Kanceri

Kanceri

(1/2) > >>

人ネパ-ルと:
Mendoja se do kishte nje teme ne kete hapesire qe te prekte kete plage.
Mora shkas te hap kete teme mbas nje artikullit qe lexova ne hapesiren e artikujve.
OKB ve alarmin: Kanceri po perhapet me shpejtesi ne Shqiperi
Regjistrohen mbi 4000 raste cdo vit dhe nuk kam pare me asnje vend qe te kete sensibilizim ne shoqeri per kete plage.

OKB e konsideron alarmante perhapjen e semundjes se kancerit ne Shqiperi. 4000 raste diagnostikohen cdo vit dhe nga keta, 2/3 zbulohen shume vone dhe nuk mund te kurohen. Sipas nje raporti te agjencive ne OKB, spitalet shqiptare kane mangesi ne pajisje dhe ekspertize per te parandaluar kete semundje, qe eshte vrasesja e dyte ne vend pas semundjeve te zemres Version multimedial i ketij lajmi

WASHINGTON-Kanceri nė Shqipėri po pėrhapet nė menyre te tmerrshme. 4000 raste diagnostikohen cdo vit dhe nga keta dy te tretat zbulohen shume vone dhe nuk mund te kurohen. Kjo gjendje ėshtė bėrė shqetėsim pėr dy agjenci tė OKB, Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė dhe Agjencisė ndėrkombėtare pėr energjinė atomike, IAEA, tė cilat kanė bashkuar forcat pėr tė ndihmuar Shqipėrinė. Sipas njė raporti tė botuar nė faqen e agjencisė sė energjisė atomike, ku publikohen kėto tė dhėna drastike pėr njė popullsi aq tė vogėl 3.6 milionėshe, shkak i shtimit te rasteve te kancerit ėshtė ndryshimi i mėnyrės sė tė jetuarit qė pas regjimit tė izoluar komunist. Tashmė sėmundja e kancerit ka nisur tė pėrhapet pėr shkak tė ushqimeve, pirjes sė duhanit, ndotjes sė mjedisit, aktivitetit fizik, stresit por edhe shumė faktorėve tė tjerė. Qė pas 1990 kanceri nė Shqipėri ėshtė bėrė vrasėsi i dytė pas sėmundjeve tė zemrės. OKB ka vendosur kontakte me mjeket shqiptare te Institutit te Onkologjise per te ndihmuar ne parandalimin e vdekjeve nga kanceri. Sipas raportit nė fjalė, programi i agjencisė sė energjisė atomike tė OKB qe merret me terapinė e kancerit nė bashkėpunim me OBSH ka ndihmuar Shqipėrinė tė pėrpilojė njė draft pėr kontrollin kombėtar tė kancerit. Keto agjenci thone se po ndihmojne Shqiperine edhe me asistencė teknike si me makineri dhe pajisje, por edhe trajnime nė sektorin e onkologjisė rrezatuese. Qė tė redduktohet kanceri nė Shqipėri, ekspertėt e shėndetėsisė sugjerojnė njė fushatė sensibilizimi pėr parandalim dhe diagnostikim tė hershėm. Por mjekėt shqiptarė tė pafuqishėm pėr tė ndryshuar situatėn aktuale tė krijuar nė spitalet tona, kėrkojnė ndihmė nga kėto organizma ndėrkombėtare pėr tė ndihmuar me ekspertizė dhe pajisje qė tė parandalohen vuajtjet e kancerit.

Master of Alternative Medicine:
Pershendetje zoteri administrator xoxo,

Ne lidhje me kancerin kam shkruar dicka shume konkretisht (kanceri ne fyt) ne Mjeksia Medicinale Popullore Barishtare, gjithashtu jam duke shkruar per disa lloje te tjera te kancerit dhe mundsit per t'i luftuar ata me ilaqe natyrore (keto ilaqe egzistojn me mijera vjet)  te cilat nuk jan edhe te panjohura kretsisht.
Po me intereson cfar lloj kanceri eshte perhapur me te madhe ne Shqiperi sepse kanceri nuk eshte i njejt, ai dallon (mvaresisht ku i ka rrenjet).

Nuk eshte e panjohur qe kur i semuri e ka kancerin, nese arrin te stabilizoj PH nivelin ne organizem ai do te sherohet menjihere edhe nga kanceri qe eshte perhapur maksimalisht.
Egzistojn disa metoda shume praktike per te normalizuar - stabilizuar nivelin e PH-it, e per kete do flas me gjeresisht ne  Mjeksin Medicinale Popullore Barishtare, ku edhe kam filluar te shkruaj per temen ne fjale.
 
 Raporto Te Moderatori    76.64.3.187 
 

D.S.:
Limfoma eshte nje semundje qe prek limfocitet! Kemi Hodgins Limfoma dhe Non Hodgins Limfoma! Te dyja zhvillohen neper gjendra! Non-Hodgins Limfoma ka disa stade,1 )Kanceri eshte vetem ne nje regjion, zakonisht ne nje nyje limfatike dhe perreth saj! @ ) Kanceri eshte i zhvilluar edhe ne nyjet limfatike edhe ne organin perkates te kesaj nyjeje si dhe ne zonen perreth! ka nje vecori se jane ne te njejtin krah te diafragmes, o siper o poshte! # )kur kanceri eshte hapur ne te dy anet e diafragmes dhe ne pergjithesi prek shpretken! $ ) kur kanceri ka kap 2 apo me teper organe jetike dhe ka dale edhe nga sistemi limfatik!

ka dy lloj Non Hodgins limfomash, te avashta dhe agresive! Keto percaktohen nepermjet biopsise dhe eshte e rendesishme te percaktohen tamam sepse ka rendesi ne kurim!

D.S.:
Hani qepe per te luftuar kancerin


Prof. Lea Joanis Tomatis
Qepa dhe hudhra nje “duo ekspolzive”.

Qepa si dhe hudhra e preshi ben pjese ne familjen Alliacée (Allium cepa) dhe eshte kultivuar qe ne lashtesi. Gjurmet e saj i gjejme qe 5 mije vjet me pare ne zonen Persise dhe me vone kjo bime eshte perhapur ne Azi, Europe dhe me pas Kristofor Kolombi e coi ate ne bregun tjeter te Atlantikut. Perset, egjiptianet, greket, romaket, kinezet apo galet, menjehere zbuluan tek ajo bulbe nje ushqim me vlera te vecanta, cka e beri ate te hyje ne mitologjine e disa popujve. Ja pse ne rastet e epidemive te murtajes ne kohen e Mesjetes si dhe me vone, njerezit mbanin ne shtepite e tyre qepe te varura qe mos tu afrohej kolera.

Sot qepa (“oignon” ne frengjisht, apo “onion” ne anglisht) kultivohet ne te gjithe boten dhe me sasi te medha : 44 million tone qepe prodhohen brenda nje viti ne gjithe boten, duke zene vendin e dyte per nga prodhimi boteror, pas domates. Ate e gjejme te bardhe, te kuqe, te verdhe, te embel apo djegese dhe ne shume varietete te ndryshme sic jane qepa “Mbretereshe” apo ajo e Parisit dhe e Muluzes ne France, qepa e Brunswik, ajo e Italise, etj.

Qepa rritet ne formen e nje bime me nje lartesi 60-100 cm dhe ashtu si hudhra ajo eshte nje zarzavat me nje cilesi te jashtezakoneshme dhe perdorim te shumellojshem ne traditat dhe kuzhinat e te gjithe popujve. Madje shkencetaret thone se ajo nuk ka asnje lloj “kunder-indikacioni”, pra nuk shkakton asnje lloj demtimi per organizmin e njeriut, perkundrazi, eshte mjaft e dobishme dhe ne cdo moshe. Sigurisht eshte perberja e saj qe i jep cilesi te medha. Qepa njihet si anti-septik, anti-viral, anti-reumatizmal apo anti-inflamator. Ajo njihet gjithashtu si ekspektorant i mire, si diuretik (kur perdoret vecanerisht e gjalle), lakstiv (kur gatuhet) ; eshte stimulues i qarkullimit te gjakut si dhe ul glicemine ne gjak (shume njerez e bejne qepen dhe ne forme caji, duke e zjere ate). Studjuesit e ndryshem kane konstatuar se qepa e kuqe, p.sh. ndikon shume ne luften kunder osteoporozes se kockave. Perberja ne polifenole e ben ate nje anti-oksidant te mrekullueshem dhe te fuqishem per qelizat e trupit te njeriut. Por qepa ndikon gjithashtu dhe per efikasitetin e mire te sistemit urinar, te prostates, etj. Studjues te shumte kane vene re se qepa eshte shume e nevojshme per njerezit qe vuajne nga diabeti, pasi ul perqindjen e glukozes ne gjak. Ajo qe eshte me interesante eshte roli i saj ne parandalimin i semundjeve kardio-vaskulare, ku bije ne sy roli i substances se saj qe quhet “quercetine”, nje lloj mbrojtesi kardio-vaskular, vecanerisht kunder aterosklerozes. Qepa permban ne vetvete substanca squfuri, cka ben qe kur e presim ate me thike per ta gatuar, avujt e squfurit, ne kontakt me syte, bejne qe ata te perloten. Por qepa ka fosfor si dhe tek peshqit (cka na ndihmon per nje funksionim te mire cerebral te trurit). Ajo permban gjithashtu silic, aq i nevojshem per arteret dhe qe lehteson fiksimin e kalciumit ne kocka. Elemente te tjere qe perbejne qepen jane dhe potasi (cka shpjegon dhe vleren e saj anti-septike), hekuri, jodi, sodiumi, fluori, etj. Por qepa ka njekohesisht dhe oligo-elemente : ajo permban vitamina si vitamina B1, B2, B6 si dhe vitamina A, C, E, etj. Vlerat anti-septike te qepes njihen prej kohesh, cka deshmon dhe per perdorimin e qepes ne menyre popullore, duke e vendosur mbi nje plage (sic ndodh me hemoroidet) etj. Perberja ne squfur e ben ate te jete nje anti-septik i forte per infeksionet e gojes, vesheve, lekures, per rruget digjestive dhe ato te frymemarrjes, apo ne luften kunder baktereve neper dhembe, etj.

Vitet e fundit eshte vene ne dukje dhe nje cilesi mjaft e rendesishme e qepes : ajo e luftes kunder kancerit dhe parandalimit te tij. Madje kur shoqerohet me hudhren, kjo “duo ekspolzive” eshte nje ilac i mrekullueshem. Por perse ? Sepse substancat e tyre perberese, disi te ngjashme dhe me shume permbajtje squfuri pengojne “modifikimin e qelizave” gjate perteritjes se tyre, duke penguar keshtu qe diferencimi i tyre te behet ne menyre te c’rregullt, sic ndodh me qelizen kanceroze. Pra qepa dhe hudhra ndihmojne qe ky mekanizem qelizor te jete gjithnje ne ekuiliber, duke mos e lene qelizen te shndrohet ne nje qelize kanceroze. Spitali “Anderson Hospital” dhe “Tumor Institute” kane arritur te vecojne nga qepa nje substance te quajtur “propylsulfide” me nje veprim te jashtezakonshem kunder kancerit. Por keshtu dhe Shkolla e Mjeksise dhe Stomatologjise se Harvard-it ne SHBA, ka zbuluar se duke shtuar nje substance te qepes mbi qelizat kanceroze te marra nga goja e semure me kancer te nje kafshe, kjo lende e ka frenuar ne menyre te habiteshme shumezimin e disa qelizave si dhe shkaterrimin e disa te tjerave. Cilesite e mrekullueshme te qepes i ka vene ne dukje dhe prof. Victor Gurewich i Laboratorit te Kerkimeve Vaskulare “Sainte-Elizabeth” te Bostonit apo indiani i njohur N. Gupte, i “K.G. Medical College” te Lucknow, i cili i zbuloi per here te pare komunitetit shkencor nderkombetar se qepa ishte e afte te kompensonte demtimet qe sillte ne gjak nje ushqim i yndyrshem. Kjo u vertetua dhe nga universiteti amerikan “George Washington” i Bostonit, duke shtuar se substancat e qepes nuk lejojne krijimin ne gjak te mpiksjeve ne forma trupash te vegjel, te cilat bllokojne arteret duke shkaktuar aksidente vaskulare apo cerebrale, si trombozat, etj. Efekte te vecanta te qepes jane vene re ne luften kunder kancerit te zorres se trashe dhe parandalimit te tij. Instituti i Farmakologjise “Mario Negri” te Milanos, ne bashkepunim me nje grup studiuesish zvicerane, permes 8 studimeve te ndryshme rezultoi se njeriu qe ha 7 here ne jave qepe e ul ne 50% mundesine e prekjes nga kanceri.

D.S.:
Perparimet e fundit ne depistimin dhe trajtimin e kancerit te gjirit

Rastet e kancerit te gjirit jane shtuar shume kohet e fundit, cka lidhet jo vetem me ndryshimet e medha qe jane bere ne jeten e njeriut, menyren e ushqimit dhe ndryshimet e mjedisit, por edhe si pasoje e depistimit me te mire te tyre

Ne France, p.sh. vetem brenda nje viti jane regjistruar se fundi 42 mije raste te reja, nderkohe qe ne vitin 1980, kjo shifer ishte 26 mije. Por ajo qe duhet theksuar eshte se kanceri i gjirit sot eshte bere me pak i rrezikshem, pasi grate trajtohen me mire dhe tumoret zbulohen qe ne zanafillen e tyre. Dhe padyshim, kryesore jane mjekimet e koheve te fundit. Sidoqofte kjo semundje eshte nje sprove e madhe per gruan dhe se pari nje sprove psikologjike, pasi ajo gjendet perballe pikepyetjes se madhe : valle jeta e saj a do te marre fund se shpejti ?

Depistimi gjithnje e me i sakte

Tashme grate jane njohur me aftesine e aparaturave te reja te mamografise dhe zbulimin e tumoreve qe ne zanafillen e tyre. Leximi i klisheve radiografike eshte bere sot mjaft performant dhe mbikqyrja e ritmit te tyre me i sigurte. Qe nga vitet 1960, teknikat e depistimit te kancerit te gjirit kane pesuar nje progres te ndjeshem. Frekuenca e shfaqjes se kancerit te gjirit nuk shfaqet ne menyre brutale rreth moshes 50 vjecare, por kjo ndodh ne menyre progresive dhe gjate gjithe jetes. Para moshes 50 vjecare, rreziku i nje kanceri te mundshem eshte 2 raste ne 1000 persona ndersa mbi 50 vjec, 6 ne 1000 persona. Ja pse mosha 50 vjecare eshte dhe mosha e depistimit sistematik te gjirit cdo 1 apo 2 vjet. Disa gjinekologe keshillojne qe mamografia te behet qe ne moshen 40 vjecare, duke keshilluar qe ajo te behet cdo vit. Deshifrimi i mamografise behet sipas leximit te klisheve dhe klasifikimit sipas asaj qe quhet ACR dhe qe ka te beje me 5 stade te evolucionit :

ACR1 - gjinj normale ;

ACR 2 - imazh tipik beninj ;

ACR 3 - anomali beninje ne 98% te rasteve (ne kete rast keshillohet nje ndjekje nga afer e personit) ;

ACR 4 - imazh i dyshimte qe ka nevoje per nje biopsi qe te mund te informohemi me shume ;

ACR 5 - imazhi i tipit malinj qe kerkon nje biopsi dhe nje nderhyrje kirurgjikale.

Sigurisht, mjeket jane dakort qe ne nje familje ku ka patur raste te kancerit te gjirit apo te vezoreve, analizat duhen bere akoma me heret, pasi rol luan dhe trashegimia.

Mamografia klasike dhe numerike

A kemi imazhe me te mira me aparatet numerike per te bere nje depistim me te mire te kancerit te gjirit ? Nje studim kanadez dhe amerikan rreth ketij problemi, i bere me 42 mije persona dhe me dy grupe te krahasuara, pergjigjet ne menyre negative. Aparatet numerike jane superiore vetem ne disa raste : te femrat me pak se 50 vjec, ose kur gjinjte jane shume te forte (kane trajtim hormonal) dhe ku gjinjte kane nje densitet superior nga ai i zakonshmi. Rezatimi eshte 30% me pak. Leximi ne ekran te lejon te modifikosh kontrastin e imazheve per te deshifruar me mire pamjet si dhe ndihmon ne arkivimin e imazheve per cdo person. Pra s’ke nevoje qe kur ben nje depistim te ri te sjellesh me vete grafite e meparshme. Gjithcka tashme eshte e arkivuar ne menyre numerike sipas emrit te pacientit. Keto perparesi sigurisht qe me vone do te cojne ne zevendesimin e aparatave klasike nga ato numerike.

Trajtime gjithnje e me te personalizuara

Operacionet sot jane gjithnje e me pak gjymtuese, kimio-terapia perballohet me mire : trajtimi i kancerit po permiresohet vazhdimisht. Progreset e fundit kane te bejne vazhdimisht me trajtimet plotesuese qe synojne te pakesojne rastet perseritese.

Edhe ne fushen e kancerit te gjirit, cdo grua eshte e vecante, per te mos thene unike. Mjeket e mendonin kete gje prej kohesh, por studimet gjenetike te tumoreve po sjellin provat e duhura. Ato tregojne se sipas gjeneve te pranishme ne tumore, evolucioni i semundjes eshte i ndryshem dhe se disa trajtime kane efekt me te mire se te tjeret. Megjithate shume molekula (te gjeneve) te tjera karakteristike mbeten te pazbuluara, cka do te sjellin trajtime me te sakta mjeksore. Pra trajtimi i kancerit te gjirit ne te ardhmen do te jete me i personalizuar ne pergjigje te tipit te pacientes. P.sh. ato qe kane nje kancer me pak agresiv s’ka pse te kene tajtime te renda dhe agresive, ndryshe nga ato qe kane nje lloj tjeter kanceri qe kerkon nderhyrje te forta dhe energjitike.

Pothuaj 70% e grave e ruajne gjirin e tyre

Heqja e tumorit nga gjiri eshte i domosdoshem. Por sot jemi te sigurte per nje gje : heqja e gjirit ku eshte tumori nuk eshte gjithnje e domosdoshme. Madje mjeket bejne gjithshka qe kjo gje te mos ndodhe. Edhe kur tumori eshte shume me i madh, ata rekomandojne kimio-terapi ne menyre qe ai te zvogelohet, te tkurret, qe te mund ta heqin, duke e ruajtur gjirin e gruas. „Vendimi ka te beje me agresivitetin e tumorit, moshen e gruas, nese ka raste te trasheguara familjare dhe nganjehere edhe nga forma e tumorit ne gji“, - thote kirurgu kancerolog i Institutit Gustave Roussy te Villejuif ne France, Jean-Remi Garbay. Edhe teknikat kane pesuar nje progres te madh. Para pak kohesh, nje tumor i krijuar pas „aréoles“ (zona e erret rreth thithes se gjirit) sillte si pasoje heqjen totale te gjirit. Por kjo sot nuk ndodh me. Shumica e grave pas operacionit kane nje gji harmonik edhe pse kane bere nje operacion kirurgjikal. Me i veshtire eshte kur hiqen rreth 15 gjendra nen krah, cka sjell rendese te krahut dhe enjtje te tij pothuaj gjate gjithe jetes. Per kanceret pak agresive perdoret gjithnje e me shume nje teknike tjeter qe lejon pergjithesisht qe te hiqet vecse nje gjender. Pra eliminohen problemet e krahut.

Rezultate estetike gjithnje e me te mira

Kur tumori eshte krijuar ne nje vend te veshtire per tu operuar pa lene gjurme te dukshme, kur gjinjte jane teper te vegjel per ta ruajtur formen e tyre te bukur, pas heqjes se tumorit eshte e preferueshme te behet „mastectomie“-a (heqja e gjirit). Ideale eshte qe kjo te behet gjate heqjes se tumorit, pasi rezultatet psikologjike dhe estetike jane me te mira. Kirurgu heq glandin, por lekuren perreth e ruan, pra ben nje kanal nen lekure, ku fut nje proteze apo ind qe eshte marre nga pacientja. Por kjo jo gjithnje eshte e mundshme. Dhe pikerisht kur pas operacionit vendoset per nje rrezatim. Ne keto raste duhet pritur nje vit pas seancave radiografike per te rikonstruktuar gjirin. Nje vendim qe ende shume gra e kane veshtire ta marrin, pasi nderkohe ato perdorin proteza te levizshme. Dihet qe me progresin e bere, keto proteza te vendosura nen sutien jane te padukshme. Ndersa persa i perket kimio-terapise, ajo perballohet gjithnje e me mire nga grate. Shume gra kalojne eksperiencen e kimio-terapise. Nese keto perfuzione mbeten akoma te veshtira (pasi sjellin renien e flokeve), ato nuk te bejne te vuash e te semuresh si me pare, pasi ilacet kunder te vjellave jane me efikase. Mbeten vetem te perzjerat, te cilat eshte e veshtire ti eliminosh, dhe nganjehere dhe mukozat e gojes. Nje tjeter progres eshte vendosja ne menyre te perkohshme e nje kateteri (lart toraksit) qe lejon kalimin e „kimio“-s, pra lengut. Por shpesh i duhet bere balle nje shtimi ne peshen e trupit, djerses gjate nates dhe shkaktimit te nje menopauze brutale nga perdorimi i kimio-terapise. Disa gra ankohen dhe per lodhje dhe humbje te kujteses, te cilat korigjohen me kalimin e kohes dhe rifillimin e nje jete aktive.

Trajtime te reja hormonale

Kurat hormonale jane te rezervuara vetem per femrat ne menopauze dhe kjo ne rreth 70% te kancereve te gjirit. Pas trajtimeve klasike, ndonjehere, ne vend te kimio-terapise grave u propozohet nje trajtim hormonal gjate 5-10 vjeteve. Qe prej 30 vjetesh eshte perdorur nje anti-estrogjen, „tamoxifene“, i cili bllokonte receptoret e estrogjeneve ne nivelin e qelizave te thithave te gjirit. Rreziku i perseritjes se kancerit te gjirit eshte ulur ne 50 %. Nje produkt tjeter eshte „anti-aromatase“, e cila ka rezultate edhe me te mira. Keto ilace ndalojne prodhimin e estrogjeneve nisur nga androgjenet, hormone mashkullore te sekretuara nga gjendrat mbiveshkore (te vendosura mbi veshke). Pas menopauzes, ky eshte i vetmi burim i estrogjeneve. Ndryshe nga „tamoxifene“, „anti-aromatase“ u jepen vetem grave ne menopauze, te cilat i perballojne mire.

Rrezet nuk i „djegin“ me gjinjte

Njollat e kuqe apo irritimet jane gjithnje te mundshme pas disa seancave. Por tashme leshimi i rrezeve eshte bere aq i sakte dhe ne kohen e duhur sa djegiet tashme jane bere te jashtzakonshme. Me kusht, qe te perdoren kremrat qe keshillohen nga sherbimi i radio-terapise dhe mos shfaqja e gjirit ne rrezet e diellit.

Pese fazat e trajtimit :

1. - Operacioni. - Ai eshte i domosdoshem per heqjen e tumorit, por ne 70% te rasteve, gjiri nuk hiqet. Hiqen nje ose dy ganglione te krahut ne anen e tumorit per te ndaluar progresin e mundshem te qelizave kanceroze.

2. - Nje kimio-terapi (ne 4-6 muaj). Kjo synon te zhduke qelizat kanceroze qe mund te kene kaluar nga gjiri dhe mund te jene vendosur me larg.

3. - Radio-terapia (6 jave). Rrezet mbi gjoksin e operuar si dhe ne zonat fqinje te ganglioneve kane si qellim qe te parandalojne rrezikun e perseritjes lokale.

4. - Hormono-terapia (5-10 vjet). Kjo lejon qe te pakesohet akoma me shume rreziku i perseritjes tek grate, tumori i te cilave ishte nen influencen e estrogjeneve. Hormonet merren permes hapeve.

Navigation

[0] Message Index

[#] Next page