Filozofia e Aristotelit
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Tema: Filozofia e Aristotelit  (Lexuar 12850 here)
SiLenT, Silence, LIV3 By Th3 Gun, HORROR, Silence, PsYchO
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 74


Respekt: 0

Profili
« : 14/01/08, 22:10 »
0

ARISTOTELI




ARISTOTELI , filozof grek (384-322 p.e.r.). Lindi nė Stagirė tė Trakisė, nxėnės i Platonit. Me ftesėn e mbretit tė Maqedonisė Filipit bėhet mėsues dhe edukator i Aleksandrit (qė mė vonė u quajt i Madh). Nė kohėn kur Aleksandri filloi pushtimet e veta jashtė Evropės, Aristoteli u kthye nė



Athinė dhe kėtu, duke ligjėruar nė Lice, shkroi veprat kryesore tė tij. Ėshtė themelues i shkollės peripatetike nė Athinė. I akuzuar pėr ateizėm ikėn nga Athina nė Haleks («qė athinasit pėr herė tė dytė tė mos e fyejnė filozofinė»), ku sė shpejti edhe vdes.



Aristoteli hyn nė radhėn e filozofėve mė tė mėdhenj tė tė gjitha kohėve. Ėshtė mendja sintetike mė e rėndėsishme dhe nė pėrgjithėsi gjeniu mė i gjithanshėm i antikės. Duke rishqyrtuar nė mėnyrė kritike filozofinė e mėsuesit tė vet Platonit, ai sistematikisht zhvilloi nė njė sėrė veprash kapitale filozofinė e re origjinale dhe grumbulloi njėkohėsisht nė mėnyrė enciklopedike tė gjitha rezultatet e rėndėsishme tė filozofisė sė vjetėr greke dhe tė shkencave tė veēanta. Tė gjitha fushat deri atėherė tė njohura si dhe njė sėrė fushash tė reja tė aktivitetit mendor dhe tė njohurive njerėzore tė disiplinave filozofike (logjika, metafizika, fizika, psikologjia, etika, politika, astronomia, meteorologjia, zoologjia, poetika e tjera) janė objekt i hulumtimeve gjeniale tė Aristotelit.



Logjika e Aristotelit me disa teza tė veta themelore ka ruajtur vlerėn e vet dhe deri sot ajo merret si model pėr themelimin e logjikės elemetare, kėshtu qė edhe Kanti mundi tė vėrtetonte se si logjika e Aristotelit mori njė formė aq tė pėrsosur saqė pas saj nuk ka mundur tė bėjė njė hap pėrpara, as nuk ka qenė e detyruar tė bėjė njė hap prapa. Logjika e tij, nė radhė tė parė, shqyrton ēėshtjet lidhur me nocionet, gjykimet (deklaratat, fjalitė), pėrfundimet dhe argumentet. Nocionet janė esencė ose formė e sendit, njohja e tė cilit ėshtė qėllim themelor i tė menduarit. Nocionet mė tė larta tė gjinisė, qė pėrfshijnė nė vėte tė gjitha nocionet tjera janė kategoritė. Kategori tė tilla, sipas Aristotelit ka dhjetė: substanca, kuantiteti, kualiteti, relacioni, vendi, koha, pozita, posedimi, veprimi dhe durimi. Nė veprat logjike tė Aristotelit (tė grumbulluara mė vonė nga nxėnėsit e tij me titull Organon) janė shqyrtuar hollėsisht dhe jashtėzakonisht nė mėnyrė ekzakte edhe disa probleme logjike fundamentale si janė parimet e tė menduarit, induksioni dhe deduksioni, pėrkufizimi, teoria e silogjizmave, argumentimi, gabimet logjike etj.



Aristoteli konsideron se ekzistojnė tri parime tė pėrgjitshme tė tė menduarit: Parimi i identitetit, parimi i kontradiksionit dhe parimi i pėrjashtimit tė sė tretės. Kushdo qė dėshiron tė mendojė nė mėnyrė konsekuente nuk mund tė mendojė nė kundėrshtim me kuptimin e kėtyre tri parimeve, sepse kėto nuk janė farė zbulimesh rasti, por vlejnė pėr vetė njėmendėsinė. Pėrveē shpjegimit tė hollėsishėm tė teori-sė sė silogjizmit kategorik-asertorik (ēka konsiderohet kontribut mė i madh i tij nė logjikė), nė veprat e tij e gjejmė edhe logjikėn shumė tė ndėrlikuar modale si dhe fillimet e shumė teorive logjike tė mėvonshme. Dhe ndonėse Aristoteli nė themel pėrpunoi parimet e logjikės rreptėsisht formale, prapėseprapė ai nuk i ndau nė mėnyrė abstrakte format e tė menduarit tė logjikshėm dhe tė drejtė nga vetė qenia. Pėr tė p.sh. edhe kategoritė janė jo vetėm predikatet mė tė pėrgjithshme tė tė menduarit por njėkohėsisht edhe pėrcaktimet mė tė pėrgjithshme tė ēdo gjėje ekzistuese. Logjika pėr A. nuk ėshtė ndonjė qėllim i vetvetes dhe nuk merret me abstraksione boshe, me for-ma «tė kulluara» tė mendimit, por niset nga sendi real dhe e studion ashtu si shprehet nė tė menduarit. Lidhur me ketė, Aristoteli nė Hermeneutikė tregon se theniet e gjykimit janė nė raport tė njėjtė sikurse sendet nė njėmendėsi, kėshtu qė lidhja e nocioneve ėshtė tregues i lidhjeve tė vetė sendeve. Ndonėse fillimet e logjikės, madje edhe tė zgjidhjes sė ēėshtjeve tė caktuara logjike mund t'i kėrkojmė edhe te Sokrati e Platoni, prapėseprapė, Aristoteli pėrgjithėsisht konsiderohet themelues i logjikės si disiplinė e veēahtė. «Filozofia e parė» (ose mė vonė e quajtur metafizikė pėr arsye se nė pėrmbledhjen e veprave tė tij ėshtė «pas fizikės») studion parimet e fundme, mė tė larta dhe mė tė pėrgjithshme tė ēdo gjėje ekzistuese, andaj ėshtė mė-sim mbi shkakun e parė, mbi qenien nė pėrgjithėsi. Shkencat e veēanta studiojnė aspektin e caktuar tė qėnies, por jo edhe qenien nė vetvete. Prandaj, sipas Aristotelit, duhet tė ekzistojė shkenca e cila duhet tė merret me parimet qė janė themel pėr tėrė kuptimin dhe njohjen e tė gjitha pėrcaktimeve tė veēanta. Pikėrisht kėto parime i studion metafizika ose filozofia e parė, kėshtu qė objekt i saj i studimit ėshtė materia, forma, shkaku i lėvizjes, qėllimi i ekzistimit e tė tjera. Kjo disiplinė ėshtė njėkohėsisht edhe mė e vėshtira, sepse ėshtė mė abstraktja, por me vetė kėtė fakt ajo ėshtė edhe shkenca mė ekzakte. Shumė teza metafizike tė Aristotelit provojnė tendencėn realiste-materialiste me tė cilėn iu kundėrvu botės sė ideve tė Platonit, duke konsideruar se idetė janė imanente pėr vetė sendet dhe jo modele transcendentale tė sendeve. Me njė varg argumentesh bindėse dhe spirituoze A. nė pėrgjithėsi i hedh poshtė bazat e doktrinės sė Platonit mbi idetė. Do tė duhej tė kishte mė shumė ide sesa sėnde tė veēanta meqė do tė duhej tė ekzistonin idetė edhe mbi marrėdhėniet e tyre; do tė duhej tė ekzistonin idetė e drobitjes, kurse kjo ėshtė nė kundėrshtim me vetė pėrkufizimin e idesė; si mund tė ekzistojė veēmas substanca dhe ajo nga e cila pėrbėhet substanca; nė qoftė se nė tė gjitha idetė qėndron burimi i lėvizjes, atėherė edhe ato lėvizin, ndėrsa nėse nuk lėvizin, prej nga atėherė lėvizja e tė tjera.



Nė njėmendėsi, sipas Aristotelit, ekzistojnė vetėm sendet e veēanta, vetėm kėto pėrbėjnė substancėn e parė. E pėrgjithshmja nuk ekziston pranė ose mbi sendet por nė to. Nocionet e pėrgjithshme (gjenerike), qė shprehin cilėsitė e pėrbashkėta tė sendeve tė veēanta vetėm janė substanca tė rendit tė dytė. Mirėpo edhe e veēanta ekziston pikėrisht aq sa realizohet nė tė e pėrgjithshmja. Sepse nė qoftė se pėrveē sendeve tė veēanta nuk ekziston kurrgjė, atėherė nuk ekziston asgjė qė do tė mund tė arrihej vetėm me njohje, por tėrė kuptimi do tė varej nga perceptimi ndijor. Dhe ne nė mėnyrė ndijore njėmend, pėr shembull,. nuk vėrejmė se ekziston ndonjė shtėpi nė pėrgjithėsi pranė shtėpive tė veēanta. Mirėpo sendet e veēanta megjithatė manifestojnė unitetin e tyre, dhe kategoritė e mendjes, tė cilat tregojnė pėr kėtė, njėkohėsisht reflektojnė raportet objektive tė vetė sendeve. Substanca bėn unitetin e tė veēantes dhe tė pėrgjithshmes dhe sė kėtejmi (nė «Metafizikė» 1,3) ajo «pėrse» reduktohet nė nocion, sepse ajo qė ėshtė vetėm ėshtė ngaqė nė tė realizohet e pėrgjithshmja. Mirėpo pėr ta njohur tė veēanten dhe pėr tė folur pėr tė mendueshėm, nevojitet tė theksohen katėr shkaqe: materia, forma, shkaku i lėvizjes dhe qėllimi.



Forma (morfė) me materien e pazhdukur (hyle) pėrbėjnė tėrė ekzistimin. Ndėrkaq, materia e pa kurrfarė forme nuk ekziston nė njėmendėsi (por vetėm nė mendime). Qėllimisht lėvizja paraqitet nė faktin se forma zhvillohet gjithnjė mė shumė nė llogari tė materiales, deri te mbarimi nė «formė tė formės», nė tė menduarit e kulluar qė ka vetėm veten pėr objekt tė vet. Materia e pacaktuar ėshtė vetėm mundėsi e sendit, potencialitet, ndėrsa forma ėshtė aktualitet, realizim. Mirėpo kundėrshtia ndėrmjet formės dhe materies gjithmonė ėshtė relative. Ajo qė ėshtė ndaj diēkahit tė papėrkryer forma, ndaj diēkahit tė pėrkryer ėshtė materia. Guri i pėrpunuar, pėr shembull, ėshtė formė ndaj gurit qė gjendet nė mal, qė nuk ėshtė i pėrpunuar, por ėshtė materie ndaj gurit qė ėshtė murosur nė shtėpi. Realizimi i mundėsisė, kalimi dhe zhvillimi i formės nga materia bazohet nė lėvizje. Ēdo lėvizje, ndėrkaq, domethėnė ajo qė lėviz, supozon atė qė e vė nė lėvizje, dhe kėshtu nė fund e supozon njė shkak tė fundit, shkakun e palėvizshėm. Tė gjitha sendet ndryshojnė, mirėpo duhet tė ekzistojė edhe diēka qė ėshtė shkak i ndryshimit. Ky shtytės i parė, qė duhet tė jetė i palėvizshėm dhe sė kėtejmi vetėm njė, ėshtė formė e kulluar pa materie, akt i kulluar (actus parus), qenie jomateriale, mė e pėrsosur, hyjni.



Meqė lėnda e metafizikės ėshtė jomaterialja, qenia e amshueshme, atėherė edhe lėnda e fizikės sė Aristotelit ėshtė ajo qė lėviz, domethėnė qenia materiale. Sipas Aristotelit ekzistojnė katėr lloje tė lėvizjes: lėvizja substanciale (domethėnė ekzistimi dhe shkatėrrimi), kuantitative (rritja dhe rėnia), kualitative (shndėrrimi i njė materie nė tjetrėn) dhe lėvizja hapėsinore (dornethėnė ndryshimi i vendit). Hapėsira e pakufi ekziston vetėm potencialisht (pėr shembull nė numėrimin) por jo aktualisht, njėmendsisht. Lėvizja nė hapėsirė ėshtė e vazhdueshme, e amshueshme, kurse vetėm qeniet e veēanta krijohen dhe zhduken.



Nė veprėn e tij «Mbi shpirtin» A. theksoi se njeriu nuk mund ta njohė botėn e jashtme sikur tė mos kishte shpirtin. Pastaj as ndijat nuk mund tė pėrceptojnė kurrgjė nė qoftė se nuk i kanė para vetes objektet e jashtme. Nė psikologjinė e Aristotelit ose nė shkencėn mbi shpirtin dominon mendimi se vetė shpirti ėshtė i palėvizshėm, mirėpo njėkohėsisht ai vė nė lėvizje trupin si formė dhe qėllim tė tij tė brendshėm dhe substancial, ai ėshtė «entelehia e parė» e tij, parim i jetės dhe i organizimit. Ekzistojnė tri lloje tė shpirtit: shpirti vegjetativ (qė konsiston nė aftėsinė e tė ushqyerit dhe tė shumimit), pastaj shpirti animal (qė ka edhe aftėsinė e sensibilitetit ndijor dhe tė vetėlėvizjes nė hapėsirė) dhe sė fundi shpirti njerėzor (qė ka aftėsinė e tė menduarit, arsyen, mendjen). Mendja pasive, qė ėshtė e lidhur me aspektin material ėshtė tabelė e zbrazėt (tabula rasa), mbi tė cilėn ndijat regjistrojnė thjeshtėsisht atė qė pranojnė. Kjo mendje ėshtė kaluese sikurse edhe individėt, ndėrsa mendja aktive ėshtė e pavdekshme. Fryma aktive nė shpirtin njerėzor, fryma qė krijon format, qė bėn ēdo gjė (dhe jo qė pranon nė mėnyrė pasive) dhe qė i vėren drejtpėrdrejt tė vėrtetat mė tė larta, ėshtė me origjinė hyjnore.



Nė parimet etike tė tij, A. i kundėrvihet rigorizmit idealist tė Platonit dhe virtytin e pėrkufizon si mes ndėrmjet dy ekstremeve (pėr shembull pavarėsia dhe dinjiteti i frymės ėshtė mes ndėrmjet kryelartėsisė dhe vetėpėruljes). Pos virtyteve etike (qė kanė karakter tė vullnetshėm), A. analizoi edhe tė ashtuquajturat virtyte dianoetike (virtytet intelektuale si ėshtė pėr shembull menēuria). Pikėpamjes sė Sokratit dhe tė Platonit se ne vazhdimisht dėshirojmė medoemos tė mirėn, A. kundėrvė pohimin se shtytėsit dhe instinktet njerėzore, pėr tė arritur tė mirėn, duhet vazhdimisht tė drejtohen nga konkluzionet e arsyes dhe se vetvetiu nuk duhet tė jenė medoemos tė mirė. Nė shqyrtimin e njohur mbi nocionin e miqėsisė, Aristoteli theksoi tri lloje tė miqėsisė: miqėsinė e dobishme, tė kėndshme dhe tė virtytshme.



Dhe derisa e para manifestohet mė shpesh tė njerėzit e vjetėr, e dyta te tė rinjtė, e treta, miqėsia e vėrtetė nė tė cilėn miku pėrqafohet pėr shkak tė vetė atij, ėshtė karakteristike pėr moshėn e pjekur tė mashkullit. Realist dhe racionalist, A. nė etikė ėshtė edhe pėrfaqėsues i imanentizmit, domethėnė i tezės se nga vetė njeriu varet se a do tė bėhet i lumtur ose jo, a do tė bėhet i virtytshėm apo shpirtlig.



Pikėpamjet politike dhe sociale tė Aristotelit themelohen nė tezėn se njeriu ėshtė pėr nga natyra qenie shoqėrore, politike (zoon politikon). Pas analizės sė hollėsishme tė formacioneve politike (monarkisė, oligarkisė, demokracisė e tjera), Aristoteli nxjerr pėrfundimin se rregullimi mė i mirė ėshtė republika demokratike e matur. Nė shqyrtimet e veta politike dhe shoqėrore ai megjithatė e ruan nė dimensionin tė plotė institucionin e skllavėrisė, duke konsideruar se skllevėrit janė tė domosdoshėm pėr jetėn e «njerėzve tė vėrtetė», domethėnė pėr pjesėtarėt e qytetarėve tė lirė. Ndėrkaq, pėr Aristotelin, pėrsosuria e shtetit nuk bazohet nė aspektin teorik, por para sė gjithash, nė atė empirik. Me fjalė tė tjera, ai konsideron se dėshmi e vėrtetė pėr atė nėse shteti ėshtė rregulluar mirė qėndron, para sė gjithash, nė faktin se «populli me vullnetin e vet mbetet nė kėtė rregullim shtetėror», domethėnė se nuk ka shpėrthyer kurrfarė «kryengritjeje qė meriton tė pėrmendet» as nuk ka pasur tirani dhe keqpėrdorim tė pushtetit.



Nė Poetikėn e njohur tė tij, Aristoteli pėrkundėr Platonit, ēmon lart krijimtarinė e vėrtetė artistike tė kohės sė tij sidomos autorėt e mėdhenj tė tragjedive greke Eskilin, Sofokliun dhe Euripidin) dhe konsideron se vlera e plotė e krijimtarisė artistike dramatike shprehet nė katarsėn e cila pastron dhe fisnikon shpirtin e shikuesit. Arti qė tregon atė qė ka mundur tė ndodhė (pra, qė ka gjasė se ka ndodhur), ėshtė «mė i rėndėsishėm pėr tė se historia qė tregon vetėm pėr atė qė njėmend ka ndodhur. Lidhur me kėtė, A. tregon ligjėsitė e veēanta tė sferės estetike tė cilat janė tė pavarura nga njėmendė-sia historike, kėshtu qė shumė interpretues (E. Grasi p.sh.) konsiderojnė se, pėrkundėr Platonit qė pohonte lidhjen e ngushtė tė artit me realitetin politik, Aristoteli ėshtė themelues i estetikės si shkencė mbi njė veprimtari njerėzore tė veēantė dhe autonome qė ka normat dhe ligjsitė imanente. Nga Aristoteli rrjedhin edhe normat mbi tri unitetet klasike tė tragjedisė greke (uniteti i vendit, i kohės dhe i veprimit) mbi tė cilat mė vonė u bėnė polemika tė ashpra ndėrmjet teoricienėve francezė dhe gjermanė (Lesingu pėr shembull konsideronte se Aristoteli theksonte vetėm nevojėn pėr unitetin e veprimit, ndėrsa unitetet e kohės dhe tė vendit janė tė kushtėzuara vetėm nga mundėsitė teknike tė skenės sė atėhershme greke). Klasik ėshtė edhe pėrkufizimi i tij i tragjedisė mbi tė cilin u shkruan studime dhe monografi tė shumta; «Tragjedia ėshtė imitim i veprimit serioz dhe tė kryer qė ka madhėsi tė caktuar, me tė folur qė ėshtė elegant dhe i veēantė pėr secilin lloj nė pjesėt e veēanta, nė personat qė veprojnė dhe nuk rrėfejnė, ndėrsa duke shkaktuar dhimbsuri dhe frikė kryen pastrimin e afekteve tė tilla». Shkallėn mė tė lartė tė mėshirės e nxitin ato ngjarje nė tė cilat miku i ka bėrė keq mikut, ndėrsa mė mirė zhvillohet ai veprim tragjik kur vepra bėhet nga mungesa e diturisė, domethė-nė nė qoftė se faji nė tragjedi ėshtė pikėrisht faj pa faj. Rruga e analizės sė veprave artistike e Aristotelit dhe, para sė gjithash, e njė sėrė veprimeve dramatike tė kohės sė tij, niset nga kėto vepra kah pėrfundimet e pėrgjithshme teorike. Andaj Poetika e Aristotelit edhe sot mbetet model pėr ata estetė dhe sidomos pėr teoricienėt dramatikė qė kėrkojnė burimet e normave estetike nė vetė artin.



Me gjithė njoskonsekuencat dhe kundėrthėniet e veta, konstruksionet teologjike dhe idealiste, vepra filozofike madhėshtore e Aristotelit ėshtė e pashoqe nė tėrė antikėn jo vetėm pėr nga zgjidhjet e thella, aspekti sistematik dhe gjithanshmėria e paraqitjes sė disiplinave tė veēanta, por, para sė gjithash, pėr nga shtruarja e njė serė ēėshtjeve fundamentale filozofike, tė cilat pikėrisht si ēėshtje janė edhe sot aktuale dhe paraqesin vlerė tė pėrhershme tė trashėgimit mendor botėror.



Veprat: veprat e Aristotelit mund tė ndahen nė veprat egzoterike, (kushtuar publikut tė gjerė) dhe ezoterike ose akroanetike (tė brendshme, pėrkatėsisht vepra pėr tė dėgjuar). Veprat e para egzoterike, qė me siguri u shkruan nė formė dialogėsh, nuk janė ruajtur. Gjithashtu nuk janė ruajtur as tė gjitha veprat ezoterike, ndėrsa tė ruajturat mund tė ndahen nė kėto grupe: i.Veprat logjike tė pėrmbledhura sė bashku me titullin O r g a n o n (domethėnė vegėl), qė pėrmban kėto vepra: Mbi kategoritė, Mbi interpretimin, Analitika e parė, Analitika e dytė, Topika dhe Mbi pėrgėnjeshtrimet sofistike. 2. Veprat nga fusha e shkencave natyrore: Fizika, 8 libra; Mbi qiellin, 41ibra; Mbi ekzis-tencėn dhe mbi zhdukjen, 2 libra; Mbi shpirtin si dhe di-sa vepra tė tjera qė nuk janė relevante ( M eteoro1ogjia , Shtazė-r i a e tjera) ose veprat autenticiteti i tė cilave nuk ėshtė vėrtetuar. 3. Vepra metafizike ėshtė Metafizika (ose filozofia e parė e cila sipas renditjes nė anuarin e Andronikut u quajt kėshtu), 14 libra 4. Veprat etike: E t i ka e NikomakutlO libra (u quajt sipas Nikomakut, tė birit tė Aristotelit); Etika e Eudemit, 7 libra (u quajt sipas Eudemit nga Rodosi, nxėnės i Aristotelit); Etika e m a d h e , 2 libra (ekstrakt nga dy veprat e para, por mė shumė nga vepra e dytė); Mbi virtytet dhe m b i v e s e t (pėr tė cilėn nuk dihet a ėshtė autentike); 5. Prej veprave politike mė e rėndėsishmja ėshtė P o 1 i t i k a (8 libra, e pakryer) dhe Kushtetutat shtetėrore (Politike, 158 libra nė tė cilėt paraqiti kushtetutat e 158 shteteve 6. Veprat retorike: R e t o r i k a , 3 libra (mirėpo pėr autencitetin e 3 librave dyshohet). Poetika (e cila me siguri ka 2 libra, mirėpo nuk ėshtė ruajtur nė tėrėsi). Tė gjitha veprat e rėndėsishme filozofike tė Aristotelit (pėrveē Fizikės) janė pėrkthyer edhe nė kroatishte.

Enciklopedia Agimi
« Ndryshimi I Fundit: 19/01/08, 13:01 nga SiLenT » Identifikuar
Gladiatori
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 737


Don't fuck with the best !

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #1 : 18/01/08, 06:06 »
0

Aristoteli ka dhene kontribut te jashtezakonshem ne filozofi dhe shume shkenca te tjera. Thenia e tij me e rendesishme qe ka cuar perendimin para dhe bazohen shume shkenca eshte: C'do gje ka nje shkak. Per c'do pasoje ka nje ose disa shkaqe. Mendimi ose Baza e Shkences.
Identifikuar

Ndrysho menyren se si mendon dhe do te ndryshosh veten
Mystica
üBeR aLLeS :D
Administrator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 7887


cogito, ergo sum

Respekt: 0

Profili WWW
« Pergjigju #2 : 19/01/08, 12:12 »
0

Silent te lutem permend burimin e Informacionit.
Identifikuar

~Po u zgjove ne mengjes dhe nuk e pe diellin ,ose dielli je ti, ose ti ke vdekur~
Mystica
üBeR aLLeS :D
Administrator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 7887


cogito, ergo sum

Respekt: 0

Profili WWW
« Pergjigju #3 : 19/01/08, 12:12 »
0

~~~ E pyetėn Aristotelin:
- Ēfarė fiton kur mendohesh?
- Qė tė mos jesh kreditor kur thua tė vėrtetėn.

~~~I dituri Aristotel shpesh thoshte:
- O miqtė e mi, nuk ka miq!

~~~Dikush i tha Aristotelit se disa miq tė tij flisnin keq pėr tė mbrapa krahėve. Aristoteli i tha mikut:
- Qė flasin keq pėr mua nė mungesėn time nuk ka asnjė rėndėsi, se nė mungesė pranoj edhe tė rrahin.

~~~ Njė llafazan foli e foli pa pushuar pėr mė shumė se njė orė pėrpara Aristotelit. Kur mbaroi sė foluri, e pyeti Aristotelin:
- Nuk tė habit gjithė kjo elokuencė?
- Pėr njė gjė habitem! Ne qė kishim veshė pėr tė dėgjuar dhe kėmbė pėr tė ikur, si nuk i vumė ato nė punė?

~~~ Njė fjalėshumė po fliste me Aristotelin dhe nuk dinte tė pushonte. Meqenėse Aristoteli nuk po e ndiqte fare nė bisedė, ai i tha:
- Ndoshta po tė mėrzit me kėto gjėra qė tė them dhe qė nuk tė interesojnė, sepse tė pengojnė nė mendimet e tua tė mėdha.
- Oh, jo, - u pėrgjigj Aristoteli, - mund tė vazhdosh sepse sa mė shumė qė ti flet, aq mė pak tė dėgjoj unė.


Encilopedia Agimi

Identifikuar

~Po u zgjove ne mengjes dhe nuk e pe diellin ,ose dielli je ti, ose ti ke vdekur~
SiLenT, Silence, LIV3 By Th3 Gun, HORROR, Silence, PsYchO
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 74


Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #4 : 19/01/08, 13:01 »
0

Mos harroni se Aristoteli ishte mesuesi i Aleksandrit te maqedonise qe me vone u quajt edhe i madh. Mesimet qe mori nga Aristoteli e bene ate njeriun me te madh te kohes se tij.
Identifikuar
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te: