Patatja, magjia e ushqimit qė vjen nga thellėsitė
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Tema: Patatja, magjia e ushqimit qė vjen nga thellėsitė  (Lexuar 9327 here)
dj diamant
Vizitor
« : 01/06/08, 17:05 »
0

Ėshtė ushqimi i tė varfėrve, por ka bėrė revolucion nė histori, duke shpėtuar njerėzit nga uria. Pėr arsyen e vetme, sepse ėshtė e thjeshtė
pėr t’u kultivuar, konservuar dhe ngrėnė. Pjesė e pandashme e industrisė ushqimore qė sė shpejti pritet tė “pushtojė” edhe hapėsirėn


Patatja, magjia e ushqimit qė vjen nga thellėsitė

Ka mė shumė se 7500 varietete dhe ėshtė
ushqimi i katėrt mė i pėrdorur nė botė,
pas misrit, grurit dhe orizit. Edhe pse
ėshtė konsideruar si ushqim pėr tė varfrit,
ka ndryshuar historinė e njerėzimit nė tė mirė
e nė tė keq. Mungesa e saj nė vitin 1800 shkaktoi
emigrimin mė tė madh drejt SHBA-sė. Mendohet
se ndoshta do tė jetė ushqimi i astronautėve qė
eksplorojnė hapėsirėn. Ndėrkohė, OKB-ja i ka
mbėshtetur tė gjitha shpresat tek ajo pėr tė luftuar
urinė dhe varfėrinė nė botė. Suksesi i patates, ku
FAO 2008 e quajti edhe si “Viti Ndėrkombėtar
i Patates”, i detyrohet njė morie faktorėsh tė
veēantė: ėshtė e lehtė pėr t’u kultivuar, rritet nė
ēdo lartėsi, mund tė konservohet deri nė 6 muaj,
ėshtė e ngrėnshme rreth 85 pėr qind dhe mund tė
kultivohet nė njė cep tė vogėl toke. Jo rastėsisht,
ekonomisti gjerman, Friedrich Engels, tha se
zbulimi i patates solli revolucion nė historinė e
njeriut po aq sa zbulimi i hekurit.
Tre muaj pėr t’u rritur
Origjina e patates daton rreth 8000 mijė vjet
mė parė, nė brigjet e lumit Titikaka, mes Perusė
dhe Bolivisė. Por nė Evropė ajo erdhi nė vitin 1500,
pėrmes anijeve tė kolonizatorėve spanjollė. Qė
atėherė, suksesi i saj mori famė botėrore. Sot, ēdo
vit nė botė prodhohen rreth 323 milionė tonelatė
patate (tė dhėnat nga FAO 2005) nė njė sipėrfaqe
195 mijė km², dy herė mė shumė se Austria. Por
ēfarė ėshtė patatja nga pikėpamja botanike? Ėshtė
njė bimė qė i pėrket familjes Salonacee, njėlloj si
domatja, duhani, patėllxhani dhe speci. Ēel lule
tė bardha dhe kėrcej qė nuk mund tė
hahen. Mund tė rritet kudo, nga
klima subtropikale tek ajo kontinentale,
nė klima tė ftohta apo
mesdhetare. Patatja rritet nėn
tokė, e favorizuar nga
errėsira, lagėshtira dhe temperaturat
e ulėta. Tė mbėshtetur edhe
nga agjentėt atmosferikė, pėr rreth
tre muaj stolonėt (lloj rrėnjėsh) rriten deri sa formohen
zhardhokėt, shumė tė pasur me amidon
(njė substancė e rėndėsishme qė grumbullohet
dhe mbron bimėn nga sėmundjet). Nėse thahen,
nga patatja dalin sythe tė reja (dhjetėra pėr njė
zhardhok). Pikėrisht kėshtu, nga zhardhoku nė
zhardhok, riprodhohet edhe bima e patates. Tė
zbuluara nga kolonizatorėt evropianė nė vitin
1500, ajo nuk pati menjėherė suksesin e kulturave
tė tjera tė importuara nga Bota e Re, si misri
dhe domatja. Ajo u pėrhap menjėherė nė Evropė
dhe Amerikėn e Veriut, por nuk u kultivua pėr
shumė shekuj nė Kinė, SHBA dhe e gjithė zona
islamike.
Nga hambarėt te flokėt
Nė tė vėrtetė, patatja arriti tė fitonte lavdinė e
saj nė shekullin e 18, pėr shkak tė mungesės sė
bukės, duke u bėrė ushqimi kryesor qė gjendej nė
Evropė. Nė Francė, mbretėresha Maria Antoneta
pėrhapi mes fisnikėve modėn pėr tė vendosur
nė flokė lulet e patates. Rėndėsia e saj u vlerėsua
sidomos nė Irlandė, ku patatet ishin bėrė qė
prej vitit 1700 ushqimi kryesor i tė varfėrve. Kjo
ishte arsyeja se pėrse viti 1845 ishte kaq i “zi”.
Peronospora, njė lloj kėrpudhe, preku bimėt e
patateve, duke dėmtuar gjethet dhe duke i bėrė
zhardhokėt tė pangrėnshėm. Sasi tė mėdha toke
ku kultivoheshin patatet u shkatėrruan dhe u
dogjėn, ndėrsa njerėzit filluan tė vdisnin nga
uria. Viktimat ishin mė shumė se njė milion. Nė
ato vite nisi dhe emigrimi nė masė i irlandezėve
drejt SHBA-sė dhe Kanadasė. Lind pyetja, pėrse
peronospora u pėrhap atėherė? Sepse nė udhėtimet
e para tė gjata transoqeanike, gjatė kalimit
nga zona tropikale nė hambarėt e anijeve pėr
shkak tė tė nxehtit dhe lagėshtisė, patatet
pėsuan njė lloj pasterizimi, dhe ndėrkohė
qė temperatura rritej parazitėt ngordhnin.
Nė mesin e shekullit 18, me zbulimin e anijeve
me avull, shumė herė mė tė shpejta, ky proces
nuk ndodhi mė dhe peronospora
kaloi e padėmtuar nė Evropė. Vetėm
nė vitin 1882, u zbulua se shkaku i
vėrtetė i tharjes sė patateve ishte njė lloj
kėrpudhe. Ndėrkohė qeveria irlandeze doli nga
kriza, duke importuar produkte ushqimore nga
vende tė tjera. Ndėrkohė patatja ishte pėrhapur
nė tė gjithė Evropėn. Sipas historianėve, zhvillimi
demografik i viteve 1700-1800 i detyrohet patates,
ushqimi i dashur i tė varfėrve qė nuk arrinin tė
blinin bukė. Por zhardhokėt patėn sukses tė madh
edhe nė Gjermani, por pėr disa arsye tė veēanta.
Nė kėtė vend, ato pėrdoreshin pėr tė prodhuar distilėt,
ndėrsa lėkurat e saj pėrdoreshin si ushqim
pėr kafshėt e sidomos derrat.
Pjata kombėtare tradicionale
Patatja ėshtė njė nga ushqimet qė hyn nė ēdo
cep tė kuzhinės, mund tė skuqet, zihet apo piqet.
Pėrdorimi i gjithanshėm i saj ka frymėzuar shefat
mė tė mirė tė kuzhinave nė botė nė njė shumėllojshmėri
recetash, tashmė tė famshme nė tė gjitha
vendet, mes tė cilave “Rosti sviceriane” (patate
tė grira, tė pėrziera me gjalpė dhe vaj ulliri) apo
“Shpherd’s Pie” i famshėm anglez (njė lloj byreku
me patate, mish qengji tė grirė hollė dhe bizele).
Nė Danimarkė, Suedi dhe Finlandė, patatet e reja
tė ziera dhe me kripė e kopėr pėrdoren gjithmonė
pėr tė shoqėruar pjatat me sardelet e Baltikut.
Patatet e mbushura me mish dhe djathė kaēkavall
janė pjata tradicionale e kuzhinės lituaneze,
ndėrsa pureja me mish, domate tė grira, ullinj,
vezė dhe rrush tė thatė e asaj peruane
Vitamina dietike
Nga pikėpamja ushqyese, patatja ėshtė njė
ushqim i veēantė, siē shpjegojnė specialistėt e
ushqimit dhe dietologėt nė botė. “Pėrmban
rreth 85 kilocalori nė 100 gramė dhe nėse nuk
i shtohet asgjė, hyn tek ushqimet dietike. Ka
gjithashtu njė sasi modeste yndyrash (mė
pak se 1 pėr qind) dhe proteinash
(rreth 2 pėr qind) qė pėrmbajnė
lizinė, njė aminoacid i
rėndėsishėm qė
mungon te drithėrat.
Patatja ėshtė e pasur
me karbohidrate (rreth 18 pėr qind), pjesa mė e
madhe e tė cilave pėrbėhet nga amidoni (16 pėr
qind) dhe sasi tė vogla sheqernash tė thjeshta.
Ajo pėrmban edhe njė sasi tė konsiderueshme
vitaminash si ajo B, Niacinė dhe Vitaminė C,
pėrveē acidit folik dhe atij pantotenik. Patatja
pėrbėn njė nga burimet mė tė rėndėsishme tė
kaliumit (rreth 570 mg/ 100 gramė), fosforit dhe
kalciumit, qė pjesėrisht kalojnė nė ujin e gatimit
nėse zhardhokėt nuk zihen me lėkurė. Ajo tretet
shumė lehtė, ndaj pėr kėtė arsye janė ushqim qė
kėshillohet tė pėrdoret edhe pėr fėmijėt dhe tė
moshuarit. Suksesi i saj te fėmijėt ėshtė dėshmuar
nga njė kukull, “Zonja Patate”, qė u prodhua
nė Amerikė, nė fund tė viteve ‘40. Njė
model plastik i patates, mbi tė cilin
mund tė pikturoheshin sytė, hunda,
veshėt deri sa tė shndėrrohej nė njė
fytyrė tė “vėrtetė”.
Patatina dhe “fast-food”
Megjithatė, “tė mirat” e patates
nuk pėrfundojnė kėtu.
Ajo mund tė konser- vohet
lehtė (nė vende tė thata
dhe errėsirė mund tė qėndrojė deri
nė gjashtė muaj) dhe mund tė pėr-
doret sipas dėshirės. Jo rastėsisht, mė pak se 50
pėr qind tė patateve tė destinuara pėr ushqim
konsumohen tė freskėta. Sasia mė e madhe
bėhet pjesė e proceseve tė ndryshme industriale.
Ajo, ashtu si zhardhoku, mund tė ripėrdoret pėr
sezonin tjetėr. Nė Francė, mė shumė se 3 pėr
qind e prodhimit pėrdoret pėr tė mbjellė patate
tė tjera, ndėrsa vendet e ulėta eksportojnė rreth
700 mijė tonelatė patate nė vit pėr “riprodhimin”
e tyre. Fati mė i zakonshėm i saj ėshtė ai i ngrirjes,
pėr tė pėrfunduar mė pas me thasė tė mėdhenj
plastikė nėpėr supermarkete apo “fast food”-e.
Gjatė kėtij procesi, patatet qėrohen, priten nė feta,
zihen, thahen, skuqen, futen nė ngirje dhe pastaj
paketohen. Kėshtu qė konsumatorit nuk i mbetet
gjė tjetėr veēse t’i pėrfundojėn procesin, duke i
shndėrruar kėshtu nė patate tė skuqura me shumė
shije. E, nė fakt, uria botėrore pėr kėtė recetė
ėshtė shumė e madhe. Sipas llogaritjeve, ēdo vit
nė botė konsumohen rreth 11 milionė tonė patate
tė skuqura. Siē e thamė, pėr shkak tė cilėsive qė
kanė, ato mund tė pėrdoren kudo, madje edhe
nė produktet e pastiēerisė (pėr t’i bėrė tė buta),
nė salca dhe nė ushqimet qė mund tė pėrdoren
si ndihma ushqimore urgjente. Me procesin e
distilimit, patatja mund tė shndėrrohet edhe nė
pije. Nė Rusi, pėr shembull, nga ajo nxirret njė lloj
alkooli qė i shtohet, vodkės ndėrsa nė Skandinavi
bėn tė njėjtėn gjė pėr Akvavitin, pijen alkoolike
kombėtare.
Karburante
Sot nė Kinė kultivohet rreth 22 pėr qind e tė gjithė
prodhimit botėror, megjithatė Evropa mbetet
konsumatori mė i madh nė botė, me 96 kilogramė
patate pėr person ēdo vit. “Patatofilėt” mė tė
mėdhenj nė botė janė polakėt, qė konsumojnė
rreth 150 kilogramė pėr person nė vit, ndėrsa Italia
dhe Greqia konsumon rreth 40 kilogramė pėr
kokė. Nė Evropė kohėt e fundit, pėr shkak tė uljes
sė prodhimit, ēmimi i tyre ėshtė rritur ndjeshėm.
Prej kohėsh, duket se ėshtė me leverdi mė tė madhe
ekonomike qė tė importohen nga njė vend nė
tjetrin. Pėr shembull shumė prej atyre qė gjenden
sot nė tregjet tona vinė nga Egjipti, Maroku dhe
Libia. Megjithatė, patatet nuk pėrdoren vetėm si
ushqim. Sipas FAO-s, nė vitin 2005, vetėm 2/3 e
tė gjithė prodhimit botėror ishte destinuar pėr
qėllime ushqimore. Nė industri, amidoni pėrdoret
shumė, sidomos nė atė tė tekstileve, letrave dhe
tapicerisė, me qėllimin e vetėm pėr t’i bėrė mė tė
qėndrueshme. Pėr mė tepėr, e pėrpunuar kimikisht
dhe e oksiduar, ajo mund tė pėrdoret edhe nė
bojėrat qė pėrdoren pėr tė stampuar pambukun
dhe lirin. Nė industrinė e naftės, ajo pėrdoret pėr
tė nxjerrė mbetjet e fundit tė naftės nga basenet
nė mbarim (amidoni grumbullon pjesėt e vogla nė
grupe mė tė mėdha, njė mėnyrė mė e thjeshtė pėr
tė nxjerrė mbetjet e fundit. Po ashtu, patatet prodhojnė
disa acide organike si acidi citrik (pėr pijet
freskuese) dhe atė transbutendioik, qė pėrdoret si
konservues i sallameve nė vend tė nitrateve. Dhe
nė fund nga patatja nxirret edhe etanol, qė shėrben
si karburant dhe pėr prodhimin e produkteve
bioplastike (si qeset prej plastike bio)
Rezistente ndaj baktereve
Cila do tė jetė e ardhmja e patates? Gjithēka do
tė varet nga bioteknologjitė qė janė duke studiuar
lloje gjenetikisht tė modifikuara pėr tė rritur rendimentin,
pėr t’i bėrė zhardhokėt mė rezistentė
ndaj sulmeve tė baktereve (duke zvogėluar kėshtu
edhe pėrdorimin e pesticideve), ose pėr tė prodhuar
patate qė mund tė pėrdoren vetėm pėr t’u
skuqur. Nė Peru, kompania “Chimica Svizzera”
ka gjetur njė mėnyrė tė re pėr tė trefishuar prodhimin,
duke prodhuar patate gjigande deri nė
gjashtė kilogramė.
Vietnami dhe NASA
Nė Vietnam, nė vitet e fundit, prodhimi i patates
ėshtė dyfishuar falė njė sistemi mbjelljeje tė
quajtur “mikropėrhapje”. Me kėtė metodė, brenda
njė kohe tė shkurtėt dhe me ēmim tė reduktuar,
arrihet njė numėr i madh zhardhokėsh tė vegjėl,
identikė me atė kryesor, dhe pa asnjė lloj virusi.
Si ėshtė e mundur? Zgjidhen patatet mė tė mira,
ndahen nė copa tė vogla dhe secila prej tyre
vendoset nė mbajtėse xhami. Mė vonė u shtohen
edhe hormone vegjetale pėr tė nxitur prodhimin
e sythave tė rinj. Megjithatė, kjo teknikė ka njė
handikap tė madh: bimėt janė tė gjitha njėlloj
gjenetikisht, edhe pse janė tė pėrzgjedhura mes
mė tė mirave, ato janė tė ekspozuara ndaj tė
njėjtave infeksione. Sistemi, qė ka nisur tė prodhojė
zhardhokė tė vegjėl me peshė 0.5 gramė,
ėshtė pėrsosur nga laboratorėt hapėsinorė tė
NASA-s, gjatė misionit “Columbia” tė vitit 1995.
Nė orbitė, nė fakt, janė kushtet optimale pėr kulturat
“in vitro” si mungesa e viruseve, kėrpudhave,
baktereve dhe kontrolli absolut i dritės e temperaturės.
Pėr kėtė arsye, patat do tė jenė ushqimi
i pėrkryer pėr astronautėt. Gjatė misioneve tė
gjatė ndėrplanetarė mund tė furnizojė me ujė
(duke i dishidratuar) dhe ushqime ekuipazhin.
Bimėt e tyre, me procesin e fotosintezės, do tė
kontribuojnė pėr tė vendosur sasinė e duhur tė
oksigjenit dhe dioksidit tė karbonit nė ajėr. Nė
kėtė mėnyrė revolucioni i patates do tė mbėrrijė
edhe nė hapėsirė.

PESHA TĖ RĖNDA
Njė fshatar kinez tregon me
krenari dy papate tė ėmbla
gjigante, qė sė bashku arrijnė
peshėn 31 kilogramė

ASTRONAUTĖT
Nga testet nė hapėsirė janė
zhvilluar zhardhokė tė vegjėl me
peshė deri nė 0.5 gramė, qė
mendohet se do tė jenė ushqimi
kryesor i astronautėve

USHQIMI I DASHUR
Mbledhja e patateve nė Bjellorusi. Patatja
ėshtė ushqimi i katėrt mė i pėrhapur
nė botė. Kina ėshtė prodhuesja mė e
madhe, ndėrsa konsumatorėt mė tė
mėdhenj pėr person janė polakėt

KRISHTLINDJE ME PATATE
Njė pemė Krishtlindjesh e pėrgatitur
me 98 kilogramė patate, tė
300 varieteteve nė Lima (Peru), nė
vitin 2007
Identifikuar
kondrapedal pa frena
Zoti pėr tė gjithė. Secili pėr vete.
Gjysem BalkanWebs
***
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2520


Kaloi dhe kjo natė,tu bo gallatė

Respekt: -122

Profili
« Pergjigju #1 : 20/07/08, 01:01 »
0

PATATJA ĖSHTĖ EDHE BUKĖ EDHE GJELLĖ,edhe mish: - EDHE MISH, edhe peshk: - EDHE jo jo se na kuptojnė
Identifikuar

http://i319.photobucket.com/albums/mm445/POSEY_DION/gardenfairy.jpg
Te degjuarit eshte nje politese qe nje njeri i zgjuar i ben shpesh nje budallai, por qe ky i fundit nuk ia kthen asnjehere.

Me mire te rrosh nje dite dhe te vdesesh si nje LUAN, se sa nje jete i roberuar dhe si nje DELE. MUSOLIN
D.S.
KUMBAR
Administrator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 16718


Jemi tre: Une, TI dhe NE!!!

Respekt: +15

Profili
« Pergjigju #2 : 20/07/08, 08:08 »
0

kot nuk thojne: te rrassha pataten!
Identifikuar

Cfare do te behem ne te ardhmen? Ish i dashuri yt!!!
Mystica
üBeR aLLeS :D
Administrator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 7887


cogito, ergo sum

Respekt: 0

Profili WWW
« Pergjigju #3 : 20/07/08, 13:01 »
0

Mu me pelqejn shum kur jan te ziera, dhe behen si tip sallate. Te skuqme si haj hiccccccc dhe pse shumica ashtu i preferojne.
Identifikuar

~Po u zgjove ne mengjes dhe nuk e pe diellin ,ose dielli je ti, ose ti ke vdekur~
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te: