William Shekspir
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Tema: William Shekspir  (Lexuar 25166 here)
Madam Butterfly
SuperGirl!...
Moderator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 15053


Lost inside your love!

Respekt: +7

Profili
« : 17/05/07, 08:08 »
0

Eduard de Ver i njohur me emrin William Shekspir 1550 1604

Nė kohėn kur u shkrua biografia e parė e Shekspirit, nė vitin 1709, ata qė dinin tė vėrtetėn, tashmė kishin vdekur, ndėrsa miti pėr autorėsinė e Shekspirit nga Stratford-on-Ejvn ishte forcuar.
Dramaturgu dhe poeti i madh anglez, Uilliam Shekspir, nė pėrgjithėsi ėshtė njohur si shkrimtari mė i madh i tė gjitha kohėrave. Pėr identitetin e tij ka shumė thashetheme, qė do t’i shohim mė poshtė, ndėrsa talentin dhe arritjet asnjėri nuk ia ka vėnė nė dyshim.Shekspiri shkroi sė paku 36 drama, 154 sonete tė veēanta dhe disa poezi. Midis dramave janė: “Hamleti”, “Makbethi”, “Mbreti Lir”, “Jul Ēezari”, “Othello”, etj. Dijet shkencore mund tė ndikojnė vendosmėrisht nė jetėn ekonomike dhe politike, po nė tė njėjtėn kohė ndikojnė edhe nė besimet fetare, bindjet filozofike, zhvillimin e krijimtarisė etj.Nė vlerėsimin e rėndėsisė sė Shekspirit, mund tė kemi parasysh faktin se, nė qoftė se nuk do tė kishte lindur ai, nuk do tė ekzistonte as vepra e tij, gjė qė ėshtė e njėjtė edhe pėr ēdo krijues tjetėr. Megjithatė, ky faktor nuk ėshtė i njė rėndėsie tė veēantė, ku vlerėsojmė ndikimin e krijuesve mė pak tė njohur. Edhe pse shkruante nė anglisht, Shekspiri, me plot kuptimin e fjalės, ėshtė shkrimtar i pėrbotshėm; gjuha angleze nuk ėshtė universale, por ėshtė mė afėr universalitetit nga gjuhėt e tjera. Veē kėsaj, dramat e Shekspirit janė pėrkthyer, lexohen dhe luhen nė gjithė botėn.Ekzistojnė mjaft autorė popullorė, veprat e tė cilėve janė kritikuar rėndė nga disa kritikė letrarė. Njė gjė e tillė, praktikisht pėr veprat e Shekspirit nuk ka ndodhur; krijimtaria e tij sa vjen e vlerėsohet gjithnjė e mė shumė, si nga kritikėt letrarė, ashtu dhe nga masat e gjera tė popullsisė. Breza e breza dramaturgėsh i kanė studiuar veprat e tij dhe janė pėrpjekur tė arrijnė dinjitetin e tij letrar. Shumica e dokumenteve pohojnė se Uilliam Shekspir ėshtė pseudonimi i grofit XVII nga Oksfordi, Eduard de Ver, ndėrsa Uilliam Shekspir (Shakspere, Shakspeyr, Shagspere ose Shaksbere, emėr i shkruar gjithnjė pa e pas gėrmės sė parė, pėr shkak se dėgjohet si a e shkurtėr), ėshtė emri i njė tregtari tė suksesshėm, tė cilin puna e ēoi nė Londėr, por qė s’ka pasur asnjė lidhje me teatrin e aq mė pak, me tė shkruarit e dramave. Nė anglisht, Shekspiri shkruhet Shakespeare (fjalė mė e aftė: Shejkspia).Nė pėrgjithėsi nuk pohojmė qė De Veri t’i ketė shkruar veprat e tij me emrin Shekspir. Gjatė kohės sė vet Shekspiri nuk njihej si autor i dramave dhe asnjėherė nuk ka pasur pretendime tė tilla. Ideja, qė Shekspiri ėshtė dramaturgu i madh Uilliam Shekspir, doli nė vitin 1623, shtatė vjet pas vdekjes sė tregtarit Shekspir, kur u botuan fashikujt e parė tė veprave tė Shekspirit. Botuesit kanė pėrfshirė nė to njė parathėnie, ku aludohej (po nuk thuhet) se autori i atyre veprave ishte njė njeri nga Stradford-on-Ejvn.Qė tė kuptohet pamundėsia e tė qenit tė Shekspirit si dramaturg, duhet njohur, sė pari, versioni i pėrgjithshėm i pranuar i biografisė sė Shekspirit.I ati i Shekspirit, Xhon, dikur shumė i pasur, ra nė njė situatė tė vėshtirė dhe i vogli Uilliam u detyrua tė rritej nė varfėri. Pėrballė kėsaj, ai u shkollua nė shkollėn klasike tė Stradfordit, ku u njoh me letėrsinė klasike dhe gjuhėn latine. Por, nė fillim tė vitit 1950, ai ishte nė Londėr si njė anėtar i njė trupe aktorėsh. Uilliami ishte njė aktor shumė i mirė, por kohėn mė tepėr e kalonte duke shkruar drama apo poezi. Nė vitin 1598, vlerėsohej si shkrimtari mė i madh anglez i tė gjitha kohėrave. Uilliami qėndroi nė Londėr gati 20 vjet, kohė gjatė sė cilės shkroi 36 drama, 154 sonete dhe disa poezi. Pas disa vitesh u bė aq i pasur, sa arriti tė blejė njė shtėpi tė shtrenjtė nė Stratford. .Nė vitin 1612, nė moshėn 48 vjeēare, krejt papritur ndaloi sė shkruari dhe u kthye pėr sė dyti tek e shoqja, nė Stratford. Aty vdiq, nė prill tė vitit 1616 dhe u varros nė oborrin e kishės. Edhe pse varri nuk mban emrin e tij, jo shumė vonė, nė murin e afėrt ėshtė ngritur njė pėrmendore e tij. Tri javė para vdekjes, ai shkroi testamentin, ku pothuajse gjithė pasurinė ia linte vajzės sė madhe, Suzanės. Ajo dhe pasardhėsit e saj jetuan nė shtėpinė e mirė nė Stratford, deri sa vdiq edhe anėtari i fundit i gjinisė, nė vitin 1870.Nuk ka dokumente ose tė dhėna qė tė vėrtetojnė se Shekspiri ka mėsuar nė shkollėn klasike tė Stratfordit. Nuk ka tė dhėna as nga bashkėnxėnės dhe as nga mėsues qė t’i kenė dhėnė mėsim shkrimtarit tė madh. Veē kėsaj, me asnjė tė dhėnė nuk argumentohet tė qenit e tij si aktor.
Nė kundėrshtim me kėto, nė shikim tė parė, versioni i parė pranohet si i vėrtetė. Por, me njė studim mė tė detajuar, evidentohen menjėherė pasaktėsira, shfaqen dyshime.Problemi i parė, i pohuar edhe nga shumė biografė tė “besuar”, ėshtė fakti se nė dorė kemi informacione tė pakta pėr jetėn e Shekspirit, mė pak se sa mund tė pritej pėr njė figurė tė tillė tė shquar. Ai, sė paku, nuk jetoi nė njė shtet tė prapambetur, apo nė njė epokė tė ngrysur, por jetoi nė Anglinė e mbretėreshės Elisabet dhe nė epokėn e lulėzimit, kur kishte shtypshkronja, kur mjeti pėr tė shkruar ishte mall i zakonshėm dhe kur shumė njerėz dinin tė shkruanin dhe tė lexonin. Kuptohet qė dokumentet humbasin, por nga ajo kohė kanė mbetur miliona dokumente origjinale.
Pėr 20 vjetėt (1592-1612) e qėndrimit tė dramaturgut tė madh nė Londėr, ne nuk gjejmė asnjė shėnim, qė dikush ta ketė parė nė skenė apo tė ketė biseduar me tė pėr poezinė; a tė ketė shkruar sė bashku me tė apo tė jenė takuar nė rrugė ose nė shėtitje. I vetmi argument sqarues ėshtė se autori ka shfrytėzuar me sukses pseudonimin Uilliam Shekspir pėr tė fshehur identitetin e tij. Ata, qė e kanė takuar, nuk e kanė ditur qė ai tė ketė qenė dramaturgu i madh, Uilliam Shekspiri. Sido qė tė jetė, Shekspiri, emri i tė cilit ėshtė aq i ngjashėm, nuk mund tė fshihej pas njė pseudonimi tė tillė.Njė moskuptim mė i madh i versionit zyrtar ėshtė dhe sjellja e qytetit tė lindjes ndaj Shekspirit. Nė qoftė se Shekspiri ishte aktor i shkėlqyer dhe dramaturgu mė i madh i Anglisė, si ėshtė e mundur qė asnjėri tė mos e dinte kėtė? Dhe akoma mė e ēuditshme ėshtė, kur kujtojmė se ai u largua nga Statfordi i varfėr dhe u kthye i pasur, ndryshim qė, sido qė tė jetė, do tė provokonte dashurinė e miqve dhe tė familiarėve. E vėrteta ėshtė se, gjatė gjithė jetės sė tij, asnjė nga miqtė, tė afėrmit, madje edhe tė familjes, nuk flisnin pėr Shekspirin si aktor, dramaturg apo si krijues nė pėrgjithėsi.Por ēfarė mund tė thuhet pėr dorėshkrimet e dramave tė shkruara me dorėn e vetė Shekspirit? Padyshim, ato duhet tė tregonin se kush ėshtė autori. Nga sa gjykohet prej dokumenteve ekzistuese, del se Shekspiri jo vetėm qė nuk ėshtė autori, por ai ka qenė gjysmė analfabet ose analfabet i plotė. Prindėrit, gruaja dhe fėmijėt e Shekspirit kanė qenė analfabetė. Patjetėr qė njeriu nuk i zgjedh prindėrit dhe fėmijėt. Bashkėudhėtarėt e jetės zgjidhen sipas cilėsive tė tjera dhe jo sipas arsimimit. Por, nga ana tjetėr, ėshtė e pabesueshme qė njeriu, qė ndriēoi botėn duke shkruar, t’i linte vajzat e veta pa shkollė?! Nė qoftė se Shekspiri ishte Shekspiri, ky do tė jetė rasti i vetėm nė histori qė njė shkrimtar kaq i madh ti lėrė fėmijėt e tij pa shkollė.Mbetet problem edhe testamenti i Shekspirit: Ekziston origjinali qė pėrbėhet nga tri faqe, ku nė mėnyrė tė hollėsishme shėnohet pasuria dhe njė varg kėrkesash tė tjera, ndėrsa nuk shėnohet asgjė pėr poezitė, dramat, pėr pjesėt e pambaruara apo pėr tė drejtat e autorit. Asgjė nuk shėnohet pėr ndonjė libėr personal apo dokument. Nuk shėnohet as se kujt do t’ia linte dramat e pabotuara (qė deri atėherė ishin rreth 20 tė tilla) ose nė pėrgjithėsi, tėrė ato qė kishte shkruar, drama apo poezi. Ky ėshtė testamenti i njė njeriu tė paarsimuar, madje, edhe i njė tregtari pa shkollė fare.Sipas nesh, dokumentet e ekspozuara janė tė mjaftueshme dhe nuk duhen tė dhėna tė tjera pėr tė vėrtetuar se Shekspiri nuk ėshtė dramaturgu i madh dhe se Uilliam Shekspiri ėshtė pseudonim i pėrdorur pėr tė fshehur identitetin e autorit tė vėrtetė. Ka edhe dokumente tė tjera tė tėrthorta qė pohojnė se Shekspiri nuk ėshtė autori i dramave tė sipėrpėrmendura, por ato nuk janė vėrtetuar.Pėr shembull, thuhet shpesh se shumica e dramaturgėve dhe romancierėve nė veprat e tyre trajtojnė ngjarje nga jeta e tyre. Jo rrallė, ato janė edhe tė dhėnat kryesore qė mund tė shpien deri te biografia e Shekspirit.Edhe njė argument tjetėr: Me veprat qė ka shkruar, shkrimtari Uilliam Shekspir duket qė ishte njeri shumė i arsimuar. Tė shohim vetėm pasurinė e pabesueshme tė fjalorit qė ka pėrdorur nė to (shumė mė i pasur nga fjalori i dramaturgėve tė tjerė), njohjen e gjuhės frėnge dhe latine, shfrytėzimin e saktė tė terminologjisė ligjore dhe njohjet e shumta nga fusha e letėrsisė klasike. Nga ana tjetėr, tė gjithė janė tė tė njėjtit mendim, qė Shekspiri, jo vetėm qė nuk ka shkelur nė universitet, por ėshtė shumė e dyshimtė qė tė ketė vazhduar edhe gjimnazin. Ka edhe mjaft elementė tė tjerė tė jetės sė Shekspirit qė nuk pėrputhen nė asnjė mėnyrė me hipotezėn qė ai tė ketė qenė shkrimtari Uilliam Shekspir. Kjo mund tė argumentohet edhe me shumė faqe tė tjera, por lexuesi i interesuar, kėto hollėsi mund t’i gjejė nė librin e Ēarlton Odbergut, me titullim “Enigmatiku Uilliam Shekspir”. Sidoqoftė, biografėt “e vėrtetė” kanė dhėnė sqarime hipotetike pėr tė gjitha problemet e shtruara mė lart. Ndonjė nga kėto sqarime edhe mund tė mos qėndrojė, pavarėsisht se nė vetvete mund tė jetė i mundur. Pėr shembull, a ėshtė e mundur qė njė njeri, i cili pėrpiqet t’i ruajė letrat qė ka marrė nga personalitete tė njohura, ta zėmė nga Shekspiri dhe rastėsisht t’i humbasin tė gjitha? A ėshtė e mundur qė shkrimtarėt mė tė mėdhenj anglezė ta kenė vendosur si punė fėminore atė epitaf nė gurrin e varrit tė tij? A ėshtė e mundur qė njeriu, qė ka respektuar nė dramat e tij inteligjentėt dhe gratė e shkolluara, tė pranojė qė vajzat e tij tė mbeten analfabete? A ėshtė e mundur qė asnjė nga miqtė, tė afėrmit dhe anėtarėt e familjes nė Statford, tė mos shihnin tek ai aktorin e lavdishėm, poetin dhe dramaturgun e madh? Jo, nuk ėshtė e besueshme, nuk ėshtė e mundur! Sigurisht, si nė rastin konkret, ashtu dhe nė shumė raste tė tjera, tėrėsia ėshtė mė e madhe nga ēdo pjesė pėrbėrėse e saj nė veēanti. Po tė kishim vetėm njė apo dy gjėra tė pakuptueshme nga biografia zyrtare, do tė mund tė pranonin edhe ato qė janė tė papranueshme. Por nuk mund tė nėnvizojmė se asnjė nga problemet e ngritura mė lart nuk pėrfshihen nė mėnyrė tė natyrshme nė biografinė zyrtare. Ēdo dokument pėr kėto probleme kėrkon sqarime specifike. Problemi ėshtė se Uilliam Shekspiri nga Stratford-on-Ejvn ishte pothuajse tregtar i pashkollė dhe se as arsimimi, as karakteri, as qėndrimet e tij, as familja dhe as fqinjėt nuk flasin pėr atė si shkrimtar tė madh, si Uilliam Shekspir. Mirė qė Shekspiri nuk ėshtė autori i dramave, por kush tjetėr ėshtė? Dalin shumė pikėpyetje, por mė e besueshmja ėshtė qė autori i vėrtetė tė jetė filozofi i njohur, Frensis Bekon. Por vitet e fundit kanė dalė tė dhėna qė pa dyshim tė drejtojnė tek Eduard De Veri. Pėr Eduard De Verin dihen shumė gjėra: Ka bėrė njė jetė plot aventura, ngjarje tė tė cilave i gjejmė tė pasqyruara nė kėto drama. Ka lindur nė vitin 1550. Ka qenė bir dhe trashėgimtar i grofit XVI nga Oksfordi, shumė i pasur dhe aristokrat i lartė. Me synimin e pėrgatitjes pėr titullin qė do tė trashėgonte, zakon ky qysh nė fillimet e pushtimeve normane, Eduardi i ri u stėrvit me stilin e zakonshėm pėr lordėt e rinj: studioi kalorėsi, gjueti, kulturė ushtarake si dhe pėr muzikė e dans. Me mėsues privatė ai studioi pėr frėngjisht, latinisht e lėndė tė tjera. Diplomėn e mori nė Universitetin e Kembrixhit, ndėrsa magjistraturėn e mbrojti nė Universitetin e Oksfordit. Pas kėsaj, studioi pėr Drejtėsi dhe punoi nė njė nga katėr shoqėritė kryesore tė avokatėve tė Londrės.
Kur ishte 12 vjeē, i vdes i ati, kėshtu qė pėr disa vite me radhė jetoi me tė ėmėn, e cila u martua pėr sė dyti. Pas kėsaj, Eduardin e mori nėn kujdestari Uilliam Sesili, besnik mbretėror i Anglisė dhe shumė vite anėtar i kėshillit personal tė mbretėreshės Elisabet. Si i tillė, ai ka qenė njė nga njerėzit mė tė shquar tė Anglisė.
Nė moshėn 21 vjeēare, De Veri u martua me vajzėn e tutorit, En Sesilin. Duke parė se ata ishin rritur bashkė si motėr e vėlla, kjo martesė u duk mjaft e jashtėzakonshme.Nė moshėn 24 vjeēare, ai kreu njė udhėtim tė gjatė nėpėr Evropė: Vizitoi Francėn dhe Gjermaninė. Pėr shumė muaj qėndroi nė Itali. Gjatė kthimit nė Angli, qėndroi pėrsėri nė Francė. Duke lundruar nė La Mansh, anija me tė cilėn udhėtonte, u sulmua nga piratėt qė kėrkonin t’i merrnin peng pėr para. De Veri i bindi piratėt se ai ishte mik personal i mbretėreshės Elisabet. Duke mos dashur tė kishin probleme me mbretėreshėn, piratėt e liruan anijen. Njė skenė e tillė e ngjashme ndodh edhe me trimin nė dramėn “Hamleti”.Nėntė muaj, pasi la Anglinė, e shoqja lindi vajzė. Ai mendoi se nuk ishte fėmija e tij, ndaj e akuzoi pėr pabesi dhe u nda prej saj. Mjaft historianė mendojnė se pėr kėtė nuk ka baza. Patjetėr edhe De Veri kėshtu do tė kishte menduar, sepse pas pesė vjetėsh u ribashkuan. Akuza tė pabaza pėr gratė e reja tė ndershme ndeshen shpesh nė veprat e Shekspirit, pėr shembull, nė “Ēdo gjė ėshtė e mirė kur pėrfundon mirė”, “Pėrallė dimri” dhe “Otello”.Nė atė periudhė, nga gjendja financiare, De Veri ishte shumė keq, pasi prishte pa hesap. Por, nė vitin 1586, kurishte 36 vjeē, mbretėresha Elisabet i lidhi njė pension prej 1000 paund nė vit, afėrsisht 100 mijė dollarė tė sotėm. Pas kėsaj u lirua edhe nga detyrimet e tjera. Kjo ėshtė diēka e ēuditshme, kur dihej qė Elisabeta ishte mjaft e shtrėnguar pėr gjėra tė tilla. Mė i ēuditshėm ėshtė fakti se ky gjest nuk ėshtė i lidhur me ndonjė shėrbim tė mėvonshėm. Pensioni iu pagua rregullisht, jo vetėm gjatė kohės sė mbretėreshės,
por edhe pas vdekjes sė saj, mė 1603, nga zėvendėsi Xhejms I.De Veri ishte i pajisur me interesa tė gjera pėr poezinė dhe teatrin, kishte miqėsi me shumė shkrimtarė. Nė tė ri, kishte shkruar vjersha dhe drama me emrin e tij. Dramat e tij tė para kanė humbur, ndėrsa mjaft poezi janė ruajtur. Disa prej tyre janė me tė vėrtetė shumė tė mira, megjithatė shumė larg nivelit tė Uilliam Shekspirit tė pjekur. Asnjė prej tyre nuk ėshtė botuar, pasi nuk ishte e udhės qė aristokrati tė shkruante poezi pėr tė botuar. Sot, njė gjė e tillė tingėllon si e ēuditshme, por historianėt pohojnė se kjo ishte diēka e zakonshme. Tabuja e tillė asnjėherė nuk ėshtė prishur.Qė kur mori pensionin e majmė nga mbretėresha Elisabet, De Veri nuk shkroi asgjė me radhė me emrin e tij. Disa vjet pas kėsaj, filluan tė botohen poezi dhe drama nga autori i padukshėm Uilliam Shekspir.Del pyetja, pse mbretėresha Elisabet i lidhi njė pension kaq tė madh De Verit? Pėrgjigja nuk ėshtė ekspozuar asgjėkundi. Por, shkaku i mundshėm mund tė jetė se mbretėresha, ashtu si dhe shumė monarkė pėrpara saj, e ndihmoi krijuesin e talentuar me shpresėn qė nė veprat e tij tė glorifikohej udhėheqja e saj. Po tė jetė kėshtu, atėherė ajo nuk i ka prishur paratė kot, pėr budallallėk. Dhe vėrtetė, nuk ka udhėheqės, para dhe pas saj qė tė ketė bėrė njė zgjidhje kaq tė bukur.Qė kur mori pensionin, De Veri, mjaft aktiv, u shkėput pothuajse nga ēdo aktivitet i oborrit. Thuhet se pesėmbėdhjet vitet e fundit ai i ka shkruar dramat e mėdha dhe poezitė qė i dhanė emrin Uilliam Shekspir. Vdiq nė vitin 1604, nė kohėn e epidemisė sė murtajės. U varros pranė shtėpisė sė tij nė Hakni, jo larg Stratfordit. Nė Angli ka dy qytete me tė njėjtin emėr. Ky i fundit ishte mė i madh nga Stratford-on-Ejvn.Nė ndryshim nga Shekspiri, ose nga ēdo personalitet tjetėr, pėr tė cilin thuhet se ėshtė autori i vėrtetė i dramave tė Shekspirit, sipas gjithė kritereve, Eduard de Veri i afrohet mė tepėr ngatėrrestarit Uilliam Shekspir:
- Kishte arsim tė rregullt, kishte studiuar pėr Drejtėsi dhe dinte gjuhė tė huaja (frėngjisht, latinisht, ndoshta edhe tė tjera);
- Ishte aristokrat, afėr jetės dhe intrigave tė oborrit mbretėror;
- Kishte kohė tė mjaftueshme pėr tė shkruar drama;
- Njė numėr i madh miqsh dhe tė njohurish e paraqesin herė pas here si shumė tė zgjuar dhe tė talentuar;
- Gjatė tėrė jetės sė vet tregoi interes pėr teatrin dhe ėshtė vėrtetuar plotėsisht, se kur ka qenė i ri, ka shkruar drama dhe poezi me emrin e tij. Gjatė kohės, kur jetoi, tregohej me gisht si njė fisnik qė shkruante poezi, por sipas tabusė sė njohur, ato nuk ishin botuar me emrin e tij. Veē kėsaj, ėshtė lartėsuar si fisniku mė i aftė qė merrej me veprimtari tė tilla. Pėr kėtė ka dokumente;
-Nė dramat e tij janė pėrfshirė shumė ngjarje tė lidhura dukshėm me ngjarje vetjake dhe persona tė njohur prej tij.
Problemi i vetėm, qė mbetet pa pėrgjigje, ėshtė mbajtja fshehur e identitetit tė tij. Pėr kėtė ekzistojnė disa sqarime tė mundshme:
1. Nė atė kohė ekzistonte ligji qė ndalonte fisnikėt tė shkruanin vjersha pėr botim ose drama pėr teatrot komerciale.
2. De Veri ishte i njohur si oborrtar. Duke parė qė nė dramat e tij po paraqitej jeta e oborrit, nė qoftė se dihej autorėsia, atėherė njėrėzit, nė mėnyrė tė natyrshme dhe me tė drejtė, do tė identifikonin ngjashmėrinė e personazhit me personin real tė oborrit, gjė qė mund tė shkaktonte edhe skandale. Sot, njė gjė e tillė, mendohet si e pranueshme, edhe pse jo miqėsore, veprim qė mund tė jetė mjet pėr ndjekje nė gjyq. Nė atė kohė, njė gjė e tillė, sė paku tė shpinte nė proces gjyqėsor, nė mos nė duel.
Mundet qė nė vetvete asnjėra nga kėto pėrgjigje tė mos jetė plotėsisht e besueshme. Por tė gjitha sė bashku sqarojnė pse De Veri ka fshehur identitetin e tij. Ėshtė plotėsisht e mundur qė ai tė ketė pasur edhe shkaqe tė tjera tė panjohura pėr ne. Pa marrė parasysh, nėse kemi sqaruar bindshėm shkaqet e fshehjes se identitetit tė autorit, nė ēdo vėshtrim tjetėr, sjellja e De Verit u pėrgjigjet plotėsisht kritereve qė ai tė jetė Shekspiri. Theksojmė se asnjė figurė tjetėr nuk i afrohet kėtyre pėrkimeve. Na duket mėse e vėrtetė qė autori i kėtyre dramave dhe soneteve tė jetė De Veri.Dhe problemi i fundit: Si ndodhi qė autori i dramave tė mendohej tregtari Shekspir? Gjithsesi, kjo mund tė shpjegohet si rrjedhojė e tre sqarimeve, secila e dhėnė nė vetvete pas vdekjes sė Shekspirit dhe secila e dyshimtė. Pėrderisa nuk bėhet fjalė pėr njė pėrputhje jo tė zakonshme ose pėr njė publikim me paramendim, gjithnjė shkaktohen ngatėrresa.Nuk jemi tė sigurt nė pėrgjigjen e kėsaj pyetjeje, por mė e besueshme ėshtė se ngatėrresat janė shkaktuar nga familjarėt e De Verit, kur, rreth vitit 1620, vendosėn tė botonin veprat e tij tė plota, duke ruajtur nė fshehtėsi emrin e autorit tė vėrtetė. Shkaqet ishin me tė vėrtetė tė ngjashme: frika nga ndonjė skandal ose ndonjė motiv tjetėr; premtimi pėr monark. Edhe tė ishte gėnjeshtėr e plotė, ata vendosėn tė paraqisnin si autor njė figurė tjetėr. Shekspiri ishte zgjedhur pikėrisht pėr ngjashmėrinė e emrit. Veē kėsaj, ky i fundit kishte vdekur disa vjet mė parė, ndaj nuk mund tė zbulohej gėnjeshtra. Nė Londėr, thuajse ishte i panjohur, ndėrsa nė vendlindje pak veta mund tė dyshonin pėr kėto parregullsi.Nė tė vėrtetė, ėshtė lehtė tė gėnjesh. Ben Xhonsoni, qė ėshtė autori i parathėnies sė botimit tė parė me vjersha,ka futur aty disa fjali tė dyshimta, tė pa argumentuara ose, si tė thuash, gėnjeshtra tė hapura qė njoftonin se autori rridhte nga Stradford-on-Ejvn. Nė atė kohė rrallėkush mendonte pėr verifikimin e tė dhėnave; atėherė interesimi pėr biografitė e shkrimtarėve fatkeqėsisht ishte mė i vogėl se sa sot. Nė kohėn kur u shkrua biografia e parė e Shekspirit, nė vitin 1709, ata qė dinin tė vėrtetėn, tashmė kishin vdekur, ndėrsa miti pėr autorėsinė e Shekspirit nga Stratford-on-Ejvn ishte forcuar.
 
« Ndryshimi I Fundit: 17/05/07, 12:12 nga Tironce Babe » Identifikuar

·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠· ...Cosa faresti al posto mio, se ogni pensiero fossi io??!!...·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠·
       
http://www.youtube.com/watch?v=y5DzX6foKbQ

http://www.youtube.com/watch?v=SzEKYu4sF4Q&feature=related
Madam Butterfly
SuperGirl!...
Moderator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 15053


Lost inside your love!

Respekt: +7

Profili
« Pergjigju #1 : 17/05/07, 08:08 »
0

Soneti 27

I vrarė nga mundi, ngutem pėr nė shtrat,
Prehrin qė shplodh gjymtyrėt nga udhėtimi;
Po at’herė nė kokė nis njė shtegtim mė i gjatė -
Me ta lėnė punė trupi ia nis mendimi:
Se at’ kohė mendimet fort nga malli kapur
Tė gjith nė pelegrinazh drejt teje shkojnė
Dhe m’mbajnė qepallat e rėnduara hapur
Tė kqyr errėsirėn qė tė verbrit shohjnė:
Por shpirti im, me sytė e imagjinatės
Sjell hijen tėnde n’sytė e mi t’padritė
Qė si brilant i varur nė terr tė natės
Natėn e zezė e bėn tė ndrij si ditė
.....K’shtu, ditėn trupi, natėn, truri im
.....Pėr shkakun tėnd dhe timin s’gjejnė pushim


Soneti 24

Syri m’u be piktor dhe kopjoi
Formen e bukurise ne zemren time;
Trupi im iu be suaze dhe e rrethoi:
Doli nje kryeveper e rralle n’kundrime
Se me ane t’piktorit vepren duhet ta shohesh
Te gjesh portretin tend besnik, aty ku u vu:
N’dyqan te zemres varur m’rri prej kohesh
E ka per xham dritaresh syte e tu
Shih, pra, syte e sho-shojt ē’dobi na sjellin
Te mite te pikturuan, kurse te tute
M’u bene dritare n’gji dhe fusin diellin
Qe kenaqet kur te puth fytyren e bute
...Po prape syri eshte i mete n’ate qe shpreh:
...Kopjon ēfare sheh, por zemren nuk e njeh


Soneti 43

Veē kur i mbyll, mahniten sytė e mi,
Se gjatė gjithė ditės gjėra t’kota u shfaqen;
Por kur unė flej, nė ėndėrr u del ti,
Dhe u ndrit nė terr tek t’shohnė, tė kėnaqur
O ti, kujt hija, hijen dritė e bėn
Sa shumė do ndrinte forma jote e lumtur
Tek dita e qartė prej ndriēimit tėnd
Kur ndrit si hije, aq fort sytė e pėrgjumur
Sa shumė, vėrtet, do m’i kenaqte syt’
Kundrima jote ditėn e tėrvlagėt
Kur nat’n e vdekur, qė nė gjumė mė zhyt
M’i ndjell aq fort shėmbėllesa jote e vagėt!
…Ditėt janė netė sa kohė s’tė shoh nė sy
…Dhe netėt ditė kur shoh nė ėndėrr ty


Soneti 15

1- Gjithcka qe rritet kur shikon
2- Sesi, vec per nje moment I takon perfeksionimit
3- Kur skena madheshtore e hicit, demostron
4- Fshehurazi mbi yje komentin e ndikimit
5- Kur sheh qe njerezit si bimet shtohen
6- Prej te njejtit qiell te ngazellyer e kontrolluar
7- Hundeperpjete ne limfen rinore e lartesite zvogelohen
8- Veshur trimerine krejtesisht duke harruar
9- Se si pret e lekundshmja krenari
10-Perpara te me sjelle me te rinjte prej jush
11-Ku koha e humbur lufton me dobesi
12-Diten e rinise te njollose, me nate ta mbush
13-Gjithcka ne lufte me kohen per tenden dashuri
14-Ashtu si ai ta merr, une ta mbjell perseri.


Soneti 46

Pėr vdekje zemra e sytė e mi luftojnė
Portretin tėnd tė bukur si ta ndajnė
Sytė, soditjen, zemrės ia mohojnė
Zemra kėtė tė drejtė e quan tė saj'n
Zemra ngulmon se shtėpia jote ajo ėshtė -
Kėshtjellė e fortė qė kurrė se shpuan sytė -
Por sytė k'tė mėtesė ia hedhin poshtė
Dhe thonė se nė ta banon shkėlqimi yt'
Pėr zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje u formua
Pėrbėrė prej mendimesh, njė juri
Dhe me vendim tė tyre u caktua
Pjesa e secilit qė i takon tė marre nga ty:
.....Kėshtu, sytė e kthjellėt muarėn pamjen - bukurinė
.....Dhe zemra ime djegur zemrėn tėnde, dashurinė
Identifikuar

·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠· ...Cosa faresti al posto mio, se ogni pensiero fossi io??!!...·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠·
       
http://www.youtube.com/watch?v=y5DzX6foKbQ

http://www.youtube.com/watch?v=SzEKYu4sF4Q&feature=related
Madam Butterfly
SuperGirl!...
Moderator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 15053


Lost inside your love!

Respekt: +7

Profili
« Pergjigju #2 : 17/05/07, 08:08 »
0

"Soneta" William Shekspir

Veprat e para tė Shekspirit nė zhanrin e poezisė u shkruan dhe u botuan pasi ai kishte arritur tė njihej si dramaturg. Nė vitin l593 u botua "Venusi dhe Adonisi", nė vitin l594 - "Pėrdhunimi i Lukrecias", nė vitin l958/9 - 20 kėngė lirike (midis tyre disa sonete) nė "Pelegrini i apasionuar", nė vitin l60l - "Feniksi dhe breshka". Nė kėtė periudhė, me ndėrprerje, Shekspiri filloi tė shkruante sonetet qė i vazhdoi deri nė vitin l600. Ato qarkulluan pėr njė kohė tė gjatė nė rrethin e miqve tė tij dhe u botuan vetėm nė vitin l609. Ato u shkruan nė kohėn kur Shekspiri pati arritur pjekurinė e tij tė plotė dhe paraprinė drama tė tilla si "Hamleti", "Makbeti", "Otello", "Antoni dhe Kleopatra" etj.

Shekspiri i shkroi sonetet nė njė kohė kur ato ishin bėrė njė zhanėr i modės. Tė lėvruara pėr herė tė parė nė Itali, nė fillim nė shek. e XIII-tė nga poetėt e oborrit nė Siēili (nėn ndikimin e poezisė sė trubadurėve tė Provansės), duke arritur kulmin me sonetet e Petrarkės (soneti italian), ato u bėnė zhanėr shumė i popullarizuar nė tė gjithė Evropėn, duke pėrfshirė edhe Anglinė. Soneti u bė zhanri mbisundues nė poezinė evropiane pėr pesė shekuj me radhė, pothuajse deri nė ditėt tona. Por soneti elizabetian, i karakterizuar nga rregulla mė rigoroze, ndryshe nga soneti italian, u ndoq mė pak nga poetėt. Sipas poetėve, kritikėve dhe studiusve, sonetet e Shekspirit shquhen nė tė gjithė letėrsinė angleze dhe evropiane pėr pėrsosurinė e formės dhe tė pėrmbajtjes. Kjo ėshtė arsyeja qė edhe soneti elizabetian quhet mė tepėr shekspirian.

Nėse poezitė e para nuk ngrihen mbi nivelin e zakonshėm tė poezisė sė kohės, sonetet shekspiriane (tri strofa katėrvargėshe me rima tė pavarura alternative dhe vargje me rimė tė puthur nė fund - abab, cdcd, efef dhe gg me dhjetė rrokje) dallohen nga e gjithė poezia e kohės pėr njė paraqitje tė ndierė e plot pasion tė eksperiencės sė jetuar, aq sa Wordsworth (poet anglez - l770-l850) pat thėnė se ato janė "ēelėsi, me tė cilin Shekspiri na ka hapur zemrėn".

Duke qėnė njė shprehje personale e eksperiencės sė jetuar, duke aluduar pėr situata reale tė jetės, interesi pėr sonetet shkoi gjithnjė duke u rritur jo vetėm pėr shkak tė mjeshtrisė sė lartė artistike, por edhe pėr faktin se shpresohej se do tė mund tė ofronin tė dhėna mė konkrete pėr jetėn e tij private, e cila pėrveē ca fakteve tė thata, tė nxjerra nga regjistrat e kohės, ėshtė e mbuluar me njė tis tė padepėrtueshėm, aq sa herė pas here janė bėrė orvajtje pėr tė vėnė nė dyshim edhe vetė ekzistencėn e dramaturgut dhe poetit tė madh.

Ndryshe nga sonetet e poetėve pararendės,ato tė Shekspirit kanė aludime pėr situata reale dhe shquhen pėr dramacitetin e tyre. Fijet kryesore qė pėrshkojnė sonetet janė kryesisht ai i mikut-mecenat tė adhuruar si edhe i gruas sė zeshkėt, mė tė cilėn ai ėshtė dashuruar.

Dy dashuri i kam dhe gaz dhe vaj,

Dy shpirtėra po mė tundojnė akoma:

Njė burrė i pashėm - engjėll i pafaj,

Njė grua e zeshkėt qė o zot shpėtona.


Tradhtia e gruas sė zeshkėt tė dashuaruar prej poetit dhe rėnia e mikut tė adhuruar nė kthetrat e saj pėrbėn edhe kulmin dramatik tė soneteve l27 deri nė l54.

Por krahas tyre duhet tė pėrmendim edhe fije tė tjera drejtuese, si djaloshin qė poeti pėrpiqet ta bindė tė martohet, poetin rival etj.

Sikundėr tė gjitha veprat apo vetė jeta e Shekspirit, edhe sonetet janė bėrė objekt i diskutimeve dhe mendimeve tė kundėrta, sidomos pėrsa i pėrket identifikimit tė personit "Mr. W.H.", tė cilit i janė kushtuar sonetet, tė burrit tė pashėm, tė gruas sė zeshkėt, tė renditjes sė soneteve etj. Konfuzionin mė tė madh e shkakton sidomos renditja e soneteve, qė dyshohet shumė tė jetė renditja e vetė Shekspirit, aq mė tepėr qė ato u dhanė pėr botim jo nga vetė autori, por nga persona qė i kishin nė posedim.

Rezultat i kėtyre kėrkimeve e hulumtimeve ka qenė njė mori librash dhe

studimesh, tė cilat e kanė dėndėsuar edhe mė shumė errėsirėn qė i mbulon nė kėtė drejtim sonetet.

Sidoqoftė, saktėsisht mund tė konstatohet se nė sonetet l deri nė l7 (tė ashtuquajturat sonete matrimoniale), autori rreket tė bindė njė djalosh tė martohet, duke i provuar se koha "nuk e ndal vrapin kurrė", ajo shkatėrron nė mėnyrė tė pamėshirėshme ēdo gjė qė gjen pėrpara, prandaj bukurinė, rininė e forcėn qė natyra ia ka dhuruar vetėm pėrkohėsisht ai mund t'i ringjallė vetėm duke lėnė njė trashėgimtar:

Nga kosė e Kohės nuk tė mbron asgjė

Veē njė pinjoll qė luftėn bėn me tė. (son. XII)

Ndėrsa sonetet l27 deri nė l54 i kushtohen dashurisė sė poetit pėr gruan e zeshkėt.

Poeti duke portretizuar tė dashurėn, ironizon me poetėt tė cilėt thurin himne dhe lėvdata tė imagjinuara.

S'i ndrisin sytė tė dashurės si dielli,

M'i kuq se buzė e saj ėshtė ēdo koral,

Ka flok tė zi spėrdredhur porsi teli

Dhe gjinjėt-grurė s'janė borė e bardhė.(Son. CXXX)


E dashura e poetit nuk ėshtė perėndeshė, ajo baret nė kėmbė dhe vjen era njeri, ai ka dėshirė ta dėgjojė edhe pse muzika mund tė jetė mė e embėl se zėri i saj, dhe i pėlqen jo se nuk ka mė tė bukur se ajo, por nuk gjen njė tjetėr mė pak tė stisur.

Asaj i kushtohet njė nga sonetėt mė tė arrirė (Soneti CXXVIII):

Sa herė ti, qė je muzika ime,

Me gishtat tu mbi drurin e bekuar

Muzikė luan dhe plot drithėrime

I shkrin aq ėmbėl tingujt e kulluar,

Ia kam zili kėrcimit tė ēdo tasti,

Qė hidhet lart tė puthi dorėn pak,

Tė shkretat buzė, qė u ikėn rasti,

Nga trimėri e tyre skuqen flakė...

Nė tė njėjtėn kohė e dashura jo vetėm ėshtė tirane, por ėshtė edhe besėthyer:

Ta quaj timen zemrėn tėnde kot,

Kur hyn atje kushdo si nė njė han! (Son. CXXXVII)

ose:

E di dhe ti qė ta kam shkelur besėn,

Por edhe ti dy herė mė ke tradhtuar:

Pėr mua shkele nė fillim martesėn,

Pastaj njė tjetėr duke dashuruar. (son. CLII)

Dhembjen mė tė madhe e dashura ia shkakton, kur fut nė kthetrat e saj edhe mikun e adhuruar:

Mallkuar qofsh ti zemėr tradhtare

Qė tok me mikun fort na ke lėnduar,

S'mjafton qė zemrėn time e vrave fare,

Por edhe atė e paske skllavėruar? (CXXXIII)


Natyrisht, grupi i soneteve tė fundit, qė trajtojnė dashurinė e poetit pėr gruan e zeshkėt, pėrbėn kulminacionin e njė zhvillimi dramatik tė heshtur, qė pėrshkon tė gjithė sonetėt.

Pėrsa u pėrket soneteve tė ndėrmjeme ėshtė mjaft e dyshimtė qė ato tė pėrbėjnė njė sekuencė rrėfimi. Me pėrjashtim tė disa soneteve, tė lidhura nė grupe tematike, si ato tė ndarjes, tė ankimeve tė poetit kundėr muzės dhe pėr poetin rival, tė tjerat janė mė tepėr sonete ēasti dhe tė dedikuara personave tė ndryshėm.

Nė tėrėsi sonetet pėrshkohen nga njė ton maturie dhe pesimizmi tė hollė.

Megjithėse i kushtohen kryesisht dashurisė, nė to shprehet botėkupimi i poetit, qėndrimi i tij ndaj natyrės dhe shoqėrisė, ndaj fenomeneve tė ndryshme tė jetės shoqėrore, ndaj artit.

Duke e mbėshtetur plotėsisht botėkuptimin e tij nė ligjet e natyrės, poeti shpesh thekson se si nė natyrė ashtu edhe nė shoqėri asgjė nuk ėshtė e pėrjetshme, koha ėshtė e pamėshirshme dhe e shkatėrron bukurinė dhe forcėn e njerėzve, e cila rilind tek pasardhėsit pėr t'u shkatėrruar pėrsėri dhe kėshtu pa fund.

Kur vdekjes s'ashpėr s'i shpėtokan dot

As bronzi, toka, deti pa kufi,

Lufton me vdekjen bukuria kot,

Kur vetėm sa njė lule ka fuqi. (Son. LXV)

Shpesh poeti lodhet nga jeta dhe kėrkon tė largohet prej saj, sepse nuk e duron dot padrejtėsinė, poshtėrimin dhe hipokrizinė sociale:

I lodhur vdekjen lus, s'duroj mė dot

Kur shoh nė lypės dinjitetin kthyer,

Dhe laron me tė mira mbushur plot,

Dhe pabesisht mirėbesimin thyer.

Dhe ndern' e lartė keqas poshtėruar,

Dhe tė pėrkryerėn me qėllim pėrbuzur,

Dhe vashėn virgjėr egėrsisht ēnderuar,

Dhe forcėn nga i dobėti pėrulur .

Dhe marrėzi tė ēiltrėn emėrtuar,

Dhe nga gėnjeshtra tė vėrtetėn tallur,

Dhe artin nga pushteti tė pranguar,

Dhe marrėzinė urtėsi tė shpallur. (Son LXVI)

Njė grup tė veēantė sonetesh pėrbėjnė ato qė kanė tė bėjnė me poetin rival:

Sa ndruhem kur pėr ty nis pėr tė shkruar!

Njė mė i mirė shkruan pėr hirin tėnd

Dhe, me lėvdata duke tė lartuar,

Ma lidh ai gjuhėn sa tė sjell ndėr mend.

Por vlera jote ngjan si oqeani,

Qė mban tok me anijen barkn' e vogėl,

Ēan dallgėt barka ime si luani,

Paēka se mund tė duket sa njė gogėl. (Son. LXXX)

Nė sonetin CII ai ironizon poetėt fjalėshumė dhe lavdithurės:

U rrit kjo dashuri dhe pse s'tregon,

Nuk dashuroj mė pak se s'flas aq shumė,

Nė plaēkė tregu kthehet ndjenja jonė,

Pėr tė kur gjuha fjalėt derdh si lumė. (Son. CII)

Shekspiri, i matur dhe i vetėkontrolluar nė shprehjen e ndjenjave, ėshtė i pakursyer nė imazhet nga jeta e pėrditshme e vendit tė vet. Ai e demokratizoi edhe mė tej gjuhėn e sonetit, duke futur fjalė tė ashtuquajtura jopoetike nga tė gjitha lėmet e jetės, si tė fshatit, gjyqėsore, tė biznesit, tė fajdesė etj. Le tė marrim si shembull sonetin CXIII:

Porsi amvisa qė, kur do tė kapė

Ndonjė nga zogat gardhin tek kapton,

Lėshon pėrdhe fėminė e shkon me vrap

Tė ndjekė zogėn qė po fluturon...

Toni i soneteve, duke lėnė mėnjanė karakterin konvencional tė disa motiveve, qė u nėnshtrohen kėrkesave tė kohės, ėshtė i matur dhe i pėrshkuar nga pesimizmi, gjė qė na bėn tė mendojmė se poeti nuk qe krejt ashtu siē e pėrshkruajnė dramaturgun profesionist nė bazė tė dokumentave tė gjetura, njeri me fat e njė jetė plot mbarėsi.

Nga fati i pėrbuzur dhe kjo botė

Mjerimin tim i vetėm veē vajtoj,

Sa qiellin shurdh mėrzis me britma kot.

Tek shoh vetveten, fatin rri mallkoj. (Son. XXIX)


Rrėfimi pėr dashurinė ėshtė shpesh herė mė pak i rėndėsishėm se sa mendimet e shprehura prej tij pėr kohėn, pėr ecjen e saj tė pandėrprerė, pėr bukurinė dhe shkatėrrimin, pėr jetėn dhe vdekjen, pėr artin, pėr famėn dhe fatin. Jo rrėfimi i dashurisė, por pikėrisht kėto mendime, qė i pėrshkojnė sonetet nga fillimi deri nė fund, pėrbėjnė atė unitet qė ne e rrokim pasi t'i kemi lexuar tė tėra.

Sikundėr thotė poeti anglez W.H. Auden (l907-l973), tė gjitha sonetet nuk janė tė shkėlqyeshme, por edhe vetėm mė tė pėrsosurat prej tyre do t'i kishin siguruar Shekspirit atė pavdekėsi qė pėrbėn njė nga temat e tyre tė vazhdueshme.

Dy fjale per botimin e “Soneteve”. Ato u perfunduan prej meje ne vitin 1990. Nje vit me vone i paraqita per botim ne Shtepine Botuese “Naim Frasheri”. Ne kete kohe pergjegjes redaksie ishte Pirro Misha. Ai organizoi nje konkurs per perkthimin e soneteve, ku moren pjese Napoleon Tasi, Alqi Kristo, Vedat Kokona dhe une. Zhuria e konkursit perbehej nga Besnik Mustafai dhe Jorgo Bllaci. Shqiperimi im u konsiderua me i arriri dhe i gatshem per botim. Une madje mora dhe nje pagese modeste. Por fatkeqesisht “Sonetet” nuk dolen me kurre nga sirtari i Pirro Mishes. Ato i botoi  ne Maqedoni ne vitin 1993 Shtepia Botuese “Flaka e Vellazerimit”. Nje edicion i dyte u botua ne Tirane ne vitin 2004 nga “Kurti Publishing”.

« Ndryshimi I Fundit: 17/05/07, 13:01 nga Tironce Babe » Identifikuar

·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠· ...Cosa faresti al posto mio, se ogni pensiero fossi io??!!...·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠·
       
http://www.youtube.com/watch?v=y5DzX6foKbQ

http://www.youtube.com/watch?v=SzEKYu4sF4Q&feature=related
BORUSHI
i/e regjistruar!
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 3

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #3 : 17/05/07, 20:08 »
0

Per mendimin tim William Shekspir eshte nje nga shkrimtaret me gjenial qe kane ekzistuar ndonjehere. Me behet shume qejfi qe ketu ne forumi ka nje teme per te sepse eshte vertete nje autor qe ja vlen ta lexosh ta studiosh dhe sigurisht ta adhurosh. Qe heren e pare qe lexova dramen e tij te pare e deri me sot pas shume vitesh pas cdo vepre qe lexoj mahnitem edhe me shume me gjenialitetin e tij. Cdo veper e tij duke filluar nga Romeo dhe Zhuljeta, Makbethi, Hamleti,Antoni dhe Kleopatra, Mbreti Lir si dhe komedite e tij Grate e windsorit, Tregtari i venedikut,Shume zhurme per asgje. Gjenialiteti i ketij shkrimtari eshte aq i madh sa ka shume hipoteza se Shekspir nuk ka ekzistuar kurre eshte thjesht nje mit, aq vepra te mrekulllueshme dhe te ndryshme ne koncept ka realizuar ai. Veprat e Shekspirit jane per mua kryeveprat e njerezimit.
"So long as men can breathe, and eyes can see,
So long as lives this,in this lives thee"
Identifikuar
lerita
Vizitor
« Pergjigju #4 : 15/06/07, 14:02 »
0

SHKURT SHUME SHKURT SIMBOL I DASHURISE SE CILTER
Identifikuar
neril
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 4870


Proud to be me!!!!!

Respekt: +4

Profili
« Pergjigju #5 : 25/06/07, 10:10 »
0

Shekspiri eshte nje nga ato penet e arta qe i bejne balle dhe dalin triumfues ne cdo shekull.
Shkrimtari i madh i solli botes letrare mjaft risi nepor mbi te gjitha teatri i tij shpalosi larmi personazh qe i rezistojne kohes pasi mbi te gjitha vishen me realtet.
Ai verteton thenien se shkrimtari vdes por vepra e tij asnjehere nuk vdes por vetem persoset ne kohe sepse eshte koha qe vlereson punen e shkrimtarit dhe Shekspirin dhe vepren e tij e gjykoi koha dhe madje i dha vleresimin maksimal.
Identifikuar

...........xXx............
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te: