Si tė mbroj kompjuterin nga viruset ?!
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Tema: Si tė mbroj kompjuterin nga viruset ?!  (Lexuar 5010 here)
Gladiatori
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 737


Don't fuck with the best !

Respekt: 0

Profili
« : 09/01/08, 05:05 »
0

Fatkeqesisht disa kompjutera te lexuesve te Rruzullit jane infektuar nga viruset e fundit duke mos qene vete te zotet e kompjutareve ne dijeni mbi kete.

Si mund tė vėrehet kjo ?
Nje lloj virusi qe eshte perhapur kohet e fundit permes e-mail, kur nuk eshte bllokuar ne kohe nga programet antiviruse, futet ne kutine tende postare, kopjon adresat e ruajtura ose edhe adresat prej nga te cilat ke marre ndonje leter elektronike dhe ne emer te tyre dergon nje kopje te vetvetes per ne adresa te tjera.



P.sh. nga kompjuteri i infektuar i dikujt qe ka adresen e revistes Rruzull te ruajtur ne kompjuter ose qe ka marre nje pergjigje prej Rruzullit, virusi mund te dergoje nje leter ne emer te revistes Rruzull me vetveten te bashkangjitur ne leter per tek nje adrese tjeter qe gjendet gjithashtu ne kete kuti postare. Marresit i dikut sikur i ka ardhur nje leter nga Rruzulli. Nese eshte i lidhur ne nje sistem me nje antivirus te instaluar ne server, me te zbuluar virusin, sistemi i dergon nje leter automatike mbrapsh "derguesit te letres", pra Rruzullit (pasi sistemi mendon se ky ishte derguesi) duke e njoftuar se ka derguar nje leter me virus apo me permbajtje te paligjshme. Ne te vertete asnje leter elektronike me virus nuk eshte derguar nga Rruzulli. Dėrguesi i vėrtetė nuk njoftohet dhe nuk arrin tė kuptojė se ėshtė ai qė po e pėrhap virusin pėr sa kohė nuk tė instaluar njė program bllokues tė dėrgimit tė letrave elektronike nė masė apo nė mėnyrė tė pavullnetshme.

Ne po te njejten menyre Rruzullit i vijne letra me kopje te ketij virusi ne emer te adresave te tjera qe gjenden ne kutine postare te personit me kompjuter te infektuar nga virusi duke te lene pershtypjen sikur te gjithe keta individe i kane kompjuterat te infektuara. E verteta mund te mos jete keshtu.


Pra duke u nisur nga ajo se ne kutine postare te Rruzullit vijne me dhjetra letra me viruse ne dite, mund te vij ne perfundimin se disa/shume nga ata qe kane (pasur) kontakt me Rruzullin kane kompjutera te infektuar, por kjo nuk do te thote aspak se infektimi eshte kryer nga kontakti me Rruzullin.


Programe kundėr viruseve
Njė virus kompjuterik ėshtė njė program qė infekton sistemin tėnd operativ dhe nė varėsi tė qėllimit tė krijimit tė tij mund tė dėmtojė tėrė sistemin, pjesė tė tij, programe apo tė pėrgjojė nė forma tė ndryshme, tė pėrdorė kompjuterin tėnd pėr sulme ndaj kompjuterave tė tjerė, serverave si tė Microsoft'it, Nato's etj si dhe tė kryejė veprimtari tė tjera tė paligjshme.
Gjithkush qė zotėron njė kompjuter e ka pėr detyrė tė mbrohet nga viruset dhe pėrgjigjet pėrpara ligjit pėr sulme apo veprimtaritė e paligjshme qė mund tė bėhen nga kompjuteri i tij.


Ndėr programet mė tė sukseshme kundėr viruseve jane Norton Antivirus dhe McAfee. Keto mund te shkarkohen nga Download.com (tek fusha e kerkimit shkruaj emrin e programit) dhe mund te perdoren falas per nje periudhe te caktuar.
Ka edhe programe antiviruse falas si Avast Home Edition apo NOD32 Anti-Virus.
Instalimi i nje program antivirus nė njė kompjuter tė infektuar nga viruse mund tė ēojė nė infektimin e vetė programit antivirus, prandaj ėshtė e kėshillueshme kryerja mė parė tė njė skanimi tė kompjuterit pėrmes njė programi antivirus nga njė cd.


Firewall - muret mbrojtese kunder djegies
Disa mure mbrojtese si Zone Alarm kane nje funksion te ashtuquajtur "E-mail protection" i cili kur eshte aktivizuar mbron kompjuterin tend nga bashkengjitjet (attachments) e nje letre qe mund te jene ne te vertete viruse. Njekohesisht nuk lejon nje virus te dergoje vetveten permes letrave elektronike per ne kompjutera te tjerė.


Lexoje postėn nė rrjet
Njė mėnyrė e sigurtė pėr tė mos u infektuar nga viruse ėshtė leximi i postės nė rrjet, pra jo shkarkimi i saj nė kompjuter. Kjo do tė thotė se duhet tė pėrdorėsh kuti postare tė bazuara nė rrjet (web based e-mail), pra lexoje postėn pėrmes p.sh. Hotmail apo Yahoo tė cilat tė ofrojnė njė kuti postare falas, apo diku tjetėr ku tė ėshtė ofruar njė shėrbim i ngjashėm. Nė kėtė mėnyrė ia lė punėn pėr tė skanuar pėr viruse dikujt tjetėr, shoqėrive tė specializuara pėr kėtė punė.
Hotmail skanon bashkangjitjet (attachments) qė tė vijnė me letrat elektronike dhe nuk i hap ato nėse gjen ndonjė virus nė to. Si Hotmail ashtu edhe Yahoo kanė vėnė nė pėrdorim njė sistem kundėr reklamave tė padėshiruara (antispam) qė mė ka bllokuar nė mėnyrė tė ndjeshme dhe tė kėnaqshme ardhmjen e tyre nė kutinė time elektronike nė Hotmail. Pėr tė mos marrė reklama tė padėshiruara (spam) qė do tė mbushnin kutinė tėnde postare, nuk duhet tė lesh adresėn tėnde elektronike mė kot nėpėr libra pėrshtypjesh apo vende tė ngjashme me kėto, nė internet. Kjo pasi ka robotė elektronikė nė internet qė janė pikėrisht nė kėrkim tė kėtyre adresave, pėr t'u dėrguar mė pas reklama.
PhpNuke, sistemi qė pėrdor edhe Rruzull.net, pėrpiqet pėrmes kodesh t'i mbajė larg kėta robotė djallėzorė por versione tė reja tė tyre dalin pėrditė dhe nuik mund tė them se ėshtė 100% i sigurtė.


Mos pėrdor kuti postare tė bazuara nė kompjuterin tėnd si Outlook, Eudora etj. Kjo do ta ekspozonte drejtpėrdrejtė kompjuterin tėnd ndaj viruseve, dhe mund tė ketė tė tillė qė i shpėtojnė programit tėnd kundėr viruseve.


Mos prano bashkėngjitje
Nuk ka pėrse tė pranosh bashkėngjitje (attachments) nga persona qė nuk i njeh. Unė i fshij letrat me bashkėngjitje nga personat qė nuk i njoh, pa lexuar fare letrėn. Nuk shoh ndonjė arsye qė dikush qė nuk e njoh tė mė dėrgojė p.sh. njė foto, njė shkrim tė shkruar nė pdf, njė video, njė program etj. Ai qė don tė mė dėrgojė ndonjė fill le tė mė lajmėrojė me njė letėr paraardhėse ku tė mė sqarojė pėr ēfarė bėhet fjalė dhe pėrse duhet ta marr patjetėr kėtė bashkėngjitje.
Rruzull.net nuk dėrgon asnjėherė bashkėngjitje (attachments).
Shumė viruse vetėekzekutohen me tė hapur letrėn qė ka si bashkangjitje virusin, pa qenė nevoja tė hapėsh bashkėngjitjen. Viruse tė tjerė vetėekzekutohen edhe pa hapur fare letrėn ku virusi ėshtė bashkėngjitur prandaj pėrsėris se pikėsėpari nuk duhet tė shkarkosh postėn tėnde nė kompjuter. Nėse tė duhet ta bėsh patjetėr, bėje nėn sistemin operativ Linux.


Fshi letrat nė bazė tė titujve
Krijuesit e viruseve apo edhe tė reklamave tė padėshiruara pėrpiqen t'i japin tituj tėrheqės letrave tė tyre qė pėrmbajnė virus. Kėshtu unė fshi pa hapur letrat qė pėrmbajnė tituj diktues tė kėtij lloji nė anglisht: "Important", "Urgent", "Immediate help..", "Read this". Askush perveē teje nuk mund ta dijė se ēfarė ėshtė "e rėndėsishme", "qė nuk pret" apo qė "duhet lexuar".
Disa viruse kopjojnė njė tekst ēfarėdo nga njė letėr qė ndodhet nė kutinė tėnde postare dhe e vėnė si titull. Nė kėtė mėnyrė shohim edhe viruse qė pėrhapen me titull nė shqip (pasi letra nga e cila virusi ka kopjuar ka qenė nė shqip, e njė shqiptari). Titujt e kėtyre letrave janė shpeshherė pa kuptim pasi virusi nuk din shqip Buzeqesh dhe mund tė jetė e shkėputur diku nga mesi i fjalisė.
Si rrjedhim i sa mė sipėr do tė thoja qė tė vendosėsh gjithnjė njė titull me kuptim, qė pėrmbledh nė dy fjalė pėrmbajtjen e letrės apo gjėnė mė kryesore qė ke dashur tė thuash me tė. Kjo hyn edhe tek abc-ja e tė shkruarit tė njė letre dhe tregon qė nė titull nivelin tėnd kulturor.
Shqiptareve u drejtohet me njė titull nė shqip. Titujt e thatė e bajatė nė anglisht si "Hi", "Hello" janė shpesh viruse dhe unė i fshij pa i lexuar mesazhet me tituj tė tillė qė vijnė qoftė nė adresė tė Rruzullit apo tė Botės Letrare.


Ndėrro adresėn elektronike
Nėse sheh qė posta jote tė mbushet pėrplot me reklama tė padėshiruara (spam) dhe letra me viruse atėherė ka ardhur koha tė krijosh njė adresė tė re. Njofto ata me tė cilėt don tė mbash kontaktin, duke u dhėnė adresėn e re.
Shfrytėzoj rastin qė pėrmes kėtij shkrimi tė njoftoj lexuesit e Rruzullit se edhe adresa e deritanishme redaksia(*)rruzull.net do tė fshihet pėr shkak tė pikėrisht kėtyre letrave tė padėshirueshme dhe kontakti mund tė mbahet pėrmes formės Na shkruaj tek blloku Njėsitė.


Shkarkime nga interneti
Njė virus nuk pėrhapet vetėm pėrmes postės elektronike por edhe nėpėrmjet shkarkimesh qė bėn nga interneti pėrmes p.sh. programit Kazaa, ndonėse kėta programe shkarkimi tė ofrojnė deri diku njėfarė mbrojtjeje ndaj viruseve. Ti je nė kėrkim tė qylit - tė njė kopje tė manipuluar (cracked) tė njė programi pėr tė cilin ndryshe duhej tė paguaje - dhe has nė njė fill .exe me emrin e programit nė fjalė dhe nis ta shkarkosh. Virusi mund tė jetė prej vetėm disa kilobyte's dhe ndonėse ti mendon se filli nuk ėshtė shkarkuar i tėri ai nis tė veprojė nė kompjuterin tėnd. Kėto janė viruse tė hedhura nė internet nga vetė shoqėritė qė prodhojnė programet, njė kopje tė manipuluar tė tė cilave je duke kėrkuar.
Ky ėshtė nė tė vėrtetė veprim i paligjshėm qė kryhet nga kėto shoqėri por kush e ka ngenė tė bėj kėrkime pėr tė vėrtetur se vetė shoqėria e ka lėshuar atė virus si dhe askush nuk guxon t'i hedhė nė gjyq kėto shoqėri. Pėr ēfarė t'i padiste ? Qė ka shkarkuar njė program tė manipuluar qė i doli tė ishte virus ?


Nė kėtė mėnyrė ti zė mend, nuk pėrpiqesh mė tė kėrkosh pėr kopje tė manipuluara dhe zgjedh mė mirė tė blesh programin apo tė heqėsh dorė fare.
Unė mund tė thoja qė: ata qė manipulojnė programet (crackers) nuk lėshojnė kopje .exe tė tyre por njė paketė tė ngjeshur tė tipeve .rar apo.zip (apo imazhe cd-sh), brenda tė cilave ndodhet programi, numri i serisė ose njė program qė prodhon automatikisht numra serish apo ndryshe ēelėsit e programit (keygenerator, shkurt keyg.) ose njė kopje e manipuluar e fillit .exe, tė gjitha kėto tė shoqėruara me njė fill tė tipit .nfo apo .txt ku autori i manipulimeve vė firmėn e tij.


Nė varėsi tė shkallės sė rrezikshmėrisė sė virusit, disa viruse mund tė parandalohen, izolohen, shkulen dhe fshihen nga kompjuteri yt nga programet kundėrviruse, por disa tė tjerė tė rrezikshėm e shumta qė mund tė bėhet nga programi antivirus ėshtė izolimi i tyre. Ndoshta freskimi (update) i definicioneve tė programit kundėrvirus mund tė ndihmonte por shpeshherė jo, pra tė mbetet tė formatosh edhe njėherė tė tėrė kompjuterin nga fillimi, veē nė mos...


Pėrdor Linux
Linux'i mė ka shpėtuar disa herė nga virusė tė tillė tė rrezikshėm.
Linux ėshtė njė sistem operativ ashtu si ē'ėshtė Windows, por nė ndryshim nga ky i dyti Linux ėshtė falas. Ka disa lloje shpėrndarjesh Linux'i si Mandrake dhe Red Hat. Mė tepėr mbi Linux'in mund tė gjeni tek Alblinux.


Nė tė njėjtin kompjuter mund tė instalohen dy apo mė tepėr sisteme operative dhe instalimi i Linux pėrkrah Windows ėshtė mėse i kėshillueshėm. Linux njeh Windows nėse ky i fundit ėshtė i formatuar nė formatin FAT. Windows nuk njeh Linux. Meqenėse Linux ka njė mėnyrė tjetėr ndėrtimi, njė program i Windows nuk mund tė ekzekutohet nė Linux, pra as edhe virusi (qė ėshtė nė tė vėrtetė njė program) nuk mund tė bėjė gjė nė Linux.


Kur programi yt kundėrvirusi gjen njė virus tė cilin nuk mund ta heqė, ky tė tregon tė paktėn vendin se ku ndodhet ky virus. Shėno kėtė adresė dhe dil menjėherė nga Windows pėr tė mos i lėnė kohė virusit tė dėmtojė fillet. Pėrmes sistemit operativ Linux mund tė futesh nė dosjet e Windows dhe tė heqėsh fillin e infektuar.
Por mė pėrparė duhet tė kesh ndryshuar formatin e filleve tė Windows nga NTSF nė FAT. Kjo mund tė bėhet pėrmes programe tė posatėshme si Partition Magic, i cili e bėn kėtė ndryshim formati pa fshirė fillet.
Kij parasysh se programet e Windows punojnė pak mė mirė nė formatin NTSF.
Instalimi i Linux'it kėshillohet tė kryhet pas kėtij ndryshimi tė formatit, nė mėnyrė qė Linux tė njohė Windows gjatė instalimit.
Udhėzime mbi instalimin e Linux'it mund tė gjeni tek Alblinux si dhe mund tė shfrytėzoni forumet e kėsaj faqeje pėr tė parashtruar problemet qė ju dalin.


Po pėrmes Linux mund tė futesh nė internet dhe tė shkarkosh postėn tėnde nė kompjuter pa pasur frikė pėr letrat me virus.


Ndaj kompjuterin nė disa drejtori
Pėrmes Partition Magic mund tė bėhet edhe ndarja e kompjuterit nė disa drejtori, p.sh. C dhe D, ku nė C tė mbahet sistemi operativ Windows dhe tė instalohen programet kurse D tė jetė si arkiv, ku tė ruash p.sh. punimet e tua, filmat, muzikėn, fotot etj.
Virusi sulmon dhe infekton sistemin operativ. Nėse njė virus ka sulmuar sistemin operativ Windows, mund tė formatosh drejtorinė C duke fshirė gjithēka qė ndodhet nė tė por jo drejtorinė D ku ke arkivin.
Identifikuar

Ndrysho menyren se si mendon dhe do te ndryshosh veten
red angel
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 1704


nje jet nje dashuri

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #1 : 10/01/08, 12:12 »
0

shume flm per te gjitha, ne fakt nuk kuptohet fare mire si funksionojne anti viruset, dhe shume e drejte qe kohet e fundit me ane te postes elektonike po beht kerdia, porblemi qendron te gjesh antivirusin e duhur i cili perputhet shume mire me marken e pc, dhe me sistemin operativ.

lexova me siper qe norton qenka shume antivirus i mire, atehere para nje viti kisha norton me kushtoi goxha reth 80euro nuk ehste nje shume ekonsiderushme por per nje pc shtepie eshte mire, atehere me norton beja skansionin 1 here ne jave, asnje here nuk me nxirte virus. Derisa per disa gjera perdorja sistemin e perkthimeve te Google, dhe aty nuk me pranonte me sepse pc ime ishte me virus, pas shume skansioneve me norton sme dilte gje, athere ndryshova antivirus, kan po thuajse 6 muaj qe perdor nod 32 kushton 55 euro me ngjan dicka e tille, qe ne momentin e pare qe bera scansionen nxori dhe izoloi me shume se 10 viruse, si ka mundesi qe norton si kishte kuptuar keto viruse?

do doja te dija cfare antivirusi perdorni dhe si funksonon ai???????????????????

ah do te shtoja qe nroton gjithashtu eshte nje nga antiviruset me te rende, sistemi operativ rendohet goxha kur keni norton. ndersa nod32 eshte shume i lehte une ndihem shume mire me te.

flisni me gjate ju lutem. Zgerdhihem
Identifikuar

L\\\\\\\'amore non dą nulla fuorché sé stesso, e non coglie nulla se non da sé stesso. L\\\\\\\'amore non possiede, né vorrebbe essere posseduto poiché l\\\\\\\'amore basta all\\\\\\\'amore.
neril
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 4870


Proud to be me!!!!!

Respekt: +4

Profili
« Pergjigju #2 : 10/01/08, 14:02 »
0

Ne fakt ke te drejte sepse norton me shume sherben per institucionet apo pc me nje memo te madhe sepse nje pc te thjeshte e ngarkon goxha. Une personalisht ne zyre kam norton dhe eshte goxha efikas por ama eshte shume me zarar sepse mund te jete pirat i marre dhe nuk funksionon sic duhet sadoqe mund ta kesh blere origjinal. Ndersa ne shtepi kam je tip tjeter i cili funksionon mire dhe eshte i licensuar normalisht.
Identifikuar

...........xXx............
Owner
Moderator
Anetar/e
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 404


CuN-TiRoNe

Respekt: 0

Profili WWW
« Pergjigju #3 : 10/01/08, 16:04 »
0

Perdorni Kaspersky anti-virus 6.0 edhe cdo gje do jet ne rregull pc e shqiperise nuk i infekton njeri!!
Identifikuar

CuN-TiRoNe
red angel
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 1704


nje jet nje dashuri

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #4 : 10/01/08, 19:07 »
0

Kaspersky e kam tek portatili dhe ky eshte shume i lehte, eshte rus bashke me nod32.
Identifikuar

L\\\\\\\'amore non dą nulla fuorché sé stesso, e non coglie nulla se non da sé stesso. L\\\\\\\'amore non possiede, né vorrebbe essere posseduto poiché l\\\\\\\'amore basta all\\\\\\\'amore.
Gladiatori
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 737


Don't fuck with the best !

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #5 : 12/01/08, 12:12 »
0

O red angel me fal per vonesen ne pergjigje.

Une nuk marr vesh shume nga kompjuterat dhe persa i perket informacionit qe solla e mora nga nje web . rruzull.net

Une per vete perdor symantec, eshte i miri sepse kap shume viruse, nuk me ka lene ndonjehere ne "balte" por ka nje problem se edhe ngadaleson shpejtesine e kompjuterit, sepse edhe windows e merr si virus.
Identifikuar

Ndrysho menyren se si mendon dhe do te ndryshosh veten
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te: