LIFE STYLE
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Tema: LIFE STYLE  (Lexuar 8329 here)
D.S.
KUMBAR
Administrator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 16718


Jemi tre: Une, TI dhe NE!!!

Respekt: +15

Profili
« : 18/06/08, 13:01 »
0

Argjinarja qe dikur ua ndalonin grave


Argjinarja (Cynara scolymus) eshte nje bime me origjine mesdhetare, me nje kercell te gjate dhe nje lule, e cila ben pjese ne familjen Asteracé. Kercelli i saj shkon deri ne 1,5 m. Gjethet mbulojne njera tjetren dhe ne lulezim, nje lule e madhe i del ne krye.

Ate e gjejme sot me emrat si argjinare, artichaut (frengjisht) al-harsufa (arabisht), artichoke, sic i thone amerikanet, etj.

Mitologjia dhe krijimi i argjinares

Bima “cynara” apo “cynara scolymus”, eshte nje derivat i gjembacit te eger qe gjendet edhe sot, por ndryshe nga gjembaci, ate e kultivoi njeriu, duke i dhene pamjen qe ka ne ditet tona. Njihet nga mitologjia historia e krijimit te kesaj bime. Ne kohen e antikitetit greko-romak, tregohej historia se si Zeusi (Jupiteri) ishte magjepsur pas nje vajze te mrekullueshme dhe shume te bukur, te quajtur Cynara, e cila kishte floke bjonde ne gri. Por vajza nuk kishte pranuar te bente dashuri me Zeusin, dhe per kete shkak, hyjnia, e zemeruar, e kishte transmormuar ate ne argjinare, pra me nje kercell te gjate, me petale dhe nje lule ne maje.

Argjinarja e ka origjinen nga pellgu i Mesdheut. Disa pohojne se ajo ka shtegtuar nga Mesdheu ne Egjiptin e lashte (2500 vjet me pare), per te ardhur me pas ne Perendim nga shekulli i XV, sic i gjejme gjurmet e saj ne Napoli, ne Sicili. Ajo permendet gjithashtu dhe ne Toskane, ne veri te Italise, ne vitin 1466. Historia deshmon se mbreti francez Louis XIV, ai qe quhej “Mbreti Diell”, ishte nje amator i madh i argjinareve. Eksploruesit spanjolle e cuan kete bime ne Ameriken e jugut dhe ne Kaliforni, nderkohe qe eksploruesit franceze e kultivuan ate ne Luziane te SHBA, e cila ne ate kohe ishte koloni franceze. Dihet gjithashtu se ne kohen e Louis XIV, La Quntinie, i cili merrej me mbjelljen e zarzavateve per familjen mbreterore ne Versailles, kultivonte 5 lloje argjinaresh si argjinarja e bardhe, e kuqe, jeshile, violet dhe argjinarja e embel e Gjenovas.

Tregojne gjithashtu se qe nga ajo kohe, ne Portugali zhvillohet nje rit interesant i lidhur me argjinaren, e cila ka te beje me te dashuruarit. Ajo zhvillohet ne diten e 13 qershorit, per nder te Saint-Antoine. Qe prej disa dhjetvjecaresh, ne Castroville te Amerikes zhvillohet festivali i argjinares. Madje ky qytet e ka shpallur veten “Kryeqyteti i argjinares”. Ne vitin 1949, ne kete festival, Marylin Monroe u zgjodh “mbreteresha e pare e Kalifornise”.

Argjinarja per te cilen cmendeshin grate

Fjala argjinare, eshte pra nje fjale e vjeter, e cila me sa duket, ne formen e sotme, vjen nga nje fjale lombarde, e Italise se veriut, qe quhej “articiocco”. Ne fillim ajo u perdor si ilac dhe nuk kishte hyre ende ne kuzhinen perendimore apo arabe, te cilet e huazuan menjehere. Atehere e shikonin si nje bime afrodiziake dhe shpesh ua ndalonin femrave, qe te mos eksitoheshin. Gruaja e Henri II, Catherine de Medicis, kjo fiorentinase pasionante, ishte nje adhuruese e argjinareve, ndoshta, pasi atehere konsiderohej teper interesante ne marredheniet e ciftit. Ishte ajo qe e kultivoi argjinaren gjeresisht ne France. Me vone, me 1810, nje agronom i zones pariziane, Camus de Bretagne, e kultivoi argjinaren ne varietetin qe kemi edhe sot. Pas tij ishte Violet de Provence qe e zhvilloi me shume kete kulture. Ja pse nder llojet e para te argjinareve qe kemi edhe sot, u quajten « camus de Bretagne » dhe « violet de Bretagne ».

Nje bime anti-oksiduese

Argjinarja eshte nje bime anti-oksiduese qe lufton dhe « radikalet e lire », te cilat gjenden ne organizem dhe jane shkaktare te plakjes se organeve dhe gjithe organizmit. Tek argjinarja ka shume perberes fenolik (acide chlorogenique, narirutine, apigenine, rutinoside) si dhe anti-cianike (cyanidine, peonidine, delphinidine). Po keshtu ne perberjen e argjinares gjejme nje tjeter anti-oksidant te quajtur silymarine, i cili ka mjaft efekte kunder kancerit. Inulina eshte nje glucid preboitik qe nuk tretet dhe nuk absorbohet nga zorra qorre, por ajo fermentohet nga flora bakteriale e zorres se trashe. Bakteret e dobishme te zorreve mund ta absorbojne inulinen, e cila eshte e dobishme per funksionimin e mire te zorreve. Ajo kontrollon glicemine dhe lipidet e gjakut.

Por argjinarja eshte shume e mire dhe kunder semundjeve kardio-vaskulare. Ajo ka ne perberjen e saj shume fibra dhe ndihmon kunder kapsllekut, duke kontrolluar gjithashtu dhe diabetin e tipit 2.

Disa minerale dhe vitamina perberese te argjinares

Bakri qe gjendet ne argjinare eshte mjaft i dobishem per formimin e hemoglobines dhe te kalogjenit (proteina qe sherben ne strukturen dhe riparimin e indeve);

Magneziumi, qe eshte ne perberje te argjinares na sherben ne formimin e kockave dhe ndertimin e proteinave ne veprimet enzimatike. Ai sherben per kontraktimet muskulare, per shendetin e mire te dhembeve dhe funksionimin e sistemit imunitar. Ai luan nje rol ne metabolizmin e energjise dhe transmetimin e flukseve nervore.

Hekuri qe marrim permes argjinareve dihet qe eshte mjaft i rendesishem, pasi ai eshte ne perberje te cdo qelize te organizmit. Ai eshte thelbesor ne transportimin e oksigjenit dhe formimin e rruazave te kuqe ne gjak. Luan rol ne formimin e qelizave te reja, te hormoneve dhe neurotransmetuesve.

Vitamina B9 (folate) qe gjendet ne argjinare eshte shume e nevojshme per ndertimin e qelizave te trupit, pra te globulave te kuqe. Ajo luan rol themelor ne prodhimin e materialit gjenetik (ADN, ARN); ne funksionimin e sistemit nervor dhe atij imunitar, si dhe ne cikatrizimin e plageve.

Vitamina K, eshte e nevojshme per sintezen e proteinave qe bashkepunojne per koagulimin e gjakut dhe ne formimin e kockave.

Kalciumi qe marrim nga argjinaret na sherben per formimin e kockave dhe te dhembeve, per koagulimin e gjakut, kontrollin e presionit te gjakut si dhe per kontraktimin e muskujve te zemres.

Fosfori eshte minerali i dyte me bollek qe gjendet ne kete zarzavat, pas atij te kalciumit. Ai na sherben per formimin e kockave, dhembeve, per rritjen dhe zhvillimin e femijeve, rigjenerimin e indeve dhe mbajtjen ne nivelin normal te “pH” te gjakut. Ai eshte nje nga perberesit e membranave te qelizave.

Potasium. Argjinarja eshte nje burim i madh potasiumi. Ne organizem, potasiumi sherben per te ekuilibruar “pH” e gjakut, stimulimin e prodhimit te acidit kloridrik nga stomaku, duke favorizuar keshtu tretjen. Ai ndihmon ne kontraktimin e muskujve dhe ne transmetimin e flukseve nervore.

Zinku merr pjese ne reaksionet imunitare ne fabrikimin e materialit gjenetik, ne perceptimin e shijes, cikatrizimin e plageve dhe zhvillimin e fetusit ne bark te nenes.

Gjithashtu, ne argjinare ka nje sere vitaminash si:

Vitamina B1 (thiamine), B2 (riboflavine), B3 (niacine), B5 (acidi pantemik), B6 (pyrodoxine), Vitamina C, etj.

Pra, nga perberesit minerale mund te vecojme potasiumin me 385mg/100g, fosforin (95mg), kalciumin (47mg), magneziumin (31 mg), etj. Ne 100g argjinare ka 2,1 g. protide, 7,6 g glucide, 0,1 lipide dhe 40 kcal.

A eshte e mire per melcine?

Po! Argjinarja ka nje efekt te mrekullueshem mbi melcine dhe eshte nje diuretik i mrekullueshem. Nga argjinarja mund te nxjerresh nje substance natyrale, “cynarine” (acid dicafeylquinique) nje derivat i acidit klorogjenik. Ja pse argjinarja shpesh ka nje shije te hidhur dhe rrudhese, vecanerisht kur e hame te gjalle. “Cynarine” perdoret ne laboratoret mjeksore per te krijuar ilace qe favorizojne funksionimin “hepatobiliar”. Kjo cilesi, si “koleretik”, stimulon sekrecionet hepatike dhe te temthit. “Cynarine” eshte e perqendruar vecanerisht ne kercellin e argjinares, te cilen nuk e konsumojme. Argjinarja ka gjithashtu cilesi te tjera kurative. Ajo eliminon toksinat e shumta qe kemi ne organizem, sherben kunder lodhjes dhe lehteson temthin per evakuimin e lengjeve.

Argjinarja ne kuzhinat tona

Ne Shqiperi argjinarja eshte kultivuar prej kohesh si gjelle apo ne forme sallate, por ajo ende nuk e ka gjetur perdorimin e gjere sic e kane zarzavate te tjera. Italia, Spanja, Argjentina, etj, jane perdorues teper te njohur te argjinares ne kuzhinat e tyre. Nisur nga cilesite e mrekullueshme te saj, duhet qe argjinarja ne Shqiperi te kultivohet gjeresisht. Ne gatimet perendimore njihen tashme perdorimet e shumta te argjinares si ne “omleten italiane”, ne te mbushurat “provencal” te Frances, e perdorur si lazanje, byrek, pure, krem, te mbushura ne furre, apo sallate e trajtuar me limon. Argjinarja e pjekur oksidohet me shpejtesi pra, pas gatimit, ajo duhet konsumuar shpejt dhe nuk duhet lene qofte dhe ne frigorrifer. Ajo ruhet vetem e fresket, pra e pa gatuar. Kur ke ngrene argjinare dhe pi uje, njeriu ndjen nje shije te embel ne goje. Kjo vjen si rezultat i perberesit te saj, inuline, e cila vepron mbi receptoret e shijes ne gjuhen e njeriut. Argjinarja na furnizon me glucide (sheqer) specifike si inuline, e cila konsumohet pjeserisht.

Nder prodhuesit me te medhenj te argjinareve ne bote sot njihen Italia, Spanja, Argjentina, Egjipti, Franca, Maroku, Kina, etj.
Identifikuar

Cfare do te behem ne te ardhmen? Ish i dashuri yt!!!
D.S.
KUMBAR
Administrator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 16718


Jemi tre: Une, TI dhe NE!!!

Respekt: +15

Profili
« Pergjigju #1 : 18/06/08, 13:01 »
0

Kujdes nga dielli!


Nje qendrim i zgjatur ne diell krijon probleme per lekuren. Madje kjo gje mund te shkaktoje dhe kancer te saj. Kjo sot deshmohet nga te gjithe specialistet e mjeksise.

Kuptohet : dielli eshte nje burim i jetes. Pa diell, jeta nuk do te ekzistonte. Te gjithe kemi deshire te dalim ne diell, te bejme banjo dielli, te bronxohemi. Dielli eshte nje element qe i sherben shendetit te njeriut, kockave, zhvillimit te epidermes se lekures, etj. Por nje qendrim i gjate dhe i pakujdesshem dhe ne menyre te perseritur, sjell nje plakje te lekures, nje shkaterrim te vazhdueshem te saj, shfaqjen e njollave dhe te rrudhave, gjer dhe djegjen e lekures. Por ajo qe eshte me e rrezikshme eshte kanceri i lekures.

Rrezet e diellit ne teresine e tyre perfshijne disa lloje rrezesh. Ato mund ti ndajme ne tri lloje:

- drita e dukeshme, ajo qe na mundeson te shohim ngjyrat e objekteve ;

- rrezet infra te kuqe, te cilat na japin ndjesine e ngrohtesise;

- rrezet ultra violet.

Drita e dukeshme dhe ajo infra e kuqe, (ne shumicen e rasteve) jane te pa demshme per shendetin e njeriut, ndryshe nga rrezet ultra-violet UV, te cilat perbejne nje rrezik te madh. Brenda rrezeve ultra-violet dallojme tri tipe rrezesh:

- UVA, ultra-violet A, me vale te gjata ;

- UVB, ultra-violet B, apo ato qe djegin lekuren ;

- UVC, ultra-violet C, me vale te shkurtera.

UVA - nuk filtrohen nga atmosfera dhe nuk e pershkojne xhamin. Ato sjellin nje lloj bronximi, sipas llojit te lekures. Dikur cilesoheshin inofensive, por sot eshte provuar se ato jane te demshme.

UVB - nje pjese e tyre filtrohet nga atmosfera, nga shtresa e ozonit. Ato nuk e pershkojne xhamin dhe shkaktojne nje bronxim te lekures por dhe djegje te saj, duke sjelle si pasoje rrudha, plakje te pershpejtuar dhe kancer te lekures. Intensiteti me i madh eshte ne oren 12.

UVC - filtrohen ne atmosfere nga shtresa e ozoit para se ato te prekin token. Ato e djegin lekuren dhe shkaktojne kancer.

Kur rrezet ultra-violet prekin lekuren, nje pjese e tyre reflektohen. Ajo qe mbetet, shperndahet ne indet nen siperfaqen e lekures. Nje pjese absorbohet nga qelizat e lekures, duke demtuar substancat e ndjeshme te saj.

Djegja e menjehereshme e diellit (goditja e diellit) ndodh shpesh tek njerezit me lekure te ndjeshme qe ekspozohen rralle por ne nje kohe te gjate. Ekspozimi i vazhdueshem ne diell eshte shkaku kryesor dhe ben qe lekura te ashpersohet, duke e humbur elasticitetin e vet. Ne siperfaqe duken njolla dhe rrudha. Keto ndodhin me kohe, por jane demtime te pa riparueshme. Pra kujdes nga qendrimi i gjate ne diell pa u mbrojtur.

A eshte shkaktar dielli ne kanceret e lekures ?

Eshte provuar se nja nga shkaktaret kryesore te kancereve te lekures eshte dielli. Ky lloj kanceri nese nuk trajtohet me kohe sjell pasoja te medha, madje behet vdekjeprures. Por nese kapet me kohe, kanceret jane te sherueshme. Ky lloj kanceri shfaqet pergjithesisht tek ata qe jane te ekspozuar vazhdimisht ndaj diellit. Shumica e kancereve shfaqen ne ato vende te trupit ku ekspozimi eshte me i gjate, si ne veshet, ballin, krahet…Personat me semundje gjenetike jane me te ndjeshem ndaj ketyre lloj kancereve. Nder kanceret e shkaktuara ne lekure dallojme : karcinoma bazoqelizore ; epitelioma spinoqelizore dhe melanoma e keqe. Faktore kryesore mbeten :

- pigmenti i lekures dhe aftesia per tu bronxuar apo jo ;

- trashegimia (banoret e veriut te Evropes jane me te ndjeshem ndaj tyre) ;

- ekspozimi ndaj produkteve kimike ;

- kohezgjatja e qendrimit ne diell.
Identifikuar

Cfare do te behem ne te ardhmen? Ish i dashuri yt!!!
D.S.
KUMBAR
Administrator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 16718


Jemi tre: Une, TI dhe NE!!!

Respekt: +15

Profili
« Pergjigju #2 : 18/06/08, 13:01 »
0

Metoda « Fastsgym » : 8 minuta ne dite !


Si ta zhdukim celulitin dhe si te forcojme kofshet ? Nje program i jashtezakonshem, por qe mund te behet. Provojeni Fastgym, kete metode te shpejte…Doktor Philippe Blanchemaison dhe Catherine Donzello, balerine.

Nese shpesh i hedhim syte vitheve dhe konstatojme dimensione e tyre, rralle here tregojme kujdes per kofshet dhe kembet. Por me kalimin e kohes dhe ne mungese te veprimtarise sportive, ato mund te preken nga celuliti, duke humbur keshtu elasticitetin e tyre dhe duke u bere te qullta. “Marredheniet mes venave te gjakut dhe muskujve tashme dihen dhe gjithcka eshte e qarte, - shpjegon doktor Blanchemaison, - Studimet e bera tek sportistet dhe njerezit “sedentare”, pra qe nuk levizin dhe bejne nje jete jo dinamike, deshmojne se indet muskulare e mbeshtesin dhe e ndihmojne sistemin venoz. Pra muskujt tane krijojne nje kompresim te mire”. Kjo gje behet themelore kur meson se shkaku i pare i celulitit, pra para se te flasim per hormonet, peshen, mungesen e sportit apo shtatzenine, eshte stanjacioni venoz, pra gjaku qe qarkullon me veshtiresi ne vena dhe qendron me shume ne to, cka sjell dilatimin, zgjerimin e tyre. Metoda “Fastgym” i ben kembet perseri muskuloze dhe u heq celulitin, pra yndyrnat e grumbulluara ne trup. Kjo gjimnastike per 8 minuta ne dite, ka nje efekt te barabarte me 25 minuta gjimnastike ritmike aerobike.

Nje gjimnastike e shpejte por e perqendruar

Kembet tona kane dy tipe muskujsh posturale, per qendrimin dhe levizjen, ecjen. Ata jane te vendosur ne thellesi dhe jane si te thuash pallastrat e nje anije. Per te permiresuar sistemin venoz, jane pikerisht ata qe duhen vene ne pune. Muskujt kinetike qe i japin harmoni kembeve influencojne me pak ne venat. Qe levizjet te jene vertet efikase, duhet qe ata te vene ne sprove muskujt qe punojne ne te kundert. Per ta bere te plote gjimnastiken duhet te terhiqen ato qe quhen mbeshtjellese muskulare, te cilat pershkohen nga venat dhe ku shtrirja e muskulit luan rol ne kthimin venoz.
Identifikuar

Cfare do te behem ne te ardhmen? Ish i dashuri yt!!!
D.S.
KUMBAR
Administrator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 16718


Jemi tre: Une, TI dhe NE!!!

Respekt: +15

Profili
« Pergjigju #3 : 18/06/08, 13:01 »
0

Si ta ruash rinine


Te ruash rinine, linjen dhe nje lekure te tendosur eshte ne pergjithesi nje sfide. Kur jemi 20 vjecare nuk mendojme per kete, por me kalimin e moshes, per nje femer, kjo behet nje shqetesim i vazhdueshem: si te qendroje sa me e re dhe me e fresket. C’duhet bere? Jean- Marie Bouve, ne revisten ELLE te ketij viti, shpjegon se ka nje rruge qe te luftojme kunder moshes dhe se si te perjetojme nje rini me te gjate.

Sigurisht, nuk duhet ngateruar dieta e dobesimit me ate te ruajtjes se rinise. Te hash shume sjell per organizmin nje humbje te muskujve, shkaterrim te lekures dhe nje ngadalesim te funksionimit te organizmit. Per te ruajtur formen dhe energjine, trupi ka nevoje per nje sasi te mjaftueshme ushqimesh. Por kryesore eshte variacioni i ushqimeve, cka na jep dhe deshiren per te ngrene, pra shijen e tavolines. Kjo eshte menyra e vetme per te mos krijuar mungesa ne organe te ndryshme te trupit tone. Dhe ja disa nga principet qe duhen patur ne jeten e perditshme :

Per lekuren

Mendoni gjithnje per zinkun. Nos papilles jane plot me receptore qe kerkojne zink. Keto oligo-elemente na ndihmojne per te ruajtur shijen dhe siguron nje funksionim me te mire te sistemit imunitar, duke qene kapitale per rigjenerimin e qelizave dhe fabrikimin e kolagjenit te cikatrizimit.

Ku mund ta gjejme ?

Ate e gjejme vecanerisht ne guackat e detit, por edhe tek mishi, shpendet, bajamet, arrat, dritherat e plota dhe prodhimet e ndryshme te qumeshtit. Duhet konsumuar sa me shume vitamina C, pasi ajo eliminon substancat toksike ne trup. Per me teper, ajo ka cilesi anti-oksidante, kufizon efektin e « radikaleve te lire », si pasoje e perdorimit te duhanit apo diellit qe na djeg.

Ku e gjejme ?

Ne te gjitha agrumet, tek kivi, zarzavatet e fresketa, te cilat duhen perdorur me shumice.

Per te ruajtur linjen

Bashkoni kalciumin me vitaminen D qe te kini nje kocke me te mire te trupit dhe te jeni elegante, pasi kalciumi mund te luaje nje rol kyc ne kontrollimin e peshes se trupit. Vitamina D (e sintetizuar nga lekura nen efektin e drites) dhe vitamina C, e cila lejon qe ajo te fiksohet nga kocka, jane shume te nevojshme.

Ku e gjejme ?

Kalciumin e gjejme ne prodhimet e qumeshtit (me mire kur eshte i skremuar) dhe tek probiotiket (se fundi eshte provuar se keto produkte jane efikase ne mbrojtjen imunitare dhe per digjestionin, tretjen). Vitamina D gjendet me shume tek peshqit, « frutat » e detit, veza, etj.

Per formen

Mos harroni ushqimet me sheqer te ngadalte, te cilat bejne qe organizmi te ruaje energjine. Keto ushqime jane te rendesishme per te luftuar vec te tjerash dhe semundjet kardio-vaskulare. Ushqimet me sheqer te ngadalte (qe konsumohet ngadale) jane buka, makaronat dhe orizi i plote, si dhe zarzavatet e thata. Duhet konsumuar nga pak dhe ne cdo vakt.

Per te rigjeneruar trupin

Beni kujdes qe te hani ushqime me proteina. Ato ndihmojne qe muskujt te jene ne forme si dhe ndihmojne ne drejtim te anti-korpeve, hormoneve dhe neuro-transmetuesve te trupit.

Ku gjenden ?

Me shume ato i gjejme tek veza, por edhe tek mishi, peshqit, krustacet, prodhimet e qumeshtit, etj. Me pak ndodhen tek dritherat dhe zarzavatet.

Arrat, bajamet…

Lengjet e yndyrshme jane anti-oksidante te fuqishme. Ato luftojne shenjat e plakjes, vecanerisht rrudhat dhe leshimin e lekures. Ato ndihmojne dhe kunder disa semundjeve si dhe ne ekuilibrimin e peshes trupore.

Ku gjenden ato ?

Ato mund ti gjejme tek arrat, bajamet, susami, etj, te fresketa ose ne forme vaji. Mund ti hame normalisht ose dhe ti perzjejme ne sallatat apo zarzavatet qe gatuajme.

Merrni sa me shume polifenole

Ato jane anti-oksidante te shkelqyera dhe te domosdoshme per te ruajtur qelizat. Eshte i njohur efekti i tyre kunder semundjeve kardio-vaskulare, kunder kancereve apo osteoporozes.

Ku gjenden ato?

Mund ti gjeni fare lehte tek caji, cokollata, vera, por vecanerisht dhe tek frutat e “kuqe”, pra tek luleshtrydhet, qershia, manaferrat, sheget, kumbullat, etj, te cilat jane te pasura me polifenole te tipit “anthocyane”. Por i gjejme edhe tek mollet, dardhat, rrushi apo qitrot.

Per humorin tuaj dhe mbrojtjen imunitare

Synoni qe te merrni ushqime qe lidhen e ato qe quhen omega, pasi acidet e yndyrshme jane te domosdoshme ne funksionimin cerebral, perforcimin e membranes qelizore, qe frenojne stokimin e yndyrnave apo rregullojne procesin e eliminimit te tyre, duke luftuar nderkohe dhe kunder feomeneve inflamatore te plakjes. Ato permiresojne cilesine e lekures dhe shtojne masen muskulare.

Ku gjenden?

Ato gjenden tek vaji i peshkut, frutat e detit dhe te gjithe peshqit e yndyrshem te deteve te ftohta si salmoni i detit (omega 3 dhe omega 6), sardelet, toni, etj. Keto ushqime jane te vetmet qe sjellin jodin e domosdoshem per trupin e njeriut. Duhet te perdoren te pakten dy here ne jave, ne se eshte e mundur.

Shtoni hekur

Eshte pikerisht hekuri ai qe siguron nje performance intelektuale. Nje studim i universitetit te Pensylvani-se, i kryer mbi 119 gra, tregoi se ato qe kishin nje performance me te madhe intelektuale se te tjerat, ishin ato qe ne analizen e gjakut kishin nje perqindje normale te hekurit.

Ku gjendet ai?

Hekurin mund ta gjejme duke konsumuar melci apo zorre, te cilat njihen si ushqime qe kane shume hekur. Duhet te perdoren te pakten nje here ne dy jave. Por e gjejme ate edhe tek peshqit, toni, frutat e detit, gjeli i detit, vici, demi, etj. Po ne vegjetalet ?... Po, e gjejme ate edhe tek thierrzat, fasulet e thata, spinaqi, geshtenjat, gruri, majdanozi, kepurdhat, etj. Por absorbimi i hekurit varet shume dhe nga perdorimi i ushqimeve te tjera.
Identifikuar

Cfare do te behem ne te ardhmen? Ish i dashuri yt!!!
D.S.
KUMBAR
Administrator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 16718


Jemi tre: Une, TI dhe NE!!!

Respekt: +15

Profili
« Pergjigju #4 : 18/06/08, 14:02 »
0

Alkooli - a i mendojme valle rreziqet e tij ?


Problemi i perdorimit te alkoolit sot eshte bere nje nga problemet madhore ne bote, vecanerisht per te rinjte, te cilet sapo dalin nga adoleshenca dhe hyjne ne mjedisin social te te rriturve, bijen ndesh me fenomenin e alkolizmit. Nuk jane te pakta rastet e te rinjve, te cilet gjithnje e me shume jane shtuar edhe ne Shqiperi dhe qe nen efektin e alkoolit behen agresive dhe shfaqin sjellje violente ne shoqeri. Ne shume raste, vetvrasjet apo tentativat per vetvrasje ndodhin pikerisht ne te rinj qe kane rene nen preherin e alkolit. Po keshtu, alkooli sjell gjendje te pa kontrolluara, vecanerisht dhe ne raportet seksuale, por me gjere ai eshte ne origjine te veprave kriminale kur bashkeshoqerohet dhe me drogen. Po keshtu rezultat i perdorimit te teper te alkoolit jane jo vetem aksidentet automobilistike, te cilat jane shtuar ne menyre shqetesuese kohet e fundit (si rezultat i humbjes se sistemit te vigjilences dhe te reflekseve), por dhe margjinalizimi i tyre shoqeror si dhe nje deshtim ne integrimin e tyre ne shoqeri, ne shkolle, ne mjediset profesionale. Keshtu, bota e te rinjve reduktohet gjithnje e me shume vetem tek alkooli, i cili, nen efektet qe ka, per pak momente i ben ata te harrojne problemet sociale apo familjare qe ata perjetojne, divorcet e prinderve, jeten gjithnje e me te veshtire, papunesine dhe plage te tjera te nje shoqerie ne tranzicion. Por cfare behet per parandalimin e alkolizmit tek te rinjte ? A eshte e angazhuar shoqeria dhe aq me shume shkolla ne programe qe te vene ne dukje shkaqet teper te demshme te alkoolit jo vetem ne kuadrin social por dhe ate shendetesor, qe te rinjte te kuptojne se alkooli kompromenton gjithe te ardhmen e tyre shendetesore dhe ne fund te fundit vete jeten e tyre.

Ne disa vende, problemi i alkoolit eshte kthyer ne nje problem kombetar. Ruset jane nder popujt qe vuajne me shume nga alkolizmi. Ne SHBA, 8 milione amerikane jane “dependente” (te varur) nga alkooli, nderkohe qe ne France 4 milione banore kane probleme qe lidhen me perdorimin e alkoolit. Ne kabinetet mjeksore te Frances apo Amerikes, 20-36% e pacienteve te tyre jane persona qe kane probleme me alkoolin. Ja pse laboratore te shumta farmaceutike sot po punojne per prodhimin e ilaceve te reja per te luftuar me mire alkolizmin.

C’ndodh kur pijme me teprice dhe behemi alkolike ?

Permes zorreve, alkooli shkon ne gjak dhe shperndahet ne te gjithe organizmin, por kryesisht ne tri organe kryesore si ne melci, zemer dhe tru. Eshte melcia ajo qe e transformon gradualisht 95% te alkoolit ndersa 5% qe mbetet transformohet nga mushkeria (permes nxjerrjes se ajrit) apo lekura (permes djerses). Efektet toksike te alkoolit jane shume te njohura : mund te prekne melcia, truri, sistemi nervor, zemra, mushkria por dhe shume organe te tjera, sic eshte sistemi digjestiv, ai i frymemarrjes, etj. Mukozat, stomaku dhe zorret irritohen nga veprimi i forte i alkoolit duke shkaktuar ndjesine e djegjes. Alkooli, si substance psiko-aktive qe eshte, vepron fuqishem ne nivelin e trurit, njelloj sic veprojne dhe kanabisi apo drogat e tjera. Truri shqetesohet dhe fillon te funksionoje me ngadalesi, duke pesuar shqetesime te ekuilibrit apo te humbjes se kujteses. Nese alkooli perdoret shpesh, ai fillon te behet i nevojshem per organizmin, ashtu si dhe drogat e ndryshme : pra organizmi e kerkon ate edhe pse ai eshte shkaterrues per te. Por efekti i alkoolit behet me i madh kur ai shoqerohet dhe me ilace kunder pagjumesise, “somnifere” te ndryshem, apo drogat. Efekti e menjehershem i alkoolit te marre me teprice eshte dehja e sistemit levizes (motorik), te ekuilibrit, cenimi i perceptimit dhe te gjykimit. Ekzistojne 3 faza qe shkojne nga euforia deri tek pergjumja :

- Faza e eksitimit - perqindja e alkolemise eshte me pak se 0,7 g/l ne gjak. Personi behet euforik, llafazan dhe mjaft familjar. Nderkohe vigjilenca, perceptimi, kujtesa, akuilibri apo gjykimi jane te prekura.

- Faza e dehjes - perqindja e alkolemise eshte nga 0,7 - 2g/l ne gjak. Personi ka shqetesime te ekuilibrit dhe e ka te veshtire te flase. Kjo eshte periudha e c’rregullimit te sistemit te vigjilences dhe e plogeshtise.

- Faza e pergjumjes - perqindja e alkolemise eshte mbi 2g/l ne gjak. Pas nje periudhe eksitimi, ai bije ne gjume. Nese perqindja eshte mbi 3g/l, i dehuri rrezikon te bjere ne gjendje koma, prandaj ai duhet derguar menjehere ne urgjencen e nje spitali.

Ne fakt, humbja e vigjilences eshte ne qender te rreziqeve qe i kanosen nje personi te dehur. Pas nje gote pije alkoolike, rreziku i nje aksidenti te mundshem shtohet me 3, ndersa pas 3 gotave shtohet ne 10 here.

Disa studjues te Universitetit te Karolines se Veriut ne SHBA kane percaktuar veprimin cerebral te alkoolit. Per kete qellim ata studjuan dhe bene eksperimente me minjte te cilet u trajtuan me etanol. Nga vezhgimet e bera u vu re se etanoli merrej permes disa receptoreve ne tru te quajtura “NMDA”, te cilat jane kyce ne trasmetimin e flukseve nervore ne tru. “ Receptoret “NMDA” aktivizojne rajonet cerebrale qe kontrollojne komportimentet tona, menyren e te sjellurit dhe te vepruarit, por ne fakt alkooli e pengon kete aktivizim” - thote dr. Helene Ollat e sherbimit neurologjik te spitalit francez Lariboisiere te Parisit dhe presidente e “Shoqates Neuro-Psycho-Pharamacologie”.

Dehja eshte shkak i 40% te vdekjeve ne aksidentet automobilistike ; ne rreth 30% ajo sjell plagosjet ne keto aksidente, ndersa rreziqet jane ne nje perqindje shume te madhe per vdekjet nga djegiet, hipotermite, rrezimet nga lartesia apo 50-60% si shkak ne veprimet kriminale dhe vrasjet.

Alkooli - shkaktar i rendesishem ne kanceret

Goja, gryka, ezofagu, jane disa nga organet qe pershkon alkooli per tu futur ne organizem dhe shpesh keto organe persojne demtime qe kthehen ne kancer, kur abuzimi me alkoolin eshte i madh. Ne France, p.sh. nje ankete e koheve te fundit tregonte se shkaktar ne 10 mije njerez te vdekur nga kanceret ishte alkooli. Por cilat jane ne fakt rreziqet e alkoolit. Ne teresi alkooli eshte pergjegjes ne 7% te te gjithe kancereve. Ai shkakton kancer vecanerisht ne rruget aero-digjestive si ne goje, gryke, ezofag, etj. Por sigurisht demtimi me i madh i behet melcise, pasi alkooli eshte nje lloj helmi per te. Tek ata qe nuk pijne duhan por qe pijne shume alkool rreziku i kancerit eshte 10 here me i larte se ata qe nuk e frekuentojne alkoolin si ata. Kurse kur kjo shoqerohet dhe me pirjen e duhanit, ky rrezik shtohet ne 40 here me shume. Ne fakt, kanceret e gojes vijne si pasoje e nje bashkepunimi te alkoolit me duhanin. Ne kanceret e ezofagut, mesatarisht alkooli shumefishon 3 here rreziqet. Me shume se gjysma e vdekjeve te njerezve nga kanceri i ezofagut tek burrat eshte si rezultat i perdorimit te tepert te alkoolit. Kanceri i melcise eshte bere nje kancer i zakonshem si shkak i teprise se alkoolit. Fillimisht pacienti semuret nga ciroza, e cila ne shumicen e rasteve kthehet ne kancer.

Kanceri i gjirit : rreziku shumefishohet me 1,2 here ne rast te pirjes se alkoolit. Studimet e fundit tregojne per influencen e alkoolit ne shkaktimin e nje kanceri ne gji. “Sidoqofte, alkooli sjell nje vdekje te parakoheshme tek njerezit, kur ai perdoret me teprice”, - thote dr. Patrick Fouilland, alkoolog i Federates Franceze te Alkologjise. Dhe ky lloj kanceri prek ne vecanti personat e moshes 45-64 vjec. Perballe nje rreziku kaq te madh per shendetin e njeriut, kuptohet se sa rendesi ka lufta per parandalimin e perdorimit te alkoolit ne menyre abuzive.

Persa i perket rreziqeve per nje “demence senile” (budallallepsjeje), jo te gjitha alkolet veprojne njelloj. Duket se birra ka nje efekt te ndryshem nga ai i veres. Nga nje studim i bere nga nje grup studiuesish ne Kopenhage me 2000 persona, lidhur me frekuencen e pirjes se alkoolit, kur ata u pyeten serrish pas 15 vjetesh, pra ne moshen 65 vjecare, rezultoi se ata qe pinin birre (te alkolizuar), qofte dhe normalisht, ishin dy here me te rrezikuar per nje c’rregullim mental se sa ata qe nuk pinin fare, ndersa ata qe pinin vere, kishin 3 here me pak shanse te prekeshin nga nje lloj semundjeje e tille.

Alkooli - nje rrezik i madh per grate shtatzena

Kohet e fundit, ne shume vende te Evropes se Bashkuar jane ndermare fushata propagandistike e mediatike lidhur me rrezikun qe ka perdorimi i alkoolit vecanerisht tek grate shtatzena : “Zero alkool per grate shtatzena !” - Kjo eshte parulla e ketyre fushatave. Ne fakt, sic kane treguar dhe studimet me te fundit shkencore, nje perdorim i perditshem i alkoolit edhe ne doza te ulta, tek nje grua shtatzene sjell probleme te medha ne fetusin e saj (beben ne bark) si dhe shkakton nje lindje te parakoheshme. Alkooli i marre gjate shtatzenise vepron fuqishem mbi zhvillimin e vete fetusit si dhe keqformimin e tij. Ja pse shume femije qe lindin nga gra alkolike jane femije me zhvillim te vonuar dhe me shqetesime psikike dhe te komportimit te tyre. Shpesh ata kane anomali faciale, deformime te kafkes apo encefalit dhe fryrje te kokes. Por sigurisht demtimet jane te shumta ne sistemin nervor qendror, duke bere qe shkaku i pare jo gjenetik i handikapeve mendore te jete pikerisht perdorimi i alkoolit gjate shtatzenise.
Identifikuar

Cfare do te behem ne te ardhmen? Ish i dashuri yt!!!
D.S.
KUMBAR
Administrator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 16718


Jemi tre: Une, TI dhe NE!!!

Respekt: +15

Profili
« Pergjigju #5 : 18/06/08, 14:02 »
0

Kripa e tepert - nje rrezik i madh per shendetin


Ne Perendim, industrite ushqimore akuzohen sot per nivelin e larte te kripes se perdorur ne prodhimin e shume produkteve ushqimore dhe agro-ushqimore. Tashme dihet se kripa perdoret me shumice, pasi pa ndonje shpenzim te madh ajo i jep shije nje produkti dhe fsheh cilesine e varfer ne vlerat ushqimore. Kripa e rendon mishin, i cili fryhet, pasi thith shume uje. Por me shume kripe kane prodhimet e dritherave, buka, etj. Mishi i fresket ka pak kripe, nderkohe qe gjellet e parafabrikuara kane gjer ne 3 gr. kripe, madje dhe me shume. Perkundrazi, zarzavatet e fresketa kane pak kripe ne perberjen e tyre. Ato qe kane shume kripe jane sallamet, salcicet, djathrat. Studimet e fundit pohojne se kripa e tepert eshte e demshme jo vetem per njerezit qe vuajne nga hipertensioni arterial por edhe ata qe kane nje tension normal. Studimi i amerikanit Myron H. Weinberger, te Indiana University School of Medicine te Indianapolis, i cili studioi mbi 600 persona te moshave nga 18-80 vjec, deshmoi se 40% e tyre kishin nje tension te larte dhe 50 % ishin te ndjeshem ndaj kripes. Ky studim zgjati 25 vjet dhe gjate kesaj periudhe 21 % e ketij grupi vdiq si pasoje e nje semundje kardiovaskulare. Por edhe personat qe nuk kishin hipertension dhe qe ishin te ndjeshem ndaj kripes, kishin te njejtin rrezik vdekshmerie. Sipas doktor Weinberger, “ndjeshmeria ndaj kripes edhe tek personat qe nuk vuajne nga hipertensioni arterial me kalimin e moshes ka rrezik vdekshmerie. Ndjeshmeria ndaj kripes eshte gjithashtu shenje e diabetit apo semundjeve kardiovaskulare”.

Interviste : Me specialistin Pierre Meneton i INSERM, te Frances.

- Perdorimi ne menyre te tepert te kripes a e rrezikon realisht shendetin e njeriut ?

- Po, kete e shpjegojne dhe studimet e bera gjate nje shekulli. Konsumi i tepert rrit tensionin arterial dhe shton rreziqet e semundjeve kardiovaskulare. Rekomandimet amerikane, kanadeze, zviceriane, skandinave, australiane, etj, si dhe rekomandimet e OMS-it kerkojne uljen e perqindjes se kripes ne perdorimin e artikujve ushqimore. Ne vendet e industrializuara konsumohen cdo dite 10-12 gr kripe ne nje kohe qe mesatarisht njeriu ka nevoje per 6-7 gr ne dite. Duhani, mbipesha dhe menyra e ushqimit luajne rol ne zhvillimin e semundjeve kardiovaskulare. Studimet epidemiologjike pohojne te njejten gje: konsumi i tepert eshte shkaktar ne mijera vdekje ne vit nga semundjet kardiovaskulare. S’ka asnje lloj dyshimi per efektin shkaterrimtar te kripes mbi shendetin e njeriut, kur ajo perdoret me shumice.

- C’duhet bere atehere, duhet ndaluar ?

- Jo, por duhet kufizuar. 80 % e kripes (klorur sode) qe ne marrim cdo dite eshte ne gjellet tona dhe vecanerisht ne suprat, buken, sallamrat, etj. P.sh. ne vendet skandinave, ne bashkepunim me industrite ushqimore qeveria ka arritur te percaktoje me ligj uljen ne 10-40 % te kripes ne perberjen e ushqimeve te prodhuara.

- Ju kritikoni pushtetin publik qe nuk eshte aktiv ne kete drejtim ?

- Sigurisht. Industrite ushqimore e detyrojne konsumatorin te marre ushqime me shume kripe. Pra, eshte thjesht nje helmim kolektiv qe behet. Ja pse eshte e nevojshme qe me ligj, te detyrohen fabrikantet qe te shenojne ne produktet e tregut perqindjet e kripes qe kane prodhimet si dhe sa kripe duhet te konsumoje njeriu ne nje dite. Do te ishte ndoshta e nevojshme qe sasia e kripes te perdorur ne keto raste te ulej ne 50 %...
Identifikuar

Cfare do te behem ne te ardhmen? Ish i dashuri yt!!!
D.S.
KUMBAR
Administrator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 16718


Jemi tre: Une, TI dhe NE!!!

Respekt: +15

Profili
« Pergjigju #6 : 18/06/08, 14:02 »
0

Argjendi dhe roli i tij ne organizem


Argjendi perforcon mbrojtjen imunitare te organizmit te njeriut duke luftuar kunder infeksioneve. Argentum Nitricum (15CH) qeteson stresin para nje provimi apo nje takimi te rendesishem pune.



Ky metal rekomandohet pergjithesisht per te luftuar kunder infeksioneve te sferes se ORL. Por perse sherben konkretisht ai ?

Argjendi gjendet ne organizmin e njeriut ne organin e melcise, ne bajamet dhe vezoret tek femrat. Duket sikur ai nuk ka ndonje vlere te vecante, por tashme jane bere te njohura cilesite e tij kurative, vecanerisht anti-infektive. Se pari, ne doza te vogla, per t’i u shmangur rrezikut te ndonje intoksikimi, ai perdoret ne oligo-terapite dhe ne homeopati. Ne kuadrin e oligo-terapise argjendi perdoret ne formen e kapsulave me nitrat argjendi ne doza teper te vogla qe te mund te ndihmoje organizmin ne luften kunder infeksioneve virale te fytit, te hundeve apo vesheve. Kurat me argjend te kesaj lloj forme nuk duhet te kaojne nje kohe prej dy javesh, dhe kjo duke perdorur vetem 1 ampule ne dite. I shoqeruar me baker dhe flori ne perqindje shume te vogla, ato stimulojne imunitetin e organizmit dhe ndihmojne per nje shlodhje te madhe gjate periudhave te medha te nje stermundimi. Kurat qe kane nje perzjerje baker-flori-argjend, mund te zgjasin edhe gjate 1 muaji. Si perdorim lokal, argjendi perdoret edhe si “spray” ne hunde per te lehtesuar rinitet. Ne kete rast, argjendi eliminon shkaktaret infektues, kufizon inflamacionin dhe ndihmon mbylljen e plages se mukozes se hundes.
Identifikuar

Cfare do te behem ne te ardhmen? Ish i dashuri yt!!!
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te: