STRATEGJIA E ZHVILLIMIT TE BIZNESIT DHE INVESTIMEVE ( 2007- 2013)

STRATEGJIA E ZHVILLIMIT TE BIZNESIT DHE INVESTIMEVE ( 2007- 2013)

(1/7) > >>

Gladiatori:
 
REPUBLIKA E SHQIPERISE
MINISTRIA E EKONOMISE TREGTISE DHE ENERGJETIKES


                                                                                                 Draft i ripunuar




STRATEGJIA E ZHVILLIMIT TE BIZNESIT
DHE INVESTIMEVE

                           ( 2007- 2013)
















Gladiatori:


PERMBAJTJA E  LENDES

Hyrje :  QELLIMI DHE VIZIONI I STRATEGJISE

I.   KLIMA E BIZNESIT

1.1 Pamje e Pergjithshme
1.1.1 Veshtrim mbi zhvillimin e sektorit biznesit

II.   NXITJA DHE ZHVILLIMI I SME-ve

2.1 Sfidat dhe objektivat  e zhvillimit te SME-ve
2.2 Pamje e pergjithshme: stituata dhe problematika e sektorit SME
2.2.1 Statusi aktual i Zhvillimit te Sektorit te  SME-ve
2.3 Problematika dhe veçorite  e zhvillimit te SME-ve
2.3.1 Zbatimi i politikave te Kartes Europiane te Ndermarrjeve te Vogla 
2.3.2 Skemat e financimit
2.3.3 Interneti dhe Tregtia elektronike
2.3.4 Teknologjia dhe inovacioni.
2.3.5 Sipermarrja kreative
2.4 Drejtimet kryesore te Politikes per zhvillimin e SME-ve ne periudhen 2007-2013
2.4.1. Nivel  Strategjik
2.4.2  Masat qe do te zbatohen per seicilin nga drejtimet kryesore

III.   NXITJA E INVESTIMEVE NE INDUSTRITE JO USHQIMORE
3.1 Gjendja aktuale ne sektorin industrial jo ushqimor.
3.2 Roli i sektorit industrial ne Strategji
3.3  Sektori industrial ne kontekstin  Europian
3.4 Problematika aktuale sipas degeve 
3.4.1 Industria  metalurgjike
3.4.2 Industria e lekur kepuces 
3.4.3 Industria e konfeksioneve
3.4.4  Industrite e ndryshme
3.5   Objektivi  kryesor  i strategjise se zhvillimit te sektorit industrial
3.5.1 Opsione Strategjike

IV.   ZHVILLIMI I INDUSTRISE MINERARE

4.1.  Reformimi i industrise minerare ne vite dhe gjendja aktuale e saj
4.2. Objektivat e sektorit minerar

V.   NXITJA E EKSPORTEVE

5.1 Pamje e pergjithshme
5.1.1 Ecuria e eksporteve
5.1.2 Karakteristikat me te pergjithshme te eksporteve deri ne vitin 2005
5.1.3 Problemet me kryesore qe ndesh prodhimi per eksport
5.1.4 Potencialet e produkteve per eksport
5.2 Politikat  dhe drejtimet strategjike per nxitjen e eksporteve
5.2.1  Masat per arritjen e objektivave ne eksport

VI.   INVESTIMET E HUAJA DIREKTE (IHD)

6.1 Pamje e pergjithshme
6.1.1   Ecuria e investimeve te huaja direkte ne Shqiperi
6.1.2   Problematika  qe has sektori
6.1.3   Mundesite per investime ne sektore te veçante
6.2 Politikat dhe  drejtimet Strategjike
6.3 Objektivat
6.4 Masat qe do te realizohen

VII.   KOSTOT ORIENTUESE QE IMPLIKOJNE ZBATIMIN E STRATEGJISE

VIII.   RISQET QE KONDICIONOJNE SUKSESIN E ZBATIMIT TE KESAJ STRATEGJIE

IX.   INDIKATORET MONITORUES TE STRATEGJISE

  ANEKSE

Gladiatori:
                                        GRUPI I PUNES


Ne zbatim te Urdherit te Kryeministrit nr.134, date 12.06.2006 “ Per pergatitjen dhe hartimin e Strategjise Kombetare per Zhvillim dhe Integrim” si dhe ne zbatim te urdherit te Ministrit te Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, Nr.561, date 2.08.2006, eshte ngritur grupi i punes per hartimin e Strategjise se Zhvillimit te Biznesit dhe Investimeve(Ekonomise), me perberje si me poshte:


Bashkim Sykja 
Artur Pilkati
Pranvera Kastrati
Mimoza Simixhiu
Genc Luarasi
Denis  Kalenja/ Gavril Lasku

 
Per hartimin e ketij drafti pervec anetareve te grupit te punes nje ndihmese te vlefshme kane dhene stafet e drejtorive te METE-s :
Drejtoria e Nxitjes se Biznesit, Programimit Strategjik, Politikave Tregtare, Licencave dhe Menaxhimit te Kontratave, Politikave Industriale, dhe Albinvest si dhe mendimet e grupit te keshillimit.



Konsulent i Bankes Boterore:   Artur  Kasimati
Konsulent Lokal :                      Prof. Ahmet MANCELLARI

 

Gladiatori:
QELLIMI DHE VIZIONI I STRATEGJISE

Qe nga fundi i viteve ’90, qeveria shqiptare ka ndermarre nje sere reformash strukturore, duke perfshirere reformen e tokes, tregun financiar, liberalizimin e çmimeve dhe privatizimin. Gjate kesaj kohe, pothuajse te gjitha Ndermarrjet e Vogla dhe te Mesme  jane privatizuar dhe ka pasur nje progres mjaft domethenes ne privatizimin e sektoreve strategjike si telekomunikacionet dhe sistemi bankar. Sektori bankar gradualisht ka mundesuar sigurimin per biznesin me me shume sherbime financiare dhe ka permiresuar treguesit e kredise. Ne saje te nje programi rigoroz makroekonomik te ndermarre nga qeveria mbas viteve te tranzicionit, Shqiperia beri te mundur te arrihet nje stabilitet i shpejt makroekonomik i shoqeruar ky me ritme rritjeje te kenaqshme te PBB-se.
Rritja ekonomike ne terma reale qe nga 1992 eshte me rreth 7 %. Inflacioni gjate ketyre viteve eshte mbajtur nen kontroll ne nivelet 2-4 % dhe papunesia gjate vitit te fundit eshte ulur me 0,3 %. Bilanci tregtar vazhdon te jete negativ dhe me gjithe rritjen e eksporteve, nderkohe qe parashikimi i rritjes se eksporteve per vitin 2006 eshte me 8,7 % perkundrejt vitit paraardhes, ndersa importet parashikohen te rriten me 6,5 % ne raport me vitin 2005

Keto veprime kane bere te mundur qe sektori privat ne Shqiperi te jete forca kryesore levizese per rritjen ekonomike, e cila ze rreth 80 % te PBB. Ekonomia shqiptare tashme eshte teresisht e hapur, me nje tregeti teresisht te liberalizuar, nderkohe qe edhe sektori bankar eshte teresisht ne duart e sektorit privat.

Per te mbeshtetur dhe nxitur me tej rritjen ekonomike, gjate vitit 2006, Shqiperia ka marre nje sere masash per te nxitur zhvillimin e sektorit privat dhe zgjerimin e bizneseve te reja. Ajo ka nenshkruar Karten Europiane te Ndermarjeve te Vogla dhe eshte e orientuar ne progresin e politikave te saj ne perputhje  me standartet dhe praktikat Europiane. Me perparesi eshte parashikuar zhvillimi i biznesit te vogel dhe te mesem, kryesisht ne nxitjen dhe zhvillimin e industrive nxjerrese dhe perpunuese, te industrive jo ushqimore, duke u mbeshtetur edhe ne nje shfrytezim sa me racional te burimeve lokale. Ne funksion te nxitjes dhe zhvillimit te ketyre sektoreve, edhe politika fiskale ka synuar drejt uljes se barres se taksave, ku gjate vitit 2006 eshte realizuar pergjysmimi i takses per biznesin e vogel, nderkohe qe tatimi mbi fitimin per kompanite eshte ulur nga 23% ne 20%.

Investimet e huaja direkte vleresohen ne nivele te uleta krahasuar me vendet e rajonit. Fluksi i IHD kundrejt GDP vleresohet me pak se 3% te GDP. Per vitin 2005 ato vleresohen rreth 243 mln USD. Edhe gjate vitit 2006, fluksi i investimeve te huaja do te sigurohet kryesisht permes procesit te privatizimit te sektoreve strategjike si dhe nje sere masash te tjera per krijimin dhe zhvillimin e zonave dhe parqeve industriale dhe permiresimeve ne fushen e legjislacionit, sic eshte ligji i koncesioneve.

Per vitet ne vazhdim eshte parashikuar qe rritja ekonomike te mbeshtetet me politika te qarta per rritjen e fluksit te investimeve te huaja, te cilat brenda nje periudhe afatmesme eshte parashikuar te dyfishohen. Kjo do te arrihet permes permiresimit te klimes se biznesit, permiresimit te infrastruktures se biznesit, reduktimit te ekonomise informale, pershpejtimit te procesit te privatizimit te sektoreve strategjike te vendit, si telekomi, INSIG, zgjerimit dhe zhvillimit te metejshem te sektorit bankar,  zhvillimit te tregut te sigurimeve, rritjes se investimeve ne sektoret e naftes dhe gazit, zhvillimit te sherbimeve portuale dhe aeroportuale. Gjithashtu investimet ne sektorin energjetik dhe ne zhvillimin e infrastruktures, mbeten sektoret me proritare ku qeveria ne bashkepunim me donatoret do te kerkoje burime shtese, por edhe nepermjet nxitjes se partneritetit me sektorin privat, si potencial real per gjenerimin e kursimeve ne ekonomi dhe lirimin e financimeve buxhetore, per t’u perdorur ne sektoret prioritare te ekonomise.

Ne kuader te permiresimit dhe krijimit te nje ambienti sa me miqesor per zhvillimin e biznesit dhe te investimeve, qeveria shqiptare ka ndermarre nje reforme te tere rregullatore, ku thelbi i masave te zbatimit te saj konsiston ne reduktimin e barrierave administrative dhe te kostos se biznesit. Ky proces eshte pare ngushtesisht  lidhur me proceset e permiresimit te eficiences se sherbimeve te ofruara nga administrata publike.

Shqiperia eshte duke zbatuar me sukses te gjitha marreveshjet e tregtise se lire me vendet e Europes Jug-lindore, ajo ka nenshkruar MTL unikale me vendet e rajonit/CEFTA, ka perafruar dhe filluar zbatimin e marreveshjes interim per tregti te lire me Bashkimin Europian, si dhe ka finalizuar marreveshjen e tregtise se lire me Turqine.
Nese gjate kesaj kohe jane arritur suksese ne nenshkrimin e shume marreveshjeve te tregetise se lire, ne fushen e transporteve, infrastruktures, keto veprime akoma nuk kane dhene eficiencen e duhur ne pershpejtimin e ritmeve per venien ne eficense te ketij kooperimi  tregtar dhe tarifor, duke zhvilluar te njejtin proces  liberalizimi edhe ne tregun e brendshem i cili mund te sjelle energji te reja drejt zhvillimeve industriale, kerkimeve dhe zhvillimeve  per produkte dhe biznese te reja per eksport, zhvillimin e nje ambienti te pershtatshem per kulturen e sipermarrjes, zhvillimin e rrjeteve (Cluster) te biznesit, kooperimin teknollogjik dhe inovacionin. Nese kjo strategji do te beje te mundur kete proces te zhvillimit te institucioneve te tregut, e kombinuar kjo ne fazen e pare me rolin e koordinues te shtetit, pergjate forcimit te filozofise liberale apo koordinuese, e pare kjo ne vizion disa-vjecare, atehere ne do te kemi nje model zhvillimi i cili do te vendose raporte te drejta te funksionimit te nje tregu te lire.

Gjate ketyre viteve ka patur nje tendence te qendrueshme ne ritmet e rritjes se parase ne raport me PBB-ne. Raporti para me PBB-ne (M3/PBB) ka arritur ne rreth 71% me tendence rritjeje te vazhdueshme. Nje raport ose nje thellesi financiare ne te tilla nivele eshte e krahasueshme me vende te zhvilluara, nderkohe qe akoma nje sasi e konsiderueshme parash qarkullon jashte sistemit bankar. Krediti per ekonomine arin ne reth 17.5% te PBB-se duke krijuar “teprice liquiditetesh" ne sistemin bankar. Mungesa e tregut te kapitaleve, paqendrueshmeria e se drejtes se prones, nje sistem financiar i pazhvilluar si dhe norma e larte e kolateraleve dhe interesit ka veshtiresuar afrimin e bisnesit tek burimet financiare, duke krijuar shpesh treg informal huadhenieje. Zbutja e paradoksit te krijuar midis nevojave te medha per investime dhe burimeve te medha financiare do  te perbeje nje nga prioritetet e politikave ekonomike.

Ekonomia boterore po perjeton ndryshime te shpejta, transformime te gjithanshme, mbi te gjitha ajo po evidenton shnderime te shpejta cilesore dhe shume dimensionale te cilat kane bazen e tyre ne zhvillimin e shpejte te teknollogjise dhe te njohurive. Ekzistenca e ndarjeve dhe koncepteve hapsinore po pershtatet gjithnje e me shume me kapercimin e kufijve nacionale perkundrejt kufijve ekonomike te percaktuara nga rajone, zona dhe hapesira tregjesh.

Hapja e shpejte e tregjeve, ç’vendosja drejt ekonomise se orientuar nga sherbimet, ç’vendosjet e popullsise drejt qendrave urbane, ulja e peshes specifike te bujqesise ne ekonomine kombetare, veshtiresite e sektorit te manifaktures si dhe  dhe preokupimi per çeshtjet e papunesise jane kthyer tashme ne nje skene te vazhdueshme diskutimesh se si qeveria, ndermarrjet dhe specialistet e politikave te biznesit duhet t’i pergjigjen per te adresuar dhe perballuar konkurrencen gjithnje e me intensive ne kete proces globalizues. Perpjekjet e vazhdueshme per te ndertuar institucionet e tregut, qe duhet pranuar se kane kaluar permes veshtiresive te medha nga pikpamja e mungeses se kultures dhe trashegimise relevante, e cila solli si rrjedhoje edhe zgjerimin e  ekonomise informale dhe korrupsionit, jane tashme mesime te vlefshme per t’u pasur parasysh dhe per te ndertuar nje filozofi dhe perqasje koherente me nevojat imediate te zhvillimit te biznesit.

Gladiatori:
Strategjia ka si qellim krijimin e nje partneriteti te qendrueshem shtet-biznes dhe krijimin e nje klime nxitese per aplikimin e politikave te investimeve dhe eksportit nepermjet industrializimit dhe orientimit te investimeve ne dege me teknologji te larte.

Misioni i kesaj strategjie synon te orientoje  politiken e qeverise ne drejtim te rritjes se vazhdueshme dhe zhvillimit dinamik te sipermarrjes, produktivitetit dhe konkurueshmerise se bisnesit ne Shqiperi, stimulimin dhe orientimin e investimeve, shfrytezimin me te mire te burimeve financiare, njerzore dhe atyre  natyrore etj.

Per te kuptuar me mire kete proces planifikues ne nje periudhe 2007-2013,  te politikave te zhvillimit te bisnesit ne kete etape, synohet te vleresohen principe te pergjithshme ne  disa  elemente dhe drejtime te reja qe do te karakterizojne dinamiken e zhvillimit strategjik, e kombinuar kjo me  te gjitha ato eksperienca, praktika dhe rezultate te etapave te meparshme te cilat vleresohen si te sukseshme, natyrisht duke zevendesuar dhe eleminuar aspekte, metoda dhe kendveshtrime te vjeteruara apo edhe te gabuara ne ecurine e procesit te tranzicionit si nje kosto dhe perfitueshmeri e ketij procesi.

Se pari, veprimet dinamike per permiresimin e klimes se biznesit, krijimi i mekanizmave rregullues dhe institucional per thjeshtimin dhe uljen e kostos se regjistrimit dhe lincesimit te biznesit, masat per uljen e informalitetit dhe sigurimin e konkurrences se ndershme ne treg do te japin nje efekt te rendesishem ne nxitjen e te berit biznes ne Shqiperi.

Se dyti, ne vleresimet tona te meparshme ne proceset planifikuese te ketyre politikave, vlen te theksohet se vemendja kryesore e politikes se zhvillimit  e perqendruar ne ato faktore dhe elemente qe mund te jepnin rezultate te shpejta , si privatizimi i shpejte i ekonomise Shqiptare, zhvillimi i sektorit bankar, infrastruktura, ka lene disi ne harrese çeshtje strategjike te politikave te zhvillimit te biznesit si; edukimi dhe kualifikimi i burimeve njerezore te cilat kerkojne nje kohe relativisht me te gjate te rikthimit te investimit, por qe jane drejtime esenciale te zhvillimeve cilesore ne arritjen e treguesve te produktivitetit dhe konkurrueshmerise se biznesit.
Investimi ne edukim dhe kualifikim dhe te mesuarit per sipermarrjen ne kete strategji tashme nuk do te shihen si kosto me shume, se sa si aktivitete strategjike duke bere te mundur qe te ndryshohen standartet qe do te nxitin te mesuarin, inovacionin dhe kreativitetin ne biznes.

Se treti , nese ne etapat e meparshme, shpejtesia e reformave te liberalizimit te tregut nuk dha mundesi per analiza me te detajuara ne veshtrimin perspektiv te sektoreve dhe produkteve me potenciale me avantazhe konkuruese, ose edhe kur studime dhe kerkime te specializuara ne keto lemi u perqendruan ne mundesite aktuale te ekonomise shqiptare per internacionalizim dhe integrim ne tregjet nderkombetare (si agro-biznesi dhe turizmi), ne etapen e tanishme kerkohet te shikohet pertej nje horizonti te mundshem, pa kerkuar specializimin e shpejte ne funksion te lenies se hapesires per  diversifikimin e sektoreve dhe produkteve ekzistuese, te reja dhe te atyre qe mund te  zhvillohen ne te ardhmen.
Sfida e kesaj strategjie eshte qe te mundesoje dhe te investoje ne faktore qe do te shndrojne gradualisht strukturen ekonomike dhe kalimin afat-gjate nga ekonomi e perqendruar ne prodhimin dhe eksportin e produkteve me vlere te shtuar te ulet, ne ekonomi me sektore dhe produkte me vlere te shtuar me te larte.

Se katerti, strategjia do te theksoje faktin qe tashme politikat e zhvillimit te SMEve, Eksporteve dhe IHD-ve do te jene te bashkerenduara mire dhe te koordinuara ne nje lidhje organike midis krijimit, rritjes dhe internacionalizimit te biznesit vendas si dhe mundesive te partnershipit midis IHD dhe SME-ve ne zinxhirin e vleres. Ne kete aspekt per te bere te mundur rrjedhen objektive te ketij procesi, do te perfshihen ne kete strategji masa konkrete per zhvillimin e sherbimit te transferimit teknollogjik, innovacionit, kerkim&zhvillim, partnershipit me universitetin dhe burimet akademike.

Se pesti, ne kete strategji ndryshe nga planifikimet e meparshme eshte punuar per te perputhur me mire raportet e  kostos financiare dhe burimeve per te financuar keto politika. Meqenese burimet e brendshme jane te kufizuara dhe burimet e donatoreve kane shanset e tyre relative ne varesi te politikave te caktuara te donatorit, eshte pare me kujdes prioritizimi i masave dhe veprimeve konkrete per te bere te mundur qe te realizohet nje rruge kritike e levizjes se projekteve dhe aksioneve pergjate periudhes. Keshtu krijohet mundesia qe te punohet ne zhvillimin dhe realizimin e projekteve me prioritare dhe te nderlidhur me njeri-tjetrin, nderkohe qe mund te punohet paralelisht ne ngritjen e fondeve per projekte te tjera te parashikuara ne kete strategji.

Zhvillimi dhe zbatimi i kesaj strategjie, do te jete gjithashtu nje mundesi per te bashkevepruar me mire edhe me strategjite e tjera sektoriale, per te arritur nje eficience dhe efikasitet ne te gjitha nivelet e vendimarrjes dhe te zbatimit te saj.
 

Navigation

[0] Message Index

[#] Next page