STRATEGJIA E ZHVILLIMIT TE BIZNESIT DHE INVESTIMEVE ( 2007- 2013)

STRATEGJIA E ZHVILLIMIT TE BIZNESIT DHE INVESTIMEVE ( 2007- 2013)

<< < (5/7) > >>

Gladiatori:
V.   INVESTIMET E HUAJA DIREKTE (IHD)

6.1.   Pamje e pergjithshme

6.1.1   Ecuria e investimeve te huaja direkte ne Shqiperi

Megjithese flukset e investimeve te huaja ne Shqiperi kane qene ne rritje te vazhdueshme, ato mbeten ne nivele shume te ulta nese i krahasojme me Rajonin. Kjo si pasoje e nje trashegimie negative te demtimit te rende te klimes se biznesit, per shkak te pengesave te konsiderueshme administrative, korrupsionit te perhapur, dobesive regullatore si dhe riskut te perceptuar ekonomik dhe politik te vendit.

 
         Burimi: Banka e Shqiperise
Investimet e huaja direkte, gjate viteve te fundit, siē mund te vihet re dhe ne grafikun e mesiperm, kane pesuar nje rritje te konsiderueshme. Gjate vitit 2004, per shkak edhe te privatizimit te Bankes se Kursimeve, fluksi i FDI-ve per kete vit, arriti vleren prej 341 milion USD. Per vitin 2005, investimet e huaja direkte per efekt edhe te mungeses se privatizimeve, zbriten ne 255 milion USD.

Fluksi i investimeve tė huaja direkte nė Shqipėri ėshtė mė i ulėt krahasuar edhe me vendet e tjera tė rajonit, tė cilat me pėrjashtim tė Bullgarisė dhė Rumanisė nuk shquhen pėr tėrheqje tė IHD-ve, pėrveē nė fushėn e privatizimeve. Siē mund tė shihet nė Figurėn 1, nė tė shkuarėn Shqipėria nuk ėshtė paraqitur mirė nė krahasim me vendet e tjera tė Ballkanit.  Po tė krahasosh pjesėn e tregut, Shqipėria ėshtė pėrfituesi mė i vogėl i IHD-ve krahasuar me vendet e tjera.

Figura 1: Peformanca e IHD-ve nė  rajonin  e Europes Juglindore

Burimi: UNCTAD WIR 2005
Burimi: UNCTAD WIR 2005

Burimi: UNCTAD WIR 2005


Nga pikėpamja e origjinės, Italia dhe Greqia ruajne nje pozicion mbizoterues ne investimet e huaja direkte ne Shqiperi: 51 per qind e ndermarrjeve te investimit direkt jane me pjesemarrje te kapitalit te huaj italian dhe 24 per qind me kapital te huaj grek. Ndjekesit me te afert jane kapitali turk (4 per qind) dhe ai amerikan (3 per qind). Nderkohe, verehet nje hapje drejt lindjes se mesme, shoqeruar edhe me rritjen e flukseve te kapitalit nga keto vende. 
            
Ne kendveshtrimin e stokut te kapitalit te huaj, ne fund te vitit 2004, jo me pak se 82 per qind e ketij stoku ishte per llogari te vendeve te Bashkimit Evropian, me investitore kryesore Greqine (me 48 per qind te stokut te kapitalit te huaj ne fund te vitit 2004) dhe Italine (me 30 per qind). Greqia dhe Italia kane rritur ndjeshem pranine e tyre ne stokun e kapitalit te huaj ne vend. Afersia gjeografike e Shqiperise me keto dy vende si dhe nje bashkepunim i fuqishem ekonomik me BE, jane nder arsyet kryesore per dominimin e investitoreve te huaj nga keto vende.


Rritja e stokut te kapitalit te huaj ne vite, verehet te kete qene me e ndjeshme persa i perket kapitalit grek. Ky i fundit, ne fund te vitit 2004 vleresohet ne rreth 18 miliarde leke nga 7 miliarde leke vleresuar ne fund te vitit 2001. Kapitali grek eshte i perqendruar kryesisht ne sektorin e komunikacionit (68 per qind) ardhur si rezultat i perfshirjes ne privatizime gjate viteve 2000-2001 dhe tregtise me shumice (13 per qind).

Burimi: Banka Shqiperise
Pergjate viteve te fundit eshte zbehur disi prania e tij ne industrine e veshjeve. Kapitali italian per periudhen e vrojtuar (2001-2004), ka ruajtur rreth intervaleve 60-65 per qind perfaqesimin e tij me investime ne industrine perpunuese. Ne fund te vitit 2004, stoku i kapitalit italian vleresohet ne rreth 11.3 miliarde leke nga 3.8 miliarde leke ne vitin 2001 (burimi: Banka e Shqiperise).
Persa i perket shperndarjes gjeografike te IHD ne Shqiperi, vihet re nje perqendrim i tyre ne Tirane (52%) dhe ne pjesen perendimore te vendit.
Shperndarja sektoriale e investimeve te huaja direkte ne Shqiperi tregon nje shkalle te larte perqendrimi te tyre ne industrine perpunuese dhe ne tregti.

6.1.2   Problematika  qe has sektori

Zonat ku jane perqendruar IHD jane zona me te ardhura me te larta dhe infrastrukture me te zhvilluar. Pjesa e brendshme qendrore si dhe verilindja e vendit, jane nder zonat me pak te preferuara nga investitoret e huaj. Perveē infrastruktures se pazhvilluar te ketyre zonave dhe marketingut te munguar, nje rol te rendesishem mendohet te kete luajtur migrimi i brendshem dhe i jashtem, i cili veshtireson gjetjen e fuqise punetore te kualifikuar ne to. Megjithate, nje perqindje te konsiderueshme te IHD kemi ne rrethe kufitare me Greqine, si Korēa dhe Gjirokastra.
Investimet ne industri kane synuar sektoret me perqendrim te larte te fuqise punetore dhe jo ato me perqendrim te kapitalit ose te teknologjise duke i lene pak hapesire rolit te investimeve te huaja ne transferimin e teknologjise dhe rritjen e kapacitetit teknologjik te prodhimit ne vend, duke minimizuar efektet pozitive anesore te ketyre investimeve ne sektoret e tjere te prodhimit.

 Shkaqet e Nivelit te ulet te FDI-ve ne Shqiperi vijne si rezultat: 
•   Problemi i imazhit eshte nje drejtim ku do te  perqendrohet puna ne te ardhmen per te siguruar nje ndryshim te shpejte te imazhit per Shqiperine ne vendet e huaja.
•   Problemet dhe konfliktet lidhur me pronesine mbi token , procedurat burokratike per rregjistrimin e te drejtave te pronesise, per aprovimin dhe dhenien e lejeve te ndertimit kane krijuar gjithmone nje barriere per investimet e huaja.
•   Niveli i informalitetit te ekonomise eshte gjithashtu nje drejtim qe do te synohet te permiresohet ne te ardhmen, per te sigurua nje konkurence te ndershme ne treg
•   Procesit te ngadalshem te privatizimeve, ndermarrjeve te mesme dhe te medha te shtetit ne sektoret industriale me intensitet te larte kapitali, dhe sektoreve strategjike si energjia, telekomunikacioni.
•   Perceptimi ende i nje risku politik dhe ekonomik te vendit nga investitoret potenciale te huaj.
•   Funksionimi i dobet i institucioneve publike, korrupsioni, trafiqet dhe zbatimi i dobet i ligjit.
•   Mungesa e efikasitetit dhe kostoja e larte e infrastruktures ( transport, energji, uje) si dhe mungesa e parqeve industriale per FDI-te orientuara nga eksporti dhe turizmi. Ndonese ekziston nje ligj qe lejon krijimin e zonave te lira dhe parqeve industriale deri tani ne Shqiperi nuk eshte krijuar ndonje zone e lire apo park industrial.
•   Pamjaftueshmeri e sherbimeve financiare, bankare dhe jobankare (nivel i ulet i kreditimit, cilesi e ulet e sherbimeve financiare per tregeti nderkombetare, shkalla e larte e interesit, kerkesat e larta per kolateral, sherbimet e kompanive te sigurimit etj.)
Analiza SWOT
Mundesite
•   Integrimi Europian
•   Integrimi ekonomik rajonal (Cefta)
•   Diaspore e gjere
•   Reforma e Sistemit te Arsimit
•   Rindertimi i Infrastruktures   Pikat e Forta
•   Afersi gjeografike me pjesen me te madhe te rajoneve dhe tregjeve ne Europe
•   Fuqi punetore e kualifikuar me nje kosto relativisht te ulet
•   Kulture pune
•   Burimet minierare
•   Atraksionet natyrale dhe turistike
•   Nje ambjent ligjor i pranueshem per investim
Pikat e dobta
•   Tregjet e vogla vendase
•   Te ardhura te ulta per fryme
•   Infrastrukture e dobet
•   Teknologji industriale e vjeteruar
•   Sektor i dobet financiar   Risqet
•   Konkurrenca e vendeve fqinje
•   Rritje ne paga dhe humbja e avantazhit konkurues te kostos se ulet te punes

6.1.3   Mundesite per investime ne sektore te veēante

6.1.3.a   Industria e lekure-kepuceve dhe e veshjeve

Sektori i lekure-kepuceve eshte nje nga sektoret me te rendesishem si nga pikepamja ekonomike ashtu dhe nga ajo sociale dhe perben 10% te prodhimit industrial si dhe perfaqeson rreth 14% te punesimit. Sektori ka pasur nje rritje te konsiderueshme edhe persa i perket eksporteve; ato u rriten me 9% ne vit per vitet 1999-2002 ndersa ne vitin 2003 me 32% dhe ne 2004 me 23%. Kjo industri perfaqeson gjithashtu 30% te eksporteve totale te Shqiperise. Bazuar ne nje studim te kryer nga Acit ne nentor 2004 investitoret ne kete sektor jane perqendruar ne prodhim kepucesh (23%), faqosje kepucesh (32%), perpunim lekuresh (25%).
Shqiperia ka gjithashtu nje industri veshjesh ne zhvillim e siper, e cila ka terhequr investime te huaja kryesisht nga Italia, Gjermani dhe Greqia. Aktualisht ne sektor operojne rreth 50 firma te huaja dhe 17 shqiptare te cilat punesojne rreth 10000 punonjes.

Mundesite per investime te reja ne keto sektore percaktohen kryesisht nga keto faktore konkurrues qe Shqiperia disponon:
•   Nje treg me i gjere i hapur ne saje te nenshkrimit te Marreveshjeve se Tregtise se Lire per Europen Qendrore CEFTA
•   kosto e ulet e punes (mesatarisht 150-200 dollare ne muaj),
•   disponibilietet i krahut te punes se kualifikuar si pasoje e nje eksperience te maturuar tashme ne kete sektor,
•   logjistika; mundesi per prodhim ‘just in time’ dhe me cilesi te larte fale pozicionit strategjik prane tregjeve kryesore si Italia dhe Greqia dhe standardeve te aplikuara nga ndermarrjet shqiptare

Tregjet kryesore ne keto sektore ku duhet te perqendrohen edhe aktivitet promovuoese jane Italia, Greqia dhe Gjermania. Interesi mund te jete si per investime te reja ne vend, por edhe per nenkontraktore me firmat ekzistuese vendase.

6.1.3.b    Sherbimet ndaj biznesit

Me qellim permiresimin e efiēences dhe produktivitetit, kompanite multinacionale perfitojne avantazhe te medha duke konsoliduar aktivitetet si sherbimet ne nje vend te caktuar dhe duke i standarizuar ato ne te gjithe boten. Kjo po krijon mundesi te reja per investime te huaja direkte per vendet ne zhvillim e siper te cilat kane avantazhe kostoje mjaft me te medha sesa vendet e zhvilluara. Metoda e preferuar per kete konsolidim nga kompanite eshte ajo e te besuarit te ketyre aktiviteteve/sherbimeve kompanive te tjera (outsourcing).
Ne kete aspekt Shqiperia paraqet mundesi te medha per te thithur kater llojesh investimesh te huaja te orientuara nga eksporti: qendra te kujdesit ndaj klientit (customer support centers), qendra sherbimi te perbashketa (dataprocessing), sherbime te teknologjise se informacionit (IT) si dhe Seli rajonale per bizneset (Regional headquarters). Nga studimet e kryera rezulton qe ne afat shkurter mundesite me te mira per te thithur investime i kane dy sektoret e pare (qendra te kujdesit ndaj klientit dhe perpunimi i te dhenave). Kjo fale disa avantazheve konkurruese si: Force punetore e kualifikuar, me zoterim te gjuheve te huaja dhe me kosto  mesatare sa nje e pesta e vendeve europiane; ambjente, zyra te mjaftueshme ne treg, rrjet i telekomunikacionit ne zhvillim etj.

Gladiatori:
.1.3.c     Bujqesia dhe Agrobiznesi

Shqiperia ka mundesi te konsiderueshme ne zhvillimin e bujqesise  ne saje te klimes se saj te favorshme dhe krahut te lire te punes ne zonat rurale. Per shkak te metodave akoma tradicionale te prodhimit te frutave, perimeve, mishit dhe produkteve te qumeshtit duke perdorur me pak shtesa artificiale, pesticide dhe kimikate, Shqiperia eshte bere e mirenjohur si nje prodhues i nivelit boteror dhe eksportues i ushqimeve organike ne  rajonet me te medha, tregjet Evropiane dhe Amerikano-Veriore.
Masa mesatare e nje ferme eshte afersisht 1 ha, qe renditet ndermjet 1,3 ha ne fushe dhe rajonet kodrinore dhe 0,8 ha ne male. Trojet e fragmentarizuar jane dukshem nje pengese per metodat eficente te prodhimit dhe e masave ekonomike.
Sidoqofte potenciali bujqesor shqiptar eshte i konsiderueshem; klima e bute mesdhetare ( dimer i bute dhe vere e thate) dhe shira te bollshem (ne masen 1400 mm, ne zonat bregdetare, 1.800 dhe 3.000 ne zonat kodrinore dhe malore) jane vecanerisht te pershtateshme per kultivimin e frutave te hershme dhe te vonshme, ullinjve dhe bimeve mjekesore, si dhe prodhimin e veres.

Agroindustria eshte gjithashtu nje pjese e rendesishme e ekonomise shqiptare. Bujqesia dhe agroindustria kontribojne ne GDP me 25% dhe ne punesim me 60%. Agroindustria eshte nje sektor ne rritje te vazhdueshme por niveli i pergjithshem i prodhimit nuk mbulon nevojat e konsumit.
Mundesite per investime ekzistojne ne disa nensektorė te kesaj indutrie, por me interesant paraqiten ato segmente ne te cilet ekziston eksporti siē jane bimet mjeksore, perimet e sezonit dhe jo te sezonit, produktet e konservuara si ullinjte apo vaji i ullirit, peshku i fresket dhe ai transformuar etj. Qeveria me qellim per te nxitur zhvillimin e vreshtarise, pemetarise dhe ullirit, ka miratuar krijimin e nje fondi ndihme per fermeret ne vlere prej  400 milion Leke.

6.1.3.d    Minierat

Shqiperia ka burime minerale te konsiderueshme pershire kromin, baker, nikel dhe qymyr. Cilesia dhe sasia e kromit eshte vecanerisht e larte. Para 1990 Shqiperia zinte vendin e trete ne bote per prodhimin e ketij minerali per asye te reservave te konsiderueshme te tij. Mineralet e nxjerra perpunohen pjeserisht dhe me pas eksportohen ne menyre direkte. Mund te ekzistojne mundesi per perpunim te plote.

Shqiperia ka gjithashtu reserva te pashfrytezura te shkembinjve te fosfatit dhe boksiteve. Sipas eksperteve e Ministrise se Ekonomise, Tregtise dhe Energjitikes keto rezerva kane permbajtje te ulet te lendes se dobishme. Nje miniere boksiti po operon per te siguruar lenden e nevojitur nga industria kombetare e cimentos nderkohe qe nuk punohet ne minierat e fosforitit.

Industrite nxjerrese jane ne duart e sektorit privat dhe si rezultat ekzistojne mundesi per investime te reja (greenfield) ne kete sektor. Mundesi te reja investimi mund te paraqiten gjithashtu edhe nga terheqja ose mbarimi i kontratave me konēesionaret ekzistues.

6.1.3.e     Nafta dhe Gazi

Ne bilancin energjitik te vendit tone burimet me baze hidrokarbure zene rreth 62%. Nevojat e vendit plotesohen me rreth 40-45% (prodhim i shoqerise publike ARMO Sh.a.)me prodhimin e vendit dhe pjesa tjeter sigurohet nga importi i cila realizohet nepermjet shoqerive te tregetimit me shumice. Sot jane te licensuar rreth 107 shoqeri anonime per tregetimin e karburanteve.
Industria e Naftes dhe Gazit ne fillim te tranzicionit trashegoi vendburime te zbuluara me resurse te konsoliduara nafte nentoke si dhe nje pervoje te plote ne kerkim, prodhim, rafinerim, sherbime dhe tregetime te naftes gazit dhe nenprodukteve te tyre. Me kalimin ne ekonomine e tregut u vune re mosperputhje ndermjet nevojave per investime dhe mundesive te saj e cila shkaktoj nje renie te prodhimit te naftes 2.5 here dhe te gazit 24 here. Vendburimet e naftes ne kete kohe gjendeshin ne nje stad shfrytezimi te vonshem dhe me nje teknologji te amortizuar fizikisht dhe moralisht.
Ne periudhen ne vazhdim industria e naftes dhe gazit do te vazhdoje te jete nje sektor i rendesishem i ekonomise se vendit, si ne pikpamje te peshes qe do te zere ne bilancin energjitik, ashtu dhe ne zhvillimin e prones, per te finalizuar trasformimin e plote te prones shteterore ne prone private.
Rezervat fillestare te naftes vleresohen: a) gjeologjike 430 milion ton dhe b) te nxjershme rreth 80 milion tone. Rezervat e nxjershme te mbetura me 01.01.2005 jane rreth 30 milion tone nafte bruto nga te cilat rreth 10 milion ton ne formacione gelqerore dhe 20 milion ne formacione ranore.
Rezervat fillestare te gazit ne vendburimet e gazit jane rreth 500 milion Nm3 te nxjershme dhe ne vendburimet e naftes, ne formen e kapeles gazore dhe te gazit shoqeruese jane 8.8 miliard Nm3.Rezervat e nxjershme te mbetura me 01.01.2005 jane rreth 3.6 milion.
Si rezultat i ristrukturimit te shoqerive te naftes, i zbatimit te marreveshjes hidrokarbure ne zonen e Patos Marinzes dhe i perdorimit te teknologjive te reja te shfrytezimit ne periudhen pas vitit 1998, u realizua nje rritje e prodhimit te naftes dhe gazit me rreth 10% ne vit dhe parashikohet nje rritje me e madhe ne vitin 2006,duke arrite nė rreth 560 mije ton nga 448 mije ton qe u prodhuan ne vitin 2005. Per me tej programohet te rritet prodhimi i naftes dhe i gazit me te ritme me te larta pasi do te jap nje impakt zbatimi i MH me Patos-Marinze .
Kerkimet dhe prodhimet e naftes dhe te gazit ne teritorin Shqiptar behen vetem sipas Marrėveshjeve Hidrokarbure, te cilat jane mareveshje e formes koncesoniare,  (tė pėrpiluara sipas modeleve ndėrkombėtare), nenshkruhet nga Ministria e Ekonomise, Tregetise dhe Energjetikes (ministria pergjegjese per hidrokarburet), sipas propozimit te bere nga grupi negociues ne perberje te AKBN dhe me pas miratohet me Vendim te Keshillit te Ministrave . Zbatimi i ligjit mundesohet nga njė paketė fiskale e posaēme e parashikuar me ligjin nr. 7811, tė datės 12.04.1994 “Pėr aprovimin e dekretit nr. 782, datė 22.02.1994 “Pėr sistemin fiskal ne sektorin e hidrokarbureve (Kerkim – Prodhim)
Gjate periudhes 16 vjecare jane konkretizuar me nenshkrimin e 17 Marreveshjeve per hidrokarbure. Deri tani jane investuar per kerkimin e naftes nga shoqerite e huaja rreth 500 milion USD.
Ne sektori hidrokarbur kryejne aktivitete shoqeri private te vendit dhe te huaja ne te gjitha sferat e aktivitetit nga kerkim prodhimi deri ne tregetim marketingun e nenprodukteve te naftes dhe gazit.
Projektet dhe investimet prioritare per nje periudhe afatmesme ne sektorin hidrokarbur parashikohet te realizohen ne drejtimet e meposhteme:
-  lidhja e Shqiperise me rrjetin naftes dhe gazsjelles te Europes Juglindore;
-  aplikimi i teknologjive te avancuara per nxjerjen e naftes nga vendburimet e njohura;
-  rikonstruksioni  dhe ndertimi i rafinerive te naftes;
-  kerkimi i naftes dhe gazit nga shoqerite e huaja ne kuadrin e MH;
-  rehabilitimi i mjedisit dhe ruajtja e tij; 
-  ndertimi i depozitave bregdetare;
-  sherbimet mbeshtetese etj.
Procesi i privatizimit te sektorit hidrokarbur, eshte nje mundesi tjeter e cila do te siguroje nje eficience me te madhe si ne drejtim te prodhimit, rafinimit dhe tregetimit te hidrokarbureve.

6.1.3.f     Turizmi

Shqiperia ka pasuri te mjaftueshme natyrore dhe nga pikpamja turistike. Bregdeti shqiptare zgjatet ne nje gjatesi prej 450 km dhe permban disa nga zonat bregdetare me te pastra dhe me te bukura ne te gjithe Mesdheun Verior, qe mund te konkurojne bregdetet e Italise dhe te Kroacise. Jugu i Shqiperise eshte vetem pak larg nga nje destinacion tjeter te madh turistik- Ishulli Grek i Korfuzit.
Qeveria po pėrgatit njė projekt ligj tė ri mbi turizmin, i cili do te percaktoje planet e tij per zhvillimin e ketij sektori dhe pritet te hyje ne fuqi brenda vitit 2007.
Prespektivat per IHD ne sektorin e turizmit jane te kufizuara per shkak  te infrastruktures se pazhvilluar ne Shqiperi, mungesa e lehtesirave turistike dhe me e rendesishmja problemet me pronat dhe regjistrimet  qe veprojne si barriera ne investimet turistike. Te gjithe keto faktore ndihmojne ne krijimin e imazhit te Shqiperise si destinacion turistik i mundshem por jo ekzistues. Per kete arsye fillimisht IHD ne turizmin shqiptar do te vijne nga ndertuesit e fshatrave turistike dhe marinave.

Problemet e lindura me zhvillimin e planit Club Med prane Sarandes, tregojne se akoma  ekzistojne probleme me pronat  dhe se ka vend per permiresimin e kuadrit ligjor perpara se Shqiperia te shfrytezoje  potencialin e saj turistik.

6.1.3.g    Elektro-Energjia

Te dhena baze per sistemin elektroenergjetik shqiptare
Ekonomia shqiptare aktualisht ka nevoje per rreth 6.5 deri 7 miliard kilovatore energji elektrike ne vit.
Prodhimi mesatar vjetor eshte rreth 4 deri 4.4 miliard kilovatore.
Duhet te importoje rreth 2.5 miliard kilovatore ne vit.
Fuqia e instaluar eshte rreth 1450 MW.
Ka nje deficit ne fuqine e instaluar prej rreth 800-900 MW.
Rreth 98% e energjise elektrike prodhohet nga hidrocentralet.
Cmimi mesatar i shitjes se energjise elektrike per vitin 2006 parashikohet te jete rreth 7,4 leke/kWh.

Mundesite e investimit ne ndertimin e burimeve te reja gjeneruese
Ne burimet gjeneruese mundesite per investime jane shume te medha, sepse siē treguam me siper nevojat per energji nga burimet e vendit plotesohen ne masen 60-70%, ne vartesi te kushteve hidrologjike.

Edhe pse 98% e prodhimit te energjise elektrike sigurohet nga energjia hidrike, perseri mundesite per te investuar ne ndertimin e hidrocentraleve jane shume te medha, sepse deri tani jane shfrytezuar rreth 30-35% e potencialeve ujore qe ekzistojne ne Shqiperi per prodhimin e energjise elektrike.

Mundesite per ndertimin e hidrocentraleve jane te medha, duke filluar nga ndertimi i atyre te vegjel, me fuqi te instaluar deri ne 2 MW, te atyre te mesem me fuqi te instaluar.

Per ndertimin e hidrocentraleve ekzistojne studime te vjetra dhe te reja, ku jane percaktuar akset e mundeshme per ndertimin e rreth 40 hidrocentrale te vegjel, ne perrenj apo degezime lumenjsh, me nje shtrirje ne te gjithe Shqiperine.

Gjithashtu ka studime prefizibiliteti per shfrytezimin e potencialit te te gjithe lumenjve te medhenj te vendit dhe akse ku mund te ndertohen hidrocentrale te fuqive nga 60 ne 350 MW te instaluar.
Lumenjte kryesore ku mund te ndertohen hidrocentrale jane ai i Vjoses ne Shqiperine e Jugut, i Devollit ne Shqiperine Qendrore dhe i Drinit ne ate veriore.
Si objekte me te medha hidrike qe parshikohet te ndertohen jane HEC-et ; Bratile, Bushat; Tepelene; Skavice; Banje, etj;

Per te patur nje ballancim te prodhimit hidrik me ate termik dhe per te permiresuar parametrat e rrejtit elektrik, kemi studime dhe per mundesite e ndertimit te termocentraleve ne disa pika te sistemit.
Si objekte te rendesishme termike mund te permendim:
-   TEC-in e Vlores, me financim te B.Boterore, BEI-t dhe BERZH-it, me fuqi rreth 100 MW, qe do te filloje ndertimin gjate vitit 2007.
-   TEC-e te tjere me financime te investitoreve potenciale.

Mundesite e investimeve ne rrjetin e transmetimit.

Sistemi Elektroenergjetik Shqiptar, me perjashtim te investimeve te medha te bera vitet e fundit ne disa nyje, qe perbenin emergjence, ka nje rrjet relativisht te vjeter, te amortizuar, me teknollogji ruse, kineze, ēeke, italiane dhe jashte kerkesave te kohes.
Rrjeti i transmetimit dhe nyjet tranformuese ne shumicen e tyre nuk perballojne ngarkesat e nevojeshme dhe nuk jane te pershtateshme per implementimin e teknollogjive moderne ne drejtimin dhe shfrytezimin e sistemit energjetik dhe pjesemarrjen ne tregun rajonal te energjise.
Per kete arsye jane kryer studime dhe jane identifikuar objektet me rendesi kombetare dhe rajonale per te realizuar ndertimin e nje rrjeti bashkekohor si nga pajisjet dhe parametrat.
Si objekte me te rendesishme konsiderohen ndertimi i:
-   Qendres se re dispecer, me financim te qeverise italiane;
-   Linjes 400kV Elbasan –Tirane, nenstacionit 400/220 kV ne Tirane, linjes Tirane – Vau i Dejes dhe me tej Vau i Dejes-Podgorice, me financim te KfW dhe te Qeverise Italiane, si dhe Vau i Dejes- Kosove.
-   Nenstacionit te Babices ne Vlore me financim te qeverise Koreano Jugore dhe linja 220 kV Fier –Vlore.
-   Fuqizimi dhe rehabilitimi i te gjithe nenstacioneve 220 kV me financim prej 27 milion USD, 20 milion EURO te BERZH-it dhe 5 milion EURO te sh.a. KESH, ne kuader te projektit APL2.
-   Linja 400 kV Zemblak - Bitola

Mundesite e investimeve ne shperndarje.

Investime te rendesishme do te kryhen edhe ne rrjetin shperndares. Shumica e investimeve ne kete sektor jane te gershetuara me ndertimin apo fuqizimin e nenstacioneve te financuar nga donatoret:
-   Nenstacionit te Uznoves ne Berat me financim te B.Boterore;
-   Nenstacionit te Elbasanit me financim te B.Boterore;
-   Nenstacionit te Gjirit te Lalezit me financim te B.Boterore;
-   Fuqizim i sistemit te nenstacioneve dhe linjave te tensionit te larte ne zonen e Vaut te Dejes;
-   7 nenstacione me financim te Bankes Japoneze per Investime me Jashte;
-   Nenstacione me financim te BEI-t ne Vlore, Elbasan dhe Kavaje, etj:
Pevec sa me siper projektet  do te perqendrohen:
-   Ndertimi i linjes 110 kV Babice (Vlore) – Sarande dhe i dy nenstacioneve 110/20
            kV ne Dukat dhe Himare dhe i rrjetit te tyre shperndares;
-   Ndertimi i linjes 110 kV Zemblak (Korce) - Erseke  - Permet – Gjirokaster
-   Ndertimi i nenstacionit te ri 110/20 ne Gjirokaster dhe i rrjetit shperndares

Strategjia Kombetare e Energjise ka parashikuar nje vlere prej rreth 1,2 miliard dollare per invesime ne sektorin elektroenergjetik, per periudhen deri ne vitin 2015, ose rreth 100 milion dollare ne vit.

Gladiatori:
6.2  Politikat dhe  drejtimet Strategjike ne fushen e IHD-ve

Investimet e huaja te deri tanshme jane orientuar ne ato sektore te cilet per vete karakteristikat e tregut, dhe te tranzicionit ne Shqiperi mund te ofronin mundesi me te medha ne rikthimin e investimeve dhe kontrollin e risqeve te ketij tregu. Shqiperia eshte tashme ne nje gare me vendet e rajonit persa i perket thithjes se ketyre investimeve.
Ne keto kushte, pervec synimeve te promovimit dhe nxitjes se investitorve te huaj per te investuar ne Shqiperi,
- synohet te kombinohen gjithnje e me shume perpjekjet per te nxitur krijimin e industrive te reja ne vendin tone nga investimet e brendshme, te cilat do te japin efekt te mevonshem ne terheqjen e kapitalit te huaj.
- Industrite e reja ne kushtet e nje konkurence gjithnje e me te hapur do te lindin nga inovacionet teknollogjike, nga lindja e nevojave te reja te konsumatoreve ose nga ndryshime te tjera ekonomike dhe strategjike qe ngrene nje produkt te ri ose nje sherbim te ri ne nivelin e nje mundesie biznesi potencialisht te ndjeshem.
- ne procesin e transferimit te teknollogjise duhe te kemi paraysh gjithnje e me shume se kjo qendron midis tendences se nevojave te tregjeve konkuruese dhe ate te nje realitetit tjeter, ate te investimeve nderkombetare dhe transfertave teknllogjike te percaktuara nga vendimet e kompanive multinacionale te marra ne konteksin e nje ekuilibri oligopolistik ne te cilin  keto kompani mbeshtesin dominancen e tyre strategjike. Por mund te ndodhe , sic theksuam edhe me siper, drejtimi i teknologjise dhe know-how mund te varet edhe nga karakteristikat e ekonomive pritese si dhe nga ekzistenca e nje ambjenti konkurues apo teknologjive lokale.
- Persa i perket ceshtjeve te kostos, si nje drejtim per ofrimin e avantazheve konkuruese, ne Shqiperi, praktikat e deritanishme  shpesh i jane referuar cveshtjeve te kostove te prodhimit,  duke harruar ato te marketingut, sherbimit , infrastruktures etj. Gjithashtu edhe barrierat e hyrjes  strukturore dhe reagimi i pritshem i firmave te tregut rajonal dhe atyre global perbejne koston dhe cmimin qe duhet te paguajme per te arritur objektivat e thithjes se kapitali boteror.
- Politikat mbeshtetese ne fushen e investimeve, do te vazhdojne te thellohen ne drejtim te permiresimit te klimes se biznesit, infrastruktures fizike, sherbimet utilitare si dhe permiresimi i vazhdueshem i kuadrit regullator qe ndikon direkt ne reduktimin e kostos se investimit ne shqiperi.
- Terheqja e investimeve te huaja, permiresimi i imazhit te vendit do te permiresohet akoma me shume, duke stimuluar krijimin e parqeve dhe zonave industriale.
-  Nxitja dhe zhvillimi i projekteve te investimit ne partnership me sektorin privat, aplikimi i skemave koncesionare, do te ndikojne dukshem ne ritjen e nivelit te investimeve, si vendase dhe ato te huaja.
- Nje skeme qe do ti pershtatej nevojave te zhvillimit te investimeve ne keto kushte, do te ishte nje infusion i skemave publike te perfaqesuara nga bordet e zhvillimit te bisnesit me panele ekspertesh nga kompani te medha shqiptare, te specializuar me planifikime strategjike, investime dhe financime, ndermarje te perbashketa, partnership, blerje dhe transferta teknollogjike etj.
- Nje nga drejtimet e rendesishme ku do te punohet eshte edhe zhvillimi i teknologjise se informacionit qe do te perfshije qendrat urbane  e me pas gradualisht ato lokale dhe rurale ne te gjithe vendin dhe shperndarjen e sherbimeve te telekomunikacionit dhe internetit ne thellesi te rajoneve dhe qendrave me pak te zhvilluara.

6.3   Objektivat

-   Rritja e fluksit te FDI-ve me ane te pershpejtimit te procesit te privatizimeve dhe konēesioneve; Proēesi i privatizimeve dhe sidomos ai i sektoreve strategjike te ekonomise do te jete nje burim kryesor i rritjes se IHD-ve ne periudhen afatshkurter dhe afat-mesem. Ne periudhen 2007-2008 do te perfundojne privatizimet dhe konēesionet ne sektorin elektroenergjitik, ne sektorin e nafte-gazit, ne sektorin e transportit dhe te SME-ve.
-    Rritja e fluksit te FDI-ve ne sektore te veēante si ne industrine e kepuces dhe veshjeve, biznesin e sherbimeve, dhe te materialeve te ndertimit. Duke ju referuar studimeve sektoriale te kryera me asistencen e  programit “ Mbeshtetje per Rregullimin dhe Nxitjen e Tregtise”/ EU Cards/UNDP  Project No 2004 / 084-899, rezulton qe Shqiperia ka nje avantazh konkurues ne keto sektore te cilet kane nevoje te menjehershme per aktivitete promovuese. Rritja e fluksit te investimeve edhe ne sektoret potenciale si ne ate te minierave, gazit dhe naftes, agrobiznesit dhe te turizmit kane qene gjithashtu objekt i disa vrojtimeve nga eskpertet e ketij projekti, por aktivitetet promovuese ne keto sektore duhen kryer vetem pasi te jene kryer studime sektoriale te mirefillta mbi mundesite e investimeve.

-   Forcimi i kapaciteve te strukturave promovuese dhe implementuese te strategjive dhe politikave qeveritare ne fushen e nxitjes se biznesit dhe investimeve; Me ligjin nr. 9497 date 20.3.2006 u krijua Agjencia Shqiptare per Biznesin dhe Investimet dhe deri tani eshte kryer ristrukturimi i saj si pasoje e shkrirjes te tre agjencive(agjencia per nxitjen e investimeve te huaja, per ndermarrjet e vogla dhe te mesme dhe ajo per nxitjen e eksporteve). Me qellim zbatimin e politikave dhe strategjive ne menyre sa me efikase, eshte e domosdoshme fuqizimi i kesaj agjencie me burime njerezore (rekrutim dhe formim i stafit) si dhe me burime financiare.

- Krijimi i parqeve industriale me infrastrukturen dhe sherbimet e nevojshme ul koston e investimit ne menyre te ndjeshme ne nje vend si Shqiperia ku problemet e pronesise dhe te infrastruktures mbeten akoma nje pengese per thithjen e investitoreve te huaj.

- Ne periudhen 2007-2013 gjysma e nevojave per investime te ekonomise shqiptare parashikohet te perballohen nga FDI-te.  Ky objektiv mbėshtetet, para se gjithash, ne masat e parashikuara per permiresimin e klimes se investimeve, si fuqizimi i kapacitetit regullator mbi tregun; vendosja e konkurences dhe eleminimi i informalitetit ne ekonomi; garantimi i te drejtave pronesore e zgjidhja e konflikteve te trasheguara; liberalizimi i procedurave per hyrjen ne treg; integrimi me i shpejte me tregjet rajonale e te BE, etj.

- Permiresimi i imazhit te Shqiperise; Cdo aktivitet promovues kundrejt investitoreve potenciale do mund te deshtonte nese nuk dihet paraprakisht perceptimi i imazhit te vendit tek keto te fundit. Ndonese nuk ka pasur nje studim te mirefillte per te percaktuar imazhin e Shqiperise ne bote, eshte mese e qarte qe ne kete drejtim ka shume pune per te bere sidomos ne vendet fqinje europiane si Italia, Greqia por edhe Austria, Gjermania dhe vendet e rajonit me te cilat maredheniet e biznesit jane me intensive dhe me interes reciprok.

6.4.   Masat qe do te realizohen

- Permiresimi i klimes se biznesit: vendosja e nje raporti te drejt midis politikave regullative dhe liberalizuese te tregut dhe nderhyrjes se shtetit ne treg, thjeshtimi i procedurave per regjistrimin e biznesit, thjeshtimi i procedurave te licensimit, lehtesimi i procedurave doganore dhe tatimore, zgjidhja e problemeve te tokes dhe te ndertimit, permiresimi i procedurave te ankimimit administrativ, reduktimi i ekonomise informale do te kene efekt pozitiv ne rritjen e investimeve ne vend.
- Pergatitja dhe miratimi i Ligjit te ri dhe akteve nenligjore per konēesionet dhe implementimi i tyre (brenda vitit 2007); Qeveria Shqiptare po pergatit paketen e plote nenligjore ne zbatim te ligjit te ri te koncesioneve, i cili do te beje te mundur  rritjen e  transparencės, efikasitetit dhe barazisė nė lidhjen e kontratave nga autoritetet publike si dhe   pėrcaktimin e procedurave tė veēanta, pėr dhėnien e projekteve koncesionare. Hyrja ne fuqi e ketij ligji do te beje e mundur nxitjen e kapitalizimit te shume sektoreve te bisnesit si ne sektoret e energjise, miniera, turizmi,  transportit, telekomunikacionit etj. Ne kushte te vecanta ky ligj parashikon edhe dhenien e incentivave koncesionare me cmime minimale si ajo 1 Euro per sektore dhe rajone prioritare. Zbatimi i ketij projekti e gjen mbeshtetjen kryesore ne ofrimin e prones shteterore,  (asete, burime natyrore, aktivitete ekonomike) me 1 Euro. Qeveria ka disa alternativa per te cilat ky projekt mund te gjeje zbatim. Keshtu, per kete projekt synohet te ofrohen me 1 Euro:
Asete te shoqerive publike ekzistuese,troje/toka  publike, tarifa apo sherbime te caktuara te lidhura me keto aktivitete ekonomike. Qeveria mund te perdore disa instrumenta per kete projekt: te jape me qera pronen shteterore me 1 Euro; te shese pronen shteterore, me 1 Euro; te jape me konēension pronen shteterore, me tarife royalty 1 Euro per 10-20 vjet;
Per seicilen prej tyre do te kete specifika ne kushtet per tu plotesuar, kriteret e vleresimit si dhe sanksionet e vena.
-  Kryerja e nje studimi me qellim identifikimin  e grupeve dhe vendeve lidhur me permiresimin e imazhit te Shqiperise si dhe percaktimi i aktiviteteve perkatese (brenda vitit 2007)
-  Aktivitete promovuese per permiresimin e imazhit te Shqiperise (2008-2013)
-  Trainime te stafit te AlbInvest me qellim zhvillimin e kapaciteteve ne funksion te arritjes se objektivave te nxitjese dhe sherbimit ndaj investitoreve dhe aktivitete te tjera qe sherbejne per fuqizimin e kapaciteteve te kesaj agjencie (brenda vitit 2007)
- Pershpejtimi i procesit te privatizimeve si nje burim kryesor i rritjes se IHD-ve ne periudhen afatshkurter (brenda vitit 2009);
- Aktivitete promovuese ne vende si Italia, Gjermania, Austria per promovimin  e industrise se kepuce dhe veshjeve, biznesin e sherbimeve (business services), dhe te materialeve te ndertimit sipas nje programi te percaktuar a-priori.
- Zhvillimi i nje programi te koordinuar per promovimin e Shqiperise dhe mundesive te saj per investime edhe ne fusha dhe industri te reja. ( periudha 2007-2013)
- Identifikimi i tregjeve dhe i mundesive te investimeve ne sektore potenciale si ne ate te elektro-energjitikes, minierave, gazit dhe naftes, agrobiznesit dhe te turizmit. (2007-2008)
- Aktivitete promovuese ne sektore si ne ate te elektro-energjitikes, minierave, gazit dhe naftes, agrobiznesit dhe te turizmit (2009-2013)
- Krijimi i parqeve industriale;  Eshte i domosdoshem identifikimi i zonave strategjike te pershtatshme, rreth 30-50 ha ose me shume dhe me pas me ane te partneritetit publik/privat ose me ane te krijimit te nje fondi zhvillimi me mbeshtetjen e sektorit bankar dhe ne bashkepunim me autoritetet vendore dhe privatet te krijohet parku i pare industrial; Ne periudhen 2007-  2011 do te mbeshtetet projekti i Shoqates se Investitoreve Italiane qe operojne ne Shqiperi per krijimin e Parkut te pare industrial ne zonen e Koplikut.
- Sherbimi ndaj investitoreve ekzistues si burim per gjenerimin e investimeve te reja (aftercare service)
- Monitorimi i impaktit te investimeve te huaja me qellim orientimin drejt politikave me efikase, fleksibile ne funksion te shfrytezimit me te mire te ketyre investimeve.
- Ndermarrjen e nje projekti per te ritur komunikimin dhe bashkepunimin me diasporen tone jashte vendit. ( 2008-2010)
- Ndermarrjen e nje projekti per te trainuar personelin e ambasadave tone jashte vendit per ceshtjet ekonomike dhe te investimeve ne Shqiperi. ( 2008-2010)
- Studim mbi mundesine e hapjes se dy apo tre zyrave perfaqesimi ne vendet me potencial me te madh per investime  te huaja ne Shqiperi (brenda vitit 2008).
- Hapja e dy apo tre zyrave perfaqesimi ne vendet me potencial me te madh per investime  te huaja ne Shqiperi. ( 2009-2013). Plani veprimeve ANEKS VI.

Gladiatori:
VII.  KOSTOT ORIENTUESE QE IMPLIKOJNE ZBATIMIN E STRATEGJISE

Per vleresimin e perafert te kostove te nevojshme per implementimin e strategjise se biznesit dhe investimeve jane  pasur parasysh: programi i buxhetit afatmesem i METEs per periudhen 2007-2009, projektet e ndryshme me financim te huaj qe veprojne dhe qe mendohet te fillojne ne fusha te vecanta, si dhe llogaritjet per projekte dhe aktivitete te tjera qe do te kryhen ne partneritet me biznesin. Gjate viteve te ardhshme parashikohen te financohen programet e zhvillimit te SME-ve, Eksporteve,  IHD, si dhe te reformes rregullatore, ne te cilat perfshihen edhe financime per zhvillimin e industrise jo ushqimore te cilat zhvillohen mbi bazen e sipermarrjes se lire. Nje pjese e kostove, ne varesi te masave, pervec METE-s, dhe institucioneve te tjera, kryesisht ato   do te mund te perballohen nga financimet e huaja gjithashtu nga sektori privat.

Ne perllogaritjen e kostove kemi marre parasysh gjithashtu dhe koston per ngritjen e parqeve apo zonave industriale, ku per cdo hektar ndertim i nje parku vleresohet me nje kosto rreth 1 Milion Euro.
 
Kostot e peraferta per projekte te vecanta, per ngritjen e institucioneve etj, jane nxjerre nga studime te ndryshme apo eksperiencat e vendeve te tjera. Ne kete kontekst mund te veēojme :
-    Per perimresimin e klimes se biznesit vleresohet se nevojiten afersisht 22 milion Euro, nje pjese e te cilave do te mbulohet nga donatoret si USA projekti MCA, GTZ, BERIS. Ne kete pjese jane parashikuar masa per reduktimin e barrierave hyrese ne treg, per lehtesimin e  procedurave te regjistrimit te bizneseve te reja nepermjet krijimit te one stop shop per regjistrimin e bizneseve, ngritja e sistemit te vleresimit te impaktit te kuadrit ligjor ne fushen e SME-ve (RIA).
-  Per zhvillimin e bizneseve ne rritje me kapacitet internacionalizimi vleresohet se nevojitet nje vlere rreth 69 milion Euro, ku parashikohen projekte per rritjen e konkurueshemrise se SME-ve, per nxitjen e inovacionit dhe transferimin e teknologjive. Mendohet se do te kete nje mbeshtetje nga BE.
 -   Projekti i parkut industrial ne zonen e Koplikut ne vlere reth 70 Milion Euro, qe do te ndertohet me nismen e shoqates se investitoreve Italiane.
-   Per financimit te SME-ve parashikohet qe nevojitet nje vlere prej 126 milion Euro ku perfshihen kredi dhe mikrokredi te ndryshme per SME-te, krijime fondesh te garantimit te kredive, nxitja e instrumentave te tjere per financimin e SME-ve. Nje vend te rendesishem ze edhe projekti italian 3 vjecar per mbeshtetjen e SME-ve me linje kredie dhe asistence financiare per krijimin e fondit shqiptar te garantimit ne nje vlere prej 30 milion Euro.
-  Nxitja e kultures se sipermarrjes vleresohet se kerkon nje buxhet prej 8 milion Euro. Keto masa do te ndermeren ne bashkepunim te ngushte me Ministrine e Arsimit dhe Ministrine e Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta. Parashikohet qe nje mbeshteje financiare te jape BE.
- Per institucionet e tjera te cilesise, certifikimit, rregjistrimit, ... etj, per pjesen qe mund ti takoje buxhetit te shtetit vleresohen ne €15 Mln.
 Institucionet qe kane nje ndikim te ndjeshem dhe te domosdoshem ne rritjen e aftesive eksportuese dhe konkuruese te kompanive shqiptare jane ato qe kane te bejne me Sistemin e Metrologjise, Standartizimit, Akreditimit dhe Analizes se Cilesise se produkteve te mallrave dhe sherbimeve qe ofrohen nga ekonomia shqiptare. Per te perforcuar dhe kompletuar kete infrastrukture institucionale jane konkluduar disa projekte mbeshtetese dhe bashkepunimi me disa Institucione financiare  Nderkombetare si Banka Botrore, IBRD etj, me projektin BERIS.
Nje nga objektivat e projektit BERIS (Business Environment Reform and Institucional Strengthening)  ka te beje ne menyre te drejtperdrejte me forcimin e kapaciteteve sektoriale dhe te ndermarrjeve me qellim rritjen eksporteve ne tregun rajonal dhe ne vendet e BE-se. Sigurisht qe kjo gje do te mund te arrihet nepermjet forcimit te Sistemit te metrologjise, standartizimit, akreditimit dhe analizes se cilesise (MSTQ). Cilesia e mallrave dhe sherbimeve eshte nje nga faktoret kryesor qe ka nje ndikim thelbesor ne rritjen e eksporteve.
Fokusi kryesore i kesaj mbeshtetje ne institucionet e cilesise dhe standartizimit do te jete ne; ne rritjen e kapaciteteve teknike dhe profesionale te stafit te institucioneve ne fjale, ndertimin e laboratorit per metrologjine dhe kalibrimin, laboratorit per ushqimet dhe veterinarine, perputhshmerine dhe perkthimin e normave teknike te BE-se, per produktet dhe sherbimet, njohjen dhe forcimin e kapaiciteteve te Drejtorise se Akreditimit me ato te BE-se dhe ato nderkombetare etj.
- Kostot per ndertimin e infrastruktures se trajtimit dhe manipulimit te produkteve si per konsum te brendshem dhe eksport  vleresohen ne mbi € 30-Mln. Infrastruktura qe parashikohet te ndertohet konsiston ne ngritjen e Qendrave te Grumbullim Manipulimit (vleresohen rrethe 50 pika ne te gjithe vendin) per produktet bujqesore e blegtorale dhe te disa Thertoreve dhe Trajtimit te Mishit (rrethe 40-Thertore...) ne te gjithe territorin e vendit. Investimi mendohet te jete kontribut i qeverise apo i donatoreve te ndryshem, ndersa pjesa me e madhe e kesaj infrastrukture do te realizohet nga biznesi privat, mbasi ngritja dhe berja funksionale e ketyre qendrave eshte konceptuar me angazhimin e sektorit privat. Ndihma apo kontributi i qeverise per kete infrastrukture nuk bie ndesh me kufizimet e organizmave ekonomik dhe juridik nderkombetare ne financimin e prodhimit dhe eksporteve, mbasi kjo eshte thjeshte nje infrastrukture dhe se nuk ka lidhje direkte me suport financiare  te bizneseve te ndryshme vendas. Nderkohe per sektorin e prodhimit bujqesore e blegtoral ka me shume hapesira ligjore dhe mundesi per te mbeshtetur kete sektor.
-  Ndertimi i nje qendre eksporti te trajtimit te produkteve per eksport ne afersi te Portit te Durresit  (eshte parapelqyer ne Xhaf-Zotaj). Ne kete qender jo vetem do te  perpunohen produktet dhe nje sere sherbimesh shtese si standardizimi, ambalazhimi etj, duke i dhene produktit nje vlere te shtuar kundrejt standardeve nderkombetare, por edhe thithjen e kontigjenteve sa do te vogla. €1 Mln.
-  Kostot e sherbimeve dhe te konsulences ne dobi te biznesit ne pergjithesi dhe atij per eksport vleresohen ne € 5 Mln. Ne kete vlere perfshihet dhe fondi per rritjen e konkurueshmerise se kompanive eksportuese e cila do te mbulohet nga buxheti i shtetit dhe per vitin 2007 parashikohet nje vlere prej 250 mije euro.

Kostot totale orientuese per zbatimin te Strategjise:

Per te arritur rezultatet e synuara ne zhvillimin e biznesit dhe te investimeve, per periudhen 2007-2013, vleresohet se nevojitet nje buxhet prej rreth 368 milion Euro nga te cilat jane te premtuara se do te financohen nga donatoret nje vlere prej 54 milion Euro dhe fond i planifikuar te mbulohet nga buxheti i shtetit 0,75 milion Euro. Gjithashtu buxheti i shtetit do te mbuloje kostot ne burime njerezore, kerkim dhe zhvillim, trainime, etj.
Tabele e kostove orientuese sipas sektoreve
 Milion Euro
 Sektoret    2006   2007   2008   2009   2010   2011   2012   2013   Shuma
Nxitja e SME   0.5   12.4   26.7   39.3   28.5   35   44   42   228.4
Nxitja eksporteve   0   3.1   7   11   7.9   8   7   7   51
Nxitja e IHD   0   2.01   6.475   7   12.16   17.4   17.25   21.35   83.645
Minierat   0.37   0.756   0.756   0.732   0.626   0.455   0.463   0.472   4.63
TOTALI I kostove   0.9   18.3   40.9   58.0   49.2   60.9   68.7   70.8   367.7


Disa nga fondet  e angazhuara nga donatoret ne dy vitet e ardhshme:

Per vitin 2007

- 30 milion Euro eshte programi italian 3 vjecar i mbeshtetjes  se SME-ve, i cili pritet te filloje gjate vitit 2007.
-  2,6 milion Euro nga projekti i SHBA per MCA (reforma rregullatore)
-  3,2 milion Euro projekti i BB, BERIS (reforma rregullatore)
-  0,8 milion Euro BB projekti per reduktimin e procedurave te licensimit per pushtetin lokal.
-  3,25 milion Euro GTZ, qeveria gjermane
-  2,6 milion Euro  KfW, qeveria gjermane
-  250 mije EURO per krijimin e Fondit te Konkurueshmerise

Per vitin 2008-2009

- 2,4 milion Euro programi per nxitjen e sipermarrjes dhe rritjen e konkurueshmerise se SMEve shqiptare aplikuar ne IPA

Per vitet ne vazhdim 2010-2013 do te kerkohen financime nga institucionet financiare nderkombetare, agjencite e huaja te zhvillimit, donatore te tjere.
Kostot e perllogaritura per implementimin e strategjise se biznesit dhe investimeve paraqiten  ne menyre me te detajuar ne aneksin VII.

..--..--..:
Jasht teme

Kujdes fjalorin!

Navigation

[0] Message Index

[#] Next page

[*] Previous page