STRATEGJIA E ZHVILLIMIT TE BIZNESIT DHE INVESTIMEVE ( 2007- 2013)

STRATEGJIA E ZHVILLIMIT TE BIZNESIT DHE INVESTIMEVE ( 2007- 2013)

<< < (3/7) > >>

Gladiatori:
2.4.1. Nivel  Strategjik

a)   Krijimi i Komitetit Konsultativ per Zhvillimin e SME-ve. Per hartimin e programit strategjik te zhvillimit te SME-ve per periudhen afatmesem 2007-2009 jane ngritur grupet konsultative me perfaqesues te instuticioneve te ndryshme qe operojne ne fushen e SME-ve:  si perfaqesues te Agjensive Rajonale te Biznesit, perfaqesues te sistemit bankar,  perfaqesues te disa projekteve kryesore qe veprojne ne mbeshtetje te SME-ve, perfaqesues te donatoreve si dhe te Albinvestit dhe te Drejtorise se Nxitjes se Biznesit ne METE. Keto grupe pune jane perkatesisht:
•   Grupi per nxitjen e sipermarrjes.
•   Grupi per zhvillimin e bizneseve ne rritje me kapacitet  internacionalizimi.
•   Grupi per permiresimin e kreditimit te SME-ve.
      b)  Hartimi i programit strategjik per zhvillimin e SME-ve (plan veprimi)
      Nivel institucional (institucione mbeshtetese AlbInvest, Rrjeti i Agjencive rajonale te zhvillimit, Agjencite e Zhvillimit ekonomik lokal, agjenci konsulence etj.);
     c)  Nivel ndermarrje (sipermarresit dhe organizatat e biznesit).
Objektivi i pergjithshem i ketij programi strategjik; eshte zhvillimi i qendrueshem ekonomik i sektorit te SME-ve nepermjet rritjes se numrit te ndermarjeve te reja, si dhe permiresimit te vazhdueshem te treguesve produktivitetit, konkurrueshmerise si dhe te eksportit te ndermarrjeve me potencial internacionalizimi.
Objektivat specifike qe do te sherbejne ne arritjen e ketij objektivi te pergjithshem jane si me poshte:
A.   Nxitja e kultures se sipermarrjes
B.   Zhvillimi i bizneseve ne rritje me kapacitet  internacionalizimi.
C.   Permiresimi i financimit te SME-ve
Natyrisht zhvillimi ne keto drejtime do te paraprihet dhe nga masat per permiresimine klimes se biznesit per zhvillimin e sektorit privat

2.4.2  Masat qe do te zbatohen per seicilin nga drejtimet kryesore

2.4.2A.   Nxitja e kultures se sipermarrjes

Nje nga prioritetet e zhvillimit afatgjate te sektorit te SME-ve, eshte nxitja e kultures se sipermarrjes. Per kete synohet qe te hartohet nje strategji e nxitjes se sipermarrjes me nje plan veprimi konkret e cila do te perqendrohet ne futjen e kultures se sipermarrjes si ne edukimin formal e ne ate joformal, ne trainimet e nevojshme per sipermarresit.

Masat:

a. Krijimi e permiresimi i Aftesive menaxhuese dhe trajnuese:

Mungesa e talentit menaxhues, mbizoterues ne shume shtete te rajonit ka nje impakt te madh mbi SME-te. Per kete arsye, nje sjellje tjeter sipermarrese duhet te ndertohet qe ne hapat e pare te edukimit te brezit te ri. Veprime te tilla jane shume te rendesishme ne krijimin e ambientit te duhur per sipermarresit ne sistemin arsimor, per te siguruar qe te rinjte te jene te informuar per kulturen sipermarrese dhe ta konsiderojne ate si pjese te edukimit te tyre dhe mundesi e ardhshme punesimi. Nje sjellje e re duhet zhvilluar mes grave dhe te rinjve.

Te mesuarit per sipermarjen tashme eshte pranuar si nje kompetence bazike per qytetarin Europian. Strategjite e hartuara ne vendet e BE marrin ne konsiderate se ky proces eshte nje proces i te mesuarit ne nje hark kohor afat-gjate duke filluar nga arsimi fillor dhe me tej deri ne shkallet me te larta te edukimit. Keto procese perfshijne jo vetem reformen e kurikules ne te gjitha nivelet por edhe nje sere programesh te tjera qe kane qellim nxitjen e kulture se sipermarjes si partnerteti shkolle bisnes, ndermarjet e studenteve, reformimin e shkolles dhe te gjitha institucioneve qe ofrone edukim dhe trainim.
Synohet qe te inkurajohen universitetet qe te ofrojne kurse te specializuara mbi sipermarrjen ne fusha te tilla si e-biznesi, teknologjite e inovacionit etj.
Shtetet qe aspirojne per te hyre ne BE duhet te konsiderojne projektet e promovimit e sipermarrjes jashte aktiviteteve shkollore si pjese e edukimit te te rinjve. Media gjithashtu duhet te luaje rol ne promovimin e  kultures sipermarrese.
Nje fushate promovuese per sipermarrjen, per menaxhimin total te cilesise, per standardet, kontabilitetin etj, do te jene ne tematikat e televizionit publik.
Prodhimi i publikimeve per sipermarresit duke perfshire manuale dhe produkte informacioni si dhe revista periodike per mbeshtetjen dhe inkurajimin e sipermarrjes, jane gjithashtu produkte te nevojshme qe i sherbejne forcimit te kultures se sipermarrjes.

Meqenese strategjia e nxitje se sipermarjes ka nje baze te gjere aktoresh dhe grupesh te interesit ne nje ambient ku perfshihen shume institucione publike dhe jo publike si dhe meqenese objektivat e saj jane te orientuara nga qellime ekonomike dhe te zhvillimit te bisnesit, METE luan nje rol te rendesishem koordinues ne zbatimin e ketij programi.

Per te permisuar kete situate do te ndermerren masat e meposhtme:
•   Analiza e kurrikulave te arsimit te detyruar 9 vjecar, te arsimit te mesem te pergjithshem dhe profesional per aftesine e sipermarrjes.
•   Zhvillimi i programeve per futjen e sipermarrjes ne programet baze te edukimit ne te gjitha nivelet.
•   Hartimi i kurrikules per sipermarrjen dhe programeve  trajnuese per zhvillimin e aftesise sipermarrese, ne kurset disa mujore profesioanle.
•   Zhvillimi i programeve trajnuese per te rinjte  qe kerkojne te fillojne nje bisnes, diplomuar, te papunet, rikualifikimin  dhe informacione te vazhdueshme.
•   Rritja e nr. te perdoruesve te internetit vecanerisht ne shkollat e aresimit te mesem. Nenshkrimi i marreveshjes se qeverise shqipetare me kompanine Microsoft, eshte nje mase e rendesishme qe do te ndikoje ne cilesine e procesit te edukimit formal.

b. Rritja e Kualifikimit te Fuqise Punetore:  nepermjet:

•   Analizes periodike te nevojave per trainime
•   Hartimi i programeve te trainimeve dhe moduleve perkatese per sipermarjen
•   Zgjerimi i rrjetit te perdorimit te internetit, sidomos ne administraten publike nje faktor i rendesishem ne drejtim te reduktimit te korrupsionit dhe abuzimeve ne maredhenie me biznesin.

c. Nxitja e sipermarrjeve kreative nepermjet:

•   Studim per sipermarrjen kreative ne Shqiperi
•   Program per zhvillimin e artizanatit shqiptar
•   Programe per nxitjen e sipermarrjes me grupe specifike si gra, te rinje, etj.

2.4.2B.   Zhvillimi i bizneseve ne rritje me kapacitet internacionalizimi

Ne kuadrin e integrimit rajonal dhe europian, SME-te shqiptare duhet te pergatiten te perballojne konkurencen e kompanive te tjera te rajonit. Per kete kerkohet qe te rritet konkurueshmeria e SME-ve shqiptare nepermjet nxitjes se SME-ve inovative si dhe transferimit te teknologjive bashkekohore.

Masat:

a.  Permiresimi i  klimes se  biznesit  per zhvillimin e SME-ve
•   Regjistrimi i biznesit ne nje dite te vetme nepermjet krijimit te one stop shop per regjistrimin e bizneseve si dhe ngritja e rrjetit perkates me rrethet.
•   Krijimi dhe zhvillimi i sistemit te vleresimit te impaktit rrregullator RIA-s per te siguruar vleresimet dhe analizat te integruara te politikave dhe kuadrit rregullator
•   Standartizimi dhe unifikimi i kritereve dhe procedurave te dhenieve te lejeve, licensave, autorizimeve dhe certifikatave nga autoritet qendrore dhe vendore.
•   Rishikimi i ligjit per shoqerite tregtare per harmonizimin sipas standarteve te BE-se
•   Hartimi i ligjit te ri te SME-ve per ta perafruar me ate te BE-se
•   Rritja e cilesise se sherbimeve ndaj biznesit.
o   Krijimi i database-it te konsulente dhe trainereve
o   Forcim kapacitetesh per qendrat qe ofrojne sherbime ndaj biznesit
o   Akreditimi i trainereve dhe konsulenteve prane Albinvestit
o   Akreditimi i Albinvestit per certifikimin e cilesise se sherbimeve te biznesit.!!!!!!!!!!
•   Krijimi i nje sistemi taksash lehtesuese per SME-te
o   Permiresimi i administrimit te sistemit te taksave
o   Permiresimi i sistemit te pagimit te taksave nga bizneset duke reduktuar kohen e pageses dhe korrupsionin ne kete proces.
o   pagimi i taksave ne rruge elektronike
•   Forcimi institucional, ne nivel qendror dhe lokal per mbeshtetjen e biznesit
•   Permiresimi i kuadrit institucional dhe  dialogut  publik-privat me qellim qe te siguroje implementimin e politikave koherente dhe masat per nxitjen e zhvillimit te SME-ve.

b. Rritja e konkurrueshmerise nepermjet inovacionit dhe transferimit te teknologjise.

•   Hartimi i Strategjise se inovacionit dhe transferimit te teknologjise
•   Zhvillim dhe zbatim i programeve te trainimeve per rritjen e konkurueshmerise dhe potencialeve internacionalizuese te SMEve
•   Permiresimi i infrastruktures te institucioneve mbeshtetese per nxitjen e eksporteve
•   Hartimi i nje programi per ngritjen e nje qendre pilot R & D prane UT
•   Program per krijimin e produkteve shqiptare me brand name, model pilot.
•   Krijimi dhe mbeshtetja  e bizneseve inovative per SME-te  si burime per nxitjen e punesimit
•   Program partnershipi me per ngritjen e qendrave te inovacionit
•   Mbeshtetje e SME-ve ne sektoret ekonomik prioritar (prodhues)
•   Mbeshtetje SME-ve per njohjen dhe zbatimin e standarteve te sistemeve te cilesise ISO, EN, etj.)
•   Krijimi i fondit per nxitjen e inovacionit dhe transferimit te teknologjive. Per nxitjen e permiresimit dhe transferimit te teknologjise bashkekohore dhe duke pasur parasysh koston e larte te kreditimit ne vend do te hartohen skema mbeshtetese per nxitjen e inovacionit dhe transferimit te teknologjise.
•   Program per zhvillimin e tregtise elektronike, Hartimi i kuadrit ligjor per tregtine elektronike dhe firmen elektronike.
•   Krijimi i  zonave industriale
•   Observatori i SME-ve. Analiza vjetore dhe periodike e performances se SME-ve, studime e publikime te tjera
•   Krijimi i Qendres se Euro Info Correspondence !!!!!!

Gladiatori:
2.4.2C.    Permiresimi i financimit te SME-ve

Financimi i SME-ve vleresohet si nje nga pengesat kryesore nga  SME-te. Stabiliteti ekonomik eshte esencial ne permiresimin e aksesit ne financa te SME-ve, gjithashtu dhe krijimin e nje sektori financiar miqesor ndaj bizneseve.
Qeveria Shqiptare kerkon qe ta fuqizoje me shume financimin e SME gjate  viteve te ardhshme, per ta rritur 3-4 here me shume, nepermjet perdorimit dhe te disa instrumentave te tjere ne mbeshtetje te SME-ve.

Masat:

a. Rritja e nivelit te kreditimit dhe krijimi i fondit shqiptar te garantimit te kredive.

•   Krijimi i fondeve te garantimit te kredise. Ekziston nje kerkese gjithnje ne rritje nga ana e SME-ve per financimin nepermjet kreditimit. Per kete arsye ekziston nevoja per nje vazhdim dhe zgjerim rajonal nepermjet degeve te bankave, te linjave ekzistuese te kreditimit te perqendruara tek SME-te, te cilat ofrohen si nga bankat tregtare apo edhe nga disa donatore qe kontribuojne ne financimin e SME-ve.
Keshtu gjate viteve 2007-2009 parashikohet qe te filloje programi 3 vjecar per mbeshtetjen e SME-ve, i financuar nga qeveria italiane ne ndihme te SME-ve me nje fond kredie prej 30 milion euro nga te cilat 2,5 milion euro jane kredi e bute per ngritjen e fondit shqiptar te garantimit dhe 2,5 milion euro asistence teknike.
•   Aplikimi i instrumentave te tjere financiare si:
o   zbatimi i faktoringut
o   permiresimi i leasingut
o   skema te garantimit
o   skema te garantimit publik-privat
o   etj.

b.  Rritja e fondeve per mikrokredi.
Do te vazhdoje mbeshtetja e institucioneve jofinanciare me fond te mikrokredise nga donatore te huaj dhe nga qeveria shqiptare.

c.   Forcimi i kapaciteteve te Institucioneve te Mikrokredise. 
Nevojitet forcimi i metejshem i kapaciteteve te institucioneve te mikrokredise si dhe shtrirja e tyre per  te mbuluar me fonde mikrokrediezonat urbane dhe rurarle ne te gjithe territorin e vendit.

Gladiatori:
Plani i veprimeve ANEKS II,2


II.   NXITJA E INVESTIMEVE NE INDUSTRITE JO USHQIMORE

3.1 Gjendja aktuale ne sektorin industrial jo ushqimor.

Sektori industrial jo ushqimor gjate periudhes se fundit 10 – vjecare, ka kaluar nepermjet nje procesi kryesisht ristrukturimi, privatizimi dhe ne ndonje rast te caktuar ne proces likuidimi. Krahas privatizimit te industrise prodhuese publike, likuidimit te objekteve te cilat nuk plotesojne kerkesat zhvillimore si dhe uljes se impaktit mjedisor, po zhvillohen disa industri prodhuese te cilat  duhet te konkurojne ne tregjet rajonale.
Aktualisht ne Shqiperi operojne subjekte private te degeve perpunuese joushqimore, si;
industria prodhuese e konfeksioneve, e produkteve te drurit, detergjenteve dhe kimise se konsumit, industria prodhuese metalurgjike dhe mekanike, industria e perpunimit te lekurëve, kepuceve dhe veshjeve prej lekure, e prodhimeve te qeramikes etj.
Disa dege te industrive prodhuese po zhvillohen, duke shfrytezuar burimet natyrore vendase, dhe nga ana tjeter duke ngritur ato aktivitete prodhuese te orientuara nga kerkesat e tregut, nepermjet investimeve te sektorit privat.
Industrite prodhuese jane perqendruar kryesisht ne qarqet e Tiranes, Fierit, Durresit, Elbasanit. Kurse zhvillim me te dobet kane qarqet e zonave veri- lindore e jug-lindore. Aktiviteti me i zhvilluar aktualisht eshte ai i konfeksioneve, lekure-kepuces, perpunimeve perpunimit te drurit, metalurgjise, prodhimeve plastike ( per hidrosanitare)  etj, qe sipas regjistrimit ne Ministrine e Ekonomise, Tregtise dhe Energjitikes arrijne ne 205 subjekte te shperndara sipas qarqeve.

3.2 Roli i sektorit industrial ne Strategji

Sektori industrial eshte nje pjese e rendesishme e “Strategjise per zhvillimin e biznesit, investimeve”, i cili ka per qellim qe nepermjet nje partneriteti te ngushte publik-privat, te krijoje kushte i cili duhet te:
-   ofroje produkte kompetitive dhe te shumellojshem ne treg;
-   kontribuoje ne menyre te ndjeshme ne rritjen GDP-se;
-   gjeneroje mundesi punesimi dhe rritje te nivelit te jeteses;
-   krijoje qendrueshmeri ambientale;
-   krijoje mundesi zhvillimi per zonat e gjeografikisht te disfavorshme dhe me mungese burimesh natyrore;
-   shfrytezoje ne menyre racionale burimet natyrore;
-   kontribuojne ne rritjen e eksporteve.

Per arritjen e ketyre output-eve, strategjia e zhvillimit te sektorit industrial si nje sektor teresisht, ose thuajse teresisht i privatizuar do te fokusohet ne nxitjen e investimeve ne kete sektor te rendesishem te ekonomise, permes arritjes se nje sere objektivash konkrete te shoqeruar me nje program masash respektive per realizimin e tyre.
Ne kete kuader per te nxitur zhvillimin e ketyre sektoreve industrial, prioritet do te kene stimulimi i parqeve dhe zonave industriale, si nepermjet  investimeve “brown field” dhe “green field” me kontributin e sektorit privat qofte vendas apo dhe i huaj.
Investimet nga ana e qeverise per kete sektor,  pervec permiresimit te kuadrit ligjor dhe institucional do te perqendrohen ne investimet indirekte si;  ne burimet njerezore, kerkim dhe krijim dhe zhvillim te skemave financiare me kushte favorizuese, informacion tregu . etj.
Te gjitha keto nderhyrje qe parashikohet te ndermerren per kete sektor, jane pjese integrale e projekteve dhe programeve ne kuader te SME-ve,  eksporteve dhe IHD-ve.

3.3  Sektori industrial ne kontekstin  Europian

Komisioni Europian ka lançuar nje politike te re industriale qe synon krijimin e kushteve me te mira ne industrine prodhuese per vitet e ardhshme. Kjo politike perfshin disa iniciativa te reja si ajo mbi: konkurencen e lire dhe te ndershme, prodhimin e energjise dhe problematikat ambientale, pronesine intelektuale, reformen rregullatore, novacionet industriale, tregetine e lire, etj. Te gjitha keto iniciativa do te ndikojne ne permiresimin e nje numri te madh sektoresh industriale, duke krijuar ne te njejten kohe nje klime me te mire te zhvillimit te biznesit, suksesi i te cilit varet padyshim nga vitaliteti dhe fuqia e ketij te fundit, por ne te njejten kohe edhe nga ambienti i pergjithshem dhe sistemi rregullator shteteror, i cili e ndihmon, zhvillimin e biznesit.
Komisioni Europian ka zhvilluar nje sere instrumentash per mbeshtetjen e te ashtuquajturave ”Industrial Cluster” .

Objektivat dhe karakteristikat kryesore te politikave per grupimet ne KE: jane si me poshte; (i) politikat bazohen ne bashkepunime te permiresuara biznesi dhe rrjete bashkepunimi, (ii) lidhjen e firmave me infrastrukturen teknologjike (rajonale); (iii) rolin e organizatave publike ose gjysme publike si mediatore ne inkurajimin e rrjeteve midis firmave dhe projekte te perbashketa. (iv) nevojen e permiresimit te kapaciteteve novatore, menaxhimin e njohurive, etj ne firma, duke permiresuar procesin e mesimit midis firmave dhe mjedisit te tyre. (v) stimulimin e faktoreve dhe njohurive te specializuara, dhe (vi) bashkepunimi rajonal.

Gladiatori:
Plani i veprimeve ANEKS II,2


II.   NXITJA E INVESTIMEVE NE INDUSTRITE JO USHQIMORE

3.1 Gjendja aktuale ne sektorin industrial jo ushqimor.

Sektori industrial jo ushqimor gjate periudhes se fundit 10 – vjecare, ka kaluar nepermjet nje procesi kryesisht ristrukturimi, privatizimi dhe ne ndonje rast te caktuar ne proces likuidimi. Krahas privatizimit te industrise prodhuese publike, likuidimit te objekteve te cilat nuk plotesojne kerkesat zhvillimore si dhe uljes se impaktit mjedisor, po zhvillohen disa industri prodhuese te cilat  duhet te konkurojne ne tregjet rajonale.
Aktualisht ne Shqiperi operojne subjekte private te degeve perpunuese joushqimore, si;
industria prodhuese e konfeksioneve, e produkteve te drurit, detergjenteve dhe kimise se konsumit, industria prodhuese metalurgjike dhe mekanike, industria e perpunimit te lekurëve, kepuceve dhe veshjeve prej lekure, e prodhimeve te qeramikes etj.
Disa dege te industrive prodhuese po zhvillohen, duke shfrytezuar burimet natyrore vendase, dhe nga ana tjeter duke ngritur ato aktivitete prodhuese te orientuara nga kerkesat e tregut, nepermjet investimeve te sektorit privat.
Industrite prodhuese jane perqendruar kryesisht ne qarqet e Tiranes, Fierit, Durresit, Elbasanit. Kurse zhvillim me te dobet kane qarqet e zonave veri- lindore e jug-lindore. Aktiviteti me i zhvilluar aktualisht eshte ai i konfeksioneve, lekure-kepuces, perpunimeve perpunimit te drurit, metalurgjise, prodhimeve plastike ( per hidrosanitare)  etj, qe sipas regjistrimit ne Ministrine e Ekonomise, Tregtise dhe Energjitikes arrijne ne 205 subjekte te shperndara sipas qarqeve.

3.2 Roli i sektorit industrial ne Strategji

Sektori industrial eshte nje pjese e rendesishme e “Strategjise per zhvillimin e biznesit, investimeve”, i cili ka per qellim qe nepermjet nje partneriteti te ngushte publik-privat, te krijoje kushte i cili duhet te:
-   ofroje produkte kompetitive dhe te shumellojshem ne treg;
-   kontribuoje ne menyre te ndjeshme ne rritjen GDP-se;
-   gjeneroje mundesi punesimi dhe rritje te nivelit te jeteses;
-   krijoje qendrueshmeri ambientale;
-   krijoje mundesi zhvillimi per zonat e gjeografikisht te disfavorshme dhe me mungese burimesh natyrore;
-   shfrytezoje ne menyre racionale burimet natyrore;
-   kontribuojne ne rritjen e eksporteve.

Per arritjen e ketyre output-eve, strategjia e zhvillimit te sektorit industrial si nje sektor teresisht, ose thuajse teresisht i privatizuar do te fokusohet ne nxitjen e investimeve ne kete sektor te rendesishem te ekonomise, permes arritjes se nje sere objektivash konkrete te shoqeruar me nje program masash respektive per realizimin e tyre.
Ne kete kuader per te nxitur zhvillimin e ketyre sektoreve industrial, prioritet do te kene stimulimi i parqeve dhe zonave industriale, si nepermjet  investimeve “brown field” dhe “green field” me kontributin e sektorit privat qofte vendas apo dhe i huaj.
Investimet nga ana e qeverise per kete sektor,  pervec permiresimit te kuadrit ligjor dhe institucional do te perqendrohen ne investimet indirekte si;  ne burimet njerezore, kerkim dhe krijim dhe zhvillim te skemave financiare me kushte favorizuese, informacion tregu . etj.
Te gjitha keto nderhyrje qe parashikohet te ndermerren per kete sektor, jane pjese integrale e projekteve dhe programeve ne kuader te SME-ve,  eksporteve dhe IHD-ve.

3.3  Sektori industrial ne kontekstin  Europian

Komisioni Europian ka lançuar nje politike te re industriale qe synon krijimin e kushteve me te mira ne industrine prodhuese per vitet e ardhshme. Kjo politike perfshin disa iniciativa te reja si ajo mbi: konkurencen e lire dhe te ndershme, prodhimin e energjise dhe problematikat ambientale, pronesine intelektuale, reformen rregullatore, novacionet industriale, tregetine e lire, etj. Te gjitha keto iniciativa do te ndikojne ne permiresimin e nje numri te madh sektoresh industriale, duke krijuar ne te njejten kohe nje klime me te mire te zhvillimit te biznesit, suksesi i te cilit varet padyshim nga vitaliteti dhe fuqia e ketij te fundit, por ne te njejten kohe edhe nga ambienti i pergjithshem dhe sistemi rregullator shteteror, i cili e ndihmon, zhvillimin e biznesit.
Komisioni Europian ka zhvilluar nje sere instrumentash per mbeshtetjen e te ashtuquajturave ”Industrial Cluster” .

Objektivat dhe karakteristikat kryesore te politikave per grupimet ne KE: jane si me poshte; (i) politikat bazohen ne bashkepunime te permiresuara biznesi dhe rrjete bashkepunimi, (ii) lidhjen e firmave me infrastrukturen teknologjike (rajonale); (iii) rolin e organizatave publike ose gjysme publike si mediatore ne inkurajimin e rrjeteve midis firmave dhe projekte te perbashketa. (iv) nevojen e permiresimit te kapaciteteve novatore, menaxhimin e njohurive, etj ne firma, duke permiresuar procesin e mesimit midis firmave dhe mjedisit te tyre. (v) stimulimin e faktoreve dhe njohurive te specializuara, dhe (vi) bashkepunimi rajonal.

Gladiatori:
3.4 Problematika aktuale sipas degeve 

3.4.1 Industria  metalurgjike : Nje nga problemet kryesore eshte stabilizimi dhe  zhvillimi i permiresimit te treguesve te projekteve te ndermarrjeve metalurgjike te privatizuara nepermjet permiresimit te mjedisit per kryerje investimesh me kapital te huaj ose vendas dhe permiresimit te mjedisit ku zhvillohet biznesi. Per kete:

   Monitorimi i vazhdueshem i investimeve qe kryhen ne ndermarrjet metalurgjike te privatizuara me qira emfiteoze apo me konçension. Perputhja e teknologjive te instaluara me teknologjite bashkekohore te disponueshme te rekomanduara nga BE per mbrojtjen e mjedisit.
   Mbeshtetja me burime te furnizimit me energji elektrike
   Çertifikimi i produkteve metalurgjike qe kane te bejne me sigurine e mbrojtjen e komunitetit dhe te mjedisit si dhe permiresimi i kushteve te mjedisit brenda objekteve si dhe perreth tyre.

Industria metalurgjike, veçanesisht ajo e çelikut, eshte nje industri e ndjeshme e per ekonomine shqiptare.

Kjo industri ka qene pjese shume e rendesishme ne negociatat e Shqiperise me Bashkimin Europian ne kuader te marreveshjes se Asociim Stabilizimit. Ne kuader te marreveshjes se Perkohshme te Tregtise se Lire me Bashkimin Europian, neni 5, Protkollit 1, Shqiperia duhet te hartoje programin per ristrukturimin e industrise se çelikut me qellim qe te mundesoje funksionimin e kesaj industrie ne kushte normale tregu. Bashkimi Europian do te mbeshtese Qeverine Shqiptare per hartimin dhe zbatimin e ketij programi me konsulence dhe ekspertize te kualifikuar. Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes ka shprehur zyrtarisht kerkesen per mbeshtetje dhe do te ndjeke te gjitha hapat e tjere te nevojshem ne kete drejtim.
Nje problem tjeter tjeter eshte shfrytezimi  i kapaciteteve industriale ne ndermarrjet metalurgjike, ne mbeshtetje te zhvillimit te ndermarrjeve te vogla e te mesme, si dhe per krijimin, ku eshte e mundur, te zonave industriale qe do te perputheshin me strategjine zhvillimore te SME-ve.

3.4.2 Industria e lekure-kepuces ka marre nje zhvillim te madh ne shume rajone te vendit. Ne kete industri dallojme: industrine e qepjes se faqeve te kepuceve; montimin perfundimtar te tyre si dhe industrine e perpunimit te lekureve. Per linjat e ngritura te kesaj industrie konkludojme se: teknologjia per prodhimin e faqeve per kepuce, qe kane keto linja dhe fabrika, si dhe makinerite qe ato disponojne jane moderne dhe me rendiment te larte. Kjo dege e industrise se kepuceve ka tendenca te zhvillohet akoma me shume ne te ardhmen.
Gjate tre viteve te fundit eksportet shqiptare te industrise se kepuceve jane dyfishuar dhe gjate periudhes 2000-2004 eksportet shqiptare te lekureve dhe kepuceve kane rritur me shume se dyfish rritjen e eksporteve ne bote ne kete sektor. Kohet e fundit eksportet shqiptare te lekureve dhe kepuceve jane rritur ne masen 20-30% ne vit.
Pothuajse 100 kompani te lekureve dhe kepuceve qe operojne ne Shqiperi prodhojne 1.2 milion pale kepuce ne muaj. Shqiperia eshte eksportuesi i dyte me i madh i kepuceve ne Itali, nje vend qe eshte eksportuesi kryesor i kepuceve ne bote. Gjithashtu Shqiperia eshte nje vend ideal per eksportimin ne tregjet Italiane, Ballkanike dhe Evropiane. Investitoret e huaj ne Shqiperi gjithashtu po rrisin eksportin drejt tregjeve jo evropiane. Me nenshkrimin e marreveshjes CEFTA, dhe ato te EU, Shqiperia ofron mundesi te pakufizuara eksportimi.
Shqiperia paraqet nje vend mjaft terheqes per prodhimin dhe eksportimin e:
   kepuceve per eksport ne tregjet globale;
   te gjitha llojeve te prodhimit dhe montimit te kepuceve per tregjet ballkanike dhe evropiane;
   proceset e perpunimit te lekures per prodhuesit shqiptar te kepuceve dhe per tregun evropian;
   aksesoreve te lekureve per tregun ballkanik dhe evropian.

3.4.2/1  Kostot operuese me kompeticion te larte

Kostot e fuqise punetore ne sektorin e lekureve dhe kepuceve ne Shqiperi jane sa 1/10 e kostos ne Itali dhe sa 1/5 e kostos ne Greqi, pra jane ne nivelin 150-200 $ ne muaj.
Shqiperia perben vendin me konkurrues ne Evrope per prodhimin e lekureve dhe te kepuceve. Sic e tregon dhe tabela e meposhtme rrogat ne Shqiperi jane sa 1/3 deri ne ½ e nivelit te rrogave ne vendet ballkanike dhe ne vendet e Evropes Lindore.
Kostot e tjera operative jane gjithashtu konkurruese ne Shqiperi, me kosto per zonat industriale per rreth 35$ /metri katror  – vlere kjo poshte kostos se zonave industriale ne Evropen Lindore apo ne vendet e tjera ballkanike. Kostoja e energjise elektrike dhe ujit jane gjithashtu poshte kostove te vendeve te tjera.
Nje burim i madh fuqie punetore fleksibel dhe te afte. Shqiperia ka nje popullsi te re prej 3.2 milion me nje norme zyrtare te papunesise prej 14.3 %. Me mbi 20,000 punonjes te lekureve dhe kepuceve dhe mbi 12,000 inxhiniere profesioniste dhe studente te inxhinierise. Shqiperia ofron potenciale te medha njerezore per industrine e lekureve dhe kepuceve. Numri i studenteve ne Shqiperi eshte duke u rritur ne menyre te ndjeshme, duke siguruar keshtu nje oferte te vazhdueshme te punonjesve profesionale. Pothuajse te gjithe fabrikat e lekureve dhe kepuceve ne Shqiperi nuk kane sindikata dhe forca punetore shquhet nga investitoret per fleksibilitetin dhe cilesine e saj. Ne fabrikat kryesore te kepuceve ne Shqiperi, 50% e te punesuareve punojne ne fabrike prej 5 vjetesh, duke demostruar keshtu stabilitetin e fuqise punetore.
Prodhim me cilesi te larte dhe ne kohe. Shqiperia i ofron investitoreve te lekure/kepuceve nje afersi me tregun Italian, grek dhe tregjet ballkanike. Ne te vertete, Shqiperia ka nje avantazh persa i perket vendodhjes gjeografike kundrejt disa fqinjeve ballkanike, meqenese eshte nje vend qe ka lidhje direkte me Detin Mesdhe dhe eshte nje vend qe eshte shume afer tregjeve greke dhe italiane.
Investitoret e huaj ne Shqiperi mund te ndryshojne krejtesisht rregullat evropiane te levrimit te produktit me shpejt se ne cdo vend tjeter. Duke ju referuar Cofra/Albaco : “Koha e shperndarjes eshte shume e rendesishme per klientin. Ne kemi 5 dite kohe maksimale per te kthyer nje pergjigje dhe mund te ekzekutojme nje urdher brenda 24 oreve ne Itali.”
Niveli i cilesise ne fabrikat e lekure kepuceve ne Shqiperi eshte shume i larte dhe shume kompani kane certifikimin ISO9001. Kompanite jane duke adoptuar teknologji prodhimi te avancuara dhe mund te themi se ne Shqiperi ekzistojne disa nga fabrikat me teknollogji me te avancuar ne bote per prodhimin e kepuceve.
Ne Shqiperi mundesite per investimin e kompanive te perpunimit te lekureve jane ne rritje. Gjithashtu sherbimi JIT dhe lenda e pare sjellin nevojen e nje numri me te madh te prodhuesve te kepuceve.

Infrastruktura dhe mundesite qe ofrojne zonat/vendet perkatese.
Shqiperia i ofron investitoreve shume variante potenciale, me nje numer rajonesh te specializuara ne sektorin e lekure kepuceve. Ne kryeqytet eshte perqendruar numri me i madh i kompanive te kepuceve dhe te lekures, fillimisht te fokusuar ne montimin dhe prodhimin e kepuceve. Porti i Durresit gjithashtu afron nje akses per te gjithe prodhuesit ne mbare vendin. Kompanite e perpunimit te lekureve jane te shperndara ne te gjithe vendin dhe kryesisht ne Berat, Durres, Kavaje, Korce dhe  Tirane.

Nevoja per nje zhvillim dhe diversitet te ofertes.
Krahas avantazheve qe Shqiperia i ofron investitoreve te lekure kepuceve egzistojne dhe disa mangesi ne oferten e produkteve te cilat duhet te vihen ne dukje ne qofte se  Shqiperia duhet te konkuroje per te terhequr investime ne periudhe aftshkurter dhe afatgjate. Ne periudhe afatshkurter rendesi ka zgjedhja e zonave ku do te investohet, sigurimi i informacionit te domosdoshem per to si edhe permiresimi i furnizimit me energji elektrike ne menyre te vazhduar. Ne periudhe afatgjate rekomandohet zhvillimi i  dizajnit dhe futja e markave vendore.

Strategjia e Shitjeve dhe marketingut.
Per nxitjen e investimeve ne industrine e lekure kepuceve eshte i nevojshem nje plan marketingu. Ky plan do te veproje si nje shembull per koordinimin e promovimit te sektorit, sigurimin e mesazheve te qendrueshme te shitjeve, aktiviteteve koherente te marketingut dhe nderrmarjen e veprimeve per arritjen e treguesve te performances.

3.4.3  Industria e konfeksioneve  eshte nje industri aktualisht e zhvilluar ne shume rajone te vendit. Prodhimi i saj eshte pothuajse per eksport, karakteristike e zhvillimit te saj jane aplikimi i kontratave me fason, gje qe eshte nje nga kushtet kryesore te zhvillimit e saj.
Zhvillimi i kesaj industrie ka bere te mundur riaktivizimin e nje fuqie te madhe punetore te kualifikuar te saj.
Objektivi i saj eshte rritja e cilesise ne prodhimin e veshjeve si dhe zgjerimi i saj te behet jo vetem per tregun e jashtem nepermjet porosive, por te rritet prezenca e saj ne tregun vendas per te konkuruar me prodhimet e importit.

Investimet ne sektorin e tekstileve jane ngritur duke pasur parasysh avantazhet e shumta qe ka Shqiperia duke u nisur nga pozicioni i saj gjeografik, lidhjen e saj me vendet e tjera te Ballkanit dhe aftesite e larta teknike qe ofron fuqia punetore krahasuar me koston e tyre.

Shqiperia ofron nje ambjent shume te favorshem per perpunimin e tekstileve nisur nga afersia e saj gjeografike me Italine, Greqine dhe transportin e shpejte me keto vende. 
Shqiperia eshte nje ure lidhese e shkelqyer ndermjet Europes Perendimore dhe tregjeve ne vendet e tjera te Ballkanit. Si rezultat i avantazheve te saj gjeografike, Shqiperia me nenshkrimin e CEFTA –s perfiton  nje akses me te mire ne tregjet e reja te rajonit.

Ne Shqiperi egzistojne firma qe operojne ne kete sektor me manaxher dhe fuqi punetore me aftesi te larta teknike, qe se bashku prodhojne nje numer te madh te prodhimeve te tekstileve dhe produkteve te tjera lidhur me to.

Investitoret qe duan te vijne ne Shqiperi perfitojne gjithashtu edhe nga fuqia punetore me kosto te ulet, e cila eshte shume me konkurruese sesa ajo ne Bullgari dhe Rumani. Gjithashtu investitoreve te huaj i krijohet mundesia per te realizuar nenkontrata me bizneset shqiptare per te mbuluar pikun e prodhimit ne periudha afatshkurtra dhe njekohesisht te perfitojne nga lehtesirat fiskale ne lidhje me taksat e importimit te materialeve dhe makinerive, si edhe lehtesite e eksportimit te produkteve te gatshme. Kontratat e ardhshme gjeresisht do te percaktohen nga tre faktore kryesore: cmimi, cilesia e sherbimit dhe koha e shperndarjes se produktit. Nje konsekuence e situates se mesiperme eshte edhe rritja e konsiderueshme e prodhimeve te Kines dhe Indise ne vitet e fundit. Megjithate, furnizuesit e Europes Juglindore do te vazhdojne te mbeten pjese e blerjeve miks (produkteve qe vijne nga tregje te ndryshme) per shkak te afersise se tyre me tregjet Europiane. Brenda vendeve te ndryshme fabrikat do te konsolidohen akoma edhe me shume ne nje numer me te vogel dhe do te vazhdojne te reduktojne kostot e prodhimit, koston e fuqise puntore, dhe ne keto kushte do te shkohet gjithmone e me shume drejt nenkontratave (pra fabrikat do te specializohen per nje numer te vogel procesesh). Firmat gjithmone e me shume do te perballohen me sfidat per te suportuar investime me te medha ne teknollogji te reja per te qene gjithmone kompetitiv.
Sigurisht disa pasiguri/rrisqe do te vazhdojne te mbeten. Vazhdon te ekzistoje nje mungese e informacionit te besueshem ne lidhje me ndryshimet qe po ndodhin dhe pasiguri ne lidhje me reagimin e BE, ne menyre te vecante kjo e lidhur me vendosjen e kuotave apo tarifave perkundrejt importeve nga Kina. Akoma nuk eshte shume e qarte deri ne cfare shkalle afersia e tregjeve do te jete nje faktor i rendesishem, cilat prodhime do te jene me pak te ndjeshem perkundrejt kompeticionit te produkteve nga Kina, dhe se sa e rendesishme eshte industria vendase tekstile ne te ardhmen.
Ritja e kapaciteteve ne tregun boteror dhe cfare do te ndodhi kur te kemi renie te kesaj rritje eshte akoma e pasigurte, nderkohe qe ne nivel mikro gjithashtu ka paqartesi rreth strategjive aktuale qe do te adaptohen nga ana e bleresve.

3.4.4  Industrite e ndryshme si ajo mekanike, tekstile, e perpunim drurit, kimike, e qelqit, qeramike, plastike, e gomes etj, kerkojne angazhime dhe investime te medha nga kapitali privat  dhe mbi te gjitha ne drejtim te respektimit te standardeve dhe direktivave te BE-se duke perfshire edhe mbrojtjen e mjedisit.

Navigation

[0] Message Index

[#] Next page

[*] Previous page