Teoria e Evolucionit

Teoria e Evolucionit

<< < (2/5) > >>

Gladiatori:
Formimi i jetės: Kafsha e parė

Pėr herė tė parė fare, shkencėtarėt besojnė se kanė mbledhur dėshmi tė konsiderueshme qė tė drejtonė tek njė grup i vetėm krijesash kafshore prej tė cilave rrodhėn tė gjithė kafshėt, pėrfshirė edhe njerėzit. Studiues si Cristina Diaz dhe Mitch Sogin mendojnė se ky grup janė sfungjerėt.

Sfungjerėt, anėtarė tė phylum (trungut) Porifera, konsiderohen sot si trungu mė i vjetėr kafshėsh qė jetojnė akoma. Emri Porifera do tė thotė "porepasės" latinisht.

Dikur tė konsideruara si bimė, sfungjerėt nxjerrin nė pah tipare tė veēanta "kafshėrore" -- si qeliza sportive tė shumėfishspecializuara qė punojnė sė bashku dhe komunikojnė me njėra-tjetrėn nė njė mėnyrė tė veēantė kafshėrore. Ata janė kafshėt e vetme tė cilat nėse copėtohen deri nė nivelin e hojėzave tė tyre janė nė gjendje qė nė mėnyrė mrekullore tė ngjisin sėrish vetveten dhe tė kthehen sėrish nė jetė. Kėto krijesa qė nė pamje duken tė pajetė janė gjithashtu pompa tė shkėlqyera qė filtrojnė tonelata me ujė vetėm pėr tė vjelur disa grima ushqimi mikroskopik.






 
Po nga e dimė ne se sfungjerėt janė stėrgjyshėrit tanė ? Ka dalur qė tė gjithė organizmat nė gjenet e tyre bartin tė dhėna mbi historinė e tyre evolucionare -- njė grupazh tė veēantė ndryshimesh tė pėrvetėsuara gjenetike tė pėrcjellura pėrmes brezash tė panumėrt. Ky fakt lejoi Mitch Sogin tė krahasojė dhe ballafaqojė grupazhe tė caktuara diferencash gjenetike ndėr kafshė.


Sogin e kreu zbulimin e tij duke shkėputur DNA nga njė sfungjer dhe hetuar njė gjen tė pėrbashkėt pėr tė gjithė kafshėt. Pas sekuencimit me kujdes tė kėtij gjeni, ai krahasoi sekuencėn e nukleotideve tė tij (tė pėrfaqėsuar nga germa) me atė tė tė njėjtit gjen nė kafshėt e tjera si krimbat, gjitarėt, insektet etj.. Njė ndryshesė e vogėl e kėtij gjeni ndėr grupe tė ndryshme kafshėsh do tė thonte se kėto grupe kanė lidhje tė afėrta ndėrsa ndryshesat e mėdha do tė pėrfaqėsonin njė lidhje mė tė largėt. Pasi i krahasoi tė gjitha grupet, Sogin piketoi njė pemė familjeje tė evolucionit, duke ditur qė kafshėt nė bazėn e pemės do tė ishin stėrgjyshėrit tanė mė tė vjetėr. Ai zbuloi se sfungjerėt me tė vėrtetė, ishin grupi mė bazor qė duhet tė kenė hedhur themelet pėr tėrė jetėn kafshore qė ndoqi. "Sfungjeri ishte kafsha e parė e skicuar gjenetikisht pėr t'u pėrhapur," thotė Sogin. "Tė gjithė kafshėt janė tė bazuara nė tė njėjtėn skicė."

Gladiatori:
Rrymat fetare mohojnė shkencėn bashkėkohore. Para sė gjithash nė SHBA po forcohet gjithnjė e mė tepėr njė lėvizje, pėr tė cilėn njė teori mbi njė histori tė ndėrlikuar zhvillimi tė jetės - Teoria e Evolucionit - nuk vlen dy lekė. Kjo lėvizje bėn propagandė tė madhe mbi krijimin nė mėnyrė tė planifikuar tė jetės, brenda pak ditėsh, nga Krijuesi.

Nė vend tė njė zhvillimi disa miliona vjeēar, njeriu qenka krijuar brenda njė dite tė vetme.



Charles Darwin sharlatan ?

Edhe qeniet e tjera tė gjalla, sipas kėsaj teze fetare, u krijuan sa mbyll e ēel sytė. Pėr shembull trajtat e shumėllojshme tė kandrrave, sipas tyre, nuk janė pasoja tė pėrshtatjes dhe pėrzgjedhjes.
Citate fjalė pėr fjalė nga interpretime tė Biblės apo Kuranit na u dashka tė zėvendėsojnė librin e biologjisė. Tregimi mbi Krijmin e jetės dhe tė botės brenda shtatė ditėve na qenka njė pėrshkrim me pėrpikmėri tė madhe.
Gjysma e amerikanėve janė tė bindur se Teoria e Evolucionit ėshtė shejtanķ dhe se Charles Darwin'i ėshtė njė sharlatan.


Nėse u besohet krijimistėve atėherė Toka u krijua si prodhim i gatshėm para rreth 6 000 vjetėsh. Planeti ynė nuk paska ndryshuar aspak qė nga krijimi, as kontinentet dhe oqeanet. Ndonjė rrjedhė gjeologjike nuk paska pasur. Nė kundėrshtim me njohuritė e shkencave tė Tokės, Alpeve nuk iu deshėn miliona vjet pėr tė marrė trajtėn e sotme por vetėm disa orė. Nė botėn e krijimistėve tė gjithė kafshėt janė krijuar nė tė njėjtėn kohė. Edhe kjo e pambėshtetur nga njohuritė shkencore. Vetė njeriu paska jetuar nė tė njėjtėn kohė me gjigandėt parahistorikė si dinozaurėt.


Fosilet si dėshmitarė tė Pėrmbytjes sė Botės


Por idili nuk zgjati pėrgjithmonė. Banorėt mėkatarė tė Tokės ngjallėn zemėrimin e Krijuesit dhe duhej tė dėnoheshin me njė gjėmė shkretuese. Por po tė interpretojmė fjalė pėr fjalė Biblėn, u arrit tė shpėtohej nga njė ēift prej secilit lloj kafshėsh. Arka e Nuės i paska ofruar shpėtim edhe vetė dinozaurėve, tė cilėt janė mbartur si vezė. Pastaj erdhi Vėrshimi i Ujit. Ky bėri pamėshirshėm kėrdinė dhe ndryshoi pėrgjithmonė faqen e dheut. Vetėm nėn mbrojtjen e Arkės arriti jeta tė ia dalė tejetej. Pėrveē Arkės, gjithēka tjetėr u asgjėsua.


Kėshtu krijimistėt i shpjegojnė fosilet, gjetjet kockore nga kohėt parahistorike; si dėshmitarė tė kėsaj gjėme. Kockat qenkan kthyer nė gurė pėrbrenda 4 000 vjetėsh qė nga Pėrmbytja e Botės. Sipas bindjeve shkencore kjo merr tė paktėn 10 000 vjet, shpesh mė tepėr. Kockat e dinozaurėve, nė thelb dėshmi tė qarta tė evolucionit, shndėrrohen nė dėshmitarė tė Pėrmbytjes sė Botės. Njė skenar qė t'i ngre qimet e kokės pėrpjetė, i cili shpėrfill njohuritė themelore tė gjeologjisė dhe biologjisė. Ajo qė mbetet ėshtė njė bindje armiqėsore ndaj shkencės, e cila duhet ngulitur me tė gjitha mjetet nė kokat e njerėzve.


Manipulime nėpėr shkolla e nė internet


Manipulime nė vend tė shqyrtimeve dhe njohjeve - njė shtjellim qė kishim menduar se e kishim lėnė pas.
Apologjetėt myslimanė pėrpiqen si e si t'u mbushin mendjen njerėzve se si Kurani na qenka shkencė dhe shkojnė deri aty sa thonė se pėr tė bėrė shkencė nuk ėshtė nevoja tė bėsh studime, hulumtime dhe eksperimente por do tė mjaftonte tė studioje Kuranin pasi tė gjitha pėrgjigjet na qenkan aty.
Propaganda e kėsaj lėvizjeje tė re apologjetėsh myslimanė ėshtė pėrhapur mė tė madhe edhe nė atė pjesė tė internetit qė flet shqip. Pėrveēse kanė bėrė plot faqe shqipe nė internet, apologjetėt nuk kanė lėnė vend e kuvend pa u futur, konkretisht kėtu tek revista Rruzull kanė dhėnė njė sėrė pėrgjigjesh nė Kuvendin e revistės si dhe pas shkrimeve qė bien ndesh me botėkuptimin e tyre apo qė nuk u shkojnė pėr shtat, si ē'ėshtė rasti i kėtij shkrimi. Shumė tė tillė nuk ngurojnė tė kėrcėnojnė edhe nė emėr tė Zotit. Kėta apologjetė myslimano-shqiptarė kanė nė dispozicion njė burim jo tė vogėl propagandik shkrimesh tė pėrkthyera nė shqip nga arabishtja apo turqishtja.


Meqėnėse nuk kam mundur tė vėj re akoma ndonjė konflikt tė hapur midis kėsaj lėvizjeje tė re apologjetėsh dhe rrjedhės tradicionale myslimane, nuk di tė them nėse bėhet fjalė pėr ndonjė lėvizje qė kėrkon tė shkėputet nga myslimanizmi tradicional pėr tė krijuar njė degė tė re fetare, nė po tė njėjtėn mėnyrė si protestanizmi. Vlen tė thuhet se lėvizja e apologjetėve myslimanė mund tė sjellė njė pėrparim pėr myslimanin e bindur pasi pėrpiqet tė shpjegojė arritjet shkencore pėrmes Kuranit, pra tė paktėn e njeh myslimanin e bindur me arritjet shkencore. Jashtė kėtij kuadri, ajo pėrbėn njė kėrcėnim pėr qytetėrimin pasi pėrpiqet ta kthejė njerėzimin edhe njėherė nė Mesjetėn e errėt fetare.


Para sė gjithash nė SHBA po shtohet trysnia politike qė krijmizmi tė pranohet gjithnjė e sa mė tepėr nė planin mėsimor tė shkollave. Pėrpjekje tė tilla janė bėrė para pak kohėsh edhe nė Itali ndėrsa nė Gjermani, krijimistėt pėrpiqen tė bėjnė pėrpara pėrmes librash qė janė bėrė gati pėr t'u futur fshehurazi nėpėr shkolla. Ēfarė po ndodhė vallė nė Shqipėri e Kosovė ?


Kemi plot shembuj nga koha e komunizmit nė Shqipėri qė tregojnė se ēfarė ndodh kur njė ideologji kthehet nė ekstremizėm.
Sidoqoftė, nė njė shkrim pasues tė kėsaj teme do tė tregohet njė shembull nga era staliniste qė tregon se ēfarė zhvillimi dramatik mund tė marrin gjėrat kur politika pėrpiqet tė ndikojė pėrfundimet shkencore pėr t'i shfrytėzuar pėr qėllimet e veta.

Gladiatori:
Dėshmi mbi evolucionin


Pėrshtatja e qenieve tė gjalla ndaj rrethanave tė reja ngjet pėrmes luhatjeve nė masėn e trashėgimisė. Kėshtuqė gjenetika mund tė na japė dėshmitė mė tė rėndėsishme pėr Teorinė e Evolucionit.

Para 400 milionė vjetėsh ngjau njė revolucion nė zhvillimin e kėrbishtorėve: Peshqit pushtojnė steren.




Evolucioni i kėrbishtorėve


Ky ishte njė proces qė rrodhi krahasimisht shpejt, pasiqė zgjati vetėm 14 milionė vjet deri nė shfaqjen e amfibėve, prej tė cilėve u mbrujtėn mė vonė zvarranikėt.


Gjetja e njė peshku me kėmbė do tė ishte njė dėshmi tjetėr e Teorisė sė Evolucionit. Gjetjet fosile kanė treguar se ka pasur me tė vėrtetė njė gjendje tė tillė tė ndėrmjetme. Zhvillimi i kėmbėve pati pasoja me ndikim tė gjerė. Tė gjithė kėrbishtorėt qė jetojnė nė stere bartin nė trupat e tyre edhe sot kėtė trashėgimi: Janė katėr gjymtyrė qė nė parim bėjnė pjesė nė strukturėn e tyre trupore.



Balena vrasėse (foto:dpa)
 
Edhe tek balenat dhe delfinėt gjymtyrėt e prapme kanė mbetur si mbeturina tė vogla brenda trupit. Zhvillimi i gjitarėve tė detit nxjerr nė shesh tė papritura tė tjera. Balenat vrasėse janė njė shembulli i mirė mbi se si vepron evolucioni. Balenat vrasėse mbahen si ujqėrit e oqeanit, njė titull qė nuk i takon vetėm pėr shkak tė sjelljeve tė sotme grabitqare por pasiqė stėrgjyshėt e tyre para miliona vjetėsh ishin gjahtarė tė ngjashėm me ujqėrit. Hapėsira e tyre e jetesės u ngushtua gjithnjė e mė tepėr, gjė qė i detyroi kėto kafshė tė ktheheshin pėrsėri nė ujė. Ata iu pėrshtatėn nė pėrgjithėsi jetės nė det dhe mbrujtėn pamjen e tyre tė jashtme tipike.


Ngjashmėri nė lėvizje


Pamja e sotme e balenave vrasėse dhe delfinėve nuk tė lė aspak tė gjesh me mend tė kaluarėn e tyre plot ngjarje. Nė shikim tė parė pamja e tyre e jashtme i ngjan krejt asaj tė njė peshku. Por nė tė vėrtetė ka shumė ndryshim. P.sh. peshqit notojnė ndryshe, ata gjarpėrojnė mespėrmes ujit. Nėse vėzhgojmė lėvizjet e notimit tė delfinit, do tė vihen re ngjashmėri shtangėse nė lėvizje me kafshėt qė jetojnė nė stere, si tek vidra.






Vidėr
Teknika e notimit e vidrės i ngjan asaj tė balenave dhe delfinėve. Nė vend tė gjarpėrimit pėrmes ujit, arrihet tė kryhet lėvizja nėpėrmjet ngritjes dhe uljes sė krejt trupit dhe tė pėrkuljes sė shtyllės kurrizore, njė metodė, tė cilėn e ka ruajtur edhe gjatė zhvendosjes nė stere. Kėtė teknikė e kanė ruajtur gjitarėt e detit qė nga koha qė bėnė hapin prapa pėr brenda nė ujė. Kėshtu, stili i notimit i balenave vrasėse ėshtė njė shembull ndėr shumė, tek i cili mund tė shquhen edhe sot e kėsaj dite gjurmėt e evolucionit.


Molekula e trashėgimisė tregon njė prejardhje tė pėrbashkėt





DNA
 
Ka njė lidhje mė tė qartė qė hallkėzon qeniet e gjalla me njėra-tjetrėn. Kafshėt nga mė tė ndryshmet, bota e madhe e bimėve dhe vetė bakteriet shfaqin njė shenjė dalluese tė prejardhjes sė tyre tė pėrbashkėt nė DNA, molekulėn e trashėgimisė. Pavarėsisht nga qenia e gjallė, nė tė cilėn ndodhet DNA, ajo ėshtė e pėrbėrė gjithnjė nga katėr elementė ndėrtimi. Mėnyra e renditjes sė kėtyre pėrbėrėsve e bėn qenien e gjallė tė jetė ajo qė ėshtė. Ndryshimet mė tė vogla nė kodin gjenetik mund tė sillnin ndryshime tė mėdha nė ndėrtimin trupor tė saj. Nga variacionet e renditjeve tė elementėve tė ndėrtimit ėshtė pėrftuar shumėllojshmėria e jetės. Nėn sundimin e kushteve tė mjedisit morėn trajtė forma jete tė cilat munden tė mbijetojnė nė njė qoshe tė ngrohtė tė Tokės sonė. Sė fundi, edhe njeriu ėshtė prodhim i kėtij evolucioni.


Krijimistėt


Para sė gjithash nė SHBA po forcohet gjithnjė e mė tepėr njė lėvizje, pėr tė cilėn njė teori mbi njė histori tė ndėrlikuar zhvillimi tė jetės si Teoria e Evolucionit nuk vlen dy lekė. Kjo lėvizje bėn propagandė tė madhe mbi krijimin nė mėnyrė tė planifikuar tė jetės, brenda pak ditėsh, nga Krijuesi

Gladiatori:
Evolucioni dhe shumėllojshmėria

Tė kollofisėsh apo tė kollofitesh: jeta ėshtė njė luftė pėr tė mbijetuar. Tė gjitha mundėsitė shfrytėzohen plotėsisht pėr tė gjetur njė qoshe tė ngrohtė qė do tė mundėsonte ekzistencėn e vetė qenies. Ngadhėnjimtar del ai organizėm qė i ėshtė pėrshtatur mė sė miri mjedisit ku jeton.

Por kjo nuk do tė thotė se mbijetesa e individėve mė tė suksesshėm ėshtė e garantuar pėrgjithmonė, pasiqė rrethanat ndryshojnė tėrė kohės.



Pėrshtatja si mundėsi pėr tė fituar

Disa kafshė kanė zhvilluar ndėrkėmbyeshmėri gjithnjė e mė tė efektshme nė mėnyrė qė t'i bėjnė ballė rrugės sė jetės. Kėshtu pilivesa shfrytėzon njėra pas tjetrės dy hapėsira jetike. Pas njė shndėrrimi me themel pilivesa e sapokrijuar del nga krizalida, lė pas hapėsirėn jetike ujė dhe pushton ajrin. As organizmat e tjerė nuk lėnė ndonjė mundėsi shndėrrimi pa e shfrytėzuar. Shumėllojshmėria e natyrės ka pėr shkas pikėrisht kėtė ndryshim tė vazhdueshėm. Pėrftimi i kėsaj begatie jete ka ngjarė pėrgjatė njė kohe tė gjatė. Nga forma krahasimisht tė thjeshta jete janė zhvilluar pėrgjatė njė rrjedhe prej miliona vjetėsh organizma gjithnjė e mė tė ndėrlikuar.




Llojet e kafshėve qė jetojnė sot janė fryt i kėtij evolucioni. Disave iu desh pėrgjatė rrjedhės kohore tė ndryshonin vetėm pak, nė mėnyrė qė t'iu pėrshtateshin kushteve gjithnjė e nė ndryshim. Disa tė tjerė iu nėnshtruan kthesave rrėnjėsore. Po kėshtu edhe njeriu: Zhvillimi nga qenie tė ngjashme me majmunin nė njeri ėshtė pėr ne pa dyshim ngjarja mė mahnitėse e evolucionit. Disa pėrtėritje vendimtare tė dorės dhe tė trurit u dhanė njerėzve tė parė aftėsinė pėr t'i dhėnė vetė formė mjedisit ku jetonin. Kjo i hapi rrugėn shkallares tjetėr - njeriut tė sotėm. Para rreth 150 000 vjetėsh u pėrftuan paraardhėsit tanė tė drejtpėrdrejtė.




Evolucioni


Nocioni evolucion rrjedh nga folja latine evolvere "shpalos, shpėshtjelloj, shpėrdredh, zhvilloj" e pėrbėrė prej fjalėve e°x- 'jashtė (prej)' dhe volve°re 'pėshtjellė, pėrdredhje'.


Vėzhgimet qė hulumtuesi i natyrės Charles Darwin (Darvini 1809 - 1882) i bėri natyrės ēuan nė Teorinė e Evolucionit Biologjik. Ajo thotė se qeniet qė jetojnė sot i janė nėnshtruar njė evolucioni duke e zhvilluar pėrkatėsisht veten nga vetvetja.




Gjenet kyēe si dėshmi


Nė tėrė Tokėn iu desh jetės t'i bėjė ballė sfidave gjithnjė e mė tė reja si dhe t'i pėrshtatet kushteve nga mė tė skajshmet. Kėto ujdisje pėrcaktohen nė fund tė fundit nga ajo qė ėshtė trashėguar nė qeliza, pra nga gjenet. Janė vetėm pak ato gjene qė drejtojnė tė tėrė rrjedhėn, duke qenė pėrgjegjėse pėr zhvillimin e trajtės sė jashtme. Ky parim ndodhet brenda tė gjithė organizmave qė gjenden nė natyrė. Ky ėshtė njė tregues i qartė i njė burimi tė pėrbashkėt tė jetės.





Lemurėt kanė njė gisht tė veēantė tepėr tė hollė 
Nėn sundimin e rrethanave mund tė shfaqen kallupe tė ndryshme trupore. Njė pėrshtatje mahnitėse ėshtė ngulitur nė masėn e trashėgimisė sė njė lloji lemure nga Madagaskari: Dora ka mbrujtur njė mjet ndihmės me rendiment tė lartė pėr tė rrėmuar pėr ushqim. Njė gisht i gjatė e i posaēėm ndėrmerr njė detyrė, e cila pėrmes kėtij sqepi shpie nė lėfyt dhe gjuhė. Me anė tė kėtij gishti mundet t'i bjerė nė gjurmė preut tė tij tė parapėlqyer - vemjeve tė majme - nė brendėsi tė pemėve dhe t'i nxjerrė nga trungu i kėtyre.




Gjenetika mbėshtet Teorinė e Evolucionit


Pėrshtatja e qenieve ndaj rrethanave, si nė rastin e lemureve ngjet pėrmes luhatjeve nė masėn e trashėgimisė. Kėshtuqė gjenetika mund tė na japė dėshmitė mė tė rėndėsishme pėr Teorinė e Evolucionit.

Gladiatori:
Do ju duhet nja 3 dite per ta lexuar, po he se do e mbaroni ndonje dite  :D :D :D :D
Futesh per ta lexuar pa syze dhe del me syze  ;D ;D ;D ;D

Navigation

[0] Message Index

[#] Next page

[*] Previous page