PERRALLA PER FEMIJE ....

PERRALLA PER FEMIJE ....

(1/8) > >>

DIABOLIQUE:
KY ESHTE KENDI I PERRALLAVE ...
Mund te gjeni momentin e ti lexoni femijeve tuaj perralla  :-D
perrallat fillojne me NA ISHTE NJE HERE......... :-D


DIABOLIQUE:
E p ė r h i t u r a

Na ishte njė herė njė vajzė e bukur e cila jetonte sė bashku me babain e vet pasi qė nėna i kishte vdekur. A jo shkonte pėr ē'do ditė tek vari i nėnės dhe qante, dhe nuk kishte shokė tjerė pos zogjėve.



Njė ditė u martua babai i saj me njė grua e cila i kishte dy vajza. Ato asnjėra nuk e donin tė pėrhiturėn ashtu siē ato e quanin sepse ajo ishte mė e bukur se ato. Ato ishin aq xheloze sa qė e detyronin nė punė tė ndryshme, poashtu tė veshė rrobe tė vjetra.
Kur biente nata dhe vajza kishte pėrfunduar punėt e ditės, ajo ulej pran hirit tė zjarrit dhe qante, pėr kėtė arsye dhe filluan tė e quajn e Pėrhitura.
Njė ditė u pėrhap lajmi se mbreti do bėnte njė fest ku gjitha vajzat e mbretėris do tė ftoheshin. Puna ishte se princi donte tė zgjedh njė vajzė qė tė fejohej mė tė. Kur dy motrat morėn vesh se si ishte puna u gėzuan shum dhe nuk mund tė mendonin nė asgjė tjetėr pos se qfar fustani se do tė veshin dhe se si do rregullonin flokėt.

E Pėrhitura dhe ajo kishte dėshirė qė tė e takonte princin...
Mė nė fund dhe dita e madhe mbrini. Njerka dhe dy vajzat e saj morrėn rrugėn pėr nė kėshtjellė tė mbretit derisa e Pėhitura mbeti duke shiquar pas tyre. Kur mė ato humbėn nga pamja, e Pėrhitura filloi tė qanė me zė. Njė zanė qė ishte pranė ndjeu atė dhe u bė e dukshme e tha:
- Ti dėshiron tė shkosh nė festė, apo jo?! Unė do tė ndihmoj.
Po moj zanė por unė as fustan tė veshi e as kėpucė tė mbathi, qė tė mund tė shkoj tek princi...
- Shko nė kopsht dhe kėpute njė kungull dhe mė bjer mua! Shko nė tavan dhe gjeji gjasht minak dhe nėn guri zbuloi gjasht zhapinjė...

E pėrhitura pyeste vehten se ē'far don zana me ghith ato?! Sidoqoft ajo bėri mu ashtu siē i tha zana e cila me ndihmė tė shkopit tė saj magjik e shėndroi kungullin nė karrocė tė zbukuruar me ari, minakėn i shėndroi nė kuaj e nga zhapinjėt bėri gjashtė shėrbėtorė pėr tė Pėrhiturėn. E mė nė fund lėvizi shkopin magjik dhe veshi tė pėrhiturėn mė njė fustan tė bukur punuar me ari e argjent e nė kėmbė i mbathi njė palė kėpucė tė bukura nga qelqi.
- Ngutu tani i tha zana tė sė Pėrhiturės. Por tė keshė kujdesė e tė kthehesh para se tė bie ora dymbėdhjetė. Pas orės sė mesnatės ajo do tė shėndrohej mu ashtu siē kishte qenė mė parė, me rrobat tė vjetra dhe kėmbė zbathur. E pėrhitura i premtoi zanės se do kthehej para se ora tė tregojė mesnatė.

Kur e Pėrhitura mbrini nė festėn e mbretit dhe u paraqit nė hyrje, salla ku vallzohej u mbush me heshtje. Tė gjithė qenė habitur me bukurin e sė Pėrhiturės. Princi kur pa atė, u drejtua menjėherė nė drejtim tė saj dhe tėrė mbrėmjen nuk u largua nga e Pėrhitura. Mirpo kur e Pėrhitura dėgjoi se ora filloi tė shenjoj mesnatėn iu kujtua se ēka i kishte thėn zana. Ajo iu pėrkul princit dhe me hapa tė shpejtė iku nga aty.

Ditėn e ardhme e pėrhitura ishte prap nė festė dhe prap princi kaloi tėrė mbrėmjen pran tė sė Pėrhiturės. Ditėn e tretė e Pėrhitura ishte e habitur nga lumturia sa qė nuk ndėgjoi orėn e cila biente dymbdhjetė. Nė qastet e fundit ajo u kthjell dhe kuptoi se duhet tė ik nga aty. Ajo nuk mbrini tė pėrshėndes princin ashtu siē duhej dhe ai nuk mbrini tė ndalė tė Pėrhiturėn tė qėndroj pranė tijė. Duke vrapuar njė kėpucė ra nga kėmba e tė sė pėrhiturės dhe princi mori atė dhe afroi pranė zemrės.

Princi ishte dashuruar nė tė Pėrhiturėn dhe kishte vendosur fellė tė gjejė atė gjithsesi. Sė shpejti u pėrhap lajmi se asaj cilės i pėrshtatet kėpuca nga qelqi atė do e fejojė princi.
vajzat e njerkės u ngutėn tė provojnė kėpucėn edhe pse e dinin se ajo nuk ishte e tyre.

Kur u erdhi rradha tė vajzat e njerkės sė Pėrhiturės me grimasa tė mėdha dhe mund donin tė shtinin kėmbėn nė kėpucė, por ajo ishte e pamundur dhe asnerės nuk i pėrshtatej mu ashtu sikur nuk i pėrshtatej asnjė vajzė tjetėr nė mretėri.
E Pėrhitura u afrua tė mbathė kėpucėn dhe atė e bėri pa problem si dhe njėkohėsisht nxori kėpucėn tjetėr qelqi nga xhepi i pėrparsės dhe pasi mbathi atė ajo u shėndruan nė bukurushen mė tė bukur nė mbretėri.

Ditė mė pasė u bė dasmė e madhe:
Princi dhe e Pėrhitura martoheshin

DIABOLIQUE:
Djali I mbretit pak ditė para se te martohej I thotė te atit do dal pėr gjah. I ati -Tani ėshtė dasma nuk mund te ikesh. Princi- Do vete e do kthehem ne kohe. Niset, kur duke ecur sheh njė shege ku njera nga kokrrat ishte me e kuqe dhe shkelqente shumė, I afrohet dhe pyet fshataret si ėshtė e mundur qe shkelqen kėshtu? Mos e keput I thonė se aty ndodhet e Bukura e dheut. Princi -A e keni pare ndonjė here? Fshataret -Po del ndonjėherė naten dhe futet prapė brenda. Kėshtu vendos te rrije aty dhe te prese ta shohe. I vėnė njė krevat e rrethojne me lule dhe vėnė dy kupa me llokume njė tek koka e njė tek kembet. Shtrihet dhe bėn sikur fle. Natėn vonė e Bukura e dheut ithote te emes -Nene do dal. E ema- Jo se po tė preku insani (njeriu) nuk te fus me brenda. E bukura -E ka zėnė gjumi dhe do dal me kujdes. Hapet shega del e Bukura e dheut e puth ne ballė princin, ha njė llokume tek koka e njė tek kembet dhe futet brenda. Tė nesėrmen ne mėngjes kur zgjohet princi e pyesin -A e pe? E kupton qe e kish zėnė gjumi dhe vendos qe do e shohe patjetėr naten e dytė, por ndodh e njėjta gjė. Natėn e tretė ndenji me kujdes dhe kur u afrua ta puthe e kapi. Shega u mbyll nė vend. Ai sheh qe ishte tepėr e bukur. I thotė qe ta prese se do kthehet dhe niset pėr ne pallat. Aty ishte mbushur plot se kishte ardhur dita e dasmes. Mblidhen dhe fillojnė kėngėt. E bukura e dheut mendon -Po shkoj ne pallat. Vishet si dervish dhe kapucin e ul shumė mbi sy qe tė mos e njihnin. Kur afrohet I thotė mė ka thirrur princi. Hyn ne dhome ku po e rruanin. Princi e njeh dhe I thotė: nga po vjen baba dervish? -Rruges tėnde imzot -Po c`pe andej baba dervish? -Njė te bukur sulltan. -Po c`thoshte baba dervish? - trendafila manushaqe ne dyshek te zoterise tate me dhe besėn e me le dhe shega me s`me nxe. Ai qeshte dhe thosh -Ma thuaj edhe njė here. Pastaj I tha orkestres pusho dhe ti futu ne dhome. Ajo u fut. Kur erdhi nusja qe ishte shme e shėmtuar I dhanė shumė para dhe nxorren me rrobat e dervishit. E bukura u vesh dhe doli bashke me princin. Tė gjthe ngelen te shtangur sa hije I kishte dhėnė princi te shoqes. Kėshtu u martuan e u trasheguan.

Pėrralla atje shendeti tek ne.
 

DIABOLIQUE:
Kėsulkuqja

Na ishte njė herė njė vajzė e vogėl e cila e kishte emrin Kėsulkuqe. Ajo ishte shum e sjellshme dhe e mirė sa qė tė gjithė e donin.
Atė e quanin kėsulėkuqe sepse gjithmonė bante njė kėsuė tė kuqe mbi kokė.

Njė ditė itha nėna Kėsulkuqės:
- Kėsulkuqe, mere kėtė shportė me ėmbėlsira dhe dėrgoja gjyshės, do tė i bėjė mirė asaj tani kur ėshtė e shtruar nė shtratė e sėmurė. Nisu menjėherė dhe ke kujdes se mos humbesh nė pyllė.




K ėsulkuqja mori rrugėn pėr nė shtėpi tė gjyshės e cila gjindej nė pyll.
Rrugės takoi ujkun, por Kėsulkuqja nuk dinte se ai ishte njė bishė
e rrezikshme prandaj dhe nuk u frigoi por e pėrshėndeti ujkun.
Ujku e pyeti Kėsulkuqėn:
- Ku je nisur kaq herėt nė mėngjez?
- Jam duke shkuar tek gjyshja ime e cila ėshtė e sėmurė.
- Nė anėn tjetėr tė pyellit, pranė atyre ter lisave tė gjatė.

Kur ujku kuptoi kėt, mendonte ai nė vete se Kėsulkuqja do vijė mirė pasi ai ta ket ngrėnė gjyshėn. Qė tė jetė i sigurt se do mbrinė para saj tek shtėpia e gjyshes ai i tha Kėsulkuqes:
- Shihe se ē'lule tė bukura janė kėtu, a nuk do i mbledhish disa pėr gjyshėn?
E gjithashtu mund tė pushosh pak e tė dėgjosh kėngėn e bukur tė zogjėve e njėkohsisht tė zish pak hije nėn dru tani kur ėsht kaq ngrohėt.
Kėsulkuqja e dėgjoi ujkun dhe veproi ashtu si i tha ai.

Ujku vrapoi pėr nė shtėpi tė gjyshės dhe trokiti nė derė.
- Kush ėshtė? Thiri gjyshja nga brenda.
- Ėshtė Kėsulkuqja, u pėrgjek ujku duke u munduar tė bėj zėrin e Kėsulkuqės.
- Unė jam e shtrirė nė shtrat, por dera ėshtė e hapur e ti urno e hyrė mbrenda.
Ujku hyri mbrenda iu afrua ngadal shtratit tė gjyshės dhe e gėlltiti gjyshėn, pastaj veshi kėmishėn e natės sė gjyshės, kapelėn dhe syzat dhe u shtre nė shtrat.

Kur Kėsulkuqja erdhi tek shtėpia e gjyshės u befasua kur pa se dera ishte e hapur, ajo thiri gjyshėn por askush nuk u pėrgjegj. Kėsulkuqja hyri mbrenda dhe iu afrua shtratit. Aty ishte gjyshja. Por ishte diēka e ēuditshme me gjyshėn mendoi ajo.

- Gjyshe, gjyshe, pse i ke veshėt kaq tė mėdhenjė?!
- Qė tė dėgjojė mė mirė! u pėrgjegj ujku me zė tė gjyshės.
- Gjyshe, gjyshe, pse i ke sytė kaq tė mėdhenjė?!
- Qė tė shohė ty mė mirė! foli prap ujku.
- Gjyshe, gjyshe, pse e ke gojėn kaq tė madhe?!
- Qė tė gėlltijė mė mirė! dhe sapo tha kėte ujku u qua dhe e gėlltiti Kėsėlkuqėn.

Ujku ishte ngirė shum dhe vendosi tė flejė. Ai bėnte zė tė lartė nė gjumė, aq tė lartė sa qė u dėgjonte dhe jasht, aty pranė kalonte njė gjyetarė dhe mendoi:
- Sa zė tė ēuditshėm bėn gjyshja, tė hyjė mbrenda dhe tė shohė se si ėshtė me tė.
Gjyetari hyri nė shtėpi tė gjyshės dhe pa ujkun tė shtrirė nė shtrat tė gjyshės. Gjyetari kuptoi se ujku kishte gėlltitur gjyshėn dhe mori njė palė gėrshėr dhe preu barkun e ujkut kur aty pa jo vetėm gjyshėn por dhe Kėsulkuqėn e cila tha:
- Oh sa shum u frigėsova, sa terė qė ishte aty mbrenda!
pastaj ata mbledhėn disa gurė tė mdhej e i futėn nė bark tė ujkut e kur ujku u zgjua donte tė pinte ujė. Ai shkoi pran lumit por kur u afrua aty gurėt ia muarėn anėn kėshtu qė ai ra nė lum dhe u fundos.

Kėsulkuqja premtoi se kur mė nuk do tė largohet nga rruga e as tė bisedon me ata qė nuk i njeh.
 

DIABOLIQUE:
U takuan njė here Ngutja dhe Durimi! te dy pėr te njėjtin hall; Ngutja kishte blere dy metra basme te bukur pėr te qepur njė fustan.
Ajo e shtriu basmen ne tryeze dhe ...pa menduar gjatė ,mori gersheret e filloj te priste.
Prit kėtej e prit andej e fap fap fap ,gerr gerr gerr, e bėri copa-copa gjithė basmen.Pasi bėri
kėtė pune ,u mendua pakėz,morri dy copa dhe i vuri pėr se gjati trupit,dhe pėr te zezen e saj vuri
re qe kish bėrė dem gjith copen.
-------Qyqja c'bėra !--tha me vehte Ngutja.--Asnje vajzė vajzė e vogėl nuk do ta kish bėrė kėtė
e jo unė qe jam goxha cupe!
Por gabimi tani qe bėrė.Ngutja perplaste duart dhe thoshte <<korba unė >> <<korba unė>>,por
pa dobi.Pasi u qetesua pak mendoi ; Po vete te shikoj pak Durimin,valle dhe ai e ka prishur copen
e pantallonave?.Dhe me njė fryme vajti te Durimi.E gjeti me meter ne dorė ,duke matur me kujdes dhe duke shėnuar me njė cop sapuni .
Pastaj shtriu mbi te njė pale pantallona te mbajtura te cilat mbuluan cip me cip vizatimin.
---Duket sikur ēdo gjė ėshtė ne rregull -tha Durimi
---po ky cepi kėtu sikur nuk ma mbush syrin.Pa ta kontrolloj, pėr bese bėra mirė qe nuk e preva,
duhet korrigjuar.Dhe vazhdonte te korigjonte rrethin e mesit....edhe kėtė mirė e kam shėnuar duke vazhduar
akoma me kujdes matjet dhe shėnimet nė fund tha;Tani nuk me mbetet gjė tjetėr vetėm te marr
gersheren e te pres copen.ja ti mbajmė me shėndet dhe fer fer e preu copen.
Ngutja e habitur shumė nga Durimi e pyeti
--Kush te ka mėsuar te presėsh kaq bukur ,more Durim?
------Mė ka mėsuar gjyshja,-tha Durimi. --Po si? -vazhdoi kureshtare Ngutja
-----Ja mė ka ngulur ne mendje gjashtė fjale
<<MAT SHTATE HERE DHE PRIT NJE HERE!>>

Populli

Navigation

[0] Message Index

[#] Next page