Forcat Speciale SAS,RENEA, SWAT......
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Tema: Forcat Speciale SAS,RENEA, SWAT......  (Lexuar 20997 here)
Gladiatori
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 737


Don't fuck with the best !

Respekt: 0

Profili
« : 04/01/08, 03:03 »
0

Forcat Speciale

C'mund te thoni rreth forcave speciale shqiptare apo te huaja, pergatitja, stervitja, konkurim,histori, mendimi qe keni per ta !

Emerime te reja te RENEA dhe Forcat Speciale
Iken Bujar Ahmeti dhe ne vend te tij emerohet Luigj Vathi. Ndryshime ne FNSH-ne e Fierit dhe te Tiranes, gati dhe disa levizje ne komisariate

Florenc Bakillari

Ndryshime ne radhet e policise, rrokade drejtuesish te forcat speciale. Pjesa elite e Policise Shqiptare eshte prekur nga ndryshimet ne nivel drejtues. Komandanti i forcave RENEA (Reparti i Eliminimit dhe Neutralizimit te Elementeve te Armatosur), Bujar Ahmeti, eshte larguar nga detyra qe mbante prej vitesh dhe ne vend te tij eshte emeruar Luigj Vathi, nje oficer qe ka sherbyer prej 13 vjetesh ne repartin e njohur. Ndryshime jane kryer edhe ne repartet e Nderhyrjes se Shpejte dhe atyre te forcave speciale. Burime teper te sigurta nga Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit thane se do te rindryshojne edhe shefat e komisariateve ne disa rrethe. Ne shenjester te levizjeve jane edhe disa shefa komisariatesh ne Tirane, te cileve u eshte lene nje periudhe prove per aftesite e tyre profesionale. Gjithashtu me porosi te drejtorit te Pergjithshem te Policise ka filluar edhe vleresimi i punes per disa oficere policie ne detyra te rendesishme.
Levizjet
E njohur si forcat me te dalluara te Policise Shqiptare, RENEA u ka shpetuar ndryshimeve dhe reformave te shpeshta. Prej vitesh, ne krye te trupave te zgjedhura qendronte Bujar Ahmeti, por dy dite me pare drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Ahmet Porenēi dhe drejtori i Forcave Levizese Operacionale (FLO), Hamdi Fjora, kane prezantuar perpara efektivit drejtuesin e ri te repartit me te zgjedhur, nje nga oficeret me me eksperience dhe me te mire te specialeve, Luigj Vathin. Inspektori Vathi, pjesemarres ne dhjetera operacione te shkalles me te larte te veshtiresise ne me shume se nje dekade ne kontributin e tij ne repartin RENEA, i ka kaluar te gjitha shkallet e karrieres qe nga komandant grupi, instruktor qitjeje, taktike dhe nivele te tjera komanduese atje. Sipas burimeve, Bujar Ahmeti eshte emeruar ne nje detyre tjeter, ne ate te drejtimit te Forcave te Nderhyrjes se Shpejte ne Fier, nderkohe qe ish-komandanti i atij reparti ka marre nje detyre ne sektorin e Rendit ne Drejtorine e Policise se Qarkut Diber. Po keshtu, me urdher te drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit, Ahmet Prenēi, eshte emeruar ne detyren e shefit te shtabit ne repartin e forcave te Nderhyrjes se Shpejte 712, te Tiranes, kryeinspektor Muharrem Vrapi, i cili me pare ka sherbyer ne FNSH-ne e Laēit dhe ishte ne dispozicion per nje tjeter emerim pas shkrirjes se ketij reparti. Pak kohe me pare eshte transferuar nga ish-reparti “Brisku” tani REB, Saimir Spahia, ndersa ne vend te tij eshte emeruar Vullnet Topalli, i cili me pare kishte sherbyer ne repartin e FNSH-se Tirane. Spahia ka marre nje detyre te rendesishme ne Drejtorine e Policise se Qarkut Fier.
Komisariatet
Ndryshimet ne nivel drejtues pritet te prekin edhe disa komisariate ne rrethe. Ne shenjester jane edhe tre komisariate ne Tirane, ku shefat e tyre jane ende ne prove. Sipas burimeve prane Drejtorise se Pergjithshme te policise, ndryshimet do te kryhen ne kuader te reformimit ne radhet e uniformave blu. Po keshtu, priten edhe transferime ne disa nivele. Burimet thane per gazeten se me urdher te drejtorit te Pergjithshem Prenēi ka filluar vleresimi i punes edhe per disa oficere te larte te policise. Pas kryerjes se vleresimit, Prenēi do te marre vendim per largimin ose jo te tyre nga detyrat qe ushtrojne aktualisht.


Box

RENEA, historia e nje reparti elite
RENEA ose Reparti i Eliminimit dhe Neutralizimit te Elementeve te Armatosur ka nje histori 25-vjeēare. Zanafilla e tij nis ne vitin 1982, kur u krijua Batalioni 326 i Ministrise se Brendshme i cili fillimisht pati detyra anti-demonstrate. Elementet e perzgjedhur ishin ushtarake profesioniste dhe vinin kryesisht nga Policia, nga Garda, nga Ushtria dhe nga zhytesit e Marines Luftarake. Kjo do te sherbente edhe si berthama e mevonshme per ngritjen e RENEA-s. Aktualisht, reparti eshte i perbere nga 120 efektive. Fillimisht ishte i organizuar sipas sistemit ushtarak te Regjimentit 22 Special Air Service (SAS) britanik, me skuadra baze prej 4 personash. Kjo sepse Policia e Shtetit ishte nje organizem ushtarak dhe ishte parashikuar perdorimi i policise ne rast lufte. Por tashme reforma e policise i ka perjashtuar detyrat ushtarake te saj ne rast lufte, keshtu qe edhe RENEA eshte riorganizuar ne kete fryme, duke marre si pike referimi jo me SAS, por njesi europiane me detyre ekskluzivisht Rendi Publik si gjermanen GSG-9 (GrenschutzGruppe 9-gruppi 9 i Policise Federale Kufitare), italianen GIS dhe NOCS, francezen GIGN. Por taktikat e referimit, si per te gjitha njesite antiterroriste te botes, mbeten ato te SAS. Reparti eshte i perbere nga nderhyres, snajper, alpiniste, zhytes, nje njesi e vogel Kinofile dhe Logjistike. Skuadra baze e nderhyrjes eshte e perbere prej 5 personash, por sipas rrethanave mund te krijohen skuadra prej 3-9 efektive. Ne rolin e nderhyresit jane te stervitur te gjithe efektivet e repartit. Secili prej tyre eshte i stervitur ne perdorimin e armeve, perfshi qitjen snajper, arte marciale, luftime ne vende te mbyllura, zbritja me litar nga ēatite dhe helikopteri, teknika infiltrimi, mbrojtje e VIP-ave, transmetime dhe pergjime radio, fotografi, topografi dhe lundrim, alpinizem dhe zhytje.


Box
Organizimi i FLO-se
1-Drejtoria e Forcave Levizese Operacionale
a- Sektori i Planifikimit dhe Koordinimit te Operacioneve
b- Sektori i Planifikimit dhe Analizes
c- Grupimi i Forcave Speciale
-RENEA
-Negociatoret
-Antieksplozivi
-Negociimi
d- Nderhyrja e shpejte
-Nderhyrja e shpejte, veri
-Reparti 712, Tirane
-Nderhyrja e shpejte, jug


Armatimi i RENEA-s

Fillimisht, armatimi baze i Rep.326 ishte ai tipik i Forcave te Armatosura, AK-47 dhe AKMS e pistoleta TT 33. Si armatim special perdorej snajperi Dragunov, thika-pistolete M 316, pistoleta Makharov, Stechkin ne kal 9,2x18 PM 54. U perdor edhe nje sasi Colt Government 1911 cal .45 ACP (11,43 mm) dhe Brouning HP 35 cal 9 Luger, te marra si ndihme gjate Luftes se Dyte Boterore dhe qe nuk ishin perdorur deri ne krijimin e 326, dhe Valter P-38 trofe lufte, edhe kjo ne cal 9 Luger. Pas 1990 filloi adoptimi i armatimit perendimor, si pump-action riot gun cal 12 Magnum, pistoleta paralizuese elektrike dhe pajisje antisomoza italiane e franceze. Nga viti 1992 arriten snajper te nje cilesie te mire te pajisura me dylbi dite dhe nate. Ne te njejten kohe u adoptuan edhe dy arme qe jane adoptuar nga te gjitha njesite antiterroriste te botes si pistoleta Beretta 92 FS dhe SMG gjermane, Heckler und Koch MP5 dhe MPK.




Disa aksione te RENEA-s

JANAR 1991
Revolte ne Burgun e Shenkollit. Persona te armatosur marrin disa gardiane peng. Qeveria e atehershme dergon Repartin 326 dhe situata u vu nen kontroll pa gjakderdhje vetem me lotsjelles dhe plumba plastike. I vetmi i plagosur qe nje efektiv i repartit.

PRILL 1996
Gjate takimit te presidentit Scalfaro me homologun e tij Berisha ne Tirane, nje i ēekuilibruar i armatosur me nje bombe dore pa sigurese kerkoi qe t’u afrohej presidenteve. Nje oficer i RENEA-s negocionte me te ēekuilibruarin, operatore te tjere arriten ta ēarmatosin dhe t’i vene siguresen bombes.

JANAR 1997
Nje studente ne krize depresive kercenonte se donte te vetevritej me nje bombe dore, se ciles i kishte hequr siguresen. Nderhyrja e RENEA-s zgjedh situaten pa gjakderdhje.

VITI 1997
Gjate revoltave, RENEA ngarkohet qe te rikuperoje arin dhe vlerat monetare nga te gjitha bankat e Shqiperise dhe t’i sillte ne Banken Qendrore ne Tirane ku ishin te sigurta. RENEA kreu misionin me furgone IVECO te pablinduar dhe nuk humbi asnje qindarke.
1998-1999
Se bashku me forca te tjera te policise, RENEA shkaterron njera pas tjetres bandat qe kishin paralizuar rruget e vendit.

KORRIK 1998
Arrestimi i 5 terroristeve islamike egjiptiane te lidhur me rrjetin e Bin Ladenit dhe te kerkuar nga policite e te gjithe botes.

MARS 1999
Tre kriminele vrasin per nje dite tre police dhe kater persona. Ngujohen ne nje shtepi dhe marrin peng nje ēift me femijen e tyre 7-muajsh. Nderhyn RENEA dhe ēliron pengjet. Gjate konfliktit vriten tre kriminelet.

MAJ 1999
Nje emigrant shqiptar ne Greqi zihet me punedhenesin, i cili kishte kohe qe s'e paguante. Denoncohet ne polici, ku keqtrajtohet nga policet greke, keqtrajtime te cilat i shkaktojne impotence. Kthehet ne Shqiperi ku armatoset me nje AK 47 dhe dy bomba dore. Rikthehet ne Selanik ku merr peng nje autobus me 14 persona. Qeveria greke i jep 250 000 $ qe kishte kerkuar dhe e lejon te futet ne territorin shqiptar se bashku me pengjet. Ne periferi te Tiranes, negociatoret kerkojne ta bindin qe te leshojne pengjet, por pengmarresi vret nje peng dhe eliminohet menjehere me nje qitje snajper.

1999
Arrestimi i Zani Ēaushit dhe i shume kapobandave te tjere

2000-2001
Ne tre operacione te ndryshme arrestohen tre te dyshuar si te implikuar ne vrasjen e deputetit te opozites Azem Hajdari..

SHKURT 2001
Gjate operacionit “Journey Italia” shkaterrohet nje bande narko-trafikantesh shqiptaro-amerikane, te cilet, ne bashkepunim me kartelin e Medelinit, mafioze shqiptare dhe italiane, po krijonin ne Shqiperi nje qender nderkombetare te trafikut te kokaines. RENEA arreston te gjithe personat e implikuar, mes tyre nje funksionar te larte te Policise qe kishte marre arratine.
« Ndryshimi I Fundit: 14/01/08, 17:05 nga Gladiatori » Identifikuar

Ndrysho menyren se si mendon dhe do te ndryshosh veten
kadrifusha
Vizitor
« Pergjigju #1 : 04/01/08, 18:06 »
0

GLADIATORI NJE KORRIGJIM TE VOGEL

SAS, RENEA JANE FORCA SPECIALE TE POLICISE JO USHTRISE

FORCAT SPECIALE TE USHTRISE JANE BRIGADA KOMANDO DHE BRENDA SAJ POR SI NJESI AUTONOME OPERON BATALIONI SPECIAL ( VENDODHJA FARKE)
GJITHASHTU BRENDA BRIGADES SE REAGIMIT TE SHPEJTE OPEROJNE DHE TRUPAT PAQERUAJTESE ( SOT NDODHEN NE BOSNJE DHE AFGANISTAN)
Identifikuar
Gladiatori
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 737


Don't fuck with the best !

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #2 : 14/01/08, 17:05 »
0

Renea Ne AKSION
Lazarati
 
RENEA pėrsėri spiunohet nė njė aksion nė Lazarat. Hetimet paraprake tė Ministrisė sė Brendshme pėr incidentin e ndodhur nė fshatin jugor, tregojnė se gjithēka ėshtė spiunuar nga radhėt e policisė, por pa pėrcaktuar ende se nga cila strukturė ka ardhur dekonspirimi. Gjithēka ėshtė raportuar nė njė mbledhje urgjente qė ministri i Brendshėm, Bujar Nishani, ka zhvilluar dje rreth orės 16:00, pėr marrjen e masave nė lidhje me incidentin e Gjirokastrės.
Nė kėtė mbledhje janė dhėnė tė gjitha faktet e forta qė ēojnė vetėm nė njė pėrfundim. Aksioni i forcave speciale RENEA ėshtė zbuluar qė nė fillim tė tij. Gazeta "Tirana Observer" disponon pjesė tė rėndėsishme tė hetimeve qė po zhvillohen nė lidhje me ngjarjen e rėndė. Faktet flasin qartė pėr njė njoftim nga vetė uniformat blu tė tė shumėkėrkuarit, Sabri Shurdhi, pėr mbėrritjen e forcave speciale dhe operacionin qė kishin pėrgatitur pėr arrestimin e tij.
Shtėpia e boshatisur
Sipas njė studimi tė detajuar para fillimit tė aksionit nė Lazarat, RENEA kishte informacion se nė banesėn e personit qė deri dje ishte i pari nė listėn e tė kėrkuarve, ndodheshin tė paktėn 6 persona. Nga Tirana janė nisur rreth 30 oficerė specialė tė forcave elitė tė vendit dhe gjithēka ishte pėrgatitur pėr njė sukses nė fshatin jugor. Por jo gjithēka mund tė quhej sukses, pasi dikush kishte lajmėruar tė kėrkuarin Sabri Shurdhi pėr "kurthin" qė i kishte pėrgatitur policia. Kjo ka bėrė qė edhe ai tė pėrgatitej pėr luftė me uniformat blu. Shurdhi kishte pėrgatitur mė sė miri terrenin, duke larguar tė gjithė familjarėt nga shtėpia, nė mėnyrė qė tė ishin tė sigurt. Ky ka qenė edhe dyshimi i parė i RENEA-s se dikush brenda radhėve tė policisė, i kishte spiunuar duke informuar pėr ēdo detaj tė kėrkuarin.
Fshehja e tė kėrkuarit
Pasi ka siguruar familjen e tij, super i kėrkuari Sabri Shurdhi ka pėrgatitur edhe terrenin e "luftės". Ka siguruar tė gjithė municionin e nevojshėm dhe armėn me tė cilėn do t'i hapte zjarr specialėve. Ėshtė fshehur nė hambarin e banesės, i cili ndodhej vetėm disa metra larg banesės sė tij, duke studiuar dhe vėzhguar me vėmendje tė gjitha veprimet qė do tė kryenin oficerėt e RENEA-s. Nė momentin qė forcat speciale kanė kontrolluar banesėn e boshatisur, Shurdhi ėshtė hedhur nė sulm, duke qėlluar me kallashnikov nė drejtim tė tyre. Plumbat qė ai ka derdhur kundra oficerėve tė policisė, kanė depėrtuar nė antiplumbin e njėrit prej specialėve tė RENEAS, duke e plagosur lehtė nė gjoks. Ky ka qenė edhe momenti fatal pėr tė, pasi edhe vetė ka mbetur i plagosur dhe mė pas ka vdekur rrugės pėr nė spital.
Tė afėrmit e lajmėruar
Pjesė e hetimeve pėr njė dekonspirim tė mundshėm ėshtė edhe fakti se tė afėrmit e tė kėrkuarit Sabri Shurdhi kanė sulmuar komisariatin e policisė nė Gjirokastėr, vetėm disa minuta pas shkėmbimit tė zjarrit nė Lazarat. Sipas policisė, gjithēka ishte e parapėrgatitur nga kolegė tė tyre. Familjarė tė Shurdhit kanė qėlluar me gurė nė drejtim tė rajonit, duke thyer xhama dhe dėmtuar katėr makina policie, madje i kanė vėnė flakėn edhe njė furgoni qė ishte i parkuar aty.

SI U ZBULUA AKSIONI I RENEA-S

    RENEA shkoi nė Lazarat gjatė natės, me informacionin se nė banesėn e personit nė kėrkim, Sabri Shurdhi, i cili pritej tė arrestohej, ndodheshin tė paktėn 6 persona, por banesa ishte e boshatisur para se specialėt tė pozicionoheshin nė fshat.

    I shumėkėrkuari kishte larguar nga shtėpia tė gjithė familjarėt e tij, ndėrsa vetė ishte fshehur nė hambarin qė ndodhej vetėm disa metra larg banesės, gati pėr t'iu kundėrpėrgjigjur me armė policisė.

    Pėrgatitja e Sabri Shurdhit pėr luftė me specialėt e RENEA-s, nuk konsistonte vetėm nė faktin se ai kishte me vete njė armė si person nė kėrkim, por ai dinte ēdo detaj se kur do tė sulmohej nga forcat speciale.

    Sabri Shurdhi ėshtė i njėjti person qė i ka shpėtuar aksioneve tė RENEA-s pėr vėnien nė pranga edhe dy herė tė tjera nė Lazarat, madje edhe ka qėlluar me armė nė drejtim tė tyre, duke i detyruar specialėt tė ktheheshin prapa pa sukses.

    Vetėm disa minuta pasi ėshtė shkėmbyer zjarr nė Lazarat, tė afėrmit e tė shumėkėrkuarit kanė sulmuar komisariatin e policisė nė Gjirokastėr me gurė, duke dėmtuar katėr makina policie dhe duke djegur njė furgon qė ndodhej i parkuar para rajonit.

..........

KRONOLOGJI

ORA 09:00, pėrgatitja
Rreth 30 oficerė tė forcave speciale RENEA kanė udhėtuar gjatė gjithė natės nė drejtim tė jugut tė Shqipėrisė, nė fshatin Lazarat, aty ku disa herė kishin hasur rezistencė, ku kanė mbėrritur nė orėn 09:00. Specialėt shkuan pėr tė tretėn herė me objektivin e qartė, arrestimin ose eliminimin e personit mė tė kėrkuar nė vend, Sabri Shurdhi.

ORA 09:30, pozicionimi
Pasi kanė mbėrritur nė Lazarat, forcat speciale janė pozicionuar rreth banesės sė tė shumėkėrkuarit, duke vėzhguar gjithēka nė bazė tė informacioneve paraprake qė kishin marrė para se tė niseshin. Pasi kanė studiuar terrenin, ata janė nisur pėr sulm, fillimisht pėr tė kontrolluar banesėn.

ORA 10:00, aksioni
Forcat speciale i janė drejtuar banesės sė Sabri Shurdhit dhe janė futur brenda, me idenė se aty do tė ishin tė paktėn 6 persona, si dhe vetė i shumėkėrkuari. Por nė tė vėrtetė gjithēka ka rezultuar ndryshe. Ata kanė parė qė shtėpia ishte e boshatisur dhe kanė lindur dyshimet e para pėr dekonspirim.

ORA 10:10, zbulimi
Teksa kanė parė qė shtėpia ishte e boshatisur, forcat e RENEA-s kanė dalė duke kėrkuar Sabri Shurdhin dhe shumė shpejt kanė zbuluar vendin ku ai fshihej. I kėrkuari ishte fshehur nė hambarin qė ndodhej vetėm disa metra larg banesės sė tij dhe kishte marrė tė gjitha masat pėr luftė.

ORA 11:00, sulmi
Pasi kanė marrė pozicionet e tyre dhe janė vendosur rreth hambarit, forcat speciale kanė pikasur tė shumėkėrkuarin, i cili ndodhej i armatosur dhe priste momentin qė tė hapte zjarr. Kėshtu ka nisur sulmi i oficerėve tė RENEA-s, tė cilėve i ėshtė kundėrpėrgjigjur nė tė njėjtėn mėnyrė pėr disa minuta edhe Shurdhi.

ORA 12:19, plagosjet
Forcat e RENEA-s kanė plagosur tė shumėkėrkuarin nė Lazarat gjatė shkėmbimit tė zjarrit. Gjate operacionit Sabri Shurdhi ka qėlluar me automatik nė drejtim tė forcave RENEA, duke plagosur njė prej tyre. Sabri Shurdhi akuzohet pėr vjedhje me armė, si dhe ėshtė i dyshuar pėr njė vrasje. Oficeri ėshtė jashtė rrezikut pėr jetėn, pasi plumbi qė i ka ēarė antiplumbin vetėm sa e ka gėrvishtur.

ORA 12:55, incidenti
Tė afėrmit e tė kėrkuarit nga Lazarati kanė reaguar menjėherė pas vrasjes sė tij. Ata kanė rrethuar Komisariatin e Gjirokastrės duke shkaktuar njė incident tė rėndė. Ata kanė thyer me gurė xhamat e rajonit dhe kanė dėmtuar katėr makina policie, ndėrkohė kanė djegur njė furgon tė uniformave blu.

ORA 13:10, negociatat
Kryetari i komunės sė Lazaratit, Dashnor Aliko, ėshtė pėrpjekur tė hyjė nė negociata me tė gjithė banorėt, tė cilėt pasi kanė shkatėrruar gjithēka, janė gjetur pranė komisariatit tė policisė sė Gjirokastrės dhe kanė ulur ritmin e tyre duke ēuar nė normalizimin e gjendjes.

ORA 13:50, normalizimi
Ėshtė konfirmuar se ėshtė qetėsuar gjendja pėrpara komisariatit tė policisė duke qenė se banorėt janė larguar nga Komisariati i Gjirokastrės, pasi kanė negociuar me kreun e komunės, Dashnor Aliko. Nga burimet e policisė ėshtė bėrė e ditur se situata ėshtė normalizuar dhe banorėt janė shpėrndarė.

 
Marre nga gazeta Tirana Observer
Identifikuar

Ndrysho menyren se si mendon dhe do te ndryshosh veten
Gladiatori
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 737


Don't fuck with the best !

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #3 : 14/01/08, 17:05 »
0

Aksioni ne Cerrik

Cėrrik, pas rreth 5 orė negociatash autori i vrasjes sė dy shtetaseve, vritet nė pėrpjekje me policinė 10 Dhjetor 2006 Njė ngjarje e rėndė ka ndodhur dje nė mėngjes nė qytetin e Peqinit. Njė person i armatosur ėshtė futur nė njė banesė dhe ka ekzekutuar dy gra. Nė njė njoftim pėr shtyp tė policisė thuhet se, shtetasi Agim Peqini ekzekutoi mėngjesin e djeshėm shtetasen, Engjėllushe Xhevarin, 55-vjeē, dhe Dashurie Lala, 38-vjeē. Policia bėri tė ditur se gruaja 55-vjeēare, e vrarė nga Agim Peqini, ishte njerka e Ilir Xhevarit, ndėrsa viktima tjetėr ishte komshia e familjes Xhevari. Sipas policisė, objektiv i krimit tė Agim Peqinit ka qenė Ilir Xhevari, i cili nė momentin e ngjarjes nuk ndodhej nė shtėpi. Ilir Xhevari, sipas hetimeve tė deritanishme, ka pasur lidhje intime me bashkėshorten e Agim Peqinit, ndaj dhe ky i fundit ka dashur tė hakmarrej. Shėrbimet e Policisė tė Drejtorisė sė Policisė sė Qarkut Elbasan, rreth orės 08.45 tė mėngjesit tė djeshėm kanė marrė njoftim se nė Lagjen nr.1 nė pallatin 42/1 nė qytetin e Cėrrikut njė shtetas kishte qėlluar me armė zjarri e pėr pasojė kanė gjetur vdekjen 2 persona. Menjėherė forcat e Policisė tė Drejtorisė sė Policisė sė Qarkut Elbasan kanė shkuar nė vendngjarje, duke bėrė dhe rrethimin e zonės. Nga tė dhėnat e grumbulluara rezultoi se autori i kėsaj ngjarje ishte shtetasi Agim Peqini, rreth 34-vjeē, i cili gjendej nė njė banesė nė katin e tretė tė pallatit. Strukturat vendore tė policisė kanė filluar negociatat me shtetasin Agim Peqini me qėllim pėr tė bėrė tė mundur dorėzimin e tij. Nė ndihmė tė forcave tė Policisė tė Drejtorisė sė Policisė sė Qarkut Elbasan janė dėrguar Forcat Speciale RENEA. Ekipi negociator i kėtij Reparti ka filluar negociatat me autorin e kėsaj ngjarje, negociata tė cilat kanė vazhduar pėr rreth 5 orė. Forcat e policisė negociuan pėr disa ore me Agim Peqinin qė ai tė dorėzohej. Por Agim Peqini jo vetėm qė nuk ėshtė bindur, por ka qėlluar me armė nė drejtim tė forcave tė policisė dhe forcave RENEA, duke rrezikuar jetėn e tyre. Ndėrkohė rreth orės 14.00 gjatė kohės qė ekipi negociator po zhvillonte negociatat me shtetasin Agim Peqini, ai ka qėlluar forcat e policisė, tė cilat kanė ndėrhyrė nė banesė dhe nė pėrpjekje me forcat e policisė ky shtetas ka gjetur vdekjen. Nė vendngjarje ėshtė gjetur e bllokuar njė armė zjarri kallashnikov, e cila mendohet tė jetė arma me tė cilėn shtetasi Agim Peqini ka realizuar vrasjen e shtetaseve Engjėllushe Xhavit Xhevara, rreth 55-vjeē dhe Dashurie Osman Lala, rreth 38-vjeē. Nga hetimet e deritanishme rezulton se ngjarja ka ndodhur pėr motive tė dobėta, pas njė konflikti ndėrmjet autorit tė kėsaj ngjarje shtetasit Agim Peqini me shtetasin Ilir Xhevara. Nė vendngjarje aktualisht po kryhen tė gjitha veprimet hetimore e proēeduriale nga grupi hetimor nėn drejtimin e Prokurorisė sė rrethit. Premēi, krimi i Peqinit ėshtė i paparashikueshėm Drejtori i Policisė sė Qarkut tė Elbasanit, kryekomisar Shemsi Premēi, deklaroi dje pėr mediat se, motivi banal nuk duhet tė kishte shkuar kurrsesi nė kėtė pikė, krimi i autorit Agim Peqini ėshtė i paparashikueshėm. "Shtetasi Agim Peqini ka shkuar rreth orės 08.45 nė shtėpinė e shtetasit Ilir Xhevara dhe ka qėlluar me armė zjarri ndaj Dashurie Lalės, e afėrme e Xhevarės dhe ndaj Engjėllushe Xhevarės, njerka e Xhevarės, pa asnjė sqarim, duke u shkaktuar atyre vdekjen e menjėhershme", tha Premēi, pas pėrfundimit tė hetimeve tė para nė vendngjarje. Sipas tij, autori i krimit ėshtė kthyer sėrish nė banesė, ku ka mbyllur dhe dyert. "Meqenėse, autori paraqiste rrezikshmėri tė lartė dhe nuk po dorėzohej, nė ndihmė tė forcave tė policisė lokale dhe atyre tė Drejtorisė sė Policisė sė Qarkut tė Elbasanit, kanė mbėrritur edhe forcat speciale tė RENEA-s", tha Premēi. "Pas disa negociatave, autori i krimit jo vetėm nuk ėshtė dorėzuar, edhe me ardhjen e Ilir Xhevarės, gjė tė cilėn e kėrkoi, por u ėshtė kundėrvėnė forcave tė policisė me armė zjarri kallashnikov. Nė kėto kushte, forcat e RENEA-s kanė tentuar ta neutralizojnė, pėrpjekje gjatė tė cilave ai ėshtė vrarė nė pėrplasje me armė zjarri me kėto forca", pohoi Premēi. Pėrsa i pėrket informacionit se nė banesė ndodhej dhe njė vajzė e vogėl trevjeēare, Premci thotė se, "pėr kėtė arsye, po vazhdonin dhe negociatat e herė pas hershme, pasi kishte informacion se nė banesė ndodhej kjo vogėlushe, informacion i cili rezultoi i rremė". "Peqini ishte i vetėm nė banesė dhe ishte fshehur nė banjėn e saj, duke e mbyllur derėn me ēelės nga brenda, ndėrkohė qė komunikonte nga dritarja", saktėsoi Premēi. "Nė vendin e ngjarjes, kanė shkuar edhe prokurorėt, tė cilėt kanė mbikqyrur operacionin dhe ngjarjen kriminale", u shpreh Premēi. Prefekti i Tiranės zhvillon njė takim pune me drejtues tė Komisariateve tė Policisė sė kryeqytetit Bashkėpunim efikas pėr parandalimin e krimit Prefekti i Tiranės, Ruzhdi Keēi, nė bashkėpunim me Institutin pėr Demokraci dhe Ndėrmjetėsim, zhvilloi dje njė takim pune me shefat e komisariateve tė policisė sė kryeqytetit si dhe drejtues tė Drejtorisė Arsimore Tiranė. Sipas njė njoftimi pėr shtyp, nė kėtė takim u diskutua mbi pėrvojat e krijuara nė drejtim tė bashkėpunimit pėr parandalimin e krimit si dhe vendosjen e kėtij bashkėpunimi mbi baza institucionale, pėr krijimin e bordeve tė parandalimit tė krimit, si njė organ konsultativ i shefit tė komisariatit, i cili ka pėr qėllim diskutimin rreth problemeve tė rendit dhe krimit nė zonė si dhe hartimin e planeve konkrete tė bashkėpunimit pėr zgjidhjen e tyre. Ndėrkohė tė gjithė pjesėmarrėsit nė kėtė takim shprehėn mendimet e tyre rreth mėnyrės se si kjo strukturė mund tė jetė sa mė efikase. Kėto borde, tė cilat tashmė janė krijuar pėrbėhen nga kryetarėt e njėsive bashkiake dhe kryetarėt e komunave tė zonės sė komisariatit, drejtuesit e shkollave 9-vjeēare dhe tė mesme, pėrfaqėsues tė komunitetit tė biznesit etj. Tė gjitha aktivitetet e planifikuara do tė synojnė "Rritjen e efektivitetit tė punės parandaluese tė policisė nė bashkėpunim me tė gjitha organet dhe institucionet, komunitetin si dhe aktorėt e tjerė vendorė". Nė fjalėn e tij, prefekti Keēi u shpreh se, "ėshtė tepėr e nevojshme qė parandalimin e krimit t'a konsiderojmė si njė nga drejtimet kryesore tė punės tonė". Po kėshtu, zv/drejtori pėr Menaxhimin Operacional pranė Policisė sė Tiranės, Komisar, Edmond Rizaj, gjatė bashkėbisedimit u shpreh se: "Policia e Shtetit gjithmonė e mė tepėr po orientohet drejt metodave tė reja tė policimit". Ai theksoi se jemi tė gatshėm tė mbėshtesim organizimin e bordeve tė parandalimit tė krimit, si dhe pėrvoja tė tjera nė drejtim tė policimit nė komunitet, tė cilat ndikojnė pozitivisht jo vetėm nė rritjen e besimit tek publiku, por edhe nė ndryshimin e mentalitetit pėr vetė punonjėsit e policisė. Policia e Shtetit po shkon drejt funksionimit si njė organizatė qė ofron shėrbime bazuar nė "Kėrkesė dhe ofertė". Ndėrsa nga ana e saj, Drejtoresha e Arsimit Tiranės, Ariana Bekteshi, kėrkoi nga shefat e komisariateve njė bashkėrendim mė tė mirė tė punės me qėllim evidentimin dhe skedimin e tė gjitha rasteve dhe problemeve qė mund tė gjenerojnė krim nė ambientet e shkollave si dhe nė grupmoshat pėrkatėse. Ajo theksoi se, braktisja e shkollės ėshtė njė fenomen mjaft shqetėsues pėr zgjidhjen e tė cilit do tė duhet njė bashkėpunim i vazhdueshėm dhe sa mė gjithė pėrfshirės. Nė vazhdim tė fjalės sė saj, ajo theksoi se krahas shkollės dhe policisė, njė rol tė rėndėsishėm duhet tė luajė edhe pushteti vendor nėpėrmjet punonjėsve socialė. Policia e kryeqytetit intensifikon punėn pėr goditjen e grupeve kriminale dhe trafikantėve Tiranė, 4 tė arrestuar pėr trafik droge dhe prostitucion Strukturat e krimit tė organizuar tė Policisė sė kryeqytetit nė kuadėr tė intensifikimit tė punės pėr goditjen e grupeve kriminale, kanė ndėrmarrė njė sėrė masash operacionale nė drejtim tė kapjes sė personave, tė cilėt konsumojnė veprėn penale tė "shfrytėzimit tė prostitucionit nė rrethana rėnduese" si dhe tė "mbajtjes dhe shitjes sė lėndėve narkotike". Po ashtu, njė punė mjaft e mirėorganizuar dhe e koordinuar ėshtė bėrė edhe nė drejtim tė kapjes sė personave nė kėrkim, dhe arrestimin e menjėhershėm kryesisht tė autorėve me tendencė vjedhjen e pasurisė sė qytetarėve tė Tiranės. Kėshtu pėrgjatė ditės sė djeshme, specialistėt e Seksionit tė Luftės Kundėr Trafiqeve, pranė Policisė sė Tiranės falė intensifikimit tė punės nė drejtim tė krimit tė organizuar mundėn tė vendosin nėn pranga dy autorė tė dyshuar pėr konsumim tė veprės penale tė "Shfrytėzimit tė prostitucionit nė rrethana rėnduese", si dhe morėn masėn e menjėhershme tė ndalimit tė shtetasve tė mėposhtėm, Arjan Faik Harexhiu, 20-vjeē, banues nė Valias dhe Dylbere Andreas Toluli, 48-vjeē, banuese nė Bregun e Lumit. Sipas policisė, kapja dhe ndalimi i tyre u bė, sepse nė ngarkim tė tyre janė grumbulluar njė sėrė informacionesh tė marra nė rrugė operative, pasi kanė shfrytėzuar pėr qėllime prostitucioni nė rrethana rėnduese njė shtetase tė mitur si dhe njė shtetase me iniciale V.F, 23-vjeēe. Policia bėri tė ditur se tė arrestuarit dyshohen se i kanė detyruar tė dėmtuarat qė tė ushtrojnė prostitucion kundrejt shumės sė parave, e cila varionin deri nė 25 000 lekė. Aktualisht nė bashkėpunim me Prokurorinė e Rrethit Gjyqėsor Tiranė, po punohet pėr veprimtarinė e mėtejshme tė tyre apo personave tė tjerė tė implikuar nė kėtė veprimtari kriminale. Shtetasit akuzohen pėr konsumim tė veprės penale tė "Shfrytėzimit tė prostitucionit nė rrethana rėnduese". Gjithashtu, nga specialistėt e Seksionit tė Luftės Kundėr Drogės, ėshtė bėrė arrestimi nė flagrancė i shtetasve, Ervis Sofoni Komina, 21-vjeē, dhe Amarildo Pajtim Shahaj, 21-vjeē, tė dy banues nė Tiranė. Tė lartpėrmendurit rreth orės 20.00 tė ditės sė premte nė afėrsi tė lulishtes "1 Maji", janė kapur nė flagrancė si dhe gjatė kontrolli tė imtėsishėm tė ushtruar, iu gjendėn e iu sekuestrua njė sasi prej 4.1 gr lėndė narkotike e llojit canabis sativa, e cila ishte e destinuar pėr shitje. Materialet nė ngarkim tė tyre i kaluan Prokurorisė, pėr veprėn penale tė "Mbajtjes dhe shitjes sė lėndėve narkotike". Po tė premten rreth orės 16.30 efektivat e Komisariatit tė Policisė Nr.1 Tiranė kryen arrestimin e shtetasit Merdan Zenel Balliu, 40-vjeē, banues nė Shkozė Tiranė. Ky shtetas dyshohet pėrgjatė ditės sė djeshme rreth orės 10.00 nė afėrsi tė banesės sė tij tė ndodhur nė Shkozė, pėr motive tė dobėta ka goditur me sende tė forta, duke i shkaktuar plagė tė rėnda nė kokė, (vėllait tė tij) shtetasin Luan Zenel Balliu, 38-vjeē, banues nė Shkozė. Materialet i kaluan Prokurorisė sė Tiranės, pėr veprėn penale tė "Plagosjes sė rėndė me dashje", parashikuar nė neni 88 tė Kodit Penal.
Identifikuar

Ndrysho menyren se si mendon dhe do te ndryshosh veten
Gladiatori
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 737


Don't fuck with the best !

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #4 : 14/01/08, 17:05 »
0

Jugu i gjelberuar me HASHASH

Gjithmonė ėshtė bėrė pėrpjekje qe kjo bime te zhduket e tė mos kultivohet me ne vendin tonė, por pėrsėri shfaqen siperfaqe te gjelberuara. Jugu i Shqipėrisė pėrsėri nėn valen e operacionit - Antidroge.
Kjo vazhdueshmeri kultivimi ne ēdo skute te jugut, te shtyn tė mendosh se, jugoret e kanė Kanabis-in pjesė te jetės.


Policia dhe RENEA hyjnė mes krismash sėrish nė Lazarat dhe korrin kanabis. Plumbat e qėlluara nga banorėt nė ajėr kanė plagosur padashur edhe njė banorė tė Gjirokastrės e cila ndodhej nė oborrin e shtėpisė sė saj. Ndėrkohė, aksioni i djeshėm ka vazhduar me prerjet e kanabisit. Por, megjithėse operacioni i katėrt nė mė pak se 3 javė, uniformat blu dhe forcat speciale nuk kanė hyrė akoma nė brendėsi tė fshatit. Megjithatė, edhe dje janė korrur qindra rrėnjė kanabis, sėrish nėn krismat e armėve. Ndėrsa inspektori i policisė pėr zonėn, Engjėllush Qendro, ėshtė pezulluar dhe pėr tė ka nisur procedimi penal, pasi nuk kishte njoftuar pėr gjendjen e kultivimit tė kanabisit nė Lazarat. Madje, mė e keqja, sipas burimeve policore, ai dekonspironte operacionet e specialeve dhe policisė, duke lajmėruar banorėt e zonės. Kjo duket se ka bėrė, qė gjatė katėr operacioneve, ku gjatė tė gjithave ėshtė gjetur hashash, asnjė njeri nuk ėshtė arrestuar. Ka qenė ora 5 e mėngjesit tė djeshėm, kur forcat e RENEA-s, FNSH-sė sė Dragotit dhe tė Kurbinit, kanė mbėrritur nė pjesėn e poshtme tė fshatit Lazarat, pranė ish-SMT-sė dhe repartit ushtarak. Menjėherė, nė zonė kanė hyrė dhe forcat e policisė sė Gjirokastrės, tė cilat sė bashku kanė nisur kontrollet. Nė disa bahēe dhe parcela tė vogla janė gjetur sasi tė ndryshme kanabisi dhe gjithsej, nė fund tė operacionit, i cili ka pėrfunduar nė orėn 08:00, kanė asgjėsuar gjithsej 278 rrėnjė kanabis-sativa, e cila ishte nė fazėn e fundit tė pjekjes dhe pėr pak ditė do tė korrej. Gjatė kontrolleve, specialet e RENEA-s kanė hyrė edhe nė banesėn e Bedri ēelės, ku kanė gjetur 45 kilogramė marijuanė nė bidonė plastikė e thasė plastmase, si dhe 3 automatikė e 800 fishekė. I zoti i shtėpisė nuk ndodhej aty, ndėrsa pėr gruan e tij, Paqe ēela, ka nisur ēėshtja penale nė gjendje tė lirė. Ndėrsa ai ėshtė shpallur nė kėrkim. Ndėrkohė qė vazhdonin operacionet e tjera nė periferi tė Lazaratit, tė shtėnat e banorėve nuk kanė munguar. Por kėsaj radhe, kanė shėnuar dhe njė tė lėnduar. Gjatė 3 orėve tė aksionit antikanabis, specialet dhe policia janė qėlluar, ndėrsa plumbi ka zėnė njė grua, e cila ndodhej nė oborrin e shtėpisė, nė lagjen "Zinxhira" tė qytetit tė Gjirokastrės, pėrballė Lazaratit. Manushaqe Sino, 49 vjeēe, sė bashku me tė shoqin, pinte kafen e mėngjesit nė oborr, nė orėn 06:45 minuta. Papritur, njė plumb qorr i ka pėrshkuar asaj kėmbėn e majtė. Menjėherė, burri pa e ditur mirė se ēfarė i ka ndodhur, e ka nisur atė nė spital, ku dhe ndodhet jashtė rrezikut pėr jetėn


Identifikuar

Ndrysho menyren se si mendon dhe do te ndryshosh veten
kadrifusha
Vizitor
« Pergjigju #5 : 14/01/08, 18:06 »
0

GLADIATORI DO TE LUTESHA NE MENYRE SHUME SHOQERORE MOS TE VENDOSESH ARTIKUJ GAZETASH QE NUK JANE INFORMATIVE PER KETO FORCA SPECIALE. MENDOJ SE DO ISHTE ME MIRE TE KISHIM ARTIKUJ ME INFORMACION PER NJOHJEN E KETYRE FORCAVE JO THJESHT AKSIONE QE ATO MUND TE BEJNE. JAM I MENDIMIT SE DUHET TE JAPIM INFORMACION NJOHES ME TEPER SESA LAJME PER TA.
Identifikuar
SiLenT, Silence, LIV3 By Th3 Gun, HORROR, Silence, PsYchO
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 74


Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #6 : 14/01/08, 22:10 »
0

Renea eshte e prapambetur dhe duhet nje rimodelim i saj, te pakten te kemi nje pjese te policise  ne standarte europiane
Identifikuar
kadrifusha
Vizitor
« Pergjigju #7 : 14/01/08, 22:10 »
0

Renea eshte e prapambetur dhe duhet nje rimodelim i saj, te pakten te kemi nje pjese te policise  ne standarte europiane

MOS E THUAJ ATE. RENEA ESHTE REFORMUAR ( DHE PER MENDIMIN TIM ESHTE E VETMJA REFORME E BERE TAMAM) DHE KA GOXHA RREZULTATE. BESOJ SE PUNA E ATYRE DJEMVE DUHET PERGEZUAR.
Identifikuar
kadrifusha
Vizitor
« Pergjigju #8 : 14/01/08, 22:10 »
0

Renea eshte e prapambetur dhe duhet nje rimodelim i saj, te pakten te kemi nje pjese te policise  ne standarte europiane

MOS E THUAJ ATE. RENEA ESHTE REFORMUAR ( DHE PER MENDIMIN TIM ESHTE E VETMJA REFORME E BERE TAMAM) DHE KA GOXHA RREZULTATE. BESOJ SE PUNA E ATYRE DJEMVE DUHET PERGEZUAR.

tregoj kadrifusha qe me renean nuk luhet Shkel Syrin

 Zgerdhihem Zgerdhihem Zgerdhihem Zgerdhihem  e ka nga keqinformimi ehde ai jam i sigurte qe do te miren e RENEAS Zgerdhihem Zgerdhihem Zgerdhihem Zgerdhihem Zgerdhihem Zgerdhihem
Identifikuar
Gladiatori
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 737


Don't fuck with the best !

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #9 : 14/01/08, 23:11 »
0

Ahaha mu kujtua nje aksion i Reneas qe doli ne Televizor kur po ndiqshin nje Shqiptar qe kishte marre pengje  ku ata te Reneas kishin veshur Corape grash per maska Zgerdhihem Zgerdhihem
Tani e ka marre veten dhe ka arritur standarte te larta por them se do akoma pune.
« Ndryshimi I Fundit: 15/01/08, 19:07 nga Gladiatori » Identifikuar

Ndrysho menyren se si mendon dhe do te ndryshosh veten
SiLenT, Silence, LIV3 By Th3 Gun, HORROR, Silence, PsYchO
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 74


Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #10 : 19/01/08, 13:01 »
0

nuk po them qe renea eshte dobet por do akoma shume pune per te bere per te shkuar aty ku jane shoket.
Identifikuar
kadrifusha
Vizitor
« Pergjigju #11 : 23/01/08, 11:11 »
0

nuk po them qe renea eshte dobet por do akoma shume pune per te bere per te shkuar aty ku jane shoket.

kjo eshte e vertete perfeksionimi nuk ka fund
Identifikuar
Gladiatori
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 737


Don't fuck with the best !

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #12 : 04/02/08, 17:05 »
0

Identifikuar

Ndrysho menyren se si mendon dhe do te ndryshosh veten
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te: