PIKTURA ABSTRAKTE ......
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Tema: PIKTURA ABSTRAKTE ......  (Lexuar 27066 here)
DIABOLIQUE
Edhe ARMIKU i te gjithve.. Mund te jet MIK i dikujt!!!!
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 12792

GOTIKA

Respekt: +3

Profili WWW
« : 13/04/08, 18:06 »
0

















Identifikuar

<3<3<3
apolonia
Moderator Forumi
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 17509


sillu me tjetrin sic do deshiroje qe ai te sillej

Respekt: +16

Profili
« Pergjigju #1 : 28/04/08, 04:04 »
0

interesante,te bukura.........megjithse nuk marr vesh anje llaf ca thot Zgerdhihem Gjuha
Identifikuar
elbasanllija - ANTARE E SEKTIT TE DALLAVEREVE
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 5563


Shqiptare perjete!!!!!!!!!!

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #2 : 28/04/08, 14:02 »
0

Identifikuar

ALBANIAN AND PROUD OF IT !
DIABOLIQUE
Edhe ARMIKU i te gjithve.. Mund te jet MIK i dikujt!!!!
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 12792

GOTIKA

Respekt: +3

Profili WWW
« Pergjigju #3 : 20/08/08, 19:07 »
0

interesante,te bukura.........megjithse nuk marr vesh anje llaf ca thot Zgerdhihem Gjuha


OK  (; :-D
Vasilij Kandinskij



Kush ishte piktori rus qė njihet si ati i pikturės abstrakte. Teoritė e ngjyrės sė njė prej mendjeve mė pjellore tė shekullit tė shkuar. Nė njė jetė me ulje ngritje, po aq sa dhe arti i tij Nuk i kishte mjaftuar njė jetė e tėrė Vasilij Kandinskij-t, qė tė arrinte atė dhuratė qė i erdhi vetėm nė vitin 1939, kur tashmė kishte mbushur 73 vitet: pėr tė parėn herė u vlerėsua nga kritika franceze dhe drejtori i muzeut “Jeu de Paume” tė Parisit bleu njė nga telajot e tij, i pari qė po hynte kėshtu nė njė muze francez. Nisi kėtu pėr piktorin e madh njė periudhė e re, qė mosha nuk do ta lejonte ta jetonte pėr njė kohė tė gjatė, njė periudhė krijimtarie tė vrullshme, ku ai hidhte nė telajo gjithė shėmtinė dhe rreziqet e pushtimit gjerman. Kishte kaq shumė kujtime tė tilla, aq shumė sa ato pesė vite tė mbetura nuk do t’i kishin mjaftuar kurrsesi.
Mund tė ishte bėrė nė fakt edhe muzikant: familja e tij shquhej si adhuruese e muzikės dhe prindėrit i inkurajuan interesin pėr tė gjitha artet, por nė fund e regjistruan nė Universitetin e Moskės, qė tė studionte pėr ligje dhe ekonomi. Student brilant, arriti tė diplomohej pa ndonjė mund tė madh nė vitin 1892 dhe u bė menjėherė pedagog nė Fakultetin e Ligjeve nė Moskė, ku pėrveēse si mėsues vlerėsohej pėr shkrimet e tij nė fushėn e ligjeve apo edhe si autor i veprave mbi spiritualitetin. Nė po kėtė vit u martua me kushėrirėn e tij Anya Chimikikian.

Ngjarja qė do ta thyente jetėn e tij ishte nė prag: Nė vitin 1895 vizitoi nė Moskė njė ekspozitė tė impresionistėve francezė dhe mbeti i shokuar dhe i turbulluar nga ato vepra, veēanėrisht i mbeti nė mendje njė seri e Claude Monet-sė. Fillimisht ishte krejtėsisht skeptik pėr vlerėn artistike tė atyre vizatimeve, por ndryshoi shpejt mendim, aq sa nė krye tė disa muajve dha dorėheqjen nga detyra e tij nė fakultetin e ligjeve pėr t’iu kushtuar karrierės artistike. U regjistrua nė njė shkollė private qė drejtohej nga Anton Azbé, por nė njė periudhė shumė tė shkurtėr kohe u ndje i lodhur nga leksionet e stėrgjata pėr pikturėn, duke e kaluar ndėrkaq kohėn e lirė duke vizatuar peizazhe impresioniste gjithė ngjyra. Pas dy vjetėve, braktisi shkollėn dhe njė vit mė vonė u bė nxėnėsi i Franz von Stuck-ut; mjeshtri mbeti i mahnitur nga aftėsia e Vasilij-it nė vizatim, por nuk e aprovonte pėrdorimin e gjithė atyre ngjyrave gjithė shkėlqim dhe pėr njė vit tė tėrė e detyroi nxėnėsin e tij tė pikturonte vetėm nė bardh e zi. Derisa nė vitin 1900 ai e la edhe studion e Von Stuck-ut.
Ishte vetėm 34 vjeē dhe nga ajo periudhė nuk ka mbetur praktikisht asnjė dėshmi e pėrvojės sė tij artistike nė Monako: as edhe njė pikturė, vizatim, as edhe ndonjė album me skica dhe nuk u mor vesh kurrė nėse punėt e tij kanė humbur apo qe vetė autori ai qė i shkatėrroi. Nė vitin 1901 themeloi grupin “Phalanx”, objektivi kryesor i tė cilit ishte tė paraqiste avantgardėn franceze nė ambientin provincial tė Monakos, pėr kėtė qėllim hapi edhe njė shkollė ku mbante leksione. Pikturat e tij tė viteve tė para tė shekullit kanė peizazhe tė realizuara me spatul, nė fillim gjithė hije e mė pas gjithė intensitet; vizatoi edhe tema fantastike qė vinin nga tradita ruse apo mesjeta gjermane; kjo periudhė ėshtė e karakterizuar nga eksperimentimi teknik, veēanėrisht nga pėrdorimi i bojės tempera mbi letėr tė errėt pėr tė dhėnė iluzionin e njė sipėrfaqeje tė ndriēuar nga mbrapa. Nė 1902-shin ekspozoi pėr tė parėn herė nė Berlin dhe realizoi tė parat gdhendje nė dru. Ndėrkohė themelimi i grupit dhe i shkollės sė pikturės, e kishin kthyer Kandinskij-in nė fanarin e komunitetit artistik tė Monakos. Nė po tė njėjtin vit u njoh me njė studente tė re tė arteve, Gabriele Münter, qė nė vitin 1903 u bė mikesha e tij. Duke u ndarė nga e shoqja, artisti u largua nga Monako me gjithė Gabriele-n me tė cilėn nisi njė udhėtim nėpėr Evropė, qė do tė zgjaste pesė vjet dhe gjatė tė cilit pikturoi dhe ekspozoi veprat e tij.
Kur u kthye sėrish nė Monako, nisi tė jetonte nė njė apartament pranė studios sė piktorit Paul Klee, dy artistėt nja dhjetė vjet mė vonė do tė ndanin bashkė pėrvojėn e shkollės sė artit Bauhaus. Nė po kėtė kohė, ēifti bleu edhe njė tjetėr shtėpi nė Murnau, nė rrėzė tė alpeve bavareze, ku Kandiskij-i dhe mikesha e tij e kalonin verėn duke pikturuar. Gjashtė vitet e mėvonshme ishin ndoshta mė tė lumturat dhe mė prodhimtaret e jetės sė Kandinskij-t. Vizatonte vazhdimisht dhe pastaj, me kalimin e viteve nė interesin e tij figurativ ndėrhynte ndėrvėnia e pastėr e ngjyrave nėpėr kompozime thuajse abstrakte.

Ndėrkohė qė piktura e tij filloi tė bėhej gjithmonė e mė abstrakte, nė 1909-ėn u zgjodh president i “Neue Künstlervereinigung München” (NKVM). Ekspozimi i parė i grupit ndodhi nė tė njėjtin vit nė galerinė Thannhauser tė Monakos. Deri nė fund tė dhjetėvjeēarit pikturat e Kandinsky-t shfaqin njė tendencė tė qartė drejt rrafshėsisė dhe pėr dendėsi tė njėjtė nė zonat me ngjyra dhe sipėrfaqen e shndritshme, qė shkatėrron ēdo lloj iluzioni pėr thellėsi. Nė vitin 1910 prodhoi tė parin akuarel abstrakt, nė tė cilėn, nė njollat mė tė errėta mbizotėronin dy ngjyra, e kuqja dhe e kaltra, qė mesa duket ai i konsideronte si tė lidhura, pėrderisa i vendoste gjithmonė bashkė. E kuqja ėshtė njė ngjyrė e nxehtė, tenton tė shpėrhapet; e kaltra ėshtė e ftohtė, tkurret. Kandinnskij-i nuk aplikon ligjshmėrinė e kontrasteve tė vetėvetishėm, ai thjesht e vė re praninė e tyre. Kurse nė kompozimin e vitit 1911, figurat janė kaq tė thjeshtėzuara, ngjyra ėshtė krejtėsisht arbitrare dhe hapėsira krejtėsisht e ngatėrruar, sa ėshtė e pamundur ta shquash argumentin pa iu referuar kuadrove tė tjerė tė serisė. Shikuesi veēanėrisht mbetet i ēorientuar nga mėnyra se si pėrdoren linjat dhe ngjyrat. Nė 1911-shin, Kandinskij dhe Franz Marc tėrhiqen nga NKVM dhe hedhin bazat e “Blaue Reiter”, duke botuar njė almanak nė vitin 1912. Ekspozimi i parė u bė nė dhjetor, nė galerinė Thannhauser tė Monakos. Ndėrkohė, nė vitin 1911 Kandinskij-i kishte botuar "Spiritualiteti nė Arte", nė tė cilin bėn njė ekspoze tė ideve tė tij mbi pikturėn jofigurative, forcėn e ngjyrės sė pastėr e analogjinė mes artit dhe muzikės. Por reagimi i publikut ndaj veprave tė tij artistike nuk qe dhe aq entuziast, gjė qė e zhyti nė depresion Kandinskij-in qė nuk shquhej pėr ndonjė karakter optimist. Ndėrkohė ai ishte i interesuar edhe pėr Teosofibė, qė e kuptonte si tė vėrtetėn thelbėsore, qė shėrben si sfond pėr doktrinėn dhe ritualet nė tė gjithė fetė e botės; besimi nė njė realitet thelbėsor qė fshihet pas ēdo aparence, e furnizon me njė racionalitet natyror artin abstrakt.
Nė vitin 1913 njė vepėr e tij u fut nė “Armory Show” tė Nju-Jorkut dhe me shpėrthimin e Luftės sė Parė Botėrore ai u kthye nė Rusi, nė Moskė, deri nė 1921-shin. Me nisjen e kėsaj lufte, Kandinskij-i duke qenė rus, formalisht ishte armik nė Gjermani dhe nė 3 gusht 1914, dy ditė pas deklarimit tė luftės u nis bashkė me Gabriele-n nė Zvicėr, ku nisi tė punonte pėr njė ese tė re "Pika, linja dhe sipėrfaqja", qė do tė botohej mė se njė dhjetėvjeēar mė pas, gjatė detyrės sė tij nė shkollėn Bauhaus. Nė nėntor, duke mos pasur shpresa pėr njė pėrfundim tė shpejtė tė luftės dhe meqenėse marrėdhėnia me mikeshėn e tij po bėhej mbytėse, u ndanė, ajo nė Monako dhe ai nė Moskė. Qe njė periudhė veēanėrisht e vėshtirė pėr piktorin, nė tė cilėn arriti tė punonte vetėm njė seri vizatimesh dhe gdhendjesh nė dru dhe pastaj pėr dy vjet kaloi periudhėn mė tė errėt tė jetės si i arrestuar. Nė 1916-ėn njohu Nina Andreevskij-in, njė vajzė rreth njėzet vjet mė tė vogėl, bija e njė gjenerali rus. U dashurua dhe pak muaj mė pas u martua me tė duke formuar njė ēift ideal. Lumturia e tyre qe e shkurtėr, e kompromentuar nga Revolucioni i tetorit, qė shpėrtheu nė Rusi. Asokohe, Kandinskij-i gėzonte kushte tė mira ekonomike, sepse kishte trashėguar nga i ati disa apartamente, por shtėpitė u shtetėzuan dhe pėr tė parėn herė atij i duhej t’i bėnte llogaritė me varfėrinė. Nė pranverėn e 1918-ės Kandinskij-i nisi tė bėnte pjesė nė Departamentin e Arteve tė Bukura tė tė “Komisariatit Popullor tė Iluminizmit”, si shef i sektorit tė kinemasė dhe teatrit. Njė vit mė pas, u emėrua profesor i estetikės nė Universitetin e Moskės, ku ngriti Institutin pėr kulturė artsitike dhe nė tre vitet e ardhshme u mor me organizimin e sė paku njėzetėedy galerive tė artit nė qytetet e tjera ruse. Megjithė kėtė punė si punonjės shtetėror, Kandinskij-i arriti qė nė njėfarė mėnyre tė gjente edhe kohėn pėr tė vizatuar, dhe i duhej ta bėnte sepse kishte nevojė tė fitonte. Nė vitin 1921 qeveria vuri nėn tutelėn e saj artet, duke shpallur se ata duhej t’i shėrbenin propogandės: arti abstrakt u cilėsua dekadent. Kishte ardhur koha pėr t’ia nisur nga fillimi, por mundėsitė ishin tejet tė kufizuara. Pėr fat, njė vit mė pas mori ftesėn e Walter Gropius-it pėr tė dhėnė mėsim nė shkollėn e atit Bauhaus, nė Vajmar.

Qė pėrpara mbėrritjes sė Kandinskij-it, kjo shkollė kishte qenė objekt kritike nga ana e forcave ultrakonservatore, qė e konsideronin si njė bėrthamė tė makinacioneve dhe propogandės komuniste. Kur nė vitin 1924, zgjedhjet rajonale tė Vajmarit sollėn njė anim drejt tė djathtės, shkollės iu prenė fondet duke e detyruar tė mbyllej. Prandaj
Gropius-i u transferua nė Dessau, ku projektoi dhe ndėrtoi shkollėn e ėndrrave tė tij. Pesė vitet e mėvonshme, megjithė impenjimet akademike, pėrfaqėsojnė pėr Kandinskij-in njė periudhė aktiviteti artistik tė paprecedent. Qė nga viti 1926 deri nė atė 1936 prodhoi 259 piktura nė vaj dhe 300 akuarele, pėrveē veprave tė tjera tė panumėrta tė realizuara me mjete tė ndryshme. Por pėr fat tė keq, nė fund tė viteve njėzet, shkolla Bauhaus po bėhej gjithmonė e mė e politizuar duke shkuar drejt shkatėrrimit tė saj; nė vitin 1932 e mbyllėn dhe u transferuan nė njė ish-fabrikė telefonash nė periferi tė Berlinit; vitin e mėpasshėm, pas ndėrhyrjes sė Gestapos, shkolla u mbyll pėrgjithmonė. Pėr Vasilij-in jeta nuk kishte qenė e qetė qė nga ngjitja nė fuqi e Hitlerit: edhe pse kishte marrė nėnshtetėsinė gjermane, mbetej gjithmonė njė rus, qė nuk mund tė jepte prova tė qarta tė origjinės sė tij ariane dhe qė kishte qenė edhe njė piktor abstraksionist, njė aktivitet i shpallur si dekadent.
Pas njėmbėdhjetė vjetėve relativisht tė lumtur, ja ku gjendet sėrish nė mėrgim nė Paris. Kėtu nis tė vizatojė sėrish, duke menduar mundėsinė pėr t’ia shitur pikturat e tij ndonjė galerie pariziene, por asnjė galeri e madhe nuk u shfaq e interesuar pėr veprėn e tij. Megjithė suksesin profesional, vėshtirėsitė ekonomike dhe shėndetit nė rėnie, Kandinskij-i ruajti njė pasion tė madh pėr punėn e vet. Mė nė fund, nė 1939-ėn, kur ishte shtatėdhjetetre vjeē, mori tė parėn shenjė pozitive nga kritika zyrtare franceze. Drejtori i muzeut “Jeu de Paume” tė Parisit, bleu njė telajo tė tij qė titullohej "Kompozimi IX"; ishte i pari kuadėr i artit abstraksionist qė po hynte nė njė muze francez. Nė sajė tė kėtij suksesi tė vogėl, piktori vijoi tė vizatojė piktura kundėr shėmtive dhe rreziqeve tė pushtimit gjeraman, deri nė ditėn e vdekjes, 13 dhjetor 1944 nė moshėn shtatėdhjetetetė vjeēare.

MARRE NGA REVISTA JETA
Identifikuar

<3<3<3
DIABOLIQUE
Edhe ARMIKU i te gjithve.. Mund te jet MIK i dikujt!!!!
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 12792

GOTIKA

Respekt: +3

Profili WWW
« Pergjigju #4 : 20/08/08, 19:07 »
0

































Vasilij Kandinskij
Identifikuar

<3<3<3
Madam Butterfly
SuperGirl!...
Moderator/e Global/e
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 15053


Lost inside your love!

Respekt: +7

Profili
« Pergjigju #5 : 04/09/08, 15:03 »
0
















Identifikuar

·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠· ...Cosa faresti al posto mio, se ogni pensiero fossi io??!!...·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠·
       
http://www.youtube.com/watch?v=y5DzX6foKbQ

http://www.youtube.com/watch?v=SzEKYu4sF4Q&feature=related
LĩZĩ
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 13212


Respekt: +84

Profili
« Pergjigju #6 : 07/02/09, 11:11 »
0

ABSTRAKTE ?!Emer i bukur per zhgarravina ngjyrash ... Gjuha
Identifikuar
MISTERI77
edhe nxehti po largohet dal ngadal
BalkanWebs
****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 3308


Respekt: +2

Profili
« Pergjigju #7 : 28/04/09, 20:08 »
0

hata jan fantastike flm madam qe na i sevire
Identifikuar

UN JAM AI QE DIELLIN FIK,JAM AI QE NATEN SHENDRIT,JAM AI QE ME ZERIN GERTHAS,UN JAM AI QE VETMIN E VRAS
vagabonda
* Panetone *
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 9513


syte e tu..

Respekt: +3

Profili
« Pergjigju #8 : 09/07/09, 17:05 »
0







Identifikuar

Ne fund te fundit eshte me mire te te urrejne per ate qe ti je,
sesa te te duajne per ate qe mendojne se ti je!!!
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te: