Durresi Antik & Turistik
Sondazh
Pyetje: Si ju duket Durresi & Tema
Mire
Shum mire
Kot fare

Faqe: [1]
  Printo  
Autor Tema: Durresi Antik & Turistik  (Lexuar 14614 here)
dj diamant
Vizitor
« : 16/05/07, 16:04 »
0

Ne brendesi te ktyre fotove jan disa nga antikiteti Durrsak si :
- Amfiteatri, Monedhat te ilireve, Rotonda por dhe durresi ne vite. Gjithashtu dhe do te flas pak per historine e Durresit.

Amfiteatri
I perket shkeullit te 1dhe te 2- te
eres sone.
Amfiteatri i durrsit per nga
madhesia mund te krahasohet me
amfiteatrin e Polas dhe te Pomeut.
Ka forme elipsi dhe nje kapacitet
15 - 20mije spektatore, fakt ky qe
ne menyre indirekte deshmon
numrin e larte te popullsise se
Durresit gjate antikitetit.
Amfiteatri i durresit ka nje
arkitekture te vecante . Duke e
njohur Durresin si zone sizmike, konstruktoret kane
perdorur tekniken e galerive. Nje pjese e shkallareve eshte
ndertuar mbi faqen e kodres, ndersa pjesa tjeter ne fushe,
dikruar nga vete pozicioni i tij. Galerite ashtu si shkallarja
perbejne nje element te vete ndertimit te monumentit.
Teknika e ndertimit te amfiteatrit eshte nje perzierje e
murit me gur duke u alternuar me pese deri ne shtate
rreshta tullash te lidhura me llac.


Rotonda
Forumi bizantin eshte nje monument historik,
ndertimi i te cilit daton shekullin 5.ai eshte
zbuluar keto vitet e fundit dhe te dhenat rreth
tij nuk jane ende te plota. Duke iu referuar te
dhenave te deritanishme, rezulton se deri aty ka
egzistuar shkolla e "grekut", gjurmet e se
ciles jane fshire pothuajse teresisht.
Pershkrimi: te dhenat per kete monument nuk
jane ende te perdunduara, pasi arkeologet jane
duke punuar akoma



“Trashigimia kulturore dhe arkiologjike ne Durres”



(pamje nga disa qytete qe permenden per lashtesin shume vjecare)
Shqiperia, vendi me I vogel I Ballkanit, zoteron nje pasuri te padiskutueshme monumentale, arkeologjike, historike e artistike, si rralle ne vende te tjera, qe I ka bazat e saj rreth 100 mije vjet me pare.
Pjese e kesaj lashtesie dhe historie, eshte edhe qyteti yne Durresi.
Durresi, qyteti me I lashte I qytetit tone, me nje pamje mahnitese, ndodhet jo shume larg nga kryeqyteti I Shqiperise Tirana.
Durresi laget nga ujrat e detit Adriatik ne perendim, ku nje vend te rendesishem ze Porti I Durresit, porti me I madh e me kryesor qe eshte ura lidhese me e fuqishme me perendimin.
Gjiri I Durresit, mbizoterohet nga kodra qe zbresin rrepiret mbi detin Adriatik, dhe qe shtrihen embelsisht deri ne drendesi, aty ku deri ne fillim te shekullit te xx shtrihej moēalishtja e kenetes.
Durresi, mund te krahasohet me qytetet me te medhenj te Msdheut antik e mesjetar, me nje histori rreth 3000 vjeēare.
Histori e cila fillon ketu, ne fund te shetitores Taulantia ne Muzeun Arkiologjik.

Shekujve x – VII para krishtit I perkasin gjurmet me te hershme te gjetura ne territorin e Durresit, ēekanet e sepatat prej guri te lemuar me nje vrime ne mes, I perkasin periudhes se meolitit e bronxit, qe ndodhet ne ate kohe sherben si nje mjet sherbimi ne mungese te monedhave. I njohur me emrin Epidamnus, ai u themelua nga kolonet qe erdhen nga Kointi I Korkyra. Burimet antike te Itrabionit, LIVIOS , APIANIT I artikuojne kolonise greke dy emra : Epidamnus dhe Dyrrachion qe mbeshtetet ne legjenden mitologjike.
Sipas legjendes thuhet :
Mbreti I barbareve te ketij vendi, Epidamni , ndertoi prane detit nje qytet , te cilit I vuri emrin e tij Epidamn. E bija Melisa paska patur nga perrendoria e detit Posedonin, nje femije qe e quajne Dyrrachios , I cili ndertoi prane qytetit nje liman dhe I dha emrin Dyrrah.
Me Dyrrahun , ne luftrat e zhvilluara u bashkuan edhe Herakliu, duke vene si kusht zoterimin e nje pjese te tokes. Thuhet se ne keto beteja Herakliu vrau Dadeshuir te birin e Durrahut. Jonin dhe trupin e te vrarit e hodhi ne det, me qellim qe te behej eponim I ketij te fundit.
Me themelimin e kolonise Helene ne Dyrrah ne vitet 627 para krishtit, u dendesuan mardheniet mes grekeve dhe “Ilireve Taulant” qe popullonin kete rajon me nje ekonomi qe sa vinte dhe zgjerohej.
Gjetjet e Qeramikes “Ilirike” dhe prokoitmikr e vone, ne varret e nekrepoleve arkaike, te gjetur ne kodrat e Dautaj I perkasin dekatave te fundit te shekullit VII para lindjes se krishtit. Kolonizimi solli nje zhvillim te ri te jetes qytetare. Nga zhvillimet arkeologjike, ndertimet e artit arkaik I perkasin modelit grek, e pasqyruar kjo ne muze me amforat e restauruara te qe sherbenin per ruajtjen e vajit, veres, lengjeve te ndryshme si dhe stelet e varreve, ku I vdekuri paraqitet ne profil. Ne vitet 480 deri ne vitet 335 para krishtit, qyteti qeverisej nga institucione politike juridike. Deshmia e artit klasik jane keto stela varresh, qe paraqiten ne menyre me monumentale dhe artistike, ku pervec dekorimeve permbajne dhe emra me germa greke.

Paportet e koloneve greke me Iliret, kane qene gjithmione normale ndermjet dy aristokracive.

Madje dy popullsi perzihen natyrshem, e deshmuar qarte ne keto stela varresh qe permbajne dy emra, emrin e personit dhe fjalen Hajre qe do te thote Lamtumire ne germa greke dhe ilire, te gjetura ne Durres.

Nekropolet e zbuluara ne veri e veri-perendim te qytetit zene nje vend te rendesishem ne periudhen elenistike Ianktuari I Aferdites, kane nje origjine shume te lashte.

Hesiodi e tregon se ishte e lindur nga shkuma e detit. Si atube e perhershem kishte brezin e saj te cuditshem, me te cilen fshihej sekreti I bukurise. Tempulli eshte I mbushur me staueta prej balte te pjekur, qe hidheshin nga grate e sapo martuara.

Gjysmes se dyte te shekullit te IV para krishtit I perket vepra me e shquar e artit Dyrrahas, mozaiku “Bukuroshja e Durresit” .Mozaiku per here te pare u permend nga arkeologu austriak Broshniker. Ai shkruan : “Durrahu eshte nje nga vendet me te lashta te mozaikeve …me vlera te medha artistike, te njohura deri me sote. U zbuluan ne mars 1918. ai njohu nje pjese te ketij mozaiku. Per nje periudhe 40-vjecare mozaiku humbi dhe u rizbulua nga arkeologu shqiptar Vangjel Toci ne lagjen Varosh. Siperfaqja e mozaikut ka trejten e Elipsit me diameter 5 m. Ne qender eshte nje figure e hishme gruaje me nje qendrim monumental, ku dallojme qarte dy dege qe e rrethojne te gjithe portretin. Mozaiku ka nje teknike te vecante perpunimi si I ndertuar me gure te vegjel zalli shumengjyresh, te vendosur mbi nje shtrese llaci. Bukuroshja e Durresit mbahet si mozaiku me I lashte I zbuluar ne evrope dhe sote ruhet ne muzeumin kombetare ne Tirane.

Lidhje midis greqise, Ilirise dhe Italise e tregon Dyrrahu si nje qender te madhe tregatre, e pasqyruar nga keto anfora, ku format e tyre me maje e tregon qarte zhvillimin e trensportit ne kete periudhe.

Mbreteresha Ilire, Teuta, Ben perpjekje per te vene nen kontroll Dyrrahun, qe po shkeputej nga varsia e shtetit ilir. Paqja e vitit 228 parakrishtit e shnderroi qytetin ne protektorat romak dhe me vone ne nje province me qender Dyrrahun.

Vija Egantia, eshte rruga me e rendesishme qe lidhte bregdetin e Ilirise se jugut me lindje, si vazhdim I rruges Aia ne Itali, qe I perket viteve 146 – 120 para krishtit. U ndertua nen drejtimin e prokonsullit te Maqedonise Eganatius qe I vuri emrin e tij. Traseja miste nga Dyrrahu dhe Apollonia, perms lugines se lumit Shkumbin, ne brgjet e Ohrit, ne Thesaloniki dhe perfundonte ne Bizant. Deshmia e se ciles eshte ky gur miliar.

Dyrrahu ka terhequr vemendjen e mjaft udhetareve, e Cicerovev, njeri prej te cileve ka shkruar:




Rruga qe lidhte Romen me Lindjen u restaurua nen perandorine e trajanit, kur u ndertuan termat, ujsjellsi e anfiteatri.

Permirsimi I jetes ne qytetet roman, solli si nevoje perhepjen e termave, sipas nje tradite shekullore te lindur ne Itali rreth shekullit te I-II pas krishtit.

Termat perbehen nga komplekse sallash, dhe indiaktesh te ndryshme, dhomat e zhveshjes pishine e ftohte, dhe sale e ngrohte.

Ne Durres termat jane zbuluar ne vitet 1960 dhe gjenden ne themelet e pallatit te kultures “Aleksander Moisiu”. Gjurmet paraqesin nje dysheme te thjeshte te shtruar me pllaka katrore bardhe e zi.

Germimet e bera rreze mureve te keshtjelles, kane nxjerre ne drite rrenojat e nje anfiteatri te madh, I vetmi I ketij lloi ne shqiperi, nder me te medhnjte e botes antike.



Amfiteatri I Durresit krahasohet me amfiteatrot e pompei, sirakuzes, polast e Nimas dhe eshte shfrytesuar per ndeshje gladiatoresh per afro II shekuj; me diameter 136 m, lartesi 20 m, me kapacitet 15000 – 20000 spektatore.

Ka nje arkitekture te vecante: nje pjese e shkallarja eshte ndertuar ne koder dhe pjesa tjeter ne fushe.
Galerite dhe shkallarja perbejne nje element te rendesishem ne drejtimin dhe funksionimin e anfiteatrit. Ku qendronin kafshet e egra para se te niste luftimi. Tek pika e ndertimit te anfiteatrit eshte nje perzierje e murit me gure, duke u alternuar me 5-7 rreshta tulla te lidhura me llac. Vende-vende dallohen pllaka guresh kuadrik, dhe ne galerite e brendshme, ka disa kauore ne dimensione te vogla, ku vendoseshin kandil vaji per te ndricuar.

Ne shekullin e X pas krishtit u ndaluan ndeshjet e Gladiatoreve dhe anfiteatri nisi te brektisej. Ne mjediset e tij u ndertua nje kapele, kushtuar Martirit te pare Shen Stefanit. Karakteristike eshte mozaiku mural I kesj kapele I vetmi I ketij lloi ne Shqiperi I punuar me gure kubike polikron. Jane gjetur edhe keto objekte gjate germimeve ne anfiteater.

Ky gur pjekje, I gjetur ne afersi te muzeut arkeologjik I perket shekullit te pare pas krishtit. Eshte I ndertuar prej qeramike, perdoret per pjekjen e anforave, qeramikes, I marre pjese – pjese I restauruar ne muze.

Dyrrahu, duke qene porti me I madh I Adriatikut lindor, qender tregtare, vend qe terhiqte vemendjen e udhetareve, mori nje zhvillim te madh edhe ne shekullin e II pas krishtit. Keto podhime qelqi tregojne per nje nivel te larte jetese.

Romaket kane qene te vecante ne menyren e paraqitjes se objekteve. Jane gjetur stela varresh me gure gelqerore, relieve qe paraqesin personazhe mitologjike, sarkofoge dhe skluptura ne paraqitje realiste. Shekullit te II – III pas krishtit I perkasin fitoret trofe te romakeve te paraqitura me ane te ketyre stelave. Statuja e perendorit me Kuarce I perket Neronit dhe ze nje vend te rendesishem ne muze.


Vecanerisht e lulezuar eshte vleresuar periudha e sundimit te perandorit Anastasi I pare, ne kapercyell te shekujve te V – VI I cili kishte prejardhje Durresake. Ai e perforcoi qytetin e tij me mure mbrojtese shume te fuqishme te rindertuar me pas nga Justivi e
Justiviani. Duke e transformuar ne nje nga fortifikatat me te fuqishme te ballkanit perendimor.

Kronistja Ana Komnena shkruan : “muri I kalase se Durresit mbahet dhe mbeshtetet ne pirgje. Keto pirgje ngrihen rreth qytetit ne nje lartesi prej 11 kembesh dhe mbi te kalojne krah njeri tjeterit 4 kalores”.
Muri rrethues eshte ndertuar me tulla te lidhura me llac te forte gelqereje. Karakteristike eshte sistemi I kullave te vendosura 60 – 65 m. larg njera-tjeters, me lartesi 18m, ne forme katerkendore 8-kendore e te rrumbullketa.
Kullat kishin 3 kate te ndara me dysheme druri. Kati I pare sherbente si depo, kati I dyte I paisur me fragji dhe kati I trete me bedena, ku vepronin ushtaret hesgtar.

Periudha e antikitetit te vone ishte koha e intensifikimit te lidhjeve tregtare me mjaft provinca e qytete te tjera te mesdheut. Forumi bizantin ose shesh-tregu eshte zbuluar ne vitin 1987 dhe I peket shekullit te IV – VII. Monumenti eshte kompozuar ne formen e nje portiku rrethor I shtruar me plllaka mermeri dhe I rrethuar me nje kolonade me diameter 40m. I paisur me mjedise tregtimi ku jane organizuar panaire dhe pazare. Ne kohen e perandorit Anstas qyteti mori tiaret e nje qyteti tipik bizantino-kristian. Bashkesia e pare kristiane eshte ngritur rreth viteve 58 pas krishtit.

Sipas kronikaneve osmane kostandinopoja e dyte “Dyrrahu” u pushtua nga turqit ne vitin 1501. ketu filloi edhe perhapja e fese islame ne Durres. Ne 1502 u ndertua xhamia Fatih.

Ne periudhen e pushtimit Italian u bene disa ndertime, sistemimi I portit, ndertimi I bankes, I bashkise, disa ndertesa banimi qe e lane gati te paprekur gjendjen dhe pamjen e qytetit te meparshem.

Ne muzeun arkeologjik nje vend te rendesishemze dhe thesari I qytetit, I gjetur ne vitin 1941, nga greminat qe po benin disa ushtare italiane per ndertimin e nje traseje. U zbuluan 4000 monedha argjendi 3 anfora e bizhteri. Ne hollin qendror te muzeut ndodhet edhe zbulimi I fundit I bere ne qytetin tone ne vitin 2003 ne Kinama “Iliria” qe pasqyron perendeshen e tokes e cila mbron dy femije, te ulur ne prerin dhe fruta per te treguar miresine e tokes.

Muzeu historic kombetar : Gjergj Kastrioti ne Kruje.
Kruja, qyteti qe u be simboli I luftes kunder turqeve permendet per kalane me te lavdishme e me me ze te kombit shqipetar. Kalaja ngrihet ne nje koder shkembore ne te djethte te qytetit te krujes. E ngritur ne shekullin e V – IV para krishtit ka trajte eliptike me perimeter 800 m. Brenda kalase ka shume ndertime te vjetra si dhe muzeu I heroit tone kombetare Skenderbeut. Ne kembet e kalase ndodhet pazari I Krujes.

Te gjithe keto e mbiemersuan Durresin, qutet te mrekullueshem, lulishte e Adriatikut, ēeles te Ballkanit,m duke shprehur ne kete menyre jo nje pershtypje siperfaqesore euforike, por nje te vertete kulturore e historike, e cila prźt shume vizitore.



























Identifikuar
dj diamant
Vizitor
« Pergjigju #1 : 16/05/07, 16:04 »
0





























Identifikuar
dj diamant
Vizitor
« Pergjigju #2 : 16/05/07, 16:04 »
0










































Identifikuar
dj diamant
Vizitor
« Pergjigju #3 : 16/05/07, 16:04 »
0

Ne fotot e  meposhteme do te dalloni qarte prodhimet qe dalin dga industrrite qe jan ne Durres.


















Identifikuar
dj diamant
Vizitor
« Pergjigju #4 : 16/05/07, 16:04 »
0

Fotot ne vijim durresi ne vite.




















Identifikuar
dj diamant
Vizitor
« Pergjigju #5 : 16/05/07, 16:04 »
0
















Identifikuar
dj diamant
Vizitor
« Pergjigju #6 : 16/05/07, 16:04 »
0













Identifikuar
dj diamant
Vizitor
« Pergjigju #7 : 16/05/07, 17:05 »
0












Identifikuar
dj diamant
Vizitor
« Pergjigju #8 : 16/05/07, 17:05 »
0

Tek fotot e meposhtme tregohen disa nga vlerat artistike & Arkeologjike qe jan zbuluar
ne gerrmimet ne durres.Po ashtu dallohet dhe kalaja e durresit, torra, etj ..











Identifikuar
dj diamant
Vizitor
« Pergjigju #9 : 16/05/07, 17:05 »
0














Identifikuar
dj diamant
Vizitor
« Pergjigju #10 : 06/08/07, 15:03 »
0


Zbulime mahnitėse nė Amfiteatrin e Durrėsit

Jetė artistike
mbi amfiteatėr
Thuajse ka pėrfunduar veprimtaria pėr projektin e restaurimit
dhe rifunksionalizimit tė amfiteatrit, vepėr e Fakultetit tė Arkitekturės
sė Parmės nė kuadėr tė projektit Interlink me Universitetin
Politeknik tė Tiranės. Amfiteatri antik i Durrėsit mund tė
shfrytėzohet si arenė shfaqjesh, ndėrsa galeritė e tij mund tė kthehen
nė njė muze tė vogėl, me shumė vlera. Projekti tashmė ėshtė
bėrė publik jo vetėm pėr institucionet shqiptare, por edhe gjatė
veprimtarisė "Pranvera italiane-Arti i tė jetuarit dhe i krijimtarisė",
qė pėrfundoi nė kryeqytetin e Japonisė nė qershor tė kėtij viti..Dr.
Ghiretti tha dje se projekti parashikon krijimin e njė hapėsire pėr
shfaqjet mbi arenėn e amfiteatrit, qė do tė mirėpresė rreth 1500
spektatorė njėherazi. Skena do tė ngrihet me struktura tė lehta nė tė
njėjtin shesh, pranė galerisė veriore, ndėrsa pėrveē hyrjeve dhe daljeve
aktuale, do tė shtohen edhe kalimet e kontrolluara nga bulevardi
kryesor i qytetit pranė bashkisė. Prof. Sara Santoro theksoi, se
misioni i pėrbashkėt arkeologjik, nė kuadėr tė projektit "Durrėsi"
dhe zbulimet e rėndėsishme ,tashmė duhen shoqėruar me veprime
konkrete nga ana e pushtetit vendor nė Durrės, pėr lirimin e
zonės sė arenės nga dy banesa, tė cilat pengojnė gėrmimet e mėtejshme
arkeologjike, si dhe zbatimin e projekteve tė ardhshme


Misioni i katėrt
arkeologjik nė
Amfiteatrin e
Durrėsit, ka
nxjerrė nė dritė, disa zbulime
tė reja mahnitėse. Pas gjashtė
javė gėrmimesh tė pėrbashkėta
tė arkeologėve shqiptarė
dhe atyre italianė, tė drejtuara
nga Misioni Arkeologjik
i Universitetit tė Parmės dhe
nga Instituti Arkeologjik nė
Tiranė nė bashkėpunim me
Institutin Kombėtar tė Monumenteve,
arrihet njė zbulim
i ri arkeologjik nė Durrės. Pas
njė njoftimi tė shkurtėr ditėn
e zbulimit, arkeologėt rrėfejnė
historinė e plotė tė viktimave
tė tėrmetit qė goditi
Durrėsin nė vitin 1273. Bashkėdrejtuesja
e misionit, prof.
Sara Santoro, thontė se nėn
pallatin mesjetar, qė u gjet
vitin e kaluar
mbi amfiteatėr,
janė
zbuluar godina
dhe varre
tė tjerė.
Sipas Santoros,
gėrmimet
kanė
nxjerrė nė
dritė pamjet
dramatike tė
pasojave tė
tėrmetit tė
vitit 1273, qė
shkatėrroi
qytetin dhe
vrau njė numėr
tė madh
banorėsh.
Prof. Santoro
tha se krijoi
shumė
e m o c i o n
zbulimi i katėr
viktimave
tė kėtij
tėrmeti (njė
burrė, njė grua,
njė fėmijė
dhe njė i ri
) mes rrėnojave
tė pallatit
tė bukur,
i cili ishte
ndėrtuar
nė fillim tė
shek. XII nė
pjesėn jugore
tė amfiteatrit.
Santoro
shpjegon se
poshtė kėsaj
ndėrtese kanė
dalė mure
tė tjera, qė
i pėrkasin
godinave tė
mėparshme
tė shek. XXI,
ndėrsa
nė harqet dhe nė shkallėt e
galerive jugore tė amfiteatrit,
janė zbuluar disa varre tė
shek. V pas Krishtit, me skelete
dhe me simbole kristiane.
Prof. Afrim Hoti, bashkėdrejtues
i kėtij misioni, thotė
se kėshtu po sqarohet historia
shekullore qė e transformoi
kėtė monument tė madh,
nė njė lagje tė qytetit bizantin,
duke kaluar mė parė nė
njė fazė tė braktisjes dhe tė
shfrytėzimit, si varrezė dhe
pėr qėllime fetare, e mė pas
njė ripėrdorimi tė saj me
funksione banimi apo tregtare
brenda rrethit tė mureve
tė qytetit. Gjatė fushatės sė
fundit tė gėrmimeve, e cila ka
filluar mė 24 qershor dhe pėrfundon
sot, janė gjetur shumė
materiale qeramike, tė cilat
po studiohen nga arkeologėt
shqiptarė. Janė zbuluar monedha
dhe metale, mes tė
cilave njė varėse e njė prej viktimave
tė tėrmetit. Mbi kockat
njerėzore dhe ato tė kafshėve
po kryhen testime
shumė tė thelluara pėr tė patur
informacione mbi ushqimin
dhe mbi gjendjen shėndetėsore
tė banorėve tė lashtė
tė Durrėsit.
Kėto hetime u janė besuar
ekipeve italiane me famė
ndėrkombėtare, tė cilat kanė
zėvendėsuar njėra -tjetrėn nė
gėrmimet e kėtyre javėve.
Gėrmimet pėrfshijnė 1200
metra katrorė. Nė gjashtė javėt
e fushatės sė katėrt tė misionit
qė vazhdon rregullisht
qė nga viti 2004 ,ėshtė punuar
nė njė sipėrfaqe prej 1200
metra katrorė dhe janė larguar
450 metra kub dhera.
Tashmė thellėsia e gėrmimit
ka arritur nė 2.6 metra duke krijuar
mundėsinė pėr tė shijuar
disa nga pjesėt e panjohura mė
parė, kryesisht tė periudhės bizantine
dhe
asaj antike tė
vonė.
Rreth 65
p u n o n j ė s
janė pėrfshirė
nė realizimin
e kėtij
gėrmimi, qė
kėtė vit ėshtė
financuar
nga Qeveria
italiane, nga
Universiteti i
Parmės dhe
nga UNDP
ART GOLD
me njė shumė
tė pėrgjithshme
prej
afro 42 mijė
euro. Gėrmimet
janė mbėshtetur
nga Ministria
e Kulturės
dhe nga
Instituti i
Arkeologjisė
nė Tiranė.
Ky ėshtė kantieri
i parė i
arkeologjisė
urbane sistematike

Shqipėri. Po
aplikohen
teknikat mė
tė pėrparuara
tė kėrkimeve
dhe dokumentacioni
plotėsisht
i informatizuar.
Mikrogravimetria,
gjeosizmika,
gjeoradari,
termoluminishenca
e qeramikės
dhe xhamit,
datimet
me radiokarbon, analiza e izotopeve
tė kockave, hetimet
petrografike, gjeoarkeologjike,
fotoplanet dhe rikonstruksioni
tredimensional, tė realizuar
nė kėto gjashtė javė, do
tė furnizojnė me informacione
tė reja dhe tė panumėrta
mbi kėtė monument tė
madh gjithė tė interesuarit.
Identifikuar
۩۞۩
Moderator/e Global/e
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 8164


Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #11 : 13/10/07, 19:07 »
0

dj ke harruar kete ku shkon shpesh  Shkel Syrin       blue star
Identifikuar

ik bo cicin
dj diamant
Vizitor
« Pergjigju #12 : 13/10/07, 23:11 »
0

E ke siper tek foto po ti kontrrollosh mire Shkel Syrin
Identifikuar
dj diamant
Vizitor
« Pergjigju #13 : 01/03/08, 23:11 »
0

Durres currila


Universiteti


Bar restorant Brryli
Identifikuar
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te: