Diamanti, si ēmohet ai
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Tema: Diamanti, si ēmohet ai  (Lexuar 7018 here)
Gladiatori
Moderator
Anetar/e
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 737


Don't fuck with the best !

Respekt: 0

Profili
« : 09/01/08, 05:05 »
0

Diamantėt gjenden nė tė gjitha ngjyrat e ylberit, nga gurėt e ēmuar tė tejdukshėm e pa ngjyrė deri tek ato me ngjyrė tė zezė. Gurėt e ēmuar me ngjyrė tė kuqe dhe tė gjelbėr janė me tė vėrtetė shumė tė rrallė dhe arrijnė ēmimet mė tė larta botėrore.

Ngjyra mė e mirė pėr njė diamant pa ngjyrė ėshtė nė fakt mungesa e ngjyrės. Megjithatė, kėta gurė tė ēmuar janė deri diku tė rrallė dhe shumica (rreth 80 %) e diamantėve tė gjetur janė tė cilėsisė industriale. Ato qė janė tė pėrshtashėm pėr zbukurime dhe bizhuteri (rreth 20 %) kanė pak zverdhim pėr shkak tė pranisė sė sasive tė vogla tė azotit. Pra sa mė i bardhė tė jetė guri i ēmuar aq mė i lartė ėshtė ēmimi i tij dhe sa mė i madh tė jetė diamanti aq mė i madh ėshtė ēmimi pėr karat (ct) tė tij. Pėr ēdo karat (ct) diamant tė pėrgatitur pėr bizhuteri, rreth 250 ton mineral kimberlit, qė pėrmban diamante, duhet nxjerrė nga miniera.

Mėnyrat kryesore tė shkallzimit tė ngjyrimit tė diamantit jepen edhe tė krahasuara njėra me tjetrėn nė tabelėn e mėposhtme. Kėto shkallzime vijnė prej emrave tė qendrave udhėheqėse nė vlersimin e guarve tė ēmuar, tė cilėt janė: Instituti Amerikan i Gurėve tė Ēmuar (GIA, Gemological Institute of America), Shoqata Amerikane e Gurėve tė Ēmuar (AGS, American Gem Society), Konfederata Ndėrkombėtare e Bizhuterive, Argjendarive, Diamanteve dhe Gurėve tė Ēmuar (CIBJO, Confederation International de la Bijouterie, Joaillerie, Orfevrierie des Diamantes, Perles et Pierres).

GIA
 AGS
 CIBJO
 
D
 Pa ngjyrė
 0
 > jashtėzakonisht i bardhė
 
E
 Pa ngjyrė
 1
 jashtėzakonisht i bardhė
 
F
 Pa ngjyrė
 2
 > i bardhė i pazakontė
 
G
 Pothuaj pa ngjyrė
 3
 i bardhė i pazakontė
 
H
 Pothuaj pa ngjyrė
 4
 i bardhė
 
I
 Pothuaj pa ngjyrė
 5
 i bardhė me hije ngjyre
 
J
 Pothuaj pa ngjyrė
 5
 i bardhė me hije ngjyre
 
K
 E zverdhur
 6
 i bardhė i ngjyrosur
 
L
 E zverdhur
 6
 i bardhė i ngjyrosur
 
M
 E zverdhur
 7
 me ngjyrė tė venitur
 
N
 E verdhė shumė e lehtė
 7
 me ngjyrė tė venitur
 
O
 E verdhė shumė e lehtė
 8
 me ngjyrė tė venitur
 
P
 E verdhė shumė e lehtė
 8
 me ngjyrė tė venitur
 
Q
 E verdhė shumė e lehtė
 8
 me ngjyrė tė venitur
 
R
 E verdhė shumė e lehtė
 9
 me ngjyrė tė venitur
 
S
 E verdhė e lehtė
 9
 me ngjyrė tė venitur
 
T
 E verdhė e lehtė
 9
 me ngjyrė tė venitur
 
U
 E verdhė e lehtė
 9
 me ngjyrė tė venitur
 
V
 E verdhė e lehtė
 10
 me ngjyrė tė venitur
 

Fluoresencė do tė thotė dhėnie drite nga njė trup qė bombardohet nga grimca tė atilla si elektronet ose nga rrezatimi. Kėshtu nėse diamanti goditet nga rrezet ultravjollcė do tė shihet njė flakėrim ngjyrė blu prej tij. Fluoresenca e fortė mund ta ulė ēmimin e diamantit ngaqė i jep pamje tė lehtė tė mjegullt, por nė disa raste mund ta ngrejė ngjyrėn me njė shkallė pėr syun e zbuluar ngaqė i jep mė shumė bukuri atij. Fluoresenca ėshtė njė faktor qė varet nga mendimi vetjak se sa ndriēues duhet tė jetė trupi i diamantit nė kushte tė tilla. Mė poshtė jepen shkurtimet dhe kuptimet e tyre nė lidhje me fluoresencėn qė shoqėrojnė raportin vlerėsues tė diamantit:

N, NO, NON - Pa fluoresencė
F, FB, FT, FA - Fluoresencė blu e venitur
SL, SLB, SLT - Fluoresencė e lehtė
M, MO, ME, MD - Fluorescence mesatare
S, ST, STB, STG - Fluoresencė e fortė
E, EX, EXB, EF - Fluoresencė e skajshme

Shumica e diamanteve vlerėsohen nė bazė tė shkallės sė bardhėsisė ose mungesės sė ngjyrės. Thellbėsisht, sa mė e bardhė ose sa mė e qartė tė jetė ngjyra e diamantit, aq mė e rrallė dhe e fortė ėshtė ndjenja pastėrtisė dhe bukurisė sė tij. Nė pėrgjithėsi, ndėrsa sasia e ngjyrės sė verdhė nė gurėt e ēmuar rritet, vlera e diamantit zvoglohet derisa arrihen nė ngjyrat e rralla ku ēmimi hypėn lart pėrsėri. Me pėrafėrsi, pėr njė diamant 1 – 1.5 ct tė rrumbullakėt dhe pa njolla tė brendshme, ēmimi bie 25 % kur lėvizet nga ngjyra D nė atė E, me 10 % mė shumė pėr ēdo shtesė nė shkallėn e ngjyrės (F = - 35 %, G = - 45 %, H = - 55%) dhe me 5 % kur kalohet nga ngjyra H tek ajo I (= - 60%).

Nė lidhje me prerjet, prerja mė popullore e diamantėve ėshtė e ashtėquajtura Prerja e Shkėlqyer qė i ka pėrpjestimet e saj tė paramenduara qė tė arrihet xixėllimi dhe bukuria mė e madhe. Kjo prerje pėrbėhet nga 58 faqe tė krijuara mbi njė diamant tė rrumbullakėt.
Identifikuar

Ndrysho menyren se si mendon dhe do te ndryshosh veten
Gladiatori
Moderator
Anetar/e
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 737


Don't fuck with the best !

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #1 : 09/01/08, 05:05 »
0

Fillimisht, karati ishte njėsia e peshės qė mbėshtetej nė farat e pemės sė karobit (Carob) e pėrdorur prej tregtarėve tė lashtė nė Lindjen e Mesme. Karobi ėshtė njė pemė mesdhetare me frutin si bishtajė (si bizelja) qė ėshtė i ngrėnshėm dhe biles zėvėndėson edhe ēokollatėn.

Tani karati pėrdoret akoma pėr peshėn e gurėve tė ēmuar ku 1 karat (ct) = 200 miligram (1/5 gram), ndėrsa pėr arin pėrdoret si masė e pastėrtisė sė tij ku ari i plotėsisht pastėr ėshtė baras me 24 karat (24 pjesė ar pėr 24 pjesė tė masės). Kur shėnohet i shkurtuar [c] ose [ct] nėnkupton peshėn e gurėve tė ēmuar.

Kur karati shėnohet me shenjėn [k] ose [kt], atėhere ai nėnkupton masėn e pastėrtisė sė arit nė pėrzjerje. Metalet mė tė zakonshėm tė pėrdorur nė pėrzjerjet e arit janė argjendi, bakri, nikeli dhe zinku. Ari me vlerė 14 kt ėshtė 14 pjesė ar dhe 10 pjesė metale tė tjera. Pėrzjerjet mė tė zakonshme tė arit janė 14 kt, 16 kt dhe 18 kt.

Gurėt e ēmuar janė tė matur me tė qindat e karatit dhe njė pikė = 1/100 e karatit. Domethėnė fjalori i pėrdorur nė kėto raste ėshtė pėr shembull: njė gur i ēmuar 0.10 ct vlerėsohet 10 pikė ose 1/10 e njė karati. Gurėt e ēmuar tė vegjėl me vlerė 0.05 ct dhe 0.10 ct zakonisht vlerėsohen sipas pikėve. Njė diamant i rrumbullakėt me pėrpjestime mesatare dhe me vlerė 1 ct e ka diametrin 6.5 mm. Kjo marredhėnie e peshės dhe madhėsisė ėshtė e ndryshme pėr ēdo familje tė guarve tė ēmuar. Pėr shembull, rubini dhe safiri janė qė tė dy mė tė rėndė se diamante (sepse kanė densitet mė tė madh), kėshtu njė rubin ose safir me vlerė 1 ct ėshtė mė i vogėl nė madhėsi se njė diamant 1 ct.





 
Nė fotografi njė punonjės i ankandit tek Sothbai (Sotheby) ėshtė duke mbajtur diamantin mė tė madh pa ngjyrė (ngjyra D) dhe pa ndonjė gabim tė brendshėm. Ky diamant u shit nė ankandin Sothbai nė Gjenevė, Zvicėr, mė 12 Nėndor 2003 me njė vlerė prej 4.25 milion dollarė amerikanė. Ky diamant peshon 103.83 ct dhe ėshtė i pari diamant me formė tė rrumbullakėt qė i kalon 100 ct.
Identifikuar

Ndrysho menyren se si mendon dhe do te ndryshosh veten
Gladiatori
Moderator
Anetar/e
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 737


Don't fuck with the best !

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #2 : 09/01/08, 05:05 »
0

Diamanti ėshtė karboni nė gjendjen e tij mė tė pėrqėndruar. Pėrveē papastėrtive nė sasi gjurme tė elementėve Bor dhe Azot, diamanti ėshtė i pėrbėrė vetėm prej karbonit, domethėnė prej elementit kimik karbon qė ėshtė themelor nė jetė.


Ndėrkohė diamanti me vetitė e tij dallohet dukshėm nga tė afėrtit e tij: mineralet e zakonshme tė grafitit dhe lonsdelitit (lonsdaleite) qė janė tė pėrbėrė po ashtu prej karbonit. Diamanti ka fortėsinė mė tė madhe, ndėrsa grafiti ėshtė tepėr i butė. Diamanti ėshtė i tejdukshėm, kurse grafiti i patejdukshėm dhe me ngjyrė metalike tė zezė. Tė gjitha kėto vijnė pėr shkak tė vendosjes sė veēantė tė atomeve tė karbonit nė ndėrtimin e tij kristalor, gjė qė nė fakt pėrcakton vetitė themelore te ēdo minerali. Njė kristal ėshtė njė trup i ngurtė i formuar nga ndėrlidhja e elementėve ose pėrbėrėsve atomikė sipas njė rregullimi pėrsėritės.

Diamanti ėshtė i mirėnjohur pėr fortėsinė e tij. Me pėrkufizim, fortėsia ėshtė masė e rezistencės sė njė lėnde ndaj gėrvishjes. Diamanti ėshtė lėnda mė e fortė e njohur dhe vetėm njė diamant mund tė gėrvishė njė diamant tjetėr. Nė vitin 1822 austriaku Fridraih Mohs (Fridreich Mohs) krijoi njė shkallė fortėsie qė i shėrbente dallimit tė mineralve. Kjo shkallė fortėsie ndihmon pėr tė vlerėsuar sa i fortė ėshtė njė diamant. Shkalla Mohs rendit 10 minerale ku mineralet mė tė fortė (me numėr mė tė madh) mund tė gėrvishin ato me numėr mė tė vogėl.

Varėsia grafike e numrave tė fortėsisė minerale nga shkalla Mohs dhe atyre tė shkallės Knoop (qė mbėshtetet mbi forcėn e nevojitur pėr tė gėrvishur duke pėrdorur njė diamant) ėshtė treguar nė figurėn e mėposhtme. Siē shihet, kėrcimi nė shkallėn e fortėsisė minerale ėshtė mė i madhi nga korundi (sapiri pa ngjyrė) tek diamanti. Nė fakt, ėshtė e vėshtirė me matur fortėsinė e diamantit, sepse diamanti duhet pėrdorur pėr tė matur fortėsinė e vetes sė tij.
Identifikuar

Ndrysho menyren se si mendon dhe do te ndryshosh veten
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te: