A asht i domosdoshem rishikimi i plote i gjuhs dhe letersis Shqiptare ?????
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Tema: A asht i domosdoshem rishikimi i plote i gjuhs dhe letersis Shqiptare ?????  (Lexuar 17143 here)
..--..--..
Gjysem BalkanWebs
***
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 2361

**************************************************

Respekt: 0

Profili
« : 05/12/08, 16:04 »
0

POLITIKA DHE GJUHA SHQIPE-LULET E PLASTIKĖS

Nga Roland BASHA
Jun 22, 2008, 16:28

Roland Basha
Sa ta merr mendja qi debati i idhėt mbi Standardin e gjuhės nuk ka ku bjen ma poshtė e ma larg nga ndonji zgjidhje konstruktive, veē kur del nji prononcim si i Arbėn Xhaferit nė Kohė Ditore, i ribotuem n’Express, e ta bān me dije qi janė bukur edhe do pashė deri n’fund t’humnerės:

"Ka ardhur koha qė pėrdorimi i gjuhės unike, standarde shqipe tė mbrohet me ligj, tė formohen komisione shtetėrore qė do t'a mbikėqyrin zbatimin e tij. Ėshtė momenti i fundit qė Kuvendi i Kosovės, ai i Shqipėrisė t'i dalin zot gjuhės standarde shqipe, indit tė vetėm koheziv kombėtar."

Nėse po e kuptoj mirė, Xhaferi po sugjeron me i nda do pare nga buxheti pėr nji Polici Gjuhėsore. Mirėpo, nuk u zgjanue fort nė detaje se si kish me funksionue kjo.

A duhet shteti me i gjobitė ata qi nuk shkrśjn nė Standardin ‘72?

E pagesa, a do t’bahet n’dinarė, lekė, Reichsmark apo rubla?

A duhet ndoshta me i rrehė delinkuentat gjuhėsorė me hitha derisa ta kthejnė ‘kukunė’ nė ‘obobo’? Apo me i zbutė dru derisa truni t'ju bāhet risk gjedhi?

Por nė vend tė shtagės, ndoshta ā ma mirė me e pėrdorė karrotėn – jo, jo, hala ma mirė – pitajkat me qebapa. Gjysė me pesė atyne qi pėrdorin fjalė si 'paēka' edhe 'katėrēipėrisht', e nji me dhetė atyne qi pėrdorin fjalė si 'bėheshka' edhe 'qenkėrka'. Perfekt! Kjo metodė demokratike fort mirė po kryen punė n'Maqedoni, e pse jo edhe n'Kosovė.

E nėse nuk ndigon populli, atėhere shpėrbāje dhe zgjidhe nji tjetėr, si n’at thanien gjeniale t’Bertold Brechtit.

Po shumė ka marr hov fjala ‘Komb’ dhe derivatet e saj. Aq shumė sa i ka humb vlera e asht shėndrru nė nji vic bajat qi e dijmė qysh mbaron. Kush do me shitė mend, po qebesa edhe mall, e don me i ra trup pa u djersitė nėpėr labirintet e argumentimit logjik, veē le t'i inkanton fjalėt magjike 'Komb,' 'Flamur' e 'Atdhe' e dėshira i plotsohet.

Mundet me thānė se flet n’emėn t'popullit, po nė t'vėrtetė i sherben vetėm nji personi -- vetvetes.

Me invokimin e Kombit (une e 10 milionė tjerė), ai e cementon mendimin e tij personal si argument tė patundshėm tė masave, e prezenton veten si martir qi sakrifikohet pėr ide tė nalta, edhe – ma e randėsishmja – e shukat kritikėn, se, fundi fundit, kush ka qejf me u shpallė tradhtar?

Krejt kėto teknika i pėrdor Xhaferri. I invokon 'babarogat' sllave njihere pėr me e neutralizue kritikėn (nėse nuk pajtohesh me mu, atėhere je me ‘shkije’), thotė qi shumica e kosovarėve janė kundėr Gegnishtes (si duket paska bā anketė), i kritikon 'shkombėtaret' pėr pėrdorim tė fjalėve tė huaja, gjersa vetė pėrdor monstruozitete si 'indi koheziv' (ēka po i bje’ e kundėrta – indi kaotik?).

Shpirt i kombit, njėsi shpirtėrore, indi kombėtar, shkombėtarizim -- terma tė tillė pėrdoren nga njerėzit tė cilėt i shqetėson liria e mendimit. Si te filmi 'Being John Malkovich', kanė qejf me e pa veē nji ftyrė kah tė sillen, e me eliminue llojllojshmėninė qi e karakterizon nji shoqni tė civilizueme.

Nuk e kam qėllim me e veēue Xhaferrin, se nuk asht i vetmi. Mendimi i tij asht veē nji simptom i rishtė i mentalitetit totalitar, qi prej bėrthamės familiare nė krye me patriarkun i cili flet n'emėn tė farefisit, e deri te kultura e cila shihet si fetish i nacionalizmit, asht i futun thellė nė shoqninė shqiptare dhe e grin si ndryshk pėrmbrenda.

Asgjamāngut, nuk e kanė veē shqiptarėt e ballkanasit kėte ves. Kush e ka pa filmin 'Citizen Kane' t’Orson Wellsit, apo kush e ka percjellė politikėn amerikane kėto vite tė fundit, e din qi demagogjia asht armė efikase ne ēdo vend. Kėshtu, nė disa qarqe tė mediave e politikanėve, kush e kritikon luftėn n’Irak futet nė nji thes me bin Ladenin; kush e mbron tė drejten e abortimit apo tė orientimit seksual i rrėnon vlerat familiare; ndėrsa, tortura e pėrgjimi ilegal arsyetohen n’emėn te nji kėrcėnimi tė vagullt tė sulmeve terroriste.

E n’kandin e kundėrt tė ringut janė idhtarėt e lirisė sė mendimit, shprehjes, satirės, asht shoqnia civile, e cila i neutralizon tendencat totalitare nė shoqni e nuk e sheh botėn me syza t’pluhnosuna tė shekujve t’kaluem, kur nocionet si Komb e Racė ishin t’paluejtshme.

Nėse na vyen ndonji ligj a dekret pėr Gjuhė Standarde, atėhere ndoshta kish me qenė e udhės me jau ndalue politikanėve me u marrė me te. Kėtu i kisha pėrfshi edhe albanologėt e shkrimtarėt qi janė nė rradhė tė parė politikanė. Votė mosbesimi meritojnė sepse po e vazhdojnė kėtė agoni tė Standardit Orwellian t’Enverit e kryeinxhenierit tė Standardit ‘72 Androkli Kostallarit, sidomos kur dihet n’detaje se qysh e pse asht prue n’fuqi.

Ky Standard i vitit 1972, i cili kishe po na bashkojka si komb, e ka lanė nji pjesė dėrmuese t’shoqnisė analfabetė funksionalė; ka ilegalizue nji traditė letrare tė ndritun; e ka pengue zhvillimin e nji zāni autentik kosovar, i cili mori hov nė mes tė shekullit t’kaluem; edhe po, na ka pėrēa, se nuk do t’ishim marrė me kėtė ēashtje n’shekullin 21, po t’i kishim pranue dallimet e veēantitė pėrbrenda gjuhės shqipe e t’i kishim kultivue, ashtu qysh e kultivon trashegiminė e vet nji popull i civilizuem. Fundja, Gegnishtja nuk i ka pengue rilindasve, Konicės, Ēabejit, paj, askujt para se me ardhė jakobinėt e Enverit nė pushtet.

Shkurt, kushdo qi e grithė sipėrfaqen e polemikės mbi Standardin ’72 dhe e studjon ma thellėsisht e pa paragjykime, nuk mundet me faqe t’bardhe me e mbrojtė, se asht moralisht i pambrojtshėm.

Kur mbrohet, mbrohet pėr arsye a priori, kuazi-fetare, qi nuk kanė lidhje me gjendjen e vėrtetė. Por ky pėrkushtim i verbėt ndaj Standardit ‘72, paradoksalisht, e pengon ngjizjen ma t’natyrshme tė dy dialekteve nė nji gjuhė tė pėrbashkėt tė shqiptarėve jugorė e veriorė.

Shpesh, si te artikulli i Arbėn Xhaferrit, popuj perėndimorė, pra t’zhvilluem, tė cilėt e paskan nga nji gjuhė standarde t’vetme, merren si shembuj t’mirė, e sllavėt, si p.sh. serbėt e kroatėt, ēekėt e sllovakėt, si shembuj t’kėqij. Mirėpo, pėrveē se asht i gabuem e i pasaktė nji krahasim i tillė, asht edhe i kotė, se secila gjuhė asht unike e ajo qi kryen punė pėr njenėn, nuk kryen pėr tjetrėn. Pastaj, injorohet fakti qi standardi i ktyne gjuhėve ka evolue me shekuj, e zakonisht bazohet nė nji traditė letrare (italishtja standarde asht dialekti i Dantes, castellano e Spanjės dialekti i Cervantesit) e jo nė nji projekt pseudo-shkencor me qėllime tė dyshimta.

Anglishtja standarde, pėr shembull, nuk krahasohet kurrė me shqipen standarde. Nji lėvizje pėr ngulfatje tė dialekteve apo tė imponimit t’anglishtes sė Anglisė, ndoshta ka ekzistue para 100 vitesh, po sot nuk asht ma. Kėshtu, nji tekst amerikan dallohet si nė shkrim, sintaksė, edhe fjalor nga ai britanik. Ekzistojnė fjalorė t’standardit amerikan, kanadez, australian, etj., edhe nji numėr librash pėr zhargon e dialekte, gja qi nė gjuhė shqipe asht tabu.

Pėrmatepėr, nė letersi nė gjuhėn angleze ka nji liri tė hatashme tė shprehjes, prej dialekteve, slangut, e deri te gjuhėt e shprehjet e hueja. Asht vėshtirė me e paramendue nė shqip, nji roman si “Finnegan’s Wake” i James Joyce’it, irlandez i emigruem n’Paris, nominalisht i shkruem n’anglisht, po i cili pėrmban nji laryshi babilonike tė gjuhėve n’te.

Masandej, disa prej veprave ma t'mira letrare tė shekullit njizet janė shkrue nė devijim tė gjuhėve standarde -- Carlo Emiliano Gadda ka shkrue ne dialektin romak, Ferdinand Celine nė argotė e rrugėve te Parisit, Joyce nė anglishte tė Irlandes (pėrveē tjerash), Queneau nė drejtshkrim tė thjeshtuem tė frangjishtes, Borgesi nė spanjollishte t'Argjentinės, edhe nji rresht shkrimtarėsh t'spikatun amerikanė e kanė pasunue letėrsine botnore me ngjyra autentike, me personazhe te paharrueshme qi flasin si zezakė, imigrantė hebrej, chicanos hispanik, e kaubojė tė Teksasit, pėr tė cilėn arsye pėrkthimet e librave amerikane nė shumė gjuhė shenohen si 'pėrkthime nga amerikanishtja', e jo nga anglishtja.

N’anėn tjetėr, mėnyra se si spanjollishtja u imponue si e vetmja gjuhė zyrtare nė kohė tė diktaturės sė Francos, ka disa paralele me standardin shqip. Me kėte udhė u ilegalizue katalanishtja, e cila ishte gjuhė e kundėrshtarėve republikanė me bazė tė fortė nė Barcelonė, kryeqytet tė Katalonisė. Kjo histori e shtypjes kulturore ndaj pakicave gjuhėsore si katalanė edhe baskė, jehona e tė cilės vazhdon edhe sot, asht arsyeja kryesore pse Spanja asht kundėr pavarsisė sė Kosovės.

Vijimi rigjid i Standardit si projekt kombformues i cili ende gjallnon te na, e ka duhmėn e gazetave tė zverdhuna tė shekullit 19. Po bash atėhere nuk ka luejt rol te shqiptarėt, se dy gjuhėt letrare shqipe nuk i kanė pengue rilindasve me e krijue nji koshiencė tė vetme kombtare.

Sidoqoftė, kontraverza nuk asht te standardizimi vetė, po te mėnyra se si erdh te ai standardizim, me ēfarė letėrsi u propague, edhe natyrisht, te pėrshtatshmėnia praktike e tij.

Sado t'zhurmshme tė jenė tupanat e zurlat e retorikės sė dheztė nacionaliste, nėse jemi t'sinqertė duhet t'pajtohemi me faktin qi ky eksperiment asht i dėshtuem. Ata qi e flasin mirė Standardin ’72 numėrohen nė gishta, e tė tjerėt harrnohen me nji grusht fjalėsh toske, klishesh e fjalėsh tė hueja nė kallėp standard, si dhe lapsusesh gramatikore qi e bajnė gjuhėn nji pėrshesh as tosk as geg. Kėshtu, Thaēi shpesh bahet Thaqi brenda nji paragrafi, ndėrsa flitet pėr ‘punonjės’ qi dojnė ‘me punuar’ ose qi janė ‘duke shiku.’

‘Akoma’, fjalė poaq shqipe sa fjala ‘opet’ preferohet ndaj fjalės ‘ende’ se tingllon diqysh si ma me shkollė. E mos t’i harrojmė mjeshtritė stilistike tė tipit 'implementimi i inkuadrimit gjeopolitik tė homologėve presidencialė.’

Fjalori i parė i kėsaj gjuhe qi do t'i bashkonte krejt shqiptarėt me slloganin 'Njė komb, njė gjuhė, njė shtet,' pėrmbante rreth 50 pėrqind fjalė tė hueja t'shqipnueme. Ndėrsa, shumica e atyne gege u qitėn n'sokak si fmi t’padashtun, simbas Arshi Pipės, i cili nė ‘Politics of Language in Socialist Albania,’ e dekonstrukton nė mėnyrė briliante Frankensteinin e Androkli Kostallarit.

Pėr kėte arsye, Pipa e kritikon ashpėr klikėn letrare tė Kosovės (nė futnotė, sidoqoftė) pėr pranimin jokritik tė nji projekti shkencorisht dhe moralisht tė dyshimtė, nė vend tė kultivimit tė dialektit verior dhe traditės gege me qendėr nė Shkodėr.

Sidoqoftė, nuk asht fer tash me i kritikue gjuhėtarėt kosovarė pėr diēka qi ka ndodhė para 30 vitesh. Ka qenė situatė tjetėr, vetėm disa vjetė mbas ramjes sė Rankovicit dhe demonstratave studentore, nji vit para formimit t’Universitetit t’Prishtinės, kur ishte ende rrezik me e humb identitetin si shqiptarė.

Mirėpo, me t’njejtin arshin, e meritojnė kriticizmin ma t’ashpėr pėr jofleksibilitetin e tyne tė sotėm.

Sepse duhet me e pasė t’qartė nji gja sot, kur e kemi privilegjin e perspektivės historike – u besue nji regjim psikopat i cili shkoi aq larg sa me ndalue emna e mbiemna tė papėrshtatshėm nga ana 'politike, ideologjike, e morale' (Gazeta Zyrtare, Nandor'75 – e citueme te Misha Glenny 'The Balkans'), i cili i la pa gojė shkrimtarė e intelektualė si Fatos Lubonja, Bashkim Shehu, Kasem Trebeshina, Zef Pllumi, Vinēenc Prenushi, e vrau shumė tė tjerė.

I njejti e imponoi nji stil t’shėmtuem letrar, plot zhargon e fraza t’shprazta, i cili pėr bukuri u importue edhe n’Kosovė. I njejti e aktualizoi nji verzion paranoik e plot urrejte tė patriotizmit, si dhe nji diskurs destruktiv intelektual nga i cili shoqnia shqiptare vuen edhe sot e kėsaj dite.

Si Gjuhėreja e Orwellit, Standardi ‘72 u fut nė pėrdorim si mjet indoktrinimi e trushplamje. Simbas ktij plani, me kohė, dialekti anmiqėsor i Veriut nuk do t'ishte mā i rrezikshėm se do t'bāhej i pakuptueshėm. Tabuizimi i Gegnishtes do ta mundsonte, pra, mbjelljen e filizave tė nji tradite taze, t're.

'Gjuha shqipe po lulėzon dhe do tė lulėzojė,' pat thān Enver Hoxha pėr frytet e Kongresit tė 1972’tės.

Mirėpo, tridhete e gjashtė vjetė ma vonė, gjuha e njėsuar ende nuk po mundet me lshu rrājė n'Kosovė. Mbas tė gjitha atyne pėrpjekjeve, mbas shkollimit tė disa gjeneratave ekskluzivisht nė gjuhė tė njėsuar, ende pėrdoret vetėm nė media, akademi, dhe byrokraci. Edhe si ēdo dogmė tjetėr ka efekt katastrofal nė zhvillimin e kulturės.

Lulet e Enverit mbesin tė plastikės, pa marr parasysh sa i vaditė.

Kėshtuqi, nėse doni, bash kjo gjuhė standarde, bash ky nacionalizėm, asht projekt antikombėtar, antikulturor.

Sa pėr ilustrim, paramendoje nji kosovare 15-vjeēare e cila don me u ba shkrimtare, po i ka ambiciet e nalta e don me u ba si Tolstoji, Joyce apo Marquezi, ta nxamė. Don me qitė Kosovėn e njerzit e saj n’hartė t’letėrsisė botnore, ashtu si asht, tue i pėrshkrue veēantitė e ngjyrat e realitetit kosovar me krejt kontraditat e tij. Don me i kritikue t’kqijat e me i festue t’mirat, edhe me i shkue n’palcė t’asaj se ēka domethan me qenė i gjallė, njeri, n’Kosovė nė kėtė kohė. Ajo ka sy e veshė t’mprehtė, din me i kapė ironitė e sharmin e jetės sė pėrditshme, edhe e ka nji sens tė zhvilluem pėr dialog dhe ambiguitetete tė gjuhės sė folme.

Ka me e pasė vėshtirė. Ajo ose duhet me e shpėrla t’folmen lokale n’Standard e me ia zbehė ngjyrat, ose me shkrue letėrsi abstrakte, simbolike, e cila asht tipike pėr letėrsinė bashkėkohore kosovare. Ajo, si shqiptare e si femėn, ka me e pasė vėshtirė me e zhvillue nji za autentik e t’pamvarun e me u shkoqė prej prangave t’patriarkalizmit e nacionalizmit dogmatik i cili, hiq pėrjashtimet, poashtu e dominon letėrsinė kosovare.

Kėshtuqi, kur t’flasim pėr gjuhė e letėrsi shqipe nė shekullin 21, duhet me e pasė parasysh kėtė ēikė, se ajo asht e ardhmja, e jo dikush tė cilit pena i pikė barut.

Sot pranohet qi Gegnishtes iu ba nji e padrejtė, mirėpo mendimi i pranuem – idée reēue e Flaubertit – asht se 'u ba ēka u ba, tash duhet t'pajtohemi me te, e ta kemi nji gjuhė tė njisueme si gjermanėt, franēezėt, etj.'

Kjo asht sikur dikush me ti falė nji palė kėpucė dy numra ma t'vogla e me i mbetė hatri nėse ankohesh se po t'vrajnė. Nė kėtė rast, i ki disa mundėsi:

a) Me e kafshue gjuhėn e me i mbathė kėpucat e ngushta

b) Me ec dathė

c) Me i mbathė kėpucat e tuja t'vjetra

ē) Me shkue bashkė me dhuruesin nė dyqan e me i ble nji palė tjera.

Vetėm zgjidhja e parė shkakton dhimbtė e tė pengon me ec.

Zgjidhje e shnosh kish me qenė me i ristandardizue tė dy variantet e gjuhės letrare. Kjo kish me i dhanė nji pėrkrahje zhvillimit tė kulturės kosovare si dhe asaj tė Shqipnisė Veriore, Malit tė Zi e Maqedonisė, po edhe e kish mundėsue afrimin e tė dy dialekteve, qė ndoshta do t'shpinte drejt nji standardi ma tė natyrshėm.

Librat e mediat kosovare nė Gegnisht sigurisht qi kishin me gjetė mjaft lexues si n'Kosovė ashtu edhe n'Shqipni, po edhe ndėrkombtarisht, sepse do t'ishin ma autentikė, ma afėr zemrės.

Ata qi e dojnė letėrsine edhe gjuhėn e kishin pėrshėndete nji gjā tė tillė. Mandej, doracakė, fjalorė, libra gramatikorė tė Gegnishtes letrare do t’u kishin ndihmue si kosovarėve me e folė e shkrue korrekt idiomin tė cilin edhe ashtu e flasin, po edhe shqiptarėve jugorė me na kuptue kur tė flasim.

Kush tutet prej ksaj, duhet me e pasė t’qartė se pėrqafimi i diversitetit dialektor nuk nėnkupton patjetėr kryekretenizmin e fjalėve kretene ‘shkombtarizim.’

T’kish qenė ashtu, Pashko Vasa e Fan Noli nuk ishin pėrmend me nji frymė.

(Roland Basha asht nga Prizreni. Jeton ne Toronto ku e ka krye gazetarine. Boton ne gazeta kanadeze dhe redakton publikimin "Global Voices" te Keshillit te Kooperimit Nderkombetar te Ontarios -OCIC)

© by Gazetajava.com

Marre prej gazetajava.com
Identifikuar
..--..--..
Gjysem BalkanWebs
***
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 2361

**************************************************

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #1 : 05/12/08, 16:04 »
0

GJUHA SHQIPE PA GEGNISHTEN ĀSHT SI GJUHA SHQIPE PA TOSKNISHTEN



Nga Irhan Jubica
Mar 22, 2008, 22:45

Primo Shllaku



Poet me nji zā te vetin poetik, Primo Shllaku asht nji ndėr autorėt e letėrsisė shqipe qė gjatė diktaturės nuk kishte gja pėr me thanė. Mbas kėsaj kohe, jo vetėm nėpėrmjet krijimtarisė letrare, por edhe n’intervista – si kjo qė vijon – ai shprehet nė mbrojtje tė thesarit tė munguem tė standardit tė sotėm gjuhsor, gegnishtes.

JAVA: Mungesa e nji forumi tė lirė pėr shprehjen e mendimit ndryshe t’intelektualve shqiptarė a asht konfirmim i faktit se ky mendim ndryshe nuk ekziston, apo i faktit se shoqnia shqiptare nuk asht ende e gatshme me e mirpritė nji forum tė tillė?

Primo Shllaku: Besoj se mendimi ndryshe ekziston. Sidomos mendimi nė lamin e kulturės ekziston me nji opozicion tė thekshėm dhe tė pėrgjegjshėm njiherėsh. Ky mendim sot nuk mund tė thuhet se qėndron nė ajėr, sepse materializimi i tij nė vepra letrare e artistike e ka konfirmue bazalitetin e tendencės dhe risinė e saj tė padiskutueshme. Problemi i madh i kohės sonė nuk asht mungesa e institucioneve qė do ta pėrfaqsonin ket mendim ndryshe. E keqja e madhe āsht se tek na nė mnyrėn ma paradoksale āsht vendosė nė heshtje qė ata njerz qė i shėrbyen ngritjes dhe konsolidimit (e aspak ramjes) sė artit tė Realizmit Socialist, thirren sot prap, si specialistė, pėr tė riorientue gjuhėn, letėrsinė, menditė kulturore, etj. Kam idenė se shum ma e dobishme do tė ishte qė disa punė tė binin nė dorė tė atyne qė kanė fare pak ose edhe hiē stazh nėpėr zyrat e kulturės, se sa disa cungje tė vjetėr qė ripėrtypin me ndryshime sipėrfaqsore teori gjoja tė reja, gjithsesi tė paaplikueshme te na. Konfuzionin nė ketė fushė e rrit shum edhe mungesa e nji platforme tė kjartė nga ana e shtetit pėr zmontimin dhe shrranjosjen e trashigimisė komuniste, e cila sot ka vojtė si puna e qershive tė Nastradinit. Shum njerz me dėshirė tremben nga ideja e boshllėkut. Shembulli i Rilindjes sonė qė filloi mbi nji teren pothuejse zero dhe begatia e produktit tė saj, a s’na thonė se nji stomak bosh punon ma mirė se ai qė i duhet tė bluej skrapin e nji vakti tė gatuem keq. Inteligjencia shqiptare – mjerisht ky term āsht komunist i kulluet – do ta donte ket forum. Por shteti dhe qarqe kulturore tė sė kaluemes janė tė betuem mos me i lshue pozitat hegjemone pėr sa tė jenė gjallė. Shteti promovon politika kulturore qė gjallnojnė diversitetin dhe inkurajon tė gjitha tendencat. Shteti s’mund tė jetė palė qė ka pikėpamje edhe pėr gjuhėn, edhe pėr artet, edhe pėr mendimin lvizės. Shteti nuk ka funksione represive nė kulturė, pėr derisa ka vendosė me lejue shtypin, letėrsinė e multimediat pornografike. Shteti āsht koordinator dhe pėrfaqsohet me tė gjithė.

Nė fillimin e vjetėve ’90, letėrsia e artet e kohės sė diktaturės ranė si gardh i kalbun

JAVA: Tė shumtė kanė qenė zānat qė kanė kėrkue, si edhe ju, pėrmbysjen e sistemit letrar tė diktaturės, por letėrsia bashkkohore shqiptare asht ende nėn hijen e randė tė viteve ’60, jo vetėm sa i takon pikave tė referimit, por rrjedhimisht edhe sistemit tė vlersimit. A mendoni se duhet me ikė ma s’pari prej nji narcisizmi absurd nė trajtimin e letėrsisė shqipe?

Primo Shllaku: Ka qenė krejt e natyrshme qė kultura e re pluraliste shqiptare, por edhe ajo “e nėndheshmja” qė zhvillohej disi gjatė diktaturės, tė mos ishin jo vetėm dakord me modelin e Realizmit Socialist, por nė njifarė mnyre me dhanien e nji modeli tjetėr, sado tė vagėt e sado tė pakėt, ky lloj modeli ka qenė i kontestuem me kohė e me vakt. Unė personalisht nuk kam kėrkue ndonjiherė tė pėrmbyset sistemi letrar. Dhe kjo jo sepse unė gjej diēka te ai sistem qė mė ndalon pėr tė kėrkue pėrmbysjen e tij. Jo. Kjo ndodh pėr vetė faktin e thjeshtė e ultraevident se ai sistem āsht pėrmbysė, shembė e skadue prej vetiu. Dhe jo si nji proces, por si nji shembje qė ndodhė pėr nji ēast. Nė fillimin e vjetėve ’90, letėrsia e artet e kohės sė diktaturės ranė si gardh i kalbun. Ky qe nji sihariq i madh pėr kulturėn dhe krijuesit, sepse po largohej trysnia e imponimit tė metodės. Mirpo nji pjesė e krijuesve tė asaj metode kishin lanė nėn gėrmadhat e atij gardhi, rininė e tyne ekzistenciale, rininė e tyne letrare, iluzionet pėr drejtsinė e diktaturės, mundin por edhe dėshminė e bezdishme tė mosrefuzimit tė fatkeqsisė. Meqė ishin shum dhe i njifnin rrugėt e sintonisė, vendosėn me i dalė zot shkrimeve tė tyne, mbasi, kjo duket kjartė, nuk kishin se ēka me thanė tė re e nė pėrputhje me shpirtin e kohės. Zamani a koha e tyne optimale e krijimit kishte ikė dhe stina e thatė e Realizmit Socialist ua kishte pėrzhitė klorofilat. E ē’faj mund tė kemi na se ata e pėrdorėn gabim jetėn e tyne? E ē’kusur kemi na tė rrimė e t’i ndigjojmė se paskan thanė ketė e atė, tė gjitha kto mballosje tė mapastajme e mjerane, kur tė gjithė e dimė se ajo stinė ishte sŷmprehtė me i gjetė devijimet atje ku s’ishin e jo ma atje ku ishin tė thanuna me adresė.

Unė, po, kam kėrkue shprehimisht pėrmbysjen e kierarkive si dhe te libri pėr Martin Camajn kam kėrkue me plot gojėn qė tė hiqen gėrmadhat e tė hapet vend pėr Martinin.


“Nuk due tė jem nji gozhdė e ngulun nė tru tė njerzisė”

JAVA: Ju jeni ndėr pėrfaqėsuesit e atyne qė shkruen pa botue nė diktaturė. Si ndiheni sa herė qė autoritetet nga brenda sistemit mohojnė ekzistencėn e letėrsisė t’sirtarve nė Shqipni, tue u pėrpjekė me jua shpėrvetsue kėte tė drejtė?

Primo Shllaku: Mė lejoni pak tė shpreh njilloj alergjie qė kam pėr togfjalshin “letėrsi sirtaresh”.E di se ky āsht nji term i konsakruem dhe pėrmban edhe nji veshtrim neutral e kategorik.Si term nuk mė duket i gjetun dhe do t’i bāj njifarėsoj kritike, sepse sugjestioni i tij āsht ma fort pejorativ. Shkrimet rrinė nė sirtar si rrinė paret nė bankė a anijet mbi shpinė tė detit. Vjet nė maj mė pyeti nji kineast amerikan qė kishte ardhė te “Poeteka”: A ke qenė i persekutuem gjatė kohės sė komunizmit? Unė iu pėrgjigja thatė se jo. U ēudit dhe mė ngriti supet: Si, kshtu? I thashė se gjatė diktaturės unė nuk kisha gjā pėr me thanė. Pastaj i shtova: ”Tashti qė kam pėr tė thanė, tashti nuk mė lanė. Tashti jam i persekutuem.” Edhe pse pėrgjigja ime kishte disi nji strukturė anekdotike, burri i botės nuk mbrriti me kuptue shum prej ēka ndigjoi. Njeriu e kullandris vetė lirinė dhe s’i merr leje askujt pėr me e jetue lirinė si diktaturė apo anasjelltas. Vetėm se desha me thanė se termit “letėrsi sirtari” qė pėrpiqet me qenė nji term universal, ndoshta me kapitull nė vete nė tekstin e teorisė sė letėrsisė, nė letėrsinė shqipe bashkėkohėse i pėrgjigjet termi qė po e shpik tashti “letėrsi gozhdė”. Mė ndihmoi Migjeni me vargun e tij “Nuk due tė jem nji gozhdė e ngulun nė tru tė njerzisė”. Me nji fjalė kur tė skjarohen gozhdat dhe karpentierėt, do tė skjarojmė sirtaret dhe marangozėt.

Letersia ime si granate e csigirueme nen jastek

JAVA: Disnivelet e mėdhaja ndėrmjet letėrsisė zyrtare dhe asaj jozyrtare shqiptare gjatė 50 vjetėve tė fundit a janė shprehje e ndėrhymjes sė shtetit nė punėt e letėrsisė dhe e asaj qė Trebeshina e pat quejtė si “pėrcaktim tė shkrimtarit tė parė me dekret shtetnor”?

Primo Shllaku: Tė them tė drejtėn nuk e di nėse ka pasė gjatė ktyne 50 vjetėve tė fundit nji letėrsi jozyrtare. Pėrveē letėrsisė skorbutike tė RS, nuk e di se ka tjetėr. Ato qė kam shkrue unė e ndonji shok i imi, kanė qenė shprehje e lirisė sonė tė mbrendshme, nji pėrpjekje me ruejtė turgorin shpirtnor dhe nji epsh djallzor me jetue me nji granatė tė ēsigurueme nėn jastek. Nėse mandej, kjo lojė, si e tillė apo diēka ma tepėr ka mundė me qenė edhe nji dėshmi e pjesmarrjes sime tė mirfilltė nė sfidėn e artit, unė ket nuk e pres ta ndigjoj prej njerzish qė janė ma tepėr se nji rreth i ngushtė bashkėkohėsish.

Patjetėr qė shteti kishte ndėrhŷ nė punėt e letėrsisė, pa tjetėr qė ndėrhymja e shtetit nuk kishte qenė asnjiherė elegante dhe delikate, patjetėr qė shteti kishte gijotinėn e vet edhe nė Lidhjen e Shkrimtarėve e njerzit e devoēėm qė shqelmonin stolin a hiqnin siguresėn. Letėrsia duhet tė ishte konsakrimi moral e shpirtnor i mizorisė konstante tė makinės shtetnore qė kishte krijue institucionin e kurbanizimit periodik. E e dini se nė letėrsinė shqipe tė RS ekzistojn edhe ndonji “personazh pozitiv” qė manifeston simptoma tė pamėdyshta kanibalizmi?

JAVA: Debati pėr raportet e intelektualve me shoqninė shqiptare nė stadin aktual, asht ēėshtje e moralit apo e tė vėrtetės? Cilės duhet me iu referue intelektualėt, simbas jush?

Primo Shllaku: Na ende vazhdojmė me quejtė intelektualė njerzit qė s’merren me punė fizike. Puna mendore āsht ma e shumllojtė se puna fizike dhe si tė tillė, pra si intelektualė, duhet tė biem dakord ma nė fund me quejtė vetėm ata qė, mbasi kanė msue fort, janė nė gjendje me krijue diēka. ”Intelektuali” qė nuk krijon āsht edhe shef llogarie, āsht edhe roje kantieri, edhe pilot avoni. Pra njeri i shlodhun, njeri me nge. E si mund t’i pėrcaktojmė na raportet me shoqninė kur masa e atyne qė janė nė gjendje me dhanė krijimtari tė vėrtetė rrethohet literalisht prej nji mase tė trashė parazitare e tė turbullt amatorėsh, diletantėsh, parvenysh, brigantash e deri provokatorėsh. Kjo masė e ngeshme qė shullāhet nėn ēdo qiell e nėn ēdo mot, nuk e njef asfare dilemėn “tė jesh atė kesh”.

JAVA: Nė mungesė tė studimeve serioze, ende s’asht vėrtetue nėse nji nga arsyet e ndalimit tė disa shkrimtarve tė gjysmės sė dytė tė shekullit tė kaluem ka qenė edhe gjuha, por kjo tezė as nuk asht hedhė kurrė poshtė. Cili asht gjykimi juej pėr kėte aspekt?

Primo Shllaku: Edhe pse erdhi ajo liri minimale qė i duhet njeriut pėr me dėshmue tė paktėn, nji pjesė e madhe e protagonistėve tė asaj periudhe, preferojnė dhe po ikin pa krye nji rrfim total. Shkaqet janė tė shumta, por gjithsesi janė vetjake dhe mikro-nikro. Kolė Jakova bani nji autokritikė tė bukur e burrnore, por ajo kishte pėr shenjestėr veten dhe partinė. Parti nuk ishte ma dhe vetja duhej lehtsue prej mkatit tė gėnjeshtrės. Ajo autokritikė ishte prap opurtuniste, sepse ai nuk foli pėr gjuhėn. Pra, Kola e dinte se ata qė e ruenin gjuhėn ishin gjallė, kurse partia ishte nji karakatinė e braktisun. Gjuhsisht dramatika e tij ishte avancim i gegnishtes nė dramaturgji dhe pėrqasje e guximshme dhe e sukseshme e dialogut me tė folunėn e gjallė. Kola do tė bante shum ma mirė tė pėrqendrohej te gjuha si mjet absolut i asaj natyre drame qė shkruente ai dhe qė ndrrimi i ekspresionit koincidoi fatalisht pėr ket autor me hymjen e tij nė klimaks.

“Rrej, rrej...se dicka mbetet”

JAVA: Ēfarė tė vėrtete shkencore apo logjike historike ka nė thanien “Qysh nga shekulli i Skėnderbeut… gjuha, qė dikur kishte qenė e unifikuar, po thellonte ndarjen dialektore. Nė kėtė proces regresiv divergimi, njė rol reaksionar luajti kleri katolik…” tė bame nė vitin 1978 nga njeni prej eksponentve ma tė naltė tė sistemit tė kohės? A mendoni se kjo thanie ka zbritė nė masėn e njerzve tue i ba nji pjesė me mendue kėshtu edhe sot?

Primo Shllaku: Tė gjithė eksponentėt e naltė tė sistemit tė kohės ishin tė turbulluem prej uthullės qė Enveri u jepte me pi esėll ēdo mėngjes. Fjalėt e tyne s’i kam marrė pėr bazė as atėherė, as edhe sot. Kleri katolik nuk ka nevojė t’i dalė zot askush, sepse vepra e tij historike āsht e madhe dhe e lavdishme. Ata qė sot pėrsėrisin tė tilla teza duket se msheftas vazhdojnė nė shtėpitė e tyne kurėn e uthullės esėll nė mjes. Padyshim qė kto zana tregojnė se historia e tė ashtuquejtunės “tolerancė fetare” āsht ma tepėr nji urim sesa e vėrtetė e pakocka. Pėr ata qė marrin vesht diēka nga gjuhsia shqipe do tė kujtoj se fenomeni lokal e i pėrkohėshėm i rotacizmit qė e ka mbarue veprimin e tij diku para ardhjes sė sllavėve, pra mes shekujve VI-VIII, āsht i pari divergim degjenerativ mbrenda shqipes dhe se zona ku u shfaq nuk ka qenė tamam zonė e veprimit tė klerit katolik, por e asaj pjese tė trevave iliro-shqiptare qė interesoheshin prej ndikimit bizantin dhe, pėrkatsisht, ortodoksisė.

Thania qė i atribuohet Napoleonit “ Rrej, rrej se diēka mbetet”, realizohet nė dy faza. E para āsht “rrej, rrej” dhe pėrkon me kohėn e diktaturės. Kurse faza e dytė se “diēka mbetet”,i takon me qenė koha e jonė. Po tė mos kishim “kso mbeturinash”, koha e jonė do tė ishte pa rival dhe, kam frikė, shum e amėsht. Tė mos harrojmė se ata qė mendojnė mbrapsht, janė absolutisht arsyeja pėr tė cilėn duhet tė ekzistojnė ata qė mendojnė mbarė.

Masakra hegjemoniste mbi gjuhen

JAVA: Tash qė disa gjuhtarė shqiptarė nuk bajnė ma shkencė mbi parime partishmėnie, standardin kanė mbetė me e mbrojtė tu’ sulmue si antishqiptar cilindo qė ven nė diskutim kėte ēėshtje. A mundet me u mbajtė nė kambė nji standard gjuhsor me pretekstin se njisoi nji komb, i cili edhe mbas 35 vjetėsh jo vetėm nuk ndihet i pėrfaqsuem nė kėte standard, por pėr pjesėn ma tė madhe t’individve tė kėtij kombi, standardi shfaqet me tiparet e nji mishi tė huej?

Primo Shllaku: Mė duket se Oscar Wilde e pati quejtė patriotizmin si strehėn e fundit tė

maskarejve. Viktimat intelektuale tė indoktrinimit ideologjik dhe tė partishmėnive e ndjejnė tmerrsisht tė pariparueshėm sistemin e tyne tė dijeve dhe kjo i ban shum nevrikė e, pėr pasojė, agresivė. Sokrati paska thanė: Kur mė kafshon qeni, ēfarė prisni, qė t’i sillem e ta kafshoj edhe unė qenin?”

Standardi āsht ky dhe po mbahet nė kambė jo keq. Arrna andej, arrna kndej, ky standard ka lanė jashtė vetes edhe vetė disa zonalitete tė tosknishtes. Ky arrnim qė e ka kthye atź nė nji patch work tė vėrtetė, nuk knaq ma askend, pėrveē atyne qė e fitojnė buken tue krye arrnimin. Papritmas nji shkrimtar ynė i madh deklaron ose deklarohet se po merr nga gegnishtja. I shofim ata qė merr nga gegnishtja e del se i ka marrė se s’ka pasė ku i merr tjetėr veē prej ndonji gjuhe tė huej. Pra ajo qė sot kėrkohet tė na shitet si dashamirsi ndaj gegnishtes qė qan e ankohet se āsht emargjinue, rezulton asgjā ma pak se mosplotni ose edhe pamjaftueshmėni e bazės tosknishte tė ktij standardi. Megjithė operacionet qė janė krye e mund tė kryhen, me gjithė pėrpjekjen dinake e fodulle pėr ta vū shoqninė shqiptare e dhe nji herė para faktit tė kryem, me gjithėshurdhimin akademik si formė e terrorit shkencor nė postdiktaturė, megjithė ngritjen e nji opinioni pėrherė e ma solid lidhė me rrugėt pėr zbutjen e efektit tė masakrės sė kulturės sė hegjemonizmit mbi gjuhėn, unė them se gjuha shqipe pa gegnishten āsht si gjuha shqipe pa tosknishten.

Kur De Rada shijohet me kondom

JAVA: Asht e qartė se pasojat e Kongresit pėrjashtues tė Drejtshkrimit nuk kanė me u riparue prej tė njajtit brez qė e organizoi ate. Mosthirrjen e nji autoriteti pėr me ndryshue vendimet e vitit 1972 e shihni si mungesė tė vullnetit pėr ndryshim, apo si paaftsi e konfirmueme edhe nė ribotimin e nji fjalori tejet tė vorfėn para pak kohėsh, qė e nxjerr gjuhėn e sotme shqipe po aq tė paevoluueme sa nė vitin 1981?

Primo Shllaku: Gegnishta u pėrjashtue me program prej festės gjuhsore tė shqiptarėve. Kongresi i njofti dhe i caktoi asaj njifarė statusi tė vdekjes klinike qė mbahet pranė pėr dhurim organesh. Substancialisht kongresi i tha gegnishtes “vdis ti qė tė bashkėpunojmė” Dhe qysh atėherė filloi ndėrtimi i standardit mbi bazėn e tosknishtes nė bashkėpunim me nji tė vdekun a klinikisht tė vdekun. Shum thonė se rezultati āsht i dyshimtė, i paknaqshėm, gjysmak dhe, bile, ka asish qė flasin pėr dėshtim. Unė nuk kam se si tė gzohem kur dėshton gjuha ime. Por as nuk kam sepse tė mendoj se u bā tashti, nuk zhbāhet. Ket mkat ua lā tė tjerėve dhe mos paēa punė me ta. Po si t’ia bājmė gegnishtes qė āsht gjallė e e fortė se...? Ku t’i ēojmė Arshi Pipat, Ernest Koliqat, Martin Camajt, Zef Zorbat e nji dorė tjetėr letrarėsh qė janė gjallė e qė nuk ma lejon etika t’i pėrmend as si interesantė? Ku? Pra nuk ka ndodhė ndonji mrekulli. Shqipja jonė e dashun, e msueme e lakue trupin e saj pėrmes Skilash e Karibdash, s’i paskej humbė reflekset edhe mbas Rilindjes qė do tė profilohej si epoka e triumfit tė saj mbi kolerat e njipasnjishme mbi tź. E gegnishtja jonė e bukur qė “i ka shti dridhėn tanė Rumelisė”, e msueme me dalė shndosh ndėr shtigje tė ashpra historike, e kishte ruejtė tė fortė turrin 400-500 vjeēar tė jetės sė saj dhe vazhdonte me dhanė kryevepra nė stina tė thata e nė kushte asfiksimi. E ku ta ēojmė gegnishten qė dredhon, hidhet, ēan e futet pėrparje? Ata tė kongresit s’i kishin parasŷsh kto punė. Po kta tė mbaskongresit ku duen me i ēue kta vitalitete tė gegnishtes? Apo nuk i shqetson mallkimi i De Radės, qė si poet eminent i gjithėhershėm i letrave shqiptare sot lexohet i transkriptuem e shijohet me kondom, vetėm e vetėm se mes nesh e atij ishte nji det Adriatik dhe nji perandori osmane, autoritetin prohibitiv tė tė cilėve e pretendon sot nji kongres i bamė nė kohėn e palirisė.

JAVA: Pėrveē gjuhės standarde qė duhet tė jetė pengue me u rritė prej pėrjashtimit tė gegnishtes, a mendoni se edhe vetė gegnishtja asht dāmtue prej mospėrfshimjes dhe mungesės sė zhvillimit natyror si gjuhė jo veē e folun, por edhe e shkrueme?

Primo Shllaku: Kohėt e fundit ka pasė replika shum tė mprehta dhe me argumente tė ndritshme qė kėrkojnė rishime ridimensionime tė qėndrimeve zyrtare akademike ndaj gjuhės. Argumentologjia āsht sa moderne aq edhe e forcueme me fenomene tipike tė rrafshit konkret tė kulturės e gjuhės sonė. Por bota akademike hesht, hesht me nji heshtje “ex cathedra”, heshtje fodulle por edhe vrasėse. Studiues tė ndriēuem e njerz tė kulturės si Ledi Shamku-Shkreli, Migjen Kelmendi edhe ndonji tjetėr, kėrkojnė hapsina tė mdha pėr gegnishten, jo dhe aq pėr tė riparue kongresin, se sa pėr tė shpėtue trashigiminė letrare tė ktij ekspresioni qė gjallon me ngulm e shkėlqim sot e gjithė ditėn. Nga gjuhtarėt e institutit do tė ishte e mirė tė merrej iniciativa e nji konference ku tė diskutohej rreth njisimit nė kushte tė reja tė drejtshkrimit tė gegnishtes si parapėrgatitje pėr futjen e saj nė shkollė si landė e themelit.

Pėr fund, duhet tė them se damtimi i gegnishtes ka qenė ma shum i rendit moral. Kurse gjendja e saj e mėnjanimit e ka sjellė nė nji pozicion tė mrekullueshėm pėr tė bā prekje shum modernizuese sidomos nė adoptimin e nji drejtshkrimi praktik e sintetik.

Shkodranizmi i Gegnishtes asht kurth

JAVA: Si e komentoni mungesėn e reagimit institucional nga Universiteti i Shkodrės nė ēėshtjen e rishikimit tė standardit? A mendoni se po mbi kėte institucion mundet me rā pėrgjegjsia pėr heshtjen masive edhe t’intelektualve t’asaj hapsine, e sidomos tė shkrimtarve, shumica e tė cilėve kanė harrue me shkru’ gegnisht?

Primo Shllaku: Universiteti i Shkodrės āsht skalioni i parė qė ndoshta u asgjāsue nė betejėn e parė pėr hapjen ndaj gegnishtes. Unė i kujtoj me respekt replikat dhe rreshkun e sinqertė tė seancave tė vjeteve ’94-’95. Ata kishin nji gabim ose ndoshta ashtu ishin rrethanat. Problemi i gegnishtes nuk āsht dhe nuk mund tė jetė problem i shkodranėve. Mė duket se shkodranizimi i gegnishtes āsht kurtha ma e rrezikshme pėr t’u shtŷ pafundsisht kjo ēeshtje. Problemi i gegnishtes sot profilohet si problem kombtar e mbarėkombtar dhe nuk ka aspak lidhje me ēeshtjet e standardit e tė letrarishtes. Gjuha letrare shqipe do tė krijohet mbi bazėn e dy nėnletrarishteve shqipe, kur tė dyja tė jenė tė gjalla e tė pėrdoruna edhe nė tė folun, edhe nė tė shkruem. Gjuhėn letrare do ta vendosė letėrsia mbetėse dhe me pėrmbajtje tė thellė humaniste, moderne e kompetitive jashtė e mbrendė. Gjuha letrare do tė vijė pa i djegė etapat dhe pa i sforcue proceset. Maturimi i proceseve nuk mund tė ndodhė mbrenda harkut tė nji brźzi, e aq ma pak, mbrenda periudhės sė nji pushteti. Unė mendoj se sot problemi i gegnishtes āsht kryesisht problem i toskfolėsve natyrorė, tė cilėt rrezikojnė tė gjenden tė pėrjashtuem ndaj pjesės ma substanciale tė krejt letėrsisė kombtare tė tė gjitha kohnave.
Identifikuar
..--..--..
Gjysem BalkanWebs
***
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 2361

**************************************************

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #2 : 05/12/08, 16:04 »
0

Kush ka frikė nga rishkrimi i historisė sė letėrsisė shqipe?
» Vendosur: 11/09/2008 - 09:13



• Agron TUFA

Ka njė enigmė tė pashpjegueshme nė faktin se si nisen gazetarėt tanė dhe forumet e informimit masiv tė kėrkojnė tė vėrtetėn. Kjo ėshtė e njėvlershme si me rastin kur ujku e ka ngrėnė qengjin dhe ne, pėr tė dėshmuar asnjanėsinė e krimit, dėgjojmė dhe i referohemi hollėsisht vetėm dėshmisė sė ujkut, si instancė e paluajtshme e tė vėrtetės sė fundit.
Por unė jam shkrimtar dhe, nė pajtim me njeriun e paqtė tė Volterit, qė kujdeset pėr Kopshtin e vet, dėshiroj t’i kthehem punės konkrete: nėse ky kopsht nuk harret nga flora gjembaēe, degradon nė xhungėl reptilėsh e zvarranikėsh helmatisės.
E kam fjalėn pėr idetė qė hidhen nė letėrsinė shqipe, tė cilėn, njė Zot e di, e dua po kaq thellėsisht e po kaq dhembshur, sa edhe Dritėro Agolli e ēdokush tjetėr mėtues i letrave. Prandaj, duke marrė shkas nga intervista e Agollit nė “Panorama” (08.09.2008) dhe pikėrisht nė pjesėn e titulluar “Historia e Letėrsisė tė pasurohet, jo tė rishkruhet”, e ndjej organikisht tė nevojshme ta rimarr ēėshtjen e shtruar, sepse nyja e problemit ka njė natyrė jo vetėm shkencore, por edhe thellėsisht morale e etike pėr njė shkrimtar me ndjenjė tė esėllt realiteti. Shqetėsimi se edhe pas 18 vitesh pas rėnies sė komunizmit ne jemi ndoshta kultura e vetme nė botė (evropiane dhe aziatike) qė nuk kemi njė Histori tė Letėrsisė, pėrbėn njė tė vėrtetė tė madhe, sikletosėse, e cila e bėn tė pamundur trajtimin shkencor dhe njohjen e letėrsisė shqipe nė shkolla, institute studimore, fakultete e mė gjerė, nė mbarė lexuesin e gjuhės shqipe. Ēėshtja qė kam shtruar unė edhe mė parė nė shtyp ka tė bėjė me nevojėn urgjente pėr rishkrimin e Historisė sė Letėrsisė shqipe. Ēėshtja qė shtron Dritėro Agolli ka tė bėjė me mbrojtjen e Historisė ekzistuese tė Letėrsisė shqipe, duke e pasuruar atė. Pra, thelbi i tezave tona reduktohet nė dy terma: rishkrim dhe pasurim. Mendoj se ia vlen tė ndalemi nė peshėn e secilės domethėnie nė kontekstin e shqetėsimit qė ka pėrfshirė njė nga diskurset mė tė rėndėsishme tė kulturės sonė dhe testit pėr t’u ndarė me trashėgiminė e rėndė tė komunizmit.
* * *
Dritėro Agolli thekson nė mbrojtje tė argumentit tė vet, se Historia e Letėrsisė shqipe “mund tė pasurohet, por jo tė rishkruhet nga e para, sepse s’ka sesi tė rishkruhet nga e para pa u bazuar, diku do bazohesh”. Pėrse vallė, pyes, “nuk ka sesi tė rishkruhet”? Sepse qenka shkruar?! Kush e ka shkruar? Dritėroi e di mirė pėr vete, se shkruesit e saj kanė qenė ata mendje tė indoktrinuara e mediokre, tė cilėve vetė ai u ka bėrė karikaturėn (Niko Karapataqi, nė “Shkėlqimi dhe rėnia e shokut Zylo”). A mos vallė, sipas Dritėroit vetėm kritikėt dhe studiuesit socrealistė e paskėshin tagrin pėr shkencė tė besueshme? Si erudit, Agolli e di mjaft mirė, se sot ka baza metodologjike bashkėkohore evropiane dhe aspak ideologjike, si nė komunizėm, sikundėr se ka studiues tė rinj (jo akademikė) qė i njohin mirė si letėrsinė shqipe, ashtu edhe traditat e ndryshme tė hulumtimeve shkencore.
Mandej nė thellim tė argumentit tė tij, D. Agolli arsyeton se rishkrimi do tė nisė “qė nga periudha e Buzukut. Atėherė do tė rishikosh edhe Buzukun, kur me tė ėshtė marrė edhe Ēabej? Tė gjithė ata autorė qė kanė zėnė vend nė historinė e letėrsisė shqiptare, si Naim Frashėri, Mjeda, Ēajupi, Migjeni etj. Ata mund tė shkarkohen nga politizimet, por jo ana artistike e tyre”.
Nuk e di pse e ka kėtė kasavet D. Agolli, pasi vetė e pranon, se edhe nė shkrimet e vjetra shqipe ka patur ideologjizime. Dhe kur njė shkencė ka ideologjizime e politizime, ajo manipulohet drejtpėrdrejt nė thelbin e vet shkencor dhe meriton tė rishkruhet e rikonceptuar jashtė tabuve politike. Pra, letėrsia shqipe duhet tė rishkruhet rishtaz qoftė pėr periudha tė tėra, qoftė duke u rishikuar, nė akord me qasjen dhe hulumtimet metodologjike shkencore. Sepse fryma e flligėsht e dogmės komuniste ka depėrtuar nė tė gjitha qelizat qė pėrbėjnė kodin e evolucionit tė formacioneve stilistike. Dhe D. Agolli e di mirė se nuk ėshtė fjala pėr dokumentet e shqipes nga “Formula e pagėzimit” deri tek Koliqi, por pėr ēlirimin e shkencės dhe studimeve mbi letėrsinė nga historicizmi, doktrinat politike apo ideologjike, ashtu siē e pati shtruar dikur Viktor Shkllovskij konceptin e tėhuajėsimit (otstranjenjie). Kjo ėshtė po aq e qartė, siē ėshtė i qartė dhe pohimi se historia e letėrsisė nuk ėshtė njė tufė dokumentesh tė thata fosile pėr t’i varur nė muret e muzeve epokalė. Natyrisht qė letėrsia e periudhės sė socializmit, siē e pohon dhe Dritėroi, ka politizime tė skajshme. I gjithė problemi qėndron se kjo letėrsi e importuar nga modelet sovjetė, e alienuar nė njė realitet qė nxiste perversion psikologjik dhe shpirtėror, nuk ka patur asnjėherė lidhje me zhvillimet procesuale tė kodit artistik tė letėrsisė shqipe parashkrimore dhe shkrimore. Letėrsia socrealiste e prodhuar nėn imitacionin e huaj, nuk ka patur as identitet, as gjuhė, as logjikė tė shėndoshė njerėzore dhe ajo duhet parė si njė krim i organizuar terrorist mbi njeriun nė pėrgjithėsi. Po t’ia hynim njė ndėrmarrjeje tė tillė, ajo ėshtė lehtėsisht e vėrtetueshme ndėr mijėra e mijėra vėllime – njė sagė e tėrė turpi. Tė mos shtiremi e t’i bėjmė njėri-tjetrit palaēon, sepse janė gjėra tė vėrtetueshme pa farė zori dhe se kujtesa jonė nuk ėshtė njė kujtesė peshku.
Nėse ka patur shkrimtarė tė ndikuar nga fashizmi, ata tragjizmin e tyre e kanė vuajtur nė planin moral e mendor si njerėz, kryesisht tė joshur e tė deziluzionuar nga ideja e hegjemonizmit kulturor. Ata u manipuluan me falsifikimin e idesė mbi tė mirėn sipas fashizmit, por ama ka njė dallim thelbėsor nga manipulimi komunist i idesė mbi tė mirėn. Nė tėrėsi, pėrveē qėndrimit pro, asnjė shkrimtar profashist nuk e ka vėnė veprėn e tij letrare nė shėrbim tė fashizmit. Himleri thoshte se fshirja e hebrenjve nga faqja e dheut nuk ėshtė ēėshtje gjenocidi, por ēėshtje higjiene parazitėsh, e ngjashme me shfarosjen e morrave. Por askush nuk mund ta gjejė jehonėn e kėtyre ideve raciste nė artin filozofik a letrar tė Martin Hajdegerit, Karl Shmidit, Gotfrid Benit, Benedeto Kroēes, Ezra Paundit, Knut Hamsunit, Robert Muzilit, Luis-Ferdinand Selinit, Ernest Koliqit apo tė pater Anton Harapit. Vepra e tyre ėshtė vetėm se artistike, me vlera edukative tė gjithėkohshme, mbarėnjerėzore. Qėndron krejt ndryshe me edukimin djallėzor komunist tė shkrimtarėve, tė cilėt, papushim iu bėnė jehonė dhe mbėshtetje manipulimit komunist tė idesė mbi tė mirėn, duke na i paraqitur tė mira tė gjitha punėt e zeza. Prandaj krimi komunist qe mė i rrezikshėm, sepse ishte i paparashikueshėm pėr viktimat e tij tė ardhshme, ngase ēdo njeri, nė ēdo moment mund tė pėrftonte cilėsitė e hamendėsuara tė armikut.
Shkenca e Historisė sė Letėrsisė duhet tė merret me rishkrimin fundamental tė periudhave tė saj, veēanėrisht epokėn 45-vjeēare tė dogmės dhe, nėse Dritėro Agolli kėmbėngul se ajo ka vlera tė mėdha, ato patjetėr duhet t’u nėnshtrohen kritereve shkencore, qoftė edhe duke “pasqyruar tė gjitha anėt e aktivitetit tė autorėve”. Nė gjykimin tim edhe brenda aktivitetit politik duhen bėrė dallime logjike nė frymėn e situatės dhe rrethanave qė na diktojnė sjelljet dhe gjestet, pa druar se njė qasje e tillė mund tė na shpjerė mė fort nė anė tė psikologjisė dhe psikopatologjisė, se sa nė anė tė shkencave letrare. P.sh., duhen pasqyruar pa dashakeqėsi rrethanat politike qė e sollėn Dritėro Agollin, Kryetar tė Lidhjes sė Shkrimtarėve nė fillim tė viteve shtatėdhjetė; si i ka mbrojtur ai shkrimtarėt nga persekutimi, internimi, pushkatimi e ndalimi gjatė periudhės qė ka qenė kryetar i tyre dhe, nė tė njėjtėn paralele tė faktorėve, duhet gjykuar momenti se si u bė Ernest Koliqi Ministėr i fashizmit. Duhet hulumtuar, pėr shembull, si ka ndikuar Dritėroi nė edukimin e ndjenjės estetike, atdhetare a humane tė lexuesit tė njomė, pėr ta dashur apo urryer partinė dhe komunizmin enverist, pėrderisa njė fatos a pionier, as idenė s’ia ka se ē‘ėshtė partia! Prandaj njė pjesė tė madhe tė meritės nė dashjen apo urrejtjen e partisė dhe Enverit e ka, padyshim, edhe Dritėroi. Duhet gjykuar me po kėto parametra arti letrar i Koliqit, shfrytėzimi qė i bėri ai fashizmit pėr tė tejmbushur gjithė Kosovėn me shkolla shqipe, mėsues nga Shqipėria dhe libra shqip; duhet theksuar e vėrteta se ai ishte strategu i big-bangut kulturor e arsimor nė Kosovė dhe se kosovarėt pėr kėtė duhet t’i kishin ngrehur njė pėrmendore tepėr tė lartė e tė ēmuar. Duhet theksuar, sidomos, se sa njerėz tė kulturės ka shpėtuar Koliqi nga pėrndjekja e pushkatimi, pėrfshij kėtu edhe shkrimtarin e majtė antifashist, Petro Marko.
Duhet theksuar nė Historinė e Letėrsisė shqiptare edhe njė dukuri vendimtare - dukuria se ka asi njerėzish qė e pėrdorin pushtetin si marionetė pėr tė realizuar qėllime madhore atdhetare (siē e pėrdori Koliqi fashizmin), sikundėrse ka marioneta tė pushtetit, qė pėrdoren si vegla pėr tė shtypur tė tjerėt. Dhe sidomos duhet theksuar fakti se Koliqi nuk ka qenė asnjėherė anėtar i partisė fashiste, ndėrsa Dritėroi ka qenė komunist, anėtar i KQ tė PPSH, deputet, nė majė tė kupolės sė kuqe.
Ēėshtja nuk qėndron tek diktaturat e majta apo tė djathta (tė cilat nuk i ka njė individ nė dorė). Ēėshtja qėndron tė mos dalėsh i pėrlyer si njeri dhe si artist nga murtaja e kaftė apo e kuqe, dhe sigurisht, tė mos ndotėsh thelbin artistik tė veprės tėnde. Kėto janė ēėshtje qė shkojnė shumė larg detyrės sė njė historiani tė letėrsisė dhe zor se dialektika e tyre do tė pėrkapet ndonjėherė. Megjithatė e riformulojmė prapė idenė tonė: estetika i paraprin etikės dhe jo anasjelltas. Njė edukim monstruoz socrealist ka tė pashmangshėm konstruktin shpirtėror etik. Estetika ėshtė shkaku, etika – pasoja. Dhe i brumosur me kėtė estetikė, edhe pasi tė ketė kaluar hipnoza ideologjike, njeriu vijon tė mbetet gjatė gjithė jetės komunist, pa e vėnė re kėtė perversion, pa ndjerė keqardhje, pa ndjerė brerje ndėrgjegje, pa ndjerė nevojė pėr falje. Pėrkundrazi, shembulli shqiptar pėrbėn aktin mė agresiv tė arrogancės. Sepse nė kėtė vend ku janė bėrė tėrė paudhėsitė e botės, jo vetėm qė nuk doli kush tė lypė njėherė ndjesė, po pėrkundrazi, po na mėsojnė pedagogjikėn e brutalitetit, tė mashtrimit dhe alibisė, e cila e redukton pėrfytyrimin tonė nė legjitimimin e tė drejtės natyrore tė mishngrėnėsve mbi barngrėnėsit. Ja pra pse nuk ka peshė sot fjala! Sepse ajo pėrdoret pėr tė artikuluar servilizmin apo interesat banale tė klaneve apo partive, sepse dikush ka kurajėn, por nuk ka kthjelltėsinė e dikush tjetėr e ka kthjelltėsinė, por nuk ka burrėrinė pėr ta thėnė troē. Kėsisoj fjala dhe njeriu janė shndėrruar nė skllevėr tė njėri-tjetrit, pa e njohur as njėri, as tjetri ēlirimin e madh kur fjala mishėrohet me tė vėrtetėn e pakushtėzuar nga varėsia e rrethanave, interesave dhe personave.
Identifikuar
..--..--..
Gjysem BalkanWebs
***
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 2361

**************************************************

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #3 : 05/12/08, 16:04 »
0

Nė Shqipėri nuk ka shkrimtarė bashkėkohorė


( 13/09/08) Behar Gjoka

Termi letėrsi bashkėkohore, tė paktėn siē ėshtė shėnuar nga historiografia e shqipes gjer mė tash, pėrpos se i paqartė si nivel shėn
jimi dhe pėrfaqėsimi, dukshėm ka ndėrfutur edhe alternativėn e pėrjashtimit tė mėnyrave jo zyrtare tė shprehjes letrare, pra edhe tė letėrsisė sė kultivuar jashtė kufijve shtetėrorė. Ky tipar mohues, aspak i frytshėm nė lidhje me letraren, madje rrudhės dhe i njėanshėm, bėhet i prekshėm edhe nga njė vėshtrim i shpejtė i trajtesave, akademike apo tė mjediseve tė tjera tė shqyrtimit tė letėrsisė, ku ende si letrare bashkėkohore, vijon qė tė kundrohet pėrgjithėsisht dhe vetėm krijimtaria e I. Kadaresė, D. Agollit, R. Qoses, F. Arapit etj. Pra, kryesisht segmenti letrar i ligjėruar nė periudhėn e realizmit socialist, dhe nė shumicėn e vet i formatuar sipas kodeksit tė atij modeli. Po ashtu, ithtarėt e lėnies nė harresė tė vlerave letrare, gjithėhapėsinore, me po atė mėnyrė mungesore shqyrtimi dhe verifikimi letrar, nuk i kanė kushtuar vėmendje, madje pothuajse shpėrfillen rrafshet e tjera letrare, ligjėruar nė gjuhėn shqipe, brenda dhe jashtė shtetit "amė". Vihet re gjithashtu, se koncepti letėrsi bashkėkohore, gjithnjė sipas emėrtesės zyrtare, tė endur para viteve 90', por tė mbajtur nė kėmbė edhe gjatė kėsaj ndėrkohje, reflekton edhe "shijen e mbrapshtė tė leximit", njė sugjerim i T. Eliotit, dhėnė nė fillim tė shekullit tė kaluar, duke anashkaluar kėshtu letraren me vlera, qė lėvrohet nė trojet etnike, nė diasporė, por edhe ēdo gjurmė letrare, tė ndryshme nga modeli socrealist, shkruar brenda vendit. Ka ardhur momenti, nė mos edhe ka kaluar, qė tashmė nėn termin letėrsi bashkėkohore, natyrisht pėr dallim nga letėrsia e sė kaluarės, afėr dhe larg, tė pėrfshihen tė gjitha alternativat dhe shenjat letrare qė janė shkruar nė gjuhėn shqipe. Kuptohet se rrekja pėr ta parė nė kėtė ndėrlidhni vjen edhe nga sugjerimi i Umberto Eco-s, teksa shprehet: "Letėrsia, duke dhėnė ndihmesė pėr tė formuar gjuhėn, krijon identitet dhe bashkėsi", tek libri "Pėr Letėrsinė", ēka i rreth-qarkon tė gjitha alternativat letrare tė shkruar nė gjuhėn shqipe, por nga njė pėrqasje verifikuese dhe interpretuese, shqyrtimi dhe pėrgjithėsimi, qė letėrsia bashkėkohore pėrfshin:
A - Letėrsinė zyrtare tė realizmit socialist, me autorėt mė tė njohur si: Kadare, Agolli, Qosja, Arapi etj., tė cilėt pėrveē krijimtarisė nė shėrbesė tė kohės dhe sistemit nė fuqi, herė-herė, realizuan edhe vepra qė i kundėrqėndrojnė modelit zyrtar, natyrisht pa e shpallur kundėrshtimin e tyre.
B - Letėrsinė e trojeve etnike, e lėvruar nė rrethanat specifike, pra nė mungesė tė lirisė kombėtare, qė megjithatė i kapi majat me shkrimin letrar tė A. Pashkut, A. Shkrelit, F. Gungės, Rr. Dedajt, A. Podrimes, B. Musliut, D. Mehmetit etj.
C - Letėrsinė e diasporės sė re, njėra prej alternativave befasuese tė shkrimit nė gjuhėn shqipe, e cila e mbėrriti zenitin e vet me veprėn letrare dhe studimore tė A. Pipės dhe M. Camajt.
D - Letėrsinė anti-zyrtare ose tė disidencės, qė edhe kundėrshton hapur socrealizmin, por edhe sendėrton njė poetikė tjetėr, ēka zė fill me S. Malishovėn dhe M. Kokolarin, dhe arrin kulmin me K. Trebeshinėn, B. Xhaferrin, F. Reshpen etj. Pėrveē kėtij kuarteti thelbėsor, nė pėrfaqėsimin e letėrsisė bashkėkohore, nė kėtė sintagmė gjithėpėrfshirėse, me domosdo futen edhe librat e botuar mbas viteve 90', qė i pėrkasin njė breznie dhe mendėsie tjetėr, e cila tenton qė tė sjellė gjurmė dhe shenja letrare, madje edhe rropama hipotetike avanguardiste (pararoje), por me tekstet e botuar gjer mė tani, ende nė kuptimin letrar, s'ia ka arritur qė t'i shkėpusė penjtė me letėrsinė e mėparshme. Megjithatė shėnon njė sprovė qė lajmėron ndryshime thelbėsore. Krahas vlerės sė prekshme, nė jo pak tekste tė secilės alternativė letrare, por edhe ndryshimit tė ndėrmjetshėm tė tyre, ky pentagram i letrares bashkėkohore, nė shumicėn e vet, ka endur dhe fuqizuar edhe refuzimin estetik, njė term ky i shpallur prej Ibrahim Rugovės, rreth viteve 80', gjurmė dhe kod i prekshėm si praktikė shkrimore, nė tė gjithė historinė e letėrsisė shqipe, pa pėrjashtim, qysh nė zanafillė e deri nė ditėt e sotme. Refuzimi estetik ose thurja e estetikės sė refuzimit estetik, i pranishėm nė tė gjitha periudhat e letrave shqipe, pėr arsye diturake apo atdhetare, pra duke e shmangur letraren fare hapur dhe me krenari, nė letėrsinė bashkėkohore, tanimė kur mbizotėrojnė rrafshet sociale, fetare dhe ideologjike, qė e mėrgojnė artin dhe vlerėn letrare, gati nė humnerat e mosqenies, ka fituar peshė specifike. Themeli i estetikės sė refuzimit estetik, gjendet sidomos nė vatrėn e realizmit socialist, pėr shkak tė kohėzgjatjes dhe hapėsirave tė ndikimit tė tij, po ashtu edhe pėr arsye tė institucionalizimit shtetėror tė tij, por sidomos pėr arsye se ky model u projektua dhe ideua si tė ishte i pėrjetshėm dhe nė krye tė letrave shqipe, gjithėkohore dhe gjithėhapėsionre.
Pasojat
Ngjizja e refuzimit estetik pėr vite me radhė pati pasoja tė shumėfishta:
- Tė pėrjashtimit tė ligjėrimit letrar tė deri asokohshėm, pėr shkak tė pėrmbajtjes dhe formėsimit letrar, si dhe tė shpalljes si reaksionare tė veprės sė F. Konicės, Gj. Fishtės, Z. Skiroit, E. Koliqit, A. Santorit, A. Xanonit, E. Haxhiademit etj. - Tė leximit me "kufizime ideore" tė pjesės dėrrmuese tė letėrsisė sė hershme shqipe, tė kuartetit verior, me Buzukun, Budin, Bardhin, Bogdanin, pa harruar edhe italo-arbėreshin Lek Matranga, herė antifetare dhe herė fetare, pra pėrgjithėsisht duke ia mohuar shenjat letrare, po ashtu edhe tė leximit dhe shqyrtimit me syzet e kleēkave ideore tė veprės letrare tė J. De Radės, N. Frashėrit, A. Z. Ēajupit, A. S. Drenova (Asdreni), N. Mjedės, M. Gj. Nikollės (Migjeni), L. Poradeci, M. Kuteli etj.
- Tė lulėzimit tė njė arti mediokėr, nė shumicėn e vetė i shpėrndėrruar nė parullė dhe shėrbesė e pastėr, pėr nevojat e sistemit komunist, qė pati si busull orientimi dhe frymėzimi metodėn e realizmit socialist.
- Tė zhvillimit tė njė letėrsie ndryshe, nė frymė dhe poetikė, madje nė kundėrvėnie tė hapur me sterilizimin gjuhėsor dhe letrar tė socrealizmit, i cili nė fakt pėrpos vlerave tė prekshme letrare, sendėrgjojė edhe letėrsinė e anti-parullės, pra kryesisht si kundėrvėnie ndaj modelit zyrtar. Faktet letrare tė krijuara prej Z. Zorbės, F. Reshpes, nė poezi, K. Trebeshinės, nė dramatikė dhe nė prozėn e gjatė, B. Xhaferrit, nė poezi dhe prozė, e ndonjė tjetėr, pėrveē shenjave dhe vlerave letrare tė njėmendta, madje qė e pasurojnė poetikėn e shqipes, megjithatė ka gjasa tė mjafta qė nė shpėrfaqjen tėrėsore, realisht tė sendėrgjojė edhe estetikėn e kundėrshtimit tė estetikės sė brendisė, pra duke rrėmihur kėshtu edhe ata vetė bazamentin real tė estetikės sė mosrefuzimit estetik.
Letėrsia etnike
Letėrsia e trojeve etnike, ndonėse aty pėrvijohen shenja tė mirėfillta letrare, tė kumteve dhe kumbimeve moderne, ku pėrveēohen natyrshėm proza dhe dramatika e A. Pashkut, poezia e A. Shkrelit, Rr. Dedės, F. Gungės, A. Podrimes, B. Musliut, D. Mehmetit, S. Hamitit, E. Bashės etj, dramatika e E. Kryeziut dhe T. Dervishit, duke shėnuar kėshtu njė mozaik letrar tė vetėmjaftueshėm. Ky segment, jetik dhe esencial pėr mbijetesėn e letrares, nė poezi dhe studimet letrare pėr shekullin e kaluar, njėri nga shenjėzimet mė adekuate tė literaritetit nė gjuhėn shqipe bashkėkohore, megjithatė bart edhe fatin e lirisė sė munguar, pra si ndikim i pashmangshėm i konteksteve tė rrudhjes sė estetikes. Kuptohet se jemi nė situatėn e mosdėshirės dhe tė detyrimit, madje tė pengimit tė letrares prej kėtyre rrethanave, tė cilat sugjerojnė edhe refuzimin estetik, tė njė estetike tė projektimit tė atdheut tė lirė nga skllavėria, gjė qė nė fakt shpalon praninė e refuzimit estetik nga nevoja, ēka ka ngjarė edhe mė pėrpara nė letrat shqipe. Nga ana tjetėr, letėrsia e diasporės sė hershme dhe tė vonė, ku pėrveēse shenjohen vlera tė mirėfillta letrare, ku dallohen pėr nivel tė ngritur vepra letrare dhe studimore e Arshi Pipės, Martin Camajt, qė nuk ka tė bėjė as me modelimet zyrtare tė socrealizmit, as me rrekjet anti-zyrtare tė disidencės, pėrkundrazi ėshtė njė shtrat letrar, madje i ngjizur me poetikė dhe estetikė vetjake. Porse, edhe kjo vatėr letrare e njėmendtė, nė mungesė tė dheut amė, tė ndikimit nė atmosferėn letrare tė kohės, kryesisht tė konteksteve pėrmalluese, andaj nė jo pak raste nė krijimtarinė e tyre projektohet atdheu imagjinar, atdheu i munguar, pra duke shpallur njė tipologji tjetėr tė refuzimit estetik, refuzimin nėpėrmjet idealit atdhetar, tė pranishėm si dukuri nė letrat shqipe tė shekullit tė XIX. Prania e vlerave letrare, nė secilėn alternativė tė mėsipėrme, e po ashtu edhe e tipologjisė sė refuzimit estetik, qė buron dhe vjen si pasojė e ndikimit tė fuqishėm tė rrethanave dhe konteksteve jashtėletrare, porse ligjėrata pėrmbi letraren bashkėkohore, kurrsesi nuk synon goditjen e letrares, por vetėm sugjeron ndarjen e saj nga jo letrarja, dhe shmangien nga verifikimi letrar i faktorėve jashtėletrarė. Mbi tė gjitha, me domosdo dhe sa mė shpejt duhet kryer sqarimi i rrethanave tė ekzistencės dhe ligjėrimit letrar si refuzim estetik, me tė gjitha format e shpėrfaqura, nė tė kaluarėn dhe tani, i cili do tė ndihmonte jo pak pėr t'u kthjelluar nga marrėzia e gjenive dhe kryeveprave qė linden ēdo ditė, sipas opinionistėve tė gjithėdijes, dhe realisht tė mediokritetit letrar qė pėrcjellin tekstet, tashmė nė hapėsirat e lirisė sė dėshiruar.
Letėrsia sot
Refuzimi estetik i dikurshėm, institucional dhe pėrdhunues, qė i nxori letrat shqipe nga binarėt e ligjėrimit natyral, nuk ėshtė shumė larg refuzimit estetik tė tanishėm, krenar dhe me mungime tė theksuar vlerash letrare, qė kėrkon me shumė forcė famėn dhe synon ta determinojė skenėn letrare tė shqipes, kryekėput me "vlera" tė dyshimta letrare. Refuzimi estetik, pra pėrdorimi i letrares pėr qėllime komerciale, politike, fetare, krahinore dhe ideologjike, pėr tė arritur famėn e munguar me shpejtėsi rrufe, nga rregull i pranishėm i letrave shqipe nėpėr kaq e kaq vite, tashmė ėshtė kthyer nė ideal, natyrisht nė njė ideal absurd qė merr pėrsipėr qė ta shporri letraren pėrgjithmonshėm nga mjediset shqipfolėse. Sugjerimi i Todorov, "pėr njė kthim nė letėrsi" ėshtė thirrje dhe nevojė e ligjėrimit letrar nė gjuhėn shqipe. Lirimi i letrares, i shenjės pėrfaqėsuese tė saj dhe jo i ēdo libri qė emėrtohet si letėrsi, ēka e bėnė tė nevojshme edhe pėrveēimin qė do tė duhet sqaruar pėr shpėrdorimin e termit letėrsi, qė tashmė nė mjediset shqipfolėse shėnon ēdo "fluturim pindarik" dhe "marrėzi heroike", pėr tė ardhur tė letrarja si atribut estetik, kudo qė gjendet, pavarėsisht kohės dhe hapėsirės, mėnyrės dhe modelimeve letėrsishkrimore, e po kaq edhe prej prangosjes sė vlerės sė hierarkisė letrare, njė hije dhe zgjatim pengues edhe nė kėto vite, por edhe tė leximit biografik dhe sociologjik tė saj, mbase do tė shėnonte zanafillėn e lėvrimit letrar vetėm si estetikė, e jo si dobi dhe nevojė, ēka do ta fiksonte pėrfundimisht si normė artistike pėrfaqėsimi, refuzimin estetik
Marre prej gazets Shqiptare
Identifikuar
..--..--..
Gjysem BalkanWebs
***
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 2361

**************************************************

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #4 : 05/12/08, 16:04 »
0

Historia e letėrsisė duhet rishkruar tėrėsisht
Nga Celo Hoxha
Sot tė gjithė i largohen diktaturės. Edhe ata qė e ideuan, e ndėrtuan dhe punuan pėr ta bėrė tė pėrjetshme nuk pėlqejnė tė identifikohen me tė.

Vendin e djallit nė shpirtin e veglave tė diktaturės tani e ka zėnė hipokrizia, por, kur shiten si heronj ose duan tė konsiderohen tė tillė, e kalojnė masėn. Me kėtė veprim shkelet vija e kuqe, qė ata e kanė rreptėsisht tė ndaluar ta prekin.

Shkrimtarėt e realizmit socialist, pėr shembull, nuk kanė pse vėnė kujėn kur dėgjojnė frazėn “rishkrim i historisė sė letėrsisė”. Rishkrimi nuk nėnkupton mėnjanimin e “periudhės sė realizmit socialist” apo fshirjen e saj, gjė tė cilės i trembet Dritėro Agolli nė intervistėn e 8 shtatorit nė gazetėn “Panorama”, por shkrimin real tė saj. Askush, nga ata qė janė shprehur pro rishkrimit tė historisė, nuk ka deklaruar ose nuk ka lėnė tė kuptohet se rishkrimi do tė bėhet duke “mėnjanuar” ose “fshirė”, siē “ka dėgjuar” tė thuhet zoti Agolli.

Ndoshta zoti Agolli ka dėgjuar zėrin e tij tė brendshėm, metodėn e realizmit socialist tė shkrimit tė historisė sė letėrsisė shqipe, e cila la jashtė saj vepra dhe autorė tė caktuar, vetėm pse nuk pėlqeheshin prirjet e tyre politike.

Pika mė e nxehtė e rishkrimit tė historisė sė letėrsisė do tė jetė periudha e realizmit socialist, sepse autorėt e saj, nė njė histori letėrsie profesionale do tė humbasin rolin e patriarkut, tė cilin, nė mėnyrė tė pamerituar, e kanė ruajtur deri mė sot. Dritėro Agolli dhe shokėt e tij nuk mund ta pranojnė dot faktin se brezat e rinj, nė u rėntė rasti tė merren me ta, mund t’i pėrcaktojnė si “bori propagandistike tė diktaturės komuniste” dhe jo si “shkrimtarė”.

Pėr tė kuptuar dhe mė pas pėr tė shkruar pėr realizmin socialist dhe shkrimtarėt e kėsaj rryme duhet tė njohim dy gjėra thelbėsore: ēfarė ishte metoda e realizmit socialist dhe cili ishte roli i shkrimtarit nė shoqėri, si promovohej ai, si trajtohej, si orientohej, si organizohej etj.

Realizmi socialist, nė njė pėrkufizim flesh nga fjalori i shqipes (1984), ėshtė metodė artistike e letėrsisė dhe artit socialist, e cila, duke u mbėshtetur nė botėkuptimin marksist-leninist, e pasqyron me besnikėri realitetin historik nė zhvillimin e tij revolucionar dhe ka pėr qėllim edukimin komunist tė masave. Ky mund tė mos jetė pėrkufizimi mė profesional i kėsaj metode, por institucionet artistike shqiptare dhe shkrimtarėt e artistėt vepronin sipas kėtij parimi. Pavarėsisht interpretimeve qė iu bėhen sot disa veprave tė caktuara, qėllimi i vėrtetė i tyre ka qenė “edukimi komunist i masave”.

Kushti i parė qė tė ishe shkrimtar nė Shqipėri gjatė diktaturės ishte pėrshtatja me metodėn e realizmit socialist, kush nuk e bėnte kėtė, jo vetėm qė nuk kishte tė drejtė botimi, por internohej, futej nė burg apo dėnohej me vdekje. Vetė Dritėro Agolli ka kritikuar si “liberalė” njė tufė shkrimtarėsh dhe artistėsh nė korrik 1973, nė Plenumin e Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė: Minush Jeron pėr dramėn “Njollat e murrme”, Faslli Halitin pėr poemat “Dielli dhe rrėketė”, piktorin Edison Gjergo pėr “Epika e yjeve tė mėngjesit” dhe “Portreti i punėtorit”, Ali Osekun pėr “Shqipėria”, Maks Velon pėr “Peizazhi i pranverės”, regjisorin Mihal Luarasi, apo Kujtim Spahivoglin pėr vepra regjisoriale dhe “devijatorin e djathtė dhe elementin antiparti”, Fadil Paēramin – pėr gjithēka. Kėta “devijatorė” dhe shumė tė tjerė para e pas tyre u internuan, burgosėn ose u dėnuan me vdekje. Shkrimtarėt si Agolli promovoheshin nė bazė tė veprave propagandistike, u jepej leje krijimtarie, shtėpi e bollshme me dhomė pune ose studio nė rastin e piktorėve dhe artistėve, ose bėheshin edhe deputetė e anėtarė tė Komitetit Qendror tė Partisė sė Punės. Orientimi i kėtyre shkrimtarėve dhe artistėve ishin sloganet e partisė apo fjalimet e diktatorit. Unė kam lexuar me dhjetėra fjalime tė Dritėroit dhe tė tė tjerėve, kur ata citojnė orientimet e marra nga partia apo diktatori. “Nė kėtė plenum partia vuri detyra tė mėdha para artit tonė, para ēdo shkrimtari dhe artisti, pėr tė krijuar vepra tė frymėzuara nga jeta, puna dhe lufta e popullit tonė pėr ndėrtimin e socializmit”, - deklaroi Dritėro Agolli, nė plenum, si kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve.

Lidhja e Shkrimtarėve dhe Artistėve ka qenė katėrcipėrisht e ngjashme me Sigurimin e Shtetit: njė grup fanatikėsh tė regjimit qė punonin me pėrkushtim pėr ta mbrojtur atė nga “devijatorėt” dhe “armiqtė”. Ashtu si Sigurimi, Lidhja mblidhte fakte dhe ofronte ekspertizė pėr gjyqet politike.

Dritėro Agolli deklaroi nė intervistė se historia e letėrsisė duhet pasuruar, jo rishkruar, por ai me kėtė nėnkupton futjen nė tė tė autorėve dhe veprave qė historianėt e letėrsisė komuniste lanė jashtė. Ai ka tė drejtė, kjo ėshtė logjika e tranzicionit: njė shoqėri ku tė kenė tė njėjtin status edhe xhelati, edhe viktima.

Kur tranzicioni tė marrė fund, kėto raporte do tė ndryshojnė. Mirėpo ai nuk merr fund vetiu, fillimisht duhet qė dikush t’i ndryshojė kėto raporte.


Marre prej gazets Temaonline
Identifikuar
..--..--..
Gjysem BalkanWebs
***
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 2361

**************************************************

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #5 : 05/12/08, 16:04 »
0

Drejtori i Qendrės sė Studimeve Albanologjike shprehet se sot nuk ekziston njė histori e mirėfilltė e letėrsisė

Historia e Letėrsisė ėshtė dėshpėruese pėr autorėt qė kanė qenė roje tė piramidės

Marashi: Ja arsyet pėrse duhet riparė Historia e Letėrsisė Shqipe

Nė syrin e studiuesve, periudha gati 18-vjeēare pas pėrmbysjes sė regjimit komunist ėshtė relativisht e vonė pėr tė hartuar Historinė e Letėrsisė Shqipe, e cila pėr gati 40 vjet qėndroi e paralizuar krejtėsisht nga diktatura. Kėsisoj, sipas studiuesve, sot nuk ekziston njė histori e mirėfilltė e letėrsisė. Drejtori i Qendrės sė Studimeve Albanologjike, Ardian Marashi, flet nė njė intervistė pėr ATSH-nė pėr domosdoshmėrinė e rishikimit dhe hartimit tė Historisė sė Letėrsisė Shqipe. Epoka e realizmit socialist, e cilėsuar si "epoka mė e pasur letrare", nuk kishte vend pėr ata autorė, tė cilėt me shkrimet e tyre nuk pėrēonin ideologjinė komuniste. Nė tekset letrare dhe akademike u vendosėn vetėm ata autorė qė pėrēonin njė tekst tė caktuar tė regjimit ose pėrcillnin nė poezi fjalėt e njė mitingu tė caktuar, shkrime nė gazeta dhe fjalime programatike tė udhėheqėsve. Ndaj jo mė kot, Historia e Letėrsisė Shqipe aktuale konsiderohet si letėrsia e tunelit, e burgut, e mėrgimit. Nė njė kohė kur autorėt me pasuri dhe vlera kulturore si Mid'hat Frashėri, Martin Camaj dhe Zef Zorba dhe plot autorė tė tjerė, ndoshta dhe mė tė rinj, mbetėn tė pabotuar, tė shtrėmbėruar, tė harruar. Po tė vėmė re, thotė studiuesi Marashi, letėrsia nuk mbetet e diferencuar nga shoqėria shqiptare gjatė periudhės sė realizmit socialist. "Presioni pėr lirinė e shprehjes u zhvendos dhe nė sferėn kulturore, qoftė kjo letrare. Pra, atė pengesė qė kishte individi pėr tė shfaqur mendimet e tij, atė pengesė hasi dhe shkrimtari pėr tė publikuar veprat e veta", thotė ai, ndėrsa shton se pavarėsisht se njė shkrimtar mund tė kishte vdekur, ai nė veprat e tij gjykohej se kishte pasur gabim qė nuk e kishte njohur partinė para se ajo tė lindė dhe ishin shprehur gabim kundėr saj. "Ajo qė ėshtė mė specifike ėshtė se tė gjitha kėto spastrime dhe kėto ndėshkime u bėnė dhe mė pas u ligjėruan", nėnvizoi z. Marashi.


-A lind nevoja tė hartohet njė Histori e Letėrsisė Shqipe?


Tashmė ka kohė qė pritet njė histori e re e letėrsisė shqipe, pasi vėllimi i vetėm i kėsaj historie, i vetmi botim qė vazhdon tė ekzistojė, ėshtė njė libėr qė ēmėsonte mė tepėr se sa mėsonte. Pra relativisht autorė, tė cilėt ishin tė trajtuar nė tė si Naim Frashėri, Ēajupi, etj, ne i njihnim tashmė dhe materialet e autorėve tė tjerė tė trajtuar ishin dizinformuese, pėr tė mos thėnė qė shumė prej tyre nuk ekzistonin. Problemin mund ta konsiderojmė si madhor, pasi gjithė studiuesit janė shtangur pėrpara nevojės pėr tė realizuar njė Histori tė Letėrsisė Shqipe dhe pėr tė plotėsuar boshllėqet e mėdha. Ka pasur dhe tentativa pėr tė bėrė njė gjė tė tillė nga autorė, ku mund tė pėrmendim Sabri Hamitin, i cili nė disa vėllime ka nxjerrė njė cikėl studimesh qė shėrbejnė si model pėr tė hartuar njė Histori tė Letėrsisė Shqipe.

-Cilat janė periudhat tė cilat duhen trajtuar si bėrthama e kėtij problemi?

Nė fakt ajo qė mund tė konsiderohet si baza e rishikimit janė kapitujt, nė tė cilėt Historia e Letėrsisė sė Vjetėr ka ofruar shumė pak material pėr tė mos thėnė fare. Kėtu bėhet fjalė pėr periudhėn pas pavarėsisė (1912) dhe pėr tė vazhduar deri nė ditėt tona. Nė kėtė hark kohor vendoset dhe letėrsia moderne, e cila aktualisht ėshtė e patrajtuar dhe pėrmban pjesėn mė tė madhe tė lexuesve.

-Sipas mendimit tuaj, kush janė shkrimtarėt qė pėrbėjnė histori tė letėrsisė?

Nisur nga njė mendim jo pėrjashtues, ēdo shkrimtar mund tė jetė pjesė e letėrsisė shqipe, meqėnėse ēdo autor nė mėnyrėn e vet kontribuon nė kėtė drejtim. Pastaj, se kush do tė jenė shkrimtarėt tė denjė pėr tė qendruar brenda kornizės sė kėsaj historie, kjo mbetet njė ēėshtje sa subjektive aq dhe objektive dhe besoj se do tė realizohet nė mėnyrėn sa mė dinjitoze. Kėtu do tė jenė tė pėrfshirė dhe autorė, tė cilėt shkruajnė letėrsi shqipe dhe nė viset shqipfolėse si Kosovė, Maqedoni, Mal i Zi dhe trojet arbėreshe.

-Cilėn do tė evidentonit si periudhėn ku ėshtė ndėrprerė ecuria normale letrare?

Vitet 1948, koha e pastrimeve ideologjike tė bibliotekave tė shtetit apo atyre personale. Biblioteka tė tėra u dogjėn dhe autorė tė tėrė u pėrjashtuan nga letėrsia kombėtare. Nga njė pasuri kulturore, shumė shpejt dolėm nė njė varfėri tė skajshme nė leteraturė, qė mund ta konsiderojmė si diēka krejtėsisht tė pakonceptueshme. Ky spastrim i bibliotekave dhe pasurisė tonė kombėtare krijoi atė boshllėkun e madh, shtangjen pėr njė periudhė tė gjatė tė procesit letrar nė Shqipėri. Pėrjashtojmė shkrimtarė si Mitrush Kuteli, i cili vazhdoi tė shkruajė dhe gjatė viteve 1940-1945, pėrgjatė njė periudhe 15-vjeēare, periudhė e errėt pa asnjė prodhimtari letrare. Ndėrsa, nė vitin 1992 lindėn shtėpitė botuese private, tė cilat botuan vepra tė rėndėsishme tė kulturės letrare. Gjithsesi, janė mjaft studime qė duhen kryer, janė shumė vepra autorėve tė ndaluar qė duhen botuar dhe shumė materiale tė humbura, tė cilat duhen plotėsuar. Njė hap i parė ėshtė bėrė, por pėrsėri hendeku studimor ka mjaft pėr tė plotėsuar.

-Nga kush do tė jetė i pėrbėrė grupi i specialistėve, tė cilėt do tė punojnė pėr realizimin e kėtyre teksteve?

Normalisht nė kėtė grup pune tė koordinuar nga Instituti i Gjuhėsisė dhe Letėrsisė do bėjnė pjesė kolegėt e afirmuar si studiues dhe kėrkues shkencor tė letėrsisė, akademikė tė fakulteteve brenda ose jashtė vendit nga Kosova, Maqedonia, nga katedrat e Albanologjisė nė Napoli dhe Kozenca.

-Nė cilėn periudhė duhet tė pėrqendrohen mė tepėr studiuesit dhe specialistėt?

Boshllėqet mė tė mėdha evidentohen nė shekullin e XX-tė. Prandaj nė momentin kur do bėhet njė rivlerėsim i historisė sė letėrsisė, pikėsėpari duhen parė autorėt e ndaluar pėr tė cilėt nuk kemi informacion tė plotė, sidomos ata veriorė, tė cilėt pas zhdukjes sė fesė dhe objekteve fetare dolėn jashtė bibliotekave. Rikthimi i tyre nuk duhet tė jetė fizik qė do tė thotė vetėm, duke vendosur njė libėr nė bibliotekė, por, pas kaq vitesh shkėputje studimore, duhet parė si vinė kėta autorė nė shek XXI. Ky ėshtė njė proces i dyfishtė dhe kėrkon njė punė voluminoze nga ana e studiuesve, sepse duhet bėrė njė rivendosje dhe rivlerėsim i autorėve tė epokės sė kaluar dhe sa produktive janė vlerat e tyre nė njė epokė moderne. Epoka e realizmit socialist u cilėsua si "epoka mė e pasur letrare", ku nė tekstet letrare dhe akademike u vendosėn ata qė pėrēonin njė tekst tė caktuar tė regjimit ose pėrcillnin nė poezi fjalėt e njė mitingu tė caktuar, shkrime nė gazeta dhe fjalime propagandistike tė udhėheqėsve. Duke ndjekur kėtė logjikė, pėr mendimin tim nė kėtė histori pėrjashtohen automatikisht shumė shkrimtarė, tė cilėt e vendosin veten nė Historinė e Letėrsisė Shqipe. Kėta autorė qė i kanė qendruar kėsaj vije e bėjnė mė tė lehtė punėn e studiuesit. Do tė bėhet njė rishqyrtim i terrenit nė bazė tė vlerave tė qėndrueshme.


-Me historinė aktuale tė Letėrsisė sė Shqipėrisė janė edukuar shumė breza, mendoni se ėshtė paksa vonė pėr tė bėrė njė hap tė tillė?


Personalisht mendoj se, kurrė nuk ėshtė vonė pėr tė edukuar njė shije estetike. Edukimi i saj ka filluar me programet e reja nė letėrsi dhe gjuhė shqipe. Tezat e paraqitura duhet tė ofrojnė koncepte bashkėkohore dhe tė mbėshteten nė kriteret e konfirmuara tė studimit letrar aktual, edhe nėqoftėse kjo realizohet pas 4-5 vjetėsh ose diēka mė tepėr. Relativisht ėshtė vonė se do tė ishte mirė sikur e gjithė kjo tė kishte ndodhur nė 1991 pas rrėzimit tė barrierave.

-Nė ēfarė raporti ėshtė vendosur Shqipėria me trojet shqipfolėse?

Ndėrlidhja midis hapėsirave kulturore shqiptare tė ndara politikisht nuk ėshtė shumė organike. Personalisht e shoh pak tė vėshtirė tė ndėrhyjmė menjėherė nė hartimin e Letėrsisė sė Gjuhės Shqipe pėr faktorė qė pėrmendėm mė sipėr. Terreni ėshtė relativisht i studiuar, por qė nuk njihet shumė mirė. Pėr tė mos thėnė se, nė Shqipėri nuk njihet mirė letėrsia e vėrtetė pėrfaqėsuese nė trojet shqipfolėse.

-Po shkrimtarėt e brezit tė ri tė pas viteve '90-tė a duhen konsideruar si pjesė e Historisė sė Letėrsisė Shqipe?

Pėr mendimin tim frika e studiuesit bėn qė tė largohen nga kjo letėrsi shkrimtarė, qė janė tė gjallė ose jo, kėtu nuk bėhet fjalė vetėm pėr ata qė kanė konfirmuar njė vepėr mbi 20 volume, por dhe pėr shkrimtarė mė tė rinj. Problem do tė ishte nėqoftėse pėrjashtojmė shkrimtarėt produktivė, tė cilėt janė pranuar si vlera nė hapėsirėn mbarė shqiptare, dhe sot emrat ose veprat e tyre gjenden nė tė gjithė hapėsirėn ku organizohen panaire ndėrkombėtare tė librit. Kėta autorė janė pėrfaqėsues tė epokės moderne me letėrsi tė gjallė, duke bėrė njė lidhje tė natyrshme tė periudhės sė kėputur tė ecurisė normale tė Historisė sė Shqipėrisė dhe kjo orienton letėrsinė drejt zhvillimeve tė reja. Kritikat letrare dhe studiuesit i kanė shumė borxh zhvillimeve aktuale tė letėrsisė shqipe, sepse duke qenė tė detyruar tė merren me ripohimin, rikonfirmojnė dhe rivlerėsojnė vlerat e letėrsisė sė traditės tė periudhave tė kaluara, tė cilat kanė qenė tė ndaluara. Njėkohėsisht Historinė e Letėrsisė Shqipe aktuale mund ta quajmė fare mirė letėrsinė e tunelit, e burgut, mėrgimit. Nė njė kohė kur autorėt me pasuri dhe vlera kulturore si Martin Camaj dhe Zef Zorba dhe plot autorė tė tjerė ndoshta dhe mė tė rinj mbeten tė pabotuar.

-Mendoni se ky hap do tė ngjallte kundėrshtime nga njė pjesė e mirė e shkrimtarėve?

Nė fakt, kam bindje se studiues tė veēantė nuk kanė filluar tė shkruajnė pėr njė letėrsi shqipe, pėr vet faktin se janė trembur dhe nga reagimet qė do tė sjellė ky proces. Reagimi i parė ėshtė ai i pėrfaqėsimit kur bėhet fjalė pėr epokėn e realizmit socialist. Do tė jetė dėshpėruese pėr autorė tė ndryshėm, tė cilėt janė mėsuar tė qėndrojnė nė majė tė piramidės, nėse dikush nuk i pėrmend mė, sepse ata kanė qenė vetėm roje tė kėsaj piramide. Ndofta dhe pėr ndonjė lexues qė nė botėkuptimin e tij vazhdon ta dojė atė koncept letrar dhe atė mėnyrė shkrimi. Nuk duhet tė harrojmė se pėr gati 40 vjet tė paraqesėsh tė njėjtėn formė shkrimesh propagandistike, masa ambientohet dhe do ju duket e vėshtirė largimi ndaj "idealeve tė partisė". Kėto nuk janė probleme qė duhet ta shqetėsojnė njė hartues tė kėsaj letėrsie. Ajo qė duhet t'i vendos pėrpara pėrgjegjėsisė janė objektivat dhe pėrcaktimi i kritereve vlerėsuese.

-Ēfarė qėndrimi ka mbajtur Qendra e Studimeve Albanologjike dhe a ka reflektuar mbi kėtė problem?

Qendra e Studimeve Albanologjike ka pak kohė qė ėshtė krijuar dhe njė nga nismat tona tė para ka qenė angazhimi pėr tė servirur njė vepėr pėrmbledhėse pėrsa i takon Historisė sė Letėrsisė Shqipe. Momentalisht ndodhemi nė njė lloj vėshtirėsie specifike tė letėrsisė, sepse kėtu nuk bėhet fjalė pėr tė plotėsuar njė autor qė mungon, por janė disa breza shkrimtarėsh qė nuk njihen pothuajse fare. Kėto hulumtime duhen kompletuar me studime arkivore, studime direkte tė veprės dhe me vepra qė s'janė tė botuara, tė cilat do ndihmojnė pėr tė dalė nė njė konkluzion. Kjo ėshtė relativisht njė punė e vėshtirė dhe voluminoze dhe e pamundur pėr t'u trajtuar individualisht. Detyrimisht kėrkohet njė grup specialistėsh qė nuk do tė jenė vetėm nga Instituti i Letėrsisė dhe Gjuhėsisė.

-Si do t'i klasifikonit qendrimet e lexuesit tė sotėm?

Lexuesi i sotėm ka 3 qėndrime, njė ėshtė pasiv, ku ai merr gjithēka qė i jepet dhe ėshtė gati tė bluajė dhe gjėrat e reja qė jepen. Nė grupin e dytė, mund tė vendosim lexues tė traditės, tė cilėt janė mėsuar me njė cikėl veprash ose autorėsh, duke kėrkuar nė njė farė mėnyre tė mos dalė jashtė kufijve tė tij tė vetpėrcaktuara. Grupi i tretė dhe i fundit, pret tė rivlerėsojė shumė vepra e autorė, pasi ka konstatuar se ka shumė mangėsi dhe boshllėqe. Mendoj se po presin me padurim qė tė mbivendosen materiale tė reja, me njė sy mė kritik, sepse kėtij grupi nuk ėshtė e lehtė t'i servirėsh gjithēka.

Intervistoi: Anri BALA
Identifikuar
..--..--..
Gjysem BalkanWebs
***
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 2361

**************************************************

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #6 : 05/12/08, 16:04 »
0

At Zef Pllumi, mes dijes, evidencės historike dhe gjuhės
Nga Rudolf Marku
1.

Kur At Zef Pllumi e pat titulluar njėrin ndėr librat e vet “Histori kurrė e shkruese”, atij me siguri nuk i pat shku ndėr mend se me kėtė titull ai ishte duke u pėrfshirė nė debatin e madh se si shkruhet historia, ose, e thėnė ndrysh, pėrngjashėm me titullin e veprės sė vet, se si nuk duhet shkruar historia. Njė debat ky, jo shqiptar, por botnor, qė vazhdon tė zhvillohet sot e kėsaj dite me botime librash nga autorėt mė autoritarė tė fushės sė historiografisė…

Debati mė i madh i shikimit tė Historisė, si njė ndėrtim narrativ i bėrė nga historianėt, ėshtė nėse vlerėsimi i fakteve dhe ngjarjeve dhe reflektimi mbi to i historianit ėshtė objektiv, jo i deformuem, por i bėrė si njė ushtrim nė pėrputhje me shpirtin e kėrkimit tė sė vėrtetės. Arthur Marwick nė librin “Natyra e re e Historise” shkruan se historiani pėrcaktohet nė njė trekandsh me brinjėt ‘dije, evidence dhe gjuhė’. Dije, sepse historiani “nuk e ndėrton tė shkuarėn dhe as nuk

e prezanton tė shkuarėn,” - ashtu siē besohet nė mėnyrė tė gabuar. Historiani prodhon dijen e vet rreth tė shkuarės. Sepse historianet nuk janė as idealistė dhe as materialistė. Historianėt janė thjesht historianė.

Collingwood adapton njėrėn nga thaniet e njohura tė Croces: “E gjithė historia asht njė histori bashkohore”. Nuk asht e vėshtirė tė shihet se as Collingwood e as Croce nuk bajnė dallimin mes asaj qė asht Histori dhe asaj qė asht e shkuar. Collingėood, ashtu si te gjithė tradicionalistėt e historiografisė letrare, madje ashtu si dhe vetė idhulli i vet, Croce, beson se historiani asht njė autor, se historia del e formuar perfekt nga mendja e historianit, duke injoruar kėsisoj se historia asht njė ndėrmarrje bashkėpunimi marrjesh dhe dhanjesh. Nė shkrimin e historisė nuk ka Rembrandts, nuk ka Shakespeare dhe nuk ka Beethoven. Historianėt bien dakord a nuk bien dakord me njani- tjetrin, grinden, kundėrshtojnė njani-tjetrin, kundėrshtojnė vetveten, ndryshojnė dhe ri-pėrcaktojnė pikpamjet e veta. Vepra e historianit asht nė rishikim tė vazhdueshėm, ajo modifikohet, pėrmirėsohet, rishkruhet. Ne nuk do

guxonim qė tė ripikturonim pikturat e Rembrandtit apo ta rishkruanim muzikėn e Beethoven. Por, nga ana tjetėr, historia shkruhet dhe rishkruhet. Vetėm njė mendje e njė ndryshkėsie kokfortė do tė kishte guximin pėr tė mos pranuar rishikimin dhe rishkrimin e historisė.

Ndėrsa njė autor tjetėr, E. H. Carr, tė cilin siē e pėrcakton vetė Arthur Marwick “tė qenunit jo marksist, por stalinist, nuk e ka penguar qė tė mbajė karriken e kryelektorit tė historisė nė Cambridge, nė leksionet me titull “Ēfarė asht historia?”, qė ka mbajtė nė vitet e hershme tė dhjetvjeēarit ‘60, thotė se: “Historia asht njė dialog qė nuk mbaron (an unending dialog) mes se shkuarės dhe sė tashmes”. Ajo ēfarė thotė Carr asht thjesht njė rimarrje e tezės sė Collingwood (dhe e shumė tė tjerėve) se: “Ēdo epokė shkruan historinė e vet”, se “ēdo epokė duhet ta riinterpretojė tė shkuarėn nė dritėn e preokopimeve tė veta”. Metafora dhe antropomorfoza (the metaphor and the anthropomorphosis) kėtu janė tė ekzagjeruara. Jo se thaniet nuk kanė bazė, por se nuk janė tė mjaftueshme pėr tė vėrtetuar se historia asht nė mnyrė tė pashmangshme subjektive. Ma e vėrtetė se historia asht dialog mes sė shkuarės dhe tė tashmės, do qe se historia asht njė dialog i panderprerė mes historianit dhe lexuesit tė vet, nė kuptimin e pėrpjekjeve qė tė dy palėt janė tė pėrgatitur pėr ta bėrė kėtė dialog.




2.

Brinja e dytė e trekandėshit tė historianit, i pėrcaktuar sipas Arthur Marwcik asht evidenca apo dokumentacioni, fakti, kronika. Kėtu dhe historiani si historian dhe historiani si jo- historian janė tė ndarė me njė Mur Berlini. Nė anėn e Berlinit Lindor janė tė gjithė ata historianė qė besojnė se evidenca, dokumentacioni, fakti jan tė rėndėsisė sė dorės sė dytė dhe se historia mund tė shkruhet pa evidencėn e shkruar, pa dokumentacionin, pa arkivin dhe faktin. Le ta themi qė nė fillim se ata qė e kundėrshtojnė me forcė evidencėn, faktin, arkivin, kronikėn, si tė dorės sė parė nė shkrimin e historisė, ata qė flasin me pėrbuzje pėr “fetishizimin e dokumentave dhe pėr kultin e arkivit” janė historianėt marksistė dhe ata marksizianė, kėta tė dytėt tė ndikuar shqitazi nga marksizmi: italiani Antonio Gramsci, gjermano- amerikani Herbert Markuse, Hyaden White, dhe frėngj post- strukturalistėt Michel Foucault, Roland Barthes, Loius Althusser dhe Jacques Derrida, si dhe postmodernistėt Jean-Franēois Lyotard dhe Jean Baudrillard. Duke qenė marksistė, asht krejt e natyrshme qė tė mendojnė dhe tė argumentojne se evidenca, fakti, dokumentacioni i dorės sė parė nuk janė tė rėndėsishme pėr historinė. Nė momentin qė ke argumentuar se dokumenti nuk ėshtė i rėndėsishėm pėr historinė, e ke shumė tė lehtė manipulimin e saj. Foucault and Barthes, p.sh. kanė mbajtė njė qėndrim kritik ndaj historianėve profesionistė- gjė qė mund tė shihet qartė nė ese-nė e Barthes “Diskurs pėr historinė”, ku historia deklarohet as mė shumė e as mė pak se njė ideologji borgjeze.

Historianet e anės pėrtej Murit tė Berlinit mendojnė tjetėrsoj. Leopold von Ranke qysh nė vitin 1880 shkruan nė veprėn e vet “Historia Universale”: Historiani punon me dokumente. Dokumentet janė gjurmėt e mendimeve dhe veprimeve tė njerėzve tė kohnave tė tjera. Atje ku s’ka dokumente, nuk ka histori. Historianėt francezė Charles Langlois dhe Charles Siegnobos nė “Hyrje nė studimin e historisė”, botuar sė pari nė anglisht nė vitin 1898, shkruajnė se: “Asnjė histori e njė vendi tė veēante nuk mund tė shkruhet nėse populli i atij vendi nuk ka lėnė ca regjistrime dhe gjurme tė veprimeve tė veta”.

“Kafshėt jetojnė nė mėnyrė jo-historike”- pat thėnė F. Nietzsche tek sodiste nė mėnyrėn mė prozaike lopėt tek kullosnin nė njė livadh alpin (F.Nietzsche – The use and the abuse of History, pėrkthyer nga Adrian Collins, Indianapolis, 1951).

Nė kundėrvėnie tė papajtueshme, madje agresive, me tezėn e nevojės se dokumentėve tė shkruar, asht historiani i sotėm amerikan, Daniel Lord Smail. “On deep history and the brain”, botim i vitit 2008, njė libėr qė ėshtė pėrshėndetur nė mėnyrė entuzisate nga shumėkush, autori shkruan rreth 300 faqe pėr tė provuar e stėrprovuar nė mėnyrė deri nė bezdisje se “Dokumentet e shkruar nuk janė thelbėsore nė shkrimin e historisė” (Ėritten documents are not essential to the ėriting of History). Asht njė ndėr librat ma tė fundit tė botuar pėr historinė nė gjuhėn angleze.




3.

Historia asht procesi i kalimit tė fakteve dhe ngjarjeve tė sė kaluarės nė atė narracion a brryl, a kthese narrative- linguistike qė thirret histori. Teoritė postmoderniste tė gjuhės, nėnkuptojnė se ēdo akt gjuhėsor jep kuptime qė i tejkalojnė qėllimet e autorit; se ēdo tekst krijon shumėsi kuptimesh, dhe se kėto kuptime shpesh mund tė kundėrshtojnė njėri-tjetrin dhe se interpretimi i tekstit na bėn tė mundur kuptimin e njėmend a origjinal, ngase asht vetė njė pjesė e lojės sė kuptueshmėrisė qė prodhon teksti, e kėshtu me radhė.

Njė komplikim aq i madh, sa nuk ėshtė e rastit se me fillimin e shekullit XXI, historianėt po e vėnė theksin pėrherė e mė tepėr te analiza e ngjarjeve, nė dallim nga strukturat kuptimore dhe rrjetat kuptimore (Shih profesor Yes-Marie Barcč, numri Mars/Prill 1999 i Histori, Shkenca Shoqnore).

Por nėse pranojmė, bashkė me postmodernistėt, rėndėsinė e jashtzakonshme tė gjuhės, nė kundėrshtim me ata naivė qė e shohin gjuhėn si njė medium tė thjeshtė, tė pakomplikuar tė komunikimit, duhet thanė se metoda historike i ka rrėnjėt e veta prej shekujsh nė filologji dhe se ēėshtjet e semantikės dhe tė domethanies kanė preokupuar gjenerata historianėsh, shumė shekuj pėrpara poststrukturalistėve. Dhe, kur ėshtė puna te librat e historisė, apo te shkrimi i historisė, tė gjithė bien nė njė mendje me Voltaire-n, qė e kish zakon tė thoshte se metaforat pėr historinė janė si krymbat qė gėrryejnė librat, se historianėt e mirė gjithmonė e shmangin ambiguitetin; se frazat duhet tė jenė tė qarta, e mendimet e kthjella…




4.

Megjithė origjinalitetin qė ka Shqipnia, keqkuptimet e historiografisė shqiptare janė njė refleks- edhe pse i deformuem deri nė karikaturė, nė atė mėnyrėn karakteristike shqiptare- i keqkuptimit dhe konfuzionit qė ka ekzistuar nė historiografinė botnore sidomos gjatė shekullit XX.

At Zef Pllumi, me dy librat e tij madhorė pėr historinė, pėr fat tė mirė ec nė gjurmėt e njė tradite tjetėr, e njė tradite tė hershme, nė gjurmėt e shkrimit tė kronikave nga murgjėt evropianė, duke filluar me “Historinė e Kishės” tė grekut kristian Eusebus (c 260-339), dhe duke vazhduar me anglezin Venerable Bede (c735) me Jean Froissart (c.1337-c.1410), me Lorenco Valla-n (c.1407-57), me Leonardo Brunin. Libri i kėtij tė fundit, “Historia e Firences (1415-29)” shėrben dhe sot si njė burim i vlefshėm parėsor pėr tė studiuar humanizmin nė Rilindjen Italiane. Ec nė gjurmėt e Guiēiardinit dhe Sir Walter Raleigh nė Angli. Nė gjurmėt e paraardhėsve bashkėkombas Marin Barlecit, Frang Bardhit dhe Pjeter Bogdanit, der te Shtjefėn Gjeēovi, arkivisti Pal Dodaj, Marin Sirdani, Anton Arapi, Bernardin Palaj, Benedikt Dema…

Nė kohnat fatlume kur jetonin kėta njerėz, kuptimi i sė vėrtetės historike ishte i barabartė me konceptin e Shėn Agustinit si shpalosje e vullnetit tė Zotit.

Pėrparėsia e At Zefit si historian asht dija e thellė e historisė sė Shqipnisė, njė dije e pėrftueme dhe e stėrvitun nė arkivat franēeskane, nga leximi i dorėshkrimeve tė ruajtuna, nga bisedat dhe nga njohja me disa nga personazhet ma tė rėndėsishėm tė historisė e tė kulturės sė kombit, por dhe nga njė pėrvojė vetjake e jashtėzakonshme. Historia te ai nuk vjen si dije akademike, si kategori e parapėrcaktuar, pėr shkak tė parapėrcaktimeve ideologjike; e nga qė nuk asht e tillė, historia pėr tė asht nė radhė tė parė historia e fateve njerėzore. Lexoni librat e historisė tė shkruar nga historianėt tanė. Personazhet historike janė monumente, jo njerėz tė gjallė.

Nė librin e mirėnjohur tė John Julius Norwich mbi Bizantin, flitet hollėsisht rreth grave tė Perandorėve tė Bizantit, pėr karakterin e tyre, pėr pamjen fizike tė tyre, pėr origjinėn e tyre. Po Ismail Qemali yne a pati grua? Kėtė lexuesi shqiptar ka pėr ta vuajtur pėr njė kohė tė gjate si njė enigme tė pazgjidhur.

At Zef Pllumit, ashtu si parardhėsve tė vet tė medhenj, as nuk i shkon ndėrmend qė tė vejė nė dyshim randėsinė e jashtėzakonshme tė dokumentacionit, tė faktit historik, nė shkrimin e historisė. “Frati i Pashallarėve Bushatli tė Shkodrės” fillon me rrėfimin e fatit tė njė kronike qė paska qenė ruajtur ne arkivin franēeskan; asht kronika e jetės se Fra Erasmus a Balneo, njė frat italian qė vjen nė Shkodėr me misionin e pėrulėt tė njė franēeskani e qė caktohet famulltar nė Hot, pėr t’u gjetur dėshmitar nė njė nga periudhat mė interesante tė historisė sė vendit tonė, e nė tė njejtėn kohė, ashtu siē ndodh si rregull nė historinė e Shqipnisė, duke qenė njė periudhe kyēe- njė nga periudhat ma tė padokumentueme.

Dorėshkrimi ka humbė, ashtu si pjesa mė e madhe e arkivit franēeskan. At Zefi riprodhon dorėshkrimin ashtu siē e kujton. Pra, kronika e Padėr Zefit asht kronika e njė kronike qė paska qenė shkruar e qė ka humb, asht dorėshkrimi i njė doreshkrimi. Por saktėsia dhe objektiviteti i kronikės sė kronikės janė tė tilla, sa mbas vdekjes sė Padėr Zefit, studjuesi arbėresh Italo Sarro ka zbulue nė Arkivin Historik tė Propogandes Fide nė Romė korrespondencėn – pėrkatėsisht 6 letra –qė Bushatllinjt e Shkodrės dhe Ipeshkvi Gjergj Radovani i drejtojnė Selisė sė Shenjtė. Letrat janė botuar me faksimile nė Hyllin e Dritės. Do mjaftonte veē leximi i kėtyne letrave qė dhe skeptiku ma i thekun t’i besonte vėrteėtsisė historike tė Fratit tė Bushatlinjėve.

Vetė proēesi i kalimit tė fakteve dhe ngjarjeve tė sė kaluares nė kthesėn narrative- linguistike bahet me njė natyrshmėri tė jashtėzakonshme. Gjuha e Padėr Zefit asht e ēveshun nga rrakaxhinget metaforike. Asht gjuha me tė cilėn flasin dhe sot e ksaj dite malsort shqiptarė. Toni asht i shtruem, i qetė, i menēur. Asht gjuha popullore e pajtueme me njė tekst historie. Kallzimet e misionarve tė vjetėr janė njė pikturė realiste e njė Shqipnie tė ēoroditun, “me male te egra, me njė popullsi tė vrazhdė e tė pashkollueme, me shumė ngatrresa e provokime mbi tė cilat bazoheshin akuza e ēpifje qė mund tė mbėrrijshin deri me dekė… me kristianė laramana tė cilėt diten ose sheshit ishin turq e muslimanė, ndėrsa natėn ose mesheftas kishin besimin katolik”.

Historia e Shqipnisė e Padėr Zefit nuk e pranon mitizimin, por ajo nuk bie as dhe nė grackėn e njė ēmitizimi qė shumė lehtė mund tė quhet mitizim i ēmitizimit.

Nė traditėn e kronikave tė murgjeve, te historitė e at Zefit, bie nė sy pėrultėsia si ton i tė rrėfyemit, si e kundėrt me gjykueshmėrinė. Jo pėrultsia si kategori morale, por si objektivitet i kallximit tė historisė. Tekstet e historisė, sidomos tekstet e shkruara nga historianėt tanė, janė tė mbushuna me gjykimet e guximshme tė autorėve pėr figurat historike e pėr ngjarjet historike. Fridrih Shileri pėrmend at historianin qė asht me rrufė e qė tėrheq hundt e teshtin gjatė gjithė kohės tek kritikon pėrpara studentave Hanibalin pėr gabimet taktike nė kalimin e Alpeve.

Ashtu si gjatė gjithė historisė njerzore, humori shfaqet nė historitė e Padėr Zefit, gjithmonė atje ku parashikohet tragjedia. Dhe humori asht brishtėsi, butėsi dhe delikatesė shpirtnore. Pa tė cilat dhe vetė historia do tė qe njė materie e ngurtė, e pajetė, e mumjezueme.




5.

… Mė 4 dhjetor tė vitit 1354, perandori i famshėm bizantin John (Ioannes) Cantacuzenos, bash nė kohėn e lavdisė sė vet, gjatė njė ceremonie solemne ne Blachernae, pat vendosė nė njė qoshe kunorėn dhe mantelin e purpėrt perandorak. Nė vend tė rrobave madhėshtore tė perandorit bizantin, ai pat vesh rroben e zezė tė murgut. Po atė ditė e shoqja e tij, Irena, u shugurue murgeshė nė Manastirin e Shenjtes Martė. Ai vetė, duke pasė pėrbuzje pėr ēdo gja tė mėparshme tė jetės sė vet si Perandor, kėrkoi tė ndryshonte dhe emnin. Zgjodhi, pėr njė koinēidencė, emnin Zef.

Ish-perandori i Bizantit do tė jetonte dhe 29 vjet te tjera. Gjatė ketyne viteve, kur Bizanti do ndodhej nė udhėkryqe ngjarjesh, bashkėqytetarėt e vet do shkonin jo vetėm njė herė, pėr t’ju lutė murgut tė pėrulun Zef qė tė kthehej prapė nė Fronin e Perandorit. Por ai do refuzonte me kokfortėsi. Vitet e para nė Manastir ja kushtoi shkrimit tė kronikave qė ai i quajti “Historina”. John Cantacuzenos, tek veshte rroben e pėrultė tė murgut, atė ditė tė dhjetorit tė vitit 1354, me qėllim qė tė bėhej kronikan, shpallte kėsisoj se dėshmia historike, evidenca, kronika, dokumenti, kanė mė rėndėsi jo vetėm nga profesorėt e historisė, por dhe se nga vetė pushtetet e pėrkohshme perandorake.

Marre prej gazets Temaonline
Identifikuar
..--..--..
Gjysem BalkanWebs
***
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 2361

**************************************************

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #7 : 05/12/08, 16:04 »
0

Edhe ne kete fushe mashtrimi eshte prezent dhe propaganda komuniste ka pėrcaktuar 7 marsin 1887 ne qytetin e Korēes.



Populli shqiptar, kultura kombėtare dhe shkolla e parė shqipe
22-11-2008 / Genc K. Hoti

A kemi ne te drejte te themi qe themeli i kultures shqiptare eshte i ndertuar nga Kleriket shqiptare dhe jo ndryshe? A kemi ne te drejte te themi qe trekendeshi Mat - Mirdite - Diber (kemi parasysh ndarjen administrative tė 2008) eshte djepi i kultures shqiptare dhe e gjithe kjo ne saje te Klerit Katolik Shqiptar. Dhe kur selia e ketij Kleri spostohet ne Shkoder, atehere spostohet edhe pika e levrimit te kultures dhe gjuhes shqipe. A mund te jene ndryshe keto te verteta dhe perse duhet te jemi xheloz per kete lloj kulture?

Edhe ne kete fushe mashtrimi eshte prezent dhe propaganda komuniste ka pėrcaktuar 7 marsin 1887 ne qytetin e Korēes, si dita e pare me shkolle shqipe ne territorin e banuar nga shqiptaret dhe, qytetin e serenatave, si qytetin lindes te arsimit shqiptar. Kjo nuk do te kishte asnje te keqe ne planin statistikor historik, por kur krahasohet me njerezit dhe vendin ku eshte luftuar per gjuhen dhe arsimin shqip kuptohet se propaganda komuniste ka pasur dy qellime kur vendosi ta ndryshoje historine e popullit shqiptar. Se pari ka realizuar mohimin e ngjarjeve reale per te justifikuar, sipas menyres se vet, krimin e realizuar mbi popullaten qe beri historine e popullit shqiptar. Se dyti ka realizuar nje histori te genjeshtėrt, irreale, per te justifikuar favoret qe i beri popullates antihistorike te popullit shqiptar; ose, e thene me ndryshe, i krijoi histori nje popullate dhe nje vendi pa histori. Ne kete drejtim populli shqiptar eshte shume konfuz dhe ne pretendojme t’i japim nje drejtim kesaj ēeshtjeje te zberthyer prej kohesh sakte, por te tjetersuar nga propaganda mashtruese e atij rendi 55-vjeēar. Edhe sot, me 2008, ky problem eshte mjaft i paqarte edhe pse problemet kane dale ne siperfaqe duke kerkuar te verteten historike. Ka disa arsye per te hulumtuar mbi kete teme dhe per ta perjashtuar vitin 1887 si vitin e fillimit te arsimit shqiptar dhe autoret e shkolles tė vitit 1887 ne Korēe si promotore te gjuhes dhe arsimit ne Shqiperi. Jo vetem pse fjala behet per disa shekuj ndryshim kryesisht, por pse autoret e kulturės kombėtare dhe shkollave te para shqipe jane kryesisht autoret e luftes per liri dhe pavaresi kombetare duke mos pasur karakter pikėsor. Eshte mire te tregohet me perpara se si eshte realizuar mashtrimi i popullit shqiptar dhe perse sherbeu ai. Ne kete drejtim problemi eshte mjaft i qarte dhe nuk eshte veshtire te zbulohet autori i ketij mashtrimi. Ne muarem per baze dy punime: njeri shqiptar dhe tjetri nje gjerman me emrin Peter Bartl, te cilin Instituti i Dialogut dhe Komunikimit i ngre nje aureole lavdie duke e konsideruar si nje nder me te rendesishmit e albanologjise. Vini re se cfare shkruajne keta dy autore mbi shkollat shqipe dhe reflektoni mbi tendencen e botimit te veprave te tyre. Sipas librit te Hysni Myzyrit: Shkollat e para kombetare shqipe (1887-korrik 1908) - botim i dyte 1978 kemi kete panoramė hapėsinore per shkollat shqipe: faqe 19: “Pengesa te medha i sollen ēeshtjes se shkolles kombetare shqipe edhe shtetet e tjera fqinje e Fuqite e Medha imperialiste te interesuara per Shqiperine, veēanerisht Austro-Hungaria, Italia, Serbia, Mali i Zi e me vone Bullgaria, si dhe kleri katolik e misionaret jezuite e franceskane, qe ishin vene ne sherbim te tyre.....Duke pergjithesuar qendrimin armiqesor qe eshte mbajtur nga te huajt ndaj shkrimit shqip e shkolles shqipe, Sami Frasheri ka shkruar: “...u bashkuan te gjithe per te ndaluar te shkruarit e gjuhes shqipe. Tyrq, greker, shqeh e te tjere, sado qe jane armike ne mes te tyre, dhane doren njeri – tjetrit kuntre neve. Port’ e Larte...Patrikeri e Fenerit, qeveri e Athines etj. u bashkuan ne kete pune.” (S.Frasheri, Shqiperia ē’ka qene, ē’eshte e ē’do te behet, f. 55, Tirane 1962)”. Sipas fjaleve te Sami Frasherit nuk rezulton qe Austro-Hungaria dhe Kleri Katolik te kene gisht ne sabotimin e shkolles kombetare shqiptare dhe etiketimi i tyre nga ana e autorit ne kete proces tregon se ai genjen per nje qellim te caktuar politik. Pikerisht kjo perben mashtrimin e realizuar ne fushen e historise statistikore shqiptare per te gjithe periudhen 1945-1991. faqe 35: “Ne krahinat ku banonin popullsi shqiptare katolike, kleri i organizuar e i drejtuar nga Vatikani dhe i financuar nga Perandoria Austriake fitoi te drejten te ēele shkolla ne gjuhen italiane. Qe me 1841, dy vjet pas shpalljes se dekretit te gjylhanese, Vatikani dergoi ne Shqiperi ekipin e pare te jezuiteve, i cili kishte per mision, pervec te tjerave, te organizonte edhe nje rrjet arsimor ne gjuhen italiane, ne dobi te kishes katolike dhe te politikes se Austrise. Edhe shkollat katolike, ndonese me te pakta ne numer, jo vetem bazoheshin ne gjuhen italiane, por pershkoheshin nga fryma fetare dhe e intolerances ndaj elementeve jo katolike”. Se nga e di kete ky autor mbetet nje enigme, por mbetet per te verifikuar fakti, po te jete i vertete, qofte edhe rolin qe kane luajtur katoliket ne kete proces. “Perhapje te madhe mori vecanerisht shkolla greke. Ne qytetet e Shqiperise se Jugut filloi te shtohej numuri i shkollave te komuniteteve ortodokse. Me gjithe programin e tyre laik, shkollat ishin nen mbikqyrjen e peshkopeve greke dhe pershkoheshin nga nje fryme intolerance fetare. Per kishen ortodokse, e cila ishte plotesisht ne duart e klerit te larte grek, jo vetem muslimanet (“turqit”), por as katoliket (“papistet”) shqiptare nuk kishin gje te perbashket me ortodokset ose “greket”, sic e quanin kleriket e Patriarkanes se Stambollit gjithe popullsine ortodokse te Ballkanit”. Perse autori nuk jep dinamiken e ketyre shkollave, te pakten per shekullin e XX-te, kur dihet me se miri kjo dinamike? Mos valle autori fsheh ndonje fakt te paditur? faqe 36: “Intensifikimit te propogandes se “helenizimit” i sherbente edhe organizata e themeluar me 1867 ne Stamboll, nen hijen e Patriarkanes, me emrin “Vellazeria Qendrore Kulturale” dhe ne menyre te veēante “Sillogu (Klubi) Kultural Epirot” i themeluar me 1871. Me perkrahjen e tyre ne Shqiperine e Jugut u rrit mjaft numuri i shkollave greke. Sipas nje statistike te vitit 1878, vetem ne krahinat e Gjirokastres, Vlores dhe Beratit, numuri i shkollave greke arriti shifren 163...Ne keto rrethana, ne etapen e pare te Rilindjes, me gjithe nevojen e madhe dhe perpjekjet e bera, ne fushen e arsimit kombetar u arriten vetem rezultate te pjesshme”. A eshte i vertete ky fakt dhe perse autori e pergjitheson? Cfare kerkon te fshehe ai me kete nenvizim? faqe 40 ne kete faqe jepet nje faksimile e statutit te shoqerise se te shtypurit shkronja shqip te Stambollit me alfabet latin, por vula eshte e alfabetit grek. A duhet marre ne konsiderate ky fakt ne drejtim te vertetesise? faqe 52: “Aty nga viti 1885 Gjerasim Qiriazi kishte hapur ne Manastir nje shkolle private shqipe per djem dhe per vajza. Ne Shqiperine e Veriut dhe ne Kosove prane kishave ekzistonin disa shkolla ne te cilat mesohej edhe gjuha shqipe. Ne krahinat malore te Elbasanit, pothuajse ne cdo fshat, mesohej fshehurazi shkrimi shqip”. Cila eshte dinamika e shkollave shqipe ne Shqiperine e Veriut dhe Kosove, perse autori nuk e ve ne dukje? Ne qofte se ne Manastir ishin hapur shkolla shqipe per djem dhe vajza ne vitin 1885, atehete cfare do viti 1887 ne statistiken historike shqiptare? faqe 55: “Ne vitet 80 te shek. XIX, qyteti i Korces kishte 3 shkolla ne gjuhen turke, 4 shkolla ne gjuhen greke, nder te cilat nje gjimnaz, nje shkolle fillore vllehe (themeluar me 1885) dhe nje bullgare (themeluar me 1891)”. Ky fakt, po te jete i vertete, duhet te tregoje tendencen reale te themeluesve te shkollave shqipe ne rrethinat e Korces dhe kjo duhet te perbeje meriten e vertete te atyre njerezve dhe aspak primati i shkollave kombetare shqipe. faqe 59: Jepet nje faksimile e disa librave te pare shkollore shqip me alfabet grek. faqe 71: “Natyrisht shkolla e pare shqipe e Korēes nuk mund dhe nuk duhet cilesuar si shkolla e pare ne gjuhen shqipe, sic ka ndodhur disa here ne literaturen perkujtimore apo edhe historike.
Identifikuar
..--..--..
Gjysem BalkanWebs
***
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 2361

**************************************************

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #8 : 05/12/08, 16:04 »
0

Shkolla ku eshte mesuar gjuha shqipe, te hapura nga shqiptaret, ka pasur edhe para vitit 1887, bile shume kohe perpara. Megjitheate, ēelja e shkolles shqipe te Korēes shenonte nje hap te madh perpara, nje ngritje cilesore ne zhvillimin e arsimit tone kombetare”. Qe ky autor eshte tendencioz me kete punim nuk vihet ne dyshim nga ana e jone, por me keto rreshta ai kerkon te mohoje nje te vertete dhe te imponoje nje genjeshter. faqe 76: “Vetem pak dite pas ēeljes se shkolles se Korces, u ēel ne Pogradec, me 14 mars 1887, nje shkolle tjeter shqiptare...Shkolla shqipe u ēelen gjithashtu ne Ohėr, Rekė, Treskė dhe u bene pergatitje per te tilla ne Elbasan, Leskovik, Erseke e gjetke. Ne shume fshatra, si ne Polene, Luaras etj mesohej gjithashtu shkrimi e kėndimi ne gjuhen shqipe”. faqe 78: “Me inisiativen e tij (Petro Nini Luarasit, GH) u ēel ne Erseke ne vitin 1887 nje shkolle private shqipe, e cila vazhdoi gati dy vjet”. faqe 106: “Gjerasimi dhe Sevastia kthehen ne Manastir dhe, pas pergatitjeve te duhura, drejtohen per ne Korce, ku me 23 tetor te vitit 1891 u hapen dyert e shkolles se pare shqipe per vajza”. Defekti eshte ne percaktimin e primatit te krahines ne raport me procesin: dmth shkolla e pare shqipe per rrethinat e Korces apo ne territorin ku banonin shqiptaret.
Per ne ky punim eshte nje liber qe fallsifikon haptas te vertetat mbi shkollat e para shqipe duke realizuar mashtrimin historik te veprimtarise se popullit shqiptar. Nė qoftė se ka autorė shqiptarė qė mundohen ta shtrėmbėrojnė tė vėrtetėn, ka edhe autorė tė huaj, bile tė kohės sonė, qė mundohen ta anashkalojnė kėtė tė vėrtetė duke mbuluar autorėt e vėrtetė tė kulturės dhe arsimit shqip dhe duke evidentuar krejt tė tjerė tė inicuar nga propaganda komuniste 55 vjeēare. Ne pretendojme se libri i Peter Bartl-it (Shqiptaret, 2007) i takon kėsaj hapėsire, ose nė tė kundėrtėn faji duhet tė bjerė mbi pėrkthyesin. Sot (2008) vėmė re se lufta politike zhvillohet nė Shqipėri pikėrisht nė kėtė fushė: njė palė pėr tė fshehur mashtrimin e realizuar pėr kėto 55 vjet dhe njė palė pėr tė zbuluar kėtė mashtrim dhe kėtė tė vėrtetė: Me keqardhje kostatojmė se tė gjitha betejat e kėsaj lufte i ka fituar mashtrimi i shekullit tė XX-tė. Vini re statistiken e formimit te arsimit shqiptar sipas ketij autori: faqe 97-98: “Gjatė shekullit tė 18-tė, por pjesėrisht edhe mė parė, ka pasur pėrpjekje pėr ta shkruar shqipen me shkronja greke dhe arabe (turke). Kėshtu ėshtė hartuar me shkronja greke njėra nga pėrmendoret mė tė hershme tė gjuhės shqipe, njė perikop 15 rreshtash nga Ungjilli sipas Mateut, qė gjėndet nė njė dorėshkrim grek tė Bibliotekės Ambroziana nė Milano. Data e krijimit vlerėsohet fundi i shekullit tė 15-tė / fillimi i shekullit tė 16-tė”. Autori nuk e thote troē, por nenkuptimi duhet te jete eleminimi i formules se pagezimit te Pal Engjellit me 1462 si formula e pare ne gjuhen shqipe. faqe 98: “Voskopoja (greqisht Moschopolis) ishte nė atė kohė (1744, GH) qendra e kulturės tė Shqipėrisė ortodokse; qyteti duhet tė ketė pasur 40.000 banorė, mė tė shumtėt arumunė, dhe 26 kisha, njė shtyshkronjė greke dhe tė ashtėquajturėn akademi, ku mėsohej jo vetėm teologji, por edhe filozofi, greqishte e vjetėr, matematikė dhe fizikė....Pėrkthime tė tjera nė shqip nga greqishtja, nė njė abece nė pjesėn mė tė madhe tė marrė nga greqishtja, gjėnden edhe nė tė ashtėquajturin Kodeks tė Beratit (aty nga 1798)”. faqe 99: “Nė shekullin e 18-tė atje (nė Shqipėri, GH) filloi tė shkruhej shqip me shėnja arabe. Lindi kėshtu njė letėrsi “Aljamiado” shqiptare (nė krye term i pėrdorur pėr letėrsinė spanjolle-portugeze nė gjuhen arabe). Shėmbulli mė i vjetėr i kėsaj letėrsie ėshtė njė vjershė pėr kafene, shkruar nė vitin 1724 nga njėfarė Muēizade”. faqe 115: “Nė vitet 80-tė hapen shkollat e para shqipe nė Shqipėrinė e Jugut: nė 1881 nė fshatin Qestorat (rrethi i Gjirokastrės), nga Koto Hoxhi dhe nė 1885 nė Vakėf, nga Petro Nini Luarasi. Ky i fundit, me gjithė kundėrshtimin e kishės greke-ortodokse, gjatė viteve 1885-1890 hapi shkolla shqipe nė njė sėrė fshatrash nė Shqipėrinė e Jugut, me mbėshtetjen financiare tė tregėtarėve shqiptarė nė Rumani. Nė vitin 1886 Naim Frashėri mundi tė nxjerrė leje nga qeveria turke pėr tė hapur tė parėn shkollė shqipe nė Korēė. Nė vitin 1891, po nė Korēė, Gjerasim Qiriazi hap tė parėn shkollė shqip pėr vajza”. faqe 123-124: “Ne Stamboll dhe ne shumicen e qyteteve me popullsi shqiptare linden shoqeri dhe klube kulturore shqiptare. Ne 10 muajt e pare te rregjimit kushtetues u ngriten 66 klube dhe shoqata kulturore shqiptare; u mbajten 4 “kongrese kombetare”, u hapen 24 shkolla mbremjeje dhe 34 shkolla fillore. Ne Elbasan ndertesen me te madhe te qytetit, burgun, e pershtaten per shkolle dhe ne diten e pare ajo priti 1500 nxenes. U ngriten shtypshkronja dhe u shtypen libra shqip, kryesisht libra shkollore”. faqe 124: “Shtysa per hapjen e shkollave vinte nga klubet e ndryshme shqiptare, te cilat e tregonin qe ne emer qellimin e tyre perfundimtar: “Drita”, “Dituria”, “Arsimi” etj. Klubet qe heraher quheshin edhe shoqeri, sipas statutit te tyre, duhej t’i kushtoheshin vetem arsimit. Ne ceshtje politike nuk duhej te perziheshin, por ato natyrisht qe perziheshin.Deri ne nentor 1908 kishin nisur pune 12 klube shqiptare dhe pikerisht ne Manastir, Selanik, Janine, Korce, Elbasan, Gjirokaster, Berat, Vlore, Filat, Starove (Pogradec), Shkup dhe Stamboll. Bie ne sy qe ne Kosove dhe ne Shqiperine e Veriut nuk ka asnje klub, gje qe duhet shpjeguar me kundershtimin e klerit musliman, i cili e veshtronte kete ris si te papranueshem per ligjet fetare. Programet e klubeve te vecanta dalloheshin sipas kushteve te vendore”. Po te shohim informaten qe na jep “Shqiperia e Ilustruar 1937” per kete problem mund te arrijme ne perfundimin se autori nuk thote te verteten pasi libri Shqiperia e Ilustruar 1937, vell. 1 (1937) shkruan se ne Shkoder ishte formuar me 1899 shoqeria “Bashkimi” nga imzot Prenk Doci dhe, pas dy vjeteve, me 1901, shoqeria “Agimi” nga Dom Ndre Mjeda. (f.177-178). Pranohet se Kongresi i Manastirit bashkoi alfabetin e Stambollit, alfabetin e shoqerise “Bashkimi” dhe alfabetin e De Rades. E thene me shqip shoqeria “Bashkimi” ne Shkoder eshte promotori i trete, ne mos kryesori, i alfabetit latin te gjuhes shqipe (f. 178). A nuk mund te jete ky ballafaqim vertetuesi i karakterit te botimit te ketij libri? faqe 125: “Ne te kaluaren shqiptaret kishin perdorur alfabetin grek dhe latin; ketij te fundit i kishin shtuar disa shenja te vecanta per te shprehur tingujt e shqipes. Qe nga shekulli i 18-te shqiptaret muslimane perdornin edhe alfabetin turk. Autoret ortodokse perdornin alfabete te vecanta te huazuara nga greqishtja....Ketu duhet shtuar se muslimanet e Shqiperise se Mesme dhe asaj te Jugut kishin qe nga 1879 alfabetin e tyre, te ashtequajturin “Alfabeti i Stambollit” te Sami Frasherit. Ai ishte nje alfabet latin, i plotesuar me disa shkronja te huazuara nga shkrimi grek dhe ai cirilik. Alfabeti i Stambollit ishte i perhapur gjeresisht; me te ishin shtypur gjithe librat shqip te botuar ne Stamboll, Bukuresht dhe Sofie. Por ai nuk ishte pranuar nga katoliket e Shkodres dhe nga disa organizata shqiptare ne Europen Perendimore. Per te arritur ne nje mendim te perbashket ne ceshtjen e koklavitur te alfabetit, gazeta “Liria” e botuar ne Selanik nga Mid’hat Frasheri beri thirrje te mblidhej nje kongres. Ai u organizua prej Klubit shqiptar te Manastirit dhe u mbajt nga data 14 deri 22 nendor 1908”. faqe 127: “Gjate viteve 1909-1910 pati manifestime edhe kunder shkrimit shqip; mbi mesuesit dhe kleriket muslimane u ushtruan trysni nga ana e qeverise per t’i shtyre ata te dalin kunder alfabetit latin. Ne Stamboll ukrijua nje shoqeri, e cila propogandonte alfabetin arab per te shkruar shqipen dhe shtypi madje edhe abetare me kete alfabet, te cilat ne Shqiperi, me nismen e rretheve me mendesi kombetare, u dogjen publikisht; keshtu ndodhi ne prill 1910 ne Berat”. faqe 129: “U mendua qe pervjetori i pare i revolucionit te Turqve te Rinj te festohej ne Shqiperi nen shenjen e unitetit te te gjithe osmaneve. Per kete qellim me 23 korrik 1909 u thirr ne Diber (Debar ne Maqedoni) nje kongres i shqiptareve. Klubi shqiptar i Dibres, udheheqja e te cilit bashkepunonte me Turqit e Rinj dhe te vetequhej “Komisioni kushtetues osmano-shqiptar” (Osmanli arnaut mesrustiyet komision), ftoi te gjihte klubet shqiptare te merrnin pjese. Qe perpara fillimit te kongresit Turqit e Rinj u perpoqen te fitojne simpatine e shqiptareve, duke miratuar futjen e mesimit te gjuhes shqipe ne shkollen fillore dhe duke shpallur nje amnisti per te gjithe pjesmarresit e pucit te Turqve te Vjeter”. faqe 130: “Kongresi i Elbasanit u mbajt nga 2 deri me 8 shtator 1909; ne te moren pjese 35 delegate nga Shqiperia e Mesme dhe ajo e Jugut. Ne qender te diskutimeve ishte serish ceshtja e shkolles dhe e gjuhes. Kongresi vendosi t’u kerkoje te gjithe shkrimtareve dhe gazetareve shqiptare qe ne te ardhmen ne shkrimet e tyre te perdornin vetem dialektin e Elbasanit....Nga 21 deri ne 23 mars 1910 ne Manastir u mbajt nje kongres i dyte, qe pati per objekt te punes pikerisht ceshtjen e alfabetit e cila besohej te ishte zgjidhur”. Faqe 166: “De Rada u be nismetar i Kuvendit te pare gjuhesor shqiptar, mbajtur ne vitin 1896, nen drejtimin e tij ne Koriljano Kalabro. Ne vitin 1897 u mbajt nje tjeter kuvend ne Lungro, ku mori pjese edhe De Rada. Qellimi i ketyre kuvendeve ishte bashkerendimi i perpjekjeve kulturore dhe politike te arberesheve”.
Identifikuar
..--..--..
Gjysem BalkanWebs
***
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 2361

**************************************************

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #9 : 05/12/08, 16:04 »
0

Pas atakimit te ketyre dy veprave, duke realizuar nje ballafaqim me edukimin shkollor te realizuar ne Shqiperi pergjate periudhes 1961-1991, arrijme ne keto perfundime: Se pari nuk eshte e vertete qe aresimi ne gjuhen shqipe ka filluar me 1887, ai ka filluar shume me perpara dhe jo ne qytetin e Korces. Bile edhe vete ne rrethinat e Korces shkolla e pare shqipe ka tjeter dinamike. Kemi parasysh punimin e Edwin E. Jacques Shqiptaret, vell 1, i cili tregon dinamiken e shkollave neper fshatrat e Korces duke filluar nga Lavdari i Oparit dhe Trebicka (me kete liber do te merremi vecas duke marre prej tij nje hapesire krejt tjeter per tjeter per shkollat shqipe). Se dyti unifikimi i alfabeteve, qe shkruhej gjuha shqipe ne fillim te shekullit te XX - te (alfabeti latin ne Veri, alfabeti arab ne Shqiperine e Mesme dhe alfabeti grek ne ate te Jugut) eshte bere ne vitin 1908 ne Manastir dhe afer mendsh cdo shkolle shqipe para ketij viti nuk mund te konsiderohet si shkolla e pare shqipe ne rrafshin kombetar pamvaresisht nga alfabeti. Keshtu Abaz Hoxha hap te paren shkolle shqipe ne fshatin Bllice me 1860 me alfabet arab (Xhafer Martini, Hoxha i Bllices, f. 51). Apo letra e anetareve te Komisionit te Alfabetit te Stambollit (05.03.1879) drejtuar bashkatdhetareve qe banonin ne Egjipt per te perdorur kete alfabet ( libri i Drejtorise se Pergjithshme te Arkivave te Shtetit mbi arsimin shqiptar, f.11). Ndersa ne Jugun e Shqiperise shkollat greke kishin kete dinamike sipas librit te Mehmet Kaso-s: Arsimi nė Sarandė, Delvinė e Konispol 1920-1944 (2003). faqe 22: Mėsuesi z. Kosta Papavasili qė mėsonte vjet nė kėtė shkollė, i goditur nga pleviti, nuk mund, pas raportit tė mjekut, tė vazhdojė mė nė mėsuesi....Mėsuesi i ri qė shėnohet kėtu z. Mihal Vasili, mbaroi vitin qė shkoi shkollėn qytetėse greke tė Dhrovjanit; Faqe 24,25: jepet tabela statistikore e prefekturės Gjirokastėr pėr gjėndjen e arsimit nė vitet 1912-1932, ku pėr vitin 1913 kemi 8 shkolla djemsh dhe pėr vitin 1915 kemi 7 shkolla djemsh. Nė vitin 1920-1921 nė Gjirokastėr kemi 7 shkolla greke djemsh dhe Delvinė 11 tė tilla; Faqe 28: Nė vitin 1922, mė 14 qershor, merret vendimi mbi mbylljen e shkollave private nė fshatrat minoritare greke, ndėrsa me 4 korrik merret vendimi mbi bashkimin e shkollave minoritare me ato muslimane nė qytetin e Delvinės; Faqe 31: mė 20 korrik 1922, prefektura e Gjirokastrės, kėrkonte sqarime nėse duhen mbylluar tė gjitha shkollat nė fshatrat greke dhe me 2 gusht tė atij viti kėshilli i ministrave vendosi pėrjashtimin nga vendimi 795 datė 4.7.1922 tė gjitha shkollat fillore private qė ndodhen tė hapura e qė i nėnshtrohen kontrollit tė shtetit e veprojnė plotėsisht me programet e pranuara prej Ministrisė sė Arsimit.
Por dinamika e ketyre shkollave eshte e afte te na jape panoramen reale te luftes per pavaresi dhe autoret e vertete, te cilėt pjesa me e madhe e popullit shqiptar nuk i di. Se treti alfabeti qe eshte perdorur ne shkollen e vitit 1887 ne Korce (ne qofte se ka ekzistuar ne te vertete), per vitin qe ben fjale antihistoria shqipe e shekullit te XX-te, duhet te kete qene alfabet grek dhe cdo fakt i propoganduar si alfabet latin eshte i genjeshtert. Se katerti qyteti i Korces nuk ka rrezatuar breza arsimtaresh qe te kene punuar ne te gjithe territorin e banuar nga shqiptaret, te pakten pergjate shekullit te XIX-te dhe kjo, duhet te kete qene aresyeja perse shkolla e pare shqipe eshte mohuar ne vendin e vet. Qellimi ka qene per te mos evidentuar luften qe bene luftėtarėt e kombit shqiptar per liri e pavarėsi, pėr kulturėn kombėtare, per gjuhė e arėsimin shqip dhe qė kane pasur nje emerues te perbashket: Klerin Katolik Shqiptar. Ky fakt ka mbetur i fshehte dhe shqiptaret e sotem nuk e dine se autori i vertete e kultures, arsimit dhe alfabetit shqiptar eshte pikerisht ky Kler, i cili vecohet nga pjesa tjeter katolike nderkombetare per nje kusht specifik qe ka populli shqiptar.
Lexuesi duhet te kete parasysh faktin qe ky artikull botohet jo vetem me rastin e 100 vjetorit te Kongresit te Manastirit, por edhe per t’i treguar shqiptareve te sotem se ku e kane themren e Akilit si popull. Kujtojme fjalet e nje studiuesi: populli shqiptar duhet te falenderoje vetedijen e qendreses, por edhe Kishen Katolike, ne qofte se sot eshte si popull i dalluar nga te tjeret, me nje kulture te lashte, te veten dhe autentike. Rojtaret e gjuhes, te tradites kombetare, te letersise shqipe jane te krishtere, Shqiperia Katolike, ose sic shkruen zemadhi Eqrem Cabej: “Autorėt e Shqipėrisė Katolike”. Duke falenderuar vetedijen kombetare, te individeve te Kishes, populli shqiptar i ka pasur shkrimtaret kombetare te cilet me shkrimet e tyre e kane vulosur te verteten se shqiptari eshte nje, i ndryshem nga aziatiku. Mjafton te themi se Eterit e Popullit ishin te gjithe besnike te popullit te vet dhe te kishes e, nxenes te kolegjeve papnore, si psh: Buzuku, Frano Bardhi, Budi, Bogdanet, Pjeter Mazreku, Gjon Nikolle Kazazi, Leke Matranga, Mehill Suma, De Rada, Pal Dodemasei, Gasper Krasniqi, Mikel Tarabulluzi, Ndre Mjeda, Luigj Paliqi, Shtjefen Gjecovi, Gjon Bisaku, Luigj Gashi, Shtjefen Kurti, etj dhe librat te cilet dilnin nga pena e tyre pergjithesisht botoheshin me ndihma te Kongregates ose personaliteteve kishtare. Bijte e Kishes ishin edhe themeluesit e mbajtesit e shkollave ne gjuhen amtare, atehere kur ishte rreptesisht e ndaluar te mbaheshin shkolla te tilla. Une ketu po citoj ato qe ende s’jane te nxjerra ne drite, shkollat shqipe gjate shek. XIX, per cka flasin dokumentat e shumta qe ruhen ne arkivin e Dubrovnikut, Vjenes dhe te kongregates De Propaganda Fide (Gjergj Gashit: Martiret shqiptare gjate viteve 1846-1848 (1994), f.45). Duhet te kete qene ky fakt qe i ka detyruar shume studiues te merren me problemin e arsimit dhe shkollave shqipe per te ndrequr ate mashtrim mbi gjysem shekullor te aplikuar mbi ndergjegjen e shqiptareve. Ne kete menyre me 1995 botohet libri i Edwin E. Jacques: Shqiptaret, vell. 1 (1995), i cili jep kete panorame hapsinore per aresimin shqiptar: faqe 407...: Shkolla e pare, e dokumentuar, ne gjuhen shqipe u hap ne Velje te Mirdites me 1632. Te tjerat u hapen ne Pllane, nje fshat afer lumit Mat, me 1639 dhe ne vete qytetin e Shkodres me 1698. Si mesues ne to ishin Gjon Shqiptari, Filip Shkodrani dhe Dhimiter Dhermiu. Nje tjeter shkolle mjaft e hershme ishte hapur ne Kurbin me 1632. Pervec shkrimit dhe leximit, aty mesohej gramatika shqipe dhe perdoreshin librat e Bardhit, Budit e Bogdanit. Arsimi katolik mori vrull te madh ne Shkoder me 1855, kur freterit franceskane hapen ”Shkollen Franceskane”, te quajtur me vone Iilirikum....Seminari, i njohur si Kolegja Papnore Shqiptare, e me vone i Seminari Papnor Shqiptar, e filloi karrieren e tij te shquar me 1859. Gjithashtu, me 1861 franceskanet themeluan seminarin e tyre, ne te cilin mesohej edhe gjuha shqipe. Pastaj, me 1877, jezuitet themeluan ne Shkoder nje tjeter qender me influence per arsimin e larte, Kolegja e Shen Francesk Saverit, i cili pajiste me arsim teknik e tregetar rreth 400 studente. Nje risi shkencore ne Kolegjin e Savierit ishte Observatori Metereologjik, i themeluar aty me 1888, si i pari observator astronomik ne Ballkan. Ai vazhdoi sherbimet e tij te vlefshme deri me 1946, kur u konfiskua nga rregjimi komunist. Nje vit me pas (1878) motrat stigmatike themeluan Shkollen Famnore Franceskane per 200 vajza. Ne ato kohe njoftohej se kishte 21 shkolla te tjera fillore shqipe, qe zhvillonin vepramtarine e tyre ne Durres dhe ne qytetet veriore. Seicila prej tyre kishte rreth tridhjete nxenes, pervec asaj e Prizrenit e cila kishte tetedhjete. Franceskanet thuhet se kishin ngritur shtypshkronjen e pare ne Shkoder qe ne vitin 1593. “Shtypi i Zonjes Sone Te Paperlyeme” i franceskaneve, i themeluar me 1870, u be shume shpejt i njohur per librat mbi Doktrinen e Krishtere, gramatiken e At Jungut e me vone per periodike te tille si Leka, nje reviste e shquar letrare e kulturore, e filloi te botohej me 1929............Keto shkolla katolike ne Shqiperine veriore mbaheshin kryesisht me fondet austriake. Italiane Benici shkruante se deri me 1901 austriaket kisin shpenzuar cdo vit nje milion forinta per qellime fetare...Pervec fshatrave perreth Shkodres, ai numeroi shkolla ne Durres, Vlore, Tirane, Prizren, Shkup, Ipek, Gjakove e shume zona te tjera te vogla. Te gjitha shkollat ndodheshin nen kujdesin e prifterinjve, murgjve dhe freterve. faqe 410...: Kur ra Kostandinopoja ne duart e turqve me 1453, shume nga njerezit e ditur u larguan ne perendim. Nje numer i mad i tyre u vendosen ne Moskopoje, me vone Voskopoje, rreth 13 km ne perendim te Korces. Per 350 vjet qyteti u be i famshem per shtypshkronjen, te themeluar me 1720, e para ne Ballkan pas asaj te Kostandinopojes. Voskopoja u be qendra e arsimit dhe e kultures per shkak te “Akademise se Re” te shquar, qe u themelua ne vitin 1744
Identifikuar
..--..--..
Gjysem BalkanWebs
***
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 2361

**************************************************

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #10 : 05/12/08, 16:04 »
0

Ajo e vinte theksin te filozofia, logjika, matematika, fizika, pergatitja e ekonomisteve dhe e llogaritareve..... Peshkopi Neofit Gjirokastriti filloi sherbesen e tij 29vjecare ne peshkopaten e Korces. Sipas historianit korcar Qafezezi, ky ishte “i pari dhe i vetmi” peshkop, i cili ndihmoi ne perhapjen e gjuhes shqipe....mesimi ne gjuhen shqipe ishte zhvilluar qe ne vitin 1629 nga arbereshi Zef Skiroi, i cili e zhvilloi veprimtarine e tij pergjate bregdetit te Himares per 25 vjet. Ai u mesoi femijeve “Doktrinen e Krishtere” ne gjuhen shqipe. Me 1660 nje tjeter arberesh, Onufer Kostandini, hapi atje nje shkolle per tre vjet... Me 1852 mesuesi i shkolles ne fshatin Lavdar te Oparit, afer Korces, perdori abetaren e Veqilharxhit per te rrenjosur te nxenesit dashurine per atdheun dhe per gjuhen amtare. Nje tjeter mesues, Than Xheka ne Trebicke, me 1854 perdorte abetaren e Veqilharxhit per te mesuar gjuhen shqipe nxenesve te tij. Midis tyre ishte edhe Spiro Dine, i cili per 12 vjet me vone gjeti pune ne Egjipt. Atje hyri ne marredhenie me patriotin Thimi Mitko dhe se bashku mblodhen e botuan kenge, poezi, proverba dhe tradita shqiptare, te cilat u permblodhen ne vepren e vellimshme Valet e Detit. faqe 413....: Arberesheve te Italise se Jugut u kushtohet gjetja (dhe humbja) e dokumentit me te lashte, te ardhur i paprekur nga thellesia e shekujve. Ai u zbulua me 1912 ne Manastirin mijeravjecar te Shen Merise se Grotaferrates, me prejardhje shqiptare, afer Romes. Pergamena eshte shkruar ne gjysmen e pare te shek. XIV ne gjuhen greke; mirepo, nje faqe e gjysem e Ungjillit ishte ne gjuhen shqipe. Murgu italo-shqiptar, Don Sofronio Gasizi, i njoftoi per kete gjetje, ia tregoi dokumentin nje vizitori, historianit romun, Nikolae Jorga. Ky i fundit beri nje vizite ne abaci me 1919 dhe njoftoi se Gasizi ia tregoi dokumentin, te cilin e “nxorri nga rafti ne te djathte, kur hyn tek dhoma e doreshkrimeve” (Dituria Ti, 1 prill 1927, 203-4.). Fatkeqesisht, Gasizi vdiq me 1922, para se te nxirrte ne drite studimin e premtuar per dokumentin. Por fati i keq nuk mbaroi me kaq, pasi me vone ky dokument i cmuar humbi pa lene gjurme. faqe 415....Duke qene se qeveria turke mbajti nje qendrim mjaft armiqesor ndaj perhapjes se letersise ne gjuhen shqipe, eshte me se e kuptueshme qe angazhimi i pjestareve te komunitetit musliman ne kete fushe ka qene mjaft i vogel...Gjithashtu, nuk duhet harruar se pas debimit te tyre nga Turqia dervishet bektashinj duhet ta kene kuptuar se mbijetesa e urdherit te tyre ne Shqiperi mund te varej prej pavaresise se kesaj te fundit nga Perandoria Osmane. Rrjedhimisht, bektashinjte dolen vullnetarisht ne krye te shume kuvendeve patriotike. Disa prej tyre udhetuan neper Shqiperi nga fshati ne fshat, nga veriu ne jug, duke shperndare libra per rilindjen e Shqiperise. Teqet e tyre u bene shkolla kombetare.... Per arbereshet e Italise jepet nje panorane suplementare ne saje te punimit te libri i Ahmet Kondos: Ēeshtja kombetare ne faqe te shtypit te rilindjes-1982; faqe 37: Shumica e shqiptareve, sic dihet, ishin analfabete, por shkrimet e botuara neper faqet e kesaj reviste (behet fjale per Flamurin e Arberit, GH) ua lexonin ata te pake qe dinin shkrim e kendim. Keshtu veprohej jo vetem ne kolonite shqiptare te Egjiptit e te Rumanise, por edhe ne Shqiperi ne kushtet e sundimit te eger osman; faqe 81: Me gjithe keto nderhyrje, me 1737, u hap kolegji, u krijua mundesia qe bijte arbereshe te mesojne ne kete shkolle, te cilen e kishin pritur shekuj me radhe. Per popullaten me banim ne Mirdite autori i librit: Mirdita, vater e qendreses antiosmane (1999) shkruan faqe 264-265: Nė fund tė shekullit XVII, rreth vitit 1692 ėshtė hapur nė katundin Velė nje shkollė nė tė cilėn mėsimet jepeshin nė gjuhėn e vėndit. Por shkolla laike nė gjuhėn shqipe qe e mundur tė hapeshin vetėm nė fund tė shek. XIX nga shoqėria “Bashkimi”. Mė 1899 u hap nė Orosh e para shkollė shqipe nė Mirditė me 14 nxėnės. Nė shkollė zhvilloheshin katėr orė mėsim nė ditė: shkrim, aritmetikė dhe mėsim besimi. Njė vit mė vonė, nė 1900 shkolla e Oroshit kishte 30 nxėnės. Nga viti 1902 deri mė 1906 nė kėtė shkollė dha mėsim mėsuesi shkodran Cin Gurakuqi, ndėrsa nga viti 1909 deri mė 1912 Kolė Dema....Mė 1902 u hapėn shkolla edhe nė Rrėshen e nė Spaē, ndėrsa mė 1903 edhe nė Kashnjet e Rubik. Nė vitin shkollor 1903 – 1904 kėto shkolla i ndiqnin gjithsejt 96 nxėnės. Pasaktesia e dates te hapjes se shkolles ne Vele na ka cuar ne perfundimin se ky autor i ka paragjykuar ngjarjet ne drejtim te laicizmit te tyre. Ndoshta ka dicka qe duhej vene ne dukje me perpara, por ngjarjet duhet marrre sic kane ndodhur dhe jo si na pelqen ne te ndodhin. Nuk eshte faji i shqiptareve te mesjetes europiane perse per ta mendoi Papa arberesh Klementi XI. Ne lidhje me kete personazh te Selise se Shenjte hapesira e shkollave shqipe ka kete hapesire, sipas librit te Engjell Sedaj: Papa shqiptar Klementi XI – Albani, Kuvendi i Arberit (1998): faqe 44: Me inisiativėn e tij (Papa Klementit XI, GH) u mblodh Kuvendi i ipeshkvijve katolikė tė Ballkanit nėn kryesinė e imzot Vinēenc Zmajeviqit. Kėshtu filloi rekrutimi i djelmoshave shqiptarė qė mėsuan pėr priftėrinj nė Kolegjin e Asisit. Kjo ishte njė fitore e madhe pėr kombėsinė dhe kulturėn shqiptare, mbasi qė klerikėt katolikė ishin tė parėt qė filluan tė shkruanin nė gjuhėn amtare dhe tė krijonin monumentet e para tė letėrsisė shqiptare; faqe 45: Nė mbledhjen e Kongregatės sė Porpogandės. Mė 3 tetor 1707, u rekomandoi (Papa Klementi XI, GH) disa organeve udhėheqėse tė rendeve religjioze qė tė hapnin kolegje pėr misionarė, duke vėnė nė dukje si model tė insituteve tė kėtilla Kolegjin Romak tė Shėn Pankracit qė e udhėhiqnin karmelitanėt dhe atė tė franēeskanėve nė Shėn Pjetėr nė Montoria, ku qe hapur edhe katedra e gjuhės shqipe....” nė vitin 1708 Klementi XI, origjina e tė cilit ishte nga Shqipėria, themeloi njė fondacion prej katėr mijė skudash pėr studimin e studentėve shqiptarė nė Kolegjin Urban tė Propogandės”; faqe 53: Nė historinė e popullit shqiptar, prej Kuvendit tė Matit (1462), nė materialet e tė cilit ėshtė ruajtur Formula e Pagėzimit, dokumenti i parė i gjuhės shqipe, e deri nė vitin 1912 janė mbajtur disa kuvėnde tė klerit katolik shqiptar, me qėllim qė, nė pajtueshmėri tė plotė me parėsinė e vėndit, tė ruhet identiteti kombėtar, feja dhe zakonet e mira, tė kulktivohet gjuha shqipe, tė hapen shkolla dhe tė botohen libra nė gjuhėn shqipe. S’do mėnd se nė kėto kuvende mbi tė gjitha qėllimet e tjera ishte arritja e pavarėsisė dhe ruajtja e identitetit kombėtar, duke kultivuar rezistencėn e vazhdueshme kundėr okupatorit aziatik dhe bashkėpunėtorėve tė tij; faqe 56: Kuvendi i Arbėnit ėshtė mbajtur nė Kishėn e Shėn Gjonit, nė Mėrkinjė afėr Lezhės, tė dielėn e dytė tė Epifanisė, mė 14 e 15 janar 1703, kurse materialet e kėtij Kuvendi, qėndrimet dhe vendimet e aprovuara, nė gjuhėn latine dhe shqipe, u botuan tre vjet mė vonė (1706) nė Romė; faqe 61: Njė dekret pėr botimin e dytė (bėhet fjalė pėr materialet e Kuvendit tė Arbėnit, GH) ėshtė dhėnė mė 26 mars 1803. Miropė ky botim (i dyti) “pėr t’mir t’Arbnis” u realizua (shumė mė vonė) nė vitin 1868, pa ndryshima tė mėdha nga botimi i parė, veēse me plotėsime tė atyre “emernameve qi ka qit shqip don Enjell Radoja Prift i dioēezit Shkodrs”, i cili nxori edhe botimin e tretė, mė 1872, nė njė pėrkthim tė ri me titull: Koncilli i dheut Shqypnis, tė plotėsuar edhe me disa shtojca, e nė tė folmen e Shkodrės, qė tanimė ishte bėrė qėndra kishtare dhe kulturore e tė gjithė shqiptarėve; faqe 63-64: Sh. Osmani thotė se “pas shkatėrrimit tė shkollės fillore tė Pėshanės nga autoritetet osmane mė 1648, persekutimi nė gjuhėn shqipe u ngrit nė sistem”; faqe 65: Sipas tė gjitha gjasave, shkolla ku sė pari filloi tė mėsohej gjuha shqipe nė kohėn e pontifikatit tė Klementit XI qe Kuvendi i Shėn Bartolemeut “all’Isola Tiberiane” (nė ujdhesėn Tiberiane) nė Romė dhe aty jepte mėsimin e shqipes, duke filluar nga viti 1705 e tutje, autori i njohur i Gramatikės sė gjuhėsshqipe, Franēesko Maria da Leēe; faqe 66: nė kohėn e papatit tė kėtij shqiptari tė madh, hartohet “Prej Durrėsit ditėn e dymbėdhjetė prillit ndė njimi shtatė qint e dhietė”, “Gramatikė e parė e gjuhės shqipe”, siē e quan kėtė gramatikė R. Ismajli. Mė vonė botohet Gramatika e gjuhės shqipe (Vėrejtje gramatikore nė gjuhėn shqipe, 1716) e autorit F.M. da Leēe, i cili kishte botuar edhe Fjalorin italisht-shqip, madje para (1702) mbajtjes sė Kuvendit tė Arbėnit (1703), e i cili fjalor mendohet se qe madje mė i pasur se ai i Frang Bardhit.
Identifikuar
..--..--..
Gjysem BalkanWebs
***
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 2361

**************************************************

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #11 : 05/12/08, 16:04 »
0

Edhe nė gramatikėn e parė tė gjuhės shqipe, qė ndėr studiuesit njihet si “Dorėshkrim i Grotaferratės”, apo mbase bėhet fjalė pėr ndonjė gramatikė tjetėr, dokumentet e kohės nė arkivat e Romės tregojnė se “Gramatika e pėrmėndur e shqipes qe shtypur mė 1701 dhe nuk gjėndet mė”; faqe 67: Nė kėtė aspekt (hapja e Seminarit Arbėresh nė Palermo) duhet veēuar bashkėpunimi dhe miqėsia e ngushtė qe kishte Klementi XI me Gjergj Guxetėn (1682-1756), themeluesin e mėvonshėm tė kėtij seminari (mė 30.11.1730), nė tė cilin do tė shkollohen njė varg arbėreshėsh, intelektualė e shkrimtarė tė shquar, e ku do tė punojė nja 20 vjet Pjetėr Andrea nga Himara, pastaj P.M.Parrino, Nikollė Keta etj; faqe 75: “ndėr kėrkesat themelore pėr mbajtjen e rendit kishtar dhe pėr forcimin e pozitės sė fesė, barabar me to, radhiten edhe kėrkesat qė dalin nga nevoja e juajtjes sė identitetit etnik tė popullsisė. E kėtillė ėshtė kėrkesa qė nė kishė tė flitet shqip, qė tė gjithė misionarėt dhe krerėt fetarė tė dinė shqip, qė materialet e Kuvendit tė botohen nė gjuhėn shqipe, tė vazhdojė veprimtaria e shkollave nė gjuhėn shqipe etj.
Per ne, libri me i plote qe jep pothuajse te gjithe panoramen e kultures dhe shkollave shqipe ne Shqiperi, eshte libri i At Donat Kurtit dhe At Marin Sirdani: “Mbi kontributin e elementit katolik ne Shqiperi”, te botuar per here te pare me 1935 i cili jep kete panorame hapsinore te dinamikes se shkollave shqipe: faqe 12....... Ma te parat shkolla, mbas te bjerrunit t’autonomise ne Shqypni, kjene, per sa dime na, tri: shkolla e Pdhanes, e Blinishtit e e Shkodres. Ne vj. 1638 P. Hiacinti a Sospitello o OFM, italian ne fis, por shqyptar ne zemer, pat guximin me iu perveshe per te mire te vendit nji punes ne veshtrim te plote kulturale, tuj cile shkollen fillore ne Pdhane, asokohe vend mjaft i banuem.......Numuri i xansave te jashtem pat mrrijte deri ne 25. Dijm prej dokumentash, se pose uratve xeheshin edhe mesime letrare dmth mbahet deri diku nje shkolle e mjesme pa perjashtue gjuhen e vendit. Perparimi kje aq i madh, sa i terboi Turqit, te cillet mbas 9 vjetsh e rrenuan fare....Ne vjete 1697 kje cile rishtas. Se deri kur vijoi nuk dihet; dokumenti mbaron tuj thane per te, se “ka gjase se gjindet edhe sot” (1702?); faqe 13 Nji vjet mbas themelimit te shkolles se Pdhanes, dmth ne vj. 1639, kje cile prej fretenve te kuvendit te Troshanit nje tjeter shkolle ne Blinisht, drejtor i se ciles kje P. Karl Mirandulanus OFM. Me shka duket, kje nje shkolle mjaft e plotesueme. Ndiqej prej ma se 50 xanxash e pose kndimit e shkrimit xeheshin edhe lande te tjera, posace gjuha latine prej atyre qi dojshin m’u bahej n’at shkolle; por anmiqte ishin te panumer e ne vj. 1640 drejtorin e ksaje shkolle e gjejm ne burg.... Ne vj. 1698 a aty pari gjejme se P. Filipi prej Shkodre OFM cili shi ne Shkoder nje shkolle private e mson fmite e tregtarve e pasanikve: faqe 14 -15 -16 -17-19 Keta mesuesa qene, qe me 20 Prill 1711, te ndihmuar e te nxitun prej Papes shqyptar, Klementi XI, ngrehen ne Rome ne kuvend te S; Pietro Montorio nji kateder per’ gjuhen shqype, per me i ba gati misjonaret e huej me mujte ma letas me i vlejte vendit tone; e njatehere kur se mendote kush per gjuhen shqipe e per zhvillim te saje, keta jane qe perpilojne ma te parat gramatika, fjalore e perkthime. Ne vj. 1644 P. Zef Iccaran OFM shkruen “Dizionario italiano – albanese” f. 120, doreshkrim i ruajtun ne biblioteke te Jezuiteve ne Shkoder; Ne vj. 1675 P. Bernardus a Quintiano OFM shtypi nji liber shqyp “Doktrina cristiane (epirotika)” –Venetiis 1675. P.Leo a Citadella OFM, qe diq ne vjete 1678, tuj pase kene Misjionar ne Shqypni, shkruen “Dictionarium epiroticum”. Nji gramatike te vogel shqyp, te shkrueme si duket prej ndonje Misjonari ne vj. 1710 me nji shtojce ne gjuhen turqishte, ia dedikoi ne vj. 1805 kardinalit Prefekt te Propogandes nji Eksprefekt i Misionit te Shqypnis. Ne vj 1716 P. Francesk M. Da Lecce OFM shkruan e shtype ma te paren gramatike shqyp, qe ka rendesi edhe sot: “Osservazioni grammaticali nella lingua albanese” Roma, 1716 dalla tip. Della S. Cong. Di Propaganda. –Ma vone shkruan edhe nje fjalor per te cilin nuk dihet se si mbaroi. Ky fjalor qe pershkruar pjeserisht prej G;Camarda, i cili e lavderonte fort. Ne vitin 1722 edhe P. Didacus a Desio OFM perpiloi nje gramatike shqip qe nuk u pat botuar. Ne vitin 1752 P.Bonaventura Prucher OFM prej Castel Giovio la ne Rome nje doreshkrim gati per botim “Manuale Catechetico italiano-epirotico” e nje fjalor per sherbim te Misionareve te Shqiperise. Ne vitin 1848 P.Luka da Monte Giove OFM na ka lene nje fjalor shqip - italisht, qe ruhet si doreshkrim ne biblioteke te bashkise se Todit n’Itali me kete numer: “Cod. 224 format 8o fq. 328. Ne vitin 1858 P. Dario Bucciarelli OFM la nje doreshkrim “Grammatica della lingua albaneze” qe ka qene ruajtur ne Biblioteken Franceskane te Gjuhadolit ne Shkoder. Ne vitin 1862 P. Bonaventura da Francavilla shkruan “Elementi grammaticali di lingua epirotica” ne format 8o fq 110 qe ruhej si doreshkrim tek franceskanet ne Gjuhadol. Ne vitin 1866 P. Francesko Rossi da Montalto OFM shtype “Regole grammaticali della lingua Albanese, compilate sulle tracce dei buoni grammatici e del P. Francesko M. Da Lecce” Roma 1866 –Stamperie della S. Cong. Di Propoganda for 8o fq 350. Po ne ate vit shtypet edhe “Vocabolario Italiano-Epirotico con tavola sinoptica ne format 8o, me 954 faqe. Ne vitin 1881 P. Leonardo de Martino OFM ka qene nder te paret qe punoi vjersha ne gjuhe shqip mbas metrikes moderne, duke botuar librin “L’Arpa” di un Italo-Albanese, Venezia 1881. Ky misionar qe i pari qe leshoi kushtrimin nder njerezit e medhenj te Europes mbare per indipendencen e popullit shqiptar.
Prej vitit 1800 e deri ne vitin 1861 hapen aty - ketu shkolla private me klasa fillore. Vetem ne Shkoder mbahen mend 12 shkolla fillestare: 8 per djem e 4 per vajza. E perkoheshmja “Perparimi” i rreshton emrat e mesuesve me te njohur me kete renditje: Gege Kodheli, Gjergj Benusi (1836), Gjon Shkrumi, Zef Kamsi, Jaku i Trushit te Mark Krtajes (Speci), Shor Markja, Don Pepini, D. Egjell Radoja, D.P.Babi. Edhe jashte Shkodres hapen shkolla te tjera katolike ne gjuhen shqipe. Ne Prizren, ne Peje e ne Gjakove i gjejme shkollat e hapura per djem shume me perpara vitit 1840, por per mungese te datave te sakta jemi te detyruar vetem t’i zejme ne goje. Ne vitin 1861 franceskajt hapin ta paren shkolle fillestare publike ne Shkoder i ndihmuar nga Episkopati shqiptar. Do pase parasysh edhe fakti qe ne vitin 1882 franceskajt kan pase hape nje kolegje per me rrite e me mesuar te gjithe ata qe deshironin me u ba freten e prej vitit 1905 kjo shkolle ishte bere krejtesisht ne gjuhen shqipe: faqe 21-22 Para vitit 1880 Shkupi dhe Zumbi, e pak ma vone Ferizoviqi e Stubla e kane shkollen e vet ne gjuhen shqipe per djelm. Ne vitin 1893 fillon shkolla e Shirokes, qe vijon edhe sot (1935). Ne vitin 1893 P. Joakim Serreqi OFM rregullon nje shkolle ne Selce me lokal per 50 nxensa. Po ate vit edhe P. Basil Chiaroni, OFM, hapi nje shkolle shqipe ne Hot (Traboin). Ne vitin 1897 P. Pjeter Gjadri OFM u jep mesim femijeve ne kuvend te Troshanit. Ne vitin 1898 D. Ndoc Mjedja hap nje shkolle ne Pdhane, te cilen ne vitin 1904 e mban P. Tome Bicaj OFM. Ne kete kohe edhe ne kuvend te fretenve te Rrbigut hapet nje shkolle katundi. Ne vitin 1901 edhe Biza ka shkollen e vet, ku mesimin e jepte P. Severin Lushaj OFM. Ne vitin 1907 P. Shtjefen Gjecovi OFM hap shkollen ne Gomsiqe. Ne vitin 1907 P. Gentil Biella OFM mban ne Iballe nje shkolle ne gjuhen shqipe. Ne vitin 1909 P. Engjell Vjeshta OFM panon femijte e Bazit e i meson me lexue dhe shkrue. Ne vitin 1900 e ndonje vit me mbrapa, me punen e shoqerise Bashkimi dhe Agimi hapen shkolla shqipe ne shume katunde. Kemi arritur te mesojme se ka pasur shkolla ne Rreshen, Orosh, Milot, Dajc, Kallmet, Pac, Kashnjet e Nenshat: faqe 23-24 Qysh ne fillim te shek. XIX e deri sa nuk ishte hapur shkolla e Stigmatineve, vihet re nje nxitje per te hapur shkolla femerore. Kjo vihet re me mesimet private neper shtepija. Ishin pune 80 – 90 vjecare e ende mbahen mend emrat e mesueseve te hershem: Kush Micja, Tone Radoja, Tereze Berdicja e Tina e Nikes. Keto minishkolla private poqen mendimin per te themeluar nje shkolle publike femerore, e cila u ap me 1879 nga Motrat Stigmatike. Rreth vitit 1885 ne Prizren gjejme shkolle fillore shqipe per vajza. Ne ate kohe themelohet edhe ajo e Shkupit. Ne vitin 1890-1903 Motrat Stigmatike shkojne ne Durres e aty mbajne per 13 vjet nje shkolle fillore per vajza e nje shkolle per pune dore. Ne vitin 1896 (?) gjejme ne Kallmet nje shkolle fillore per vajza e djem te drejtuar nga Motrat e Mshires (Vinēencianet). Ne vitin 1907 Shiroka ka shkollen e vet per vajza. Deri ne vitin 1911 Kleri Katolik Shqiptar kishte hapur neper kohe te ndryshme 47 shkolla shqipe, nder te cilat 10 per vajza: faqe 26: Shtypshkronjat e para ne Shqiperi jane hapur shume me perpara se te hapeshin shkollat shqipe. Permenden ajo e Obotit ne vitin 1493 dhe ajo e Shkodres me 1563. Ne vitin 1871 Jezuitet sollen ne Shkoder te paren shtypshkronje te atyre aneve. Ne vitin 1909 D. Ndoc Nikaj solli ne Shkoder shtypshkronjen ”Nikaj”: faqe 27-28-29 : Prej vitit 1555 deri ne vitin 1700 njohim 12 vepra e 9 autore nder te cilet Buzuku, Bardhi, Budi, Bogdani, Barleti, Tivarasi, etj. Prej vitit 1700 deri ne vitin 1800 kemi 11 vepra, 9 autore, e 6 doreshkrime. Permenden: P.Francesk M de Lecce OFM, Kuvendi i Arberit, D. Gjon Kazazi, etj. Prej vitit 1800 deri ne vitin 1900 kemi numeruar 81 vepra, 34 autore e 4 doreshkrime. Vecohen: P. Leonardo de Martino OFM, Zef Jubani (i Ndokillis), Pashko Vasa, D. Engjell Radoja, P. Pjeter Zarishti, P. Francesk Rossi da Montalto OFM. P. Jak Jungg S. J., D.Ndue Bytyci, P. Tome Marcozzi OFM, D. Pashko Junki, D. Pashko Babi e te tjere shkrimtare te rinj qe u del emri ne shekullin e XX-te. Prej vitit 1900 deri ne vitin 1912 gjejme 59 vepra e 16 autore. Vecojme: Gjergj Fishta OFM, Luigj Gurakuqi, D Ndoc Nikaj, P. Anton M. Xanoni S.J., P. Shtjefen Gjecovi OFM, P. Pashk Bardhi, Hile Mosi, Filip Shiroka, Mati Logoreci, Gasper Merturi, P. Anton Busetti S.J., Kole Thaci etj; faqe 31-32: Prej gjithe ketij materiali shihet se para vitit 1800 gjuha e jone nuk do te ishte shqipe po tu hiqeshin shkrimtaret katolike deri ne ate kohe, dmth: D. Gjon Buzuku 1555, D.Fran Bardhi 1635, D. Pjeter Budi 664, Emz. Pjeter Bogdani 1685, autoret franceskaj, qe permendem deri tani duke folur per shkollat e para shqipe, Kuvendi i Arberit 1706, Kazazi 1743 si dhe autoret jashte Shqiperise, dmth De Luke Matranga 1592, Nil Katalani 1694, Nikole Filia 1736, D. Jul Variboba 1762, Teodor Cavallioti 1770 te cilet, sa bashku, i ngrehen nje monument te pavdekshem gjuhes sone. Literatura shqipe nuk kishte per te pasur kete permase, per te mos thene nuk do te kishte ekzistuar, po tu hiqeshin 460 veprat e njohura deri me tani, pa marre parasysh te perkoheshmet, dhe 136 shkrimtaret katolike, prej te cileve ishin ata qe muaren pjese ne Kongresin e Manastirit e ne Komisionin letrar te vitit 1916. Prej vitit 1555 deri ne vitin 1700 njohim 16 vepra e 14 autore nder te cilet jane Buzuku, Matranga, Bardhi, Budi, Bogdani, Tivarasi, Barleti, Dhimiter Frangu, Anonimet, Gjon Muzaka, etj. Prej vitit 1700 deri ne vitin 1800 kemi 15 vepra, 13 autore e 6 doreshkrime, nder keta P. Francesk da Lecce OFM, Zmajevic (Kuvendi i Arberit), D. Gjon Kazazi, Jul Variboba etj. Prej vitit 1900 deri ne kohen e turqve te Ri gjejme 40 vepra e 10 autore. Vecohen: P.Gjergj Fishta, D. Ndoc Nikaj, D. Ndre Mjeda, P. Anton Xanoni S.J., P. Shtjefen Gjecovi OFM.
A kemi ne te drejte te themi qe themeli i kultures shqiptare eshte i ndertuar nga Kleriket shqiptare dhe jo ndryshe? A kemi ne te drejte te themi qe trekendeshi Mat - Mirdite - Diber (kemi parasysh ndarjen administrative tė 2008) eshte djepi i kultures shqiptare dhe e gjithe kjo ne saje te Klerit Katolik Shqiptar. Dhe kur selia e ketij Kleri spostohet ne Shkoder, atehere spostohet edhe pika e levrimit te kultures dhe gjuhes shqipe. A mund te jene ndryshe keto te verteta dhe perse duhet te jemi xheloz per kete lloj kulture?
Marrė nga “albanovaonline.info”

Marre prej Gazets 55 online
Identifikuar
..--..--..
Gjysem BalkanWebs
***
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 2361

**************************************************

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #12 : 05/12/08, 16:04 »
0

"Debatet dhe mitingjet pėr Alfabetin shqip"


( 31/10/08)

Historia e alfabetit tė gjuhės shqipe ka qenė njė rrugė e gjatė, e vėshtirė, plot me tė papritura pėr tė ardhur nė ditėn fatlume tė nėntorit tė vitit 1908, kur nė Kongresin e Manastirit u zgjidh pėrfundimisht problemi i shkronjave tė gjuhės shqipe. Kėshtu e nis bisedėn Prof. Dr. Tomorr Osmani, pėrgjegjės i sektorit shkencor tė Albanologjisė pranė Universitetit "Luigj Gurakuqi" nė Shkodėr, nė prag tė 100 vjetorit tė Kongresit tė Manastirit. Nė 14-22 nėntor ky pėrvjetor do tė kremtohet nga tė gjithė shqiptarėt, brenda dhe jashtė vendit. Grupi organizator, i ngritur enkas pėr kėtė qėllim, mes tė cilėve dhe prof Osmani, ka kohė qė ėshtė duke u pėrgatitur pėr kėtė ngjarje tė shėnuar tė kombit tonė. Njohės i mirė i kėtij kongresi dhe autor i njė libri mbi kėtė temė, prof. Osmani thotė se ishte vullneti, dėshira, pasioni dhe mbi tė gjitha patriotizmi i shqiptarėve qė pėr rreth tre shekuj e gjysmė luftuan pa marrė parasysh rrjedhojat politike dhe ekonomike qė mund tė kishin duke iu kundėrvėnė ideologjisė sė pushtuesit edhe pėr ēėshtjet kulturore. "Nė atė periudhė tė gjatė dhe tė errėt, shqiptarėt u pėrplasėn me dallgė tė fuqishme qė donin tė pengonin zgjidhjen e problemit tė vetėm, alfabetit tė njėsuar tė gjuhės shqipe", cilėson ai. Duke evidentuar hapat e parė tė kėsaj nisme, Osmani tregon se si dėshmi tė parė tė shkrimit shqip njohim "Formulėn e pagėzimit" tė vitit 1462, qė la Pal Engjėlli, kryepeshkop i Durrėsit dhe mik i Skėnderbeut, "njė burrė i pajisur me zotėsi tė rralla nė tė folur, me dituri", siē e portretizonte humanisti ynė Marin Barleti. Ashtu siē dhe kanė vėrejtur studiues tė tjerė, kjo traditė vijon z.Osmani, duhet tė jetė mė e vjetėr se shekulli i XV. Kėrkimet dhe hulumtimet mund tė na ēojnė mė nė thellėsi tė viteve, ndoshta 2-3 shekuj mė parė. "Ndoshta fati na do dhe biem nė njė traditė mė tė hershme tė shkrimit tė gjuhės sonė nga ajo qė njihet deri mė sot", shprehet prof. dr. Osmani, ndėrsa nėnvizon rrugėn e gjatė, tė vėshtirė, tė mundimshme, plot vuajtje e sakrifica tė Buzukut, Budit, Bardhit e Bogdanit qė i prinė alfabetit tė gjuhės shqipe. Profesor Osmani ndalet nė vitin 1879, nė komisionin e kryesuar nga Sami Frashėri, ku bėnin pjesė dhe Pashko Vasa, Hoxha Tahsini, Jani Vreto, tė cilėt kanė meritėn nė punėn pėr zgjidhjen pėrfundimtare tė alfabetit tė pėrbashkėt tė shqipes, i cili nė vetvete kishte 36 fonema qė duhet t'i pėrgjigjen 36 shkronja, si dhe pėrcaktoi edhe renditjen e shkronjave qė i kemi edhe sot. Mbi bazėn e kėtij alfabeti, angazhimi, dėshira dhe kėmbėngulja e shqiptarėve kudo qė ishin nėpėr botė pėr tė pasur njė gjuhė tė tyre sa vinte e shtohej, pėr tė ardhur tek 27 gushti i vitit 1908, qė nė sajė tė iniciativės sė klubit shqiptar "Bashkimi" nė Manastir, i drejtuar nga Fehim Zavalani, u vendos tė thirrej njė Kongres nė 14 nėntor tė vitit 1908.
Kongresi
Punimet e kėtij kongresi qė zgjatėn 8 ditė, u ndoqėn nga 50 pėrfaqėsues tė 26 qyteteve, shoqėrive dhe klube, prej tė cilėve vetėm 32 kishin tė drejtė vote. Kryetar i Kongresit tė Manastirit u zgjodh Mit'hat Frashėri, nėnkryetarė Luigj Gurakuqi dhe Gjergj Qiriazi, ndėrsa sekretarė Hilė Mosi, Thoma Avrami e Nysret Vrioni. Nė dy ditėt e para tė kėtij kongresi u diskutua se nė cilin alfabet duhet tė mbėshtetej alfabeti ynė, ku pėrhapjen mė tė madhe e kishin ai i Stambollit, i shoqėrisė "Bashkimi" dhe i shoqėrisė "Agimi" tė Shkodrės. Duke iu referuar ditės sė tretė, Osmani shton se "nė kėtė ditė u zgjodh njė komision prej 11 vetėsh qė do tė merrej me hartimin e alfabetit tė shqipes, ku kryetar u zgjodh Gjergj Fishta, njė personalitet i kulturės shqiptare, poet i talentuar, erudit, qė shquhej pėr forcėn e fjalės, mendjen e mprehtė dhe logjikėn e fortė". Komisioni pranoi njėzėri se alfabeti i shqipes duhet tė kishte si bazė alfabetin latin, mungesat e tė cilit do tė plotėsoheshin me anė tė dyshkronjėshave. Gjatė punimeve tė tij, nuk u morėn parasysh preferencat e anėtarėve pėr ndonjė shkronjė tė veēantė, por njėzėri u miratua shenja pėr ēdo tingull-fonemė tė shqipes, duke ruajtur raportin e pėrcaktuar nė alfabetin e shoqėrisė sė Stambollit se shqipja kishte 36 fonema. Sipas studimit qė i ka bėrė nė vazhdimėsi Kongresit tė Manastirit, prof. dr, Tomorr Osmani "kryetari i komisionit, Gjergj Fishta, shpjegoi pse u pranuan dy alfabete dhe jo njė. Alfabeti i Stambollit ishte i mjaftueshėm pėr t'iu pėrgjigjur nevojave tė kombit. Por, qė tė shtypeshin libra jashtė Shqipėrisė dhe pėr tė dėrguar telegrame jashtė vendit duhej njė alfabet me shkronja latine, praktikė qė e ndeshim edhe nė gjuhė tė tjera, si nė gjermanisht, etj. Delegatėt e kongresit e vlerėsuan kėtė vendim, duke e quajtur atė si njė fitore tė madhe qė arriti tė bashkojė shqiptarėt dhe tė ndikojė nė pėrhapjen e gjuhės shqipe dhe tė arsimit kombėtar. Por, sipas Osmanit, ndonėse Kongresi miratoi dy alfabete, ai i mbėshtetur nė atė latin qė njė tingull-fonemė mund tė paraqitej edhe me anė tė dyshkronjėshave, fitoi si mė i pėrshtashmi pėr natyrėn e gjuhės sonė, i lehtė dhe i thjeshtė nė tė shkruar. Me tė mund tė shtypeshin libra nė ēdo vend tė Europės qė pėrdornin kėtė system shkrimor. Por, jo gjithēka shkoi mirė pas Kongresit tė Manastirit, thotė Osmani. U organizuan mitingje dhe antimitingje nė mbrojtje ose kundėr alfabetit tė sotėm. Turqit e rinj u pėrpoqėn ta pengonin pėrqafimin e alfabetit latin pėr shqiptarėt, por ishte tepėr vonė. Tė gjithė shqiptarėt e mbrojtėn alfabetin e sotėm, si shkencor, i thjeshtė dhe praktik. 100 vjet vėrtetuan efikasitetin e tij, duk mbetur kėshtu sistemi i vetėm shkrimor i shqipes", cilėson z. Osmani. Kongresi i Manastirit, vlerėson ai, ishte njė tubim me vlera tė veēanta gjuhėsore dhe historike, qė u karakterizua pėr atdhetarizėm, tolerancė, mirėkuptim, qė i dha njė shtysė zhvillimeve politike, kulturore dhe arsimore dhe ndėrgjegjėsoi mė tej popullin tonė drejt pavarėsisė sė Shqipėrisė.

Marre prej Gazeta Shqiptare Online
Identifikuar
..--..--..
Gjysem BalkanWebs
***
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 2361

**************************************************

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #13 : 05/12/08, 16:04 »
0

Armiqtė e gjuhės shqipe dhe triumfi i saj

Arben LLALLA

Mė 14 deri 22 nėntor tė vitit 1908 nė qytetin e Manastirit u mbajt Kongresi i gjuhės shqipe. Ky Kongres ka zėnė njė
vend tė veēantė nė historinė e kombit shqiptar dhe nė veēanti nė historinė e shqiptarėve tė Maqedoni. Rruga e gjuhės shqipe pėr tė ardhur deri nė alfabetit e saj tė njėsuar ka qenė e vėshtirė. Lufta kundėr gjuhės shqipe ka qenė e ashpėr. Ky sulm ishte frontal dhe nė tė gjitha nivelet dhe drejtimet. Fanatikė fetarė ortodoksė dhe myslimanė injoronin gjuhėn shqipe, filluan tė ndryshonin emrat e fshatrave ku banonin shqiptarėt. Osmanėt i quanin shqiptarėt tė “pa fe” dhe tė “paudhė”, priftėrinjtė grekė e quanin gjuhėn shqipe “gjuhė barbare”.
Ligj kundėr gjuhės shqipe
Njė ligj kundėr gjuhės dhe kulturės shqipe ka lėshuar sulltani i Perandorisė osmane mė 31.maj.1779, Abdul Hamiti II, ku pėrcaktohej saktė marrja nė mbrojtje nga ana e turqve e kulturės dhe gjuhės greke, dhe se duhej luftuar gjuha shqipe. Ky dokument ėshtė nxjerrė nga arkivat greke dhe ėshtė botuar nė gazetėn “Thessaloniki” (14.korrik.1999). Pėr shekuj me radhė turqit qėllimisht dhe sistematikisht kishin pėrēarė popullsinė shqiptare nė grupe rivalėsh, armiqėsive fetare dhe zėvendėsimin e gjuhės amtare shqipe me gjuhė tė huaja. Ndonėse trashėgimia e panumėrt e poemave, baladave, pėrrallave dhe fjalėve tė urta ishin pėrcjellė gojarisht brez pas brezi, qeveria turke i kishte ndaluar rreptėsisht botimet nė gjuhėn shqipe. Kėshtu qė shqiptarėt shkolloheshin nė shkollat fetare qė ishin nė gjuhėn turke, greke, sllave, italiane, gjermane. Dhe ata qė shkolloheshin nuk e dinin mirė gjuhėn shqipen. Fėmijėt myslimanė duhet tė shkonin nė shkollėn e xhamisė, ku mėsonin turqisht, fėmijėt e krishterė duhet tė mėsonin greqisht. Kėshtu, nė ato pak shkolla fillore nė Shqipėri, asnjėra nuk pėrdorte gjuhėn shqipe. Propagandistė tė djallėzuar pėrpiqeshin tė shkombėtarizonin brezat e ardhshme tė rinisė shqiptare.Gjuha shqipe pėrdorej zakonisht nė jetėn e pėrditshme, prandaj arriti tė pėrcillej nga brezi nė brez.
Nė shekullin XIX interesimi i njerėzve pėr gjuhėn shqipe u rrit shumė dhe brenda pak vitesh u botuan katėr gramatika tė mira shqipe. Njėra u botua nė Firence nga Jeronin De Rada. Tjetra ishte gramatika e gjuhės shqipe nė greqisht, e botuar mė 1882 nga Kostandin Kristoforidhi. E treta ishte gramatika e Sami Frashėrit, e botuar nė Bukuresht mė 1886, nė shqip. Kurse mė 1887, Pashko Vasa nga Shkodra botoi nė Londėr njė gramatikė shqipe nė gjuhėn frėnge. Vėrshimi i letėrsisė kombėtare shqipe nė vend sigurisht qė inatosi qeverinė turke dhe Kishėn Ortodokse greke. Patriarku ortodoks grek lėshoi njė mallkim mbi letėrsinė shqipe dhe kėrcėnoi me shkishėrim tė gjithė ata besimtarė qė do tė guxonin tė mėsonin dhe lexonin nė gjuhėn shqipe. Sulltani urdhėroi tė gjitha postat doganore qė tė mos lejohej asnjė libėr nė gjuhėn shqipe tė futej nė Shqipėri. Dy armiqtė historikė kundėr njėri-tjetrit, tani po bashkėpunonin me zell pėr pėrndjekjen dhe burgosjen e gjithkujt qė kapej me libra tė gjuhės shqipe. Qeveritarėt turq me dhunė dhe prifti e hoxha me propagandė demagogjike u pėrpoqėn tė pėrēanin popullin shqiptar dhe ta linin nė errėsirė. Kėshtu kleri mysliman proturk nė rrugė fetare, ndalonte besimtarėt myslimanė tė ndiqnin shkollat shqipe bashkė me tė krishterėt, me pretekstin absurd se “prishin besėn”. Nga ana tjetėr, priftėrinj e dhespotė grekė thonin se vetėm greqishtja ėshtė gjuha e perėndisė, kurse shqipja ėshtė gjuhė “shejtani” dhe, nė kėtė mėnyrė, pėrpiqeshin tė ndalonin pėrhapjen e gjuhės shqipe nė shkolla, xhami, kisha e kudo.
Atdhetarėt dhe persekutimet
Por kundėr kėtyre forcave armike tė gjuhės shqipe dhe interesave kombėtare, tė turqve dhe grekėve, u ngritėn atdhetarėt shqiptarė. Ata u vunė nė krye tė masave popullore dhe i dhanė hov lėvizjes pėr gjuhėn dhe shkollėn shqipe. Prijėsit e Rilindjes Kombėtare e kishin kuptuar mirė se rruga drejt pavarėsisė shkonte drejt arsimit dhe shkollės shqipe. Hartimi i librave dhe ēelja e shkollės shqipe u bė problemi mė i ngushėm. Qėllimi ishte zgjimi i ndėrgjegjies kombėtare dhe pėr tė rritur vullnetin pėr tė luftuar pėr pavarėsinė pastaj. Vala antishqiptare ishte shtuar edhe mė shumė rreth fqinjėve tanė mbas formimit dhe programit tė “Lidhjes sė Prizrenit”. Lidhja kishte si qėllim kryesor ēeljen e shkollės shqipe, por me shkatėrrimin e Lidhjes, puna e pionierėve tė parė tė arsimit shqiptar u bė dhe mė i vėshtirė. Nė Shkodėr qytetarėt mund tė mėsonin nė shkollat e klerit katolik, tė cilat nė sy tė qeveritarėve turq, paraqiteshin si shkolla fetare. Mėsuesit shqiptarė u bėnė pararoja e nacionalizmit shqiptar, atėherė qeveria turke mori frikė dhe, pa u mbėshtetur nė asnjė ligj, mori masa tė rrepta duke persekutuar arsimtarėt shqiptarė.
Nė Shqipėrinė e jugut pėrhapja e arsimit shqiptar kombėtar u pengua edhe nga influenca shkatėrruese e propagandės greke. Pothuajse tė gjithė ata qė ēelėn shkolla shqipe nė jug ishin tė fesė ortodokse. Qeveria greke me anė tė Patriakanės sė Stambollit, “Fanarit” kishin siguruar tė drejtėn tė hapte shkolla pėr kristianėt. Pėr t’iu mėsuar ortodoksėve tė Shqipėrisė vetėm gjuhėn greke. Qeveria greke, me anėn tė shoqatave arsimore tė ndryshme, ēeli me qindra shkolla greke nė Shqipėrinė Jugore, pėr tė futur ndjenjėn greke nė brezat e padjallėzuar shqiptarė. Shqiptarėt e krishterė qė nuk iu pėrulėn politikės sė Greqisė, u mallkuan dhe u luftuan me ēdo mjet. Mbas shumė botimesh, fjalorėsh, tė cilėt, shkollat myslimane kur bėnin mėsim nė shqip i shkruanin me shkronja arabe, shkollat ortodokse greke pėrdornin nė shqip shkronja greke. Dhe atdhetarėt klerikė katolikė dėshironin qė gjuha shqipe tė shkruhej me shkronja latine.
Drejt alfabetit
Gjatė zhvillimit tė letėrsisė shqipe u hartuan disa alfabete tė ndryshme. Njė nga mė tė fundit ishte ai i krijuar nė Stamboll. Megjithatė, mendimi i pėrgjithshėm ishte se shkronjat jolatine nuk ishin aspak tė pranueshme pėr prodhimin e letėrsisė shqipe
dhe gjuhės kombėtare shqipe. Pėr kėtė arsye, shoqėria aktive dhe idealiste “Bashkimi” nė Manastir, thirri Kongresin e Parė tė Pėrgjithshėm pėr diskutimin e njė alfabeti tė njėsuar. Njė alfabet i njėsuar do tė ishte fillimi i letėrsisė mbarėshqiptare. Mė 14 nėntor tė 1908-s, nė Manastir u mblodh “Kongresi i Manastirit” ose “Kongresi i Alfabetit”. Nė kėtė Kongres ishin tė pranishėm 150 delegatė, tė ardhur nga tė gjitha anėt e Shqipėrisė, si dhe nga komunitetet shqiptare nė Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjipt, Amerikė etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh Mit’hat Frashėri, i biri i Abdyl Frashėrit. Mit’hat Frashėri ishte nė atė kohė redaktor i dy revistave, qė botoheshin nė Selanik, “Liria” dhe “Dituria”. Sekretare e komisionit u zgjodh Parashqevi Qiriazi, mėsuese e shkollės sė vashave nė Korēė. Nėnkryetar u zgjodh Grigori Cilka, nga Korēa, si dhe 11 anėtarė tė tjerė. Nė atė Kongres merrnin pjesė shqiptarė tė fesė myslimane, katolikė, ortodoksė, protestantė, tė bashkuar si vėllezėr, pėr njė qėllim tė madh kombėtar. Kumtesa e mbajtur nga prifti katolik Gjergj Fishta, preku tė gjithė pjesėmarrėsit. Kėrkesa e nacionalistėve shqiptarė ishte qė gjuha jonė shqipe tė mos shkruhej as me shkronja arabe, as me shkronja greke, por me alfabetin latin, gjė qė nėnkupton mosnėnshtrimin qoftė ndaj turqve, qoftė ndaj grekėve. Kongresi vendosi me votė unanime tė lenė mėnjanė alfabetin e Stambollit, dhe ta shkruanin gjuhėn shqipe vetėm me alfabetin latin me 36 shkronja. Gjithashtu, u vendos qė pas dy vjetėsh tė mbahej njė Kongres i dytė nė Janinė, pėr tė shqyrtuar problemet drejtshkrimore e letrare, si dhe pėr tė bėrė pėrpjekje pėr shkrirjen e dialekteve gegė dhe toskė nė njė gjuhė tė njėsuar shqipe. Duke qenė se para Kongresit tė Manastirit, gjuha shqipe ishte shkruar me shkronja arabe, greke, sllave, apo pėrshtatjet e tyre, vendosmėria e delegatėve pėr t’i kthyer sytė nga perėndimi ishte haptazi njė shpallje kulturore e pavarėsisė, qė nuk kaloi pa u vėnė re as nga qeveria turke e as nga kisha ortodokse greke dhe aleati i tyre sllav.
Nė Manastir u hap dhe shtypshkronja, e cila financohej nga njė grup tregtarėsh atdhetarė myslimanė shqiptarė. Shtypshkronja e Manastirit shpejt u bė e njohur nė tė gjithė Shqipėrisė si shpėrndarėse e librave dhe gazetave nė gjuhėn shqipe. Nė kėtė punishte ishin tė punėsuar 17 veta, tė cilėt punonin me njė makinė tė re elektrike, qė vihej nė lėvizje me dorė, pėr tė shtypur gazetėn e pėrjavshme “Bashkimi i Kombit” si dhe abetaret shqipe dhe tekstet shkollore. Ēėshtja e gjuhės shqipe shpesh bėhej shkas shpėrthimin e dhunės sė fanatikėve qė sulmonin pa mėshirė pėrparimin e gjuhės shqipe.
Qeveria turke dhe kisha greke
Mė 1909-n, qeveria turke, nė bashkėpunim me kishėn greke dhe sllavėt, mbylli tė gjitha shkollat shqipe, dhe dha urdhėr tė prerė tė shuhen nė zjarr tė gjuha librat, dokumentet dhe letėrsia shqipe. Gjendja politike nė vend nė atė kohė ishte kritike pėr tė marrė flakė nga ēasti nė ēast. Pėr atdhetarėt shqiptarė u bė mė se nuk do t’i realizonin dot kurrė qėllimet e tyre tė larta pa hapur mė parė shkollat shqipe pėr formimin e rinisė. Deri nė atė kohė rinia shqiptare kishte qenė objekt i propagandės sė huaj nė shkollat e hapura nga qeveria turke dhe nga kisha greke, qė tė dyja kundėrshtarė fanatikė tė, gjuhės shqipe dhe tė ēdo ndjenjė atdhetare. Megjithatė, gjatė punės pėr krijimin e sistemit tė tyre shkollor, atdhetarėt shqiptar u ndeshėn me tri probleme tė mėdha, pengesa nga autoritetet turke dhe greke, mungesa e tė hollave dhe mungesa e mėsuesve tė kualifikuar. Shuma tė vogla, por tė dobishme tė hollash ishin mbledhur aty-kėtu brenda vendit, kurse ato mė tė mėdha kishin ardhur nga shoqėritė dhe klubet shqiptare nė vendet e tjera. Mirėpo kishte fare pak mėsues tė kualifikuar tė gjuhės shqipe.
Kongresi i 1909-ės
Pėr t’i bėrė ballė kėsaj sfide arsimore, Klubi i Selanikut thirri njė tjetėr Kongres nė Elbasan, nė zemėr tė Shqipėrisė, nga data 20 deri 27 gusht tė 1909-s. Nė kėtė Kongres tetėditor, qė kishte synim zhvillimin e lėvizjes arsimore anembanė vendit, erdhėn delegatė nga 28 shoqėri e klube shqiptare. Nė Kongres u vendos qė tė themelohet “Shkolla Normale nė Elbasan”, njė shkollė gjashtėvjeēare pėr pėrgatitjen e mėsuesve tė rinj. Njerėz tė mėsuar nė universitetet e huaja europiane u gjetėn dhe u caktuan pėr tė formuar stafin pedagogjik. Klubi i Manastirit u caktua si qendra pėr krijimin e njė Federate tė Klubeve Shqiptare nė Shqipėri dhe nė kurbet. Qėllimi i Klubeve ishte pėrhapja e gjuhės dhe arsimit shqip, pa u pėrzier me politikė. Klubi korēar “Pėrparimi” u caktua si qendra financiare, qė do tė adimistronte ndihmat dhe shtimin e shkollave tė ditės dhe tė natės. Pėrgjegjėsia kryesore dhe prokupimi i madh ishte mbajtja e Shkollės Normale tė Elbasanit. Kongresi i Elbasanit nxiti tė gjithė shqiptarėt tė futnin gjuhėn shqipe nė shkollat e huaja, tė pėrhapura anembanė Shqipėrisė. Mė 18 nėntor 1909 u bė thirrja haptazi, “Pėr mbajtjen e Shkollės Normale tė Elbasanit duhen, para, para e mė shumė para”. Nuk ėshtė e vėshtirė tė pėrfytyrohet niveli i ulėt i jetesės sė njerėzve, qė u bėhej njė propozim i tillė! Mirėpo, me ose pa mjetet e pėrshtatshme, Shkolla Normale Elbasanit vazhdoi tė pėrgatiste pionierėt e arsimit pėr Shqipėrinė qė po rilindte. Drejtori i parė i Normales ishte Luigj Gurakuqi, qė vite mė vonė kjo shkollė u pagėzua me kėtė emėr. Shkolla Normale u hap mė dhjetor tė 1909-s, me 143 nxėnės. Shpėrthimi i shqiptarizmit i kaloi tė gjitha parashikimet e armiqve tė gjuhės shqipe.
Gazeta, revista dhe arrestime
Nė atė kohė dolėn nė dritė rreth 90 gazeta dhe revista shqipe, qė botoheshin nė Shqipėri dhe nė kolonitė shqiptare jashtė vendit. Xhonturqit tė frikėsuar nga ky shpėrthim i shpejtė i arsimit shqip, reaguan ashpėr, duke ndaluar shoqėritė, shkollat dhe botimet nė shqip. Nė Vlorė atdhetarėt arrestoheshin dhe internoheshin, shkolla e Vlorės u mbyll, kurse drejtori i saj Loni Naēi u largua nga Shqipėria, nga frika e vrasjes. Nė Gjirokastėr pionieri i arsimit shqip kombėtar, Koto Hoxhi, u internua nė kėshtjellėn e Bosforit. Pandeli Sotiri, themelues i sė parės shkollė shqipe nė Korēė, u internua nė Selanik. Xhonturqit i kishin vėnė detyrė vetes pėr tė rrjepur tė gjallė tė gjithė shqiptarėt qė punonin pėr pėrhapjen e gjuhės shqipe. Dalja nė pah e gjuhės shqipe, me shkronja latine, provokoi myslimanėt injorantė e konservatorė. Ata protestuan se shqipja, ashtu si turqishtja, duhen shkruar vetėm me shkronja arabe dhe se preferenca e atdhetarėve shqiptarė pėr shkronja latine perėndimore ishte njė pėrēmim pėr fenė myslimane. Njėrės tė paditur dhe injorantė formuan me mbėshtetjen edhe tė qeverisė sė xhonturqėve nė Stamboll shoqėrinė “Mahfeli” me synimin pėr pėrēarjen e shqiptarėve dhe frenimin e arsimit nė shqip. Nė fund tė vitit 1909, qeveria turke ndaloi pėrdorimin e gjuhės shqipe me shkronja kombėtare, nė tė gjitha shkollat anembanė vendit. Gjithashtu, nxori njė dekret, sipas tė cilit gjuha shqipe do tė shkruhet vetėm me shkronja arabe. Shoqėria reaksionare “Mahfeti”, me mbėshtetjen e qeverisė turke, shtypi dhe shpėrndau abetaret e para me shkronja arabe. Pėr kėtė arsye, nė shkurt tė 1910-s, u mbajt nė Elbasan njė miting proteste, ku 7.000 njėrės protestuan kundėr pėrdorimit tė shkronjave arabe pėr gjuhėn shqipe. Kėshtu po atė muaj protestat vazhduan nė Korēė, Berat, ku mbi 15.000 veta dogjėn nė qendėr tė qytetit abetaret shqiptare me shkronja arabe, tė dėrguara nga Stambolli. Telegrame tė shumta nga shoqėritė shqiptare tė Selanikut, Shkupit e Manastirit u shprehėn nė mbrojtje tė alfabetit shqip.
Kongresi i dytė i Manastirit
Nė mars tė 1910-s u thirr Kongresi i dytė i Manastirit. Aty u vendos qė tė vazhdojė pėrdorimi i alfabetit kombėtar me shkronja latine dhe protestat kundėr vendimit tė padrejtė tė qeverisė turke. Gazeta atdhetare “Shkreptina” e Kajros botoi njė memorandum tė hartuar nga kryengritėsit qė luftonin nė malet e Shqipėrisė. Nė tė theksohej se qėllimi i tyre nuk ishte pėr plaēkitur apo pėr tė vrarė, por pėr tė luftuar pėr lirinė e edukimit nė gjuhėn shqipe dhe me alfabetin kombėtar, lirinė pėr tė hapur tė gjitha shkollat shqipe tė mbyllura nga qeveria turke dhe vėnien nė punė tė shtypshkronjave, si dhe botimin e gazetave tė ndaluara, lirimin e tė burgosurve politikė. Dhe pėrfundonte me mesazhin. “E gjithė bota e qytetėruar dhe veēanėrisht qeveria e Perandorisė otomane le ta dijė mirė se tė gjithė shqiptarėt, gegė e toskė, kristianė dhe myslimanė, nuk do ta pushojnė luftėn pėr kėto tri kėrkesa, derisa qeveria tė na i garantojė ato me siguri”. Edhe nė kėtė luftė turke, greke dhe sllave, shkolla shqipe doli fitimtare. Me pak mjete dhe mėsues, por me dėshirėn nė shpirt pėr dituri shkollore shqiptare, midis pengimeve, sllave, greke dhe turke, shkolla shqipe fitoi nga veriu e deri nė jug tė Shqipėrisė dhe pėrgatiti breza tė rinj atdhedashės.
Njė zjarr i rrezikshėm
Megjithėse ky revolucion kulturor ishte pėrfytyruar si njė konfirmim jo i dhunshėm, shpejt ai ishte kthyer nė njė zjarr tė rrezikshėm. Qė shqiptarėt trima si Isa Boletini dhe burri i zoti Ismail Bej Qemal Vlora, do tė nxitonin hapat pėr tė shpallur pavarėsinė e Shqipėrisė mė 28 nėntor tė 1912 nė Vlorė. Mbas pak muajsh filloi Lufta Ballkanike dhe Manastiri e Shkupi, dy qytetet historikisht tė banuara nga shumica popullsi shqiptare, u pushtuan nga serbėt dhe kroatėt. Tė gjitha dyqanet dhe librat shqip u dogjėn dhe shumica e atdhetarėve shqiptarė u therėn nga serbėt, disa u burgosėn. Popullata myslimane shqiptare u detyrua tė braktiste qytetin e Shkupit dhe tė Manastirit, ata familje ortodokse shqiptare qė mbetėn aty, me kalimin e viteve dhe me dhunė u asimiluan duke humbur dinjitetin e tyre shqiptar.

Marre prej Gazeta Shqiptare Online
Identifikuar
..--..--..
Gjysem BalkanWebs
***
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 2361

**************************************************

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #14 : 05/12/08, 16:04 »
0

Sa ta merr mendja qi debati i idhėt mbi Standardin e gjuhės nuk ka ku bjen ma poshtė e ma larg nga ndonji zgjidhje konstruktive, veē kur del nji prononcim si i Arbėn Xhaferit nė Kohė Ditore, i ribotuem n’Express, e ta bān me dije qi janė bukur edhe do pashė deri n’fund t’humnerės:

"Ka ardhur koha qė pėrdorimi i gjuhės unike, standarde shqipe tė mbrohet me ligj, tė formohen komisione shtetėrore qė do t'a mbikėqyrin zbatimin e tij. Ėshtė momenti i fundit qė Kuvendi i Kosovės, ai i Shqipėrisė t'i dalin zot gjuhės standarde shqipe, indit tė vetėm koheziv kombėtar."



Nėse po e kuptoj mirė, Xhaferi po sugjeron me i nda do pare nga buxheti pėr nji Polici Gjuhėsore. Mirėpo, nuk u zgjanue fort nė detaje se si kish me funksionue kjo.

A duhet shteti me i gjobitė ata qi nuk shkrśjn nė Standardin ‘72?

E pagesa, a do t’bahet n’dinarė, lekė, Reichsmark apo rubla?

A duhet ndoshta me i rrehė delinkuentat gjuhėsorė me hitha derisa ta kthejnė ‘kukunė’ nė ‘obobo’? Apo me i zbutė dru derisa truni t'ju bāhet risk gjedhi?

Por nė vend tė shtagės, ndoshta ā ma mirė me e pėrdorė karrotėn – jo, jo, hala ma mirė – pitajkat me qebapa. Gjysė me pesė atyne qi pėrdorin fjalė si 'paēka' edhe 'katėrēipėrisht', e nji me dhetė atyne qi pėrdorin fjalė si 'bėheshka' edhe 'qenkėrka'. Perfekt! Kjo metodė demokratike fort mirė po kryen punė n'Maqedoni, e pse jo edhe n'Kosovė.

E nėse nuk ndigon populli, atėhere shpėrbāje dhe zgjidhe nji tjetėr, si n’at thanien gjeniale t’Bertold Brechtit
Identifikuar
..--..--..
Gjysem BalkanWebs
***
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 2361

**************************************************

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #15 : 05/12/08, 16:04 »
0

Fjalor i ri i njė gjuhe tė lashtė
27-10-2008 / Driton Kajtazi

Mbi pėrmbajtėsin dhe konteksin shoqėror tė «Fjalorit tė gjuhės shqipe» tė Mehmet Elezit

Histori e shkurtėr e njė historie tė madhe gjuhėsore - Leksikologjia, dega mė e hershme e gjuhėsisė shqipe fillet e para i ka tek Frank Bardhi dhe libri “Fjalori Latinisht-Shqip” i botuar nė vitin 1635. 1635 ėshtė edhe viti i njejtė kur nė Francė krijohet Akademia franceze nga Richelieu. U desh tė pritet Konstandin Kristoforidhi qė nė gjysmėn e dytė tė shekullit XIX tė bėjė hapin e parė pėr njė fjalor tjetėr tė gjuhės shqipe tė botuar nė vitin 1904, tė cilin fjalor mė vonė e pėrpunoi Aleksandėr Gjuvani. Nė vitin 1954, u botua fjalori i gjuhės shqipe, mė i pasuri gjer nė atė kohė. “Kongresi i drejtshkrimit” nė vitin 1972 dhe «Fjalori i gjuhės shqipe» i pėrpiluar nga Akademia e Shkencave nė 1973 me 150 mijė fjalė tė shkruara dhe tė folura i vėnė themelet e forta standartizimit tė gjuhės shqipe.
Gjuhė e lashtė, fjalor risi/ “Fjalori i gjuhės shqipe” i autorit Mehmet Elezi pėrmban 41'000 fjalė tė reja qė nuk janė pėrfshirė nė fjalorėt e sipėrpėrmendur. Kėtu nuk ka neologjizma por fjalė tė burimit shqip dhe indo-evropian. Nuk ėshtė fjalor krahinor e as fjalor alternativ por fjalor nė shėrbim tė plotė tė gjuhės shqipe, me 41 mijė fjalė tė reja, me 5300 shprehje frazeologjike, me 54 mijė kuptime dhe me njė pasuri sinonimike. Ky fjalor ka 3 risi nė: - Etiomologji. - Pėrdorim tė paskajores me njė fuqi shprehėse dhe - Ilustrim tė fjalėve me 40 autorė tė njohur si Fishta, Konica, Pashku, Camaj, Kadare, Mjeda, me vepra tė kulturės popullore dhe me Kanun. “Nė fjalorėt e mėdhenj, tė dhėnat pajisen me ilustrime nga shembuj letrarė” shkruan James Murray nė parathėnien e “New Oxford Dictionnary”. Mehmet Elezi i ilustron fjalėt me autorė, me situata reale, pėr t’ju dhėnė jetė dhe kontekst fjalėve. Fjalėt “in vitro”, i shndėrron nė fjalė “in vivo”, nė fjalė tė gjalla, duke i shoqėruar: - Me veprat ku janė gjetur - Me zonėn ku janė folur - Me fjalėt e urta ku janė pėrdorur dhe me - Me prejardhjen historike tė tyre. Ky fjalor, sipas gjuhėtarėve e pasuron “leksikologjinė, onomastikėn, dramatiken, etimologjinė dhe sintaksėn” dhe ėshtė hapsirė pėr studime dhe kritika pėr «leksikografin, frazeografin, morfologun, dialektologun, sintaksologun, sociolinguistin dhe etnologun». Ky fjalor i jep shumėkuptime fjalėve, ashtu sikur melodia i jep muzikės ritėm. Shkrimtari Ramuz thotė: «Populli ėshtė rezervė e shpirtdlirėsisė» («Le peuple est une réserve d’innocence»). Pėr autorin Elezi, populli ėshtė njė rezervė shpirtdlirėsie sintaksore.
Polifoni dhe orkestėr gjuhėsore - Mė kėtė pasurim sintaksor, Mehmet Elezi i del krah, e pasuron kongresin e vitit 1972 dhe botimin e vitit 1973. Me gjithėpėrfshirjen sintaksore tė tė gjitha trevave shqiptare, kompleksi i inferioritetit tė atyre qė nuk i kishin fjalėt e tyre nė fjalorė tė mėhershėm, shndėrrohet nė krenari tė pėrkatėsisė sė plotė. Ky fjalor e pasuron polifoninė e bukur ashtu si janė tė bukura kėngėt polifonike tė Jugut. Kėshtu gjuha nuk mbetet vetėm shprehje muzikore e njė instrumenti por njė ansambėl apo tėrėsi instrumentesh pėr t’u bėrė kėshtu orkestėr. «Janė vetėm tė huajt qė e flasin frėngjishten pa theks» shkruan autori zviceran Ramuz nė «Paris». Gjuha shqipe nuk ėshtė njė gjuhė e robotizuar, pa theksa dialektore, krahinore apo edhe individuale, por njė gjuhė e pasuruar nga shtrirja e gjerė ballkanike, nga diaspora dhe nga vetė historia. Kjo gjuhė e njė vendi tė tkurrur me shekuj nuk pranoi tė bėhet e tkurrur por ėshtė bėrė e ngjeshur, e thellė dhe e pasur. Por edhe njė gjuhė e kristalizuar, e standardizuar, me rregulla drejtshkrimi e me shprehje tė qarta mendimi. Rregullat e njė shkrimi mund tė mėsohen, por ndjenjat e njė gjuhe munden vetėm tė pėrjetohen. Fjalėt e ndjenjave tė pėrfshira nė rregullat drejtshkrimore bėjnė qė gjuha tė mėsohet me ndjenja. Madhėshtia e njė shkrimtari ėshtė shprehja, burimi i shprehjes ėshtė fjala e fjalori ėshtė brumi i fjalėve. «Shkrimet e mija nuk janė fjalėt e mija por fjalėt e tė tjerėve qė i kombinoj nė mėnyrėn time» thotė njė shkrimtar. Si mund tė shkruan njė romansier kur i bėn tė flasė personazhet e tij nga Tirana, Shkodra , Vlora, Drenasi, Shpati, Plava, Presheva, Tetova, Janina, Izmiri, Zara apo Hora e Arbėreshėve pa u shprehur me shprehjet e tyre reale, me fjalėt e tyre, me leksikun e tyre ? Ky fjalor ju jep edhe mė shumė jetė personazheve tė romaneve, i jep hapėsirė njeriut tonė, i jep edhe mė tej brumė fjalėve.
«Kur flet tradita, hesht plagjiati» - “Nėse teknokratėt e marrin drejtimin e shkretėtirės Sahara, vetėm pas tri viteve do tė blejnė rėrė» thotė humoristi Coluche. Disa teknokratė tanė nė politikė, administrata dhe media edhe nė Amazoni do tė blejnė drunj pas tri vitesh, ashtu sikur po blejnė falas fjalė pėr gjuhėn shqipe qė pastaj nuk e dinė ku ti pėrdorin. Kėta neo-kreolistė duke e bėrė ngjarjen-eveniment, befasinė-surprizė, ngurrimin-hezitim apo shėrbimin-servirim i sfidojnė edhe ish-kolonitė nė Karaibe apo Antile ku krijoheshin dikur gjuhė tė reja kreole me leksik tė skllevėrve afrikanė dhe tė pushtuesve tė tyre. Kėta nuk arrijnė t’i lakojnė nė rasa kėto fjalė se si shkruan Adorno nė Les mots venus d’ailleurs, «Fjalėt e ardhura nga gjetiu»: «Shpresėhumbur (…) fjalėt e huaja presin tė zgjohen nė njė rend mė tė mirė». Thuhet se «origjinaliteti ėshtė para sė gjithash kthimi nė origjinė» dhe «ajo qė nuk ėshtė traditė ėshtė plagjiat». Elezi e bėn tė flasė traditėn, e bėn tė hesht plagjiatin, i bėn tė jetojnė fjalėt. Vetėm njė gjuhe e strukturuar dhe me leksik tė pasur i jep shprehje kuptimplote fjalėve tė huaja, tė domosdoshme pėr ēdo gjuhė qė donė tė ecė e tė komunikojė me tė arriturat shkencore, teknike e artistike. Kėshtu prania e fjalėve teknike dhe shkencore bėhet fisnike dhe ndjenjė e mirėfilltė e komunikimit kozmopolit. Duke krijuar harmoni me vetveten, gjuha shqipe qė sipas ca gjuhėtarėve i ka dhėnė emrin Gjenevės, por edhe Bukureshtit tė Rumanisė mike tė Elena Gjikės, me kėnaqėsi merr fjalė e komunikon nė harmoni me botėn. Harmonia gjuhėsore e njė kombi e bėn mė tė harmonishėm komunikimin me kombe tė tjera.
«Ballafaqim» i gjuhės me pasurinė e saj - Mehmet Elezi nuk e vė pėrballė gegėrishten me toskėrishten, nuk i ballafaqon as veriun e jugun, as lindjen e perėndimin por e vė nė qendėr dhe e ballafaqon gjuhėn shqipe me gjuhėn shqipe, me pasurinė e saj sintaksore. Ky fjalor nuk ėshtė zėdhėnės i njė apo disa krahinave por ėshtė zėdhėnės sintaksor i njė gjuhe tė tėrė. Njė leksik gjithėpėrfshirės, i pasur, i plotėsuar nė mėnyrė tė rregullt ėshtė garantuesi mė i mirė i njė gjuhe tė gjallė, e cila pėrkon me kohėn, e respekton tė kaluarėn dhe e garanton tė ardhmen. Nismat nga disa individė, aty e kėtu, qė tė ballafaqojnė tė tė folurat lokale, krahinat e dialektet me gjuhėn standarde, duke u kufizuar kėshtu nė kufij e tyre politikė e regjional me kėtė fjalor, e kanė dėshminė e shembullit gjithėpėrfshirės tė njė gjuhe e cila i merr nė konsideratė tė gjithė bashkėfolėsit e saj pėr t’i bėrė bashkėbisedues.
Gjuhė e standartizuar, shoqėri e kristalizuar - Standardizimi i njė gjuhe ėshtė njė element i domosdoshėm pėr kristalizimin e shprehjes sė mendimit, pėr fuqizimin e dialogut shoqėror dhe pėr strukturimin e komunikimit. Sa mė i thellė tė jetė lumi, ma i qetė asht thonė andej apo kėndej. Gjithėpėrfshiria e leksikut tė njė gjuhe i qetėson shpirtrat e tė gjithė folėsve tė saj. Puna e madhe e rilindėsve dhe rezultatet monumentale tė viteve 1972 dhe 1973, mė kėtė fjalor shkojnė njė hap para duke u pasuruar me 41'000 fjalė tė reja. Bota kritike dhe studimore mund tė ngrejė edhe mė lart thellėsitė gjuhėsore. Procesi i standardizimit sintaksor dhe morfologjik po plotėsohet edhe me atė leksikor pėr tė pėrmbyllur njė kapitull dhe pėr t’i lėnė hapėsirė rishikimeve, plotėsimeve dhe rrezatimeve tė reja. Fjalorėt e gjuhėve rishikohen, plotėsohen dhe ribotohen rregullisht. Nė botimin e vitit 2008, pėr krahasim, fjalori i ri francez Petit Robert ka futur 400 fjalė tė reja. Petit Robert dhe Larousse botohen ēdo vit me fjalė tė reja. Ne e kemi njė botim tė ri me 41 mijė fjalė tė reja. Botimet e ardhshme tė fjalorėve tė gjuhės shqipe do ta kenė mė lehtė me risi sintaksore. Mehmet Elezi, simbolikisht, bėn njėjtė sikur edhe CERN (Qendra Evropiane e Kėrkimeve Nukleare) kėtu nė Gjenevė qė po provon tė vė nė lėvizje grimcat pėr ta tejkaluar shpejtėsinė e dritės pėr tė pasur elemente qė tė kuptohet kėshtu mė mirė prejardhja e gjithėsisė. Mehmet Elezi e ka pėrshpejtuar lėvizjen e fjalėve drejt njė fjalori pėr tė kuptuar mė mirė rruzullimin gjuhėsor, duke marrur fjalė tė krijuara nė tė kaluarėn pėr t’i vėnė nė shėrbim tė ardhmėrisė gjuhėsore.
Fjalor me njė forcė tė qetė gjuhėsore - Gjuha e evropianėve ėshtė pėrkthimi, thotė shkrimtari dhe semiologu italian Umberto Eco. Me njė fjalor tė tillė thellohet edhe mė tej komunikimi i gjuhės shqipe me botėn, me gjuhėt e saja. Njė gjuhė e pasur sintaksore, njė gjuhė e standartizuar ėshtė njė nga standardet mė tė fuqishme pėr tė komunikuar me Evropėn, me botėn, pėr tė qenė pjesė integruese e familjes tonė. Mehmet Elezi e rreh borėn pėr tė hapur shtigje tė reja komunikimi me botėn duke vėnė nė qykė elemente tė mjaftueshme leksikore pėr pėrkthyesit. Ky fjalor i jep fjalė tė reja administratave qė tė kenė gjykime mė tė drejta e veprime mė tė qarta dhe i lė mė pak hapėsirė moskuptimeve, burim i largimit tė ndėrsjellė. Elezi e pasuron leksikun e njė gjuhe nė veēanti, e pasuron leksikun e gjuhėve nė pėrgjithėsi. Mehmet Elezi, ambasador i gjuhės shqipe pranė gjuhėve gjermanike, latine, sllave, perse, greke dhe armene, ambasador nė familjen gjuhėsore indo-evropiane.

Autori ėshtė mėsimdhėnės nė kolegjin “Léon-Michaud” nė Zvicėr

MARRE PREJ GAZETA 55 ONLINE
Identifikuar
..--..--..
Gjysem BalkanWebs
***
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 2361

**************************************************

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #16 : 05/12/08, 16:04 »
0

Nga Hans-Joachim Lanksch "Disa mendime pėr gegnishten sot"


Qė nė fillim duhet me ju rrėfye dy gjana: prej meje nuk mund tė pritni nji kumtesė shkencore, mbasi nuk jam njeri i shkencės, por i praktikės - nji qytetar i thjeshtė qė punon me gjuhėn shqipe.

Nga Hans-Joachim Lanksch
Premte, 05 Dhjetor 2008 09:28:00

U kam bā pyetje me shkrim disa shkrimtarėve tė Gegnisė se pse shkruejnė standardisht dhe jo gegnisht. Disa syrėsh u pėrgjigjėn nė mėnyrė bukur specifike dmth. fare, ndėrsa disa tė tjerė mė kthyen pėrgjigje interesante dhe fort informative

Qė nė fillim duhet me ju rrėfye dy gjana: prej meje nuk mund tė pritni nji kumtesė shkencore, mbasi nuk jam njeri i shkencės, por i praktikės - nji qytetar i thjeshtė qė punon me gjuhėn shqipe. E dyta: unė jam nji dashamirės i madh i gegnishtes, ama jam edhe nji dashamirės i madh i tosknishtes. Gjuha e Mjedės, Koliqit e Camajt asht e ambėl dhe e pasun, ama po aq e bukur dhe e pasun asht gjuha e Naimit, Lasgushit e Mitrushit.

Vjetėve tė fundit asht gjallnue diskutimi rreth gegnishtes resp. rreth raportit tė saj me shqipen standarde, dhe, lidhun me kėtź, debati rreth rishikimit tė shqipes sė standardizueme.

Kam disa, ma saktė: 6 kėrkesa ndaj atyne qė merren me debatin nė fjalė:

Diskutimi pėr gegnishten dhe standardishten e sotme duhet liberalizue, duhet me i dhanė fund monopolizimit tė kėtij kuvendimi nga ana e disa gjuhėtarėve qė e mbrojnė standardishten e Kongresit tė Drejtshkrimit dhe orvaten me uzurpue ēdo diskutim pėr kėtź ēāshtje, ku pėrjashtohen sidomos shkrimtarėt, ata pra qė e pėrdorin dhe e krijojnė gjuhėn.

Gjuhėn e Dantes dhe Petrarkės s'e kanė krijue gramatikanėt, por Danteja dhe Petrarka. Me fjalė tė tjera: nuk ban qė pėr problemet e kėndimit operistik tė monologizojnė profesorėt e kantos tue ua kyēė gojėn kangėtarėve.

Duhet me i dhanė fund diskriminimit tė gegnishtes letrare si "dialekt". Asht e vėrtetė qė ekzistojnė tė folmet gege me nėndialektet, nėn-nėndialektet dhe nėn-nėn-nėndialektet etj. tė tyne, por asht e vėrtetė edhe se autorė si Migjeni a At Anton Harapi kanė shkrue nji gegnishte letrare edhe pse ajo s'ka kenė e standardizueme.

Diskutimi pėr gegnishten dhe gjuhėn zyrtare letrare duhet shlirue prej vėshtrimeve jashtėgjuhėsore. Gjuha nuk mund t'i nėnshtrohet nji qasje ideologjike, sidomos jo nji qasje politike. Dihet qė nė djepin e gjuhės sė dekretueme prej Kongresit tė Drejtshkrimit qėndronin pikėpamje kryekėput politike qė s'kishin me bā asgjā me ēāshtjen e gjuhės.

Po citoj: "gjuhė letrare, gjuhė e pėrbashkėt kombėtare duhet tė jetė ajo e masave tė popullit qė pėrfaqėsojnė pjesėn mė progresive tė vendit tonė", u deklarue mė '47-ėn, dhe 5 vjet ma vonė, nė sesionin shkencor me titull "Veprat e shokut Stalin mbi gjuhėsinė dhe problemet tona gjuhėsore nė dritėn e kėtyre veprave" u tha se: "juga nxori udhėheqėsit kryesorė e mė tė shumtė tė lėvizjes, ajo i dha kuadrot mė tė shumta", ndėrsa gegnishtja u shpall "reaksionare". Nė Kongresin mė '72-ėn dhe mbasandej theksohej pandėrpré qė vlera e standardit qėndronte te "parimet marksiste".

Diskutimi dhe trajtimi i gegnishtes dhe standardishtes duhet dezinfektue prej ngjitjeve tė tilla e tė ngjashme jashtėgjuhėsore.

Poashtu, debati pėr gegnishten dhe standardishten duhet shlirue prej emocionesh dhe frazave bombastike e patetike. Gegnishtja duhet tė ēmitologjizohet dhe standardi duhet tė demistifikohet.Ithtarėt e gegnishtes duhet me u dhanė lamtumirėn shprehjeve si "gegnishtja e shźjtė", "lahuta ilire kėndonte gegnisht" etj.Avokatėt e standardit duhen me u distancue prej shtrembnimeve faktesh. Disa mbrojtės tė gjuhės sė sotme zyrtare shqipe pretendojnė se gjuha e Kongresit tė 72-ės na ishte nji si arritje aspiratash shekullore tė popullit shqiptar pėr nji gjuhė tė pėrbashkėt letrare.

Kjo nuk asht e vėrtetė.

Siē dihet mirė dhe shpesh harrohet me gjithė qejf, orvatjet dhe aspiratat e shqiptarėve pėr nji gjuhė tė pėrbashkėt letrare rezultonin nė vendimet konsensuale tė Komisisė Letrare tė Shkodrės, nė gegnishten jugore elbasanase. Elbasanishtja qe nji idiomė e gjallė, qė mund tė pėrdorej pa telashe tė mėdha si prej tosknishtfolėsve ashtu dhe prej gegnishtfolėsve.

Elbasanishtja si normė e shqipes nuk funksiononte nė tė gjitha nivelet. Nji pjesė tė fajit pėr kėtź kanė edhe shkrimtarė tė njohun qė e injoronin modelin e elbasanishtes, ndėr ta edhe At Gjergj Fishta, pėrndryshe anėtar i Komisisė Letrare tė Shkodrės, i cili me kryeneēėsi prej gegit vazhdonte me shkrue nji gegnishte veriperėndimore.

Pushteti komunist, nė vend qė tė angazhohej pėr afirmimin e gjuhės letrare tė pėrcaktueme prej Komisisė Letrare tė Shkodrės, e dekretoi tosknishten dhe e ndiqte me ngulm e dhunė pėrdorimin e saj si gjuhė zyrtare e cila mbas konsultave tė shumta mė 72-ėn rezultoi nė krijesėn artificiale tė gjuhės sė njėsuar letrare shqipe, nji pėrziemje tė ēuditshme jo-organike tosko-gege.

Pėrdorimi i standardit duhet liberalizue. Romancieri, poeti dhe publicisti Dr. Agron Tufa asht ankue disa herė nė media shqiptare qė redaktorėt ia ndalojnė dhe shlyejnė edhe mā tė voglin devijim nga standardi. Kjo praktikė e mumifikon gjuhėn dhe pengon ēdo zgjanim dhe zhvillim, madje dhe frymėmarrjen e organizmit tė gjallė qė e quejmė gjuhė.

Standardi nuk duhet fosilizue. Dihet se nė bashkėpunim ndėrakademik janė krijue komisione tė ndryshme tė "Kėshillit Ndėrakademik pėr Gjuhėn Shqipe" pėr shikimin dhe rishikimin e shqipes standarde. Lutja ndaj anėtarėve tė Kėshillit e ndaj tė gjithė tė tjerėve qė merren me rishikimin e standardit asht – mos me u kėnaqė me retushime tė vogla, mos me u marrė me arnime, por me pėrmirėsime e kurime tė vėrteta.

Retushimet vetėm e vazhdojnė petrifikimin e standardit. Pėr t'iu shmangė diglosisė duhet me marrė para sysh edhe realitetin gjuhėsor tė shqipes nė tė shkruemit e tė folunit, ku mundem me veēue sidomos, fjala vjen, ēāshtjen e paskajores e cila pėrdoret prej dy tė tretave tė viseve shqipfolėse.

Disa fjalė pėr statusin quo. Nė Kosovė de facto ekziston gjendja e diglosisė. Pėrveē kėsaj, kur orvaten me e pėrdorė standardin, shumica dėrrmuese e popullatės atź nuk e zotnojnė. Nė Shqipni, nji pjesė e mirė e toskėve e pėrdorin tosknishten nė vend tė standardit, gjā qė mund tė vėrehet mjaft mirė nė radio e televizion, pėrderisa nji pjesė e mirė e gegėve nuk e zotnuekan mā plotėsisht gegnishten dhe pėrdorin nji mish-mash gego-standardisht.

U kam bā pyetje me shkrim disa shkrimtarėve tė Gegnisė se pse shkruejnė standardisht dhe jo gegnisht. Disa syrėsh u pėrgjigjėn nė mėnyrė bukur specifike dmth. fare, ndėrsa disa tė tjerė mė kthyen pėrgjigje interesante dhe fort informative. Po citoj disa prej tyne:

Mimoza Ahmeti qė babain e ka prej Malit tė Zi, shkruen:

"Akomodimi dhe funksionimi me sistemin ku jetoj qė ėshtė administror e funksional nuk mė pėrkrah nė tė folurėn e veriut. Poashtu gradualisht tė folurit normativ iu vesh mentalitetit tim dhe tani ėshtė e vėshtirė tė zbėrthehet. Por potencėn e gjuhės veriore jo vetėm nuk e mohoj por e adhuroj."

Autori shkodran Stefan Ēapaliku pėrgjiget:

"Kam shkruar nė gjuhė letrare sepse nuk kam pasė njė model tė gegnishtes letrare. Ma vonė kam shkrue edhe nė gegnisht. Dramėn e fundit e shkruejta nė gegnisht dhe e vuna nė skenė nė Shkodėr. Nė teatėr provova se gegnishtja tingėllonte pėr bukuri."

Nji autor tjetėr shkodran, Gazmend Krasniqi, prozator, poet dhe eseist, qė e quen veten autor gegnishtfolės dhe standardshkrues thotė ndėr tė tjera:

"I takoj njė brezi qė, kur ka fillue tė shkruejė e tė lexojė (bahet fjalė pėr Abetaren) asht “bombardue“ nė mėnyrėn ma tė rreptė nga e quejtuna Gjuhė e Njėsuar." Nė pėrgjigjen e tij mā tė gjatė, autori thekson qė gegnishtja nuk mirėpritet nga editoria kėshtu qė nji shkrimtar serioz nuk mundet me ekzistue pa mbėshtetjen e domosdoshme tė botuesve.

Krasniqi shton: "Besoj qė sot shtrohet pyetja se ēfarė duhet ba pėr ta ruejtun nga ekskomunikimi apo pėr tė lidhė fijet e zhvillue njė traditė tė konsolidueme, siē asht gegnishtja, me njė mundėsi qė e jep njė kohė demokratike si kjo e jona."

Shkrimtari Ridvan Dibra, shkodran dhe ai, shkroi shqip e troē, siē e ka zakon: " nuk di me e shkru mire gegnishten, pėr kto arsye:

1. Jam formu e kulturu me njė vepėr tė shkruar apo tė pėrkthyer toskėrisht (shkolla, realizmi i mbrapshtė socialist, media etj);

2. Mungon hala nji gramatikė e unifikueme e gegnishtes, sidomos asaj tė stadit tė sotėm;

3. Ndoshta nji dėshirė disi e fshehtė pėr ta shtri hapsinėn ė komunikimit edhe ndė toskėri..."

Mundemi me pėrmbledhė pėrgjigjet e miqve tė mi shkrimtarė: gegėt e Shqipnisė janė rritė e rriten me standardishten dhe janė mėsue me tź. Mungesa e nji norme gjuhėsore tė gegnishtes sė sotme e vėshtirėson mā tźj pėrdorimin e nji gegnishte letrare. Shumėkush pėrmallohet pėr bukurinė e gegnishtes.

Sa i pėrket gegnishtes - ēka me bā? Linguocidi qė e ndėrmori sistemi komunist ndaj gegnishtes asht ireversibėl. Tash pėr tash, krijimi i nji norme tė pėrbashkėt gege duket me kenė iluzion, sidomos pėr shkak tė bajraktarizmit tė njohun notor, por edhe nė mungesė tė strukturave tė nevojshme organizative, administrative e shkencore.


Duhet me i dhanė fund demonizimit tė gegnishtes si element antikombėtar, anmik i popullit shqiptar, armė e pėrēarėsve tė kombit shqiptar etj. Botimi dhe distribuimi i librit nė gegnishte duhet me u bā edhe nė jug tė Shkodrės e Lezhės.

Sa i pėrket standardit – statusi ante quo sot nuk mundet me u vendosė, nuk mundet me u rivendosė norma e elbasanishtes. Gjuha e sotme zyrtare letrare duhet me u lirue nga korseja e nji standardi tė ngurosun. Duhet lejue zhvillimi organik i gjuhės, ku standardi i bazuem mbi tosknishten ka me u shkrī me elemente gege. Kultivimi i gegnishtes letrare dhe liberalizimi i standardit nuk duen me thanė dhe nuk synojnė divergjencėn por konvergjencėn e natyrshme tė idiomave shqipe.

Fjalė e mbajtur nė Tubimin e 3-tė Kulturor-Shkencor Shqiptaro-Gjerman "Kongesi i Manastirit: sfidė mes traditės dhe risisė nė kulturėn e shkrimit shqip", nė Universitetin e Mynihut
Marre prej Gazets shekulli Online
Identifikuar
..--..--..
Gjysem BalkanWebs
***
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 2361

**************************************************

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #17 : 05/12/08, 16:04 »
0

Kjo analize e Gegnishtes ne mardhanie me gjuhen aktuale letrare "standart i 1972" e zotnis te nerum Hans-Joachim Lanksch asht njaq sa e vertet njaq edhe teper hidhnuese. Asht e vertete sepse asht fakt i pamohueshem diskriminimi e menjanimi komplet i Gegnishtes qysh me ardhjen e komunizmit me Enver Hoxh Plehit ne krye .

Po ashte teper hidhnuese fakti qe shumica e Shqiptarve ose jan injornata komplet kur bahet fjale per me dit rrolin-historine-trashigimin e Gegnishtes si teper kulturore e historike qe verteton idenditetin Iliro-Shqiptare ne Ballkan.

Ose prej injornac qe zotnojn personalisht individ shqiptare sot qe kandveshtrojn Gegnishten si te dalun modet e ma shum si gjuhe malesh qe ju perket vetem te pacivilizuemve.

Sepse faktet flasin krejt nrysh, e dina si fakt sot se Gegnishtja u konsideru rreaksionare si dialekt, kulture dhe egzistence prej Enver Hoxhs e kurvave te tij si Ramiz Alia me shoke, vazhdon edhe sot mu kanveshtru njisoj prej nji pjese te shoqnis Shqiptare sot qe ala ka te lam trunin me agjitacionin e propaganden e komunizmit bashk me injornacen e tyne, me konsideru Gegnishten si rrezik, humje kulture, prapametje e dalun modet e kerkush ma shum se vete popullsia Gege e sotme qe kane ra e jetojn ne Shqipnin e Mesme Durrs-Tirane-Elbasan.

Problemi Gegnishtes sot asht problem shum percams, teper diskriminues biles kisha me thane edhe poshtnues, sidomos kur shumica e Albanologve Shqyptare bajne demek se nuk kuptojne , apo pretendojne se njesimi gjuhs aktuale asht i mjaftushem kur ma shum se 2/3 e popullsit shqiptare ne Ballkan perdorin thekse te dialektit Geg, edhe qe gjuha letrare "standart 72" vetem i perjashton komplet. Koha ka ardh qe gjuha standarte Shqype mu ripa edhe njihere dhe me perfshi ne mnyre te barabart edhe dialektin Geg sepse ne gjenjen aktuale qe asht sot  (qe ka nji perbamje 97% Tosknisht e 3 % Gegnisht) personalisht e gjej poshtnuese e komplet perjashtuse te mase 2/3 e kombit Shqiptare.

Ti lajme lokalizmat e percamjet e pabaza e te palogjikshme, fajin ne mnyre kategorike nuk e ka as dialekti Tosk e as popullsia Toske qe perdoret dialekti Tosk si gjuha letrare sot standart i 1972 (ka dek ai qelbsina qe e ka imponu kyt poshtnim e diskriminim), fajin sot e kane Albanologt e ministria e Arsimit plus qeveria Shqiptare qe nuk rishikon riformimin e plote te gjuhs letrare Shqipe, qe me rreflektu ne mnyre te barabart popullsin, kultuen e historin Shqiptare ne vazhdim ne trojet e veta por pa hup origjinen e idenditetin Iliro-shqiptar.

Identifikuar
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te: