht kur (h-ja) vjen para (t-se), (i ftohte> i ftoft), ne gegerishten jugore kjo dukuri eshte shtrire edhe ne raste te tjera, ku nuk eshte e kushtezuarfonetikisht, d.m.th. eshte vetem nje tipar dallues etimologjik, nuk lidhet me funksionin e fonemave –(njof ‘‘njoh’’, nifem ‘‘ndihme’’ etj.), nje kategori e caktuar foljesh me bashketingellore dalin ne barese vetore ne veten e pare njejes te deftores se tashme(kapi, goditi), folje me zanore te tipit ha, fle etj, ne shumicen e te folmeve zgjedhohen sipas foljeve te tipit punoj: haj, flên veta e dyte dhe veta e trete njejes, hajm, flêejm veta e pare shumes, hajn, flêejn veta e trete shumes, foljet e menyres lidhore koha e tashme veta e III njejes per nga forma dalin njesoj me ato te vetes se trete shumes: ai t lidhin, ai t presin, ai t lajn, ai t hajn.
Per gegerishten jugore eshte per t’u theksuar se gjate koheve ka ecur perkrah me mbare te folmet e toskerishtes sodomos me te folmet veriore te saj; keshtu grupet e vjetra kl, gl, kane perfunduar ne , gj (qaj, gjüni); emrat mashkullore qe mbarojne me diftong (thua, krua), kur shquhen, ndryshe nga te folmet e skajit verior, nuk e nxjerrin n-en me te cilen ka mbaruar dikur tema (ftue-ftoj, krue-kroj); disa funksione te paskajores gege kryhen nga lidhorja ose nga paskajorja e tipit per te punuar: sun ta presisi, kam per t vojt ke i mik etj. Eshte me interes te vihet ne dukje se nendialekti i gegerishtes jugore, ashtu si me disa decori vecohet nga gegerishtja veriore: nekoj ‘‘rekoj’’, derr, mengjes, ngrohem, cati, gjem ‘‘gjemb’’, patate, presh ose pras, dyzet etj., te clave ne gegerishten veriore u pergjigjen perkatesisht fjaleve: gjemoj, thi, natje dhe sabah, xêhem, pullaz, mlo:j dhe kulm, fe:r rose the:rr, kertolla ose kompir, purri, katerdhet etj.
b-)Ne pergjithesi tiparet qenesore qe dallojne sot dy nendialektet e toskerishtes duket se jane formuar dicka me heret se ato qe dallojne dy nendialektet e gegerishtes. Ne toskerishten jugore dalin keto decori: ekziston seria e fonemave zanore te gjata, zanorja e e theksuar, qe ka qene ndjekur nga nje bashketingellore hundore (ajo se ciles gegerishtja i pergjigjet me ê) ka kaluar ne ë ne te gjitha rastet (pe-ri, fre-ri, femer, enjt); ne sistemin vokalik te shumises se te folmeve nuk ben pjese zanorja y: di ‘‘dy’’, ill ‘‘yll’’, birek ‘‘byrek’’ ose burek; nuk ka diftongje, por vetem togje zanoresh ua, ie (duar, grua, diel, bie), kurse ne toskerishten veriore diftongjet jane kthyer ne togje zanoresh vetem ne rrokje fundore te hapura (dua, mua, bie, shtie, u thye); bashketingellorja qiellzore mbylltore nj ka evoluar duke e kthyer ne shtegore j ne fund te fjales te mbaresat e foljeve ( punoj, laj, te shkoj etj.) kembimi i bashketingelloreve te zeshme me te shurdhetat ne pozicion fundor nuk eshte tipar i qenesishem, ndryshe eshte ai ne nendialektin verior, ne toskerishten jugore mungon forma e rases vendere; format e se pakryeres te foljeve deftore  jane me te vjetra se ato te pjeses veriore te toskerishtes: kerkonj ‘‘kerkoja’’, kerkonje ‘‘kerkoje’’, kerkon ‘‘kerkonte’’, jeshe ‘‘isha’’, jeshe ‘‘isha’’, jeshe ‘‘ishe’’, ish ‘‘ishte’’ etj., kurse ne toskerishten veriore: kerkonja, kerkonje, kerkonte, isha, ishte, ishe.
   
GRUPET  E  TE  FOLMEVE      

Po te ndjekim me tej ndarjen dialektore te shqipes, pas nendialekteve do te dallojm disa grupe te medha te folmesh. Ne dialektin verior si grupe te tilla jane: gegerishtja veriperendimore, gegerishtja verilindore, gegerishtja qendrore dhe gegerishtja e Shqiperise se Mesme. Te e dy grupeve te para jane te nendialektit te gegerishtes veriore. Kufiri qe ndan keto dy grupe kalon te Thethi, duke e lene kete ne anen veriperendimore, me poshte ky kufi vazhdon pak ne linde te lumit te Shales, aty ku fillojne tokat Nikaj-Merturit, e folmja e te cilit eshte verilindore, dhe me poshte akoma, ne te majte te Drinit, ai kalon pak me ne perendim te Pukes. Gegerishtja qendrore perfshin te folmet e Lures, te Lumes, te rrethit te Dibres dhe te folmet shqip te Maqedonise Perendimore, si ato te Dibres, Kercoves, Tetoves, Gostivarit, Shkupit e Kumanoves. Disa nga vecorite me karakteristike te ketij grupi i ka dhe e folmja e Mirdites, prandaj kjo e folme ne kete drejtim afrohet mjaft me grupin e gegerishtes qendrore dhe pergjithesisht ben pjese ne kete grup. Te gegerishtes se Shqiperise se Mesme jane te folmet e Tiranes, te Durresit dhe te Elbasanit. Brenda dialektit toske grupe te medha te folmesh dallohen vetem ne nendialektin jugor te tij, dallohen aty laberishtja dhe camerishtja. Keto dy grupe ndahen gjeografikisht te lumi i Shalesit, aty ne jug te Delvines. Grupi i pare perfshin te folmet e Laberise e te krahinave te rrethit te Gjirokastres, ndersa grupi i dyte perfshin te folmet e zones se Konispolit dhe ato te Cameris, shkon deri te Gjiri i Prevezes.
Gegerishtja veriperendimore-Ne pergjithesi diftongjet e vjetra (ae) dhe (oe) neper nje krasis kane perfunduar i pari (ae). (a e perparme e mbyllur) dhe i dyti ne: (e  e mbyllur e labializuar): njoe: (<ngae ‘‘nge’’, ti mae (thae ‘‘the’’) dhe v: (<voe ‘‘ve’’), vφ:s (voese ‘‘vese’’; grupet e vjetra kl dhe gl kane dhene perkatesisht ki dhe gi (kiumesht ‘‘qumesht’’ dhe gjuni ‘‘gjuni’’), grupi fsh eshte thjeshtuar ne sh: shïjse ‘‘fshese’’, munash ‘‘mendafsh’’, kiosha ‘‘qofsha’’, rrjedhorja e emrave femerore njejes te shquar per nga forma (po e pashquar nga kuptimi) del me –et: mish lopet ‘‘mish lope’’, forma e se kryeres se thjeshte vete I sh. Ka mbaresen me(dulme ‘‘dolem’’, kurse veta III sh. –ne (dulne ‘‘dolen’’).
Gegerishtja verilindore – Diftongjet e vjetra ae, oe, ne pergjithesi kane dhene perkatesisht a:, o: (tha:<thae ‘‘the’’, vo:<voe ‘‘vese’’); grupet e vjetra kl e gl jane reduktuar duke mbetur vetem elementet e para k e g;  ne nje grup fjalesh ne vend te q-se ka k:kep ‘‘qap’’, keshi ‘‘qesh’’, kime ‘‘qime’’, ker ‘‘qerre’’ etj. emrat mashkullore qe mbarojne me k, g, h, kur shquhen, marrin mbaresen shquese i: miki ‘‘miku’’, zogi ‘‘zogu’’, krahi ‘‘krahu’’; ne shume te folme e te perkryera formohet nga tema e pjesores me mbaresat –shna(-jshna) per veten e pare njejes (marsina) ‘‘merrja’’, lajshna ‘‘laja’’) dhe ne te gjitha te folmet me mbaresen –ke(jke) per veten e trete njejes (marre ‘‘merrte’’, vrajke ‘‘vriste’’).
Gegerishtja qendrore.-Ky grup eshte larguar mjafte ne fonetike prej tipit te perbashket te gegerishtes. Po te leme menjan disa dukuri me nje shtirje me te kufizuar territoriale, si tipare te perbashketa do te ishin keto: i-ja e theksuar eshte diftonguar dhe ka dhene ei, ëi, ëi, ai, oi (ne nje zone mbizoteron njeri ose dy nga keto variante): dhei ‘‘dhi’’, meir ‘‘mire’’,tei ‘‘ti’’, spai ‘‘shtepi’’, shoi ‘‘shi’’, etj.; atje ku shqipja e perbashket ka (y) ne keto te folme gjejme (i) ne Diber e Peshkopi kryesisht dhe (e) te mbyllur te labilizuar [φ] ose (e) te hapet te labilizuar [oe] (sidomos ne Kruje, Mat, Mirdite, Lure, Lume); xhims ‘‘gjysme’’, krap ‘‘kripe’’u thφ ‘‘u thye’’, bashketingellorja (g) eshte kthyer ne (gj) gati ne te gjithe kete treve dialektore, me perjashtim te zones se Krujes: gjur ‘‘gur’’, gjoja ‘‘goja’’, dhe, duke perjashtuar gjithashtu Krujen, ne te folmet e tjera grupet (tj, dj) nepermjet platalizimit kane dhene (q, gj): qeter ‘‘tjeter’’, gja:th ‘‘djathe.
Gegerishtja e Shqiperise se Mesme – Te folmet e ketij grupi nuk kane ndonje tipar tjeter specifik vec formave te peremrave pronore im, ime, tat, tate (cuni im, goca ime, cunin tat, gocen tate) dhe aoristit sigmatik  (u lodhesh, u lash), formes se rases vendore (n malt, n gropet etj.), por, megjithate, duhet thene se monoftogimi i diftogjeneve ue>u, ye>y, ie>i, oe>e, ae>e, qe sollen si karakteristike te nendialektit te gegerishtes jugore, per kete grup jane me tipike. Sic e kemi thene, ne dialektin toske vetem nendialekti i toskerishtes jugore ndahet ne dy grupe te medha te folmesh (laberishte, cameriste), prandaj edhe ketu vetem vecorit dalluese te tyre do te japim.

Laberishtja.- Berthamen e saj e perbejne
 Te folmet e Kurveleshit. Prandaj edhe tiparet dalluese me karakteristike qe po sjellim ketu u perkasin ketyre te folmeve, ndersa te folmet e tjera afrohen shume me to, po nuk jane krejtesisht te njejta. Zanoret e gjata ketu jane tipare me relevant se ne te folmet e camerishtes; ë-ja e theksuar ka nje timber te vecante, eshte nje (ë) e shtytur me prapa [3], e cila ne disa vise (himare, Kurvelesh i Siperm), ne raste te caktuara, arrin deri ne nje zanore te prapme jobuzore [3], (n3na ‘‘nenea’’, b3ri ‘‘beri’’, dhe nʌ na, bʌ ri); grupet e bashketingelloreve mb, nd, ng jane asimiluar ne m, n, n: merthej ‘‘mberthej’’, ner ‘‘nder’’, nr3 ‘‘ngre’’, dhe pjesoreve me –ë, në u ngjitet nje mbarese e dyte, mbaresa ur: dalur ‘‘dal’’, marrur ‘‘marre’’, th3nur ‘‘thene’’, l3nur ‘‘lene’’ etj.
Çamerishtja – Ketu jane ruajtur grupet e vjetra kl e gl (klumesht ‘‘qumesht’’, glisht ‘‘gisht’’, eshte ruajtur –l’ (sot l), qe ne mbare shqipen ka dhene -j-: val ‘‘vaj’’, mile ‘‘mije’’, gola ‘‘goja’’, trajtat analitike te kohes se shkuar te foljeve pesore formohen nga veprorja duke u paravene pjesezen peremerore u: u ka bere ‘‘eshte bere’’, u ka lare ‘‘eshte lare’’, u kish frire ‘‘ishte fryre’’, ; ekziston prapashtesa –l, me te cilen formohen emra foljore  veprimi (marrele ‘‘marrje’’, dhe emra mocioni (mbretele ‘‘mbretereshe’’, priftele ‘‘priftereshe’’. Ndonje vecori kryesore, si ruajtja e –l-se e ndonje tjeter e dores se dyte gjenden edhe ne te folmen e Gjirokastres, qe perfaqesojn zhvillim me te ri, p.sh., rastet me  ( j ) ku ajo vjen nga (l-ja), (vaj etj.), rastet me (q , gj) ku ato vijne nga grupet (kl, gl); (qaj; gjuha etj.), ne ndonje rast ka ngritur ne norme ate qe kane dikur e perbashket, p.sh. rastet me (nj) [r] ndermjet dy zanoreve dhe ne fund te emrave e mbiemrave (rrenje, ullinj, te keqinj), ne ndonje rast tjeter tipar i saj shpjegohet me faktin se eshte nje tipart qenesor ne dialektin jugor, p.sh., rastet me rotacizem (vera, emri etj.) etj. Dallime te ketilla dialektore, qe nuk lidhen me anen funksionale te fonemave, por vetem me dendurine  perdorimit te tyre, kane bere dhe bejne te mundur praline ne gjuhen letrare edhe te fjalve me perberje fonematike te ndryshme nga ajo qe eshte pranuar si norme e saj, p.sh., hapesinor e jo hapesiror, zanore e jo zerore, njoftim e jo njohtim etj. Keto edhe te tjera si keto jane elemente qe nuk e prekin sistemin fonetik te gjuhes letrare ne anet e tij thelbesore. Shihet se ne sistemin e bashketingelloreve gjuha letrare ka karakter konservativ, mbasi ne pergjithesi ka bere te vetat tiparet qe kane qene dikur me te perbashketa me gjuhen shqipe. Ne perberjen e gjuhes letrare ka nje numer te mire tiparesh gramatikore (ketegori, forma, ndajshtesa) te perbashketa me dialektet.Te ketilla jane kategoria e shquarsise me kundervenien e trajtave te se shquares dhe te se pashquares ne sistemin emeror (mal~mali etj.); sistemi i nyjeve te perparme (i malit, i kuq etj.), kundervenia e mbiemrave te nyjshem me mbiemrat panyjshem (i drunje ~ drusor etj.), shumica e formave te menyrave dhe te koheve te ndryshme ne sistemin foljor (pavarsisht nga dallimet qe mund te kene  format neper te folme te ndryshme ne perberje te tyre fonetike dhe ne ndajshtesat) etj. Ne te njejten kohe, ne sferen morfologjike te gjuhes letrare ka edhe nje numer te madh tiparesh qe vijne nga disa te folme dhe qe dallohen nga tiparet e te folmeve te tjera. Prej dallimeve te ketilla dialektore ajo nuk ka ngritur ne rrafshin e normes letrare kundervenien dy~dy: te numerorit 2 ( e para per mashkulloren, e dyta per femeroren), meqe jane forma tepruese per dallimin e gjinise dhe meqe dallimi behet me ane te gjatesise se zanoreve te temes(y~y:), tipar ky qe nuk e ka gjuha letrare ne sistemin e vet fonetik. Po ashtu gjuha letrare ka lene menane, nuk i ka bere te normes se vet, peremrat deftore qeky, njiky etj., sepse jane decori vetem te te folmeve te gegerishtes veriore dhe, pervec kesaj, funksionet e ketyre peremrave ajo i mbulon me mjete sintaksore, duke i shoqeruar peremrat deftore te mbare shqipes me pjesezen ja(ja ky etj.). Dallimet e inventarit te formave te nje paradigme lidhen me mungesen ose tepricen e formave gramatikore te nje paradigme te caktuar. Gjuha letrare ka si tipar te vetin paradigmen e plote e me te perbashket me gjendjen e sotme, ajo ka perjashtuar dhe pardigmat dialektore me mungese formasi, dhe ato me teprice formasi, p.sh. nuk ka marre as paradigme me nje forme te peremrit pronor im (djali tim, djalit tim, djalin tim etj.), as paradigmen e emrit ne formen e rases vendere si nje forme e tepert per shumicen e te folmeve, ajo ka formen (mal) per emerore e kallezore dhe (mali) per gjinore, dhanore e rrjedhore:
emerore mal
gjinore i(e)mali
dhanore mali
kallezore mal


rrjedhore malindaj vecorive dialektore qe lidhen me variante te strukturave (te struktures se nje forme gramatikore) gjuha letrare ka mbajtur dy qendrime, sipas rastit: kur variantet e strukturave formojne kundervenie absolute midis dy dialekteve, d.m.th. kur njeri prej tyre eshte tipar i toskerishtes dhe tetri i gegerishtes, gjuha letrare ka mbajtur ate variant qe eshte tipar i dialektit jugor, p.sh. paskajorja per te shkuar ndaj asaj me shkuem, e pakryera e foljeve veprore laja e jo lajsha, e pakryera e pesores lahesha e jo u lajsha. Kur variantet e strukturave kane nje shtrirje gjeografike me te madhe ose me te vogel ne nje dialekt, gjuha letrare ka marre si norme ate qe ka shtrirje me te madhe, p.sh. yti, jo i yti, kam shkuar, jo kam shkue, do te shkoj dhe kam per te shkuar, po shkoj dhe jam duke shkuar, jo jam ka shkoj etj. Ne norme ato tipare qe kane perhapje me te medha gjeografike, edhe sikur te mos kene shtrirje te gjere ne dialektin jugor. Te ketilla jane: forma me mbaresen –u e emrave me k, g, h, ne trajten e shquar (miku, zogu, krahu), forma pa mbaresa vetore e foljes (them) per veten e pare njejes (dialektore: themi), thomi, themi per veten e pare shumes e jo thona, per format e pesores vritem, e jo vritmi a vritna, vritesh e jo vrite, vriteni e jo vriti, vrituni e jo vriti, vritniu e jo vritnu etj., ruajtja e morfemes-teme ne trajten e shquar dhe ne t rajten e pashquar tek emrat e tipit punetor-punetori, budall-budalli, trajta e shquar me (i) e jo me (ni) per emrat e tipit ftua~ftoi etj., perjashtimi nga normat e formave te kallezores se shquar me mbaresen –në per emrat mashkullore qe u mbaron tema me bshketingellore (dente etj.) dhe me mbaresen –un per emra te tipit sy-syrin, kusheri-kusheririn,  etj. Nuk po i sjellim ketu te gjitha rastet e normes letrare qe kane lidhje me tipare dalluese morfologjike te ketij grupi. Ne nje rast ne variantet dialektore te pjesores (me mbarese~pa barese), meqenese izomorfa kalon ne kufirin e dy dialekteve, gjuha letrare ka marr per norme variantin me barese, qe eshte tipar i dialektit jugor (hapur, lare dhe vjele, dhene). Dallimet morfologjike qe lidhen vetem me dendurine e perdorimit te ndajshtesave ne grupe te caktuara fjalesh, sic e kemi thene me perpara, nuk e prekin strukturen gramatikore te te folmeve as ne enventar as ne forma e ndajshtesa, sepse p.sh.,  disa te folme ne Jug kane nje forme ne mbaresen –jta etj. Keto te folme kane me shume raste me kete barese, vec foljes (mbajta), qe e kane te gjitha te folmet. Ne raste te ketilla gjuha letrare ka pranuar si norme ate variant qe ka perhapje me te madhe gjeografike, p.sh., lava, shava etj., e jo lajta etj., djep, tul, llokum etj., e jo djepe, tule, llokume etj., e jo furr, nipa etj., jo niper etj., ha~ha~ha etj., jo haj~han~han etj. vjele, dhene etj., jo vjelur, dhenur etj. Megjithese sot forma e shumesit me (-a) per disa emra mashkullore i kalon kufijte e gegerishtes, gjuha letrare ka ngritur ne norme formen me (ë), (doktore, oficere, traktoriste etj.), qe me pare kane qene tipar i toskerishtes. Duke qene ne dallime dialektore te ketilla nuk jane te mirefillta strukturore, por lidhen vetem me shperndarjen e varianteve dialektore ne grupe e klasa te caktuara fjalesh, kalojne here-here deri edhe ne normen e shkruar te gjuhes letrare, kur nuk vhen re nga redaktoret. Edhe me pak se keto e kane prekur strukturen dallimet dialektore qe lidhen me variantet fonetike te ndryshme gramatikore. Me perjashtim te mbaresave te shumesit e te emrave mashkulllore  -nj (thonj), -inj(kusherinj), -enj(lumenj), qe jane tipare per te gjitha te folmet e toskerishtes (gegerishtja I ka me -j, -ij, -ej), nga variantet fonetike te rasteve te tjera jane ngritur ne rrafshin e normes letrare ato qe kane shtrirje me te madhe gjeografike, ashtu si ne rastin e dallimeve te dendurise se perdorimit te formave e ndajshtesave gramatikore, keshtu p.sh., une e jo u, ai e jo ay, kjo e jo qo, ma dha e jo me dha, laj, punoj, e jo lanj, punonj, veshem e jo veshme, do te laj e jo do laj, to laj etj., duke e jo dyke, tuke, tue etj.
prej secilit grup te dallimeve dialektore morfologjike kane mbetur si dialektizma ato tipare dialektore qe nuk kane mundesi te ngrihen ne rrafshin e normes letrare, ashtu si kane mbetur si te ketilla edhe shume tipare dialektore fonetike, sintaksore dhe leksikore. Keto dialektizma, sipas llojit te tyre, i neneshtrohen nje procesi te caktuar ne marredheniet e sotme te dialekteve ne gjuhen letrare, nje pjese e tyre treten ne dialekte, duke u zevendesuar dalengadale prej tipareve te perbashketa letrare, nje pjese tjeter hyn ne gjuhen letrare, behet pjese perberese te sa per ta pasuruar, per ta pastruar dh eper ta zhvilluar me tej ate, sepse dialektet gjithmon mbeten nje burim i rendesishem per gjuhen letrare.


Identifikuar

·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠· ...Cosa faresti al posto mio, se ogni pensiero fossi io??!!...·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠·
       
http://www.youtube.com/watch?v=y5DzX6foKbQ

http://www.youtube.com/watch?v=SzEKYu4sF4Q&feature=related
Madam Butterfly
SuperGirl!...
Moderator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 15053


Lost inside your love!

Respekt: +7

Profili
« Pergjigju #2 : 29/12/07, 12:12 »
0

Perberja e gjuhes letrare ne raport me dialektet

Gjuha letrare si nej gjuhe mbikrahinore ngihet mbi dialektet per te formuar nje sistem te vetin norme te njesuar per mbare kombin. Per formimin e vet gjuha letrare merr nga dialektet se pari ato tipare qe jane krejt te perbashketa. Tipare te ketilla ne te folmit e shqipes ka shume ne te gjitha sferat e gjuhes. Por vec ketyre dialektet kane edhe tipare qe paraqiten ne forme variantesh teritoriale ne te folme te ndryshme. Duke qenese gjuha letrare ka nje sistem gjuhesor te vetem te perbashket  per gjithe kombin, jo nje sistem me variante te ndryshme sic e kane dialektet, kuptohet vetvetiu se ne formimin e sistemit te saj nuk do te hyjne te gjitha variantet e dialekteve, ne nermen e saj do te arrijne te ngrihen vetem disa prej varianteve dialektore. Pa lene menjane edhe faktoret gjuhesore ‘‘zgjedhjen’’ e ketyre varianteve per t’i ngritur ne normen e nje gjuhe te perbashket e percaktojne faktoret jashte-gjuhesor (politika-shoqerore) te cilet jane te ndryshem per gjuhen letrare te ndryshme. Tiparet e sistemit te zanoreve te dialektit jugor. Mirepo ne pjesen me te madhe keto tipare jane po ashtu te perbashketa edhe per te gjethe te folmet e shqipes, sepse ekzistojne ne cdo te folme krahas tipareve te tjera qe mund te kete nje e folme. P.sh. sistemi i zanoreve te gjuhes letrare qe eshte nje sistem i thjeshte, i perbere vetem nga nje seri zanoresh gojore nuk eshte tipar i vetem i te folmeve te toskerishte veriore, por e gjeme ate edhe ne toskerishten jugore krahas me serin e zanoreve gojore te gjata, e gjejme edhe ne te gjitha te folmet e gegerishtes bashke me serine e zanoreve gojore te gjata dhe me serine e zanoreve hundore. Pavaresisht nga fakti se ne dialektin verior mungon ne inventarin e fonemave zanorja /ë/ e theksuar dhe ne disa te folme te toskerishtes jugore e ne disa te folme te gegerishtes qendrore mungon fonema /y/, e rendesishme eshte se kudo ne te folmet e shqipes zanoret gojore te shkurtra, qe ka edhe gjuha letrare, formojne nje sistem trekendesh dhe hyjne ne te njejtat korrelacione: ne korrelacionin e lokalizimit (te perparme ~ te prapme) dhe ne korrelacionin e shkalles se hapjes (te mbyllura ~ te hapura:

i        (y)       u
   e    (ë)   o
          a
Nga kjo pikepamje ky tipar merr nje vlere shume te madhe per bazen e perbashket qe ekziston ne sistemin fonetik te dialekteve dhe te gjuhes letrare shqipe.
Ne krahasim me inventarin e shumices se te folmeve te te dy dialekteve inventari i fonemave zanore te gjuhes letrare eshte me i vogel ose me mire te themi gati me i vogel. Ai perbehet nga state fonema zanore gojore: /i/, /y/, /e/, /a/, /u/, /ë/, /o/.
Gjuha letrare ka lene menjane ne kete rast serine e zanoreve gojore te gjata te gegerishtes e te toskerishtes jugore, ka lene po ashtu edhe serine e zanoreve hundore te gegerishtes. Sistemi fonetik i gjuhes letrare, edhe pse perbehet vetem nga nje seri zanoresh gojore, i ploteson funksionet e veta te gjuhes. Funksionin kuptim dallues te zanoreve te gjata ajo e mbulon me te shumten e rasteve me mjete te tjera fonetike ose gramatikore. Keshtu mbajtja e zanores e te patheksuar ne fund te fjales zhduk homofonin ndermjet emrave te gjinise femerore e atyre te gjinise mashkullore (plake ~ plak), shumesit nga forma e njejesit    (shok ~ shoke) etj. Sigurisht, gjuha letrare ka edhe raste ku nuk mund te zhduke homofonine, p.sh. forma e foljes (ha) per tri vetat e numerit njejes te kohes se tashme (ne geg. I ha: II, III, ha), por raste te ketilla nuk jane te rralla edhe ne te folmet qe karakterizohen nga kundervenia e zanoreve te gjata me te shkurtrat. Mundesia e mbulimit te funksionit te zanoreve te gjata dhe  hundore nga seria e zanoreve te gjuhes letrare shpjegohet edhe me faktin se te tria serit e zanoreve kane edhe lidhje gjenetike (etimologjike) me njera-tjetren. Ne shume raste kjo bene qe te jete e kuptueshme per te gjithe perberja fonematike e fjaleve te gjuhes letrare, krahaso p.sh. zem, hi, leme, punetor etj., te gjuhes letrare me zå, hi’, låm, puntor etj., te dialekteve.
Persa i perket funksionit te fonemave zanore, d.m.th. menyres se si funksionojne ato ne ligjerim, a ndodhin apo jo neutralizime kunderveniesh te tipareve te tyre ne situata te caktuara fonetike, mund te themi se gjuha letrare perputhet ne kete rast me dialektet po te jete se ne raportin gjuhe leterare-dialekt marrim vetem sistemin e zanoreve gojore te shkurtra. Sic eshte shpjeguar edhe per dialektet njesia eshte shume e madhe ne funksionin e fonemave zanore. Nga rastet e neutralizimeve gjuha letrare ka ngritur ne norme drejtshqiptimor kembimin e (i-se) se patheksuar me (j) kur ajo ndodhet prane nje zanorejetjeter, p.sh. ja dha (<ia dha) ‘‘ia dha’’ etj., dhe ne norme drejtshkrimore dhe drejtshqiptore ka mbajtur reduktimin e plote zanores (ë) te patheksuar kur kalon nga nje rrokje e mbyllur prej nje bashketingelloreje sonante ne nje rrokje te hapur, p.sh. loder – lodra, i vetem – i vetmi etj.
Sigurisht, gjuha letrare ka lene menjan ato neutralizime qe lidhen me sisteme zanoresh, te cilat nuk jane karakteristike per te, p.sh., ka lene neutralizimin e korrelacionit te gjatesise, qe eshte karakteristike vetem per dialektin verior dhe per toskerishten jugore.
Prej varianteve fonetike dialektore gjuha letrare nuk ka ngritur asnje ne nivelin e sistemit te vet, sepse ne pergjithesi ato, dalin si tipare te kufizuara nga pikepamja gjeografike dhe, per me teper, jane te shperndara ne zona te ndryshme. Ne kete rast kemi te bejme pergjithesishte edhe me inovacione qe kane ndodhur ne zona dialektore te decanta dhe gjuhe letrare, me perjashtime te pakta, nuk u ka hapur vend inovacioneve ne sistemin e zanoreve.
Per variantet qe lidhen me dallimet ne perberjen fonematike te fjaleve gjuha letrare ka mbajtur qendrime te ndryshme, por ne numrin me te madh te rasteve ka pranuar ne sistemin  e vet  ato qe pasqyrojne nje gjendje me te hershme te perbashket, pavarsisht nga shtrirja gjeografike qe kane sot. Keshtu ka vepruar ajo pa zanore e theksuar (e) qe ka qene.
Identifikuar

·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠· ...Cosa faresti al posto mio, se ogni pensiero fossi io??!!...·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠·
       
http://www.youtube.com/watch?v=y5DzX6foKbQ

http://www.youtube.com/watch?v=SzEKYu4sF4Q&feature=related
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te: