Falimentimi, si do mbyllen bizneset me bilanc negativ
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Tema: Falimentimi, si do mbyllen bizneset me bilanc negativ  (Lexuar 4132 here)
Brandi ©
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 611


Don"t believe the truth

Respekt: 0

Profili WWW
« : 11/03/08, 02:02 »
0

Falimentimi, si do mbyllen bizneset me bilanc negativ


Parlamenti miratoi dje Ligjin e falimentimit, i cili i detyron autoritetet tatimore tė kėrkojnė mbylljen e bizneseve qė nuk kryejnė asnjė veprimtari tregtare nė njė periudhė dyvjeēare. Deputetėt e mazhorancės u shprehėn se drafti nuk u jep pushtet tatimorėve, por gjykatės, e cila vendos nėse duhet tė nisė njė procedurė falimentimi apo jo. Sipas sqarimeve tė deputetėve tė djathtė, tatimet bėjnė vetėm kėrkesėn pėr fillimin e njė procedure tė tillė. Pėrveē kėsaj, nė qoftė se mbushen dy vjet, ky ėshtė njė fakt qė verifikohet lehtė, pasi ēdo biznes ėshtė i detyruar tė kėrkojė fillimin e procedurės sė falimentimit. Ligji i ri pėrcakton shqyrtimin e ēėshtjes sė depozituar nė gjykatė pėr procedurat e falimentimit, brenda njė periudhe kohore prej 30 ditėsh. Ministria e Financave ose autoriteti shtetėror i ngarkuar prej saj fillojnė procedurėn e falimentimit pėr shoqėritė tregtare qė nuk kanė kryer asnjė veprimtari tregtare pėr njė periudhė dyvjeēare, nga dita e hyrjes nė fuqi tė kėtij ligji apo kalojnė nė status pasiv nga QKR-ja, me pėrjashtim tė rastit kur subjekti ka kėrkuar pezullimin e veprimtarisė, sipas ligjeve tė veēanta. Po ashtu, fillohet procedura e falimentimit pėr shoqėritė tregtare qė nuk kanė aftėsi paguese prej njė periudhe 2-vjeēare. Mosfillimi i procedurės sė falimentimit nga organi i ngarkuar nga ministri i Financave ndaj subjekteve tregtare qė janė nė gjendje falimentimi, brenda njė afati prej 6 muajsh nga dita e konstatimit tė kėsaj gjendjeje, pėrbėn shkelje disiplinore. Ministri i Financave urdhėron fillimin e procedimit disiplinor ndaj punonjėsve tatimorė, tė cilėt, pa asnjė shkak tė ligjshėm, nuk kanė nisur procedurėn e falimentimit ndaj subjekteve tregtare nė gjendje falimentimi. Njė tjetėr shtesė nė kėtė projektligj thotė se autoritetet fiskale, nėn juridiksionin e tė cilit ndodhet debitori, brenda 30 ditėve nga konstatimi i paaftėsisė paguese tė debitorit, janė tė detyruar tė paraqesin kėrkesėn, nė pėrputhje me dispozitat e kėtij ligji, pėr hapjen e procedurės sė falimentimit. Organet tatimore pėrjashtohen nga pagimi i taksave gjyqėsore. Pėr fillimin e procedurės sė falimentimit, organet tatimore paraqesin nė gjykatė: kėrkesėn pėr hapjen e procedurės sė falimentimit; dokumentacionin e shoqėrisė (statutin, aktin e themelimit, numrin e NIPT-it); bilancin me pasqyrat financiare tė shoqėrisė, pėr tė cilėn kėrkohet fillimi i procedurės sė falimentimit.


Thjeshtohen procedurat pėr lehtėsimin e debitorit


Kreditori qė kėrkon fillimin e procedurės sė falimentimit tė thjeshtuar, duhet tė paraqesė nė seksionin tregtar tė Gjykatės sė Rrethit Tiranė kėrkesėn pėr hapjen e procedurės sė falimentimit, kopje tė dokumentit qė vėrteton detyrimin e tij pasuror, listėn paraprake tė pasurive tė debitorit si dhe deklaratėn qė vėrteton se pėrmbajtja e dokumenteve tė mėsipėrme ėshtė e plotė dhe e saktė. Seksioni tregtar i Gjykatės sė Rrethit Tiranė, pasi dėgjon pretendimet e debitorit dhe tė kreditorit, mund tė vendosė qė procedura e falimentimit tė bėhet nė mėnyrė tė thjeshtuar.


Ligji i miratuar nga Kuvendi thjeshtėzon procedurat pėr lehtėsimin e debitorit ndaj kreditorit dhe shlyerjen e plotė tė detyrimeve ndaj kėtyre tė fundit. Pėr kėtė arsye krijohen procedura tė thjeshtuara pėr shoqėritė tregtare tė biznesit tė vogėl. Pėr shoqėritė tregtare qė kanė njė xhiro vjetore deri 1 000 000 lekė, kėrkesa pėr hapjen e procedurės sė falimentimit tė thjeshtuar mund tė bėhet nga ēdo kreditor qė ka njė interes tė ligjshėm. Kreditori qė kėrkon fillimin e procedurės sė falimentimit tė thjeshtuar, duhet tė paraqesė nė seksionin tregtar tė Gjykatės sė Rrethit Tiranė kėrkesėn pėr hapjen e procedurės sė falimentimit, kopje tė dokumentit qė vėrteton detyrimin e tij pasuror, listėn paraprake tė pasurive tė debitorit si dhe deklaratėn qė vėrteton se pėrmbajtja e dokumenteve tė mėsipėrme ėshtė e plotė dhe e saktė. Seksioni tregtar i Gjykatės sė Rrethit Tiranė, pasi dėgjon pretendimet e debitorit dhe tė kreditorit, mund tė vendosė qė procedura e falimentimit tė bėhet nė mėnyrė tė thjeshtuar. Kur gjykata vendos pėr procedurėn e falimentimit tė thjeshtuar, miraton, nė njė seancė gjyqėsore, planin e shlyerjes sė detyrimeve, tė hartuar nga administratori i falimentimit dhe kreditorėt, nė pėrputhje me interesat e kreditorėve, pasurinė dhe tė ardhurat e debitorit. Administratori likuidon pasuritė e debitorit dhe i shpėrndan tė ardhurat e realizuara, nė pėrputhje me planin e shlyerjes sė detyrimeve. Gjithashtu, administratori i paraqet gjykatės njė raport pėr pėrfundimin e procedurės sė falimentimit. E drejta e kreditorėve pėr tė kundėrshtuar veprimet e administratorit pėr procedurėn e thjeshtuar, mbetet e paprekur. Gjykata, pas shqyrtimit tė raportit tė administratorit, kur bindet se procedura ėshtė zhvilluar nė pėrputhje me planin e shlyerjes sė detyrimeve dhe kreditorėt nuk paraqesin kundėrshtime, merr vendim pėr mbylljen e procedurės sė falimentimit.


200-500 mijė lekė gjobė pėr fshehje tė falimentit


Organi tatimor ėshtė i detyruar tė krijojė njė rubrikė tė veēantė nė faqen e internetit, tė titulluar "Shoqėri pėr tė cilat ka filluar procedura e falimentimit". Publikimi nė faqen e internetit tė organit tatimor vlerėsohet se ėshtė i njohur nga tė tretėt dhe mund t'u drejtohet atyre, nga ēasti i publikimit". Kur ortakėt ose aksionerėt e shoqėrisė kanė patur gjatė veprimtarisė dijeni pėr paaftėsinė paguese tė shoqėrisė dhe nuk kanė paraqitur nė seksionin tregtar tė gjykatės kėrkesė pėr hapjen e procedurės sė falimentimit, brenda njė afati prej 3-muajsh nga dita nė tė cilėn ata kanė patur dijeni, janė personalisht pėrgjegjės dhe dėnohen nga autoritetet fiskale me gjobė nga 200 mijė deri nė 500 mijė lekė. Sipas ndryshimeve, vlerėsohet se kanė interes tė ligjshėm pėr hapjen e procedurės sė falimentimit kreditori, i cili ka ndaj pasurisė sė debitorit njė interes me karakter pasuror si dhe autoritetet fiskale. Administratorėt e falimentimit pėrzgjidhen vetėm nga lista shumemėrore, e miratuar me akt tė pėrbashkėt tė ministrit tė Drejtėsisė dhe ministrit tė Financave. Mėnyra e hartimit tė listės sė administratorėve tė falimentimit caktohet me udhėzim tė pėrbashkėt tė ministrit tė Drejtėsisė dhe tė ministrit tė Financave, brenda 30 ditėve nga hyrja nė fuqi e kėtij ligji. Neni 44 i ligjit aktual pėr falimentimin, shfuqizohet. Seksioni tregtar i gjykatės sė rrethit ėshtė i detyruar tė kėrkojė tė paktėn njė raportim nė 3 muaj.

http://newballkan.forumn.net/ekonomi-f17/falimentimi-si-do-mbyllen-bizneset-me-bilanc-negativ-t46.htm#97
Identifikuar

Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te: