SHENDETI JUAJ

SHENDETI JUAJ

(1/1)

D.S.:
Ne kete teme do sillen materiale te cilat mu duken shume interesante dhe te sakta, marre nga revista shendetesore SHENDETI JUAJ!


VERBERIA, SI TA PARANDALOJME ATE?


Vizioni eshte nje proces shume kompleks dhe ka nevoje per pjesmarrjen e shume elementeve te syrit dhe te trurit. Sipas nje vleresimi, 4/5 e asaj cka ne njohim ne tru vjen permes syve. Syte transmetojne flukse te vazhdueshme imazhesh ne tru permes sinjaleve elektrike. Kur nje person veshtron rreth tij, rrezet e drites godasin dhe perthyhen ne objektet qe e rrethojne. Keto rreze absorbohen ose reflektohen. Objektet qe i absorbojne totalisht keto rreze duken te zeza, ndersa ato qe i reflektojne duken te bardha. Objektet e ngjyrosura absorbojne disa pjese te spektrit te drites, ndersa te tjera i reflektojne. Kur shikoni dicka, rrezet reflektojne nga objekti dhe hyjne ne sy. Keto rreze ndricuese perthyhen kur pershkojne kurbaturen e kornese. Ky proces quhet refraksion. Pas refraksionit, hyrja e drites rregullohet ne saje te irisit (pjesa e ngjyrosur e syrit). Ky eshte nje proces qe behet ne nje precizion ekstrem.

C’eshte verberia?

« Per te ditur nese jeni prekur nga verberia (DMLA), mjafton te mbyllni njerin sy dhe te veshtroni. Pastaj ne te njejten menyre te shihni me syrin tjeter. Nese pamja ne njerin sy eshte e deformuar dhe linjat vertikale te imazhit lakohen, pra nuk jane te drejta, ju duhet te beni nje konsulte urgjente tek mjeku, - thote profesor Gisele Soubrane e Sherbimit Oftalmologjik te Qendres Spitalore Henri Mondor te Creteil, prane Parisit.

Kjo valevitje e linjave, e shoqeruar me uljen e fuqise se pamjes dhe shfaqjen e pikave gri si dhe me zverdhjen e ngjyrave, eshte tipike per semundjen DMLA, apo verberine. Kjo semundje degjenerative e retines prek pjesen qe sherben per vizionin qendror, pra ate qe quhet « makula » dhe prek zakonisht njerin sy. Nese nuk depistohet ne njerin sy, atehere, syri tjeter per nje fare kohe kompenson punen e syrit te semure, gjersa dhe ai preket nga kjo semundje qe degjeneron.

Pas moshes 50 vjecare eshte e nevojshme te behet nje vleresim i pamjes se syve tek nje doktor oftalmolog. « Sa me heret qe e depistojme, - thote profesor Saubrane, - aq me efekt kane trajtimet mjeksore per ta vonuar procesin e semundjes, e cila shkaktohet nga formimi i eneve te gjakut nen retine. Pra verberia mund te parandalohet ». Trajtimi i pare eshte fototerapia dinamike (PDT), qe ka te beje me injektimin e nje produkti fotosensibilizues permes rruges intravenoze qe fiksohet ne qelizat e ketyre eneve te reja te gjakut. 15 minuta me vone, nje rreze lazer behet mbi retinen, cka sjell nje bllokim te eneve te semura, pra patologjike. Ne saje te ketij procesi, 60% e pacienteve stabilizohen. Por mund te perdoren dhe ilace antiangiogjenike, te cilat pengojne shtrirjen e ketyre eneve te reja. Keto subsanca injektohen ne sy pas nje anestezie lokale me kollir. Ilaci Macugen® jep rezultate te mira. Nje tjeter ilac i ketij lloji eshte ne eksperimentim e siper. Ndersa per formen atrofike te semundjes DMLA, qe ka te beje me shkaterrimin e qelizave vizuale te shtreses se thelle te retines, ende nuk ka ndonje trajtim. Fatmiresisht qe zhvillimi i saj eshte me pak i ashper.

Sot ne bote, degjenerimi “makular” prek 25 milione banore.

Verberia eshte mungesa totale e shikimit te njerit apo te dy syve. “Amauroze” quhet humbja totale e shikimit shpesh ne menyre te papritur dhe pa ndonje shqetesim funksional te sistemit optik apo semundje te syrit. Ajo mund te jete me origjine kongjenitale, qe nga lindja, mund te jete toksike ose nervore. « Ambliopia » eshte pakesimi i aftesise vizuale. I verber, ne kuptimin administrative te termit eshte nje person qe ka patur nje vizion qendror te syve dhe qe pas korrektimit te vizionit permes syzeve, ka me pak se 1/20 e shikimit normal.

Shkaqet dhe faktoret qe rrezikojne

Shkaqet jane te shumta dhe te ndryshme. Madje dhe sipas vendeve te banimit, si

- mikroangiopatia diabetike;

- c’vendosja e retines;

- glaukoma;

- katarakti;

- aksidentet me veture ose aksidente ne pune qe sjellin traumatizem apo demtime te kornese, demtim te globit, hemorragji, etj;

- infeksionet virale te kornese (keratit herpetik);

- keratokoni;

- kanceri;

- atropi e nervit optik;

- “skleroza me pllaka”;

- semundjet metabolike degjeneruese;

- bllokimi i eneve te retines;

- rubeola kongjenitale; etj.

“Retiniti pigmentar” ben pjese ne ato semundje qe nuk kane gjetur nje lloj trajtimi. Kjo semundje e trasheguar, shkaktohet nga degjenerimi i lendes se retines. Semundja eshte evolutive dhe shpesh vihet re tek miopet, duke cuar drejt verberise. Nje nga simptomat e kesaj semundje eshte mospershtatja me driten dhe pamundesia per te pare ne gjysem-erresire.

Shume raste te verberise mund te trajtohen si:

Permes transplantit te kornese ne keratitet dhe keratone; - permes kirurgjise se kataraktit dhe te glaukomes ; - trajtimit me lazer apo ngjitje biologjike te retines se shkeputur ; - trajtimit optimal te diabetit ; - parandalimit te rubeoles kongjenitale, - permes vaksinimit me antirubeole, etj.

Shkaqet kryesore te verberise ne vendet ne zhvillim

Midis shkaqeve ne keto vende, si prioritar per shendetin publik jane:

- katarakti;

- « onkocerkoza » (qe shkaktohet nga infeksioni i nje mushkonje ne Afrike dhe ne Amerike, duke sjelle nje humbje te shikimit prej 30% dhe verberi ne 4-10% te rasteve;

- trakoma;

- kseroftalmia;

- konjuktiviti neonatal.

Trakoma eshte nje nga semundjet me te vjetra te syrit dhe sot trajtohet me antibiotike si me tetracikline, sulfamide, etj. Kseroftalmia (atrofia dhe tharja e cipezave lidhese te syrit, eshte shkaku me i shpeshte i verberise tek femijet ne moshat 0-5 vjec, kryesisht nga mungesa e vitamines A.

Megjithate, cdo shoqeri duhet te punoje ne integrimin ne pune te te verberve, dhe jo ti lere ata te izoluar dhe jashte veprimtarise shoqerore.

Ne France, p.sh. ne 15.000 te verber te moshave 20-60 vjec, 5000 prej tyre kane pergjegjesi profesionale; 900 prej tyre jane masazhiste dhe kineziterapeutet; 1200 jane standartiste ne shoqeri te ndryshme dhe dikastere, 1500 jane stenodaktilografiste, 1000 muzikante, etj.

Alfabeti Braille (Braj)

Per te ndihmuar te verberit qe ata te integrohen sa me shume ne shoqeri dhe te vazhdojne jeten si gjithe te tjeret, te lexojne, te « shohin » filma, etj, prej kohesh eshte krijuar nje alfabet i posacem qe quhet alfabeti « Braille ». Germat, shifrat dhe shenjat jane ne leter ne pika qe jane ne reliev mbi leter. Pra qe te lexojne nje liber ne alfabetin Braille, atyre u duhet te zgjasin gishtat mbi faqet e librit dhe ne baze te pikave ne reliev te kuptojne se perse behet fjale. Ky eshte nje alfabet i perbotshem dhe s’ka te beje me gjuhet e ndryshem te popujve. Perdorimi sot i ordinatoreve e ka revolucionarizuar jeten e te verberve, pasi permes ordinatorit dhe zerit, ata mund te « lexojne ». Ndersa per ata qe shikonin shume pak, sot ekzistojne kamera qe zmadhojne gjer ne 30-40 here.

D.S.:
SEKSUALITETI DHE SHENDETI-Si ndikojne ato mes tyre?


Nje orgazem mund te sheroje dhe migrenen

Marredheniet e ndersjellta midis shendetit dhe seksualitetit jane bere tashme mjaft te njohura dhe per ta pranuar kete jane dashur shekuj. Prej kohesh shoqeria e ndante trupin nga shpirti. Por qe nje orgazem te influencoje per sherimin e migrenes kjo eshte dicka e re. Dhjete vitet e fundit jane bere shume studime epidemiologjike, biologjike ose psikologjike ne te gjithe boten cka deshmon per rendesine e vecante te seksit per nje ekuiliber mendor e fizik. “Ocytine”, kjo lende qe shkakton ndjesine e kenaqesise gjate orgazmes, eshte po ajo qe favorizon dhe nje lidhje te ngushte mes nenes dhe femijes gjate dhenies se gjirit. Minjve poligame u ishte injektuar “ocytine” ne tru dhe u konstatua se ata u kthyen ne monogame. Por cfare eshte ne fakt nje marredhenie harmonike dashurie ? Per doktoreshen Chevret Measson “behet fjale per nje marredhenie midis dy qenieve qe zhvillohen ne raport kompliciteti, sensualiteti dhe seksualiteti. Nese nje cift reziston, ekuilibri midis tyre dhe cka i afron ata, me kohe ndryshon, modifikohet. Ne fillim eshte seksualiteti qe mbizoteron dhe pastaj, pas te pesedhjetave, eshte dashuria, dhembshuria, perkedhelja.” “Ne fakt, - thote doktor Sylvain Mimoun, - pulsionet seksuale qe ndjejme ne moshen 20 vjecare, nuk jane te njejtat me moshen 50 vjecare, edhe nese keto marredhenie seksuale mund te jene harmonike edhe me vone. E rendesishme eshte nese njeri tregon vemendje mbi tjetrin. Me kalimin e viteve, behemi me te kujdesshem per cilesine e marredhenieve seksuale se sa per sasine e tyre, pra per me shume shkembime intensive dashurie ? Dhe eshte kjo harmoni ne marredheniet mes tyre qe sjell nje gjendje te mire ne mendje dhe ne trup”. Po tu besojme rezultateve te studimeve te fundit, keto marredhenie influencojne dhe mbi shendetin ne disa fusha specifike: ne ato te sistemit nervor, ndaj prostates, sistemit kardiovaskular, te jetegjatesise, etj. Sipas nje botimi ne revisten e njohur amerikane “National Academy of Sciences”, perqindja e vdekshmerise se cifteve te lumtura dhe harmonike eshte me e paket se sa ata qe jane te divorcuar, te ve apo beqare. Studjuesit nuk habiten per kete, pasi stresi e dobeson organizmin, ndersa ndjenja dashurore e forcon ate. Tek ata qe kane patur nje jete seksuale te kenaqeshme, ka patur me pak raste diabeti, hipertensioni apo depresioni dhe semundje kardio-vaskulare. Madje seksi sheron dhe dhimbjen e kokes, migrenen, sic pohojne studjuesit amerikane te universitetit “Rutgers University” te New Jersey, te cilet thesojne se efekti i orgazmes eshte identik me ate te dy aspirinave, pasi eshte truri ai qe prodhon endorfinat me shumice ne ate moment.

Rruget e kenaqesise

Sipas doktor Sylvain Mimoun, “deshira lind ne nivelin cerebral, ne pjesen e emocioneve te trurit, ne zonen limbike”. Ne pergjigje te atyre qe quhen “stimuj” (vizuale apo te prekjes, etj) sistemi limbik reagon ne menyra te ndryshme:

1. Duke shkaktuar nje ndjenje kenaqesie permes sekretimit te endorfines dhe dopamines (hormonet e motivimit);

2. Duke stimuluar ne te njejten kohe “hipotalamusin, kete dirigjent te te gjitha gjendrave te organizmit, i cili komandon hipofizen (gjender ne tru) qe tu jape sinjale testikujve qe ato te clirojne testosteron (hormonet mashkullore);

3. Nervat qe ndodhen pergjate kollones vertebrale marrin pjese edhe ato ne kete veprim. Ato dergojne “stimuj ne tru dhe gjer poshte kurrizit, atje ku fijet nervore ndahen ne dy pjese: sistemet simpatike dhe parasimpatike. Ky i fundit i cliron te gjitha tensionet e zones se barkut duke lejuar qe gjaku me shumice te shkoje drejt organeve genitale. Tek burri ato qe quhen trupa kavernoze (zgavra) dhe qe ndodhen ne penis, pra zgavra si sfungjer, qe mbushen me gjak duke shkaktuar fortesi te penisit. Tek gruaja, ky fluks gjaku deperton ne organet genitale periferike: tek klitorisi, “buzet” e medha dhe te vogla dhe ne gjithe organin seksual te saj, duke sjelle nje lubrifikim te faqeve vaginale.

Raportet seksuale harmonike: nje veprim anti-depresiv

Si valle permes nje veshtrimi, parfumi apo zeri, ngjallet deshira dhe fillojne rrahjet e zemres per dike tjeter ? Me suksesin e neurobiologjise, te neurofarmakologjise, etj, dihet dicka me shume rreth kesaj ndjenje te kendshme qe e merr zanafillen e vet ne tru, duke filtruar neper te gjitha venat. Kjo ndodh nga hormonet qe shkaktojne deshiren dhe luajne rol kyc per kenaqesine qe ndjejme. “Qe ne momentin e puthjes, te perkedheljes se njepasnjeshme, te stimulimit te zonave erogjene, - thote doktoresha Marie Chevret Measson, - dopamina, nje neuromediator antidepresiv, furnizon me energji, duke forcuar vrullin dashuror. Pastaj me orgazmen, jane neurotransmetuesit, endorfinat, ato qe krijojne nje gjendje euforike, cka te con ne ate qe quhet “qiellin e shtate”. Gjate ketyre momenteve te ekstazes, si te burri edhe tek gruaja ka nje prodhim te “ocytine”-s, nje neuro-transmetues, i cili i ben nje c’tensionim total trupit ne momentin pas orgazmes. Kjo zbrazje hormonesh eshte nje terapi e vertete per njerezit qe jane me ankthe. Qe te gjithe ne kemi ne trurin tone “rrethe” (zona) te kenaqesise, apo te dhimbjes, etj. Gjate nje veprimi seksual harmonik, te dy partneret clirohen plotesisht nga keto “rrethe” qe korrespondojne me probleme te jetes se perditeshme sociale, duke u ctendosur nga te gjitha problemet dhe duke eliminuar keshtu stresin. Kjo ndjesi e jashtezakonshme mund te zgjase disa ore ose gjithe diten. Keto te mira jane te mrekullueshme per gjendjen shpirterore, humorin, mireqenien. Ja pse ne i ndihmojme pacientet tane te “deprimuar” qe te gjejne nje seksualitet normal, pa pritur qe gjithcka te rregullohet nga ilacet antidepresive. Nje seksualitet i kenaqshem forcon dhe vleresimin per vetveten. Ai apo ajo qe ndjehet mire ne seksualitetin e vet, influencohet ne menyre pozitive. Por per vleresimin ndaj vetvetes ka nje dallim midis femres dhe mashkullit. Burrat “plagosen” me shpejt kur kane probleme te ereksionit.

Kenaqesia mashkullore : nje perparesi kunder prostates

I vendosur ne rruget nervore te ereksionit prostata ka nje rol thelbesor per pjellorine: ajo furnizon ushqimin e domosdoshem te spermatozoideve qe te mund te jetojne ne vagine. Pa prostate nuk ka pjellori. Kuptohet qe ky organ i prodhimit njerezor ka qene objekt i studimeve te shumta per ta mbrojtur ate nga semundje te ndryshme. “Aq me teper, - thote profesor Haab, - kur per te trajtuar kete gjender, duhen lenduar nervat, duke cenuar ereksionin”. Por cilat jane influencat e emocioneve te dashurise e te seksit mbi prostaten ? Studjuesit jane dakort ne ate qe dhe vetem derdhja e spermes eshte dicka e dobishme kunder rrezikut te kancerit te prostates. Sekrecionet mashkullore, duke qendruar per nje kohe te gjate ne gjender, rrezikojne te kthehen ne nje faktor inflamacioni kronik, cka mund te kthehet dhe ne nje kancer. Por duhet ditur se duke patur nje numer te madh partneresh, shtohet rreziku i infeksionit te prostates (nje studim i botuar se fundi ne revisten amerikane “Urology” mbi njerezit e races se zeze, deshmon per kete). Per urologet, praktikimi i me shume raporteve seksuale ndikon ne funksionimin e mire te prostates. Lumturisht qe me daljen e Viagra-s, duke u konsultuar me shume per seksualitetin e tyre, burrat jane bere me te vemendshem per mbarevajtjen e prostates se tyre.

Seksualiteti dhe semundjet kardiovaskulare

Sipas nje studimi te vitit 2000, ne revisten britanike “British Medical Journal”, personat qe kishin nje jete seksuale te kenaqeshme vuanin me pak nga hipertensioni dhe semundjet kardiovaskulare. Hipoteza e studjuesve ishte: seksi, ashtu si dhe nje ecje sportive, parandalon akumulimin e dhjamrave dhe ndihmon ne eliminimin e toksinave. Profesor Girerd nuk eshte i bindur per vetite qe sjellin rrahjet e zemres se te dashuruarve, megjithate ai mendon se nje seksualitet harmonik mund te shprehe nje gjendje te mire kardiovaskulare. “Ky konstatim na nxit ne kardiologeve qe te pyesim tashme pacientet per marredheniet e tyre seksuale. Dhe shpesh pergjigjet jane : “Pikerisht per kete dhe doja tu flisja ?” Problemet me te shpeshta jane ato qe lidhen me ereksionin. Dhe ajo qe perben dicka te re eshte se kardiologet e kane kuptuar se problemet e ereksionit jane shenja te nje semundje arteriale. Ka vetem 6-7 vjet qe problemet e ereksionit lidhen jo vetem me funksionimin jo aq te mire te ilaceve por dhe me sherimin e semundjeve kardiake apo me origjine psikologjike e urologjike. Sot dihet se disa semundje mund te shoqerohen me probleme te ereksionit mashkullor sic jane diabeti, hipertensioni, hiperkolesterolemia, patologjite kardiovaskulare, etj. Kur nje burre ne moshen 40-55 vjecare shkon te mjeku per probleme te ereksionit, sigurisht qe mendja te shkon per ekzistencen e ketyre semundjeve. Gjendje te tjera tregojne per semundje kardiake apo shenjat qe kane ata qe ndjejne rrahje te forta apo dhimbje gjoksi. Ne keto raste duhen bere sa me pare analizat. Ne saje te nje problemi qe lidhet me ereksionin mund te parandalohet dhe nje infarkt.

Shkaqet e plakjes mbi seksualitetin

Pergjithesisht, nje njeri i shendoshe nuk mendon per prostaten vecse pas moshes 50 vjecare. “Me kalimin e moshes gjendra e prostates zmadhohet gradualisht, - thote profesor Haab, - dhe nganjehere mund te bllokoje kanalin e uretres. Pra krijohet nje adenome e prostates. Ne kete rast shfaqen simptoma te ndryshme si nevoja per te urinuar shpesh diten dhe naten, etj. Qe ne kete stad prostata influencon mbi seksualitetin. Nje studim i fundit internacional i realizuar me 10.000 njerez ne SHBA dhe Europe, ka treguar se ekziston nje lidhje e drejtperdrejte midis intensitetit te ketyre simptomave dhe problemit te ereksionit. Nje problem tjeter i rrezikshem qe vjen me kalimin e moshes: kanceri i prostates, cka eshte sot dhe motivi i burrave qe te konsultohen tek mjeket. Kur ka nje kancer, eshte e vertete qe ai ka influencuar shume dhe mbi raportet seksuale. Kohet e fundit vihet re se kanceri i prostates prek dhe burra ne moshe jo te thyer, pra dhe 50 vjecare. Vite me pare ishte shume e rralle te konstatoje kancer ne burrat nen moshen 60 vjecare. Pas moshes 55 vjecare, ne shumicen e burrave ka nje pakesim natyral te sekretimit te testosteronit, cka shpjegon pakesimin e libidos, pasi ndryshe nga sa mendohej me pare, deshira seksuale sot lidhet me shume me funksionimin hormonal se sa me nje motivim cerebral. Ne kete stad te jetes nuk duhet te kete shkeputje te medha kohe midis dy veprimeve seksuale: seksualiteti eshte si puna e muskujve. Ato duhen mirembajtur ne forme qe te funksionojne mire. Pas nje fare moshe (kjo sigurisht ndryshon sipas individit) probleme ka jo vetem me prostaten dhe pakesimin e sekrecioneve hormonale por dhe me gjendjen e eneve te gjakut, vecanerisht ato qe lidhen me ereksionin e trupave kavernoze, te cilat jane ne brendesi te penisit, si sfungjere qe fryhen gjate fluksit te gjakut, duke krijuar keshtu fortesine e penisit. Me 1980 u zbulua se keto “sfungjere” qe te funksionojne mire duhet qe te clirojne nje substance NO (oksid nitric), qe ndihmon hapjen e sfungjerit. Por me hipertensionin, kolesterolin apo diabetin, plakja eshte nje nga faktoret qe demton clirimin e oksidit nitrik, duke sjelle keshtu mosfunksionimin sic duhet te ereksionit. Pra arteriet jane te plakura. “Dhe meqe ene gjaku ka kudo neper trup, - thote profesor Girerd, - nese ato te penisit jane te prekura, tregon se dhe te tjerat ne trup jane te prekura”. Pra kjo eshte nje shenje paralajmeruese.

Mundesi per te trajtuar problemet seksuale

1. Per te stimuluar ereksionin – pilula qe zgjojne virilitetin.

Sot dihet se jeta e njeriut eshte bere me e gjate, por meqe disa funksione, si p.sh. te zemres, mbeten te gjithekohshme, te tjera, si funksionimi seksual nuk kane te njejtin ritem, vecanerisht kur shfaqen semundje apo kur pesojme nderhyrje kirurgjikale. Lumturisht, prej 10 vjetesh ilace te ndryshme mund te jene efikase per problemet qe lidhen me moshen. Veprimi i tyre eshte qe te ndihmojne ne clirimin e substances se famshme NO, oksid nitrik. Produkti i pare, cka per kohen ishte dicka revolucionare, ishte Viagra (sildenafil), por qe tek disa burra solli nje problem: veprimi i saj ishte vetem gjate 5 oreve. Duke patur nje afat kohor te vogel, u kerkua atehere drejt ilaceve te reja me veprim me te gjate kohor, si tadalafili, i cili ndihmonte shume per ereksionin: kohezgjatja e tij ishte 48 ore. “Eshte e thjeshte, - thekson profesor Girerd, - konsumatori e merr pilulen te premten ne oren 15.00 dhe mund te kaloje me te gjithe “week-end”-in, duke e kenaqur partneren e tij”. S’ka pak kohe qe eshte prodhuar “vardenafil”-i, i cili duket se pranohet mire nga organizmi. Perparesia e ketyre ilaceve, ne shumicen e rasteve eshte se ato tolerohen mire nga organizmi. Por megjithate kane dhe nje kunderindikacion: tek disa paciente kardiake (te semure nga zemra) ato nuk mund te merren, kur i semuri trajtohet me trinitrine apo derivatet e saj. Kjo do te sillte nje ulje te madhe tensioni. Por ka dhe mundesi te tjera per zgjidhjen e problemit permes injeksioneve ne penis te prostaglandines, nje substance qe sjell nje fluks te gjakut ne trupat kavernoze dhe qe per 5 minuta shkakton nje ereksion gjate 30 minutave.

2. Kur ka renie te testosteronit – injeksione ose xhel

Per profesor Haab, duke filluar nga mosha 50 vjecare mund te kete nje ulje te deshires, e cila shoqerohet me nje lodhje te pergjitheshme te pashpjegueshme. Perse valle ? Thjesht per shkak te renies se testosteronit, hormonit seksual qe shkakton nje efekt psikostimulant. Tek pacientet qe i ndjejne shume keto simptoma, duhet te bejne analizat e gjakut per te pare perqindjen e tyre hormonale, e cila ne keto raste eshte e ulet. Atehere keshillohet nje trajtim efikas me baze testosteroni, permes injeksioneve ose xhelit.

3. Kur ka adenome te prostates – ilace ose nderhyrje kirurgjikale.

Kur problemet ne zonen e prostates demtojne marredheniet seksuale, nuk duhet te lejojme qe kjo gjendje te zvarritet pasi “sa me shume zgjatet, - thote profesor Haab, - aq me shume e veshtire eshte per tu trajtuar”. Per te eliminuar efektet e prostates se zmadhuar (i cili influencon ne nervat perreth) ekzistojne ilacet: alfabllokuesit (XATRALI), substanca bimore ose enzima qe ne 50% te rasteve jane efikase. Kur trajtimi me ilace nuk eshte i mjaftueshem, atehere mund te mendojme per nderhyrje kirurgjikale: nje prerje e prostates per te cliruar kanalin e uretres. Kjo nderhyrje eshte bere sot nje lloj reference. Ajo nuk sjell ndonje rrezik per ereksionin, pra ruan integritetin e organit. Por ajo mund te sjelle si pasoje derdhjen mbrapsht te spermes ne kanal, cka demton pjellorine. Ka pak kohe qe nje teknike e re me lazer lejon nje kirurgji me pak te forte, cka shpresohet qe rreziqet te reduktohen ne minimum.

Dashuria mund te sheroje mungesen e deshires seksuale

Per doktor Sylvain Mimoun, nje burre dhe nje grua me shendet te mire mund te vazhdojne per nje kohe te gjate marredheniet e tyre seksuale. Por ai kembengul ne nje gje: “Eshte e rendesishme qe te ruhet raporti i rregullt, pasi funksionimi ndihmon vete organin. Pas moshes 60 vjecare njihet qe shume femra nuk kane me interes per seksin dhe i refuzojne burrit apo partnerit te tyre ? “Nje cift 60 vjecaresh erdhi nje dite te konsultohet. Gruaja nuk e pelqente me trupin e saj dhe nuk kishte asnje deshire per marredhenie seksuale. Ajo nuk e kuptonte se mund te ishte ende e deshirueshme per burrin e saj. Ndjesia e inferioritetit kishte sjelle nje lloj bllokazhi, duke i dhene fund jetes seksuale. Por meqe i shoqi e donte shume, ai pati mencurine dhe durimin qe fillimisht ta perkedhelte, pastaj me gjeste te embla ta c’tensiononte ate dhe te zgjonte tek ajo ndjenjen e deshires. Dhe ajo e rigjeti. Ja qe dashuria mund te sheroje mungesen e deshires“. „Tek mosha e thyer, - thote doktoresha Marie Chevret Measson, - ciftet qe arrijne te zgjasin marredheniet seksuale jane ata qe u adoptohen ndryshimeve dhe qe bejne seks ne raport me ritmin e jetes se tyre“.

enka:
uaaaa skutho prit ti them cik ksaj koleges sime, se sapo me tha qe e ka kap keq fare migrena dhe do iki  ne shtepi....  ;D  :P :P :P

D.S.:
HEMORROIDET apo MAJASELLI


Shume njerez pas moshes 50 vjecare provojne kriza hemorroidesh. Por keto dhimbje nuk duhen perjetuar ne heshtje dhe ne ndrojtje ndaj te tjereve, madje dhe ndaj familjareve. Shume zgjidhje ekzistojne, por se pari duhet keshilluar nje mjek.

Ne muret e anusit ka disa ene gjaku te cilat ne nje fare menyre te kujtojne varicet e kembeve. Me kalimin e moshes ato fryhen dhe cahen nga konstipacioni (kapslleku) apo nga nje ngjarje e vecante si lindja, dhenia gji per nje kohe te gjate, etj. Nese hemorroidet zgjerohen nga jashte siperfaqes ne dalje te anusit, personi per disa ore ndjen dhimbje pa shkaktuar gjakderdhje, por mund te krijohet dhe nje koker ne kete zone gjate rreth dy javeve. Nese hemorroidet jane te brendshme, ne kanalin anal, ato nuk jane te dhimbshme, por shkaktojne gjakderdhje.

C’duhet bere?

Nuk duhet sforcuar jashteqitja dhe duhet shmangur qe te qendrohet ne banjo per nje kohe te gjate ndenjur. Personi duhet te fshihet lehte, mundesisht me nje pecete te qullet.

Perdorimi i nje laksativi te bute

“Mundet qe laksativet e bute te perdoren dhe te jene efikas, - thote doktor Godeberge. – Ekzistojne 3 lloje : ato qe kane si baze fibrat, krundet dhe “psyllium”; osmotiket (Duphalac) ose lubrifikantet me derivate parafine. Duhen perdorur gjithashtu kremrat dhe supostet kunder hemorroideve, te cilat lubrifikojne dhe favorizojne cikatrizimin e plages. Per te tonifikuar venat mund te behen disa kura perkatese (Daflon, etj). Ata qe perdorin fitoterapine, mund te perdorin bimet e pasura me “flavonoide”, te cilat tonifikojne venat dhe jane anti-inflamatore. Por shume persona nenvleftesojne efikasitetin e rregullave higjieno-dietetike, te cilat jane teper te rendesishme.

E rendesishme : veprimataria fizike

Duhet ecur gjysem ore ne dite me qellim qe te stimulohet tranzitimi i ushqimit dhe jashteqitja. Mire eshte te behet sport 2 here ne jave, por duhet bere kujdes qe te mos mbahen pesha te renda dhe te mos qendrohet per nje kohe te gjate ne te njejtin vend.

Duhet pire uje

Pini te pakten 1,5 liter uje ne dite qe te mund te shmangni kapsllekun, dhe kjo, ne menyre qe ta mesoni zorren qe te lirohet rregullisht, ne nje ore te perafert.

Duhet te hani fibra

Fibrat jane te domosdoshme per tranzitimin e ushqimit ne zorre, cka do te thote qe ne cdo vaft te hani zarzavate. Konsumoni gjithashtu buke te plote dhe drithera te tjera. Sallata jeshile ka 90% uje dhe shume pak fibra.

Hemorroidet jane struktura anatomike normale, por eshte kapslleku qe stimulon krizat e hemorroideve. Ne fakt hemorroidet perbehen prej venash te krijuara ne menyre natyrale ne fund te anusit. Tri fenomene mund te vihen re rreth hemorroideve:

- gjakderdhja;

- shfaqja e atyre qe quhen “prolapsus”, pra hemorroidet dalin jashte anusit;

- tromboze, qe do te thote pengesat qe krijohen ne brendesi te venes dhe qe shkaktojne dhimbje. Kjo padyshim kerkon nderhyrje kirurgjikale, me anestezi lokale, per ta hequr ate.

Cilat jane trajtimet kirurgjikale?

Hemorroidet qe nuk dalin jashte gjate jashteqitjes trajtohen ne menyre “instrumentale” per disa minuta tek nje specialist, te cilat “digjen” ne menyre kimike ose termike. Kjo behet pa anestezi. Nese nje hemoroid del jashte vazhdimisht dhe kane deshtuar metodat e tjera, atehere ai operohet dhe mbyllen arteret qe e ushqenin ate. Ky operacion zgjat gjysem ore dhe behet me anestezi te pergjitheshme ose peridural. Sigurisht, prania e plages e ben te dhimbshme tranzitimin e jashteqitjes. Gjate 6 javeve te cikatrizimit te plageve, pacienti u ben banjo, duke perdorur kremera cikatrizuese. Ai merr gjithashtu dhe antalgjike apo laksative qe te mos kete dhimbje dhe te shmange kapsllekun. Por ka dhe nje menyre tjeter qe hemoroidet e dala ti rivendosesh ne vendin e tyre ne menyre normale, sipas metodes “Longo”, sic dhe e quajne ne mjekesi.

Fatmir Hamzallari:
Me ane te propolisit te bletes mund te mjekohen dhe permiresohen nje sere semundjesh.
Mjekojme keto semundje: Diabetin, Gjendrat e gjirit si kistet, ftohjet, alergjite, infeksionet e gojes te veshkave dhe te temthit, kolitet, majasellin dhe ulcerat, krimbat e zorreve dhe mykun. Gjithashtu kujdesemi edhe per kozmetikene e fytyres tuaj si edhe per reumatizmat.
Madje mjekojme edhe infeksionet e Organeve Gjenitale
Cfare mund te permiresojme?
Fale propolisit te bletes mund te permiresojme keto semundje; Azmen, Sponteliartrozen, Parkinsonin dhe Herniet
Fatmir Hamzallari
Mjek alternativ

edituar...
Pershendetje Fatmir, nuk duhet vene linku i faqes se pare, (pasi eshte rreklame dhe eshte e ndaluar) por linku direkt i materialit qe ke cituar, ose shume mire mund ta sjellesh ketu materialin me copy paste duke cituar burimin direkt te url-se nga ku eshte mare materiali.
xoxo

Navigation

[0] Message Index