PERRALLA PER FEMIJE ....
Faqe: 1 [2]
  Printo  
Autor Tema: PERRALLA PER FEMIJE ....  (Lexuar 159592 here)
DIABOLIQUE
Edhe ARMIKU i te gjithve.. Mund te jet MIK i dikujt!!!!
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 12792

GOTIKA

Respekt: +3

Profili WWW
« Pergjigju #25 : 22/10/08, 12:12 »
0

Identifikuar

<3<3<3
patrokli
Moderator Chat-i
Anetar/e
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 249

Respekt: +1

Profili
« Pergjigju #26 : 19/12/08, 08:08 »
0

me mshoni le mua perala se jam i voēkel una:(
Identifikuar
Kevinjon
BalkanWebs
****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 3371

Respekt: -82

Profili
« Pergjigju #27 : 19/12/08, 13:01 »
0

Na ishte c'na ishte nje Gomar i lumtur ishte
ecte e vraponte dhe ...

...dhe kur do tė kujtohet vazhdimi i pėrrallės lirisht postoe, nė ndėrkoh ju lutem pak mė serioz, jeni tek Kėndi i fėmijeve mos harroni   (:
« Ndryshimi I Fundit: 20/12/08, 16:04 nga Sweetness » Identifikuar
kadrifusha
Vizitor
« Pergjigju #28 : 19/12/08, 17:05 »
0

KJO PERRALLE PELQEHET SHUME EDHE NGA TE RRITURIT
"Bindju ti Xhemalit qė tė shpėtosh"

Sot nė mėngjes herėt dėgjova njė tė trokitur nė derė. E hapa dhe shikoj njė ēift tė veshur mirė dhe me buzėqeshje nė fytyrė. Burri foli i pari:

“Mirėmėngjes? Unė jam Qazimi, kjo Maria.”

Maria: “Mirėmėngjes! Kemi ardhur tė tė ftojmė tė vish tė lėpish bythėn e Xhemalit me ne.”

Unė: “Si qe kjo?! Ēa flisni mėr? Kush osht ky Xhemali, e pse u dashka tė vikam me ju pėr t’i lėpi bythėn?!”

Qazimi: “Po nėse i lėpin bythėn Xhemalit, Ai tė jep 100 milionė lekė, dhe nėse nuk ia lėpin, Ai tė zhdėp keq nė dru.”

Unė: “Ēa thu mėr dak? Ka ardh gjo nai mafie nė lagje?!”

Qazimi: “Oh jo, pėrkundrazi, Xhemali ėshtė bamirės dhe shumė i pasur. Nė fakt Xhemali ėshtė ai qė ka ndėrtuar kėtė qytet. Xhemali ėshtė pikėrisht pronari i kėtij qyteti. Ai mund tė bėjė ēfarė tė dojė kėtu dhe ajo qė Ai do ėshtė tė tė japė ty 100 milionė lekė, por Ai nuk mund ta bėjė kėtė n.q.s. ti nuk i lėpin mė parė bythėn.”

Unė: “Po kjo s’ka kokėrr kuptimi, mėr ti. E pse...”

Maria: “...Kush je ti qė vė nė dyshim dhuratėn e Xhemalit? A nuk i do ti 100 milionė lekėt? A nuk ia vlen t’ia lėpish bythėn Xhemalit pėr 100 milionė lekė?”

Unė: “Ore jeni nė vete ju, apo mė bojn veshėt mu?”

Qazimi: “Po eja pra me ne t’ia lėpijmė sė bashku bythėn Xhemalit”.

Unė: “Po ēne i her? Ia lėpini shpesh bythėn Xhemalit kshu?”

Maria: “Ua, po si jo, tėrė kohės...”

Unė: “Dhe i keni marrė 100 milionė lekėt?”

Qazimi: “Shiko, lekėt nuk i merr nėse nuk ikėn nga qyteti.”

Unė: “Po mirė pse nuk keni ik ka qyteti, qė tė merrni lekėt?”

Maria: “Po nuk mund tė ikėsh nga qyteti po s’tė dha leje Xhemali, se po ike pa leje, nuk i merr lekėt dhe Ai tė zhdėp keq nė dru.”

Unė: “Po mirė, meqė ra fjala, a njifni ju nanjonin qė i ka lėpi bythėn Xhemalit, qė ka ik nga qyteti dhe qė i ka marrė kėto 100 milionė lekėt?”

Qazimi: “Po ja, nėna ime ia ka lėpirė bythėn Xhemalit pėr vite me radhė. Ajo iku nga qyteti vitin e kaluar dhe besoj se do i ketė marrė lekėt.”

Unė: “Beson?! Po pse kshu, nuk keni fol mė bashkė, qė ta dish sak a i ka marrė lekėt a jo?”

Qazimi: “Po sigurisht qė s'kemi folur mė, Xhemali nuk e lejon njė gjė tė tillė.”

Unė: “Po pse mendo ti qė Xhemali ka me t’i dhon lekėt kur ti nuk paske fol kurrė me nonji qė supozohet se duhet t’i ketė marrė lekėt masi ka ik ka qyteti?”

Maria: “Po shiko, Ai tė jep disa lekė nė fillim para se tė ikėsh. Herė tė rritet rroga nė punė, herė fiton ndonjė llotari, herė gjen lekė nė rrugė.”

Unė: “E ēa lidhje kanė kėto me Xhemalin?”

Qazimi: “Po Xhemali njeh njerėz.”

Unė: “Nigjoni, mu gjithė kjo punė po m'bi erė.”

Qazimi: “Po janė 100 milionė lekė, vėrtet ke ndėrmend t’i rrezikosh ashtu kot? Dhe kujdes, sepse po nuk ia lėpive bythėn Xhemalit, Ai do tė tė zhdepė keq nė dru.”

Unė: “A ma rregulloni i takim sy mė sy me kėt Xhemalin, qė ta sqaroj vetė kėt punė...”

Maria: “Askush nuk e sheh Xhemalin, askush nuk i flet Xhemalit.”

Unė: “Ou?! Po si ia lėpini bythėn?

Qazimi: “Disa herė i japim njė tė lėpirė dorės sonė dhe mendojmė pėr bythėn e Tij. Herė tė tjera i lėpijmė bythėn Thanasit, dhe ky ia pėrcjell Xhemalit pėr ne.”

Unė: “Po Thanasi kush o?!”

Maria: “Njė miku ynė i mirė. Ai ėshtė qė na mėsoi gjithēka rreth Xhemalit. Ne i hapėm derėn dhe e futėm nė shtėpinė dhe jetėn tonė.”

Unė: “E si nodhi, i besut ashtu ashiqare fjalės sė tij se ka i Xhemal, se Xhemali kėrko qė t’i lėpini bythėn dhe se Xhemali do ju shpėrblejė pėr kėt pun?”

Qazimi: “Jo, jo. Thanasi ka njė letėr qė e ka marrė nga Xhemali vite mė parė dhe aty sqarohet gjithēka me hollėsi. Ja njė kopje e letrės. Shikoje vetė.

    Nga Tryeza e Thanasit

    1. Lėpi bythėn e Xhemalit dhe Ai do tė tė japė 100 milionė lekė kur tė ikėsh nga qyteti.
    2. Mos abuzo me pijet alkoolike.
    3. Hyja nė dru atyre qė nuk janė si ty.
    4. Ha siē duhet.
    5. Xhemali e diktoi vetė kėtė listė.
    6. Hėna ėshtė prej djathi.
    7. Xhemali ka gjithnjė tė drejtė.
    8. Laji duart pasi mbaron punė nė nevojtore.
    9. Mos pi alkool.
    10. Sallami shoqėrohet vetėm me bukė.
    11. Lėpi bythėn e Xhemalit, pėrndryshe do zhdėpesh keq nė dru.

Unė: “Ej, kjo letra paska stemė blloku me emrin e Thanasit.”

Maria: “Po normal, Xhemali nuk kishte letėr.”

Unė: “Seē kom i parandjenjė qė po ta shof mė tej ka me dal qė dhe shkrimi osh i Thanasit...”

Qazimi: “Po natyrisht, Xhemali thjesht e diktoi atė.”

Unė: “Po sikur m'thatė shpar qė asnjoni s’e shef Xhemalin!...”

Maria: “Tani jo, po vite mė parė Ai i shfaqej disa njerėzve tė caktuar."

Unė: “D.m.th. ky qeka i bamirs qė i shfaqet "njerzve tė caktum" dhe ia hy tjetrit m'dru vetėm pse tjetri s’prano me i lėpi bythėn?!”

Maria: “Ky ėshtė vullneti i Xhemalit dhe Xhemali ka gjithmonė tė drejtė”

Unė: “E si e qite kėt?”

Maria: “Po pika 7 thotė qė Xhemali ka gjithnjė tė drejtė. Kaq mė mjafton!”

Unė: “Po sikur ta ketė shpik Thanasi tėrė kėt punė.”

Qazimi: “S’ka mundėsi. Pika 5 thotė se Xhemali e diktoi vetė listėn. Pastaj dhe pika 2 thotė qė tė mos abuzojmė me pijet alkoolike, pika 4 thotė tė hamė siē duhet dhe pika 8 thotė tė lajmė duart pasi dalim nga nevojtorja. Tė gjithė e dinė qė kėto janė gjėra tė drejta, kėshtu qė dhe pikat e tjera duhet tė jenė tė vėrteta."

Unė: “Po pika 9, qė thotė mos pi alkool, bi ndesh me pikėn 2, ene pika 6 thotė qė Hona ėshtė prej djathi, gjo qė osht trapllik kok e kom”.

Qazimi: “Nuk ka kontradiktė mes 9-ės dhe 2-shit, 9-a e sqaron 2-shin. Kurse pėr sa i pėrket 6-ės, ti nuk ke qenė ndonjėherė nė Hėnė, kėshtu qė nuk ke si ta dish a ėshtė prej djathi Hėna apo jo.”

Unė: “Po ėshtė verifiku tashmė prej shkencėtarėve qė Hona ėshtė shkėmbore ene kjo s'ka fije dyshimi...”

Maria: “Po ata nuk e dinė nėse shkėmbi ka ardhur nga Toka apo nga hapėsira, kėshtu qė ajo mund tė jetė prej djathi.”

Unė: “Nigjo, ekspert nuk jom, po kjo teoria se Hona qeka shkėput nga Toka ėshtė rrėzu kėtu e qyshkuri. Masnej edhe sikur mos ta dinim se nga ka ardh materiali shkėmbor i Honės kjo nuk e bo atė prej djathi!”

Qazimi: “Ha! Sapo e pranove qė shkencėtarėt bėjnė gabime, por ne e dimė qė Xhemali thotė gjithnjė tė vėrtetėn”.

Unė: “Jo re!”

Maria: “Po natyrisht, sepse e thotė tek pika 7."

Unė: “Pra ti po thu qė Xhemali ka tė drejtė se lista thotė ashtu, dhe lista ėshtė nė rregull sepse e ka diktu Xhemali, dhe ne e dimė qė e ka diktu Xhemali, sepse e thotė lista? Nuk tė duket pak si rreth vicioz ky? Si me thon qė Xhemali ka tė drejtė, sepse ai thotė se ka tė drejtė...”

Qazimi: “E shikon qė e kuptove! Ėshtė kėnaqėsi kur tjetri mė nė fund e kupton siē duhet udhėn e Xhemalit.”

Unė: “Nigjo, lene fare! Po ajo puna e sallamit si qe, se s'i rashė m'te.”

Maria skuqet nė fytyrė.

Qazimi: “Sallami shoqėrohet vetėm me bukė, pa asnjė asortiment tjetėr. Kėshtu ka thėnė Xhemali. Ēdo gjė tjetėr ėshtė keq.”

Unė: “Po sikur mos t’kem bukė?”

Qazimi: “Po s’pate bukė, s’ka sallam. Sallami pa bukė ėshtė keq.”

Unė: “Po me salcė? Gjizė? Majonezė?”

Maria nis tė shfaqė interes.

Qazimi: “Ej kujdes gjuhėn! Asortimentet e ēdo lloji janė keq.”

Unė: “D.m.th. as qė bohet fjalė pėr nai gjellė lakre me copa sallami sipėr e nai gotė raki?”

Maria mbulon veshėt me duar: “Ē’janė kėto qė thotė ky. Ua i mbylla veshėt la la la la la la la...”.

Qazimi: “Ē’janė kėto sende tė neveritshme. Vetėm ai qė ka marrė udhėn e ligė ushqehet me gjėra tė tilla...”

Unė: “Pse mėr jau. Osh super, unė e boj shpesh ashu.”

Marisė i bie tė fikėt.

Qazimi kap Marinė: “Sikur ta dinim qė ti ishe “nga ata”, nuk do tė kishim qėndruar mė kot kėtu njė orė. Kur Xhemali tė tė zhdepė nė dru, aty do tė na kesh dhe ne duke numėruar lekėt e duke qeshur me ty. Por meqė kam zemrėn e madhe unė do t'ia lėpij bythėn Xhemalit dhe pėr ty, qė tė shpėtosh nga kjo gjėmė qė po i bėn vetes."

Aty Qazimi dhe Maria u larguan me hap tė shpejtė pėr tė pėrhapur diku tjetėr fjalėn e Xhemalit e pėr tė thirrur njerėzinė nė xhemallėk.



(Pėrshtatje nga "Kissing Hank's Ass" e Xhejms Haberit.)


« Ndryshimi I Fundit: 20/12/08, 15:03 nga Sweetness » Identifikuar
Kevinjon
BalkanWebs
****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 3371

Respekt: -82

Profili
« Pergjigju #29 : 19/12/08, 17:05 »
0

i vika ere muslymanizem kjo siper  (;
Identifikuar
kadrifusha
Vizitor
« Pergjigju #30 : 19/12/08, 17:05 »
0

JO JO I VJEN ERA REALIZEM. PASTAJ NJERI E KA EMRIN QAZIM TJETRA MARIE RREZULTATIN GJEJE VETE
Identifikuar
kadrifusha
Vizitor
« Pergjigju #31 : 19/12/08, 17:05 »
0

ABC-ja e kreshnikisė
Nga:
Mitrush Kuteli

Vasili me Veselin ishin shokė. Shokė qė nė vogėli - ngrohur mė njė diell, lagur mė njė ujė. Pastaj erdh puna qė Veseli vrau Vasilin edhe Vasili vrau Veselin. Qė tė dy ia dhanė flakė mė flakė, si trima tė ndjerė qė na nderojnė vendin e kombin kombėtar kreshnik.

Puna rrodhi kėsilloj:

Vasili me Veselin rrinin nė njė hije edhe bisedonin. Aty pranė ish lumi. Pranė lumit njė plep. Vasili tha:
- Hajde plep, hajde, qė tė mbolli dora e Krishtit!

Veseli tha:
- E ke keq, or mik, e mbolli dora e Muhametit!

- E Krishtit!
- E Muhametit!

E filluan si me tė qeshur po doli e ngjeshur se sikush gojėn e kish tė tijėn edhe me bukė e ushqente. Po pėrveē gojės, kishin edhe kobure nė brez, si ēdo shqiptar i vėrtetė.

- Plepin e mbolli Krishti!
- Plepin e mbolli Muhameti!

Pak-pak! koburet kreshnike, flakė mė flakė!
E qė tė dy u vranė!

Njėri pėr plepin e Krishtit, tjetri pėr plepin e Muhametit...
Identifikuar
Sweetness
Lady
Administrator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 4823


Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #32 : 20/12/08, 15:03 »
0

KADRI, DO ISHTE MIRĖ TI FSHISH OSE EDITOSH VETĖ KĖTO "PĖRRALLA".
JENI EDHE VET PRINDĖR, PRANDAJ JU LUTEM TĖ PAKTĖN KUJDES SE ĒFARĖ SHKRUANI KUR JENI TEK KĖNDI I FĖMIJĖVE.
A JA KE TREGUAR TI  FĖMIJĖVE TĖ TU KĖTO "PĖRALLA"?!!!

FLM. PĖR MIRKUPTIMIN
ME RESPEKT,
SWEETNESS
Identifikuar

Kodi:
* Mos dashuro atė qė ėshtė perfekt, por bėje perfekt atė qė do *
kadrifusha
Vizitor
« Pergjigju #33 : 21/12/08, 00:12 »
0

KADRI, DO ISHTE MIRĖ TI FSHISH OSE EDITOSH VETĖ KĖTO "PĖRRALLA".
JENI EDHE VET PRINDĖR, PRANDAJ JU LUTEM TĖ PAKTĖN KUJDES SE ĒFARĖ SHKRUANI KUR JENI TEK KĖNDI I FĖMIJĖVE.
A JA KE TREGUAR TI  FĖMIJĖVE TĖ TU KĖTO "PĖRALLA"?!!!

FLM. PĖR MIRKUPTIMIN
ME RESPEKT,
SWEETNESS


me pak editime ja kam treguar edhe cunit ;-)
Identifikuar
Sweetness
Lady
Administrator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 4823


Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #34 : 29/12/08, 15:03 »
0

Mimoza Llastica

Ēfarė llastice ka qėnė ajo Mimoza! Ju nuk e keni njohur atėherė, por po ta njihnit, do ta merrnit inat.
Sa herė qė zbriste shkallėt e pallatit dhe na gjente duke luajtur nė oborr, kėrkonte tė hynte patjetėr nė lojė.
- Moj Moza, ik mos na e prish lojėn! - i bėrtiste Sava.
Po ku pyeste Moza! Ne luanim me litar, ajo hidhej pa rradhė. Ne luanim luftash, ajo e merrte topin dhe vinte pėrqark pallatit. Ne luanim kukamēeftas, ajo kallėzonte se ku ishim fshehur.
Kishim rėnė ne hall tė madh.
-Rri moj Moza sa tė mbarojė loja dhe pastaj luaj edhe ti!
Moza zbardhte dhėmbet dhe ikte me vrap.
-Shiko, - i thoshte Sava, qė zemėrohej kollaj, - po tė zura, e zeza ti!
-Posi! - ia kthente Moza duke qėndruar larg. - Pa provoje njėherė!
Sava kafshonte buzėn e poshtme dhe turrej ta kapte. Moza ikte me vrap, ngjiste shkallėt e jashtme tė pallatit dhe thėrriste si me tė qarė :
- Mami, olele, mami!
Dhe sapo Sava bėhej gati t'i hiqte ndonjė tė mirė apo ta tėrhiqte pėr flokėsh, dilte nė dritare koka e mamit tė Mozės:
-U, ē'bėn ashtu, moj Sava? Me Mozėn merresh ti? Po ajo ėshtė e vogėl!
Po mė shpesh nė dritare dilte koka e gjyshes, qė i mbante flokėt lidhur prapa.
-T'i kėput veshėt, dėgjove? S'ke turp! ... Ik tutje ...
Sava ishte aq e nxehur, sa lotėt e pengonin tė fliste. Atėherė flisnim ne:
-Nuk e ka fajin Sava, fajin e ka Moza... Moza na prish lojėn.
-Hė, se nuk u bė qameti! E vogel ėshtė Moza, -ua kthente gjyshja dhe e merrte Mozėn pėrdore dhe e fuste brėnda. Ajo nuk rrinte fėre tė na dėgjonte qė t'i tregonim fajin e Mozės.
Po Moza nuk ishte e vogėl. Ajo ishte sa ne, biles nga shtati ua kalonte disave prej nesh, por ajo ishte llasticė e madhe. Veē ta shikoje!
Dhe vėrtetė, ta shikoje, ishte e bukur, e pastėr, si ato kukullat e mėdha qe i vėnė nė vitrinat e dyqaneve. Rrinte e veshur shumė mirė, gjithnjė me rroba tė reja.
E pse tė mos mbahej ashtu? Ajo ishte vajze e vetme! Pėr Mozėn kujdeseshin tė gjithė njerėzit e shtėpisė: babi, mami, gjyshja, dhe gjyshi. Nė shtėpinė e Mozės degjohet vetėm emri i saj.
Ju nuk i keni parė ndonjėherė lodrat e Mozės; tė gjitha lodrat e pazarit ia kanė blerė dhe ia kane prurė nė shtėpi: kukulla lloj-lloj, topa tė vegjėl e tė mėdhenj, kuti me qėndisma, enė guzhine... Moza ka edhe njė biēikletė, ka edhe makinė tė vogėl, me tė cilėn i bie rreth e pėrqark pallatit.
Ne, tė tjerat, jo se nuk kemi lodra, kemi, po nuk kemi aq shume dhe s'janė aq tė bukura si na duken ato tė Mozės.
Dhe, tė themi tė drejtėn, lodrat e Mozės na prishin gjithmonė mėndjen, sepse nė tė vėrtetė nuk na pėlqente Moza llasticė, por lodrat dhe sendet e saj na tėhiqnin.
Gjithmonė ndodhte kėshtu: Mozėn e merrte mami ose gjyshja dhe e fuste brėnda nė shtėpi, ne ktheheshim tė mėrzitura dhe vazhdonim lojėn. Na vinte inat qė gjyshja dhe mami i saj nuk na jepnin kurrė tė drejtė. Vetėm Sava thoshte e zemėruar:
-Do ta shohė ajo, do ta shohė! Llastica!
Po nuk kalonte shumė dhe Moza zbriste prapė ne oborr me ndonjė kukull tė madhe nė duar ose me makinėn qė ia mbante gjyshja. Ah, sa tė bukura na dukeshin ato! Nė fillim ne bėnim sikur nuk e shikonim, po dalėngadalė na ikte inati, dhe duke parė lodrat e Mozės, harronim lojėn. E para e linte lojėn Eva. Ajo thoshte :
-Unė nuk loz mė, se u lodha.
Dilte nga loja dhe pas pak i afrohej Mozės. Moza ia jepte menjėherė kukullėn ose ēdo gjė tjetėr qė kishte nė dorė dhe, si pėr inat, shikonte nga ne. Ne tė tjerat, tani nuk kishim mė mėndjen tek loja dhe njė nga nje largoheshim, deri sa loja prishej fare. Ikte Klara, ikte Tina, ikte Edita ... dhe mbeteshim vetėm unė dhe Sava. Ne tė dyjave, jo se nuk na pelqenin lodrat e Mozės, na pelqenin shumė, po se si na vinte, ashtu. Na kapte inati. Ishte Moza fajtore dhe, nė vend qė tė vinte ajo tek ne, venim ne tek ajo. A ishte e drejtė kjo? Nuk ishte hiē e drejtė, po hajde t'ua mbushje mendjėn Evės, Klarės, Editės, Tinės. Ato zemėroheshin kur Moza na prishte lojėn, po kur dilte nė oborr me lodrat e saj, e harronin shpejt zemėrimin dhe i afroheshin e loznin sikur nuk kishte ndodhur asnjė.
Ah, sikur ta dini sa nxehesha unė e Sava, sidomos Sava. Ta shikonit Savėn si behej. Donte tė shkonte t'u prishte lojėn, t'i shante, biles nganjėherė i hipte ne kokė t'i rrihte. Po une s'e lija.
-Hajde ikim, - i thosha, - Punė e madhe!
Ah, ēfare dinake ishte ajo Moza! I nxirrte lodrat sa tė na prishte lojėn, e t'u merrte mėndjen atyre "budallaqeve" dhe pastaj e dinte vetė ajo. Sepse gjithnjė ndodhte kėshtu: Ua linte pak lodrėn nė dorė dhe ua merrte. U thoshte : "Mjaft tani, se mė flet mami!"
I mbante sa i mbante, pastaj i dėbonte. Po i dėbonte!
U thoshte :"Ikni, tani se nuk loz mė!, Ikni se do loz vetė!, Ikni se u mėrzita!"
Kėshtu na kishte dėbuar njėherė edhe mua me Savėn dhe ne qė atė ditė nuk shkelnim mė nė shtėpinė e saj. Pse, ē'ishim ne, shėrbėtoret e Mozės?!
Po hajde t'ua mbushje mendjen tė gjitha shoqeve tė pallatit, qė i venin Mozės. Ato kujtonin se ne e kishim inat kot Mozėn, sikur ia kishim zili lodrat.
Po ne nuk na bėhej vonė.
Kaloi kėshtu njė javė, njė muaj, dy, kur njė ditė Klara na u zemėrua aq keq me Mozėn, se s'duronte ta shihte me sy. I kishte mbajtur bukėn e lyer me gjalp, kurse, Moza kishte bredhur me biēikletė dhe pastaj i kishte thėnė:
"Pse ma ke lėpire gjalpin?"
Njė ditė tjeter iku dhe Tina nga Moza. Ikėn me rradhė dhe tė tjerat. E fundit iku Eva. Tė gjitha nuk i flitnin mė Mozės. Ajo ishte llasticė, qe s'i gjėndej shoqja!
Kėshtu, Moza mbeti vetėm, pa shoqe. Ta shikoje kur zbriste shkallėt e dilte nė oborr; ngarkohej me gjithė ato lodrat, merrte edhe biēikletėn dhe makinėn e vogėl, por asnjė nuk i afrohej. Ne as e shihnim, as i flitnim, por vazhdonim lojėn. Asaj i vinte plasje.
Nė fillim priste t'i shkonte ndonje nga ne. Por, kur pa qė asnje nuk i vajti, zuri tė na thėrriste me emėr:
-Eva do tė lozėsh? Na.
Zbriste nga biēikleta dhe priste t'i shkonte Eva por ajo nuk luante nga vėndi, biles edhe kur i prishej mendja, Sava e shikonte me inat dhe Eva nuk guxonte.
Erdhi njė ditė qė Moza mbeti pa shoqe fare. Lozte me Blertėn, qė ju s'e njihni, me njė vajze tė vogėl, qė s'ka mėsuar akoma tė flasė. Ne kjo na gėzonte.
Por Moza u mėrzit shumė dhe si duket u tha mami dhe babit. Zbriti mami i saj dhe na tha:
-Vajza, pse s'lozni me Mozėn?
Ne nuk folėm njėherė, por Sava, qė ėshtė brisk nga goja, i tha:
-Moza ėshtė llasticė!
-I marrsh tė keqen Mozės, - u degjua zėri i gjyshes nga dritarja, - llasticė je vetė!
Mami i Mozės u zemėrua, por jo me ne, me gjyshen. Ajo nuk foli mė. Mori Mozėn dhe iku. Nga kjo ne kuptuam se edhe mami i saj nuk donte qė Moza tė ishte llasticė.
Tani Moza rri fare vetėm. Nuk i zbret mė lodrat. Na shikon ne qė lozim dhe as na flet, as na nget.
Herėn e fundit ndodhi kėshtu: Ne po loznim prapa pallatit me litar. Kur papritmas u fut nė mes Moza dhe deshi tė hidhej. Sava, qė rretullonte njė anė tė litarit, sapo e pa, ndaloi lojėn. Anėn tjetėr tė litarit e mbante Eva.
-Tunde Eva! - tha me gjysėm zeri Moza.
Por edhe Eva e lėshoi litarin.
-Ti je llasticė! - tha njė nga ne.
Padashur ne u grumbulluam dhe e vumė Mozen nė mes. Ajo mbante kokėn ngritur, po sytė i kishte ulur poshtė.
-Ti nuk je shoqja jonė, - tha Sava. - ti ke shoqe vetėm veten.
Ajo uli menjėherė kokėn.
-Llasticė! - thirri Eva
-Llasticė! - thirrėm edhe ne tė tjerat.
Moza mbuloi me duar fytyrėn dhe menjėherė ia plasi tė qarit. Ne nuk folėm fare, as unė, as Sava, asnjė. Ajo qante pa zė, por i gjithė trupi i dridhej. Ne kishim bėrė njė rreth pėrqark saj.
-Hajde vajza vazhdojmė lojėn! - thirri Sava dhe kapi litarin. Ne u shpėrndamė dhe, kur filluam tė lėviznim litarin, ajo iku me vrap pėr nė shtėpi.
Qysh atė ditė, Moza e kuptoi gabimin, e kuptoi se ishte bėrė llasticė dhe llasticat nuk kanė shoqe.
Ajo vėrtetė kishte shumė lodra, kishte mamin, babin, gjyshen dhe gjyshin, por ato nuk ishin shoqe. Nuk ishin ato shoqet me tė cilat rri dhe loz gjithė ditėn. Ajo nuk ishte e gėzuar si vajzat e tjera tė pallatit tonė.
Nje ditė ajo po zbriste shkallėt e pallatit. Dalėngadalė ajo u afrua aty ku po loznim ne dhe na pyeti :
-A tė loz edhe unė?
Ne po shikonim nga Sava, asaj i erdhi keq, edhe ne na erdhi keq kur pamė sytė me lotė tė Mozės.
-Mirė, - tha Sava.
Ajo e gėzuar u fut nė lojė, dhe prej asaj kohe, Moza e kuptoi gabimin e saj dhe ne nuk e thėrrisnim mė llasticė.
Identifikuar

Kodi:
* Mos dashuro atė qė ėshtė perfekt, por bėje perfekt atė qė do *
apolonia
Moderator Forumi
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 17509


sillu me tjetrin sic do deshiroje qe ai te sillej

Respekt: +16

Profili
« Pergjigju #35 : 29/12/08, 15:03 »
0

 Zgerdhihem
Identifikuar
Faqe: 1 [2]
  Printo  
 
Shko te: