Kuriozitete Mbi Astronomine
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Tema: Kuriozitete Mbi Astronomine  (Lexuar 19292 here)
Owner
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 404


CuN-TiRoNe

Respekt: 0

Profili WWW
« : 21/05/07, 19:07 »
0

Astronomėt kanė gjetur njė toke te mundshme jashtė sistemit tonė diellor, njė botė tjetėr e cila mund te ketė ujė qe rrjedh ne sipėrfaqen e saj.

Orbita e planetit yllit gliese 581, ėshtė 20.5 vjet drite larg konstelacionit Peshorja.

Shkencėtaret e bene ketė zbulim duke pėrdorur Teleskopin Eso3 .6 metra ne Kili. Ata thonė se temperaturat e studiuara ne planet tregojnė pėr ekzistence te ujit qe mund te ekzistoje ne formė likuide dhe kjo rrit shanset qe mund te ketė edhe jetė bimore.

Kemi studiuar qe temperatura kryesore e kėsaj super toke ėshtė mes 0 dhe 40 gradėve celcius dhe uji mund te jetė ne gjendje likuide –shpjegon Stefani Adri e Observatorit te Gjenevės autore drejtuese e fletės se raportit te rezultateve

Pėr me tepėr mendohet se ne ketė planet mund te ketė shkėmbinj si te tokės tonė ose e mbuluar me oqeane. Ksavier Delfons njė anėtari skuadrės se universitetit te Grenobles shtoi se uji i lėngshėm ėshtė kritik pėr jetėn mesa dimė ne. Ai beson se planeti tani mund te kthehet ne shėnjestėr shumė te rėndėsishme pėr misionet e ardhshme hapėsinore qe i kushtohen kėrkimeve pėr jetėn jashtė tokės. Kėto misione do tė vendosin teleskopė ne hapėsire me anė te se cilėve do mund te ndjekin zhvillime te mundshme biologjike. Vėzhguesit do tė pėrpiqen te identifikojnė gjurme te gazrave atmosferike siē ėshtė Metani, gjithashtu dhe pėr tregues te tjerė siē ėshtė klorofili pigmenti i cili ne planetin e tokės tonė luan njė rol te rėndėsishėm pėr fotosintezėn.
Identifikuar

CuN-TiRoNe
Owner
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 404


CuN-TiRoNe

Respekt: 0

Profili WWW
« Pergjigju #1 : 21/05/07, 20:08 »
0

 Ufot shfaqen ne qellin e honoluluse

eshtė e vėshtirė tė tėrheqėsh vėmendjen e njė sėrfisti nga vala e radhės, por ēfarėdo tė ketė fluturuar nė qiellin veriperėndimor tė premten pasdite, rreth orės 6.20, tėrhoqi turma pėrgjatė plazhit Kewalo Basin dhe Ala Moana.
Ēfarė ishte?
Njė banor i Honolulusė, Peter Hollingworth pėrshkroi dy drita qė vinin rrotull nė qiell, rreth 45 gradė mbi horizontin. “Kėto dy lėmshe tė zjarrta, me njė vijė prapa tyre, dukeshin se do tė zgjasnin pak, por vazhdonin tė fluturonin. Ato ndryshuan drejtim disa herė, nė fillin afroheshin dhe largoheshin, mė pas u zhdukėn dhe dolėn pėrsėri”, rrėfen Hollingworth. Ai po lundronte me djalin 12-vjeēar kur kjo shfaqje e papritur filloi. “U shqetėsova pak. I thashė atij tė afrohej dhe tė ulej pranė meje, pasi mendova se do tė ishte hera e fundit qė lundronim sė bashku pėr shkak tė kėsaj gjėje tė ēuditshme qė po afrohej nė Honolulu. Dukej e llahtarshme dhe unė u drodha”. Shėrbimi Kombėtar i Motit thotė se asgjė e pazakontė nuk u shfaq nė radarin e tyre gjatė kohės kur u shfaq ky objekt i paidentifikuar dhe Administrata Federale e Aviacionit nuk raportoi asgjė tė pazakontė. Ushtria amerikane kreu njė test mbrojtjeje me reaktivė nė Kauai tė premten mbrėma, por testi filloi nė orėn 7.20 tė pasdites. “Ky nė njė farė kuptimi, ėshtė njė objekt i paidentifikuar”, thotė profesori i astronomisė nė Universitetin e Hauait, Gareth Wynn-Wiliams. “Ėshtė diēka nė qiell qė lėviz dhe qė ne ende s’e kemi identifikuar”.
Shpjegimi
Wynn-Williams beson se fshihet njė shpjegim i thjeshtė prapa ufo-ve. Profesori thotė se aeroplanėt qė djegin karburante me bazė hidrogjeni, njė nga nėnproduktet ėshtė dhe uji. Kur ajri ėshtė i ftohtė, uji kondensohet dhe formon pika qė qėndrojnė prapa tij derisa ngrohen dhe avullojnė. Ai dyshon se krijesa tė vogla jeshile nga Marsi fshihen prapa ufove. Disa njerėz mendojnė ndryshe nga shkencėtarėt dhe dėshirojnė tė shohin shpjegimin mė drithėrues e mė fanta-shkencor. Kėta njerėz preferojnė tė mendojnė se janė krijesat e vogla jeshile, por kjo ka shumė pak gjasa. Sipas raporteve tė publikuara, kjo nuk ėshtė hera e parė qė njė ufot tėrheqin vėmendjen e banorėve tė Hauait. Nė dhjetor tė vitit 2004, njė vijė e pashpjeguar drite u kap nga njė kamera nė Haleakala, qė lėvizet nė jug-pėrėndim dhe veri-lindje. Ende nuk ėshtė dhėnė njė shpjegim zyrtar pėr atė objekt tė paidentifikuar.
Identifikuar

CuN-TiRoNe
Owner
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 404


CuN-TiRoNe

Respekt: 0

Profili WWW
« Pergjigju #2 : 21/05/07, 20:08 »
0

E veēantė, njė 16-vjeēar nga Shqipėria, me banim nė Greqi, viziton NASA-n


Pėr 10 ditė rresht, 16-vjeēari Nestor Kalloshi do tė bėjė realitet ėndrrėn e tij pėr tė fluturuar drejt NASA-s. Gjimnazisti shqiptar do tė ketė mundėsinė tė futet nė qendrėn mė tė madhe botėrore, nė laboratorin e pėrgatitjes sė astronautėve. Nestori do tė ndihet krenar me veten e vet sepse do tė jetė i vetmi ndėr moshatarėt e tij nė Shqipėri si dhe nė Greqi, ku ai sot jeton sė bashku me prindėrit, qė do tė ketė mundėsinė tė bėjė eksperimente njėsoj si ato qė bėjnė astronautėt.
Tė gjithė moshatarėt do ta kishin zili Nestorin pėr fluturimin e tij sė shpejti drejt NASA-s. Gjimnazisti me origjinė shqiptare do tė ketė mundėsinė tė shikojė dhe tė jetojė nga afėr ato qė ka mėsuar gjatė viteve tė shkollės nė dhomat eksperimentale tė laboratorit mė tė madh botėror. Ai do tė ketė fatin tė futet nė dhomat ku forca e rėndesės do tė jetė zero dhe do t'i jepet mundėsia tė bėjė eksperimente pėr 10 ditė rresht, njėsoj si dhe astronautėt e rinj qė pėrgatiten nė Qendrėn Eksperimentale nė Alabama pėr tė fluturuar drejt hapėsirės.
E gjithė Greqia flet sot pėr 16-vjeēarin nga Shqipėria qė sė shpejti do tė realizojė njė nga ėndrrat mė tė mėdha.
Nestori u bė i njohur edhe nga dritat e kamerave tė kanaleve mė nė zė tė televizionit grek. Kanali televiziv MEGA vetėm para dy ditėsh ka transmetuar pėr gati 30 minuta tė gjitha dyshimet qė ka pasur Nestori qė nė fėmijėrinė e tij rreth astronomisė, dyshime kėto qė e kanė zhytur Nestorin qė nė moshėn 7 – vjeēare tė udhėtojė nė pafundėsinė e shkencės sė astronomisė duke gėlltitur ēdo dije nė kėtė fushė.
I ftuar nė emisionin televiziv tė mėngjesit “Shoqėria ora 8”, me drejtues Dhimitris Kaburaqis dhe Stratis Liaresis, gjimnazisti Nestor Kalloshi ka mundur tė befasojė me intelektin e tij, qė i kalon kufijtė e moshės 16 –vjeēare, jo vetėm prezantuesit e emisionit “Shoqėria ora 8”, por edhe tė gjithė teleshikuesit anembanė Greqisė.
Nestori arriti tė ngacmojė edhe sedrat e shumė moshatarėve tė tij me privilegjin qė mundi tė fitojė, falė punės dhe vullnetit tė tij, biletėn e udhėtimit drejt NASA-s.
I ardhur nė Greqi vetėm pak vite mė parė, Nestori sė bashku me familjen e vet u shpėrngulėn nga Shqipėria pėr njė jetė mė tė mirė. Me vete Nestori mori dėshirėn e madhe dhe kėmbėnguljen pėr tė studiuar gjithēka qė ka tė bėjė me astronominė, duke nėnvizuar ēdo frazė qė atė nuk e bindte dhe duke i mbledhur tė gjitha dyshimet e tij nė njė bllok tė vetėm.
Identifikuar

CuN-TiRoNe
Owner
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 404


CuN-TiRoNe

Respekt: 0

Profili WWW
« Pergjigju #3 : 21/05/07, 20:08 »
0

Shkencetaret e agjencise amerikane te hapesires, Nasa po i gėzohen suksesit te rrallė te misionit ne Planetin Mars. Pas njė udhėtimi prej 500 milione kilometrash, sonda amerikane Spirit u ul te shtunėn e kaluar ne planetin e kuq dhe thuajse menjehere filloi te dėrgoje ne toke fotografi te planetit. Fillimisht sonda dergoi fotografi bardh e zi qe tregonin siperfaqen e sheshte te planetit Mars dhe me pas filluan te mbrinin fotografite me ngjyra qe tregonin vendin e uljes se sondes. Sonda Spirit u ul ne siperfaqen e Marsit te shtunėn, pak para mesnates, e mbeshtjelle me jasteke ajri, pėr te mbrojtur pajisjet e saj delikate nga demtimet e mudeshme. Spirit ėshtė sonda e pare robot nga dy te tilla qe do tė eksplorojne siperfaqen e Marsit pėr 90 ditė, duke mbledhur dhe analizuar mostra te gureve te planetit si dhe do tė kėrkojnė te dhėna pėr gjurme uji, element kyē ky pėr jetėn.

Shkencetaret e NASA-s mendojnė se nga analizimi me imtesi i gureve te Marsit mund te dalė se shumė kohe me pare, ky planet ka qenė i ngrohte dhe me lageshti, kushte te pershtaeshme pėr ekzstencen e jetės. Sonda e dytė, e quajtur Opportunity do tė ulet ne anėn tjetėr te Marsit pas tri javėsh. Ulja me e sondes amerikane ne Mars cilesohet nga shkencetaret si njė suskes i rrallė. Ajo vjen pas deshtimit te njė misioni te ngjashem nga ana e Agjencise evropiane te hapesires ne prag te vitit tė ri. Ndėrkohė, njė anije orbitale ka hyrė tashmė ne atmosferen plot pluhur e gaz te njė komete, ku Nasa shpreson se do tė mbledhe e sjelle ne toke grimca atmosferike te mbetura qe nga periudha e krijimit te sistemit tonė diellor afro 4 presje 6 miliarde vjet me pare. Shkencetaret gjithashtu mendojnė se pluri yjor pėrmban molekula organike te nevojshme pėr jetė, molekula te cilat kometat kanė leshuar ne planetin tonė miliarda vjet me pare. Agjencia amerikane e hapesires ka planifikuar qe anija e hapesires te sjelle ne toke edhe 72 fotografi te brendesise se kometes me siperfaqe prej 5 kilometrash katrore.
 
Identifikuar

CuN-TiRoNe
Owner
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 404


CuN-TiRoNe

Respekt: 0

Profili WWW
« Pergjigju #4 : 21/05/07, 20:08 »
0

Agjencia amerikane e hapesires tha se do tė beje te ditur zbulimin e njė te papriture ne sistemin diellor, njė objekt pėr te cilin disa mendojnė se mund te jetė planeti i dhjetė.

Zyrtare te Nases thanė se do tė bėjnė te njohur zbulimin e objektit me te largėt qe sillet rreth diellit. Disa eksperte mendojnė se i ashtuquajturi objekt ėshtė njė planet i ri i emertuar Sedna, pas perendeshes eskimeze te detit. Objekti ėshtė 10 miliarde kilometra larg Tokes.

Parashikohet qe Sedna, elementet perberes te se cilės mendohet te jenė akulli dhe guri, ka njė diameter prej dy mijė kilometrash. Ky do tė ishte objekti me i madh i buluar ne sistemin diellor qe nga zbulimi i Plutonit 74 vjet me pare. Sedna ėshtė pak me e vogėl se Plutoni.

Profesorit te astronomise planetare ne Institutin Teknologjik te Kalifornise, Dr. Michael Brown, i jepet merita pėr zbulimin e Sednes.
Identifikuar

CuN-TiRoNe
Owner
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 404


CuN-TiRoNe

Respekt: 0

Profili WWW
« Pergjigju #5 : 21/05/07, 20:08 »
0

Njė ekip shkencėtarėsh nga Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja ka gjetur fakte tė reja shqetėsuese lidhur me shkrirjen e shpejtė tė akullit nė Arktik.

Faktet e prezantuara nė mbledhjen e unionit Unionit Amerikan pėr Gjeofizikėn nė San Francisco, sugjeruan se sipėrfaqja e akullit qė qėndron e ngrirė gjatė tė gjithė vitit, mund tė zhduket deri nė 2040.

Zvogėlimi i akullit tė Arktikut nė vitet e fundit ėshtė shoqėruar me paralajmėrimet se ai shpejt do tė arrijė njė pikė pa kthim.

Dy informacionet e reja tė prezantuara gjatė takimit i bėjnė shkencėtarėt mė tė sigurt se moementi kulmor pėr akullin e Arktikut ėshtė shumė i qartė nė horizont.

Nė muajin nėntor tė kėtij viti, Arktiku kishte 2 milion kilometra katror akull mė pak se ē'duhet tė kishte mesatarish dhe modeli i ri i asaj qė mund tė ngjasė me oqeanin nė dekadat e ardhshme ėshtė se oqeani mund tė jetė pa akull deri nė vitin 2040.

Disa shkencėtarė besojnė se kjo mund tė ndodhė mė shpejt.

Problemet e Arktikut janė theksuar nga ai qė njihet si mekanizimi kundėrpėrgjegjės.

Kjo do tė thotė se ndėrsa temperatura nė rritje shkrin mė shumė akull, atėherė mė shumė rreze dielli pėrpihen nga sipėrfaqja me ujė, dhe ujrat e ngrohta shkrijnė mė tepėr akul
Identifikuar

CuN-TiRoNe
Owner
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 404


CuN-TiRoNe

Respekt: 0

Profili WWW
« Pergjigju #6 : 21/05/07, 20:08 »
0

Astronomet zviceriane festojne se bashku me astronomet amerikane zbulimin e tyre me te fundit.

Kjo skuader e madhe ka zbuluar njė trio vrimash te zeza. Fenomeni ėshtė i rrallė. Vrimat e zeza ndodhen ne njė largesi nga 100 deri ne 150 vjetedrite nga njeri - tjetri.
Ndėrsa largesia ndermej kėsaj Trio dhe Tokes ėshtė rreth 10,5 miliard vjetedrite.

Anetare te skuadres bėjnė te ditur se gjithmonė ka qenė e vėshtirė se zbulosh vrima te zeza. Deri tani janė te njohur rreth 100 prej tyre. Disa janė dhe cifte afėr njeri-tjetrit. Por fenomeni i fundit i habiti te gjithė. Tre vrima te zeza afėr njera-tjetres.
Identifikuar

CuN-TiRoNe
Owner
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 404


CuN-TiRoNe

Respekt: 0

Profili WWW
« Pergjigju #7 : 21/05/07, 20:08 »
0

Mjaft ambicioz projekti i shpallur sė fundmi nga gjigantja amerikane e softuerėve "Microsoft". Njė prototip kompjuteri qė arrin tė pėrshkojė hapėsirat kozmike duke hyrė mes mjegullnajave, reve tė hidrogjenit, duke iu afruar planetėve e yjeve. Njė kompjuter ku do tė arrihen tė mblidhen tė gjitha tė dhėnat mbi kozmosin qė ekziston deri mė sot, e qė do tė kenė shansin t‘i shfrytėzojė kushdo. Diēka tė pėrngjashme me pėrpunimin grafik, qė tashmė e njohin tė gjithė mirė, tė "Google Earth", harta tredimensionale qė na jep pamje tė mrekullueshme e me saktėsi tė habitshme tė qosheve mė tė largėta tė planetit tonė.

Ideja qė qielli mund tė "rrėmohej" mė mirė brenda mendjes sė njė kompjuteri se sa nga syri i teleskopėve ishte parė prej vitesh me shumė interes nga Jim Gray, eksperti i madh i teorive tė databeisit. Por, pėr fat tė keq nuk mundi t‘i ēonte pėrpara kėrkimet e tij, pėr shkak tė njė aksidenti tragjik qė i mori jetėn nė det.

"Xhimit i pėlqente tė tregonte dy grafikė", tregon kolegu i tij, Kurtis Uong: "Nė tė parin vėrehet se si hapėsira qė kontrollohet nga teleskopėt botėrorė dyfishohej ēdo 25 vite. Nė tė dytin, qė falė pėrdorimit tė teknologjive tė avancuara dyfishohet ēdo vit". Nga qielli bien rrebeshe tė tėra me tė dhėna, fluks qė gjatė kohėve tona rritet me ritme eksponenciale. Pėr shembull, "Sloan Digital Sky Surveyer", njė prej projekteve mė tė avancuara pėr krijimin e hartave qiellore, ka arritur tė grumbullojė 9 terabajt imazhe (njė terabajt ėshtė i barabartė me njė mijė gigabajt). Ndėrkohė qė brezi i ardhshėm i teleskopėve premton tė grumbullojė informacion me patabajt (njė petabajt ėshtė i barasvlefshėm me njė milion gigabajt). Si mund tė analizohet kjo sasi e stėrmadhe informacioni?

Po shkohet drejt bashkimit tė kėtyre arkivave gjigante dixhitale, pėr tė krijuar njė memorie kolektive qiellore, qė mund tė analizohet mė pas nga ēdo shkencėtar. Doktor Grey kishte parashikuar njė rol gjithnjė e mė tė rėndėsishėm tė softuerėve nė kėtė fushė studimi: njė lloj tė ri kėrkimi qė pėrdor programe algoritmike pėr t‘i distiluar automatikisht zbulimet e mundshme. Por gjetja qė e bėn "World Wide Telescope" (kėshtu quhet projekti) eksperiment unik ka tė bėjė me zgjedhjen qė kėto tė dhėna do t‘i kenė nė dorė, pėrveē profesionistėve, edhe njė mori amatorėsh e tė pasionuarish.

"Astronomia ėshtė shkenca mė e pėrhapur nė publikun e gjerė", shpjegon doktor Milan Maksimoviē, astrofizikan nė Observatorin e Parisit: "Ndoshta pasi na vė pėrpara pyetjeve aq tė rėndėsishme, siē ėshtė, lindja e universit, si ka lindur jeta etj. Ndoshta ngaqė dėshira pėr tė vėshtruar yjet ka lindur bashkė me njeriun. Numėrohen qindra mijėra astronomė nė tė gjithė rruzullin".

Vetėm nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės mendohet se ēdo muaj mbahen tė paktėn 100 evenimente sociale tė organizuara nga grupe astronomėsh amatorė. Tradita e "festave tė yjeve", gjatė tė cilave pjesėmarrėsit takohen nė vende larg qendrave tė banuara pėr tė kundruar qiellin pėrmes teleskopėve tė vegjėl, nisi nė vitin 1923 nė Vermont. Hobi pėr astrologjinė ėshtė gjithashtu mjaft i pėrhapur nė Gjermani, Japoni e Angli, por tė pasionuar gjenden nė tė gjitha kontinentet. Ky bum i detyrohet nė masė tė madhe mundėsive qė ofron teknologjia dixhitale. Pėrdorimi i sistemit GPS dhe lap-topėve, tė cilėt koordinohen e bashkėrendohen nė distancė, kanė lehtėsuar mundėsitė e drejtimit tė shumė teleskopėve njėherėsh drejt njė pikė tė caktuar tė qiellit. Nuk ėshtė mė nevoja as pėr pėrllogaritje tė komplikuara apo pėr tė tėrhequr pas vetes manuale tė panumėrta: mjafton tė shkruash koordinatat nė kompjuter dhe gjithēka kryhet automatikisht. Nga ana tjetėr, imazhet, tė cilat mund tė dokumentohet shumė mė lehtė, falė teknologjisė dixhitale, mund tė dėrgohen te tė tjerėt apo tė publikohen nėpėr site. Komunikimi me kėdo tjetėr qė ka kėtė pasion ėshtė mjaft i lehtė, pavarėsisht se vendet mund tė jenė mjaft larg nga njėri-tjetrin.

E bukura ėshtė se sot astronomia ėshtė ndoshta e vetmja shkencė ku amatorėt mund tė kontribuojnė nė mėnyrė aktive dhe mjaft tė vlefshme. Mes shumė rasteve pėr t‘u pėrmendur ėshtė ai i pak kohėve mė parė, kur Vivian Hoette, e Observatorit Jerkes tė Uinskonsinit, teksa kontrollonte imazhet e dėrguara nga Robert Holmes, njė i pasionuar pas astronomisė, arriti tė zbulonte njė supernova. "Nė fushėn e tė ashtuquajturve objekte tė dobėta, siē janė supernovat, kometat e asteroidet, pjesa mė e madhe e zbulimeve tė reja vijnė pikėrisht falė astrologėve amatorė", konfirmon doktor Maksimoviē, i cili shton edhe njė fakt mjaft interesant: "Mėnyra si punojmė po ndryshon rrėnjėsisht. Janė njė seri e gjatė punėsh rutinė, tė cilat u delegohen operatorėve tė specializuar, ndėrkohė qė vetė shkencėtari mund tė jetė nė anėn tjetėr tė planetit".

Ēdo tė ndodhė kur kėta mijėra e mijėra tė pasionuar do tė kenė mundėsinė tė shfrytėzojnė potencialin e "World Wide Telescope". Ka tė ngjarė qė shumė do tė rrudhin hundėt kur diletantėt e qetė do tė arrijnė tė shohin diēka qė u ka shpėtuar profesionistėve. Pėr Fedrika Raia, vulkanologe pranė Kolegjit tė qytetit nė Nju-Jork, e pėrfshirė nė mėnyrė mjaft aktive nė debatin mbi krizėn e edukimit shkencor, ėshtė e sigurt pėr njė gjė: "Kur tė rinjtė tė kenė mundėsinė tė manipulojnė tė dhėna tė vėrteta, kur tė arrijnė t‘i shohin personalisht ndėrthurjet mes tyre, vetėm atėherė do tė mėsojnė ēdo tė thotė me tė vėrtetė tė kryesh kėrkime shkencore". Nė rast se mė pas arrijnė apo jo tė zbulojnė ndonjė kometė tė re, kjo nuk ka shumė rėndėsi: mėnyra si do tė shohin botėn (nė kėtė rast qiellin), nuk do tė jetė kurrė mė ajo e mėparshmja.
Identifikuar

CuN-TiRoNe
Owner
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 404


CuN-TiRoNe

Respekt: 0

Profili WWW
« Pergjigju #8 : 21/05/07, 20:08 »
0

Astronautėt e ardhshėm qė do tė fluturojnė drejt hapėsirės, do tė jetojnė nė ēadra, si nė ndonjė kamping. NASA, Agjencia Hapėsinore Amerikane, e trajton kėtė si njė variant plotėsisht tė mundshėm dhe po paraqet qysh tani prototipa kampingjesh, por shumėkush nga specialistėt thotė se kjo zgjidhje ndoshta nuk ėshtė shumė probabėl dhe e sigurt. Por me ē‘duket ka ardhur koha qė ėndrrat tė bėhen realitet. Pėr shumė specialistė tė tjerė, nė kėtė version, ēdo gjė duket mė se e mundur: kupola gjysmėcilindrike pėr gatim, cilindra gjigantė hekuri dhe blloqe lunare banimi. "Science-Fiction" e dinte prej dekadash se si do tė dukeshin kolonitė njerėzore nė hėnė. Por si mund tė bėhej kjo realitet? Nė studimet e pėrpunuara nga Agjencia Amerikane e Hapėsirės, NASA, po punohet me zell pėr t‘i dhėnė pėrgjigje pyetjes se si do tė dukej vendbanimi i parė nė hapėsirė i njeriut: pionierėt e hėnės, do tė ndiheshin pastaj si ekskursionistė me helmetė. Sipas planeve aktuale, misionet nė hėnė- tė cilat kurrėsesi nuk do tė nisin para vitit 2020 -do tė jenė tė pajisura me ekipe tė pėrbėra nga katėr persona. NASA flet aty pėr "vizita tė shumta ditore nė hėnė", qė do tė zgjasin me shumė gjasa nga 14 ditė deri nė dy muaj e ndoshta edhe njė gjysmė viti. E madje kėtu do tė futeshin nė pėrdorim edhe "furnizimi me energji elektrike, makinat ‘Rover‘ pėr shembull e kuartiere tė vėrteta banimi". Dhe pikėrisht kėtu hasim nė problemet e para: astronautėt e parė tė rinj do tė kenė nė dispozicion shumė pak vend pėr bagazhe dhe do tė duhet tė pėrgatisin dikur edhe kampet pėr misionet e reja tė kolegėve tė tyre nga tokėsorė. Pėr kėtė arsye, NASA po provon nė qendrėn e saj kėrkimore e eksperimentale "Langley", nė shtetin federal amerikan tė Virginia-s, vendbanimet e para e mėnyrėn e jetėsės nė tė ashtuquajturat "Inflatables". "Inflatables mund tė pėrdoreshin si tunele lidhjeje mes kuartiereve me ekipe njerėzish dhe si vendstrehime pėr t‘u ruajtur nga rrezatimi, nėse ato mbulohen me pluhur hėnor", thotė Chris Moore, pėrgjegjėsi pėr zhvillimin teknologjik nė programet nė hėnė pranė NASA-s. Njė prototip i gatshėm ėshtė bėrė gati ndėrkohė nė "Langley": 3,65 metėr ėshtė perimetri i kapsulės cilindrike. NASA e kishte prezantuar teknologjinė e re hėnore zyrtarisht nė muajin dhjetor tė vitit qė shkoi. Baza e re e ngritur rishtazi do tė duhej t‘u shėrbente kėsisoj kėrkimeve nė hapėsirė dhe zgjerimit tė civilizimit human, tha pėr gazetarėt zėdhėnėsja e NASA-s, Shana Dale, nė Houston. E vendi i mundshėm pėr bazėn nė fjalė do tė ishte Poli i Jugut i Hėnės, pasi atje haset njė ndriēim mė i gjatė i diellit.
Identifikuar

CuN-TiRoNe
Owner
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 404


CuN-TiRoNe

Respekt: 0

Profili WWW
« Pergjigju #9 : 21/05/07, 20:08 »
0

USA:Shkenctarėt e NASA-s janė mjaft tė entuziazmuar nga zbulimi i mazheve tė fundit nga planeti mars.

Disa pamje tė marra sė fundi dhe tė publikuara nė media tregojnė pėr praninė e ujit tė rrjedhshėm nė kėtė planet, dhe ky ėshtė njė tregues se nė tė ka jetė.

Sateliti Global Surveyer, ka dalluar disa ndryshime tė dukshme nė muret e kraterit tė Marsit, tė cilat janė shkaktuar nga rrjedhja e kohėve tė fundit e ujit.

Njė specialist i NASA-s shprehet se kjo zonė survejohet vazhdimisht dhe nė tė janė parė ndryshime, qė tregojnė se tė gjitha format e shkaktuara janė bėrė nga uji.

Shkenctarėt mė parė kishin dalluar dy forma tė tjera tė ujit- akull nė polet e Marsit dhe avuj uji nė kėtė planet, por rrjedhja e ujit ėshtė diēka thelbėsore pėr tė pėrcaktuar ekzistencėn e jetės.

Mė parė ėshtė sugjeruar se nėse gjendet vėrtet ujė, atėherė ky fakt do tė pėrdoret si njė burim pėr misione tė ardhshme eksploruese nė kėtė planet.
Identifikuar

CuN-TiRoNe
Owner
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 404


CuN-TiRoNe

Respekt: 0

Profili WWW
« Pergjigju #10 : 21/05/07, 20:08 »
0

Siē e dimė planeti Toke ėshtė njė pjesė e Sistemit Diellor.Ky sistem formohet nga nėntė planete, te cilėt sillen rrotull diellit se bashku me 54 satelite tė tyre. Toka ėshtė planeti I tretė afėr diellit.
Fillimisht le tė konceptojme madhesine e kėtij sistemi.Diametri I Diellit ėshtė 103 herė me I madh se ai I tokes.Le ta shtjellojme kėtė me njė krahasim: Nėse diametrin e tokes prej 12.200 km do ta sillnim ne madhesine e njė zari te vogėl, Dielli do tė merte njė permase me te mėdha se njė glob, gjegjesisht sa dy topa futbolli. Interesante ėshtė edhe largesia ndermjet tyre pėr te formuar njė model koncis me dimenzionet reale, largesia e zarit te vogėl nga globi duhet te jetė 280m.Ndėrsa ato planete orbita e te cileve ėshtė me larg Diellit, duhet t'I vendosim me kilomatra larg.
Ky dimenzion kaq gjigant I Sistemi Diellor qėndron shumė modest ne raport me galaktiken "Rruga e Qumeshtit" ku ndodhet. Sepse ne galaktiken ekzistojene 250 miliard yje tjera me madhėsi shumė me te madhe se sa Dielli.Ylli me I afert me Diellin ėshtė Alfa Centauri. Nėse do tė vendosim edhe Alfa Centaurin ne maketin qe vendosem Token dhe Diellin atė do ta vendosnim 78.000 km larg globit qe perfaqesonte Diellin.
Le ta zvogelojme disi kėtė model. Toka le tė jetė njė grimce e vogėl pluhuri,e cila mezi shihet me sy. Atėherė Dielli do tė jetė me madhesine e njė kokre are dhe do tė vendoset 3 metra larg Tokes. Mbeshtetur ne kėto pėrmasa Alfa Centauri duhet te vendoset 640km larg Diellit.
Ēdo Galaktike mbart 250 miliard yje, te cilėt ndodhen larg njerit-tjetrit ne kėto distanca te pabesueshme, ndoshta edhe me larg.
Interesante ėshtė se nėse do tė mendojmė vendin qe ze galaktika ne hapėsirė ,kjo ėshtė shumė e vogėl .Sepse ne hapėsirė ndodhen edhe rreth 300 miliard galaktike te tjera!..Hapesirat midis kėtyre galaktikave janė milione herė me te mėdha se largesia reale mes Diellit dhe Alfa Centaurin.
Ne lidheje me kėtė madhėsi marramendese, Xhorxh Grinshtajn ne librin e tij "The Symbiotics Universe ( Universi Simbiotik ) fq 21" shkruan se:
"Nėse yjet do tė ishin pak me afėr me njėri-tjetrin,astrofizika nuk do tė ishte shumė me ndryshe.Nuk do tė ndodhte asnjė proces ndryshimi ne funksionet themelore te fizikes ne yje, nebula apo ne trupat e tjerė qiellore.Nėse e shohim nga larg pamja e galaktikes sone do tė ishte e njėjta .I vetmi ndryshim do tė ishte kur mbremjeve te shtriheshim ne bar dhe tek veshtronim yjet, do tė shihnim se qielli do tė ishte I tejmbushur me yje .Mė falni, po;Do tė kishte edhe njė ndryshim tjetėr . "Unė", I cili do tė shihja kėtė peisazh nuk do tė ekzistoja...Kjo hapėsirė gjigante me yje ėshtė njė kusht pėr ekzistencėn tonė".Grinshtajn e shpjegon edhe arsyen; hapėsirat boshe ne kozmos sigurojne qe disa ndryshore fizike te formulohen ne harmoni pikėrisht me jetėn tonė.Kjo ėshtė njė arsye edhe pėr ruatjen e tokes nga pėrplasjet me trupat qiellore gjigante, te cilėt enden nėpėr kėto hapėsira kaq te mėdha pa ushtruar me te voglin kėrcėnim pėr Token.
Dhe sė fundi pėrhapja e trupave qiellore ne univers ėshtė njė strukturim I duhur harmonik pėr jetėn tonė.Kėto hapėsira a janė formuar PA QELLIM? A janė shfaqur si pėrfundim I njė krijimi te vullnetshem.Le t'u pergjigjemi vete
Identifikuar

CuN-TiRoNe
Owner
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 404


CuN-TiRoNe

Respekt: 0

Profili WWW
« Pergjigju #11 : 21/05/07, 20:08 »
0

Sipas njė hipoteze tė re tė quajtur Tokė Topbore (Snowball Earth) para rreth 600 miljon vjetėsh i tėrė planeti ynė ka qenė i mbuluar me shtresa tė mėdha akulli dhe bore. Jeta qė nė atė kohė ishte akoma nė formėn e mikroorganizmave ka kaluar krizėn e saj mė tė madhe dhe ka qenė pranė zhdukjes.

Kjo teori ėshtė zgjidhje e njė sėrė paradoksesh tė mistershme qė kanė ngacmuar shkencėtarėt pėr njė kohė tė gjatė.

Para 750 deri 580 milionė vjetėsh duket qė ka pasuar nė mėnyrė tė pėrkohėshme glaciere nė tėrė botėn, edhe nė vendet tropikale.
Nė atė kohė dielli ka qenė mė i dobėt se sot dhe rrezet e tij tė dobėta nuk pėrcilleshin brenda tokės por reflektoheshin nga shtresat e akullit qė zinin kėshtu gjithnjė e mė tepėr vend deri sa arritėn nė ekuator dhe i tėrė Rruzulli i parė nga kozmosi i ngjante njė topi bore.
Temperatura nė sipėrfaqe duhet tė ketė qenė rreth minus 50 gradė. Nė njė ngricė tė tillė nuk mund tė pėrfytyrohet tė ketė jetė prandaj shumė vetė kanė dyshuar mbi vėrtetėsinė e kėsaj hipoteze.

Por sot dihet qė disa organizma jetojnė pranė burimeve tė nxehta nė fund tė detit dhe gjeologu Paul Hoffman pranė Universitetit Harvard bashkė me kolegėt e tij thonė se ka qenė nė mjedise tė tilla qė jeta nė rruzullin tokėsor arriti t'ia dalė mbanė kėsaj periudhe kritikė.

Kėshtu Toka ka qenė mbuluar pėr 10 milionė vjet tė tėra deri kur aktiviteti vullkanik i pėrmasave tė mėdha e ndryshoi gjendjen rrėnjėsisht.
Atėherė akulli u shkri dhe temperaturat shkuan nė krahun e kundėrt pra plus 50 gradė.

Hoffman dhe kolegėt e tij mendojnė se e njėjta dukuri mund tė jetė pėrsėritur nga njė deri nė tre herė.
Identifikuar

CuN-TiRoNe
Madam Butterfly
SuperGirl!...
Moderator/e Global/e
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 15053


Lost inside your love!

Respekt: +7

Profili
« Pergjigju #12 : 22/05/07, 08:08 »
0

Astronomia dhe Astrologjia ne kohet e shkuara nuk ishin te ndara, por ishin pjese perberese te nje disipline ezoterike orientale shume komplekse (Sistemi Ermetik), e cila vlente per te stimuluar mendjen tone dhe Shpirtin tone dhe per te kerkuar Rrugen neper te cilen mund te hyje ne Ciklin Harmonik te Natyres. Problemi Kryesor per njeriun ka qene gjithmone gjetja e pozicionit te tij “pozicionet-dimensionet shpirterore”, duke u nisur nga “pozicioni-dimensioni I tij ne hapesire”.
Nepermjet nje panorame te shpejte mbi Astronomine do te kemi nje informacion te shkurter dhe te nevojshem per perspektiven tone Astrologjike. 2)

Sistemi Yne Diellor.
Toka ndodhet ne Sistemin Diellor ose Planetar.

Nje sistem diellor eshte e perfaqesuar nga nje Yll, qe ne e quajme Diell, dhe nga mijera Trupa Qiellore (Planete, Satelite, Asteroide), te cilat Dielli I mban rreth tij me Forcen e tij Terheqese
Sistemi yne Diellor gjendet ne zonen ekuatoriale te Galaksise, 30.000 vjet drite larg nga qendra e tij dhe qe spostohet drejt Yjesise se Herkulit, me nje shpejtesi prej 20 km ne sekonde.
Galaktika jone
Galaktika jone eshte e perbere nga mjegulla te ndritcme ose te erreta (re gazi te ndricuara nga yjet, te perbera nga plurur I ngjeshur, e cila nuk lejon qe te shihen yjet qe mbulojne) dhe shume Sisteme Diellore, te mbiquajtara Masa Yjore.
Ka formen e nje lenteje dhe perfshin rreth 100 miliarde yje.
Diametri I saj me I madh shtrihet per rreth 100 mije vjet drite dhe ajo me e vogel per rreth 20 mije vjet drite.
Galaktika jone kryen levizje ne sensin orar dhe qe kryhet ne 250 milion vjet, dhe eshte nje levizje ne hapesire qe e ben te spostohet me nje shpejtesi prej rreth160-328 km ne sekonde.
Edhe Yjet qe e perbejne levizin rreth qendres se saj, me shpejtesi me te madhe ato qe jane me afer qendres, me shpejtesi me te vogel ato qe jane me larg...
Universi
Ne nje distance prej 50.000 deri ne 200.000 vjet drite nga Galaktika jone, jane te dukshem rreth 100 masa globulari qe e rrethojne. Cdo mase globulare ka nje diameter prej rreth 100 vjet drite dhe permban djetra mijera Diej gjigante. 750 mije vjet drite larg, duken rreth 100 milione mjegulla spirale ose galaktika te jashtme, te cilat si me dy krahe mbeshtjellin nukleon, te cilat rrotullohen edhe rreth bazes se tyre. Cdo mjegull spirale rezulton e perbere nga masat yjore, mjegulla te ndricuara ose te erreta.
Totali I te gjitha ketyre “Galaktikave” formon Universin ose Kozmosin dhe ka nga ata qe mendojne qe galaktikat largohen njera nga tjetra dhe qe Universi hapet ne te gjitha drejtimet. Sidoqofte ka Teori te shumta mbi formimin, mbi formen dhe te ardhmen e Universit, edhe pse e gjithe kjo ngjan sikur nje milingone do te kete pamjen e qarte te nje balene te bardhe, duke qendruar mbi nje gur.
Toka:
Megjithese na kane bere te jetojme per me shume se nje mije vjet, duke na thene qe ishte Dielli qe rrotullohej rreth Tokes, ne realitet Toka eshte planeti i 3 duke u bazuar ne largesine nga Dielli.
Qendra eshte Dielli > Merkuri - Venusi - Toka - Marsi - Jupiteri - Saturni - Urani - Neptuni - Plutoni (I cili mund te jete nje asteroid I madh dhe jo nje planet) .

Toka ka te pakten 12 levizje, por ato qe na interesojne jane:
1- Levizja Rrotulluese rreth Diellit, pasojat kryesore te se ciles jane :
Krijimi I stineve
Kohezgjatja e ndryshme e dites sidereo nga ajo diellore
Lartesia e ndryshme e diellit ne horizont.
2- Levizja Rrotulluese rreth aksit te saj, pasojat kryesore te se ciles jane:
Rrotullim I dukshem ditor I Diellit dhe te sferes qiellore
Alternimi I dites dhe I nates
3- Levizja Traslacione se bashku me Diellin qe spostohet rreth qendres se Galaksise.
4- Levizja e Percaktuar e Equinozi: Aksi tokesor nuk qendron ne pozicion parallel me veten, por per efekt te terheqjes henore dhe diellore (terheqje qe mbizoteron ne zonen ekuatoriale te Tokes), pershkruan ne rreth 26.000 vjet, 2 harqe ne te cilen Toka eshte qendra.
Per kete levizje konike, spostimi I aksit te Tokes rezulton 57'' 37 ne hark.
(se bashku me aksin Toka leviz e tera dhe per kete aresye edhe linja e equinozit spostohet me 57'' 37).
Toka duke levizur ne Eklittika me levizje te drejtuara, takon pikat equinoziale perpara se te kryeje nje rrotullim te plote rreth diellit, ose me sakte 20 minuta 23 sekonda me pare, domethene koha qe Toka harxhon per te pershkruar 57'' 37 te harkut.
Levizja e sakte ben qe viti sidereo te ndryshoje nga viti tropikal apo civil.
Nje tjeter pasoje e rendesishme eshte qe pas 10.500 vjetesh, Toka do te jete ne perielio ne vere dhe afelio ne dimmer, do te kete domethene nje ndryshim te stineve. Poli I Veriut nuk do indikohet me nga Ylli Polar, por nga Ylli Vega e Yjesise se Lire-s, qe ndodhet 45° nga Ylli Polar ne hapesiren qiellore. .
5- Levizja Nutacione: Aksi I Tokes per shkak te terheqjes diellore ose henore (qe nuk eshte gjithmone kostante, por varion ne intensitet ne baze te distances) kryen ne 18 vjet e gjysem, levizje periodike te quajtura nutacioni, levizja e te cilave eshte e pershkruar nepermjet formimit te 2 koneve te vogla ne pole. Si pasoje sjell paraardhjen e stines se pranveres cdo vit.

Ekuatori Tokesor eshte e perfaqesuar nga rrethi I mesit te aksit Tokesor.
Paralelet Tokesore jane rrathe te formuar nga nderpreja e cfaredolloj plani parallel me akuatorin me siperfaqen tokesore.
Paralelet jane po aq te vogla sac eshte largesia e tyre nga ekuatori.
Paraleli baze eshte ekuatori, e cila ndan Token ne 2 Hemisfera Setentrionale (Veri) dhe meridionale (Jug).
Meridianet Tokesor jane rrathe te pafunde rrathe te percaktuar nga nderpreja me siperfaqen e Tokes te po aq planeve kalues nepermjet aksit te rrotullimit. Antimeridianet jane gjysemharqet e hemisferes se kundert me ate ne te cilen ndodhemi.
Meridiani gjeografik kryesor, eshte per bindje internacionale, ai qe kalon nepermjet oservuesit te Greenwich (afer Londres). Meridiani , se bashku me antimeridianin e tij e ndan planetin ne Hemisferen Lindore (lindje) dhe ate Orientale (perendimore).
Identifikuar

·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠· ...Cosa faresti al posto mio, se ogni pensiero fossi io??!!...·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠·
       
http://www.youtube.com/watch?v=y5DzX6foKbQ

http://www.youtube.com/watch?v=SzEKYu4sF4Q&feature=related
Madam Butterfly
SuperGirl!...
Moderator/e Global/e
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 15053


Lost inside your love!

Respekt: +7

Profili
« Pergjigju #13 : 22/05/07, 08:08 »
0

Kordinatat:
Cdo pike e siperfaqes tokesore rezulton interseksion I nje paraleli dhe te nje meridiani.
Ne hemisferen setentrionale paralelet kryesore jane 90 (duke perfshire edhe Polin) dhe po aq ndodhen ne ate Meridionale. Paralelet presin harqet e meridianeve duke I koresponduar largesise prej 1°. Meridianet gjeografiki kryesore qe presin mbi ekuator harqe qe korespondojne 1° jane 360.
Gjeresia gjeografike e nje pike eshte masa ne grade dhe fraksione te tij te kendit ne qender, qe korespondon me harkun e meridianit qe ndan ate pike me paralelin ekuatorial (Veri ose Jug).
Gjatesia gjeografike e nje pike eshte masa ne grade ose ne fraksine te tij, te kendit ne qender, e cila korespondon me harkun e paralelit qe ndan ate pike nga meridiane I Greenwich. (Lindjes ose Perendim)
Largesia nga niveli I detit e nje pike, eshte largesia nga pozicioni I saj me nivelin e detit e konsideruar e barabarte me 0. *

Sfera Qiellore:
Toka duket e rrethuar nga nje sfere e pafundme boshe, e cila quhet Sfera Qiellore. Kjo sfere eshte nje iluzion I ndjenjave tona, por astronomet prej mijera vjetesh e perdorin si pike referimi, qe te mund te kerkohet dhe te llogaritet pozicioni yne dhe I asaj ne te cilen bejme pjese.
Kordinatat e Sferes Qiellore:
Vertikale eshte vija qe nis nga qendra e tokes dhe vazhdon derisa te takoje Sferen Qiellore.
Vertikalja e pare perfaqeson diametrin e sferes qiellore. duke u nisur nga horizonti I pikes se vezhgimit.
Zeniti ( nga arabishtja samt = drejtim) eshte pika net e cilen Vertiklja takon qendren e Sferes Qiellore, domethene eshte pika qe ndodhet shume me lart se pika e vezhgimit.
Nadir (nathir nga arabishtja = e kunderta) eshte pika diametrale e kundert me Zenit dhe eshte pika qe ndodhet shume me poshte se pika e vezhgimit.
Pozicioni I Zenit dhe Nedir ndryshon ne qofte se ndryshon pika e stacionit mbi siperfaqen tokesore nga ku vezhgohet: per kete aresye duke u ndodhur ne hemisferen e kundert, Zenit behet Nadir dhe e kunderta… Si te thuash cda gje eshte relative, varet se nga cila ane veshgon gjerat.




Rrathet Vertikale jane rrathet qe kalojne neper Zenit, neper Nadir dhe
neper Polet Qiellore.
Ata jane te pafundme, por 2 jane me te rendesishmit.
1) Rrethi Meridian ose me thjesht Meridiani eshte ai qe kalon neper Zenit, Nadir dhe Polet Veri-Jug.
(Meridianet Qiellore jane rrathe qe kalojne neper Polet Qiellore (Veri-Jug). Konsiderohen 12 te brendshem dhe automatikisht 24 gjysemrrethe.
Marrin edhe emrin si rrathet orare, sepse gjysma e meridianeve kalon, cdo ore, perpara nje vezhguesi qe ndodhet ne nje pike ne Toke, duke e ndare Token ne Fasha oraresh.
2) Rrethi I pare Vertikal, domethene ai qe kalon ne Rrethin e Meridianit per Zenit, Nadir dhe Polet Qiellore (Lindje - Perendim).

Nga nderseksionet qe formohen ne horizont midis rrethit te meridianit dhe rrethit te pare vertikal, krijohet Kryqi I Pikave Kardinale Qiellore. Te vezhguar nga Zenit vazhdojne ne sensin orar ne Veri-Lindje-Jug-Perendim.
Paralelet Qiellore jane rrathet qe kalojne neper Polin Qiellor. Jane te perfaqesuara nga rrathe te pafundme dhe kane diametrin me te vogel se ekuadori dhe qe zvogelohen ne menyre progressive derisa arrijne polet. Plani Paralel me I madh qe nderkalon 2 pikat kardinale qiellore Lindje-Perendim, Zenit-Nadir eshte Ekuatori Qiellor
Horizonti Qiellor eshte plani horizontalkalues neper piken e vezhgimit qe nderpritet me sferen qiellore.
Aksi Qiellor eshte aksi qe bashkon 2 polet qiellore (Veri-Jug) rreth te cilit duket sikur rrotullohet sfera.



Levizja e Yjeve:
Yjet, mund te levizin ne menyre mbreterore dhe te dukshme.
Levizja Mbreterore e ben cdo yll qe ne te na duket I “ngadalte”, sepse yjet ndodhen ne largesi shume te madhe nga Toka.
Levizja e Dukshme eshte si pasoje e rrotullimit tokesor, prandaj duket sikur cdo yll ndjek nje orbite rrethore, qendra e te ciles ndodhet ne aksin e botes.
Ky eshte motive, per te cilin ne nje date te caktuar yjet shihen ne horizont, ndersa te tjerat duken sikur lindin, te arrijne ne maje dhe pastaj te perendojne (yjet Occidue).
Ne Ekuator te gjitha yjet e dukshme jane Occidue.
Aksi I botes rezulton horizontale per nje vezhgues, I cili ndodhet ne ekuador dhe horizonti astronomik pret pergjysem trajektoren e yjeve qe dalin mbi horizont. Ne kete menyre ujet nga ana e jashtme duken sikur lindin, arrijne kulmin dhe perendojne, pasi kane qene per 12 ore ne horizont. Harqet ditore e yjeve jane te lidhura me Yllin Polar dhe vezhgohet ne horizont ne drejtim te Veriut ( = sferen e qendrueshme).
Ne Pol te gjitha yjet e dukshme jane Cirkumpolari.
Per nje vezhguesi vendosur ne Polin e Veriut, aksi I botes eshte vertical, per kete trajektoret e yjeve jane paralele me horizontin astronomik te Polit dhe si pasoje nuk perendojne kurre. Ylli Polar eshte prane Zenit ( = sfera paralele)

Ne Gjeresite Intermedie aksi I botes eshte I perthyer mbi horizont me nje kend te barabarte me gjeresine e vendit. Yjet nga ana e jashtme pershkruajne gjithmone orbita rrethore me aksin e botes. Trajektoret e disa yjeve rrine gjithmone mbi horizont, ndersa disa te tjera jane te ndreprera nga horizonti. Disa nga yjet e dukshem jane domethene occidue, te tjerat cirkumpolari ( = sfera obligua).




Identifikuar

·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠· ...Cosa faresti al posto mio, se ogni pensiero fossi io??!!...·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠·
       
http://www.youtube.com/watch?v=y5DzX6foKbQ

http://www.youtube.com/watch?v=SzEKYu4sF4Q&feature=related
Madam Butterfly
SuperGirl!...
Moderator/e Global/e
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 15053


Lost inside your love!

Respekt: +7

Profili
« Pergjigju #14 : 22/05/07, 09:09 »
0

Yjesit dhe Zodiaku:
Yjesi quhet grupimi I yjeve, nga ana e jashtme ngjajne afer midis tyre, qe duket sikur perfaqesojne personazhe dhe kafshe mbreterore ose mitologjike. Emrat e tyre vijne nga format te cilave ato ju ngjajne dhe zgjidhet nga fantasia e astronomeve.
Yjet e yjesive, duke filluar nga ato me te ndricuara njihen me shkronjat e alfabetit grek, (alfa, beta, gamma), te djekura nga vazhdimi I emrit ne latinisht te yjesise ku bejne pjese. Disa prej tyre kane emrat e tyre.
Njihen 88 yjesi dhe dallohen ne Boreali, Australi dhe Zodiakali.
Yjesit Boreale jane ato qe ndodhen midis zones eklitika dhe Polit te Veriut
(Lira, Mjellma,Kasiopea, Kurora Boreale,Herkoli, Arusha e Madhe dhe e Vogel, ecc).
Yjesit Australi jane ato qe ndodhen midis eklitika e Polit Jugor.
(Orione, Qeni I Madh, Qeni I Vogel, Kurora Australe, Centauri, Kryqi I Jugut, ecc)
12 Yjesit e Zodiakut, jane etapat qe dielli pershkruan gjate rrotullimit te tij te dukshem rreth tokes.
Dielli Ndalon ne secilen nje muaj dhe jane pozicionet qe ze ne menyre te dukshme duke u vezhguar nga Toka ne xhiron e nje viti. Cdo yjesi dallohet nga nje shenje.
Zodiaku eshte rripi qiellor qe shtrihet per rreth 8 ° mbi te dyja gradat e eklitikes dhe ne brendesi te se ciles zhvillohet ne menyre te dukshme levizja e Diellit dhe Planeteve. Ka nje hark prej 360 ° dhe eshte e nenndare ne 12 seksione te barabarta prej 30 ° , te perfaqesuar nga 12 shenjat zodiakale.
Gjate nje muaji (30 dite) Dielli pershkron nje shenje.
Per shkak te saktesise se equinozi , eshte future nje dallim midis Yjesise zodiakale dhe shenjave te tyre. thuhet qe kur Dielli ndodhet ne Luan, do te thote qe ndodhet midis 120° - 150 ° ne gjatesi, ku me pare ndodhej faktikisht kjo yjesi, por ndodhet ajo e Gaforres.
Levizja precize ka rendesi vetem per zodiakun sideral (I cili perfshin 13 yjesi, duke perfshire edhe ofiuko), ndersa zodiaku diellor/stinor ndan shenjat duke u nisur nga equinozio i pranveres duke u nisur nga pozicioni I yjesise.
Ascendente dhe Vertex
Kjo skeme duhet te sherbeje per te pare ne menyre vizive cfare jane Ascendente, Qielli I Mesem ( Medio cielo), Imum Coeli = fundin e qiellit, Discendente , pasi te keni mesuar te llogarisni pozicionet e yjeve.
Sistemi I Koordinatave te Horizontit eshte e perbere nga 3 rrathe: Horizonti, meridiani dhe vertikalja e pare.
Pika net e cilen eklitika nderpret horizontin Lindor eshte Ascendente (dhe Discendente ne piken e kundert Perendimore).
Pika net e cilen eklitika nderpret meridianin superior perfaqeson Medio Cielo (dhe Fundi Qiellor pika e kundert e meposhtme).
Fale pikes net e cilen eklitika takon Vertikalen e pare marrim edhe nje dimension te trete, ose me mire Vertex (dhe korespondenten e tij Anti Vertex ).

AS/DS = pikat net e cilat eklitika takon horizontin
MC/FC = pikat net e cilat eklitika takon meridianin
VX/AVX = pikat net e cilat eklitika takon vertikalen e pare

Shenim:
(1). Jemi jashtezakonisht te vegjel ne krahasim me Universin, por eshte edhe e vertete qe ka dicka brenda nesh qe na shtyn gjithmone te pyesim: Kush jemi, Nga vijme dhe Ku po shkojme….

Identifikuar

·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠· ...Cosa faresti al posto mio, se ogni pensiero fossi io??!!...·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠·
       
http://www.youtube.com/watch?v=y5DzX6foKbQ

http://www.youtube.com/watch?v=SzEKYu4sF4Q&feature=related
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te: