Fonetika e gjuhes shqipe
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Tema: Fonetika e gjuhes shqipe  (Lexuar 8538 here)
neril
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 4870


Proud to be me!!!!!

Respekt: +4

Profili
« : 08/01/08, 11:11 »
0

Ēelėsat fonetikė nė pentagram tė Shqipes

Kolec Topalli



Fjalėt janė mė tė qėndrueshme se vetė gurėt. Edhe kur shuhen, ato iu ngjajnė yjeve qė prej s'largti vijojnė me dėrgue mesazhet e tyre nė trajtė drite. Pra fjalėt janė dritė.
Shkulmėn mė tė fuqishme e mė tė konsiderueshme tė kėsaj drite e pėrbėn shenjuesi a mė saktė, me njė tjetėr term tė Saussurit, figura akustike e fjalės, e cila, qyshse shqipja e kaptoi pragun historik, bashkėjeton prore me figurėn grafike. Kėtė bashkėjetesė tė moēme prej mėse pesė qindvjetshash, Kolec Topalli nė Fonetikėn Historike tė Gjuhės Shqipe, e analizon nė tė gjitha shfaqjet e saj, porse nuk mbetet aspak rob i kėsaj bashkėjetese. Pėrkundrazi, shihet qartė se kėtė simbiozė ai e ka thjesht mjet, ndaj dhe e pėrdor si tė tillė, pėr tė ftilluar sa mundet fazėn e errėt paraletrare tė shqipes, atėhere kur figura akustike rronte fill e vetme.


Nuk ėshtė e thjeshtė ma do mendja t'i shkėputesh kurthit grafik, pasi dihet tashmė prestigji qė ka fituar gjuha e shkruar ndaj gjuhės sė folur, dhe nuk ėshtė e thjeshtė pasi nė themel tė kėsaj pėrzjedhje qėndron vetė botėkuptimi i shkencėtarit, i cili e udhėheq drejt njėrit apo tjetrit shteg. Nė kėtė kurth ranė mjaft gjuhėtarė, duke filluar qė nga humanistėt. Madje Saussuri dėfton se "vetė Boppi nuk arrin tė shquajė qartė gėrmėn nga tingulli; shkrimet e tij tė krijojnė pėrshtypjen se ēdo gjuhė ėshtė e pandashme nga alfabeti pėrkatės. Edhe ata qė erdhėn fill pas tij ranė po nė tė njėjtin kurth, fjala vjen Grimm. […] Ende sot ka gjuhėtarė qė ngatėrrojnė gjuhėn me drejtshkrimin". E meqė jemi nė kėtė parantezė, mė duhet tė them se edhe gjuhėsia shqiptare po e ka tė vėshtirė t'i shkėputet kėtij kurthi, qoftė kur ėshtė fjala pėr objektet studimore, qoftė nė didaktikėn shkollore.


Kolec Topalli e ka mėse tė qartė kėtė rend hierarkik, nė krejt studimin e vet, i cili, pikėrisht se i pėrmbahet kėsaj shkallareje, zė fill, (besoj jo rastėsisht!) me theksin. Kreu i parė ėshtė pikėrisht theksi, tek i cili studiuesi ndalet edhe shquan Theksin Muzikor nga Theksi Dinamik. Duke lexuar shtjellimin e kėtyre dy njėsive fonologjike, tė bėn pėrshtypje pohimi i mėposhtėm i autorit: "Nė gjuhėt indoeuropiane, sa mė shumė tė jetė ruajtur theksi muzikor, aq mė mirė janė ruajtur format e fjalėve". Ēka se nė dukje thjesht njė fjali pohore, edhe ky pėrfundim shkencor ėshtė gjithashtu rezultat i pėrzgjedhjes sė diktuar nga botėkuptimi i Topallit.


Ēėshtja e botėkuptimit e ndau thekshėm nė dy kampe mendimin filologjiko-gjuhėsor, pėr mėse dy shekuj radhaz, shek XVIII, XIX dhe gjysmėn e parė tė shek. XX.Kėshtu, nė shek. XVIII, njė luminar i kohės, i tė gjitha kohėrave, J. J. Rousseau, nė Essai sur l'origine des langues, duke folur pėr gjuhėn, prozodinė e saj tė brendshme, pėr lidhjet e lashta tė gjuhės sė folur me muzikėn, shkruante se "theksi dinamik lindi kur gjuha e folur zu tė denatyrohej e ta humbte forcėn e saj shprehėse. E mandej, si imazh grafik, pra si shenjė e shkruar, pėr theksin u ndje nevoja vetėm atėherė kur gjuha u denatyrua edhe mė si pasojė e gramatikėzimit. Gjuhėve tė hershme iu ka mjaftuar pėr njė kohė mjaft tė gjatė vetėm theksi muzikor, i cili qeveriste pa vėshtirėsi shprehjen qoftė tė ndjenjave, qoftė tė arsyes". Nė shekullin XIX, i po kėtij kampi dijetarėsh ėshtė edhe njė tjetėr luminar, F. de Saussure, i cili duke studiuar sistemin primitiv tė zanoreve indoeuropiane, mbėrrin nė njė pėrfundim tejet tė rėndėsishėm, tė cilin e rimerr mandej edhe nė Kursin e vet. Kėshtu sipas Saussurit "disa tė dhėna gjuhėsore mjaft tė imta kanė mbėrritur tė ruhen pa kurrfarė mbėshtetje grafike. Lituanishtja, psh e cila shkruhet vonė, pas vitit 1540, ofron gjithsesi po atė paraqitje besnike tė indoeuropianishtes sa edhe latinishtja e shekullit III p.e.s.". Zhvillimet gjuhėsore tė shek. XX mandej janė tė njohura, sidomos pas daljes aktive nė skenė tė Sociolinguistikės, disiplinė e cila ka kohė qė e ka kthyer gjuhėn e folur, ēdo stad sinkronik e socialkulturor tė saj, nė objektin mė tė rėndėsishėm studimor tė gjithė kėtyre 5 dekavave tė fundit.

Por edhe mendimi filologjiko-gjuhėsor shqiptar i gjysmės sė parė tė shek. XX u pėrfshi nė kėtė kamp ndėrkombėtar dijetarėsh. Nė vitin 1934 Thoma Frashėri botoi "Manual i mbledhėsve tė folklorit", nė tė cilin i mėshoi faktit se "mbledhja e pasurisė gjuhėsore popullore nuk do shkėputur nga konteksti muzikor i saj". Kuptohet se ngulmimi nė kėtė porosi qė u jepej mbledhėsve vinte nga bindja qė sot Kolec Topalli e shpreh qartė nė pohimin e lartpėrmendur, prasé 'nė gjuhėt indoeuropiane, sa mė shumė tė jetė ruajtur theksi muzikor, aq mė mirė janė ruajtur format e fjalėve".

Pra ashtu kuptohet vetiu se hartuesi i Fonetikės Historike tė Gjuhės Shqipe kėrkon ta kthejė sėrish vėmendjen parėsore pėr nga Gjuha e Folur, entitet i cili ėshtė konsideruar po aq i rėndėsishėm e me peshė nė Ligjėrimin e Pėrbashkėt Publik edhe nga Kristoforidhi, Fishta, Leotti etj. (kujtojmė kėtu anekdotėn qė tregohet mbi "dėmet" qė shkaktonin nergut nė treg, ditėn e pazarit, Fishta e Kristoforidhi, pėr tė mbledhur s'andejmi gjuhėn e gjallė publike).

Ky libėr t' jep dorė me kuptue mjaft dukuri e shfaqje tė shqipes, nė ēdo kohė, pra edhe sot. Sa pėr njė shembull: pa u ndalė nė gjuhėn e folur, po sjell nė vėmendje tė dėgjuesve se vitrinat e sotme gėlojnė nga shkrime fjalėsh si "sonxhorno, sendile, andresė, sunxhuk, anxhesi, anēensor, sinxhade, kompromentoj" etj. etj. "Analfabetėt, vulgarėt, tė pashkolluarit, keqpėrdoruesit e gjuhės" – shpesh etiketohen kėshtu shkrues tė tillė, dhe harrohet se misioni i gjuhėtarit nuk ėshtė t'i paragjykojė, e as t'i gjykojė, por thjesht t'i studiojė e t'i pėrshkruajė dukuri tė tilla, t'u kuptojė natyrėn, qofshin kėto edhe pėrftesa vulgare. E duke iu kthyer shembujve tė mėsipėrm, vihet re se kemi tė bėjmė thjesht me Epentezėn, njė dukuri qė Kolec Topalli, nė fq. 386-391 tė kėtij punimi, e pėrshkruan bash si tė tillė qysh nė dokumentimet mė tė vjetra tė shqipes. Ja pra pse fjalėt janė dritė!

Ndokush mund tė mendojė se ky mund i autorit u vlen vetėm historianėve tė gjuhės, etimologėve, apo gjithkujt qė rravgon nė tė tejshkuarėn e shqipes. Nisur njėherėsh nga zhvillimet e gjuhėsisė si shkencė nė vendet pėrreth si dhe ngushtėsisht nga pėrvoja ime vetanake, them me bindje se sot ky punim, ende mė fort se historianėve tė shqipes, u duhet sociolinguistėve tė saj, e mė fort akoma u duhet planifikuesve e hartuesve tė rrathėve normativė tė shqipes. E po aq u duhet edhe didaktėve. Dua madje t'i mėshoj rėndėsisė qė ka ky tekst nė veēanti e pėrgjithėsisht tekste tė tilla nė studimin e Shqipes sė Sotme.

Duke vėzhguar prirjet vetėstrukturuese tė Shqipes sė Sotme, vihen re mjaft shmangie nga rregullat e parashkruara. Po tė vėshtrohen njėanshmėrisht e vetėm nė raport me normėn, njė pjesė e mirė e kėtyre elementeve vėrtet mund tė ngjajnė si Risi (Novacione), porse po tė kėqyren nė panoramėn e gjerė historiko-gjuhėsore, tė ofruar nė detaje nga punime si i Kolec Topallit, kėto shmangie del se janė mirėfilli rishfaqje masive tė elementeve tė pranishme qysh nė shqipen e vjetėr, pra duhen konsideruar si pjesė e evolucionit tė gjuhės, a mė saktė si Konservacione.

Sė kėndejmi pyetja: Si duhet vepruar me Konservacionet, tė cilat janė pjesė e arketipit gjuhėsor tė shqipfolėsit, e nga sa rezulton, kanė mbėrritur tė patjetėrsuara pėrmes shekujsh e megjithė trysninė e ndjeshme tė gjuhės sė shkruar? A do ta llogarisimin koston e madhe qė ka investimi pėr rrafshimin (normimin) e tyre? Po rrezikun mėse tė pritshėm qė kėto forma, pikėrisht se kaq tė qenėsishme e tė qėndrueshme, tė mos rrafshohen por tė bėhen shkak, siē po vihet re, pėr lindjen e vrullshme tė njė morie aberracionesh apo formash hiperkorrekte?
Hiperkorrektizmat - kėto po! - qė e shpien shqipen e shkruar nė nivele gjysmėanalfabete, pasi nuk lindin nga vetė natyra e gjuhės, por nga frika e pėrdoruesve se mos prestigji i mater lingua-s sė tyre ėshtė mė i ulėt se standardi. Frikė nga e cila duhet t'i ēlirojmė shpejt e doemos shqipfolėsit! Pyetje tė tilla - tė cilat lidhen edhe kėto me botėkuptimin, e ky i fundit lidhet me objektin e studimit dhe me metodėn - pyetje tė tilla pra janė shtruar sot pėr zgjidhje para gjuhėsisė shqiptare. Studimi i dijetarit Kolec Topalli ėshtė njė pikė e mirė mbėshtetėse nga ku mund tė zėnė e tė shtjellohen zgjidhjet.
Identifikuar

...........xXx............
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te: