E bukur nga koka te kėmbė
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Tema: E bukur nga koka te kėmbė  (Lexuar 4984 here)
dj diamant
Vizitor
« : 01/06/08, 16:04 »
0

E bukur nga koka te kėmbė

Duke u kushtuar vėmendje tė gjithave: edhe detajeve. Ja si mund tė shmangi floket e yndyrshėm apo tė thatė. Tė keni duar dhe kėmbė tė bukura dhe thonj tė dekoruar. Me ardhjen e verės hidhen tutje ēorape e bluza tė trasha, pantallona e funde tė gjatė... me shumė dėshirė vishen rrobat e holla, dalin nga kutitė sandalet... Me pak fjalė vishemi gjithmonė e mė pak dhe zbulojmė gjithmonė e mė shumė trupin tonė. Por ndonjėherė, pamja nuk kėnaq dėshirat e ndrydhura gjatė dimrit; prova me rrobat e banjės me mundim na pėrmbush kėrkesat ndaj vetes dhe ndihemi kėshtu tė pakėnaqura. Sigurisht nuk mund tė shpresojmė nė njė mrekulli...por pėr t’u pėrmirėsuar ka akoma kohė. E rėndėsishme ėshtė tė kujtosh se, edhe pse larg nga ideja jonė pėr perfeksion, njė trup i trajtuar ėshtė gjithmonė kėndshėm pėr syrin. Pse mos tė nisim nga ekstremitetet? Tė pėrqendrohemi atėherė mbi flokėt, kėmbėt dhe duart.



Flokėt... korniza e fytyrės

Flokėt e lyer me shije, tė ndezur nga nuancat mė trendy, me krehje tė buta, tė kapur, tė gjatė apo tė shkurtėr... pak rėndėsi ka. Mjafton tė jenė nė tė njėjtėn kohė tė shėndetshėm dhe tė ndritshėm, tė trajtuar dhe tė rregulluar bukur.

Tė kesh flokė tė bukur dhe tė fortė varet vetėm dhe ekskluzivisht nga ne. Duke lėnė mėnjanė llojin e flokėve ėshtė e mundur t’i kesh tė shėndetshėm dhe si rrjedhojė edhe tė bukur, me disa kėshilla tė vogla, por tė rėndėsishme. Ēfarė duhet tė bėsh dhe ēfarė jo.

Larjet e shpeshta me produkte agresive janė pėrgjegjėsit kryesorė tė dėmtimit vazhdueshėm tė flokėve. Zgjedhja e shampos ėshtė e rėndėsishme. Ėshtė gjithashtu shumė i rėndėsishėm pėrdorimi i produkteve tė njė cilėsie tė mirė dhe jo patjetėr qė shkumėzojnė. Pėr sa i pėrket tharjes, kini parasysh ta mbani tharėsen nė njė largėsi tė tillė qė temperatura mbi flokė mos tė jetė shumė e lartė. Edhe nė zgjedhjen e trajtimeve duhet tė jeni tė kujdesshme, dhe nėse kėtė zgjedhje e lini nė duart e ekspertėve, do mund tė shmangni shkatėrrimin e flokėve, qė do tė kėrkonte mė pas kura drastike. Produktet dekoloruese, rrezet e diellit e bojėrat e ēdo lloji, sado cilėsore qė mund tė jenė, e dobėsojnė flokun, prandaj ėshtė mirė mos tė abuzosh. E njėjta gjė vlen edhe pėr shtrirjet dhe permanentet, mbi tė gjitha nė rast se i ushtroni mbi flokė tė trajtuar mė parė... E pra, mė mirė ėshtė natyrale!!!

Nė verė situata keqėsohet nė mėnyrė tė pashmangshme. Ekspozimi i zgjatur nė rrezet e diellit, larjet e shpeshta nė det ose pishinė nuk bėjnė gjė tjetėr, veēse i dėmtojnė flokėt. Ja pse bėhet e domosdoshme t’i mbrosh nga klori, kripėrat dhe rrezet ultravjollcė. Nė treg do gjeni njė pafundėsi produktesh, po nė qoftė se nuk dini cilin tė zgjidhni, kėshillohuni me parukierin tuaj. Njė mėnyrė e mirė pėr tė shmangur bezdinė qė tė shkakton tufa e flokėve nė pisk tė vapės ėshtė qė t’i kapėsh ato bisht. Por kujdes! Pėrdorni llastikė tė pėrshtatshėm, tė butė pėr tė shmangur dobėsimin dhe kėputjen e flokėve.

Flokė tė thatė

Flokėt, ashtu si lėkura, janė pak a shumė pasqyra e shėndetit; ja pėrse, pėrveē shkaqeve tė jashtme, duhet zbuluar nėse ka shkaqe tė brendshme. Nė rastin e flokėve tė thatė dhe pa shkėlqim duhet tė pėrcaktosh gjendjen e pėrgjithshme tė hidratimit, tė shohėsh nėse edhe lėkura shfaqet e hidratuar keq. Nė rast se ndodh tė kemi njė pėrputhje ose vuajmė nga njė funksionim i keq i gjėndrave, thatėsia e lėkurės dhe e flokėve tregon se diēka nuk funksionon si duhet. Nė njė rast tė tillė ideale ėshtė tė kėshillohesh me njė specialist pėr ta shmangur problemin nga rrėnjėt.



Nė rast se flokėt e thatė janė shkaktuar nga produktet kimike, faktorėt atmosferikė dhe prej lėnies pas dore, trajtimi i jashtėm ekziston dhe ėshtė i efektshėm.

Pėrdorni njė shampoje ushqyese, njė krem-balsam me pėrmbajtje keratine ose vitamina tė grupit B dhe aplikoni njė herė nė javė pas shampos dhe para maskės sė flokėve njė sasi tė bollshme vaji ulliri. Nuk do sjellė njė mrekulli, por ėshtė njė kurė natyrale dhe me rezultat. Masa e vajit duhet mbajtur gati njė orė dhe pastaj tė shpėlahet me ujė tė bollshėm. Pastaj aplikoni balsamin, lėreni tė veprojė pėr kohėn e nevojshme dhe procedoni si zakonisht.

Flokė tė yndyrshėm

Pėr flokėt e yndyrshėm bėhet - dhe jo rrallė - gabimi mė i zakonshėm... tė eliminosh yndyrėn me forma nga mė agresivet. Tė bindur qė mėnyra mė e mirė ėshtė ajo mė energjikja pėrdoren produkte acide, qė nė shumė raste s’bėjnė gjė tjetėr veēse i pėrkeqėsojnė gjėrat. Ndodh nė fakt qė lėkura e kokės, e nxitur nga pėrbėrėsit kimikė, bėhet shumė e thatė dhe kėshtu hyhet nė njė rreth vicioz. Ideale ėshtė tė matėsh pH tė flokėve dhe tė pėrdorėsh njė shampo qė e ekuilibron atė shkallė-shkallė. Mundėsitė qė natyra na ofron janė mė tė mirat nė kėtė rast... efekti shfaqet mė ngadalė, por ėshtė pa dyshim mė i qėndrueshėm. Mund tė zgjidhni ndėrmjet hithrės, rozmarinės dhe eukaliptit, por jo para se tė kėshilloheni me njė specialist tė produkteve bimore. Mbani nėn kontroll ushqyerjen dhe kontrolloni funksionimin e mėlēisė.

Majat e dyfishta

Njė nga efektet e padėshiruara tė dėmtimit tė flokėve ėshtė problemi klasik, aspak estetik, degėzimi nė ekstremitet... tė urryerat maja tė dyfishta. Mėnyra mė e efektshme mbetet njė prerje drastike qė heq tre a katėr centimetra. Jo gjithmonė jemi tė gatshėm tė sakrifikojmė gjatėsinė e flokėve dhe nė kėtė rast problemi mund tė shmanget duke pėrdorur vazhdimisht njė produkt vajor tė veēantė. Ka tė llojeve tė ndryshme, prej farash liri, prej silikoni, me proteina, por veprimi ėshtė i njėjtė, synojnė fijet e flokut...po efekti ėshtė i pėrkohshėm dhe pėr tė shmangur problemin duhet t’u drejtohesh gėrshėrėve.

Si pėrfundim ... edhe flokėt kanė nevojė pėr pushime tė shėndetshme:

Nė verė pėrfitoni tė mos i thani me tharėse, shmangni bojėrat dhe trajtime kimike, trajtojini me produkte ushqyese dhe rigjeneruese dhe nė vjeshtė do jenė mė tė shėndetshėm dhe si pasojė mė tė bukur.

Manikyr e pedikyr

o gjithmonė i kushtojmė vėmendjen e duhur trajtimit tė duarve dhe kėmbėve...edhe pse duart e bukura janė njė kartėvizitė e pėrkryer; pėr tė mos folur pėr kėmbėt, qė pėrveē aspektit estetik, nė qoftė se trajtohen mirė evitojnė lodhjen dhe dhembjen. Por ecim me radhė...

Duar prej dive

Tė buta, tė lėmuara, me thonj tė trajtuar dhe me formė harmonike, ose gati gėrvishtės tė lyer me ngjyra tė fuqishme. Gjithēka ėshtė e mundur. Edhe ndryshimi i look-ut tė duarve me gurė qė ndriēojnė, tatuazhe dhe thonj fals ėshtė gjithashtu i mundur. Para sė gjithash duhen lėmuar thonjtė pėr tė pasur njė gjatėsi uniforme. Vetėm nė raste ekstreme pėrdorni prerėse ose gėrshėrė, ndėrsa zakonisht u jepni gjithmonė pėrparėsi limave prej kartoni.

Pasi t’i keni lyer me krem duart, duke u pėrqendruar pėrreth thonjve, mbajini gishtat tė zhytura nė ujė pėr disa minuta; kur tė jenė zbutur i thani ujin me njė copė thithėse dhe kaloni njė shkop druri portokalli rreth rrėzės sė thonjve duke prerė vetėm lėkurat mė tė forta dhe mė tė dukshme.

Pėr sa i pėrket formės sė thonjve, nuk ekzistojnė rregulla fikse. Aktualisht ėshtė nė modė forma katrore, qė i pėrshtatet mė mirė modelit french voga...por nė rast se dėshironi mund t’i jepni njė formė mė tė rrumbullakosur. Nė rastin e njė manikyri french, pasi tė kesh eliminuar tė dalat, kalohet njė laps i bardhė poshtė thonjve, pėr tė theksuar kontrastin qė ėshtė i nevojshėm tė krijohet. Nė qoftė se dėshironi njė hark tė bardhė, mund tė krijoni njė me njė manikyr po tė bardhė, vetėm nė ekstremitet.

Nė qoftė se dėshironi risi plotėsisht verore, aplikoni gurėt ose ndonjė tatuazh tė vogėl qė ka efekt tė madh. Nė rastin e tatuazhit kini parasysh tė aplikoni vetėm njė shtresė transparente tė ndjekur nga njė manikyr natyral i kuq ose bezhė. Pasi t’i keni vendosur tatuazhet, lėrini tė thahen pėr pak dhe kaloni njė tjetėr manikyr tė shkėlqyer dhe tė tejdukshėm.

Nė rast se pėlqeni gurėt e ēmuar artificialė, mund tė zgjidhni nuancat e forta si e kuqja, vishnja, deri te e zeza. Njė gur i vogėl do t’u japė shumė dritė duarve tuaja.

Kėmbė pėr t’u admiruar

Jetohet shpesh me bindjen e gabuar se pėr tė pasur kėmbė pėr t’u ekspozuar pa siklet duhet njė pedikyr i veēantė i bėrė vetėm nga njerėz kompetentė.

Nė tė vėrtetė ndėrhyrja e pedologut jo gjithmonė ėshtė e nevojshme, por bėhet e pashmangshme kur ka kallo, thonj tė futur nė mish... Pėr njė pedikyr “normal” mund tė shkohet te estetisti, ose nė rast e tė pėlqen bėj ēdo gjė vetė nė shtėpi. Pėrgatit ujin duke shkrirė kripėra ose shtuar esenca vajore tė mentes. Pastaj fusni kėmbėt dhe qetėsohuni, se pedikyri ėshtė dhe njė ēast relaksi. Pasi kalon koha e nevojshme qė duhet pėr tė zbutur lėkurėn dhe thonjtė, thajini me njė peshqir dhe limoni kallot. Kur kėmbėt tė jenė tė lėmuara dhe tė buta, aplikoni njė shtresė tė bollshme kremi dhe limojmė thonjtė. Mos ndėrhyni shumė nė kėnde, duke respektuar formėn natyrale, qė ėshtė pak katrore. Shtyni tė dalat me njė shkop prej druri portokalli dhe ja ku u bė. Nuk ju mbetet veēse tė kaloni njė manikyr me ngjyrėn qė ju pėlqen dhe tė vishni sandalet mė elegante qė keni nė dollap.

Pėr njė mbrėmje tė veēantė mund tė shtoni edhe nė thonjtė e kėmbėve gurė ose tatuazhe, duke ndjekur tė njėjtat udhėzime tė dhėna pėr duart. Nė rast se dėshironi, shtoni edhe njė unazė ose dekorim dhe do keni atė element etnik, qė ėshtė kaq shumė nė modė.
Identifikuar
elbasanllija - ANTARE E SEKTIT TE DALLAVEREVE
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 5563


Shqiptare perjete!!!!!!!!!!

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #1 : 01/06/08, 17:05 »
0



une them femra e ka bukurine ne madheshtine qe fal nga nje shpirt i pasur!
Identifikuar

ALBANIAN AND PROUD OF IT !
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te: